Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/16

NDJESË PUBLIKE LEXUESVE , ISH DEPUTETIT SHQIPTAR ESAT ÇOKU SI DHE PUBLICISTIT TONË TË MIRËNJOHUR -ISH AMBASADORIT SHQIPTAR NË REPUBLIKËN E TURQISË,Z. SKËNDER SHKUPI



Në redaksinë  FLORIPRESS ka ardhur një  letër më një korigjim fotografish.

Redaksia kërkon ndjesë publike për lajthim të paqëllimshëm të fotografive.

Me respekt Redkasia Floripress.

Flori Bruqi
NDJESË PUBLIKE LEXUESVE , ISH DEPUTETIT SHQIPTAR ESAT ÇOKU  SI 

DHE PUBLICISTIT TONË TË MIRËNJOHUR  -ISH AMBASADORIT SHQIPTAR 

NË  REPUBLIKËN E TURQISË,Z. SKËNDER SHKUPI

Fotot

Wednesday, 16 February, 2011 6:36
 
From:
To:
floribruqi@yahoo.com


I dashur z. Flori,

Dy nga fotot ilustruese te njerit prej shkrimeve te mia te publikuara ne Floripress, kane etiketa te gabuara. Personi me berete, ngjyre kafe ne bezhe, eshte Esat Çoku, nje miku im, ish Deputet ne Kuvendin e Shqiperise ne vitet 1992 - 1996, ish i burgosur politik qe banon gjithashtu ne Amerike. Nese ka mundesi, korrigjojeni dicituren.

Skender Shkupi

-------------------------------------------------------------------------------------------------



NACIONALIZMI PERZGJEDHES KONFLIKTUAL SHQIPTAR - VARRI I ASPIRATES KOMBETARE TE SHQIPTAREVE


Nga Skender Shkupi


Esat Çoku mban fjalën tek varri i gjeneral Abas Kupit
      
 Esat Çoku, ish Deputet ne Kuvendin e Shqiperise ne vitet 1992 - 1996, ish i burgosur politik qe banon  ne Amerike me publicistin tonë Beqir
Sina.






Tipari themelor i çdo ideje, mentaliteti apo programi nacionalist, në të gjitha kombet e botës, është, jashtë çdo dyshimi, përpjekja për kohezion, për harmoni kombëtare, për bashkim e solidaritet të të gjithë individëve që përbëjnë kombin e dhënë, në funksion të arritjes së një pikësynimi të caktuar kombëtar afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë. Të gjithë prijësat historikë që arritën të venë në jetë programet ambicioze të emancipimit, zhvillimit dhe përparimit të thellë të kombeve të tyre, u mbështetën fuqimisht në parimin e unitetit të një numri sa më të madh bashkëkombasish, edhe në ato raste kur shumë nga ata bashkëkombas qëndronin të tërhequr e indiferentë kundrejt orvatjeve të tilla. Atyre iu desh të shpenzojnë shumë forca dhe energji për t’i bindur popujt e tyre se pa unitet, çdo ndërmarrje e përmasave të mëdha, e sidomos ajo më e madhja, më e vështira, më e ndërlikuara nga të gjitha përpjekjet historike të popujve – zgjidhja e problemit kombëtar – do të ishte thjesht një utopi.



Këtë të vërtetë e kuptuan shumë shpejt edhe mendjet më të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare. Mesazhet që ata lëshuan qëndrojnë edhe sot si monumente të pastra të atdhedashurisë e të shqiptarizmës. Kujtohet me nderim të veçantë kumti i pavdekshëm i Pashko Vasës :



“…e mos shikjoni kisha e xhamia,

feja e shqyptarit asht shqyptaria.”



Kujtohet me emocion të thellë apostrofi madhështor i Naim Frashërit :



“Ti Shqipëri më ep nderë,

më ep emrin shqipëtar…”



në një kohë kur shumë shqiptarë kishin filluar të josheshin nga konvertimi në kombësi të popujve përreth, për shkak të humbjes së shpresës se një ditë do të kishte mbi sipërfaqen e planetit një Shqipëri të pavarur.



Kujtohen me ndjenjën e ngrohtë të admirimit e të dashurisë për simbolin e Kombit dy vargjet e para të Himnit tonë Kombëtar, të hartuar rreth 100 vjet më parë, nga poeti – atdhedashës, Asdreni :

“Rreth flamurit të përbashkuar,

me një dëshirë, me një qëllim…”



(Seç ka diç të veçantë ai cilësori tepër i rrallë në gjuhën shqipe – “të përbashkuar” – diçka që të krijon ndjesinë e dinamizmit, të lëvizjes, të një bashkimi jo skematik e të menjëhershëm por që kërkon njëfarë kohe, që nënkupton njëfarë përpjekjeje për t’u realizuar, që bëhet jo pa vështirësi, një fjalë që zor se mund t’i gjendet korresponduesja në gjuhë të huaja.)



Ishin këto mesazhe që përgatitën terrenin shpirtëror të lëvizjeve historike antiosmane, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kryengritjet e mëdha të Kosovës të viteve 1910 – 1911 – 1912, veprimtaritë e çetave patriotike në Shqipërinë e Jugut e më në fund kurorëzimin e atyre përpjekjeve të gjata e të përgjakshme që sollën shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Pavarësia gjysmake e Shqipërisë Perëndimore, e ashtuquajtura “Shqipëri londineze”, shënoi vetëm hapin e parë drejt një pavarësie të plotë të të gjitha territoreve shqiptare të pushtuara nga fqinjët ballkanas. Deri në vitin 1999, (me një përjashtim të pjesshëm gjatë viteve 1941-1944 kur një pjesë e atyre territoreve kaloi nën të njëjtin administrim sikurse Shqipëria e Londrës ), nuk ndryshoi asgjë në tablonë e trishtuar të copëtimit të Kombit tonë. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë përbën hapin e dytë e mjaft të rëndësishëm për realizimin e aspiratës sonë kombëtare – zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar. Kosova shpëtoi nga dominimi serb dhe ndodhet në prag të shpalljes së pavarësisë së saj. Në të tilla rrethana në Shqipëri u gjallëruan shumë diskutimet e debatet për një zgjidhje të afërt dhe fatlume të dramës shqiptare.

Veçse diskutimet shpesh nuk kanë qartësinë e nevojshme sepse ende nuk është arritur në një saktësim të unifikuar të termave vijuese që përdoren shpesh në media :

Ç’është Shqipëria ?

Ç’është Shqipëria Etnike ?

Ç’është Shqipëria e Madhe ?

* Shqipëria është bashkësia e territoreve të Ballkanit Perëndimor që më 28 nëntor 1912 populloheshin, në shumicë dërrmuese, nga shqiptarë. Sipërfaqja e këtyre territoreve aktualisht arrin në 65 mijë kilometra katrore dhe popullsia në rreth 7 milionë banorë.
* Shqipëria Etnike është bashkësia e territoreve që në pranverë të vitit 1878 populloheshin, në shumicë dërrmuese nga shqiptarë. Sipërfaqja e tyre arrin në 80 mijë kilometra katrore dhe popullsia e sotme në 8 milionë. Kufijtë e saj janë përcaktuar shkencërisht nga një sërë studiuesish shqiptarë e të huaj.
* Shqipëria e Madhe është një term spekulativ i krijuar në kanceleritë e Beogradit e të Athinës. Përdorimi i këtij termi, me ose pa dashje, i sjell dëm çështjes kombëtare të shqiptarëve. Megjithatë, për hir të simetrisë, nëse në Serbi apo Greqi janë të interesuar të dinë se ç’do të thotë Shqipëri e Madhe dhe për t’i bindur, gjer në njëfarë mase, edhe ata shqiptarë që këmbëngulin në përdorimin e atij termi, mund të shtojmë : Shqipëria e Madhe është bashkësia e të gjitha territoreve të pushtuara në kulmin e fuqisë së tyre, nga Gjergj Balsha I, Karamahmut Pashë Bushatliu dhe Ali Pashë Tepelena. Këto janë territore me gjerësi rreth 140 mijë kilometra katrore, që shtrihen nga thellësitë e Bosnjes e deri afër Athinës. Popullsia i kalon të 13 milionët.



Përcaktimet e mësipërme janë të domosdoshme për t’u orientuar drejt në situatën e turbullt të Ballkanit të sotëm. Aspirata e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, (nëse do të përdornim një frazë të Enver Hoxhës që ai e kishte zgjedhur për revolucionin e përbotshëm proletar), është një çështje e shtruar për zgjidhje. Dhe sado që ne të përpiqemi t’i shmangemi këtij problemi nëpërmjet arsyetimit me “koniunkturat”, “detyrimet juridike” apo “përparësitë e integrimit në BE”, ne kurrë nuk do të arrijmë t’i shpëtojmë asaj barre super të rëndë që na ka lënë mbi kurriz historia. Nuk mund të ketë një Ballkan të bashkuar e paqedashës me një Shqipëri të ndarë. Dhe pa pikë dyshimi, për zgjidhjen e problemit, në ballë të kësaj përpjekjeje të detyruar, ka qenë dhe mbetet nacionalizmi shqiptar.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, në fillimet e Luftës Nacionalçlirimtare, deviza e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në përpjekjet për shpëtim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit e rinj e të vjetër ka qenë e mirënjohura ide e unitetit kombëtar PA DALLIM FEJE, KRAHINE E IDEJE. Një parullë tepër e saktë dhe detyrimisht e domosdoshme për çdo lëvizje çlirimtare e nacionaliste. Pak rëndësi ka fakti që komunistët abuzuan me këtë parullë dhe ashtu si në të gjitha drejtimet e tjera, edhe në këtë fushë u treguan hipokritë e mashtrues. E rëndësishme është të theksohet se nacionalizmi shqiptar nuk ka si quhet nacionalizëm i mirëfilltë nëse i shmanget, drejtpërdrejt ose tërthoraz, vënies në jetë të parullës së mësipërme.



Evolucioni i komunizmit shqiptar është mjaft interesant. Në vitin 1942, në fillimet e aksioneve kundër fashizmit, madje pjesërisht edhe në vitin 1945, përkrah partizanëve të Enver Hoxhës ishte pothuajse e gjithë bota, që nga Amerika e deri në Australi. Pas 36 vjetësh “politike të madhe” në shërbim të kauzës së “revolucionit dhe kundër imperializmit”, komunistët shqiptarë më 1978 u ndodhën krejt vetëm dhe kundër të gjithë botës. Dora dorës që largoheshin miqtë e “vëllezërit e shtrenjtë”, në Tiranë bëheshin përpjekje për t’u kapur diku sepse internacionalizmi proletar e kishte nxjerrë barkën e komunistëve në ishullin e Robinson Kruzosë. U gjet një liman i harruar e njëherësh i anatemuar prej tyre, porta e nacionalizmit, ku të vetëbraktisurit nga bota e qytetëruar hynë me vendosmërinë që kanë të gjithë aventurierët që i përvishen punëve gjysmake pasi u mungon sinqeriteti dhe përkushtimi i mirëfilltë ndaj kauzave realisht të mëdha.


Esat Çoku mediton pranë varrit të gjeneral Abas Kupit

        Esat Çoku, ish Deputet ne Kuvendin e Shqiperise ne vitet 1992 - 1996, ish i burgosur politik qe banon  ne Amerike .






Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës

- Pa dallim feje e krahine por jo ideje -



Fillimet e tij i gjejmë që në vitin 1962, kur menjëherë pas prishjes me rusët, Shqipëria Socialiste u kujtua që përveç 29 nëntorit të lavdishëm të përbashkët me jugosllavët, shqiptarët kishin edhe një festë tjetër, 28 nëntorin, ditën e pavarësisë. U bënë festime të mëdha në Vlorë, me rastin e 50 vjetorit të kësaj ngjarjeje, megjithëse gjithmonë hierarkët komunistë nuk harronin ta quanin atë ditë si festa Nr. 2 e Republikës Popullore ( e më vonë edhe Socialiste ) të Shqipërisë. U bënë përpjekje për rehabilitimin e disa figurave të patriotëve të Rilindjes por gjithmonë nën një filtër të rreptë klasor. Të kamurit, ata që kishin toka të mëdha, ara e kullota, shtëpi e katandi, pasuri të tundshme e të patundshme, sikur vezën e kuqe të kishin bërë, ata mbeteshin tradhtarë e armiq të Shqipërisë. Kështu patriotët kërkoheshin me këmbëngulje të veçantë vetëm në shtresat e ulëta e të varfra të popullsisë së qytetit e të fshatit, madje më shumë në ato të fshatit se të qytetit.


Skënder Shkupi flet pranë varrit të gjeneral Abas Kupit

   Në foto ish ambasadori shqiptar në Ankara ,publicisti i mirënjohur z.Skënder Shkupi.


Nacionalizmi i Enver Hoxhës ishte i një lloji të veçantë : ai ishte një nacionalizëm përjashtues, përzgjedhës dhe konfliktual pasi synonte bashkimin e atyre që quheshin “ne” në luftë të papajtueshme me pjesën tjetër të popullsisë që quheshin “ata”. Ky farë nacionalizmi ndofta duhet vënë në thonjëza pasi ishte shumë larg nacionalizmit të vërtetë të rilindasve tanë. Ai ishte utilitar pasi përdorej për një qëllim të ngushtë të caktuar : ruajtjen dhe përjetësimin e Diktaturës komuniste në Shqipëri. Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës përjashtonte nga platforma e bashkimit kombëtar më shumë se 2/3 e popullsisë së Shqipërisë Perëndimore, pra rreth 2.5 milionë shqiptarë pa marrë parasysh mbi 3 milionë të tjerë që popullonin pjesët e kolonizuara të vendit nga shtetet fqinjë, për të cilët ekzistonte edhe porosia e thënë disi nën zë : “rrini mirë aty ku jeni”; domethënë nga koncepti Shqipëri flakej tutje një sipërfaqe prej afër 40 mijë kilometra katrore. Ndërkohë, iu dha një rëndësi parësore binomit artificial Shqipëri – Socializëm. Aq e ndjeshme ishte propaganda e asaj kohe ndaj cilësorit “socialist” saqë pa të fjala “Atdhe” as mund të shkruhej madje as mund të mendohej. Vetë nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës merrte kuptimin e plotë në pretendimin e epërsisë së komunizmit shqiptar ndaj atij të të gjithë botës. U bënë përpjekje, ndonëse pa sukses, për organizimin e një Internacionaleje të Katërt apo të Pestë të të gjithë marksistë-leninistëve të botës në Tiranë, plan i dështuar ndofta si pasojë e faktit që kriza ekonomike po trokiste fort në derë. Tirana nisi të pretendonte se ishte “qendra e botës”. Mirëpo ky lloj nacionalizmi, sado i mangët dhe absurd të dukej, megjithatë arriti të mashtrojë mjaft shqiptarë dhe jo-shqiptarë të cilët nisën ta klasifikojnë Diktatorin e Tiranës si nacionalist të mirëfilltë. Kjo ngjiste sidomos te njerëzit me formim modest që identifikonin regjimin me fasadën e tij nacionaliste. Ishte një fatkeqësi e jashtëzakonshme për idealet e vërteta të nacionalizmit shqiptar ky tjetërsim që shiste sapunin për djathë. Pati të rinj të arratisur që nëpër kanalet televizive të vendeve fqinjë kërkonin të ndërronin edhe gjakun e tyre që të mos u mbetej asnjë gjurmë nga ADN-ja e shqiptarit, një pohim sa i hidhur aq dhe revoltues. Me qenë se radiot dhe televizioni shqiptar jepnin aq pa kursim këngë e valle popullore nga krahinat e vendit sa dëgjuesve e teleshikuesve u kishte ardhur në majë të hundës, njerëzit arritën, nëpërmjet një reagimi spontan, të urrejnë folklorin e tyre madje dhe të “armiqësohen” me të. Në rrafshin e edukimit atdhetar kjo përbënte një katastrofë të vërtetë.

Në analizë të fundit, e gjithë aventura nacionaliste e Enver Hoxhës injektoi pikërisht të kundërtën e asaj që mund të prisnin njerëzit të cilët u besonin fasadave. Ajo pruri, në vitet që pasuan, ftohjen e opinionit publik shqiptar ndaj idealeve nacionaliste të cilat shumë njerëz, me njëfarë mendjelehtësie, i konsideronin si reflekse të propagandës së urrejtur të dikurshme. Në këtë kontekst, në vështrimin historik, nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës shënon një hap prapa në udhën historike të zgjidhjes së problemit kombëtar shqiptar. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse për të nuk kishte një problem shqiptar. Për të kishte një problem social në përmasa botërore të cilin kishin marrë përsipër ta zgjidhnin komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën në krye. Pas fitores ata do të bëheshin violina e parë e Europës e ndofta, e botës mbarë.

Vështirë të gjesh në historinë botërore një donkishotizëm politik më të koncentruar se ëndrrat paranojake të komunistëve tanë.





