Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/16

AEROPORTI I “KRONIKËS NË GUR” RIKTHEHET NË JETË

Dikur thjesht element në subjektet letrare të veprave të Ismail Kadaresë, ndërsa tani, pas një studimi, Aeroporti i Gjirokastrës, po merr sërish jetë. Por, pas plot 80 vitesh, nga gushti i vitit 1929, kur u bë fluturimi i parë. Më parë përdorej nga tregëtarët vendas për fluturime çarter, ndërsa në vitet e fundit, aty u ul Vranicki, për të qetësuar gjakrat në Shqipërinë e ‘97 dhe kryeministri i sotëm italian Romano Prodi...

ndoshta përpara 80 vitesh, kur përfaqësuesit e shoqërisë ajrore gjermane "Adria -Aero-Llojd" do të vendosnin firmën në kontratën e bashkëpunimit me autoritet shqiptare të asaj kohe nuk do ta kishin menduar se njeri prej aeroporteve, i cili ishte pjesë e marrëveshjes, ai i Gjirokastrës, do të ndryshonte kaq shumë destinacione gjatë jetës së vet. Duke qenë për gati një shekull e vetmja pikëlidhëse nëpërmjet ajrit mes Jugut të Shqipërisë dhe pjesës tjetër të vendit, ku aeroporti do të bëhej dëshmitar i mjaft ngjarjeve historike në disa raste me peshë në zhvillimet kombëtare. Madje, nuk kanë munguar edhe veprat letrare, të cilat e kanë përfshirë aeroportin e Gjirokastrës në subjektet e tyre letrarë si në rastin e romanit "Kronikë në gur" të shkrimtarit Ismail Kadare.

Vitet e para
Ishte shtatori i vitit 1924, kur autoritetet shqiptare pranuan kontratën me shoqërinë "Adria -Aero-Llojd" dhe nxitën daljen e një projekt-ligji, i cili do të çelte siparin e historikut të aviacionit civil në vendin tonë. Ky projekt ligj bënte fjalë për vendosjen e linjave të rregullta të trafikut të aviacionit civil në linjat Tiranë-Shkodër-Durrës-Berat-Vlorë-Gjirokastër. Më vonë hartës së udhëtimeve civile nëpërmjet ajrit iu shtuan edhe Korça, Kukësi dhe Peshkopia. Në një studim të Shoqatës Italiane për Zhvillim (V.S.P.) (Volontari Senior Profesionali), të hartuar vitet e fundit dhe që ka në qendër aeroportin e Gjirokastrës, përmendet fakti se: "Linja ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë u inaugurua në 11 gusht 1929". Këto fluturime bënë të mundur lidhjen e qendrës së Jugut të Shqipërisë me kryeqytetin në një kohe të shkurtër. Megjithatë flurutimet e avionëve të vegjël që përdoreshin në këtë linjë realizoheshin vetëm në kushte atmosferike normale. Vështirësive të motit për kryerjen e fluturimeve i shtoheshin edhe gjetja e ekuipazhit që do të kryente shërbimin. Fillimisht në këtë linjë fluturimesh ka operuar një ekuipazh i reduktuar gjerman dhe më pas një ekuipazh i përbërë nga pilotë italianë.
Krahas pasagjerëve në linjën Gjirokastër-Tiranë dhe anasjelltas avionët realizonin edhe transportimin e postës. Për këtë linjë fluturimesh përdoreshin dy-tre aeroplanë të lehtë të tipit "Albatros E" dhe "Albatros G", të cilët kishin nga tre vende seicili.
E marrin italianët
Në vitin 1932 marëveshja me gjermanët u abrogua dhe qeveria Mbretërore Shqiptare ia dha konçensionin për shërbimin ajror civil shoqërisë italiane "Ala -Littoria". Kësaj periudhe i përket edhe ndërtimi dhe sistemimi i aeroportit të Gjirokastrës në përputhje me kushtet teknike të fluturimeve të asaj kohe.
Në vitet '30-'40 të shekullit të kaluar ky aeroport do të kishte një funksion të dyfishtë, atë civil dhe ushtarak. Në këtë kohë në pistën e aeroportit të Gjirokastrës u vendosën rreth
30 aeroplanë transporti, bombardues, civilë, etj. Krahas pistës së modernizuar edhe shërbimi në fluturimet civile erdhi në rritje. Gjatë kësaj kohe për fluturimet civile përdoren aeroplanë të tipit "Breda 44". Linjat kryesore të fluturimeve të kësaj periudhe që kishin si stacion aeroportin e Gjirokastrës do të ishin : Tiranë-Vlorë-Gjirokastër-Tiranë dhe Tiranë-Korçë-Gjirokastër-Tiranë. Ky lloj transporti do ti vinte ndjeshëm në ndihmë lëvizjes së pasagjerëve nga Jugu i vendit në drejtim të zonave të tjera. Grupet e pasagjerëve që udhëtonin me avion në linjat e aeroportit të Gjirokastrës ishin nga më të ndryshmet, tregtarë, administratorë, punonjës të administratës shtetërore, etj. Për tu përmendur është fakti se krahas fluturimeve në linja të rregullta shpesh nga aeroporti i Gjirokastrës niseshin edhe çartera me destinacion të përcaktuar nga klientët e interesuar kryesisht në drejtim të Napolit dhe Brindizit.

Pas luftës
Transporti civil nëpërmjet aeroportit të Gjirokastrës zgjati deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Pas vitit 1944, shërbimi civil në aeroportin e Jugut do të ndërpritej e megjithatë sërish aeropoti i Gjirokastrës do të vazhdonte jetën e vet. Pista e tij do të përdorej për fluturime për qëllime ushtarake, për nevoja qeveritare dhe humanitare. Në aeroport do të uleshin helikopterët, që transportonin jo vetëm politikanët por edhe ushtarakët, të sëmurët për një ndihmë më të specializuar në drejtim të kryeqytetit etj. Madje ky aerodrom do të përdorej si pistë fluturimesh edhe nga avionët e spërkatjes në bujqësi, të cilët hidhnin nga ajri- pesticidet në sipërfaqet bujqësore përgjatë luginës së Drinos. Por një tregim i titulluar "Aeroporti i Jugut", i shkrimtarit Ismail Kadare do të bënte që aerodromi i Gjirokastrës të mbetej më të veçantët krahasuar me pistat e tjera të fluturimeve. Ai ishte përjetësuar në një vepër letrare. Përgjatë tregimit Kadareja jep ndjesitë e tij dhe të banorëve të Gjirokastrës në lidhje me zhvillimet që pëson pista e fluturimit gjatë viteve 40-të të shekullit të kaluar. Madje nën titullin e këtij tregimi Kadareja do të realizonte në një vëllim më vete një përmbledhje të prozës së shkurtër të krijimtarisë së tij letrare. Por kulmin marrëdhëniet me botën e letrave aeroporti i Gjirokastrës i ka sërish në një vepër të Kadaresë. Në romanin "Kronikë në gur" historia, ngjarjet dhe zhvillimet e aeroportit të Gjirokastrës zënë faqe të tëra duke qënë kështu një dëshmitar i vetë historisë së qytetit të gurtë.

Vitet '90-të
Vitet '90 e gjejnë aeroportin e Gjirokastrës në gjendje pune, kjo falë kujdesit dhe mirëfunksionimit të tij në vitet e mëparshme, ku rregullat e forta ushtarake e mbajtën në kushte optimale. Avionët e shoqërisë amerikane MAF do të rikthenin në këtë aeroport fluturimet civile në linjat ajrore Tiranë - Gjirokastër - Korçë -Tiranë duke e bërë atë një nyje të rëndësishme të transportit ajror në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve, ditari i aeroportit të Jugut do të përfshinte një sërë fluturimesh VIP, ku krahas politikanëve shqiptarë spikasin edhe mbërritja në Gjirokastër e kryeministrit italian të atyre viteve Romano Prodi, ish kancelarit austriak Vraniski si edhe emri i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbërriti me helikopter për një vizitë në qytetin e tij të lindjes.
Por në ngjarjet e vitit 1997 aeroporti i Gjirokastrës pësoi një shkatërrim total. Dolën nga funksioni të gjitha aparaturat dhe ambientet si pista, kulla e navigimit, stacioni meteorologjik dhe gjithë infrastruktura qe e mbante atë në punë.

Rrikthimi i avionëve
Në projektin e titulluar "Studimi i fizibilitetit për riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës" Shoqata Italiane për Zhvillim (VSP) bën një studim teknik dhe profesional të mundësisë së rikthimit të fluturimeve në aeroportin e Gjirokastrës. Sipas këtij studimi, i cili i është dorëzuar Këshillit të Qarkut Gjirokastër, ky aeroport i ka të gjitha kapacitetet teknike për rikthimin e fluturimeve dhe kryesisht të atyre me avionë më kapacitet të vogël. Bazuar në raportin në fjalë janë një sërë elementësh të komunikimit, zhvillimit ekonomik, kulturor, turistik etj të cilët janë faktorë të rëndësishëm në rikthimin e fluturimeve në aeroportin e Gjirokastrës.
"Nevoja e riaktivizimit të aeroportit konsiderohet esenciale në proçesin e zhvillimit të të gjithë rajonit të Jugut", pohohet në studimin në fjalë. Sipas ekspertëve italiane rivënia në punë e aeroportit të Gjirokastrës ndikon në uljen e kohës dhe kostos së komunikimit të zonës së Jugut me pjesë të tjera të vendit. Në këtë drejtim përgjatë studimit në fjalë ky aeroport konsiderohet i përshtatshëm për aktivitetet e aeronautikës, çarterat dhe aeroklubet, të cilët sot në vende të ndryshme të botës janë elementët kryesorë të nxitjes së zhvillimit të turizmit pasi krijojnë lehtësira në lëvizjen e njerëzve. Në vijim të studimit specialistët italianë japin edhe disa elementë teknikë në lidhje me punën që duhet bërë për rikonstruksionin e pistës së fluturimit, godinave ekzistuese në mjediset e aeroportit si dhe aksesorëve të tjerë të nevojshëm për rivënien në punë të aeroportit të Jugut.
Parashikohet që avionët që do të përdorin pistën do të kenë një autonomi për rreth 500 km dhe një kapacitet prej rreth 30 - 40 pasagjeresh, pra do të jenë të tipit ATR 42 (40 vendesh), SAAB 340 (34 vendesh), Embraer EMB 110 (21 vendesh) dhe Dornier 328 (32 vendesh).
Ndërkohë gjatë viteve të fundit riaktivizimi i aeroportit të Gjirokastrës ka qenë në qendër të disa iniciativa të ndërmarra edhe nga faktorë të tjerë si pushteti vendor në Gjirokastër, ministria shqiptare e Mbrojtjes apo DIE ( Delegacioni Italian i Ekspertëve). Këto iniciativa kanë konsistuar në frenimin e shkatërrimit dhe rikonstruksionin e disa prej aksesorëve të aeroportit.
Ndërkohë në muajin shtator të këtij viti një iniciativë e përbashkët mes disa prej institucioneve dhe organizmave shqiptarë, konsullatës së Përgjithshme Italiane në Vlorë dhe pushtetit vendor në Gjirokastër synon rikthimin e fluturimeve në pistën e aeroportit të avionëve me kapacitet të vogël. Kjo iniciativë parashikon një aktivitet promovues duke organizuar me këtë rast ardhjen në Gjirokastër të disa avionëve të aeroklubeve italiane me turistë si dhe fluturime të lira nga ajri nga anëtarët e aeronautikës shqiptare dhe të huaj.

Shkruan nga Gjirokastra, Blerim Kore

“KONAKËT” E TRE DREJTUESVE TË PARË TË SHTETIT SHQIPTAR

Ismail Qemali do të jepte një dorëheqje të dhimbshme. Princ Vidi nuk bitisi dot asgjë në xhunglën shqiptare, ndërsa Pallati Mbretëror për Zogun, që do të përfundonin italianët, do të bëhej konak vetëm për pak orë e Mbretit italiano-shqiptar, Viktor Emanueli i III dhe do të pagëzohej me emrin e partizanëve “Pallati i Brigadave”...

