Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/24

nga Flori Bruqi:"Moby Dick" (1851)


Moby-Dick FE title page.jpg
"Moby Dick" ishte një balenë që ka ekzistuar me të vërtetë. Në kohët kur ato ishin të shumta në numër dhe duke mos pasur frikë nga njerëzit u afroheshin edhe brigjeve, lundërtarët u vinin edhe emra, të cilët ishin veçanërisht të çuditshëm. Një ndër më të famshmit ka qenë "Mocha Dick", emër ky i vendosur sipas ishullit Mocha në brigjet e Kilit. Thuhet se ajo kishte mbytur 30 burra. Kishte përmbysur 4 anije dhe ishte autorja e shumë zullumeve të tjetra detare.


Burimi kryesor i informacionit të shkrimtarit Herman Melvill ishte një artikull në një revistë i vitit 1839 i titulluar: "Mocha Dick, ose Balena e Bardhë e Paqësorit". Pikërisht nga ky artikull lindi titulli i librit shumë të famshëm. Për sa i përket ndryshimit nga Mocha në Moby, kjo është e vështirë që të shpjegohet.

Lexoni në anglisht:

http://en.wikipedia.org/wiki/Moby-Dick

"Hamlet" (1600)



Legjenda e "Hamlet"-it daton 400 vjet para ekzistencës së vetë Shekspirit. Historia u shfaq për herë të parë në anglisht në vitin 1608. Shekspiri e ka shkruar tragjedinë rreth vitit 1600, çka do të thotë se burimet për veprën ai i kishte marrë vetëm nga materiali për "Hamlet"-in në gjuhën frënge. Por ka edhe një tjetër burim, këtë herë në anglisht: është një dramë, që tani ka humbur, e dikujt me emrin Thomas Kyd, autori i "Tragjedia spanjolle". Në këtë dramë përmendet Hamleti. Kjo mendohet të jetë një tjetër burim i përdorur nga Shekspiri për veprën e tij të famshme. Ndërkohë, ekziston edhe një fakt i çuditshëm. Vetë Shekspiri kishte një djalë me emrin Hamnet. Hamnet dhe Hamlet janë shumë të ngjashëm njëri me tjetrin, çka mund të nënkuptojë një mundësi sipas të cilës ose vepra ka marrë emrin e të birit, ose i biri emrin e veprës. Hamnet lindi në vitin 1585, ndërsa Hamleti u shkrua 15 vjet më vonë, në vitin 1600 dhe ka mundësi që vepra ta ketë marrë emrin nga biri i Shekspirit. Hamnet vetë vdiq në moshën 11-vjeçare, në vitin 1596, 4 vjet para se Shekspiri të shkruante tragjedinë. Por ka edhe teori të tjera në lidhje me influencën e ndërsjellët të emrave. E para është që babë e bir nuk ishin shumë pranë njëri-tjetrit (Shekspiri e kaloi gjithë kohën që Hamneti ishte gjallë në Londër) dhe historia vetë bën fjalë për një princ danez. Ndoshta Shekspiri e zgjodhi historinë për të futur në të gjithë dhimbjen që ndiente për humbjen e parakohshme të të birit. Ndërsa një teori e tretë thotë se emrin Hamlet Shekspiri ia bëri si dhuratë të birit ditën e pagëzimit, duke u zotuar që do të krijonte për nder të tij një vepër të pavdekshme.

UILLIAM SHEKSPIR


Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, Uilliam Shekspir, ne pergjithesi, Eshte njohur si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Per identiteti e tij ka shume thashetheme, qe do ti shohim me poshte, ndersa talentin dhe arritjet asnjeri nuk ia ka vene ne dyshim.
Shekspiri shkroi se paku 36 drama, 154 sonete te vecanta dhe disa poezi. Midis dramave jane: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir, Jul Cezari, Othello etj.
Ne njefare menyre, krijimtaria artistike ka permbajtje te dukshme deri diku filozofike, fakt qe mund te ndikoje ne arsyetimet tona. Per shembull: kur ne dramen “Romeo & Zhulieta” (paragr. III, skena I) Princi thote: “Por i vrari ka vrare i pari dhe kush do ta paguaj gjakun e pare?”- fitojme bindjen e nje permbajtjeje filozofike dhe eshte e vertete qe kjo ndikon ne pikepamjet tona te pergjithshme politike.
Vendosja e Shekspirit ne vend te pare midis krijuesve nuk ka mosmarreveshje. Ne ditet tona, te paket jane ata qe lexojne Cezarin, Virgjilin apo Homerin. Nga ana tjeter, nje shfaqje e dramave te Shekspirit perfshin publik te madh. Aftesia e tij per te dhene fraza te persosura eshte e paarritshme. Madje, ai shpesh eshte cituar edhe nga njerez qe as e kane lexuar dhe as i kane pare veprat e tij. Pra, eshte e qarte qe popullariteti i tij nuk eshte nje mode e shkuar. Krijimtaria e tij jep kenaqesi estetike si per lexuesit ashtu dhe per shikuesit qe prej 400 vjetesh. Perderisa krijimtaria e tij i ka qendruar kohes, kemi te drejten te mendojme se pullariteti i tij do te vazhdoje dhe ne shekujt e ardhshem. Edhe pse shkruante ne anglisht, Shekspiri me plot kuptimin e fjales eshte shkrimtar i perbotshem. Dramat e tij jane perkthyer, lexohen dhe luhen ne gjithe boten. Krijimtaria e tij sa vjen dhe vleresohet gjithnje e me shume si nga kritiket letrare ashtu dhe nga masat e gjera te popullsise. Ndersa me identiteti e njeriut qe shkroi keto vepra letrare nen kete emer, kane lindur mjaft dyshime. Mendimi i pergjithshem eshte se behet fjale per te njejtin Uilliam Shekspir qe ka lindur ne vitin 1564 ne Stratford-On-Ejvn dhe qe ka vdeku po aty, nga viti 1616. Megjithate kur vleresojme me vemendje argumentet e skeptikeve dhe kunderargumentet, arrijme ne perfundimin se skeptiket kane te drejte dhe argumentet e tyre te arta dhe te fuqishme i pranojme:
Shumica e dokumenteve pohojne se Uilliam Shekspiri eshte pseudonimi i grofit XVII nga Oksfordi, Eduard de Ver, ndersa Uilliam Shekspiri eshte emri i nje tregtari te suksesshem, te cilin puna e shpuri ne Londer, por qe s’ka pasur asnje lidhje me teatrin e, aq me pak, me te shkruarit e dramave. Ne pergjithesi nuk pohojme qe De Veri t’i kete shkruar veprat e tij me emrin Shekspir. Gjate kohes se vet, Shekspiri nuk njihej si autor i dramave dhe asnjehere nuk ka patur pretendime te tilla. Ideja, qe Shekspiri eshte dramaturgu i madh Uilliam Shekspir, doli ne vitin 1623, shtate vjete pas vdekjes se tregtarit Shekspir, kur u botuan fashikujt e pare te veprave te Shekspirit. Botuesit kane perfshire ne to nje parathenie, ku aludohej (po nuk thuhej acik) se autori i veprave ishte nje njeri nga Stratford-On-Ejvn.
Qe te kuptohet pamundesia e te qenit te Shekspirit si dramaturg, duhet njohur, se pari, versioni i pergjithshem i pranuar i biografise se Shekspirit.
I ati i Shekspirit, Xhon, dikur shume i pasur, ra ne nje situate te veshtire dhe i vogli Uilliam u detyrua te rritej ne varferi. Perballe kesaj, ai u shkollua ne shkollen klasike te Stratfordit, ku u njoh me letersine klasike dhe gjuhen italiane. Kur ishte 18 vjec, Uilliami pati miqesi me vajzen e re, En Hatavaj, me te cilen shpejt u dashurua. Sic ishte zakoni, ata u kurorezuan dhe pas disa muajsh Eni lindi. Pas dy vjet e ca, lindi per se dyti, por kete radhe binjake. Keshtu, Uilliami, i ndodhur para faktit, ende pa mbushur 21 vjec ishte i detyruar te mbante gruan dhe tre femijet. Nuk ka te dhena per veprimtarine e tij dhe as per vendin se ku ndodhej gjashte vitet e fundit te jetes. Por, ne fillim te vitit 1590, ai ishte ne Londer si anetar i nje trupe aktoresh. Uilliami ishte nje aktor shume i mire, por kohen e kalonte me teper duke shkruar me teper drama apo poezi. Ne vitin 1598, vleresohej si shkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Uilliami qendroi ne Londer gati 20 vjet, kohe gjate se ciles shkroi 36 drama, 154 sonete dhe disa poezi. Pas disa vitesh u be aq i pasur, sa arriti te bleje nje shtepi te shtrenjte ne Stratford. Gjate gjithe kesaj kohe, familjen e kishte ne Stratford, ndersa ai shkonte here pas here aty.


