Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/09

Pse në shoqërinë tonë nuk ka planifikim familjar?

artikuj

Mevlude Zejnullahu

Prishtinë, Kosovë
m_zejnullahu@msn.com

Familja është grup shoqëror pjesëtarët e të cilit janë të lidhur nga origjina, martesa, adoptimi, e që jetojnë së bashku, dhe përkujdesen për njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin në të gjitha format përfshirë edhe atë ekonomike.
Sociologë e antropologë, institucionit të familjes i kanë kushtuar vëmendje të madhe e po ashtu ky institucion ka marrë përkufizime të ndryshme. Madje, disa e kanë cilësuar atë si “institucioni më i vjetër shoqëror që asnjëherë nuk vjetrohet”, etj.
Institucioni i familjes është njësi shpirtërore, ku gatuhet shpirti i pjesëtarëve të ardhshëm të shoqërisë, ku jepen dhe ndërtohen vlerat.
Padyshim se zhvillimet dhe ndryshimet e mëdha qe prekën gjithë botën dhe shoqëritë reflektuan edhe në institucionin e familjes.
Planifikimi i familjes është një metodë e cila u mundëson çifteve të planifikojnë kur dhe sa fëmijë do ti kenë. Me planifikim familjar nuk do të thotë të kufizohet numri i fëmijëve, por të planifikohet se kur, dhe sa fëmijë do të kesh gjatë jetës.
Planifikimi i familjes luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e nënës dhe fëmijëve, për statusin socio-ekonomik si dhe për mirëqenjën e të gjithë familjes.
Në shoqërinë tonë ku kryesisht ka dominuar familja njëgjakëshe e më shumë ajo patriarkale, shumë metoda si ajo e planifikimit familjar as që është diskutuar, femra gjatë periudhës së fertilitetit ka lindur aq sa ka mundur, dhe nuk është menduar ti ndalojë lindjet.
Mirëpo, me ndryshimet e shumta në të gjitha sferat e jetës, pësoi dhe po pëson ndryshime edhe institucioni i familjes. Shoqëria jonë thuajse e kaloi kohën kur kryefamiljari me një fjalë të vetme rregullonte dhe mbante në kontroll të gjithë familjen. Autoriteti , thuajse apsulut i kryefamiljar u zbe pësoi dhe po pëson rënie të vazhdueshme. Femra e shoqërisë sonë, gjithnjë e më tepër po arsimohet, punësohet e natyrisht se po pavarësohet edhe ekonomikisht.
Në historinë dhe përjetimet tona, femra për shumë arsye ka qen viktimë dhe është identifikuar me objekt për kryerjen e punëve shtëpiake, lindjen dhe rritjen e fëmijëve, dëgjueshmëri ndaj burrit dhe anëtarëve të tjerë të familjes etj, kurse sot ndryshoi dhe po ndryshon ai mentalitet që ishte shndërruar në traditë e të cilën e theu viti 1999.
Në përgjithësi femra e shoqërisë sonë, tanimë ka ambicje për shkollim karrierë, e udhëtime, ajo tanimë nuk e sheh vetën e saj siç ka qenë nëna, gjyshja e paraardhëset e saj, por e sheh veten si faktorë i rëndësishëm, ndikuese dhe vendimmarrëse për shoqërinë. Në mënyrë qe femrës kosovare mos ti mbetet ta zgjedhë shtyrjen ose ikjen nga martesa për ti realizuar ambicjet e për të pasur karrierë, është i nevojshëm planifikimi familjar.
Bashkëshortët e sidomos gratë që kanë fëmijë të paplanifikuar në fillim nuk kanë mundësi për t`a ndjekur arsimimin e lartë që do të ishte i dobishëm për arritjen e tyre të karrierës. Mirëpo me planifikimin familjar të matur, një nënë do të jetë në gjendje ta di periudhën kur ajo është më e lirë dhe më e gatshme ti përkushtohet përkujdesjes së fëmiut.
Nëse një çift dëshiron një fëmijë dy, tre apo dhjetë, me planifikim të vedishëm familjar ata do të krijojnë familjen të cilën dëshirojnë, duke i lënë vetës hapësirë për shkollim e karrierë, e po ashtu duke i liruar fëmijët nga një presion social që do ti përcillte gjatë gjithë jetës nëse vinë “gabimisht”.
Sipas studimeve, ka një dallim të madh në mes te të pasurit fëmijë më pak se dy vjet veç e veç dhe të kesh fëmijë më shumë se pesë vjet larg.
Kjo është një mënyrë e mirë edhe për të qenë në gjendje që të vënë në fokus çfarë duan prindërit për fëmijët e tyre të tilla si shkollim e karrierën e tyre.
Mos planifikimi i familjes, ka reperkusione jo vetëm sociale e ekonomike, por edhe politike e, para së gjithash, do të thosha morale e etnopsikologjike.
Pothuajse në çdo familje moderne, ta quajmë kështu familjen e sotme, çfarë është në përgjithësi në shumë vende të botës, e që shumë më pak është e pranishme te ne, planifikohet familja, e cila llogarit: sa shpenzime mesatare bëhen p.sh., për një fëmijë deri në moshën 7-vjeçare, sa kushton shkollimi cilësor për të, sa e sa para duhen për të e për vetë prindërit e saj. Por, fatkeqësisht, sot nuk kemi asnjë studim për kushtet tona, e që konsiderohet deri-diku pengesë edhe për planifikimin familjar.
Planifikimi familjar parandalon po ashtu shtatzënitë e padëshiruara duke parandaluar në mënyrë të drejtpërdrejtë abortet.
Jemi të vedishëm se shoqëria jonë ka probleme shoqërore të ndryshme të cilat shkaktohen nga kushtet shoqërore, ose që gjenerojnë konsekuenca që prekin ose dëmtojnë indin dhe sistemin shoqëror. Por, gjithashtu është koha që në shoqërinë tonë të ketë ndërhyrje sociologjike dhe kritikë social, të cilët kritikojnë hapur gabimet e bëra në jetën shoqërore, të cilët duhet të jenë emocionalisht të pavarur, të çliruar nga intimiteti dhe përzemërsia e anëtarësisë së vet, natyrisht, ata duhet të jenë të pajisur me kapacitete zbuluese dhe me pavarësinë radikale.
(Autorja është hulumtuese dhe analiste sociale)

Cikël me poezi nga Përparim Hysi

Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar disa libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”.Etj. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë.


Botime:


1.Rekëtimat e dashurisë
2.Prushi i dashurisë
3.Më piku dashuria
4."Luftë me dashurinë
5.Mbeta dashurive
6.Kot jam i vdekshëm
7.Njerëz që du a
8.Kurthi i mallit
9.Tregime.
Etj.







       
Poeti shqiptar Përparim Hysi










Hyri maji




Hyri maji brënda meje,mu në shpirt kam behar
Se dhe gjaku nëpër deje,tash më është i gjithi-valë
Tani gjaku mua m'u ndez dhe i tëri digjem zjarr
Se më ndezi një syzezë që me sy më "ha" të gjallë.




Që me sy më"ha" të gjallë,po dhe unë nuk e ha"thatë"
Se në maj jam si djalë,si njëherë "kullos" azat.
Me syzezën zë e"rrokem";zë e"rrokem" ,edhe "mundem"
Se në maj s'më gjen shokën,pas një syri zë e"humbem"






Nuk e di




Nuk e di sa kohë s'kam shkelur,mu tek kopshti i vashërisë
Ndaj qëndroj,pak mëndjeshkrehur,mu në vërsë të pleqërisë
Ja,ja stina u riciklua,erdh pranvera përsëri
Porse mëndja më shkon mua, tutje-tutje:në rini.




Se rinia është e bukur dhe pranvera stinë mbi stinë
Nëse pak unë tash jam turbull,nuk e mbaj,moj,nostalgjinë
Veç për kopshtin tënd të freskët,që më kishe vashërisë
Epo kot nuk jam i vdekshëm,do të vdes prej dashurisë.






Ti


Ti më vije si pa droje,se atëherë qe mituri
Dhe kërkoje,çfarë s'kërkoje,kot nuk qe"axhami"
Ja,kështu,ndodhi prej ditësh...dhe vazhdoi edhe prej vitesh
Por një ditë,s'i ngjau ditës;më nuk erdhe:pe që"rritesh..."






Ja,tek ec me çap të rëndë




Ja,tek ec me çap të rëndë;unë të shoh vetëm nga larg
Dhe më duket i lehtë,pëndë, se të ndjek dhe vet me çap
Ec serbes dhe shikon anash,sikur mua pas nuk më sheh
Unë sado e marrë"avash", as të ndahem fare,de!




Pas t'u qepa unë,mjerani,se shikimi si t'më ndjellë
Çfarë të them unë,lumëmadhi;se në "lumë" jam futur "thellë"
Kam rënë brënda dhe po"mbytem",o moj zonja çaperënda
Mos më lërë që më të"zhytem",ndryshe vajta:më la mëndja...






Moj buzëkuqja,faqebardhë!


Sa e bardhë është faqja jote,aq e kuqe të është buza
Ja,ta them fare pa droje:sa të shoh,zë më ha buza
Më ha buza,zë e kruaj,por s'e di ,ç'do bëj më tej
Ah,ta dish,se sa po vuaj!Kam aq mall dhe dua ta krrej.




Kam një mall që dua ta krrej,se nuk e mbaj dot brënda
Me dy duarët të mbërthej,se s'duroj,moj ballë argjënda.
E t'i puth faqet e bardha,e ta puth buzën e kuqe
Edhe zë retë e bardha,se në maj zë mbushem "huqe"






"Mbresë" e kahershme




Një e dy më hapje derën,edhe zë e më shtie çika
Nuk e di pse doje"sherrën",se nuk ndaheshe përdita
S'kisha ,ç'bëja:u "përleshëm";"sherri,-thonë,-del me "sherr"
U "përleshëm" se u deshëm;tash shtie çika unë në derë.






Një nishan i zi


Një nishan të zi që ke përmbi faqe
E ke vetvetiu a e ke "esnafçe?!"
Ky nishan i zi,seç ma bën me sy
Se sikur më ndjellë që të vij tek ty.




Në e ke "esnafçe",mua s'më duhet hiç
Se nuk më pëlqejnë gjërat "artificialisht"
Në e ke nga Zoti;pra:je me"nishan"
Dihet që unë robi,të bëhem kurban.






Sandalet me taka


Sandalet me taka,brramp e brrump përplas
Ditë për ditë ,kjo punë:i njëjti avaz.
Sikur do t'më thuash:-Ke sy... a më sheh?
Po unë e marrë"avash",sytë i mbaj përdhe.




Tash provove prapë, më fortë i përplase
Unë s'jam dhe aq,e njoh tënden"ngasje"
T'i hoqa sandalet, të çova diku
Se nuk i dua"sazet",në ca "punë si flu..."






Ndodh nga"sherri" vjen hairi.




Ndodh... si nuk ndodh që nga "sherri" vjen hairi
Se më the që e ke kot:-Tërr,- the,-nuk ma bën syri?!!!
Unë e mora për shaka,sfidë të tillë as që pranoj
THashë:-Ç'është kjo bela!Më la tjetra si pa gojë.




Pra më hedh ajo "dorashkën" dhe më fton në duel
Pse kot e kam unë"shpatën?!"-Pse,moj"shpatë"shpirtin s'ia merr?!!!
Më kërceu delli i syrit,edhe hidhem për ta"vrarë"
Por nga"sherri" erdh hairi,po më puthte si e marrë.






Atë sharm


Atë sharm që tek ti gjeta,nuk e kam gjetur as kurkund
Se më qe si mjaltë nga bleta,ndaj e hëngra unë me lugë.
Hëngra,hëngra sa u vela,se çfarë kishte të veçantë
Tash jam futur në të thella,edhe jam krejt alarmant.




Ç'u bëre?


-Ç'u bëre?- më the.-Ç'u bëre?- Ku vajte?
Të flisja,nuk më le.Po ku kam unë,"llafe?!"
U hodhe në sulm sa mbeçë i"lajthitur"
Unë sulmit me sulm,të puth si i krisur...






Më qe si freski mëngjesi


Ti më qe si freskski mëngjesi dhe ma mbushe shpirtin fllad
Ky kujtim pak më farepsi,tash dhe shpirti m'u bë plagë
Pak nga pak më erdh kujtimi dhe më bëri pak me stres
Sa i rëndë,mike,mërgimi;më e rëndë e jotja mbresë...