Nuk kishin fat. Të tre përfunduan keq. Si rëndom në historinë shqiptare. I pari, Ismail Beu do të vdiste në një hotel në Itali.
Princi Wilhelm Wied do të mbaronte jetën pa lavdi në vitin 1945. Ndërsa, Mbreti Zog, më i rëndësishmi ndër ta, për kohëzgjatjen në krye të shtetit shqiptar, do vdiste në vitin 1961 në Francë.
Të tre të zhgënjyer me shqiptarët, që kërkuan t’i fusnin në rrjedha normale. Kur qeverisi Ismail Qemali, Shqipëria e tij, kishte autoritet vetëm në 4000 kilometra katror, ku gjallonte një popullsi prej 250.000 banorësh...”Një sanxhak i madh osman”, do të thoshte Eqerem bej Vlora. Në rolin e dëshmitarit tregon se ku mblidhet në të vërtetë qeveria e Vlorës:” Shkova në shtëpinë e tim kushururi Xhemil Beut për të takuar kryetarin e Qeverisë së Përkohshme. Shtëpia ishte një kopje e zvogëluar e haramllëkut me tre kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në sallën e katit përdhes, ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat, poshtë e lart ishin të mbushura plot me njerëz- me fytyra, sjellje dhe veshje, që nuk i kisha parë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëvizin lirisht dhe pa teklif si në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh, pajisur me mobilje të bukur të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit shtyheshin e ngjesheshin për të dëgjuar se çfarë thuhej brenda”. Ismail Beun e gjen të trishtuar me fatin, por më shumë me mjedisin, që nuk i përket fare atij. Në fakt, është vetë fajtor. Me trashëgiminë e perandorisë ndër supe është mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj i pret të gjithë në shtëpi. Ndërkohë vartësit e tij janë në gjëndje më të keqe: Këshilli i Ministrave mblidhet në shtëpinë e tij, ndërsa ministrat flenë ku të munden. Fat ka vetëm Ministri i Post-Telegrafës, Lef Nosi, që shfrytëzon godinën e dikasterit të tij. Myfit bej Libohova jeton te Eqerem bej Vlora. Dy vjet më vonë, i njëjti dëshmitar- Eqerem bej Vlora, tash në stafin e Princ Vidit. Eshtë i lumtur që ka fillimisht një dhomë më vete në hotelin e Zonjës nga Trieste De Klementis “Evropa” në Durrës, në kryeqytetin e princit gjerman. Kryeministri i tij plak Turhan pasha jeton në shtëpinë e Esat Pashës, shërbyer nga zezaku i tij besnik. Vetë Eqerem bej Vlora përdor një komplet prej 14 çadrash (Eshtë ministria e jashtme e Princit Wielhelm Wied) dhe vendoset në një shesh të bukur me pamje të gjerë në kodrën përballë shtëpisë së Esat pashës. Ky i fundit urdhëron që nga dhoma e gjumit, apo dhoma e ngrënies dhe në korridor kur përplaset i duhet t’i hapë rrugë eprorit të tij pashait plak.
Gjëndja e brendshme në “pallatin” e Vidit ishte shumë më e mirë. Por, kuptohet se nuk e meriton këtë emër. “Konaku” i tij i Durrësit kishte qenë ish-godina e mytesarifit turk të Durrësit. Ajo është një ndërtesë guri, ngritur mbi muret rrethuese të kohës bizantine e turke me gjatësi 50 metra dhe me një oborr të po atyre përmasave.Të 35 dhomat e tre kateve dilnin të gjitha në një korridor të gjerë katror. Megjithë mobilimi i brendshëm dhe pamja e jashtme ishin të thjeshta për kushtet shqiptare ato ishin mjaft dinjitoze, shkruan Eqerem bej Vlora...Të gjitha pajisjet dhe personeli kanë ardhur nga Gjermania dhe gjithshka e drejton majori fon Trota, i cili me një stil karakteristik ushtari, disiplinon jetën e pallatit. Shqiptarët zhgënjehen shpejt me sundimtarin, sepse për të takuar atë duhet të kalonin zinxhirin e ndërlikuar të njerëzve të oborrit, kujton Armstrong, shambelan i Princit. “Oborri nuk kishte ndonjë traditë dhe ne shpikëm Ceremonialin tonë, që e bëmë aq thjesht sa mundej. Mbreti dhe Mbretëresha qëndronin në “Sallën Blu” të pritjes ose në dhomën e Fronit shoqëruar me dy zonjat e shoqërimit ndërsa unë dhe von Trota kujdeseshim për vizitorët. Ndërsa, “Dhoma e verdhë” është dhoma ku pritej për drekë...Heaton Armstrong kujton protokollin e parë, kur ai ikën me kalë dhe dërgata e tij merr ambasadorin rumun për letër-kredencialet. Karroca i është marrë hua Esat Pashës sepse akoma nuk ka ardhur karroca nga Gjermania, ndërsa mbreti në prani të Turhan pashës dëgjon letërkredencialet...
... Gati 15 vjet më vonë në histori vjen familja mbretërore shqiptare. Sadije Toptani, nëna Mbretëreshë, jeton në një pallat ngjitur me “Pallatin Mbretëror”. Ajo e përgatit vetë gjithshka për të birin, Zogun e parë. Nën sytë e saj, i përgatitnin ushqimin e mbretit, shpjegon italiani Quaroni. Në fakt, mbreti Zog e bën kortezinë e tij në Godinën që shërben sot për Akademinë e Shkencave. Ishte me qira sepse ishte pronë private, ndërsa pak udhëtimet jashtë dhe sidomos Austria e kanë lbyrur kujdesin e mbretit për protokollin. Në foto të kohës tregohet që e ka të mobiluar mirë sallonin, ka piktura, sixhade mbi parket, ka veshje ndër mure, poltrona. Në këndin e djathtë të shkallëve të jashtme të ndërtesës është bërë nën hijen e një tende të stërmadhe, ceremonia martesore e monarkut. Ai i kaloi dy të parët përsa i përket lluksit. Vetëm se të tre nuk patën pallatet e tyre. Ismail Qemali do të jepte një dorëheqje të dhimbshme. Princ Vidi nuk bitisi dot asgjë në xhunglën shqiptare, ndërsa Pallati Mbretëror për Zogun, që do të përfundonin italianët, do të bëhej konak vetëm për pak orë e Mbretit italiano-shqiptar, Viktor Emanueli i III dhe do të pagëzohej me emrin e partizanëve “Pallati i Brigadave”...

...GRINDAVECË POLITIKANËT SHQIPTARË

Kanë qenë gjithmonë grindavecë. Noli, Gurakuqi, Këlcyra, Frashëri, Zogu, Rustemi, përpos legjendës së burrave të mirë, ishin politikanë që grindeshin njësoj si pasardhësit e tyre dhe mendonin sesi t’ia hidhnin paq njëri-tjetrit. Qoftë edhe duke i marrë jetën...

Burgu i Burrelit. Tre të burgosur japin e marrin me njëri-tjetrin. Janë të veshur keq, shumë keq. Askush nuk u afrohet, ndërsa janë duke ‘larë hesape’ mes veti. Sejfi Vllamasi, ish-mik i Zogut; Kristaq Qirko dhe Koço Tasi; bisedojnë se pse u larguan nga Partia Popullore. Në kohën që flasin, nuk ka më as vlerë. Vetëm se, në Burrel flitet për të shkuarën ende. Të burgosurit politikë të diktaturës komuniste e respektojnë njëri-tjetrin nga ofiqet e dikurshme. Ish-parlamentarët, Qirko dhe Tasi, ia thonë troç se e bënë ngaqë e urrenin Zogun. Në fakt, në kohën kur ata janë larguar, Zogu kishte fare pak fuqi. Por, vetë Vllamasi, që flet dhe bën burrin e mirë, njësoj, pak vite më parë është në dijeni të atentatit, që do i bëjnë mikut të tij, Ahmet Zogut, në Vjenë. Çfarë miqsh?! Ishin të gjithë politikanë, njësoj si të sotmit.
Por, skakiera politike shqiptare e paraluftës është e mbushur me ngjarje të tilla. Ali Këlcyra, pas një propozimi elegant që bën në fillim të hapjes së sesioneve të parlamentit më vitin 1921, ku thotë se:”Të mos përdoret emri bej në parlament” merr qesëndisjen dhe talljen e kolegëve se ai i kritikonte bejlerët për arsye se këta në personin e Aliut s’konstatonin cilësitë e një udhëheqësi dhe as cilësitë e një burri shteti.
Ndërsa, vetë Fan Noli largimin nga Partia Popullore, e ka të motivuar ‘de facto’ se nuk shkon dot aspak me Sotir Pecin. Dy personazhe të mëdhenj të kulturës shqiptare, nuk të falin. Me një urrejtje që e kanë nisur që në SHBA më 1907, të dy, ata nuk mund të duronin njëri-tjetrin në një parti. “Ndikimi i asaj armiqësie e ndaloi Nolin dhe shokët e tij të zbresë në Durrës më 1920, dhe gjithashtu Nolin- të zgjidhej kryeministër mbas grushtit të shtetit”, do të shkruajë Vllamasi. Në fakt, lufta parlamentare në atë kohë, ka qenë shumë më e ashpër sesa në ditët tona, por edhe me shumë viktima. Opozita e asaj kohe, përfiton shumë nga Xhafer Ypi, që bën gabime pas gabimesh. Por, Partia Popullore ka edhe shumë probleme të tjera të mbartura. Bejlerët dhe parellinjtë nuk e durojnë aspak shoku-shokun. Një personazh interesant i kësaj kohe, Eshref Frashëri, bën intriga pas intrigash. Bashkëkohësit e tregojnë si njeri të vogël, ambicioz dhe egoist, hakmarrës dhe intrigant të kalibrit të madh, pa skrupuj dhe i pabesë. Të gjitha epitetet ia vënë shokët e tij që i citon Vllamasi. Konica shkon edhe më tej tek Dielli, kur shprehet për të: “Njeriu i turpit, i errësirës dhe natës”. Për Luigj Gurakuqin përflitet se për të marrë hakun e Kongresit të Lushnjes dhe për të mos forcuar pozitën e Partisë Popullore ka qenë kundër shoqërisë britanike, që kërkonte koncesion dhe, këtë e bënte interesin e madh që Italia ka patur për vajgurin tonë. Riza Dani e referon këtë, i cituar sërish në kujtimet e tre të burgosurve.
Në luftën elektorale të viteve ’20, vendi ndodhej i ndarë si vijon: Zogu me partinë e re, ku kishte mbledhur përveç, një pakice të vogël të elementit konstruktiv, të gjithë bejlerët e mëdhenj dhe të vegjël, minoritarët e jugut, veglat e Jugosllavisë, të gjithë elementin dallkauk e me moral të dyshimtë të vendit, një pjesë të ish Partisë Popullore. Anëtarët e ish krahut Kombëtar dhe të Partisë Popullore. Një ndarje tjetër, që përcillet me luftën në parlament është ajo e Luigj Gurakuqit, Mustafa Krujës, Lef Nosit, Ahmet Daklit dhe Hysen Mushqetës, që formojnë një grup që është kundër toskëve...Kruja në një moment ekzaltimi thotë se: gegët duhet të sundojmë mbi toskët, shkruan në kujtimet e tij Vllamasi. Ekzaltimi nuk e lë dhe vite më vonë, kur me uniformën fashiste është kryeministër i vendit. I premton Musolinit gjithçka. Mendjemadh do dështojë si shokët e tij. Shefqet bej Verlaci do ia plasi hapur italianëve se nuk pranon një qeveri, ku kryeministër do të jetë djali i një shërbëtori. Pas problemeve të mëdha, politikanët shqiptarë përgatisin formimin e një Bashkimi të Shenjtë, ndërsa politikanët nuk munden. Në komisionin prej tre vetash janë Bajram Curri, Qazim Koculi dhe Avni Rustemi. Parlamenti i jep kompetencë këtij komisioni për formimin e një qeverie, e cila do jetë e pranueshme nga dy palët. Por, nuk ia dalin. Fan Noli me dy deputetët e Korçës, Kristo Qirkën dhe Loni Kriston që të tre anëtarë të Vatrës, që nuk e njohin fare vendin, personat, rrymat i cilësojnë zhvillimet e vendit si një shovinizëm dhe sektarizëm...Më vonë, Fan Noli, do të shprehet:”Ne kemi vendosur të bëjmë një luftë denigrimi kundër qeverisë, për ta diskretituar atë përpara opinionit...”. Qëllimi është të eliminohet Zogu, që nga ditë në ditë grumbullon fuqi. Faik Konica lufton me Diellin dhe me “Shqiptarin e Amerikës”, që botohet në Korçë, nën drejtimin e Loni Kristos. Po ashtu, bën edhe “Ora e Maleve” që drejtohet nga kleri katolik në Shkodër. Kjo luftë e organizuar në parlament drejtohet nga Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau dhe nga Ali Këlcyra. Ky i fundit kthjellohet kur shikon se ku po e çon vendin papërgjegjshmëria e tyre:”Është për t’i rënë kambanës së alarmit mbi situatën tragjike të vendit...”. Askujt nuk i hyn në punë. Zogu nuk do t’ia dijë. E ka treguar veten që herët. Më 1920 në një konflikt që ngjau mbi ndërhyrjen e Aqif Pashës, si anëtar i Këshillit të Lartë në kompetencën e Ministrisë së Brendshme, Zogu sikur ka paralajmruar:” Aqif Pasha është 68 vjeç ndërsa unë 25 vjeç dhe dua të krijoj personalitetin tim, prandaj me gjëra të tilla nuk dua të komprometoj avenirin tim dhe bëj çmos për të evituar konfliktet e kota”. Dhe, vërtetë nuk bën kot konflikt?! I shpëton vrasësit, që ka përgatitur Avni Rustemi. Ia kthen reston pak më vonë. Duke i marrë jetën dhe për të respektuar dajën e tij, Esat Pashën, që Avniu e ka vrarë bash para Interkontinentalit në Paris. Askush nuk fal, por ndryshe nga koha jonë, në atë kohë, burrat kishin më shumë namuz. Edhe pse njësoj si sot, në këtë kohë edhe tallen me njëri-tjetrin. Stavro Vinjau e tall Zogun, kur i kujton se do të ishte mirë që ai të mbaronte një shkollë në Paris për të plotësuar formimin. Vetë, Vinjau, si Ministër i Drejtësisë, bashkë me barrën e shkollës do të zhgënjejë tepër me Fan Nolin. Lufta elektorale bëhet e fortë. Përfaqësuesit e bejlerëve kanë para në dorë, ndërsa përdorin dhe frikësime. Formimi i një kabineti është gjithmonë e më i vështirë. Në një rast kur i propozohet Mit’hat Frashërit, ai largohet dhe përgjigjet me shumë elegancë: “Nuk mund të turpëroj derën time”, u thotë ai negociatorëve. Në fakt nuk kishte sepse. Vetëm se do të organizojë vite më vonë Ballin Kombëtar dhe një ditë, kur lufta ka mbaruar, do të gjendet i vdekur në dhomën e hotelit të tij. Shumë vite më parë nuk është falur edhe Luigj Gurakuqi. Eshtë vrarë në Itali, por me fare pak lireta në xhep, të mjaftueshme thjesht për një çaj, që e kanë shpëtuar nga damka e spiunit të Italisë. Vllamasi do rronte më shumë. Do provonte burgun e Enver Hoxhës dhe pastaj internimin. Do punonte deri në muzgun e jetës së tij për të siguruar frymën. Konica do të zbutej me eprorin e tij, madje derisa sa të bënte dhe negociata që të drejtonte një qeveri në mërgim nën Zogun e shqiptarëve. Kurse Fan Noli armiku i mbretit do të kurohej me paratë e tij. Këto dhe të tjera...burrat mundoheshin të zgjidhnin në burgun e Burrelit atë natë...

