Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/09

S'ka gjë më të bukur në botë, kur Nënat shkruajnë për Nënën!


Beqir Sina
nga Beqir SINANew York, SHBA


SOUTHERN Blvd. BRONX (NY): Kohë më parë në shtëpinë e Vatrës - Bronks - Nju Jork, "Bota e Gruas Shqiptare" perfaqesuar nga autoret e librit "Nenes" qe banojne ne Nju Jork, organizuan në bashkëpunim me Vatrën, mbasditen kulturore për promovomin e antologjisë së porsa botuar "Nëna", që u moderua nga Zj. Mimoza Dajci dhe Iliriana Sulkuqi. Nikoqirja e këtij takimi "Bota e Gruas Shqiptare" themeluar nga z. Merita Bajraktari McCormack, është një grup grash dhe vajzash shqiptare që komunikon në internet, dhe që ka nxjerre në dritë dhe frytet e kësaj lidhje me botimin e këtij libri, i cili, është një antologji modeste me krijime kushtuar Nënës nga 26 vajza dhe gra nga forumi virtual femëror mbarëshqiptar.

Libri Nënës - promovim
Në këtë aktivitet kulturor, i pari i këtij lloji mbajtur vitet e fundit në shtëpinë e Vatrës, në një mbasdite fort të këndshme dhe tejet gazmore, duke nderuar mbi të gjitha emrin e dashur të Nënës qe na lindi, krijimet e këtyre krijuesve shqiptare nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare e Diaspora, nën ngrohtësin e Vatrës famëmadhe, morën pjesë disa figura nga më eminentet e komunitetit, kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, z. Agim Karagjozi, Agim Rexhaj, Prof. Dr. Skënder Kodra, Ramiz Muja, Zef Përndocaj, Pashk Maksutaj e te tjerë. Morën pjesë: shkrimtarë të njohur, Naum Prifiti, Pëllumb Kulla, Tom Mrijaj e Gjeto Turmalaj. Artistët Xhuljeta Kulla, Justina Alijaj e Astrit Tota, Zoji Shyti, si dhe biznesmene të sukseshëm, prindër dhe fëmijë, studentë shqiptarë dhe shkrimtari e publicisti Agim Shehu me bashkëshorten nga Zvicra dhe shkrimtari Fazlli Haliti nga Lushnja.

Libri Nënës - promovim
Gjatë promovimit, më se 50 pjesmarrës të ardhur edhe nga vende të largëta të Amerikës, si Medije Vraniqi me të bijën Vanesa, nga Teksasi, e nga shtete të tjera, u diskutua edhe për sfidat e rastet e zhvillimit të këtyre promovimeve në komunitet. Tema kryesore e këtij promovimi ishte libri dhe "Nënes". Në fillim të fjalës së saj ideatorja e librit, zonja Merita Bajraktari iu falenderua VATRES që ua hapi derën dhe bashkëpunoi me gratë në këtë aktivitet. Më pas ajo falenderoi atoret e librit dhe falenderoi pjesmarrësit në tubim.

Libri Nënës - promovim
"Sekreti" i antologjisë se librit të "Bota e Gruas Shqiptare" "Nënës"
Më pasë ajo tha se si u bë libri "Nëna", si i lindi ideja... e tjera. Duke treguar momente që ajo kishte përjetuar me mungesën e vajzës së saj e cila ndodhej në Washington D.C në një aktivitet, të cilin e ka përshkruar bukur edhe gazeta "Illyria", ajo kishte ndjerë se duhej ti shkruhej Nënës së saj, t'i rrefente mbi brengen pohon ajo duke treguar sekretet e librit. E tek beja kështu, shprehet Bjaraktari ndjeva se edhe nëna ime kishte mall për mua fëmijen e saj dhe kështu më lindi ideja që ti shkruaja duke i kërkuar falje pse isha larguar... se doja ti thoja më fal dhe të kam kuptuar!

Libri Nënës - promovim
Pastaj rrefehet ajo mendova se sa vajza janë si unë të ikura larg dhe mbase ndjejnë njëlloj si unë, sikur të mblidheshin këto shrkime, do bëhej një libër për "Nënën". Thashë, ka pohuar ajo, se e hodha idenë për një libër të përbashkët në forum për të shprehur pikërisht atë ndjenjë që ne kemi për Nenat tona dhe ideja ime u përqafua dhe gjeta mbeshtetje absolute, pranojë ajo.

Libri Nënës - promovim
Gjithashtu, tregoi se si punuan ne grupin redaktor, shpejt e saktë dhe me efektivitet... Për këte ajo përdori edhe një metaforë kur tha se: "me nektarin qe po mbledh nga ju mbase bëjmë mjaltë më të mirë" - fjala për një libër tjetër. Bashkëpunimi me autorët ishte shumë i mirë, tha Bajraktari, të gjitha kontribuan me materiale dhe patëm sponsorë (John McCormack, Medije Vraniqi, Daniel Desmondy, Arlinda Gjaka). Në fund ajo ka falenderuar të madhin Dritëro Agolli për parathënien dhe me tutje falenderoi shtepinë Botuese Albin.

Libri Nënës - promovim
Diçka për antologjinë e librit të "Bota e Gruas Shqiptare" "Nënë"
Rreth kësaj teme sqaroi Mimoza Djaçi, njëra prej dy organizatoreve kryesore të këtij aktiviteti e cila ka citojë një njohje me librin nga Dr. Mirela Bogdani, bërë rreth botimit të ketij libri ku thuhej se "Sapo ka dalë nga shtypi libri me përmbledhje në prozë dhe poezi "Nënës". Libri është prodhim i shtëpisë botuese "ALBIN" Tiranë. Parathënia është shkruar nga Dritëro Agolli, kurse kopertina është realizuar nga Argetina Tanushi. Autoret e librit janë 26 vajza dhe gra, anetare të forumit femëror shqiptar "Bota e Gruas Shqiptare". Ky është një grup virtual femëror, krijuar për t'i shërbyer mbajtjes gjallë të traditës, identitetit dhe vlerave familjare e shoqërore, dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Fushat e angazhimit profesional të anëtareve janë multidimensionale, gjë që i bën diskutimet në këtë forum të larmishme dhe interesante.

Libri Nënës - promovim
Gjithashtu në këtë grup ka krijimtari të mirëfilltë letrare, si prozë, poezi dhe publicistikë. Kjo nuk është hera e parë që nga ky grup janë krijuar antologji. Themeluesja e këtij grupi, Merita Bajraktari McCormack, qe eshte dhe editore e librit, hodhi idenë e një libri të përbashkët te ketij grupi, e cila u perqafua nga shume anetare, te cilat jane krijuese. Forumi "Bota e Gruas Shqiptare" është i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare, ka thënë në mbyllje të fjalës së saj zonja Mimoza Dajçi.

Libri Nënës - promovim
Urime e përshëndetje:
Promovimin e përshëndeti zonja Iliriana Sulkuqi. Ajo në emër të organizatoreve, i Ju falemnderua për pjesmarrjen të gjithëve, dhe veçanërisht Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA. Në këtë falemnderim nuk mundem të lë pa përmendur, tha Sulkuqi, edhe ato 26 femra shqiptare nga të gjitha trojet etnike, Shqipëria e Diaspora, të cilat janë autore të kësaj antologjie. Sot, është një ditë speciale me një emërues të përbashkët, ku fjala Nënë! do të tingëllojë me nota thellësisht të forta, ka konkluduar Sulkuqi. Kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi tha se: "Jemi shumë të gëzuar që shohim këtë aktivitet të organizohet në shtëpinë e Vatrës. Të faleminderojë për këtë të gjithë ato zonja që kontribuan për këtë takim. Kisha shumë dëshirë që këtë takim t'a përshëndes me një poezi kushtuar nënës sime. Poezia titullohet: "Erdhi lajmi".


Libri Nënës - promovim
Në vazhdim fjalën e mori edhe shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti, tregoi në fund të fjalës së tij se çfarë i kishte bërë më përshtypje në këtë libër, të cilën ai e ka lexuar me vëmëndje të madhe.
Megjithëse kam pasur një farë paragjykimi për këto lloj antoligjie, tha ai disa nga antollogjit që kamë lexuar më parë më kanë diziluzjonuar, si ato për gruan, ushtrinë, për politikën e tjera të botuara në Shqipëri. Ky ishte një libër krejt i veçantë. Dhe titulli më i përshtatëshëm i tij do të kishte qënë "Nëna krijon për Nënën".


