Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/25

Kalendari Maya




Nje nga elementet kulturore me te rendesishem dhe perfaqesues te qyteterimit  Maya  eshte kalendari. Ne fakt egzistojne teori te ndryshme mbi kete: disa burime flasin per dy kalendare: “tzolkin”, kalendari i shenjte, dhe “haab”, kalendari civil. Burime te tjera, ne kundershtim me keto, permendin nje kalendar te trete, “tun”, qe perdorej per perllogaritjet e gjata.
Tun“-i duket sikur futet ne kalendarin civil, dmth qe merret si sinonim per kalendarin civil: perdorimi i llogaritjeve te gjata, faktikisht, mund te behet vetem me nje kalendar te gjate, qe ne fakt eshte pikerisht kalendari civil.
Tzolkin” duket si nje kalendar hyjnor dhe ritual, i ndare ne 13 muaj nga 20 dite seicili per nje total prej 260 ditesh. Ne kete kalendar kemi konceptin e dites (kin) dhe egzistojne dy tipe madhesishe/matjesh me te medha se sa dita por, jo te krahasueshme as me javen tone dhe as me muajin. Gjithsesi kemi nje emer per te pershkruar muajin ne kalendarin tzolkin: “uinik”.
Section of stucco frieze with a prominent human face in the centre, surrounded by elaborate decoration.

Maya-t kishin njefare sjelljeje perkundjrejt diteve dhe shifrave: i shikonin nen nje aspekt hyjnor. Kishte dite qe konsideroheshin me fat dhe pa fat (sipas prifterinjve antike ishin te dobishem, me fat dhe pa fat, dhe kishin te benin me 



Major Maya sites of the Classic and Post-Classic periods. Inner border (red) the limit of Maya civilization; outer border (black) limit of other Meso-American cultures.





Kalendari i dyte, “haab“, perbehej nga 360 dite plus 5 dhe perputhej me vitin diellor. Maya-t ishin ne dijeni qe viti diellor perbehej nga 365,242 dite dhe vendosen ta korigjonin kete gabim (dmth numrat pas presjes) me qellim per te patur nej numer te plote per nje saktesi me te madhe; krijuan keshtu kete kalendar duke e ndare ne 18 periudha (pop) seicili prej 20 ditesh qe shkonin nga zero ne 19. Dita e fundit e nje muaji (diktuar me numrin “zero”) ishte dhe dita e pare e muajit pasardhes. Ne fund te tetembedhejte periudhave shtohej nje tjeter, perbere vetem nga pese dite. Kjo periudhe kishte emrin “uayeb” dhe konsiderohej si e keqe.
File:Tikal Ballcourt.jpg

LLOGARITE
Ashtu si pame me lart, Maya-t njihnin zeron. Ky popull numeronte me sistemin njezetor, dmth me baze njezeten. Pas nje periudhe ne te cilen perdoren hieroglifet, Maya-t adoptuan nje sistem me pike dhe viza.
File:Acropolis del Norte.jpg

Pikat tregonin numrat nga 1 ne 4, kurse viza tregonte 5-en. Zerua pasqyrohej me nje shenje ne formen e syrit. Sistemi i tyre ishte mbledhes por dhe pozicional, me nje fjale Maya-t ishin ne gjendje te shkruanin numra te çdo lloji.

Botohet ne Paris nga edicioni L’Harmatan “Comme le commencement est silencieux » i shkrimtarit shqiptar Jeton Kelmendi

Librairie Internationale   Librairie Internationale 

Recto



Comme le commencement est silencieux (Edition Bilingue) - Jeton Kelmendi
Traduit par Vantchev De Thracy, Athanase

Gencod
9782296137240
  • Editeur : Harmattan
  • Parution : 10 Février 2011
  • Genre : Poésie Grand Format
  • Traduit par Vantchev De Thracy, Athanase
  • 126 pages, 160 grammes 
Prix indicatif : 13.00 €

Présentation

La poésie de Jeton Kelmendi est pareille à un jardin très secret, riche en fleurs rares et jalousement protégé par de hauts murs. Dans ce jardin débordant d'amour se promène le coeur vibrant du poète. Coeur très parcimonieux en paroles. Ce que ce coeur dit est triplement filtré par une intelligence en constant éveil. Sous le vent d'or et la rosée de jade, il n'exprime que l'essentiel. Extrait de la préface d'Athanase Vantchev de Thracy


Gencod
9782296137240








\






Botohet ne Paris nga edicioni L’Harmatan “Comme le commencement est silencieux » i shkrimtarit shqiptar Jeton Kelmendi

Është botuar libri më i ri i shkrimtarit shqiptar Jeton Kelmendi në Paris. Edicioni i njohur i botimeve L’Harmattan ka nxjerrur nga shtypi librin me poezi “Comme le commencement est silencieux » të shkrimtarit Shqiptar Jeton Kelmendi. Libri është përkthyer dhe përgatitur nga poeti me origjinë shqiptare Skënder Sherifi dhe shkrimtari i mirënjohur francez Athanase Vantchev de Thracy. Libri është botuar në dy gjuhet shqipe dhe frëngjisht dhe është botuar me parathënie të Akademik Athanase Vantchev de Thracy.

http://www.librairieharmattan.com/detaillivre.php?gencod=9782296137240
parathënia:
Préface

La poésie de Jeton Kelmendi est pareille à un jardin très secret, riche en fleurs rares et jalousement protégé par des hauts murs. Dans ce jardin débordant d’amour se promène le cœur vibrant du poète. Cœur très parcimonieux en paroles. Ce que ce cœur dit est triplement filtré par une intelligence en constant éveil. Sous le vent d’or et la rosée de jade, il n’exprime que l’essentiel.

Dense, serrée, compacte, sa poésie évite soigneusement tout ornement, toute adminicule. Point d’atours inutiles, point d’attifets qui distraient. Ces vers contiennent une musique discrète, pure, calme. Sous le voile pudique des phrases, simples et claires, se cachent des tristesses têtues, des blessures profondes, des foyers d’amour, des cendres d’acrimonies et de détestations mal éteintes.
Kelmendi affectionne l’ellipse, cette figure si illyrienne, qui aime omettre un ou plusieurs éléments nécessaires à la compréhension du texte pour produire un effet de raccourci, de choc, de frappe. Elle oblige le lecteur à s’attarder sur les vers pour rétablir ce que l’auteur a volontairement passé sous silence. On y rencontre la variante la plus brève de l’ellipse, la brachylogie, figure rhétorique qui a en aversion de répéter un mot déjà employé, surtout si ce mot est un verbe. L’ellipse poétique chez Kelmendi va jusqu’à l'agrammatisme afin de produire un effet particulier. La phrase, réduite à ses lexèmes, conserve son sens grâce aux intonations, comme dans les monologues intérieurs ou les impressions fugitives.
La poésie mondiale se doit de compter avec ce jeune poète enthousiaste aux ressources qui semblent inépuisables. A 31 ans seulement, Kelmendi a publié bon nombre de recueils et d’essais, traduits en plusieurs langues, et a obtenu des récompenses littéraires internationales de la plus haute importance.