PËRBALLË ME ARMIKUN

Nga: Lorenc Vangjeli

Lufta e ftohtë e ish-kryeministrit shqiptar Aleksandër Meksi me homologun e tij serb Milan Paniç, takimi “i fshehtë” në Tiranë. Zbardhen gjithë detajet e dialogut të mbetur mister për 15 vjet. Amerikanët ishin sponsorizuesit e takimit, Kosova kryefjalë e sherrit shqiptaro-serb. MAPO zbulon transkriptin origjinal të takimit

“Vetvendosje. Të jenë kosovarët që e vendosin të ardhmen e tyre”. Fraza e rëndë shkaktoi një heshtje të hidhur në godinën e kryeministrisë. Ballë për ballë Aleksandër Meksi dhe Milan Paniç, ish-kryeministri jugosllav. Vendndodhja Tiranë, koha, gusht 1992. Rrethanat, amerikanët kishin sponsorizuar politikisht takimin.
Janë 54 faqe te daktilografuara që zbulojnë misterin e asaj çfarë ka ndodhur mbas dyerve të mbyllura të zyrës së ish-kryeministrit Aleksandër Meksi fiks 15 vjet të shkuara. Nga takimi i parë i një drejtuesi shqiptar me një kryeministër serb që nga viti 1948, deri tani janë bërë publike vetëm deklarimet e tyre mbas shtypit, por ato ishin të pamjaftueshme të përcillnin atë kundërvënie të fortë dhe të parë në ato nivele mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa në mes ndodhej çështja e Kosovës. Për herë të parë, zyrtarisht, palës serbe ju bë i qartë se Shqipëria kishte vendosur të luante një rol aktiv në zhvillimet e pritshme për statusin e Kosovës dhe se Tirana ishte e vendosur që kosovarëve t´u njihej e drejta e vetëvendosjes.
MAPO ka mundur të sigurojë tekstin e plotë, origjinali ndodhet në arkivin e kryeministrisë, në të cilin dallohen qartë ndryshimet thelbësore mes palëve, armiqësia, por dhe nervoziteti ekstrem të cilin nuk mund ta zbuste as gjuha diplomatike. Ky ishte një takim të cilin e kishin propozuar amerikanët, por që u prit fillimisht me skepticizëm dhe nga vetë kosovarët. Ishte koha kur ish-Jugosllavia kishte nisur të dizintegrohej, ishte larguar Sllovenia e Kroacia, lufta kishte filluar në Bosnjë-Hercegovinë, por pritej që Kosova të ishte prova e madhe e zjarrit. Dhe në këtë provë, Shqipëria patjetër do të kishte vendin e saj. Fillimisht tek Paniçi ishin varur shumë shpresa nga ndërkombëtarët, por futurizmi i biznesmenit të ardhur nga SHBA-ja do të dështonte kohë më pas përballë furisë së nacionalshovinistit Milosheviç.
Biseda ndjehet që është e tensionuar. Përkrah Meksit ndodhej ish-ministri i jashtëm Alfred Serreqi dhe zëvendësi i tij Arian Starova, me Paniçin, ministri i jashtëm jugosllav dhe disa këshilltarë, disa prej të clëve kishin shërbyer që në kohën e Jugosllavisë së Titos. Jashtë mureve të kryeministrisë shqiptarë dhe kosovarë protestonin paqësisht. “Me kohë, të gjithë gurët zënë vendin e tyre”, paralajmëroi që në nisje bisedën e tensionuar Meksi. Paniç përmend demonstruesit. “Të punojmë së bashku që ta përmirësojmë botën në drejtim të të drejtave të njeriut”, thotë më pas ai, por Meksi reagon ftohtë. Në mes ishte Kosova dhe vetëm Kosova dhe sipas kryeministrit të atëhershëm, ajo çka po ngjiste në Kosovë i kapërcente kufinjtë e respektimit apo shkeljes së të drejtave të njeriut. “Ne jemi për respektimin e kufinjve dhe mosndryshimin e tyre me dhunë, por në të njëjtën kohë, mbrojmë me këmbëngulje të drejtat e shqiptarëve të Kosovës që burojnë nga dokumentet ndërkombëtare, Karta e Helsinkit, të drejta që mund të shkojnë dhe shkojnë deri në vetvendosjen e kombeve”, i thotë Meksi bashkëbiseduesit të tij. Më pas shton se për të krijuar klimën për një dialog të frutshëm mes Tiranës dhe Beogradit, duhej të merreshin një varg masash për Kosovën dhe përmend “Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, largimi i ushtrisë federale, respektimi i të drejtave të njeriut, lejimi i institucioneve shqiptare, i mjeteve të komunikimit publik dhe mbi të gjitha, dialogu të bëhej me përfaqësuesit e ligjshëm të shqiptarëve...”. Paniç reagon. “Unë nuk jam diplomat, nuk jam politikan, por jam këtu me mision paqeje. Gjëja e parë që duhet të njohim është fqinjësia e mirë. Dua që Shqipëria dhe Jugosllavia të bëhen fqinjë të mirë dhe ndoshta më tepër se kaq”, thotë Paniç, që më pas shton se ai vetë “nuk prodhon armë, por vetëm ilaçe”. Shembujt e njëpasnjëshëm të tij vijnë nga SHBA-ja ku ai kishte jetuar për 40 vjet. E sjell vazhdimisht në bisedë si shembull, por pritet sërish me skepticizëm nga bashkëbiseduesit, Ballkani dukej se nuk ishte terreni ideal për të kopjuar përvojën amerikane. Duhet të hidheshin shumë hapa të tjera që ëndrra amerikane të kishte të nesërme në Ballkan. Megjithatë Paniç insiston, propozimet e tij përfshijnë kryesisht temën ekonomike, por dhe atë të lëvizjes së lirë në të dy anët e kufirit. Por biseda që duhej të ngrinte ura mirëkuptimi, po vinte më shumë në pah, dallimet e jashtëzakonshme në qëndrime.

Teksti i bisedës
Meksi: Sipas mënyrës sonë të të konceptuarit, në krye në Beograd janë komunistët.
Paniç: E keni gabim, sepse unë nuk jam komunist. Unë përfaqësoj qeverinë.
Meksi: Një ndër ta është Slobodan Milosheviçi. Ai është president i Serbisë, për të mos thënë dhe të tjerët, si Bullatoviçi në Mal të Zi.
Paniç: Kjo është shoqëria demokratike, ata janë zgjedhur sepse edhe ata e kanë këtë të drejtë.
Meksi: Nuk janë zgjedhur me zgjedhje demokratike, as me struktura demokratike.
Paniç: Do të bëjmë zgjedhje përsëri për tre muaj.
Meksi: Nga përvoja ime joameriakane, por e një vendi që sapo ka dalë nga komunizmi, mund t´ju them se është e vështirë të bëhen zgjedhje të lira kur janë komunistët në fuqi.
Dhe më pas, sërish me të njëjtin ton ku fshihej me zor nervozimi. Njohja mes protagonistëve po bëhej gjithmonë e më e vështirë sepse qëndrimet ndodheshin në skajet e tyre.
Meksi: Nuk mund të jetë popull i lirë ai që i mohon lirinë popujve të tjerë. Komunistët e kuptojnë më mirë sepse e kanë shkruar dhe në librat e tyre një gjë të tillë.
Paniç: Unë jam i kënaqur që nuk jam shkolluar në komunizëm dhe nuk dua të mësoj për komunizmin, por dua të predikoj se çfarë është demokracia.
Dhe më pas vazhdon se ishte i gatshëm të firmoste në moment një dokument për krijimin e bashkimit ekonomik në Ballkan. Madje fton dhe Meksin në Beograd për vizitë, çka pasohet nga një tjetër pilulë e hidhur.
Meksi: Eshtë e vështirë për shqiptarët të shkojnë në Serbi apo në Kosovë.
Paniç: Pse? Nuk mund të vinë dot shqiptarët në Beograd? Duhet të lejohet çdo shqiptar, mjafton të ketë një pasaportë.
Meksi: Atëherë përgatituni për nesër që t´i përgjigjeni 100 mijë kërkesave për të vizituar Kosovën, sepse ka mbi 100 mijë shqiptarë që kanë njerëzit e tyre në Kosovë, por që janë ndarë që nga koha e Luftës.
Paniç insiston dhe thotë se është i gatshëm të zgjidhë problemin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga të dy anët e kufirit, kurse Meksi sërish përmend Kosovën.
Meksi: Kosova është vendi ku mund të fillohet zgjidhja e problemeve.
Dhe më pas rreshton kërkesat e qeverisë shqiptare, heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, largimin e ushtrisë federale. Bashkëbiseduesi përgjigjet:
Paniç: A mendoni se mund të ndodhin vrasje atje, nëse nuk do t´u garantohet mbrojtja? Më lini mua të kujdesem për sigurimin e të drejtave njerëzore.
Meksi: Në këto të drejta ne përfshijmë edhe të drejtën e vetvendosjes.
Paniç: E njëjta gjë ndodh edhe me serbët në Kroaci dhe në Bosnje.
Meksi: Kjo është ajo që dëshirojnë ata atje, nuk jua diktojmë ne.
Paniç: Fatkeqësisht ne nuk jetojmë vetëm. Ne jetojmë në një bashkësi ndërkombëtare e nuk mund të marrim vendime të njëanshme. Në qoftë se ne të dy marrim vendime, por nuk janë dakort atje, atëherë ato harrohen.
Meksi: Kjo është e drejta për vetvendosjen. Organizimi politik i popujve është një e drejtë që e garantojnë organizmat ndërkombëtarë.
Paniç: Sipas pikpamjes së KSBE-së (sot OSBE), pakicat nuk e kanë të drejtën e vetvendosjes.
Meksi: Megjithkëtë shqiptarët në territoret e tyre në Jugosllavinë e djeshme nuk përbëjnë minoritet. Statusi i sotëm është thjesht rezultat i një padrejtësie të vitit 1913 apo e vitit 1945.
“U ngopa me Kosovën”, do të shfryjë më pas Paniç: “edhe po ta zgjidh unë problemin, kjo nuk do të jetë në të mirën e Shqipërisë”, thotë ai. “Erdha këtu edhe për të ndihmuar Kosovën. Eshtë një çështje që duhet zgjidhur, por e rëndësishme është të bëj më shumë se kaq”. Në bisedë ndërhyn dhe ministri shqiptar i jashtëm që insiston përsëri: “Kosova është problemi më i madh”. E pason menjëherë Meksi: “Çështja e Kosovës mund të zgjidhet me dialog, pa kushte, me përfaqësues të ligjshëm nga Kosova”. Pak minuta më pas dhe ndërhyn ambasadori i atëhershëm jugosllav në Tiranë: “Më duket sikur po hapen plagët e vjetra, sikur po bisedoj me rusët”.
Paniç: Ne nuk kemi luftë midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë.
Meksi: Ne jemi të bindur se po u vazhdua me këtë rrugë, lufta do të spostohet edhe në Kosovë.
Biseda vazhdon sërish e tensionuar. Fantazma e luftës që në të vërtetë do të niste shtatë vjet më pas, ishte gjithmonë e pranishme. Paniç thotë se si krishterë i mirë do të lutej dhe Meksi i përgjigjet që të fillohet me lutjen për paqe. Atë paqe që do të vinte më pas vetëm nga lufta. Kjo faqe e sapozbuluar e historisë së nderë mes Shqipërisë dhe asaj çka kishte mbetur nga ish-Jugosllavia, merr rëndësi të posaçme pikërisht tani kur po diskutohet statusi final i Kosovës. Sipas parimit, për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, duhet të shihet mirë dhe e shkuara. Aq më tepër që bëhet fjalë për një të shkuar jo fort të largët.


