Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/09

Kush është Tefta Tashko Koço



Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos, i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik.

Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Monpelje-Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t‘i vazhduar ato më pas në Konservatorin Superior të Parisit me rezultate shumë premtuese.

Në vitin 1930, Tefta bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe, Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri, koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si: Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini etj., dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare.

Janë rreth 89 këngë popullore të të gjitha qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris-Francë dhe Milano-Itali.

Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc‘ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muzikantëve të shquar popullorë të vendit tonë.

Një gjë të tillë e provon edhe pjesëmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar, Marie Kraja, në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence Itali më 30 maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si: Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj.

Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkëngjisnim edhe këngët popullore të përpunuara nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lagush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”. Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe (Truja) dhe Maria Paluca (Kraja).

Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37-vjeçare.

http://ngarkovideo.com/audio/377/tefta-tashko-ko--o-kur-me-vjen-burri-nga-stani-

SI U SHUA I FUNDMI I SHQIPTARËVE TË “MAT’HAUZENIT”- NR. 137788


RIZA LAHI



In memoriam

83 vjeçari Bezat Imaj është shuar duke mërmëritur një emër – “Liliana” dhe ishte
i fundmi i të 50 shqiptarëve të kthyer në atdhe nga ferri me emrin e tmerrshëm nazist
“Mat’hauzen”, ku lanë jetën 200 bij të tjerë nënash shqiptare.
Në arkivol , antifashisti I vjetër mbante ende në krahun e majtë dhe në
shpatullën e majtë numurin 137788 - djemtë e tij, Afrimi dhe Kanani e dinë dhe
në gjumë qysh në fëmijëri.

Ishte një shtampë e pashqitëshme nga mishtë prej “Mat’hauzenit”.
Numuri 137788 tani prehet I qetë në varrezat e jugut të Kryeqytetit, ku u mbulua
me dhe dhe kurora në mesditen e ngrohtë të 21 dhjetorit 2006.


FOSHNJËRI

Viti 1924. Krizë qeveritare. Varfëri e llahtarëshme, epidemi sëmundjesh, zi
buke…
Numuri 137788 ende nuk e kishte atë matrikull; madje jo vetëm që nuk shtinte dot
me pushkë, por as ecte ,as fliste edhe një fjalë të vetme dhe ishte vetëm Bezat
Imaj. Atëherë ai qe motak dhe nuk kishte se si ta dinte se qe duke pirë gji nga
gjoksi I një gruaje të vdekur. Ai ishte mësuar të pinte atje si një sugar,
megjithse ai gji shterronte e shterronte përditë. Ishin sistët e nënës së tij ,
të mjerës Zonjë, që para varrosjes së saj, gjashtë muaj më parë, kish shtënë në
gropë tok me lotët e saj, të shoqin, Kananin, emrin e të cilit e mban sot i biri
– officer madhor i Minsitrinë e Mbrojtjes.
E…E kush e ka parë , vallë, duke pirë ashtu, si qingj motak, sugar, foshnjën?
Asnjeri nuk e mban mënd emrin e njeriut që e pat hequr nga gjoksi I kufomës atë
ferishte. Mbajnë mënd vetëm emrin e një burri të mirë, vëllait të Zonjës e cila
po e ushqente a së paku, po I pushonte të qarat birit të saj edhe e vdekur.
Emrin Haki Lluka, babait të shtatë fëmijëve dhe burrneshës së tij Gjylo, e cila
rron edhe kësaj dite.


ROB

Kongresi I Përmetit në Përmetin e çliruar.Hafijet shqiptare kanë rreaguar me
vonesë . Për pasojë , autokollona gjermane nuk arrin të shkatërrojë kongresin
dhe të vrasë kongresistët. Tanimë është data 2 qershor 1944 dhe sapo ka nisur
operacioni I përgjakur me emrin e muajit të qershive. Kongresi është shpërndarë.
Nazistët mundin të kapin 6 roja partizane që ende ruanin rrugën përdrejt
kongresit dhe kongresistëve. Dy nga ata vriten – njeri duke u vërvitur nga
karroceria e makinës që ecte me shpejtësi drejt kështjellës së Gjirokastrës ku
po prisnin me hanxharët mprehur torturuesit e shqiptarëve me emblema partizane.
Tanimë 19 vjeçari Bezat Imaj nuk mundet të luftojë më dot krahas shokëve të
brigadës; krahas Adil Çarçanit.
Djemtë refuzojnë të tregojnë.
Pas dhjetë ditëve…



…NË GJIMNAZIN E JANINËS “ZOSIMEA”…

Oh, nuk është më gjimnaz! Vëndi ku ka studiuar naim Frashëri është kthyer në
burg; në një burg masiv që mban mbërthyer 8000 shpirt prej nacionaliteteve
gjithfarëshe.
Aq pak hapësirë dhe aq shumicë e skëterrëshme qëniesh njerëzore brënda saj!...
Grekër oordinerë kalojnë anash kangjellave të gjimnazit. Tanimë në vënd të
vajzave të bukura të dikurëshme, atje ka njerëz të qarkuar nga gryka
mitrolozësh.
Të burgosurit rrëmbëjnë ushqime që u hedhin grekërit që vuajnë për vete për
kafshatën e gojës në kushtet e njohura të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Për Labin nga Kurveleshi , populli grek do të mbetej deri në rrahjen e fundit të
zemërs një popull trim, mikpritës, patriot dhe sypatrëmbur.
Një ditë…Ndërsa mijra burra po ecnin nëpër oborrin e “Zosimeas” për aq minuta sa
ishte parashikuar “ajrosja” e tyre, befas…Nga një dritare përball dhe e
kryqëzuar me hekura, shpërtheu një zë vajze. Ishte një zë fëmijëror, që …që
këlthiste në gjuhën shqipe sikur të ishte duke dhënë frymën e fundit: “ Mbahuni,
shokë! Nazistët I kanë ditët e numruara!”
Nga grupi I shqiptarëve u dëgjua pëshpërima ngjethëse: “ Fato Berberi! Fatoja
nga Gjirokastra!”
Vajza përsëriti thirrjen më me forcë.
Mijra sy meshkujsh po vështronin tani drejt asaj dritareje me hekura. Se nga
fluturoi përmbi kokat e tyre një pullumb që nuk ia tërhoqi vëmëndjen askujt.
Dikush nsi të lotonte. Një dorë mashkulli u përpoq më kot të shkoqte duart
vajzërore të mbërthyera si me kthetra për hekurash. Pas pak, dora mashkullore u
zhduk; u duk sërish pas disa çasteve. Tanimë dora leshtore mbante një thikë. Më
në fund dora e përgjakur u zhduk. Një psherëtimë luanësh nxorën nga shpirti
mijra burra që mundën të dëgjonin për të fundit herë si nga thellësirat e një
pusi:”Shooookë!...Mbahuniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii”
Fato Berberin e varën. Në gjith Evropën, nazistët kanë varur gjashtë femra.
Njëra nga ato është quajtur Zonja Kosmodemianskaja dhe ishte ruse. Pesë të
tjerat I përkasin vëndit të shqiponjave. Njëra nga ato - Fato Berberi.


