Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/21

Jo tek dera?!.

Tregim nga Përparim Hysi

Kujtimit të Bari bej Resulit


Qe behar dhe sapo kisha marrë kafen time tek një tavolinë, pothuaj, ngjitur me derën. Se doja fresk dhe më mirë se tek dera nuk kishte. Ndërsa kullotja sytë jashtë për të psonisur ndonjë të njohur që t'më shoqëronte, se vetëm nuk pihet qoft dhe kafja, më panë sytë bash një mik që ma donte zëmra: dora vet zotin Bari be Resuli. Sado që kjo nofka "bej" shihej me përbuzje tanimë zyrtarisht (se jemi mesviteve '60-të të kohës së diktatorit), unë kurrë nuk denjova, pa i thënë: zoti Bari bej! Pak me rrezik qe, domosdo, se bëje pak si trimëri apo karshillëk me porositë e partisë, por as që e vura ndonjëherë këtë ujë në zjarr dhe kështu ndodhi dhe aq. Bari beu qe një burrë paksa i shëndoshë për moshën që kishte (mbi 60 e ca vjeç në këtë kohë kur po flas), me një kasketë në kokë, i mbështetur mbi bastun (këtë kurrë nuk e pashë ta lëshonte nga dora), dha ballë përkarshi kafes "sime". Dola dhe i bëra zë: - Zoti Bari, urdhëro të pimë një kafe. Më pa, buzëqeshi dhe, kur hyri brënda, më thotë: - Jo, këtu tek dera. -Bën fresk, - u mundova unë të mborja vëndin që kisha zgjedhur. - Më mirë vapë, se vapa del me vapë, - u mundua ai të më mbushë mëndjen. I mundur nga arsyetimi i tij e ndoqa pas me filxhan në dorë, për tek një tavolinë tjetër, pothuaj mu në qosh të klubit. Buzëqeshur dhe fjalëëmbël siç qe, më tha, jo pa shpoti: - Me demek, bëka fresk... Dhe e këputi mendimin. -Bari bej, - ndërhyra unë me politesë, - seç do më thoshit, por tak dhe e latë në mes fjalën tuaj. Ai, pasi më bëri atë urimin e rëdomtë: gëzuar, më tha: - Ore, ke dëgjuar ndonjë histori për Isa Toskën ti? - Për Isa Toskën? -përsërita unë. Po ku ka njeri që nuk ka dëgjuar për të?Unë, - thashë, - kam dëgjuar shumë e shumë për të. Po, shpesh, bëmat e tij o janë të fryra ca si shumë, o janë ca të mjegulluara dhe kthyer, paksa, në legjenda apo thashë ethemnaja. Por një gjë e di mirë, ama. Mes tjerash, Isa Toska me çetën e tij, donin të sulmonin dhe Petovën time. Por Petova u armatos e tëra vullnetarisht dhe burra e gra dolën në Çakajas( sot kjo lagje banohet nga arixhinjtë e Mbrostarit dhe nja 5-familje vëndase), dhe ndënjën në përgjim. Mes tjerash, kosovarja Sheqa e Osman Nikoçit, kish nxjerrë një bombë, të fshehur në çitjanet dhe e kish hedhur, sa kish ndjerë zhurmë sulmi në një natë, pa hënë. Isai mbrriti me çetën e tij dhe, informuar (pa tjetër ka patur hafijen e vetë), për këtë mobilizim të Petovës, dredhoi mësymjen dhe vajti e bastisi Kolonjën nja 7 km larg Petovës. Këtë ma ka thënë im atë, se, nga frika e këtyre bastisjeve të Isait (thonin që për skraparlinjët kishte alergji!), im atë mori nënën time të re aso kohe (23-vjeç dhe bashkë me tri fëmijë të vegjël, më i vogli qeshë unë gati 9-muajësh), e mori me qerre dhe dy ditë para këtij sulmi made in Isa Toska dhe na vendosi matan lumit tek një miku ynë atje: në Mujalli. Atje kemi qëndruar disa muaj. Në Kolonjë Isai sulmoi shtëpitë e Bozollarëve dhe veç bastisjeve vrau një djalë nja 14 vjeç. Pastaj, siç thonë, Isa Toskën që kishte këtë çetën dhe bënte bastiseje e pogrome dhe që kishte dhe përkrahjen e pushtuesëve italianë, e vranë ata"trimat e malit". Ai më dëgjoi me prudencë e durim të madh dhe, tek gjerbi kafenë, e mori fjalën...

* * *

Ti paske dëgjuar. Edhe unë kam dëgjuar, por dhe kam parë. Të shohësh me sy dhe të dëgjosh janë dy gjëra që dallojnë cilësisht. Të thashë që mos u ul tek dera dhe ja përse...
Ka qenë, pas kapitullimit të Italisë. Tek shtëpia ime në kodër (shtëpia e Bari beut në Fier është bash tek spitali. Ajo, shtëpia e tij, ka shrëbyer si zyra për adminstratën e spitalit. Edhe sot.), erdh polici bashkiak i asaj kohe. Të kërkojnë në bashki!-më tha. U vesha dhe shkova. Bashkiaku, kur u paraqita, më mori dhe më çoi në xhandarmëri. Komandanti, pothuaj, u gëzua dhe me mua, me bashkiakun drejt e në komandaturën gjermane. Gjermanët sa kishin ardhur. Unë do do shërbeja si terxhyman(përkthyes). Shkuam atje dhe komandanti i xhandarmërisë më tha që t'i thosha oficerit gjerman këto fjalë: - Zotëri, ju kini marrë si robër ushtarët dhe oficerët italianë. Bashkë me këta, atje janë disa shqiptarë që kanë patur përkrahjen e italianëve. Ne duam të kapim, veç tjerëve, kapon e tyre që është Isa Toska. Oficeri gjerman tha: - Ne nuk kemi punë fare me shqiptarët. Vetë me italianët se i patëm aleatë dhe na tradhtuan. Pra, shkoni e merrni atë shqiptarin tuaj me gjithë shpurë. Komandanti i xhandarëmërisë u zu ngusht. Kishte turp që t'i thoshte troç: - Ne nuk e arrestojmë dot Isa Toskën. Ai, siç duket, e kuptoi që kërkonim ndihmën e tij. Thirri njërin prej vartësve- qe një kapter, - se dëgjova kur i tha në gjuhën e tij: - Franc, je në dispozicion të këtij (bëri me shënjë nga komandanti) dhe do mbrosh këtë. Gjermani si gjerman. pa e bërë dy, mori automatikun. E mbushi në sytë tanë dhe na ra pas. E falnderuam oficerin gjerman dhe komandanti i xhandarëmrisë sikur qe bërë me krahë. Mori një skuadër xhandarësh. Ai, unë si terxhyman, skuadra dhe drejt e tek fusha e sportit. Aty bëhej çaarmatosja e robërve italianë (sot është ngritur gjimnazi "Janaq Klica"). Ushtarakë dhe të armatosur, përveç meje. Shkuam. Sa ecëm paksa para atij kontigjneti po çaramtosej, kur ulur me ca prej trimave të tij, edhe Isa Toska. Për atje u drejtuam edhe ne. Isa Toska, - bërtiti komandanti i xhandarëmërisë, - duhet t'i dorëzohesh komandës sonë se ka ardhur urdhër që nga lart. Ai, siç duket, e njihte mirë komadantin dhe, pa mbaruar mirë fjalët, tha: -Me ju qenër nuk bëhet Isa Toska. Kam lindur me pushkë tek koka dhe me këtë do vdes. Dhe, sakaq, e mbushi armën e tij. Gjermani... po si gjermani. Ndiqte me sy veprimet dhe, kur pa, se rrezikohej ai për të cilën kish marrë urdhër ta mbronte, hapi zjarr dhe e vrau Isanë. Ja... mu para syve të mi.

* * *

Sa u dëgjua ky shkëmbimzjarrri, dolën gjermanët dhe bënë reprazelje. Kë panë që fshihej, e vrisnin. Kanë faj, pa fshihen, - arsyetonin. Unë, tek po kthehesha nga ky"shërbim" që mbaroi me funeral, pashë nja dy-tri gjermanë tek po hynin tek kafe "Semani" (ka qenë diku përbri bashkisë së sotme, në vijë të drejtë me kinoteatrin, pra bashkinë e sotme e lë si skiç, kur shkon për Seman). Kë gjetën tek dera, e kositën. Me vrap hyra me një fyrmë dhe bërtita. - Mosni. Janë të pafajshëm. Janë nacionalistë. Dhe, më erdhi mirë, se më dëgjuan dhe i shpëtova. Ama, ata që qenë tek dera e pësuan. Fare kot.
Sa u ngarkova me mbresa nga ky rrëfim, aq kënaqësi ndjeva nga mesazhi që më dha. Një porosi e vlefshme. Se ai u dogj nga qulli dhe i fyrnte kosit. Që atëherë, kurrë nuk pi më kafe tek dera e klubit, se ku ta dish në mos gjermanët, po ja një që i ka luajtur burgjia, zullumi fillon, domosdo, nga dera.

* * *

Epilog: Kurrë nuk është vonë për të thënë të vërtetën. Unë e di mirë që në arshivat e historisë, qoft dhe të Fierit, kur vjen puna për vrasjen i Isa Toskës, flitet ndryshe, fare ndryshe. Sikur e ka vrarë ai xhandari dhe jo vetëm e ka vrarë ai, por ka qenë i vënë nga partia komuniste, de. Duke shkruar këtë rrefim timin, unë e di që nuk do përmbys çfarë është shkruar, me porosi dhe pa porosi. Unë shkrova çfarë më besoi një njeri fisnik siç ishtte Bari bej Resuli të cilit partia ia mori të gjitha, veç dinjitetit. Fisnik qe dhe i tillë iku. Ç'më besoi ai, qe si një tesatment apo si një amanet. Amanetin nuk e tretë dheu. Edhe në se nuk zbardhet siç dhe ka ndodhur kjo vrasje, porosia e mikut tim të ndjerë është gjithmonë aktuale: - Jo, tek dera...