Meksi, kemi njohur Kosovën që në 1992
“Bëni kujdes çfarë flisni dhe çfarë u thoni të huajve që takoni. Gjithçka juaja regjistrohet dhe raportohet. Në mos ju vetë, do të turpërohen fëmijët tuaj nëse ju veproni kundër interesave të shpallura të vendit”. Kjo batutë e thënë që në një nga mbledhjet e para të qeverisë së drejtuar nga Aleksandër Meksi në pranverën e vitin 1992 kishte brenda edhe cinizëm, por dhe një të vërtetë të madhe. Disa nga anëarët e kabinetit të tij atëherë ulën kokat, të tjerë ndjenë peshën e humorit të zi që shefi i tyre, njohësi i shkëlqyer i historisë së mesjetës, po jua jepte si këshillë. Fetishizimi i të huajve dhe kontrasti i jashtëzakonshëm i servilizmit ekstrem në disa raste me qasjen plot dyshim të së djeshmes ndaj të huajit, kishte prodhuar figurën e zyrtarit të lartë shqiptar që përulte me dëshirë gojën tek veshi i cilitdo që fliste në gjuhë të huaj. Në ato vite të turbullta, kur mungesa e eksperiencës dhe gjendja më shumë se kaotike e vendit, ishte tepër e vështirë të sigurohej një orientim i saktë i asaj çka duhej të ishte marrëdhënia normale me partnerët e huaj dhe nuk dallohej mirë ku fillonte dhe mbaronte transmetimi i shqetësimeve normale me shumë më tepër se kaq. Por një shembull krejt të përkundërt afron një dokument i shkruar, zbardhja e bisedimeve të para zyrtare mes kryeministrit shqiptar Aleksandër Meksi dhe homologut të tij jugosllav Milan Paniç. Takimi i “armiqve” u bë me ndërmjetësinë e amerikanëve dhe ishte i pari që ndodhte në harkun e 44 vjetëve heshtje.
Për 15 vjet rresht, nga ai takim mjaft nervoz dhe i parë me dyshim nga të gjithë, nga kosovarët më së shumti, ishin bërë publike vetëm deklaratat e shtypit të dy kryeministrave, por sot, MAPO ka mundur të sigurojë tekstin e plotë të transkriptuar të takimit që ruhet në arkivin e kryeministrisë. Kosova, çështja shqiptare, por dhe marrëdhëniet e atëhershme shqiptaro-jugosllave ishin në qendër të takimit dhe për herë të parë, përballë “armikut” u deklarua qëndrimi i Republikës së Shqipërisë për të drejtën e popullit të Kosovës që shkonte deri në vetvendosje. Tani, në epilog të zgjidhjes së kësaj çështjeje, kujtesa e asaj çka është bërë në ato vite merr një rëndësi të posaçme. “Qeveria e Shqipërisë e ka njohur që atëherë Republikën e Kosovës dhe ky është një akt që ka mbetur në fuqi”, kujton Meksi, i cili duke u nisur nga ky fakt ngre pyetjen se cili do të jetë mekanizmi legal që do të zgjedhë Shqipëria për atë çka do të ndodhë me statusin e Kosovës mbas 10 dhjetorit, afatit të fundit të negociatave mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve për çështjet e statusit. “Eshtë e njëjta republikë që duhet të rinjihet, njohja nga Shqipëria do të jetë një akt thjesht formal apo është vazhdim i njohjes që Shqipëria ka bërë asaj që prej 15 vjetësh?”, pyet duke nënkuptuar përgjigjet e tij Meksi.
Ish-kryeministri i parë i qeverisë së PD-së që nga viti 1992, Aleksandër Meksi thotë se takimi me homologun serb Milan Paniç, kishte ndodhur vetëm 21 ditë mbasi ky i fundit kishte marrë postin e kryeministrit. “Ai kishte qëndruar për 40 vjet në mërgim në SHBA dhe që andej u katapultua në postin e kryeministrit, si një frut fatkeq i bindjes se demokracia mund të katapultohet, një mëkat ky jo vetëm shqiptar. Me sugjerimin e Departamentit Amerikan të Shtetit u mundësua, që Paniç, mbas kthimit të vizitës së tij nga Athina, të qëndronte në Tiranë”, thotë Meksi, pa dhënë më shumë hollësi për prapaskenat diplomatike që çuan në takimin që shpresonte të thyente akullin e ngrirë mes dy vendeve. Mes Tiranës dhe Beogradit qëndronte Prishtina dhe që prej të paktën tre vjetësh, gjendja aty ishte bërë katastrofike. Kosova kishte Presidentin dhe qeverinë e saj në mërgim, por ishte praktikisht një tokë e pushtuar nga armata serbe. Në Kosovë gjendja ishte katastrofike, dhuna dhe shkelja totale e të drejtave të njeriut kishin krijuar aty një situatë shpërthyese. Kishte filluar dizintegrimi i ish-Jugosllavisë, me luftën e parë të shpërthyer në Evropë, që mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Dhe ajo çka kishte nisur në të vërtetë në Kosovë, do të mbyllej si akt i fundit po në Kosovë. Në këtë kuadër dhe vetëm në këtë kuadër, roli i Shqipërisë do të ridimensionohej dhe Tirana do të tërhiqte vëmendjen e diplomacisë vendimmarrëse botërore. Kjo ishte dhe korniza në të cilin do të zhvillohej takimi i parë me kryeministrin serb. “Kishte shumë vështirësi dhe ne duhet të ishim shumë të vëmendshëm që të paraqisnim qëndrimin tonë zyrtar. Çështja e Kosovës, mendonim, duhej të zgjidhej nëpërmjet përfaqësueve legjitimë të saj dhe në prani të një pale të tretë. Ne parapëlqenim që këta të tretë të ishin amerikanët ose BE-ja dhe KSBE-ja (OSBE-ja e sotme). Zgjidhja duhej të gjendej në Kosovë dhe jo jashtë saj. Në bisedimet zyrtare ne u shprehëm qartë se bindja jonë ishte që Kosova duhet të vetëpërcaktohej dhe të vetëvendoste fatin e saj”, thotë Meksi, që shprehet se takimi ndodhte me gjithë ngarkesën e jashtëzakonshme të armiqësive të grumbulluara nga e shkuara dhe e tashmja. Sipas tij, problem ishte dhe skepticizmi i thellë me të cilin u prit ai takim nga përfaqësuesit e Kosovës që ndodheshin të akredituar në Tiranë, por dhe nga vetë Prishtina. “Edhe pse kishim shpjeguar qartë qëndrimin tonë, ky skepticizëm ndjehej dhe ishte mjaft i pranishëm. Vetëm mbasi ata dëgjuan deklarimet zyrtare mbas takimit dhe komentet e forta të bëra në Zërin e Amerikës, pati një lehtësim të tyre, thotë Meksi, që e konsideron atë hap të parë si mjaft të rëndësishëm edhe mbas kaq vitesh. “Jam krenar të them se PD mundi atëherë t´u mësonte bijve të komunistëve të dikurshëm shqiptarë që Kosova ishte Shqipëri, që kosovarët flisnin shqip. Atëherë ne kishim nisur të shfrytëzonim të gjitha tribunat ndërkombëtare për të folur për çështjen shqiptare. Gjykonim se edhe pse nga pikpamja administrative janë kosovarët atë që duhet të vendosnin për të nesërmen e tyre, e drejta për të folur dhe mbrojtur këtë të drejtë të tyre, ishte dhe është detyrim i të gjithë shqiptarëve”, thotë Meksi. Ai përmend se i njëjti qëndrim është mbajtur dhe me drejtuesit e Malit të Zi, Bullatoviç dhe Gjukanoviç, por dhe në Ëashington me vetë ish-Presidentin Klinton në 1993. “Në prill 1993 kemi deklaruar në Shtëpinë e Bardhë se vetëm ndërhyrja ushtarake në Serbi do të ndalte komunistin Milosheviç në rrugën e tij fashiste që e çoi në luftë gjithë rajonin. Çfarë mendoni ju se duhet të bëhet?, na pyeti atëherë Presidenti Klinton. Bombardime mbi Serbi, ju përgjigjëm”, kujton Aleksandër Meksi.
Ai vetë nuk pranon se në të njëjtën kohë, në politikën zyrtare të Tiranës kishte dy linja, njëra e vijës së ashpër përballë serbëve dhe tjetra e ndryshme. Dhe që supozohej se furnizonte me naftë makinën serbe të luftës. Kontrabanda e naftës, e pranuar në dhjetor të vitit të kaluar nga kryeministri Berisha, atëherë president i vendit, nuk pranohet si e tillë nga ish-bashkëpunëtori i tij Meksi. “Kanë qenë shifra krejt minimale. Trafiku i naftës nisi me shishe benzine, vazhdoi me bidonë e serbatorë dhe më pas edhe u ekzagjerua me forma të tjera. Po ju kujtoj se ka pasur dhe përplasje me armë të policisë shqiptare me trafikantët. Edhe “Shqiponja”, ndërmarrja ekonomike pranë PD-së ka sjellë në Shqipëri vetëm 10 për qind të gjithë sasisë së naftës dhe e ndërpreu aktivitetin në mes të periudhës kur ishte vendosur embargoja ndërkombëtare kundër Serbi-Malit të Zi”, thotë Meksi që rezervohet të shprehet për takimin mes Berishës dhe Bulatoviç në fund të vitit 1992, atëherë kryeministër i Malit të Zi, që është konsideruar dhe si fillesa e një marrëveshjeje për furnizim të naftë duke thyer embargon.
Aleksandër Meksi flet dhe për situatën aktuale në Kosovë. Ai i konsideron zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë si një shenjë e qartë se kosovarët kanë kuptuar përfundimisht se çfarë është demokracia. Madje më mirë edhe se në Tiranë. “Vota vret më shumë se plumbi dhe kjo është aksiomë, nëse perifrazojmë Benxhiamin Franklinin. Dhe në Shqipëri nuk do të ketë kurrë përparim pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fatkeqësisht, zgjedhje të tilla ka pasur dy herë vetëm në vitin 1992 dhe në votimin referendar për Kushtetutën e rrëzuar të ´94-ës. Dhe të jeni të bindur se çdo defekt i demokracisë në Shqipëri, ka pasoja negative dhe matanë kufirit. Megjithatë, unë besoj se Kosova do të fitojë përfundimisht pavarësinë, të cilën e ka marrë praktikisht që nga qershori i 1999-ës, kur serbët u tërhoqën dhe NATO hyri në Prishtinë, thotë Meksi. Që megjithatë sheh me skepticizëm qëndrime të vazhdueshme të diplomacisë shqiptare në këto vite, e cila në formë dhe përmbajtje, “shpesh sillet në rolin e miqve të të huajve për të bërë shkesinë e tyre me kosovarët. Shpesh, politikanët e dy anëve të kufirit absurd mes nesh, sillen si dikur Ali Pasha dhe Mehmet Pashë Bushatlliu, secili për veten, por jo për gjithë Shqipërinë, të ndarë dhe zemërakë me njëri-tjetrin. Ne jemi përqëndruar në diplomacinë formale dhe në asnjë rast nuk kemi përdorur dhe mjete të tjera. Do të ishin nevojitur dhe emisarë të besuar për të lobuar pranë diplomacive të vendeve me qëndrim të lëkundur për Kosovën. Po të ishte vepruar kështu, do të kishte shumë më shumë përfitime që nuk do të ishin të individit, por të të gjithë kombit”, thotë historiani Meksi, i bindur që një popull i cili nuk mëson nga pësimet, do ta pësojë sërish.

USHTRIA SHQIPTARE, BËMAT MË TË MËDHA I KA ME VETEN?!

Është folur gjithmonë për Armatën ushtarake shqiptare, por në pak raste, ajo ka treguar fytyrën e saj të vërtetë. E vetme, ajo përballja me armikun e vërtetë më 1939, përfundoi keqazi dhe me turp, ndërsa lufta me fashizmin...u transformua gati në luftë civile. Derisa, sot, e kemi vështirë ta respektojmë antifashizmin tonë, sepse nuk dimë ikjen e ushtarit të fundit okupator?! Edhe pse... të gjithë gjeneralëve të saj u dhamë nga një plumb ballit dhe harresën...

Orët numëroheshin pas ngadalë. Tiranën e kishte kapur një ngërç i frikshëm, ndërsa propaganda e italianëve i kishte topitur njerëzit. Të varfër, të pashpresë, shqiptarët shikonin se përballë po u mbërrinte një gjë tjetër e re. Pas zallamahive të zakonshme, aty-këtu kryengritjeve që mbylleshin më shpejt sesa plasnin, ushtria shqiptare kishte ballafaqimin e parë të saj me zjarrin. Deri më atëherë, njerëzit e mbretit e kishin kuruar me kujdes imazhin e saj. Por, në det- ishte nisur Flota e Italisë për të okupuar. Jo shumë larg qendrës së kryeqytetit dhe bash në zemër të ngjarjeve, krye-adjutanti i mbretit, Hysen Selmani është duke bërë rakordimet e fundit. Na ka lënë shënime patetike, ku gjërat shkojnë ‘fjollë’ në Pallat...Derisa... Telegrami i Seregjit: Romë 6 Prill 1939, Ministrit Libohova Tiranë. Pasi propozimet e marra nën përgjegjësi janë këtu të papranueshme, stop, për të shkarkuar çdo përgjegjësi nga personi im lutemi pranoni dorëheqjen time sot. Seregji. Ky është i pari, që tërhiqet. Në këtë telash na vjen Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Xhemal Aranitasi në Pallat në orën 7 pasdite. Ai vjen në biro tek unë. Ishte krejt i demoralizuar, e m’u drejtua: “Ju lutem lajmëroni Lartmadhërinë e Tij Mbretin se dua të hyj ta takoj pak”. Takimi zgjat fare pak, por gjenerali i jep një letër në dorë mbretit, ku i kumton dorëheqjen. Ka më pak se një ditë nga pushtimi. Çfarë komandanti?! Pasi merr vesh dorëheqjen e Sereqit tërhiqet:”... Nga gabimet dhe mosplotësimi i detyrës së urdhëruar më kanë gënjyer e tradhtuar. Ngaqë nuk kisha si t’i dilja Mbretit përpara dhashë dorëheqjen. Ama Huseum Beg të kam vëlla, rregulloje ta marr prapë dorëheqjen dhe duke pranuar përgjegjësinë mbi vete. Nuk jam Italian dhe nuk jam tradhtar”. Sot, që gjykohen ftohtas gjërat dihen, se pushtimi ishte i kryer, por duhet t’i japim një imazh ushtarakut tonë. Të shikojmë se ç’bëjnë oficerët e tjerë shqiptarë në të njëjtin burim (kujtimet e Hysen Selmanit). Ndërkaq, dhjetëra aeroplanë italianë, kanë filluar propagandën me trakte pafund nga qielli. Në orën 7.50 të mbrëmjes më telefonoi kolonel Ali Riza Topalli, prej Vlorës - ku më deklaroi: “Këtu skam asnjë fuqi përveç kapiten Dod Nikollës, me një kompani të R. Kufirit në Pasha Liman. Tjetër nuk kam. Tani urdhërova vetë batalionin e instruksionit në Korçë që të niset sa më parë për në Tepelenë. Kapiten Haxhi Xhilaga, me dy kompani të R. Kufirit është gati në afërsi të Delvinës, ku po ndërlidhet me toger Taifor Dibrën në Sarandë. Armët nuk i merr kurrkush deri tani. Kanë mbetur në kazermë, sepse propaganda këtu është shume e madhe prej italianëve. Major Gjok Mirashin e kam urdhëruar me batalionin e xhandarmërisë të niset për Tepelenë. Ai m’u përgjigj se nuk kam urdhër e nuk kam lajme të mira për këtë. Major Bilal Nivica akoma nuk ka ardhur në kontakt, as nuk e di se ku ndodhet, nuk është në Gosmar. Kam kërkuar shpeshherë komandën e Mbrojtjes Kombëtare në telefon, e nuk është përgjigjur askush”. Ushtri e shkërmoqur si me sustë, ndërkohë që deri më atëherë para njerëzve është dhënë imazhi i një ushtrie të fortë. Zogu, kryekomandanti i ushtrisë kombëtare, bën aktin e fundit me këtë mesazh me radio: “Italia i ka bërë kërkesa të tilla Shqipërisë që do t’i hiqnin asaj pavarësinë. Unë dhe qeveria ime nuk do të pranojmë kurrë kërkesa të tilla. Përballë agresionit, ftoj të gjithë popullin shqiptar të bashkohet në këtë çast rreziku, për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe pavarësinë e tij me gjak…. Nuk duhet të humbisni kurajën dhe dashurinë për Atdheun, i cili shpejt ose vonë do t’i fitojë të drejtat natyrore. Rroftë Shqipëria! Rroftë populli shqiptar!” Kujt ia bën, në fakt? Ai duhet të dijë mirë se çfarë ushtrie ka. Pushtimi italian kryhet shpejt. U luftua simbolikisht në Durrës dhe në Vlorë. Shumë ushtarakë shqiptarë, duke përfshirë edhe funksionarë të lartë të Zogut, janë bashkuar normalisht me okupatorin...Vetë, Mbreti largohet për të mos shkelur më kurrë në vend.

