Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/26

Shahen në Parlamentin e Kosovës



PDK dhe Vetëvendosje sërish janë përplasur në Parlament. Gjatë seancës plenare ku u miratuar në parim projektbuxheti për vitin 2011, Florin Krasniqi e akuzoi Qeverinë se nuk po jep para për AKI’në, ndërkohë që SHIK’u menaxhon me miliona euro. Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar deputetët e PDK’së, Latif Gashi e Shaip Muja. Gashi e quajti Krasniqin kriminel, e Muja e cilësoi atë si hajn.

Shefi i Komisionit për Inteligjencë në Kuvendin e Kosovës, Florin Krasniqi është përplasur me deputetët e PDK’së për sa i përket buxhetit të ndarë për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. 

Gjatë seancës plenare ku u miratua në parim Projektbuxheti për vitin 2011, Florin Krasniqi e akuzoi Qeverinë se nuk po jep para për AKI’në, ndërkohë që SHIK’u menaxhon me miliona euro. 

“Për Inteligjencë ka më pak se 3 milionë euro. A e dini pse”?, ka pyetur deputeti i Vetëvendosjes dhe ka dhenë edhe përgjigje vetë. 

“Sepse këta e kanë Shërbimin e vet me 300 milionë euro. Çka ju vyen ky Shërbimi Informativ i Kosovës që është formu me ndihmën e ndërkombëtarëve që veç rrugën ua zënë”, ka thënë Krasniqi. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve të Partisë së Hashim Thaçit. 

Ish-anëtari i SHIK’ut, Latif Gashi e quajti Florin Krasniqin kriminel. 

“Ky zotëri për çdo ditë bën nga një krim, ky veç flet e nuk shkon ku duhet me shkue edhe me lajmërue atë që ky e din. Bon akuza pa asnjë fakt”, ka thënë deputeti Gashi 

“Nëse dikush është hajn, hajn është ky (Florin Krasniqi), edhe nëse ka nevojë për hidrocentrale me i hapë, unë e luti kryeministrin t`ia hapë edhe disa e t’ia mshelë gojën”, ka thënë Shaip Muja i PDK’së. 

Lulzim Basha prezanton familjen në ditën e parë të fushatës






Lulzim Basha zyrtarizoi kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës, si përfaqësuesi i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 8 Majit.
Basha prezanton familjen në ditën e parë të fushatës
 Në një miting madhështor në Pallatin e Kongeseve Basha deklaroi se do një Tiranë më të mirë për të ardhmen e brezave që vijnë, ndërsa për herë të parë prezantoi publikisht edhe familje e tij, Bashkëshorten Adela  Basha dhe vajzën e tij të vogël Dafina Basha.

Basha prezanton familjen në ditën e parë të fushatës

Kush është Lulzim Xh.Basha?

Lulzim Xhelal Basha është politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë.Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë. Deri ne 2007 ka punuar si ministër i MPPTT më vonë u emërua ministër i punëve të jashtme. Lulzim Basha ka lindur në Tiranë, kurse familja e tij është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.

Aktiviteti politik
 shtator 2005-maj 2007  :Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Shqiptar 
maj 2007 - shtator 2009 :Ministër i Jashtëm Shqiptar
 shtator 2009-mars 2011:Ministër i punëve të brendshme Shqiptar 

Gjatë periudhës maj – korrik 2005 vepron si Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005.
Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga janari i vitit 2005 dhe ne vazhdim vepron si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike në Tiranë. Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Gjatë periudhës Nëntor 2002 – Janar 2005 veproi si Këshilltar Special për Tranzicionin. Departamenti i Drejtësisë UNMIK, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës. Përfshinte përgjegjësitë për hartimin e plan-veprimit dhe mbikqyrjen e fazave të zbatimit të këtij plani.
Gjatë periudhës Tetor 2001 – Nëntor 2002 vepronte si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.
Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ushtronte detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK-ut.
Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999 ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Përgatiti :Flori Bruqi