Libri Nënës - promovim
Njëra prej sponsorizuesve Medije Vraniqi, kujtoi me nostalgji babain e saj, që ai të ketë qenë njëri i pastër shpirtërisht e i ndershëm e patriot. Dhe ashtu babai i saj i ndjerë kishte edukuar e rritur edhe fëmijët. Edhe më vjen mirë shumë e ndjehem e emocionuar, tha ajo që jemi mbledhur këtu pa marrë parasysh se nga çfarë vendi jemi - vetëm se jemi shqiptarë dhe jemi në gjendje t'i tregojmë njëri tjetërit jemi të një gjaku."

Libri Nënës - promovim
Landa Prifti: Një nga redaktoret e librit shprehu emocionin e saj për këtë takim. Ajo i shprehu mirenjohje figurave pjësmarrese së bashku me nënën e saj, dhe tregoi se si u bë libri Nënës. Ajo shprehu mirenjohje bashkëautoreve dhe falenderoi Nënën e saj që ishte pjesmarrese ne ate takim. Landa kishte udhëtuar për shtatë orë nga Rochester,s bashku me Nënën dhe bashkëshortin, për të qënë e pranishme në këtë aktivitet. E ema e saj iu shprehu mirënjohje vajzave autore dhe tregoi emocionin e saj kur ky libër iu dhurua nga e bija. Ajo tregoi se ishte një nga surprizat më të bukura të jetës se saj.

Libri Nënës - promovim
Agim Shehu: Nëna dhe Vatra janë dy emëra që lidhen qysh me fëmijërin tonë. Kur kujtomë nënën kemi kujtuar edhe Vatrën. Nëna ne jep gji në fëmijëri Nëna është ajo që mbushte Vatrën me dru të ngroheshim. Vatra ngrohte. Prandaj edhe ky takim ka simbolikën e vetë në këtë këndëvështrim. Simbol harmonie e vitaliteti shqiptar. që çdo gjë kalon nëpërmjet Vatrës dhe Nënës.Faslli Haliti: Ndjeva një kënaqësi të veçantë që u bëra pjesëmarrës i këtij promovimi. Kjo është si një shkëndijë e cila do të nxisë edhe më shumë jo vetëm këto gra por edhe gra të tjera shqiptare të na sjellin edhe më shumë krijimtari letrare.

Libri Nënës - promovim
Pëllumb Kulla: Ky libër është "produkti" i një shoqërie grash shqiptare shumë të mira. Ky është zëri i këtyre grave që meriton përgëzimin tim. Më përpara kam njohur krijimtarinë e Mimozës, Ilirianën, Albanën, Leonorën dhe Meritën dhe besoj se do të kemi rast të njehmi edhe më shumë prej jush. Gjëja që unë dëshiroja të promovoja më shumë, ishte që të mos i jepja asaj fjalës dashuruar, nocionin lotë. Me të drejtë ndodh kur flasim për nënat që ne të përlotemi.

Libri Nënës - promovim
Eleonora Gjoka: Éshtë shumë bukur të shikosh produktin e mendimeve të tua, të shoqërisë rreth teje të cilat, shumicën nuk i ke takuar kurrë, veçse në internet. Por, ato i ndjen, vijnë pranë teje me botën e tyre të bukur, romantiko-melankolike, optimiste apo pesimiste sipas momentit. Duke marrë librin si një porosi magjike, se më erdhi në dorë po atë ditë që festonim ditën e saj, nis e çfletoj. Lexoj botën a gjithë tyre grave, vajzave tona, të shpërndara në gjithë botën, sikur lexoj vehten, po të njëjat ndjenja, shqetesime, dashuri, pendesa, betimi, malli, lotë, shtrengese zemre për nënën, për nënat tona.

Libri Nënës - promovim
Skenografi dhe piktori i mirënjohur Astrit Tota, është i mendimit se: "Jemi duke promovuar këtë libër në këtë Vatër të zjarrtë të shqiptarizmit, në një kohë kur ne shqiptarët po presim me padurim edhe vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri. A thua se Presidenti Bush shkon në Tiranë, pyeti ai të shpallë edhe pavarësinë e Kosovës! Këtu, sot ne kemi një përzjerje ndjenjash të përbashkëta, të cilat, po na shkaktojnë edhe emocione të mëdha. Urojmë që në rrugën e krijimtarisë së këtyre grave të hecin edhe gratë e tjera shqiptare të na sjellin edhe antologji të tjera. Nuk ka më bukur se në "kopështin" e Vatrës ku lulëzuan Noli e Konica, të bëhet edhe ky promovim e këtij libri me emërin e dashur dhe të prekëshëm të Nënës.

Libri Nënës - promovim
Zoti Xhevdet Myteberi, përshëndeti në emër të shoqatës atdhetare kulturore "Devolli" dhe i uroi suksese autoreve. U lexuan edhe pjesë nga recencat dhe përshëndetjet e Riza Lahit dhe autoreve si Aida Dismondi, Argetina Tanushi, Raimonda Moisiu etj.
Si konkluzion:
Pejsë nga poezitë e këtij libri recitojë artistja e famëshme shqiptare Justina Aliaj. Gjithashtu Orsin Turmalaj lexoi poezi nga libri si dhe Astrit Tota. Dy vogëlushe ishin dhe supriza e këtij takimi ato recituan bukur dy poezi njëra për Nënë Terezen dhe tjetra për Nënën. Një koktej me ushqime të përgatitura nga amviset shqiptare, ishte mbyllja e këtij aktiviteti, i cili, ishte i pari që mbahej në shtëpinë e Vatrës. Nëpërmjet këtij aktiviteti këto gra u shprehën se ato do të zhvillojnë bashkëpunimin për të botuar së bashku vepra të tjera letrare, dhe, se do të rrisin bashkëpunimin me Vatrën. Në këtë këndëvështrim ato morën edhe premtimin solemn dhe përkrhajen të kryetarit të Vatrës, z Agim Karagjozi. i cili pasi urojë për suksesin, tha se: "Vatra e ka pasur gjithmonë dyert e hapura për të gjithë shqiptarët, e do t'i ketë gjithmonë të hapura, prandaj tha ai jeni më se të Mirëseardhura në shtëpinë e Vatrës".

Në spikamë:Politika dhe Mentaliteti i Shqiptarit

Të rreptë bijt e Shqipes!
Po vetitë nuk u mungojnë;
Veç të ishin më të arrira;
Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?
Kush e duron si ata mundimin e luftës?
Shkëmbinjt e tyre s’janë më të patundur
Nga ata në çast rreziku dhe nevoje;
Ç’armiq për vdekje, por sa miq besnik!
Kur vendi a nderi i thërret të derdhin gjakun,
Si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre.
(Bajroni)
Çdo popull ka imixhin e vetë me të cilin dallohet nga popujt tjerë. Një popull që edukon bijtë e vet në frymën e idealeve që i mbështet, themi se ai popull e njehë veten dhe është nga popujt më të mirë. Mirëpo, nëse nje popull harron idealet dhe bijtë e tij veprojnë në kundërshtim me veten, duke bërë punë të paqarta, ai popull është i gjykuar të zhduket dhe në vend të tij të vjen një popull më i mire se ai. Edhe populli shqiptar ka imixhin e vetë që dallohet nga të tjerët. Për popullin shqiptar kane shkruar shumë udhëpërshkrues. Është kënaqësi kur lexon Bajronin i cili kërkonë të hedhë sy mbi Shqipërin, mandej Xhorxh F. Wiliams e sidomos Shelleys kur popullin shqiptar e thirë me emër përkëdhelës “ALBI”. Opinionet e tyre janë objektive dhe modeste. Shkruajnë për trimërinë, për bukurinë, për zakonet e traditat, për tokën shqiptare, për besën dhe mikpritjen, për gratë...dhe gjithë ne duhet ti kuptojmë ata dhe përshkrimet e tyre. Mirëpo, ata nuk kanë jetuar në kohën kur përgjaket toka shqiptare, kur populli shqiptar bëhet popull i ndaluar, kur i mohoej kultura dhe kur historia iu dhunua. Ata nuk jetuan as në kohën e “MALËSORES” e as në kohën e “BESNIKUT”, ata nuk u ndeshen me tipat fanatik të papërmirësuar që shoqërinë shqiptare e ndajnë në shtresa shoqërore: qytetar e fshatar, të pasur e të varfër. Kurrë të kurrës ata nuk kanë për të kuptuar për dashurin e dy të rinjëve që shndërohet në tragjedi; dashuri kjo që për nga sinqeriteti, shpirtmadhësia e vetëflijimit i ngjan dashurive të mëdha, që dinë ti imagjinojnë mjeshtërit e mëdhenjë të pendës... Ndoshta ata janë takuar me fisnikërinë e nënës shqiptare që di të mjekojë plagët e të varfërit djalë, kur ai është më i lënduar...
Ata nuk e dijnë mentalitetin e shqiptarëve...