Sado qe te duket e cuditshme, ai nuk botoi asnje nga dramat e tij te njohura. Megjithate, botuesit jo skrupuloze kuptuan se ne to fshihej nje bashkepunim, ndaj ilegalisht botuan gjysmat e dramave. Edhe pse keto botime te jashteligjshme ishin te paarrira dhe te ngaterruara, Shekspiri nuk nderhyri.
Ne vitin 1612, ne moshen 48 vjecare, krejt papritur ndaloi se shkruari dhe u kthye per se dyti tek e shoqja, ne Stratford. Aty vdiq, ne prill te vitit 1616 dhe u varros ne oborrin e kishes. Edhe pse varri nuk mban emrin e tij, jo shume vone, ne murin e afert eshte ngritur nje permendore e tij. Tri jave para vdekjes, ai shkroi testamentin, ku pothuajse gjitha pasurine ia linte vajzes se madhe, Suzanes. Ajo dhe pasardhesit e saj jetuan ne shtepine e mire ne Stratford, derisa vdiq edhe anetari i fundit i gjinise, ne vitin 1870.
Duhet nenvizuar se pjesa me e madhe e biografise se ekspozuar deri tani eshte marre nga biografe qe kane mbrojtur versionin e pergjithshem te miratuar. Nuk ka dokumenta ose te dhena qe te vertetojne se Shekspiri ka mesuar ne shkollen klasike te Stratfordit. Nuk ka te dhena as nga bashkenxenes dhe as nga mesues qe t’i kene dhene mesim shkrimtarit te madh. Vec kesaj, me asnje te dhene nuk argumentohet te qenit e tij si aktor. Ne kundershtim me keto, ne shikim te pare, versioni zyrtar pranohet si i vertete. Por, me nje studim me te detajuar, evidentohen menjehere pasaktesira, shfaqen dyshime.
Problemi i pare, i pohuar edhe nga shume biografe te “besuar”, eshte fakti se ne dore kemi informacione te pakta per jeten e Shekspirit , me pak se sa mund te pritej per nje figure te till te shquar. Ne orvatjen per te sqaruar mungesen e te dhenave, ndonje studiues thote: “Por ai ka jetuar para 400 vjetesh dhe eshte e natyrshme qe shumica e dokumenteve per te te kene humbur”. Po te arsyetohet keshtu, atehere duhet vleresuar numri i informacioneve qe disponojme nga koha e Shekspirit:
Ai, se paku, nuk jetoi ne nje shtet te prapambetur, apo ne nje epoke te ngrysur, por jetoi ne Angline e mbretereshes Elisabet dhe ne epoken e lulezimit, kur kishte shtypshkronja, kur mjetet per te shkruar ishin mall i zakonshem dhe kur shume njerez dinin te shkruanin dhe te lexonin. Kuptohet qe dokumentet humbasin, por nga ajo kohe kane mbetur miliona dokumente origjinale.
Keshtu, breza te tere studiuesish kane kerkuar informacione per gjeniun me te madh te letrave ne bote. Sipas renditjes se te dhenave te asaj kohe, del se shumica e dokumentave flasin per cdo poet tjeter te asaj kohe, madje edhe per ndonje krijues me pak te njohur, ndersa per Shekspirin jane gjetur vetem rreth tridhjete shenime te rastesishme, ku nuk flitej sadopak qe ai te kete qene poet apo dramaturg.
Kemi ne doreshume dokumenta per jeten e Frensis Bekonit, per mbretereshen Elisabet, Ben Xhonsonin apo Edmund Spenserin, po per Shekspirin pothuajse nuk kemi asgje. Madje dime me teper per poetin qe ka jetuar para tij, Xhon Lilin. Gjithashtu ka shume informacione te detajuara per Galilein, qe ka lindur ne vitin 1313. Per 20 vjetet (1592-1612) e qendrimit te dramaturgut te madh ne Londer, ne nuk gjejme asnje shenim, qe dikush ta kete pare ne te gjalle, ne skene, apo te kete biseduar me te per poezine a te kete shkruar se bashku me te, apo te jene takuar ne rruge ose ne shetitje.
I vetmi argument sqarues eshte se autori ka shfrytezuar me sukses pseudonimin Uilliam Shekspir per te fshehur identitetin e tij. Ata qe e kane takuar nuk e kane ditur qe ai te kete qene dramaturgu i madh, Uilliam Shekspiri. Sido qe te jete, Shekspiri emri i te cilit eshte aq i ngjashem, nuk mund te fshihej pas nje pseudonimi te tille.
Nje moskuptim me i madh i versionit zyrtar eshte dhe sjellja e qytetit te lindjes ndaj tij. Ne qofte se Shekspiri ishte nje aktor i shkelqyer dhe dramaturgu me i madh i Anglise, si eshte e mundur qe asnjeri te mos e dinte kete? Por cfare mund te thuhet per doreshkrimet e dramave te shkruara me doren e vete Shekspirit? Padyshim ato duhet te tregonin se kush eshte autori. Fatkeqesisht, doreshkrime te tilla nuk ekzistojne. Madje, nuk ka as shenime, pjese te pashfaqura ose te pambaruara. Faktikisht, pervec gjashte firmave ne dokumentat gjyqesore, nuk kemi asgje te shkruar nga dora e tij. Nga sa gjykohet prej dokumentave ekzistuese, del se Shekspiri jo vetem qe nuk eshte autori, por ai ka qene gjysme analfabet ose analfabet i plote.
Mbetet problem edhe testamenti i Shekspirit: Ekziston origjinali, qe perbehet nga tri faqe, ku ne menyre te hollesishme shenohet pasuria dhe nje varg kerkesash te tjera, ndersa nuk shenohet asgje per poezite, dramat, per pjeset e pambaruara apo per te drejtat e autorit. Asgje nuk shenohet per ndonje liber personal apo dokument. Nuk shenohet as se kujt do t’ia linte dramat e pabotuara. Ky eshte testamenti i nje njeriu te paarsimuar, madje, edhe i nje tregtari pa shkolle fare.
Dokumentat e ekspozuara jane te mjaftueshme dhe nuk duhen te dhena te tjera per te vertetuar se Shekspiri nuk eshte dramaturgu i madh dhe se Uilliam Shekspiri eshte pseudonim i perdorur per te fshehur identitetin e autorit te vertete.
Thuhet shpesh se shumica e drameturgeve dhe romanciereve ne veprat e tyre trajtojne ngjarje nga jeta e tyre. Jo rralle, ato jane edhe te dhenat kryesore qe mund te shpien deri te biografia e Shekspirit. Ne veprat e tij duket qarte se ishte njeri shume i arsimuar, bie ne sy pasurimi i pabesueshem i fjalorit dhe njohja e gjuhes frenge dhe latine. Nga ana tjeter, te gjithe jane te te njejtit mendim qe Shekspiri jo vetem qe nuk ka shkelur ne universitet, por eshte edhe shume e dyshimte qe te kete vazhduar edhe gjimnazin. Per kete flet shume libri i Carlton Odbergut, me titullin “Enigmatiku Uilliam Shekspir”.
Mire qe Shekspiri nuk eshte autori i dramave, por kush tjeter eshte?
Dalin shume pikepyetje, por me e besueshmja eshte qe autori I vertete te jete filozofi i njohur, Frensis Bekon. Por vitet e fundit kane dal te dhena qe pa dyshim te drejtojne tek Eduard De Veri. Per Eduard De Verin dihen shume gjera: Ka bere nje jete plot aventura, ngjarje te cilat i gjejme te pasqyruara ne keto drama. Ka lindur ne vitin 1550. Ka qene bir dhe trashegimtar i grofit XVI nga Oksfordi, shume i pasur dhe aristokrat i larte. Eduardi i ri u stervit me stilin e zakonshem per lordet e rinj: studioi per kaloresi, gjueti, kulture ushtarake si dhe per muzike e dans. Me mesues privat ai studioi per frengjisht, latinisht e lende te tjera. Diplomen e mori ne universitetin e Kembrixhit, ndersa magjistraturen e mbrojti ne universitetin e Oksfordit. Pas kesaj studioi per drejtesi dhe punoi ne nje nga kater shoqerite kryesore te avokateve te Londres. Kur ishte 12 vjec, i vdes i ati, keshtu qe per vite me rradhe jetoi me te emen, e cila u martua per se dyti. Pas kesaj, Eduardin e mori nen kujdestari UilliamSesili, besnik mbreteror i Anglise dhe shume vite anetar i keshillit personal te mbretereshes Elisabet. Keshtu, ai ka qene nje nga njerezit me te shquar te Anglise. De Veri u be anetar i familjes se Sesilit. Fale ndikimit te ketij te fundit, De Veri arriti t’i shpetoje gjyqit per vrasjen e nje lakeu te Sesilit, gje qe e kishte bere vertet. Ne moshen 20 vjecare, De Veri u vendos ne oborr, ku u njoh me shume njerez te shquar, midis te cileve edhe me mbretereshen Elisabet, se ciles i la pershtypje shume te mira, jo vetem pse ishte i zgjuar, por pse ishte shume i rregullt, simpatik dhe me nje pamje te jashtezakonshme. Shpejt u be edhe i dashuri i saj.
Gjate pese vite divorc me gruan e tij, De Veri u dashurua me nje dame te oborrit qe u nda prej tij. Mbreteresha Elisabet, e terbuar per kete, dha urdher qe ta burgosnin ne burgun e Londres. Pas disa muajsh u lirua. Por, nje nga miqte e dames se re, i zemeruar nga kjo, e qelloi dhe e plagosi rende De Verin. Midis dy familjeve shperthyen grindje te renda qe u sheshuan me kercenimin qe u beri mbreteresha. Kjo ngjarje na shpie tek “Romeo dhe Zhuljeta”.
Ne vitin 1586, kur ishte 36 vjec, mbreteresha Elisabet i lidhi nje pension prej 1000 funt sterlinash ne vit, afersisht 100 mije dollare te sotem.
De Veri ishte i pajisur me interesa te gjera per poezine dhe teatrin, kishte miqesi me shume shkrimtare.
Problemi i vetem qe mbetet pa pergjigje, eshte mbajtja fshehur e identitetit te tij. Per kete ekzistojne disa sqarime te mundshme:
1- Ne ate kohe ekzistonte ligji, qe ndalonte fisniket te shkruanin vjersha per botim ose drama per teatrot komerciale.
2- De Veri ishte i njohur si oborrtar. Duke pare qe ne dramat e tij paraqitej jeta e oborrit, ne qofte se dihej autoresia, atehere njerezit, ne menyre te natyrshme dhe me te drejte, do te identifikonin ngjashmerine e personazhit me personin real te oborrit, gje qe mund te shkaktonte edhe skandale. Ne ate kohe, nje gje e tille, se paku te shpinte ne proces gjyqesor, ne mos ne duel.
3- Shume nga sonetet e tij, Uilliam Shekspiri ia adresonte marredhenieve me ndonje te dashur. Po te njihej autoresia e shoqja do te shqetesohej shume.

Keto argumente e te tjera, te gjitha se bashku sqarojne pse De Veri ka fshehur identitetin e tij.