Tregim i shkurter nga Arif Molliqi

E diele, fundi i shtatorit.
Vjeshta, tashmë kishte hyrë. Mbi fshat dukeshin gështenjat që kishin filluar të pjekën. Leka, ishte ngritur herët, aq herët sa i gjithë katundi akoma ishte duke fjetur. Pse u zgjua aq herët, askush nuk pyeti, por ndezja e zjarrit mes oborrit në aurorën e mëngjesit krijonte imazhe në përplasjet e të riut që mosha po e ngacmonte. Në aurorën e natës, mes oborri kishte ndezur një zjarr….
Një zjarr i madh bubulak, aq sa flakë të mëdha kërcisnin gjithë zhurmë. Drutë e thata sikur merrnin me të nxituar, andaj ai shpesh i largonte unët e ndezura, për shkak se flaka rritej shumë. Pastaj, nga zjarri nxori anash prushin prej gacave të bungu, u ul në stolin prej druri mani dhe filloi ti grimcoj gështenjat me dhëmbin e përparme duke i hedhur mbi prushin e hapur. Nga ëndrra që e kishte pa, akoma ishte frikësuar. Një ëndërr me zjarr, gështenja, bacarunga që i qëronte për t´ia dërguar mësueses se re të katundit…
Tri javë para Shëmitrit Leka i mbushte tetëmbëdhjetë vjet. Derisa gështenjat po piqeshin, dhe aty këtu ndonjëra kërciste duke u hidhur bashkë me hirin e zjarrit dhe gacat, Lekës i shkonin dhe i vinin mendime të ndryshme për ëndrrën dhe mësuesen e re. Krejt i përhumbur mes reales dhe areales, ndjeu një lehje qeni, një zë femre dhe, një kërcitje pas gardhit kurorë. Ktheu kokën, një qen kishte futur kokën në mes thuprave të gardhit, po lehte në drejtim të tij duke e tundur nga pas bishtin e trashë. Ishte një qen me qime të kuqërremta, që i vareshin nga koka deri tek këmbët. Sado që qeni nuk kalonte gardhin, Leka bëri sikur ishte trembur, u ngrit në këmbë. Por ishte vështirë të kuptohej nga kush u tremb; nga pamja e gruas, apo nga të lehurat e qenit?! Derisa, përtej gardhit kurorë gruaja e thërriste qenin, Leka kishte drejtuar sytë herë të qeni e, herë të figura e gruas. Ishte mëngjes, dhe gruaja nuk ishte veshur akoma por më këmishën e natës mundohej ta lidhte qenin. Për të mos ju ngatërrua këmisha me thupra dhe druje që gjendeshin nëpër oborr, ajo me njërën dorë mbante këmishën e bardhë paksa mbi gju ku i dukej qartë pjesë të trupit dhe ngjyra e kofshëve. Duke e ndjekur qenin, këmisha ju ngatërrua në një tarabë, për momentin ndoshta pa qellim ju zbulua gjysma e trupit. Leka mbeti i ngrirë. Gjysmë i trembur, si në fundin e ëndrrës që e kishte zgjuar atë natë. Para syve iu shfaq një pamje e ngrirë në sytë e tij. Gruaja i pa ata dy sy që po e vështronin, andaj bëri sikur nuk e kuptonte, as nuk u ngut të mbuloj trupin, as nuk e la gjatë të zbuluar. Gjithçka ia la çastit dhe momentit. Mori në dorë gavetën me qullin e qenit dhe vazhdoj ta ndjek qenin që kishte futur kokën mes thuprave të gardhit dhe, vazhdonte me të lehura në drejtim të Lekës. Gruaja ishte afrua të qeni, ia lëmoi kokën dhe shpinën, duke u mundua t´ia vej zinxhirët në qafë. Por, ajo nuk i shkëpuste shikimet nga Leka që kishte mbetur para zjarrit me gështenja në dorë. Një e qeshur i rrinte në cep të buzëve. E vërteta ishte se tek Leka i pëlqente diçka. Në fillim, nuk kishte dashur ta fuste veten në ngasje të tilla, por ja që nuk po i shmangej dot. Pastaj, donte të shtynte edhe kohën. I shoqi, i vënë pas fushatës zgjedhore, sikur nuk ia kishte shumë ngenë, e kishte harruar gruan fare.