Intermexo-Ushtria deri më 1939
Nëse më 1921, kur nis riorganizimi i FA-ve i raportohej Shoqërisë së Kombeve, se buxheti i ushtrisë, me 7000 pjesëtarë dhe i Xhandarmërisë, se bashku kapte shifrat 6.500.000 Franga Ari, më 1931-32, ky buxhet ishte rritur tashmë në shifrat marramendëse për kohën 16.491.200 Fr. Ari, ose mëse 53-54 përqind të gjithë buxhetit të shtetit. Kështu në se më fillimet e organizimet të Forcave të Armatosura, në Vlorë, numëroheshin vetëm 150 nënoficerë të karrierës, më 1937- Ushtria Shqiptare numëronte 1400 të tillë, ndërkohë që ajo kishte vetëm 600 oficerë. Janë disa kuadro italianë që drejtojnë të gjitha, mbi të gjitha, atasheu i parë ushtarak në Shqipëri, Koloneli Alberto Pariani. Në mesin e viteve ’30, funksionarët italianë arritën rreth 240 vetë. Megjithatë luftëtarë të admirueshëm në malet e tyre, të gjithë këta burra humbnin shumë nga efikasiteti i tyre në një betejë në fushë të hapur, thotë Quaroni, një nga misonarët kryesorë për shqiptarët. Rritet ndjeshëm shkalla e kualifikimit të oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë në shkollat ushtarake italiane etj, por kjo nuk mjafton se politika ishte bërë mbizotëruese dhe përcaktuese, gjë që u shfaq kërcënueshëm në 7 prillin e vitit tragjik 1939. Për më tepër, shqiptarët mbeten konfuzë Populli shqiptar është më pak logjik se çdo popull tjetër. Dhe, pastaj nuk ka asgjë më pak të lehtë sesa të pajtosh një politikë logjike me ambicie kontradiktore..., shton Quaroni.

Sërish nga ushtria shqiptare
Në orën 05.00 të mëngjezit, më 7 prill të vitit 1939, Shqipëria sulmohet nga Italia. Të paktën, në këtë orë forcat italiane kanë zbarkuar në Vlorë, Shëngjin, Sarandë dhe Durrës. Rezistenca ka qenë e pakët dhe duket se përkon me dhjetëra urdhrat, e çuar dëm, që janë dhënë për të forcuar brezin mbrojtës prej javësh nga Lartmadhëria?! Nga Vlora kolonel Ali Riza Topalli lajmëron me telefon: “Flota italiane tani filloi bombardimet prej detit e ajrit dhe shkarkoi në Portin e Vlorës e Karaburun. Luftën e fillova vetëm me një kompani ushtarake të R. Kufirit nën komandën e kapiten Dod Nikollës e 50 xhandarësh. Asnjë fuqi tjetër akoma nuk kam. Jam duke u tërhequr ndër shpatet e Sevasterit e të Llogarasë për sistemimin e ndërlidhjeve me fuqitë tona që po i presim orë më orë”.Njësoj fatkeq, nga Durrësi Major Abaz Kupi, lajmëron me telefon: “Flota italiane ka rrethuar Durrësin dhe hyri në Port. Janë mëse 30 copë anije në Durrës, Porta Romane e Zonat e Banjave. Nuk patëm kohë për të minuar portin. Ne do të bëjmë detyrën, aviacioni po na dëmton shumë. Urdhëroni komandën e Shijakut, që të na vijnë në ndihmë, e sidomos të sigurojë Zonën e Banjave”. Kur bisedon në telefon fillon bombardimi dhe mitralozat ndjehen deri në telefon...derisa nuk më sinjal. Këtë të dy janë nga të vetmit, që luftojnë. Ndërkohë, që në Torren e Durrësit vritet kapteri trim Mujo Ulqinaku, që drejton lokalist një rezistencë ndaj italianëve. Kaq. Pas dy telegrameve, qeveria shqiptare, vendos që të dërgojë ministrin Rrok Gera dhe nënkolonel Sami Kokën për të folur me komandantin italian të zbarkimit Guzzoni. Kjo është e vetmja.

Pak për pjesën tjetër
Pa asnjë dyshim, Forca e armatosur më e madhe në numër, e cila paraqiti një skemë organizative me formacione më të qëndrueshme sulmuese, të cilat erdhën në rritje në përfundim të luftës, ishte ushtria Nacional-Çlirimtare. Këta ishin vullnetarë, që zotëronin një fuqi të madhe goditëse, disiplinë dhe shpirt të lartë luftarak. Pavarësisht se në kujtimet e emisarëve britanikë ka shumë mospëlqim për ta- në një vend bashkohen, që ata të paktën reagojnë ndaj fashistëve. Falë dhe mbështetjes së Aleatëve, deri në fund të nëntorit të vitit 1944 numërohen 70.000 luftëtarë të rreshtuar në 24 brigada, 8 divizione sulmuese dhe 3 Korpormata, si dhe dhjetëra formacione territoriale në tërë sipërfaqen e vendit. Shumë prej ushtarakëve janë të shkolluar jashtë dhe numri i tyre i kalonte të 120 vetët. Duke iu referuar një materiali, cituar nga ish-shefi i shtabit Pëllumb Qazimi ushtria shqiptare, e quajtur Kombëtare prej 10 korrikut 1945 deri në korrik 1949 dhe pas kësaj e deri në vitet ’90 Ushtria Popullore kaloi përmes një zinxhiri të gjatë ndryshimesh e reformimesh. Fillimisht, ajo u zvogëlua shpejt dhe ndjeshëm. Në korrik 1945, efektivi i saj ra në 45.000 vetë; në fillim të viteve 1946 zbriti në 35.000 vetë; për të vijuar më 1954 në 33.500 veta; më 1955 në 41.000 veta; më 1958 në 27.000 veta drejt shtimit të limiteve në vitet ’60 e më pas. Ushtria jonë përshtati një filozofi tjetër “duke provuar skema të reja organizimi dhe vendosjeje, në raport me kërkesat dhe situatat politiko-ushtarake të kohës, për një mbrojtje sa më të sigurt”, cituar nga Gjeneral Qazimi ashtu si të dhënat më parë. Në ag të demokracisë ishin 61.000 ushtarakë aktivë ose mbi 2% të popullsisë, 360.000 rezervistë dhe mbi 200.000 forca vullnetare-territoriale, pa folur për mobilizimin e rinisë studentore e shkollore të armatosura. Ushtria la kazermat dhe u shkoq në afro 2200 pika hapje dhe garnizone në të gjithë sipërfaqen e vendit. Por luftë nuk pa me sy. Armiqtë ishin kudo, por për të luftuar nuk luftoi. Përjashtim bënë përgjigja ndaj incidenteve të grekëve me 1949.
...
Xhemal Aranitasi, ish komandanti i Mbrojtjes Kombëtare në Mbretërinë shqiptare, e pranoi sërish detyrën atë ditë. Të paktën kështu thotë Hysen Selmani. Sesa luftoi dihet. Një gjë është e saktë: u largua nga Shqipëria me Mbretin Zog. Do të vdiste në Turqi në vitin 1961, kur Shqipëria filloi të bënte karshillëk dhe në “Traktatin e Varshavës”. Vendi u mbush me bunkerë dhe shqiptarët shikonin luftë kudo. Por, luftë nuk kishte. Është një postulat, që duhet të ketë burim ushtarak, sipas të cilit, një ushtri është e fortë nëse kalitet ndër luftëra dhe sprova. Pavarësisht patetizmit tonë, Shqipëria nuk pati “fat” të bënte luftëra, veç asaj kundër fashizmit dhe gjithë kohën u përgatit për një armik që nuk ishte. Ndihma e vetme ishte në Luftën e Kosovës, kur shumë ushtarakë u mobilizuan direkt kundra armatës serbe. Për të ardhur në fund, ku tashmë e reduktuar në minimum është duke u përgatitur për sfidën e saj të futjes në NATO. Këtë herë patrullat tona, që shërbejnë në misione paqeruajtëse Afganistan, Irak dhe Bosnje janë si dallëndyshe për një ushtri tjetër, të cilës po i shpeshtohen orët për në NATO. Deri më atëherë...

Nga: Ben Andoni : HEBRENJTË NË SHQIPËRI: A U NDIHMUAN VËRTETË AQ SHUMË?!

Të përmendësh Shqipërinë në Izrael nuk je më i pambrojtur. Ashtu si ndodh rëndom me shqiptarët në vende të tjera. Hebrenjtë e sotëm e kanë të fiksuar se evropianët ‘e vegjël’ u bënë jatak për dhjetëra familje në vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore. Por, pas kësaj fasade, a ishte vërtetë kaq e madhe ndihma e shqiptarëve...

Patjetër. Shqiptarët i ndihmuan hebrenjtë me të gjithë potencialin e tyre materialo-jetësor. Të paktën, këtë e vërteton fakti historik, që tashmë është i mirënjohur. Dhënia e besës ishte elementi kryesor, që ndihmoi ekzistencën e tyre, thotë Luan Pengili, drejtor i Shtëpisë Botuese OMSCA në Tiranë. Në fakt, shqiptarët ndihmuan, ashtu si do të ndihmonin çdo komunitet në nevojë. Në vite, ata ndihmuan të mbeturit e ushtrive që luftuan në Shqipëri, që u kishin sjell dëme, por edhe fqinjët e tyre, me të cilët patën probleme. Nëna ruse e z.Pengili ishte e bija e një funksionari të lartë hebre, që u ekzekutua bashkë me të shoqen në vitin 1937 në Rusi. Që atëherë, familja e të ëmës së tij nuk diti asgjë. Familja e Luanit në Shqipëri pati sikletet e Luftës së Klasave. Hebrenjtë janë miksuar në vite me shqiptarët. Referencat për ekzistencën e tyre janë që nga qindra vjet të shkuara, kur ata bashkëjetuan me shqiptarët.
“Qitrot hebraike janë një kulturë e jashtëzakonshme. Atë kulturë fshatarët e mi e zhvilluan shumë, brez pas brezi, sa u bë Dhërmiu metropoli i qitrove hebraike në botë. Me ato qitro çifutët bëjnë Pashkët. Një qitro, bashkë me një degë palme, është emblema e pritjes së Moisiut, ashtu si e kishin ortodoksët, që bënin Pashkë me vezë të kuqe”, shkruan Petro Marko në kujtimet e tij për Bregdetin e para luftës. Duke iu referuar një studimi të Bernd Fisher: Në vitin 1938, në Shqipëri ishin regjistruar zyrtarisht rreth 300 hebrenj shqiptarë dhe ndoshta 100 hebrenj të huaj. Pjesa më e madhe e hebrenjve vinin nga Gjermania dhe Austria, por deri në fund të Luftës në Shqipëri gjetën strehë edhe të tjerë nga Jugosllavia, Kroacia, Bullgaria, Polonia, Turqia, Hungaria e Rumania. Sipas Bernstein-it, Shqipëria ishte ndër të paktat vende në Evropën e atëhershme “ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë”. Në Shqipëri, mbi të gjitha, nuk i diskriminonin.
Dimri i vështirë i vitit 1944, e kapi Hermina Steinovan në Shqipëri, rrugës drejt Dibrës së Madhe, ku kërkoi strehim te njerëzit e të shoqit, Gafur Langu. Familja e saj kishte përfunduar në Buckenwald, kurse pronat në Kiov të Moravisë u ishin bërë hi. Vetëm ungji i Steinovas kish mundur të shpërngulej në Palestinë, në hapësirën ku do të riformohej më vonë Izraeli. Por dashuria e saj për burrin simpatik shqiptar nuk përkonte me sikletin e shumë familjeve hebreje, që tashmë ishin vendosur në Shqipëri. Shumë prej tyre ishin befasuar më 1 mars të vitit 1937, kur Zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme nxori Qarkoren e titullarit të saj Musa Juka, që kërkonte të identifikoheshin të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë. Keqësimi i situatës evropiane ndjehet nga një urdhër të Kontit Çiano, që i kërkon legatës italiane dhe selive konsullore në Durrës dhe në Shkodër të përzihet elementi hebre nga vendi. Në fakt, në Shqipëri çështja ka një zgjidhje. Në Tiranë ambasadori amerikan Herman Bernstein, i cili shërbeu në Shqipëri ndërmjet viteve 1930 dhe 1933 bën hapa aktivë. Ai ishte në gjendje të kishte ca kohë të disponueshme për të kryer studime mbi hebrenjtë në Shqipëri. Botoi artikuj si rezultat i studimit të tij dhe qëndroi aktiv në çështjet e hebrenjve në Shqipëri deri në vdekjen e tij në vitin 1935. Kontributi i tij kryesor për komunitetin hebre në Shqipëri qenë bisedimet me Zogun për rivendosjen e familjeve hebre nga Austria dhe Gjermania, menjëherë sapo ardhja e Hitlerit në pushtet e bëri të qartë për shumë njerëz se hebrenjtë ishin të rrezikuar në të gjithë Evropën, shkruan Fisher.
Vetë Mbreti e kishte njohur zyrtarisht këtë komunitet që në prill të vitit 1937. Madje, në kohën e luftës ai kërkoi që të bënte një marrëveshje me komunitetin hebre në Britani, që të vendoseshin në Shqipëri rreth 50.000 familje, në këmbim të ndihmës për fronin. Përsëri nga Fisher, regjistrimet tregojnë për shembull se 100 hebre erdhën nga Vjena në shkurt të vitit 1939, kurse 95 familje hebre erdhën në Shqipëri, kryesisht nga Austria dhe Gjermania. Sapo erdhën në Shqipëri emigrantët e rinj morën përkrahje nga Komuniteti i hebrenjve të Shqipërisë, por shumë prej tyre iu dhanë leje qëndrimi, në mënyrë që ata të mund të punonin.

