Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/30

XHABIR AHMETI : DEMONI I FARËS SË KEQE



Ndarja e përçarja vazhdojnë në hapësirën tonë etnike. Asnjë fjalë nuk i kapërcen dot muret e larta që kanë ekzistuar e që po ngrihen edhe sot e kësaj dite në botën shqiptare, asnjë ide e freskët, e hajrit nuk qarkullon, jo më të ketë ndonjë farë bashkëpunimi a diçka më shumë midis nesh.

 
Ndarja e përçarja vazhdojnë në hapësirën tonë etnike. Asnjë fjalë nuk i kapërcen dot muret e larta që kanë ekzistuar e që po ngrihen edhe sot e kësaj dite në botën shqiptare, asnjë ide e freskët, e hajrit nuk qarkullon, jo më të ketë ndonjë farë bashkëpunimi a diçka më shumë midis nesh. 

Ndërkaq në fragmentet e kësaj hapësire të gardhuar mirë për hatër të fqinjëve serbë e grekë, si për inatin e të gjithëve vazhdon të flitet gjuha hyjnore shqipe. Mirëpo më aktive janë hijet e ndarjeve me pamjen e politikanëve të nivelit mesatar, të mercenarëve të ndryshëm, të disa "opinionistëve" televizivë nga Tirana e Prishtina që me decenie janë të paguar ta presin e ta qepin, ta krijojnë mendimin publik, një mendim që përmban në vete përçarjen tragjike midis shqiptarëve dhe mungesën e sensit për ta vërejtur hapin e kohës që shkon drejt asaj që aplikohet në SHBA - drejt lirisë së përdorimit gjuhës amtare, si bie fjala e spanjishtes. Mendoj se politikanët tonë do ta kenë të qartë se partneri ynë janë SHBA-të. Në qoftë kështu e kështu është, atëherë si model të lirisë që e duam, përsëri duhet të jenë SHBA-të. Për fat të keq nuk ndodh kështu. Bredhin këtu pa telashe nëpër kufijtë e vizatuar mbi fatin tonë edhe "këshilltarët" unmikistë nga vendet që kanë qëndrime armiqësore ndaj nesh, ka edhe mjaft euleksistë dhe, doemos, edhe mbrojtës të ndryshëm "të interesave serbe". 

Një demon është që vazhdimisht e hedh farën e keqe propagandistike për të na e mbushur kokën se jemi dy kombe të ndryshme, shqiptarë e kosovarë, (ku neve këtu në shtetin ku na kanë rrethuar me kornizë duan të na lënë as në tokë as në qiell), një demon i cili na e ofron hilen dhe fragmentarizimin e skajshëm duke na thënë se do të jemi bashkë në BE. Këto për njerëzit me përvojë kuptohen, por, ajo më e çuditshmja qet krye në gazetarinë televizive shqiptare dhe kjo i kalon kufijtë e absurdit. Këtë s'e kupton askush! 

Në të "yje" të debateve mediatike janë bërë Vasil Bollanoja, Vangjel Dule (përkthyesi dhe përcjellësi i përhershëm i Janullatosit) dhe Edmond Temelko (më rrallë edhe njëfarë Kimet Fetahu) etj. etj. që vazhdimisht hedhin pleh mbi atë që është e shenjtë për ne, duke u bërë mbështetje e makinerisë së zezë propagandistike serbe e propagandave të tjera antishqiptare. 

Disa "opinionistë" e shajnë "udhën e kombit", i heshtin qëllimisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, dramën e shqiptarëve të Malit të Zi e të Maqedonisë dhe fatkeqësinë e diasporës. Përveç kësaj, një debat nuk pat për diasporën, për ata njerëz të cilët po japin kontribut që ne këtu në vrugtësinë e Ballkanit të mbetemi gjallë. Ata njerëz të mirë të diasporës kanë mbetur pa kurrfarë kujdesi nga ana e shtetit shqiptar, në një kohë kur shumë shtete bashkëkohore kanë ministri të veçanta dhe ndajnë para të rrasëta nga buxheti i shtetit për këto punë. Se për kujdesin e vendit ku jetojmë as që bëhet fjalë. 

Shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë në diasporë, janë pa kujdesin e shtetit nga i cili kanë shkuar në kurbet. Krahas një pjese të madhe të "opinionistëve" të përhershëm të mediave elektronike të Tiranës, gjen edhe kryetarë të partive politike shqiptare të hapësirës sonë etnike, por edhe disa krerë të institucioneve që momentalisht janë duke vrapuar në kalin e drunjtë të pushtetit në këtë hapësirë e të cilët i mbajnë krah punës së mureve ndarëse ndër ne. Ata momentalisht janë angazhuar t'u bëjnë qejfin përfaqësuesve të pakicave që kanë brenda kufijve politikë të shteteve të tyre. Për shqiptarët, si duket, nuk kanë kohë. 

Një neglizhencë, një apati, një limonti, një plogështi, një amulli e paparë mbretëron edhe në dy akademitë e shkencave, në shoqatat e shkrimtarëve, në institutet e gjuhës, të letërsisë, të historisë dhe në institutet tjera shqiptare. Edhe atje kanë arritur gishtat e gjatë të klaneve partiake që veprojnë në dëm të interesave të përgjithshme të popullit shqiptar. Hiç më mbrapa nuk ngelin edhe opozitarët, veçanërisht ata të shtetit shqiptar. As ata (përveç Pandeli Majkos) nuk kam pasur rastin t'i dëgjoj të kenë thënë një fjalë me peshë për ne. Të harlisur pas kolltukut e vetëm pas kolltukut dy partitë më të mëdha shqiptare i kanë lënë problemet me të cilat jemi ngarkuar ne si popull. Gjithë ditën e gjithë natën rrinë kryetarët e partive politike shqiptare nëpër pritat e tyre (më drejt nëpër istikamet e tyre) ku kërkojnë të shpikin ndërkëmbëza e intriga më të përkryera kundër kundërshtarëve të tyre politikë vendorë, ku "e pasurojnë dhe e aplikojnë" fjalorin me leksikun e urrejtjes dhe përçarjes kombëtare. Me instinktin e një krijese të rrezikuar ata vazhdimisht e përgjojnë të papriturën, që do t'ua rrezikonte pushtetin, kërkojnë mënyra për të mbledhur haraç prej popullit të vet dhe angazhohen për leçitjen e për ndjekjen nga "sinori i tyre politik" e të gjithë atyre të cilët kanë mendimin e vet për ecuritë politike. Kështu janë fashitur shpresat që pozitat e opozitat shqiptare të ulen në një tavolinë. Dhe, kjo do të thotë realizimi i ëndrrës së politikës pansllaviste, të udhëhequr nga Rusia. 