Nacionalizmi islamik i Abdi Baletës

- Pa dallim krahine e ideje por jo feje –



Në shkurt të vitit 1991, në një seancë plenare të Kuvendit Popullor ku diskutohej për të drejtën ose jo të përfaqësimit të organizatës “Omonia” në Parlament, shkëlqeu oratoria e një ish-diplomati e politikani të njohur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve, z. Abdi Baleta i cili, në shtjellimin e tezave të tij, u bë nismëtar i ringjalljes së ideve të nacionalizmit të dikurshëm shqiptar. Popullariteti i z. Baleta u rrit shumë shpejt dhe, pas një viti, si shqiptarët ashtu edhe të huajt e kishin si pikë referimi të të gjithë rrymës nacionaliste shqiptare. Mirëpo dalngadalë, në tezat e z. Baleta u shfaqën kriteret përzgjedhëse, dëshira për të bërë një Shqipëri që mbështetej kryesisht tek elementi islamik dhe, në mos në armiqësi, të paktën në antagonizëm me pjesën tjetër jo-islamike të shqiptarëve.

Boshti kardinal i pikëpamjeve nacionaliste të z. Baleta është paralelizmi ndërmjet idealeve të nacionalizmit shqiptar me ato të islamizmit. Nuk po analizojmë drejtësinë ose jo të pikëpamjeve të z. Baleta. Mjafton të nënvizojmë se, që në themel të kësaj filozofie politike, është shkelur parimi bazë i çdo nacionalizmi të mirëfilltë: gjithëpërfshirja. Ajo përjashton një numër impresionues shqiptarësh nga vargani i përpjekjeve të mundimshme për zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar.

Po të llogarisim një popullsi prej pak më shumë se 3.2 milionësh në Shqipërinë Perëndimore, rreth 1.2 milionë janë të krishterë ndërsa 2 milionë myslimanë. Pra me ose pa dashje, 1.2 milionë veta që flasin shqip flaken tutje, që në hapin e parë, si të panevojshëm e ndofta të dëmshëm për çështjen e përbashkët.

Paralelizmi i filozofisë islame me atë të nacionalizmit shqiptar është disi i vështirë për t’u kuptuar nga një shqiptar i zakonshëm. Fillimisht ai duhet ta ndiejë të afërt dogmën, shpirtin dhe mentalitetin islamik. Pa këtë afëri as që mund të flitet për një pajtim ndërmjet doktrinës fetare islamike dhe filozofisë së nacionalizmit shqiptar. Aq më pak mund të mendohet që e para të zëvendësojë të dytën në po atë rol që luan vetë nacionalizmi shqiptar. Me qenë se në të gjitha vendet e botës, tonin jetës politike, ekonomike, shpirtërore e kulturore ia japin metropolet e mëdha, nëse diskutojmë në rrafshin perspektiv, le të marrim parasysh një të ri tiranas të përkatësisë islamike. (Dihet që, në fund të fundit, “e sotmja e Parisit është e nesërmja e Montpeliesë”). Cilat janë predispozitat e tij, afiniteti, interesat, preferencat, mentaliteti, dëshirat dhe aspiratat ?

Të nisim nga emri. Sot është e vështirë të gjesh në Tiranë një të ri me emrin Abdullah, Hajdar, Qeramudin, Shemsedin, Muharrem, madje edhe Skënder apo Abdi. Për shkak të një armiqësie të gjatë e artificiale të komunizmit shqiptar ndaj Perëndimit, për fat të keq, njerëzit, edhe ata të besimit islam, si reagim i heshtur ndaj përzgjedhjes absurde të miqve dhe armiqve nga Diktatura, kaluan në ekstremin tjetër : në përzgjedhjen e emrave disi të panatyrshëm historikisht për veshin e shqiptarit, të përkatësisë jo vetëm latine por deri edhe anglo-saksone (ndërkohë që ne kemi pasur një traditë të bukur të vendosjes së emrave shqiptarë në kohën e Mbretërisë). Me ose pa dashje ky përbën një hap real të njëfarë largimi të shqiptarëve të sotëm nga bota lindore me të cilën, deri 90 vjet përpara, bashkëjetonin në të njëtin shtet.

Le të vazhdojmë me hobitë kulturore. A ka ndonjë tiranas të apasionuar pas një këngëtari iranian, një shkrimtari afgan apo një studiuesi a shkencëtari saudit ? Si zor të gjendet qoftë edhe një ekzemplar i vetëm. Ndërkohë nuk është aspak nevoja të shtrojmë të njëjtën pyetje për amerikanët, anglezët, francezët, gjermanët apo italianët. Në kuptimin e mësipërm, nuk është propagandë ajo që thuhet shpesh se “ne shqiptarët i përkasim Perëndimit”. Ky është një fakt real. Madje më shumë se 100 vjet të shkuara, që nga Stambolli i largët, ka qenë një rilindas i madh i fesë islame, NaimFrashëri, ai që ka thënë se “për Shqipërinë dielli lind andej nga perëndon”. Si rrjedhojë ne arrijmë në përfundimin e rëndësishëm se islamizmi është një veshje që nuk i pengon aspak shqiptarët myslimanë ta ndiejnë veten më të afërt me të krishterët e Europës sesa me islamikët e largët të shkretëtirave të Azisë.

Të vijmë në praktikën fetare. Sa për qind e shqiptarëve të rinj tiranas myslimanë i falin të pesë vaktet dhe venë në xhami, të paktën të premteve ? Të dhënat që kam janë tepër zhgënjyese për çdo ithtar të islamizmit klasik që kërkon zbatimin me përpikmëri të të gjitha kërkesave detyruese të konfesionit islamik. Ata, nëse ekzistojnë, janë në një numër të papërfillshëm. Do të isha i kënaqur sikur dikush, diku, të më bindte për të kundërtën. Por, për fat të keq, ky është gjithashtu një fakt i njohur ndaj të cilit nuk kemi kurrfarë fuqie për ta zhbërë. I mirë ose i keq, ky është realiteti shqiptar.

Të vijmë në kushtet e jetës së përditshme. A është në gjendje një vizitor i huaj që vjen në Tiranë dhe hyn në një shtëpi qytetare çfarëdo, të dallojë nëse i zoti i shtëpisë është i krishterë apo muhamedan ? Është pothuajse e pamundur. Mjedisi, mobilimi, jetesa, preferencat në zbukurimet apo ornamentikën e përdorur, stili dhe shija e të zotit të shtëpisë nuk të japin kurrfarë të dhëne se ai i përket atij grupit të vjetër që dikur osmanët e quanin “turk” apo atij tjetrit që i thoshin “kaurr”. Atëhere, si është e mundur që një tiranas i tillë të ketë dobësi për shiltet e gjata të shtrira përdhe, për sofrat e shtruara në dysheme, për të ngrënët e përbashkët në një tas me dy gishtat e dorës, për gratë e mbuluara me ferexhe, për meloditë e zvargura të ahengjeve orientale etj, etj,…Sepse edhe në shtëpitë e pasura arabe, stili oriental i jetesës është dominues. Ndërkohë ai arab që e ka ndryshuar atë stil, nuk mund të përmendet si shembëlltyrë për ta hedhur poshtë përshkrimin e mësipërm sepse ai ka dalë kundër të vetëve dhe është “tradhtar”. Në të tilla kushte, i riu tiranas i sotëm, nuk është aspak i prirur të ëndërrojë të kthehet në një besimtar të devotshëm oriental. Pra në jetën e përditshme, pikat e takimit të shqiptarit të rëndomtë me myslimanin e zakonshëm arab, sudanez, iranian apo afgan, janë inekzistente.

Duke përmbledhur sa përmendëm më sipër arrijmë në përfundimin që nga 2 milionë myslimanët e Shqipërisë Perëndimore nuk bëhen as 200 mijë ata që ende e kanë të ngulitur fort në ndërgjegje përkatësinë e tyre islamike. Atëherë, edhe sikur të gjitha arsyetimet e z. Baleta të ishin të drejta, a ka mundësi që nacionalizmi shqiptar të fitojë një betejë ku 200 mijë shqiptarë “të mirë” do të ndodhen përballë 3 milionë shqiptarëve “të liq” ? Dhe në fund të fundit, a mund të quhet nacionalizëm një filozofi e tillë që barazon me Kombin vetëm një pjesë të tij ?

Le të vijmë në rrafshin pragmatik. Çlirimi i Kosovës nga zgjedha serbe nuk u bë nga forcat e bashkuara të Iranit, Irakut, Arabisë Saudite, Egjiptit apo Sudanit. Atë e çliruan forcat e NATO-s. Në të tilla kushte, a ka kuptim një aleancë me ata që, edhe sikur ta kenë dëshirën për të na ndihmuar, nuk kanë fuqinë e nevojshme për ta realizuar atë ndihmë në terren ? Është rasti, ndërkaq, të nënvizojmë se ndërmjet shumicës së vendeve islamike të botës së tretë dhe Jugosllavisë së dikurshme të udhëhequr nga Tito, ka pasur lidhje tepër të ngrohta. Nuk ka mundësi që të mos kenë mbetur gjurmë të asaj dashurie të vjetër në kujtesën historike të vendeve në fjalë. Me këtë shpjegohet edhe indiferentizmi relativ i atyre vendeve gjatë konfliktit të përgjakshëm të Bosnjes, popullsia e së cilës, ndryshe nga shqiptarët, vetëdeklarohej si “komb mysliman”, një shpikje origjinale dhe antishkencore e kohës së Jugosllavisë së Titos.

Së fundi, në rrafshin historik, e vetmja lidhje e shqiptarëve me arabët ka qenë fati i përbashkët i të dyja palëve si koloni të turqve osmanë, shërbimi i gjatë ushtarak i rekrutëve shqiptarë në shkretëtirat e Jemenit dhe shkrimi arab i imponuar nëpërmjet turqve të cilët frymëzuan edhe bejtexhinjtë shqiptarë të shkruanin vargje sipas modelit arab ose persian.

Marrëdhëniet me Perandorinë Osmane kërkojnë një trajtim të kujdesshëm e të veçantë pasi nga fqinjët tanë ballkanas por edhe nga vetë shqiptarët është spekulluar shumë me to. Ka një teori që islamizimi i shqiptarëve i shpëtoi ata nga rreziku i asimilimit sllav ose grek. Mund të ketë bazë vërtetësie. Mirëpo duke u mbështetur fort në një argument të tillë, ne tërthoras pranojmë që përqafimi i fesë së re nuk u bë nga dashuria që kishin shqiptarët për të por nga nevoja e mbijetesës. Në ditët e sotme tabloja është e përmbysur. Pikërisht përkatësia islamike e shqiptarëve përbën njëfarë handicap-i, një pengesë për sigurimin e aleatëve perëndimorë të fuqishëm, të aftë për të na ndihmuar në realizimin e bashkimit tonë kombëtar. Atëhere ç’na sugjeron teoria e mbijetesës, e aplikuar për shekullin XVII, nëse do t’i kërkonim ndihmë për shqiptarët e shekullit XXI ? Sigurisht që, nga ana e hartuesve të saj, nuk mund të përfytyrohet një propozim për një konvertim të ri të shqiptarëve në një fe perëndimore. Ngjan me një absurditet. Por njëherësh, rreshtimi i nacionalizmit shqiptar në një vijë politike, ideologjike dhe shpirtërore me islamizmin e Lindjes së Mesme është gjithashtu një non-sens. Një rreshtim i tillë ka kuptim vetëm nëse ne jemi të vendosur t’i shërbejmë në radhë të parë islamizmit e pastaj nacionalizmit shqiptar dhe jo anasjelltas.

Nacionalizmi islamik përbën një hap tjetër prapa në rrugën e mundimshme të arritjes së një zgjidhjeje të çështjes sonë kombëtare.



Nacionalizmi gegë i Kastriot Myftarajt

- Pa dallim feje e ideje por jo krahine -



Në dhjetor të vitit të kaluar u botua një libër polemik i z. Kastriot Myftaraj, me titull “Nacional-islamizmi shqiptar : Baleta & Ferraj” që përbën një përpjekje për ta sulmuar sa më egërsisht z. Baleta, ndofta për shkaqe jashtë bindjeve apo ideve politike. Pjesa e parë e librit merret me gjithëfarësoj intimitetesh nga jeta e z. Baleta ku pa dyshim ka edhe shumë fantazi, një pjesë që fare pak mund ta interesojë një lexues serioz. Në vijim, autori shtron pikëpamjet e tij për ecurinë e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, ku ai, me një vendosmëri të palëkundur, përjashton nga ky proces të gjithë popullsinë toske të Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Me një “guxim” shkencor tepër befasues z. Myftaraj na thotë se urrejtja e toskëve ndaj gegëve, nisur qysh në shekullin X para erës së re, e ka bazamentin e saj në ksenofilitë e ndryshme të ilirëve dhe epirotasve të lashtë : të parët ishin filoromakë, kurse të dytët filogrekë. Pa dashur ta akuzojmë autorin për mungesë njohurish historike, mund t’i kujtonim atij se qytetërimi grek dhe ai romak i mirëfilltë, zanafillën e kanë në shekullin VIII para erës sonë. Pra çdo aludim për “ksenofilira”, në një kohë më të hershme, kur ata popuj ishin pothuajse në të njëjtin nivel zhvillimi e kulture, është alogjik.

Për z. Myftaraj në Ballkanin Perëndimor jetojnë këta popuj : serbët, malazezët, maqedonasit, gegët, toskët, vllehët dhe grekët. Një përfundim befasues ky që ngjan me një atentat të mirëfilltë që i bëhet nacionalizmit shqiptar pikërisht në emër të tij. Por jo vetëm kaq. Sipas z. Myftaraj, qysh në lashtësi toskët janë përpjekur që me çdo mënyrë, me mashtrime, me dredhi madje dhe me luftë të sundojnë mbi gegët. Ata e donin, e ëndërronin, e aspironin me të gjithë fuqitë e shpirtit të tyre, sundimin mbi gegët. Nuk është e qartë se përse ky popull tosk, që nuk qenka shqiptar, e paska pasur këtë dëshirë vetëm ndaj gegëve dhe jo ndaj popujve të tjerë fqinjë si grekët apo bullgarët. Në të gjitha kombinimet që bën gjatë shtjellimit të ideve të tij në atë vëllim me mbi 300 faqe, z. Myftaraj i ka hequr vizë përfundimisht 25 mijë kilometrave katrore të Shqipërisë së Jugut, që nga Shkumbini e deri në Artë dhe mbi 2.5 milionë shqiptarëve që banojnë në ato treva. Për të Shqipëria është ajo që mbetet, pra Shkumbin e sipër ndërkohë që vetëm gegët e kanë kohezionin e nevojshëm për të formuar një Komb Shqiptar.

Autori i librit të lartpërmendur përpiqet t’i veshë një petk shkencor tezave të tij. Ai thotë që ilirët e Veriut nuk u bashkuan kurrë me ata të Jugut për shkak të armiqësisë së thellë ndërmjet tyre, armiqësi që kishte nisur shumë shekuj më parë. Në të vërtetë ai ka qenë një proces historik i cili duhet ta shterrte vetveten brenda një periudhe të caktuar, zgjatja e së cilës varej nga kushtet e caktuara të epokës. Ilirët e Veriut për një kohë të gjatë nuk u bashkuan edhe me njeri tjetrin. Por gjatë mbretërimit të Teutës, shteti i Adrianëve u rrit ndjeshëm duke arritur deri poshtë Vjosës. Ilirët Adrianë në atë kohë pushtuan edhe Korfuzin. Procesi integrues i të gjithë ilirëve, të Veriut e të Jugut, u ndërpre nga pushtimi romak. Nga ana tjetër, fakti që grekët, në kulmin e lulëzimit të kulturës së tyre, nuk patën një shtet të bashkuar, nuk dëshmon aspak për ndonjë urrejtje shekullore patologjike të qyteteve-shtete me njeri tjetrin. Nëse do të ndiqnim linjën e z. Myftaraj, në ditët tona, Peloponezi i spartanëve duhet të ndahet përfundimisht nga Atika e athinasve dhe kjo e fundit nga Thesalia e tebanëve pasi ata patën luftuar e qenë përgjakur për qindra vjet me njeri tjetrin.

Për periudhën e Mesjetës, z. Myftaraj këmbëngul fort në antagonizmin fetar të Despotatit të Epirit ndaj Principatës së Arbërit, për të mbështetur teorinë e tij të vazhdimësisë së armiqësisë shekullore të toskëve ndaj gegëve. Në ato periudha, çdo feudal, kont apo princ angazhohej me interesat e principatës së tij dhe armiqësitë qenë ngjarje krejt të zakonshme. Madje armiqësitë e princave italianë të së njëjtës fe kanë qenë proverbiale dhe ato vazhduan për qindra vjet derisa i mposhti lëvizja e madhe për bashkim e Garibaldit në shekullin XIX. Kështu që armiqësia e një principate në Jug të Shqipërisë me një tjetër në Veri të saj nuk përbën argument.

Periudha e Skënderbeut zë një vend të veçantë në trajtimin e antagonizmit toskë-gegë të z. Myftaraj. Ai nënvizon se e vetmja humbje e Skënderbeut ndodhi në Berat.

Kjo dëshmon, sipas tij, armiqësinë e thellë të toskëve ndaj Skënderbeut. Berati paskësh qenë epiqendra e kësaj armiqësie. Aty ata demonstruan ndarjen e tyre me kryezotin e Gegëve, zotin e Krujës e të Matit.

