RIZA LAHI
In memoriam
83 vjeçari Bezat Imaj është shuar duke mërmëritur një emër – “Liliana” dhe ishte
i fundmi i të 50 shqiptarëve të kthyer në atdhe nga ferri me emrin e tmerrshëm nazist
“Mat’hauzen”, ku lanë jetën 200 bij të tjerë nënash shqiptare.
Në arkivol , antifashisti I vjetër mbante ende në krahun e majtë dhe në
shpatullën e majtë numurin 137788 - djemtë e tij, Afrimi dhe Kanani e dinë dhe
në gjumë qysh në fëmijëri.
Ishte një shtampë e pashqitëshme nga mishtë prej “Mat’hauzenit”.
Numuri 137788 tani prehet I qetë në varrezat e jugut të Kryeqytetit, ku u mbulua
me dhe dhe kurora në mesditen e ngrohtë të 21 dhjetorit 2006.
FOSHNJËRI
Viti 1924. Krizë qeveritare. Varfëri e llahtarëshme, epidemi sëmundjesh, zi
buke…
Numuri 137788 ende nuk e kishte atë matrikull; madje jo vetëm që nuk shtinte dot
me pushkë, por as ecte ,as fliste edhe një fjalë të vetme dhe ishte vetëm Bezat
Imaj. Atëherë ai qe motak dhe nuk kishte se si ta dinte se qe duke pirë gji nga
gjoksi I një gruaje të vdekur. Ai ishte mësuar të pinte atje si një sugar,
megjithse ai gji shterronte e shterronte përditë. Ishin sistët e nënës së tij ,
të mjerës Zonjë, që para varrosjes së saj, gjashtë muaj më parë, kish shtënë në
gropë tok me lotët e saj, të shoqin, Kananin, emrin e të cilit e mban sot i biri
– officer madhor i Minsitrinë e Mbrojtjes.
E…E kush e ka parë , vallë, duke pirë ashtu, si qingj motak, sugar, foshnjën?
Asnjeri nuk e mban mënd emrin e njeriut që e pat hequr nga gjoksi I kufomës atë
ferishte. Mbajnë mënd vetëm emrin e një burri të mirë, vëllait të Zonjës e cila
po e ushqente a së paku, po I pushonte të qarat birit të saj edhe e vdekur.
Emrin Haki Lluka, babait të shtatë fëmijëve dhe burrneshës së tij Gjylo, e cila
rron edhe kësaj dite.
ROB
Kongresi I Përmetit në Përmetin e çliruar.Hafijet shqiptare kanë rreaguar me
vonesë . Për pasojë , autokollona gjermane nuk arrin të shkatërrojë kongresin
dhe të vrasë kongresistët. Tanimë është data 2 qershor 1944 dhe sapo ka nisur
operacioni I përgjakur me emrin e muajit të qershive. Kongresi është shpërndarë.
Nazistët mundin të kapin 6 roja partizane që ende ruanin rrugën përdrejt
kongresit dhe kongresistëve. Dy nga ata vriten – njeri duke u vërvitur nga
karroceria e makinës që ecte me shpejtësi drejt kështjellës së Gjirokastrës ku
po prisnin me hanxharët mprehur torturuesit e shqiptarëve me emblema partizane.
Tanimë 19 vjeçari Bezat Imaj nuk mundet të luftojë më dot krahas shokëve të
brigadës; krahas Adil Çarçanit.
Djemtë refuzojnë të tregojnë.
Pas dhjetë ditëve…
…NË GJIMNAZIN E JANINËS “ZOSIMEA”…
Oh, nuk është më gjimnaz! Vëndi ku ka studiuar naim Frashëri është kthyer në
burg; në një burg masiv që mban mbërthyer 8000 shpirt prej nacionaliteteve
gjithfarëshe.
Aq pak hapësirë dhe aq shumicë e skëterrëshme qëniesh njerëzore brënda saj!...