●●●

...Ajo shiqohet me respekt dhe zë një vend më të lart se gruaja e Orientit. Një grua mund të shëtitë prej një ane të Shqipëris në tjetrën pa fare dyshimi, bile edhe një burrë që mund të ndodhet me të, nga shkaku i gruas është i sigurt...nuk ekzistojnë kërkund gra më të virtytshme se në Shqipëri. Sidoqoftë, ju besoj fjalëve të ambasadorit Ameriakn Wiliams, por gjthçka ka ndryshuar nga 1914-ta. Tani gjërat rrjedhin më ndryshe, kemi një realitet tjetër. “Civilizimet” e shumë përfolura në ambientin tonë e bëjnë të veten. Qytetërimi kuptohet me ndryshe, kuptohet si pasuri matriale, dukje, shijim i kënaqësive trupore, kuptohet si dëfrim, të jetuarit në qytete dhe ecje nëpër rrugë dhe bulevarde të gjëra, rregullim të flokëve dhe identitet veshjeje. Pra, kemi ndryshime, sot një vajzë nuk mundet të shëtitet vetë nëper qytetin e Prishtinës apo Shkupit nga djemtë që iu hedhin fjalë nga më të ndryshmet...Sot nuk solidarizohemi ndërmjet vete, vajza që në fytyrë ka vënë makiazhë të tepruar shëtitet nëpër qytetin e Prishtinës me një lëng “coca cola” në dorë dhe tallet dhe ofendon nënën që proteston, në dorën e së cilës shihet fotoja e djalit të humbur, që nuk i dihet fati!
Çdo përparim shfaqet si ide dhe projekt e më pas realizohet me përpjekjet e individëve. E çfarë përpjeke bëjnë studentet shqiptare, flas për ata të cilat univerzitetin e kuptojnë si vend argëtimi, ata vajza të Univerzitetit të Prishtinës që dijen e kuptojnë ndryshe nga ajo që është, pra në pamjen e tyre, për vajzat e fakultetit Pedagogjik në Shkup që notat i marrin nëpër kafene dhe për disa vajza nga Univerziteti i Tiranës, që iu ritet mendja dhe shkojnë dhe punojnë zanatin e vajzës “solidare” në Itali...
Mbetemi me shpresë se edhe kjo e ka fundin e vetë, femra e ulët dhe injorante, e dhënë pas dëfrimeve dhe shpenzimeve, shtëpin që e ka shndërruar në gërmadhë dhe varrezë do të zëvendësohet me femrën që ka ndriçuar zemrën me besim, kokën me dritën e arsimit dhe edukatës dhe që shtëpinë do ta rindërtojë me moral, ngase ajo është guri themelor i shëndosh edhe i nderit dhe fisnikërisë kombëtare...

●●●

SHQIPËRI, LEJOMË TË HEDHË SYTË E MI
MBI TY O NËNË E RREPTË BURRASH T’EGËR!
Bajron

Bajroni nuk jetonë në kohën tonë, nuk jetoi në kohën e xhaxhit e as në kohën e “skemave piramidale”, kur shqipëria rrezikohej si shtet, e as që përjetoi demokracin shqiptare.
Ai as qe do të dije se edhe kësaj rradhe historia u tregua njerkë për Shqipërin dhe shqiptarët, por kësaj rradhe, jo pafajin e tyre. Sikur nuk mjaftonin dhunimet, torturat, plaçkitjet, keqtrajtimet dhe vrasjet që i bënte pushteti i egër serb në Kosovë, sikur nuk mjaftonte shkelja dhe mohimi i të drejtave të shqiptarëve në maqedoni, sikur nuk mjaftonin hallet e shqiptarëve të Kosovës lindore, Malit të Zi, Çamëris dhe të ndodhë ajo që vë në pikpyetje ekzistimin e Shqipëris si shtet! Ajo që ndodhi më 1997 ishte e tmerrshme. Nuk di si ta quaj, fillim i demokracis apo dhunim i saj. Ajo ishte një ëndërr e keqe. Ëndërra e keqe nuk mbaroi këtu, viti 1998 ishte vit i kobshëm për shqiptarët, mjeshtërit e thikes, serbët, bënin masakrime mbi popullin shqiptar. Nuk shiqonin mënyrat, por zbatonin urdhërat e car Nikolës, që u thonte se sa më shumë shqiptar të rrëmbeni, më të mëdha do të jenë meritat para atdheut... Shqiptarët nën amblemën e UÇK-së mbrojtën nderin dhe luftuan burrërisht deri në çlirimin e Kosovës. Menjëherë pas kësaj shqiptarët filluan ta luftojnë padrejtësinë edhe në kosovën lindore e më pas për të vazhduar edhe në maqedoni. Shteti shqiptar në këtë kohë u merrte se cili politikan duhet të ik nga skena politike. Degjoshim IK BERISHA e IK NANO. Askush nuk i bie në fije politikës apo mentalitetit shqiptar, Berisha e godet Nanon dhe ky largohet, në vend të tij vjene Rama... Kosova u çlirua, por ajo jeton në terr, dy orë me drita e 10 pa drita. Tani shqiptarët përballohen me një sërë sfidash të mëdha. Implemitimi i Marrëveshjes së Ohërit, pavarësia e Kosovës, risocializimi i shqiptarëve në Kosovën Lindore, ishin prioritet i shqiptarëve. Një kohë të gjatë ky proces mbeti pezull. Nuk ishin të bashkuar rreth një platforme. Nga udhëheqësia e UÇK-së u formuan dy parti politike, PDK-ja e Hashim Thaçit dhe AAK-ja e Ramush Haradinaj, kurse në maqedoni Lideri i UÇK-së Ali Ahmeti formoi parti, por në te nuk e gjetën veten të gjithë komandantët...Mardhëniet ndërmjet liderëve politik ishin të ftohura. Ali Ahmeti kishte mardhënie të mira me Ramushin në Kosovë, kurse në shqipëri vërehej simpatija që kishte ndaj Nanos edhe pse Berishën nuk e lë anash. Çuditërisht, kjo dëshmon për mentalitet apo kulturë të dobët politike, ish bashkpuntori i Aliut, Hashim Thaçi, i harron bashkëluftëtarin dhe sillet rreth selisë së PDSH-së së Menduh Thaçit në Tetovë. Bile në zgjedhjet e 2006 ai i ndihmon Menduhit duke dërguar një misionar, Bardhyl Mahmutin ( ardhja e tij në PDSH është mister), i cili hedhte gurë kundër Aliut, saqë luftën e 2001 e quante edhe tradhëti kombëtare. U kërcënua me “LIBRIN E BARDHË”, por ai libër edhe pse që nga viti 2006 ishte gati, ende nuk u botua. Procesi i konsolidimit të plot të demokracisë në shqipëri kërkonte angazhim nga të gjitha subjektet politike në vend. Kurse, në Kosovë mungonte uniteti politik. Por, për fat të mirë, në kohën vendimtare erdhi përkrahja morale, politike dhe matriale nga ndërkombëtarët. U formua “Grupi i Unitetit”, qe kishin për detyrë të formojnë një qëndrim të përbashkët për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. U organizuan zgjedhje në Kosovë, në të cilat u votua për strukturat e reja udhëheqëse për pushtetin qëndror dhe lokal. Në këto zgjedhje morën pjese te gjitha partite politike që për bazament kryesor programor dhe veprues e kishin idealin e kahmotshëm të shqiptareve – pavarësine e Kosoves si dhe zhvillimin e ekonomis. Fituese doli PDK-ja e ish shefit të UCK-së Hashim Thacit.. Populli i Kosovës edhe kësaj here dëshmoi se di të bëje zgjedhje të lira dhe demokratike. Zgjedhjet ishin për MARSHALLAH, i plotësuan standartet ndërkombëtare edhe pse dikun ka pasur mbushje të kutive…Kurse, në maqedoni atmosfera ishte shumë e nxehtë. Përpjekjet e Forumit Rinor Islam për me i ul në një tavolin Aliun dhe Thaçin për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ( në Iftar) dështuan, ata parlamentin e shndërruan në ring boksi. U tregua kush është më I forti, Menduhi e dërgoi në spital Teutën, kurse zëvendës ministri Refet Elmazi e shqelmonte deputetin plak të BDI-së, Aziz Pollozhanin. Askush se kishte të qartë se çka ndodhte me politikën shqiptare, ministri i Berishës, Mustafaj, kërkonte pavarësi të kushtëzuar, ndërkaq “grupi i unitetit”nuk kishte qëndrim të njejtë, sicili jepte deklarata sipas qejfit të vet. Bisedimet vazhduan e patëm edhe bisedime shtesë 120 ditëshe, më në fund ia arritëm, Kosova shpalli pavarësin. Edhe gjatë festes së këtij momenti, politika bëri të veten, Menduh Thaçi nga selia e tij bënte thirje që shqiptarët të mbyllen nëpër shtëpi, e ta festojne këtë ditë në ambient familjar, kurse Ali Ahmeti(njeriu që rinin ia kushtoi kosovës dhe shqiptarëve) bënte thirje që shqiptarët të dalin dhe të mblidhen në sheshin “SKENDERBEU” në Shkup. E, pra u shpall pavarësia, por në këtë akt nuk morri pjes njeriu që më shume kontriboi për kosovën, Ramush Haradinaj, bile për inate politike, siç e kemi zakon, familja e tij nuk u nderua që të marrë pjes në kuvend gjatë aktit të shpalljes…Nejse, për këtë gjest jo demokratik ka kush të jape përgjegjësi...Shqipëria bënte hapa të mëdha drejt NATO-së. Berisha kur erdhi në pushtet e shiste shqipërin për një euro, për me tërheq investime të huaja, por ai arriti ta bëje “Fuqi bërthamore”, sa edhe ngjarja tronditëse e Gërdecit e dëshmoi këtë. Tragjedia e Gërdecit nuk ndikoi në aspiratat e shtetit shqiptar që të pranohet në NATO bashkë me Kroacin. Kurse maqedonia dështoi, e menjëherë që u caktuan zgjedhje të parakohshme. Ende pa nisur kampanja vetëm filluan incidentet, vetëm se Menduh Thaçi kishte paralajmëruar se do të ndodhte kasaphane. Sulme, thyerje, rrahje, atentate, demolime kishim gjatë kampanjës, kurse vrasje dhe mbushje të kutive gjatë ditës së zgjedhjeve. Ishte tmerr, shqiptari vret shqiptarin… unë nuk e kuptoj këtë politik, nuk di të tjerët çfarë mendimi kanë…por të gjithë e dimë se punët nuk lëvizin në mënyrën e duhur. Përderisa Naser Osmani, nga parlamenti e pshur qeverin e Kosovës, përderisa Fatmir Limaj vrapon që ta grushtoj, në vend se të bëje një punë të mire e ta mësoje se gjendet në parlament dhe nëse ka nevojë për me pshurë le të shkoje në WC, apo le ti veje pampers që parlamenti dhe qeveria mos të laget…upsss harrova, por çfarë ka në gepek???, kjo është një fjalë që ditëve të fundit dëgjohet në Kosovë, ngase një shofer i një funksionari qënka përfshirë në narkomafinë shqiptaro-serbe dhe se u kap me drogë në territorin e serbisë…
Po të ishte gjallë Bajroni dhe ta lexonte këtë ese, do të habiteshte me këte mentalitet të shqiptarëve, me kulturën politike të shqiptarëve, me vajzat shqiptare, me prindin që e lëndon vajzën për hirë të mentalitetit të tij të “ngritur”, me politikanin që nuk di ku ta kryej nevojën, që parlamentin, qeverinë e ka shndëruar në WC publike…
Ndoshta edhe Bajroni do të kishte qejf të kryente nevojen, bile edhe të madhen, se nuk na ka mbet asgjë përveç “njerëzve të mëdhenjë” që po na udhëheqin.
Pra, nëse ai do të më përsëriste:

SHQIPËRI, LEJOMË TË HEDHË SYTË E MI
MBI TY O NËNË E RREPTË BURRASH T’EGËR!
Unë do ti thoja, ngadal:
NË KOHË TË RINIS, MORRA CA PLAGË TË RËNDA
NGA MENTALITETI I DIKUJT I NGRITUR
SOT SHQIPTARIN NUK MUND TA NDËRTOJË
SI MA KA ËNDA.

Nga Agim Jakupi

http://floart-press.blogspot.com/2009/02/politika-dhe-mentaliteti-i-shqiptarit.html

Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve

Shkodra, ku u bënë krime makabre nga pushtuesit serbë dhe malazez

Në nenin 7 thuhet: "Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore te Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë."

"Italia do ta fitojë të drejtën që t'i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë."

Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra, e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranuan se në Shqipëri kanë interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

Pikëpamjet e fuqive të mëdha

Në Konferencën e Paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan më parë, në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes se Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919).

Pikëpamja jonë - (Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e lirë. Argumentet për korrigjimin e kufirit dhe për marrjen e Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore).

Për përgjigjen tonë të 8 janarit të vitit 1920, ne e kundërshtuam propozimin që Italisë t'i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. "Kjo zgjidhje, thuhej në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufirin ofensiv kundër shtetit tonë, i cili do të ishte i privuar nga mjetet për mbrojtje. Kjo do të ishte, njëfarë dore, përparësi ofensive, por edhe mbështetje tjetër e përsosur strategjike.

Austria kërcënon serbo-malazeztë

Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bune dhe në lidhje me fiset e Kelmendasve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegacioni ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administrate autonome.

Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t'u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë do të kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Drin. "Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, thuhet në Memorandumin tonë. Shkodra ka qenë kryeqyteti i mbretërve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisë mijëra ushtarë të saj e Malit të Zi një të tretën e ushtrisë. Për t'i plotësuar dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe e malazeze e zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë, u kërcënua me luftë.


Pikëpamjet e Pashiqit

Alket Aliu
Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve

“Kur dukej si e sigurt se aleatët do ta lejonin Italinë që të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i Delegacionit tonë, Pashiq, në mbarim të vitit 1919, e informoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur çasti që, të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshonin politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: "Pasi, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së saj nga ana e fuqive të mëdha, nuk mund ta kthejmë në Shqipëri gjendjen që ishte para evakuimit të ushtrisë sonë dhe në kohën e pushtetit të Esad Pashës; pasi fuqitë e mëdha po duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe Shqipëria nuk do të jetë ajo që ne e kemi kërkuar dhe aleatët do t'ia japin Italisë Vlorën me interland dhe protektoratin mbi një pjese të Shqipërisë, në këto rrethana, duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë me territoret shqiptare që do të jenë nën protektoratin e Italisë”.

Kërko shumë – merr pak!

"Minimumi që do ta pranojmë nga aleatët është ky: kufiri buzë Drinit të Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhë e prej aty buzë Drinit deri në det."

"Ne duhet të kërkojmë maksimumin, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: lumi i Matit deri në burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian."

”Pas mbarimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak të aleatëve, trupat italiane e pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën veriore, e cila na ishte dhënë me Paktin e Londrës. Vetëm Shkodra kishte mbetur nën pushtetin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.

Pakënaqësi e madhe e shqiptarëve

Për shkak të qëndrimit armiqësor që kishte atëherë Italia ndaj shtetit të serbëve, të kroatëve e të sllovenëve, ne e konsideronim këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë rrezik më të madh për ekzistencën tonë. Në tokën shqiptare u zhvillua një luftë e rreptë midis nesh dhe Italisë. Italianët atëherë e iniciuan çështjen malazeze dhe atë maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne zhvilluam kundër tyre aksione herë të fshehta, herë të hapëta, duke blerë me para parinë shqiptare dhe duke proklamuar idenë e "Shqipërisë se pavarur" dhe "Ballkani popujve ballkanikë".

Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, për të cilën e kemi përkrahjen edhe ne, i detyroi italianët që, në fillim të vitit 1920, t'i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të ndaleshin vetëm rreth Vlorës, prej nga, në qershor të po atij viti, u detyruan të tërhiqen dhe të lidhin me qeverinë e Tiranës një marrëveshje për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.

Shqipëria para Konferencës së Ambasadorëve

Alket Aliu
Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve

“Evakuimi nga Shqipëria u bë pra, në saje të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se Italia, në atë kohë ishte politikisht edhe ushtarakisht shumë e dobët. Edhe sot ka shqiptarë që mendojnë se kur të donin do të mund t'i dëbonin italianët nga Shqipëria.

Ky vetëbesim është fatal për ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeverinë parlamentare të Nitit, të Gjolitit dhe të Faktes.

Meqenëse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipëria situata në terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorëve, në nëntor të vitit 1921, mund të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë, Fuqitë e Mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj special për ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria u pranua edhe në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.

“Korrigjimi” i kufijve

”Para Konferencës së Ambasadorëve provuam kot edhe një herë që ta fitonim të drejtën e korrigjimit të kufirit në drejtim të Shkodrës dhe në drejtim të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike e për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të komunikacionit. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: "Qeveria mbretërore ka gabuar që, në kohen e vet, nuk e ka pranuar propozimin për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit pati refuzuar. Që të mos i lejonim italianët në Vlorë, ne u detyruam të heqim dorë nga Shkodra dhe nga kufijtë deri në Drin.

Meqenëse ne e përkrahnim gjithnjë idenë për mosndarjen e territorit shqiptar, që ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve ishte e kënaqshme për ne. Ndërkaq, kjo nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë po rëndohen më tutje edhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve”.

Republika e Mirditës

”Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po vendoste për kufijtë e Shqipërisë dhe për organizimin e pavarësisë së saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nënshkruam me parinë e Mirditës marrëveshjen për bashkëpunim. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të SKS-së dhe interesat e së cilës në botën e jashtme do t'i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje e ne u akuzuam dhe u dënuam para Lidhjes se Kombeve”.

Pakti i Romës, Pashiqi, Musolini dhe Shqipëria

”Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma e vet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri.

Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e as qeveria jonë, në dhjetor po të atij viti, t'ia bënte të mundshme Ahmet Zogut, që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri për ta marrë pushtetin.

Intrigat e qeverisë jugosllave

Alket Aliu
Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve

”As Roma, as Beogradi, nuk mundën t'u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të "miqve" të vet shqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë e ndërronin orientimin.

I ndjeri Pashiq, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, por e dobët dhe e parregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t'i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia”.

Zogu lidhi aleancë ushtarake me Italinë

”Shqipëria e dobët dhe e parregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet Zogu së pari mori garanci për regjimin e vet, e pastaj, në vitin 1927, pranoi të lidhë Aleancën ushtarake për 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta për punë botore, ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike e financiare, pranoi shume instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në Konferencën e Paqes”.

”Rreziku më i madh që viteve të fundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atë "kufirin ofensiv" kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris, kur ata propozonin që Italisë t'i jepej mandati në Shqipëri”.

”Është me interes të përmendim në këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk na përkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Cemberlen, në takimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926, e dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshillonin mbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët”.

Pakti italo-jugosllav i miqësisë i 25 marsit 1937

”Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikë miqësore njëra me tjetrën, mund të merren vesh në lidhje me Shqipërinë, në këtë bazë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë; kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmë këtë interes dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është që të mos jetë e rrezikuar në kufirin e Shqipërisë me Serbinë Jugore as me Kosovën (e banuar me shqiptarë) e as me Shkodrën dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo është marrë parasysh në protokollin e fshehtë të Paktit të Miqësisë kur është paraparë se do të ndalet fortifikimi i mëtejshëm në zonat e Librazhdit e të Milotit”.

Ruajtja ose ndryshimi i status kuo-së

Alket Aliu
Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve

“Sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne nuk kemi as nuk dëshirojmë të investojmë farë mjetesh të posaçme. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, që e kanë marrë ndaj nesh para dy vjetëve se në pikëpamje politike, ekonomike ose financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë dobish speciale që do ta komprometonin në mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë pavarësinë e shtetit shqiptar.

Në këtë mënyre, Pakti i Miqësisë, i 25 marsit 1937, krijoi një "modus vivendi" të durueshëm midis nesh dhe Italisë në terrenin shqiptar, ku, viteve të mëparshme, kishim aq shumë konflikte dhe mosmarrëveshje.

Është çështje tjetër se sa në Shqipëri do të mund t'u bënte ballë ky qetësim sprovave të ndonjë situate më të rëndë e më të ndërlikuar në detin Mesdhe ose në Ballkan”.

Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shuar

”Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithmonë ashte nocion relativ. Duke marrë parasysh edhe rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është e zvogëluar. Për Shqipërinë sot nuk mund të thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik ndërkombëtar, bregdeti shqiptar nuk është italian, por është nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet në një pjesë të territorit të Zarës, por kjo më nuk i jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Italia ushtron ndikimin e vet në Shqipëri, por nuk ka liri aksioni si në territorin e vet. Shqiptarët, megjithatë, e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi, e ngadalësojnë”.

"Ballkani popujve ballkanike"

”Politika tradicionale e Serbisë është "Ballkani popujve ballkanikë". Ky parim, në kohën e vet, është përdorur në luftë kundër Perandorisë Otomane dhe Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili fuste Italinë në Dalmaci dhe në Shqipëri.

Në aplikimin e këtij parimi, ne kemi parë gjithmonë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim midis popujve ballkanikë, për zhvillimin normal të popujve ballkanikë. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan është derë e hapur për intriga e pushtime”.

Ekspansioni i Italisë

”A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë se Mesme dhe Jugore, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetëve, kur fuqitë e mëdha ia dhuruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Aq më pak mund të besojmë sot, kur Italia po tregon aq dinamizëm dhe guxim në politiken e vet të jashtme”.



Ndarja e Shqipërisë dhe gjenocidi serb në Kosovë

Alket Aliu
Projekti i Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve

Një precedent i rrezikshëm

“Marrja e një pjese të territorit ballkanik nga ana e një fuqie të madhe jashtëballkanike, pa kurrfarë baze etnike, për të gjithë popujt ballkanikë, pra, edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Fuqitë e tjera të mëdha, nga drejtimet e tjera, mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i Italisë në Shqipëri është posaçërisht i rrezikshëm për ne, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin Italisë iu njoh për herë të parë Shqipëria jugore, iu njoh edhe Dalmacia veriore. Precedenti për ngjalljen e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit e hap derën edhe për ngjalljen e dispozitave të tjera.

Ndarja e “gjahut”

”Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t'i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyre do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme - në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë.

Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipërisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, së cilës nuk do të mund t'i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël”.

Kompensimet tona

”Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë.

Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t'i sigurojë luginat e liqenet, të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës.

Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike.

Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.

Plani për asimilimin e shqiptarëve në Kosovë

Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200.000 deri 300.000 shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolike, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj.

Beograd, më 30 janar 1939

Shifrat

Sipas të dhënave dokumentare, në vitet 1876-1900 janë përzënë nga trojet e tyre të Prokuples, Vranjës, Leskocit dhe Nishit jo me pak se 200 mijë shqiptarë. Gjatë Luftës Ballkanike janë shpërngulur nga Kosova me dhunë 120 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën mes dy luftërave botërore u shpërngulën për në Turqi 300 mijë shqiptarë dhe për në Shqipëri 50 mijë të tjerë. Ndërkaq, ata shpronësoheshin nga tokat, shtëpitë, mjetet e punës etj., të cilat u jepeshin kolonëve serbë e malazez që vendoseshin aty.

Marrëveshja e 11 korrikut 1938, e lidhur mes Jugosllavisë e Turqisë, parashikonte që brenda 8 vjetëve të ardhshme të shpërnguleshin për në Turqi 40 mijë familje shqiptare.

Pas Luftës së Dytë Botërore, afër 500 mijë shqiptarë u vendosën në Turqi, ndërsa gjatë viteve 1974-1999 mbi 300 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova në vende të ndryshme si refugjatë ekonomikë, të detyruar nga kushtet e rënda ekonomike dhe nga dhuna serbe.