Është pak të mos çuditesh me këtë lloj arsyetimi. Domethënë Vaterloja ku u mund Napoleoni nga koalicioni i mbretërve të Europës është pika më antifranceze në kontinent (?!)

Përse nuk përmendet fakti që Skënderbeu u martua me të bijën e një princi tosk ?

Përse nuk kujtohet fakti tjetër që Skënderbeu e quante veten “Princ të Epirotasve”, duke nënkuptuar me këtë term të gjithë shqiptarët që udhëhiqte ai ? Nëse toskët ishin një popull tjetër dhe gjithmonë të gatshëm për të hyrë në aleancë, siç thotë autori, me grekët, vllehët dhe sllavët, kundër gegëve dhe për t’i skllavëruar e sunduar ata, si shpjegohet pjesëmarrja masive e princave të Toskërisë në Lidhjen e Lezhës ? Ndonëse antikomunist i vendosur, z. Myftaraj ndjek një metodologji komuniste : ndërton një skemë dhe pas kësaj kërkon t’ia përshtasë realitetin skemës së krijuar dhe jo anasjelltas. Ai e ka vendosur : toskët janë armiq dhe duhen flakur tej. Se ç’do të bëhet me ta pas këtij dëbimi, atij nuk i intereson aspak. A ka vallë aleat më të fuqishëm për Nikolas Gejxhin e Bostonit dhe për të gjithë teoricienët e Megaliidhesë ? E si mund të quhet nacionalist modern shqiptar një njeri që ia fal gjysmën e Shqipërisë grekëve ?

Për periudhën e sundimit turk, z. Myftaraj akuzon pashallarët e Jugut si vegla të Sulltanit ndërkohë që Bushatlijtë si kundërshtarë të tij. Ai thotë se Ali Pashë Tepelena u ngrit vetëm një herë kundër Portës, në fundin e jetës së tij, kurse Bushatlinjtë luftuan për disa dhjetëra vite me radhë për t’u shkëputur nga Turqia. Një interpretim i dobët i fakteve reale.

Ali Pashë Tepelena kishte krijuar një pavarësi të tillë veprimesh nga Porta sa atë e konsideronin si partner deri fuqitë e mëdha. Ai ishte krejt i plotfuqishëm në pashallëkun e tij. Veprimet e tij drejt pavarësisë nuk ka arritur t’i kryejë jo vetëm asnjë pasha tjetër shqiptar por asnjë i dytë në të gjithë Perandorinë. Njëkohësisht ai kreu vepra të mëdha, për aq sa e lejonte koha dhe mjedisi, në fushën ekonomike dhe në atë të infrastrukturës së pashallëkut të Janinës. Ai u angazhua në luftime kundër një pashai tosk, Kurt Pashës së Beratit e jo kundër Bushatlinjve siç do ta kërkonte teoria e z. Kastriot. Ndërkaq, pa dashur të biem në pozitat dëshpëruese të z. Myftaraj të ndarjes Veri-Jug, mund t’i kujtojmë atij se të dërguarit të Vjenës që kërkoi ta ndihmonte për t’u shkëputur përfundimisht nga Sulltani, pashai i Shkodrës i preu kokën dhe ia dërgoi Stambollit duke u pajtuar përfundimisht me të.

Z. Myftaraj është një admirues i Bismarkut. Ai çmon shumë “Realpolitikën” e tij të cilën kërkon ta përqasë në kushtet e Shqipërisë e të shqiptarëve. Zbatimi i skemës së Bismarkut për viset e sotme shqiptare ngjan si shumë origjinal :Gegnia është, sipas tij, Prusia plus afro 300 shtetet gjermane të përçara. Nuk dihet në fakt se kush është aktualisht Prusia. I takon të jetë Kosova, por ajo është një protektorat dhe asgjë më shumë. Principatat duhet të jenë prefekturat dhe komunat e Republikës së Shqipërisë, të pjesës juglindore të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Perëndimore, kurse vetë princat duhet të jenë kryetarët e komunave në fjalë. Austria është Toskëria. Kuptohet Vjena i takon të jetë Vlora. Se cili është perandori i Toskërisë nuk shtjellohet qartë : i bie të jetë Fatos Nano. Por nuk kuptohet se pse ky perandor nuk qëndron në Vjenë, domethënë në Vlorë, por është instaluar në kryeqendrën e Bavarisë, në Mynhen, domethënë në Tiranë. Megjithatë nuk ka rëndësi. Skema është bërë ose më mirë është huazuar dhe pak shqetësim ndjen përdoruesi i saj nëse nuk përputhet me realitetet e kohës pasi ai është në gjendje që, në rast krisjeje, ta përputhë atë dhunshëm.

Bismarku e kuptoi se kush e pengonte bashkimin gjerman – nuk ishin as anglezët, as francezët e as rusët. Ata ishin austriakët. Dhe sado e paarsyeshme t’i dukej opinionit të trashë politik gjerman, duke u mbështetur në “Realpolitikën” e tij, ai i shpalli luftë Austrisë, e theu atë më 1866 dhe, pas fitores, e bashkoi Gjermaninë duke e lënë Austrinë jashtë saj si mish i huaj.

Myftaraj e kuptoi se kush e pengon bashkimin shqiptar – nuk janë as serbët, as grekët e as maqedonasit. Ata janë toskët. Dhe sado e paarsyeshme t’i duket opinionit të trashë politik shqiptar, duke u mbështetur në “Realpolitikën” e huazuar, ai do t’i shpallë luftë Toskërisë, do ta thyejë atë në vitin 2005 dhe, pas fitores, do ta bashkojë Gegninë duke e lënë Toskërinë jashtë saj si mish i huaj. (Vetë autori nuk e pretendon ta kryejë vetëm atë punë pasi është në pritje të daljes në skenë të një Oto fon Bismarku – Gegë. Por nëse nuk del, do s’do, ai do ta realizojë vetë atë detyrë të lavdishme historike)

Z. Myftaraj, të gjithë ofensivën e tij kundër toskëve e ka ndërtuar mbi bazën e një platforme që mund ta quajmë si “solidaritet luftarak katolik antitosk i të gjithë hapësirës Gege të Shqipërisë”. Kuptohet që elementin islamik të Veriut të Shqipërisë ai e konsideron përkohësisht si të tillë. Mirëpo ndofta nga ngutja ose nga mungesa e një studimi më të hollësishëm të veprimtarisë së katolicizmit shqiptar, ai ka harruar që një nga figurat më të mëdha të Kombit por edhe të Katolicizmit në Shqipëri, At Gjergj Fishta, në këngën kushtrim që propozonte për Himn Kombëtar të shqiptarëve, kishte të spikatura dy vargjet që vijojnë :



“Bini toskë e bini gegë,

si dy rrfe qi shkojnë tuj djegë…”



“Për fat të keq”, më i madhi i katolikëve të djeshëm të Shqipërisë ka një opinion diametralisht të kundërt me atë të korifeut të nacionalizmit gegë të sotëm.

Z. Myftaraj akuzon edhe Sami Frashërin i cili nuk shqetësohej aspak për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve por për garantimin e sundimit të toskëve, mbi gegët, pas shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia.

Për periudhën e pavarësisë së Shqipërisë, autori këmbëngul se ajo ka qenë një epokë e trishtuar e marrëdhënieve : “sundues tosk – i sunduar gegë”. Nuk e dimë nëse ai përfshin në këtë kategorizim edhe periudhën 1924 – 1939. Sidoqoftë, për vitet e Diktaturës komuniste, z. Myftaraj ka pjesërisht të drejtë. Pjesërisht sepse ato që ndodhën në atë kohë vërtetë pasqyronin mungesën e plotë të simetrisë në trajtimin e qytetarëve shqiptarë të Veriut e të Jugut por kjo nuk ndodhte për shkak të urrejtjes biologjike të Jugut ndaj Veriut por për arsye krejt të tjera e shumë më konkrete se një konsideratë shpirtërore çfarëdo, qoftë dhe e deformuar. Enver Hoxha vrau e masakroi shumë jugorë, madje edhe shokë e miq të tij, këdo që kishte frikë se mund ta rrezikonte, pa e vrarë fort mendjen se ku kishte lindur X apo Y “biroist” dhe ndonëse nuk i donte gegët, ta zemë për arsyen që përmend z. Myftaraj, përsëri të shoqen e kishte gegë.

Veriu, për shkaqe historike të njohura, duke qenë më i lidhur me traditën e më konservator, ka qenë edhe më antikomunist se hapësira jugore e vendit. Në këtë vështrim ka pasur ndikimin e saj edhe kisha katolike. Klerikët katolikë, si më të përgatitur e më të shkolluar, jo vetëm e njihnin shumë më mirë doktrinën bolshevike dhe dëmet e saj por ishin në gjendje edhe ta argumentonin qëndrimin e tyre armiqësor ndaj asaj doktrine. Ndërkohë, kolegët e tyre ortodoksë apo myslimanë, ishin disa shkallë më poshtë në nivelin arsimor e intelektual dhe, si pasojë, nuk kishin mundësi e aftësi për t’iu kundërvënë me argumente të bazuara komunistëve dhe propagandës së tyre mashtruese. Madje ky është një përfundim i nxjerrë në një kuadër shumë më të gjerë se Shqipëria jonë e vogël, e që mund të aplikohet në arenën e ngjarjeve të pasluftës edhe në Europën Lindore.(Kështu shpjegohet fakti se përse, ta zemë, Polonia, Çekia dhe Hungaria katolike ishin shumë më antikomuniste, fill pas Luftës së Dytë Botërore, se Jugosllavia, Bullgaria e Greqia ortodokse). Në të tilla kushte, lëvizja komuniste pati shumë më tepër sukses në Jug se në Veri të vendit. Megjithatë, kjo ka lidhje sidomos me dhjetëvjeçarët e parë të komunizmit shqiptar. Dalngadalë nisi të vendosej njëfarë ekuilibri ndonëse asimetria ruhet edhe sot. Kështu, për shembull, revoltat në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës, në shkurt-mars të vitit 1991, i udhëhoqi një verior, Hysni Milloshi; në atë kohë u bënë demonstrime të egra të turmave të irrituara në mbrojtje të ish-Diktatorit, jo vetëm në Skrapar, në Përmet e në Librazhd por edhe në Peshkopi, Burrel e Martanesh ; dhe së fundi, ndonëse z. Myftaraj e pagëzon “boshnjak” z. Ramiz Alia, koka udhëheqëse dhe frymëzuese e komunizmit shqiptar nga viti 1985 e deri sot, është verior.

Nuk po ndalemi në ngjarjet e hidhura të pranverës së vitit 1997 të cilat z. Myftaraj ka dëshirë t’i përdorë si argumentin më të fuqishëm të teorisë së tij – lufta e Jugut kundër Veriut për ta nënshtruar e dominuar atë – pasi kjo temë është rrahur shumë. Ajo që të trondit pa masë është parashikimi i tij ogurzi se ne gjendemi përpara një lufte të re të paevitueshme e cila është planifikuar nga fuqitë e mëdha për të bërë katarsisin e rajonit. Ai është i papërkulur në idetë e tij se Perëndimi ka orkestruar zinxhirin e konflikteve në Ballkanin Perëndimor sipas vijës Veriperëndim – Juglindje. Etapat e konflikteve janë : Slloveni – Serbi, Kroaci – Serbi, Bosnje – Serbi, Kosovë – Serbi, Maqedoni shqiptare – Maqedoni sllave, Gegni – Toskëri, Toskëri – Greqi e ndofta në fund, Greqi – Turqi, e cila nuk i intereson fort z. Myftaraj. Ai thotë se konflikti i vitit 1997 u bë jashtë radhe, nuk i takonte të bëhej atëhere, prandaj Europa e mbylli për dy javë, 28 shkurt – 14 mars. Por ai do të bëhet se s’bën. E si pasojë do të ndahet shapi nga sheqeri, Gegnia nga Toskëria, ndaj së cilës, kur ta sulmojë greku, Gegnia s’duhet të ketë pikë mëshire e as të ndërhyjë për ta mbrojtur. Dhe pas të gjithë kësaj tirade arsyetimesh paranojake, vallë kush mund të mendojë se z. Myftaraj është një nacionalist ?

Filozofia politike e nacionalizmit krahinor përbën disa hapa prapa në rrugën e vështirë të ngadhnjimit të nacionalizmit të vërtetë e gjithëpërfshirës shqiptar.



*



Përballë një pasqyre të tillë të hidhur të deformimeve vrastare të idesë aq fisnike e aq të pastër të Nacionalizmit Shqiptar, të atij nacionalizmi të vërtetë, të ndershëm e gjithëpërfshirës, njeriu ndjen lodhje. Një lodhje që buron nga përjetimi i një realiteti të hirtë e sfilitës të përpjekjeve kryeneçe të disa njerëzve që nuk dihet se për arsye të cilës dalldi këmbëngulin që ta varrosin aspiratën e shenjtë kombëtare të shqiptarëve, të çorientuar nga ide internacionaliste, kozmopolite por edhe pseudonacionaliste. Kur dëgjon se si intelektualë të tillë të ndërkryer i thurin himn përçarjes së shqiptarëve, pa dashur secilit i kalon si një film tabloja e çuditshme e 120 viteve të fundit të historisë së Kombit tonë, momente pikante të asaj historie duke nisur nga vargjet e Pashko Vasës “Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë…”, e duke mbaruar te nofka që i patën vënë kosovarët e Mitrovicës, para 60 vjetësh një vlonjati, Ago Agait, si “kosovari prej Vlone”, te libri voluminoz i gjirokastritit Hamit Kokalari “Kosova, djepi i shqiptarizmës”, te dëshmia drithëruese e Gjykatës Komuniste të pasluftës kundër korçarit patriot Ajdin Kulla që dënohej me vdekje sepse ishte përpjekur për Shqipërinë Etnike, te vargjet brilante të shkrimtarit të madh pogradecar Dhimitër Pasko “Jam Shqiptar, e Kosovar, Zot Krenar, e Zot Bujar, mbi këtë Dhe, që e kam si Fe, E përmbi Fe, E kam Vatan, E kam Atdhe…” e duke përfunduar te vepra madhështore e Astrit Sulës, të riut beratas 22 vjeçar që, para katër vjetëve, la komoditetin e sapokrijuar në Itali dhe u hodh në Kosovë, në formacionet e UÇK-së duke dhënë jetën e tij të re në luftën e shenjtë kundër pushtuesit serb. Çfarë kontrasti ! Mbi të njëjtin Dhe jetojnë edhe ata edhe këta ! I tillë është realiteti ynë i hirtë, realiteti ynë i trishtuar i cili na ofron therrmija gëzimi e kupa hidhërimi.

Megjithatë, ashtu sikundër mbijetuam pas pushtimesh të gjata që mateshin me shekuj, pas diktaturash të egra që mateshin me dhjetëvjeçarë, do të mbijetojmë e do të ngrihemi në këmbë edhe pas këtyre çoroditjeve të një tranzicioni që matet me vite për ta gjetur rrugëdaljen nga varri i hapur ku duan ta kallin Nacionalizmin e pastër Shqiptar disa njerëz që për ironi të fatit, luftojnë në emër të tij. Energjitë e mëdha të Kombit të Bashkuar flenë. Vullnetet janë të ndrydhura, vullnetet janë të shtypura. Por dita e tyre, megjithë vonesën e zgjatur, do të vijë. E përpara Nacionalizmit të padeformuar e të mirëfilltë Shqiptar, teoritë e sotme të nacionalizmit fraksionues do të ngjajnë si skota e delfinëve përballë racës njerëzore. Natyra u dha delfinëve disa premisa për t’u përsosur në rrugën e gjatë drejt qenieve inteligjente. Por ata nuk mundën ta plotësojnë atë mision, ata nuk mundën të bëhen njerëz. Ishin gjysmakë dhe mbetën në mes të rrugës. Në mes të rrugës janë të detyruara të mbeten edhe teoritë antishqiptare e arkaike të nacionalizmave përzgjedhëse e fraksionuese. Ato do të ngjajnë si kujtime të vakëta të viteve të hirtë, të viteve aq të shqetësuar e aq të hidhur njëherësh, të viteve të zhgënjimeve të mëdha, të viteve të….delfinëve.

NDJESË PUBLIKE LEXUESVE ,ISH DEPUTETIT SHQIPTAR ESAT ÇOKU DHE PUBLICISTIT -ISHA AMBASADORIT SHQIPTAR NË TURQI,PUBLICISTIT SKËNDER SHKUPI

Në redaksinë tonë sot ka ardhur kjo letër:



Fotot

Wednesday, 16 February, 2011 6:36
From:

To:
floribruqi@yahoo.com


I dashur z. Flori,

Dy nga fotot ilustruese te njerit prej shkrimeve te mia te publikuara ne Floripress, kane etiketa te gabuara. Personi me berete, ngjyre kafe ne bezhe, eshte Esat Çoku, nje miku im, ish Deputet ne Kuvendin e Shqiperise ne vitet 1992 - 1996, ish i burgosur politik qe banon gjithashtu ne Amerike. Nese ka mundesi, korrigjojeni dicituren.