LUFTË ME NJË SHURRË…15 DJEM PARA “SHARRSIT”

Mat’hauzen. Antifashistët që ruheshin ditë e natë nga oficerë të shituar e
gjymtuar nga plagët, kanë organizuar tanimë celulat e tyre të rezistencës.
Celulat mbajnë lart moralin nëpër llahtarën njerëzore hitleriane…
…15 burra tani po punojnë pa pushim. Papritur njëri prej tyre, Italian, zbulon
një vënd ku nazistët mbajnë patatet.15 gojë shkojnë lëng. 15 gojë janë gati të
shqyejnë me shëmbë një patate të paqëruar. Te secili ulërin instinkti I urisë.
Italiani vështron nga shokët dhe bën shurrën mum bi patatet e hitlerianëve.është
një hakmarrje prej “Yahoo” je. Ky veprim egërsisht I pakulturuar, tanimë para
syve të antifashistëve ka marrë pamje hyjnore. Burrave u ngjan sikur po hedhin
jo shurrë, por predha në vijën e parë të frontit përball hitlerianëve.
Pas pak…Nazisti ka rreshtuar të 15 burrat. Ë? Cili prej tyre paska guxuar të
shurrojë ushqimin e ushtarëve të Vermahtit? Asnjëri nuk do të përgjigjet? Ashtu?
Mitrolozi është tanimë me siguresë të hequr, I mbushur dhe…”Sharrësi”dhe I zoti
I tij pyesin për herën “ultima”. Dy shokët në krah mbajnë me zor italianin që
kërkon të dalë - le të vritet ai, port ë shpëtojnë 14 të tjerët. Le të kthehen
ata të gjallë te nënat e tyre. Edhe dhjetë sekonda. “ Ains…”.
Askush nuk del nga rreshti dhe nisin kakaritjet e nofullave të zjarrta të
“Sharrsit”.
Gjermani lë kufomat dhe largohet duke parë drejt dhe duke vërshëllyer “Lili
Marlen”. Pas pak…
Bezat Imaj vjen në vete. Ishte I gjallë. Asnjë plagë në trup. I kishte rënë të
fikët kur trupat e tjerëve nxirrnin currile gjaku atje ku hynin plumbat e
“Sharrsit”.
Me stampat e brugut ngado, I burgosuri largohet. Një plakë që takon rrugës e
merr në kasollen e saj, I spiegon se me zi ushqen veten dhe se është e vetme, se
nuk ka askund qëndra të banuara pranë dhe se, më mirë se të vdesë, është të
shkojë dhe një herë në kamp…
Hitlerianëve nuk u ra në sy kjo gjë.


PARA DERËS SË KREMATORIUMIT

Atë ditë ishte radha e 25 të burgosurve të tjerë. Hipën që të gjith në makinën e
zbuluar për të shkuar atje nga nuk kthehesh më. Në fillim drejt “klinikave”
kriminale mjekësore dhe, që andej, në furrat e krematoriumeve.
Hitleriani numuron robërit që janë rrasur njëri pranë tjetrit . Ej, qënkërkëshin
jo 25 , por 26 veta. Skrupuloz , siç janë në tër botën gjermanët, ai vërvit për
krahu qënga makina teposhtë njërin që I nxë dora e që e ka pranë.
Ishte krahu që mbante nën rrobën me vija matrikullën 137788.
Kollona u nis për atje ku kish qënë fundi I disa grupeve me 25 shpirt.
Bezat Imaj hyri sërish në detin e shokëve.


“NËNA IM? NJË GJERMANE!”

“Oh, babait nuk I kujtohej emri I asaj nëneje nga një fshat I Mynihut…Babai
lexonte e stërlexonte një tregim të përfshirë në librin “Ylli që sheh mbi
sheshin “Skënderbej” që quhej “ Ballafaqim pas skëterrës”…Sikur t’ia denim emrin
e asja nëne dhe fshatin e saj, unë do të shisja edhe rrobet e trupit vetëm që
t’I çoja një tufë lule te varri” – thotë Kanan Imaj duke parë me pikëllim nga
dhoma tjetër. Atje, rrethuar nga gratë është kufoma e babait. Në krye të grave –
bashkëkshortja e tij besnike, Ervehe …
Një natë, numuri 137788 mungoi në thirrjen e mbrëmjes. Alarm në katër anët
dhe nata qe sterr. Nuk gjëndej askund numuri 137788.
Shqiptarin ata çaste po e mbante në shtëpi një nënë gjermane. Ajo jetonte vetëm
me një vajzë të vogël, mbesën e saj. I kish patur edhe ajo tre djem. Nuk I
kishte më asnjërin prej tyre. Njëri prej të treve kish dhënë jetën para mureve
të Stalingradit. E kujt I vinte mëndja të kontrollonte në shtëpinë e një nëneje
me tre djem të vrarë nën flamurin me kryqin e thyer?
Ai grumbull eshtrash të një njëzetvjeçari shtatlartë peshonte gjithsej 19 kg.
“Dhe jam ndarë nga ajo nënë 55 kilogram”, u ka thënë vazhdimisht djemve Bezat
Imaj. Këtë ia ka përsëritur edhe para dy viteve ish futbollistit me famë
botërore të kombëtares gjermane Myler, kur ai ka kërkuar ta takonte në Tiranë.


RRUSH E DOMATE MBI TARRACË

“Në shtëpinë tonë , në Shtëpëzë, Kurvelesh – tregon djali tjetër që pi cigare
njëra pas tjetër, Afrimi që është gazetar – ne kishim një pjergull të
mrekulluehsme. Kur mora më së fundi shtëpi në Tiranë, në katin e gjashtë, erdhën
edhe prindërit. Babai nuk u nxitua të largohej. Ai shkuli nga rrënjët pjergullën
e tij të dashur dhe e ujdisi mirë e bukur mbi tarracën e apartamentit tonë. U
largua I përmalluar nga shtëpia e vjetër, ku la tër ata kujtime dhe një mace që
nëna ime , Erveheja e donte fort por që se ku kish shkuar , kish dy ditë.
Në tarracë, veç pjergullës , babai mbolli edhe disa fidane domatesh nga domatet
e veçanta që bëhen në Shtëpëzë. Dheun e regulloi në të dalat e tarracës. Atje ai
pinte kafe përherë dhe nëna qeraste komshinjtë me rrushin dhe domatet e
Shtëpëzës. Kur u nisëm pas tre viteve në fshat, babai dhe nëna mbushën një
torbë të madhe me rrush , nga rrushi I rritur në tarracë. Kur arritën atje,
komshinjtë e përlotur u mbldhën t’I prisnin me përmallim. Ndërkohë…Turma u
shkapërda. Drejt tyre po vinte me shejtësi një gjë e egër. Ishte një mace që
tanimë shqyente ngado vente pula , thyente vezë, çirrte dhe kafshonte kush e
cikërte paksa dhe vraponte siç vrapojnë egërsirat. Siç vrapojnë pyjeve macet e
egra. Oh..Këtë radhë macja që iu friguan të gjithë, e ndali vrapin e saj në
prëhërin e nënës . pastaj në prëhërin e babait. Rrinte atje kutullac si një
ëngjëll. Ishte macja e shtëpisë së vjetër”.


E VETMENJË PLAKË MBËRRIN PËR VARRIM QËNGA SHTËPËZA

Që të gjith I hapën rrugë 70 vjeçares Vulo Lluku kur u dha në derë. Kishte
udhëtuar që aq larg ; që nga Shtëpëza e mbetur tani pothuajse pa djem që janë
kurbeteve.
Plaka zuri bvënd si një burr dhe çeli gojën.
Një vëlla I saj, që sot është gjallë në Australi, Resul Lluku u pat arratisur
qysh ne vitin 1947 në Greqi dhe, siç dihet, zona e politizuar e Labërisë I
rrinte larg asaj.
Më në fund, gruaja do të bënte edhe ajo, një dasëm. Vulo Lluku sikur kishte
mort. Kish prerë mish, nuk kish kush t’ia hante. Kish zier raki – nuk kish kush
t’ia pinte. Kish bërë bakllave , nuk kish kush t’ia hante. Kish dasmë, nuk kish
kush të mbante iso. Kur…Shtëpëzësit panë pikërisht Kryetarin e tyre të
Kooperativës, që I hapeshin dyert ngado në të gjitha zyrat e Gjirokastrës,
burrin dinjitoz e shumë të ndershëm ( “ më ka rrahurr një herë se kisha këputur
një vesh rrush nga rrushi I kooperativës” – thotë Afrimi), Bezat Imajn, të
qëndronte te dera e konakurt që kishte dasëm. Kish dhe të shoqen me vete dhe qe
veshur si për dasëm. Pas tij, konaku u mbush me njerëz dhe dasma shiptare mori
flakë.
“ Unë ndaj kam ardhur qënga Shtëpëza” – mbyll tregimin e saj plaka duke bërë
adetin sapo përfundon kafenë.