Po ç'bën ai që është më i thirruri të flasë, kryetari i Shqipërisë? Atë nuk e dëgjuam njëherë të deklarohet për hallet e shumta historike, ekonomike, shoqërore, institucionale e kulturore të shqiptarëve jashtë kufijve politikë të Shqipërisë. Asnjëherë nuk shprehi pakënaqësi për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve, ndonëse këtë e ka obligim kushtetues. Çudi është se si shërbimet e Zyrës së tij të Presidencës nuk e shohin si veprojnë shtetet fqinje dhe të gjitha shtetet tjera për pakicat kombëtare (ose siç kanë qejf "opinionistët" ta përdorin termin latin minoritet). Fitohet përshtypja se ai nuk komunikon me krerët e partive politike shqiptare që veprojnë në hapësirën tonë etnike, por është tërhequr në kullën e fildishtë. 

Megjithëse dy decenie të plota kaluan prej përmbysjes së komunizmit, ende mbretëron një tollovi dhe një luftë donkishotiane midis partive shqiptare, e kryetari i Shqipërisë nuk e pa të udhës t'i mbledhë në një tryezë politikanët më me ndikim të hapësirës etnike shqiptare për ta parë ku qëndron veza e dreqit që shkakton aq vështirësi në komunikimin normal të forcave politike shqiptare, nuk e pa të arsyeshme që ndonjëherë t'i dëgjojë akademikët, intelektualët, nuk i mblodhi diplomatët me përvojë dhe ambasadorët e tashëm që ta hartojnë një strategji veprimi ku do të punohet për pranimin e Kosovës nga shtetet që heshtin, të bëjë diçka për të mirën tonë si shqiptarë të mbetur si pakica gjithandej dhe nuk dëgjuam ta hedhë ndonjë ide me interes mbarëkombëtar e cila do të ishte e realizueshme nga ana e qeverive të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë dhe e cila do të ishte e dobishme për popullin shqiptar në përgjithësi. Megjithatë, mendoj se përgjegjësi të madhe për këtë moçal politik kanë akademikët, në radhë të parë, të cilët nuk ia dolën të bëhen forcë intelektuale mbipartiake e mbarëshqiptare. Me autoritet. Këta do të imponoheshin me projekte me rëndësi kombëtare, duke dalë me analiza të punës së partive në pushtet dhe për ofertat e opozitave. Për fat të keq një Bollano nga një katund i malësisë dhe një Temko nga një katund tjetër i malësisë imponohen më shumë dhe krijojnë mendim publik se sa këto institucione. Akademikë e intelektualë shqiptarë ose janë të mënjanuar politikisht ose i ka nënshtruar frika nga pasojat eventuale që mund të kenë nga fjala publike. Për fat të keq. Me të vërtetë, dua të pyes: ku janë akademitë shqiptare të shkencave e të arteve? 
Opinionet e auto

Ismail Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve


Sema Kaygusuz (1972) me romanin "Rënia e namazit" përfaqësoi letërsinë turke në konkurrimin për Çmimin Letrar "Balkanika 2008". Ajo është autore e vëllimeve me tregime dhe e një romani. Tregimet e saj janë vlerësuar me çmimin e parë në konkursin "Cevdet Kudret"
.
Ismail Kadare (1935) me romanin "E penguara" përfaqësoi letërsinë shqipe në konkurrimin për Çmimin Letrar Balkanika 2009. I përkthyer në shumë gjuhë, fitues i "Man Booker International" (2005), Princi i Asturias për Letërsinë (2009) dhe i përmendur prej vitesh në listën e kandidatëve të mundshëm për Çmimin Nobel.


Shkrimtari Ismail Kadare nderohet në Itali. Cmimi Lerici Pea që këtë vit shënon edicionin e tij të 57-të, iu dha poetit dhe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare,... 4 herë kandidat për cmimin Nobel, anëtar nderi i Akademisë Franceze, Kadare nisi të shkruajë poezi që në shkollën e mesme, në qytetin e tij të lindjes Gjirokastër. Shkrimtari Ismail Kadare nderohet në Itali. Cmimi Lerici Pea shënon edicionin e tij të 57-të, iu dha poetit dhe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, shkruan sot agjencia italiane Ansa. 4 herë kandidat për cmimin Nobel, anëtar nderi i Akademisë Franceze, Kadare nisi të shkruajë poezi që në shkollën e mesme, në qytetin e tij të lindjes Gjirokastër. 

Nga Flori Bruqi





Ismail Kadare, nje nder shkrimtaret me te medhenj te letrave shqipe, kandidat i cmimit Nobel ne letersi, lindi me 28 janar te vitit 1936 ne Gjirokaster. Ai eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer te pakten ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Kadare eshte nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit", ndersa ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, apo edhe i Akademise se Berlinit.

***

Ismail Kadare kaloi femijerine ne qytetin e gurte te Gjirokastres dhe jeta mitike qe ofron ky qytet duket se la gjurme te thella ne gjithe jeten dhe krijimtarine e tij. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin "Asim Zeneli". Me pas kreu studimet e larta ne Fakultetin e Historise e te Filologjise ne Universitetin e Tiranes, pastaj ne Institutin "Gorki" te Letersise Boterore ne Moske. Kadareja ka punuar ne gazeten "Drita", e me pas drejtoi revisten "Les letres albanaises".

Pergjithesisht vepra e Kadarese eshte e sunduar prej mitit te se shkuares, evokimit te lavdise se dikurshme. Kadare synon ta cliroje njeriun shqiptar prej akuzash qe e kane ndjekur nder shekuj, duke perfshire akuzen si popull i lindur me instinktin e luftes dhe te mercenarizmit, binjak me armen dhe peng i saj. Raporti midis jetes dhe vdekjes, midis te gjalleve dhe varreve, midis brezit qe shkoi dhe atij qe vjen, nje nga raportet me thelbesore te qenies njerezore, perben nje rregullator te mbifuqishem te gjithe yllesise se veprave te Kadarese. Synimi paresor i cdo letersie serioze qe te qendroje mbi kohen dhe hapesiren zuri vend kryesor qe te romani "Gjenerali i ushtrise se vdekur".