Athanase Vantchev de Thracy Le 30 juillet 2010








Parathënie

Poezia e Jeton Kelmendit i ngjan një kopshti shumë sekret, të mbushur me lule të rralla që mbrohen me xhelozi nga muret e larta. Në këtë kopsht të tejmbushur me dashuri shëtit zemra e drithëruar e poetit. Një zemër pa shumë fjalë. Ajo që shpreh kjo zemër është e filtruar në mënyrë të trefishtë nga një inteligjencë gjithmonë vigjilente. E mbushur me të gjitha aromat e kopshtit, kjo zemër shpreh, megjithatë, vetëm gjërat thelbësore. Poezia e tij është koncize, plot densitet, e ndërtuar mirë dhe pa zbukurime artificiale. Aty mungojnë gjërat e tepërta e pa shije. Vargjet e tij kanë një muzikë delikate, të pastër dhe të qetë.
Në frazat e rezervuara, të thjeshta dhe të qarta fshihen nota trishtimi, plagë të thella, vatra dashurie, si dhe hiri ende i pashuar i dëshpërimit dhe i çasteve të zhgënjimit.
Kelmendi preferon elipsin, këtë figurë ilirike, me anë të së cilës ai lë mënjanë një ose shumë elemente të domosdoshme për kuptimin e tekstit, për të përftuar një efekt shkurtësie, densiteti dhe befasie. Kjo figurë e detyron lexuesin të ndalet te vargu për ta rindërtuar atë që autori e ka lënë me qëllim në heshtje. Në poezinë e tij gjejmë variantin më të shkurtër të elipsit : brakilogjinë, një figurë e retorikës që mundëson të mos përsëritet një fjalë e përdorur më parë, sidomos kur ajo është folje. Elipsi poetik te Kelmendi shkon deri në shpërfilljen e gramatikës me qëllimin e vetëm për të përftuar efektin e veçantë letrar. Fraza e tij me fjalë të kursyera e shpreh përmbajtjen me anë të intonacionit, me monologun e brendshëm ose me impresionet dinamike.
Poezia botërore duhet ta marrë në konsideratë këtë poet të ri entuziast që synon t’i rikthejë asaj diçka nga thesaret e saj të pashterrshme. Vetëm 31 vjeç, Jeton Kelmendi ka botuar shumë përmbledhje me poezi dhe ese të përkthyera në disa gjuhë të huaja, si dhe ka fituar çmime letrare ndërkombëtare nga më të rëndësishmit.


Athanase Vantchev de Thracy
Paris, më 30 korrik 2010
Përktheu ne shqip Gjovalin Kola


Ministri i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg nuk largohet nga posti


Ministri i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg nuk do të japë dorëheqjen, me gjithë aferën rreth disertacionit të tij. Qëndrimi i tij nuk mund të përligjet











Karl-theodor Zu Guttenberg WILDBAD KREUTH, GERMANY- JANUARY 09:  Karl-Theodor zu Guttenberg, general secretary of Bavaria's Christian Social Union party (CSU), poses for the media prior to the third day of the annual CSU Convention on January 9, 2009 in Wildbad Kreuth, Germany. The CSU Parliamentary group of the German parliament Bundestag traditionally meets around the day of Epiphany to discuss their political program.  (Photo by Miguel Villagran/Getty Images) *** Local Caption *** Karl-Theodor zu Guttenberg 
Është turp për kulturën politike në Gjermani, që Karl-Theodor zu Guttenbergu është ende në post. Një ministër, i cili është vërtetuar se ka gënjyer, i cili mori me anë të plagjiaturës një titull akademik, nuk mund të qëndrojë në post.

 Kjo nuk është e denjë për një shtet ligjor demokratik. Është turp, që Bundestagu Gjerman u detyrua të merrej një ditë të tërë me plagjiaturat e ministrit, i cili me arrogancë dhe i mbështetur prej gazetës Bild i bën bisht çdo përgjegjësie. Dhe është turp, që ky ministër mbështetet prej kancelares dhe prej deputetëve të fraksioneve qeveritare.

Karl-Theodor zu Guttenberg, kjo dihet tashmë, ka gënjyer. Ai ka pretenduar se e ka përgatitur disertacionin me ndërgjegje të plotë dhe pas një pune të imtë shtatëvjeçare. Të gjitha akuzat se kishte kopjuar ai i hodhi poshtë si të pakuptueshme. 

Karl-theodor Zu Guttenberg German Defence Minister Karl-Theodor zu Guttenberg talks to a soldier with a radio-controlled drone during a visit to the Bundeswehr military training grounds on January 15, 2010 in Letzlingen, Germany. The soldiers of the 22nd Contingent are currently training for the upcoming ISAF mission. The German ISAF military deployment in Afghanistan has become a political headache for zu Guttenberg, following a German-ordered bombing of a Taliban hijacked gasoline tanker that killed many civilians and an overall policy that has left many German politicians and the German public wondering when the Bundeswehr soldiers will ever complete their mission.

Vetëm atëherë, kur dëshmitë për plagjiaturat nuk mund të mohoheshin më, kur u bënë publike gjithmonë e më shumë hollësi mbi gënjimet e ministrit gjatë punës së tij dhe në jetëshkrimin e tij, ai vendosi tërheqjen e kontrolluar. Do të heqë dorë nga titulli doktor, tha ai.

Karl-theodor Zu Guttenberg German Defence Minister Karl-Theodor zu Guttenberg tries to watch through shuttered binoculars during a visit to the Bundeswehr military training grounds on January 15, 2010 in Letzlingen, Germany. The soldiers of the 22nd Contingent are currently training for the upcoming ISAF mission. The German ISAF military deployment in Afghanistan has become a political headache for zu Guttenberg, following a German-ordered bombing of a Taliban hijacked gasoline tanker that killed many civilians and an overall policy that has left many German politicians and the German public wondering when the Bundeswehr soldiers will ever complete their mission.
Të kuptuar i çuditshëm i së drejtës
Për një njeri që ka studjuar drejtësi. Titulli akademik nuk mund thjesht të kthehet mbrapsht. Aq më pak mund të pengohet në këtë mënyrë hetimi i kujdesshëm i akuzave. Sepse me sa duket, ky ishte synimi i Guttenbergut. Me këtë lëvizje çliruese, me këtë siç tha ai "heqje dorë të dhimbshme", ai donte t'u hiqte bazën sulmeve dhe njëkohësisht të paraqitej si mëkatar i pastruar.
Por kjo s'u arrit. Universiteti i verifikoi pjesët e vjedhura dhe çnjohu titullin akademik. Profesorët nuk deshën të shpreheshin në lidhje me akuzat për mashtrim të qëllimshëm, por rezultati i verifikimit të tyre është edhe kështu i mjaftueshëm: ministri është zbuluar si plagjiat, si gënjeshtar dhe veç kësaj si mashtrues. 
Karl-theodor Zu Guttenberg German Defence Minister Karl-Theodor zu Guttenberg talks to soldiers during a visit to the Bundeswehr military training grounds on January 15, 2010 in Letzlingen, Germany. The soldiers of the 22nd Contingent are currently training for the upcoming ISAF mission. The German ISAF military deployment in Afghanistan has become a political headache for zu Guttenberg, following a German-ordered bombing of a Taliban hijacked gasoline tanker that killed many civilians and an overall policy that has left many German politicians and the German public wondering when the Bundeswehr soldiers will ever complete their mission.

Ai nuk mund të qëndrojë më në post, s'ka rëndësi se sa sharmant është dhe sa e madhe është dhuntia i tij politike.

 Këtu nuk bëhet fjalë për vogëlsira, për punë të falshme shkel e shko, për thonjëza dhe shënime në fund të faqes të harruara. Bëhet fjalë për mashtrim të ndërgjegjshëm dhe gënjim, për mungesë respektimi ligji dhe besueshmërie.