2 maj 2011




Mokrra


Mokrra ime e poezisë zë e bluan,e bluan veç vargje
Në tepsinë e vjershërisë,unë hap brumin e një magje.
Magja ime është vet jeta,mbushur halle e gëzime
Dhe kështu gatuhet vjersha(herë me gaz apo ankime)


Porse mokrra veçëse bluan,nuk pushon si gur mulliri
Nëse vargu del nopran,diku keq më pa mua syri.
Edhe mielli del i hidhur,edhe vargu krejt kështu
Për asgjë nuk kam shpifur(më gjykoni,lexues,ju!)


Nëse mielli del i bardhë(dalë nga grurë kuturli)
Vargu im këtë radhë flet,këndon për dashuri
Dashurisë i kam kënduar si me duftet e një plaku
Se ,tani,që jam moshuar,shtohet ca më shumë meraku.


27 maj 2004


~~~
Për çdo poezi


Për çdo poezi që shkruaj,
Unë datën vë përbri!
Më duket ditar mbaj
Mbaj ditar me poezi.


Dhe ta dini:më ka rdhur keq
Që një nga librat e mi
Botuesi,harroi për dreq
Datat për ato poezi.


Do të thoni:-Mos është kjo tekë?
Tekë siçka çdo krijues në botë?!
Jo. Jo: nuk është hiç tekë!
Por dua të them: s’kam ndënjur kot.


28 maj 2004


~


Mërzia dhe dëshpërimi


Mëria dhe dëshpërimi kanë rënë në ujdi
Që shpirtin tim ta brejnë si mola që ha trarin!
E shoh që”komplotojnë”(ndryshe s’ka se si?!)
Se nuk kam si e shpjegoj dot mallin,


Që po më bren nga brenda pak nga pak
Gër-gër me të njëjtën aritmi siç bën mola.
Më griu,më griu malli(s’duroj,se jam plak!)
Aq mall kam sa si grushti u mblodha.


Është malli për vendin(mbi gjithë dashuritë!)
Që më bren nga brenda(pak nga pak po më ha!)
Ndaj shijnë me mua(dëshpërimi dhe mërzitë)
Dhe kuptohet pse nga mola bie gjithë ai tra…


31 maj 2004


~


S’mund


S’mund t’i laj duarët si Ponc Pilati
(se faj nuk kam patur në kët’botë?!)
S’kam si e mohoj:jam me faj,i ngrati
Kur vendin e lashë në këtë moshë?


Nuk është gabim,por plotësisht faj
60-vjeçari zë kërkon Edenin?
Ndaj si Ponc Pilati duarët nuk laj
Ju që e lexoni,për dëmin:shihni”nenin…”


3 qershor 2004


~


Autoportret


Një burrë,pakësa,i ngjallur
Lëre mos e nga:sa shëmtaraq!
Se jeta me shkop më ka rrahur
Dhe ja portreti im:sakaq!


Sytë po e humbin shikimin
Në kokë ka filluar dëbora.
Në shpirt sikur kam gjithë njerëzimin
Rrebeluar me padrejtësitë në kohëra.


10 gusht 2004


~
PLeqëri


Shih me sy e plas me zemër
Lëre,mos e nga!
Pleqëri,më je si shëmër
Mortja që s’të ha!
Neps ke,po s’ke fuqi
Fuqia të la!
Është t’ia marrësh me oi?!
Më keq,jo:nuk ka!
Iku koha e florinjtë
Djalëria shkoi!
Ndaj mos var a mblidh turinjtë
“Tapitë” shko,dorëzoi!
Vate vapa që me gushtin
More derdimen!
Kot me bukë zë ha turpin
Kot që leh si qen!
Leh si qen e bën ham-ham
Se dot s’të kafshon
Se nga jashtë hiqesh azgan
Brenda:si kufomë…


4 tetor 2004


~




Një ashëme


Një ashëme mu si xhinde
M’u kumbis!
M’i ka qepur sytë keqas
Nuk lëviz!
Më ka ngrirë,më ktheu në gur
Kjo ashëmja
Mua,tani,një goxha burrë
Më la mëndja!
Më la mëndja,shkoi e iku
Mori brinjën!
Kjo ashëmja keq më piku
Më la hijen…


23 mars 2005








POETI PËRPARIM HYSI, QË MBETI NË “KURTHIN” E DASHURIVE…



image


Nga e majta: Përparimi e Murati (Tiranë, qershor, 2010)





Nga: Prof.as.Dr. Murat Gecaj Publicist e studiues-Tiranë


1.

Ndër duar kam pesë libra të autorit Përparim Hysi. Po t’i hapësh ata në faqene parë të brendshme, do të lexosh shënimet, që ai ka bërë plot dashuri e mall. Vërtet ato libra kanë afër një vit, qëkur “flenë” në bibliotekën time, por nuk i kam harruar aty. Pra, herë pas here, kur kam dashur ta kem pranë Papin e të çmallemme të, i kam shfletuar ato, bile jo vetëm unë, por dhe bashkëshortja. Këtë gjë nuk e kemi bërë vetëm se kemi dashur ta kujtojmë atë, por sepse vjershat dhe librat e këtij poeti fierak, tani emigrant në Amerikë, janë të mbushura me mall të pashuar për vendlindjen e Atdheun, por dhe me dashuri të pakufishme njerëzore, këtë ndjenjë të gjithëpushtetshme, e cila na shoqëron tërë jetën.

Siç mund ta kuptojë lexuesi i këtyre radhëve, e kam pak të vështirë që t’i evidentoj të gjithë vlerat e këtyre librave të bukur e mbresëlënës. Megjithatë, po ndalem shkurt në secilin prej tyre.

2.

Libri i parë, me afër 90 poezi të frymëzuara, nga i cili e kam marrë dhe titullin e këtij shkrimi, është “Mbeta dashurive”. Vërtet Papi (kështu i thërrasin shkurtimisht) është në moshën 68-vjeçare, por mendjen e zemrën i ka të reja, në to rrjedh vrullshëm gjaku i tij “djaloshar”. Po t’i lexosh me vëmendje poezitë e shumta, që ai ia kushton dashurisë, menjëherë vëren se në gjoksin e tij ka “prush e flake”, që shpërthenjë jo vetëm për dashurinë e sotme, por dhe për atë, që atij ia ka lënë shëndetin e nuk dëshiron ta harrojë pra i “Dhëmb dashuria e parë”. Por edhe: “Ashtu si mbi një trung të vjetër lisi,/ befas, zë e fërfëllitë një syth i ri,/ ashtu dhe unë, Pëparim Hysi,/ tani, i moshuar, bie në dashuri”. Kështu, ai flet me nostalgji për “këmbën” e “lepurushës”, shkruan me ndjenjë për vajzat “topdëbore”, për “syskat vetullushe” e “gjarpërushën”, që i kanë qepallat me bisht…



Pesë librat e rinj të P.Hysit (Tiranë, 2010)

Në poezitë e tij të këtij vëllimi autori i çmon lart virtytet dhe cilësitë e fëmrës, që e dashuron dhe që i jep “leksionin e parë”. Faqe pas faqeje, “plakushi” Papi, me zemër të re, bie në ekstazë dhe magjepset para shikimit zhbirues të femrave, e vë kokën në prehërin e tyre, ku gjen qetësi e shikon dritën verbuese në sytë e tyre. Figurat janë të gjetura, gjuha e pasur e, së bashku, të joshin e të bëjnë të ecësh në rrjedhat e dashurive të Papit. Ato, megjitëhse ai është ca i moshuar, nuk kanë të sosur, se edhe jeta e tillë është.

Vëllimi i dytë mban titullin simbolik “Kurthi i mallit”. Janë 99 poezi, se, me ato që shkruan, Përparim Hysi ka bërë e bën të 99-tat në fushën e dashurisë (ha,ha). Por, siç dëshmon dhe përvoja e tij, shpesh në këtë udhë mund të ndodhesh edhe në “kurthin” e paparitur të saj. Ndërsa kësaj here ai e ka fjalën për një dashuri tjetër, që është mbi të gjitha dashuritë: ajo për vendlindjen, për Atdheun. I ndodhur kaq vite emigrant, kur mediton, kur udhëton ose kur pushon, por edhe në gjumë atij i shfaqen bukuritë e tij, e pushton malli i pashuar për të. Vërtet e ndan një oqean me kontinentin e tokës, ku ai ka të parët, por malli e zhurit për gjithçka: “Oqeani duket sikur ka marrë zjarr,/ në këtë perëndim krejt të kuq,/ po mendja ime s’di nga ka marrë,/ që “vidhet” nga unë, e ka bërë huq…”.Ai pret të daravitet mjegulla e të hidhet përtej Oqeanit Atllantik: “Për matanë, ku më është Shqipëria;/ më griu, më griu malli për të,/ largohu, o mjegull, nga gjithësia,/ nuk pres, nuk pres dot më!” Atje, në dhe të huaj, ai sjell ndërmend fusha e male, lumenj e liqenet, ndjen aromën e mirë të tokës stërgjyshore. E ka marrë malli për fshatra e qytete, për Fierin, Elbasanin, Tiranën…Sepse “Unë kam lindur në Petovë,/ njoh çdo lagje, çdo shtëpi;/ edhe sikur të mbetem qorr,/ unë, s’humbas, rrugët i di…”.

Në përgjthësi, në tërë këtë vëllim, me vjarsha malli e dashurie, autori na jep detaje të dhimbjes, brengave e mallit të tij të zjarrtë për Shqipërinë e tij të dashur, që asnjë çast nuk i del nga mendja: “Kur them kështu, e kam për mallin për Atdhenë,/ që ngrihet mbi çdo mal, më i lartë se Everesti,/ këtë mall e kupton kush lë si unë Atdhenë,/ nga kurthi i këtij malli, s’shpëton deri sa të vdesi!” Me zemër të plagosut, ai thërret me vargun e tij, që ta dëgjojnë të gjithë e kurrë të mos largohen nga pragu, ku u ka rënë koka: “M’u ça zemra, m’u bë thela-thela,/ se ika nga vendi, nga vendi ku leva./ Kështu jam këtu, me zemër të çarë,/ s’e di si rroj, i vdekur apo i gjallë?!” Prandaj shkruan me lotë në sy dhe një vjershë me titullin domethënës, për tokën ku i ka lënë rrënjët e tij: “Ma lini derën hapur, se jam nisur dhe do të vij!...”

Një njeri me ndjenja të holla, buzagaz e shpirtgjerë si Përparim Hysi, shkruan dhe vëllimin me poezi “Njërëz që dua”. Janë 92 krijime të tilla, që na mbërthejnë me bukurinë e vargjeve të tij. Prandaj janë që në fillim krijime të frymëzuara, kushtuar profesores Vjollca Omari, “Nderit të Kombit” Petro Marko, babait Hazis Hysi, vëllait Hilmi, kunatit Ismet, bashkëshortes Sika e mbesave Alba, Jola e Megi dhe bashkëkrahinasit Avdul Çepele. Në kujtimin për nënën e paharruar, Zegjine, shpërthen: “Vdiq nëna, po unë nuk jamë atje,/ që t’i hidhja qoftë dhe një grusht dhe./ A ka mallkim më të rëndë në botë,/ pse më ke mallkuar kaq rëndë, o Zot?” Por autori i kujton me vargun e përmalluar edhe mësuesit Dhoksi e Sotir Meço, poetin Bashkim Çepele, Profesor Dhimitër Shuteriqin, Vangjush Mion, mikun Zenel Sallata, poetin Spiro Sota e Kujtim Spahivoglin. Ashtu si në poezitë e mëparshme të këtij vëllimi, në vargjet e dhimbshme, në kujtim të Prof.Jup Kastratit, shkruan: “Një vit u mbush. Ku je, Profesor?/ Mungesa juaj: e madhe, e dhimbshme,/ të presim, si gjithmonë, në auditor,/ të dëgjojmë fjalën tuaj të magjishme”.

Varg e varg dhe kujtonn e nderon me poezitë e tij shkrimtarë, poetë e artistë, si: Migjenin, L.Poredecin, F.Rreshpjen, Ali Asllanin, Nexhat Hakiun, Dhori Qiriazin, Agim ë penën e tij gjejnë vend edhe kolegët e sotëm të fjalës së gdhendur në poezi: Vangjush Ziko, Xhevahir Spahiu, Monda Moisiu e Grigor Jovani…Po a mund t’i përmendësh të gjithë ata, që Papi u ngriti “lapidarë” me vargjet e tij?

Në vëllimin tjetër, “Kot jam I vdekshëm”, në 104 poezi të bukura, Përparim Hysi përsëri e rimerr temën e dashurisë, kësaj ndjenje të përhershme njerëzore. Por, tashmë, ai shkruan me nostalgji për kohën e shkuar dhe nuk do që ta pranojë se i ka ardhur pleqëria. Një femër atë e sheh ngultazi, por ky e mallkon me zemër e shkruan: “Se s’duroj, kur sytë m’i ngul,/ një mendim më vjen, më shkul,/ vjen më shkul, më ngre nga vendi/ dhe ndjek syrin që më “hëngri”. I përhumbur në vitet e tij, ai kujton vajzën nga fshati: “O, moj vajzë nga Libofsha,/ s’të harroj, që unë mos qofsha!/ Si ta harroj syrin filxhan?/ Jo nuk mundem, moj, aman!” Plakushi është në siklet dhe shpërthen: “Mirë llërët përjashta; gjoksin pse zbuluar,/ apo më fut dreqin, sa për t’më ngacmuar?/ Po fundi i shkurtër, prapa pse i çarë,/ apo më fton, diku për të shkuar?” Me shqetësimin e moshës, ai shkruan: “Mos u qesh, mos u llasto!/ (Gjasme, ja, të dukem plak?!)/ Mos kujto të bësh si do,/me demek, nuk u ndizkam “flakë”?!”