Tokë e mohuar

Tregim nga Aleko Likaj


Fati nuk e kishte përkëdhelur Tahsim Zykën. Kishte ardhur në mes të Europës, aty nga mezi i viteve 30 të për t'u shkolluar, dhe dy herë me rradhë, nuk i mori që si mori provimet. Ndonjë pasuri të madhe i ati nuk kishte, por disa miq të tij e ndihmuan që ta niste për studime. Ishte djali i dytë në mes tre vajzave. Shkollën tregëtare e kishte marrë, por jo si i pari. Nxënës mesatar ashtu siç vinte edhe nga trupi. Me një fytyrë pak të gjërë, e vetullat e trasha të nxira katran. Një cullufe flokësh varrej mbi ballin e sheshtë e të madh duke i a zënë herë pas herë vështrimin në krahun e djathtë. Kjo shumë herë e bënte që të ndjehej mes shokësh tamam si djalë fshati. Andej ishte vërtetë. Vinte nga gryk' e Kuçe ku rrahin errërat e jugut të cilat pastaj uleshin e lëpinin brigjet e Vjosës e zbrisnin qetësisht mbi Myzeqenë plot lagështi
Doemos që i erdhi turp nga shokët. Me këta u nda përfundimisht. Nuk doli më në qytet. U vendos në periferitë e Milanos. Po edhe atë vënd e la.U ngrit e shkoi deri në Afrikë. Nuk duronte dot këmishëzinjtë e rrinj të fashizmit që manifestonin kudo nëpër rrugë e nderonin ala romançe. Me një italian zuri të bënte bisnes deri në thellësitë e Afrikës. Në fillim si ndihmës i tij, pastaj si ortak e më vonë si padron i tij. Italiani kishte qëlluar dorëshpuar e kumarexhi i madh. I mbetur pa asnjë dyshkë në xhep i dha Tahsimit për grua motrën e vet. Këta e ngritën çerdhen e lumturisë në " Kep Taën", bregu jugor i kontinentit afrikan. Tre hotele të mëdhenj buzë detit, dy fabrika ushqimore si dhe 5 peshkarexha moderne për atë kohë punonin për firmën "Zyka"
Nga fillimi i viteve 60 - të tashmë baba i katër fëmijëve me flokë gjysëm të thinjura, 52 vjeçar, vjen në Romë. E kishte pikur malli për të afërm e për atdhe.I thanë së duhej siguruar një leje fillimisht në ambasadë. Nuk lejohej që të hyjë në Shqipëri pa atë. Kështu bëri.Telefonoi ambasadorin e ky i la një " rendez-vous" pas dy ditësh. Shkoi me qejf. E pritën mirë. I thanë se tashmë duhej që të vinte edhe përgjigja nga Tirana e duhej që të priste dy apo tre ditë.
Tahsim Zyka kishte zënë hotelin. Kaluan jo dy, por pesë ditë, e asgjë. Kërkoi ambasadorin i cili i u duk Tahsimit një njeri korrekt, por ai nuk ishte aty. " Do të pres - tha ai - se ku i dihet kësaj jete . Mbase vdes e nuk i shoh më njerëzit e mij" Prindërit kishin kohë që nuk ronin më. Këtë i a kishte thënë një bashkfshatar. I tij nga ata të aratisurit gati 17 vjet më parë. Edhe vëllai i vetëm, sepse gjatë luftës ishte renditur me forcat nacionaliste. Për motrat nuk dinte se ku ndodheshin, dhe si u kishte ecur filli i jetës.
Pas ditës së dhjetë nuk duroi më. Përgjigje jo. Në ambasadë nuk e priste më njeri. Me zemër të helmuar mori rrugën e kthimit deri në "Kep Taën". U tha fëmijevë " Komunistet pas vellait më vranë edhe mua ".
Pasurinë e kishte vënë përpara. Firma "Zyka" u bë një nga të fortat e atij qyteti në breg të detit, kepi i fundit i kontinentit te zi. Tre djem e një vajzë ishin plot për ta pasuruar e trashëguar atë. Afër 30 vjet pa u kthyer në vëndlindje e shumë larg prej andej. Ndonëse nuk kishte takuar asnjë shqiptar atje, gjuhën e bukur shqipe i a mësoi edhe fëmijëve. Dy djemëve të mëdhenj po u jepte edhe artin e drejtimit e menaxhimit të bisnesit. I treti Naimi vazhdonte mësimet me motrën Afërdita në një kolegj amerikan.Më mirë prishej.
Një vit më pas e mundi sëmundja . Mjekët thanë se " kishte hyrë në një gjëndje depresive" Dy vjet me vonë zuri shtratin nga një paralizë në krahun e djathtë e këmbën e djathtë. Halli i madh sa nuk thuhej. Fëmijët e kuptuan se malli I a drobiti kraharorin e vogël e të tharë si pastërma. Një infermiere vëndase e dy mjekë i rrinin tek koka çdo ditë.
Skënderi, djali i madh kishte njohur rastësisht një çift amerikan, që ishte bujtës ato ditë në një prej hoteleve të tyre. Amerikanët kishin qëlluar edhe ata rrefugjatë nga Shqipëria. I solli në shtëpi për t'i njohur me babanë. Tahsim Zyka çeli si karakafte në fillim të marsit. U bë shënd e verë.U kënaq me miqtë duke folur shqip. Rrefugjati I Amerikës 65 vjeçar kishte qëlluar korçar nga qyteza e kishte ardhur thjesht si turist aty.Vizitonte jugun e Afrikës. At’herë, Tahsimi nxori fjale, tek miqtë e tij tregëtar. " Ejani sonte tek unë. Më ka ardhur vëllai"
Bisnesmenët që e njihnin Tahsimin si një tregëtar të ndershëm e me origjinë nga një vënd i vogël i Ballkanit u mblodhën në mbrëmje.
Tahsimi u ngrit me paterica e qëndroi në krye të vëndit. Gëzonte si një femijë. Kishte vite pa u çmallur me një bashkatdhetar. Korçari kishte qëlluar njeri i mirë dhe i muhabetit. Pensionist së bashku me gruan. Shërbeu në aviacionin amerikan si pilot në fillim e pastaj si instruktor e specialist në degën e projektimeve aerodinamike. Kishte mbaruar edhe fakultetin për inxhinjeri
Pas disa ditësh çifti i korçarëve u largua. Tahsim Zyka kishte ndryshuar nga gjëndja shpirtërore. Mjekët e vunë re këtë gjë dhe u rekomanduan fëmijëve që babai duhej vendosur për një periudhë në një ambjent shqiptar. Ata shpresonin në një riaftesim të shpejtë e cilësor. Mbase kjo ishte rruga e vetme për mërgimtarin e vjetër për t'a kthyer në normalitet.
Një avokat i njohur në atë qytet, u propozoi që ti shkruanin një letër të parit të vëndit në Shqipëri, me qëllim që të lejonte kthimin në atdhe të Tahsim Zykës. Ashtu u bë, por përgjigje nuk morën. Kaloi një gjysëm viti. Avokati bëri propozimin e dytë. "Ta çojmë Tahsimin në ishullin e Korfuzit. Shqipërinë do ta ketë përballë. Cdo ditë do ta shohë e do të ç'mallet." Kështu u bë. Fëmijët i besuan këshillës së urtë të avokatit që ishte me origjinë angleze e që pushimet i bënte pikërisht aty. Në Korfuz, për vit. I zunë me qera një apartament komod. Dhe pikërisht në Kulura, në kompleksin e ca vilave piktoreske të dy ortakeve grekë: Adonis e Asonitis, nga ku Saranda e rrethinat e saj dukeshin përballë si në pëllëmbë të dorës. Me një dylbi të madhe te varur në gjoks, Tahsim Zyka e priste lindjen e diellit, dhe perëndimin e tij të larë në gjak, me një merak të madh në zemër, të pa ndier kurrë më parë, aq shumë, për atdheun. I dukej sikur lentet optike do ta lejonin madje, te puthte edhe vete gurët apo baltën e ëmbël të brigjeve matanë. Një tranzistor i madh gumëzhinte gjithë ditën, i kredhur i tëri në emisionet shqipe. I mërguari dëgjonte Radio – Tiranën e sytë i përloteshin si fëmijë i vogël, i sëmurë apo i merakosur.
Në fillim u duk se po e shuante dalëngadalë mallin që kishte të fshehur në gji. Një prej djemve që e shoqëronte përherë në kafenë e mëngjesit u gëzua kur e pa më të çelur. U telefonoi menjëherë familjarëve… Mbasi kuptohet, të gjithë gjëndeshin të kredhur në një merak të madh për babanë e tyre mërgimëtar. Maria-Tereza, e shoqia e tij besnike, nuk i ndahej në asnjë hap. Ende vijonte ta donte atë marrëzisht, njësoj si një vajzë e sapodashuruar. Mblidhte lule çdo mëngjez e ja dhuronte atij buqetë si në rininë e tyre të dikurëshme. Pikërisht, në një kohë kur flladi i dashurisë së zjartë për shqiptarin, e kishte bërë atë të ndjehej e dridheruar për të. Ndonëse aso kohë, nuk i kishte kaluar as të 16 pranverat e jetës së posa nisur, në lagjen Monterinaldi të Firences.
- Lulet i rrit puhia e ëmbël apo era e virgjër qe vjen nga vëndi yt – i pëshpëriste ngadale në vesh.
Tahsimi çelej e mbushej në fytyrë gjithë gaz. Ulte strehën e kapeles republike verore e vendoste sërish dylbitë.
Ndërkohë, në verandën e lokalit dy klientë vendas ndiqnin në heshtje lëvizjet e Tahsimit.
- C'është ky? – pyeti një gjatovinë me flokë të rëna
- Thonë se është mërgimtar shqiptar. Nuk e lenë të kthehet në vëndin e tij. Eshtë larguar para lufte. Ka ardhur për të nxjerrë mallin së largu, këndej nga ishulli ynë.
Tjetri për një çast lëvizi kokën, pastaj rrëkelleu me një frymë, një gotë të mbushur përgjysëm me "Metaksa", me një lëvizje të shpejtë aq sa drodhën në të, copat e pashkrira te akullit.
- Më ka treguar Nikolopulosi. Jani. E ke parasysh. Eshtë ai që shërben në shtëpinë ku jeton mërgimtari… Një suitë e tërë ka ardhur pas tij. – Tha bashkbiseduesi i gjatovinës që shikonte ende andej ku Tahsimi kontrollonte me dylbi bregun tjetër. Ky i fundit, në vijim, i largoi i mundur sytë. Ja dha ato gruas, që porsa kishte mbritur pas kurrizit të tij.
Pastaj, të dy, ngadalë e të heshtur morën rrugën e zbritën disa shkallë për të dalë në një platformë betoni, Tahsimi duke u mbajtur pas një bastuni. Atë mëngjes i kishte flakur patericat. Ngaqë shpirtërisht ndjehej mirë. Shpresonte të rikthehej në gjëndjen e mëparëshme, normale. Pa iu shfaqur ende, në trajtën e një obsesioni të fortë malli i pashëruar për atdheun. Për të thënë të vërtetën, përmirësimi i tij qe diçka që e kishin parashikuar edhe mjekët… Pikërisht, kur nga ishulli i lashtë i Feakëve, do ti jepej mundësia të sodiste Shqipërinë nga larg.
Në rini të tij vizitori i vonuar i ishullit në fjalë, mbante mënd, dikur, ti qe dhënë mundësia për të parë nga larg Sarandën. Një prej xhaxhallarëve të tij kishte qenë xhandar i mbretit Zog. Mbante mend, plot mbresa qe kthyer në vijim në fshat. Të gjitha këto nuk kish munguar tua tregonte miqve e moshatarëve.
Por aty nga java e tretë i mërguari u duk se ndryshoi përsëri humorin. Erdh e u bë më i menduar. Rrallë përdorte bastunin. Ecte ngadalë e me kujdes sikur kërkonte që të zgjidhte rrugën… Si për të kapërcyer apo përmbysur distancën e pandryshuar ujore. Saranda, jo më kot e quajtur perla e Jonit nuk i hynte me në sy. Ngaqë Tahsimi dëshëronte ti afrohej akoma më shumë atdheut të tij. Një mbrëmje, ndërkohë që pas kurrizit të tij dielli perëndonte i qetë matanë ishullit, u kërkoi familjarëve, ti jepej mundësia, të hypte patjetër në një jaht, për të vozitur akoma më pranë… Të gjëndej diku më pranë brigjeve... As ai nuk e kishte të qartë se ku. I dukej sikur, më së fundi di ti jepej mundësia ti prekte ato me dorë.
- Nesër, baba. Patjetër. Të gdhijë dita më parë… - I tha djali i tij.
Dy shëtitje bëri Tahsim Zyka me jahtin dhe u ndie si i rilindur. Në të dytën, atë të mbasdites, i u duk sikur i u afrua tokës së vendlindjes aq shumë, saqë vetëm disa pashë e ndanin. Por ishte vetëm iluzion. Asgjë tjetër. Diçka i pasigurt, kërkoi të afroheshin më shumë. Dionisi, kapetani i jahtit, nje mustaqelli truphollë e i gjatë, nuk të jepte ndërkohë, asnjë shpresë se mund ta bindëte ndonjë lloj lutje. Te kapërcente sadopak ujrat neutrale. Disa metra më tutje.
Edhe ditën pronari i skafit “Katerina” nuk u duk të ndryshonte mëndje. Tahsimi i premtoi një pagese të majme: sa për tridhjetë ditë pune... Propozimit për tju afruar qoftë edhe natën brigjeve shqiptare, Dionisi i u përgjigj me një "ohi" të fortë, të përsëritur prej tij pa mbarim, duke rrahur papushim shuplakat... Sikur me atë gjest, të donte të tregonte se matanë ujrave neutrale do të shfaqej djalli vetë. Kështu, në fund të javës së dytë të ardhjes në ishull, Tahsimi vendosi të heqë dorë përfundimisht nga jahti i bukur, që mbante emrin e njerës prej dashnoreve të fundit të kapiten Dionisit.