Sa shume i perkthyer

Vepra e Ismail Kadarese eshte perkthyer ne 32 gjuhe te huaja, duke arritur keshtu nje rekord te perhapjes ne tere boten e qyteteruar. Ne fushen e prozes, Ismail Kadare ka levruar tregimin, novelen dhe romanin. Prozen e tij e karakterizojne pergjithesimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thelle i shprehur shpesh me ane te paraboles, mbi bazen e asociacionit apo te analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrise se vdekur" (1964) eshte shpirti liridashes i popullit shqiptar. Temen e shpirtit te pamposhtur te shqiptareve neper shekuj autori e trajtoi edhe ne romanin Keshtjella (1975). Ne romanin "Kronike ne gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjine provinciale , nderkohe qe probleme te rendesishme te historise jane trajtuar edhe ne permbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtesia (1980).
Itali, Ismail Kadare nderohet me cmimin, Lerici Pea ‘10
E vecanta e tij, kendveshtrimi

E vecanta e Ismail Kadarese shfaqet sidomos ne trajtimin, nga nje kendveshtrim i ri, i temes historike dhe ne tingellimin e mprehte aktual qe eshte i afte t'i jape asaj. Nje nga krijimet me te shquara te Ismail Kadarese dhe te te gjithe letersise se re shqiptare eshte romani "Dimri i madh" (1977). Veprat me te mira te Ismail Kadarese jane perkthyer ne shume gjuhe te botes dhe jane pritur shume mire nga publiku lexues. Por edhe poezia e Ismail Kadarese eshte nje prej zhvillimeve me novatore ne vjersherimin shqip gjate nje gjysme shekulli. Ajo shprehu vendosmerine e shkrimtareve te brezit te viteve '60 per te realizuar qellime estetike te ndryshme prej paraardhesve.
Çmimi Balkanika: Kaygusuz dhe Kadare
Fillesat epiko-lirike

"Frymezime djaloshare" (1954), "Enderrimet" (1957), "Enderr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poeme e blinduar" (1962), "Perse mendohen keto male" (1964), "Shqiponjat fluturojne lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqiperia dhe tri Romat", perbejne titujt kryesore te vepres poetike te Kadarese. Ismail Kadare, ne periudhen e pare te krijimtarise se tij, u terhoq pas poemes epiko-lirike. Ne prirjen e pergjithshme ai nuk u shkeput prej frymes monumentalizuese te poezise se meparshme, por e kushtezoi kete me tipin e njeriut shqiptar, te historise se tij kombetare, te fatit te tij neper shekuj. Thuajse ne te gjitha poemat e shkruara ne vitet '60 -'70 ka nje gershetim te mjeteve te reja te te shprehurit me menyren tradicionale te te veshtruarit te jetes dhe te historise.



Poezi e qarte, pa ekuivoke

Poezia e Kadarese, ndryshe prej prozes se tij, eshte pergjithesisht e qarte, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse perhere optimiste. Ajo, ne kritiken zyrtare, eshte pritur si pasurim problematik i poezise shqipe, vecanerisht me temen e qendreses shumeshekullore te popullit shqiptar ne rrugen e tij te gjate te historise. Poezia e tij eshte poezi e sfidave te medha shqiptare. Ajo eshte e pershkuar nga qendrimi hyjnizues ndaj historise kombetare, ndaj lavdise se tyre, ndaj tokes se te pareve, ndaj gjuhes shqipe.

Qendresa hyn ne poezine e Kadarese qysh prej koherave antike, deri ne periudhat me te aferta te historise. Vecmas ajo lidhet me "motin e madh", te epokes se Gjergj Kastriotit. Por Kadare hyjnizoi nje periudhe me te hershme se kjo, qe ishte mitizuar me heret prej Rilindjes Kombetare: periudhen e humanizmit evropian (sic mendon shkenca e historise, kjo periudhe e gjeti Shqiperine ne te njejten shkalle zhvillimi me anen tjeter te Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe ne njeriun dhe qyteterimin shqiptar. Poema epiko-lirike shqipe arriti nje nivel te larte afirmimi me vepra te tilla te I. Kadarese, si "Perse mendohen keto male" dhe "Shqiponjat fluturojne lart", pastaj me "Shekulli i 20-te", "Poeme e blinduar", "Shqiperia dhe tri Romat" e vepra te tjera.



Edhe abstraksion

Poezia e Kadarese eshte e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Ne kete cilesi poezia e Kadarese te sjell ndermend vjersherimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet ne mungesen e cfaredo subjekti apo elementi te subjektit. Poemat e Kadarese, pergjithesisht poezia e tij, jane art mendimi, pa elemente te rrefimit (narracionit). Si te tilla, si poema mendimi, ato ofrojne shumesi leximesh, ne kohe dhe ne mjedise te ndryshme.

Gjithashtu poezia intime e Kadarese pershkruhet nga malli per qytetin e lindjes, per njerezit qe lane gjurme ne femijerine e tij, per atdheun kur ndodhet larg tij, per kohen studentore, vajzat dhe rruget e Moskes kur eshte ne atdhè dhe mbi te gjitha, per vajzen qe le gjurme ne shpirtin e tij, por qe pergjithesisht ndodhet larg.



Protagonist dhe ne jeten politike

Eshte fakt qe Kadare ka qene dhe eshte protagonist i jetes politike dhe i mendimit te vendit qysh prej viteve '60. Edhe pse ne fund te vitit 1990, Kadare u largua se bashku me familjen ne Paris, ai mbajti lidhje me Shqiperine. Ai eshte nje nga personalitetet me te shquara te kultures shqiptare, ambasador i saj ne bote, eshte shkrimtari qe i ktheu mitet legjendare ne realitet, shkrimtari qe beri histori prej prehistorise; pa rene ne kunderthenie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht ne menyre te perkore dhe per kohen absolute. Ne Shqiperine e ndodhur ne udhekryq vepra e Kadarese ka qene dhe mbetet nje shprese apo nje ogur i bardhe per te. Ismail Kadare eshte autor i shume veprave ne poezi e proze, laureat i shume cmimeve kombetare, kandidat i cmimit Nobel per shume vite me radhe, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Anetar i Akademise Franceze te Shkencave Morale.



Vepra te Kadarese:



Kanditat i cmimit Nobel ne letersi eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish, ku ju  mund ti lexoni me poshte .

Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit.

 Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.Ai lindi dhe kaloi femijerine ne kete qytet  Lexoni    me poshte   veprat  gjeniale  te kesaj pene te rralle...

