2011-05-08

TEQEJA NE DETROIT VERBI I BEKTASHIZMIT

…me rastin e 57 vjetorit!

TEQEJA NE DETROIT VERBI I BEKTASHIZMIT



ZEF PERGEGA


MOS EJANI PA FEMIJET

Atë ditë përkujtimi, vargu i besimtarëve ishte i gjatë. Ecnin në heshtje të plotë, si banorë të botës hyjnore. Nuk vinte në pytje se kush ishte bosi apo elitari, kalorësi apo udhëtari. Të gjithë me një mendim në zemër drejtohëshin nga Tyrbja që mban emrin e themeluesit të bektashzmit shqiptar në Amerikë dhe në Kanada, Baba Rexhepi. E papërfillur bindja deri në sëmudje e politikës, krahinës apo e besimit. Drita e shpirtit të heroit të mistiçizmit bektashian, Baba Rexhepit i kishte mbledhur mërgimtarët në varkën e mallit të pëveluar për shqiptari. Lotët e kujtimit tek binin mbi ato karafila e zambakë të bardhë në duar shqiptarësh, duket se ato po njomnin rrënjët e mesazhit të dashurisë njerëzore të Baba Rexhepit, që bash ai vetë i pati mbjellë të rrethonte me ta Qëndren bektashiane në Detroit. Baba Rexhepi mbahet mend si qiriu i ndezur i bektashizmit mbi dallgët e oqeanit të asimilimit.
Afrohem drejt varrit të tij në Tyrbe. Një grua shqiptare prej soit të qytetërimit me lutjet e saj ndez qirinj në të gjithë dhomën ku prehen eshtrat e maksimes së betashizmit shqiptar Baba Rexhepit. Pastaj e vura re se ajo përulet deri në cep të mirënjohjes mbi varrin e ngritur me mermer sa një bojë njeriu të Baba Rexhepit dhe ndërkohë kësaj gruaje me emrin Lumturi Bardha i bardhëson zemra, kur një grup fëmijësh sa mosha e qirinjëve të bardhë me qirinjë të ndezur përulen me nderim para varrit të Baba Rexhepit. E ai pushon në paqen e përjetshme se amaneti i Tij është kryer kur u thoshte besimtarëve:

“Mos me ejani në Teqe pa fëmijet tuaj!”

Lotët dhe lulet e ushqejnë amanetin që nuk e tret guri i kujtimit nga shumë mërgimtarë…