Skender Shkupi

-----------------------------------------------------------------------------------------------------



NACIONALIZMI PERZGJEDHES KONFLIKTUAL SHQIPTAR - VARRI I ASPIRATES 



KOMBETARE TE SHQIPTAREVE


Nga Skender Shkupi


Esat Çoku mban fjalën tek varri i gjeneral Abas Kupit
      
Ish ambasdori i RSH, në Ankara, z. Skënder Shkupi, publicist e shkrimtar i mirënjphur me gazetarin Beqir Sina 




Tipari themelor i çdo ideje, mentaliteti apo programi nacionalist, në të gjitha kombet e botës, është, jashtë çdo dyshimi, përpjekja për kohezion, për harmoni kombëtare, për bashkim e solidaritet të të gjithë individëve që përbëjnë kombin e dhënë, në funksion të arritjes së një pikësynimi të caktuar kombëtar afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë. Të gjithë prijësat historikë që arritën të venë në jetë programet ambicioze të emancipimit, zhvillimit dhe përparimit të thellë të kombeve të tyre, u mbështetën fuqimisht në parimin e unitetit të një numri sa më të madh bashkëkombasish, edhe në ato raste kur shumë nga ata bashkëkombas qëndronin të tërhequr e indiferentë kundrejt orvatjeve të tilla. Atyre iu desh të shpenzojnë shumë forca dhe energji për t’i bindur popujt e tyre se pa unitet, çdo ndërmarrje e përmasave të mëdha, e sidomos ajo më e madhja, më e vështira, më e ndërlikuara nga të gjitha përpjekjet historike të popujve – zgjidhja e problemit kombëtar – do të ishte thjesht një utopi.



Këtë të vërtetë e kuptuan shumë shpejt edhe mendjet më të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare. Mesazhet që ata lëshuan qëndrojnë edhe sot si monumente të pastra të atdhedashurisë e të shqiptarizmës. Kujtohet me nderim të veçantë kumti i pavdekshëm i Pashko Vasës :



“…e mos shikjoni kisha e xhamia,

feja e shqyptarit asht shqyptaria.”



Kujtohet me emocion të thellë apostrofi madhështor i Naim Frashërit :



“Ti Shqipëri më ep nderë,

më ep emrin shqipëtar…”



në një kohë kur shumë shqiptarë kishin filluar të josheshin nga konvertimi në kombësi të popujve përreth, për shkak të humbjes së shpresës se një ditë do të kishte mbi sipërfaqen e planetit një Shqipëri të pavarur.



Kujtohen me ndjenjën e ngrohtë të admirimit e të dashurisë për simbolin e Kombit dy vargjet e para të Himnit tonë Kombëtar, të hartuar rreth 100 vjet më parë, nga poeti – atdhedashës, Asdreni :

“Rreth flamurit të përbashkuar,

me një dëshirë, me një qëllim…”



(Seç ka diç të veçantë ai cilësori tepër i rrallë në gjuhën shqipe – “të përbashkuar” – diçka që të krijon ndjesinë e dinamizmit, të lëvizjes, të një bashkimi jo skematik e të menjëhershëm por që kërkon njëfarë kohe, që nënkupton njëfarë përpjekjeje për t’u realizuar, që bëhet jo pa vështirësi, një fjalë që zor se mund t’i gjendet korresponduesja në gjuhë të huaja.)



Ishin këto mesazhe që përgatitën terrenin shpirtëror të lëvizjeve historike antiosmane, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kryengritjet e mëdha të Kosovës të viteve 1910 – 1911 – 1912, veprimtaritë e çetave patriotike në Shqipërinë e Jugut e më në fund kurorëzimin e atyre përpjekjeve të gjata e të përgjakshme që sollën shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Pavarësia gjysmake e Shqipërisë Perëndimore, e ashtuquajtura “Shqipëri londineze”, shënoi vetëm hapin e parë drejt një pavarësie të plotë të të gjitha territoreve shqiptare të pushtuara nga fqinjët ballkanas. Deri në vitin 1999, (me një përjashtim të pjesshëm gjatë viteve 1941-1944 kur një pjesë e atyre territoreve kaloi nën të njëjtin administrim sikurse Shqipëria e Londrës ), nuk ndryshoi asgjë në tablonë e trishtuar të copëtimit të Kombit tonë. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë përbën hapin e dytë e mjaft të rëndësishëm për realizimin e aspiratës sonë kombëtare – zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar. Kosova shpëtoi nga dominimi serb dhe ndodhet në prag të shpalljes së pavarësisë së saj. Në të tilla rrethana në Shqipëri u gjallëruan shumë diskutimet e debatet për një zgjidhje të afërt dhe fatlume të dramës shqiptare.

Veçse diskutimet shpesh nuk kanë qartësinë e nevojshme sepse ende nuk është arritur në një saktësim të unifikuar të termave vijuese që përdoren shpesh në media :

Ç’është Shqipëria ?

Ç’është Shqipëria Etnike ?

Ç’është Shqipëria e Madhe ?

* Shqipëria është bashkësia e territoreve të Ballkanit Perëndimor që më 28 nëntor 1912 populloheshin, në shumicë dërrmuese, nga shqiptarë. Sipërfaqja e këtyre territoreve aktualisht arrin në 65 mijë kilometra katrore dhe popullsia në rreth 7 milionë banorë.
* Shqipëria Etnike është bashkësia e territoreve që në pranverë të vitit 1878 populloheshin, në shumicë dërrmuese nga shqiptarë. Sipërfaqja e tyre arrin në 80 mijë kilometra katrore dhe popullsia e sotme në 8 milionë. Kufijtë e saj janë përcaktuar shkencërisht nga një sërë studiuesish shqiptarë e të huaj.
* Shqipëria e Madhe është një term spekulativ i krijuar në kanceleritë e Beogradit e të Athinës. Përdorimi i këtij termi, me ose pa dashje, i sjell dëm çështjes kombëtare të shqiptarëve. Megjithatë, për hir të simetrisë, nëse në Serbi apo Greqi janë të interesuar të dinë se ç’do të thotë Shqipëri e Madhe dhe për t’i bindur, gjer në njëfarë mase, edhe ata shqiptarë që këmbëngulin në përdorimin e atij termi, mund të shtojmë : Shqipëria e Madhe është bashkësia e të gjitha territoreve të pushtuara në kulmin e fuqisë së tyre, nga Gjergj Balsha I, Karamahmut Pashë Bushatliu dhe Ali Pashë Tepelena. Këto janë territore me gjerësi rreth 140 mijë kilometra katrore, që shtrihen nga thellësitë e Bosnjes e deri afër Athinës. Popullsia i kalon të 13 milionët.



Përcaktimet e mësipërme janë të domosdoshme për t’u orientuar drejt në situatën e turbullt të Ballkanit të sotëm. Aspirata e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, (nëse do të përdornim një frazë të Enver Hoxhës që ai e kishte zgjedhur për revolucionin e përbotshëm proletar), është një çështje e shtruar për zgjidhje. Dhe sado që ne të përpiqemi t’i shmangemi këtij problemi nëpërmjet arsyetimit me “koniunkturat”, “detyrimet juridike” apo “përparësitë e integrimit në BE”, ne kurrë nuk do të arrijmë t’i shpëtojmë asaj barre super të rëndë që na ka lënë mbi kurriz historia. Nuk mund të ketë një Ballkan të bashkuar e paqedashës me një Shqipëri të ndarë. Dhe pa pikë dyshimi, për zgjidhjen e problemit, në ballë të kësaj përpjekjeje të detyruar, ka qenë dhe mbetet nacionalizmi shqiptar.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, në fillimet e Luftës Nacionalçlirimtare, deviza e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në përpjekjet për shpëtim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit e rinj e të vjetër ka qenë e mirënjohura ide e unitetit kombëtar PA DALLIM FEJE, KRAHINE E IDEJE. Një parullë tepër e saktë dhe detyrimisht e domosdoshme për çdo lëvizje çlirimtare e nacionaliste. Pak rëndësi ka fakti që komunistët abuzuan me këtë parullë dhe ashtu si në të gjitha drejtimet e tjera, edhe në këtë fushë u treguan hipokritë e mashtrues. E rëndësishme është të theksohet se nacionalizmi shqiptar nuk ka si quhet nacionalizëm i mirëfilltë nëse i shmanget, drejtpërdrejt ose tërthoraz, vënies në jetë të parullës së mësipërme.



Evolucioni i komunizmit shqiptar është mjaft interesant. Në vitin 1942, në fillimet e aksioneve kundër fashizmit, madje pjesërisht edhe në vitin 1945, përkrah partizanëve të Enver Hoxhës ishte pothuajse e gjithë bota, që nga Amerika e deri në Australi. Pas 36 vjetësh “politike të madhe” në shërbim të kauzës së “revolucionit dhe kundër imperializmit”, komunistët shqiptarë më 1978 u ndodhën krejt vetëm dhe kundër të gjithë botës. Dora dorës që largoheshin miqtë e “vëllezërit e shtrenjtë”, në Tiranë bëheshin përpjekje për t’u kapur diku sepse internacionalizmi proletar e kishte nxjerrë barkën e komunistëve në ishullin e Robinson Kruzosë. U gjet një liman i harruar e njëherësh i anatemuar prej tyre, porta e nacionalizmit, ku të vetëbraktisurit nga bota e qytetëruar hynë me vendosmërinë që kanë të gjithë aventurierët që i përvishen punëve gjysmake pasi u mungon sinqeriteti dhe përkushtimi i mirëfilltë ndaj kauzave realisht të mëdha.


Esat Çoku mediton pranë varrit të gjeneral Abas Kupit

                                                             Në foto Skënder Shkupi






Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës

- Pa dallim feje e krahine por jo ideje -



Fillimet e tij i gjejmë që në vitin 1962, kur menjëherë pas prishjes me rusët, Shqipëria Socialiste u kujtua që përveç 29 nëntorit të lavdishëm të përbashkët me jugosllavët, shqiptarët kishin edhe një festë tjetër, 28 nëntorin, ditën e pavarësisë. U bënë festime të mëdha në Vlorë, me rastin e 50 vjetorit të kësaj ngjarjeje, megjithëse gjithmonë hierarkët komunistë nuk harronin ta quanin atë ditë si festa Nr. 2 e Republikës Popullore ( e më vonë edhe Socialiste ) të Shqipërisë. U bënë përpjekje për rehabilitimin e disa figurave të patriotëve të Rilindjes por gjithmonë nën një filtër të rreptë klasor. Të kamurit, ata që kishin toka të mëdha, ara e kullota, shtëpi e katandi, pasuri të tundshme e të patundshme, sikur vezën e kuqe të kishin bërë, ata mbeteshin tradhtarë e armiq të Shqipërisë. Kështu patriotët kërkoheshin me këmbëngulje të veçantë vetëm në shtresat e ulëta e të varfra të popullsisë së qytetit e të fshatit, madje më shumë në ato të fshatit se të qytetit.


Skënder Shkupi flet pranë varrit të gjeneral Abas Kupit

                                                       Në foto Skënder Shkupi


Nacionalizmi i Enver Hoxhës ishte i një lloji të veçantë : ai ishte një nacionalizëm përjashtues, përzgjedhës dhe konfliktual pasi synonte bashkimin e atyre që quheshin “ne” në luftë të papajtueshme me pjesën tjetër të popullsisë që quheshin “ata”. Ky farë nacionalizmi ndofta duhet vënë në thonjëza pasi ishte shumë larg nacionalizmit të vërtetë të rilindasve tanë. Ai ishte utilitar pasi përdorej për një qëllim të ngushtë të caktuar : ruajtjen dhe përjetësimin e Diktaturës komuniste në Shqipëri. Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës përjashtonte nga platforma e bashkimit kombëtar më shumë se 2/3 e popullsisë së Shqipërisë Perëndimore, pra rreth 2.5 milionë shqiptarë pa marrë parasysh mbi 3 milionë të tjerë që popullonin pjesët e kolonizuara të vendit nga shtetet fqinjë, për të cilët ekzistonte edhe porosia e thënë disi nën zë : “rrini mirë aty ku jeni”; domethënë nga koncepti Shqipëri flakej tutje një sipërfaqe prej afër 40 mijë kilometra katrore. Ndërkohë, iu dha një rëndësi parësore binomit artificial Shqipëri – Socializëm. Aq e ndjeshme ishte propaganda e asaj kohe ndaj cilësorit “socialist” saqë pa të fjala “Atdhe” as mund të shkruhej madje as mund të mendohej. Vetë nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës merrte kuptimin e plotë në pretendimin e epërsisë së komunizmit shqiptar ndaj atij të të gjithë botës. U bënë përpjekje, ndonëse pa sukses, për organizimin e një Internacionaleje të Katërt apo të Pestë të të gjithë marksistë-leninistëve të botës në Tiranë, plan i dështuar ndofta si pasojë e faktit që kriza ekonomike po trokiste fort në derë. Tirana nisi të pretendonte se ishte “qendra e botës”. Mirëpo ky lloj nacionalizmi, sado i mangët dhe absurd të dukej, megjithatë arriti të mashtrojë mjaft shqiptarë dhe jo-shqiptarë të cilët nisën ta klasifikojnë Diktatorin e Tiranës si nacionalist të mirëfilltë. Kjo ngjiste sidomos te njerëzit me formim modest që identifikonin regjimin me fasadën e tij nacionaliste. Ishte një fatkeqësi e jashtëzakonshme për idealet e vërteta të nacionalizmit shqiptar ky tjetërsim që shiste sapunin për djathë. Pati të rinj të arratisur që nëpër kanalet televizive të vendeve fqinjë kërkonin të ndërronin edhe gjakun e tyre që të mos u mbetej asnjë gjurmë nga ADN-ja e shqiptarit, një pohim sa i hidhur aq dhe revoltues. Me qenë se radiot dhe televizioni shqiptar jepnin aq pa kursim këngë e valle popullore nga krahinat e vendit sa dëgjuesve e teleshikuesve u kishte ardhur në majë të hundës, njerëzit arritën, nëpërmjet një reagimi spontan, të urrejnë folklorin e tyre madje dhe të “armiqësohen” me të. Në rrafshin e edukimit atdhetar kjo përbënte një katastrofë të vërtetë.

Në analizë të fundit, e gjithë aventura nacionaliste e Enver Hoxhës injektoi pikërisht të kundërtën e asaj që mund të prisnin njerëzit të cilët u besonin fasadave. Ajo pruri, në vitet që pasuan, ftohjen e opinionit publik shqiptar ndaj idealeve nacionaliste të cilat shumë njerëz, me njëfarë mendjelehtësie, i konsideronin si reflekse të propagandës së urrejtur të dikurshme. Në këtë kontekst, në vështrimin historik, nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës shënon një hap prapa në udhën historike të zgjidhjes së problemit kombëtar shqiptar. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse për të nuk kishte një problem shqiptar. Për të kishte një problem social në përmasa botërore të cilin kishin marrë përsipër ta zgjidhnin komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën në krye. Pas fitores ata do të bëheshin violina e parë e Europës e ndofta, e botës mbarë.

Vështirë të gjesh në historinë botërore një donkishotizëm politik më të koncentruar se ëndrrat paranojake të komunistëve tanë.





Nacionalizmi islamik i Abdi Baletës

- Pa dallim krahine e ideje por jo feje –



Në shkurt të vitit 1991, në një seancë plenare të Kuvendit Popullor ku diskutohej për të drejtën ose jo të përfaqësimit të organizatës “Omonia” në Parlament, shkëlqeu oratoria e një ish-diplomati e politikani të njohur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve, z. Abdi Baleta i cili, në shtjellimin e tezave të tij, u bë nismëtar i ringjalljes së ideve të nacionalizmit të dikurshëm shqiptar. Popullariteti i z. Baleta u rrit shumë shpejt dhe, pas një viti, si shqiptarët ashtu edhe të huajt e kishin si pikë referimi të të gjithë rrymës nacionaliste shqiptare. Mirëpo dalngadalë, në tezat e z. Baleta u shfaqën kriteret përzgjedhëse, dëshira për të bërë një Shqipëri që mbështetej kryesisht tek elementi islamik dhe, në mos në armiqësi, të paktën në antagonizëm me pjesën tjetër jo-islamike të shqiptarëve.

Boshti kardinal i pikëpamjeve nacionaliste të z. Baleta është paralelizmi ndërmjet idealeve të nacionalizmit shqiptar me ato të islamizmit. Nuk po analizojmë drejtësinë ose jo të pikëpamjeve të z. Baleta. Mjafton të nënvizojmë se, që në themel të kësaj filozofie politike, është shkelur parimi bazë i çdo nacionalizmi të mirëfilltë: gjithëpërfshirja. Ajo përjashton një numër impresionues shqiptarësh nga vargani i përpjekjeve të mundimshme për zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar.

Po të llogarisim një popullsi prej pak më shumë se 3.2 milionësh në Shqipërinë Perëndimore, rreth 1.2 milionë janë të krishterë ndërsa 2 milionë myslimanë. Pra me ose pa dashje, 1.2 milionë veta që flasin shqip flaken tutje, që në hapin e parë, si të panevojshëm e ndofta të dëmshëm për çështjen e përbashkët.