Frymëzime djaloshare - 1954
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
Përse mendohen këto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Kështjella - roman - 1970
Kronikë në gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert në fund të dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Hija-1994
Shqipëri - 1995
Pallati i ëndrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
Ikja e shtërgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
Breznitë e Hankonatëve - 2000
Bisedë përmes hekurash - 2000
Elegji për Kosovën - 2000
Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
Unaza në kthetra - 2001
Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhësi - roman - 2004
Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
Përkthimi i veprave të Kadaresë në gjuhë të ndryshme të botës:

1. Gjenerali i ushtrisë së vdekur - 28 gjuhë
2. Kronikë në gur - 15 gjuhë
3. Pallati i Ëndrrave - 15 gjuhë
4. Kështjella / Daullet e shiut - 14 gjuhë
5. Prilli i thyer - 13 gjuhë
6. Dosja H. - 12 gjuhë
7. Piramida - 12 gjuhë
8. Kush e solli Doruntinën - 11 gjuhë
9. Tri këngë zie për Kosovën - 11 gjuhë
10. Ura me tri harqe - 9 gjuhë
11. Pashallëqet e mëdha / Kamarja e turpit - 8 gjuhë
12. Koncert në fund të dimrit / Koncerti - 7 gjuhë
13. Dasma / Lëkura e daulles - 7 gjuhë
14. Përbindëshi - 7 gjuhë
15. Lulet e ftohta të marsit - 7 gjuhë
16. Muzgu i perëndive të stepës - 5 gjuhë
17. Nga një dhjetor në tjetrin / Pranverë shqiptare - 5 gjuhë
18. Nëntori i një kryeqyteti - 5 gjuhë
19. Dimri i vetmisë / Dimri i madh -4 gjuhë
20. Eskili, ky humbës i madh - 4 gjuhë
21. Viti i mbrapshtë - 3 gjuhë
22. Spiritus - 3 gjuhë
23. Nata me hënë - 3 gjuhë
24. Vajza e Agamemnonit - 3 gjuhë
25. Pasardhësi - 3 gjuhë
26. Shkaba - 2 gjuhë
27. Qorrfermani - 2 gjuhë
28. Ftesë në studio - 2 gjuhë
29. Hija - 2 gjuhë
30. Qyteti pa reklama - 2 gjuhë
31. Ikja e shtërgut - 2 gjuhë
32. Legjenda e legjendave - 1 gjuhë
33. Dialog me Alain Bosquet- 1 gjuhë
34. Ra ky mort e u pamë - 1 gjuhë
35. Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - 1 gjuhë
36. Pesha e kryqit - 1 gjuhë
37. Kohë barbare - 1 gjuhë
38. Katër përkthyesit - 1 gjuhë
39. Stinë e keqe në Olimp - 1 gjuhë
40. Poezi - 1 gjuhë



Etj.

Heroika dhe tragjika - nje zemerate rrenuese



 

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
 
Poema "Perse mendohen keto male", me simboliken dhe me idete e veta, ka ushtruar nje ndikim te ndieshem ne mendimin e lexuesve te vet, veçmas ne Kosove. Ndoshta me shume se disa vepra edhe me te rendesishme te autorit. Edhe per shkak te ketij komunikimi me shkalle te larte, ndoshta do te ishte e dobishme qe autori t'i rikthehej (nese nuk i eshte rikthyer tashme, sikunder ka bere me shume vepra te tij), dhe te beje nje rikompozim te ri te disa elementeve te saj morale dhe ideologjike e rrjedhimisht edhe estetike.

Mbijetesa shqiptare neper humnerat e historise, duke qene njera nga shtyllat me te forta te tematikes se letersise shqipe, ka ushtruar nje ndikim jo te paket per krijimin e nje ideje te reagimit dhe te vetepercaktimit te njeriut shqiptar. Sipas ketij vetepercaktimi, edhe njeriu me nente plage ne trup ( Gjergj Elez Alia), e mund armikun dhe le pas vetes kujtimin e nje figure heroike e tragjike njeheresh. Pikerisht kjo simbioze e heroikes dhe e tragjikes, qe shpalos nje veteeprcaktim shqiptar, eshte bosht tematik dhe ideor i poemes "Perse mendohen keto male" te Ismail Kadarese. Kjo poeme mund te mirret si nje shembull i krijimit te nje vepre shenjuese te mbijeteses, me nje ngjizje te heroikes dhe te tragjikes shqiptare.

Nje intonim i fuqishem psikologjik

Poemen "Perse mendohen keto male" Ismail Kadare e shkroi ne vitet 1962-64, qe ishin vite te pershkuara nga vetizolimi ekstrem i Shqiperise, nga kercenimet e jashtme dhe nga glorifikimet ideologjike te vetizolimit. Por, duket se rrenimi i brendshem i Shqiperise kishte filluar te jipte shenja alarmante, aq sa poeti ndiente nevoje qe te rikonfirmoje edhe nje here fuqine e mbijeteses shqiptare. Edhe pse Kadare nuk i referohet ne menyre eksplicite kohes aktuale dhe vetizolimit aktual, eshte evidente se aty eshte konteksti i frymezimit/ shqetesimit, prej nga poeti del subjekt aktiv, nje deshmitar dhe nje pjesemarres ne ate levizje deshmuese te mbijeteses:

Vrapon hija e pushkes
Pret male, fusha, fshatra,
Hija e tytes leviz shpejt ne muzg.
Eci dhe une ne nje pllaje te pjerret
Me nje mendim ne koke
Diku.
Nje poet i vetmuar, "ne nje pllaje te pjerret", i preokupuar me pamjen gjigante te hijes se pushkes,  (Hija e mendimit dhe hija e pushkes/ Kryqezohen e perplasen ne muzg), vete shnderrohet ne nje protagonist te  izolimit dhe te meditimit per enigmat e fatit. "Hija e mendimit", e cila kryqezohet me hijen  e pushkes, eshte ndergjegjesimi/veteeprcaktimi autorial, i cili u  huazohet maleve, qe ato te mendojne per fatet e veta dhe te banoreve te vet. Ajo vetmi dhe ai muzg, jane ambienti i nje introspeksioni dramatik per kohet e kaluara dhe fatet e ardhshme. Me duket se kapja e ketyre dy elementeve, vetmise dhe muzgut, ka bere qe teksti poetik te kete nje intonim te fuqishem psikologjik.Ndersa, pushka eshte figura qendrore e poemes dhe boshti i ideve te poetit per vetepercaktimin e njeriut shqiptar neper shekuj:

Keshtu ke ecur gjithmone, Shqiperi,
Me kembet e gjata,
Me nje pushke te gjate,
Ecje dhe s'dije ku veje ti.

Pushka eshte shembellim i gjymtyreve, nje gjymtyre faktike, ne te cilen eshte mbeshtetur Shqiperia, per te qendruar ne kembe. Me tej, pushka eshte edhe vlere e riperteritjes, e barazvlershme me riperteritjen biologjike te njeriut shqiptar, e krahasuar me gruan:

Se gruaja lindte femije,
Por pushka lindte krisma,
Dhe per shqiptarin ishin
Po aq te shtrenjta te dyja:
Dhe krisma dhe femija.
Ne shpalosjen e nje introspeksioni dramatik te fateve kombetare, me nje intonim te fuqishem emotiv, pushka figurohet edhe si njesi matese e tokes se atdheut, si leva e Arkimedit, si vazhdim i shtylles vertebrore, si fat mbi shpine te njeriut shqiptar. eshte nje seri e argumentimit te fuqise se mbijeteses, e koncentruar neper shume vargje, me nje ngulmim imponues.    