Sërisht mërgimtari i përmalluar e i obsesionuar për dreq, u mbyll në dhomën e tij... Zuri sërishmi shtratin, duke zhytur në mërzi e sfilitje gjithë njerëzit e familjes së tij të dashur e aq të dhimbshur për të.
Në mëngjes bija e Tahsimit, vendosi të bëjë një lëshim. Të paktën kështu e quajti, kur vendosi ti propozojë vëllait të saj, të bisedonte me një peshkatar i cili shiste peshk të freskët. Vinte çdo mëngjez nga Ipsosi. Kishte një pamje të vuajtur... Ndofta, mund ta merrte në sy aventurën. Ndofta, një shpërblim i majmë mund ti prishte mendjen...
Për njëqind dollarë u duk se u gjet çelësi. Ishte një natë pa hënë, kur Tahsim Zyka u gjënd i hipur në varkën e peshkatarit Jorgo. Mbrëmjen në fjalë, rrëshqitën të dy si hije prej një moli të vjetër me dërrasa, të ndodhur diku, jashtë qytezës së vogël të Kasiopit. I mërguari kishte zgjedhur të vishte një kostum të çelur veror. Mbante në kokë një kapele tip republikë. Bastunin e skalitur me një kokë të llahtarëshme Meduze e mbante midis gjunjëve pak të shtrënguar. Sytë e saj ndriçonin si margaritarë… Ndofta të mallkuar. Ndiente ankth. Diçka që binte në kundërshtim me çastin e parë, të zgjidhjes së litarit të varkës, kur miqësisht i qe drejtuar grekut në shqip. Sikur të donte ta përkëdhelte në kokë. Si djalin e tij:
- Nisu, more korofillak.
Varka rrëshqiste mbi ujin si pasqyrë e të larë në drita që vinin nga bregu korfiat. Qielli i natës kishte ndezur një grusht yjesh që dukeshin si xixellonja të haruar në një cep të tij. Mbrëmja dukej e brishte e thyeshme, delikate.
Në fillim peshkatari mori veriun. Kështu bënte përherë në këtë periudhë, të bukur për gjueti peshku… Veç disa çaste më pas, filloi të harkojë ëmbël. Për ti dalë bregut shqiptar ballpërpërballë. Nga pas dëgjohej ende, të mbrinte deri në veshët e tyre, muzikë e Hatzidakis, ku mbizotëronin tingujt e buzukut. Duhej të vinin nga altoparlantët e një taverne, pranë molit të qytezës që ofronte në këtë periudhë, për turistat, live music. Ndërkohë pranë brigjeve, dritat e neoneve në det, të përkundura nga valët e lehta, u përngjanin ca vajza të turpshme e të ndrojtura në takimin e parë të dashurisë… Të vrojtuara nga larg lëshonin një fare dritë të zbehtë. Tahsimit i u dukën për një çast si drita të ëmbëla, mikluese… Të cilave gradualisht, me kokëfortësi po u largohej. Por njëkohësisht, ato drita iu shfaqën edhe të misterëshme. I u kujtua Klara, gruaja e tij aq e dashur besnike për të, nga Monterinaldi. Mbante mend, ajo dikur i pat thëne se Firence vjen nga fjala lule. E tillë qe treguar edhe ajo për të… Një lule e bukur mali. Pikërisht si ato që duke iu afruar gjthnjë e më shumë me varkë, ai ëndërronte ti prekte me mollëzat e gishtrinjve të regjura nga mosha e sëmundja. Nuk i shikonte atë çast, por patjetër, do ti prekte. Porsa të zbriste në tokë. Nuk kishte më asnjë dyshim. Në fund të fundit, kush mund të të ndalojë, të këputësh dy tre kërcej të thjeshtë borziloku, luleshqerrash, trëndeline apo manxurane të virgjër në Nemërçkë!?... Ndofta largimi pakthim nga farefisi i tij mund të qe iluzion. Tahsimi pati përshtypjen sikur me krahët e tij të stërhapura, çuditërisht gjigande do të mund ti përqafonte të gjithë: familjen, lulet, gurët, drurët, shtojzovallet, shpirtrat e humbur dhe gjthë shqiptarët e tij të dashur…
Peshkatari korfiat zgjati kokën përpara si për të dalluar matanë errësirës. Kishte më shumë se njëzet vjet që rrokofytej lëkurëçarë e fytyrëvrarë me valët e detit. Si njeri i stërvitur me ujin e kripur, vendodhjen e njihte mirë. Pëllëmbë për pëllëmbë. Vetëm pjesa tjetër e ngatërronte. Një jetë të tërë, edhe pse i gjëndej pranë, ajo përherë i qëndronte kryeneçe, e kredhur në një mister të përbindshëm, të fshehtë. Jo pak herë kishte dëgjuar për histori të trishtuara, që kishin përfunduar me krisma, ulërima e vrasje… Edhe në ishull dikur, në kohë të mëparëshme thuhej se kishin ndodhur tragjedi analoge. Por bota ndërkohë, me sa dukej kishte vendosur të ndryshonte. Qe zbutur.
Tahsim Zyka ishte mbështetur në mezin e varkës pas një jastëku të mbushur fort me lesh që i a kishte vendosur i biri në momentin e fundit para nisjes. Mbahej fort pas bastunit që e kishte mbështetur mes dy gjunjëve. Përpara në bash shihte të konturohej dalngadalë një hapsirë toke. Në krahun e djathtë vezullonin dritat e Sarandës. Ndonjë prej tyre fekste sikur te dilte nga një mjegull e dendur
- Jemi në ujrat neutrale – tha ngadale greku dhe për një çast shoi motorin e vjetër të barkës me të cilën mbante familjen e ushqente fëmijët.
Kjo do të thoshte për Tahsimin se " Deri këtu dhe kaq " Mërgimtari shqeu sytë në errësirë drejt vëndit të tij por një hije e murmë që çuditërisht këto çaste dukej tepër larg ishte pak për atë, për mallin e tij që kërkonte të shpërthente kraharorin.
- Vazhdo përsëri – tha turisti.
Jorgua për një çast heshti. Uli kokën e pastaj pasi e lëvizi dy herë vendosi duart mbi motorin e nxëhtë. Përsëri një zhurmë metalike u duk sikur grisi heshtjen e prishi qetësinë e asaj nate me gjysëm hënë.Varka rrëshqiti sërrish mbi pasqyrën e detit blu.Pas kurrizit të Jorgos gjithëçkah tretej sikur të ishte një botë tjetër. Gati e haruar dhe e lënë pas. Greku me sa dukej kujdesej më shumë për motorin.Kështu bënte sa herë që dilte në këto ujra për gjutinë e peshkut. E riparonte shpesh tek një mekanik pasi ishte tashme tepër i vjetër. E mbante si te thuash me paterica. Shpejt e mbërtheu me dy duart kasën e tij e cila dridhej. Kuptoi që ajo nuk ishte më në vëndin e saj. Nuk pati kohë me që të kontrollonte as edhe vëndodhjen. Ngushtica midis ishullit e Shqipërisë përballë është aq e vogël, sa një notar i mirë e bën gati me një" frymë ". As 5 a 6 milje.
Tahsim Zyka tani është ngritur në gjunjë, aty në mezin e varkës dhe shikonte drejt errësirës me kapelen verore që e mbante në dorë. I u duk se fare pranë ndjeu rrezullimin e shpejtë të një drite që u zhduk sa të hapësh e të mbyllësh sytë. Pak me tej një shkëmb që i u duk se gati do ta prekte me dorë. Kuptoi... Ndjeu që u lumturua . Tani ishte fare pranë tokës së vëndit të tij. Sytë i u lagën e një rrëke e gjatë lëmoi mollëzën e djathtë. Zemra si një zog i plagosur i u duk se përplasi flatrat brenda hapsirës së vogël të kraharorit. E kishte lënë pas këtë tokë gati 40 vjet më parë. Mbylli sytë e një erë e ngrohtë i rrembeu leshrat që dilnin poshtë kapeles. Lëshoi një " Oh-o-o-o " të gjatë e përkuli pastaj kokën duke e vendosur ballin mbi parretin anësor të varkës. Në gojë ndjeu një shije të kripur deti.
Jorgua ktheu kokën e largoi menjëherë duart nga motorri I nxehtë.
- Qirje, qirje-e-e – tha me një zë të hollë e u ngrit shpejt nga kiçi për të shkuar tek Tahsimi.
Në atë qetësi që nuk zgjati veçse pak sekonda peshkatari e rrëmbeu turistin në supe. Ai nuk reagoi më. E levizi edhe një herë. Koka e tjetrit u var ngadalë mbi kraharor.E mbështeti shpejt në njërin gju dhe i vendosi dy gishtrinjtë diku poshtë veshit për të kuptuar në se pasagjeri i tij ishte ende në këtë botë.Nuk donte ta besonte.Për një çast shtrëngoi të dy sytë e pastaj lëvizi kokën si për ta mohuar pikërisht atë që nuk mund as ta imagjinonte. C'të bënte?. E lëshoi ngadale e kufoma i u duk sikur lëvizi drejt një honi si në një pus të thellë që nuk i shihet fundi.
- Mos mo-o.O perëndi... Paska vdekur. Malli për atdheun e tij... Oh!...C'më gjeti te ziun mua.C’është kjo gjëmë - tha më tepër për vehten e tij, e në çast ngashereu si një fëmijë i rritur.Përplasi pernjëherësh dy duart mbi gjunjtë që i u dukën se nuk mund ta mbanin më, dhe lëshoi një "O-o-h " të zgjatur
Varka tashmë rrëshqiste për inerci drejt bregut shqiptar. Nuk ndihej as gulçima e motorit ne atë qetësi nate që ngjasonte si zë i trembur shpendi i cili kishte braktisur folen e vet. Jorgua, sikur te ishte kujtuar për diçka lëvizi drejt tij, atje në kiç.
- Ndal –
Një zë i fuqishëm u duk sikur e shpoi tej për tej natën gojëprerë.
- Ndal –
- Ndal –
Dy persona të tjerë ngritën zërin e pastaj një llapashitje këmbësh që rendënin buzë detit.
Greku qëndroi duke hedhur sytë nga errësira.
- Ç'më bëre qirje. C'më bëre… O bobo i ziu unë. I lashë fëmijët jetimër. O bobo...Këta qenkan të çmendur që të gjithë.
Një trup që u hodh në det e që lëvizte me shpejtësi në drejtim të kundërt me valët. Ato vinin pa zhurmë e përplaseshin në breg
Pastaj një breshëri. Dhe një tjetër. Dhe një tjetër po ashtu.
- Ndal, ndal, ndal –
Zërrat vinin nga bregu. Breshëritë ishin për grekun që u hodh drejtë e në ujë.Varka e boshatisur kishte ulur shpejtësinë e vinte me ngadalë. Si me hap njeriu.
Pasi u zbrazën karrikatoret e para e u vendosën të dytat, breshëritë filluan sërrish. Nderkohë një sirenë e largët dhe e pandërprerë që vinte nga thellësia e tokës përballë dëgjohej në intervalet e qitjeve të kallashnikovëve. Varka tani ishte veçse 10 metro larg nga bregu e dy trupa u futën me nxitim në detë
- Ka një të vrarë brenda në varkë, more-e-e. Diversant. E ç'të jetë mo-o-o.Qënka veshur edhe me kostume verore, edepsëzi
-He mo-o-o. Kërkojnë të na hedhin hi sive. Këtë punë e zgjidh komandanti që po vjen tani me gjithë repartin e vullnetarët nga pas o Luto-o-o.Po tjetri?
- Iku.
- Çau valët? - tha nje zë vinte nga një shkëmb aty pranë.
- Ç'thua more-e. E ku do të iki edepsëzi, në të ...sëmës?. Do të këtë marë ndonjë koqe plumbi edhe ai. Do të vdesë. Ke për të parë. Do ta nxjerrë deti. Në mos peshkaqenët do ta hanë.
- O Luto-o-o. Diversanti nuk paska marrë asnjë plumb more-e-e
- Kontrolloje mirë - tha ai që quhej Luto. - Edhe armët, paimet... ç'të ketë.
- Përveç një bastuni e një kapele republike, asgjë.
- Kushedi se si e ka patur misionin. Eshtë skile e vjetër perëndimi - foli kufitari që qëndronte tek shkëmbi me kallashnikovin gati për të hapur zjarr në mbrojtje të dy shokëve të tij.- Na ka zili e halë në sy.
- Kush është ? Parrullën - u ngjir kufitari që qëndronte në breg duke drejtuar armën në brendësi të errësirës që e ndante nga fshati i vogël përballë
- Përgjegjësi i ndresës me komandantin. " Lumi " - tha prerë një zë andej
- Ju lumtë djem. Paskeni zënë një gjah të majmë.- Komandanti një meso burë e i hollë si një shkop thane ,shkoi drejt e tek shkëmbi.
- Mit'hati , thotë që diversanti nuk ka marrë asnjë plumb. Ndërkohë ne zbrazëm 6 karrikatore komandant. Besoj që i keni dëgjuar. Të ketë vdekur nga frika?
Përgjegjësi i njësitit kufitar hypi mbi varkë, e pas tij edhe komandanti.
Atje u bënë tashmë katër veta.
- Si more-e-e. Të shkel diversanti kufijte tanë të shenjtë pa mare asnjë plumb ballit? Gjë që nuk bëhet!
Komandanti qëndroi për një çast pa i a ndarë sytë kufomës që mbante ende sytë hapur. Pastaj sikur të ishte kujtuar për diçka, vendosi menjëherë dorën tek revolveri në rripin e mezit.
Kufitarët që ishin në breg dëgjuan një plumb të thatë. Kumbimin e tij u duk sikur e morën valët, të cilat përplaseshin pak metro më tej, pas dy shkëmbinjëve të vegjël e të thepisur, gati pa formë e që nxinin më shumë se vetë nata. Shkuma e bardhë lëpinte gurin e lagur e pastaj rrëzohej poshtë në suprinën e detit që nuk ishte i qetë, për t'u rikthyer sërrish aty. Si në një ritual të zakonshëm jetë-vdekje...

