Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/17

DESHMORI MUSA HOTI DHE PERMASA E DOKUMENTIT

Begzad BALIU
 
 
Reshat Sahitaj, Musa Hoti (shënime, kujtime, përjetime, dokumente), botoi Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, ISBN 978-9951-8595-9-2, Prishtinë, 2011, f. 401.
 
Një vit me parë më ka rënë të lexoj dorëshkrimin e kolegut tim Reshat Sahitaj me titull tipik të të gjithë idealistëve të Periudhës së Rilindjes, të shekullit të Pavarësisë shqiptare dhe të çlirimit të Kosovës: “Idealistët”. Duke qenë njëri prej atyre miqve të tij që kam insistuar shumë për tu shkruar ky libër, jo për tu rrëfyer Reshati, sepse sot rrëfimtarë dhe të rrëfyer në mesin tonë ka shumë, por që të botoheshin disa nga ato qindra dokumente, traktate, revista e dekaloge të shumta në botën e ilegales shqiptare. Në atë dorëshkrim kam vënë re me krenari, se si një shkollë tipike evropiane po rikthehet në publicistikën tonë. Në të vërtetë po këtu kam vënë re se si një Koloni shqiptarësh, në fillim të shekullit XX e identifikuar me “Albaninë” e Faik Konicës dhe në fund të tij me veprimtarinë e Enver Hadrit, po hapej për lexuesin shqiptarë, jo në emër të kujtesës personale të Z. Behare Rexhepi e Reshat Sahitit, po në emër të disa qindra e mijëra dokumenteve të radhitura kryesisht në formë fragmentesh të zgjeruara.
Vepra me shënime, kujtime, përjetime dhe dokumente kushtuar Musa Hotit, hapet me kujtimet për trashëgiminë materiale dhe shpirtërore kur familjare kur personale të Musa Hotit. Duke kujtuar fëmijërinë e hershme të Musa Hotit, në të vërtetë përshkruhet fati jetësor i gjyshit dhe prindërve të tij, në rrebeshet e stuhisë serbe shumë herë të përshtrira në Kosovë dhe rreth saj; duke shkruar për fatin rinor të tij autori i kësaj vepre identifikon atë brez të viteve ’70 e ’80, të cilët duke parë gjendjen e tyre dhe sidomos perspektivën e errët jetësore të tyre, kishin vendosur, sikur thuhej të marrin botën në sy; duke shkruar për hapësirat, qytetet dhe madje kolonitë e mërgatës ku ishte vendosur dëshmori Musa Hoti, mjeshtri ynë shkruan për strukturën e organizimit politik dhe të organizatave politike shqiptare, për lëvizjen politike të tyre, e pse jo edhe për gjendjen morale, intelektuale dhe sociale të këtyre grupeve a grupacioneve me shtrat historik apo edhe me tendencë të re sapo të organizuar. Fjala është për atë qerthull të rëndësishëm të Lëvizjes sonë ilegale në diasporë, për të cilën ç’është e vërteta ende nuk është krijuar pasqyra e plotë e përbërësve politik dhe organizativ të bartësve të saj. E të krijosh këtë pasqyrë nuk do të thotë të shkruash vetëm për Enver Hadrin, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, por që më parë të shkruash për martirët e gjallë e të vrarë, pararendës të tyre: Hysen Karalinë, Vehbi Ibrahimin e Rasim Zenelajn. Dhe sigurisht të identifikosh gjithë ato organizata konceptesh nga më të ndryshmet politike e ideologjike, që jo njëherë më parë se sa kundër armiqve të përbashkët humbnin kohë duke e luftuar njëra tjetrën.