Por, si gjithnje fati ka me vete edhe fatkeqesine. Pushka i hante njeriut edhe yndyren e paket, po i shkurtonte jeten, gje qe eshte me anen e nje figure mbreselenese  ne vargjet ( Me te gjate shtatin ia bente pushka,/ Megjithese shpesh jeten me te shkurter ia bente./ 
Akuza ndaj historise

Introspeksioni  i dominuar nga ndjenja te rrembyeshme, zbulon armiqte e simbolit shqiptar te rezistences dhe te mbijeteses, edhe atje ku nuk mund te kerkohen racionalisht. Ne nje atmosfere tjeter poetike, poeti mbase do te kerkonte fndryshkjen e mjetit te vrasjes, (pushkes), por i rrembyer nga ideja e heroikes, ne nje ligjerim per vetepercaktimin kombetar, ai akuzon ata qe nuk kane predikuar perdorimin e pushkes:

Dhe fjalet latinisht dhe fjalet arabisht
Mbi tyten e pushkes  binin si ndryshk.

Dhe jo vetem fjalet latinisht e  arabisht shenjohen si elemente te pergjumjes, te kllapise e te mashtrimit. "Ca poete" qe shkruanin per zanat e shtojzovallet, per bjeshket epike, Kadare i sheh si pergjumes dhe mashtrues, mbase duke menjanuar per nje çast faktin se pikerisht ne kohera deshperimesh te renda, poetet hymnizojne te kaluaren, perpiqen qe permes saj te ngjallin te njerezit krenarine dhe ndergjegjesimin. (Poetet romantike dhe postromantike nuk mund te benin ndryshe as ne Shqiperine e mbytur ne mjerim  e vuajtje.) 
    
Molloket e zemerimit dhe te fajesimit perplasen edhe per Pallatin e  mbretit, per shtetin, per jeten mondane, per mitet, per tere historine. eshte nje zemerate rrenuese, qe sfidon gjithçka, ne perpunimin e idese shpetimtare, e cila vjen ne formen e nje shpetimtari, (Partine Komuniste), megjithese ne tere intonimin e poemes, duket si nje shartim disi i panatyrshem.
Me duket se edhe ndarja e poemes ne 24 njesi, me shume se si konstruksion artistik, eshte bere per te strukturuar idete autoriale per rendin e defekteve te vlerave dhe te historise kombetare, per numerimin e armiqve te Shqiperise, duke i theksuar veç e veç. Ndarja ne njesi te vogla, pa nje rend kronologjik motivor ndermejt tyre, e ben konstruksionin artistik te poemes qe te jete i brishte, aq sa disa nga njesite mund te funksionojne edhe si poezi me vete. Ligjerimin me emocione te forta Kadare e ka materializuar me nje varg te larmishem, qe materializon oscilimet tematike dhe te ideve poetike. eshte nje varg i lire, i mbushur me interpunksion, si per te sugjeruar nje te folur me ngulçe. Ne pjesen derrmuese te poemes vargjet shtrihen ne gjeresi  narrative:
Dhe Shqiperia prape strukej ne kasolle,
Ne netet e saj te zeza mitologjike:
Ne ca tela lahute kerkonte te thoshte diçka
Nga shpirti i pakuptueshem i saj.
Mirepo, ka edhe njesi  ku ndodh reduktimi i vargut, kapja e detajit:
Dhe permbi trup,
Si shtese  e hekurt,
I rritej e zeze
Pushka e gjate.   
Nje çast i shkurter dhe nje histori e gjate
Pozicioni kohor fiksohet qe ne vargun e dyte te poemes: "Ndersa dielli tutje perendon ne xhade?" dhe poema mbyllet me vargun qe serish e fikson gati te njejten kohe: "Ndersa muzgu po bie tutje ne xhade". Pra, eshte nje kohe fare e shkurter, kohe nga nje perendim dielli ne nje muzg po ne te njejten xhade, ndersa ne mes eshte introspeksioni per historine e gjate, heroike dhe tragjike  te atdheut, me nje zemerate rrenuese.

Poema "Perse mendohen keto male", me simboliken dhe me idete e veta, ka ushtruar nje ndikim te ndieshem ne mendimin e lexuesve te vet, veçmas ne Kosove. Ndoshta me shume se disa vepra edhe me te rendesishme te autorit. Edhe per shkak te ketij komunikimi me shkalle te larte, ndoshta do te ishte e dobishme qe autori t'i rikthehej (nese nuk i eshte rikthyer tashme, sikunder ka bere me shume veprat te tij), dhe te beje nje rikompozim te ri te disa elementeve te saj morale dhe ideologjike e rrjedhimisht edhe estetike.

"Vepra e Gjergj Fishtes e rizbuluar"



Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Lahuta e malcis e Gjergj Fishtes, e perbere nga 15612 vargje, te organizuara ne tridhjete njesi te veçanta, te cilat autori i quan kange, pershkohet tejembane nga rima si element i qarte dhe i theksueshem i strukures artistike te saj. Veshtrimi i funksionit te rimes ndaras nga ritmi, nga intonacioni dhe nga eufonia e vargut, sikunder veprohet kesaj radhe ne kete kumtese, mund te behet vetem kushtimisht, sepse keto elemente te struktures artistike te tekstit poetik jane gjithnje te mpleksura, duke futur ne trupin e njesise ritmike vazhdimisht skemat e ndryshme te perseritshmerive, kundershtite dhe plotesimet e tyre, te cilat jane fijet e semantikes poetike dhe te perjetimit estetik te tekstit. Ne vepren Lahuta e malcis, rima eshte nje element me fort i identifikueshem dhe me veprues ne konstruksionin artistik dhe semantik te saj, prandaj, kujtojme se funksioni i saj mund te behet objekt analize dhe vleresimi, pa cenuar integritetin e elementeve te tjere artistike.

Aplikimi i rimes ne kete veper poetike kaq voluminoze, e ka te deshifrueshem fillim e mbarim synimin e autorit qe ta beje sa me funksional monumentalitetin artistik te kryevepres se vet. Monumentalitetit te Lahutes se malcis ne planin e tematikes, ne planin e ideve, ne planin e ndertimit dhe te funksionimit estetik, i pergjigjet edhe perfundimi kumbues i vargut dhe koncentrimi jashtezakonisht i madh i kuptimeve poetike ne vargjet e rimuara.

Ndoshta nuk duhet perkujtuar se rima perveç funksionit tingullor, ka funksion semantik, i cili eshte edhe funksioni paresor i saj, sepse sikunder na e pohon Lotman, ne artin, i cili e perdor gjuhen si material, eshte e pamundur te ndahet tingulli nga kuptimi*. Po ky autor thote se tingullimi muzikal i rimes eshte prodhim jo vetem i fonetikes por edhe i semantikes se fjales, pune qe shihet qarte ne rastet e rimave homonimike dhe te rimave tautologjike, ku keto te dytat karakterizohen edhe nga varferia tingullore ne krahasim me te parat.