Nga Raimonda Moisiu :Midis mallit dhe protestës


Esse –analizë rreth vëllimit më të fundit me poezi “I dënuar të qesh” të poetit, Vaid Hyzoti

Poeti dhe prozatori Vaid Hyzoti është imazhi që ka fituar reputacionin e tij në mesin e shkrimtarëve shqiptarë, nëpërmjet poezisë, tregimit e skicës të shkurtër, të cilat dramatizojnë instinktet dhe traumat thelbësore të njeriut në epokën moderne. Duke qënë lexuese e dashamirëse e rregullt e poezisë së Hyzotit, në dorë kam vëllimin më të fundit me poezi, ”I dënuar të qesh”, që Shtëpija Botuese “Globus R” e ndau me audiencën e gjerë të dashamirësve të poezisë, në javët e para të janarit. Poezia e Hyzotit është e dukëshme në shqetësimet e tij, në optimizmin stoik, bukurinë shpirtërore, ndjenjë, inteligjencë, realizëm dhe art, grimasa ironie, qënien, të vërtetën e pavërtetën, utopinë, zotin, ankthin, sarkazmën, qytetaren, intelektualen e ekzistenca të tjera, për të sfiduar dramën cinike të jetës, të përditshmërisë, me figuracion të pasur artistik dhe filozofik, ofrojnë një analizë të mprehtë të cështjeve sociale, figurës së diskutueshme, i përfshirë vetë në to, vitalitetit të habitshëm dhe të “pushtetit” ndaj tyre, duke e ngritur veten si një poet i individit në fjalë, me perceptimet për jetën, përjetimet e familjes, të komunitetit aq më tepër të jetës së emigrantëve dhe përvojat jetësore në tokë të huaj, familjes, vendit, universit, historisë dhe bashkëkohores, manifestime të modeleve të cilat janë universale e mitike për të, kombinon energji prej dheu për origjinën e tij, dhe me shpirtin e binomit njeri-krijues, mes mallit e protestës, ndërton raportin shpirtëror me njerëzit, popullin, në mënyrë që ai të ketë mundësi për të kuptuar shoqërinë, njerëzit, që jetojnë me dhimbjen e mallin, shpresën e të pashpresën, ngjarjen, informacionin, realitetin e hidhur, mendimin, indiferentizmin cinik modern me bujarinë njerëzore, për të kuptuar njerëzit që jetojnë në dhimbje e trishtim, për të kuptuar natyrën e shoqërisë me të mirat e të këqijat e saj, -atë që është vështirë të shprehet në disa faqe prozë, Hyzoti ka aftësinë të komunikojë me idetë e tij në një poezi dhe e bën të lehtë për ta kuptuar atë. Magjia e penës poetike bëhet balsam për të mjekuar shpirtin e tij dhe të njerëzve përreth. Hyzoti ka aftësi vëzhguese dhe finesë shprehëse mbi fenonemenet, në përshkrimin e imazhit modern, vecanërisht e dukëshme në poezinë e tij, rënien e qytetërimit dhe degradimin e vlerave morale. Në poezinë “Pranga buzëqeshjes”, autori reflekton në mënyrë realiste, thellësisht humane dhe filozofike, krizën shpirtërore të shoqërisë perëndimore, shpirtin e zbrazëtirës moderne, kondradiktat e brendëshme, mediokritetin dhe trishtimin e jetës, reflekton dhe zbulon shtresat me të cilat kemi mbuluar shpirtin tonë prej emigranti. Hyzoti në mëdyshje, natyrisht i vjen turp e ndroje, i ndjeshëm, mungesa e vullnetit e besimit, ankthi, uria shpirtërore, imazhi modern i të pashpresëës , dhe “skllevërit të rregjistruar në mënyrë vullnetare”- mund të themi pa frikë se janë viktimat e këtij qytetërimi perëndimor.

GK

“Kanë ndryshuar kohërat,/Në histori vetëm flitet për skllevër,/Për një shoqëri skllavopronare,/Por skllevër ka dhe do të ketë akoma, /Të rregjistruar në mënyrë vullnetare.”
Hyzoti na jep në mënyrë të detajuar karakteret e poezisë, imazhin e njeriut modern, boshllëkun shpirtëror që ngrihet fluturimthi mbi të përditëshmen, ekzistencën e tij, mes dhimbjes e dashurisë, mallit e protestës, me vargjet tronditëse dhimbjesh e të fshehura:
“Tani s’ka xhungël, vetëm ambasada,/buzëqeshje matrapzësh,-mashtrues klasi,/që gjithnjë rugën ta shtrojnë me të bardha,/sa qindarkën e fundit të zbrazin.../E të japin buzëqeshjen-prangë skllavi.”
Vargjet e strofës së fundit të ngjethin mishtë deri në lotim. Një shpirt poetik që ka shpërthyer në dhimbje, proteston se lumturia është vetëm njëra anë e kornizës –gjithcka është zbrazëti shpirtërore,-zhgënjim.
“E prapë, e pranon fatin tënd,/Prangën e buzëqeshjeve të rëndë,/S’ka gjë pse tërë trupi dhemb.../Mbase, si zezakët e sotëm,/Fëmijët, skllevër si ty /s’do të jenë.”
Elementin subjektiv e dallojmë që në fillim të poezisë të Hyzotit dhe bëhet tipar konstant e saj i ndërtimit”fizik” të poezisë. Përvojat traumatike poeti i sjell në poezinë “Ikim, biri im”, që vetë titulli i saj të krijon emocionin e dhimbjes, rrëfimit, muzikalitet, melankoli, madje mbizotërohet nga nota pesimizmi, ndjenjat e pikëpyetjeve të frikëshme për të ardhmen dhe me fjalor poetik të zgjedhur e të pastër jep mungesën e shpresës, të së njohurës e së panjohurës, humbjeve pangushëllim, mjerimit, dhimbjes, vuajtjeve, vetmisë, - të cilat në të vërtetë përputhen dhe janë paralele, jo abstrakte apo metaforike, por ato gërmëzojnë realitetin aktual të botës, kalojnë të tashmen, për të arritur në të shkuarën e të ardhmen e jetës së përditëshme e të zakonëshme në emigrim.
“Duhet të nisemi sa më parë,/Në një rrugë pa kthim,/S’ka vend për ty, biri im!/S’ka rënë shi, por toka është e butë,/Ne na duket se është dhe i hedhur./Themelitë nuk po na zënë,/Cdo cast mund t’ia behin rrufetë,/Biri im, jemi të përndjekur!”
Poezia është ndërtuar me shumë kujdes. Hyzoti aplikon filtra të forta ndaj vetes për të shprehur më lehtë e balancuar në mënyrë racionale, për të kuptuar zhvillimin konceptual dhe sfidën; “ikjen pa kthim”. Poezia nuk është aq shumë për marrjen e një vendimi, por në lidhje me artin e pavendosmërisë, humbjes së shpresës dhe pesimizmit.
“Gjithsesi, ne duhet të ikim,/Jemi të huaj, pa emër këtu,/Për ty biri im, ne harrojmë vetveten,/Vec na trego udhën. Të ikim, Po ku???”
Poeti në strofën e fundit, me një sintezë madhështore i drejtohet të birit, i vetëdijshëm për realitetin, ekzaltimin e ndjeshëm në universin e pushtetit të “ikjes”, Hyzoti në këtë poezi lidhet me vazhdimësinë e moralit të shoqërisë e qytetërimit perëndimor, përmes penetrimit në cdo kohë e hapësirë, e fuqisë për të zgjeruar hapësirat e gjuhëve , kulturave dhe njerëzimit, si endacakë të pafatë, pesimistë, të pashpresë, në muzgun e artë bohemian të jetës – emigrimit.
Poezia “Merrmëni”, është një nga poezitë më të njohura për imazhet dramatike, intensitetin emocional dhe kadencës së vargjeve.
“Nuk mundem më panginjësisë suaj t’i bëj ballë,/Jo për altruizëm, po ju dorëzohem me të gjitha,/Jam gjysmë i vdekur dhe gjysmë i gjallë.Rripmëni nga flokët, deri në gishta.”
Hyzoti nëpërmjet vargut të tij intelektual dhe me ton qytetar bën përpjekje serioze për të zgjidhur cështje thelbësore të marrëdhënieve në mes krijuesit dhe krijimit të tij, ekzitëncën e tyre të vecantë në këtë marrëdhënie. Poeti në disa vargje shpreh botën e tërë rurale, natyrën njerëzore, turbulluar nga gjëra që janë të vërteta me perceptimet e një realiteti të rremë.
“Merrmëni krahët. Jo për përqafime/se të tilla nuk dhatë e morët ndonjëherë./Mbase ju ndihmojnë të mbani valixhet./në vende të sigurta ari duhet shpjerë./mbetet dhe zemra.Ua jap, jo për ju./Bëjani transplant ndonjë qeni./...dhe nuk kan tjetër.Doni hde shpirtin?/vetëm atë kurrë s’do ma gjeni!”
Horizonti poetik i poetit dëshmon shtresat e errëta të ndërgjegjes morale nga valët e fatalitetit në jetë. Hyzoti tranfsormohet në një rebel autentik me magjinë e vargjeve krenare, por i sfilituar nga jeta, me buzëqeshjen e tharë ndër buzë, që lufton me të gjitha mënyrat për të shpëtuar shpirtin e tij, “protagonistin” e vetëm, i dëshpëruar e krenar, që nuk mund t’ia marrin, kapricoja tragjike e fatit , i pamëshirë, shfaqet si një konflikt mes jetës e vdekjes, mes harmonisë e dëshpërimit, shpresës e të pashpresës, meskinitetit e groteskes, mediokritetit e hipokrizisë, por të gjitha këto në kuadrin e mbijetësës. Poezia “Merrmëni”, është shkruar me mjeshtëri artistike e filozofike, dhe mund të quhet KRYEVEPËR, për vetë tonin qytetar e shoqëror, trajtimit të temës familjare dhe streseve e mosmarrëveshjeve të ditës, që gjithkush nga ne përballet në vecanti në emigrim. Një poezi e denjë për të zënë vënd në antologjitë ndërkombëtare. Pikërisht ky mesazh i fortë që del nga shpirti i një poeti të tillë, më ‘joshi”, për ta sjellë zërin e fuqishëm të kësaj poezie, në gjuhën angleze për audiencën anglishtfolëse. Po iu sjell në vëmendje vetëm një strofë:”



“Drag my shoulders, loading them heavily,
Till they shrivel and getting bruised,
Let the merciless of gainful go to the infinit,
It can't bear anymore, till I ëill be out of breath.