Ajo të shumtën e kohës e kalonte vetëm. Duke pritur… Qeni, i cili nga pamja ishte me të vërtetë i frikshëm, qëlloi i një natyre jo miqësore. Sa herë që ajo e nxirrte në oborr, ai i hungërinte fqinjëve, kurse ajo shkonte pas tij sikur kërkonte diçka që i kishte humbur. Kur e pa Leka, u përtyp. Pastaj, gëlltiti thellë një ofshamë. Një nerv i drodhi vetullën e djathtë. Ajo i kishte kthyer kurrizin. Drita e diellit që sapo dukej diku në horizont, ia kish vizatuar kaq bukur hijet e trupit, sa atij iu zu fryma. Gruaja shkoi tek arka e bunarit, hodhi brenda kovën duke rrotulluar me shkathtësi litarin e çikrikut e, pastaj bëri të kundërtën duke e ngritur lart. I hodhi një kovë ujë këmbëve për tu freskuar. Mendimi se; “Po ta bëj një gjë të tillë, ime shoq do të tërbohej… Po, shyqyr ai s’është në shtëpi…” e tradhtoi. Ajo nxori një kovë me ujë. E lagu fytyrën, trupin, flokët… Flokët e gjata i hodhi pas shpine… Nga pakujdesia, me ujin i njomi cepat e këmishës, aq sa coha e hollë iu ngjit pas kofshëve. Leka iu kishte afrua, e preku në trupin që i digjej nga zjarrmi. Diçka e ngrohtë i drodhi trupin. Po, atje tej, një mace e bardhë kaloi nëpër oborrin shtëpisë nga krahu i rrugës. Qeni iu vërsul maces me të lehura. Macja nuk e prishi fare qejfin, u hodh përtej gardhit kurorë, pastaj zbriti poshtë, nga ana e rrugës. Leka i trembur u kthye tek zjarri. Gruaja kishte mbetur tek arka e bunarit me kovën e ujit në dorë. Leka nga prushi i zjarrit nxori disa gështenja të shkrumbuara. Gruaja iu afrua përsëri gardhit. Duke u kapur për dy hunj, kërcej përtej. Dy mullar sanë mbulonin pjesët nga dukeshin dritaret e vogla të kullës. Leka e shikonte gruan ndërsa vraponte pas mullarit të sanës dhe, i trembur i shkoj mbrapa. Kur ajo po i afrohej zjarrit, ai i doli përpara, ia zuri rrugën me nxitim për ta ndaluar që mos të del aty ku mund të dukej. E kapi nga duart dhe e tundi fort… Gruaja, në vend që të klithte, iu ngjesh për gjoksi e lagur nga uji i bunarit. Ai e mori prej krahu, duke shikuar përqark, pastaj e tërhoqi mbrapa mullarit të sanës. E mbështeti për mollën sherbete. Kraharori i saj ishte i gjerë, gusha e bardhë dhe mollëzat e faqeve të pjekura nga dielli. Sytë i kishte kaq të kthjellët, sa atij i dukej sikur ishin prej loti. E puthi fort në buzë… Ajo e vuri dorën mbas supeve te tij, e shtrëngonte fort ashtu siç e kish dëshiruar. Leka kishte mbetur i hutuar… Kur dielli tashmë kishte ndriçuar gjithçka, gruaja u ngrit, rregulloj flokun e gjatë e të rëndë. I mblodhi pas koke, dhe me dorën e djathtë ngriti këmishën për te dalë përtej gardhi…
“Kjo që ndodhi është një sekret, mes meje dhe teje, – i tha ajo duke u munduar ta pastroj këmishën nga fije sane të mbetura nëpër trup. Derisa Leka ia lëshoj në dorë disa gështenja të pjekura dhe të qëruara bacarungë.

