Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/06

Lëvizja Vetëvendosja nuk do të propozojë Demaçin për president

Lëvizja Vetëvendosje është tërhequr nga ideja që ta propozojë Adem Demaçin për president.Glauk Konjufca, tha sot se Demaçi nuk do të propozohet për president pasi kjo lëvizje nuk i ka votat e mjaftueshme për të propozuar kandidat të mundshëm.

Ai i bëri këto komente pas takimit që pati me UD të Presidentit, Jakup Krasniqi, në kuadër të konsultave që po bën Krasniqi për gjetjen e një zgjidhje rreth situatës së rëndë politike.

Konjufca rikonfirmoi se vendi është në gjendje të rëndë dhe duhet gjendet zgjidhje për të dalë nga kriza.

Ndërkohë, Adem Demaçi dje ka thënë se ai është i gatshëm të pranojë postin e presidentit.

Ish-shefi i UNMK-ut, Dr.Bernard Kouchner mohon trafikimin e organeve në Kosovë

Ish-shefi i UNMK-ut, Bernard Kouchner nuk beson në akuzat për trafikim organesh në Kosovë dhe thotë se asgjë nuk është vërtetuar rreth këtyre akuzave.
“Ne ishim në dijeni për abuzimet, por ne kurrë nuk dëgjuam për trafik organesh”, ka thënë Kouchner në një intervistë për televizionin zviceran TSR, raportoi Albinfo, në lidhje me akuzat e bëra nga Carla Del Ponte lidhur me trafikun e organeve.

Ish-përfaqësuesi i lartë i OKB-së për Kosovën denoncoi edhe raportin e Dick Martyt, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

“Ata kërkonin një shtëpi të verdhë dhe e gjetën një të kaltër. Kam lexuar raportin me kujdes, unë pres një hetim”, ka thënë Kouchner.

Ndërkohë, ai nuk është bindur nga provat e konfirmuara deri më sot.

“Mikja ime Carla Del Ponte, e cila tha se ishte në atë shtëpi të verdhë, ata gjetën një shiringë, kjo nuk është serioze”, tha Kouchner, që ishte kryeadministrator i OKB-së në Kosovë gjatë viteve vitin 1999-2001.



Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte ka deklaruar se EULEX-i nuk është i aftë të zhvillojë hetime për trafikim me organe njerëzore në Kosovë, por për këtë duhet të vendosë Këshilli i Sigurimit të KB.

"Sa di unë EULEX-i nuk i është aftë të zhvillojë hetime para së gjithash nuk ka mbrojtje të dëshmitarëve që do të ishte efikase", thotë Del Ponte.

Sipas saj, "EULEX-i nuk mund të zhvillojë hetime jashtë kufijve të Kosovës, sepse nuk ka kompetenca për këtë". Që hetimet të jenë të pavarura, thotë ajo, për këtë duhet të vendosë Këshilli i Sigurimit të KB, ka thënë Del Ponte për shtypin serb.

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së reagojnë ndaj arrestimit të Blerim Kuçit




Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së reagoi të reagoi mërkurën ndaj arrestimit të kryetarit të Suharekës, Blerim Kuçi, duke theksuar se në tentim të njollosjes së luftës së UÇK-së dhe për të zbatuar planet e Serbisë në Kosovë, zyrtarët e EULEX-it po zhvillojnë një fushatë shumë aktive duke u angazhuar në “gjahun e dëshmitarëve”.
Në reagim thuhet se në Kosovë, ka kohë që ndërkombëtarët kanë përdorur metoda të ndryshme të joshjes së “dëshmitarëve”, duke i kërcënuar, shantazhuar, arrestuar por edhe duke iu ofruar atyre para ose jetë më të mirë në vende të ndryshme të botës.

“Kjo praktikë e dëshmon tendencën e tyre për barazimin e viktimës me agresorin me çdo kusht. Ne i bëjmë thirrje zyrtarëve të EULEX-it që të ndalin këto veprime sepse janë të padrejta, qëllimkëqija dhe të dëmshme për vet misionin që ka EULEX. Shprehim bindjen se qytetarët e Kosovës, në dijeni për luftën e pastër çlirimtare, nuk do të bien pre e këtyre skenarëve të ndyta”, thuhet në reagim.

“Ne edhe njëherë ia kujtojmë EULEX-it se nuk po i kryen punët për të cilat është ftuar në Kosovë, duke filluar nga vendosja e doganave në kufirin me Serbinë, funksionalizimin e gjykatave në Mitrovicë, krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të shqiptarëve në territorin e Kosovës, mosarrestimin e as ngritjen e asnjë padie ndaj serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile, mosnxjerrja para drejtësisë të anëtarëve të vet misionit për kontrabandën e bërë në Kosovë e shumë të tjera”, thuhet më tej në reagim.

OVL e UÇK-së thekon në ditët në vijim do të dalin me qëndrim rreth metodave që do t’i zbatojnë për realizimin e kërkesave të bëra me 29 mars 2011 në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.