Kredibiliteti i shkencës
Dhe bëhet fjalë për namin e shkencës gjermane, për namin e të gjithë atyre, që vërtet me punë të mundimshme dhe shumëvjeçare shkruajnë disertacionet e tyre, pa familje me pasuri në miliona në sfond, që për këtë detyrohen të pranojnë humbje financiare, që madje ndoshta u duhet të shtyjnë ngritjen e familjeve.
The Guttenbergs at a formal event in Photo: DPA
 Bëhet fjalë për dinjitetin e gjithë atyre shkencëtarëve të rinj, që duhet ta kalojnë jetën në kushte gati çnjerëzore në universitetet gjermane, të thara prej reformave neoliberale dhe që pranojnë shumë mungesa dhe pasiguri ekonomike për të ndjekur karrierën e tyre shkencore.

Karl-theodor Zu Guttenberg German Defence Minister Karl-Theodor zu Guttenberg tries to watch through shuttered binoculars during a visit to the Bundeswehr military training grounds on January 15, 2010 in Letzlingen, Germany. The soldiers of the 22nd Contingent are currently training for the upcoming ISAF mission. The German ISAF military deployment in Afghanistan has become a political headache for zu Guttenberg, following a German-ordered bombing of a Taliban hijacked gasoline tanker that killed many civilians and an overall policy that has left many German politicians and the German public wondering when the Bundeswehr soldiers will ever complete their mission.
Është për të ardhur keq, që erdhi deri këtu dhe që një politikan i ri pa dyshim i talentuar e dëmtoi kështu emrin e vet, por në rast se Karl-Theodor zu Guttenberg qëndron në post, atëherë kultura politike në Gjermani është dëmtuar për kohë të gjatë.

Përgatiti Flori Bruqi.


2011/02/24

TREGIM NGA KRISTAQ TURTULLI : STACIONI ‘I MULLIRIT TE JORKUT’