Kishte ndërkaq edhe arsye të përhershme kur ato i bashkonte me shumë interesi kombëtar se sa ndarja konceptuale ideologjike. Një rasti brilant për bashkimin e tyre bëhen Lëvizja studentore dhe gjithëpopullore, demonstratat e vitit 1981, të cilat reflektuan ringjallje jo vetëm në Kosovë e hapësirën shqiptare në ish-Jugosllavi, por edhe në diasporë. Demonstratat e Pranverës shqiptare në mars të vitit 1981 në diasporë bëhen refren i aktiviteteve shumë të ngjeshura dhe shumë të përkushtuara kundër politikës jugosllave të rrënimit të gjithë asaj që ishte shqiptare. Në këtë prizëm shquhet angazhimi shumë i vendosur i Musa Hotit nga dialogjet mes kolegëve, te takimet politike dhe partiake dhe madje deri te angazhimet në demonstratat në rrugë apo tekstet polemizuese në shtypin ilegal. Sigurisht kjo është arsyeja pse në rrjedhë të zhvillimit të propagandës kundër ish-Jugosllavisë ai hapi radion në gjuhën shqipe në Belgjikë, përmes të cilës me përkushtim të rrallë shqipton fjalën patriotike të tij dhe të mendimtarëve si ai në mesin e bashkatdhetarëve të diasporës evropiane në Europë. Prej teksteve të lexuara, pjesë të të cilave do të mund të lexojmë edhe në këtë vëllim mund të shihet këmbëngulja e tij dhe e miqve të tij për t’ua thënë të vërtetën mbi shqiptarët në ish-Jugosllavi, jo vetëm mërgatës po edhe opinionit politik europian. Dëgjuesit e sotëm të radiove dhe lexuesit e gazetave do të duhej të mësonin shumë prej frymës intelektuale dhe kombëtare që përshkon artikujt e kësaj radio kushtuar Kosovës, gjendjes ekonomike dhe sociale të banorëve të saj, politikës shtypëse serbe, burgosjes së brezit të ri të saj dhe sidomos bardit të kësaj Lëvizjeje Adem Demaçit. Kush nuk do të donte sot të dëgjoj dhe të lexoj artikuj të plotë dhe me të dhëna aq përimtuese për kohën kushtuar Adem Demaçit, rinisë heroike shqiptare të vitit 1981 etj., të cilat në këtë vëllim autori Reshat Sahitaj i pasuron edhe me artikuj të tjerë, komente, letërkëmbim mes anëtarëve të Lëvizjes Kombëtare, komunikim me ambasadën shqiptare në Paris e të tjera e të tjera. Prej artikujve të lexuar në këtë radio dhe sidomos prej frymës së zjarrtë patriotike të tyre do të mësonim edhe sot se si duhet qasur politikës, publicistikës dhe institucioneve propagandistike serbe, me të cilat Musa Hoti dhe bashkëkohësit e tij polemizonin dendur dhe me vendosmëri. Sigurisht kjo është arsyeja pse reagimet shumëdimensionale dhe shumëplanëshe të diplomacisë, sigurimit dhe agjendave të tjera serbe kundër Musa Hotit do të jenë më të theksuara, më revoltuese dhe me përpjekje eliminimi fizik të tij. Një atdhetarë si Musa Hoti ndërkaq nuk mund të ishte indiferentë ndaj rrezikut që i kanosej prej shtetit që në fushë të diplomacisë shënonte majat e tij, prandaj reagimi i fuqishëm i tij në mbrojtje të jetës së tij, e kjo do të thotë vrasja e ambasadorit jugosllav në Bruksel, nuk ishte as i rastit as i vetmi që mund të ndodhte. Musa Hoti ishte vetëm njëri prej atyre atdhetarëve që po i printe një shkalle të avancuar veprimtarie kundër një shteti, për të cilin thurreshin mite nga Lindja në Perëndim dhe që për shumë kënd në radhët e emigracionit shqiptar ishte i paprekshëm dhe i pamundshëm.