Grekër oordinerë kalojnë anash kangjellave të gjimnazit. Tanimë në vënd të
vajzave të bukura të dikurëshme, atje ka njerëz të qarkuar nga gryka
mitrolozësh.
Të burgosurit rrëmbëjnë ushqime që u hedhin grekërit që vuajnë për vete për
kafshatën e gojës në kushtet e njohura të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Për Labin nga Kurveleshi , populli grek do të mbetej deri në rrahjen e fundit të
zemërs një popull trim, mikpritës, patriot dhe sypatrëmbur.
Një ditë…Ndërsa mijra burra po ecnin nëpër oborrin e “Zosimeas” për aq minuta sa
ishte parashikuar “ajrosja” e tyre, befas…Nga një dritare përball dhe e
kryqëzuar me hekura, shpërtheu një zë vajze. Ishte një zë fëmijëror, që …që
këlthiste në gjuhën shqipe sikur të ishte duke dhënë frymën e fundit: “ Mbahuni,
shokë! Nazistët I kanë ditët e numruara!”
Nga grupi I shqiptarëve u dëgjua pëshpërima ngjethëse: “ Fato Berberi! Fatoja
nga Gjirokastra!”
Vajza përsëriti thirrjen më me forcë.
Mijra sy meshkujsh po vështronin tani drejt asaj dritareje me hekura. Se nga
fluturoi përmbi kokat e tyre një pullumb që nuk ia tërhoqi vëmëndjen askujt.
Dikush nsi të lotonte. Një dorë mashkulli u përpoq më kot të shkoqte duart
vajzërore të mbërthyera si me kthetra për hekurash. Pas pak, dora mashkullore u
zhduk; u duk sërish pas disa çasteve. Tanimë dora leshtore mbante një thikë. Më
në fund dora e përgjakur u zhduk. Një psherëtimë luanësh nxorën nga shpirti
mijra burra që mundën të dëgjonin për të fundit herë si nga thellësirat e një
pusi:”Shooookë!...Mbahuniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii”
Fato Berberin e varën. Në gjith Evropën, nazistët kanë varur gjashtë femra.
Njëra nga ato është quajtur Zonja Kosmodemianskaja dhe ishte ruse. Pesë të
tjerat I përkasin vëndit të shqiponjave. Njëra nga ato - Fato Berberi.
LUFTË ME NJË SHURRË…15 DJEM PARA “SHARRSIT”
Mat’hauzen. Antifashistët që ruheshin ditë e natë nga oficerë të shituar e
gjymtuar nga plagët, kanë organizuar tanimë celulat e tyre të rezistencës.
Celulat mbajnë lart moralin nëpër llahtarën njerëzore hitleriane…
…15 burra tani po punojnë pa pushim. Papritur njëri prej tyre, Italian, zbulon
një vënd ku nazistët mbajnë patatet.15 gojë shkojnë lëng. 15 gojë janë gati të
shqyejnë me shëmbë një patate të paqëruar. Te secili ulërin instinkti I urisë.
Italiani vështron nga shokët dhe bën shurrën mum bi patatet e hitlerianëve.është
një hakmarrje prej “Yahoo” je. Ky veprim egërsisht I pakulturuar, tanimë para
syve të antifashistëve ka marrë pamje hyjnore. Burrave u ngjan sikur po hedhin
jo shurrë, por predha në vijën e parë të frontit përball hitlerianëve.
Pas pak…Nazisti ka rreshtuar të 15 burrat. Ë? Cili prej tyre paska guxuar të
shurrojë ushqimin e ushtarëve të Vermahtit? Asnjëri nuk do të përgjigjet? Ashtu?
Mitrolozi është tanimë me siguresë të hequr, I mbushur dhe…”Sharrësi”dhe I zoti
I tij pyesin për herën “ultima”. Dy shokët në krah mbajnë me zor italianin që
kërkon të dalë - le të vritet ai, port ë shpëtojnë 14 të tjerët. Le të kthehen
ata të gjallë te nënat e tyre. Edhe dhjetë sekonda. “ Ains…”.