U gëlltit me vështirësi dhe dëgjoi i përhumbur shungullimën e gëlltitjes teksa rrokullisej drejt stomakut. Me plogështi dhe dhembje lëshoi tufën e luleve në shtratin bosh. Përshkundi kryet dhe me hapa të plogështa eci drejt derës. Atëherë kur besoi se akujt e zemrës filluan të shkrinin ajo iku. Asaj i pëlqenin shumë lulet, sidomos tulipanet…
‘Erdhi përsëri qelbësira,’ murmuriti Roberti fytyrë tendosur dhe nofulla shtrënguar. Ai luajti kryet me bezdi dhe rëndoi me nervozizëm mbi telat e kitarës.
Tingujt e kitarës dolën të zhurmshëm, acaruarës, si gurë mali të gremisura me potere në humnerë. Një kalimtare e moshuar, trup vogël, fytyrë rrudhur, mjekër majuc, kapele të zezë me xhufkë në majë, kërceu mënjanë, vështroi rrëshqanthi dhe përveshi me përçmim buzët e holla të rrudhosura. Roberti donte ti kërkonte të falur zonjës plakë, por në vend të ndjesës ai lëshoi mbytur sharjen:
‘Në djall të vesh edhe ti.’
Plaka nxitoi hapat pa kthyer kokën.
Ai vazhdonte ta vështronte të paftuarën pjerrët, me syrin e majtë të hapur plotësisht, gati të çapëlyer, me shikim të egër, si shkëlqim dimëror. Ndërsa syrin e djathtë e mbante gjysmë të mbyllur, si të çarë shkëmbi, ku fshihej një shteg i errët, i nëndheshëm mali.
‘Phu! Përse e solli kokën, përse?’ hungëriti dhe kafshoi me dhembin e qenit cepin e buzës së poshtme. Fjalët i nxori të rrokëzuara, si ti dërmonte me dhëmbë. Ai mbajti frymën, fjalët i u dukën petashuqe shtrembanike, si kapaçka llamarine të shtypura prej vrerit të fshehur. ‘Phu!’
Ai më kot shpresoi në mosshfaqjen e saj. Ishte një shpresë e vakët, sepse atij gjithnjë parandjenjat i dilnin në të kundërt. Sidoqoftë, kaloi një orë dhe ajo nuk po dukej, ai filloi të merrte frymë dhe gishtërinjtë lëviznin çakërrqejf nëpër tastiera. Disa monedha fluturuan në ajër, duke bërë disa lëvizje të mrekullueshme, më pas binin butë, ëmbël duke u përkëdhelur në kamoshin blu të kutisë së hapur. Atë e magjepsin, e përlotnin e ngashëronin kërcimet dhe vallëzimet e monedhave.
Ajo ktheu bërrylin si të ishte një vrundull ere, njëlloj si e trenave të vrullshëm dhe moskokëçarës, të cilët të ftohnin, të bënin kallkan. Eci me vështrim të mugët, si një fantazmë e zbehtë, drejt vendit ku atij i shkaktonte turbullim dhe dhembje koke. Ai ishte gati ti bërtiste:
’ Ndalu, qëndro, mos shko aty!’
Ajo ishte si gjithnjë e pavëmendshme, indiferente, tmerrësisht moskokëçarëse, si një re e grisur lënë pakujdesish në qiell. Robertit i u grumbullua në çast shija e hidhët, si ti turreshin prej barkut të gjitha lëngjet e trupit të cilat zienin me zhurmë si të ishin bërsi. Ai ishte burrë ndaj nuk donte të hapte gojën e të derdhte drejt saj të gjitha llokoçitjet e bërsive të stomakut. Por njëherësh donte ti fshikullonte në fytyrë, indiferencën e rreme, vështrimin e avullt, të mjegullt të kësaj femre. Ajo i hyri padrejtësisht në pjesë, si erë e ftohtë, pa e përshëndetur, pa e pyetur, shenja këto të kundërta prej elementeve delikate të femrës muzikante.
Hëm, të urresh është gjë e pështirë, e neveritshme, sepse është prurja e madhe e vrerit. Pëf, të urresh nuk është çudia e shekullit. Bota është e mbarsur me urrejtjet, e të gjitha ngjyrave dhe llojeve. Urrejtja i ngjan kancerit dhe metastazave të tij. Nuk është çudi ndonjë ditë vrerët do dalin në sipërfaqe, e gjithçka do farmakoset prej pështirosjes dhe neveritjes.
Hëm! Njerëzimi është shumë naiv, i trembet ngrohjes së motit. Regjisorë të lajthitur realizojnë filma me përmbytje katastrofike. Ata mbjellin akthin e rremë për fundvitin 2012. More të mjerë, të gjitha janë pallavra, gjepura, përralla për kalamajtë, për naivët, kaqolët. Nuk zhduket bota prej imagjinatave të shkrehura. Shkrimtarët e varfër, skenaristët pehlivanë dhe regjisorë të pasur, mendjet e kthjellëta, duhet të parandalojnë shpërthimin e afërt të ujërave të zeza, të fekaleve. Me pak fjalë vrerin e madh. Kjo është gjëma më e madhe e shoqërisë njerëzore. Ngrihet pyetja, a duhet të pastrohen barqet dhe shpirtrat, apo të lihet shkatërrimi përfundimtar? Kjo është çështja.
Roberti tundi kryet me vrull. Kohët e fundit gjithnjë e më tepër përfshihej nga mendime të turbullta. Ndjeu shtrëngim në gjoks. Kitara dhe ai po çakordoheshin. E dhembshme vëlla është çakordimi, të lënë femrat rehat. Femra, ushqyesja dhe shkatërruesja e botës. Edhe kjo është pjesa e rëndësishme e çështjes.
Ai shkrofëtiu me vete, përveshi buzët, duke lëshuar si zgjatim kafshe rënkimin e hidhur. Gjithë qenia e tij sikur i fliste saj femre, i thoshte:
’ Na moj ti, nuk e sheh, dikush është këtu, muaj dhe muaj me radhë, shtatë ditë të javës. Mu qepe edhe dje dhe sot si rrodhe, gremisu tutje. Shiko kuçka, bën sikur nuk vë re që unë po plas nën lëkurë. Mendon se je femër dhe je e lirë të bësh çfarë të duash.’
Robertin e acaronte gjithashtu përpikëria e veprimeve, tok me zbehtësinë tradhtare hënore. Përnjëmend i u bë sikur në hapësirën e stacionit ishin ndehur copëra qelqesh, trekëndore të mprehta me majë. Të gjitha lëviznin kërcënueshëm drejt trupin të tij, prerë,ngulur, gjakosur. Trupi përnjëherësh i u bë si mëlçi kau e bombarduar nga saçmat.
Ai tërhoqi kokën me nxitim prapa dhe gati sa nuk e përplasi mbas murit. Me shpinën e dorës së djathë fshiu ballin, sytë e skuqur, i u duk sikur largoi me mundim rrëketë e gjakut. U rrëqeth.
Ajo po shtynte me shpatulla dhe gjoks ajrin e rrallë, lëvizte rrëshqanthi, si të kishte jastëkë ajri nën sqetulla, mbasi këmbët e saj nuk preknin tokë.
Atëherë kur besonte se e paftuara në qofte se nuk largohej tutje, në rruginën nëntokësore të stacionit të trenit, së paku të rrëzohej, të gremisej diku, në shkallët e pjerrëta, të thyente ndonjë këmbë, më mirë do të ishte të thyhej krahu, të mos i binte më violinës. Ajo në kundërshtim me hamendësimet e tij, u ul ngadalë, butë, si të zbriste me katapultë, duke ngjeshur ajrin dhe thatë bërë trokë gjuhën e Robertit.
Fanatizmi çmendurak i saj, i nguljes saktësisht në mesin e rrethimit ndarës, me shenja të rrumbullakëta, të verdha, e bënte Robertin të klithte si qen i lidhur me zinxhirë. Gishtërinjtë i lëviznin vrullshëm mbi tela, sytë i erreshin nga rëndesa e trishtimit.
Ndërkohë ajo butës shtyu tutje presionin e ajrit, lëvizi kryet me delikatesë, hodhi mënjanë flokët ngjyrë gështenjë të errët dhe shfaqi përpara tij zbehtësinë dhe delikatesën acaruese të qafës së hollë. Roberti ndjeu dhembje në cepat e syve, diçka si pickim.
Femra ishte përqendruar në veprimet e saj. Mbështjellë me pelerinën e sfungjertë të indiferentizmit, vendosi ngadalë në anën a majtë çantën e kuqe të shpinës. Në krahun e djathtë boksin e vogël. Ajo përkuli pakës gjunjët, tendosi trupin gjysmë të përkulur, përpara, një këmbë larg saj, vendosi kutinë bosh të violinës.
Kutia e hapur, veshur me kamosh të kuq, e turbullonte Robertin. Ishte gati të turrej ta shkelmonte tutje me majën e këpucës drejt e në shinat e trenit, të bëhej copë dhe thërrime.
‘Çfarë dreq femre. Nuk e kupton ajo furtunën që po i ndodh në shpirt njeriut të gjorë që gjendet shumë pranë saj! Është qorre. Phu!’
Femra lëvizi me kujdes këmbët e vogla sa majtas dhe djathtas, vështroi përdhe, rëndoi mbi majat e këmbëve, pastaj në thembrat, si të lëkundej nga era e lehtë, apo të luante me nervat e tij. Ajo më në fund drejtoi trupin, lëpiu buzët dhe hodhi përsëri prapa flokët ngjyrë gështenjë të çelur. Para disa minutash flokët e saj i u dukën të errëta, korb të zeza. Me siguri lojë e harbuar e dritës të lodhur të stacionit. Qafa e hollë e bardhë i ngjau si shtëllungë e hollë avulli, ngulur rastësisht në trupin e saj, të hollë, të brishtë.
Roberti me shikim të murrëtyer u mundua të kapte shikimin e femrës, nuk mundi, treteshin shumë shpejt vezullimet e dritave në zbrazëtirë. Skofi ndjente dhembje koke.
Ajo u mbush me frymë disa herë me radhë, vrullshëm, si të niste një maratonë. Ai nënqeshi. Gjoksi i saj ishte i ngushtë. Ajo morri frymë përsëri, nxori ajrin jashtë. Gishtërinjtë e hollë të dorës të djathtë nisi ti lëvizte me shpejtësi në boshllëk. Ajo lëvizi shpatullën së bashku me krahun lart e poshtë, si të shtynte tutje plogështinë. Befasisht vendosi kasën e violinës në shpatull, mbështeti mjekrën e vogël të rrumbullakët. Ajo tendosi krahun e djathtë, e ngriti lart, si të fshikullonte ajrin,pastaj përkuli harkun ngadalë, gjithë ceremoni mbi tela. U dëgjuan disa fërshëllima të lehta. Ai i ra kitarës me vrull që ta mbyste. Ajo picërroi sytë, mollëzat e gishtërinjve të saj shtrënguan fort telat e violinës. Muzika e saj rrodhi e ishte e lehtë, e ëmbël si fllad. Diçka si Shtraus, si Paganin, ose si Mozart.
‘Le ti bjerë dreqit me brirë.’
Roberti i binte shumë mirë muzikës qytetare, por tani mbante qëllimisht akorde të zhurmshme. Ai po mbështillej me zjarrin e madh të çakërdisjes së marazit. Burri po qullej dhe hutohej, vendi i rezervuar, rrethuar me shenja të verdha të urbanistikës së autobusëve dhe trenave ishte vetëm e tij. Nuk e dinte kjo zdërre se ishin tre muzikantë që kishin bërë marrëveshje me njeri tjetrin; Zezaku i çalë Xho, vinte para dite, Roberti mbas dite dhe portugezi me një veshkë Julio punonte natën, turn i tretë.
Udhëtarët e shumtë kalojnë pranë tyre dhe kush dëshiron u hedh nga një monedhë të bukur, në kutitë e hapura të veglave muzikore të veshura me kamosh blu. Ata nuk janë xhelozë me njeri tjetrin, zgjidhja e turneve ishte bërë në mënyrë paqësore.
Roberti kishte tetë muaj që i binte kitarës në stacionin ‘ E Mullirit të Jorkut.’ Kjo qe zgjidhja më e mundshme. Vanesa tekanjoze, gruaja e Robertit, e braktisi atë pa ceremoni një muaj mbasi ngeli pa punë. Ajo i foli qetësisht teksa po dilte nga banja dhe po fshinte me peshqir gjoksin e bëshëm:
‘ I dashur, unë nuk mbaj përgjegjësi për ty kur pushohesh nga puna,’ u vesh me nxitim, pa e përshëndetur zbriti shkallët dhe iku. Ai kujtoi se ajo bëri shaka. Rënkoi në vetmi kur gjeti shtëpinë bosh, e donte Vanesën deri para katër muaj. Më vonë e urreu.
Ishte ditë e diele. Ai i binte kitarës në qoshkun e vet përhumbur në mendimet e veta. Tek tuk shtegu i mendimeve e çonte tek gruaja e ikur. Ai shpresonte të merrte ndonjë lajm prej saj, ajo të ndryshonte mëndje, të kthehej përsëri pranë tij. Ai nuk do ta braktiste kurrë Vanesën nëse ajo do ngelej pa punë. Roberti i përfshirë nga mendimet ngriti ngadalë kokën, vështroi nga eskalatori, i u duk sikur dalloi kokën e bukur të Vanesës, më pas shpatullat e hijshme, kostumin e bardhë, derisa u shfaq i gjithë kurmi i saj i derdhur. Robertit i u mbajt fryma, të ishte në ëndërr. Vanasa! Oh Vanesa! Po të afrohej ti fliste, përsëri do ta falte.