Në jetën politik dhe në veprimtarinë atdhetare të pjesëtarëve të Lëvizjes Kombëtare, prandaj akti i Musa Ahmetit shënon një nivel të avancuar të konfliktit mes Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe shtetit të ish-jugosllavisë. Ajo shënon një formë dhe një trajtë të avancuar të atij brezi që lidhë nyjën mes kryengritjeve antisjugosllave në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe brezit të rinisë së Pranverës së vitit 1981, një hallkë e cila në një formë a një tjetër nuk do të shkëputet deri në fillim të vitit 1997, kur do të triumfojë me daljen në skenë të Lëvizjes së Armatosur Kombëtare, përkatësisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në të vërtetë, vrasja e ambasadorit jugosllav në Bruksel nga Musa Hoti, paraqet edhe shumë trajta të tjera ndikimi në sferën diplomatike evropiane, në ngritjen e moralit kur e kur të zbehur të emigracionit shqiptar në Europë dhe Amerikë, në bashkimin dhe përqendrimin e grupacioneve kur e kur të ndara ideologjikisht e partiakisht, në një pikë: çlirimin e Kosovës, në trokitjen e fortë të ndërgjegjes historike, politike, e diplomatike evropiane për fatin e një populli të ndarë etj. Sigurisht, kjo është arsyeja pse reagimet e emigracionit gjithëshqiptar ndaj burgosjes së përjetshme të Musa Hotit do të jenë të mëdha, deri sa ky dënim të ulet në shkallë simbolike.
Vepra mbyllet me një varg dëshmishë e komentesh të tjera të mjeshtrit tonë, të cilat shoqërohen edhe me dokumente të arkivit personal të Musa Hotit, të arkivave të përgjithshme të diasporës shqiptare dhe teksteve kryesisht litarte të shtypit të Prishtinës, Beogradit dhe Brukselit, që japin pasqyrën e vrasjes së Misa Hotit, në një periudhë kur më së paku pritej. Vrasja e tij në Bruksel nga sigurimi jugosllav dëshmon më së miri thënien e përvijuar shekuj me radhë në traditën shqiptare: uji fle, hasmi s’fle! Vrasja e Musa Hotit në vitin 2004 dëshmon më së miri se Serbia nuk e ka përfunduar luftën me ata patriot dhe atë Lëvizje kombëtare, e cila e ka penguar dhe do ta pengoj historikisht rikthimin e saj mitik në Kosovë.
Në të vërtetë më parë se sa të shkruante një sintezë shkencore, Reshat Sahitaj ka shkruar një biografi kronologjike për Musa Hotin, doemos në vetën e parë. Pretendimi për të shkruar një sintezë shkencore as nuk ka qenë qëllimi i tij, me vet faktin se nuk ka dashur t’i referohet literaturës në mënyrë kritike, por vendosja kaq e dendur e dokumenteve, madje kryesisht të dorës së parë, na dëshmon se sinteza shkencore nuk është gjithmonë ajo që e përcakton pasurinë materiale de shpirtërore të heronjve tanë. Përkundrazi, janë dokumentet, trashëgimia e tij ajo që rrëfen botën komplekse të tyre. Kështu, në kohën kur edhe botimet shpesh të identifikuar skajshmërisht shkencore, në institucionet tona shkencore shkruhen kryesisht me referenca të natyrës literate dhe madje dokumentesh të cituara ndërmjetshëm, Reshat Sahitaj përgatiti një vepër të përmasave shteruese dokumentare. Le të më lejohet prandaj ta përmbyll fjalën time për këtë vepër, me krenarinë e lajmësit për atë që është realizuar brenda kopertinave të saj: e kjo do të thotë dalje e literaturës sonë nga folklorizmi publicistik dhe hyrje e saj në publicistikën e dokumentit. Prej gjithë kësaj prandaj ne mund të theksojmë se sa më parë se sa rrëfimtari e analisti Reshat Sahitaj është arkivi i madh i mërgatës shqiptare, ndërsa veprat e tij publicistike dhe memoaret, padyshim janë pamja më e plotë dhe më komplekse e mërgatës shqiptare.
*Fjala e lexuar ne përurimin e librit, me 5.5. 2011, ne ambientet e Panairit të Librit në Prishtinë.
Prishtine, maj 2011