Vjeshtë, 2007

FOLI AT GJERGJ FISHTA! FJALËT E TIJ NA DUHEN SOT MË SHUM SE KURR! -Vargje nderimi!!!

Nga Mentor Thaqi


FOLI AT GJERGJ FISHTA!


Kur foli At Gjergj Fishta,
të tjerë i vënin vetes bishta,
me këmbë, duar e gishta,
losnin lojëra t´shëmtuara, të trishta!


Ai, e tha kur duhej,
pa tentim të ruhej,
se i kish dhënë Zoti,
Shpirtë t´pastër si loti!


T´jeshë Poet, Shkrimtar,
Njeri, Luftëtar e Atdhetar,
Klerik, Predikues në jetë,
punë Sizifi, jo e lehtë!


Bujarinë e Kombit t´vet,
që s´e kishte Komb as Shtet,
e dëmtonin ca ndihmës t´hasmit,
tip - Gomari i Babatasit!


Mrizi i Zanave, Log për beteja,
aty mbusheshin energji,
At Gjergj Fishta me këshilla t´reja,
Pushkë dhe Top, qe Pena e tij!


Bregut t´Shkodres e bregut t´Shasit,
n´Malsi t´Madhe, deri n´Krajë,
kush i kjanë Anzat e Parnasit,
herë me këngë e herë në vajë?!


Ah, dy fjalë t´ia thëm Shqypnisë,
që po ma cungojnë e t´kurrin,
merr njëherë at Lahutë t´Malcisë,
se vet kanga e forcon burrin!


Me shtatë plagë Jakup Ferri n´shtat,
me shtatë plagë Fishta në shpirtë,
Gjergj Elezi, që (s)dergjej n´shtrat,
ah, ju plagët e Malësisë!


As një Gur mbi Varr s´i lanë,
anatemë e dhunë shtetërore,
as Emër nderi s´i lanë që i dhanë,
pjellë e kuqe e Tokës Arbërore???!



Dhe, ta quash armik, kullak,
Njeriun e Penës, të Kombit, t´Zotit,
duhet t´keshë ujë, kurrsesi gjak,
n´damarë të trupit, t´mallkuar prej Motit!


Por, Nderi mbetet i përjetshëm,
me 36 Shkronja të Manastirit,
Epitafin e Gjithëpushtetshëm,
të Kolosit, Klerik-Martirit!


Ia shkruan Populli, Historia,
ia këndoi Kombi, Arbëria,
dhe në kohërat kur ndalohej,
për të shkruhej, me shpirtë lexohej!


Më kujtohej Libri >Mbresa<,
Historinë e mbanë kujtesa,
Ali Sutaj, me zemrën mal,
Fishten lartë e mbanë, n´Piedestal!


Ti Shqipni e pate fatin,
që të keshë dhe një Homer tjetër,
Fishten tonë, të Madhin, Atin,
që riktheu Lavdinë e Vjetër!


Bëri Libra, Këngë, Dhjatë, ...
Alfabetin e Gjuhës Sonë,
Zoti i Madh, t´i bëj Uratë,
Fishta është Krenaria Jonë!!!


Mentor Thaqi VS., 01.03.2011

Keqpërdorimi i Chat-it po ndikon në dezintegrimin, degjenerimin dhe shkatrrimin e Familjes Shqiptare!!!

Mentor Thaqi
      Nga Mentor Thaqi


Miku dhe vëllau im-jonë Shkelzen Xeni Nikqi dhe unë, duke vërejtur një tendencë-dukuri të mbrapsht që po ngjet kohëve të fundit, një fenomen i shkatrrimit të Familjes përmes avanturave mëndjelehta e të pamoralshme duke u keqpërdorur Interneti-Facebook-u me Chat-in e tyre, ndërmorrëm një aksion vetëdijsimi me Moton:
NDAL SHËMTISË JOMORALE TË SHKATRRIM-DEGJENERIMIT TË FAMILJES SHQIPTARE!!!
Kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën e gjithëmbarshme Shqiptare!
Paçi Bekimin e Zotit!


NDAL CHAT-IT DEGJENERUES!


Internet, Facebook, një Dritare e Botës,
për komunikim dhe mirëqënie njerëzore,
e kemi, duhet ruajtur, nga syri i keq joshës,
jo degjenerim, veç ndershmëri, prore!


Para se të ia nisim, të kuptohemi mirë,
Familja është e shenjtë,jemi familjar,
s´guxojmë ta braktisim, nderin tonë të dëlirë,
që t´veprojmë pa t´drejtë, se jemi shqiptar!


PO komunikim, afrojmë dije, vlera,...
për t´mirën e popullit, në shërbim të Kombit,
JO degjenerim dhe pisllëqe tjera,
se na ndëshkon Zoti, përjetë mot pas moti!


Jemi dëshmitar, kohëve të fundit,
për ca fenomene, të poshtra, t´shëmtuara,
po bëhemi qyqar, nderit i hedhim llumin,
me sjellje kretene, papërgjegjësi t´treguara!


Nuk lihet Familja, për avantura t´pista,
nuk lihen Fëmijët jetim edhe pse me prindër,
ta dijmë mirë, se hilja, sjellë veç gjëra t´fëlliqta,
që qon ke ndasia e Qifteve n´divorcime!


Çështë tash kjo shëmti, që s´na japë nderë kurrë,
që prishim Familje, për një avanturë?!
Me këso dukurishë, askush s´bëhet "burrë",
është pisllëk me hile, që sjellë katrahurë!