Bezat Imaj mbylli gojën përjetë duke mërmëritur një emër vajze – Liliana.
Liliana është emri I bijës së tij të vdekur 23 vite më parë se të mbyllte sytë
dhe ai dhe të shkonte
“ atje , ku po më thërret Liliana”


RIZA
LAHI

2011/05/08

Shteti i fuqishëm i Janullatosit brenda shtetit shqiptar

Download fotografi...jpg (185.8 KB)

Prof.dr. Eshref Ymeri

Sot në mëngjes u njoha me një njoftim të zotit Feliks Taho, të botuar në internet, me subjekt:

“Aleanca Kuq e Zi: Po shembet Pallati i Kulturës për t’u kthyer në kishë.

Në këtë njoftim thuhet:

“Aleanca Kuq e Zi akuzon Kishën Ortodokse Shqiptare të Përmetit se është duke kryer fshehtas punime brenda Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, me qëllim shembjen ose ndërtimin brenda tij të një kishe. Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizjeje, gërmimet bëhen natën, ndërsa është zgjedhur pikërisht koha e fushatës zgjedhore, kur vëmendja e vendorëve është e paktë. Pallati i Kulturës në Përmet, që prej vitit ’97 ka qenë mollë sherri mes përfaqësuesve të Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së qytetit, ndërsa në vitin 2004, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, u vendos që Pallati t’i shërbente kulturës së këtij qyteti”.

Me këtë rast, dëshiroj të theksoj si më poshtë:

Së pari, Kisha Ortodokse e Përmetit nuk është shqiptare, ajo është një filial i kishës shoviniste greke që qeveriset nga kryeshovinisti Janullatos në Tiranë.

Së dyti, Pallati i Kulturës "Naim Frashëri", simboli ynë kombëtar, sigurisht që do të prishet dhe do të shndërrohet në kishë, në themelet e së cilës do të varroset kufoma e Vasil Thomollarit (e këtij bastardi të racës shqiptare) kur të vijë koha që ai të ndërrojë jetë dhe të dalë para Zotit, të cilit do t'i rrëfehet për bëmat e tij të zulmshme në shërbim të kryeshovinistit Janullatos dhe të shovinizmit grekomadh për greqizimin e Përmetit. Ai pallat kulture sigurisht që do të prishet, se populli i Përmetit ka pranuar ta braktisë shqiptarizmin dhe të përqafojë janullatizmin. Se sikur populli i Përmetit të mos e kishte braktisur shqiptarizmin, ai, me kohë, do të ishte ngritur peshë në këmbë dhe, me në krye birin e vet, ish-drejtorin e atij pallati, zotin Kastriot Bezati, do të ishte turrur drejt atij objekti, do ta flakte prej andej priftin tradhtar Vasil Thomollari, sahanlëpirësin e Janullatosit, dhe do t'i kthente atij statusin që ka pasur, si vatër kulture e asaj treve, që mban emrin e kryesimbolit tonë kombëtar, Naim Frashërit. Kjo ndërhyrje e popullit të Përmetit, do të kishte qenë plotësisht e justifikuar, përderisa ai nuk do të kishte bërë gjë tjetër, vetëm se do të kishte vënë në vend vendimet e të trija shkallëve të gjyqësorit, deri edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pallati në fjalë duhet të jetë në shërbim të kulturës së qytetit.

Dëshiroj t'i pyes të gjithë lexuesit e nderuar të "Tribunës Shqiptare": në cilin vend të botës nuk u zbatuakan vendimet e të trija shkallëve të gjyqësorit? Në cilin vend të botës nuk u zbatuaka vendimi i Gjykatës Kushtetuese? Kujt i shërbyeka Zyra e Përmbarimit? Kujt i shërbyeka Kryeprokurorja Ina Rama? Kujt i shërbyeka Kryetari i Gjykatës së Lartë? Kujt i shërbyeka Ministri i Drejtësisë? Kujt i shërbyeka Presidenti i vendit dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Bamir Topi? Kujt i shërbyeka Kryeministri Berisha? Kujt i shërbyeka me heshtjen e tij për këtë problem kaq madhor kryetari i opozitës Edi Rama. Përderisa vazhdon të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2004, atëherë nënkuptohet vetvetiu se të gjitha figurat e lartpërmendura nuk i shërbejnë ligjit në Republikën e Shqipërisë, kanë tradhtuar interesat kombëtare dhe janë vënë tërësisht në shërbim të kryeshovinistit Janullatos, të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke, duke lejuar që brenda shtetit shqiptar, të funksionojë shteti shumë i fuqishën janullatist. Në këto kushte, populli i Përmetit duhej të vetorganizohej, duhej të merrte situatën në dorë, duhej të çohej më këmbë dhe të çonte në vend zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por populli i Përmetit hesht. A nuk kam të drejtë të dyshoj se edhe populli i Përmetit e ka braktisur shqiptarizmin dhe i është nënshtruar janullatizmit, kishës shoviniste greke dhe shovinizmit grekomadh? Pra, ka pranuar në heshtje greqizimin e vetvetes?

Santa Barbara, Kaliforni

07 maj 2011

Pinjolli i Azem Shkrelit, gazetari-poet Jeton Kelmendi, promovon në Bruksel botimet e reja




Shkrimtari shqiptar që lexohet në 22 gjuhë të huaja

Pinjolli i Azem Shkrelit, gazetari-poet Jeton Kelmendi, promovon në Bruksel botimet e reja



Jeton Kelmendi

“Si shkohet për te vetvetja” është libri më i ri poetik i poetit kosovar, të përkthyer në 22 gjuhë të botës, Jeton Kelmendit. Tashmë po prezantohet edhe për lexuesin amerikan. Ky vëllim vjen si një botim i poezisë së përzgjedhur dhe na krijon mundësinë për të evidentuar një vizion më të plotë të individualitetit krijues të këtij poeti, duke rendur më sigurt brenda kohës së tij poetike....Po kush është Jeton Kelmendi dhe cila është lidhja e tij me poetin e madh Azem Shkrelin, lexoni intervistën e mëposhtme për tu prezantuar më mirë me autorin dhe krijimtarinë e tij....
Ju tani jeni në një pozicion të rëndësishëm të këndit letrar por më lejo të flasim pak për fëmijërinë tuaj?
Po në fakt unë kam pasur një fëmijëri të vështirë, pasi siç dihet Kosova ishte nën Jugosllavi dhe ne nuk gëzonin të drejtat qytetare. Letërsinë e kam dashur qysh fëmijë madje poezinë e parë e kam botuar me 1990 tek një revistë lokale që quhej Gurra. Më pas vështirësitë e jetës vinin dhe bëheshin dita-ditës me të rënda. Një fakt që duhet thënë është se unë kam filluar dhe mbaruar shkollën e mesme nëpër shtëpitë private, gjë kjo që kur kujtoj më dhimbset shumë, sepse nuk e jetova kënaqësinë e të qenit nxënës.
Ju jeni një shembull konkret ku geni letrar është trashëguar, çfarë keni pasuar dhe çfarë është kuruar në krijimtarinë tuaj ndryshe nga i madhi Azem Shkreli (familjar i juaji)?