VËLLIM I PËRMASAVE TË MËDHA SHKENCORE NË FUSHË TË EDUKIMIT

Begzad BALIU
 
Edukologia, nr. 4/2010, (Kryeredaktor: Prof. asc. dr. Begzad Baliu), botoi Universiteti i Prishtinës- Fakulteti i Edukimit, Prishtinë, 2011, f. 468.
 
Këto ditë doli nga shtypi numri 4/2010 i revistës Edukologia, botim i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës. Revista është projekt i vjetor i Fakultetit të Edukimit, në redaksinë e të cilës janë angazhuar një numër i madh profesorësh të brendshëm dhe bashkëpunëtorësh të jashtëm në mbledhjen, redaktimin dhe përzgjedhjen e punimeve shkencore, me interes të veçantë për dijen e sotme shkencore dhe arsimore.
Revista Edukologia përbëhet nga tri tërësi të mëdha: I. Studime në fushë të shkencave humanitare (Studies on the field of humanitarian sciences); II. Studime në fushë të shkencave të natyrës dhe të teknologjisë (Studies on the fields of natural and technological sciences); III. Kërkime të mësimdhënies (Teaching researches); Recensione (Review); Kronika (Chronicle). Tekstet janë botuar në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze, frenge, turke dhe boshnjake. Ato janë studime, trajtesa metodologjike, recensione dhe kronika të studiuesve nga Universitetet e gjithë hapësirës shqiptare (Prishtinë, Shkup, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë, Durrës) dhe Romë.
Në këtë vëllim me studimet e tyre kanë kontribuar profesorët e shkencave humanitare: Sadik Rashiti, Afërdita Devolli, Menavere Rashiti, Abdulla Ballhysa, Emin Krasniqi, Aferdita Mulla, Adem Hajdaraj Myrvete Dreshaj-Baliu, Merxhan Avdyli, Mimoza Priku, Zhulijeta Kadilli, Begzad Baliu, Ersi Bozheku, Rudina Alimerko, Shkëlqim Millaku, Shpëtim Elezi, Irena Fistani, Zahrije Kapllanaj, Dea Temali - Karakaçi, Ganimete Kulinxha, Muhamet Peci, Halil Dervishaj, Sedat Baraliu, Arjan Th. Kallço, Ramadan H. Ramadani, Vedat Bajrami dhe Arsim Rexhepi, me tema nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, kulturës, filozofisë, pedagogjisë, psikologjis etj. Ato janë kërkime shkencore që trajtojnë probleme me te mëdha apo më të vogla, më të thella apo më të përshtrira, por që të gjitha janë studime me përkushtim autorësh, përvoja e të cilëve na bënë të mësojmë shumë nga jeta kërkimore dhe shkencore e tyre, apo autorë të rinj, kërkimet e avancuara teorike dhe metodologjike e të cilëve na bëjnë të ndjehemi të nderuar për bashkëpunimin shkencor që kemi dhe presim të kemi me ta. Studimet e tyre për standardet etike te hulumtimit shkencor dhe aplikimi praktik të tyre, belbëzimin te fëmijët e moshave të hershme, etnografin e t folurit, rolin e familjes në zhvillimin dhe përgatitjen e fëmijëve të grupmoshës së rritur parashkollore për mësimin e shkronjave dhe të leximit e të shkrimit etj., na bëjnë të kuptojmë për qasjen disiplinare, interdisiplinare e multidisiplinare të karakterit të tyre. Po kështu mund të thuhet edhe për studimet nga fusha e gjuhësisë, të cilat sjellin kërkime dhe sinteza për rrugë të ndryshme në përvetësimin e shqipes standarde, për ndihmesën e Profesor Çabejt në fushë të studimeve dialektologjike, për elementet latine në gjuhën shqipe dhe konceptet e filologut të njohur italian Carlo Tagliavini, për antroponiminë dhe toponiminë e qytetit të Elbasanit në fund të shekullit XIX dhe fillim të shek XX, për kontributin e Eqrem Çabejt në gjuhësinë krahasimtare indoevropiane, për bilinguizmin dialektal dhe rolin e tij në pasurimin e gjuhës shqipe e frënge me shprehje frazeologjike e të tjera.
Një fushë më vete brenda kapitullit të shkencave humanitare zënë edhe studimet historiko-letrare, të cilat në këtë numër trajtojnë tema të karakterit historiko-letrar, të gjuhës së tyre, të diskursit të veprave të caktuara letrare, të zhanrit e të sistemeve të caktuara letrare, si ato për periudhat kërkimore - shkencore të Jup Kastratit, për disa veçanti të romanit “Kronikë në gur” të Ismail Kadaresë, prë diskursin autobiografik të veprës “Autobiografia” të Fan Nolit, për paraletërsinë për fëmijë, për prozat e Migjenit, për ndikimin edukativ të pёrrallёs popullore shqiptare, për Justejn Gorder dhe romanin Bota e sofisë, për zhanrin autobiografik të Jeronim De Radës e të tjera qasje, vlera e përmasa kërkimore të kësaj natyre.