(Shifra të bëra publike gjatë punimeve të seminarit "Gjenocidi serb në Kosovë", Tiranë, qershor 1999).

Përgatiti më disa shkurtime:Floart-Press/Flori Bruqi
http://floart-press.blogspot.com/2009/02/projekti-i-ivo-andriqit-per-shfarosjen.html

Francezët e ndanë Mitrovicën!

"Në kohën e bisedimeve për Marrëveshjen e Kumanovës nuk është përmendur asnjëherë Mitrovica. Jam i sigurt se nuk kemi folur për Mitrovicën në veçanti gjatë atyre negociatave", thotë komandanti i parë i KFOR-it, gjeneral Michael Jackson.

GJENERAL, Marrëveshja e Kumanovës solli fundin e sulmeve të NATO-s kundër caqeve të Millosheviqit në vitin 1999. Serbia ka kërkuar së fundi ndryshimin apo rishikimin e Marrëveshjes. A është kjo kërkesë e pranueshme?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Do të jetë shumë e vështirë për ta ndryshuar Marrëveshjen, e cila u arrit pas negociatave jo të lehta. Pjesa më e madhe e Marrëveshjes kishte të bënte me tërheqjen forcave serbe të sigurisë, ndaj nuk jam i sigurt se çfarë pjesësh të Marrëveshjes duan të rishohin apo ndryshojnë.

Më kujtohet se mes të tjerash Marrëveshja bënte fjalë dhe për zonën prej 5 km brenda territorit të Serbisë, ku nuk mund të vendoseshin forca serbe. Aktualisht nuk e di nëse bëhet fjalë për ndryshimin e kësaj pjese.

Marrëveshja e Kumanovës ishte shumë e rëndësishme, pasi i dha fund veprimeve ushtarake dhe arriti atë që në Rezolutën 1244 cilësohet si vendosje e pranisë ushtarake dhe civile ndërkombëtare. Nuk mendoj se ndryshimi i Marrëveshjes do të ishte gjë e mençur.

Për më tepër, pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Kosova, ndryshimi i mundshëm i Marrëveshjes është dhe më i komplikuar. Atëbotë, marrëveshja u arrit me NATO-n dhe jo me ndonjë autoritet apo me përfaqësues të Kosovës.

E përsëris dhe një herë se ndryshimi i Marrëveshjes do të ishte shumë i komplikuar.

GJENERAL,

Siç e përmendët dhe ju, tashmë Kosova është e pavarur. A ka ndonjë element në Marrëveshjen e Kumanovës që rrezikon shtetësinë e Kosovës?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Nuk e di. Kjo është më shumë një pyetje politike, diplomatike e ligjore, sesa pyetje për një ushtar si unë.

Marrëveshja e Kumanovës ishte e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe u legjitimua nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.

GJENERAL,

Le të kthehemi pas në kohë. Keni marrë pjesë, madje i keni drejtuar negociatat për Marrëveshjen e Kumanovës. Si i kujtoni ato negociata?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Ishin të vështira, morën një kohë të gjatë dhe e dija se ishte një detyrë e vështirë për delegacion serb. Ishte një proces i vështirë, por, në fund të fundit, u arrit një marrëveshje që u pranua nga të dyja palët.

GJENERAL,

Keni qenë komandanti i parë i KFOR-it. Si i kujtoni veprimet e KFOR-it në veri, veçanërisht të trupave franceze, duke pasur parasysh se qysh atëherë kemi një Mitrovicë të ndarë?

GJEN. MICAHEL JACKSON

Padyshim, gjendja në Mitrovicë ishte shumë e vështirë. Përbërja demografike në të dyja pjesët e qytetit të ndarë nga lumi Ibër ishte e qartë në vitin 1999, ashtu si dhe më vonë.

Forcat franceze kishin një detyrë të vështirë, pasi emocionet mes njerëzve në terren ishin në pikën më të lartë, ashtu siç ishin dhe armiqësitë mes serbëve të Kosovës në veri dhe shqiptarëve të Kosovës në jug të qytetit.

Kjo situatë kërkonte një qasje të kujdesshme dhe bazuar në rrethanat e kohës, forcat franceze bënë një punë shumë të kënaqshme.

GJENERAL,

Kush e mori vendimin për vendosjen e pengesës mbi urën në lumin Ibër?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Më kujtohet se ka qenë vendim i komandës franceze të KFOR-it, pasi kishte të bënte me një problem lokal.

GJENERAL,

KFOR-i përbëhej nga trupat e shumë shteteve, të cilat ruanin komunikimin dhe marrjen e vendimeve nga kryeqytetet përkatëse. Sa i vështirë ka qenë drejtimi i KFOR-it në fillimet e veta?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Po, është fakt se në çdo forcë shumëkombëshe vendet kontribuuese, sipas të gjitha gjasave, vënë kushte konkrete për kontributin e tyre. Kjo lidhet dhe me kushtet dhe shqetësimet e brendshme politike të çdo vendi.

Kjo është e vërteta për çdo forcë shumëkombëshe, ndaj është detyrë e komandantit të kuptojë çdo kufizim të mundshëm ndaj kontingjenteve të caktuara. Duhet punuar me çdo kontingjent në këto kushte, pasi të dalësh kundër tyre është një rrugë pa krye.

Ka ndarje, por ato duhen pranuar. Duke iu rikthyer KFOR-it, më duhet të them se problemi i ndarjes nuk ka qenë diçka evidente. Natyrisht ka pasur elemente të caktuara që kishin të bënin me interesat kombëtare të shteteve të veçanta e që duheshin marrë parasysh, por në tërësi gjithë trupat vepruan mirë së bashku.

GJENERAL,

A ju kujtohet nëse dikush, përfshirë dhe ju vetë, ka pasur kritika apo rezerva ndaj qasjes franceze, e veçanërisht vendosjes së pengesës në urën mbi Ibër?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Jo, nuk më kujtohet të ketë pasur kundërshtime të tilla. Francezët duhet të vepronin, pasi një numër i madh i të rinjve në të dyja anët e urës po sulmonin njëri-tjetrin. Ata duhet të mbaheshin larg njëri-tjetrit, si rruga e vetme për të shpëtuar jetë.

GJENERAL,

Me kohën janë dëgjuar dhe spekulime të tilla se për të arritur Marrëveshjen e Kumanovës, serbëve u janë bërë lëshime për veriun e Kosovës. Sipas jush, a ka këtu ndonjë të vërtetë?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Jo... Në kohën e negociatave për Marrëveshjen nuk ka pasur trupa të NATO-s në Kosovë. Kjo është e pakuptimtë.

Jam i bindur se në kohën e bisedimeve për Marrëveshjen e Kumanovës nuk u përmend asnjëherë Mitrovica. Jam i sigurt se nuk kemi folur për Mitrovicën në veçanti gjatë atyre negociatave.

GJENERAL,

Pas Kosovës keni drejtuar ushtrinë britanike, e cila ka marrë pjesë dhe në misione të tjera, si ai në Afganistan e në Irak. Nëse do të krahasonit misionet e mëpasme me Kosovën, si do ta vlerësonit KFOR-in dhe kontributin britanik në të?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Kosova ishte ndërhyrja e dytë e madhe ku merrte pjesë Britania pas Luftës së Ftohtë. Së pari ishte Bosnja, e më pas Kosova.

Në terren kishim të bënim kryesisht me udhëheqjen britanike të misioneve, pasi udhëheqja e misioneve vinte nga qendra e veprimit të shpejtë të NATO-s, në të cilën Britania kishte rolin drejtues.

Në terren Britania ishte vendi që përcaktoi kornizat e misionit paqeruajtës. Në tërësi, pa dashur të jem jomodest, operacionet e KFOR-it ecën mirë.

Së pari ishim në gjendje të arrinim Marrëveshjen e Kumanovës, që përcaktoi kushtet për vendosjen e NATO-s në Kosovë, pamë tërheqjen e trupave serbe dhe u treguam të aftë të rikthenim stabilitetin në Kosovë.

Ne gjithashtu kishim detyrën e çmilitarizimit të UÇK-së, detyrë kjo shumë e rëndësishme jo thjesht ushtarakisht, por edhe politikisht.

GJENERAL,

Cilat ishin vështirësitë kryesore në demilitarizimin e UÇK-së?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Sfida kryesore ishte fakti se shumë anëtarë të UÇK-së e shikonin veten si ushtria e Kosovës. Kjo ishte politikisht e papranueshme për Grupin e Kontaktit, OKB-në dhe faktorët e tjerë.