Nëse ca nga ne meshkujt, bëhen qen t´tërbuar,
dhe familjet prishin, shtazarakçe për epshe,
bëj Apel ke femrat, më gjatë për t´menduar,
lumturi t´mos nisin, mbi tragjedi të të tjerëve!


Le t´iu vie pak keq, nga fëmijtë jetimë,
sepse loti i tyre, do i ndjekë përjetë,
s´do ketë Zot, por Dreq, që do iu japë ndëshkim,
s´do kenë pikë fytyre, ska Dhe që i tretë!


PO, le të njohtohen, të rinjë dhe të reja,
që nuk janë t´martuar, e nuk kan fëmijë,
le të dashurohen, mos iu ndaltë hareja,
qofshin të bekuar, në trashëgimi!


Andaj, shkurt e shqip: - Ndal, prishjet n´Familje!
- Ndal dhe avanturat, dashuriçkat plot hile!
Le t´mbretëroi arsyea, morali dhe karakteri,
të ruhet Dashuria, Familja dhe Nderi!!!


Mentor Thaqi VS., 09.03.2011

MEJTEPI I LLUKËS SË EPËRME, KY TEMPULL I DIJES, NJË NGA SHKOLLAT E PARA SHQIPE NË RRAFSHIN E DUKAGJINIT!

MEJTEPI, KY TEMPULL I SHQIPES

Shkollë e Parë n´Rajon,
Mejtepi i Llukës,
Profesor, Tahir Llukë Beu,
ligjëronte Shqip,
është vet Nderi jonë,
si e Zymit, Stubllës,
është Djep-mësimi Mëmëdheu,
n´ktë Truall Ilirik!

Aty rron Trashëgimia,
e mësimeve të hershme,
nga Profesor Tahiri,
qe mbi njëqind vjet,
aty rritet Lavdia,
Atdhedashuria e ndershme,
n´këtë Mejtep më së miri
dhe do rroj përjetë!

Jo, s´ishte veç Mejtep,
ku ligjërohej besimi,
ishte Shkollë me fjalë Shqipe,
me Alfabet Arab,
Brezave për jetë,
iu ipej mësimi,
për Shqipërinë Etnike,
për Komb e Vatan!

Ishte halë në sy,
e pushtuesve të urryer,
që urrenin Gjuhën Shqipe
dhe Ligjërimin Shqip,
eh, sa herë aty,
korbat patën mësyer,
me Plane Tragjike,
n´ktë Qytetërim Antik!

Dhe, Mejtepi jonë,
i mbijetoi sulmet,
i përballoi sfidat,
hyri në Histori,
se heret apo vonë,
do binin Daullet,
do vdisnin intrigat,
do i thurej Lavdi!


Po sot?! Çështë ky pluhur?
Çfarë po ndodhë aty?
Kush ia mihë themelet?
Kush ia rrënon muret?
O Zot! Po si është e mundur?!
Me veten n´mëkat kemë hy!
Qebesa, koria do ngelet,
vulë turpi që nuk shuhet!

O Llukjanët e dashur të mi,
o ju njerëz nderi e Bese,
t´mësimit e t´besimit
dhe të Shkollës Shqipe,
ruane atë Trashëgimi,
atë Mejtep, Tempull Shprese,
si Dritën e vet syrit,
pashë Shqipninë Etnike!

Trashëgim neve, na e lanë,
gjyshër dhe baballarë,
atë Mësonjëtoren e hershme,
nga ku dolën Atdhetarë,
Trashëgim ne fëmijëve tanë,
këtë Tempull Margaritar,
për kujtesë-nderimi të ndershme,
k´të Perlë Llukjane, Muze Kombëtar!

Mentor Thaqi VS., 16.03.2011

Kush po kërkon shkatërrimin e objektit të mejtepit të Llukës së Deçanit?!