Në sallën e Teqës ku po organizohej përvjetori i vdekjës së Baba Rexhepit është stolisur me dritë yjesh. Eshtë vetë kryetari i këshillit të Teqës z. Bardha, që interesohet së tepërmi për të pritur si dikur në odat shqiptare princat e misionit të bashkimit. Në mur janë vendosur portreti i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, ai i Nana Terezes, Naim Freshërit, Gjergj Fishtës, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, Isa Buletinit e Adem Jasharit…
“Ne jemi bijtë e baba Rexhepit. Ai ishte një klerik, filozof e dijetar i madh, i bruajtur me cilësitë e një shërbestari e atdhetari të përkushtuar. Do ta rrisim Teqen me disa investime suplementare, për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të besimtarëve”- thotë konsulli i nderit Ekrem Bardha.
Baba Arshiu 106 vjeçar më thotë më të qeshur se kur njeriu i mbush njëqind vjet, harron t’i numërojë ato që vijnë pas. Me sy të përlotur ai kujton Baba Rexhepin, që e ngriti këtë qënder fetare të bektashizmit, si çerdhe të ngrohtë për shtegtarë.
Ekrem Bardha nuk harron të bejë krenarisht zakonin shqiptar të mikpritjës, kur u drejtohet besimtarëve bektashian se për të kuptuar se sa e thellë është dashuria dhe respekti për rmisionarin Baba Rexhepi e tregon edhe pjesmarrja në këtë aktivitet shkencor të disa prej aktivisteve dhe krijueve të komunitetit, si ish meshtari katorik Prek Camaj, aktivisti Kujtim Qafa, patrioti dhe fotografi Vasel Ujkaj gazetarët Floqi e Pergega… Ai paraqiti edhe një projekt për zgjerimin dhe rikonstruksionin e Teqesë.
Në fjalën e tij mes te tjerash Camaj do të shprehej: “Baba Rexhepi ka ushqyer trupin dhe shpirtin e shqiptarëve. Lartësia e tij ka qenë thjeshtësia dhe buzëqeshja. Madhështia e misionit të tij trashëgohet në bektashizmin e shqiptarëve dhe në mbarë njerëzimin”
“Teqeja është famëmadhe se kështu që vepra e themeluesit të saj Baba Rexhepit”-tha Vesel Ujkaj.
Ndërsa Kujtim Qafa solli kujtime dhe episode mbresëlënënse në kuptimin filosofik dhe psikologjik të Baba Rexhepit, si një prijës i shënjtë. “Ai ishte një mësues i ëmbël dhe një qortues i drejtë.”
Poeti Gezim Basha theksoi se toleranca ndërfetare edhe në një nivel të lavderueshëm në këtë Qënder që e ngriti arkitekti i shpitrave të brengosur Baba Rexhepi. Ndërkohë poeti nuk la pa përmendur edhe devizën e Fishtës për Fe e Atdhe dhe atë të Nolit që shpaloset prej flamurit të Konstandinit, si symbol i bashkimit të shqiptarëve të çdo besimi.
“Baba Rexhepi me dashurinë e tij prinderore, me mirësinë bektashiane e me predikimin hyjnor, ai mundi t’i bashkojë shqiptarët nga të gjitha anët e Amerikës, duke themeluar për të parën herë me 1954 Teqen bektashiane!”-tha Baba Sadik Ibro.
Baba Rexhepi, i cili ndërroi jetë me 10 gusht 1995 kishte lindur në Gjirokastër ne vitin 1902 dhe në vitin 1952 u vëndos në Detroit. Ai është autor i një libri shkencor dhe filozofik mbi bektashizmin.
Në ballkonin e shpirtit të çdo besimtari në një Zot të vetëm rritet respekti e kujtimi për Baba Rexhepin, siç rriten filizat e njomë në një trug autokton shqiptar.


DASHURIA NDAJ ZOTIT FRONI ME I LARTE

Amerika është vendi ku ëndërrat janë realitet dhe realiteti një ëndërr
Çdo shqiptar që ka në sy e në shpirt idenë e progresit dhe të qelizës së familjës e ka ndjerë dhe prekur mundësinë e pakufishme që ka Amerika. E njejta gjë ndodhi edhe me tri besimet fetare, të cilat me misionarët e tyre ngriten jo pa mund e sakrifica çerdhet e Zotit, ku u ngroh shqiptari dhe aty drejtoi kurrizin e vuajtjeve dhe shëroi plagët e persekutimeve…
Kështu ndodhi edhe me besimtaret bektashinj, që kishin mbërritur në Amerikë aty nga fundi i shekullit 18-të. Madje njëri prej tyre që kishte ardhur në Detroit nga viti 1890, kur e ka parë vëndin ku ishin hedhur themelet e Teqesë është shprehur jo pa emocion:
“Jashtë Shqipërisë Haxhi Veliu nuk mund të gjente një vënd me të bekuar e me të përshtashëm se Amerika për të ndërtuar Teqen tonë!”
Në Amerikë e drejta e shërbesave fetare është e garantuar me Kushtetutë. Anjë nuk pyet se në cilën mënyrë i falesh apo i lutesh Perendisë. Askush nuk ndërhyn në punët e fesë dhe asnjeri nuk i imponohet vullnetit të saj.
Madje institucionet fetare as nuk mund të dhunohen dhe as nuk mund të ushtrohet presion mbi veprimtarinë e riteve të tyre.