Po unë ndihem mirë që Azem Shkreli është familjar i imi, por është edhe mësuesi im shpirtëror i artit letrar në përgjithësi dhe poezisë në veçanti. Fillimisht kam qenë shumë i ndikuar nga fryma e tij, mirëpo natyrisht me kohën unë kam gjetur një stil timin të të bërit të letërsisë. Tani që jetoj dhe krijoj në një vend të perëndimit, po bindem se Shkreli dhe disa shkrimtarë të tjerë shqiptar janë vërtetë të rangut evropian.
Një ngjarje e rëndësisë së dhimbjes kombëtare është dhe lufta e Kosovës, sa dhe si keni luftuar ju?
Shumë herë më janë bërë pyetje për luftën që kaloj vendi ynë. Eshtë e vërtetë se unë kam qenë pjesëtar i luftës, si ushtar, por ajo fazë kap një histori të veçantë të historisë dhe unë si intelektual nuk pëlqej shumë të flas për ketë çështje, me besimin se i shërbej më mirë historisë. Fakti se lufta është keqpërdorur shumë nga njerëz të caktuar ka bërë që shumëkush të adresoj akuza në UÇK. Unë kam edhe një libër për luftën por do ta botoj pas disa vitesh, kur gjerat të jenë stabilizuar.
Ju aktualisht jetoni në Belgjikë, a është vendi i duhur për ti dhënë frymëmarrje krijimtarisë së një talenti si ju?
Po unë jetoj në Bruksel, ku edhe jam specializuar për politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë. Tani vazhdoj studimet PHD për filozofi politike dhe media. Asnjë vend nuk është si atdheu yt, por tani jam adaptuar me jetën në Bruksel dhe këtu krijoj dhe më pëlqen.
Jeni përkthyer në disa gjuhë të botës, jeni i njohur për forcën triumfale të poezisë tuaj, ku i ka rrënjët frymëzimi juaj dhe kush i vjel mendimet tuaja pasi poezia është elitare?
Është e vërtetë se poezitë e mia janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, pra në 22 gjuhë. Unë përpiqem ta bëj një poezi që del nga përmasat e një poezie lokale apo edhe të një populli. Mendoj se letërsia bëhet për të gjithë, natyrisht për ata qe e duan letërsinë. Sa i përket poezisë është e vërtetë se është shumë elitare dhe ka telashe në lexueshmërinë por i tillë është si art dhe kjo nuk bën të na ndaloj apo të na dekurajoj. Se kush i vel mendimet e mia, ketë nuk mund ta them unë, ndoshta kritikët duhet ta thonë.
Pse e keni braktisur mëmëdheun tuaj ku një shtet i ri si Kosova ka nevojë për filizat e rinj të kultivojnë dijet në tokën që akoma është e njomur me gjakun e lirisë?
Unë kurrë nuk e kam braktisur atdheun, as Kosovën as Shqipërinë. Unë jetoj në Belgjikë, por shpesh shkoj në atdhe dhe përcjell çdo gjë që ndodh atje. Kosova ka nevojë për njerëz që e përparojnë demokracinë dhe zhvillimin, por për fat të keq Kosova ka zgjedhur që bandat dhe hajdutët të drejtojnë. Tani siç është duke ndodhur Kosovës më së paku i duhet dija...
Kosova me zhurme politike si Shqipëria, ju po mbroni doktoraturën për politikë, çfarë letrash duhen djegur në lojën politike që mos të degradohet imazhi i Kosovës kur dihet që retë e mosnjohjes si shtete akoma qarkullojnë në qiellin e saj?
Kjo është pyetje që del nga arti dhe letërsia. Kosova që të dal nga katandisja që e ka kapluar duhet që qytetarët e saj ta kthjellin mendjen dhe ti dënojnë bandat që qeverisnin me vendin. Derisa Kosova të vazhdoj ti pranoj këto struktura dhe të mos i dënoj do ketë ditë të këqija. Imagjino vendet e lindjes kanë filluar të vetëdijësohen dhe tua ndërpresin keqqeverisjen liderëve të tyre, kurse Kosova ka rënë në gjumë dhe po duron të keqpërdoret çdo gjë. Kjo është vet përgjigje.
Çfarë është një shkrimtar në realitetin e ditëve të sotme?
Sot është problem së pari të dish se kush çka është e pastaj edhe më vështirë është ta përshkruash si është të jesh shkrimtar. Janë përzier shapi e sheqeri thonë në Prishtinë, prandaj ka të tillë na i pushtojnë mediat si shkrimtar e në fakt nuk janë, kurse kemi shumë shkrimtar që jetojnë të harruar dhe janë shkrimtar të mirë. Unë mendoj se për fat të keq sot të jesh shkrimtar i mirë është shumë vështirë, kurse të jesh shkrimtar i keq apo letër-shkarravitës, je me fat dhe në kohën dhe në vendin e duhur.
Si bashkëjeton vepra juaj në rrjedhën mediatike dhe në urat e bashkëpunimeve me shkrimtar të vendeve tuaja?
Në fakt unë nuk kam tanimë probleme sa i përket komunikimit me lexuesit e mi, për faktin se kam raporte të mira edhe me median edhe janë tani format e komunikimit si uebsite, facebook etj. Eshtë e vërtetë se ka media që kurrë nuk transmetojnë gjë që ka të bëj me mua, këtu aludoj në disa media kosovare që kurrë nuk më kanë përcjellë, qoftë edhe kur kam marr ndonjë çmim apo kur jam pranuar në Akademinë e Shkencave, Arteve dhe Letërsisë Evropiane.
Librat e fundit një triumf apo vazhdim i krijimtarisë suaj?
Librat e fundit që botova nuk janë asgjë më pak apo më shumë se një punë që kam bërë me përkushtim dhe besoj se puna ime do të vazhdoj.

Jeton Kelmendi vlerësohet nga akademikë të huaj
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare në Belgjikë në bashkëpunim me Europa Press Club (Klubi i Gazetarëve Ndërkombëtar), organizuan para pak ditësh në Bruksel promovimin e veprave letrare të Jeton Kelmendit: “How to reach your self” dhe “Comme le commencement est silencieux” (“Si shkohet tek vetvetja” dhe “Sa i heshtur është fillimi”). Në këtë eveniment letrar ishin të pranishëm shkrimtarë shqiptarë, miq e dashamirës të letërsisë. Ky eveniment letrar u çel me përshëndetjen e presidentit të Klubit të Gazetarëve Ndërkombëtarë z.Thomas A.Friedrich, i cili u ndal në rëndësinë e organizimit të aktivitete letrare për gazetarët që përveç profesionit të tyre kanë edhe talente të tjera, sikurse ato letrare. Në fjalën e tij përshëndetëse ai theksoi se poezia e gazetarit poet J. Kelmendit e kishte tërhequr shumë, dhe nisur nga sadisfaksioni i krijuar ai recitoi edhe disa vargje të autorit. Po kështu ai i fali shkrimtarit Jeton Kelmendit një libër ku flitet për konceptin Europian. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Belgjikë z.Ilir Tepelena. Referimin e parë rreth veprave të autorit e bëri Akademiku, z. Ahtanase Vantchev de Thracey, që kishte ardhur posaçërisht nga Franca për ketë eveniment. Në analizën letrare të vëllimit poetik “Comme le commencement est silencieux”, u shpreh: “Jeton Kelmendi është një baptizues i mrekullueshëm poezish që na impresionojnë me aftësinë dhe formën simbolike, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një fluditet plot delikatesë...” Për auditorin shqipfolës u lexua kumtesa e dr. Irena Gjonit “Poezia e Jeton Kelmendit mes esencash hyjnore dhe kumtesh” (edhe pse ajo nuk ishte e pranishme). Nder te tjera ajo theksonte: “Ashtu si prezantohen të tejdukshme poetikisht, po ashtu shfaqen sigurt edhe kodet e padëshifrueshme lehtë. Dhe këtu behet evidente esenca hyjnore, duke u shndërruar në esencë kumtesh. Këto kode bëhen bashkëudhëtare në kohë të ndryshme. Bëhen grishëse në deshifrim duke tërhequr vëmendjen e receptuesve në kohë e hapësira të ndryshme, ashtu si dhe në kohët e reja të së ardhmes. Dhe kjo pjesë e padëshifrueshme, e kodifikuar, esencë hyjnore dhe esencë kumtesh, ndihmon për të krijuar më sigurt profilin e një poeti modern si Jeton Kelmenti, një nga përfaqësuesit më dinjitoz të poezisë moderne mbarë shqiptare, që ka për të “rrojtur” shumë gjatë.” Në fund të këtij aktiviteti ju dha fjala autorit, z. Kelmendi, i cili falënderoi miqtë e pranishëm, ata që ndihmuan në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Më tej shkrimtari Kelmendi u shpreh: “Duhet je jemi të sinqertë me vete-veten në radhë të parë që të jemi të sinqertë edhe me te tjerët. Ne si shkrimtar gjënë më të madh qe kemi është fjala dhe librat qe botojmë, prandaj duhet ta pranojmë se kur miqtë dhe lexuesit flasim fjalë të mira për ne, natyrisht se na inkurajojnë të besojmë se përkushtimi ynë nuk është i kotë”. Vlen të thuhet se ky ishte promovimi i parë i veprave të një shkrimtari shqiptar në institucionet e BE-së.