Jo kaq bamirës
“Informacionet e legatës italiane fillojnë të japin hollësira më të detajuara për këtë situatë. Në një njoftim që konsulli italian i dërgonte një ushtaraku italian më 30.11.1938, midis të tjerave shkruhet se emigracioni i izraelitëve po shndërrohej në një mjet të përshtatshëm për t’iu siguruar ryshfete të majme sferave qeveritare. Sipas konsullit, në këtë çështje, është përzierë edhe Shtëpia Mbretërore, e cila kishte lidhje të ngushta me elementin hebraik. Sot është përhapur fjala se Mbretëresha Geraldinë ka marrë një shumë që sillet nga 10.000 deri në 50.000 napoleonë, që duhet të jetë depozituar në një bankë jashtë. Duket se Qeveria shqiptare ka pranuar nga hebrenjtë 8 milionë franga ari në shkëmbim të koncesioneve për impiante industriale, që hebrenjtë do të ndërtonin, shkruan Artan Puto në studimin e tij “Hebrenjtë në Shqipëri në prag të Luftës së Dytë”. Ndër hebrenjtë shumë të njohur, që kërkonin të vinin në Shqipëri, ishte edhe Norbert Jokli. Por qeveria shqiptare me burokracinë e saj nuk e mundësoi ardhjen e tij dhe ai vdiq më 8 maj 1942 në një kamp përqendrimi. Pushtuesit e rinj gjermanë filluan duke pyetur për listat e të gjithë hebrenjve në Shqipëri, si nga komuniteti hebre, ashtu edhe nga regjimi i Mehdi Frashërit. Kjo kërkesë ishte, padyshim, një shenjë ogurzezë, sepse në rrethana të tjera një veprim i tillë ishte hapi i parë drejt arrestimit, shpërnguljes dhe zhdukjes së komuniteteve hebre. Por listat nuk iu dhanë gjermanëve as nga Komuniteti hebre shqiptar, as edhe nga regjimi dhe gjermanët nuk e ndoqën më këtë çështje. Hezitimi i tyre për të vepruar në këtë mënyrë mund t’i dedikohet, pjesërisht Herman Neubacherit, ish-kryebashkiak i Vjenës, i cili u bë përfaqësuesi special për Ballkanin i Ministrisë së Jashtme Gjermane dhe njëkohësisht përfaqësuesi personal i ministrit të Jashtëm gjerman, Joachim von Ribbentrop në Shqipëri, citojmë sërish Puton. Ai këmbënguli në një shpallje të re të pavarësisë së Shqipërisë dhe insistoi se Gjermania respektonte pavarësinë kurdo të ishte e mundur. Neubacher doli me atë çka ai e konsideroi se ishin dy kategoritë e reja në ligjin ndërkombëtar, “neutraliteti relativ” dhe “sovraniteti relativ”, shkruan historiani i ri. Por duket dhe largpamësia e z. Frashëri që përshtatet me këtë politikë.
Shumë vite më vonë, kjo ngjarje do të vinte në skenë, por si historianët shqiptarë nuk e kishin nxjerrë asnjëherë dokumentin, që tregonte dhe një fytyrë tjetër të kolaboracionistëve.
Vetë izraelitët, paçka ndarjes në kohën e komunizmit, nuk e harruan kurrë këtë ndihmë. Më shumë akoma në konfliktin e 1999, u shënua pikërisht dhe vlerësimi pa doreza i këtij kontributi. Izraelitët, madje, kapërcyen peshën e rëndë të paraleleve që ekzistojnë sot midis raporteve Serbi-Kosovë nga njëra anë e Izrael-Palestinë dhe zgjodhën shqiptarët si favoritë, duke sjellë holokaustin si provë.

Pas lufte
Hermina Steinova dhe familja e saj e pati njësoj keq dhe në periudhën e regjimit diktatorial shqiptar. I shoqi i Herminas, për shkak të angazhimeve politike të paraluftës, vdiq më 1965, pasi ish endur burgjeve dhe internimeve. Kishin tre fëmijë, të cilët duhej të mbijetonin. “Gjyshja arriti të bënte epokë në Tiranë, falë makinës qepëse”, tregon Amosi, nipi i saj. Në Tiranën komuniste, tek zonja Hermiona, qepnin shumë nga familjet e fuqishme të Bllokut. Ishin duart e saj punëtore që do ta shpëtonin atë disa herë nga internimi. Hebrenjtë e tjerë ishin integruar në jetën shqiptare dhe punonin duke u spikatur kudo që kontribuonin.

Komuniteti hebre
Për hebrenjtë shqiptarë, sefaraditë (të përqendruar kryesisht në Vlorë, Gjirokastër, Lushnjë, Fier, Shkodër dhe Tiranë) dhe ashkinazë (kryesisht në Tiranë dhe Shkodër) nuk kishte sinagoga e rabinë. E vetmja sinagogë ishte shkatërruar gjatë Luftës I Botërore, dhe funksionin e saj e luanin tashmë shtëpitë e hebrenjve. Kurse ekzistenca e një rabini ishte fare e paimagjinueshme për bashkësinë e vogël hebreje shqiptare dhe pas vitit 1967 rabinëve iu ndalua rreptësisht hyrja në Shqipëri. Deri këtë vit bashkësia kishte marrë rregullisht pako me “matzo” nga organizata hebrenje holandeze. Pas ndalimit të fesë me ligj, kremtimi i festave dhe ngjarjeve të shënuara fetare dhe historike u kthye në një ritual “ilegal”. Sidomos në Vlorë, në “Rrugën e Çifutëve” ku ishte edhe numri më i madh i hebrenjve shqiptarë, besimtarët kremtonin rregullisht në fshehtësi, shkruan J. Godole në një artikull periodik të hebrenjve gjermanë. “Më kujtohet shumë mirë kur e festonim Rosh Hashanah-un (Vitin e Ri hebraik) dhe gjithë ne hebrenjtë uronim me këtë rast njëri-tjetrin”, kujton Amosi për fëmijërinë e tij. Ata festonin edhe Pesah-un, si dhe agjëronin në ditën e shenjtë të Pendimit “Yom Kippur”.

Në tranzicion dhe ... sot
I nipi i Herminës, aty nga fillimi i viteve ’90, e la Shqipërinë. Fillimisht u nis drejt Gjermanisë për të përfunduar pastaj, falë disa organizatave hebreje, në Tel Aviv.
Fatin e Amosit dhe familjes së tij e pasuan edhe 350 hebrenj të tjerë shqiptarë, që u larguan drejt Izraelit, si dhe 37 drejt SHBA-ve. “Sot këtu kanë mbetur rreth 10 familje me gjithsej 32 frymë”, tregon kryetari i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof. Petrit Zorba. Mungesa e një sinagoge bën që komuniteti i vogël i hebrenjve të mbetur shqiptarë të mblidhet një apo dy herë në vit, kur vjen përfaqësuesi i JOINT-it (American Jewish Joint Distribution Committee) nga Roma që e asiston atë. Herë pas here bashkësisë së vogël hebreje në Shqipëri i bashkohet edhe komuniteti i trupit diplomatik, ndërsa festojnë një “Seder” apo të tjera festa tradicionale me hebrenj vendas e të huaj. Përpos këtyre, asnjë ndihmë tjetër, nuk u afrohet hebrenjve të mbetur në Shqipëri nga SHBA-të dhe Izraeli. Jetojnë me punën e tyre dhe ndjekin të interesuar politikën e Izraelit. Presin që dy qeveritë të sistemojnë problemin e vizave në pasaportat respektive dhe ata të mund të lëvizin të lirë. Në vend operojnë tani sipërmarrje të fuqishme izraelite si Benny Staitmetr, grupi afrikanojugor-izraelit, grupi Sari Arison, Gilat Satalid, G.M.U.L. Bashkëpunimit kulturor i shtohet ardhja së shpejti e Filarmonisë së Tel Avivit etj.
...
Edhe pse e vogël, bashkësia e hebrenjve shqiptarë ka arritur të nxjerrë figura të rëndësishme në jetën kulturore, politike e shoqërore të Shqipërisë. Më i njohuri ndër ta mbetet padyshim përkthyesi i madh i letërsisë gjermane Robert Schwartz, një ish-ministër shëndetësie dhe një botues. Të tjerët ikin e vijnë, “sidomos të ikurit në vitet 1990-1991 kthehen herë pas here në Shqipëri”, thotë kryetari i shoqatës së miqësisë Zorba. Amosi është njëri prej tyre. Së bashku me të vëllanë zotërojnë në Tiranë një biznes ndërtimi. Në Shqipëri, Amosi kaloi fëmijërinë, rininë, në tokën e re luajti volejboll me Mateashar-in dhe kreu shërbimin ushtarak. Krenarë duhet të ndihen edhe 120 familjet që strehuan hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore, sipas Shoqatës së Miqësisë mes dy vendeve. Mbrojtja e hebrenjve vazhdon të mbetet nyja e fortë e marrëdhënieve mes dy vendeve, edhe pse konsulli Cani shprehet, se “diplomacia e Izraelit është shumë e kujdesshme ndaj Shqipërisë”.
Hermiona Steinova ndërroi jetë në Shqipëri, më 1988, në një vend, i cili i shpëtoi jetën dhe të cilin ajo mësoi ta respektonte, por jo ta donte si të vetin. 2-3 vjet më vonë fëmijët e saj si dhe shumica e hebrenjve shqiptarë u riatdhesuan duke u larguar përfundimisht drejt Izraelit, në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë mes Izraelit dhe Shqipërisë, firmosur nga Ramiz Alia. Zoti Pengili dhe të tjerë ushtrojnë bizneset e tyre dhe janë të mprehtë ndaj marrëdhënieve Shqipëri-Izrael. Shqipëria, gjithsesi, është më afër Izraelit. “Kështu me radhë të gjithë familjet thanë se nga rridhnin. Na doli vetëm një që ishte i huaj: Josif Averbahu, me origjinë çifute nga Austria”, shkruan Petro Marko.

Historinë nuk mund ta fshijmë lehtë e asë t1% bëjmë pazare politike pseudoshkencore me antikombëtarët apo BE-në !!!!!!!







VETEM 3% E LENDES SE HISTORISE SE SHQIPTAREVE, USHQEN NDERGJEGJEN KOMBETARE TE BREZIT TE RI

Para disa muajve u shkrua shume ne shtyp per rishikimin e historise.A duhet vazhduar ky debat ? Sa i rendesishem eshte roli i historise ne jeten e nje populli ?

Studiuesi i mjeshterise se Historise, Marc Bloch shprehet : «Te mos kuptuarit e se tashmes, lind ne menyre te pashmangshme nga mosnjohja e se kaluares » (f.52 MB). Historia na tregon gjurmet qe duhet te ndjekim ne jete , arsyeton ne menyre filozofike Marlin Barleti. Pra njohja e Historise, per çdo popull, percakton kushtet me te mira per ruajtjen, zhvillimin dhe ecjen perpara te nje kombi.

Shqiptaret, qe jane pasardhes te Thrako-Ilireve, e me heret akoma te pellazgeve qe shenojne agimin e lindjes se shoqerise njerezore, kane fatin te kene nje nder historite me te gjata dhe me te pasura te botes europiane e me gjere, me ngjarje dhe figura historike.
Sa studiohet dhe me ç’fare cilesie realizohet ky studim i Historise ne shkollat tona te ciklit te ulet dhe te mesem ?

Nga klasa e katert fillore deri ne mature, femijet tane gjate nente viteve , per historine e po pullit te tyre, mesojne me nje mesatare vjetore prej afro 3% te te gjithe lendes se historise. Nje histori e tille e dhene me pikatore ka vetem nje rrjedhoje : çkombetarizimin.
Nga nje veshtrim mbi problemet e verejtura ne tekstet e historise te klases se katert deri ne mature, mund t’i grupojme ne dy kategori : 1- Te karakterit shkencor dhe 2- Te karakterit politik.