Paralelizmi i filozofisë islame me atë të nacionalizmit shqiptar është disi i vështirë për t’u kuptuar nga një shqiptar i zakonshëm. Fillimisht ai duhet ta ndiejë të afërt dogmën, shpirtin dhe mentalitetin islamik. Pa këtë afëri as që mund të flitet për një pajtim ndërmjet doktrinës fetare islamike dhe filozofisë së nacionalizmit shqiptar. Aq më pak mund të mendohet që e para të zëvendësojë të dytën në po atë rol që luan vetë nacionalizmi shqiptar. Me qenë se në të gjitha vendet e botës, tonin jetës politike, ekonomike, shpirtërore e kulturore ia japin metropolet e mëdha, nëse diskutojmë në rrafshin perspektiv, le të marrim parasysh një të ri tiranas të përkatësisë islamike. (Dihet që, në fund të fundit, “e sotmja e Parisit është e nesërmja e Montpeliesë”). Cilat janë predispozitat e tij, afiniteti, interesat, preferencat, mentaliteti, dëshirat dhe aspiratat ?

Të nisim nga emri. Sot është e vështirë të gjesh në Tiranë një të ri me emrin Abdullah, Hajdar, Qeramudin, Shemsedin, Muharrem, madje edhe Skënder apo Abdi. Për shkak të një armiqësie të gjatë e artificiale të komunizmit shqiptar ndaj Perëndimit, për fat të keq, njerëzit, edhe ata të besimit islam, si reagim i heshtur ndaj përzgjedhjes absurde të miqve dhe armiqve nga Diktatura, kaluan në ekstremin tjetër : në përzgjedhjen e emrave disi të panatyrshëm historikisht për veshin e shqiptarit, të përkatësisë jo vetëm latine por deri edhe anglo-saksone (ndërkohë që ne kemi pasur një traditë të bukur të vendosjes së emrave shqiptarë në kohën e Mbretërisë). Me ose pa dashje ky përbën një hap real të njëfarë largimi të shqiptarëve të sotëm nga bota lindore me të cilën, deri 90 vjet përpara, bashkëjetonin në të njëtin shtet.

Le të vazhdojmë me hobitë kulturore. A ka ndonjë tiranas të apasionuar pas një këngëtari iranian, një shkrimtari afgan apo një studiuesi a shkencëtari saudit ? Si zor të gjendet qoftë edhe një ekzemplar i vetëm. Ndërkohë nuk është aspak nevoja të shtrojmë të njëjtën pyetje për amerikanët, anglezët, francezët, gjermanët apo italianët. Në kuptimin e mësipërm, nuk është propagandë ajo që thuhet shpesh se “ne shqiptarët i përkasim Perëndimit”. Ky është një fakt real. Madje më shumë se 100 vjet të shkuara, që nga Stambolli i largët, ka qenë një rilindas i madh i fesë islame, NaimFrashëri, ai që ka thënë se “për Shqipërinë dielli lind andej nga perëndon”. Si rrjedhojë ne arrijmë në përfundimin e rëndësishëm se islamizmi është një veshje që nuk i pengon aspak shqiptarët myslimanë ta ndiejnë veten më të afërt me të krishterët e Europës sesa me islamikët e largët të shkretëtirave të Azisë.

Të vijmë në praktikën fetare. Sa për qind e shqiptarëve të rinj tiranas myslimanë i falin të pesë vaktet dhe venë në xhami, të paktën të premteve ? Të dhënat që kam janë tepër zhgënjyese për çdo ithtar të islamizmit klasik që kërkon zbatimin me përpikmëri të të gjitha kërkesave detyruese të konfesionit islamik. Ata, nëse ekzistojnë, janë në një numër të papërfillshëm. Do të isha i kënaqur sikur dikush, diku, të më bindte për të kundërtën. Por, për fat të keq, ky është gjithashtu një fakt i njohur ndaj të cilit nuk kemi kurrfarë fuqie për ta zhbërë. I mirë ose i keq, ky është realiteti shqiptar.

Të vijmë në kushtet e jetës së përditshme. A është në gjendje një vizitor i huaj që vjen në Tiranë dhe hyn në një shtëpi qytetare çfarëdo, të dallojë nëse i zoti i shtëpisë është i krishterë apo muhamedan ? Është pothuajse e pamundur. Mjedisi, mobilimi, jetesa, preferencat në zbukurimet apo ornamentikën e përdorur, stili dhe shija e të zotit të shtëpisë nuk të japin kurrfarë të dhëne se ai i përket atij grupit të vjetër që dikur osmanët e quanin “turk” apo atij tjetrit që i thoshin “kaurr”. Atëhere, si është e mundur që një tiranas i tillë të ketë dobësi për shiltet e gjata të shtrira përdhe, për sofrat e shtruara në dysheme, për të ngrënët e përbashkët në një tas me dy gishtat e dorës, për gratë e mbuluara me ferexhe, për meloditë e zvargura të ahengjeve orientale etj, etj,…Sepse edhe në shtëpitë e pasura arabe, stili oriental i jetesës është dominues. Ndërkohë ai arab që e ka ndryshuar atë stil, nuk mund të përmendet si shembëlltyrë për ta hedhur poshtë përshkrimin e mësipërm sepse ai ka dalë kundër të vetëve dhe është “tradhtar”. Në të tilla kushte, i riu tiranas i sotëm, nuk është aspak i prirur të ëndërrojë të kthehet në një besimtar të devotshëm oriental. Pra në jetën e përditshme, pikat e takimit të shqiptarit të rëndomtë me myslimanin e zakonshëm arab, sudanez, iranian apo afgan, janë inekzistente.

Duke përmbledhur sa përmendëm më sipër arrijmë në përfundimin që nga 2 milionë myslimanët e Shqipërisë Perëndimore nuk bëhen as 200 mijë ata që ende e kanë të ngulitur fort në ndërgjegje përkatësinë e tyre islamike. Atëherë, edhe sikur të gjitha arsyetimet e z. Baleta të ishin të drejta, a ka mundësi që nacionalizmi shqiptar të fitojë një betejë ku 200 mijë shqiptarë “të mirë” do të ndodhen përballë 3 milionë shqiptarëve “të liq” ? Dhe në fund të fundit, a mund të quhet nacionalizëm një filozofi e tillë që barazon me Kombin vetëm një pjesë të tij ?

Le të vijmë në rrafshin pragmatik. Çlirimi i Kosovës nga zgjedha serbe nuk u bë nga forcat e bashkuara të Iranit, Irakut, Arabisë Saudite, Egjiptit apo Sudanit. Atë e çliruan forcat e NATO-s. Në të tilla kushte, a ka kuptim një aleancë me ata që, edhe sikur ta kenë dëshirën për të na ndihmuar, nuk kanë fuqinë e nevojshme për ta realizuar atë ndihmë në terren ? Është rasti, ndërkaq, të nënvizojmë se ndërmjet shumicës së vendeve islamike të botës së tretë dhe Jugosllavisë së dikurshme të udhëhequr nga Tito, ka pasur lidhje tepër të ngrohta. Nuk ka mundësi që të mos kenë mbetur gjurmë të asaj dashurie të vjetër në kujtesën historike të vendeve në fjalë. Me këtë shpjegohet edhe indiferentizmi relativ i atyre vendeve gjatë konfliktit të përgjakshëm të Bosnjes, popullsia e së cilës, ndryshe nga shqiptarët, vetëdeklarohej si “komb mysliman”, një shpikje origjinale dhe antishkencore e kohës së Jugosllavisë së Titos.

Së fundi, në rrafshin historik, e vetmja lidhje e shqiptarëve me arabët ka qenë fati i përbashkët i të dyja palëve si koloni të turqve osmanë, shërbimi i gjatë ushtarak i rekrutëve shqiptarë në shkretëtirat e Jemenit dhe shkrimi arab i imponuar nëpërmjet turqve të cilët frymëzuan edhe bejtexhinjtë shqiptarë të shkruanin vargje sipas modelit arab ose persian.

Marrëdhëniet me Perandorinë Osmane kërkojnë një trajtim të kujdesshëm e të veçantë pasi nga fqinjët tanë ballkanas por edhe nga vetë shqiptarët është spekulluar shumë me to. Ka një teori që islamizimi i shqiptarëve i shpëtoi ata nga rreziku i asimilimit sllav ose grek. Mund të ketë bazë vërtetësie. Mirëpo duke u mbështetur fort në një argument të tillë, ne tërthoras pranojmë që përqafimi i fesë së re nuk u bë nga dashuria që kishin shqiptarët për të por nga nevoja e mbijetesës. Në ditët e sotme tabloja është e përmbysur. Pikërisht përkatësia islamike e shqiptarëve përbën njëfarë handicap-i, një pengesë për sigurimin e aleatëve perëndimorë të fuqishëm, të aftë për të na ndihmuar në realizimin e bashkimit tonë kombëtar. Atëhere ç’na sugjeron teoria e mbijetesës, e aplikuar për shekullin XVII, nëse do t’i kërkonim ndihmë për shqiptarët e shekullit XXI ? Sigurisht që, nga ana e hartuesve të saj, nuk mund të përfytyrohet një propozim për një konvertim të ri të shqiptarëve në një fe perëndimore. Ngjan me një absurditet. Por njëherësh, rreshtimi i nacionalizmit shqiptar në një vijë politike, ideologjike dhe shpirtërore me islamizmin e Lindjes së Mesme është gjithashtu një non-sens. Një rreshtim i tillë ka kuptim vetëm nëse ne jemi të vendosur t’i shërbejmë në radhë të parë islamizmit e pastaj nacionalizmit shqiptar dhe jo anasjelltas.

Nacionalizmi islamik përbën një hap tjetër prapa në rrugën e mundimshme të arritjes së një zgjidhjeje të çështjes sonë kombëtare.



Nacionalizmi gegë i Kastriot Myftarajt

- Pa dallim feje e ideje por jo krahine -



Në dhjetor të vitit të kaluar u botua një libër polemik i z. Kastriot Myftaraj, me titull “Nacional-islamizmi shqiptar : Baleta & Ferraj” që përbën një përpjekje për ta sulmuar sa më egërsisht z. Baleta, ndofta për shkaqe jashtë bindjeve apo ideve politike. Pjesa e parë e librit merret me gjithëfarësoj intimitetesh nga jeta e z. Baleta ku pa dyshim ka edhe shumë fantazi, një pjesë që fare pak mund ta interesojë një lexues serioz. Në vijim, autori shtron pikëpamjet e tij për ecurinë e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, ku ai, me një vendosmëri të palëkundur, përjashton nga ky proces të gjithë popullsinë toske të Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Me një “guxim” shkencor tepër befasues z. Myftaraj na thotë se urrejtja e toskëve ndaj gegëve, nisur qysh në shekullin X para erës së re, e ka bazamentin e saj në ksenofilitë e ndryshme të ilirëve dhe epirotasve të lashtë : të parët ishin filoromakë, kurse të dytët filogrekë. Pa dashur ta akuzojmë autorin për mungesë njohurish historike, mund t’i kujtonim atij se qytetërimi grek dhe ai romak i mirëfilltë, zanafillën e kanë në shekullin VIII para erës sonë. Pra çdo aludim për “ksenofilira”, në një kohë më të hershme, kur ata popuj ishin pothuajse në të njëjtin nivel zhvillimi e kulture, është alogjik.

Për z. Myftaraj në Ballkanin Perëndimor jetojnë këta popuj : serbët, malazezët, maqedonasit, gegët, toskët, vllehët dhe grekët. Një përfundim befasues ky që ngjan me një atentat të mirëfilltë që i bëhet nacionalizmit shqiptar pikërisht në emër të tij. Por jo vetëm kaq. Sipas z. Myftaraj, qysh në lashtësi toskët janë përpjekur që me çdo mënyrë, me mashtrime, me dredhi madje dhe me luftë të sundojnë mbi gegët. Ata e donin, e ëndërronin, e aspironin me të gjithë fuqitë e shpirtit të tyre, sundimin mbi gegët. Nuk është e qartë se përse ky popull tosk, që nuk qenka shqiptar, e paska pasur këtë dëshirë vetëm ndaj gegëve dhe jo ndaj popujve të tjerë fqinjë si grekët apo bullgarët. Në të gjitha kombinimet që bën gjatë shtjellimit të ideve të tij në atë vëllim me mbi 300 faqe, z. Myftaraj i ka hequr vizë përfundimisht 25 mijë kilometrave katrore të Shqipërisë së Jugut, që nga Shkumbini e deri në Artë dhe mbi 2.5 milionë shqiptarëve që banojnë në ato treva. Për të Shqipëria është ajo që mbetet, pra Shkumbin e sipër ndërkohë që vetëm gegët e kanë kohezionin e nevojshëm për të formuar një Komb Shqiptar.

Autori i librit të lartpërmendur përpiqet t’i veshë një petk shkencor tezave të tij. Ai thotë që ilirët e Veriut nuk u bashkuan kurrë me ata të Jugut për shkak të armiqësisë së thellë ndërmjet tyre, armiqësi që kishte nisur shumë shekuj më parë. Në të vërtetë ai ka qenë një proces historik i cili duhet ta shterrte vetveten brenda një periudhe të caktuar, zgjatja e së cilës varej nga kushtet e caktuara të epokës. Ilirët e Veriut për një kohë të gjatë nuk u bashkuan edhe me njeri tjetrin. Por gjatë mbretërimit të Teutës, shteti i Adrianëve u rrit ndjeshëm duke arritur deri poshtë Vjosës. Ilirët Adrianë në atë kohë pushtuan edhe Korfuzin. Procesi integrues i të gjithë ilirëve, të Veriut e të Jugut, u ndërpre nga pushtimi romak. Nga ana tjetër, fakti që grekët, në kulmin e lulëzimit të kulturës së tyre, nuk patën një shtet të bashkuar, nuk dëshmon aspak për ndonjë urrejtje shekullore patologjike të qyteteve-shtete me njeri tjetrin. Nëse do të ndiqnim linjën e z. Myftaraj, në ditët tona, Peloponezi i spartanëve duhet të ndahet përfundimisht nga Atika e athinasve dhe kjo e fundit nga Thesalia e tebanëve pasi ata patën luftuar e qenë përgjakur për qindra vjet me njeri tjetrin.

Për periudhën e Mesjetës, z. Myftaraj këmbëngul fort në antagonizmin fetar të Despotatit të Epirit ndaj Principatës së Arbërit, për të mbështetur teorinë e tij të vazhdimësisë së armiqësisë shekullore të toskëve ndaj gegëve. Në ato periudha, çdo feudal, kont apo princ angazhohej me interesat e principatës së tij dhe armiqësitë qenë ngjarje krejt të zakonshme. Madje armiqësitë e princave italianë të së njëjtës fe kanë qenë proverbiale dhe ato vazhduan për qindra vjet derisa i mposhti lëvizja e madhe për bashkim e Garibaldit në shekullin XIX. Kështu që armiqësia e një principate në Jug të Shqipërisë me një tjetër në Veri të saj nuk përbën argument.

Periudha e Skënderbeut zë një vend të veçantë në trajtimin e antagonizmit toskë-gegë të z. Myftaraj. Ai nënvizon se e vetmja humbje e Skënderbeut ndodhi në Berat.

Kjo dëshmon, sipas tij, armiqësinë e thellë të toskëve ndaj Skënderbeut. Berati paskësh qenë epiqendra e kësaj armiqësie. Aty ata demonstruan ndarjen e tyre me kryezotin e Gegëve, zotin e Krujës e të Matit.

Është pak të mos çuditesh me këtë lloj arsyetimi. Domethënë Vaterloja ku u mund Napoleoni nga koalicioni i mbretërve të Europës është pika më antifranceze në kontinent (?!)

Përse nuk përmendet fakti që Skënderbeu u martua me të bijën e një princi tosk ?

Përse nuk kujtohet fakti tjetër që Skënderbeu e quante veten “Princ të Epirotasve”, duke nënkuptuar me këtë term të gjithë shqiptarët që udhëhiqte ai ? Nëse toskët ishin një popull tjetër dhe gjithmonë të gatshëm për të hyrë në aleancë, siç thotë autori, me grekët, vllehët dhe sllavët, kundër gegëve dhe për t’i skllavëruar e sunduar ata, si shpjegohet pjesëmarrja masive e princave të Toskërisë në Lidhjen e Lezhës ? Ndonëse antikomunist i vendosur, z. Myftaraj ndjek një metodologji komuniste : ndërton një skemë dhe pas kësaj kërkon t’ia përshtasë realitetin skemës së krijuar dhe jo anasjelltas. Ai e ka vendosur : toskët janë armiq dhe duhen flakur tej. Se ç’do të bëhet me ta pas këtij dëbimi, atij nuk i intereson aspak. A ka vallë aleat më të fuqishëm për Nikolas Gejxhin e Bostonit dhe për të gjithë teoricienët e Megaliidhesë ? E si mund të quhet nacionalist modern shqiptar një njeri që ia fal gjysmën e Shqipërisë grekëve ?

Për periudhën e sundimit turk, z. Myftaraj akuzon pashallarët e Jugut si vegla të Sulltanit ndërkohë që Bushatlijtë si kundërshtarë të tij. Ai thotë se Ali Pashë Tepelena u ngrit vetëm një herë kundër Portës, në fundin e jetës së tij, kurse Bushatlinjtë luftuan për disa dhjetëra vite me radhë për t’u shkëputur nga Turqia. Një interpretim i dobët i fakteve reale.