Flori Bruqi

"Rreth botës për 80 ditë" (1872)

Është një titull i thjeshtë dhe përshkrues. Po a e ka zanafillën vetëm tek ideja e Jules Vernes për librin e tij shumë interesant? Vetë autori francez është shprehur se ideja për librin i lindi teksa po lexonte një artikull të Tomas Cok, në lidhje me një udhëtim përreth botës. Nga ana tjetër ekziston një person, karriera e të cilit është shumë e ngjashme me udhëtimin 80-ditor rreth botës të personazhit kryesor, Phileas Fogg, dhe nuk do të ishte e ndershme ta lije pa përmendur një person të tillë. Ai është manjati amerikan i hekurudhave, me emrin George Francis Train. Ai lindi në vitin 1829 dhe e nisi gjithçka si një lundërtar që merrej me tregtinë e opiumit. Më pas shkoi në Britaninë e Madhe, ku futi në vend tramvajin e parë, i cili prej andej u përhap më pas si mjet udhëtimi urban në të gjitha qytetet më të mëdha të Evropës. Me pasurinë që grumbulloi, George u kthye në Amerikë dhe financoi hekurudhat e vendit. Pas atij realizimi, ambicia e tij ishte politika. Ai filloi fushatën në vitin 1869, me një ambicie të qartë: marrjen e presidencës së vendit. Në mesin e fushatës ai deklaroi se kishte ndërmend që të kryente një udhëtim rreth botës për vetëm 80 ditë, ose ndoshta edhe më pak. Udhëtimin e nisi nga Nju Jorku në fund të korrikut të vitit 1870, duke marrë rrugëtimin me tren deri në Kaliforni dhe në 1 gusht i hipi anijes për në Jokohama. Prej andej, në Hong-Kong, Singapor, Kanalin e Suezit dhe Marsejë. Në Marsejë pati probleme, pasi revolucioni e pengoi të shkonte më tutje. Atij iu kërkua nga revolucionarët të fliste në favor të tij, por gjërat nuk shkuan vaj dhe ai përfundoi në burg. Më në fund, pas një apeli për ndihmë, bërë nga media ndërkombëtare, arriti të lirohej, por jo para 13 ditësh, çka bën që objektivi i tij për një rrotullim rreth botës brenda një kohe të caktuar të mos realizohej sipas parashikimeve. Ai u kthye në atdhe në fund të dhjetorit, duke humbur nga afati 2 muaj. Gjithsesi, zgjedhjet presidenciale të vitit 1972 u fituan nga Ulysses S. Grant. Udhëtimi i tij nuk pati ndonjë jehonë, por tërhoqi vëmendjen e të famshmit shkrimtar i cili ishte në kërkim të temave interesante. Në fund të vitit 1870 ai e përpunoi idenë e udhëtimit të Phileas Fogg-ut dhe ia shiti atë në formë seriali tregimesh gazetës "Le Temops", që e publikoi në copëza të përditshme. Vetë Verne nuk e ka pohuar kurrë faktin që frymëzimi i librit të tij ishte nga udhëtimi i amerikanit aventurier. Vetë George jetoi deri në vitin 1904 dhe kreu edhe tri udhëtime të tjera rreth planetit, duke thyer rekordin e parashikuar dhe duke e përshkruar distancën për vetëm 60 ditë, pra në dy muaj. Në një intervistë shumë kohë pas botimit të librit ai e akuzoi Verne si "hajdut" të idesë së tij, për t‘i rënë botës në 80 ditë. Por për lexuesin që e ka shijuar dhe vazhdon ta shijojë udhëtimin e Phileas Fogg, pak rëndësi ka nga i erdhi autorit ideja. E rëndësishme është se ajo aventurë nuk humbi, por u përjetësua në një vepër të mrekullueshme.

Jorgo Sofokli Telo : Cikël poetik

Jorgo Telo


Jorgo Sofokli Telo, i lindur në 6 janar 1945 në fshatin Konckë të Zagorisë (Gjirokastër), pas shkollës së mesme pedagogjike, mbaruar në Gjirokastër në 1963, vazhdoi studimet e larta në Institutin pedagogjik “A. Xhuvani” në Tiranë, fakulteti gjuhë-letërsi-histori, të cilin e mbaroi, duke përftuar diplomën e mësuesisë në vitin 1965.

Veç profesionit u angazhua tërësisht vit pas viti në veprimtari kulturore në shkollë e në fshatrat ku punonte si mësues, duke krijuar humor e satirë si lëndë e parë për estradat, koncertet tematike, krjoi shumë librete për mbasditet argëtuese, sidomos skeçe, parodi, kuplete gjer te tablo të zgjeruara; ndërkohë shkruante poezi, duke startuar qysh në vitet e arsimimit shtatëvjeçar e më tepër në të mesmen e të lartën, si pjesëtar ì rretheve letrare. Mjaft nga shkrimet në poezi a prozë ì niste që të pasqyroheshin në organet e shtypit të kohës që nga gazeta “Mësuesi”, “Zëri ì Rinisë”, “Hosteni” e gjer te organet periodike të rrethit, “Pararoja”, më pas “Java” e “Dita Jug” apo “Gjirokastra”, “Policia pranë” , duke shtuar edhe kontributin si redaktor apo zëvendëskryeredaktor ì gazetës “Pegasi”, organ ì Lidhjes letrare me të njëjtin emër ku Jorgoja vazhdon të jetë aktiv ì papërtuar e prodhimtar.

Ka shkruar dhe për gazeta të tjera rajonale.

Kontribut më të spikatur, ku është nderuar dhe me çmime, ka dhënë në fushën e krijimtarisë rapsodike.

Në periudhën para vitit 1990 u përpoq të botonte librat e parë, por ndeshi në zvarritjet burokratike të kohës e individëve redaktorë, që ì nxirrnin arsye nga më absurdet, por që ia prenë disa herë hovin krijues e sidomos atë botues Jorgos mjaft prodhimtar në fushën e letrave në vitet rinore të tij.

Vetëm në vitin 1998 mundi të nxirrte librin e parë poetik”Evë, moj, si u gënjeve?” që u pasua pas një viti me 3 libra të tjerë radhazi: “Bubushi e Dikushi” (poemë humoristike për fëmijë”, “Babi, keq mos të të vijë!” (poezi për fëmijë), “Verë dhe uthull” (fabula).

Kurse në vitin 2000 nxori librin e dytë poetik “Klithja e yjeve”; në vitin 2001 vëllimin e tretë poetik “Tingujt e shpirtit”. Vëllimin me epigrame “Humorpipereska” dhe librin me lirika: “Kumte dashurore” e nxori në vitin 2004.

Kurse në vitin 2005 doli me dy vëllime të tjerë: poemën epiko-lirike “Sfidanti legjendar” dhe romanin e parë “Hedhja e zareve”.

Në vitin 2007 sapo nxori fantareportazhin “Mysafirët e rinj të Çajupit” ose “Intervistë me Babanë e “Baba TOMORI”- t” dhe “Kush ì gjen, të lumtë ì them” (gjëegjëza e pyetje lodruese për fëmijë)

Në vitin 2009 botoi librin ''Diloiada'' (Poemë-Baladë), dedikuar familjes më të madhe zagorite e njëkohësisht më të persekutuarës nga vitet '44 e gjer në '90.
Ka mbaruar së hedhuri në kompjuter një vëllim me fabula e ka gati një vëllim me poezi të stilit “Hajku” si dhe një tjetër me novela e tregime e dy poema për fëmijë, por që mbeten hëpërhë dorëshkrime në sirtar për vështirësi mundësimi për botim e shtypshkrim.

Ndërkohë edhe si studius ka përgatitur përsiatjen e zgjeruar”E folmja zagorite porsi një flladitje” e të tjera dorëshkrime në miniaturë…Ka redaktuar mjaft libra që janë botuar prej disa autorëve të jugut.

Pasionin për të kontribuar në fushën e letrave e ka të pareshtur edhe pse përballet me pengesat e ligshta që ì sjell sëmundja e rëndë prej vitesh, duke u kapur fort pas kurajës, sedrës e dhuntisë për të shkruar e sidomos te dashuria dhe respekti për jetën.

Ka marrë pjesë edhe në dy konkurse ndërkombëtare në Greqi, ku ka fituar një çmim të dytë me fabul e një çmim të parë me poezi-poemth, respektivisht në vitet 2005 e 2006.

Etj.


1. HUTESË


Dikur...

I zgjata duart;



dritën vezullore

të syve të tu

ta rrëmbeja...



Mbeta i hutuar,

i hutuar në rrugën drejt dritës.



2. PAS NJË DIMRI



Pas një dimri-natë

sikur po çapitet sërish behari.



E shoh tek gjethëzat e porsaçela,

tek lulet e strukura nëpër ferra.

E dëgjoj tek kënga e bilbilave

majë gështënjës;

tek kënga ngazëlluese

e mëllënjës.

E prek tek bari i njomë,

që po harbohet...

E shijoj tek radhiqet,

teksa lezetojnë tryezën.



E ndiej tek lehtësimi i teshave në trup...

E mirëshoh se si majëmalet

Po heqin borën paqësisht

gjithaq…me ngut...



3. SË PAKU



Nëpërkëmbem

nëpër copëza gjumi

Endrra të copëzuara

gjumin ma shkundin...

O koprac ëndrrash,

Pse s’ma sjell të plotë

ëndrrën time?



Sidomos ëndrrat e bukura;

ato më të bukurat

m’i vonon,

m’i humbet.

M’i shkwrrmoq ato

kur e ndiej veten

duke vrapuar...

Edhe ëndrrën e ëmbël,

kur e shoh veten dhëndër...

Apo ëndrrën hirëplotë,

kur unë ndihem i fortë

si moskush.



Së paku...

përgjatë ecjes

për në amëshim

Si kujtim të ruaj ëndrrat...



4. ME KËSI MENDIMESH



Vdekja!

Trupin përpiqet

të ma marrë

tinëzisht...


Përpiqet të arrijë

të më marrë krejt...

Vetëmbrohem.

Vdekja nga marazi

një ditë do “vdesë” vet...

Me kësi mendimesh

duroj gjithçka...

Brenda mendimeve

Avujt e jetës lëvizin.



Pjesë të trupit po më lënë.

Nuk dorëzohem...



Vdekja

s’më përtypka njëherësh dot.

Më sfilit pjesë-pjesë...



Me kësi mendimesh i bërtas shpresës:

“Mos më harro!”



5. TË JETOSH

Të jetosh;

a s’do të thotë,

të mëtosh për dëshira?…



Të jetosh;

a s’do të thotë:

të duash ajrin,

të duash qiellin,

të duash mbitokën

dhe detet e kaltër?



Të jetosh;

a s’do të thotë,

të sfidosh

errësirën,

ligjet gjysmake,

kopracinë shtetërore?...



Të jetosh;

por, ama,

pa u përgojuar për keq...



Të jetosh;

por,ama,

pa hedhur valle me dreqër!...



5. S’MUND!...



Arëza, grenza rrotull më vijnë

Përsysh më vërdallosen

sikur t’i kem lyer qerpikët

me mjaltë.

Ndërkohë më qerthullon

një e padurueshme etje,

një etje e pafund...

Izolimi po më shkund...



Mes arëzash e grenzash…

Të jetosh.



7. ÇAST I VESUAR



Një bashkë reje

u zvarr teposhtë.

Qetë-qetë kapërceu kangjellat.

M’u avit, tek po rrija.

Si më lëmoi faqet,

më njomi paksa syrin.



E ngarkuar ishte reja

Dhe...nuk dola dot në rrugë.

U largua ajo

drejt visesh të tjera.


8. DIKUSH MË PRET


Meqë nuk shkoj dot në lumë,

meqë së largu i kundroj pyjet,

në qerthull ëndrrash zhytem...

E më mblidhen:

najadat, 1)

driadat. 2)



Ndërkaq një Kometë e stërmadhe

me bishtin e zjarrtë

tek qelqi i dritares më troket

e me zë yjor

diç më flet…



1) Nimfat e pyjeve

2) Nimfat e ujrave



9. MUZGJET



Mundet po ecim

në shtigje

muzgjesh

të plagosura.