Arif Molliqi


Ky objekt është ndërtuar në vitet 1886-1889 nga Tahir Efendi Lluka dhe konsiderohet një ndër shkollat e para shqipe në Kosovë.
Në zanafillën e arsimit të shqiptarëve të Kosovës në gjuhën amtare, rol të caktuar kishin mejtepet, që nuk ishin shkolla të mirëfillta kombëtare shqiptare, por kanë rëndësinë e vet në kultivimin e dashurisë ndaj gjuhës shqipe dhe për ruajtjen e saj, duke u bërë kështu shkolla popullore. I tillë ishte edhe mejtepi i Tahir Efendi Llukës, në Llukën e Epërme, i ndërtuar diku mes viteve 1886-1888, kurse si shkollë ishte hapur në vitin 1889.
Ky mejtep, për njëqind vjet u përballoi sulmeve barbare të kohës, mirëpo si i përballoi këtyre sulmeve, kësaj herë nuk është temë e këtij shkrimi. Ajo që na proukupon këto ditë, është tendenca që ketë objekt-ketë tempull të kulturës shqiptare ta rrënojnë më themel. Kjo vërtet është e habitshme të ndodhë kur Kosova është e lirë.
Mirëpo, edhe pse disa njerëz po duan ta bëjnë këtë, besojmë se Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Pejë, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Historike në Prishtinë, Instituti Albanologjik në Prishtinë, Kryetari komunës se Deçanit dhe, vetë fshatarët e Llukës se Epërm nuk do ta lejojnë një rrënim të tillë, pa marrë parasysh pretendimeve të disa “besimtarëve” laik, të disa dashakëqinjëve që nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij monumenti,
Ky mejtep-objekt, i përballoi kohës për mbi njëqind vjet për të ardhur gjer në ditët e sotme. Gjatë kësaj kohe ai disa herë ishte sulmuar për t´ua shkatërruar, qoftë nga pushteti turk i atëhershëm, nga serbët dhe nga pushteti komunist. Mirëpo, disa herë fshatarët e Llukës së Epërm e mbrojtën nga rrënimet, disa herë bënë meremetime, që herë-herë edhe ishin të gabuara, por megjithatë u ruajt.
Se Mejtepi i Llukës ishte ndër shkollat e para në gjuhën shqipe, vërtetojnë shumë studime nga historian, albanolog, orientalist, studiues të osmanishtes e tjerë. Njëri nga këta që është marrë në mënyrë serioze më studimin e themeluesit të kësaj shkolle dhe me rilindësin Tahir Efendi Llukën, është Dr. Avdullah Hamiti. Pastaj, Dr. Muhamet Pirraku, në librin e tij “ Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, faqe 393-395, ka dhënë edhe alfabetin shqip të Tahir Efendi Llukës të krijuar para vitit 1878, alfabet ky që është përdorur në shkollën shqipe në Llukë të Epërm. Për veprimtarinë e Tahir Efendi Llukën kanë shkruar edhe Shuteriqi, Idriz Ajeti, Ramiz Zekaj etj.
Tahir Efendi Lluka (Molliqaj), ka lindur në Llukë e Epërme, midis viteve 1840-1845.Tahir Lluka, i cili jetoi dhe veproi në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ishte intelektual i shquar i kohës, i pajisur me dije fetare të larta, njohës i mirë i gjuhëve orientale dhe i letërsive të atyre gjuhëve. Këtë e dëshmoi edhe me veprimtarinë e tij krijuese në gjuhën shqipe dhe me përkthimet nga arabishtja e osmanishtja. Se vërtet ishte intelektual i madh, dëshmon edhe e dhëna se ai një kohë ishte ligjërues në Fatih (shkollë e lartë islame) të Stambollit, në kohën kur rektor i Universitetit të Stambollit ishte Hoxha Tahsini.Kontaktet e tij me rilindësit e shquar shqiptarë që vepronin në Stamboll, bënë që pas vitit 1874, kur Hoxhë Tahsini u largua nga Universiteti i Stambollit, edhe Tahir Lluka të humbte punën në Fatih. Sipas disa të dhënave, pas vitit 1881 Tahir Lluka kthehet në vendlindje, dhe duke shitur patundshmërinë e vet (hisen e tokës nga trashëgimia), ai në truallin që ia fali Bardhosh Isufi (Molliqaj), ndërtoi Mejtepin në vitin 1886, në Llukën e Epërme, nahija e Gjakovës. Për të punuar si mësimdhënës, krahas vetes, kishte angazhuar një hoxhë nga Peja dhe më vonë një tjetër nga Carrabregu. Në këtë shkollë fillore mësohej shqip, kuptohet me grafi arabe. Por me rëndësi është se mësohej shqip dhe mbase ajo mund të jetë shkolla e parë shqipe në Kosovë. Për mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e punës së shkollës, Tahir Lluka kishte hapur një dyqan në një dhomë të mejtepit