Oh! Nga çasti në çast, priste që ajo të klithte e gëzuar dhe të sulej krahë hapur drejt tij. Ai i binte kitarës buzë shtrënguar, shikim fiksuar. Sytë i ndrisnin dhe zemra i rrihte me vrull. Vanesa. Ai donte ti tregonte gruas se fitonte bukën e gojës dhe nuk jetonte keq. Fare pranë Vanesës qëndronte një mashkull trup madh dhe shumë ezmer. Ajo kapi shikimin e ngulët të Robertit, u hutua një hop, vendosi dorën përpara. Sytë e saj të bukur morën shkëlqim të keq, qeshi me sarkazëm, lëvizi qafën, afroi kokën shumë pranë kokës së shoqëruesit të saj, i foli diçka me zë të ulët dhe tregoi me sy drejt Robertit.
Mashkulli trup madh dhe shumë ezmer u rrotullua,u kthye vringthi drejt tij dhe zbardhi dhembët e mëdhenj. Ndehu gishtin e trashë dhe ia pat zëtrashë:
‘Hë! Ky është ai merhumi, hë! Ha, ha, ha!
Dashnori i gruas futi duart nëpër xhepat e pantallonave të varura, rrëmoi në to, më në fund nxori një kartëmonedhë njëzet dollar. Zbardhi dhembët përsëri, në mes të kartëmonedhës vendosi një monedhë dy dollarë. E bëri shuk kartëmonedhën rreth monedhës, përkuli pak trupin dhe e flaku lëmshin e mbështjellë çakërrqejf që kishte emrin dollar drejt kutisë së kitarës. Topthi i shtrembër njëzet e dy dollarësh, bëri një rrotullim të shkurtër dhe ra brenda në kuti me zhurmë të shurdhër, acaruese. Vanesa e vështronte e ngazëllyer. Ajo klithi dhe rrahu pëllëmbët e eksituar. Mashkulli i huaj tërhoqi ish gruan e tij me forcë pranë vetes dhe me buzët e trasha puthi me zhurmë qafën e bardhë dhe të derdhur të saj. Roberti lëvizi kokën mënjanë iu bë sikur e qëlluan me shuplakë në fytyrë dhe tuneli u bë më i zi nga çish. E qeshura e tyre e acaronte.
Roberti vazhdonte ti binte kitarës, megjithëse krahët i ndjente të mpira. Vanesa së bashku me të dashurin e saj të zënë dorë për dore, duke u zgërdhirë dhe hedhur vështrim qesëndisësh drejt tij hynë në derën e hapur të vagonit të trenit. Dyert u mbyllën me zhurmë. Era e fortë e trenit përcëlloi, fytyrën e tij. Ata mbështetën ballët në xhamin e trashë, nuk i a ndanë shikimin tallës derisa treni humbi në gojën e errët të tunelit.
Robertit i thau gjuhën shija e hidhet e urrejtjes. Sytë i përvëlonin, i bëhej sikur tavani i stacionit të trenit pikonte lot të verdhë. Dikur do të kishte pranuar, falur Vanesën po të kthehej, por tashmë jo, kurrë. E urrente. Ajo e nëpërkëmbi, pështyu mbi të në mënyrën më të poshtër. Ai ndjehej i fyer, i rrahur i shpartalluar. Për të mos e lëshuar veten vazhdonte ti binte kitarës sy shtrënguar.
Roberti qëndroi një moment, koka i buçiste, lëshoi krahët, i dhembte i gjithë trupi, i kish rënë çmendurisht kitarës. Hapi sytë ngadalë. Një metër larg tij , sypërlotur qëndronte një burrë plak me flokë të bardhë, të gjatë,të shpupurishur, gjithë zhele. Fshinte lotët me tufën e flokëve. Roberti pa e bërë të gjatë u përkul, mori topthin e shtrembër njëzet e dy dollarësh, të dhënë poshtërsisht dhe ia zgjati lypsarit.
‘Merre,’ i tha.
Lypsari plak hodhi një hap prapa dhe vështroi përreth i frikësuar.
‘Ju lutem, zotëri, dëgjoi Roberti zërin e hollë të lypsarit, i cili më pas vazhdoi,’ unë duhet tu jap diçka. Muzika juaj më rrëqethi.
Roberti luajti kryet me nervozizëm dhe foli me zë të lodhur:
‘Mere o njeri i mirë, ndryshe do ta flak në hale.’
Lypsari plak ngriti supet i hutuar, shtriu me kujdes kartëmonedhën, vështroi i habitur drejt Robertit, e palosi me kujdes, e futi me nxitim në xhep.
‘I a hodha ditës së sotme,’ foli me zë të lartë dhe u largua.
Robertit gjithçka i dukej banale, e pështirë. Pushimi nga puna ishte rrënimi i tij. Arsyeja ishte e thjeshtë, shkurtimi i vendit të punës, në kushtet e krizës ekonomike...
Roberti kish filluar ti urrente femrat. Të gjitha shqetësimet i erdhën prej tyre. Gjoja seks i dobët, ato në realitet janë tmerri, vendimmarrëset, shkatërrueset dhe diktatoret e kohës moderne, të shekullit njëzet e një...
Hëm, ja dhe tani kjo femër statujë, në dukje e brishtë. Lëkurë delikate, me fytyrë të verdhë, me shikim të perënduar, si pikturat e ikonave të mesjetës. Ajo po ja rrëmbente të gjitha monedhat e kalimtarëve. Vështroi kutinë e tij vetën disa monedha një dollarësh, e pastaj disa njëzet e pesë cent, dhjetë cent. Gjithë- gjithë, ndoshta tetë, maksimumi dhjetë dollarë. Turp.
Ai vështroi nga kutia e femrës, plot, mes tyre kishte edhe pesë dollarësh. Bukuria e zbehtë si me magnet u rrëmbente udhëtarëve monedhat prej xhepave. Ai i binte kitarës i shpërqendruar, po tërbohej nga inati. I dhembnin krahët. Kalimtarët e shumtë i ngjanin si hije, silueta të zbehta, që lëviznin kokë pingulthi mbi pllakat e ndyra të stacionit. Truri i tij po bëhej i plogët, por nuk donte të ishte kitarë boshe pa tela, akorde dhe tinguj.
Dikush hodhi fluturimthi dhjetë dollar kartëmonedhë të palosur si aeroplan. Dhjetë dollari shkoi dhe ngeci në buzën e kutisë së violinës, atë çast në stacion hyri treni me sillë ere dhe tërsëllëm. Dhjetë dollari u ngrit përjetë, bëri hark dhe shkoi dhe ra në kufirin ndarës midis Skofit dhe femrës.
Roberti e vështroi me lakmi paranë, por nuk lëvizi. Ai e mati me sy, kartëmonedha ishte diçka më afër tij. Femra pa ndërprerë së rëni violinës, u përkul mbi gjunjë, me lëvizje të shkathët kapi me dy gishta dollarin dhe e hodhi në kutinë e saj. Gjithë qenia e Robertit ulëriti, megjithëse ishte i ndërgjegjshëm, dollari ishte hedhur për të. Era e trenave ishte me Robertin, donte të vendoste në vend padrejtësinë.
Dikush në stolin e tij vendosi një kafe. Roberti shikoi i topitur kutinë vishnjë të kafesë, që lëshonte avull të ngrohtë, gjithë përtaci ngriti kokën, vështroi drejt. Në krahun e majtë dalloi fytyrën e rrudhur, flokët e bardhë, të gjatë dhe të palarë të lypsarit plak. Ai po buzëqeshte duke nxjerrë në pah dhembët e verdhë dhe të krimbur. Ata ishin bërë miq dhe shpesh herë këmbenin ndonjë bisedë ose kafe së bashku.
‘Kafe e ngrohtë, kafe e mirë,’ a bëri Irvini, lypsari plak, fërkoi duart e ashpra i gëzuar dhe qeshi lehtë.
‘Kafe e ngrohtë kafe e mirë,’ përsëriti Roberti pa e pasur mendjen aty.
Irvini vështroi i menduar kutinë e pasuksesshme në të holla të kitarës së mikut, hodhi nxitimthi sytë nga kutia e violinës së fqinjës, e cila po rëndohej nga dollarët. Me tufën e flokëve të bardhë fshiu ballin e vogël të ngushtë dhe të rrudhosur, përshëndeti me dorë si ushtarakët e vjetër dhe u largua.
Robertit i dukej sikur fluksi i udhëtarëve ishte bërë më i shpeshtë, të cilët dyndeshin nga të gjitha hyrjet e stacionit ‘Mulliri i Jorkut,’ duke u përtypur, lexuar , biseduar në telefon, sharë grindur, bërtitur, mbartur gjithashtu ankthin e kapjes së trenave dhe largimit të nxituar. Ndërsa trenat vinin vrullshëm gjithë erë dhe zhurmë, nguteshin të zhdukeshin si zvarranikë të mëdhenj në barkun e tokës.
Stacioni ‘ I Mullirit të Jorkut’ ishte bërë i dashur për Robertin , por sot ndjehej i vrarë, i lënë mënjanë në harresë. Udhëtarët e shumtë, trenat e shpejtë, erërat e forta linin ftohtësirë, zhurmë, rrëmet dhe koprraci tek ai.
Roberti vështroi me bisht të syrit kafen e paprekur që qëndronte në stolin e vogël portativ. Në stacione trenash me korrente dhe erëra të forta kafeja ftohet shumë shpejt. Ai mbështeti kasën e kitarës mbi gju, u zgjat me kujdes, mori kutinë e vogël kartoni me kafe. Pëllëmba e dorës ndjeu pakës ngrohtësinë nëpërmjet kartonit. Ai hapi një dritare të vogël në kapak dhe rrufiti me ngadalë kafen e zezë. Lëngu i zi ishte shumë pranë ftohjes, megjithatë pihej.
Në këto momente kafeja e Irvinit zemërbardhë vlente shumë, ai ndjehej i hidhëruar krejtësisht. I mbetej gjithsej një orë derisa të vinte Julio portugezi me një veshkë.
Dielli i ngrohtë duket që në mëngjes. Ai nuk pa diell të ngrohtë, i a bllokoi, ia bëri eklips qysh në fillim femra e zbehtë si hënë.
Ndjente etje të padurueshme, ngriti kafen dhe piu sy mbyllur një gllënjkë të madhe. Piu një tjetër gllënjkë, një tjetër, i dukej sikur do mbytej. Trenat dhe njerëzit lëvrinin përreth, por Robertit nuk i bënte asgjë përshtypje. Për herë të parë mbas shumë muajsh la trurin të bëhej kitarë pa tela, pa nota, pa tinguj, kasë boshe. Në djall të shkonte gjithçka, kafeja edhe pse pak e ftohtë po derdhej lirshëm në gjoksin e tij, si rrëkesë uji në tokë të thatë.
Robertit i u duk sikur dëgjoi zhurmë në kutinë e kitarës së tij. Sytë nuk i hapi, vazhdonte ta surbte kafen sy mbyllur. Mbase ndonjë fëmijë arrakat kishte rrëmbyer ato pak dollarë që gjendeshin në kuti. Le ti merrte. Truri bosh dhe kutia e zbrazët janë gjërat më perfektë në botë.
Zhurma u përsërit dhe i ngjanë si rrëkëllima monedha që derdheshin si ujëvarë. Ai hapi rrëmbimthi sytë. Shumë pranë fytyrës së tij dalloi flokët gështenjë të çelur të femrës, fqinjës. Roberti tërhoqi kokën prapa, fytyrë hëna po zbrazte kutinë e vet me dollarë në kutinë e tij. Mos ishte ndonjë e lajthitur e mjerë! Aty kishte njëqind, ndoshta e më shumë dollarë.
‘Ou, ou, ou, zonjë çfarë bëni,’ i a bëri Roberti dhe u ngrit vrulltas në këmbë, kafeja u i derdh në këpucë.
‘Po ju jap dollarë, nuk i doni?’ foli gruaja me zë të hollë, të lodhur.
Roberti nuk mundi të kthente përgjigje. Kush nuk i donte dollarët. Sytë e tyre u kryqëzuan. Sytë e saj ishin të kaltër, të çelur, të zbehtë, të trishtuar. Flokët e saj nuk ishin gështenjë, por në të verdhë vjeshtore,të ndezur. Ai lëpiu buzët e thara. Nuk kuptonte asgjë.
‘Zonjë, ju nuk i doni dollarët? ‘ e pyeti më në fund Roberti me zë të përgjëruar. Gishtërinjtë e tij u drodhën, u hapën, u mbyllën, lëvizen instinktivisht drejt kutisë së tij të mbushur me dollarë. Ai donte të përkëdhelte ato dollarë, që tashmë ishin të tij. Ti ndjente, sa të dashura dhe të pazëvendësueshme që janë paratë, bota është e mjerë pa to...
‘I dua, sigurisht që i dua,’ foli gruaja me zë të hollë, të ulët, të dredhur. Ajo shkundi kutinë bosh dhe vendosi violinën në të. Vazhdoi: ‘Dollarët për mua nuk vlejnë, nesër do shtrohem në spital, mjekët dyshojnë për kancer. Këtu ka akustikë të mrekullueshme, doja të ndjeja së afërmi muzikën dhe njerëzit. Ja, po marr dhjetë dollarë të ble lule dhe ti vë tek komodina pranë shtratit. Më pëlqejnë shumë lulet, sidomos tulipanet.’
Robertit i u përvëluan gishtërinjtë, i tërhoqi me vrull, sikur monedhat metalike ishin te flakëruara...
TORONTO shkurt 2011