Të mos habitemi,

pse na përzhiten

qepallat e pluhurosura.

Habitshëm

s’ka pse t’i hapim krahët

anë më anë.

Muzgjet e tanishëm

Peshkaqenë janë...

Na brejnë kockat,

Shpirtin.



10. SA TURP!



Nuk e mbyll portën nga brenda.

S’i dihet, ç’ngjet...
Mundet të harrojë punën e vet

z e m r a,

kur s’e pret...



Sa turp, të të shkallmojnë dritare e portë!

E trupin

të ta gjejnë të ftohtë!...






11. SIRENAT



Çdo njëzetekatërorsh

“Telegrame” më vijnë

prej “Botës Tjetër”...

Kërkohet me ngulm,

Të bëhem “pjesëtar” i Saj...

e zemra s’më ndien të qetë.

E shpirti...

herë më bën të qesh,

herë më bën të qaj.



12. ÇAPITEM



Çantë e bastun në njërën dorë i mbaj.

Shpirtin e ndezur – brenda vetes.

Eci kërmillthi… shkel mbi trotuar.

Eci përmbi ngjarje

drejt jetës,

drejt vdekjes.

Çapitem.

Ç…a…p…i…t…e…m…



13.SEÇ VAJTON BILBILI

Seç vajton Bilbili
Krejt i masakruar:
"Brenda Gjirokastrës
mbeçë i harruar…"

Flet busti Çajupit
Në mes të qytetit:
"Pjesët pse m’i ndukni?
Ububu, ç'më gjeti!"

Ç’po thot’ busti, vallë,
Nën shesh të Çerçizit:
"Kam mbetur pa plagë
vetëm pas kurrizit."

Vajton këngëtori
Bërë pikë e vrer:
"Këtë mllef, i gjori,
kujt t'ia di për nder?"

Vajton nga sikleti
Prishur keq prej dhunës:
"Ç'po heq un' i shkreti
Pranë Prefekturës!"

Seç vajton Bilbili
Tretur prej merakut:
"Kujt t'ia di për nder,
Bashkisë, apo Qarkut?
Seç vajton Bilbili
Flet e dëgjon vetë:
Kështu mos më lini
dhe më çoni gjetkë…!

Vajton ashiqare
Vajton i shpërfillur:
“O më hiqni fare
Ç’më mbani të prishur…!

Seç vajton Bilbili
Zëri si gjëmim:
"Më shpini te shkolla,
që mban emrin tim!”

Seç vajton bilbili
Me zërin e mekur:
“Këtu, siç më shihni
Dy herë kam vdekur..”

Ka një shpresë bilbli
Tok dhe me të tjerë:
“Po na rregulluat,
Dy herë kemi lerë…”

Së paku në paqe,
Të më prehen eshtrat
Se hundw, sy, vesh, faqe
M’i kanë “ngrënë” pleshtat…!


Asllan Dibrani: Kujtime nga burgu




Gjatë vuajtjes se dënimit isha i burgosur politik si student i Fakultetit Filozofik në grupin e "Gjuhës dhe letërsi shqipe" i dënuar si kundërrevolucionar, irredentist,nacionalist armik ,antijugosllav ,por edhe terrorist dhe shumë e shumë etiketa të tjera çka me shërbyen që ta ndiej veten krenar qe isha ne shërbimin e atdheut tim !



Për ne ish të burgosurit politik ishte një vështirësi e komunikimit me familjet tona nga se kishim një përcjellje të rreptë nga organet e burgut ,sa që letrat është dashur ti dërgojmë të hapura dhe u censururonin nga organet e atëhershme jugosllave .Mbi 50-60 % e tyre nuk e shihte dritën asnjëherë ,por edhe kishte vonesa të tyre edhe deri në tre muaj a ma tepër. Komunikimi mes familjareve ishte i censuruar ku edhe ne vizitat qe i kishim në muaj ,numri ishte i përcaktuar një person ose dy dhe drejt vizite kemi pasur vetëm anëtaret e ngushtë të familjes ,babën nënën motrat dhe vëllezërit,ndërsa familja ma e gjerë nuk na u lejonte qe të na vizitonin . Në ndonjë rast

Pikturë, kartolinë me ngjyra akrill , Uresë kartolinë dërguar motrës Bahrie Dibranit në vitin 1986 nga burgu i Nishit në Serbi!

të keqësimit të situatës politike në Kosovë edhe na u ndalonte fare vizita , ose ishim në përcjellje edhe ma e rreptë se çka po flet me familje, ose edhe si mjete ndihmese kishin edhe aparatet qe incizonin në prezencën tonë në tavolinë! Vështirësitë ma të mëdha kishim ngaqë na transferonin nga një burg në burgun tjetër , por burgu i Nishit ishte ai ma famëkeq që ishte për shqiptarët.


Shpesh here familjaret tanë janë kthyer në shtëpi shumë të shqetësuar dhe te thyer në shpirt nga pamjet tona te deformuara fizikisht nga torturat çnjerëzore nga regjimi serb i asaj kohe, kundër të burgosurve politik shqiptarë qe në shpirtin tone ishte pjekur ideja për Republiken e Kosovës dhe pavarësinë e sajë deri në çlirim nga okupatoi serb !

Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI :Veshje Popullore Shqiptare

Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.

Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone

Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.

Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe rreptësisht të caktuar për çdo familje.

Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë vendosur. Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen në rrethin e Korçës e atë të Kukësit. Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në disa zona edhe shumë të shpërndara. Sidoqoftë, fshati kishte një qendër shoqërore, rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një ndërtese kulti (kishe a xhamie). Në gjysmën e dytë të shek.XX, në shumicën e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u përtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale të mëparshme. U bënë edhe shumë ndërtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fëmijësh, shtëpi e vatra kulture, njësi tregtare, etj.

Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek.XV, në Shqipëri, mesatarja e shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat. Deri në çerekun e parë të shek.XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e të cilave kishin nga 20 shtëpi afërsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë. Në 50-60 vitet e fundit, përqindja e popullsisë fshatare ndaj popullsisë së përgjithëshme, ra ne 64%, megjithëse qeveria e kohës synonte që fshati të mos braktisej. Pra, mund të pohojmë, se pesha e kulturës fshatare ndaj asaj qytetare, është ende e ndjeshme.

Gjatë shek.XX e sidomos pas Luftës së Parë Botërore, mënyra e jetesës në fshatin shqiptar pësoi ndryshime të rëndësishme. E megjithatë, në jetën familjare, si edhe në jetën shoqërore, vazhduan të ruhen festa popullore me forma të ndryshme argëtimi dhe në ndërgjegjen e njerëzve u ruajtën shumë pasuri shpirtërore, të manifestuara në folklorin gojor e muzikor të krahinave të ndryshme, sidomos në epikën legjendare e atë historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumë ide e shije të reja, me anë të mjeteve të reja të komunikimit masiv.

Në ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet të mirë dhe kohezion të bazuar në jetën ekonomike të saj. Përsa i përket strukturës së saj, mund të thuhet se ajo tashmë, është thjeshtuar mjaft. Në pjesën më të madhe të vendit, familja përbëhet nga çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare, praktika e rite pagane, etj.

Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).

Mjaft rite e besime të tjera lidhen me data të caktuara të një kalendari të vjetër popullor dhe sipas studjuesve, kanë të bëjnë me kulte të herëshme blegtorale e bujqësore. Bie fjala, Dita e verës apo 1 Marsi, shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me fshesat e reja, pra është fjala për një rit purifikator, Dikur, në fshatra, Dita e verës pritej me shumë gëzim, sidomos nga fëmijët. Dita e Shën Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festë e shoqëruar me rite e praktika zbavitëse. Atmosferë gëzimi e hareje në fshat krijonin edhe zjarret e mëdhenj, që ndizeshin nëpër oborre e në kryqëzime të rrugëve më 22 Qershor, Ditën e Shën Gjonit. Rite shumë interesante shoqëronin dikur nëpër malësi festën e “buzmit” në natën e solsticit të dimrit.

Shumë festa të motmotit lidheshin me javën bujqësore e blegtorale, si ishin përfundimi korrjeve, qethja e dhënve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.
Mite e besime popullore

Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë filloi të përhapej ilegalisht në Iliri, që në shekullin e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e filloi Shën Pali dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo shpjegon faktin, se përse në gjuhën shqipe, terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në Veri e në Jug. Me përhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e këtej, lindën disa fenomene të veçanta, si kriptokristianizmi në disa fshatra në rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por në shek.XIX, edhe në disa zona të Shqipërisë Veriore (psh në Lurë), kishte familje të përziera në pikpamje fetare: disa pjesërisht katolikë e disa të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, që nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër historik, nuk është e vështirë të kuptohet, se si u bë e mundur që të ruhej deri në shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elementë të krishtërimit e të myslimanizmit.

Ndër mitet më të lashta të ruajtura aty-këtu deri në fillim të shek.XX, ishte sigurisht

kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e të vatrës (sepse vetë dielli është burim drite e ngrohtësie), si edhe me kultet bujqësore e blegtorale (sepse jeta e çdo gjallese në tokë varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi për disa maja malesh, që adhuroheshin, si “maja të diellit”. Kështu, në data të caktuara, bëheshin pelegrinazhe në disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumës, Çuka e Tomorrit, këndravica, etj. Në këto festa ndizeshin zjarre të mëdhenj në pritje të lindjes së diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinë diellit. Le të kujtojmë këtu, se mallkimi më i fortë që ndeshim në epikën legjendare për kundërshtarin e heroit, është: “T’u shkimt hisja e diellit”.

Në shumë vise shqiptare ka patur gjurmë të një “kulti të gjarpërit”, veçanërisht, për gjarpërin e bollës e shtëpisë që konsiderohej si një hyjni mbrojtëse. Kulti i gjarpërit ka qenë shumë i njohur edhe tek Ilirët e lashtësisë e sidomos tek dalmatët. Në malsitë tona, dikur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarpërin e vet mbrojtës.
Në epikën legjendare flitet edhe për figura të tjera mitologjike mbrojtëse të njeriut, si ishin orët dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund të merrte në mrojtje personin, familjen, por edhe gjithë fisin. Zanat ishin gra të bukura, por edhe trime e luftëtare. Besohej, se ato banonin në shpella mes pyjesh, pushonin në mrize, pranë burimeve ose në maja malesh. Studjuesit e mitologjisë mendojnë, se zana ka lidhje me një perëndi ilire të pyjeve e të burimeve që, në interpretimin romak mori emrin Diana.