(Shqiponja Duro, koordinatore e Shoqatës së Shkrimtarëve Shkrimtarë në Belgjikë)

TEQEJA NE DETROIT VERBI I BEKTASHIZMIT

…me rastin e 57 vjetorit!

TEQEJA NE DETROIT VERBI I BEKTASHIZMIT



ZEF PERGEGA


MOS EJANI PA FEMIJET

Atë ditë përkujtimi, vargu i besimtarëve ishte i gjatë. Ecnin në heshtje të plotë, si banorë të botës hyjnore. Nuk vinte në pytje se kush ishte bosi apo elitari, kalorësi apo udhëtari. Të gjithë me një mendim në zemër drejtohëshin nga Tyrbja që mban emrin e themeluesit të bektashzmit shqiptar në Amerikë dhe në Kanada, Baba Rexhepi. E papërfillur bindja deri në sëmudje e politikës, krahinës apo e besimit. Drita e shpirtit të heroit të mistiçizmit bektashian, Baba Rexhepit i kishte mbledhur mërgimtarët në varkën e mallit të pëveluar për shqiptari. Lotët e kujtimit tek binin mbi ato karafila e zambakë të bardhë në duar shqiptarësh, duket se ato po njomnin rrënjët e mesazhit të dashurisë njerëzore të Baba Rexhepit, që bash ai vetë i pati mbjellë të rrethonte me ta Qëndren bektashiane në Detroit. Baba Rexhepi mbahet mend si qiriu i ndezur i bektashizmit mbi dallgët e oqeanit të asimilimit.
Afrohem drejt varrit të tij në Tyrbe. Një grua shqiptare prej soit të qytetërimit me lutjet e saj ndez qirinj në të gjithë dhomën ku prehen eshtrat e maksimes së betashizmit shqiptar Baba Rexhepit. Pastaj e vura re se ajo përulet deri në cep të mirënjohjes mbi varrin e ngritur me mermer sa një bojë njeriu të Baba Rexhepit dhe ndërkohë kësaj gruaje me emrin Lumturi Bardha i bardhëson zemra, kur një grup fëmijësh sa mosha e qirinjëve të bardhë me qirinjë të ndezur përulen me nderim para varrit të Baba Rexhepit. E ai pushon në paqen e përjetshme se amaneti i Tij është kryer kur u thoshte besimtarëve:

“Mos me ejani në Teqe pa fëmijet tuaj!”

Lotët dhe lulet e ushqejnë amanetin që nuk e tret guri i kujtimit nga shumë mërgimtarë…

Në sallën e Teqës ku po organizohej përvjetori i vdekjës së Baba Rexhepit është stolisur me dritë yjesh. Eshtë vetë kryetari i këshillit të Teqës z. Bardha, që interesohet së tepërmi për të pritur si dikur në odat shqiptare princat e misionit të bashkimit. Në mur janë vendosur portreti i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, ai i Nana Terezes, Naim Freshërit, Gjergj Fishtës, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, Isa Buletinit e Adem Jasharit…
“Ne jemi bijtë e baba Rexhepit. Ai ishte një klerik, filozof e dijetar i madh, i bruajtur me cilësitë e një shërbestari e atdhetari të përkushtuar. Do ta rrisim Teqen me disa investime suplementare, për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të besimtarëve”- thotë konsulli i nderit Ekrem Bardha.
Baba Arshiu 106 vjeçar më thotë më të qeshur se kur njeriu i mbush njëqind vjet, harron t’i numërojë ato që vijnë pas. Me sy të përlotur ai kujton Baba Rexhepin, që e ngriti këtë qënder fetare të bektashizmit, si çerdhe të ngrohtë për shtegtarë.
Ekrem Bardha nuk harron të bejë krenarisht zakonin shqiptar të mikpritjës, kur u drejtohet besimtarëve bektashian se për të kuptuar se sa e thellë është dashuria dhe respekti për rmisionarin Baba Rexhepi e tregon edhe pjesmarrja në këtë aktivitet shkencor të disa prej aktivisteve dhe krijueve të komunitetit, si ish meshtari katorik Prek Camaj, aktivisti Kujtim Qafa, patrioti dhe fotografi Vasel Ujkaj gazetarët Floqi e Pergega… Ai paraqiti edhe një projekt për zgjerimin dhe rikonstruksionin e Teqesë.
Në fjalën e tij mes te tjerash Camaj do të shprehej: “Baba Rexhepi ka ushqyer trupin dhe shpirtin e shqiptarëve. Lartësia e tij ka qenë thjeshtësia dhe buzëqeshja. Madhështia e misionit të tij trashëgohet në bektashizmin e shqiptarëve dhe në mbarë njerëzimin”
“Teqeja është famëmadhe se kështu që vepra e themeluesit të saj Baba Rexhepit”-tha Vesel Ujkaj.
Ndërsa Kujtim Qafa solli kujtime dhe episode mbresëlënënse në kuptimin filosofik dhe psikologjik të Baba Rexhepit, si një prijës i shënjtë. “Ai ishte një mësues i ëmbël dhe një qortues i drejtë.”
Poeti Gezim Basha theksoi se toleranca ndërfetare edhe në një nivel të lavderueshëm në këtë Qënder që e ngriti arkitekti i shpitrave të brengosur Baba Rexhepi. Ndërkohë poeti nuk la pa përmendur edhe devizën e Fishtës për Fe e Atdhe dhe atë të Nolit që shpaloset prej flamurit të Konstandinit, si symbol i bashkimit të shqiptarëve të çdo besimi.
“Baba Rexhepi me dashurinë e tij prinderore, me mirësinë bektashiane e me predikimin hyjnor, ai mundi t’i bashkojë shqiptarët nga të gjitha anët e Amerikës, duke themeluar për të parën herë me 1954 Teqen bektashiane!”-tha Baba Sadik Ibro.
Baba Rexhepi, i cili ndërroi jetë me 10 gusht 1995 kishte lindur në Gjirokastër ne vitin 1902 dhe në vitin 1952 u vëndos në Detroit. Ai është autor i një libri shkencor dhe filozofik mbi bektashizmin.
Në ballkonin e shpirtit të çdo besimtari në një Zot të vetëm rritet respekti e kujtimi për Baba Rexhepin, siç rriten filizat e njomë në një trug autokton shqiptar.


DASHURIA NDAJ ZOTIT FRONI ME I LARTE

Amerika është vendi ku ëndërrat janë realitet dhe realiteti një ëndërr
Çdo shqiptar që ka në sy e në shpirt idenë e progresit dhe të qelizës së familjës e ka ndjerë dhe prekur mundësinë e pakufishme që ka Amerika. E njejta gjë ndodhi edhe me tri besimet fetare, të cilat me misionarët e tyre ngriten jo pa mund e sakrifica çerdhet e Zotit, ku u ngroh shqiptari dhe aty drejtoi kurrizin e vuajtjeve dhe shëroi plagët e persekutimeve…
Kështu ndodhi edhe me besimtaret bektashinj, që kishin mbërritur në Amerikë aty nga fundi i shekullit 18-të. Madje njëri prej tyre që kishte ardhur në Detroit nga viti 1890, kur e ka parë vëndin ku ishin hedhur themelet e Teqesë është shprehur jo pa emocion:
“Jashtë Shqipërisë Haxhi Veliu nuk mund të gjente një vënd me të bekuar e me të përshtashëm se Amerika për të ndërtuar Teqen tonë!”
Në Amerikë e drejta e shërbesave fetare është e garantuar me Kushtetutë. Anjë nuk pyet se në cilën mënyrë i falesh apo i lutesh Perendisë. Askush nuk ndërhyn në punët e fesë dhe asnjeri nuk i imponohet vullnetit të saj.
Madje institucionet fetare as nuk mund të dhunohen dhe as nuk mund të ushtrohet presion mbi veprimtarinë e riteve të tyre.