Nga autori Kristaq Turtulli mund të lexoni  disa fragmente nga disa romane të botuara:


http://www.kristaqturtulli.com/index.php?p=1_2_Biography
               









































Vetmia e zërave, roman
... Mistrecët gjithmonë argëtohen me rekrutët e rinj. Mbijetesa e tyre, servilizmi. Eh, është një nga elementet bazë të rekrutërisë. Servilizmi s'të lë kurrë në baltë. Servilizmi. Oh po servilizmi, mbulon me mjeshtëri tymtajën ogurzezë të mendimeve dhe qëllimeve. Servilizmi është i lashtë sa vetë jeta. Servilizmi është fillesa e fillesave. Servilizmi u përket të gjithëve dhe gjithçkaje. Bota pa servilizmin do të ishte e mjerë. Servilizmi është petku i artë, i purpurt i përbaltë, i kameleonët. Më dëgjove? Më mirë mos dëgjo. Fola për servilizmin. Mos beso. S'ka servilizëm, s'ka asgjë. Eh, kush e njeh servilizmin, kush e di. Të gjitha janë pallavra. Disa flasin për hipokrizinë. Të gjitha njeriu i ka krijuar dhe për njeriun janë. Mendjet e ditura?! S'dihet, mbase mendjet tmerrësisht të djallëzuara, të çartura ose të rrokullisura. Ndoshta është fasadë. Mbase diçka e parathënë, e parabërë, e paraparë..