Filozofia poetike e Hyzotit është e orientuar në pafundësi të ekzistencës, në hapësirë e kohë, të cilat poeti i percepton me solemnitetin e heshtjes, mallin për atdheun, me dhimbjet e lindjes dhe lotët e nbijetesës, dhëmbshurisht ai përshkruan realitetin e emigracionit, realitet që e ndeshim në poezitë “”Xhentëlmeni”, “Gushti i emigrantëve”, “Vizitë të Heminguej”, “Dritë në Manhatten”, “ I vogël në Neë York”, etj., realitet me periudha rënie dhe ngritje, identifikimi i plotë me aktin e frymëzimit. Kjo lloj filozofie në poezinë e tij, e identifikon atë si një poet të rebelimit e tragjedisë shpirtërore dhimbjes, mallit, vuajtjes, sakrificës, mungesën e njerësve, shpresës, pesimizmin dhe optimizmin, shpirtin protestues, të cilat i bashkon me ndjenjën kolektive të bashkëkombasve dhe fatit të tyre. Poezia e Hyzotit është ndërtuar me metafora shumë kuptimplote, të cilat realizojnë radiencën e saj për të gjithë ata të bashkuar drejt fatit të ikjes pa kthim. Muzat, meditimet intime të poetit dhe spekulimet mbi jetën, pyetjet e përjetëshme të ekzistencës njerëzore, sjellin tendencën e vargut tradicional, në estetikë dhe modernitet, bën një përpjekje për të zbuluar prirjet e tij pozitive, për të gjetur kuptimin e jetës, me bukurinë e natyrës dhe objektet natyrale që e rrethojnë.Poeti në këtë libër bën të njohur motivet e tij, tashmë të njohura, të pasura dhe të maturuara. Ka poezi lirike në lidhje me atdheun (Dallgë e shkëmb, fq.60), natyrën ( “Dëbora e parë, fq.111), dashurinë (Të kërkoj, fq. 61), historinë (Koment për “Konstandini & Doruntina, fq. 73) ndjenjat patriotike, për nënën, babain, fëmijët, me përvojën subjektive të poetit. Kjo tendencë e re, heterogjeniteti i ideve dhe motiveve psikollogjike dhe estetike, me besimin në aftësitë e tij si një artist i fjalës poetike, Hyzoti ka vënë veten në provë dhe vlerat e tij, duke na dhënë një vëllim poetik të vlerësuar nga kritika e kohës, për vetë mesazhin qytetar, intelektual të ndërrthurrur me muzën artistike të mallit, dhimbjes, shpresës, optimizmit dhe dashurisë njerëzore.

Postscriptum
Botimet e poetit e prozatorit Vaid Hyzoti janë;
-Zërat e ditës së re,-Tiranë 1986-poezi
-Thashetheme të vërteta, Detroit 2002-prozë
-Qyteti i të marrëve –Tiranë 2006, -poezi
-Fëmija i vjedhur, Tiranë 2007-prozë
-Jemi të pandehur, Tiranë 2008-poezi
-I dënuar të qesh, Neë York, 2011
Krijimet e Vaid Hyzotit janë përfshirë në antologji letrare shqip dhe anglisht. Gjithashtu ai është bashkëautor i katër antologjive letrare, si dhe bashkëpunëtor prej më se 25 vjetësh i shtypit letrar për vlerësime kritike të veprave të botuara.

Poezi nga Vaso Papaj



Vasko Popaj



Nuk e pashë Trojën, Enea*

Trojën nuk e pashë atë ditë, Enea
Megjithëse i kalova fare pranë
S’ doja të shihja një qytet të vdekur
Vallë, për një grua ishte bërë kurban?!...

Po kioskat në rresht suvenire ofronin
E bleva një kalë edhe unë, gjithsesi
Ata kuaj më dukej akoma mashtronin
Veç dy euro. Sa lirë, m’e madhja pabesi!...

I ngjante kështjellës, me vrima, kamare
Një kalë kuqalash me qeramikë të pjekur
Sa e bleva, bir, e hodha tej, për fare
S’ do t’ merresha kurr’ me qytete të vdekur.

As ti mos u merr me të tillë, asnjëherë
Shpëtove, ah, atë natë të pafund
Mes flakësh që rrotull villnin veç tmerr
Do të ngrije dhe ti një qytet tjetërkund.

Nuk e pashë Trojën atë ditë , Enea
As ti mos e shih asnjëhere, kurrsesi
Por as kalin me qeramikë të pjekur
Në kioska suveniresh kurrë mos e bli.

*Djali im që mban emrin e princit trojan


Më kot, në mesnatë

Më kot në mesnatë të kërkoj Naim bej
Më kot kalldrëmet i pyes: A e patë?
Po ngjyra reklamash ngacmojnë gjithandej
Dhe veten pa ty ç’e ndjej fillikat.

Rrotull i rashë Stambollit të vjetër
Rrugica, hotele dhe prapë s’ po të gjej
Kalldrëmet kanë parë kushedi sesa mbretër
Po unë veç një mbret dua, ty Naim bej.

Bares permes parkut si të isha fajtor
Bosforit aromën ia thith gjer në fund
Sa dua të të gjej me qiriun në dorë
Dhe flaka e tij ngado të më shkundë.

E shtrihem mbi stolin e vjetër në park
Një mjegull përkëdhel, paksa dhe më ftohë
Buzëqeshur afrohet Pamuku nga larg
Po ty me qiriun në dorë nuk të shoh.

E ngrihem, të ndjek në rruginat pafund
K’to ngjyra reklamash pa gjum’ po më lenë
Do të desha që flakë e qiriut t’ i mundë
Ndaj malli për ty aq shumë më mbërthen.

Tregim nga Kostaq Duka ;O Sole Mio....