Eshte fakt se në Amerikë krahas kishave protestante, katolike, ortodokse, kryejnë shërbesat fetare edhe sinagogat e hebrenjëve, xhamitë e muslimaneve, pagodat e budistëve dhe teqet e bektashianëve.
Kur u bë inagurimi i xhamisë shqiptare në Washington në qershor të vitit 1957 presidenti Eisenhower, i cili mori pjesë, ndër të tjera tha:
“Eshtë një privilegj për mua të marr pjesë në këtë inagurim. Mbledhja me ju, në ballin e njëres prej godinave me moderne dhe më të bukura të Washingtonit, përbën një rast të përshtashëm për ne që t’ia rikushtojmë vetën përparimit paqësor për të gjithë njerëzit që besojnë në Një Perendi. Me këtë rast dëshiroi t’i siguroi miqtë e mi musliman se në bazë të Kushtetutës Amerikane, si dhe në bazë të ndjenjave dhe traditës së popullit amerikan, kjo qënder, kjo faltore është e mirëpritur ashtu siç mund të mirëpriten çdo ndërtesë e çdo besimi fetar tjetër. Amerika ka mbajtur dhe do të mbajë kurdoherë me gjithë fuqinë e saj të drejtën e çdo njeriu që të këtë këtu faltoren e vet dhe të lutet sipas ndërgjegjës së tij…!”

Të gjitha faltorët e shqiptarëve të Amerikës janë ngritur me kontribitin e tyre pa dallim krahine dhe besimi fetar. Harmonia fetare në diasporë ka themele të shënjta.
Faltoret e besimit jane Verbi i Zotit dhe simbole të bekuara të vëllazërimit, njëra prej tyre është edheTeqja Bektashiane…

NGA IDEA NE VEPRIM


Aty nga viti 1919 disa shqiptarë në New-York tek po luanin letra biseduan rreth ringjalljës shpirtërore të sektit bektashian, për të patur një faltore të tyre edhe si qënder bashkimi e trashëgimi të traditave të vjetra kombëtare. Idetë herë mbesin udhës, herë ngrihen e ecin përpara, herë i mbulon pluhuri dhe i shuan stresi e herë-herë mbijetojnë krenarisht. Për idetë përparimtare, njerëzore dhe shqiptare krejt si pa pritur lind një njeri.

Kështu për bektashizmin shqiptar në Amerikë lindi Baba Rexhepi, mistika e këtij besimi ndër mërgimtarë.

Në dimrin e viti 1952 emigoi në Amerikë Dervish Rexhepi, i cili qëndroi disa muaj në shtëpinë e motrës së tij Zenepe Çuçi në New-York. I ftuar nga disa shqiptarë shkoi për vizitë në Detroit dhe përseri idea e ngritjës së Teqes mori një fytyrë të re. Baba Rexhepi, i gjeti shumicën e shqiptarëve me banesa e punë dhe me idenë e qëndrimit dhe jo me atë të ikjës si më parë. Kjo përbëri edhe themelin që ideja e Teqes të njohë lartësi të reja në Zotin.
Mbledhja e përgjithshme u mbajt me 24 tetor 1953 në një dhomë në S. Andrews Hall, 431 E. Congress Street. U vendos të çelej fushata për mbledhjen e ndihmave dhe u zgjodh komisioni drejtues, në krye të të cilit u vunë: Gani Muho, kryetar, Nevruz Selfo, arketar, Selman Zagori, sekretar, Jashar Petrusha, Qani Prespa, Dule Kelqyera, Abaz Myrtezaj, Resul Shkëmbi antarë. Që në momentet e para u mblodhen 8 mijë dollarë. U gjet vendi në qytetin Taylor të shtetit të Michiganit ku ekzistonte një fermë. Ferma dhe banesa u blenë me shumën 25 mijë dollarë dhe pas riparimit shuma mbërriti në 30 mijë dollarë. Një kontribut të madh dha avokati i mirënjohur shqiptaro-amerikan S. Teodore Kotelly në përgatitjen e dokumentave ligjore dhe noterimin e tyre.
Në krye të Teqes u vu dervish Rexhepi, i cili më vonë u dorëzua Baba, titull të cilin e miratoi Gjyshi Sali në Kajro me 4 janar 1963. Në letrën e tij mes të tjerave lexojmë:
“Pikësepari ju përgëzoi me gjithë zemër për inisiativen njerëzore dhe fetare që morët, duke ngritur një Teqe në Amerikë, të parën në atë vend të lirë dhe të bekuar. Kjo vepër ju nderon, siç ju kanë nderuar edhe kaq e kaq vepra të tjera të ndritura në fushen kombëtare, kulturale dhe fetare. Brënda në këtë letër ju dërgoi dekretin e shënjtë për dorëzimin e dervish Rexhepit si Baba, titullar i Teqes bektashiane në qytetin Detroit të SHBA. Dervish Rexhepi i ka të gjitha cilësitë e duhura, për të zënë postin e Babajt në atë Teqe!”
Teqeja Bektashiane i çeli dyert me 15 maj 1954