Deputetet e Kosovës : Situata e krijuar pasojë e interesave partiake e personale

Deputetet e Kuvendit të Kosovës po ndjekin me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit të skenën politike të Kosovës, u tha në mbledhjen e Grupit të grave deputete të Kuvendit të Kosovës, të cilat dolën me një deklaratë të përbashkët. Duke vlerësuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, ato i bënë thirrje EULEX-it që të punojë në ndëshkimin e kriminelëve të vërtetë të luftës, që shkaktuan dhjetëra mijëra viktima në Kosovë.
Në këtë deklaratë, duke iu referuar zhvillimeve të fundit thuhet se këto zhvillime, karakterizohen nga ngërçi politik dhe degradimi i parimeve themelore për të cilat kemi marrë votën e qytetarëve.
“Këto probleme që janë krijuar së fundi kanë si shkak themelor vënien e interesave partiake, dhe për më keq, të atyre personale mbi interesat e vendit. Prandaj, ne si përfaqësuese të popullit i bëjmë thirrje krerëve të partive politike që të tejkalojnë dallimet partiake dhe të shprehin vetëdije më të lartë shtet formuese”, thuhet në deklaratë.
Sipas grave deputete, krizat, të cilësdo natyre qofshin ato, nuk janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të këtij vendi.
“Është koha të dëshmohet pjekuri politike dhe mbi të gjitha të punohet për të përmbushur aspiratat demokratike, për të cilat kemi marrë besimin”, thuhet në reagim.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës reaguan gjithashtu në lidhje me arrestimet dhe përndjekjet e ish-ushtarëve të UÇK-së, përndjekje të cilat u tha se kanë prapavijë politike me qëllim të diskreditimit të vlerave të Luftës Çlirimtare.
“Këta ushtarë luftuan për të mbrojtur pragun e shtëpisë, fëmijët dhe familjet tona nga pushtuesi serb, nga dhuna e të cilit mbetën 15 mijë të vrarë, mijëra të zhdukur e qindra mijëra shtëpi të shkatërruara. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe pikërisht për këtë arsye edhe NATO-ja ndërmori aksionin ushtarak”, thuhet më tej në deklaratë.
Gratë deputete të Kosovës i bënë thirrje EULEX-it që të punojë në ndëshkimin e kriminelëve të vërtetë të luftës, që shkaktuan dhjetëra mijëra viktima në Kosovë.

Politika amerikane në përkrahje të kryeministrit të Kosovës z.Hashim Thaçit

Bisedimet momentale midis Prishtinës dhe Beogradit mund të jenë rast për SHBA-të që të bëjnë një hap përpara nga politika e cila është bërë e varur nga përkrahja e plotë për kryeministrin Hashim Thaçi, pavarësisht se ka akuza ndaj tij, ka vlerësuar diplomati amerikan Gerard Gallucci.
Sipas tij, Politika amerikane për Kosovën ka dy pjesë – ndihmë për Thaçin dhe akuza ndaj serbëve.
Në një shkrim autorial të botuar në “Transconflict”, Gallucci shkruan se nuk është fshehtësi se Thaçi është kyç për mbajtjen e kontrollit mbi shqiptarët e Kosovës, transmetoi Blic.
“Mbajtja e Thaçit si kryeministër të sigurt dhe kooperativ vetvetiu është bërë element i rëndësishëm i politikës amerikane”, shkruan ish-administratori i Kombeve të Bashkuara për Mitrovicë.

Një muaj paraburgim për Blerim Kuçin

Blerim Kuçit, i cili është marrë në pyetje nga Gjykata, i janë caktuar 30 ditë paraburgim, për shkak të refuzimit që të dëshmojë në rastin Limaj, të dyshuar për krime lufte.


Tashmë pritet dërgimi i tij nga gjykata për në qendër të paraburgimit, raportojnë mediat.

Burime brenda AAK -së konfirmuan se kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi nuk është arrestuar për korrupsion, por pse ka refuzuar të dëshmojë për krime lufte.
Sipas këtyre burimeve, Koha.net shkruan se ai nuk ka dashur të dëshmojë në rastin Fatmir Limaj, ndaj të cilit EULEX ka ngritur dyshime për krime lufte. Blerim Kuçi përmendej si një nga viktimat, që ishte mbajtur në Kleçkë. Ai, pohohet se ka kundërshtuar të dëshmojë rreth këtij rasti. Për pasojë, policia e EULEX-it e ka arrestuar dhe aktualisht ende po merret në pyetje në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Ndërkaq, EULEX-i përmes një komunikate për media konfirmon se Blerim Kuçi do të paraqitet përpara një gjykatësi në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë së mesditë.

“Ai u intervistua sot në mëngjes nga zyrtarët e EULEX-it. Ai nuk u arrestua. Z. Blerim Kuçi do të paraqitet para një gjyqtari me kërkesë të prokurorit të EULEX-it i cili thotë se zoti Kuçi ka refuzuar në mënyrë të përsëritur për të dhënë dëshmi gjatë një hetimi”, thuhet në komunikatë.
EULEX-i thekson se dënimi me gjobë ose me paraburgim për dëshmitarët që nuk bashkëpunojnë është një masë e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

LDK propozon Iljaz Ramajlin për president të Republikës së Kosovës



Lideri i LDK-së  Prof.Dr.Isa Mustafa ka mbajtur sot një takim me anëtarët e Kryesisë Qendrore të LDK-së të cilët i ka a përfunduar takimi i Kryesisë Qendrore të LDK-së, ku kryetari i saj, Isa Mustafa, ka njoftuar kryesinë mbi ecurinë e zhvillimeve të fundit politike dhe takimin e djeshëm me kryetarët e subjekteve politike dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Mustafa para medieve tha se “ka përafrim të subjekteve tjera me kërkesat e LDK-së, sa i përket presidentit konsensual, ndërrimeve kushtetuese, ligjit zgjedhor dhe zgjedhjeve që duhet të mbahen pas një viti”. Ai po ashtu ka njoftuar se sot është takuar dhe me u.d të presidentit me të cilin ka bisedua për çështjet e njëjta. Sipas tij takime të nivelit të ditës së djeshme ka mundësi të mbahen edhe sot pasdite.

Ndryshe në këtë mbledhje pritej që LDK-ja të jepte propozimin e saj për kandidatin konsensual për president republike, që siç u tha dje nga burime brenda këtij subjekti politik, kandidati i tyre është Ilaz Ramajli

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...