Dragoi përfytyrohej si një qenie e mbinatyrëshme, me fuqi të jashtëzakonshme. Bëma e tij kryesore ishte të lironte ujrat, që i kishte zënë kuçedra. Besohej, se dragojtë luftonin sidomos në kohë furtunash të mëdha, duke përdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurët me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund të shkulnin edhe drurë të mëdhenj e gurë të malit.

Kuçedra, përfytyrohej si një qenie mitologjike, që mishëronte forcat e verbra shkatërruese të natyrës. Thuhej, se ajo ishte si një gjarpër i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, që mund të villnin zjarr. Zinte vend pranë burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerëzit të vuanin.

Ka pasur padyshim edhe figura të tjera interesante në mitologjinë shqiptare, që nuk mund të arrijmë t’i përmendim këtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitë, syrin e keq, parashikimin e së ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritë artistike

Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në tre-katër shekujt e fundit në Shqipëri, ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike e shoqërore të vendit, si ishin pushtimi i gjatë osman me pasoja të rënda në plan fetar e kulturor, shtypja kombëtare e shoqërore e ushtruar gjatë këtij sundimi të huaj, etj. Këto kushte të vështira penguan lulëzimin e artit në shumë fusha, si në arkitekturën monumentale, në skulpturë, etj. dhe e ndrydhën për një kohë artin vendas në sfera më të kufizuara si janë artet minore. Në pamundësi për të trajtuar të gjitha fushat e arteve të aplikuara popullore, më poshtë, po flasim shkurtimisht vetëm për disa prej tyre.

Në fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit të objekteve të vogla prej druri nga vetë fshatarët për nevoja të jetës së përditshme, aty-këtu, u ruajt e gjallë edhe në gjysmën e parë të shekkullit XX. Kështu, barinjtë zbukuronin krraba e kupacë, furka, boshte, etj. Ndërsa të tjerë, fshatarë më të stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato të Dukagjinit, të Pukës, të Mirditës, etj., apo djepa për fëmijë, vegla muzikore e sidomos arka për pajë.
Në disa krahina të vendit, punimi i drurit kishte arritur të ngrihej në zejtari artistike.

Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarë gdhëndjesh në dru, që tërheqin edhe sot admirimin tonë, si interiore ndërtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Një nga ekzemplarët më të përkryer është padyshim ikonostasi i kishës ortodokse të fshatit Leusë të Përmetit, i punuar në fund të shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal është mbizotërues, por me degët e gjethet e shumta, ndërthuren edhe figura kafshësh reale e fantastike, zogj e simbole të ndryshme kristiane.
Punime të shquara në dru gjenden edhe në interiore banesash, kryesisht tavane, dollapë muri. kapakë dritaresh, trapazane, në qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.

Traditën e punimit të argjendit e gjejmë në lulëzim të plotë në shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veçanërisht në koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime të datuara e me prejardhje nga qendra të ndryshme qytetare të vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janë shumë herë të një cilësise të lartë artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirë, kapakë ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtëpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarë të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numur shumë të madh pushkësh të gjata, koburesh, jataganësh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të cilat, një numur i mirë ruhet ende nëpër muzetë e vendit. Madje, ka shumë prej tyre, që janë edhe të lara me ar.

Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme (me të rrahur, me të derdhur, etj), finesë të veçantë paraqesin punimet me filigranë, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut.

Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, etj).
Në Shqipëri, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë.
Tekstilet e leshta, të ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të krahinave të tjera.

Të tjera punëdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumëllojshme, që nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitëshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtrave qendistarë të disa qyteteve, dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Glavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si dhe të tjera qendisje laike e fetare me interes të veçantë.

Kostumet tradicionale

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.

Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).

Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.

Të vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat më të mira. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.

Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.

Prof. Dr. Agron Fico : Kadare ndiqej kudo nga sigurimi shqiptar, madje si brenda vendit, në Shqipëri, ashtu edhe kur shkonte jashtë shtetit


Ndonëse ka mbi shpatulla mbi 40 vjet karrierë profesionale në fushën e gjuhësisë, madje duke dhënë mësim si rrallë kush nga kolegët e tij në tre kontinente, ai vazhdon të punojë përsëri po me të njëjtin përkushtim si dikur në rininë e tij. Por tashmë në dhe të huaj. Malli për vendlindjen e detyron herë pas here profesorin e famshëm, Agron Fico, të shkëputet nga Amerika e largët dhe të kthehet në Shqipëri, për t\‘u takuar dhe çmallur me miqtë e kolegët e tij të dikurshëm. Njëri prej tyre është edhe studiuesi e i historiani i njohur, Mësuesi i Popullit, Sherif Delvina, të cilit prof. Fico, në vizitën e fundit që bëri para pak ditësh në Tiranë, i dha disa nga kujtimet e tij për t\‘i botuar ekskluzivisht në gazetën "Shqip". Nga kujtimet e prof. Ficos, ne përzgjodhëm ato që kanë të bëjnë me jetën e punën e tij në Kinë, një pjesë nga të cilat po i botojmë në këtë shkrim. 




Prof. Fico: Manush Myftiu më dërgoi në Kinë

Puna si pedagog i ri dhe bashkëpunëtor shkencor në sektorin e folklorit, po sidomos qenia si Sekretar Shkencor i Fakultetit dhe Institutit të Gjuhë-Letërsisë, e kishte bërë të dukshme punën time. Madje, në një rast, prof. Eqrem Çabej kishte thënë: "Agroni është i ri, por e ka stofin e shkencëtarit". Ishte mesi i shtatorit të vitit 1961, kur më lajmëruan të paraqitesha në Ministrinë e Arsimit. Diçka kisha marrë vesh, por asgjë nuk ishte e sigurt deri në njoftimin zyrtar. Ministër i Arsimit ishte Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, i cili sapo ishte kthyer nga një vizitë zyrtare nga Kina. Më komunikoi detyrën e re dhe theksoi nderin e madh që po më bëhej si përfaqësues i arsimit tonë të lartë dhe i kulturës shqiptare. Më pas u ndal te disa detyra dhe udhëzime që lidheshin edhe me situatën politike të tensionuar në trekëndëshin: Kinë-Bashkimi Sovjetik-Shqipëri. Aty nga fundi i takimit, më porositi se duhet të vishesha mirë, madje të blija dhe një kapele republike. Kur pa ngurrimin tim, si e kishte zakon me atë tikun nervor në syrin e djathtë, u ngrit në këmbë dhe më paralajmëroi se nuk shkoja si individ, por si përfaqësues i Universitetit të Tiranës. Në fund ai u lidh në telefon me ministrin e Jashtëm, Behar Shtylla, dhe pasi mbaroi me të, m\‘u drejtua duke më thënë: "Sovjetikët nuk japin vizë të shkoni përmes Moskës, prandaj do të shkoni me një rrugë tjetër më të gjatë dhe më të bukur, me anë të detit, me vaporin "Vlora" që niset së shpejti. Pas një udhëtimi shumëditor në dete dhe oqeane arritëm në Kinë. Vapori u ndal në Portin e Cangjanit. Nga jashtë dëgjohej një zë: "Olgon Fiço". Ishte shqiptimi i emrit tim nga kinezi, që kishte dalë të na priste. Marinarët shqiptarë si në kor thërritën: "Profesor dil se kanë ardhur të të marrin". U largova me plot dashuri nga bashkudhëtarët e mi të këtij udhëtimi fantastik dhe plot emocione. Në bregdet më priste përfaqësuesi kinez, i cili më tha në rusisht një shprehje të ngurtësuar diplomatike: "Jam shoku Fe dhe kam ardhur t\‘ju marr në dorëzim. Mirëserdhët në Republikën Popullore të Kinës".

Me tren drejt Pekinit

Pas ditës së tretë të qëndrimit në Cangjan u nisëm me tren për në Pekin. Ishim vendosur në një vagon luksoz dhe bashkë me ne ishte dhe shoqëruesi. Treni ecte drejt veriut dhe gjarpëronte në mes fushash pa fund të mbjella me oriz dhe zarzavate. Ditën e dytë të udhëtimit duhej të ndaleshim në një qytet të vogël që të ndërronim trenin. Aty ndodhi një ngjarje interesante. Sa ndaloi treni dhe dolëm te dera e vagonit, drejt nesh u afrua një turmë njerëzish, që mbanin në duar portrete të udhëheqësve shqiptarë dhe kinezë. Kishte ndodhur një keqkuptim, që më kujtonte atë të revizorit te vepra me të njëjtin emër e shkrimtarit të njohur rus, Gogolit. Me takt u përpoqa të shpjegohesha se unë isha një specialist i gjuhës shqipe dhe po shkoja në Pekin që t\‘ua jepja mësim këtë gjuhë studentëve kinezë. Na shpunë në një pikë turistike shumë luksoze, ku hëngrëm një mëngjes të pasur dhe plot salltanete protokollare. Por kjo zgjati për ato 4-5 orë që qëndruam aty, pasi në orën dhjetë të mëngjesit hipëm në një tren tjetër dhe vazhduam rrugën drejt Pekinit. Në stacionin e trenave të Pekinit na priti dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Vendeve të Demokracive Popullore, shoqja Cin Pin dhe pedagogu i rusishtes, Ci Si Gua. Pas përshëndetjeve dhe urimeve të mirëseardhjes dhe buqetave të shumta me lule shumëngjyrëshe, "Zim"-i ynë i ra përmes qytetit të Pekinit. Pasi la prapa disa blloqe me ndërtesa të reja, makina u drejtua për në sheshin kryesor, Tien An Men, prej 440 mijë km katrorë (880 metra i gjatë dhe 500 i gjerë), i cili nxë një milion njerëz. Aty bie në sy tribuna qendrore e festimeve kombëtare. Në jug, përballë tribunës është Monumenti i Heronjve, më i madhi deri më sot në Kinë. Në perëndim është Pallati i Popullit, ose Pallati i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organi më i lartë i pushtetit në vend. Pak më poshtë, po në atë vend, është ndërtesa e re e Radiotelevizionit Shtetëror Kinez dhe në të djathtë Pallati i Kombësive. Pekini, atëherë, kishte 4-5 milionë banorë dhe ishte jo vetëm qendra politike dhe shoqërore e Kinës, por edhe një qendër e madhe shkencore, kulturore, arsimore dhe arkeologjike. Aty ndodheshin Pallati i Dimrit dhe Pallati i Verës, vepra të mrekullueshme arkitekturore, ku kishin banuar perandorët kinezë. Rreth 100 milje nga qendra e qytetit gjendej Muzeu i Sinatropit, njeriut të parë kinez, i mbiquajtur "Njeriu i Pekinit". Në periferi kalonte si gjarpër vigan Muri i Madh, simbol i kombit kinez, i gjatë 6 mijë km, i cili shihet edhe nga Hëna. Të njohura ishin edhe varret e perandorëve kinezë të shekujve XVII para Krishtit.