Gjergj Fishta e krijoi Lahuten e malcis me aspiraten krijuese qe t'u dhuronte bashkekombasve te tij nje veper qe do te ishte burim i pashterrshem i atdhedashurise dhe i mbrojtjes se identitetit kombetar, te integritetit kulturor e moral dhe te lirise kombetare si shkalla supreme e realizimit te jetes se kombit.

Perderisa ne planin qytetar e njerezor ai u udhehoq nga dashuria e madhe per atdheun, per gjuhen dhe per kombin, ne planin krijues ai u udhehoq nga frymezimi i fuqishem, çka shqiptohet qarte ne vargjet:

" se pa ty, besa, moj Zane,/veshtire se' i fjale un muje m'e thane"* .

E frymezuar nga provinienca e zanws sw malit, vepra s'ka si te mos e synoje plotnine dhe persosmerine. Shqiptimi sa me i forte i ideve atdhetare dhe modelimi sa me i bukur artistik i tyre, jane dy koordinatat ku shpaloset dhe ku rrezaton aspirata krijuese e Fishtes, e shqiptuar perjetesisht ne vepren Lahuta e malcis.

Funksioni i rimes si element i struktures teresore artistike, ne kete kontekst, fiton legjitimitetin konceptual dhe estetik. Rima ne vepren Lahuta e malcis eshte perdorur ne kombinime te ndryshme dhe kjo eshte bere per te rritur larmine tingullore e semantike dhe per te evituar rrezikun e automatizmit. Nga veshtrimi teresor i kombinimeve te saj, shihet se dominon rima e puthur. Ky kombinim aplikohet ne vargjet ku zhvillohet naracioni poetik, pra, ku spikat me shume paraqitja e aksioneve, e veprimeve te heronjve te vepres. Rima e puthur jep mundesi me te madhe te zhvillohet ligjerimi poetik pa nderhyrje dhe pa komente, te cilat verehen me shume aty ku aplikohet rima e alternuar. Ne aplikimin e rimes se puthur, verehen afri te vargut te Lahutes se malcis me modelin e kenges popullore historike, e cila kryesisht eshte e krijuar ne teterrokesh dhe kryesisht ne rima te puthura. Vete lenda qe trajtohet ne vepren Lahuta e malcis, (e marre nga historia e re shqiptare per te cilen jane krijuar nje numer i madh kengesh popullore historike) dhe synimi i autorit qe vepra e tij te komunikoje e te ndikoje ne sa me shume recepiente (lexues e degjues), e ka kerkuar aplikimin e rimes se puthur ne pjesen me te madhe te vepres. Edhe fillimi i saj eshte ne kete skeme:

Ndihmo, Zot, si m' ke ndihmue!
Peseqind vjet kishin kalue
çese te buk' ren kete Shqipni
Turku e mbate ne robni*

Fishta ben nderrime te shpeshta te rimave femerore e mashkullore ne rastet e rimave te puthura dhe ka nje arsenal jashtezakonisht te pasur leksikor qe parakalon ne pozicion fundor te vargjeve. Duke qene bazamenti tematik i vepres gjakimi i lirise kombetare dhe flijimi per pavaresine e atdheut ne luftera me armiqte, eshte e qarte se shqiptohet perplasja e ashper ndermjet idealit te lirise (flijimit per te) dhe realitetit te ashper jetesor e historik. Kete vije te pergjithshme e shquan edhe rima. Fjalet e gjendura ne pozicion rime, kur jane te tilla qe si fenomene gjuhesore nuk kane lidhje ndermjet tyre, pra, semantikisht jane divergjente, ato ne varg krijojne rreze me te madhe semantike, sepse shpalosin hapesira te reja, here jashtetekstore, here tekstore, po gjithnje me mundesi me te medha te perjetimit estetik. Ja nje shembull:

un Shqiptar ata jane Shkje:
ne na dane nji gjak e' i fe;
n'meni t'sho'shoqit kemi le:
keme ndermjet nji qielle e'i dhe!...*

Emertimi i identiteve nacionale te veçanta, me tej evidencimi i dallimeve dhe konstatimi i papajtueshmnerise supreme, fiksohen edhe ne fjalet qe rimohen:/Shkje; fe; le; dhe/, te cilat si fenomene gjuhesore jane divergjente por ne keto vargje krijojne nje teresi tingullore e semantike jashtezakonisht te fuqishme.

Rimat si: vellau/Shkjau, mizore/gratçore, Vranina/Cetina, Shqiptarit/Gospodarit, tagana/nana, rrfese/krese, rreziku/miku, Shqipni/Turki, t'zi/liri,etj, korelacionin semantik e krijojne ne ballafaqim te ndryshimeve kuptimore qe kane ne sferen e gjuhes konvencionale fjalet qe rimohen. Mirepo, ligjerimi poetik qe synon pershkrimet sa me te detajuara, s'ka si te evitoje edhe krijimin e rimave nga fjale qe semantikisht jane mjaft konvergjente si bie fjala: vetime/bubullime, Kosove/Gjakove, nama/gjama, robni/zi, vorrue/pushue, shkrete/mbete, Xhemjetit/Mbretit, etj. Nje balansim i ketyre rrymimeve eshte tipar i dallueshem ne te gjithe Lahuten e malcis.

Ne raste me te rralla rima e puthur shnderrohet ne rime-kolone ,duke unifikuar ritmin dhe kuptimin poetik, ndonjehere deri ne kufirin ku nxjerre krye mundesia e parashikimit te zhvillimit te rimes. Per shembull:

Hej, moj Zane,ty t'kjosha true,
si s'po t'bjen nder mend per mue,
pune te hershme me m'kumtue,
kange e valle me m'fillue;
por me rrin tue fluturue
molle me molle e ftue ne ftue
me ato shoqe tue kendue,
me ato shoqe tue vallzue,
tue vallzue, moj, tue lodrue*

Rima e alternuar aplikohet me rralle, por duke pasur parasysh vellimin e Lahutes se malcis, ajo kap nje numer shume te madh vargjesh. Perveç ne funksion te evitimit te automatizmit, rima e alternuar eshte esencialisht ne funksion te nuancimit te ndjenjave, te ideve dhe te qendrimit te subjektit krijues. Ja nje shembull qe eshte krejt emblematik ne favor te ketij konstatimi:

Po a kujton, mori gabele,
se Shqiptaret kane dalun fare,
qi me ardhe Knjazi, me' i kale zhele,
per t'sunduem mbi toke shqiptare?*

Konflikti i shqiptareve dhe i malazezve eshte perplasur edhe ndermjet zanave. Zana shqiptare e Vizitorit e mund Zanen malazeze te Durmitorit (kjo na kujton perplasjen ndermjet perendive te Olimpit gjate luftes ndermjet akejve e trojaneve) dhe Fishta shqipton fjalet e Zanes shqiptare ne ate konflikt me emocionet, me ironine dhe me krenarine e tij transparente.