Janë të shumta poezitë, që Papi shkruan për “gushëpëllumben”, “lulen kryeneçe”, “zezaken”, “vajzën kaprolle”, “zogëzën lariskë”,”zonjën si tulipan”, ”dardhën elbasanase”, “qershien përmbi tortë”, “trëndafilen e bardhë”, “boshnjaken”, “mëshqerrën”…Dhe meraku i pandarë i tij është, kur pyet me emocione:” A më lë, që të “kullos” në “livadhin”, që ke pronë?” ose harliset, kur shikon nga vajza e shkruan: “Gjiri yt si luleshtrydhe,/ mendja ime aguridhe…”. Pastaj : “Unë të thashë:-a të puthi pak?/ Ti ma ktheve:-Dashke shumë!/ Dhe u bëra zemërak,/ pa marrë leje t’putha unë”. Megjithatë, më në fund, poeti Papi kujtohet për moshën, që ka e vargëzon me trishtim: “Ziliqar, po kam dhe neps,/ ku s’më qasin, kërkoj pjesë;/ dua pjesë e zë e grindem,/ pleqërisë aspak s’i bindem!”

Po të mos e kisha në dorë librin tjetër të Përparim Hysit, “Tregime”, do të thoja se ai vetëm di të thurë poezi dhe, shumicën e tyre, për dashurinë. Po ja që ai edhe ka provuar të shkruajë tregime. Janë tetë të tillë, në një vëllim modest, me 64 faqe. Përmbajtja është e larmishme, si ai “Pas orës së këngës”, kushtuar kujtimit të Hilmi e Mynever Hysit. Më tej, tregimi “Nusja” flet për një ngjarje a “mesele” interesante. Por autorin e ka ngacmuar edhe tema atdhetare, kur shkruan tregimin “Gjëmon historia”(Në Petovë e në Mbrostar…). Ndërsa tema e mallit e dhimbjes së kurbetit gjen pasqyrim te tregimi “Valixhja e kurbetçiut”. Me kërëshëri lexohen edhe tregimet tjera: “Pakot”, “Veç…”(kujtimit të babait) e “Burrëria” (kujtimit të Bajram Makes). Libri mbyllet me tregimet “Rrëfenjë e lashtë” e “Ç’bëri Runja, ç’ bëri Kupja”.Tregimet janë shkruar me gjuhë të pastër e të pasur, me motive popullore e që e bëjnë lexuesin të krijojë ndjesi të mira.

3.

Sigurisht, dikush mund të pyesë: Po cili është ky Përparim Hysi, që i ka shkruar këta 5 libra të bukur? Njohjen e parë me të, pra në linjën e Internetit Tiranë-Amerikë, nuk e kam më tepër se para një viti e ca. Ndërsa jemi takuar e kemi pirë kafe bashkë, në Tiranë, në shoqërinë e disa kolegëve, në qershor 2010. Është njeri i dashur, me humor e që me karakterin e tij të butë të myzeqarit të “ngjit” menjëherë. Ne tani jemi miq të mirë dhe shpesh këmbejmë mesazhe, publikisht dhe në postën private. I fundit prej tij, ishte ai i datës 11 mars 2011, kur më uroi për 8-vjetorin e ditëlindjes së mbesës sime, Dorela.

Papi ka lindur në Petovë të Fierit, më 21 janar 1943. Pas mbarimit të Pedagogjikes së Elbasanit, më 1959, mori diplomën për gjuhë-letërsi shqipe, në vitin 1973. Në rrethin e vendlindjes shërbeu mësues dhe inspektor në Drejtorinë Arsimore, deri në vitin 2000. Që nga ajo kohë, shkoi famiiljarisht emigrant në Amerikë. Kjo periudhë Iika shërbyer atij që të shkruajë disa libra, ndër të cilët janë dhe: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, “Luftë me dashurinë” dhe pesë të tjerët, që ipërmendëm më lart. Siç vërehet fare qartë, tema qendrore e krijimeve të tij, sidomos në poezi, është dashuria dhe, fare mirë, mund ta cilësonim “poeti i dashurisë”. Por ai është i pushtuar përherë dhe nga malli e nostalgjia për vendlindjen, Atdheun, që e kanë frymëzuar të krijojë poezi mjaft të bukura.

Populli e thotë bukur: “Kush është mësuar, nuk rri pushuar”. Pra, edhe Papi nuk heshtë asnjëherë. Ai thur papushim vargje për dashurinë, për jetën dhe dëshiron ta shijojë sa më shumë atë. Prandaj dhe shkruan e shkruan, publikon e publikon…

Në mbyllje të këtyre radhëve, që unë po i shkruaj në festën e “Ditës së Verës”, i urojmë nga zemra poetit Përparim Hysi: Shëndet të plotë, krijimtari e begati dhe lumturi familjare! Kurrë mos i shterroftë pena e tij, për t’i thurur himne dashurisë e Shqipërisë sonë të dashur!

Tiranë, 14 mars 2011

Në Ditën e Nënave Amerikane



Nga Mimoza Dajçi

Nën një atmosferë të hareshme e të gëzuar Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane “Shpresë & Paqe” në New York festoi Festën tradicionale të Nënave Amerikane. Ishte ky një celebrim që shënonte njëherësh edhe adaptimin e femrës shqiptare në SHBA me të gjithë komponentët e saj. Përveç pjesëmarrjes së komunitetit tonë, nderuan edhe shumë personalite të larta të politikës e qeverisë amrikane si Senator Ruth Hasell Thompson, Senator Jeff Klein, Presidenti i Bronx-it Ruben Diaz Jr, avokati i njohur e mik i shqiptarëve Steven Kaufman, përfaqësues nga Zyra e Konsullit të Bashkisë së Bronx-it James Vacca, Presidenti i Distriktit 49 në Bronx Z. Joseph Thompson, Drejtueset e Bordit të shkollës së mesme “Kristofor Kolombo”, Julie Neriman e Jesseca Long, etj.Gjithashtu të pranishme ishin Konsullja e Republikës së Kosovës Znj. Arta Rama, Sekretarja e Parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington D.C, Znj. Gjeneza Budima, diplomatja Valeza Oruçi, etj.


                    Pamje nga aktiviteti

Si në çdo rast tubimi tek shqitarët në diasporë festa u hap me Hymnet Shqiptare, Amerikane, si dhe Hymni për Kosovën. Veprimtaria edhe pse ishte gëzim për nënat, atë ditë kishte një specifik të veçantë pasi ishte (fundraiser) e i dedikohej nënave e motrave shqiptare të vrara e malltrajtuara nga lufta e makinerisë serbe ne Kosovë, si dhe për fëmijët me prindër të zhdukur.
Pas përshëndetjeve të përfaqësuesve të organizatave të ndryshme në komunitet, dipllomateve të Republikës së Kosovës, e personaliteteve amerikane, kjo organizatë ndau për veprimtaret e veprimtarët e shquar në diasporë, si dhe për miqtë e ftuar disa Çertifikata Mirënjohje, ku mund të veçojmë disa prej tyre si: Dr. Flora Brovinen, Senatoren Rutht Hasell Thompson, Zonjat Rita Saliu, Shqipe Biba, Hyrie Kupi, Rukie Ndreu, Shirley Dio GUardi, gazetaret e Zërit të Amerikës Izabela Çoçoli e Zamira Edwards, Konsulles Arta Rama, gazetaren e gazetës “Bota Sot” Elida Buçpapaj, e cila kurdoherë ka qenë e gatshme dhe e palodhur për të publikuar edhe veprimtarinë e kësaj organizate të re, si dhe për të hedhur dritë mbi të kaluarën e hidhur e rregjimit makabër komunist që mbizotëroi 50 vjet në vendin tonë, SEvdije Ahmeti, Sevdije Rexhepi, Drita Çarçani, Dardanesha Gashi, Frida Xenopulo, mezosopranon Rajmonda Dabulla (pas vdekjes), etj. Hartuesin e hartës së Shqipërisë Etnike Profesor Ahmet Gashi (pas vdekjes), Zotërinjtë Agim Karagjozi, Dr. Gjon Bucaj, Agim Rexhaj, Harry Bajraktari, Sevdi Hysenaj, i cili dhuroi edhe &200.00 për këtë event të rëndësishëm, Zef Balaj, Marjan Cubi, Esad Rizai, Adem Saliu, Mark Gjonaj, Senatori Jeff Klein, Joseph Thompson, Steven Kaufman, gazeta “Dielli”, gayetarin Beqir Sina, Halil Mula, Vehbi Bajrami, Ruben Avxhiu, etj.
Pas fjalëve të rastit e përshëndetje të ndryshme, pati edhe recitimeve e kumtesa për nënat. Me valle e muzikë shoqëroi Grupi Muzikor “Harmonia” e “Shoqëria Kelmendi”. Moderoi programin poetja, humanistja e veprimtarja e njohur Znj. Rita Saliu. Nën dekorimin e festës në një nga ambjentet e Restorant Razafa në Bronx, gratë e vajzat shqitare kaluan një pasdite të këndshme e të paharruar.

Shkoni në këtë adresë për të parë foto nga aktiviteti shkoni në këtë adresë: https://picasaweb.google.com/arberie/HopeAndPeaceEvent?authkey=Gv1sRgCNOPn6vah9rNpQE&feat=email#

Poezia jashtë ‘dhomës së vogël'



image 


Kozeta me bashkëshortin e saj Qemal Zylo
 


Nga Fatmir Terziu
 
Ne shpeshherë e shohim ‘botën’ nga dritaret e dhomës sonë të vogël dhe mendojmë se ne e kemi parë të gjithë atë ‘botë’ me të cilën kemi thjesht atë këndkomunikim me veten, atë vendndodhjen dhe hapësirën në të cilën shtriqemi ‘kaposhësh’. Por, harrojmë se çdo specie dhe cdo lidhje e saj me tërësinë e ka dritaren e saj dhe ka edhe pamjen e vet. Nëse e shohim botën nga këndi poetik, nga ai kënd ku ne kemi vënë në rradhë vargore ‘specie’, sende, ndjesi, frymorë dhe dukuri  dhe po të pyesim veten se çfarë pjese e botës duket si një syshikim i këtyre ‘dukurive’ ose prej këtyre situatave ‘dukuri-ngjarje-ndodhi-frymore’ kemi arsye të ndikohemi nga metafizika dhe gjeografia e poezisë së poetes Kozeta (Këze) Zylo. Në vargun e saj (të paktën në këtë këndvështrim), s’ka kriter ndryshe të imagjinohet një gjeografi që vjen mes një vargu të plotë e tejet të tejdukshëm për të parë përmes tij dhomën tonë të vogël dhe gjeografinë ku shtrihen kufijtë e njohjes, perceptimit, apo edhe fuqisë që vjen si një metaforë loti, në një rrugëtim jetik, por tejet didakt.
Ajo mes një gjeografie të tillë poetike u dikton tërë këtyre ‘parcelave të vogla ndjesore’ arsyen që të mund të mësojnë më shumë për gjëra të tilla si durimi, kënaqësia, dhe përqendrimi, dhe se si mund të sigurojnë gjithashtu më shumë ndjesi të bollshme në një lloj komunikimi poetik mes vyrtytit të njerëzve në një shoqëri ku nuk mund të mos ndodhesh shpeshherë mes xhelozive, cmirave, dashakeqësive, e pse jo edhe urrejtjeve. Kur një nënë si poetja Zylo, e shtrin dashurinë prindërore në aktivitet, e shkrin në varg poetik, natyrshëm gjeografia është një element ndjesor, potencial dhe domethënës. Dhe vargu i lartësuar në blloqe të forta betonarmeje të qëndrueshme është si një ushqim për shpirtvegjëlit e poezisë duke mirëkuptuar mes kësaj gjeografie të begatshme edhe funksionin e një loje loti në oborrin tonë që vjen nga një ditë e nga një natë, jo thjesht natyrale, por të gatuar njerëzore, nën ‘pushtet’ cmire. Dhe kështu pasthirma e magjepsur për një orë njerëzore thërret në ndihmë vargun e bukur të poezisë së Zylos. E në fund në një ditënatë loti të kristaltë, gjithkush që lexon dhe ndjen, por nuk urren ka arsye të shprehet “Kam fjetur edhe atë natë, mes një ndjesie, në një ndjenjë disi më pak të vetmuar, të siguruar nga shoqëria e të gjithë jetë-gjeografisë së “Monumentit të Lotit”, si një arsye  tjetër që forcon lidhjen njerëzore larg, shumë larg, përtej viteve që lamë pas, diku në errësirë.