Eshte fakt se në Amerikë krahas kishave protestante, katolike, ortodokse, kryejnë shërbesat fetare edhe sinagogat e hebrenjëve, xhamitë e muslimaneve, pagodat e budistëve dhe teqet e bektashianëve.
Kur u bë inagurimi i xhamisë shqiptare në Washington në qershor të vitit 1957 presidenti Eisenhower, i cili mori pjesë, ndër të tjera tha:
“Eshtë një privilegj për mua të marr pjesë në këtë inagurim. Mbledhja me ju, në ballin e njëres prej godinave me moderne dhe më të bukura të Washingtonit, përbën një rast të përshtashëm për ne që t’ia rikushtojmë vetën përparimit paqësor për të gjithë njerëzit që besojnë në Një Perendi. Me këtë rast dëshiroi t’i siguroi miqtë e mi musliman se në bazë të Kushtetutës Amerikane, si dhe në bazë të ndjenjave dhe traditës së popullit amerikan, kjo qënder, kjo faltore është e mirëpritur ashtu siç mund të mirëpriten çdo ndërtesë e çdo besimi fetar tjetër. Amerika ka mbajtur dhe do të mbajë kurdoherë me gjithë fuqinë e saj të drejtën e çdo njeriu që të këtë këtu faltoren e vet dhe të lutet sipas ndërgjegjës së tij…!”

Të gjitha faltorët e shqiptarëve të Amerikës janë ngritur me kontribitin e tyre pa dallim krahine dhe besimi fetar. Harmonia fetare në diasporë ka themele të shënjta.
Faltoret e besimit jane Verbi i Zotit dhe simbole të bekuara të vëllazërimit, njëra prej tyre është edheTeqja Bektashiane…

NGA IDEA NE VEPRIM


Aty nga viti 1919 disa shqiptarë në New-York tek po luanin letra biseduan rreth ringjalljës shpirtërore të sektit bektashian, për të patur një faltore të tyre edhe si qënder bashkimi e trashëgimi të traditave të vjetra kombëtare. Idetë herë mbesin udhës, herë ngrihen e ecin përpara, herë i mbulon pluhuri dhe i shuan stresi e herë-herë mbijetojnë krenarisht. Për idetë përparimtare, njerëzore dhe shqiptare krejt si pa pritur lind një njeri.

Kështu për bektashizmin shqiptar në Amerikë lindi Baba Rexhepi, mistika e këtij besimi ndër mërgimtarë.

Në dimrin e viti 1952 emigoi në Amerikë Dervish Rexhepi, i cili qëndroi disa muaj në shtëpinë e motrës së tij Zenepe Çuçi në New-York. I ftuar nga disa shqiptarë shkoi për vizitë në Detroit dhe përseri idea e ngritjës së Teqes mori një fytyrë të re. Baba Rexhepi, i gjeti shumicën e shqiptarëve me banesa e punë dhe me idenë e qëndrimit dhe jo me atë të ikjës si më parë. Kjo përbëri edhe themelin që ideja e Teqes të njohë lartësi të reja në Zotin.
Mbledhja e përgjithshme u mbajt me 24 tetor 1953 në një dhomë në S. Andrews Hall, 431 E. Congress Street. U vendos të çelej fushata për mbledhjen e ndihmave dhe u zgjodh komisioni drejtues, në krye të të cilit u vunë: Gani Muho, kryetar, Nevruz Selfo, arketar, Selman Zagori, sekretar, Jashar Petrusha, Qani Prespa, Dule Kelqyera, Abaz Myrtezaj, Resul Shkëmbi antarë. Që në momentet e para u mblodhen 8 mijë dollarë. U gjet vendi në qytetin Taylor të shtetit të Michiganit ku ekzistonte një fermë. Ferma dhe banesa u blenë me shumën 25 mijë dollarë dhe pas riparimit shuma mbërriti në 30 mijë dollarë. Një kontribut të madh dha avokati i mirënjohur shqiptaro-amerikan S. Teodore Kotelly në përgatitjen e dokumentave ligjore dhe noterimin e tyre.
Në krye të Teqes u vu dervish Rexhepi, i cili më vonë u dorëzua Baba, titull të cilin e miratoi Gjyshi Sali në Kajro me 4 janar 1963. Në letrën e tij mes të tjerave lexojmë:
“Pikësepari ju përgëzoi me gjithë zemër për inisiativen njerëzore dhe fetare që morët, duke ngritur një Teqe në Amerikë, të parën në atë vend të lirë dhe të bekuar. Kjo vepër ju nderon, siç ju kanë nderuar edhe kaq e kaq vepra të tjera të ndritura në fushen kombëtare, kulturale dhe fetare. Brënda në këtë letër ju dërgoi dekretin e shënjtë për dorëzimin e dervish Rexhepit si Baba, titullar i Teqes bektashiane në qytetin Detroit të SHBA. Dervish Rexhepi i ka të gjitha cilësitë e duhura, për të zënë postin e Babajt në atë Teqe!”
Teqeja Bektashiane i çeli dyert me 15 maj 1954


STREHE E NGROHTE EDHE PER KATOLIKET

Teqeja Bektashhiane e Detroitit ka një tokë pjellore prej 80 dynymesh dhe në të gjithë teritorin 400 rrënjë mollë. Ky çiflik pjellor i ka siguruar Teqës të ardhura në shërbim të besimtareve të saj, por edhe strehë e ngrohtë për katoliket dhe për shqiptarët laik.
Ndërtimin e Teqes 20 km larg qëndres së Detroitit Baba Rexhepit e ka shpjeguar në një intervistë dhënë gazetës amerikane “The Detroit News” me 30 prill 1958, në të cilën, ndër të tjera ka thënë:
“Sipas besimit bektashian ekzistojnë dy jetë, jeta e trupit dhe jeta e ndërgjegjës. E para përben pjesën shtazore dhe e dyta pjesën humane. Lufta midis këtyre dy jetëve farkëton parimet morale të njeriut. Prandaj të gjitha Teqetë ndërtohen larg qytetëve, pa zhurmë, ku mund të lutemi e të mendojmë në qetësi dhe t’a ndjejmë vetën më afër Zotit!’
Botën e bektashinjeve e përshkruan kështu Faik Konica në revisten Albania në vitin 1897
“…Njeriu në Shqipëri e shquan prej së largu Teqenë. Ajo është e vendosur në vendin më të bukur, larg banesave të popullit, Eshtë e rrethuar më shumë pemë, sidomos me mollë e kajsi, të cilat janë të preferuara nga bektashinjtë. Pemët janë të mbushura dhe të përkulura nga kokrrat. Ju ndodheni tani përballë Teqesë, që është një godinë një kateshe, e lyer me gelqere me kapakë të dritarëve ngjyrë bari. Ju kaloni nëpër pragun e një porte të madhe, që në përgjithesi nuk mbyllët as ditën e as natën. Gjëndeni në një oborr të madh, ku dervishët ngrohën në diell dhe dëgjojnë kallximet e ndonjërit prej tyre. Asnjë nuk vjen të pyes se çka doni. Ju po të dëshironi mund të hyni në kopësht, të mblidhni kajsi apo mollë, të pushoni nën hije dhe të largoheni siç keni ardhur. Ne se i afroheni ndonjë dervishi, ai do t’u pyes me përzemërsi dhe thjeshtësi dhe do t’u shoqërojë deri tek Babaj që është kryetari i tyre…!”