Askush nuk del nga rreshti dhe nisin kakaritjet e nofullave të zjarrta të
“Sharrsit”.
Gjermani lë kufomat dhe largohet duke parë drejt dhe duke vërshëllyer “Lili
Marlen”. Pas pak…
Bezat Imaj vjen në vete. Ishte I gjallë. Asnjë plagë në trup. I kishte rënë të
fikët kur trupat e tjerëve nxirrnin currile gjaku atje ku hynin plumbat e
“Sharrsit”.
Me stampat e brugut ngado, I burgosuri largohet. Një plakë që takon rrugës e
merr në kasollen e saj, I spiegon se me zi ushqen veten dhe se është e vetme, se
nuk ka askund qëndra të banuara pranë dhe se, më mirë se të vdesë, është të
shkojë dhe një herë në kamp…
Hitlerianëve nuk u ra në sy kjo gjë.
PARA DERËS SË KREMATORIUMIT
Atë ditë ishte radha e 25 të burgosurve të tjerë. Hipën që të gjith në makinën e
zbuluar për të shkuar atje nga nuk kthehesh më. Në fillim drejt “klinikave”
kriminale mjekësore dhe, që andej, në furrat e krematoriumeve.
Hitleriani numuron robërit që janë rrasur njëri pranë tjetrit . Ej, qënkërkëshin
jo 25 , por 26 veta. Skrupuloz , siç janë në tër botën gjermanët, ai vërvit për
krahu qënga makina teposhtë njërin që I nxë dora e që e ka pranë.
Ishte krahu që mbante nën rrobën me vija matrikullën 137788.
Kollona u nis për atje ku kish qënë fundi I disa grupeve me 25 shpirt.
Bezat Imaj hyri sërish në detin e shokëve.
“NËNA IM? NJË GJERMANE!”
“Oh, babait nuk I kujtohej emri I asaj nëneje nga një fshat I Mynihut…Babai
lexonte e stërlexonte një tregim të përfshirë në librin “Ylli që sheh mbi
sheshin “Skënderbej” që quhej “ Ballafaqim pas skëterrës”…Sikur t’ia denim emrin
e asja nëne dhe fshatin e saj, unë do të shisja edhe rrobet e trupit vetëm që
t’I çoja një tufë lule te varri” – thotë Kanan Imaj duke parë me pikëllim nga
dhoma tjetër. Atje, rrethuar nga gratë është kufoma e babait. Në krye të grave –
bashkëkshortja e tij besnike, Ervehe …
Një natë, numuri 137788 mungoi në thirrjen e mbrëmjes. Alarm në katër anët
dhe nata qe sterr. Nuk gjëndej askund numuri 137788.
Shqiptarin ata çaste po e mbante në shtëpi një nënë gjermane. Ajo jetonte vetëm
me një vajzë të vogël, mbesën e saj. I kish patur edhe ajo tre djem. Nuk I
kishte më asnjërin prej tyre. Njëri prej të treve kish dhënë jetën para mureve
të Stalingradit. E kujt I vinte mëndja të kontrollonte në shtëpinë e një nëneje
me tre djem të vrarë nën flamurin me kryqin e thyer?
Ai grumbull eshtrash të një njëzetvjeçari shtatlartë peshonte gjithsej 19 kg.
“Dhe jam ndarë nga ajo nënë 55 kilogram”, u ka thënë vazhdimisht djemve Bezat
Imaj. Këtë ia ka përsëritur edhe para dy viteve ish futbollistit me famë
botërore të kombëtares gjermane Myler, kur ai ka kërkuar ta takonte në Tiranë.