Prof. Dr. Agron Fico dhe veterani i komunitetit, aktivisti i dalluar Ahmet Zherka





Katedra e gjuhës shqipe në Pekin

Universiteti i Gjuhëve të Huaja te Pekinit nuk ndodhet larg nga kompleksi i ndërtesave "Miqësia". Në të kishte disa fakultete për gjuhët kryesore si, anglisht, spanjisht, rusisht, indisht dhe katedra ose njësi mësimore për gjuhë të ndryshme. Aty mësoheshin rreth 74 gjuhë të huaja të popujve dhe kombësive të botës. Studentët përgatiteshin kryesisht si punonjës të ardhshëm të Ministrisë së Jashtme të Kinës, për dikasteret ekonomike, për Radiotelevizionin Kombëtar të Kinës, por edhe për shërbime ushtarake spiunazhi dhe kundërspiunazhi. Katedra e gjuhës shqipe u hap në gjirin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Vendeve të Demokracive Popullore. Aty kishte specialistë të gjuhës çeke, polake, rumune, bullgare dhe hungareze. Pas dy tre javësh pushim, më 1 prill 1962 filloi mësimi i gjuhës shqipe në këtë universitet. Në orën e parë u bë një ceremoni e thjeshtë. Dekania Cin Pin foli shkurt për rëndësinë e hapjes së kësaj katedre dhe për miqësinë midis dy popujve tanë dhe u bëri thirrje studentëve që të mësonin mirë. Pas saj e mora fjalën unë dhe thashë se hapja e kësaj katedre do të shënohej si një ngjarje e veçantë në historikun e gjuhës shqipe, pasi sot filloni ta mësoni dhe ju gjuhën e bukur e të lashtë shqipe, që gjatë shekujve shqiptarët e kanë ruajtur si thesarin e tyre më të vyer. Emocione të fuqishme më pushtuan, pasi nuk e kisha menduar kurrë se do të vinte kjo ditë, që unë të ndodhesha para 30 studentëve dhe tre asistentëve të mi kinezë, këtu në Pekin, në Kinën e largët, që t\‘u mësoja gjuhën time, gjuhën tonë shqipe.
Festë për Kadarenë
Darka me Cu En Lain

Vizita e Kryeministrit kinez, Cu En Lai, në Shqipëri në vitin 1964, e cila shërbeu për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, vinte pas një turneu që ai kishte bërë në disa vende të Afrikës. Pas kthimit në Pekin, në prag të Vitit të Ri kinez, Cu En Lai ftoi ambasadorin Nesti Nase, këshilltarin tregtar Kiço Kaspai dhe mua në një darkë që shtroi në kompleksin e Shtëpive të Pritjes së Mysafirëve të Lartë. Cu En Lai ishte Kryeministër që nga shpallja e Republikës Popullore të Kinës më 1 tetor 1949 dhe i përkiste udhëheqësve të shquar të Kinës në ato vite. Ai kishte studiuar në Francë dhe për stilin e tij tepër të shkathët të drejtimit gëzonte nderim edhe në Perëndim, sidomos për tendencën përparimtare në marrëdhëniet sa më normale me Evropën dhe rajonet e tjera të botës. Atë darkë qëndruam gati 6 orë me Kryeministrin kinez dhe patëm mundësi të bisedojmë lirisht me të. Cu En lai u interesua dhe më pyeti për studentët kinezë që mësonin gjuhën shqipe. Ai shprehu mendimin se unë duhet të vizitoja sa më shumë qytete dhe institucione arsimore e kulturore brenda dhe jashtë Pekinit. Me porosinë e tij, fill mbas diplomimit të 30 studentëve të parë kinezë nga katedra e gjuhës shqipe, u hap redaksia e gjuhës shqipe në Radion e Jashtme të Kinës, që vazhdon të transmetojë edhe sot. Duket se vizita e parë në Shqipëri i kishte lënë mjaft mbresa nga pritja e ngrohtë, natyra e hapur e shqiptarëve dhe guximi për përballimin e vështirësive të ndryshme. Midis të tjerash, ai u shpreh se i vinte keq, pasi nuk kishte mundur dot që të merrte me vetë në Shqipëri edhe bashkëshorten e tij. Gjatë mbrëmjes u shfaqën edhe disa filma të shkurtër me pamje nga vendet turistike të Kinës, fragmente operash tradicionale dhe ndonjë koncert me muzikë klasike. E kam ruajtur të gjallë në shiritin e kujtesës atë ngjarje, darkën me Cu En Lain. Vitet e Revolucionit Kulturor nuk e tronditën dot figurën e tij të nderuar, por kanceri i mëlçisë i shkurtoi jetën dhe, sipas testamentit, hiri i trupit të tij u shpërnda me aeroplan nëpër fushat e gjelbra të Kinës.


Mbi 40 vjet karrierë profesionale dhe vazhdon të punojë në Nju- Jork


Kush është profesor Agron F. Fico?


Agron F. Fico u lind në qytetin e Gjirokastrës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe vitet e para të rinisë. Shkollën e mesme ai e mbaroi në vendlindjen e tij dhe studimet e larta i kreu në Tiranë. Pas diplomimit ai ka punuar për vite të tëra si punonjës shkencor pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Historisë, si dhe në Institutin e Folklorit në Tiranë. Në vitin 1961 ai u dërgua në Republikën Popullore të Kinës, ku në kryeqytetin e saj, Pekin, ai hapi katedrën e gjuhës shqipe, ku punoi disa vjet si profesor. Më pas, prof. Fico ka dhënë lëndën e folklorit në Fakultetin e Filologjisë dhe Akademinë e Arteve në Tiranë, si dhe gjuhën angleze në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi". Ai është autor i teksteve të folklorit për shkollat e mesme dhe të larta. Po kështu, ai ka botuar në revistat më të njohura shqiptare me dhjetëra studime shkencore dhe artikuj, si dhe ka marrë pjesë me kumtesa në mjaft konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit si në: Athinë, Bukuresht, SHBA etj. Në vitin 2000, ai mori pjesë në Kongresin Botëror të zhvilluar në Finlandë. Gjatë më shumë se 40 vjetëve të karrierës së tij profesionale, prof. Fico është marrë dhe me hartimin e përpunimin e metodave të mësimdhënies së gjuhës shqipe për të huajt. Në vitin 1972, prof. Agron F. Fico është laureuar me Çmimin e Republikës dhe është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitet 1996-200, ai realizoi me sukses një program për pranimin e dhjetëra të rinjve shqiptarë në kolegjet dhe universitetet amerikane, si dhe hapi katedrën e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Miçigan. Në vitin 2000 ai u radhit midis profesorëve më të shquar në kolegjet dhe universitetet amerikane dhe u përfshi në botimin "Who\‘s Who Among America\‘s Teachers", 2000. Profesor Fico është anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane. Këto vitet e fundit ai jeton në Nju-Jork, ku vazhdon të punojë për projektet që ka në fushën e botimeve.






Profesor  Dr.Agron Fico është specialisti i parë shqiptar, që ka punuar për 4 vjet me radhë aty në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. 


Në pranverë të vitit 1962, profesori erdhi në Pekin dhe mori pjesë në themelimin e katedrës së gjuhës shqipe. Ai punoi me pasion dhe krijimtari për mbarëvajtjen e katedrës dhe për përvetësimin e gjuhës shqipe nga studentët kinezë deri në diplomimin e tyre.


Profesor Dr. Agron Fico i është përkushtuar edukimit të brezit të ri, gjuhës shqipe dhe kulturës popullore. Ai ka një gamë të pasur botimesh si studiues i folklorit i gjuhës shqipe dhe ka marrë pjesë me kumtesa në mjaft konferenca kombëtare ndërkombëtare, si në Greqi, Rumani, SHBA dhe në vitin 2000 në Kongresin Botëror të Finlandës.


 Në vitin 1972 ai u laureua me Çmimin e Republikës dhe është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Tani prof. Agron Fico është anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane. Ai ushqen një dashuri jashtëzakonisht të madhe për popullin kinez, për studentët e tij të dashur dhe për kulturën e lashtë kineze.


Në librin e tij prof. Fico kujton vitet e bukura të rinisë që ka kaluar bashkë me studentët kinezë, e vlerëson lart vullnetin e përpjekjet e tyre për të mësuar gjuhën shqipe. Ai shkruan: "Kam shumë dashuri për ju të gjithë, për punën fisnike që bëni. 


Është e vërtetë se unë jam lidhur ngushtë, thellë e për gjithmonë me studentët kinezë, kam patur fatin të mësoj shumë studentë nga shumë vende të botës, por studentët e dashur kinezë janë dalluar e dallohen, në radhë të parë, për vullnetin, për punën e tyre. Në ato vite kur unë erdha aty, gjeta te studentët kinezë një dashuri, një zjarr të madh për të mësuar këtë gjuhë të bekuar, gjuhën shqipe. Dua të them se ne vendosëm një bashkëpunim shumë të madh, sekreti i këtij bashkëpunimi qendron në faktin se përpara se të isha profesor i studentëve kineze, unë u bëra student, unë mësova shumë, shumë nga studentët, nga mençuria e tyre. Kur u ktheva në Shqipëri, botova një libër me titull "Visare popullore kineze."
Profesor Agron Fico është një dëgjues entuziast yni dhe ua ka rekomanduar edhe miqve të tij emisionin dhe faqen tonë elektronike në gjuhën shqipe.


Beteja e Kosovës 1389, në një vështrim të ri






EPOSI SHQIPTAR PËR BETEJËN E KOSOVËS 1389 - NË NJË VËSHTRIM TË RI
(Anna Di Lellio: "Beteja e Kosovës 1389 - Eposi shqiptar")

Libri i Dr. Anna Di Lellio-s "Beteja e Kosovës 1389 - Eposi shqiptar" shënon një arritje në studimet shqiptare dhe shquhet për analizën shumë-planesh. Aty gërshetohen të dhënat historike, sociologjike, kulturore dhe mbi të gjitha ato folklorike.

Akademik Eqrem Çabej jep kriteret e studimit të poezisë popullore

Do të veçoja si një nga kontributet e studimit të autores vështrimin tërësor e dyplanesh. Akademiku dhe albanologu i shquar Eqrem Çabej thotë: "Në studimin e poezisë popullore duhet të kemi parasysh dy aspekte: anën nacionale dhe anën ballkanike; e para, na vë në gjendje të vërejmë, nëpërmjet poezisë, shpirtin e këtyre kombeve, e dyta na bën të njohim ndërlidhjet kulturore. E para është një metodë sinkronike, e dyta diakronike. (Eqrem Çabej: "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes", 1994, f. 32)
Studiuesja ka sjellë fakte të shumta se si janë ngjizur dhe si kanë jetuar baladat për Millosh Kopiliqin. Arkivat, autorët, historianët e ndryshëm, tregimtarët, lahutarët, dhe vetë vëzhgimet e autores në terren janë labortatori i punës së saj shkencore. Kjo është edhe arsyeja që libri i Dr. Anna Di Lellio-s lexohet me interes dhe ngjall diskutime.