Ishte jo pak e vështirë t'i bëje ata të kuptonin se qe e pamundur të kishte një ushtri të Kosovës, që ishte nën administrimin e Rezolutës 1244.

GJENERAL,

A ju kujtohen personalitetet kyçe kosovare në procesin e demilitarizimit të UÇK-së?

GJEN. MICHAEL JACKSON

Padyshim, më kujtohen dy në veçanti, Thaçi dhe Çeku. Thaçi e vendosi veten si komandant i përgjithshëm i UÇK-së, që ishte pozicion politik, ndërkohë që Çeku ishte komandanti ushtarak i UÇK-së.

Këto ishin dy figurat kyçe, por do të veçoja rolin e Agim Çekut, i cili u mor drejtpërdrejt me UÇK-në.

Dëfrim Cani :Metaforë përjetsie

Në më të shumtën e poezisë, që poetesha Rajmonda Maleçka i ka dhënë lexuesit të saj, duket se "sundon" poezia e preludit, të cilin më së miri ajo e sjell përmes një lloji të individualizuar poetik dhe të mjeteve artistike që e organizon atë, që ajo konsideron të shprehë.
Poezia dhe poeti janë një binom, mes të cilëve s'guxon dhe as mundet të hyjë asnjëllojë mjeti. Dihet mirë, se ato "ndërtojnë" njëri-tjetrin. Po a është e nevojshme të shpjegohet kjo? Kur përpiqesh ta "deshifrosh" individualitetin (në rast se ka!?), kjo është më e mira dhe më e nevojshmja.

1.

Në këtë llojë "komunikimi poetik", që në të vërtetë poetesha dhe kushdo poet tjetër do ta besonte si një nga komunikimimet më reale, ka patur dhe ka jetën e vet poezia e Maleçkës.
Sado që të kërkojmë një taban, një klimë a një stinë krejt poetike, apo të themi se "kemi gjetur tokën prej së cilës "mbin" vetëm poezi", jashtë rrethanës dhe "shenjës" kohore nuk do të mund të iknim dot. Po kështu dhe jashtë kontekstit të kohës dhe jetës së poetit nuk do të mund të gjendnim poezi.
Thënë krejt qartë,-diku drejtpërdrejt, përmes figurës dhe vargjeve poetike, nuk është vështirë të kapësh jetën e luftëtarit, shndërruar në simbol me atë të poeteshës, e shndëruar në një "instrument" metaforik.

2.

Adem Jashari, një nga figurat më të kompletuara, e cila nga simbol u shndërrua në një mjet ekzistence dhe mbi-jetese pë një popull, i cili qe vënë në shinjestrën e vdekjes, vazhdon të mbetet model i përkryer poetik për Maleçkën. Realisht Adem Jashari ngarkon me motive brilante force dhe shkëlqim të gjithë "aksesorët" motiv të penëtarëve, jo vetëm në zhanrin e poezisë.
Ashtu sikur atherë, kur Rajmonda Maleçka, e vetmja femër nga Shqipëria, e cila e preku luftën pa u nisur ajo, kur ajo filloi, kur qe në pikun e saj dhe më vonë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë trevat shqiptare, Adem Jashari ka mbetur një motiv befasues për poeteshën.
Një poemë, e titulluar " Poemë për Adem Jasharin", d.m.th pa një trill poetik siç ndodh rëndom, shndërrohet në një "shtjellë" e mahnitshme e modelit shqiptar, të "njeriut" që mbart mbi shpinë dhe në kalibrin e burrit bestarë peshën e një vendi, brengën e një populli dhe ëndërrën e lirisë së mohuar.
Maleçka e ka përcjellë luftën në të gjithë përmasën dhe hapsirën e vet. Dhe kur ajo ishte në projektet e veta, shtegëtonte mes kumteve dhe pseudonimeve, fliste dhe fshihej mes fjalëve e pusullave, kur ajo nga rrugët e qyteteve e fshatrave të Kosovës shkoi në mal.
Kjo nuk është pak për një poet, ç'ka do të thotë të jesh më afër se kushdo tjetër me Adem Jasharin dhe të tijët. Të jesh kaq pranë, kur lufta "prodhonte" ditë pas dite vdekje dhe tragjedi, kaq pranë kur lufta krijonte lavdinë dhe atë realitet lirie, aq shumë të dëshiruar.
Në këto rrethana vjen poema për Adem Jasharin.

3.

Të shkosh dhe të mos vish është tragjedi. Në këtë rast "lëndët poetike" s'kanë "fuqi" për patetikë. Të shkosh dhe të vish, pavarësisht se si vjen,- është krejt ndryshe. Është njëlloj sikur të vish përjetësisht. Të vish dhe ankthin e prijes ta shndërrosh në atë që është më e nevojshme.
Dy-poemthi, ndoshta është më mirë t'a quajmë kështu këtë libër (ai nuk pranon të quhet libërth, apo mistrec-libër), ka brenda vetes dy kohë, që qëndrojnë në një d.m.th-e monumentale, në saj të marrdhënies së tyre të domosdoshme.
Kuptimet, të marrurit vesht realizohen çdo herë përmes rregullës që çon tek ai kuptim.

Dy poemat janë dy kuptime të mëdha. Për Adem Jasharin, poeti nuk ka shumë të vështirë për të gjetur figurën letrare. As vargun, as ritmin e brendshëm dhe gjëra të tjera të "zejes".Për Adem Jasharin është vështirë të gjesh "interpertimin" dhe vendin ku ta vendosësh.
Heroi i njohur, ka qenë brenda kohës shqiptare, ashtu siç janë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse ato njihen, identifikohen apo jo. Më e rëndësishmja e më e nevojshmja, më e domosdoshmja dhe më e vlerta është të krijosh kohën, ndryshe,-të krijosh epokë. Një kohë, e cila të jetë në marrdhënie me kohën e të tjerëve.
Ndoshta kjo është më e veçanta që ka brenda vetes libri me dy poemat. Poema e parë shpalon atë që Adem Jashari iku duke krijuar kohën e tij, një kohë brenda së cilës ishin të gjithë shqiptarët dhe të gjithë kohët shqiptare. Ikja e tij është dhimbje, peng, elegjiake dhe shumë-motivshe. Atë,- kur heroi ik-ë-(te), kur ai s'ishte më materie, por ajër, dritë, kushtrim dhe pritje, poetesha e përcjell. Brenda saj është e gjithë lufta, të rënët dhe një peng i dhimbshëm. S'ka pengje më të dhimbshme se sa ato të luftëtarëve të gjallë, të cilëve u kanë rënë shokët në krah, para syve apo në front.
Ajo duket se e përcjell heroin vetë. Siç përcillet një njeri i afërt dhe i dashur për në një shtegëtim të largët. E përcjell atë deri tek portat e diellit. I dhemb ikja e tij, hapi i tij, i cili ja bëri shërbimin e vet tokës, gjithë qenia e tij. Ai është shndërruar…
Dhe Maleçka e ka "shndërruar" Adem Jasharin në dritë, në atë që ai "nuk është askundi dhe është kudo…", por në të gjithë pengun e saj ka vënë pritjen. Beson, merr zemër dhe kushtron, se është e sigurtë, kur din se heroi do të vijë.

Kur thashë kështu, unë besoj se nuk bëra aspak letrarizëm, vetëm se e "fola" më rrafsh kumtin poetik që poetesha ka thënë për Adem Jasharin. Realisht heroi erdhi. Vonë apo shpejt,- pak rëndësi ka kjo, sepse dhe ikja e tij ishte një llojë ardhjeje.
Thuhet se poeti e ka vetë hapin e vetes. Ndoshta, por tek individët që krijojnë kohën e tye, të "konvertuar" në ndërgjegjen e kombit,-jo. Këtu ka një metër të shenjtë.
Maleçka i këndon ardhjes së heroit. Po ajo fytyrë, po ajo oshëtimë, po ajo peshë, por veçse më pak dhimbje, më pak lektisje dhe peng. Ka një realitet të vështirë në "kohën"e monumentalitetit. I dallueshëm, i dukshëm, i frymuar brenda të gjithë ngjashmërive të miliona shqiptarëve. A është Adem Jashari për miliona shqiptarë, a janë miliona shqiptarë tek Adem Jashari, i shndërruar në përmendore?
Poema e ardhjes është e bukur. Të gjithë bashkë me të, brenda tij. Ndoshta kjo është më e vështira në këtë ndërmarrje. Poema e ardhjes,- ndoshta është një fjalë më e mirë se sa kthim, ka brenda kuptimin real të "mitrës", që rrit e ushqen lirinë dhe ndërgjegjen kombëtare.
S'mund të gjendet shesh, kodër, mal, luginë, udhëkryq, llogore, shetitore që ta nxejë përmendoren e Adem Jasharit. Kudo është pak, kudo është e pamundur. Në çdo rast diçka mungon. Maleçka e vendos atë,- ardhjen dhe monumentin bashkë, në thelbin dhe kuptimin e përjetshëm të njerëzimit për lirinë. Prandaj ai vjen me oshëtimë…siç vijnë gjërat e mëdha.