Ç’është jeta e një njeriu, roman

Në jetë luajnë të qetë ata që nuk kanë asnjë rol. Ndërsa tek ne gjithçka qëndron ndryshe. Mundohemi të jemi aktorë dhe regjisorë njëorësh, veçse në miniaturë. Dëshirojmë të luajmë, por ngatërrojmë batutat, lëvizim, skenat risillen përmbys. Atëherë fajësojmë, gërhasim, kërleshemi. Kjo kërleshje ke vite dhe vide. Dekada dhe dekada, që zhvillohet brenda vetes. Kërleshjen fillimisht e pranuam si lodër fëmijësh, se një dhuratë e vogël simbolike, por tunduese. E përtypëm me ngut, gjithë dëshirë, e cila zbriti rrëmbyeshëm, ashtu e patretur mirë në stomak. Lënda a qulltë u përzje me acidet e stomakut, u përhap në mënyrë të rrufeshme në të gjithë qenien. Trupi e pranoi dhe s’e nxori jashtë...

Hani me dy Porta, roman, së fundi edhe në anglisht "The Inn with Two Doors"
“… Në pështjellimin e zërave dhe të klithmave të qytetit, kërkohet zëri i lemerisur. Ngrihej rrufeshëm nga fundi i dheut. Ai zë fillimisht niste ulët, i ngadalë, si një qarje a lehtë, më pas merrte hov dhe oshëtinte me lebeti. Me kujë të fortë, aq sa trondiste muret si tërmet...

Hija e Ariut, roman

…Të kërkosh nga vetja, me të gjitha mënyrat, s’është mëkat. Dikur, babai i kishte folur për hijen a ariut. Ka hije të rëndë ariu, të madhe, lemeritëse, shtypëse. Gjithsesi, kur ndodhesh përpara ariut, duhet të jesh i përgatitur mirë qysh më parë.



Romani “Dëgjo floriri im” është simfoni e dashurisë.
Dikur djalosh inteligjent me plot vrulle dhe ëndrra, për te ndërtuar atdhe te begate dhe familje te lumtur, edhe pse i pafajshëm, injoranca dhe mendësitë e çmendura e tërhoqën dhunshëm, e shtynë, e gremisën në ferrin e Dantes. I rrëgjuar nga jeta, tre dekada mbetën pas me fshikullat më të hidhura të fatit. I vuajtur, por fisnik me besën e dashurisë në mendje dhe në shpirt.
Në sistemet diktatoriale, ndjenjat, dashuritë, fatet e njerëzve janë ngatërruar keqas me njëra tjetrën deri ne fatalitet. Gjithsecili ka kalvarin e vet.
Sistemi u ndryshua, përsëri shume gjera mbeten njëlloj si me pare.
Zhbirimi i autorit është i thelle i fuqishëm. Vëzhgues i holle i realitetit.



Dy qenie për jetë a vdekje janë përballë njëra-tjetrës. Ulërima a ariut është e frikshme. Përpiqet të të shqyejë , të të bëjë copa-copa. Ndërsa ti, kur të hapësh pikën maksimale të klithmës, duhet të fillosh të ulurish më shumë se ariu. Atëherë ndodh habia: ariu tkurret, mblidhet, shtrihet para këmbëve të tua dhe i pushon zemra. Kjo e fundit ndodh një në njëmijë, por ndodh...



Degët e thata të ftoit trokisnin në dritare me potere, me gishtërinj të gjatë skeletorë, të breznive. Perdet ishin irnosur, grirë, vareshin trishtueshëm në gozhdën e ndryshkur të mundimit. Zërat dhe zhurmat e fshehura klithnin, luteshin, rënkonin, përgjëroheshin. Sa të sikletshme ishin ato. Përse vallë, kur nuk ishin më të nevojshme? Ajo nuk mund të kthente kokën prapa, mbasi do ngelej e ngurosur, e varur në litarin e padukshëm të nostalgjisë, marrëzisë, mallit dhe dhembjes...

Në trenin e linjës 16


Uh! Sa moskokëçarëse, nervoze, tekanjoze, të paduruara, të pamëshirshme janë dyert e trenave në qytetet e mëdha disa milionëshe të kontinentit te largët perëndimor. Ato mbyllen rrëmbimthi përpara fytyrës së nemitur të udhëtareve të vonuar. Përplasen me zhurmë sikur të mos ekzistosh fare. Qeshin me sarkazëm duke u zgërdhirë për vonesën skandaloze, hutimin, çakërdisen e udhëtarëve, lutjen, përgjërim:
“Oh! No! Please, please!” [1]
“Excuse me!” [2]
Deri në sharjet e ndyra:
“Shit!”
“Fuck you!”
Trenat shkunden me nervozizëm, uturijnë, nuk preken nga lutjet, përgjërimet, sharjet dhe fjalët e ndyra. Ata klithin, turfullojnë, fërshëllejnë dhe zhduken vetëtimthi në gojën e lagësht, me dhembë betoni dhe lidhje hekurash të tunelit të gjatë.
Trenat lëvizin si zvarranikë të stërmëdhenj në barkun e tokës.
Qyteti i madh dhe i gjithë vendi janë të përmbytur nga këto lloj trenash çmendurakë. Ata duken si përbindësha të mëdhenj prehistorikë, metalikë, indiferentë. Hyjnë nëpër stacione duke sokëllitur me potere dhe vrundull ere. Hapin dhe përplasin dyert në disa sekonda, lëvrijnë, fishkëllejnë, hapin dhe mbyllin llambushkat e kuqe si sy magjikë në krye të dyerve dhe shkasin me shpejtësi marramendëse në barkun e tokës plakë.
Trena të këtillë, të shpejtë, gjithnjë me mbingarkesë udhëtarësh; mbajnë, sjellin, përcjellin, pjellin, të gjitha hallet, dertet, dëshirat, shqetësimet, ëndrrat, puthjet, meraket, pasionet, inatet e qytetit dhe botës mbarë. Gjithashtu gjumin e trazuar për tu pasuruar, skërmitjen e kodoshit, nënqeshjen e hajdutit, përdredhjen, lëpirjen e paduruar të kurvës, rënkimin e lypsarit, seksin e fshehur, të ronitur të fanatikes me perçe. Lotin e madh të plakut dhe të qarën e virgjër të fëmijës...
Trenat janë mësuar dhe mbajnë me zemërgjerësi dertet e pafundme të botës, prandaj janë aq të mëdhenj, të veshur me pllaka të trasha metalike.
Dikush tha se “trenat po të ishin prej mishi dhe kockash do kishin shpërthyer prej dhimbjes së madhe torturuese të pathënë. Mbase dhe prej marrëzisë.”
U dëgjua një qeshje e çjerrë.
Ai lëvizi shpatullat i nervozuar dhe shtoi:
“Ju lutem mos qeshni, ah, si guxoni!”
Sidoqoftë, trenat përsëri, natë e ditë, orë dhe minutë, turren me shpejtësi të dalin në sipërfaqe, duan të shkëlqejnë nga dielli, të lëpihen nga shiu, të përcëllohen nga i ftohti i hidhur, të mbulohen prej borës së bardhë. Të shkundin prej supeve pluhurin e rëndë të thashethemnajës. Për të pastruar barqet prej mundimeve të mëdha që mbartin çdo sekondë...
Oh! Sa të çmendur janë trenat, sa të çmendur..!