Beteja e Kosovës më 1389 nyje-kyç për historinë e popullit shqiptar

Beteja e Kosovës më 1389 ka qenë përherë një nyje kyç për historinë e popullit shqiptar, por edhe për gjithë historinë e ngatëruar të popujve të Ballkanit.
Historia dhe ngjarjet faktike, kronikat e shumta dhe studimet e ndryshme e me kahje të kundërta, mitologjia e krijuar, legjendat, tradita gojore folklorike dhe politizimi i kësaj beteje edhe në ditët tona, e bëjnë studimin e kësaj ngjarjeje madhore tepër të ndërlikuar.
Studiuesja Anna Di Lellio ka marrë përsipër të shqyrtojë me seriozitet, me ndërtimin e një laboratori shkencor-kërkues objektiv, një nga dukuritë më të qenësishme të kësaj beteje - eposin shqiptar si dhe aktorin kryesor të betejës, Millosh Kopiliqin.
Studimi i Dr. Anna Di Lellio-s është tronditës për vlerat shkencore, për metodën objektive të ballafaqimit të pikëpamjeve dhe mendimeve të kundërta e disa herë tepër të skajshme, si dhe për përfundimet e reja që arrin. Studimi shoqërohet me një informacion të gjerë, me një bibliografi gati shteruese dhe dukuritë që shqyrton autorja i ndjek të në të gjitha fazat e shpalosjes.
Ekspedita ushtarake osmane që udhëhiqej nga vetë Sultan Murati synonte të shkatërronte qëndresën e popujve të Ballkanit, t'i nënshtronte dhe t'i vinte nën zgjedhën islamike.
Ndeshja midis koalicionit të popujve të Ballkanit dhe ushtrisë osmane u bë në Fushë Kosovë, më 1389. Kjo ndeshje, thënë fare shkurt, solli mundjen e forcave ballkanike, vrasjen e Sultan Muratit I, Llazari i Serbisë zihet rob e më pas ekzekutohet, Teodor Muzaku i II vritet në betejë.
Autorja, duke ndjekur planin e studimit, përqëndrohet fillimisht në shqyrtimin e literaturës që bën fjalë për faktorin shqiptar, për pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë betejë. Sjell pothuaj gjithë literaturën e njohur gjer sot. Burimet serbe, botimet dhe shkrimet serbe, ndjekin vijën antishqiptare, që fillon me zvogëlimin e pjesëmarrjes së forcave shqiptare, me mohimin e këtyre forcave, me deformimin dhe shtrembërimin e fakteve dhe personazheve. Autorja shkruan: "Reduktimi i Betejës në një përballje mes serbëve dhe turqve ka marrë forcën e idesë bazë nacionaliste, ndaj së cilës asnjë studiues nuk mban distancë kritike." (f. 30)
Ndërsa burimet joserbe, ato otomane, italiane, greke, shqiptare, etj. provojnë faktin se shqiptarët ishin pjesëtarë të koalicionit të krishterë ballkanik.
Historiani i njohur shqiptar Fan S. Noli shkruan: "Më 1389, Gjergji i II Balsha, Teodori II Muzhaqi, Gjergji Kastrioti, një stërgjysh i Skënderbeut, edhe disa kapedanë shqiptarë të tjerë u bashkuan me Kralin Llazar të Serbisë, i cili kishte organizuar një kryqëzatë kundër Sulltan Muradit I... Ushtria kryqësore... u përpoq me ushtrinë turke në Fushën e Kosovës". ( Fan S. Noli: "Historia e Skënderbeut", Tiranë, 1967, f.10) Një tjetër historian shqiptar, Prof. Selami Pulaha thotë: "Në Kosovë, shqiptarët luftuan kundër 'Islamit të prapambetur' dhe zunë një vend nderi në historinë e popujve të Ballkanit në betejën për të mbrojtur jo vetëm lirinë dhe pavarësinë, por edhe civilizimin europian." (Anna Di Lellio: Beteja e Kosovës 1389 - Eposi shqiptar, 2009, f.33)

Kompozicioni i studimit të autores të kujton formën e piramidave historike, kat pas kati gjer në pullaz.
Shqiptarët janë simbolizuar, tipizuar dhe mishëruar në figurën e Millosh Kopiliqit
Pjesa e dytë e studimit përqëndrohet te protagonisti i Eposit të Betejës së Kosovës më 1389, tek shqiptarët, të simbolizuar, të tipizuar, të mishëruar në figurën e Millosh Kopiliqit.
Kjo është edhe pjesa më e vështirë, më e diskutueshme, është siç mund të thuhej me një metaforë "thembra e Akilit" të këtij punimi serioz.
Autorja pajtohet me mendimin se, "Asnjë nga burimet e hershme nuk e përmend emrin apo përkatësinë etnike të vrasësit dhe japin përshkrime plotësisht ndryshe për vdekjen e Sulltanit." (Po aty, f.34)
Nga burimet bashkëkohore që përmendin vdekjen e Sulltanit - thotë Di Lellio - i pari është një shtesë e shkurtër në poezinë epike të vitit 1390, "Iskendername", shkruar nga Ahmedi, pseudonimi i një shkrimtari turk. Shkrimtari Ashik Pasha - Zade (më 1480) dhe shkrimtari serb Kostantin Mihailoviq nga Ostrovica (më 1497) përmendin emrin e vrasësit të Sulltanit. Pavarësisht nga forma si shkruhet emri, ky është Millosh Kobila.
Po ashtu burimet greke, italiane, etj. e përmendin protagonistin - vrasësin e Sulltanit - me emra të ndryshëm.
Një pyetje interesante do të ishte: Pse, nga tërë këto portrete të ndryshëm, gjithandej ka dalë qysh nga shekulli XVII vetëm si hero serb?
Bazuar në burimet e pasigurta historike dhe në traditën epike të Ballkanit Perëndimor është krijuar edhe rrëfimi nacional serb. "Bërja e këtij rrëfimi kombëtar, nuk është proces linear. Ka filluar me traditën gojore mbi Betejën, që është institucionalizuar në veçanti që në shekullin e XVI në forma liturgjike dhe politike të Kishës Ortodokse Serbe." (Po aty, f.38) Madje shkrimtarët ortodoksë në letërsinë mesjetare serbe ishin përqëndruar në fillim tek princi Llazar, kurse Obiliqin e shpërfillnin plotësisht.
Millosh Obiliç-i përbën një element shtesë relativisht të ri në mitin serb të Kosovës. Siç u vu në dukje më sipër, figura e Obiliqit, e shpërfillur nga letërsia mesjetare serbe, përmendet vetëm në dy pjesë të botuara nga Vuk Karaxhiq, poet dhe folklorist i shekullit të XIX.


Tradita folklorike dhe të dhënat gojore pasqyrojnë ndërgjegjen historike të banorëve

Në Kosovë Millosh Kopiliqi tradicionalisht ka qenë vetëm hero folklori, një figurë e njohur vendore. Emri dhe bëmat i janë përcjellë e i përcillen brez pas brezi dhe janë skalitur edhe në toponime të shumta dhe të ndryshme. Ende dëgjohen toponimitë si: kullat e Milloshit, bunari i Milloshit, livadhi i Milloshit, etj. "Në fshatin Kopiliq i Epërm, sipas historianit vendas Ibrahim Çitaku, që më tregoi një pus (pusi i Milloshit), gurë të vegjël të bardhë të shpërndarë nëpër fushë (kisha e Milloshit) dhe më të mëdhenj me shenja të shlyera, që mbase të kujtonin kryqin, të vendosur në një kodër (gurë varresh krishtere)... dëshmi e së kaluarës krishtere të vendasve." (Po aty, f.42)
Tradita folklorike dhe të dhënat gojore pasqyrojnë ndërgjegjen historike të banorëve. Ja disa prej tyre: "Jam nga Kopiliqi, ku ka lindur burri që vrau sulltanin." Të moshuarit thonë: "Millosh Kopiliqi është prej këtu (Drenicë) dhe ndonëse Llazari ishte serb, Kopiliqi ishte i yni."
Me një gjuhë bisedore, ja si lahutari shqiptar këndon për guximin trimëror të protogonistit, vrasësit të Sulltanit:
"Zgjatet mbreti e i jep kambën,
Ngrihet djali e i ban gjamën.
-Mik pa thirrë ka ardhë, aj,
Prej Azie n'Dardani,
Me na marrë magjet e miellit,
Me na zanë hisen e diellit.
Kjo Arbni ka bijtë e vet,
Të ven kryet maje kapicet,
Jam Miroshi prej Drenicet!" (Po aty, f.147)
Të dhënat gojore sjellin edhe fakte të tjera interesante. Justin Godart, politikan i njohur francez, mik i Shqipërisë, ka ardhur disa herë në Shqipëri në vitet 1921, 1922, 1923, 1937 dhe 1957. Herën e parë shkoi edhe në Qukës (Librazhd). Në ditar kujton se, "Selahedin Blloshmi, një oficer shqiptar, i cili na shoqëron, ngul këmbë që t'i bëj një nder duke vajtur për darkë në shtëpinë stërgjyshore të familjes, në Bërzheshtë. Selahedini, që mban emrin e një stërgjyshi, më tha se në shekullin e XIV, në Sopot, që është një lagje e Bërzeshtës, ka lindur Millosh Obiliçi. U largua nga vendi... vajti në Serbi... Dhe vrau me thikë sultan Muratin në Betejën e Fushë Kosovës." (Justin Godart: "Ditarët shqiptarë, mars 1921- dhjetor 1951", 2008, f.78)


Toponomastika shqiptare vërteton autoktoninë e popullit shqiptar

Antropologia Margaret Hasluck ka vërejtur se tradita e marrjes së emrave të fshatit si mbiemra ishte dhe vazhdon të jetë shprehi mes shqiptarëve. Hasluck ka parasysh se prejardhja e Milloshit nga Kopiliqi i Drenicës është dëshmuar me toponimi.
Çabej thotë: "Prej shumë vitesh kam formuar bindjen se toponomastika shqiptare përbën mbase dokumentin më kryesor që vërteton autoktoninë e popullit shqiptar... faktin që shqiptarët janë vendas në këto anë që nga kohët më të lashta të historisë, pa ndërprerje."
Drenica është më shumë se një vend, një krahinë kryengritëse, që historianët vendas e identifikojnë si qendër të Dardanisë, banuar nga ilirët. "Në Drenicë kombi shqiptar ka prodhuar një vijë heroike të luftëtarëve të lirisë, që fillon me Millosh Kopiliqin me 1389 dhe vazhdoi me Ahmet Delinë, me Azem Galicën dhe gruan e tij Shotën, që luftuan kundër mbretërisë serbe, me Shaban Polluzhën, Tahir Metën dhe kulmojnë me epopenë e Adem Jasharit dhe familjes së tij më 1998." (Po aty, f.46)