POEZI:Me eshtra fëmijësh të vegjël mbjellë

RAJMONDA MALECKA

Ep’ për Drenicën e Shaban Polluzhën
Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra luftëtarësh,
Me eshtra fëmijësh të vegjël mbjellë,
U bënë shi e breshër për armiqtë në dimra,
E lulëkuqe Kosove për drenicasit në pranverë.

Toka e Drenicës mbjellë me stuhi dhe kështjella,
Djem e burra si lisat e lartë nëpër shkëmbinj,
Të gjithë burra të lindur si 100 vjeçarë,
Të gjithë vdekur djem të rinj…

Ashtu si Drenica për Kosovën u bë kujtesë,
Kështjellë lirie e kështjellë burrash me nderë e besë,
Luftë pas lufte mbetur më e fortë,
E pamposhtur asnjëherë, flamur në pranver.

Kangët e Mujit e Halilit, Elez Alinë e të tjerë,
Që shqiptarët mos të shuhen kurrë,
Shaban Polluzhës ja rritën zemrën,
Ja rritën shtratin dhe e bënë burrë…

Herë me hasmin, herë me armikun,
Drenica në luftëra në çdo vjet,
Te malsori Shaban Polluzha,
Legjenda e Veriut derdhë përjetë…

Bëhej burri shkëmb e mal,
Kur oshëtinte zani i lirisë,
Bahej engjëll e bahej dhimbje,
Kur derdhej loti i fëmisë.

Nëpër grykat e Drenicës,
E la zanin Ai - Shaban Polluzha,
Asnjë ditë si mungoi Drenicës,
As Kosovës në kohë me luftëra.

Mijra vite të kalojnë,
Qindra vite a më shumë,
Drenicakët burra - bese,
Për historinë do rrijnë pa gjumë.

Mbetur asht’ në fjalët e burrit,
Mbetur vrull në dejet e rinisë,
Me mijra vjet aty do të jenë,
T’i ushqyejë rrënjët e lirisë…

http://floart-press.blogspot.com/2009/02/defrim-cani-metafore-perjetsie.html

A kemi bere sa duhet per Dede Gjo' Lulin?

Nga Gjeke Gjonaj, Ulqin
Malësia e Madhe në të gjithë kapërcejtë e moteve ka lindur bij e bija të cilët e ndriçuan dhe e orientuan rrugën e kombit shqiptar, në mesin e të cilëve shndrit si meteor edhe Dedë Gjo' Luli i Hotit. Nuk besoj se do të ketë historian apo publicist shqiptar të mirëfilltë që të mos flasin apo shkruajnë me respekt për veprimtarinë patriotike dhe trimërinë atdhetare të kësaj figure të madhe dhe shokëve të tij për mbrojtjen e tërësisë tokësore etnike shqiptare.
Merita më e madhe e këtij burri kreshnik, i cili me pushkë në dorë luftoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga ushtria turke dhe malazeze, pa dyshim është ngritja për të parën herë në historinë e popullit shqiptar, pas historisë së lavdishme shqiptare gjatë jetës së fatosit të madh shqiptar “Gjergj Kastriotit Skënderbeut", e flamurit shqiptar në majë të Bratilës së Deçiqit, më 6 prill 1911. Këtë akt historik të luftëtarëve malësorë të lirisë dhe pavarësisë, më në krye me Dedë Gjo' Lulin, ndër të tjerë, e ka përjetësuar në vargje edhe homeri shqiptar, simboli i nacionalizmit modern me përmasa ndërkombëtare, poeti At Gjergj Fishta. Dedë Gjo' Luli si shumë atdhetarë të tjerë, për fatin tonë të keq, gjatë kohës së regjimit komunist është vënë në sirtarët e pluhurosur të harresës, ose më keq të "injorimit". Dhe, jo vetëm kaq.
Emri i tij në Malësi për shumë vite nuk është përmendur lirshëm dhe pa frikë nga pushteti i kaluar. Megjithatë kjo " harresë" nuk e zbehu aspak figurën e tij. Përkundrazi ky njeri që i bëri nder kombit dhe mëmëdheut të tij mbeti i pavdekshëm në kujtesën e popullit dhe në historiografinë shqiptare. Megjithatë logjikshëm shtrohet pyetja. " A kemi bërë sa duhet për Dedë Gjo Lulin?"
Vetë Jezusi ka thënë se "asnjë Profet nuk nderohet në vendin e vet". E nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur në vendin e "Profetit" Dedë Gjo' Luli sundonin komunistët. Por edhe ata kanë një fund. Me rastin e 90-vjetorit të vrasjes së këtij heroi kombëtar dhe pas 16 vjetësh të ardhjes së pluralizmit të demokracisë në Malin e Zi Shoqata " Illyricumi" me sponsor Fondacionin "Dedë Gjo'Luli" nga Nju-Jorku, organizoi Konferencën shkencore përkujtimore në Tuz, më 24 shtator 2005.
Një vit më vonë u botuan materialet e Konferencës shkencore përkujtimore dhe u përurua Shtëpia Muze e kësaj figure të nderuar kombëtare, e cila u ndërtua në themelet e shtëpisë së dikurshme të tij në Bardhaj të Hotit, në vendlindjen e tij, të cilën e financuan hotjanët në Amerikë. Mbajtja e një simpoziumi shkencor dhe rindërtimi i Kullës së Dedë Gjo' Lulit mendoj se, pajtohemi të gjithë, është vetëm fillimi i obligimit, njerëzor, qytetar, kombëtar dhe historik që kemi ndaj këtij prijësi legjendar të Malësisë.
Për të qenë korrekt dhe i sinqertë deri në fund dëshiroj të përmend dy iniciativat tashmë të bëra publike në opinion në nderim të kësaj figure kombëtare dhe për popullsinë shqiptare në Malësi: ngritja në qendër të Tuzit e shtatores së Dedë Gjo’ Lulit dhe shkolla tetëvjeçare në Skorraq të Hotit të mbajë emrin e Dedë Gjo’ Lulit.
Sikur këto dy propozime të qëlluara të jetësoheshin do të dëshmonim se edhe përfundimisht duam dhe dimë të vlerësojmë personalitet tona kombëtare e historike si gjithë bota e civilizuar. Dhe për fund m'u kujtuan fjalët e Dedës : " Kush më ndalon mu me derdhë gjakun për tokën teme?" Po, ne kush na ndalon të bëjmë më shumë për Dedë Gjo' Lulin?.

Krakeri


Ç'JANË KRAKERËT


Krakeri (ang. cracker, quhet edhe Black hat - kapelezi) është emërtimi në fushën e informatikësqë nënkupton:
  • një person që depërton në një sistem kompjuterik pa leje, me qëllim për t´a dëmtuar (fshirjen e sirtarëve, vjedhjen e numrave të kartave kreditore, vendosjen e vireve, etj.), për ta përdorur këtë kompjuter si urëkalim për sulme të tjera ose edhe për të shfrytëzuar aftësinë e tij njehsuese ose gjerësinë e kanalit të rrjetit.
  • një person që ndryshon kodin (çelësin) e softuerit për tu dëfryer (shpesh në softuerin e lojrave).
Me fjalë të shkurtra, krakeri është një haker shkatërrues dhe keqbërës në rrjetet kompjuterike.

Llojet e sulmeve

  • DDos
  • Dos
  • Deface

Mbrojtja kundër sulmeve


Firewall-i


IDS


Antivirusi


Grupe krakersh


Kraker të famshëm

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...