Ishte ora 6:30 e mëngjesit. Mbi banakun e gjatë porsa kisha vendosur gjithë llojet e ushqimit të mëngjesit të ashtuquajtur kontinental, duke filluar nga gjalpi,djathi,kosi ,ëmbëlsirat , frutat e deri pitet me mjaltë. Vendosur mes qelqeve ato krijonin një dekor natyror, ndjellës e jetësor. Gjithnjë ndjenja kënaqësi pas krijimit të këtij dekori. Por jo më pak më kënaqte edhe aneksi i servirjes së kafes ku mbizotëronte e bardha farfuritëse e ibrikëve prej porcelani kinez mbushur me kafe të rregullt dhe pa kafeinë. Ishte koha të vija në punë sistemin e përhapjes së tingujve muzikorë në mjediset e hollit nëpërmjet paisjeve të vendosura në tavarin e varur. Kur në kohën që prisja meloditë e njohura të çasteve mëngjesore dëgjoi të këndohej prej dikujt : O Sole Mio......
Mbeta i tronditur duke kthyer kokën në drejtime të ndryshme të sallës...Zbrazësirë. Sportelisti i natës, flokëthinjur, qëndronte si një statujë e ngrirë, me sy paksa të fryrë nga pagjumësia. Mos më bënë veshët? Kur përzjerë me meloditë e mëngjesit përsëri: O Sole Mio ...Këtë herë pak më fort.
Dhe ja nga krahu verior, ku ishin zyrat, në anë të sportelit shikoj një burrë të shkurtër, të hollë, me pantallona me tiranda, këmishë shkopsitur dhe një barsolinë të hirtë, që ngjante tepër e vjetër si ato të dyqaneve jashtë mode.
-Mirëmëngjes! Të njihemi emri im është Thomas- italian, brezi i dytë në Amerikë, me origjinë nga Sicilia.
Fliste dhe sytë e vegjël, i rrezëllinin, fytyra e gjithë trajtësonte një qeshje që i vinte së brendshmi krejt natyrshëm.
S’kisha dhjetë ditë në Amerikë e ndihesha i hutuar dhe i ndrojtur. Por papritur më erdhi mendimi që këtij burri të vogël, të dobët që mund t’i bëhej binjak Çaplinit t’i përgjigjesha me të njëjta tone humori.
- Emri im është Kostandin, brezi i parë në Amerikë, shqiptar përmatanë Italisë. Lagim këmbët në ujra të njëjta...
I thashë këto si munda me anglishten time, mësuar në Shqipëri. Ai qeshi shpenguar dhe më korrigjoi shqiptimin jo Kostandin por Kastandin.
-Të pëlqen kënga?
-Po shumë.
-Unë vdes...Sidomos për këtë këngë....
Ai mori pozë si të ishte një tenor i operas italiane. Këmisha e hapur tregonte një gjoks të vogël ku dalloheshin dukshëm trajtat e brinjëve... O zot sa i dobët është, thashë me vete.
O Sole Mio......Ç’do të thosh (nëse do ishte ende mes nesh) tenori i madh Luciano Pavaroti, po të dëgjonte këtë interpretim të këngës së famëshme napolitane në një holl hoteli këtu në Amerikë, në prag të çeljes së plotë të ditës ?!
E ngriti zërin pa ndrojtje. Kësaj here koka e thinjur e sportelistit të përgjumur lëvizi. Prej andej erdhi porosia me tone të nervozuara:
Ju lutem zotëri, ulni zërin është ende herët shumica e klienteve flenë......
Ai nënqeshi. U zgjua sportelisti, më tha duke më shkelur syrin.
Unë me dorë i thashë mirupafshim e u futa në mjedisin e kuzhinës, i trembur për ndonjë tepërim Porosia e pronarit me origjinë nga India ditën e parë të punës ishte: Me klintët vetëm shërbim e jo shoqërim të tepëruar.
Thomasi u shtrua vendçe për mëngjes. Tek e shihja që i ndronte ushqimet njëra pas tjetrës thosha me vete. Si është e mundur të jetë i dobët me tërë këtë oreks?! S'mjaftoi që hëngri po mbushi edhe një tabaka me ushqime dhe kafe... Mbase është me gruan në dhomë e ndoshta me fëmijë-mendova.
-Mirupafshim miku im-tha dhe mbyturazi për të mos u dëgjuar shqiptoi: O Sole Mio.... Do takohemi prape!..
Dhe u takuam. Po atë ditë, por kur unë kisha mbaruar punën dhe qëndroja ulur në një stol me shikimin mbërthyer në autostradë duke ndjekur rrjedhën e pandalshme gjigande të makinave. Në çdo sekondë syri do të kapte se s'bën një ikje makinash në kahje të ndryshme.
"A do të jem në gjendje edhe unë të kridhem në këtë lëvizje marramëndëse me makinë?!" Dhe pastaj mendja më shkonte larg, në qytetin tim, rrugicën me kalldrëm, tutje lëndinave të buta në kodër, faqeve shkëmbore të Moravës. Dhe përsëri e përsëri bluaja mendimin: Ç'ishte ky largim i krisur? Mos ndoshta aventurë e marrë ?! Prisja nga çasti në çast të mbrinte me makinë Llazi komshiu im i mirë i cili më sillte e më merrte çdo ditë prej pune.
Kur gati në veshi dëgjoi : "O Sole Mio....." Ktheva rrëmbimthi kokën si për të flakur një zë iluziv por jo ashtu këmishë kopsitur me barsolinë dhe një cigare të hollë, që mbahej nga dy gishtrinj të bardhë si prej të vdekuri ishte ai, ai klienti i çuditshëm me origjinë italiane.
-Po mediton ndanë autostradës?
-Po pres të ik në shtëpi. Akoma s'kam marrë makinë.
-Do ta marrësh miku im dhe do derdhesh në këto rrugë, sa të merzitesh...Siç u mërzita unë! Kështu është jeta. Kur një gjë s'e ke e ëndërron. Kur e zotëron të neveritet. Ti je i martuar?
M’u duk shumë agresiv në pyetje ky dreq klient që vetëm emrin i dija.
- Po kam edhe një djalë. Studion për gazetari.
-Per gazetari?
-Po.
-Ju ja zgjodhët këtë degë apo vetë ai ?
-Së toku. Po ai vendosi.
-Domethënë morët vendim që tani për fatin e jetës së tij....
Befas u ngrys.Lëkura mbi fytyrën e tij. që tendosej nga e qeshura, u rrëzua, si pa jetë nën peshën e ngrysjes që m’u duk si pa kuptim...
U shtanga. A thua thashë gabimnisht në anglisht diçka që padashur atij i shkaktoi dhimbje?! Ai heshti një çast. Unë pashë orën si për ta shprehur dëshirën e ikjes sa më parë dhe mbylljes së dialogut që mori këtë kthesë të çuditëshme mërzie.
Ai me sa duket e ndjeu këtë. Diç kërkoi nën kanatjeren e bardhë të zhubrosur.
-E sheh këtë? Më tha- duke më treguar diçka si medalion, pllakëz metali me disa numëra. “Sa djali yt kam qënë në luftën e Vietnamit. 21 vjeçar. Isha student në degën e gazetarisë. Në front kryeva detyrën e fotoreporterit. Aparatin fotografik të asaj kohe e ruaj edhe sot. Ishte një luftë e gjatë që mori shumë jetë....”
Fliste ngadalë. Sytë i drejtonte diku në horizont në mënyrë të papërcaktuar.
Kam fotografuar shumë. Në fillim isha i rrëmbyer pas pamjeve natyrore ekzotike, pastaj , pastaj nga pamjet makabre të luftës. O zot kam fotografuar dhe shokët tek përpëliteshin mbytur mes gjakut...
Ndjeva se zëri po i dridhej.Më ngjau se edhe vetë ai po dridhej në tërë qënien. Fytyra më shumë se e verdhë m'ë ngjau tejet e bardhë si flokët e tij.
Nuk dëshiroja të vazhdoja bashkëbisedimin. Dukej se kujtimet nga lufta i sillnin tronditje të skajshme. Ku dihet më shkoi vetëtimthi nëpër mend ideja. Mbase është i sëmurë me një stres agresiv që i ringjallet pas çdo ngacmimi.
Si një zgjidhje e natyrshme për tu ndarë me Tomasin shërbeu ardhja e komshiut Llazit i cili e vendosi makinën, përpara stolit. Çuditërisht kaq u desh që Tomasi të flakte tej pamjen e mërzisë dhe tronditjes therrëse në fytyrë e të bëhej tjetër, ai Tomasi i parë gazmor e paksa llafazan.
-O shoku juaj paska makinë lluksoze, BMV. Ju shqiptarët kokëkrisjen tuaj e tregoni dhe në blerjen e makinave lluksoze. Jo të gjithë guxojnë të marrin të tilla.
Pas kësaj tërë gjallëri Tomasi hapi derën e makinës dhe përshëndeti Llazin.
-Përshendetje mik! Më quajnë Tomas! Brezi i dytë në Amerikë, me origjinë nga Sicilia e Italisë.
Llazi në fytyrën gjithë tul ravijëzoi një nënqeshje të lehtë teksa i jepte dorën Tomasit. Pastaj më bëri me shënjë të hipja në makinë.
U përshëndeta me Tomasin.
-Nesër në mëngjes aty më ke që më gjashtë e gjysëm- tha ai me gjallëri.
Sa u mbështeta në sedilje Llazi m’u kthye: Nga e psonise atë dordolec me barsolinë?
-Është klient.
-Do jetë ndonjë nga ata të pastrehët, parazitë që mbahen me lëmoshë të mbledhura nga kishat.
Nuk më pëlqyen këto fjalë por s’mund t’i kundërshtoja Llazit. S’ishte as vendi dhe koha e duhur për të dhënë hollësira për Tomasin. Edhe vetë isha i paqartë ndonse ai po më tërhiqte.
Të nesërmen Tomasi po më priste para derës së kuzhinës. Dukej që dëshironte takimin me mua. Ishte i qeshur dhe me humor.
-Plasa vape -më tha.- Në dimër ia vlen të shkosh në hotele që kanë pronarë indianë. Duke qënë se vetë s’e durojnë të ftohtit edhe pse cingunë mbarë e prapë për ngrohjen s’e kursejnë paranë. Tomasi më rinte pranë e fliste pa pushim tek nxirrja nga frigoriferët e mëdhenj e vendosja në pjatanca ushqimet, apo ndërsa përgatisja kafen.
-Si shkon ti më këta indianët- më tha papritur.
-Mirë i thashë, ngadalë për të mos dëgjuar sportelisti tej në banakun e sportelit.
-Di gjë ti për thelbin e filozofisë që është në themel të fesë së induve?
- Ngrita supet duke pritur shpjegimin e tij...
-Shkurt filozofia e induve eshte kjo “ Zoti u ka përcaktuar fatin të jenë në shkallë të epërme të shoqërisë, drejtuesa, profesorë, doktorë etj,etj.”.Sigurisht brenda shoqërise indiane këtë e gëzon një kategori e përcaktuar. Tingëllon pak raciste apo jo? Po. Edhe tingëllon. Kjo i bën ata të jenë ambiciozë, pretendues. Ej Kostandino do e shohesh pas ca vitesh Indinë ku do jetë!..
-Ndërkohë mua më erdhën ndër mend pamje të një filmi indian, ku pasqyrohej varfëria e skajëshme në zonat e fshatit dhe ku popullsia i mbante sytë drejt qiellit në pritje të një pike shiu....
Ia thashë këtë Tomasit...Ai qeshi. E di, e di kete, vdesin edhe tani mijra nga uria. Unë po flas për një kategori dhe për filozofinë e fesë së tyre.
Këto mendime Tomasi nuk m’i tha vetëm mua.Një ditë tek pastroja tavolinat në bari e dëgjova tek debatonte me tre indianë që ishin ulur në kolltuqet para sportelit. Tomasi gjithë pasion shpaloste njohuritë e tij për Indinë, ndarjen fetare, psikologjinë e filozofinë..Indianët e dëgjonin e ngacmonin, qeshnin, miratonin por edhe kundërshtonin kur shihnin ndonjë nuancë nënvfleftësimi racor. Vendosa të mos afrohesha. Por Tomasi një çast ktheu kokën drejt meje e në vend të përshëndetjes i’a filloi: O Sole Mio...U krekos. Tepër pozant si për t'u thënë indianëve ka edhe Europë, edhe Itali. Më erdhi të lija pastrimin e t'ja ktheja edhe unë po me këngë : O Sole Mio. Por e ndrydha dëshirën. Dhe bëra mirë. Menazheri indian ndërkohe doli nga zyra dhe i drejtohet Tomasit : “Qetesi, qetesi zoteri!”
Tomasi mërmëriti Okej, Okej. U tha indinëve mirupafshim dhe tek kaloi si në rrugë e sipër pranë meje më tha: Kostandino po shkoj ta dëgjoj në dhomë këtë këngë.....
Pak më vonë tek kaloja pranë dhomës së tij dëgjova të vinte zëri i tenorit italian" O Sole Mio" Kënga përhapej gati në gjithë korridorin. Isha i bindur se menazheri po të kalonte këtu do trokiste patjetër i nervozuar në dera e dhomës së Tomasit për të ulur volumin.
Çdo ditë që kalonte do sillte diçka të re në ngjyrimet e portretit të Tomasit. Ai do vazhdonte te më shoqëronte herët në mengjes. Fliste e fliste papushim. Më çonte tutje në Sicelia e tij, kujtimet e fëminisë së hershme, aventurat e rinisë, hapte tema me natyrë sociale e filozofike, here, herë më ndërhynte e korrigjonte anglishten time, duke shtuar gjithnjë kur të ik nga hoteli të dua shpërblimin për dhënien falas të mësimeve. Dhe asnjëherë s’harronte të këndonte: O Sole Mio..
Në biseda si shkarrazi mësova se ai ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë të martuar dhe me fëmijë që jetonte diku në Arizona, tek e cila shkonte së paku njëherë në vit. Vetë shumicën e kohës e kalonte në Kaliforni ku kishte shumë të afërm. Tani kishte ardhur këtu në Çikago për të marrë pjesë në shitjen e shtëpisë prej së ciles do merrte një shumë të mirë të hollash...Edhe pse u mundova të mësoja për shkaqet e ndarjes me gruan ai i largohej temës...Nuk shante, ndihej që e kishte dashur.
-E solla çupëlinë nga Sicilia këtu në Amerikë!-më tha një ditë.
Ajo ishte martuar rishtas..
Nga shoqërimi me Tomasin, koha në mëngjes kalonte shpejt...Por nganjëherë ai e tepronte me zënë e lartë, me tonet sipërore në këndimin e këngës " O Sole Mio" Me të qeshurën buçimë. Sportelisti e bëri refren tërheqjen e vemendjes.
-Kënaqem Kostandino,- më tha Tomasi-kur indiani gre gishtin e urdhëron: “ Qetësi, qetësi ju lutem , klientët flenë!...”
Paralajmërimi për qetësi nga sportelisti shërbente edhe si një farë shenjë për Tomasin për t’u rikthyer në dhomën e tij me tabakanë plot ushqime. Nuk donte që edhe mua të më hapeshin probleme me pronarin. Por me sa dukej Tomasi nuk "zhurmonte " vetëm mëngjeseve. Kishin filluar të vinin ankesa nga klientë të ndryshem, për ngacmime e tallje pa vend, për zhurmë etj.
Vetëm pastrueset nuk ankoheshin. Tomasi gjithnjë vinte prapa derës shënjën e mospastrimit. Herë herë me miresjelljen e tij karakteristike, me fjalë përkëdhelëse shoqëruar edhe me bakshishe u thosh atyre ti sillnin çarçafë e peshqirë të larë, duke u dhënë të përdorurat gjë që ato e bënin me kënaqësi.
Sjellja e Tomasit i cili tashmë po bënte më shumë se dy muaj në hotel po bezdiste menazherin dhe vetë pronarin që me zi prisnin një shkak justifikues për ta larguar nga hoteli. Dhe me sa dukej si justifikim do shërbente mos pagesa e hotelit për disa ditë rresht. Sa herë e thërrisnin Tomasi u thosh: “Mos kini merak, shpejt do t’u paguaj Do kem para jo për pesë e gjashtë ditë por edhe për një vit”.
Ata s’e besonin, u dukej se i genjente dhe tallej, sidomos kur e shihnin të nënqeshte si për të thënë : pse jini kaq të leshtë?!
Por unë e besoja Tomasin.
Ate kohe ai me kishte bere nje dhuratë të çmuar: Më fali një pllakë të vjetër gramafoni të këngës "O Sole Mio".
-Po ta fal Kostandino që të më kujtosh edhe kur unë t’i them lamtumirën kësaj bote. Ta dish sa herë ta vesh në lëvizje këtë pllakë unë do të shfaqem që përtej botës tjetër si një fantazmë e do të them : Këndo,këndo Kostandino…
Dhe ja plani ishte bërë. Dera e dhomës së tij ishte bllokuar me kartën speciale e përdorur për të tilla raste. Karta çelës e Tomasit ishte e pavlefëshme. Ai pasi kishte bredhur nëpër qytet u kthye vonë në mbrëmje. Kur shikoi se s’mund të hapte derën kërkoi kartë të re. Sportelisti tha se kishte urdhër nga pronari që para se të shkonte në dhomë të paguante shumën e duhur për gati një javë. Tomasi kishte marrë zjarr:
-Kjo është sjellje idiotësh. Ju skini të drejtë të bllokoni dhomën-u tha dhe zbrazi një bateri fjalësh ofenduese.
Sportelisti e kërcënoi me thirrjen e policisë. Kjo s’e trembi Tomasin.
-Jo ju por unë do thërras policinë!
Dhe vërtet e thirri por pasi kishte dhënë njoftimin duke u ankuar se më kanë bllokuar dhomën, papritur ishte plasur në dyshemenë e hotelit gati pa ndjenja cka e bëri të zverdhet sportelistin që ndërkohë njoftoi urgjencën.
Makina e ndihmës së shpejtë erdhi në të njëjtën kohë me atë të policisë. Tomasi u vendos nën trajtim mjekësor.
-Të gjitha këto unë i mësova ditën e nesërme. Ndërkohë menazheri më tha që të lajmëroja edhe pastruesen e katit për të sistemuar të gjitha rrobat e Tomasit sepse dikush nga spitali pritej të vinte t’i merrte.
U desh ikja e tillë urgjente e Tomasit që unë të hyja në dhomën e tij. Edhe pse ishim miq në dhomë ai ndruhej të më ftonte. Por edhe për pastruesen e katit dhe menazherin kjo ishte vizita e parë në ata dy muaj. Prisja çrregullimin e natyrshëm të dhomës së një burri të divorcuar, të zhurmshëm e hokatar si Tomasi, por jo...Gjithçka dëshmonte për rregull dhe pastërti shembullore. Mbi sipërfaqen e drunjtë me lluster së tavolinës së hotelit ishte vendosur një mbulesë e bukur me punime dekorative me grep rreth e rrotull. Tre foto në korniza të argjenta. Tomasi ushtar në Vietnam me aparatin e fotoreporterit në qafë, një foto e tij në përqafim me një vajzë me flokë të gjatë derdhur supeve, me siguri e shoqja dhe një tjetër po vajzë e re me një foshnjë në krahë. Kjo mendova do të jete e bija. Në sirtarin e komodinës në një kuti plastike të tejdukëshme një mori ilaçesh, shumica për trajtim të depresionit.U befasova kur në garderobë pashë disa kostume, disa ngjyrësh që Tomasit sja kisha parë kurrë mbi trup. Diku dhe gramafoni, tip i viteve pesëdhjetë dhe nje mori pllakash të sistemuara me kujdes dhe me deçiturat e këngëve. Shumica italiane.
Isha përqëndruar në titujt e këngëve kur befas pastruesja gati klithi : Oh shiko ç’gjeta në këtë kuti! Edhe menazheri edhe unë u drejtuam nga ajo. Nga një kuti antike druri ajo nxori dy tufa të mëdha me dollarë, të gjitha njëqindëshe. Gati tridhjetëmijë dollarë.
Pastruesja tek i’a dorëzonte dy tufat e mëdha me lekë menazherit tha në spanjisht, në gjuhën e saj” Oh Tomasi qënka i pasur! Nëna ime! Asnjëherë s'kam prekur kaq shumë para!”
Me sytë e hapur tej mase nga habia, menazheri m’u drejtua: Po kjo! Dhe ka një jave pa paguar!
Unë nënqesha tek kujtova shprehjen e Tomasit. “Mos kini merak, shpejt do t’u paguaj Do kem para jo për pesë e gjashtë ditë por edhe për një vit”.
Ato çaste m’u duk sikur e kisha përpara mikun tim këmishë shkopsitur, me barsolinën në koke, krekosur si të ish në skenën e operas italiane, me këngën "O Sole Mio…”

Ku jemi e ku duhet te vemi!?