Dhe gjeografinë që shpalos ndjeshëm vargu poetik i Zylos nuk e gjejmë vetëm tek një pjesë e krijimtarisë së saj. Atë e ndeshim në tërë dimensionin jetik të saj. Këze (Kozeta) Zylo ka një gjeografi jete të lidhur mes Tepelenës, Elbasanit, Tiranës, dhe po aq edhe mes një gjeografie përtej Atlantikut. Ka lindur në Tepelenë, nga prindërit Brahim dhe Liri Gjoni, një familje Mezhgoranase, me tradita patriotike dhe arsimdashëse. Pasi diplomohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për Gjuhë dhe Letërsi (1979), punoi si mësuese e Letërsisë Shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë kryen dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. E spikatur që në vitet 80-të për prirjet dhe qëndrimet e saj jokonformiste, K. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit. Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe që nga themelimi ishte në kryesinë e Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Në vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e saj dhe drejtonte gazeten “Ora e Shqipërise” organ i Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Në këtë gazetë botoi një sërë artikujsh publicistikë. Është dalluar si një mësuese e apasionuar në Tiranë dhe mjaft aktive në shtypin e përditshëm e periodik, organizatore dhe regjisore spektaklesh të rinisë, etj. Në gjimnazin “Çajupi” së bashku me një grup nxënesish drejtonte gazetën “E Ardhmja”.
Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në ShBA (New York), ku integrohet në shoqërinë e atjeshme, vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet Këshilltare e studentëve në BramsonORT College (2000-2004). Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology” në Manhattan, dhe tani është e punësuar nga Bordi i Edukimit të Neë Yorkut. Shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në USA. 2007-2010.
Rreth poezive të saj u zhvillua një orë mësimi e rregullt në shkollën e mesme Susan E. Ëagner në Staten Island, Neë York, udhëhequr nga Prof.Helen Decker. Gjithashtu poezitë e saj u përzgjodhen dhe u interpretuan në një mjedis amerikan, gjatë një aktiviteti letraro-artistik, në një nga qendrat e mëdha kulturore “Staten Island Greenbelt center, udhëhequr nga znj. Sheree Sobel, shkrimtare dhe psikologe.
Eshtë korrespodente dhe analiste e gazetës “Illyria” në USA, bashkëpunëtore në TV “Kultura Shqiptare” dhe në disa media. Narratore në TV Alba Life në Staten Island, Neë York, ku së bashku me bashkëshortin e saj z.Qemal Zylo Ph.D kandidate dhe familjen, janë pronarë të TV Alba Life Neë York dhe themelues të shkollës shqipe. Për kontributin në TV, mund të klikni në një nga emisionet e saj ne youtube: http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=hrKOMZaGcëQ&feature=related
Zv/Presidente e Org.së Gruas Shqiptaro-Amerikane “Zëri Ynë” në Neë York. Përfaqësuese e medias pranë Shkolles Shqipe “Alba Life” në Neë York. Ka organizuar për vite radhazi, së bashku me bashkëshortin e saj z.Qemal Zylo, ditën e Flamurit si dhe veprimtari të tjera atdhetare, kulturore dhe patriotike për Shqiperinë, si dhe simpoziume për çështjen e Kosovës.
Përmes veprimtarisë së saj të dendur, si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, K.Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në Neë York, të komunitetit shqiptar në SHBA, Diasporë dhe në Mëmëdhe. Është e martuar me z.Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Dr.Valbona Zylo Ëatkins dhe Klodiana Zylo Halsted.
Ja pra, pse kjo gjeografi jete kaq e larmishme është edhe një arsye më shumë për të qenë një stimul për krijimtarinë e saj të vlerësuar me cmime të ndryshme. Libri “Mjellmat po të vijnë” u shpall libri më i mirë i vitit, në Panairin e librit me shkrimtarët e Diasporës në Neë York, 2009, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ajo është nderuar me Çertifikatë mirënjohjeje për bamirësi dhe punën udhëzuese tek studentët e saj në mjedieset e një Qendre Shëndetësore, të cilët për shumë kohë punuan vullnetarisht për të ndihmuar njerëz të moshës së vjetër dhe me probleme shëndetësore. Kjo çertifikatë u dha nga Shkolla e Mesme "Ëagner" dhe Qendra e Rehabilitimit “Eger", ne SI, Neë York, në ceremoninë e gradimit të nxënësve, të cilët u pajisën me diplomat e shkollës së mesme. Maj, 2010 I jepet titulli: “Personalitet i Shquar i Kulturës Mbarëkombëtare” nga Shoqata Mbarëkombëtare I.Qemali Vlorë, 28.11.2009. U shpall gruaja e vitit 2008, në Neë York. Ka marrë Çmim nga revista “Fotjon Art”, 2007 – 2008; Çertifkatë mirënjohjeje nga TV “Albanian Culture” në Neë York, për një bashkëpunim të ngushtë me TV dhe mirënjohje për Komunitetin, 2007; Çertifikatë nga Lidhja e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane për një kontribut të shquar në Letërsi, 2007; Çertifkatë “Mirënjohjeje” nga Shoqata “Dibra” në Amerikë për ditën e Mësuesit, 2006; Çertifikatë nga Akademia e Shkencave në NY, për një punë të palodhur në Media, 2006. Dhe së fundi libra e saj të botuar e plotësojnë më së miri këtë ‘gjeografi’ të dukshme:
1. Monumenti i Lotit (me poezi) (2005)
2. Pranverë pa Mimoza (me poezi) (2006)
3. Mjellmat po të vijne (me poezi) (2008)
4. Nje fjongo dielli nga Neë Yorku ( me poezi) (2010)
5. Refleksione shpirterore (kritike, esse, reportazhe) (2010)
6. Bashkautore në Antologjinë “Perëndim i malluar”
7. Bashkautore në librin: “Kur e lë zogu folene”
8. Bashkautore në librin: “Itaka e fjalës”
9. Redaktore në antologjine “Zemra Prindërore”
10. Bashkautore në librin: “Antologie de poezie”
Kozeta ka gati për botim dhe dy libra të tjerë, dhe kjo sasi dhe vlerë në tërë ecjen e saj na bën të ndalemi tek ajo që mbetet më e prekshme, më e ndjeshme, tek gjeografia e poezisë së saj, me të cilën kohë më parë nisëm ta lexojmë vargun e poetes.
GJEOGRAFIA E POEZISË
Kalëruar në këtë pushtetësi kaltëroshe ku sundon “Monumenti i Lotit” i vërtitesh Globit të gjesh një pikënisje, të gjesh një udhërrëfim. Aty bredh lirshëm. Kundron erën e mirë. Dëgjon dihatjen e moçme. Aty përhumbesh, por s’ndihesh i qetë. Tik-taket e zemrës të shtohen, frymëmarja të kapërcen. Padashje je përhumbur në gjeografinë e poezisë që pena e Këze Zylos ka dhuruar për ty. E ndjen hapësirën që krahët kërkojnë, teksa këto krahë të palodhura, miliona grimca ajri rrahin papushim, si lopata marinarësh të hershëm, dhe i turren hapësirrës së pafund, tokës, gjithësisë për një copë krodhe, për zahirenë e Kohës së Re. Vargu tërhiqet në këtë përplasje krahësh dhe prodhon enkas për ty flladin e këndshëm Mezhgoranas e ta sjell aty si një dhuratë për një ditë më të mirë, për një frymëzim më të mirë. Ti transformohesh në një fabrikë loti që terr e terr çurka uji të kripur mes grykësisë ku dihatja dhe shkëlqimi rrezatues i syve vetëm imitojnë një pjesë të këtij vargu.
Kalëruar në këtë pushtetësi kaltëroshe ku sundon “Monumenti i Lotit” i vërtitesh Globit të gjesh një pikënisje, të gjesh një udhërrëfim. Dhe në ndihmë të vjen vargu i poetes që të sjell pikën e lotit, pikën që i referohet Globit. Aty pastaj ti lexon mallin tënd, dëshirat e tua, aty ti qetësohesh sadopak, se ky Glob i Përlotur të rizbulon edhe fakte të tjera, që i ngjajnë lotit tënd, ndoshta edhe lotit të nënave. Aty mëson sa shumë lot duheshin të ndërtohej vargu i Zylos, të thurej e arnohej shqip “Monumenti i Lotit”.
Harpa dëgjohet lirshëm. Muza zbret ngadalë, e frymëzuar, e shastisur, e harbuar dhe e dehur nga kjo lëvizje, nga ky pushtet grimcash digjitale që fiksojnë e transferojnë me fuqinë e tyre atë që vargu i Zylos ka parë, ka dëgjuar, ka ndjerë që hershëm, sheh dhe e struk në rolin e dëshmitarit të përtej Atlantikut në sëndukun e Artë shqiptar të traditës së mirë e të bukur të vargut letrar, e strehon herë me dhimbje e herë me dëshira të gjithëpushtetshme në gjirin e ngrohtë të Poezisë. Aty strehohet “vjeshta me gjethen e verdhë”. Aty shtohet xhelozia e poetes, teksa:
“Gjethja e verdhë me vjeshtën e artë
të shton xhelozinë pastaj për gjithçka
Ti i lyen flokët në ngjyrën e grunjtë,
Si për t’i thënë Hënës, kam ngjyrën tënde, mos m’u ndal…”
Janë këto ngjyra që ushqehen në vargun e Kozetës, në këtë varg ku koloriti, s’ka piktor që të mos e frymëzojë. Ngjyrat janë të gjalla, të mpleksura me bukurinë e dy traditave, me shumëllojshmërinë e tyre natyrale, teksa pastaj zbresin natyrshëm e përhumben tek “Polena e Puthjes”:
“Tani si një Ëngjëll më vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen në një,
Shigjeta e shikimeve është tretur e tëra,
Dashuria përhapet si polenë në të”.
Natyrshëm mes këtij vargu ndjesor vetëm poezia ka magjinë të shpaloset, vetëm vargu i gatuar e latuar mirë në mjeshtërinë e tij mund t’a thotë. Dhe këtë e ndjen këtu:
“Puthjet e ëmbla janë si flutura,
Që fluturojnë magjishëm, në hapësirën e zemrës,
Ndezin gjakun, shtojnë ritmin e jetës,
E etshëm thithin burimin e vesës”.
Mes asaj vese të lënë mëngjeseve të largëta pastaj zbret kujtesa, del “Molla e Migjenit” e “Historia e Kafshuar”…
Ke bredhur mes këtij vargu dhe ke harruar se duhet të nisësh pak fjalë të tjera, ndoshta të thëna e ndoshta të dala enkas pas kësaj dihatjeje, tek loti që të ka ‘ngelë pikturë’, tek vetë magjia e vargut të poezisë. Le të kënaqemi të gjithë me gjeografinë e larmishme të poezisë shqiptare, që përditë e më shumë troket e troket për të depërtuar edhe salloneve mondane, moderne, dikur të ëndërruara për baballarët e poezisë, për skalitësit e moçëm të vargut të saj, por për ca kohë të mbetur si një “mollë e ndalueme’. Le t’i gëzohemi natyrshëm kësaj gjeografie të re, premtuese.
Dhe kur lexon se poezia femërore e krijuar nga poetet ose poeteshat, më së shumti është një mishërim shpirti që përhumbet në një gjeografi substanciale të lidhjes së shpirtit me vendin, hapësirën dhe kohën, natyrshëm e kupton më shumë gjeografinë e poezisë së kësaj poete.