Përgatiti :Flori Bruqi

nga Flori BRUQI: "The Great Gatsby" ("Gatzbi i Madh") (1925)

The cover of the first edition of The SAM SCHMIDT, 1925.

Scott Fitzgerald hoqi mundime të mëdha për t‘i vënë titullin romanit të tij të tretë. Ndër kandidaturat e shumta, të cilat i zgjidhte dhe i hidhte poshtë pafund së bashku me botuesin e tij, ishin variantet: "Trimalchio", "Banketi i Trimalchios", "Mes pirgut të hirit dhe milionerëve", "Gatsby" e shumë variante të tjerë. Në fakt, ishte botuesi ai që i eliminoi një nga një të gjithë titujt e tjerë, për të përfunduar tek ai me të cilin vepra e famshme e Fitzgeraldit njihet sot, pra "Gatzbi i Madh".



Po përse Gatsby? Sepse, sipas botuesit, është një emër që evokon dhunë. Për ata që e kanë lexuar veprën, emri i heroit kryesor, por jo ai reali, është Jay Gatsby, ndërsa emri i vërtetë, James Gatz. Domethënia e emrave Gatsby dhe Gatz qëndron në rrënjën "gat", që ngjan me fjalën angleze "gun", armë, me të cilën personazhi kryesor i jep fund jetës.

Edhe pse libri nis me optimizëm, ai përfundon në mënyrë të dhimbshme. Gatzbi, pavarësisht jetës që bënte në fillim, është një individ pa rrënjë, pa miq, pa dashuri dhe në fund edhe pa jetë. Në funeralin e tij morën pjesë vetëm tri persona dhe ky ishte trishtimi i fundit, ndaj gjetja e titullit "Gatzbi i madh" është një ironi sarkastike. Përveç referimit me personazhin kryesor, autori ia vuri emrin romanit të tij duke synuar që ai të ishte "Një roman i madh amerikan".


Sipas biografëve të tij, Fitzgerald në mënyrë të ndërgjegjshme po përpiqej që në gjurmët e Melville dhe James të ndërtonte një epokë të re të letërsisë amerikane. Për Fitzgerald, "Gatzbi i madh" është vepra e tij më e mirë dhe me këtë mendim bashkohet edhe pjesa më e madhe e lexuesve.


 Titulli mund të konsiderohet si tentativë e autorit për të përshkruar dhe dhënë ndjenjat e shoqërisë amerikane të epokës. Në libër ëndrrat për madhështi, pasuri dhe sukses, që formuan mitin e kombit amerikan, u shtypën brutalisht.


LEXONI :

http://en.wikipedia.org/wiki/The_Great_Gatsby

http://ebooks.adelaide.edu.au/f/fitzgerald/f_scott/gatsby/


Nga FLORI BRUQI ;"Një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër" (1949)



    George Orwell



Fillimi i viteve ‘80 të shekullit të kaluar nuk ka qenë ndonjë periudhë shumë e mirë. Dy superfuqitë, të superngarkuara me armë, ishin në një gjendje lufte të pashpallur, por që mund të shpërthente në çdo moment acarimi. Qeveritë ishin shumë autoritare dhe forcat e rendit gati për dhunë. Bota perëndimore po ëndërronte për ditën kur i gjithë ky makth do të merrte fund dhe shpresat e vlerat njerëzore do të ringjalleshin e do të triumfonin. Për sa i përket titullit të librit të famshëm të Orwell-it, janë bërë shumë tentativa për të zbuluar domethënien e tij.


 Shpjegimi më bindës është ai i teorisë së kthimit pas të vitit, domethënë Orwell e mbaroi së shkruari librin në vitin 1948 dhe "48" e kthyer mbrapsht del "84". Por nga ana tjetër, Orwell nisi ta shkruante librin në vitin 1943, për ngjarje që zhvilloheshin në vitet ‘80. Një tjetër teori po në lidhje me titullin e librit është ajo e njohur si argumenti i "Jack Londonit". Në romanin e tij, "Thundra e hekurt" (1908), një libër i adhuruar nga Orwell-i vetë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës qeverisen nga një grup oligarkësh fashistë, të cilët e kontrollojnë popullsinë përmes të ashtuquajturve "mercenarë".


 Në këtë vepër, data e përfundimit të "qytetit të mrekullueshëm" Asgard është viti 1984. Por kjo datë nuk zë ndonjë vend të rëndësishëm në librin e Londonit. Ja edhe një argument i tretë intrigues në lidhje me përse-në e titullit, që ka të bëjë me gruan e parë të Orwell-it, Eileen. Ajo botoi një poezi në një revistë shkollore në vitin 1934, titulli i së cilës është: "Fundi i shekullit 1984" dhe trajton temën e një shoqërie të së ardhmes, në të cilën shkencëtarët kontrollohen përmes telepatisë. Ndoshta ky mund të jetë një shpjegim bindës, duke qenë se Orwell-i në libër flet pak a shumë për një gjë të tillë.


 Në historinë e letërsisë, të rralla kanë qenë ato raste kur titulli i një vepre ka ngjallur një kuriozitet të tillë sa në rastin e librit të Orwell-it dhe jo vetëm kaq, por ka pasur shumë nga ata që e kanë konsideruar këtë datë orwelliane, si datën e përmbushjes së ndonjë profecie të frikshme.


Ndaj, kur erdhi viti 1985 dhe asgjë nuk ndodhi, për këtë kategori njerëzish duhet të ketë qenë një lehtësim i madh. Por, pavarësisht se ajo datë i përket së shkuarës, vazhdon të mbetet një mister shumë më tepër se orwellian.


LEXONI:

http://en.wikipedia.org/wiki/George_Orwell

nga fLORI bRUQI:"Lolita" (1955)



"Lolita" është një nga ato romane në të cilat protagonisti nëm rolin e rrënimtarit. Është kaq mrekullisht i sinqertë dhe brilant, sa ne lexuesit jemi gati t‘ia falim të gjitha mëkatet. Të ëndërrosh një vajzë 12-vjeçare? Epo mirë, në fakt ishte ajo që e joshi burrin. Në fakt, duket si një histori e pashkruar më parë, por në fakt mund të kemi të bëjmë me një plagjiarizëm. Në vitin 1916, një gazetar gjerman, nën një emër të rremë, shkroi një libër me tregime, titulluar "Xhakonda e mallkuar". Njëri prej tyre, një tregim prej vetëm 12 faqesh, quhej "Lolita". Historia është e shkurtër dhe aspak tërheqëse e për më tepër e shkruar pa ndonjë stil të veçantë, përveç faktit se ngjan tmerrësisht me Lolitën e Nabokovit. A është e mundur që vepra e madhe e Nabokovit të jetë një plagjiaturë, duke filluar që nga titulli? Në fakt, kur doli libri me tregime i gjermanit, autori rus ishte vetëm 17 vjeç, por kjo nuk përbën ndonjë fakt bindës. Nabokov, së bashku me familjen, u largua nga Rusia në vitin 1919 dhe pas tri vitesh studimi në Kembrixh ai u zhvendos në Berlin, në vitin 1922. Në këtë qytet ai jetoi për 15 vjet, gjatë të cilave u martua, pati një djalë, shkroi disa romane dhe fitoi shumë reputacion. Por po në Berlin jetonte edhe autori i "Lolitës" së parë dhe libri i tij ndodhej ende në libraritë e kryeqytetit dhe Nabokovi lexonte gjermanisht shumë mirë. A kemi të bëjmë me një "vjedhje"? Gjykojeni vetë.


Lexoni:

http://www.bookride.com/2008/07/vladimir-nabokov-lolita-1955.html

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...