Ali Pashë Tepelena kishte krijuar një pavarësi të tillë veprimesh nga Porta sa atë e konsideronin si partner deri fuqitë e mëdha. Ai ishte krejt i plotfuqishëm në pashallëkun e tij. Veprimet e tij drejt pavarësisë nuk ka arritur t’i kryejë jo vetëm asnjë pasha tjetër shqiptar por asnjë i dytë në të gjithë Perandorinë. Njëkohësisht ai kreu vepra të mëdha, për aq sa e lejonte koha dhe mjedisi, në fushën ekonomike dhe në atë të infrastrukturës së pashallëkut të Janinës. Ai u angazhua në luftime kundër një pashai tosk, Kurt Pashës së Beratit e jo kundër Bushatlinjve siç do ta kërkonte teoria e z. Kastriot. Ndërkaq, pa dashur të biem në pozitat dëshpëruese të z. Myftaraj të ndarjes Veri-Jug, mund t’i kujtojmë atij se të dërguarit të Vjenës që kërkoi ta ndihmonte për t’u shkëputur përfundimisht nga Sulltani, pashai i Shkodrës i preu kokën dhe ia dërgoi Stambollit duke u pajtuar përfundimisht me të.

Z. Myftaraj është një admirues i Bismarkut. Ai çmon shumë “Realpolitikën” e tij të cilën kërkon ta përqasë në kushtet e Shqipërisë e të shqiptarëve. Zbatimi i skemës së Bismarkut për viset e sotme shqiptare ngjan si shumë origjinal :Gegnia është, sipas tij, Prusia plus afro 300 shtetet gjermane të përçara. Nuk dihet në fakt se kush është aktualisht Prusia. I takon të jetë Kosova, por ajo është një protektorat dhe asgjë më shumë. Principatat duhet të jenë prefekturat dhe komunat e Republikës së Shqipërisë, të pjesës juglindore të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Perëndimore, kurse vetë princat duhet të jenë kryetarët e komunave në fjalë. Austria është Toskëria. Kuptohet Vjena i takon të jetë Vlora. Se cili është perandori i Toskërisë nuk shtjellohet qartë : i bie të jetë Fatos Nano. Por nuk kuptohet se pse ky perandor nuk qëndron në Vjenë, domethënë në Vlorë, por është instaluar në kryeqendrën e Bavarisë, në Mynhen, domethënë në Tiranë. Megjithatë nuk ka rëndësi. Skema është bërë ose më mirë është huazuar dhe pak shqetësim ndjen përdoruesi i saj nëse nuk përputhet me realitetet e kohës pasi ai është në gjendje që, në rast krisjeje, ta përputhë atë dhunshëm.

Bismarku e kuptoi se kush e pengonte bashkimin gjerman – nuk ishin as anglezët, as francezët e as rusët. Ata ishin austriakët. Dhe sado e paarsyeshme t’i dukej opinionit të trashë politik gjerman, duke u mbështetur në “Realpolitikën” e tij, ai i shpalli luftë Austrisë, e theu atë më 1866 dhe, pas fitores, e bashkoi Gjermaninë duke e lënë Austrinë jashtë saj si mish i huaj.

Myftaraj e kuptoi se kush e pengon bashkimin shqiptar – nuk janë as serbët, as grekët e as maqedonasit. Ata janë toskët. Dhe sado e paarsyeshme t’i duket opinionit të trashë politik shqiptar, duke u mbështetur në “Realpolitikën” e huazuar, ai do t’i shpallë luftë Toskërisë, do ta thyejë atë në vitin 2005 dhe, pas fitores, do ta bashkojë Gegninë duke e lënë Toskërinë jashtë saj si mish i huaj. (Vetë autori nuk e pretendon ta kryejë vetëm atë punë pasi është në pritje të daljes në skenë të një Oto fon Bismarku – Gegë. Por nëse nuk del, do s’do, ai do ta realizojë vetë atë detyrë të lavdishme historike)

Z. Myftaraj, të gjithë ofensivën e tij kundër toskëve e ka ndërtuar mbi bazën e një platforme që mund ta quajmë si “solidaritet luftarak katolik antitosk i të gjithë hapësirës Gege të Shqipërisë”. Kuptohet që elementin islamik të Veriut të Shqipërisë ai e konsideron përkohësisht si të tillë. Mirëpo ndofta nga ngutja ose nga mungesa e një studimi më të hollësishëm të veprimtarisë së katolicizmit shqiptar, ai ka harruar që një nga figurat më të mëdha të Kombit por edhe të Katolicizmit në Shqipëri, At Gjergj Fishta, në këngën kushtrim që propozonte për Himn Kombëtar të shqiptarëve, kishte të spikatura dy vargjet që vijojnë :



“Bini toskë e bini gegë,

si dy rrfe qi shkojnë tuj djegë…”



“Për fat të keq”, më i madhi i katolikëve të djeshëm të Shqipërisë ka një opinion diametralisht të kundërt me atë të korifeut të nacionalizmit gegë të sotëm.

Z. Myftaraj akuzon edhe Sami Frashërin i cili nuk shqetësohej aspak për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve por për garantimin e sundimit të toskëve, mbi gegët, pas shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia.

Për periudhën e pavarësisë së Shqipërisë, autori këmbëngul se ajo ka qenë një epokë e trishtuar e marrëdhënieve : “sundues tosk – i sunduar gegë”. Nuk e dimë nëse ai përfshin në këtë kategorizim edhe periudhën 1924 – 1939. Sidoqoftë, për vitet e Diktaturës komuniste, z. Myftaraj ka pjesërisht të drejtë. Pjesërisht sepse ato që ndodhën në atë kohë vërtetë pasqyronin mungesën e plotë të simetrisë në trajtimin e qytetarëve shqiptarë të Veriut e të Jugut por kjo nuk ndodhte për shkak të urrejtjes biologjike të Jugut ndaj Veriut por për arsye krejt të tjera e shumë më konkrete se një konsideratë shpirtërore çfarëdo, qoftë dhe e deformuar. Enver Hoxha vrau e masakroi shumë jugorë, madje edhe shokë e miq të tij, këdo që kishte frikë se mund ta rrezikonte, pa e vrarë fort mendjen se ku kishte lindur X apo Y “biroist” dhe ndonëse nuk i donte gegët, ta zemë për arsyen që përmend z. Myftaraj, përsëri të shoqen e kishte gegë.

Veriu, për shkaqe historike të njohura, duke qenë më i lidhur me traditën e më konservator, ka qenë edhe më antikomunist se hapësira jugore e vendit. Në këtë vështrim ka pasur ndikimin e saj edhe kisha katolike. Klerikët katolikë, si më të përgatitur e më të shkolluar, jo vetëm e njihnin shumë më mirë doktrinën bolshevike dhe dëmet e saj por ishin në gjendje edhe ta argumentonin qëndrimin e tyre armiqësor ndaj asaj doktrine. Ndërkohë, kolegët e tyre ortodoksë apo myslimanë, ishin disa shkallë më poshtë në nivelin arsimor e intelektual dhe, si pasojë, nuk kishin mundësi e aftësi për t’iu kundërvënë me argumente të bazuara komunistëve dhe propagandës së tyre mashtruese. Madje ky është një përfundim i nxjerrë në një kuadër shumë më të gjerë se Shqipëria jonë e vogël, e që mund të aplikohet në arenën e ngjarjeve të pasluftës edhe në Europën Lindore.(Kështu shpjegohet fakti se përse, ta zemë, Polonia, Çekia dhe Hungaria katolike ishin shumë më antikomuniste, fill pas Luftës së Dytë Botërore, se Jugosllavia, Bullgaria e Greqia ortodokse). Në të tilla kushte, lëvizja komuniste pati shumë më tepër sukses në Jug se në Veri të vendit. Megjithatë, kjo ka lidhje sidomos me dhjetëvjeçarët e parë të komunizmit shqiptar. Dalngadalë nisi të vendosej njëfarë ekuilibri ndonëse asimetria ruhet edhe sot. Kështu, për shembull, revoltat në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës, në shkurt-mars të vitit 1991, i udhëhoqi një verior, Hysni Milloshi; në atë kohë u bënë demonstrime të egra të turmave të irrituara në mbrojtje të ish-Diktatorit, jo vetëm në Skrapar, në Përmet e në Librazhd por edhe në Peshkopi, Burrel e Martanesh ; dhe së fundi, ndonëse z. Myftaraj e pagëzon “boshnjak” z. Ramiz Alia, koka udhëheqëse dhe frymëzuese e komunizmit shqiptar nga viti 1985 e deri sot, është verior.

Nuk po ndalemi në ngjarjet e hidhura të pranverës së vitit 1997 të cilat z. Myftaraj ka dëshirë t’i përdorë si argumentin më të fuqishëm të teorisë së tij – lufta e Jugut kundër Veriut për ta nënshtruar e dominuar atë – pasi kjo temë është rrahur shumë. Ajo që të trondit pa masë është parashikimi i tij ogurzi se ne gjendemi përpara një lufte të re të paevitueshme e cila është planifikuar nga fuqitë e mëdha për të bërë katarsisin e rajonit. Ai është i papërkulur në idetë e tij se Perëndimi ka orkestruar zinxhirin e konflikteve në Ballkanin Perëndimor sipas vijës Veriperëndim – Juglindje. Etapat e konflikteve janë : Slloveni – Serbi, Kroaci – Serbi, Bosnje – Serbi, Kosovë – Serbi, Maqedoni shqiptare – Maqedoni sllave, Gegni – Toskëri, Toskëri – Greqi e ndofta në fund, Greqi – Turqi, e cila nuk i intereson fort z. Myftaraj. Ai thotë se konflikti i vitit 1997 u bë jashtë radhe, nuk i takonte të bëhej atëhere, prandaj Europa e mbylli për dy javë, 28 shkurt – 14 mars. Por ai do të bëhet se s’bën. E si pasojë do të ndahet shapi nga sheqeri, Gegnia nga Toskëria, ndaj së cilës, kur ta sulmojë greku, Gegnia s’duhet të ketë pikë mëshire e as të ndërhyjë për ta mbrojtur. Dhe pas të gjithë kësaj tirade arsyetimesh paranojake, vallë kush mund të mendojë se z. Myftaraj është një nacionalist ?

Filozofia politike e nacionalizmit krahinor përbën disa hapa prapa në rrugën e vështirë të ngadhnjimit të nacionalizmit të vërtetë e gjithëpërfshirës shqiptar.



*



Përballë një pasqyre të tillë të hidhur të deformimeve vrastare të idesë aq fisnike e aq të pastër të Nacionalizmit Shqiptar, të atij nacionalizmi të vërtetë, të ndershëm e gjithëpërfshirës, njeriu ndjen lodhje. Një lodhje që buron nga përjetimi i një realiteti të hirtë e sfilitës të përpjekjeve kryeneçe të disa njerëzve që nuk dihet se për arsye të cilës dalldi këmbëngulin që ta varrosin aspiratën e shenjtë kombëtare të shqiptarëve, të çorientuar nga ide internacionaliste, kozmopolite por edhe pseudonacionaliste. Kur dëgjon se si intelektualë të tillë të ndërkryer i thurin himn përçarjes së shqiptarëve, pa dashur secilit i kalon si një film tabloja e çuditshme e 120 viteve të fundit të historisë së Kombit tonë, momente pikante të asaj historie duke nisur nga vargjet e Pashko Vasës “Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë…”, e duke mbaruar te nofka që i patën vënë kosovarët e Mitrovicës, para 60 vjetësh një vlonjati, Ago Agait, si “kosovari prej Vlone”, te libri voluminoz i gjirokastritit Hamit Kokalari “Kosova, djepi i shqiptarizmës”, te dëshmia drithëruese e Gjykatës Komuniste të pasluftës kundër korçarit patriot Ajdin Kulla që dënohej me vdekje sepse ishte përpjekur për Shqipërinë Etnike, te vargjet brilante të shkrimtarit të madh pogradecar Dhimitër Pasko “Jam Shqiptar, e Kosovar, Zot Krenar, e Zot Bujar, mbi këtë Dhe, që e kam si Fe, E përmbi Fe, E kam Vatan, E kam Atdhe…” e duke përfunduar te vepra madhështore e Astrit Sulës, të riut beratas 22 vjeçar që, para katër vjetëve, la komoditetin e sapokrijuar në Itali dhe u hodh në Kosovë, në formacionet e UÇK-së duke dhënë jetën e tij të re në luftën e shenjtë kundër pushtuesit serb. Çfarë kontrasti ! Mbi të njëjtin Dhe jetojnë edhe ata edhe këta ! I tillë është realiteti ynë i hirtë, realiteti ynë i trishtuar i cili na ofron therrmija gëzimi e kupa hidhërimi.

Megjithatë, ashtu sikundër mbijetuam pas pushtimesh të gjata që mateshin me shekuj, pas diktaturash të egra që mateshin me dhjetëvjeçarë, do të mbijetojmë e do të ngrihemi në këmbë edhe pas këtyre çoroditjeve të një tranzicioni që matet me vite për ta gjetur rrugëdaljen nga varri i hapur ku duan ta kallin Nacionalizmin e pastër Shqiptar disa njerëz që për ironi të fatit, luftojnë në emër të tij. Energjitë e mëdha të Kombit të Bashkuar flenë. Vullnetet janë të ndrydhura, vullnetet janë të shtypura. Por dita e tyre, megjithë vonesën e zgjatur, do të vijë. E përpara Nacionalizmit të padeformuar e të mirëfilltë Shqiptar, teoritë e sotme të nacionalizmit fraksionues do të ngjajnë si skota e delfinëve përballë racës njerëzore. Natyra u dha delfinëve disa premisa për t’u përsosur në rrugën e gjatë drejt qenieve inteligjente. Por ata nuk mundën ta plotësojnë atë mision, ata nuk mundën të bëhen njerëz. Ishin gjysmakë dhe mbetën në mes të rrugës. Në mes të rrugës janë të detyruara të mbeten edhe teoritë antishqiptare e arkaike të nacionalizmave përzgjedhëse e fraksionuese. Ato do të ngjajnë si kujtime të vakëta të viteve të hirtë, të viteve aq të shqetësuar e aq të hidhur njëherësh, të viteve të zhgënjimeve të mëdha, të viteve të….delfinëve.

Qeveria në largim e Kosovës nuk ka planifikuar ndonjë aktivitet të organizuar institucional për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë, ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi organizon ceremoninë shtetërore të shënimit të këtij përvjetori.


http://farm3.static.flickr.com/2322/2882275152_e01c3f4317_z.jpg

Në ceremoni janë ftuar që të marrin pjesë përfaqësuese të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, kori diplomatik, përfaqësues të partive politike, personalitete të shquara të vendit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave....






Mirëpo, Qeveria në largim e Kosovës nuk ka planifikuar ndonjë aktivitet të organizuar institucional për të shënuar përvjetorin.


Zëdhënësi Memli Krasniqi ka thënë se mungesa e institucioneve të reja ka bërë që ekzekutivi të mos ketë hartuar ndonjë agjendë për hir të trevjetorit të pavarësisë.
Ndërkaq, drejtoresha për Kulturë, Sport dhe Rini në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, ka treguar që udhëheqja e kryeqytetit për shënimin e përvjetorit të tretë të pavarësisë ka ndarë një shumë në vlerë prej shtatë mijë eurosh.


Komuna e Prishtinës ka përgatitur një varg aktivitetesh kulturo-artistike me këtë rast – që nga akademia solemne, komedia për fëmijë “Lemza e gushtit” që shfaqet në teatrin “Dodona” e ndeshjet e basketbollit me nxënës të shkollave fillore dhe te mesme të kryeqytetit, deri te koncerti për fëmijë dhe koncerti festiv në sheshin “Nëna Tereze”. 


Majlinda Bregu, replikon me “New York Times”

Një debat mediatik ka nisur në gazetat ndërkombëtare mes zyrtarit të Bashkimit Evropian, Daniel Korski dhe ministres shqiptare të Integrimit, Majlinda Bregu. Korski, në një editorial botuar në “New York Times” ka sugjeruar që në Shqipëri, Bashkimi Evropian për shkak të krizës, duhet të shohë mundësinë për zgjedhje të reja vitin e ardhshëm, në mënyrë që shqiptarët të mos humbin regjimin e liberalizimit të vizave por edhe të vihet në diskutim anëtarësimi i vendit në NATO.
Duke vënë në dukje korrupsionin e madh dhe situatën pas 21 janarit 2011 ku pas protestës së opozitës u vranë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë, zoti Korski, i cili punon në Këshillin Evropian të BE-së për marrëdhëniet me jashtë që nga tetori 2007, (dhe sipas CV së tij më parë ka qenë këshilltar në departamentin të shtetit të SHBA-së), sugjeron ndërhyrje të shpejtë në Shqipëri. Komenti i tij (të cilin do e botojmë të plotë) është botuar në “New York Times” në datën 29 janar 2011.
Por gjithë kjo histori i ka “djegur” zyrtarëve të qeverisë shqiptare. Majlinda Bregu, ministre e Integrimit, ka dërguar një letër në “International Herald Tribune”, duke konsideruar në reagimin e saj se shkrimi i Korskit ka shumë pasaktësi. Shkrimi i ministres së Integrimit është botuar edhe në rubrikën e letrave dhe reagimeve në “New York Times” nën titullin “Albania’s progres”. Ministrja Bregu, në mënyrë më të shkurtër, hedh poshtë çdo pretendim të Korskit, për zgjedhje të reja dhe një qeveri tjetër, duke deklaruar se qeveria aktuale është zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe zgjedhjet e 2009 përmbushën standardet e OSBE-së.