Ndërsa Xhevat Kalajxhi shkruan: “E njëjta bujari e karakterizon edhe Teqenë e Detroitit, në të cilën çdo njeri është i mirëpritur, pikërisht ashtu siç e kërkon tradita bektashiane. Luigj Hila një shqiptar katolik nga Shkodra, gjeti strehim në këtë Teqe në kohën e pleqerisë. Ai kishte ardhur nga Shqipëria që në vitin 1910. E siguronte jetën me anë të një ferme të vogël që kishte në pronësi të tij, e cila ndodhej afër Teqes. Në kohën e pleqërisë nuk e ndihmoi shëndeti dhe kështu u detyrua t’a shesë fermen. Dhe kur i’u mbaruan të hollat shkoi e jetoi në Teqe derisa mbylli fletët e fundit të jetës së tij!”
Luigj Hila kishte një respekt per bektashizmin. Ai e ndihmoi se tepërmi Teqenë, sidomos në mbjelljet e pranverës dhe të vjeshtës. Kur është intervistuar Baba Rexhepi nga “The Ditroit News” me 1955 ka ndodhur edhe Luigj Hila, i cili ka deklaruar se në Shqipëri, bektashinjtë ishin ndër të parët që e kanë luftuar pushtuesin otoman, për çlirimin e vendit dhe shpesh herë ato mbrojten patriotët e kombit shqiptar!”

VELLAZERIM I MADH NE NJE SHQIPERI TE VOGEL

Shqiptarët e Amerikës në të gjitha përpjekjet, që kanë bërë, në të gjitha ndihmat që kanë dhënë gjatë gjithë vitëve janë frymëzuar kurdoherë nga ndjenjat e pastra të patriotizmit dhe vëllazërimit. E njejta frymë ka ekzistuar edhe në ndërtimin e faltorëve, të cilat ata i konsiderojnë si pasuri e përbashket.
Kur u themelua Teqeja Bektashiane në Detroit z. Krist Lepon, një nga të krishterët, që nuk e kurseu ndihmen materiale për këtë qënder deklaroi:
“Jam shumë i gezuar që në Amerikë krahas Kishes e Xhamisë u ngrit një Teqe bektashiane. Teqetë në Shqipëri kanë qenë pararojë e përpjekjeve kombëtare për liri dhe pavarësi. Gjithashtu kanë simbolizuar tendencat liberale dhe ndjenjat e kulluara, për forcimin e vëllazërimit midis të gjithë shqiptarëve!”
Teqen bnektashiane e kanë vizituar kryepeshkopi Fan Noli dhe i ka dhënë një ndihmë financiare, Vehbi Ismaili, themelues i Qëndres muslimane në Detroit. Krist Thanasi. kryetari i Vatres, z. Elena Trajani, bashkëshortja e Harry Fultzit që pati ngritur institutin teknik në Tiranë. At Kosta i kishës ortodokse të Detroitit, Dom Prek Ndrevashaj, themelues i kishes katolike “Zonja Pajtore” etj. Gjithashtu e kanë vizituar kongresistë e senatorë amerikanë si dhe shkrimtarë të huaj, si Frix e Elsie.
Të gjithë vizitorët janë ndarë të gëzuar, sepse kanë parë se Teqeja është një çerdhe vëllazërimi e një Shqipëri e vogël në Detroit.
Me 24 prill 2011 në meshen e shënjtë të Pashkëve, famullitari i kishes katolike të Shën Palit, Dom Anton Kiçra, ndër të tjera tha:
“Sot në ditën e ringjalljës të Shelbuesit tonë kemi mes nesh Baba Elton Pashaj i Teqes bektashiane dhe sekretarin e saj Prof Eduart Aliko. Kjo shpreh frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërfetar në diasporën tonë. Besoi se rruga e Baba Rexhepit dhe e prelatëve të tjerë fetar që çelen faltorët e besimit dhe të dritës në botën e lirë do të vazhdohet e do të pasurohet. Lidhja e jonë mes besimeve do të njohë zhvillime të reja…!”
Në grigjen e kishes sapo mbaroi mesha i morëm një mendim z. Aliko, i cili tha:
“…Ne besimtarët bektashian të Detroitit do të ecim në rrugën e Baba Rexhepit dhe do të jemi vazhdues të mësimeve teologjike që ka dhenë shkrimtari i madh i Rilindjës Kombëtare Shqiptare Naim Frashëri. Tek Rilindasit ne gjejmë frymën kombëtare dhe fetare. Pa atdhe nuk ka fe dhe ky është binomi i padarë!”

Detroit, Prill 2011
zefpergega434@hotmail.com

NJERIU I ETUN PËR UJË... PIN EDHE..!

A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME ?...
KËTO JANË TË STALINIT !..
AI IA LA ENVERIT !
ENVERI IA LA RAMIZIT…
PRA…ÇIZMET E TIJA JANË NË SHQIPNI !
Me 8 Maji 2011, në Shqipni…
KUSH VOTON PËR KOMUNISTA, SOCIALISTA, APO NEOKOMUNISTA KAPITALISTË..
ME MASKË “DEMOKRATIKE”…
VOTON PËR KËTO ÇIZME !



Nga Fritz RADOVANI:

NJERIU I ETUN PËR UJË... PIN EDHE..!