NGA RIZA LAHI : FLAMUR MICKO, IDEALISTI I LUFTËS DHE I QIELLIT



Duke lexuar librin e mrekulleushëm “Midis qiellit dhe tokës mëmë” të pilotitt ë njohur Flamur Micko, të krijohet përshtypja se e ka shkruar e njëjta dorë si ajo që ka shkruar romanin “Zhak Vantras” të Valesit. Si nga sasia e faqeve, si nga mënyra e kursyer e të shkruarit plot saktësi dhe fjalë të zgjedhura , por, sidomos nga ndershmëria dhe sinqeriteti si para altarit të kishës.
Tanimë, edhe mua, si njëri prej prodhimeve të shkollës shqiptare të aviacionit, ndërsa lexoj librine vetëm të “komandant Flamurit”, me hapen dyer të reja e jo të njohura mirë më parë për të spieguar korrektesën e këtij burri me mustaqe të ashpra lebërish, dhimbjen për shokët dhe pasionin dhe romantizmin me të cilën ai shikonte qiellin dhe djemtë e tij kur ngriheshin dhe uleshin në ajër përpara syve të tij, ndërsa ai i orinetonte qënga vëndi ku ka ndenjur për një pjesë të gjatë të jetës së tij – te tavolina e Udhëheqësit të Fluturimit.
Flamur Micko na ka pyetur një e nga një të gjithë ne djemve tetëmbëdhjetë vjeçarë nëse na pëlqente, nëse e dashuronim apo jo profesionine pilotit. Haha...mua, më kujtohet, si e mësoi se isha nga Shkodra, më pat pyetur nëse më plqente disiplina apo, jo. Kushedi se çfar kish hequr me pilotët shkodranë ai, megjithse shkodra nuk ka patur shumë...
Micko, me një fëmijëri të tmerrëshme, me një baba aq të dhimbshëm që gjuante bletë në pyll dhe e merrte në njërën anë të ijeve të veta ndërsa kalonte buzë humnerave por që e la, me një nënë që ai e quantërë kohës “mëmë” e cila është kaq e mirë...kaq e butë dhe trime...kaq e vuajtur ...e poshtëruar nganjëherë padrejtësisht edhe nga njerëz më të afërt por që ia rriti mëe një mijë halle fëmiëjt burrit të saj të vdekur!
Micko, që dolli partizan që dymbëdhjetë vjeç dhe, që atë koë, doçkat e tija të vogla mbajtën flamurin luftarak partizan e mbajti kaq shumë, e desh kaq shumë, dëshëronte më mirë një plagë në trupine tij se sa një plumb të griste flamurin e sulmit, ja...erdh një ditë dhe ia ndërruan emrin.
Ne , studentët e tij, nuke kemi ditur që atë e kanë lindur prindërit me emrin Avni, por që lufta e Dytë Botërore ia dha emrin Flamur.
Pilotët janë njerëz shumë të dhimsur. Shpirtin e njërit prej tyre e lexoni në faqet e këtij libri prej 430 faqesh, në syprinën e fundit, autori, I inatosur ka fshirë çmimin prej 1000 lekësh, duke e zëvendësuar me 600, aq sa duhet t’I ketë dalë kostoja. Mjafton të përmendim vetëm një cast, ja, këtë. Mes dëborës së tmerrëshme të Rusisë, ai, që kishte rrezikuar tër fëmijërinë dhe rininë e tij jetën për të tjerët, për popullin, I mësuar me këtë ndjenjë, ka kërcyer në Vollgën e ngrirë. Ka kërcyer për hir të lotëve të një fëmijë. Të një fëmije që I kishte rënë çanta e shkollës atje, në akullin e Vollgës dhe që qante e qante papushim, gjë që nuke duronte dot ky njeri që na ka hapur zemrën e tij katë rkanatesh ne librine tij. Dhe, pa e zgjatur, ka kërcyer në lum, akulli I të cilit diku – diku ishte i dobët aq, sa t ë hapej dhe ta fundose të tërin birin e vetëm të “mëmës”së tij, që i kishin vdekur e bija dhe djali i madh.
Por Mickua, sakën se e lëshonte çantën e fëmijës, derisa , falë fuqisë fizike, dhuratë e përherëshme e gjimnasitkës që e ushtron edhe sot, në moshë 81 vjeçare,ai dolli nga ujrat që desh I morën jetën mijëra kilometra larg atdheut, dhe jo në ajër.
Në veprën e tij “Fluturimi natën”, Egzyperi tregon për një pilot hero, që çeli kapitulline fluturimeve të natës së asaj kohe. Udhëheqësi I fluturimi t e pyeti atë, nëse kishte patur frikë gjatë asaj uljeje spektakolare dhe shumë të rrezikëshme, dhe heroi u përgjgij me sinqeritet – po.
Pilotët janë njerëz me shpirt, me ndjenja dhe , sigurisht edhe ata kanë mëdyshjet, luhatetjet shprtërore, që e shoqërojnë cilindo në rrugën nga e njohura drejt së panjohurës.
Ky sinqeritet e përshkon librin tër kohës saqë nuk e lëshon nga dora. Ke dëshirë madje ta nënvizosh , qoftë për ndodhirat e përshkruara çuditërisht me shumë saktësi dhe qysh në fëmiëjrinë e largët, qoftë edhe për elegancën e të shkruarit. Unë, ndërsa udhëtoja për në Bruksel, për shëmbëll, e kam lexuar tër kohës në ajër, në shkuarje dhe ardhje; e kam lexuar dhe nënvizuar duke çuditur pasagjerët e tjerë, të cilët, me ndonjë përjashtim shuëm të rrallë, asnjëri nuk kishte ndonjë libër në dorë.
Edhe kur ka ndonjë rast për t’u murrur, lexuesi, është I detyruar t’I shtërngojë dorën menjëherë. Për shëmbëll, ky ish luftëtar, qe I pari që diktori dhe këmbënguli në plagën që mori një aeroplan I yni në Sarandë, ndërsa fluturonte ulët.
Mbase lexuesëve u duket e çudiëshmë, por kështu ka ndodhur, vërtetë. Micko , sapo e pa avionine shpuar në bisht e të pilotuar nga Llazar Cupa dhe Vladimir Treska tha deri edhe llojine armës prej nga kishte dalë plumbi, megjithse i tër rrethi u lëshua të mos e pranonte. Flamurtari partizan nuk kishte gabuar dhe, popo, ai, në emër të luftës heroike të brigadave partizane, të heronjve të saj, e thotë me mburrje që, posi, ai mundi të dallonte kthetrat e vdekjes nga plumbi.
Deri në mëngjesin e datës 3 prill…Edhe në dimër kur nuk kishte shi, njerëzit shihnin duke ecur apo vrapuar përqark liqenit artificial niviciotin Flamur Micko, që nuk piu kurr as cigare, as alkool, dhe që e dashuroi me shpirt luftën partizane dhe ajrin e atdheut, të cilit i fail pa hezitim gjithçka .
Deri në atë mëngjes….Kur një maqinë që ecte me nxitim të skëterëshme e guiduar nga një djalosh i ri, i kaloi përsipër ndërsa ecte me të shpejtë, si kishte pirë kafenë e fundit me shoqene tij të jetës. Shoqen e tij besnike që I dhuroi ata fëmijë aq të mirë, që e përcollën të babain e tyre të nderuar për në banesën e fundit, mes kaq shumë njerëzve që e deshën dhe e respektuan shumë.
Babain 81 vjeçar që vraponte mëngjeseve qark liqenit artificial…


Esse
MIRËSIA

Në mëngjes, Fetah Laçaj, erdhi pak me vonesë te grupi gazmor i shkodranëve, me të cilët ai e pi kafen e mëngjesit, duke e nisur ditën thuajse përditë, që të gjithë , me të qeshura, me hare pra, dhe me mirësi...
Lufta e ashpër politike na ka turullosur aq keq, saqë të mos e kontrollojmë veten se po humbim me shejtësi atë tipar të mrekullueshëm të botës njerëzore, siç është mirësia.
Në zemrën e çdo burri, ka paksa qiell, sa për të fluturuar një dallëndyshe – thotë një aforizmë irladeze. Atëherë, përse ne të mos e kërkojmë këtë copë qiell e njerëzit gjë që bëhet me mirësi. Me ëmbëlsi fjale, timbri, mimike?
Fetah Laçaj kishte qënë prezent në një skenë të frikëshme. Një djalë i ri, me një veturë lluksoze , me muzikën e instaluar brënda në kupë të qiellit dhe me celular në vesh, ndërsa ecte indietro, kish përplasur përdhe fëmiëjn e një nëneje që e kishte përdore. Nëna - ujku më i tmerrshëm, të gjithë e dijnë, që është ulkonja ndër këlyshë – iu sul djaloshit me cantë në dorë duke e goditur në fytyrë, duke ulëritur me të shara pa e òarë kokën nga njerëzit përark. Asaj përpak desh i shkoi djali. Rioshi duroi sa duroi dhe nisi të reagonte ndaj goditjeve të nënës, ndërsa muzika buçiste qënga brënda veturës.
“ Por unë zbrita nga biçikleta “ – vazhdoi gjeneatori i humorit të mëngjesit Fetah Laçaj, një burrë shumë serioz, siç dijnë të jenë më shumë se askush tjetër njrëzit që e pëlqenë dhe e ushtrojnë mënyrën më të shpejtë dhe më efikase për t’u afruar me njerëzit – humorin – “ dhe e mora nënën nga krahu, duke i thënë se, ik, moj motër, se e rregulloj unë këtë. E shtyva lehtë dhe ajo u largua duke nëmur djaloshin dhe duke përkëdhelur fëmijën e saj. Mandej iu afrova shoferit dhe i thashë në vesh mënjanë : “ Ik, bir e fal diçka dikujt, bëj një sevap dikund, se sot ke qënë duke u bërë katil, vrasës”. Djaloshi mbështeti kokën te unë dhe m’u duk se nisi të qante “...
Të folurit lehtë, me argumenta, edhe kur bëhet fjalë për gjëra sado kapitale, tregon burrëri, mënçuri, por sidomos burrëri, siç tregon burracakëri e kundërta.
Mirëpo, e kundërta e mirësisë, brutaliteti, fyerjet e tejskajëshme, dhuna, na janë ulur këmbëkryq , ndërsa i tër populli tanimë është me zjarrmi. Varfëria ka pllakosur ngado, ambicia për politikë, për jetë lluksoze, për karrjerë duke i vënë bërrylin edhe shokut më të afërt, për t’u pasuruar me çdo mjet duke shfrytëzuar deri edhe mirësinë e njerëzve fare të afërt është bërë kaq masive, saqë po harrojmë se jemi njerëz . Se po harrojmë se sa i bukur është njeriu nga natyra. Mjaftojmë të shikojmë sharjet e fyerjet, shpesherë duke fshehur dorën, nëpër internetet e shqiptarëve të dasporës së re. Të hyn llahtara. Ku e kanë patur në shpirt tër këtë urrejtje xhanëm. Është mllefi dhe vuajtja e jetës së kurbetqarit që shprehet në atë formë dhe, dakord, janë disa gjeneronjës të kësaj skëterre shpirtërore, që tanimë i njohim të gjithë. Mirëpo dëmi që i sjellin shoqërisë njerëzore shqiptare gërrinjarët e interneteve, është shumë i vogël, në krahasim me dëmet e mëdha që sjell mungesa e mirësisë njerëzore te njerëzit që janë publikë. Sikur gojëshprishurit tanë të njohur - sa janë të njohur kategoria e tyre e interneteve shqiptare- të dëgjonin paksa më shumë muzikë, sidomos serenata korçare; sikur të shoqëroheshin më shumë me shokët e rinisë së parë, me njerëz gazmorë siç është Fetahu , do të kuptonin se sa rëndë po shkelin përditë personalitetin e tyre duke qënë brutalë, harbutë dhe pasionantë për ta futur të gjallë në dhe me fjalë një tjetër shqiptar veçse ai...i përket një partie tjetër.
A i kemi parë se sa femërore dhe të buta e të njerëzishme kanë qënë në hapat e para gratë tona që iu fuën politikës dhe u ulën në karrige madhore të vëndit? A i kemi parë se sa shumë kanë marrë nga brutaliteti i burrave të parlamenteve dhe jetës maskuliste shqiptare? Aq sa të vjen shumë keq kur i shikon pas ca kohësh ato, qënga pantollonat e veshura, flokët e prera shkurt si të një burri, cigaret papushim dhe deri te kërcënimet për vrasje dhe qëndrimet prej një mashkulli kapadai. ( Një gazetare italiane shkruante se e ardhmja e Shqipërisë janë gratë në pozita drejtuse, veçse kur ato të sillen ndaj njerëzve siç sillen ndaj fëmijës së tyre apo ndaj dashnorit).