RRUSH E DOMATE MBI TARRACË
“Në shtëpinë tonë , në Shtëpëzë, Kurvelesh – tregon djali tjetër që pi cigare
njëra pas tjetër, Afrimi që është gazetar – ne kishim një pjergull të
mrekulluehsme. Kur mora më së fundi shtëpi në Tiranë, në katin e gjashtë, erdhën
edhe prindërit. Babai nuk u nxitua të largohej. Ai shkuli nga rrënjët pjergullën
e tij të dashur dhe e ujdisi mirë e bukur mbi tarracën e apartamentit tonë. U
largua I përmalluar nga shtëpia e vjetër, ku la tër ata kujtime dhe një mace që
nëna ime , Erveheja e donte fort por që se ku kish shkuar , kish dy ditë.
Në tarracë, veç pjergullës , babai mbolli edhe disa fidane domatesh nga domatet
e veçanta që bëhen në Shtëpëzë. Dheun e regulloi në të dalat e tarracës. Atje ai
pinte kafe përherë dhe nëna qeraste komshinjtë me rrushin dhe domatet e
Shtëpëzës. Kur u nisëm pas tre viteve në fshat, babai dhe nëna mbushën një
torbë të madhe me rrush , nga rrushi I rritur në tarracë. Kur arritën atje,
komshinjtë e përlotur u mbldhën t’I prisnin me përmallim. Ndërkohë…Turma u
shkapërda. Drejt tyre po vinte me shejtësi një gjë e egër. Ishte një mace që
tanimë shqyente ngado vente pula , thyente vezë, çirrte dhe kafshonte kush e
cikërte paksa dhe vraponte siç vrapojnë egërsirat. Siç vrapojnë pyjeve macet e
egra. Oh..Këtë radhë macja që iu friguan të gjithë, e ndali vrapin e saj në
prëhërin e nënës . pastaj në prëhërin e babait. Rrinte atje kutullac si një
ëngjëll. Ishte macja e shtëpisë së vjetër”.
E VETMENJË PLAKË MBËRRIN PËR VARRIM QËNGA SHTËPËZA
Që të gjith I hapën rrugë 70 vjeçares Vulo Lluku kur u dha në derë. Kishte
udhëtuar që aq larg ; që nga Shtëpëza e mbetur tani pothuajse pa djem që janë
kurbeteve.
Plaka zuri bvënd si një burr dhe çeli gojën.
Një vëlla I saj, që sot është gjallë në Australi, Resul Lluku u pat arratisur
qysh ne vitin 1947 në Greqi dhe, siç dihet, zona e politizuar e Labërisë I
rrinte larg asaj.
Më në fund, gruaja do të bënte edhe ajo, një dasëm. Vulo Lluku sikur kishte
mort. Kish prerë mish, nuk kish kush t’ia hante. Kish zier raki – nuk kish kush
t’ia pinte. Kish bërë bakllave , nuk kish kush t’ia hante. Kish dasmë, nuk kish
kush të mbante iso. Kur…Shtëpëzësit panë pikërisht Kryetarin e tyre të
Kooperativës, që I hapeshin dyert ngado në të gjitha zyrat e Gjirokastrës,
burrin dinjitoz e shumë të ndershëm ( “ më ka rrahurr një herë se kisha këputur
një vesh rrush nga rrushi I kooperativës” – thotë Afrimi), Bezat Imajn, të
qëndronte te dera e konakurt që kishte dasëm. Kish dhe të shoqen me vete dhe qe
veshur si për dasëm. Pas tij, konaku u mbush me njerëz dhe dasma shiptare mori
flakë.
“ Unë ndaj kam ardhur qënga Shtëpëza” – mbyll tregimin e saj plaka duke bërë
adetin sapo përfundon kafenë.
Bezat Imaj mbylli gojën përjetë duke mërmëritur një emër vajze – Liliana.
Liliana është emri I bijës së tij të vdekur 23 vite më parë se të mbyllte sytë
dhe ai dhe të shkonte
“ atje , ku po më thërret Liliana”
RIZA
LAHI