Një këtë vëllim kapitull më vete paraqesin kumtesat në fushë shkencave të natyrës dhe të teknologjisë. Në këtë numër me punimet e tyre kanë kontribuar studiuesit: Sabrije Osmanaj, Rexhep Selimaj, Zeqir Shaqiri - N. Shaqiri,- L. Nuredini, Qazim Bajra, Eda Vula, Emruš Azizović e të tjerë. Studimet e ttyre për energjinë e rrezatimit dhe instalimet e sistemit solar, për studimin e komponenteve të acideve nukleike me laserin pikosekondë, për karakteristikat e përgjithshme fiziko gjeografike të Rrafshit të Dukagjinit dhe maleve përreth, për qasjen “realiste” në edukimin matematikor, për E-learning – në departamentin e gjuhës boshnjake në Fakultetin e Edukimit në Prizren etj., na bëjnë jo vetëm të mendojmë për interesimin e profesorëve të këtij Fakulteti për kërkimet shkencore, por edhe për interesimin e studiuesve jashtë tij për bashkëpunim, si dhe zgjerim të faqeve të revistës në dijen e shkencave të natyrës dhe atyre të teknologjisë, nga një kapitull në një vëllim më vete.
Nëse në Universitetin e Prishtinës dhe përgjithësisht në Universitetet e hapësirës shqiptare kemi revista shkencore në fusha të veçanta të albanologjisë, shkencave të natyrës dhe atyre të teknologjisë, botimet shkencore të të cilave më në fund nuk dallojnë shumë nga botimet po në këtë fusha edhe këtu, revista e Fakultetit të Edukimit “Edukologia”, do të mund të dallonte në mënyrë të veçantë për shkak të hapësirës dhe numrit të madh të studimeve që boton brenda një kapitulli më vete, e që i kushtohen metodologjisë së arsimit, përkatësisht mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në këtë vëllim kontributet e tyre i kanë botuar profesorët tanë dhe bashkëpunëtorët: Bahtijar Kryeziu, Mazllom Kumnova, Arbana Zhapaj Ikonomi, Igballe Potera, Anisa Trifani, Jehona Ferizi – Miftari, Eranda Bilali, Rina Gera. Temat e tyre shquhen për karakterin dhe qasjen historike, bashkëkohore, metodike dhe metodologjike të kërkimit, të sintezës dhe të vlerësimit të arritjeve të deritashme. Në këtë studime janë sjellë mendime dhe vlerësime për fjalët dhe shprehjet të reja në fushën e arsimit, për modelet krahasuese të teksteve shkollore të letërsisë në Kosovë gjatë periudhës 1945-2000, për marrëdhëniet familje-shkollë si faktor i rëndësishëm në integrimin social dhe të ardhmen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për identifikimin dhe vlerësimin e sjelljeve të nxënësve me prapambetje mendore në nivel të shkollës, për vlerësimin dhe testimin e studentëve, për hartimin dhe vlerësimin e teksteve shkollore, për shkollat private në trojet, shqiptare dhe rrolin nxitës e përparues të tyre në shoqërinë shqiptare, për teknikat dhe teknologjinë mësimore si imperativ i shkollës dhe i shoqërisë shqiptare etj. Le të besojmë se përmasa e interesimit të profesorëve dhe bashkëpunëtorëve tanë të afruar rreth këtyre hulumtimeve, këtë kapitull do ta bëj të bëhet sinonim të vet karakterit botues të revistës sonë edhe për shkakun se botohet në një institucion ku kërkimet e mësimdhënies dhe mësimnxënies janë sinonim i arritjeve më të mira, jo vetëm në Universitetin e Prishtinës por edhe më gjerë.
Le të theksojmë se si edhe në vëllimet e mëparshme edhe në këtë të fundit, studimet e kolegëve tanë apo edhe bashkëpunëtorëve të tjerë i kemi botuar në gjuhën shqipe, angleze, fernge, boshnjake dhe turke. Pra në gjuhën e autorit apo në gjuhët e mëdha ndërkombëtare.
Vëllimin i fundit i revistës “Edukologia” përmbyllet me rubrikat me recensione për librat shkencor dhe kroniken shkencore, për të cilat kanë bashkëpunuar studiuesit Zenun Gjocaj, Xhefer Ismajli, Mikel Gojani, Begzad Baliu etj. Me këtë vëllim, si edhe me tri vëllimet e mëparshme revista “Edukologia” po synon të krijoj kushte më të mira dhe më objektive për të gjithë profesorët, asistentët e Fakultetit të Edukimit, si dhe studiuesit e gjithë hapësirës shqiptare e më gjerë, duke ju dhënë përparësi studiuesve me rezultate të reja në fushë të metodologjisë së mësimdhënies.
Prishtinë, prill 2011                                                        

GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA E TYRE


Begzad Baliu
 
GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA E TYRE
 
1. Çështje të historisë së kërkimit
Një shekull më parë, saktësisht në vitin 1897, Faik Konica tër¬hiqte vërejtjen për varfërinë letrare të letrave shqipe, duke shtuar se ajo nuk kishte më shumë se pesë a gjashtë libra cilësor .
Ky konstatim për letërsinë shqipe nuk do të dukej shumë i rën¬dësishëm për kohën tonë, sikur të mos ishte përpjekja e parë për të sjellë sintezën e plotë të pasurisë histori¬ko-letrare në letrat shqipe dhe sikur ky vlerësim të mos na bëhej sino¬nim i mendimit tonë kritik për gjendjen shkencore të studimeve alba¬nologjike, sot, një shekull më vonë.
Pas këtij konstatimi të Faik Konicës, përpjekjet për të vlerësuar shkencën dhe kulturën shqiptare nuk kanë munguar, por ka munguar për¬pjekja për të organizuar atë në nivel të institucioneve shkencore kombëtare dhe të instituionalizuara. Në vitin 1940, bëhet përpjekja e parë për të themeluar një institucion shkencore, i cili do të merrte për¬sipër jo edukimin arsimor, misionin e të cilës e kryente Normalja e Elbasanit, po kërkimin shkencor, përkatësisht institucionalizimin e tij në shkallë kombëtare. Po në këtë vit organizohet ne Tirane një Kon¬gres i Studimeve Shqiptare, në të cilin merrnin pjesë, përveç shqip¬tarëve, edhe albanologë të shquar, sado për fat të keq, vetëm të pro¬veniencës italiane. Nga ky kongres lindi Instituti i Studimeve Shqip¬tare me qendër në Tiranë .
Pas Luftës së Dytë Botërore, janë bërë përpjekje sistematike për formimin e institucioneve arsimore dhe shkencore në fushë të alba¬nologjisë. Në të njëjtën kohë janë organizuar takime shkencore për të caktuar orientimet teorike, metodologjike dhe madje ideologjike të së ardhmes së shkencës shqiptare.
Në vitet 1948–1952, në Tiranë dhe në Prishtinë, janë bërë për¬pjekje për të parë gjendjen e studimeve (më shumë ideore) brenda in¬stitucioneve shkencore në Tiranë dhe në Prishtinë, me theks të ve¬çantë të ardhmen e shqipes standarde.
Në vitin 1962 organizohet Konferenca e Parë e Studimeve Al¬banologjike, në të cilën bardi shkencor dhe ideologjik i kryeprojekteve albanologjike kombëtare Androkli Kostallari përvijonte në krye¬referatin e tij sintezën e madhe, drejtimet, fushat dhe kufijtë e stu¬dimeve alba¬nologjike, ndërsa veç tjerash premtonte se do të bëheshin objekt studimi edhe vepra e “atyre shkrimtarëve të njohur të së kaluarës, si Gjergj Fishta, Faik Konica, Zef Skiroi etj.” Pavarësisht nga ky prem¬tim, sikur dihet, veprat e disa krijuesve dhe rezultatet e disa pro¬jekteve jo vetëm nuk do të studiohen, por do të bëhen objekt harrese dhe sulmi. Institucionet shkencore në Tiranë do të bëhen strumbullar i disa prej projekteve të mëdha shkencore, si: Kongresi i Drejtshkrimit, Konferencat e studimeve ilire etj., por nuk do të arrijnë të dalin nga gëzhoja ideologjike e sistemit, dhe më shumë se reflek¬tuese ato u bënë refuzuese të arritjeve të reja.
Në këtë rrjedhë, në Tiranë institucionet shkencore, arsimore dhe kulturore shënojnë një mbyllje të jashtëzakonshme brenda kufijve po¬litik dhe ideologjik, duke përjashtuar madje edhe letërsinë e shkruar në Kosovë nga Historia e letërsisë shqipe e gjysmës së dytë të sheku¬llit XX , ndërsa të njëjtin mision kryejnë edhe studiuesit shqiptarë në Europë dhe Amerikë. Ndonëse vërehen hapa të rëndësishëm bashkë¬punimi dhe komunikimi, sidomos në përpjekjen e përbashkët për shqipen standarde, pikërisht në këtë dekadë vërehen hapa tepër të veçantë për projektimin separatist të kulturës shqiptare. Mirëpo, rea¬gimet edhe kësaj here nuk kanë munguar. Në fushë të gjuhës shquhet insistimi i Profesor Idriz Ajetit që në Seminaret e albanologjisë të projektojë kontekstin ballkanik dhe ai i Profesor Rexhep Qosjes për projektimin evropian të gjuhës, letërsisë dhe përgjithësisht kulturës shqiptare. Profesor Rexhep Qosja, që në vitin 1969, veç tjerash kishte shkruar traktatet për studimet albanologjike, in¬stitucionet dhe perspektivën evropiane të tyre , që mund të quhen edhe përgjigje koncepteve të Androkli Kostallarit të paraqitura në Kon¬ferencën e parë të studimeve albanologjike (1962).
Po në këtë periudhë, në Kosovë bëhen përpjekje individuale dhe kolektive për të dalë nga rrethimi. Në vitin 1968 rihapet Instituti Alba¬nologjik dhe po këtë vit organizohet Konsulta Gjuhësore e Prishtinës. Në vitet ’70 themelohet edhe Universiteti i Prishtinës, ndërsa në vitin 1974 fillon punën Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në fushë të ndërkombëtarizimit të albanologjisë Seminari paraqet institucionin më të rëndësishëm nacional, përmes të cilit bëhet i mundur popullarizimi i albanologjisë si shkencë dhe histo¬risë e kulturës shqiptare si pjesë e kulturës universale. Po në këtë kohë hapet edhe Akademia e Shkencave në Prishtinë dhe në Tiranë.
Përpjekjet për të vlerësuar e rivlerësuar studimet albanologjike dy dekadat e fundit janë bërë kryesisht në fushë të historisë dhe të letërsisë, me qëllim të çlirimit të saj nga konceptet ideologjike .
2. Vendet dhe institucionet
 