Diaspora shqiptare në syrin e së vërtetës...

Nga Agim Dega



Pikerisht kjo bote e re eshte bere sot strehe e mbi dy milion shqiptareve. Vetem ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, siç i quante gjyshi im i nderuar Elez Hoxha ne biseda me bashkfshataret e tij ne Berishe te Tropojes behemi mbi nje milione shqiptare te ardhur nga te gjitha trojet shqiptare. Jemi mbi nje milion shqiptare dhe per turpin tone nuk kemi nje vater shqiptare apo nje qender kulturore. Nuk kemi nje vend mbledhjesh apo takimesh miqesore me shoqi shoqin.
Kemi mbi 150 milionere shqiptare sot ne Amerike, por nuk kemi nje vend shqip ku te bejme dasmat apo vdekjet alla shqiptarçe, aq sa greket e italianet ketu ne Nju Jork deklarojne me mburrje se “naten e pare nuset shqiptare e bejne ne restorantet tona”. Kemi profesore e biznesmene qe jane krenari per çdo komb, kemi specialiste e deri nobelist me fame boterore, por nuk kemi nje shoqate apo vater te mirefillte shqiptare per te bere nje mbledhje a ziafet alla shqiptar.

Marria shqiptare

Kemi 5 - 6 xhami shqiptare ne trekendeshin Nju Jork, Nju Xhersi, Conecticut, por nuk kemi nje shkolle e as edhe nje klase shkolle ne gjuhen shqipe per femijet tane. Kemi edhe deri dy kisha shqiptare e bile edhe teqe bektashiane ne Ditroit por deri tani nuk kemi nje qender te mirefillte per te ndihmuar apo mbeshtetur me buke e kripe e zemer, me strehe e pune nje emigrant shqiptar.
Ku po shkojme keshtu vellezer!? Ku eshte patriotizmi yne aq i kenduar sa edhe vete kurbeti ne kenget e çiftelite tona!? Per patriotizem folklorik jemi te paret ne bote e bile nuk ngurojme tua çojme zerin ne kupe te qiellit CD ve ne makinat tona duke ngrene edhe tiketa zhurme nga policia, por kur pjesa e trungut tone kombetar Kosova e Maqedonia u perfshine nga flaket e luftes dhe gazepit ne 99 en e 2001 mblodhem jo me shume se 6 - 7 milione dollare me tepri per te ndihmuar vellezerit e motrat tane shqiptare te nje gjaku e te nje gjuhe?!

Pse?!

Nuk njohim komunitet tjeter ne Amerike qe te kete me shume parti, shoqata, organizata e deri edhe fondacione me lloj lloj emrash. Kur erdhi puna per funeralin e tre brezave Bitri te shuar brenda nje nate ne Staten Ijlen asnjera prej tyre nuk u ndje. Detyren humane e qytetare te ketyre organizatave e partive fantazem e kryen dy tre individe te veçante.
Vriten vellezer shqiptare ne Kosove apo Maqedoni, ne Mal te Zi apo Greqi dhe keto parti a shoqata fantazme vegjetojne ne nje heshtje varri, kur duhet te buçisnin perballe ambasadave sllavo- greke, ndersa na dalin me kushtrime makabre per te protestuar para Shtepise se Bardhe e deri edhe OKB se kur aty pritet kryetari i shtetit apo qeverise qe ka fituar shumicen e votave!?
Kunder kujt protestojne keto fantazma politiko patriotike!? Kunder Amerikes e Presidentit qe u dhane Azil e strehe apo kunder Kombeve te Bashkuara pjese e te ciles eshte edhe atdheu yne!?

Fund dallavereve dhe vjedhjeve ne emer te shqiptareve

Ka te dhena se ka edhe shoqata e bile deri edhe fundacione jo fitimprurese e OJQ qe nje miku im u shton nje K perpara duke hequr J ne, per te perkrahur emigrantet e deri edhe femijet shqiptare. Ato kane marre e ndoshta edhe vazhdojne te marrin qindra mijera dollare per keto misione humanitare si pergatitja e dokumentacionit per emigrim, per punesim e ndihme shendetesore.
Por asnje cent nuk kemi degjuar te perdoren ne keto destinacione e per me keq edhe eshte spekulluar me to, per çka edhe jane goditur nga FBI ja dhe organet ligjzbatuese amerikane.
Ka ardhur koha tu themi ndal dhe te kerkojme hapje hetimi nga Prokurori i Pergjithshem i Nju Jorkut, Ditroitit apo qyteteve te tjera per çdo cent qe jepet per shqiptaret e komunitetin shqiptar e shkaperderdhen klubeve e kafeneve. Mund te marrin çmime kombetare e nderkombetare shoqata e organizata fantazme pa asnje vlere, por vlera e vertete e tyre eshte se çfare po bejne, sa po bejne pe organizimin e komunitetit shqiptar dhe te diaspores shqiptare ne mbare boten.

Qeveri qe nuk qeverisin

Se pari, kjo do te ishte e duhej te ishte detyre paresore e qeverise shqiptare, por edhe te asaj te Kosoves. E vetmja pune me te cilen mburrej Qeveria e Nanos per organizimin e diaspores eshte “hartimi i listes se emigranteve shqiptare” megjithese ekziston edhe nje Drejtori e veçante, Drejtoria e Diaspores ne Ministrine e Jashtme te Qeverise. Turp e faqja e zeze per nje qeveri qe gjithçka mund te beje, por ne fakt nuk ka qeverisur as ne Shqiperi e aq me pak ne diaspore.
Kerkonin dhe kerkojne edhe zot qe tu zgjatet mandati ne disa raste deri 8 vjeçar si ai i Ambasadorit te Shqiperise prane OKB se, sikur te ishte diplomat i klasit Kisinger, por per turpin e tij e me teper te qeverise qe ai perfaqesonte, ne ato tete vjet nuk arriti te orgaizonte asnje veprimtari apo pritje serioze me komunitetin shqiptar te Nju Jorkut, per te mos folur per qytete te tjera. Aq me pak e ka bere nje gje te tille Ambasada Shqiptare ne Uashington. Shqiptaret ne Amerike nuk kane nevoje per leksione demokracie pasi ata tashme ndodhen ne vatren dhe shkollen me te mire gati 240 vjeçare te saj siç eshte Amerika.

Tarifa te larta zhvatje te medha

E vetmja gje per te cilen nuk harrojne te kujdesen ambasadat e meparshme dhe ato te tanishme shqiptare jane tarifat me te larta konsullore se çdo ambasade tjeter per bashkatdhetaret e vet shqiptare ne Amerike apo ne Evrope. Dollaret e eurot pafund qofte edhe per nje vule noterie per te cilen noteri me i shtrenjte ketu ne Nju Jork te merr 2 - 5 dollare amerikane, zhvatja sa me e madhe e çdo bashkatdhetari shqiptar qe shkon per te investuar ne vendlindjen e vet.
Ndersa ambasadoret e demokracise kerkojne zgjatje afati sherbimi diplomatik apo per me keq edhe Azil politik ne Amerike. Çfare kontrasti i madh me nje ish ambasador te Shqiperise ne OKB Zotin Bashkim Pitarka qe i lutej me lot ne sy ish Presidentit Ramiz Alia qe ta kthente sa me shpejt ne Shqiperi. Tani Z. Pitarka punon si drejtor ne nje nga misionet e OKB se jashte Amerikes.
Ndersa sot, te gjithe perpiqen te zhvatin diçka nga qeveria qe nuk qeveris dhe nga populli qe nuk qeveriset. Ndersa sot ekonomia e tregut te lire ka nxjerre ne treg me shume se gjithçka fytyren e te pafytyreve, moralin e te pamoralshmeve, ndershmerine e te pandershmeve, vertetesine e rrenacakeve, pangopesine e zhvatesve te pangopur.
Aq e madhe eshte kjo zhvatje sa per te hapur nje biznes te vogel, mesatar e deri edhe korporate biznesi ketu ne Amerike te duhet vetem nje vule dhe 120 - 500 dollare. Per te njejten gje ne Shqiperi te duhen te pakten 22 vula, ku secila prej tyre te zhvat bakshishin ose te dergon te puthesh me Milon. U quajt sukses dhe doli edhe ne gazete e deri ne deklarata presidenciale si arritje e madhe kur numri i ketyre vulave zhvatese zbriti ne 15.
Kryeministri Berisha ka premtuar se do ti pakesoje edhe me shume. Ishalla e mban fjalen dhe e çon deri ne nje firme e ne nje vule, si ketu ne Amerike kete kalvar zhvatjeje pa fund. ( n efakt per kete ceshtje e kla mbajtur fjalen- Shenim i autorit )

Vetem kuq e zi

Ne vend qe te behen promotore uniteti, bashkimi, vellazerie ndershqiptare, ambasdat shqiptare ne shumicen e rasteve kane bere dhe bejne te kunderten, duke u kthyer ne celula partiake e vatra thashethemesh, duke mos pasur as detyre dhe as fytyre per te kontribuar dhe ndihmuar ne mbarevajtjen e perparimin e panderprere te komunitetit shqiptar kudo qe ai jeton dhe vepron.
Urojme qe ambasadoret e rinj, qe sapo kane filluar misionet ose qe do ti fillojne ato se shpejti, do te sjellin fryme te re ne keto ambasada. Hapi i pare do te ishte qe ato te hiqnin nje here e pergjithmone ngjyren roze apo blu nga ambasadat shqiptare. E vetmja ngjyre e tyre duhet te jete ajo kuq e zi.
Per kete ambasadoret duhet te ngulitin ne trurin dhe mendesine e tyre nje here e pergjithmone se nuk kane e nuk do te mbajne kurre titullin ambasador i PS- se apo i PD- se, i PR - se apo i PDK- se, i majte apo i djathte, i qendres apo i anes, i Berishes apo i Nanos, i Metes apo i Rames, i Rugoves apo i Thaçit.
Edhe nese harrojne per nje çast, le te hedhin çdo dite syte ne flamurin qe u prin makinave te tyre me targa diplomatike. Ai eshte vetem kuq e zi.

Perça e sundo

Eshte fakt i mirenjohur per shume shqiptare ketu ne Amerike se para 15 20 vjetesh jane mbledhur neper sallat e Sheratoneve dhe Hiltoneve ketu ne Nju Jork 2000 deri ne 3000 shqiptare per te festuar se bashku Diten e Flamurit apo per festa te tjera kombetare a takime me rendesi.
Sot qe diaspora shqiptare ne Nju Jork eshte 30-40 fishuar mezi grumbullohen 200-300 veta ne keto festa te parcelizuara sipas partive e shoqatave apo edhe ne takime me rendesi kombetare si ato me Presidentin e Kryeministrin e Shqiperise apo Kryetarin e Kosoves Rugova apo!? Pse? Sepse parcelat i kane privatizuar partite dhe shoqatat duke u vene tabelat dhe etiketat vetiake e duke u vendosur nota edhe te tjereve
Komuniste e zogiste, balliste e enveriste, nanoiste e saliste, rugoviste e thaçiste, e çfare epitetesh te tjera nuk pjell mendja e ketyre “politikaneve” qe gjithçka bejne perveç politikes se duhur e te mençur kombetare ne sherbim te popullit e atdheut te vet. Vjen puna deri aty sa per nje kenge per Thaçin apo per Rugoven ne nje dasem ketu ne Nju Jork pelcet sherri e deri karriket e tavolinat e thyera ne sy te grave e femijeve dasmore te lebetitur, qe vetem nderhyrja e policise amerikane e shuan dhe parandalon kthimin e dasmes ne funeral, te gazmendit ne tragjedi.
I kemi te gjitha burimet njerezore e ekonomike, financiare e intelektuale. I kemi te gjitha kushtet dhe te gjitha mundesite qe te kemi qendrat tona kulturore e arsimore, artistike e shkencore, por perçarja politike e partiake, ndasite ideologjike e kane copezuar dhe dobesuar forcen dhe rolin e diaspores shqiptare. Kemi qindra mijera apartamente banimi, por nuk kemi nje qender kulturore apo artistike te mirefillte shqiptare. Jane hedhur dhjetra ide dhe jane bere dhjetra projekte per ngritjen e nje qendre kulturore shqiptare por ato jane shkrire si akulli ne pranvere pa u vene ne zbatim asnjehere. Legjenda e Rozafes na ndjek tragjikisht edhe ketu ne diaspore.