Nuk dua te filloj te numeroj pasaktesira te tipit kohor si p.sh. perdorimi i bakrit ne kl 4 shenohet 6000 vjet, ne kl 5 na jepet 5000 vjet dhe ne vitin e 4 gjimnaz 3500 vjet.


Apo ne informacione te gabuara si : « per te permbushur deshirat e tyre, njerezit e lashte …filluan te besonin ne magjite per t’i shpetuar te keqijave… » (kl 4).

Ndoshta autori ngateron magjistaret e xhunglave me Orakujt e lashtesise, detyra e vetme e te cileve qe te percillnin ne forme peshperimash vendimet e perendive duke parashikuar se ç’do t’iu ndodhte ne nismat e tyre.

Apo koncepte te gabuara si « Ata (njerezit primitive) pelqenin te bukuren dhe filluan edhe vete te krijojne gjera te bukura » (kl 4) per te shpjeguar se si filluan te vizatojne njerezit e lashte neper muret e shpellave. Sigurisht çdo psikolog do te jepte nje shpjegim te qarte se kush lindi i pari veprimi apo ndjenja.Historianet tane, kane aritur te numerojne edhe banoret e trojeve te lashta shqiptare para 3000 vjetesh (500 mije,sipas tyre). Valle kane numeruar pellazget, iliret apo shqiptaret e sotem, dhe ku shtriheshin keto « troje te lashta shqiptare » ?

Nje nga problemet madhore te diskutueshme, qe perfshin te gjithe librat e historise, eshte pasqyrimi i lashtesise se larget.

Studiuesit e huaj i kane dhene shume emra kesaj periudhe qe llogaritet ne disa mijra vjet: “parahistori”, “bota para helene”, “para indo-europiane” e me shume kursim “pellazgjike”. Pra, kjo periudhe « pafundesisht me e madhe se sa do te jete bota klasike greke » siç shprehet Arif Mati, nje nga studiuesit qe shquhet per saktesine e materialeve historike te sjella ne librin e tij « Shqiperia Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen », ne tekstet e shkolles perfaqesohet vetem me disa rrjeshta.


 Duke perdorur shprehjet « thuhet », « mendohet », « mund te themi » se shqiptaret rjedhin prej pellazgeve, historianet tane qetesojne ndergjegjjen e tyre prej studiuesi para fakteve te shumta qe vertetojne jo vetem shtrirjen e gjere gjeografike ne Ballkan, Europe, Azi te Vogel, Afriken veriore si dhe te gjithe ishujt e Egjeut, por dhe faktin se ishin keta pellazge qe krijuan besimet, artin, shkrimin dhe hodhen bazat e shkences moderne te mevonshme (shih « Thoti fliste shqip » XH.Katapano) dhe se qe ne shk.i19-te quhej i padiskutueshem fakti se shqiptaret (nje race e patrazuar) rridhnin nga kjo popullsi e lashte.

Duke i trajtuar pellazget si popuj mitike (legjende), historianet harrojne se perpara syve te tyre, ne flamurin tone kombetar, shqiponja e zeze eshte nje simbol i pellazgeve i ardhur ne ditet tona (krahas shume deshmive te tjera) nga Zeusi i Dodones pellazgjike dhe i percjelle nga Akili, Aleksandri i Madh, Pirro, Skenderbeu dhe shume mbreteri me zanafille pellazge si Karli i Madh i Frances, Napoleoni e deri ne Ameriken e larget. Sigurisht ky sqarim per flamurin, nuk gjendet ne librat tona te historise.

Ne fakt nje periudhe kaq e gjere kohore dhe me kaq kontribute per periudhat e mevonshme nuk mund te « fshihej » aq kollaj nga historia e shkruar. Kjo periudhe PELLAZGJIKE u tjetersua dhe u perfshi ne periudha shume me te vonshme « greke », « romake » apo « egjiptiane ».

Per rrjedhoje, ne te gjitha tekstet ngjarjet e pershkruara nga Homeri « grek » te ndodhura qe ne shk.e XIII p.k. tek « Iliada », kane ndodhur nga lufta e « grekeve »te ardhur nga Argosi, Athina dhe Sparta « greke » e qytete te tjera te « Greqise » me trojanet dhe ku perendite « greke » si Athinane, Artemisen,Aferditen me ne krye Zeusin « grek » qe me se fundi ja dhane fitoren Akilit, Agamemnonit, Menelaut « grek ». Se mitet e lashta « greke » u perhapen deri ne ditet tona dhe se zanafilla e njohurive, artit, ndertimit, besimit ishte bota « greke »e me vone ajo « romake » nga ku Thrako-Iliret pellazgjike, nuk rreshten se « mesuari » per te besuar, ndertuar shtepite dhe teatrot.

Por çfare na thone historianet e lashte ?

Herodoti(shk.e V p.k.) : « Helenet mesuan nga pellazget artin e punimit te bronxit, ndertimin e qyteteve dhe fortifikimit » (f.340 DHP)

Flavius Jozefi (viti37 pas Krishtit) « Ne te vertete kam gjetur se nder greket gjithshka eshte e mevonshme…me kete une nenkuptoj themelimin e qyteteve, shpikjen e arteve dhe hartimin e ligjeve, por nga te gjitha gjerat, me e vonshmja , apo qe nder ta mungon, eshte meraku per te shkruar » (f.14 AM)

« Asnje tregues, madje me i vogli, nuk ka provuar ekzistencen e grekeve para shk.VIII(f.15 AM)
Vete Homeri ,historiani i pare i shoqerise njerezore nuk i ze ne goje as greket dhe as Greqine ne te dy veprat e tij, sepse siç pohojne historianet e shekujve te mevonshem ,ne ate kohe i gjithe Ballkani banohej nga fiset e shumta pellazge me emertime te shumta.

Tani shtrohet pyetja : Kur historianet e lashte pohojne se ne kohen e luftes se Trojes fiset nderluftuese ishin pellazge dhe se greket muaren shume me vone prej tyre perendite, artin, ndertimin si dhe shkencat , perse nxenesit shqiptar duhet te mesojne njohuri te pambeshtetura ne shkencen historike ? Perse nuk flitet per Dodonen e famshme pellasgjike (ne Camerine Thesprote)
dhe simbolet, mitet dhe qytetrimin e saj te cilin, germimet arkeologjike e kane barazuar me ate te Mikenes ?(kl 5 e pershkruan me 7 fjale).

Ne asnje nga tekstet e historise nuk thuhet se te vetmet popullsi te Ballkanit zanafillor me emertime Ilire, Maqedonase, Thrake, Epirote si dhe degezimet e shumta te tyre ishin te nje etnie THRAKO-ILIRE te trungut pellazgjik « me te njejtin moral », e qe flisnin dialekte te se njejtes gjuhe PELLAZGE te trasheguar ne ditet e sotme me gjuhen shqipe.

Si u shpjegohet nxenesve gjuha shqipe ?
Sa per gjuhen shqipe, neper tekstet e historise qe studiojne nxenesit shqiptar i vetmi karakterizim qe i behet eshte « si nje gjuhe qe nuk ka lidhje me asnje gjuhe tjeter me gjithese hyn ne grupin e gjuheve indo-europiane ».Se gjuha ilire nga rjedh shqipja dhe aq me pak pellazgjishtja nuk njihen dhe se gjuha etruske deri me sot nuk eshte deshifruar dot.
Si eshte e mundur valle qe jemi kaq te ndryshem dhe te veçante nga te gjithe ? Mos valle jemi « aliene » ?

A thua valle se historianet tane, nuk jane ne dijeni se qe me 1961 Z.Majani dhe me 1984 N.Falaski (Vlora) i bene Etrusket te flasin dhe enigma e tyre mori fund ?

Qe ne vitin 1984 studiuesi i shume disiplinave shkencore, arbereshi Xhuzepe Katapano botoi librin e tij studimor « Thoti fliste shqip » ku i çuditur edhe vete nga rezultati i kerkimeve te tij ne zberthimin e hieroglifeve egjiptiane shprehet :
Te dashur miq lexues e Vellezer Arbereshe, Egjipti i lashte eshte plot me fjale shqipe, duke filluar nga emri i Kreut te Shtetit: Faraon,qe do te thote “fisi jone” (fara = fare, fis, soj,prejardhje; one = e jona), pra njerezore.

Faraoni emeronte Keshillin e te Dhjeteve (i ngjashem me kabinetin e Qeverise se Demokracive moderne), me dekret mbreteror, te quajtur UDJA,etimoni i se ciles eshte, pa asnje dyshim, fjala e shqipes dhe e arberishtes :UDHE-A qe do te thote pikerisht : rregull, norme, ligj, komunikim, arsye, drejtesi…(f.55 XHK)

Thot-i themeluesi i shkences se lashte, fetare sa dhe laike, krijuesi i muzikes e shkrimit, e ka ndertuar alfabetin hieroglifik fonetik duke patur si çeles gjuhen shqipe” (f.16 XHK)

Por edhe ne shtypin shqiptar keto vitet e fundit kane dale shume shkrime dhe libra si ato te C.Xhunges, A.Mollaj, A.Matit, P.Zheit, R.de Angely, E.Kocaqit, A.Kola, e shume te tjereve,
shqiptar e te huaj, qe deshmojne lidhjen e gjuhes shqipe me gjuhet e sotme europiane po dhe me ato te lashta qe nuk perdoren me.

« Shqipja barbare eshte Nena e gjuhes se Homerit, Eskilit, Horodotit dhe Tuqiditit si dhe gjuhes se famshme te njohur si dialekti i Atikes ! Domethene eshte gjuha e lashte e para ardhesve tane me te lashte, pellazgeve » (f186 AK)

Po te pyesni emigrantet tane qe punojne ne te gjitha shtetet e Europes do t’iu japin shembuj te shumte te fjaleve me rrenje ose qe kane kuptim ne shqip, e qe gjenden ne perdorim ne keto vende.
Pra gjuha shqipe jo vetem nuk eshte indo-europiane , apo paleoindo-europiane (emertime te pa bazuara historikisht) por duke qene pasuesja e drejtperdrejte e gjuhes pellazgjike ka lidhje te shumta fjalesh e rrenjesh te perbashketa, gramatikore dhe sintaksore me te gjitha gjuhet europiane qe u formuan mbas ndryshimesh te shumta nder shekuj tek pasardhesit e popullsise pellazge. Gjurme te gjuhes pellazgo-shqipe i gjejme edhe tek popujt e tjere te mevonshem qe u vendosen ne tokat e banuara nga pellazget.

Lind natyrshem pyetja se, mire nxenesit e fillores, po ata me moshe me te rritur qe i lexojne keto libra te blera neper librari, si do ta presin valle shpjegimin e mesuesve ne shkolle per gjuhen « qe s’ka lidhje » shqipe ?

Si trajtohet ne tekstet e historise ndryshimi dhe ngjashmeria e tradites, gjuhes, kultures etj. te shqiptareve me popujt e tjere te Ballkanit?

« Qindra dhe mijera vjet me pare shqiptaret visheshin ne menyre te atille qe dalloheshin nga popujt e tjere » (f.61 kl.4) Cila valle te qe kjo « mode » e pellazgeve dhe kush ishin « te tjeret »? Sepse para mijera vjetesh ne Ballkan e me gjere kane jetuar vetem pellazget.
Tradita, kultura dhe menyra e jeteses se shqiptareve, sipas teksteve te historise « jane te ndryshme » me popujt e tjere te Ballkanit, por nuk flitet se ku e ka bazen historike ky ndryshim dhe me cilen popullsi, dhe ku verehen ngjashmerite dhe pse.

Sigurisht qe kombi shqiptar, ka nje kulture, gjuhe, tradite te tijen (specifike) qe dallon nga popujt e sotem te Ballkanit. Por po aq e vertete eshte qe po ne gjuhe, folklor, tradita ka edhe afrime, fakt qe nuk permendet ne tekstet tona.

« Haberland pohon se ne Shqiperi gjenden pothuajse te gjitha kostumet qe perdoren ne Ballkan. Ai shton se ndikimi i popullsive te lashta thrako-ilire dallohet me lehtesi ne kostume, ne rite dhe zakonet e Ballkanit, Europes qendrore, Italise se jugut (nga Roma deri ne Sicili e Kalabri) te Epirit, te ishujve te Egjeut, te Thrakes, pereth Dardaneleve, nga deti Marmara deri ne Galipoli dhe nga pak kudo neper Azi te Vogel » (f.75 AM)

A thua qe studiuesit tane te historise nuk e kane vene re kete ngjashmeri dhe u mesojne femijeve shqiptare se « me te gjithe jemi te ndryshem historikisht »?

A do ta pranojne valle shkruesit e teksteve te historise te shkollave tona tezen, se kjo ngjashmeri vjen jo aq nga hua-marrjet dhe hua-dhenjet e popujve te sotem te Gadishullit, se sa nga nenshtresa pellazgjike qe u percolli te ardhurve te mevonshem ne Ballkan, jo vetem elemente te gjuhes por edhe te zakoneve, riteve ,miteve, folklorit etj ?

« Vallja me e bukur e Greqise se sotme eshte vallja çame dhe kangjeli» (f.343 AK)

Ne fakt ajo qe i dallon shqiptaret me popujt e tjere te Ballkanit eshte fakti se ndjenja kombetare per ta, ne te gjitha koherat historike, ka qene mbi besimet dhe ndjenjat fetare.
Duke lexuar mbi ndryshimin midis popullsise shqiptare dhe popullsive te tjera qe bashkejetojne sot ne Ballkan (te dhene me argumenta jo shkencore dhe historike), te vjen ne mend « Doktrina e perjashtimit te shqiptareve nga rajoni e mbeshtetur mbi çdo tipar te ndryshem te tyre : ne pikpamje etnike, kulturore,fetare »(f.316.SH.S) te propoganduar ne revisten greke « Nemesis » dhe te aresyetuar nga studiuesit serb.