STREHE E NGROHTE EDHE PER KATOLIKET

Teqeja Bektashhiane e Detroitit ka një tokë pjellore prej 80 dynymesh dhe në të gjithë teritorin 400 rrënjë mollë. Ky çiflik pjellor i ka siguruar Teqës të ardhura në shërbim të besimtareve të saj, por edhe strehë e ngrohtë për katoliket dhe për shqiptarët laik.
Ndërtimin e Teqes 20 km larg qëndres së Detroitit Baba Rexhepit e ka shpjeguar në një intervistë dhënë gazetës amerikane “The Detroit News” me 30 prill 1958, në të cilën, ndër të tjera ka thënë:
“Sipas besimit bektashian ekzistojnë dy jetë, jeta e trupit dhe jeta e ndërgjegjës. E para përben pjesën shtazore dhe e dyta pjesën humane. Lufta midis këtyre dy jetëve farkëton parimet morale të njeriut. Prandaj të gjitha Teqetë ndërtohen larg qytetëve, pa zhurmë, ku mund të lutemi e të mendojmë në qetësi dhe t’a ndjejmë vetën më afër Zotit!’
Botën e bektashinjeve e përshkruan kështu Faik Konica në revisten Albania në vitin 1897
“…Njeriu në Shqipëri e shquan prej së largu Teqenë. Ajo është e vendosur në vendin më të bukur, larg banesave të popullit, Eshtë e rrethuar më shumë pemë, sidomos me mollë e kajsi, të cilat janë të preferuara nga bektashinjtë. Pemët janë të mbushura dhe të përkulura nga kokrrat. Ju ndodheni tani përballë Teqesë, që është një godinë një kateshe, e lyer me gelqere me kapakë të dritarëve ngjyrë bari. Ju kaloni nëpër pragun e një porte të madhe, që në përgjithesi nuk mbyllët as ditën e as natën. Gjëndeni në një oborr të madh, ku dervishët ngrohën në diell dhe dëgjojnë kallximet e ndonjërit prej tyre. Asnjë nuk vjen të pyes se çka doni. Ju po të dëshironi mund të hyni në kopësht, të mblidhni kajsi apo mollë, të pushoni nën hije dhe të largoheni siç keni ardhur. Ne se i afroheni ndonjë dervishi, ai do t’u pyes me përzemërsi dhe thjeshtësi dhe do t’u shoqërojë deri tek Babaj që është kryetari i tyre…!”