EDITORIAL NË FLORIPRESS :Ca ngjarje “rastësore”në karrierën e Presidentit Topi


Shkruan: Prof.dr. Eshref Ymeri



Në korrik të vitit 2007, pas disa mosmarrëveshjesh mes shumicës dhe pakicës parlamentare, president i vendit u zgjodh zoti Bamir Topi. Kam bindjen se asokohe të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të kënë përjetuar një ndjenjë gëzimi, meqenëse zoti Topi, si ish-zëvendëskryetar i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, kishte rënë në sy për një qëndrim gjakftohtë gjatë diskutimit të shumë problemeve të mprehta në praktikën e punës parlamentare. Dhe besoj se të gjithë prisnin që zoti Topi do të ishte i paanshëm në ushtrimin e detyrës së vet në marrëdhëniet institucionale me subjektet politike. Por në të njëjtën kohë, askush nuk mund të dyshonte se zoti Topi do të ishte i paanshëm në qëndrimin ndaj problemeve që lidhen drejtpërsëdrejti me disa shqetësime me rëndësi të madhe kombëtare.

Me sa jam në dijeni, vizitën e parë jashtë vendit, zoti Topi e bëri në Greqi. Arsyen e vërtetë të kësaj vizite të parë në atë vend e di vetë zoti Topi, por qytetarët e vendit tonë mund të shtrojnë pyetjen e thjeshtë: kjo vizitë e parë duhej bërë në një vend dashamirës ndaj Shqipërisë, apo duhej bërë në Greqi, një vend ky, i cili, që prej vitit 1844 dhe deri tani, është dalluar për një qëndrim aspak dashamirës ndaj etnisë shqiptare në Evropën Juglindore. A thua të ishte malli për emigrantët që zotin Topi e nxiti për të bërë atë vizitë të parë në Greqi? Kjo arsye nuk të duket fort bindëse. Një miku im më thoshte para do kohësh se zoti Topi shkoi për vizitë së pari në Greqi, meqenëse i duhej të jepte “provimin” para Athinës zyrtare për mbrojtjen e interesave greke në Shqipëri dhe për avancimin e kërkesave të shovinizmit grekomadh ndaj klasës politike shqiptare. Kur zoti Topi u kthye nga Greqia, ai nuk tha asgjë nëse në takimin që pati me homologun grek e pati prekur ose jo problemin e zgjidhjes së çështjes çame. Aq më tepër kur komuniteti çam në Greqi, së bashku me dy milionë arvanitas, nuk gëzojnë absolutisht të drejtën e vetëdeklarimit si minoritet shqiptar. Prandaj çdo njeri i thjeshtë me vetëdije kombëtare, ka të drejtë të mendojë se zoti Topi duhet t’i jetë nënshtruar një “provimi” të tillë në Greqi, “provim” ky që ka pasur si qëllim sigurimin e premtimeve para Athinës zyrtare për vazhdimin e misionit të Janullatosit në Tiranë, në cilësinë e kreut të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke, mision ky që ka si qëllim greqizimin e Shqipërisë së Jugut.

Fakti që pikërisht më 25 mars 2010, atë ditë kur në bulevardin kryesor të Athinës ushtarët shovinistë grekë, në një parakalim rreshtor festiv, shfrynin tërë urrejtjen e tyre kundër etnisë shqiptare, kur shumica parlamentare demokratikase, po atë ditë, kaloi ligjin për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë dhe Presidenti Topi e firmosi atë menjëherë, të bind vetvetiu se ai ka mbajtur një premtim që duhet t’u ketë dhënë autoriteteve greke. Faktin në fjalë e bën edhe më të besueshëm heshtja e Presidentit Topi para fyerjes së rëndë të kombit shqiptar nga ana e ushtarëve shovinistë grekë në bulevadin kryesor të Athinës, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Karolos Papulias. Presidenti Topi nuk i dërgoi ndonjë mesazh proteste Presidentit Papulias. A duhet menduar se heshtja e Presidentit Topi ishte “rastësore”?

Krahas dekreteve që Presidenti Topi ka firmosur për dekorime të ndryshme, publikut të gjerë dhe sidomos shtresës së të përndjekurve politikë, u kanë rënë në sy edhe dekrete të tij për dekorime kriminelësh të ndryshëm, në ndërgjegjen e të cilëve rëndojnë krime të rënda politike. I tillë është prokurori që kërkoi pushkatimin e Xhelal Koprenckës, Fadil Kokomanit dhe Vangjel Lezhos në kampin e Spaçit në vitin 1979. Një tjetër dekret pati firmosur Presidenti Topi edhe për dekorimin e dy figurave të gjyqësorit shqiptar, fajtorë kryesorë këta për vrasjen e Tom Ndojës, Sandër Sokolit dhe Sokol Sokolit në revoltën e Qafës së Barit në vitin 1984. Pas protestës së familjarëve të viktimave dhe të të përndjekurve politikë, Presidenti Topi u detyrua t’i shfuqizonte dekretet në fjalë.

Vallë a duhet menduar se këto dekorime ishin “rastësore”, apo strukturat e prapavijës së Presidentit Topi kishin sjellë informacionte të gabuara në tryezën e tij të punës?

Por Presidenti Topi edhe më pas vazhdoi të dërgojë në parlament emra te kriminalizuarish, si kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese, si ai i njërit prej tyre që u hodh poshtë nga parlamenti për pjesëmarrje në gjyqe politike në kohën e diktaturës.

Atë Nikollë Marku ka pas deklaruar me shumë të drejtë se Janullatosi përfaqëson në vetvete një simbiozë të përsosur të Jagos me Tartufin. Atë Nikollë Marku përfaqëson dinjitetin kombëtar të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe deklarata e tij i përgjigjet tërësisht realitetit. Në librin e publicistit të mirënjohur Nuri Dragoj, me titull “Shqiptarët dhe grekët. Realitete historike”, Shtëpia Botuese “Wespo”, Tiranë 2009, me fakte konkrete, zbulohet fare lakuriq qëndrimi armiqësor i Janullatosit ndaj kombit shqiptar. Por faktet në fjalë Presidentit Topi nuk i ngjallin kurrfarë emocioni dhe Janullatosit, me rastin e 80-vjetorit të lindjes, i dërgon një mesazh fort të ngrohtë.

Lexuesit e nderuar le të njihen konkretisht me ngazëllimin e Presidentit Topi që përcillet në mesazhin në fjalë:

“Fortlumturia Juaj Anastas,

Është një kënaqësi e veçantë që në këtë 80-vjetor të ditëlindjes suaj të përfitoj nga rasti për t’ju uruar jetë të gjatë, shëndet të mbarë, forcë dhe energji në kryerjen e misionit tuaj të shenjtë në drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Duke pasur parasysh veprimtarinë tuaj të gjatë e të vyer në shërbim të Zotit dhe të mësimeve të shenjta për ruajtjen dhe pasurimin e mëtejshëm të vlerave dhe virtyteve shpirtërore, do të dëshiroja që në këtë ditë të veçantë për ju, të shpreh dhe një herë vlerësimin tim të lartë për kontributin dhe veprimtarinë tuaj në drejtim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në ringjalljen e besimit fetar dhe shpresës njerëzore për një jetë të ardhme sa më të begatë dhe në konsolidimin e mëtejshëm të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri. Edhe një herë, Fortlumturia juaj, edhe njëqind dhe Zoti ju bekoftë, ju dhëntë një jetë të gjatë e të frytshme në të mirë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Por Presidenti Topi nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai firmos edhe një dekret të posaçëm për dekorimin e tij.

Këto fakte dëshmojnë bukur fare se Presidenti Topi, si “student i zellshëm”, duhet të ketë qenë përgatitur mirë për “provimin” që ka dhënë në Athinë gjatë vizitës zyrtare që bëri atje.

Personalisht ndiej keqardhje të thellë që presidenti i vendit tim shpreh gjithë ato konsiderata të larta për një uzurpator të Kishës sonë fanoliane, veprimtarinë e të cilit në Shqipëri zoti Nuri Dragoj e ka pasqyruar me një vërtetësi befasuese. Presidenti ynë nuk mund të mos e dijë që zhvarrimet e Kosinës janë vepër e Janullatosit, që ndërtimi i kishave greke në jugun e Shqipërisë me simbolikë greke është vepër e Janullatosit, që ndërtimi i kadetrales gjigante në qendër të Tiranës, një sfidë e hapur kjo ndaj mbarë kombit shqiptar, a thua se Shqipëria, në shumicën e saj dërrmuese, na qenka një vend ortodoks, është vepër e Janullatosit.

A duhet menduar se ngritja lart e figurës së Janullatosit dhe dekorimi i tij prej Presidentit Topi duhen vlerësuar si ngjarje “rastësore”?

Dikur Presidenti Topi, bashkë me zotin Edi Rama, është parë në të njëjtën kabinë të teleferikut Tiranë-Dajt. A duhet menduar se në këtë mes kishim të bënim thjesht me një përkim “rastësor”?

Dikur Presidenti Topi, bashkë me zotin Edi Rama, është parë në të njëjtën tribunë të një mjedisi sportiv në Tiranë. A duhet menduar se kjo ishte një ngjarje “rastësore”?

Në emisionin “Fakt”, të drejtuar prej gazetarit Çlirim Peka dhe të transmetuar më 31 janar 2011 prej kanalit televiziv UTV, zoti Frrok Çupi deklaroi se Presidenti Bamir Topi është parë duke bërë pushime në Selanik, bashkë me të shoqin e Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama. A duhet menduar se Presidenti Topi fare “rastësisht” është takuar me bashkëshortin e zonjës Rama në mjediset e qytetit të Salanikut?

Përshtypjet e veta për sulmin barbar të forcave paramilitare, të cilat zoti Edi Rama dhe klika rreth tij i kishin organizuar me kohë dhe më 21 janar 2011 i hodhën në veprim kundër Kryeministrisë, për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, Presidenti Topi i bëri publike, duke u mjaftuar vetëm me disa rreshta, a thua se në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paskej plasur ndonjë sherr i zakonshëm mes të rinjve. Si është e mundur që kreu i shtetit, simboli i unitetit kombëtar, heshti para asaj masakre të rëndë që “hunvejbinët maocedunistë” të Edi Ramës u turrën me tërë egërsinë e tyre shtazarake kundër forcave të rendit dhe të Gardës së Republikës që mbrojtën me një qëndresë të jashtëzakonshme rendin kushtetues, ndërkohë që zoti Edi Rama dhe klika e tij u fshehën nëpër “skutat” e dy kullave përballë, duke e ndjekur me zell të madh zhvillimin e situatës?

A mendon Presidenti i Republikës se deklarata e konsullit grek në Korçë Theodhoros Ikonomus, e publikuar me rastin e 20-vjetorit të organizatës “Omonia” nuk ishte rastësore kur u lëshua në efir pikërisht pas tentativës së dëshpëruar që zoti Edi Rama bëri për grusht shteti në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”?

Me sa duket, shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, menduan se më 21 janar dhe pas kësaj date, në Shqipëri do të bëhej deti kos dhe ata nxorën në skenë konsullin shovinist Thedhoros Ikonomus, për të deklaruar haptazi synimet e tyre të kahershme për greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Me deklaratën e konsullit në fjalë, shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke paralajmëruan qeverinë shqiptare për kryerjen e regjistrimit të popullsisë sipas orekseve të Athinës zyrtare, me të vetmin qëllim që të shtohet artificialisht në maksimum numri i minoritarëve grekë në Shqipëri, me pikësynimin që Shqipëria, sipas tekave të Greqisë shoviniste, të zhvishet nga identiteti kombëtar dhe të shpallet si vend multietnik. Në këto kushte, është përgatitur një formular i posaçëm, i strukturuar nga ministri Genc Pollo, i cili, çuditërisht, përfaqësuaka “Kalin e Trojës” në qeverinë e zotit Berisha.

Si është e mundur që Presidenti Topi të heshtë për këtë mënyrë regjistrimi të popullsisë në vendin tonë, sipas një formulari, të shpikur në zyrën e Kryeministrit Papandreu dhe të kreut të kishës shoviniste greke dhe të përcjellë për strukturim dhe zbatim zotit Genc Pollo. A ia ka bërë vetes pyetjen Presidenti Topi se si shpjegohet që strukturimi i formularit për regjistrimin e popullsisë, me urdhër të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke, i qenka ngarkuar për zbatim pikërisht zotit Genc Pollo? A duhet menduar se misioni që i është ngarkuar zotit Pollo është “rastësor”, kur dihet që gjyshi i tij ka qenë mik i andartëve , të cilët në vitin 1914 kryen masakra të përbindshme në Shqipërinë e Jugut?

Po si shpjegohet që Presidenti Topi heshti pas botimit të deklaratës së konsullit shovinist grekë në Korçë? Ministria jonë e Punëve të Jashtme u mundua të na mbushte mendjen se deklarata e konsullit grek na paskej qenë personale. Por deklarata e përfaqësuesit të Ministrisë së Punëvë të Jashtme të Greqisë Gregory Delavekouras, sipas faqes së internetit “Athina zyrtare kërcënon”, datë 11 shkurt 2011, e nxjerr zbuluar Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, duke nënvizuar se Greqia është pro konsullit për manipulimin e kombësisë shqiptare, nëpërmjet regjistrimit të popullsisë.

A nuk ishte momenti më i përshtatshëm që Presidenti Topi të ndërhynte me këtë rast dhe të thoshte fjalën e vet me shumë peshë në mbrojtje të interesave tona kombëtare, përballë arrogancës së shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke për greqizimin e Shqipërisë së Jugut?

A duhet menduar se indiferenca e Presidentit Topi është “rastësore” për vendimet e gjykatave në disa rrethe të Jugut, të cilat, me disa gjykatës të shitur për një dorë aspra te shovinizmi grekomadh dhe te kisha shoviniste greke, kanë marrë vendime për ndërrime kombësie të mjaft qytetarëve të verbuar nga çorba greke? Presidenti Topi ka heshtur para një skandali të tillë, të paparë ndonjëherë në historinë e asnjë vendi në rruzullin tokësor. Dhe tërë barra për sqarimin e këtij skandali unikal i ka mbetur mbi shpatulla nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Kreshnik Spahiu, i cili duhet falënderuar publikisht për denoncimin e hapur që i bëri formularit të Genc Pollos për regjistrimin e popullsisë. Të shikojmë se sa do të jetë në gjendje zoti Spahiu për ta shbërë këtë skandal me pasoja të gjëmshme për tërësinë territoriale të vendit tonë dhe nëse Presidenti Topi do të bëhet i gjallë ndonjëherë për t’i dalë në krah ose jo zëvendësit të vet Spahiu në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

U bënë kaq vjet që gjyqësori i të tria shkallëve ka vendosur me kohë për kthimin e Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri” në përdorim të qytetarëve përmetarë. Por po kaq vjet u bënë që zyra e përmbarimit nuk e zbaton vendimin e gjyqësorit, duke e lënë këtë institucion kulturor të pushtuar prej Janullatosit dhe sahanlëpirësve të tij. Në këtë situatë, duhej të ndërhynte prokuroria për zbatimin e vendimit të gjyqësorit. Por edhe kaq vjet pas vendimit të gjyqësorit, prokuroria vazhdon të heshtë. Atëherë a nuk duhet që Presidenti Topi, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si mbrojtës i drejtësisë, i rendit kushtetues, i sovranitetit të vendit, të ngrejë zërin e tij të fuqishëm dhe të dalë para opinionit publik me një deklaratë të posaçme për të kërkuar zbatimin e vendimit të gjyqësorit? A duhet vlerësuar si “rastësore” heshtja e Presidentit Topi?

Fakti që edhe për Presidentin Topi, edhe për Kryeprokuroren Ina Rama, pas një viti do të diskutohet mandati i tyre i dytë, ndërkohë që për zotin Edi Rama më 08 maj 2011 do të diskutohet mandati i katërt në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të bën të mendosh se ndodhemi para një triumvirati që kërkon të qëndrojë në pushtet me domosdo. Pikërisht ky trekëndësh-triumvirat e ka vënë në mes zotin Berisha dhe kërkon që ta rrëzojë nga pushteti me çdo kusht. Në aleancë të ngushtë me këtë trekëndësh-triumvirat ndodhet zoti Skënder Gjinushi, një deklaratë të paradokohshme të të cilit, të hedhur në efir në prag të 21 janarit, ca ekrane televizive që janë më afër me zotin Berisha, e ritransmetojnë çdo ditë në formë reklame. Sipas zotit Gjinushi, shtytjen e fundit për rrëzimin e Berishës, do ta jepte populli më 21 janar 2011. Si matematikan që është, zoti Gjinushi nuk di të lëshojë deklarata kuturu. Ai me siguri që ka qenë në dijeni të plotë të skemës së parapërgatitur për rrëzimin me dhunë të zotit Berisha nga pushteti, duke hedhur në sulm falangat paramilitare të zotit Edi Rama dhe të klikës rreth tij. Dhe vendimin që qe marrë për rrëzimin e zotit Berisha, qoftë edhe me një kosto shumë të lartë, e zbuloi fare hapur zoti Spartak Ngjela në mbrëmjen e 21 janarit, kur nga ekrani i kanalit televiziv “Top Channel” deklaroi pa iu dridhur fare qerpiku:

“Janë vrarë tre. Ju garantoj: jemi të përgatitur ta korrim fitoren edhe me 13 mijë. Asgjë nuk janë”.