Shekulli që shkoi ka provue se thanjet e vjetra bazohen mbi të vërtetën.
Shpesh përdoret një shprehje: “I shkreti…kishte vdekë nga urija!”. Po koha që shkoi ka provue se njeriu vdes ma parë nga etja se urija…Një ndër torturat që kanë pasë rrezik me provue njerëzit në sigurimin e shtetit në Shkodër, dhe një nga qytetarët që ka mbyllë jeten tue e pranue plumbin me andje për me shpëtue nga thojtë e kriminelave, asht kenë ish oficeri i policisë shqiptare Gjush Deda, i fisit të Dedëjakupëve, që ka provue një nga tmerret e paimagjinueshme për dy javë pa gjum, tue qendrue në një karrigë i lidhun me duer mbrapa dhe sa herë që fillonte me e kotollue gjumi, hetuesit që ndrronin turrnet, e lagnin me ujë…derisa, mbas dy javësh ka firmue procesin si donte hetuesia, mbasi asnjë fjalë nuk arrinte me kuptue tue pasë kalue në një gjendje krize nervore nga lodhja e madhe prej urisë, etjes dhe pagjumsisë… Në vitin 1962, kam pasë fatin me njohë afër një nga kolosët e Françeskanëve Shqiptar, At Frano Kirin. Një ditë po më tregonte për torturën e etjes, të cilën e kishte provue në hetuesinë e bame në sigurimin e shtetit në Shkodër në vitin 1946. Kishte tri ditë që nuk i jepnin ujë. Ditën e tretë çohej me vështirsi në kambë. Tregonte se nuk i binte ndër mend për me u përtypë, mbasi i ishte ba goja shkrum. Gjuha i ngjitej për qiellzë...Kishte fillue njëfarë marrakotje. Një polic e merr dhe e çon për me krye nevojat personale. Porsa hyn në nevojtore, sheh se mbi dy-tri rrasa ku vendoseshin kambët kishte mbetë pak ujë. Shikon mbrapa dhe sheh policin, i cili ishte tue bisedue me një shokun e vet, dhe nuk po shikonte nga At Franoja. Ky menjëherë ulet në gjunjë, dhe mbasi piu ujin e mbetun ndër rrasa filloi edhë lëpiu edhe rrasat tjera me shue etjen...po, aq ishte i etun sa nuk dallonte ma asnjë shije të langjeve që po lëpinte në grykën e nevojtores. Porsa ishte ngritë, kishte vrejtë se polici kontrolloi anash nëse e ka pa kush, dhe kur ishte sigurue se nuk e kishte pa kush, e kishte thirrë e çue në birucë. Nga të gjithë policët e sa viteve vuejtje, Ai e veçonte “policin e mirë”, që e kishte lejue me lëpi rrasat e laguna të nevojtores së pistë të hetuesisë...që me siguri nuk ishte la kurrë!
Prof. Adem Bazhdari, një bashkvuejtës i klerit aso kohe në Kuvendin e Fretënve të kthyem në hetuesi, tregonte: “Nuk e harroj kurrë Imzot Frano Gjinin të varun në një pemë. Po e torturonin. Erdhi Zoi Themeli dhe Pjerin Kçira. Monsinjori u lypi pak ujë. Pjerini mori një tas dhe ia mbushi me urinën e vet aty mbas një blini që ishte deri vonë në atë oborr, dhe ia dha me pi Monsinjorit, që kishte ma shumë se dy ditë pa pi ujë. I shkreti Monsinjor piu shka i dhanë ata mizorë. E zgjidhën, ai ra për tokë, nuk ecte, e sollën me dy policë në dhomë dhe mbas pak minutash erdhën e na morën të dyve, sa mërrijtëm në krye të shkallës së gurit ndër fretën, Pjerini diçka i tha At Mati Prennushit dhe e hodhi poshtë... mendueme se e mbytën, por, jo, ishte gjallë i gjakosun fëtyrët. - E shihni? -Na pyeti Zoi, - kështu do ta pësoni dhe juve, mos flisni po deshët!..” Tregonte për shumë vuejtje, tortura, morra e pleshta që nuk i lenin një minut të qetë, plagë të qelbzueme dhe masakra që u banin mbi trupat e tyne, por kur donte me veçue gjendjen ekstreme të vuejtjes së njeriut në duert e terroristëve të sigurimit, thonte: “Mos e provoftë kush torturen e etjes, ajo nuk mund të merret me mend pa u provue, ujët e pistë, shurra e llomi i xhirizit të duken si t’ ishe në ndonjë banket ku nuk mungon asgja e shijshme me u pi...!”
Çka asht e vërteta, Populli Shqiptar, tue kenë ma i vuejtuni i të gjitha shteteve që kanë provue diktaturen komuniste, e ndoshta i pakrahasueshem me vendet tjera të këtij sistemi shkatrrues e skllavnues i të gjitha virtuteve njerzore, ashtu si ishte vetë dhuna e terrori i asaj bishe që e masakroi për 46 vjet ketë popull të mjerë tirani Enver Hoxha, bashkë me pasuesin e vet Ramiz Alinë, sot duhet thanë realiteti!
Etja për Liri dhe Demokraci asht e pakrahasueshme me asnjë vend të Europës!
Nëse Shqiptarët për 46 vjet komunizem vuejten urinë, etjen dhe u mësuen mos me fjetë rahat as natën, tue pritë “kur po i troket dera” nga sigurimi i atij rregjimi mizor, ata edhe sot vazhdojnë me kenë të marrakotun para kutijave të votmit, aqsa me vete rrinë e mendojnë: “Kur je i etun për ujë...pin edhe Shurlock!”...e kjo, i ban me “votue” ashtu siç na tregonin pleqtë për fshatarin, që kur e mori etja...e filloi me hanger “qerrshijat”, thonte “kjo ma pak...kjo tjetra edhe ma pak...e kjo ndoshta ma shumë, por era nuk po i vjen..!”... Në fund të koshit nuk mbeti gati asnjë kokerr e palame...
Nga etja për Demokraci...as Shqiptarët nuk po i dallojnë ma “qerrshijat” e koshit!
Në një lulishtë në Budapest janë të ruejtuna veprat e artit të epokës komuniste.
Edhe çizmet e Stalinit...janë të ruejtuna aty! (Ato çizme që shihen nalt).
Që me 2 Dhetor 1945, Shqiptarët kanë votue për ato çizme!
Me 8 Maji 2011, tue votue për komunista, socialista, neokomunista kapitalistë me maskë “demokratike”,.. Shqiptarët votojnë prap për ato çizme!

Melbourne, 6 Maji 2011.

Shteti i fuqishëm i Janullatosit brenda shtetit shqiptar

Prof.dr. Eshref Ymeri




Sot në mëngjes u njoha me një njoftim të zotit Feliks Taho, të botuar në internet, me subjekt:

“Aleanca Kuq e Zi: Po shembet Pallati i Kulturës për t’u kthyer në kishë.

Në këtë njoftim thuhet:

“Aleanca Kuq e Zi akuzon Kishën Ortodokse Shqiptare të Përmetit se është duke kryer fshehtas punime brenda Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, me qëllim shembjen ose ndërtimin brenda tij të një kishe. Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizjeje, gërmimet bëhen natën, ndërsa është zgjedhur pikërisht koha e fushatës zgjedhore, kur vëmendja e vendorëve është e paktë. Pallati i Kulturës në Përmet, që prej vitit ’97 ka qenë mollë sherri mes përfaqësuesve të Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së qytetit, ndërsa në vitin 2004, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, u vendos që Pallati t’i shërbente kulturës së këtij qyteti”.

Me këtë rast, dëshiroj të theksoj si më poshtë:

Së pari, Kisha Ortodokse e Përmetit nuk është shqiptare, ajo është një filial i kishës shoviniste greke që qeveriset nga kryeshovinisti Janullatos në Tiranë.

Së dyti, Pallati i Kulturës "Naim Frashëri", simboli ynë kombëtar, sigurisht që do të prishet dhe do të shndërrohet në kishë, në themelet e së cilës do të varroset kufoma e Vasil Thomollarit (e këtij bastardi të racës shqiptare) kur të vijë koha që ai të ndërrojë jetë dhe të dalë para Zotit, të cilit do t'i rrëfehet për bëmat e tij të zulmshme në shërbim të kryeshovinistit Janullatos dhe të shovinizmit grekomadh për greqizimin e Përmetit. Ai pallat kulture sigurisht që do të prishet, se populli i Përmetit ka pranuar ta braktisë shqiptarizmin dhe të përqafojë janullatizmin. Se sikur populli i Përmetit të mos e kishte braktisur shqiptarizmin, ai, me kohë, do të ishte ngritur peshë në këmbë dhe, me në krye birin e vet, ish-drejtorin e atij pallati, zotin Kastriot Bezati, do të ishte turrur drejt atij objekti, do ta flakte prej andej priftin tradhtar Vasil Thomollari, sahanlëpirësin e Janullatosit, dhe do t'i kthente atij statusin që ka pasur, si vatër kulture e asaj treve, që mban emrin e kryesimbolit tonë kombëtar, Naim Frashërit. Kjo ndërhyrje e popullit të Përmetit, do të kishte qenë plotësisht e justifikuar, përderisa ai nuk do të kishte bërë gjë tjetër, vetëm se do të kishte vënë në vend vendimet e të trija shkallëve të gjyqësorit, deri edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pallati në fjalë duhet të jetë në shërbim të kulturës së qytetit.

Dëshiroj t'i pyes të gjithë lexuesit e nderuar të "Tribunës Shqiptare": në cilin vend të botës nuk u zbatuakan vendimet e të trija shkallëve të gjyqësorit? Në cilin vend të botës nuk u zbatuaka vendimi i Gjykatës Kushtetuese? Kujt i shërbyeka Zyra e Përmbarimit? Kujt i shërbyeka Kryeprokurorja Ina Rama? Kujt i shërbyeka Kryetari i Gjykatës së Lartë? Kujt i shërbyeka Ministri i Drejtësisë? Kujt i shërbyeka Presidenti i vendit dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Bamir Topi? Kujt i shërbyeka Kryeministri Berisha? Kujt i shërbyeka me heshtjen e tij për këtë problem kaq madhor kryetari i opozitës Edi Rama. Përderisa vazhdon të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2004, atëherë nënkuptohet vetvetiu se të gjitha figurat e lartpërmendura nuk i shërbejnë ligjit në Republikën e Shqipërisë, kanë tradhtuar interesat kombëtare dhe janë vënë tërësisht në shërbim të kryeshovinistit Janullatos, të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke, duke lejuar që brenda shtetit shqiptar, të funksionojë shteti shumë i fuqishën janullatist. Në këto kushte, populli i Përmetit duhej të vetorganizohej, duhej të merrte situatën në dorë, duhej të çohej më këmbë dhe të çonte në vend zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por populli i Përmetit hesht. A nuk kam të drejtë të dyshoj se edhe populli i Përmetit e ka braktisur shqiptarizmin dhe i është nënshtruar janullatizmit, kishës shoviniste greke dhe shovinizmit grekomadh? Pra, ka pranuar në heshtje greqizimin e vetvetes?

Santa Barbara, Kaliforni

07 maj 2011

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...