Ndërsa Xhevat Kalajxhi shkruan: “E njëjta bujari e karakterizon edhe Teqenë e Detroitit, në të cilën çdo njeri është i mirëpritur, pikërisht ashtu siç e kërkon tradita bektashiane. Luigj Hila një shqiptar katolik nga Shkodra, gjeti strehim në këtë Teqe në kohën e pleqerisë. Ai kishte ardhur nga Shqipëria që në vitin 1910. E siguronte jetën me anë të një ferme të vogël që kishte në pronësi të tij, e cila ndodhej afër Teqes. Në kohën e pleqërisë nuk e ndihmoi shëndeti dhe kështu u detyrua t’a shesë fermen. Dhe kur i’u mbaruan të hollat shkoi e jetoi në Teqe derisa mbylli fletët e fundit të jetës së tij!”
Luigj Hila kishte një respekt per bektashizmin. Ai e ndihmoi se tepërmi Teqenë, sidomos në mbjelljet e pranverës dhe të vjeshtës. Kur është intervistuar Baba Rexhepi nga “The Ditroit News” me 1955 ka ndodhur edhe Luigj Hila, i cili ka deklaruar se në Shqipëri, bektashinjtë ishin ndër të parët që e kanë luftuar pushtuesin otoman, për çlirimin e vendit dhe shpesh herë ato mbrojten patriotët e kombit shqiptar!”

VELLAZERIM I MADH NE NJE SHQIPERI TE VOGEL

Shqiptarët e Amerikës në të gjitha përpjekjet, që kanë bërë, në të gjitha ndihmat që kanë dhënë gjatë gjithë vitëve janë frymëzuar kurdoherë nga ndjenjat e pastra të patriotizmit dhe vëllazërimit. E njejta frymë ka ekzistuar edhe në ndërtimin e faltorëve, të cilat ata i konsiderojnë si pasuri e përbashket.
Kur u themelua Teqeja Bektashiane në Detroit z. Krist Lepon, një nga të krishterët, që nuk e kurseu ndihmen materiale për këtë qënder deklaroi:
“Jam shumë i gezuar që në Amerikë krahas Kishes e Xhamisë u ngrit një Teqe bektashiane. Teqetë në Shqipëri kanë qenë pararojë e përpjekjeve kombëtare për liri dhe pavarësi. Gjithashtu kanë simbolizuar tendencat liberale dhe ndjenjat e kulluara, për forcimin e vëllazërimit midis të gjithë shqiptarëve!”
Teqen bnektashiane e kanë vizituar kryepeshkopi Fan Noli dhe i ka dhënë një ndihmë financiare, Vehbi Ismaili, themelues i Qëndres muslimane në Detroit. Krist Thanasi. kryetari i Vatres, z. Elena Trajani, bashkëshortja e Harry Fultzit që pati ngritur institutin teknik në Tiranë. At Kosta i kishës ortodokse të Detroitit, Dom Prek Ndrevashaj, themelues i kishes katolike “Zonja Pajtore” etj. Gjithashtu e kanë vizituar kongresistë e senatorë amerikanë si dhe shkrimtarë të huaj, si Frix e Elsie.
Të gjithë vizitorët janë ndarë të gëzuar, sepse kanë parë se Teqeja është një çerdhe vëllazërimi e një Shqipëri e vogël në Detroit.
Me 24 prill 2011 në meshen e shënjtë të Pashkëve, famullitari i kishes katolike të Shën Palit, Dom Anton Kiçra, ndër të tjera tha:
“Sot në ditën e ringjalljës të Shelbuesit tonë kemi mes nesh Baba Elton Pashaj i Teqes bektashiane dhe sekretarin e saj Prof Eduart Aliko. Kjo shpreh frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërfetar në diasporën tonë. Besoi se rruga e Baba Rexhepit dhe e prelatëve të tjerë fetar që çelen faltorët e besimit dhe të dritës në botën e lirë do të vazhdohet e do të pasurohet. Lidhja e jonë mes besimeve do të njohë zhvillime të reja…!”
Në grigjen e kishes sapo mbaroi mesha i morëm një mendim z. Aliko, i cili tha:
“…Ne besimtarët bektashian të Detroitit do të ecim në rrugën e Baba Rexhepit dhe do të jemi vazhdues të mësimeve teologjike që ka dhenë shkrimtari i madh i Rilindjës Kombëtare Shqiptare Naim Frashëri. Tek Rilindasit ne gjejmë frymën kombëtare dhe fetare. Pa atdhe nuk ka fe dhe ky është binomi i padarë!”

Detroit, Prill 2011
zefpergega434@hotmail.com

Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...