Ia vlen te permendet ketu se ne vellimin Mrizi i zanave, rima e alternuar ka aplikim shume me te gjere si ne poezite: Shqypnija, Gjuha shqype, Atdheut, 28 Nanduer 1913, Nji gjame desprimit, Gurrave te Jordanit (ku perdoret strofa safike), etj.,çka edhe verteton afinitetin e autorit per kete skeme ne rastet e theksimit te ndjenjave, ideve dhe qendrimeve te tij.

Nga veshtrimi teresor (megjithese jo statistikor) i rimarit te Lahutes se malcis, shohim se ne pozicion te fjaleve te rimuara me me shumice jane fjalet emra. Fishta eshte poet epik qe e shtrin ligjerimin e vet ne gjeresi dhe qe di te theksoje emra heronjsh, toponime, dukuri, te cilat duke u vene ne pozicion ku krijojne korelacione me fjale te tjera, theksohen me shume dhe behen qendra te theksimit te ideve e te kuptimeve poetike. Theksimi i emrave te heronjve dhe veprimeve te tyre me ndikese ne fatet njerezore po edhe te natyres, i jep kumbim dhe dramacitet vargut poetik. Per shembull:

pse me gjase, ke dridhet suka,
asht tue ardhe tash Oso Kuka.*

Rimari i Lahutes se malcis eshte jashtezakonisht i pasur dhe e shpalos individualitetin dhe origjinalitetin e vepres dhe te autorit. Ka çifte fjalesh qe perseriten ne pozicionime rimash nga disa here dhe ne kontekste te ndryshme, duke na dhene dore te hetojme veçantine e gjuhes poetike te Fishtes ne nivelin leksikor dhe figurativ. Fjalet dhe sintagmat si:zhari, vigma, çeta-çeta, rrfe mizore, leket, re mizore, t'bardhen Fe, zogu i shkines, si kokrrat n'shege, etj., marrin funksionin e poetizmave, pra, te gjuhes poetike qe e legjitimon ligjerimin poetik fishtian.

Sa i perket rimes dhe funksionit te saj te paramenduar e te realizuar tek Lahuta e malcis, do te ishte me interes te madh krahasimi i varianteve qe ka krijuar autori, sepse aty do te shiheshin qortimet dhe motivet qe i kane nxitur ato, ku pa dyshim do te jete marre gjithmone ne konsiderate, krahas ritmit dhe skemes metrike, rima si element i konstruksionit artistik te vepres.

Te perkujtojme ketu se ne disa fragmente te njesive te ndryshme te Lahutes se malcis, Fishta e eliminon krejtesisht rimen, duke iu afruar ne ato raste me shume intonacionit dhe ritmit te kengeve tona kreshnike, per te cilat Gjergj Zheji me te drejte ka konstatuar se jane ne arealin e vargezimit tonik. Ne ato fragmente (letra e carit te Rusise knjaz Nikolles, kenga e Kaçel Dodes, letra e krereve shqiptare te shtate krajlave dhe mbretit te Stambolles, dyluftimi i Preles me Vasilin,) vijne e dalin ne plan te pare intonacioni dhe ritmi, duke afirmuar ashtu rrezatime edhe me te medha estetike te vepres. Rikthimi i rimes pastaj, kombinimet e ndryshme te saj, pasuria leksikore e fjaleve te rimuara, tingullimi dhe rrezatimi semantik qe prodhojne, ia krijojne rimes ne kete veper statusin e kodit rregullues te vargut dhe te njerit nga elementet fundamentale te struktures artistike.
-------------------------------------------
Shenime
1.Jurij Lotman, Struktura umetnickog teksta, Nolit, Beograd, 1976, faqe 176
2.Gjergj Fishta, Lahuta e malsise, Lubjane, (pa vitin e botimit), faqe 451
3. Po aty, faqe 3
4. Po aty, faqe 157
5. Po aty, faqe 445
6. Po aty, faqe 442
7. Po aty, faqe 56
Tirane, gusht 1996

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe deshperimin autorial per shkak te asaj gjendjeje, dhe ka dhene nje alternative te shpejte, revolucionare. Por, ajo qe i ka munguar sensit te Pashko Vases, ka qene mungesa e vetedijes per rolin e madh, te jashtezakonshem qe do te mund te luante feja ose fete ne projektin e çlirimit kombetar. Natyrisht, me kusht qe ato te viheshin edhe ne nje funksion te gjithanshem mobilizues, emancipues dhe ndergjegjesues kombetar.

Poezia qe mbart te nderthurur ne vete per me shume se nje shekull nje figure poetike nbreselenese dhe nje kocept ideologjik per identitetin kombetar, te emertuar si Shqyptaria, nuk ka si te mos jete vazhdimisht objekt analize dhe rivleresimi. E tille eshte poezia Mori Shqypni, e mjera Shqypni (1880) e Pashko Vases, e cila edhe pas njeqind e njezet vjeteve, me vleren e saj qendrore ka ruajtur nje fuqi komunikimi dhe identifikimi me lexuesit e vet. Me ka rene te shoh jo pak njerez, qe nuk dine shume ose madje nuk dine asgje per autorin e poezise Mori Shqypni, e mjera Shqypni, por sapo te permenden vargjet e saj, jane ne gjendje qe se paku te shprehin nje emocion, qe shkaktohet nga perjetimi i idese se saj. Perveç se eshte ne nje fare dore si nje vazhdim i tradites se receptimit oral te vlerave poetike, kjo menyre reagimi me duket se ka te beje me shume me vleren qendrore te poezise se Vases, per shqyptarine si legjitimim i identitetit kombetar.

Nje sakrifice autoriale...

Figura poetike dhe koncepti ideologjik shqyptaria, krijohen ne poezine Mori Shqypni, e mjera Shqypni, ne finalizimin e nje angazhimi poetik, per ringritje kombetare, per rimarrje te vetes, per zgjim nga gjendja e mjere:

çonju, o shqyptare, prej gjumit çoniu,,
te gjithe si vllazen ne nji bese shtrengoniu
edhe mos shikoni kisha e xhamia,
fe e shqyptarit asht Shqyptaria.

Urdheri autorial ne dy vargjet e para eshte se zgjimi nga gjumi dhe lidhja ne nje bese vellazerore, jane kerkesat paraprake, pa te cilat nuk eshte i mundshem asnje veprim i metejshem. Ndersa, si finalizim te rikthimit te identitet, te rimarrjes se vetes, Pashko Vasa e sheh lenien menjane te feve dhe krijimin e nje feje te re, te emertuar po prej tij si shqyptaria. Ky eshte nje apel poetik dhe atdhetar, i cili buron nga nje vetedije per gjendjen katastrofike te kombit, dhe si nje alternative per te dale nga humnera. Ndjenjat e fuqishme atdhetare ne keto vargje kane fituar perparesi te plote ndaj ndjenjave te thella morale, edhe te vete Pashko Vases, te misheruara me besimin ne Zot. eshte nje sakrifice autoriale dhe morale e njeriut qe eshte i angazhuar me tere qenien per ringjalljen e kombit te vet.