Mungesa e mirësisë apo pakësimi i saj është rrëshqitje nga atyra e bukur jerëzore dhe bota e qytetëruar e ka vënë re prej kohësh këtë. Në anglisht, nuk egziston fare përemri vetor “Ti”. Vetëm “Ju”, përfshirë edhe një krimineli që do të varet pas pak.
Fjala paksa brutale për veshin, “Vjehërr”, në gjuhën frënge do të thotë “Bell mere” dhe
“ Beau pere” që do të thotë përkatësisht “nënë e bukur” dhe “baba i bukur”.
Le të thërresim paksa Sokratin e lashtësisë të na dëshmojë diçka rreth brutalëve. Kur e pyetën atë, se, përse ai nuk nxehej apo nuk rreagonte me arrogancë kur e fyenin apo silleshin shnjerëzisht ndaj tij, ai u përgjgj kështu: “ Kur shikojmë një të sëmurë nga sytë, që e kuptojmë se ai ecën duke u mbajtur, ne na vjen keq. Kur shikojmë një njeri me këmbën e prerë, që e kuptojmë këtë kur ai ecën, përsëri ne na lind ndjenja e mëshirës për sëmundjen e tij. Po atëherë, përse të mos na lindë e njëjta ndjenjë për njerëzit që kanë shpirtin e sëmurë , gjë që e manifestojnë duke fyer të tjerët dhe duke u treguar arrogantë me ta?”
Kur një burrë rreh të shoqen, sillet brutal me të dhe fëmijët, e tij, bën shumë dëm. Por dëmi është më I madh, kur një president firme sillet ashtu , me arrogancën e parave, ndaj vartësve të tij apo sekretares së bukur që don ta shjerë në dorë me fuqinë e kësaj arrogance. Mirëpo, dëmi është kolosal, kur helmi I një shpirti I sëmurë zbrazet para syve të popullit nëpër televizione, apo foltore shumë serioze, siç është parlamenti.
Le të thërresim paë pak në diskutitimin tonë për mirësinë, gjigantin e orientit Xhelaludin Rumiun. Ai, popo, enkas për mirësinë, ka shkruar një nga poezitë më të bukura.

Lutniu zotit
Me mirësi
Që t’u stolisë o bij
Se te brutalët
Te shpiri i sëmurë
S’arrin dot mëshira e tij

Brutalët
jo vetëm për veten e tyre
përditë helmohen
në nerva e gjak
Por anembanë kozmosit
Ata i vënë flakën
Si djaj
Të kallur në flakë

Gjith elegancë
Sic është mirësia
Nis e zbardhë sabahu
Mirësia noton
Në oqeanet e qiellit
Me engjëjt
Në krahë...

Mirëpo mjaft nga politikanët tanë profesionsitë vazhdojnë e vazhdojnë të fyejnë, shajnë, bërtasin dhe buçasin me një fjalor, që do ta kishte patur zili edhe D’Antesi para se të niste duelin me Poetin e madh Pushkin.
Atëherë, a nuk do të qe më mirë që ata të pysin veten. Mos me mua e ka patur Sokrati i lashtësisë?
Dhe të falënderojnë në heshtje Xhelaludin Rumiun për këtë poezi kushtuar mirësisë.
Dhe ta shkruajnë atë me germa të arta në zyrë…


6 mars 2010

ROTERIANËT KORCARË I LAJNË NJË BORXH QYTETI TË TYRE

Nuk e kam çarë kokën ndonjë herë për veshjen .“Gardorobën” e veshjes sime e zotëron plot rreptësi dhe urdhëruese vetëm ime shoqe, Afërdita . Për në Korçë , ku desh të vinte shumë dhe po kaq shumë më pas më këshilloi të mos veja edhe unë nga terrori i dëborës, Dita, kish parashikuar një veshje rinore, siç ka qejf të më shikojë kur është me shoqet e saja.Mirpo, m’u desh të vishesha shumë trashë, pa u kujtuar fare për ndonjërin nga kostumet kur, “ajka e qytetarisë dhe aristokacisë aktuale korçare” do të evidentonte një ceremoni të pazakontë, për një njeri të pazakontë.
“Dale, Llaqkë... Uaaa...sa bukur që i rri!...Vuri Llaqkë një hudhër! “
Mes të qeshurave tanimë unë jam i veshur me një kostum të Mihallaq Andreas, krejt i ri dhe i qepur në modën e fundit.
“ Mos e hiq më. Ta gëzofsh. E ke dhuratë nga Irini “.
Mihallaqi e thërret në mënyrë përkëdhelëse bashkëshorten e tij Irenën, “Irini”.
Unë i telefonoj menjëherë Ditës, i tregoj për “gardërobën e re” që kam veshur dhe ia jap në telefon në fillim “Djalkën”, pastaj Irenën.
Pas pak u gjëndëm në një hotel shumë lluksoz; investim serioz i ish pallatit të punëtorëve.
Ngado dëborë. Hoteli ka 65 dhoma dyshe dhe është përherë përplot.Salla është si të qe përgatitur për ndonjë ceremoni qeveritare.Pas pak do të fillojë ceremonia e promovimit të rromanit të parë të shkruar nga Mihallaq Andrea ,ku, veç të tjerave, shkruhen edhe pjesë nga jeta e tij ; titulli - “Historia e njeriut me kitarë”.
Organizimin e këtij promovimi e ka bërë “Klub Rotario” i Korçës, përfshirë edhe shpenzimet e kësaj darke që duhet t ë jetë si në përralla. Tavolinat janë përplot.. Në murin e sallës llamburitëse ndodhet një poster i madh i kompozuar nga Arben Spaho në repsekt të kantautorit të njohur. Në poster përfshihet edhe kopertina e romanit – një djalosh i bukur me kitarrë që, në fakt është Kristi , djali i Mihallaqit që i ngjet shumë në fytyrë por shtatin ia kemi zgjatur në kompiuter ; është ende i ri, sa të bëhet 1.85 metër; sa ka qënë i ati kur, si rezultat i streseve të kohës e goditjeve të njëpasnjëshme, mjekët i prenë të dyja këmbët.
Mihallaqi më prezanton me radhë organizatorët që vijnë me bashkëshortet e tyre. Ata janë nga personalitetet më të njohura të Korçës;një nga kushtet për t’u antarësuar në “Klub Rotario”, është të qënët personalitet në fushën tënde. Sallën e zotëron portreti gjigant i kantautorit – shkrimtar dhe stema e “Rotari klub”
Josif Minga , ky emër i njohur i muzikës sonë kombëtare, ja, qënka ky burrë i pashëm, që do të jetë “moderatori “ i ceremonisë. Roterianët vijnë e vijnë dhe e mbushin sallën me elegancë, etiketën e njohur korçare. Janë mjekë shumë të njohur, drejtorë, presientë firmash....”Ai që të takoi? Është rektori i “Universitetit të Korçës”, Gjergji Mero...
Mënyra aristokratike e të sjellurit është mënyra normale e të sjellurit në qytetarinë korçare, gjë që nuk ka ndonjë lidhje kushedi se çfar me gjëndjen ekonomike, sikurse ne Shkodër, kur thonë për dikënd “është burr zotni”.
Një burrë i pashëm dhe hijerëndë tanimë po hyn me bashkëshorten . Ky është presidenti i “Klub Rotario” Servet Feka dhe , si më pyet nëse kish patur shumë vështirësi rruga, me kurreshtje don të dijë se çfar më lidh mua me Korçën aq shumë. Kujtohem t’i përgjigjem se, ashtu sikurse të huajt bien në dashuri me Shqipërinë sapo vijnë me herën e parë, ashtu i ngjan gjithkujt sapo njeh Korçën. Nuk është vëndi t’i flas papushim rreth kësaj përgjigjeje që më pëlqen pa masë.
Salla tanimë është përplot. Shumica janë roterianë. Kur ishte puna për të botuar rromain e Mihallaqit…duheshin para. Librin e sponsorizuan presidenti i “Bass records”, burri tropojan Naim Alia dhe Nela, njëra nga mbesat e Mihallaqitqë është pronare e një SHPK je që quhet “Hako”.
Kjo gjë u kishte bërë shumë përshtypje roterianëve korçarë, kur e kishin parë librin. E ku ka njeri në Korçë që nuk jeton me serenatat e shpirtit të Mihallaq Andreas? “Po pse nuk na ke thënë ne, more Llaqi? Që ta botonim ne?” , e kanë pyetur ata.
Mënyra se si sillet Andrea ndaj krijimtarisë së tij mua më kujton një aforizëm të profetit të myslimanëve, Muhametit, që thotë : “Kur paralliu shkon te mendimtari, të dy bëhen të mirë, kur mendimtari shkon te paralliu, të dy bëhen të këqinj”. Mihallaq Andrea ende përlotet kur dëgjon histori të trishtuara e të dhimbëshme, si të qe një poet i talentuar në moshën e adoleshencës. Për sponsorizimin e romanit, Naim Alijaj e ndjen veten të prvilegjuar. Po ua përëris, të privilegjuar që iu dha rasti të afrohej te mendimtari...Po Nela? E mbesa? Mjaftoni ta shihni fytyrën e saj në syprinën e librit për të ndjerë se sa dashuri dhe dhimbje e krenari ka ajo për xhaxhain e saj, që e duan të gjithë.
Tanimë “Klub Rotario” kishte në dorë diçka tjetër. Të bëntë promovimin e librit të gjigantit të Korçës së tyre sikur të qenë shpenzimet e një dasme. .
Unë dalloj miqtë e mrekullueshëm të Mihallaqit, me të cilët kemi kënduar sa e sa herë serenata. Një fytyrë që më sillet në mëndje si nëpër tym mban kollaro dhe qesh gjith përzemërsi paksa të fshehtë. Është roterian dhe quhet...popo, ai...është mjeku i dikurëshëm i pilotëve kur vinin të fluturonin dhe uleshin në Lumalas, Ylli Qirinxhi.Kush më mirë e kush më keq, në Korçë I bien kitarrës të gjithë. Ndonjëri prej tyre nuk bën pjesë në “ Klub rotario”Po....Po Mishel Papakozmai, përse nuk është aq i gëzuar si gjithmonë? Ai ka një çere të zbehtë në fytyrën, ku i lexohet gjithëçka dhe është nga miqtë e veçantë të njeriut që ka kompozuar dhe kënduar këngë për Bunën time. Mihallaqi ka kompozuar këngën e dasmës të së disa miqve tanë. Mjafton një tekst i bukur dhe ai bën që natën e dasmës çifti të ketë këngën e tij që do ta ruaj sa të jetë jeta e tyre...Sa borë që kishte në zbritje të Qaf Thanës! Sa kishin qejf të vinin sonte këtu të dyja mbesat dhe nipi i Mihallaqit që banojnë në Tiranë - Ema, Nela dhe Enea. Gati me të lutur i luteshin dhe xhaxhai ua preu. Rruga ishte me rrezikun e borës , plot telashe edhe për shoferët profesionistë . Donin të vinin edhe Naim Alijaj, Neta dhe Tonin Brozi, gazetarët e njohur Afrim Imaj apo Ilir Bushi, fansi i veçantë i serenatave.Ah, sa kishte qejf të vinte edhe Flori..... Desh të vinte edhe Mamica Katrioti,Dr prof Bajram Lapi do të telefononte më vonë mes haresë. Poetesha e veçanë dhe e panjohur Dezdemona Marku.... Ende nuk më zë syri Ylber Merdanin e Skënder Rusin.
Po Misheli, përse ishte i zverdhur në fytyrë ashtu?
Një ekip i televizionit lokal dhe shtetëror interiston Mihallaqin dhe presidentin e roterianëve.
Në programin e formuluar saktësisht prej Josif Mingës parashikohen edhe këngë. Në organo është një virtuoz; si ai kam mundur të ndesh në Bosnjë, në Greqi – me siguri, dhe në Shkodër. Quhet Ilir Tasellari.