Baladat për heroin janë njëherazi historia dhe arti folklorik

Ndofta pjesa më interesante dhe më e mirëshkoqitur e studimit është ajo që i kushtohet vetë thelbit të eposit. Në variantet shqiptare të botuar nga Anna Di Lellio, pavarësisht nga ndyshimet midis tyre, ka një thelb, ka një kryemotiv - figura e Kopiliqit. Kjo figurë lartësohet në simbol të prejardhjes krishtere dhe të identitetit të shqiptarëve, që e pasuron më tej panteonin e heronjve dhe është themeli, baza e identitetit kombëtar. Luftëtari mesjetar nuk është vetëm simbol i karakterit shqiptar, por edhe dëshmi e së kaluarës së përbashkët të shqiptarëve me kombet e tjerë të Ballkanit.
Teorikisht dihet se këngët epike, historike ose legjendare ngërthejnë, krahas faktit, ngjarjes historike, edhe procesin krijues të bartësit. Baladat për heroin shqiptar, vrasësin e sulltan Muratit, Millosh Kopiliqin, janë njëherazi historia dhe arti folklorik.

Koha gërryen dhe shteron këngën, por thelbi i mbetet tek ndërgjegjia popullore

Një çështje më vete është edhe mosha e këtyre këngëve në këtë hark kohor gati 600-vjeçar, qysh nga Beteja e Kosovës më 1389. Koha dhe madje pushtimi i gjatë 5-shekullor islamik-osman e gërryen dhe e shteron edhe vetë këngën, por tek ndërgjegjia popullore mbetet shpirti, thelbi i saj.
Mendoj se, studimi, analiza e përkatësisë fetare, etnike dhe historike e pasuron dhe e provon shumëfish shqiptarësinë e këtij heroi, Millosh Kopiliqit.
Autorja thekson se traditat historike janë e ruhen të gjalla në Dardani, në Kosovën e sotme; ky shpirt heroik vjen nga Milloshi e gjer tek Adem Jashari.
Një meritë tjetër e studimit është ballafaqimi i tezave dhe mendimeve më të ndryshme të autorëve dhe institucioneve të shumtë shkencorë.

Heroi përfaqëson rrënjët kristiane-europiane të shqiptarëve

Cikli i këngëve për Betejën e Kosovës më 1389, në variantet e ndryshëm, i mëshon faktit se Millosh Kopiliqi përfaqëson heroin iliro-arbëresho-shqiptar, me rrënjë në Ilirinë e lashtë, Arbërinë mesjetare dhe Shqipërinë e kohëve të reja. Ai si hero përfaqëson rrënjët kristiane-europiane të shqiptarëve.( Prof. Dr. Agron Fico)



Kadare – zëri universal kundër totalitarizmit




Prof. Dr. Agron Fico


Librat e Kadresë gjejnë jehonë të madhe në Amerikë






Romani i fundit Kadaresë “Aksidenti”, i përkthyer anglisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shoqërua me një shkrim kritik nga Charles McGrath në gazetën autoritare “New York Times” (Book Review). Madje, pothuajse të gjitha librave të Kadaresë botuar në Amerikë u është bërë jehonë me artikuj në organe të njohura të këtij vendi.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë botuar rreth 20-22 libra të Kadaresë, që janë shoqëruar me artikuj kritikë vlerësues për veprën dhe shkrimtarin. Thelbi i këtyre komenteve ka qenë dhe është se, Kadare është një shkrimtar i shquar kundër totalitarizmit universal, një këngëtar i lirisë së individit dhe i shpirtit demokratik. Kam patur rastin të jem i pranishëm në takime akademike të Kadaresë në institucione amerikane; në Princeton University dhe në Columbia University. Studentët, profesorët dhe akademikët amerikanë kanë bërë vlerësime dhe kanë shprehur nderim për veprën e Kadaresë.
Shkrimtarit Kadare iu dha, në mes të një ceremonie solemne, Çmimi “Princi i Asturias”. Shkrimtari i madh shqiptar, Kadare, u përzgjodh midis shkrimtarëve më të shquar dhe u shpall në Spanjë fitues i çmimit prestigjioz “Princi i Asturias” në letërsi për vitin 2009. Kjo është një ngjarje e shënuar dhe e gëzuar kulturore për lexuesin shqiptar; është njëherazi edhe një dëshmi e re, një vlerësim europian i personalitetit artistik-letrar, i universit të krijuar nga Kadare në një hark kohor gati gjysmë shekullor. Në vendim theksohej se, juria ka vendosur të vlerësojë shkrimtarin shqiptar për “zërin universal kundër totalitarizmit” dhe se shkrimtari e meriton këtë çmim edhe për “bukurinë dhe përkushtimin social të krijimit të tij letrar”. Në procesverbalin e jurisë shkruhej se, “Kadare tregon me gjuhën e përditshme, por plot lirizëm, për tragjedinë e vendit të tij”.
Ky vlerësim i lartë në Spanjë, në vazhdën e shumë e shumë çmimeve, vlerësimeve, publikimeve, studimeve, eseve, etj. për universin letrar-artistik të Kadresë, dhënë nga kryeqendrat e metropoleve europiane, djep i qytetërimit të planetit, shkërmoq dhe pluhuros kuisjet e atyre individëve, mikro-segment i lexuesve shqiptarë, që shajnë edhe përçmojnë veprën dhe shkrimtarin e madh. Këto sajesa, këto të pavërteta në adresë të shkrimtarit të madh janë jo vetëm të pambështetura, por janë mendime të politizuara, shpesh komente të varfëra, të rëndomta dhe bien erë kafenesh.
Duket me të vërtetë tepër i habitshëm sa edhe naiv mendimi i shprehur se, librat e Kadaresë janë përkthyer dhe përkthehen për motive ideologjike ose fetare. Nuk do ndonjë argument të besosh se Nju Jorku e Los Angelosi, Londra e Parisi, Madriti e Roma, etj. janë aq të përgjumur ndaj librave të botuara sa të lejojnë botime jo cilësore e për më tepër me viruse ideologjike ose fetare.
Kadare nuk ka jetuar në planetin Mars; e njihnim dhe na njihte
E njoh Kadarenë që në vitet e para të shkollës tetëvjeçare dhe në vitet e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku iu dukën edhe xixat krijuese. Edhe në vitet e studimeve në Universitetin e Tiranë ishim bashkë. Fati i bardhë e deshi ta takoja në maj 2009 në Paris. Po pija kafe në një lokal përballë “Kopshtit të Luksemburgut”. Binte një shi i imtë dhe isha tretur në ëndërrime për udhëtimin e nesërm. Ndërkaq një dorë m’u ngjit në krah. Papritur ishte shfaqur Kadare. Me fisnikërinë dhe oborrësinë e njohur më ftoi të lëviznim në një tavolinë tjetër ku rrinte dhe shkruante. Vërshuan kujtimet e rinisë, për Gjirokastrën dhe letërsinë. Kadare më shprehu edhe një herë mirënjohjen për veprimtarinë e organizuar për 70-vjetorin e ditëlindjes në Manhattan dhe në veçanërisht më pyeti dhe u interesua për veprimtaritë kulturore–letrare në Nju Jork dhe për miq e të njohur. Kadre nuk ka jetuar në planetin Mars, por në Shqipëri: në Gjirokastër në vitet e rinisë, si dhe në Tiranë në vitet e krijimtarisë. E njihnim dhe na njihte.
Familja e shkrimtarit blinte në po ato dyqane që blinte gjithë populli, ndryshe nga bllokmenët dhe funksionarë të lartë të partisë dhe shtetit që kishin dyqane të veçanta me prodhime cilësore dhe me mallra që vinin nga jashtë. Bashkëshortja, Helena, punonte redaktore në redaksinë enciklopedike, në të vetmen shtëpi botuese që kishte atëherë në Shqipëri; shkonte në punë me autobusin e linjës bankë – 21 dhjetori. Pra thjesht një jetë si shumica e popullit.
Ndjekja e Kadaresë ishte një nga përparësitë e punëve të Sigurimit të Shtetit
Mitet e krijuara për krijimtarinë letrare dhe jetëshkrimin e Kadaresë janë sajesa me plot të pavërteta. Ka shkrime dhe komente për Kadarenë dhe veprën e tij, që fryjnë dhe nxijnë ngjarje të jetës së shkrimtarit, duke synuar ta paraqesin si enverist, si stalinist të betuar. Madje, për të “argumentuar” mendimet e tyre trilluese iu referohen ose bëjnë analogji me shkrimtarë sovjetikë të periudhës së egër të sundimit të Stalinit. Në këto përqasje nuk ka asgjë të përbashkët me Kadarenë, veç synimit për të krijuar një mitologji të pavërtetë kundër Kadaresë. Ato janë mite të stisura dhe të sajuara me ligësi dhe keqdashje, që meritojnë përçmim për ata që i hartojnë.
Kadare nuk gëzonte besimin e diktaturës komuniste. Kadare ndiqej kudo nga sigurimi shqiptar, madje si brenda vendit, në Shqipëri, ashtu edhe kur shkonte jashtë shtetit. Po permend, midis të tjerash se, gazeta e njohur franceze “Le Monde” shkruante se, “Edhe këtë herë shkrimtari i njohur shqiptar Kadare erdhi i shoqëruar nga halla (tezja) D.Sh.” Pra aluzioni ishte i qartë: kur Kadare dilte jashtë, në shumicën e rasteve, shoqërohej nga “kolegë”, por me detyra sigurimi.
Kadare dhe veprimtaria e tij ka qenë e kontrolluar në mënyrë të përhershme nga Sigurimi i Shtetit. Pas vitit 1990, njëri nga shkrimtarët sigurimas, N.T., më ka thënë se, ndjekja e Kadaresë ishte një nga përparësitë e punëve të Sigurimit të Shtetit. Madje, siç përmend edhe vetë Kadare në “Ftesë në studio”, një herë drejtori i shtëpisë së vetme botuese Drago Siliqi i kishte thënë se, “Sigurimi ia ka dhënë librin për ta shikuar për botim shkrimtarit Z, prandaj pa shih mos futësh në të ndonjë fjali ose parullë për partinë”.

Përgatiti:Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...