Pra, për sa i përket arsimimit, Lluka nuk bën dallim, sepse ai parasheh që të mësojnë edhe djemtë edhe vajzat. Hartimi i këtyre teksteve nga ana e Llukës, nuk synonte vetëm mësimin e lexim-shkrimit, siç mund të supozohet në dukje të parë, por autori i tyre synonte njëkohësisht, siç do të synojnë edhe rilindësit e kësaj periudhe, zgjimin e dashurisë ndaj gjuhës amtare dhe përparim të shpejtë për t’u futur në radhën e popujve të qytetëruar. Hapja e mejtepit dhe përpjekjet e tij për punë të suksesshme, kujtojmë se dëshmojnë për ndërgjegjen e këtij intelektuali shqiptar, për nevojën dhe domosdoshmërinë e shkollës në gjuhën amtare.Këtë e shpreh me fjalët:
“Gjithsa kavm (komb A. H) me guh t’vet
jon tuj knue, hem tuj shkrue
për dynja dit per dit kta tuj fitue, tuj madhnue,
veç kavmi ynë pa fitue tuj voglue…!”
Me këto Lluka dëshmon vetëdijen për diturinë dhe qytetërimin, si mjete që do të zhdavarisnin errësirën, ku ishte katandisur popull. Në vazhdim në veprën e tij “Broshurë mbi moralin” Tahir ef. Lluka, me mjaft mjeshtëri, përshkruan gjendjen arsimore të shtresave të gjera të Shqipërisë, të cilën e paraqet mjaft të mjerueshme, një gjë që e brengoste shumë edhe
atë:
Kjo Shqipni ka met krejt në pa dit xho n’xhahili
Erdhi vakti me dal n’mejdan kjo Shqipni
N’selamet për me dal kjo Shqipni fukara
keka çillue
Un po due me shka kam marue ket te’lif
(vepër) çi osht i ri
Din devletit hizmet mej bo m’ket turli me
hurufi arabi
Hem ni temel me lidh per Shqipni
Mos me kon fukaraja n’ket Shqipni pa
dit xho krejt n’xhahili
Pse t’gjith katundet n’per Shqipni fukaraja
kurfar gjuhe hiç nuk din
Dy tre vet çi jon n’medrese ja mektepli
N’koft me dit kta per devlet per turni
Tjert jesin mashkull femen pa dit xho
krejt n’xhahili.
Këtu qëndron aftësia dhe gjeturia e Tahir Llukës, i cili diti ta shfrytëzonte këtë gjendje të mjerueshme të injorancës, siç thoshte ai fetare, ngase ata nuk dinin gjuhë tjetër përveç asaj amtare, dhe duke kërkuar që njohuritë fetare t’i nxinin në gjuhën amtare, u angazhua për arsim kombëtar shqiptar, për ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, për mbjelljen e dashurisë ndaj gjuhës amtare si dhe për emancipimin e popullit në përgjithësi, që, siç dihet, arrihet me arsimim në gjuhën amtare, pra me dije.
Sado që veprimtaria e Tahir Llukës zhvillohej në mejtep dhe me grafi arabe, nga vetë fakti që zhvillohej në gjuhën shqipe, nuk u shkonte për shtati qeveritarëve turq. Prandaj kjo veprimtari arsimore në gjuhën shqipe e Tahir efendi Llukës, iu bë hale në sy organeve të pushtetit turk. Shkoi në Stamboll, ndoshta për ndonjë sqarim, por nuk arriti ta shlyente akuzën se po i mësonte fëmijët “kaurrisht” dhe as të kthehej më në vendlindje. Mendohet se kishte vdekur më 1908, pa u ditur rrethanat e vdekjes.
Për fund do të themi se veprimtaria kulturore-pedagogjike e Tahir Llukës dhe Mejtepi i tij si shkollë e parë shqipe në Kosovë, duhet vështruar në kontekst me kohën kur punoi dhe veproi. Dhe nga vetë fakti se dihet që asokohe nuk kishte shkolla të tjera publike shqipe, duhet vlerësuar mejtepi i Tahir Llukës.
Tahir Lluka është angazhuar drejtpërdrejt që fëmijët e popullit të vet t’i nxirrte nga injoranca, t’i mësonte të shkruanin e të lexonin shqip, dhe kështu t’i emanciponte dhe t’i aftësonte për një të ardhme më të lumtur, që ai e besonte.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...