Misheli...Rastë sisht e pashë të ngrihej dhe ....mmmm...ende nuk po duket. Bashkëshortja e tij vështron nga tavolina jonë. Mua më kanë bërë nder të veçantë, jam në krah të Irenës dhe Mihallqit. Jam më i largëti dhe redaktori I librit.. Më japin fjalën të parit . Në esencë u them se roterianët korçarë në një farë mënyre vunë në vënd një difekt serioz të qytetit . Andrea i njohur dhe i dashur ngado ku ka shqiptarë, nuk ka as edhe një titull, nga askush, përfshirë edhe vëndlindejn e tij. Sigurisht “non prophet in tu patria”, ama, ky njeri e ka arritur këtë gjë mes korçarëve. Duartrokitje. U them se nuk mund të them se romani është shkruar thjesht, por është shkruar, siç shkruhen poezitë – kuptueshëm, gjithë densitet dhe që të mbërthejnë në mendime. U them se lexohet me një frymë, se të kënaq shpirtin dhe të tregon se s luftohet burrërisht për jetën e çfar ndihme ke nga njerëzit kur i don me gjith shpirt. U kërkoj të falur për lotët që mund të derdhë dikush pas pak dhe nis të lexoj një fragment nga rromani. Me zi i përmbaj lotët dhe unë. Vjedhurazi ngrë kokën dhe shikoj lotë. Dikush këtu pranë qanë me zë që përpiqet ta shuajë.
Muzikë vallëzimi, këngë nga CD.. Janë dy roterianë që marrin fjalën për të folur për vlerat e librit. Janë Gjergji Cikopani dhe Pandi Papapando. Ata kanë lexuar me imtësi gjithçka dhe plot mëndjemprehtësi analizojnë librin . Salla dëgjon me shumë vëmëndje edhe falë organizimit të përkryer të që u kanë bërë materialeve me shkrim të dy korçarët e përzgjedhur. Njëri marr vesh se lexon normalisht 150 faqe libri në njëzetekatër orë.
Muzikë. Një mesazh I përmalluar nga Nju Jorku në celular. Është fill pas Naimit dhe Bajram Labit. E ka shkruar plot përmallim Merita Bajraktari, heroina e romanit tim të fundit kushtuar Korçës “Serenate korçare në Nju Jork”. Kujtohem menjëherë. Kam kopjen e vetme të romanit tim me vete ; Mihallaq Andrea ëshët personazh , por janë në mënyrë periferike edhe miqtë e tij të afërt.. Ia dhuroj roterianëve - presidentit Servet Feka....
Ndjej mërmërimën e Mihallaqit: “Erdhi Misheli…Ka ndodhur vrasje në Vidohovë. Dy të vrarë e një I plagosur. Misheli është drejtori I spitalit. Ai sapo është kthyer nga atje”.
Mishel Papakozmai ndjen se po flasim për të.
Pas pak vjen radha e Mihallaqit. Merr kitarrën dhe ....tingujt spektakolarë përfshijnë sallën si të qenë pendë të një krahu të madh.Edhe një...edhe një...kohë pas kohe e shoqëron Vaska, që rri paksa i tërhequr pas tij.
Një ftesë dhe...tanimë , që të gjithë me kollare, kanë rrethuar Mihallalqin, grupi i roterianëve.
Pas këngës së parë....Një duet i mahnitëshëm. Mes Mihallalqit dhe Drejtorit të spitalit që pas asaj tronditjeje të madhe, ka ardhur për të nderuar mikun e tij. Ai…ai ka mbledhur forca, shpirti i tij e di, dhe po këndon me të. Madje...Popo, Mishel Papakozmai nxjerrë edhe harmonikën të cilës i bie “si askush në Shqipëri”...
Korçarët nuk kanë vetëm serenata. Fizikani i njohur Vangjush Konini ka radhën tani të marrë kitarrën e të këndojë këngë gazmore – “Plaka e Rexhës ka ra n’dashni | me një plak që e ka kojshi....A po vjen te shpia ime| të hamë fiq e gështeja të zime”.
Sërish i them Presidnetit Servet Feka se duke nderuar kështu këtë vigan të serenatës korçare dhe të luftës për jetën, ju i keni bërë më shumë se Mihallaqit, një nder vetë Korçës suaj. Duke i larë asaj një borxh e për të mos e lënë atë të tupëruar më tej ndaj mënyrës së të sjellurit zyrtar me birin e tyre të lakmuar ngado.
“Gjithçka në kohën e duhur dhe në vëndin e duhur”, përgjgijet kryeroteriani i Korçës.



VIZITË TE E BUKURA KICI.....
Përshkrim

“ ... baba.. merte listën e vajzave jetime që do të
martoheshin dhe e binte në shtëpi. Ua
mbushnim secilës bashkë me babën nga një
pako me ndihma dhe e çonte baba me makinë.... “
Rrukie Sokoli

Me shtatin e hedhur si pjergull, me flokët kaçurrelë të derdhur si trëndafila të zinj përmbi supet, siç e mbaj në mënd në fëmijërië time, ndjeva hapat e Kicit ndërsa po hapte derën...
Flokët i qenë thinjur, por ende e zotëronte veten si një bredh që bleron bukur, sado i vjetër.
Këtë motër viganësh – njëri nga vëllezërit e saj, ka qënë basketbollist i njohur i kombëtares shqiptare - e kujtoj nëpër rrrugën e lindjes sime, “Zdralej” kur që të gjith kthenin kokën për ta parë; ajo kalonte duke qeshur me bashkëshortin e saj të ndjerë, Beqirin. Beqir Sokolit i endej një buzëqeshje melankolike, edhe kur ecte i menduar dhe vetëm,.
Kushdo që nuk e njihte merrte menjëherë spiegimin se ,“ajo”, ishte e bija e Hasan Lahit...
Kicit i shkëlqeu fytyra gjith përzemërsi .
Asaj ende vazhdojnë t’i ndrijnë tëra qelizat e fytyrës, kur është e gëzuar.
Babain e saj, për nderin e të cilit ishte dhe kjo vizitë, unë e kam parë gjith – gjith, vetëm një herë, në fëmijërinë time. E kujtoj kur, një burrë shtatlartë u ndal papritur para meje, dhe më pa me aq adhurim dhe mahnitshëm, saqë unë e mbaj mënd edhe tani. Ndërsa luaja me kolopuçët e tjerë, njëri prej tyre më kishte thërritur fooooort në emër e mbiemër. Kjo e kishte bërë atë burrin të stepej.
Kushuriri i tij i parë, të cilin e kish pasur tër jetën edhe shok të shtrenjtë, tanimë kishte vdekur. Atij i patën vrarë nazistët një djalë që kish ardhur nga Italia ku ishte me studime për farmacist, për të luftuar për lirinë e atdheut; pushkatuar me grupin e të 104 djemve në Prishtinë. Atëherë avokai i njohur shkodranë mori tatëpjetën drejt vdekjes, dhe mua më dhuruan emrin e tij, gjashtë muaj më pas, atë që kish dëgjuar i ardhuri i përmalluar për vëndlindjen.
- Të keqen Kici ty, po kam kaq kohë që nuk të kam parë. Lexoj gjëra nga emri yt, të shikoj në televizon dhe them, ky është Rizi, Rizi që ka emrin e “axha Rizasë”....Rizi, unë shkoj përherë te vorri i babës ... Pasha një këtë kafe, gjëja e parë që fjalos me babën te vorri i tij , janë gjëra që lidhen me bujarinë, mirësinë, zemërdhimbshuronë dhe ndihmën për jetimët.... Më duket sikur njerëzit nuk e dijnë se sa zemërbardhë ka qënë baba, Hasan Lahi. A flasim rreth babës sot? Ka vdekur në prill të 1962, pastë rahmet.
Më bëri shumë përshtypje përkujdesja e kësaj bije shkodrane tetëdhjetë vjeçare për kujtimin e të atit, vejeardhejt e saja te vorri i tij; edhe tani, me kaq nipa dhe mbesa,.
Ja se sa të shtrenjta për baballarët janë bijat e tyre!

xxx

Ra rrufeja dikur rrëzë kalasë “Rozafat”, në “Qafë”, ku shtrihej Shkodra, dhe bëri shkrumb një familje të tërë, duke shpëtuar dy djemtë e vegjël, vëllezërit Brahim dhe Dervish. Ata i mori në mbrojtje një kushuri që banonte në cepin tjetër të qytetit, i quajtur Abdullah, një kryetrim nga familja e famëshme Mema. Gjith Shkodra e njihte me emrin Lah Mema, atë burr ,me origjinë të largët nga Bushati. Ai u dha edhe mbemrin e tij dy jetimëve që mori nën sqetullat e tija; i martoi dhe i vendoi . Nga rrënja e këtyre dy vëllezërve dollën shumë juristë, shkencëtarë , tregëtarë... por dhe sportistë të njohur, sikurse kampioni aktual i boksit prej disa vjetësh në peshën e rëndë Nelson Hysa, basketbollsiti Agim Lahi, apo vëlli i tij Zahidi....
....Dy bijtë e dy vëllezërve jetimë, thuajse moshatarë, shkuan në mejtepin “Ruzhdie”; njëri vazhdoi deri sa u bë avokat , nga ata që nuk humbi asnjë berejë në jetën e tij, kurse tjetri e la shkollën në mes fshehur prindërve, të cilët, kur e morën vesh, e dërguan shegert. Shegerti, Hasan Lahi u vendos në Tiranë dhe, falë asaj shkolle të papërfunduar që kish bërë, arriti në pozitën e “kryebazhdar”, pra “kryedoganier”. Vazhdoi të kryente detyrën me korrektesë in extremus edhe falë një tradite familiare. Vjehrri i tij, ndihmuar nga kushuriri i vet në oborrin e sulltanit, Tahir Pasha, kish shërbyer, si ekonomist po në të njëjtin oborr – emri i tij ndodhet ne “Top Kapi” edhe sot, shkruajtur nga “qatipët” e mrekulleushëm osmanë. Ai quhej Halil Efendi Kraja. Ndrysh nga kushuriri që e ka varrin në Stamboll, Halili Efendiu vendosi të kthehej në atdhe ku po shpallej pavarësia. Punoi si drejtor burgu në fillim ( Shkrimtari luftëtar Haki Stërmilli e ka cilësuar “Një drejtor i mrekulleushëm burgu” ) dhe më pas, drejtor spitali.
...Një ditë te zyra e “kryebazhdarit” – atëherë Shqipëria qe shpallur monarki - u dha një tregëtar italian i dëshpëruar në kulm. Malli i tij – një kamion me agrume – nuk mund të futej në tregun shqiptar, por asqë bëhej fjalë të kthehej mbrapsht. Kishte , dy rrugë, ose ta flakte mallin në plehra, ose, e pse jo, të mos ia dhuronte “kryebazhdarit” të ri dhe aq korrekt e miqësor?
Shqiptari, si pagoi kafetë e largimit të jabanxhiut, u habit pa masë nga propozimi i të huajit, por i kërkoi që ai t’i linte adresën e saktë.
Ky kamion me agrume, kish qënë edhe kyçi i “Susamit” për Hasan Lahin shtatlartë dhe me fytyrë të dhëmbshur.
Shkodrani e shiti gjith mallin dhe, menjëherë e njoftoi italianin Rodio në Bari. Posi! Agrumet e tija , jo vetëm që nuk ishin flakur, por ishin shitur të gjitha, dhe, sigurisht që, fitimine duhej ta ndanin për gjysëm. Tregëtari italian u shtang . Njeri kaq të ndershëm nuk kish gjetur gjer atë ditë. Nisën të bashkëpunonin. Ndërkohë kish hyrë edhe Italia fashiste në Shqipëri. Duke refuzuar prerë propozimin e Rodios që të vëndosej në Itali, Hasan Lahi , tashmë ndihmuar shumë nga miku i mahnitur prej besnikërisë shqiptare, pat bum ekonomik. Sigurisht që i ndihmuar pa asnjë rezervë nga vëllai i tij Mustafa, me të cilin formoi firmën “Hasan Lahi e vëlla” , duke qenë të lidhur shumë me vëllain e tyre më të madh në Shkodër, burrin po aq të nderuar, Maliqin.
Lufta vazhdonte me furi. Hasan Lahi , i ndihmuar me shpirt dhe si një maqinë që nuk lodhej kurr prej të vëllait, Mustafës, vazhdonte tregëtinë duke u pasuruar.
Firma “Hasan Lahi e vëlla”, krahas tregëtisë , ka ndihmuar pa asnjë kursim luftëtarët e rinj të çlirimit; shpeshherë duke rrezikuar seriozisht; materialisht por sidomos, edhe financiarisht. Intendentët e brigadave partizane i mblidhnin si pika gjaku napolonat e floririt që i duheshin luftës. E nga i merrnin ata? Sigurisht nga njerëz që kishin , jo nga ata që nuk kishin kësi monedhash që “çojnë ujët përpjetë”. Vëllezërit kishin lidhje gjaku të afërt me ilegalë dhe partizanë , si Hamit Beqja, vëllezërit Muhamet dhe Zyhdi Lahi , Tahir Kraja, etj. Në dejet e vëllezërve tregëtarë qarkullonte, për më tepër, gjak nga ai i “Hoxhë katilit”, siç qe shpallur nga Porta e Lartë dikur gjyshi i tyre, hoxha Selim Efendi Çoba , mik i Abdyl Frashërit, pjsëmarrës i “Lidhjes së Prizrenti” dhe kundërshtar i zjarrtë i mosdorëzimit të Ulqinit , për mbrojtjen e të cilit pat luftuar me armë .