Nga shenimet e shumta te Pashko Vases dhe nga vepra e plote e tij, nuk mund te nxirret ndonje hipoteze per te qenit e tij si ateist. Pashko Vasa eshte nje njeri me bindje te thella humaniste po edhe fetare. Mirepo, angazhimi ne frymen e zgjimit kombetar, e ben qe se paku ne nje çast te krijoje nje rend te ri te vlerave shpirterore, duke e nxjerre kauzen e kombit, me shqyptarine si emertim te saj, si nje ndjenje me perparesi mbi te gjitha te tjerat. Figura e krijuar prej tij ne vargjet e sipercituara, e ka gjithe fuqine emocionale dhe gjuhesore, per te qene vepruese ne ndergjegjen e recepientit. Por, ne nivelin e tyre si krijuese te nje koncepti, vargjet bartin ne vete nje kunderthenie me moralin dhe me nje arsenal potencial te ndjenave te njeriut shqiptar. Duke u nisur nga nje gjendje aktuale politike shqiptare, Pashko Vasa nxjerre perfundimin se kombit i duhet nje ideologji revolucionare e rrenimit te lidhjeve te njeriut shqiptar me fe. Kemi te bejme me nje bartje te fajit per gjendjen deshperuese, nga fusha objektive ne ate subjektive. Ngushtimi i kuadrit te shkaqeve per gjendjen e mjere te shqiptareve ne nivelin e besimeve fetare, eshte nje ideologeme agresive poetike dhe politike.

E drejta, poeti ne tere poezine e vet ben eksplikimin e gjendjes se te kaluares se madherishme ne nivelin e moralit dhe te frymes luftarake, qe eshte ne kuadrin e nje frymezimi romantik:

Kur kriste pushka, si shkrepet moti,
Zogu i Shqyptarit gjithmon i zoti

Nga ana tjeter, shpalosja e gjendjes aktuale te kombit e te atdheut behet me nje pershkrim emotiv, por shume racional, sa mund te shikohet si nje lloj ligjerimi me shkalle te larte te frymezimit. Perkunder ketyre alternimeve harmonike, vjen konkluzioni pothuajse revolucionar, sipas te cilit zgjidhja eshte te heqja dore nga "kisha e xhamia" dhe te perqafimi i nje feje te re, qe ne kete rast eshte e pagezuar shqyptaria. E thame me heret se ne rastin e Pashko Vases, nuk mund te behet fjale per nje shfryrje ateiste, sepse ai nuk ishte i atille. Por, ky koncept nuk eshte as romantik, sepse dihet se poetet romantike ishin mjaft te frymezuar edhe nga vlerat fetare.

Zgjidhja do te ishte te integrimi dhe jo te perjashtimi

"Gjetja" e Pashko Vases ka te beje me dilemat shqiptare te identifikimit, qe nga koha e formimit te kombit e deri ne ditet tona. Ne rastin e shqiptareve, per faktin se ne nje proces teper te veshtire te mbijeteses dhe te formimit kombetar, jane perqafuar tri fe te ndryshme, nuk ka qene e mundshme qe feja te luaje rolin integrues ne nivel kombetar, sikunder ka ndodhur te kombe te tjera, te cilat ne procesin e formimit kombetar, kane arritur nje unifikim edhe ne planin fetar. Pra, me shume se te roli perçares i klerit dhe te dobesimi i kombit per shkak te konvertimeve ne kombe te tjere, ne rastin shqiptar duhet te shikohet pasoja e mungeses se rolit integrues te fese ne formimin kombetar dhe ne luften e tij te veshtire per pavaresi dhe jete te lire. Duke mos e inkuadruar kete force shpirterore mobilizuese ne projektin e çlirimit kombetar dhe te krijimit te shtetit kombetar, shqiptaret kane luftuar pa mundur ta shfrytezojne njeren nga armet me te fuqishme. Rastet me markante ne historine shqiptare flasin edhe per shembuju jo te paket te mobilizimit te personaliteteve fetare ne projektin nacional shqiptar, nga te tri fete ekszistuese. Por, eshte fjala per angazhimin e njerezve konkrete, te bartese te funksioneve fetare, e jo te fese ose te feve eksizuese si teresi.

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe deshperimin autorial per shkak te asaj gjendjeje, dhe ka dhene nje alternative te shpejte, revolucionare. Por, ajo qe i ka munguar sensit te Pashko Vases, ka qene mungesa e vetedijes per rolin e madh, te jashtezakonshem qe do te mund te luante feja dhe fete ne projektin e çlirimit kombetar. Natyrisht, me kusht qe ato te viheshin edhe ne nje funksion te gjithanshem mobilizues, emancipues dhe ndergjegjesues kombetar. Konkretizimi i kesaj teze do te thoshte se do te duhej te promovohej ideja dhe koncepti se kishat dhe xhamiat e shqiptareve ishin dhe duhej te ishin objekte te frymes se shqyptarise. Pra, integrimi i tyre ne projektin kombetar dhe jo perjashtimi ose zevendesimi i tyre.

Poezia e vetme e Pashko Vases, vertet edhe pas njeqind e njezet vjeteve na shkakton perjetime emocionale dhe estetike, sepse ka nje teresi vlerash. Nje poezi e shkruar me qellimin e qarte qe te ndikoje fort ne ndergjegjen e bashkekombasve, ( poezia eshte perhapur ne forme letrash dhe eshte transmetuar edhe goje me goje dhe eshte tejshkruar nga miqte dhe adhuruesit e Vases), ka mjaft elemente poetike qe e bejne me te depertueshem mesazhin e saj. Poezia eshte e shkruar ne dhjeterrokesh, nje varg i njohur shqiptar qe ne fushen e poezise gojore ka prodhuar kryevepra te verteta. Poashtu rima e puthur, karakteristike per poezine gojore historike shqiptare, eshte nje element i vargut qe e ben me te komunikueshem vargun poetik. Leksiku i aktivizuar eshte i arealit social dhe kulturor shqiptar, qe e ben poashtu me te lehte ngulitjen e figurave poetike te kesj poezie.

Por, poezia Mori Shqypini, e mjera Shqypni, me duket se mbetet e paharrueshme dhe aktuale e aktualizuese, para se gjithash per shkak se dilemat shpirterore te shqiptareve nuk jane zgjidhur as sot e kesaj dite.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...