Nuk po na bashkon as vdekja

Deri edhe tragjedia si ajo e artistes se shquar Anita Bitri dhe tre brezave te familjes se saj nuk i bashkoi keto parti e shoqata te shumta ne numer por te pakta ne vlera per te bere funeralin e saj, çka e bene mbi baza vulnetare dy- tre persona e miq te kesaj familjeje tragjike. Mire gezimi e qejfi nuk na bashkojne, por per fat te keq nuk po na bashkon as vdekja.
Nuk mund te presish asgje me te mire nga politika perça e sundo e partive dhe shoqatave politike fantazme ne gjirin e diaspores shqiptare, ne nje kohe qe demokracia me e vjeter dhe me model ne bote ajo amerikane ka ne themelet e saj vetem dy parti. Edhe ngjyra e tyre vihet ne dukje vetem te marten e pare te çdo nentori nje here ne kater vjet kur zgjidhet Presidenti amerikan, sepse para dhe pas saj Amerika ka vetem tri ngjyra kuq, blu dhe bardhe, ngjyrat e flamurit te Amerikes. A nuk mund te mesojme vetem kete leksion te kesaj demokracie!?

Mendesi arkaike

E keqja me e madhe e ketyre ndasive dhe perçarjeve partiake, politike shprehet ne organizimin e diaspores shqiptare. Akoma ekziston mendimi arkaik dhe i demoduar i organizimit te lobingjeve per çeshtjen shqiptare. Askush nuk eshte kunder lobingjeve, por tashme ato jane vjeteruar dhe dale jashte mode. Pse?
Shqiptaret ne Nju Jork dhe Detroit, por edhe ne Chicago e Boston, ne Connecticut e Dallas.... me rrethina kane aq vota sa per te zgjedhur nga nje a ndoshta edhe dy kongresmene shqiptare ne kongresin e SHBA se dhe 3-4 senatore dhe me shume kongresmene ne Kongreset e shteteve perkatese. Cili eshte realiteti!? As ketu ne Bronx, qe mbahet si kryeqyteti i shqiptareve te Amerikes me mbi 250 mije emigrante shqiptare nuk kemi qofte edhe nje anetar shqiptar ne Keshillin e kesaj lagjeje te Nju Jorkut, per te mos folur per kryetarin e lagjes.
E njejta situate paraqitet ne Staten Island ku jetojne e punojne dhjetra mijera shqiptare nga Ulqini e Maqedonia. Mbi 2000 vota te tjera u shtohen çdo vit shqiptareve te Nju Jorkut nga fitimi i shtetesise amerikane dhe procesi vjen duke u rritur si nje ortek human me rendesi strategjike ne dobi te shqiptareve.
Mendesia arkaike “perça e sundo” ndikon edhe ne copezimin e fuqise politike dhe ekonomike te komunitetit shqiptar jo vetem ketu ne Amerike, por edhe ne shtetet e tjera.
Si i tille ai nuk mund te kete peshen e duhur politike dhe strategjike as ne politiken e shtetit ku vepron dhe as ne politiken nderkombetare.

Bashkimi ben fuqine

Kjo mendesi duhet tejkaluar sa me pare. Jane me qindra shqiptaret ne Amerike me shkollim te plote ne universitetet e kolegjet me me emer te SHBA se. Jane me qindra shqiptaret qe kane ngritur biznese dhe kane çare me sukses ne kete xhungel te biznesit duke u bere milionere e multimilionere. Jane me qindra shqiptare qe gezojne prestigj e autoritet jo vetem ne bashkesine shqiptare por edhe ne gjithe komunitetin amerikan e evropiano perendimor, ku jane integruar dhe jetojne si jo me mire. Te tjere po i shtohen kesaj armate perdite.
Tani ka ardhur koha qe shqiptaret te krijojne, te ngrene e te financojne lobet e veta shqiptare ne sherbim te vetvetes dhe kombit te vet. Sa me shpejt ate bejne nje gje te tille aq me mire per komunitetin shqiptar te Amerikes, aq me mire per Shqiperine e Kosoven, per shqiptaret ne Maqedoni e Mal te Zi, ne Çameri e kudo qe jetojme.
Çfare kerkohet ? Shume pak. Te zvogelojme berrylat e te zgjatim krahet e vllazerise, te shuajme ndasite e te shmangim merite me njeri tjetrin, duke vepruar si nje trup i vetem si vellezer te nje gjuhe e te nje kombi ne sherbim te tij dhe interesave te larta te atdheut tone te perbashket.
Bashkimi ben fuqine, thote populli yne i mençur. Shqiptare te bashkuar gjithmone te perparuar kudo i thone bukes buke e ujit uje, kudo a kurdo me besa bese me njeri tjetrin por edhe me vendet qe kemi lidhur jeten tone e te femijeve tane. Besa bese!

Shenim: Analiza e mesiperme eshte pergatitur dhe paraqitur nga Agim Dega, Asistent Professor i Shkenceve Inxhinjerike dhe Arkitektures ne nje Konferencen Shkencore te organizuar nga Akademia Shqiptaro- Amerikane e Shkencave me 13 dhjetor 2004.
Kjo analize mbetet teper aktuale edhe sot e kesaj dite..

SHQIPTARET E GREQISE QE U BENE KRYEMINISTRA, AKADEMIKE DHE ARTISTE ME FAME BOTERORE




Popullsia shqiptare, që jeton sot në shtetin e ri grek, ndahet në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen shqipëtar, që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osmano-turk. Të paktë janë njerëzit, të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në Greqi, që banohet nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe. Në këtë studim do të përmendim disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821, që ishin shqiptar, disa kryeministra të Greqisë, që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që ishin arvanitas. Janë zbuluar se në Greqi gjenden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në dy grupe.
Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas, që njihen që në kohën antike edhe janë rreth 450 katunde, dhe shqiptarët, që grekët i thërrasin allvani, që kanë ardhur në Greqi mbas pushtimit osmano-turk, dhe janë mbi 150 fshatra. Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi (Morea) etj. Studiues që janë marrë me zbulimin e katundeve, që flitet gjuha shqipe janë arvanitas.
STUDIUESIT E HUAJ PER ARVANITASIT
Arvanitasit e Greqisë, sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare, janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7. Por i këtij mendimi nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm. Të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të hershme, që në kohën antike. Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumente historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqisë, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban =arbërës, njeri që punon tokën..
Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban. Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetëquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrë nuk e kanë quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Për herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu, 90-160 pas Krishtit, territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanian. Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë perjudhës 150-vjeçare të kryqëzatave (1096-1208), ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu kryesor përmes Shqipnisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë (Stamboll) dhe më tutje në Lindje. Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën e Rolandit, në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA. Por atëhere pse arvanitasit nuk e quajnë veten e tyre shqiptar ose alban, por vetëquhen arvanitas...!?
Emri shqiptar njihet rreth vitit 1400 pas Krishtit, dhe kështu arvanitasit e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur arvanitas, dhe arnaut. Dhe të gjithë ata arbëreshë, që u larguan mbas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë veten shqiptar. Ndoshta emërtimi arvanitas duhet të jetë më i vjetër se emri Ilir, dhe është vërtetuar se është më i vjetër se emri Alban... Sepse po të shohim qytetet e vjetra pellazgjike, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra arbërës. Të gjithë qytetet e Shqipërisë vërejmë që janë të ndërtuara pranë lumenjve.
Në gjuhën greke, arbanët quhen arvanitas, sepse grekër B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë së Vogël i quajnë arnaut, që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks të Stambollit (Kostandinopojës) dhe të Egjiptit i quajnë “romei” ose “greçi”. Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqisë, arbëreshëve të Italisë, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar. Që kemi rruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish, traditat tona të vjetra shqiptare. Duke mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.. Studime në drejtim të arvanitasve të Greqisë janë shumë të pakta, përveç disa studiuesve seriozë të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materiale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar.

ARKIVAT DHE LIBRA TE AUTOREVE GREKE PER ARVANITASIT
Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Dhjetëra vjeçarë më parë mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre, që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të ri grek. Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas, pra shqiptar, duke i quajtuar tradhtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në Greqi.

ARVANITASIT HERONJ DHE KRYEMINISTRA TE GREQISE SE RE
Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptarë. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas dhe Psaron.
Populli arban ose shqiptar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë. Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre. Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se “Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë”. Arbani ose shqiptari, kudo ku luftoi në Ballkan, u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi. Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë. Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë. Më 1854, Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnisë, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës. Më 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi, me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnisë për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore. Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura) Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla) Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë, poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do t´u këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

KUROREZUAN MBRETIN E GREQISE OTHON
Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që t´i sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj, Othon, sepse të tre anëtarët e komisionit që u dërguan ishin shqiptarë, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa. Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti, që u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë të heronjve shqiptarë, grekërit morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin. Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur, që vishej nga kombi i Arbërit, duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën. Arvanitët, këta luftëtarë trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të jetës evropiane.

KRYEMINISTRA DHE MINISTRA TE RENDESISHEM
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga vartësia e Fanarit të Stambollit. Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i shtatë ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t´u bashkuar me Greqinë. Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte President i Greqisë (1925-1926) u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërinë. Më 1926, arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministrit të Jashtëm dhe i Kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë: “Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetën dhe arriti pikën që s´mbante më, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë ‘vorioepiriote, që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë”. Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926, Teodor Pangallo, në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën “Akropolis” dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin “Përmbledhje e Teodor Pangallo” vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115. Kur ishte president Teodor Pangallos, marrëdhënit midis dy shteteve 1925-1926, ishin më të mirat e deritanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregtar ishte i suksesshëm etj. Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj.

NDERTUESIT DHE THEMELUESIT E AKADEMISE SE ATHINES
Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Dhe investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptar.
Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalë arsimimi. U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926, ministri i atëhershëm i Arsimit, Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botuan Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendshme dhe misionin e sotëm. Ndërtesa, ku strehohet Akademia, ka një histori interesante, sepse ndërtesa u financua nga një shqiptar prej Voskopoje. Më 1856, tregtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës, në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte t´i bënte një dhuratë të madhe Greqisë, brenda në Athinë. Simon Sina, ishte djali i Gjergj Sinës, ish-konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morën në fillim me zhvillimin e tregtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjëve dhe të stofave të pambukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë dhurata bamirësie, midis të cilave urën e varur të Budapestit, e cila kushtoi atëherë 500 mijë stërlina angleze. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohemi, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janë dekoruar nga qeveritë ruse, turke, greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856. Kështu që, djali tij, Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit, duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirësie.
Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet e Evropës. Më 1859, filluan punimet e para, më 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij, Ifigjenia Sina më 1885. Kështu, hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte atëherë në brendësi të punimeve, dhe arvaniti tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit. Disa nga akademikët, që ishin arvanitas janë; Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda,
Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim
Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea...
Arvanitas të shquar në Greqi
* Udhëheqës të revolucionit
Kiço Xhavella
Teodor Kollokotroni
Marko Boçari
Laskarina Bubulina

Kryeministra
Andoni Kryeziu
Dhimitër Vulgari
Gjeorgjio Kundurioti
Athanasio Miauli
Dhimitër Qiriako
Emanuil Repili
Pavlo Kundurioti
Aleksandër Koriziu
Petro Vulgari
Aleksandër Diomidi
Kiço Xhavella
Teodor Pangalos president 1925-1926
Teodor Pangalos ministër i Jashtëm 1997-2000

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...