Pra historia, duhet shpjeguar e plote dhe me vertetesi, e jo e qethur me gersheret e dhenve.
A do te vazhdojne te mesojne nxenesit shqiptare nje histori qe « nuk ndryshon »,ne kundershtim me ligjin e zhvillimit, dukuri e te gjitha shkencave ?

Nga sa shihet per historine e lashtesise ka shume kundershti, dukuri normale per te gjitha shkencat e tjera. Ne fatkt nepermjet kundershtive dhe shtrimit te shume tezave mbi te njejtin problem, shkencat gjejne rrugen e drejte per te ecur perpara, per “tu zhvilluar”.

Ky debat midis tezave te ndryshme per te njejtin problem mund te zhvillohet neper Kuvende, Konferenca, programe televizive apo faqet e shtypit. Por çuditerisht, me gjithe botimet dhe studimet e shumta qe kane sjelle mendime te ndryshme nga ato qe studiohen neper te gjitha nivelet e shkolles sone per gjuhesine dhe historine shqiptare, nuk eshte bere asnje debat ne asnje nga format e mundshme te thena me lart.

Duhet pohuar se debati shkencor ne shtypin tone, deri tani eshte zevendesuar me shkrime me mallkime te tipit « sharlatan ! » drejtuar historianeve serioze dhe keshilla dashamirese qe “historine e vertete te shqiptareve duhet t’ua leme ta shkruajne komshinjte, se e shkruar nga shqiptaret ajo nuk ka besueshmeri”(“Gazeta shqiptare” Milosao dt.7.10.2007)

Si mund ta shpjegojme kete mungese debati duke ditur se kemi dy Akademi te Shkencave shqiptare ?
A nuk eshte nje nga problemet thelbesore te tyre te ndjekin zhvillimet e studimeve brenda dhe jashte vendit mbi gjuhesine dhe historine tone te autoreve shqiptar dhe te huaj?

Sa nga keta studiues qe kane nxjerre librat e tyre neper librarite e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise apo vendeve te tjera mbi gjuhen dhe historine shqiptare jane ftuar ne zyrat apo sallat e ketyre Akademive per te folur e debatuar mbi studimet e tyre me koleget e tyre te Akademise apo Universiteteve?

Sa ndikon politika ne shkencen historike ?

Ne fakt, nje pjese e madhe e ketyre problemeve te karakterit shkencor jane te lidhura me probleme te karakterit politik. Trysnia e raporteve politike te dites eshte e ndjeshme ne punen e historianeve dhe gjuhetareve pamvaresisht perkufizimit te studiuesit Marc Bloch, se « historianet duhet te jene te sinqerte ».

Ne librin e Historise te klases se 7, ne Kap.7,3 mbi Revolucionin grek shtjellohet se Intelektualet greke kishin filluar te mendonin per nje shtet kombetar grek. Revolucioni u zhvillua ne tri etapa …se u dallua edhe Bubulina ne betejat e flotes detare etj.

Ne rradhe te pare lufta kunder pushtuesit osman nuk qe nje revolucion por nje lufte çlirimtare.
Dhe para se te japim mendimin tone per kete lufte, le te lexojme se ç’fare kane shkruar disa nga studiuesit te kesaj ngjarjeje.

Eshte nje fakt i pamohueshem se ne tokat qe me vone formuan shtetin Grek jetonin nje shumice banoresh thesprot (çame) dhe arvanitas.

« Pas shekullit 14 ne Greqi elementi mbizotrues jane arbereshet. (f.363 AK)

“Ne kohen kur Greqia fitoi pavaresine, ne Athine nuk flitej tjeter gjuhe perveç shqipes” (f305 SF)

Lamartini, duke folur per familjen qe u kujdes per te ne Greqi sa kohe qe ishte semure,thoshte fare qarte « familje shqiptare si te gjitha, ne te gjithe vendin (Greqi) ». (f.8 KK)

Pukevil: “(shqiptaret) kane qene autoret kryesore jo vetem te pavaresise se mbreterise, por edhe te perparimit te saj ekonomik, pa te cilin Greqia nuk do te mund te ngrihej as moralisht, as materialisht.” (f.37 MF)

« Ulqinaket kane luftuar ne kryengritjen greke… » (f.194 SF)

Pra kjo popullsi shqiptare me shpirt liridashes u ngrit te luftonte pushtuesit turq, per nje jete te lire ne trojet e tyre.

Emrat e medhenj te kapedaneve shqiptare si Kanari (pese here kryeminister i Greqise moderne), Karaiskaqi, Andruco, Dhiako, Isko, Pallaska,Griva, Mjauli, Bakola,Bubulina, Kriezoti e shume te tjere si i famshmi Marko Boçari apo Foto Xhavella jane heronjte e vertete te 21.

« Nuk numerohen se sa heronj te Panteonit te historise sone kane gjak iliro-shqiptar » shprehet ne Fjalorin enciklopedik « Ilios » profesor Kumari.

Me 15 janar 1821 nen perpjekjet e Odise Andrucos e patrioteve te tjere formohet « Aleanca Kombetare » nje marreveshje e shqiptareve ortodoks dhe mysliman per te luftuar se bashku edhe me greket kunder turqve. « Kryengritja e popullit grek …nisi dhe u vulos me kete marreveshje historike me 15.01.1821 » (f.462 AK).

Por me vone « nuk behej me fjale per nje lufte çlirimtare kunder turqve « halldupe » po per nje lufte fetare, te cilen e drejtonin jo me kapedanet dhe prijesit popullore por despotet, fanariotet dhe te tjere te ardhur nga jashte… nga njera ane (luftetaret shqiptare-shenimi im) hidheshin kundra turqve nga ana tjeter eliminoheshin nga vete aleatet e tyre…lufta u shnderua ne civilo-fetare.»(f.458AK) Me pak fjale kjo eshte pasqyra e kesaj lufte te 1821 te cilen e kemi « thjeshtezuar » duke u mjaftuar vetem me emrin e Bubulines dhe disa datave dhe e quajme « revolucion grek ».

Kur « fshesa » fshin vlerat dhe figurat historike ne tekstet e historise.

Nje dukuri shume e dukshme ne tekstet e historise eshte « modestia » ne paraqitjen e epokave dhe ngjarjeve. Keshtu nuk permendet gjekundi se ishte fisi dardan i ilireve qe zbuloi dhe praktikoi i pari perdorimin e hekurit qe perben nje revolucion ne jeten prehistorike.

« Pelestet (ilire-shenimi im) lane ndikim me te madh ne fqinjet e tyre ne veri,fenikasit. Fenikasit trasheguan nga pelestet…perdorimin e hekurit dhe mjeshterine e lundrimit »(f.18 MM) mjeshteri qe i beri fenikasit zoter te detrave dhe tregetaret me te medhenj te botes se lashte.

Po nga « modestia » ne tekstet tona te historise nuk permendet roli i madh qe kane luajtur shqiptaret ne jeten politike, ushtarake, kulturore, shoqerore, civilizuese e modernizuese te shume shteteve. Po ta nisim nga Iliret e deri ne ditet tona do te na duhej nje liber vetem me emra.

« Shqiperia ka qene hambari ku greket, romaket, bizantinet e turqit kane marre njeri pas tjetrit ».(f.74 MF)

Nuk po permend Pape,Shenjtore, Kryekomandante, Mbreter e Perandore, Pashallare ,Kryeministra e burra shteti, artiste,ndertues ,bamires e personalitete te shume fushave te tjera qe konrtibuan ne Itali, Greqi, Turqi e me gjere ne Europe dhe Egjypt, Siri, Irak, Libi etj.(shembuj te shumte kemi edhe ne ditet tona, qe e çuan shqiponjen pellazge deri edhe ne Hene ).

Figurat me te shquara te shqiptareve qe dhane kete ndihmese jashte territoreve te kombit te tyre, gjithashtu duhet te zene vend ne historine tone (qofte edhe me pjese leximi apo materiale plotesuese). A duhet femijet tane ta njohin kete kontribut te popullit te tyre ne Ballkan,Europe e me gjere ?

Mangesi e dukshme ndihet edhe per figurat historike edhe ne ngjarjet e ndodhura brenda trojeve shqiptare ne tekstet e kl.4 – vitin e 3 gjimnaz.

Perpjekjet per shkollen dhe gjuhen shqipe Rilindasit e kane quajtur, lufte.

Ne tekstet e historise pothuajse nuk ndihet lufta shume vjeçare e popullit shqiptar per ruajtjen dhe perhapjen e gjuhes shqipe si dhe per çeljen e shkollave ne territoret e banuara nga shqiptaret.

Nje lufte e gjate, dhe e karakterizuar nga perndjekjet, burgimet, terrori dhe vrasjet e heronjve te saj si Naum Veqilharxhi, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi e shume te tjere. Kjo lufte perbente nje nga veprimtarite kryesore te Rilindesve tane.

Armiku kryesor i gjuhes shqipe ka qene kisha ortodokse (greke), ky eshte nje fakt qe nuk mund te mohoet.

« Kishat jane motorrat politike me te fuqishem ne Gadishullin Ballkanik dhe epshet e qemotshme te ballkanasve gjejne shprehjen e tyre me te hidhur nen veladonin e fese. » (f.64 ED)
Kur « zhduket » lufta çlirimtare e popullit tone gjate Luftes se dyte Boterore.
Dhe po e mbyll kete veshtrim te pjesshem mbi tekstet e historise me pasqyrimin e Luftes se dyte Boterore ne vitin e 3 gjimnaz .

Ne Kapitullin 9,1 shohim se si pasqyrohet kjo lufte kunder agresionit fashist ne Jugosllavi, Rumani,Bullgari dhe ku nuk mungon as edhe lufta Italo-Greke.

Dhe e gjej Shqiperine ne vitet 1945 deri 90 te perfaqsuar me afro dy faqe. Mos valle nje gabim i shtypshkronjes ?

Shqiperia eshte i vetmi vend ballkanik qe e zhvilloi dhe e fitoi luften kunder fashizmit me gjakun e bijve te vet pa asnje ndihme te huaj. Dihet gjithashtu se kjo lufte nisi si nje lufte çlirimtare kunder pushtuesit, tradite mijeravjeçare e popullit tone. Kthesa ne nje revolucion social eshte nje ngjarje qe ze vend ne historikun e kesaj lufte dhe perben nje pjese te historise se shqiptareve.

Mangesite per sa i perket sasise se informacionit, materiailit fotografik, emrave te figurave te shquara te historise sone jane te ndjeshme ne tekstet e historise (kl.4 deri ne vitin e3 gjimnaz). Reduktimi ne disa rrjeshta per periudha te rendesishme, numerimi thjesht i datave dhe ngjarjeve si dhe pershkrimit me pothuajse dy rrjeshta te luftes se madhe qe populli shqiptar beri per gjuhen shqipe (kl 4- vitin e 3 gjimnaz) e zbehin shume rolin e shkences se historise shqiptare qe mesojne nxenesit tane.

Historia, ne fushen e saj nuk ben perzgjedhjen e fakteve per t’i pasqyruar, perndryshe, ku do te qendroje roli i saj njohes per brezat e ardhshem ? Historia nuk mbulohet, sheqeroset apo transformohet dhe as duhet te harrohet, sepse « ata qe harrojne te kaluaren, siç na e kujton George Santayaana, jane te detyruar per ta perseritur ate ».

Si perfundim, nje histori e dhene si koncentrat kimik, e pa debatuar me te gjitha tezat e shtruara nga studiues te ndryshem, e percjelle sipas « shijeve » politike dhe pa kontrollin shkencor te informacionit qe jep, nuk do te mund te realizoje ate qellim qe na e ka perkufizuar Barleti yne : Te tregoje gjurmet mbi te cilat duhet te ecin brezat e ardhshem !.



Fatbardha Demi




MB – Marc Bloch « Mjeshtria e Historianit »
DHP - Dhimiter Pilika « Pellazget, origjina e jone e mohuar »
AM - Arif Mati « Shqiperia, Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen »
XHK - Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip”
MF - Mithat Frasheri “Shqiptaret”
SF - Sami Frasheri “Shqiptaret”
ED - Edith Durham “Brenga e ballkanasve”
AK - Aristidh Kola “Arvanitasit”
KK - Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i kryengritjes greke”
MM - Muhamed Mufaku “Shqiptaret dhe bota arabe”
SHS - Shaban Sinani “Ura dhe Keshtjella”

Tekstet e shfrytezuara:

Kl.4 Autoret:V.Kuri, R.Gjini
Kl.5 Autoret :V.Kuri, R.Zegolli, B.Jubani
Kl.6 Autoret :T.Treska, M.Derguti
Kl.7 Autoret :Ll.Filo, P.Thengjilli, B.Kola
Kl.8 Autoret :Ll.Filo, J.Marko, E.Hyskaj, J.Jani
V.1 gjimnaz Autoret :R.Gjini, L.Terihati, M.Zeqo, I.Sulo
V.2 gjimnaz Autoret :Ll.Filo, P.Thengjilli, I.Sulo, M.Zeqo, R.Gurakuqi
V.3gjimnaz Autoret :Ll.Filo, G.Sala, I.Sula, P.Dibra, M.Zeqo, L.Terhati
V.4 gjimnaz Autoret:M.Korkuti,P.Thengjilli, G.Shpuza, F.Rama, Xh.Gjeçovi, D.Sadikaj,
A.Lalaj.
Ne vend te emrave te autoreve te teksteve te historise mund te perdoret shenimi:

Materiali eshte bazuar ne tekstet e historise ,per ciklin e ulet te shk. « Emin Duraku » dhe te mesem te shk. « P.N.Luarasi »

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...