“Hoxh Katilin” e pat thirrur veziri i Shkodrës, i cili, në momentin që do të nxirte nga syrtari pisqollën të vriste pabesisht mbrojtësin e zjarrtë të Ulqinit , ka parë se si, nga xhybja e hoxhës kish hasharitur rrufeshëm gryka e pagabuar e një pisqolle...
Hasan Lahi ndihmonte papushim stehën vorfnore dhe spitalin. Kjo lloj ndihme bëhej thuajse legalisht dhe pa rreziqe. Strehën vorfnore e ndihmonte edhe nga ngacmimet e kujtimeve të babait nga fëmiëjria e tij, se çdo të thotë të jeshë jetim. Kurse , në spital, ku kishin ndërhyrë kaq e kaq herë të mjekoheshin ilegalisht luftëtarë të plagosur, ishte edhe ndihma e atij që kishte zëvendësuar vjerrin e tij Halil Krajën– e drejtorit të ri Sabri Teofiku, që vazhdonte ta simpatzonte familjen e paraardhsit të tij hijerëndë.
Më në fund erdhi dita e lirisë. Ne kemi lexuar romanin “Përballimi”, bërë edhe film, ku flitej për racën e tregëtarë që fshihte e fshihte për t’u pasuruar si shushunjat, por nuk kanë qënë të gjithë tregëtarët ashtu. Në gazetën “Bashkimi” , pikërisht të datës 15 tetor 1945, lexojmë të shkruhet plot simpati rreth një grupi tregëtarësh në Tiranë që mbledhinin ndihma te kolegët e tjerë, si kishin dhënë kontributet e tyre, ku lexojmë emrat e Hasan Lahit, Ali Kacelit e Abdullah Ndroqit.
“ Për shpirt të tem vëllait, Zahidit që më ka tharë zemrën, e kam pa babën një vjetë rresht tuj hangër vetëm bukë e kos. Nadje pinte nji kafe, në mesditë e në darkë nëna - Fatime e ka pasë emrin, pastë rahmet - ia vente para kosin me bukë kollomoqit e ai hante me shumë uri. Thoshte se nuk më shkon me hangër “miradina” kur kishte pllakosë zija e bukës” – tregon Kici duke më ofruar një cigare , të cilën e kujtoj se e ka pirë qëkur kam qënë unë fëmijë. Dhe vazhdon...
Tregëtari Hasan Lahi ka qënë kryetar i Komisionit të Tatimeve të Jashtëzakonëshme në Tiranë, me cilësinë e të cilit, ka tatuar të parin firmën “Hasan Lahi e vëlla”.
Për këtë , atij i kanë dhënë Triskën e Nderit të Frontit Demokratik rreth vitit 1946.
Unë nuk di gjer tani ndonjë rast anolog – lexuesi I dashur, të lutem, më shkruaj nëse di ti ndonjë shëmbëll tjetër.
Shtypi i pasluftës ka shkruar disa herë për babain e Kicit, të cilit ajo vazhdon e i rrëfehet te varri. Kushurira ime Kici, ja, ka mundur të gjjë njërën nga këto gazeta. Është një artikull që mban në fund emrin e Minsitrit të Asistencës Sociale të kohës, Bedri Spahiu dhe mban vulën e vitit të tmerrshëm 1945. Ja,:
Bashkimi” 19 korrik 1945 ( Organ central i Fronit Nacional Çlirimtar) :
HASAN LAHI - një shembull për të tjerët
Mjerimet dhe sakrificat e asaj pjese të popullit që më tepër vuajti nën zjarrin dhe hekurin fashist, nuk munden të lënë pa prekur zemrat fisnike të bashkëatdhetarëve të tjerë. Me çeljen e mensave nga ana e Minsitrisë së asisitencës sociale, vetiu u hap një garë ndërmjet bamëmirësave të vendit tonë.
Z Hasan Lahi u dallua mbi të gjithë të tjerët. Veç 15 000 franga shqiptare që dhuroi si ndihmë të parë në favor të Asistencës Sociale, ai vullnetarisht mori përsipër rregullimin e dy mensave të lagjes së tij ( Sulejman Pasha) dhe ka dhuruar:Për ndreqje guzhine 5715 fr, orendi guzhine 2200fr, për sallën e bukës – orendi etj 3778fr, për mushama tavolinash 1210 fr, veshje personale të shërbyesve 2745 fr...Një ditë që mungoi buka në këtë mensë, z Hasan Lahi e plotësoi menjëherë me shumën 1260 fr. Zoti Hasan Lahi ndalon në bisedime të gjata me prindër dëshmorësh,të vobegët, ...i pyet dhe ua plotëson nevojat menjëherë. Së shpejti do të modernizojë guzhinat e dy mensave do të shtojë me çimento një sallë ngrënieje dhe do të ngrejë një podium për shfaqje teatrale. Hasan Lahi nuk është mjaftuar me kaq. Ndihma e tij bujare është shtrirë edhe në lagjen “Ali Bej”. Në mensat e kësaj lagjeje ai ka dhuruar: për kompletimin e sallës së bukës 2034 franga, për kompletimine guzhinës 385 fr, për gramafonin e disqet 520 fr dhe për personelin shërbyes 50 fr.
Ministria e Asistencë Sociale e falënderon nxehtësisht këtë bir fisnik dhe filantrop të vëndit tonë dhe uron të jetë shembëll për lagjet tjera të kryeqytetit dhe për gjith Shqipërinë.
Mnistri i Asistencës Sociale Bedri Spahiu ( gazeta e vitit 1945 Shg 34/3B)
Vazhdon të tregojë Rrukije Sokoli :
” Më ka thënë një plak i panjohur kur më ka parë të vorret, te vorri i babës: “ E bija e Hasan Lahit je ti? Ai ka ndihmuar një vajzë të varfë të martohej me pajë, kur kishim trokitur në dyert e të gjithë të tjerëve dhe askush nuk na u pat përgjgigjur...”.
Unë mbaj mënd se si baba, shkonte në bashki e merte listën e vajzave jetime që do të martoheshin dhe e binte në shtëpi. Ua mbushnim secilës bashkë me babën nga një pako me ndihma dhe e çonte baba me makinë; trokiste në derë, dilnin ata të shtëpisë, ai e lente te dera dhe ikte për te shtëpia tjetër, sipas adresës.... “Çka ka ba baba jot për të vorfnit e jetimat e Tiranës, nuk ka ba kurrkush”, kujtoj që më tha këto ditë një tjetër burrë shumë i rënë dhe i moshuar, kur e takova rastësisht....Shyqyr Zotit, që të gjithë – fëmijë, nipa dhe mbesa janë secili më zemërbardhë dhe xhymert se tjetri, njashtu si ka kenë baba... “
Kici...
Kici i bukur që dhe tani tetëdhjetë vjeçare shkon te varri i babait!
Kici dhe nënat dhe gjyshet tona shpirtbukura, këto kapilarë të dhëmbshur të rrënjëve të kombit tonë! Që e shtërngojnë fort shqiptarizmin që i dhanë gji dhe shpirt tër jetën; që e shtërngojnë me tër ashkun dhe rreshkun e shpirtit, sot, kur janë kaq korrente që ngulmojnë të shkatërrojnë familjet tona dhe të shkombëtarizojnë kombet e vegjël....

Nëpër metamorfoza sociale dhe politike


Nga Adil Memaj


Gati pas një shekulli të ashpër të sundimit serb, Kosova njëra nga krahinat e Shqipëris u çlirua pjesërisht me anë të luftës së UÇK-së dhe mbështetjes ushtarake nga bashkësia ndërkombëtare për qëllime humanitare.Kaluan shumë vite të pasluftës dhe populli ynë akoma jeton me ëndrën se nesër do jetë më ndryshe se sot, se nesër do të ketë shpresë dhe dritë.Ne menduam se Kosova do të jetë vendi të cilën e ëndëruam, e ushqyem me shpresë, i dhamë jetë. Ajo tani është shndërruar në një katrahurë ku djalli se merr vesh djallin. Gjithçka merrë erë zi.Për shumë vite ne pamë një mision ndëkombëtar UNMIK-u, i cili erdhi këtu i dërguar nga OKB-ja për të siguar në terren realizimin e rezulutës 1244. Kjo rezolut e cila sot e atëherë është akoma aktive e cila e njeh sovranitetin serb mbi Kosovën, ku në rregulloret e saj parasheh mbetjen e një pjese të ushtrisë dhe policisë sërbe në Kosovë.UNMIK-u si mision, lidhjet kyqe dhe të vetme i kishte me Beogradin kurse nën ombrellën e saj kishte disa politikanë që thirreshin në vlerat e luftës si dhe tek ata që përfaqësonin rezistencën pasive disa decenie të cilet iu nënshtruan siç në formën më të mirë UNMIK-utAi ketu sillej si një sundues modern, pjestarët e të cilit ishin mbi ligjin dhe askush s’mundej t’i ndiqte penalisht bile edhe kur vranë shqiptarë të pa armatosur si në rastin e 10 shkurtit 2007, pjestarë të tjerë të tij bënë krime ekonomike dhe morrën me vete milliona euro pa u ndjekur kurrë penalisht.Në datën kur u shpall shpallë pavarësia u ftua një mision evropian me emrin EULEX, ky mision që nuk ka afat të qëndrimit në Kosovë, që në hapat e parë të tij deshtoi duke pasur veshtirësi të mëdha në shtrirjen e vetë në tërë territorin e Kosovës. Ky mision i ri morri për obligim ta vë në jetë zbatueshmërinë e ligjit në Kosovës, si dhe zbardhjen e shume lëndëve që janë grumbulluar nëpër gjykata dhe prokurori të vendit. Lëndët që trashëguan këta janë nga më të ndryshmet, e disa nga to ishin: Arrestimi dhe dënimi i Albin Kurtit, arrestimet e ish pjestarëve të
UÇK-së, vrasjet e pas lufës, korrupsioni vendor dhe ndërkombetar etj.Menjëherë pas instalimit, lëndët e para që morri për t’i zbardhur ishin: Gjykimi i Albin Kurtit si dhe dënimet rreth kinse krimeve te luftës se UÇK-së. Ku si rezultat i riaktivizimit të këtyre lendëve u arrestuan shumë ish- ushtarë të pa fajshëm dhe për shumë të tjerë u lëshuan fletë arreste. Pra po shihet qartë se zbehja e imazhit te UÇK-së
ka qenë dhe është një nga misionet e tyre.Protokollet me Serbinë si dhe neglizhenca karshi grupeve paralele serbe dhe krimit të organizuar në veri të Mitrovicës të lënë të kuptosh se vërtet ky mision ka ardhë me mission special “kuturu”.Misioni i tij ndër të tjera është vazhdimi i fazës së tranzicionit si dhe zgjatja e sundimit të të huajve duke përdor si pretekst mungesën e vullnetit të vendorëve si dhe paaftësinë e tyre për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës.Rasti i fundit i disa zyrtarëve të EULEX-it të cilët ushtruan dhunë psiçike dhe nënçmim të vlerave kombëtare ndaj nënpunësve shqiptarë, tregon se ky është kulmi dhe se deri ku ka arritur laneti i tyre.Në këtë periudhë egzistojnë disa kërkesa për zbardhjen e krimeve në dekatën e fundit, mirëpo akoma nuk po mund ta kuptojmë se kush më në fund do të merr guximin dhe zbardhë lëndët që po flenë nëpër gjykata dhe prokurori, kur dihet se EULEXI dhe qeveria s’ka vullnet, parlamenti s’ka të drejtë, kurse prokurorët dhe gjykatat janë nën kontroll të krerëve institucional dhe nderkombetarë.Prandaj asgjë nuk mund të presim nga këta të huaj që të vendosin rend dhe ligj në vendin tonë kur pengesë për realizimin e tyre janë vendorët të cilëve po i konvenon që të vazhdohet me avazin e vjetër, duke e kontrolluar çdo segment të jetës institucionale dhe duke e zgjëruar krimin e organizuar. Kështu duhet qytetari më aktive, organizim qytetar, llogaridhënie ndaj që duhet të organizohemi këtyre institucioneve të papërgjegjshme për karshi popullit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...