Të vjen të vësh duart në kokë që Presidenti Topi, në vend që të jetë simbol i unitetit të popullit shqiptar, i lejon vetes të bëhet pjesë e një afere politike, e cila dëmton rëndë autoritetin e vendit tonë në sytë e opinionit ndërkombëtar.

Me sa duket, zgjedhja e zotit Topi në postin e Presidentit të Republikës paska qenë aksidentale, meqenëse ai nuk paska qenë i aftë për të mbajtur fort në duar “peshoren e Femidës”.



Tiranë, 15 shkurt 2011

Reagim: Sulmi ndaj rektorit Mujë Rugova është sulm kundër Universitetit të Prishtinës

http://www.botasot.info/img/15up_.jpg

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, Kolegjiumi i Dekanëve të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës dhe Menaxhmenti i Universitetit, reagojnë me indinjatë ndaj sulmit vandal kundër rektorit të UP-së, gjatë ceremonisë së shënimit të përvjetorit të themelimit të UP-së.

http://www.botasot.info/reklama/sulmesit15.jpg
Universiteti i Prishtinës është insitucuinoni më i lartë i dijes në vend dhe përherë ka qenë dhe do të jetë gjenerator i emancipimit dhe përparimit të shoqërisë e të vendit tonë. Si i tillë ai e meriton respektin e të gjithëve.

http://www.botasot.info/reklama/15rektori1555.jpg

Prandaj, kushdo që përpiqet ta destabilizojë ose ta ulë vlerën e këtij institucioni, punon kundër interesave të vendit tonë.
http://www.botasot.info/img/+15rektori1555.jpg
Lidhur me sulmin e shëmtuar ndaj rektorit tonë, kërkojmë nga organet e rendit, që sa më parë ta zbardhin rastin dhe aktorët e këtij akti të shëmtuar të dalin para drejtësisë.
http://www.botasot.info/reklama/aktuale-muje_rugova_124096785.jpg
Edhe me këtë rast, ia bëjmë me dije opinionit të gjerë publik së ne, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, dekanët e Fakulteteve, Menaxhmenti, si dhe stafi akademik dhe administrativ i UP-së, i japim mbështetjen dhe përkrahjen tonë të parezervë rektorit të UP-së Prof.dr. Mujë Rugova për punën dhe përkushtimin e tij në drejtimin e Universitetit të Prishtinës.
http://www.botasot.info/reklama/rugaova-kuq-xxx.jpg
Konsiderojmë së ky akt i dhunimit të institucionit tonë, nuk ishte i drejtuar vetëm kundër rektorit të UP-së, por kundër të gjithë mësimdhënësve, stafit akademik e administrativ dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Kosova dhe sfidat e sajë


Kuvendi i Kosovës mund të mblidhet me 21 shkurt


Përmes një njoftimi të ardhur nga  Kuvendi i Kosovës, bëhet e ditur se Kryesia e Kuvendit (Kryesia e vjetër) është mbledhur në një takim në ora 14 të ditës së sotme për të përcaktuar një datë të re të mbledhjes për konstituimin e Kuvendi të ri të republikës së Kosovës. Sipas këtij njoftimi kryesia sot do të shqyrtojë vetëm një rend të ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IV.
http://www.botasot.info/img/kuvendi4.jpg
Sipas burimeve të sigurta Kuvendi i ri do të konstituohet më 21 shkurt, ditë e hënë e jo më 24 shkurt siç është përcaktuar më parë. Kjo lëvizje e datës për konstituimin Kuvendit ë Kosovës bëhet pas arritjes së marrëveshjes për koalicion në mes të PDK-së e AKR-së. Deri më tash nuk është e sigurt se a do të zgjidhet edhe presidenti dhe Qeveria e re e Kosovës më 21 janar. 


Prof.dr.Jakup Krasniqi: Nuk ndihem i tradhtuar, por i viktimizuar

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do ta ushtronte me dëshirë për pesë vjet postin e presidentit të Republikës, mirëpo arritja e marrëveshjes së koalicionit, ndërmjet partisë së tij, PDK me AKR-në, e ka pamundësuar një gjë të tillë. Për këtë, Krasniqi veten e konsideron “viktimë të kompromiseve”.
http://www.botasot.info/img/jakup-krasniqi_1.jpg
Këshilli Drejtuesi i PDK-së, të hënën në një mbledhje të gjatë dhe me debat të ashpër, ka vendosur që postin e presidentit t’ia ofrojë kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, përderisa një grup i madh brenda PDK-së e ka mbështetur fuqishëm Krasniqin për këtë post.

Krasniqi ka thënë se ka qenë i gatshëm ta ushtrojë postin e presidentit për një mandat të plotë.

“Thënë sinqerisht unë e kam pasur gatishmërinë t’i shërbejë vendit dhe popullit tim, por megjithatë edhe kështu si jam ndihem shumë mire”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Krasniqi i cili është edhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së, thotë se nuk ndihet i tradhtuar nga partia pse postin e presidentit i ka ofruar Pacollit.

“Jo nuk ndihem i tradhtuar. Koalicionet dhe bisedimet për koalicion i nënkuptojnë edhe kompromiset. Më ka rënë hise që unë të jem viktimë e kompromiseve”, ka thënë Krasniqi, pas mbledhjes së fundit të Kryesisë së vjetër të legjislaturës së tretë.

Ndërkohë, dy anëtarë të kësaj kryesie që nuk do të jenë më deputetë, Naim Maloku nga AAK-ja dhe Ibrahim Gashi nga AKR-ja, kanë vlerësuar pozitivisht arritjen e marrëveshjes së koalicionit, në mënyrë që në Kosovë të përfundojë ngërçi politik.

Maloku ka thënë se edhe partia e tij duhet ta vlerësojë si lajm të mirë arritjen e marrëveshjes mes PDK-së dhe AKR-së, përderisa i ka bërë thirrje Grupit Parlamentar të AAK-së që të jetë opozitë konstruktive.

“Sinqerisht lajm i mirë për Kosovën është marrëveshja e koalicionit. Personalisht mendoj ashtu, besoj se kështu duhet të mendojë edhe partia ime. Kosova duhet të bëhet me Qeveri, me Presidencë, me institucione. Ky është obligim që e kanë marrë partitë politike dhe deputetët me votën e qytetarëve të Kosovës. Mendoj që këtë ngërç institucional që po zgjat që katër muaj nuk e kanë merituar qytetarët e Kosovës, por edhe kjo besoj se është një pjesë e mësimit tonë në demokraci, pjesë e një rruge që si shoqëri dhe si parti duhet ta kalojmë. Ftoj publikisht grupin parlamentar të AAK-së që të jetë opozitë konstruktive në Kuvendin e Kosovës dhe normalisht ta luftojë shansin për të ardhur në pozitë”, ka thënë Maloku.

Ndërsa Ibrahim Gashi nga AKR-ja, përveç që ka thënë se me arritjen e marrëveshjes PDK-AKR është hequr çdo dilemë nëse Pacolli do të jetë president apo jo, ai ka paraqitur edhe kërkesën e madhe të partisë së tij për poste ministrore.

“Natyrisht AKR pa i specifikuar cilat, ka kërkuar gjashtë ministri, postin e zëvendëskryeministrit dhe shtatë zëvendësministra dhe pastaj pjesë të tjera të marrëveshjes që nuk janë detajizuar ende”, është shprehur Gashi.

Për ndarjen e resorëve ministrore, Gashi ka thënë se ende nuk ka biseda ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, mirëpo detaje për marrëveshjen do të dihen gjatë ditëve në vijim.

Partia Demokratike e Kosovës të hënën ka hequr dorë përfundimisht nga posti i presidentit, për të cilin ishte përmendur Jakup Krasniqi, i cili po ashtu kishte mbledhur rreth vetes dhe mbështetës të shumtë brenda PDK-së. Mirëpo, zyrtarët e PDK-së, kanë thënë se Krasniqi e ka mbështetjen e gjithë partisë për këtë post, porse janë marrëveshjet politike të koalicionit, ato që diktojnë formula tjera të ndarjes së posteve.






AKR: Gati lista e ministrave të rinj



Nga burime brenda AKR-së mësojmë se tashmë kjo parti politike është e përcaktuar për postet ministrore që do të udhëheqin në qeverinë Thaçi. Sipas këtij burimi, postin e zëvendëskryeministrit do ta drejtojë Muhamet Mustafa, atë të ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës Mimoza Kusari, Ministrin e FSK-së Agim Çeku. Dikasterin e Shëndetësisë thuhet se do ta drejtojë Ferid Agani, ndërsa atë të Drejtësisë do ta menaxhojë Ibrahim Makolli. AKR-ja do ta ketë edhe një ministri pa protofol, të cilën do ta drejtojë Ibrahim Gashi.
http://www.botasot.info/img/akr211.jpg
Në ndërkohë ende nuk dihet se cilët ish-ministra të PDK-së do të ruajnë postet e tyre dhe cilët do të jenë ministrat e rinj.

* * * * * *

PDK-AKR: Marrëveshja këtë javë

Dakordimi i Partisë Demokratike të Kosovës që lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, të kandidohet për president të Kosovës u konsiderua si hap vendimtar në arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës ndërmjet këtyre dy partive politike.

Sipas zyrtarëve të të dyja subjekteve, tani negociatat po shtrihen në ndarjen e ministrive dhe posteve tjera nën-ministrore.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu beson se marrëveshja për koalicion do të finalizohet gjatë kësaj jave.

“Çështja themelore për këto biseda ka qenë pozicioni i presidentit. Tani kur Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme t’i japë presidencën AKR-së, besojmë se gjithçka do të ndryshojë edhe për sa u përket pozicioneve të tjera. Besojmë që dy-tri ditët e ardhshme pritet qartësim edhe për çështjet që ndërlidhen me përfaqësimin e AKR-së në numra të caktuar të ministrive, të PDK-së, por edhe të partnerëve tjerë”, deklari Memli Krasniqi.

Krasniqi tha se pjesë e koalicionit do të jetë edhe Lista Ibrahim Rugova, sikurse edhe pakicat.

Marrëveshja për presidentin i zhbllokon bisedimet dhe hap rrugën e marrëveshjes për ndarjen e ministrive, vlerësoi nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli.

Edhe Makolli tha së pret që marrëveshja të qartësohet gjatë dy-tri ditëve në vijim. Ai sqaroi pozicionin fillestar të AKR-së në këto negociata, por tash për tash ai nuk mund ta parashikojë se sa dhe cilat ministri do t’i takojnë AKR-së.

“Ajo që ne i kemi ofruar PDK-së pas ofertës së saj të parë ka qenë dhe vazhdon të jetë posti i presidentit, një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri për Koalicionin për Kosovë të Re. Natyrisht, njëri pozicion është i përfunduar, ai i presidentit, ndërkaq ka mbetur të diskutohet qoftë për numrin, pastaj edhe për emrat e bartësve të mundshëm të këtyre dikastereve”, u shpreh Makolli.

Kryesia e Kuvendit tashmë të shpërndarë të Kosovës, e cila funksionon deri në konstituimin e legjislaturës së re, vendosi të martën që seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, të mbahet më 21 dhe jo më 24 siç ishte marrë vendim javën e kaluar.

Në këtë seancë do të zgjidhen kryetari dhe Kryesia e re e Kuvendit.

Përshpejtimi i seancës, u tha se ndërlidhet me përafrimin e marrëveshjes për qeverinë e re. Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, i cili ditë më parë kishte marrë mbështetjen e Kryesisë së PDK-së për postin e ardhshëm të presidentit, tha se nuk ndihet i tradhtuar nga partia e tij, pas vendimit më të ri që ta mbështesë kandidaturën e Pacollit për president.

“Jo nuk ndihem i tradhtuar. Koalicionet dhe bisedimet për koalicione nënkuptojnë edhe kompromiset dhe më ka rënë hise që unë të jem viktima e kompromiseve”, tha Krasniqi.

Qeveria e re e Kosovës është paralajmëruar se do t’i ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeminstra. Jozyrtarisht thuhet se Partia Demokratike e Kosovës mund të marrë 7 deri në 8 ministri, AKR-ja apo Koalicioni për Kosovën e Re 4 ministri, Lista Ibrahim Rugova 1, si dhe pakicat 3 deri në 4 ministri, varësisht marrëveshjes.


Nju Jork: Ambasadorët i japin mbështetje Vloar Çitakut

Zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku po qëndron në Nju Jork dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar gjendjen në Kosovë, kurse gjatë qëndrimit atje ajo ka shfrytëzuar rastin të takohet me ambasadorë të shteteve të Amerikës Latine, Afrikës dhe të Lindjes së Mesme, ku është kërkuar njohja e Republikës së Kosovës.

MPJ përmes një komunikate për media njofton se në këto takime, Çitaku ka theksuar zhvillimet institucionale dhe demokratike në Kosovë, të cilat në mënyrë të veçantë u theksuan gjatë zgjedhjeve të fundit, në një proces i cili tregoi maturinë e zhvillimit të një sistemi demokratik në shoqërinë kosovare.
http://www.botasot.info/img/%20Vlora%20citakuuuuu.jpg
“Ambasadorët i kanë dhënë mbështetje zv.inistres Çitaku, duke premtuar se akti i njohjes është çështje kohe dhe e procedurave burokratike të vendeve përkatëse. Në të njëjtën kohë ambasadorët i kanë dhënë mbështetje gjatë prezantimeve të Republikës së Kosovës në OKB”, thuhet nga MPJ.

Ndër të tjerash zv.ministrja Çitaku, sot ka pasur një mëngjes pune me ambasadoren Amerikane në OKB, Rosemarie Di Carlo, ku është diskutuar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për perspektivat e së ardhmes, siç është konsolidimi i institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve, procesi i dialogut me Serbinë, raporti i Kosovës me OKB-në, etj.

Në këtë rast, zv.ministrja Çitaku ka vënë në pah mbajtjen e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e kënaqshme të minoriteteve, në veçanti atij serb, si rezultati i së cilës ky minoritetet tani do të kenë 25 vende në Kuvendin e ri të Kosovës.

“Ishte mendim i përbashkët i këtij takimi që Kosova po kalon në një proces shumë të rëndësishëm të zhvillimit demokratik të saj dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm. Dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet në çështje teknike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkaq zv.ministrja në largim Vlora Çitaku gjatë qëndrimit në Nju Jork do të takohet edhe me ambasadorë të shteteve të Quint-it të akredituar në OKB, ku do të diskutohet përkrahja e mëtutjeshme Kosovës në OKB dhe reprezentimi i drejtë i çështjes së Kosovës pranë kësaj organizate të rëndësishme.



Edhe AAK me kandidat për president të vendit

Si duket Behgjet Pacolli nuk do të jetë kandidati i vetëm për president të Kosovës. Në garë për këtë post ka gjasa të hyjë edhe përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas mediave, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi mund të jetë i propozuar tjetër për postin e presidentit të vendit.
http://www.botasot.info/img/AHMETISUFI.jpg
Aktualisht kjo ide po shqyrtohet ndërmjet zyrtarëve të lartë të partisë, por ende nuk ka asgjë zyrtare në forumet e AAK-së. Gjërat pritet të sqarohen më tepër gjatë ditëve në vijim.


Haraqija i çon “selam” Mustafës: “ Listës... nuk i duhen deputetët e LDK-së”

Një nga themeluesit e Listës dr.Ibrahim Rugova, Astrit Haraqija i ka dërguar ‘selam” liderit të LDK-së Isa Mustafës që të mos shqetësohet se ai do t’ia “korruptojë” ndonjë nga deputetët e LDK-së. “Isa Mustafa mund të “flejë dathë” se Lista Dr.Ibrahim Rugova nuk ka nevojë për deputetët e LDK-së. Ne kemi forcë të mjaftueshme politike e parlamentare që të funksionojmë si forcë e re politike e parlamentare pa tentuar që të marrim ndonjë nga deputetët e LDK-së”, ka thënë për “Bota sot”, Astrit Haraqija.

http://www.botasot.info/img/Astrit%20Haraqija1.JPG
Çështja e kalimit të disa deputetëve të LDK-së në radhët e Listës Ibrahim Rugova ka qenë një nga temat e përfolura disa herë jo vetëm në media por është deklaruar edhe nga zyrtarët e lartë të Listës... përfshirë këtu edhe vetë zotin Haraqija. Madje është thënë dhe është shkruar se Lista Ibrahim Rugova do të formojë grupin e vet parlamentar në të cilin do të jenë edhe disa deputetë të LDK-së. Në media gjithashtu është përfolur se pjesë e Listës... do të jetë edhe Blerim Shala, nënkryetari i parë i AAK-së i cili ka shfaqur shenja të pakënaqësisë për refuzimin e AAK-së që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...