Duke iu kthyer edhe njëherë identifikimit të hapësirës ku janë krijuar institucionet shkencore dhe arsimore në fushë të albanologjisë, duam që njëkohësisht të bëjmë edhe një sistemim të tyre historik dhe kronologjik. Sikur është konstatuar shumë herë deri më tash, nga gjysma e dytë e shekullit XX, institucionet e kërkimeve albanologjike nga hapësira e kolonisë se arbëreshëve të Italisë dhe nga hapësira gjermanofone e Austrisë dhe e Gjermanisë kaluan në hapësirën shqiptare: Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Shkup e kështu me radhë.
Në Tiranë, tashmë një gjysmë shekulli, ku më parë e ku më vonë, janë themeluar: Universiteti i Tiranës, Akademia e Shkencave e Shqi¬përisë, Qendra Enciklopedike, Instituti i Gjuhësisё dhe i Letërsisë, Fa¬kulteti i Gjuhëve të Huaja, Instituti i Folklorit, Instituti i Historisë, In¬stituti i Arkeologjisë dhe revistat shkencore: Buletini i Universitetit të Tiranës, Studime historike, Studime filologjike, Iliria, Kërkime folklorike etj. Një qendër po kaq e organizuar në fushë të albanologjisë, madje me një traditë të fortë gati njëshekullore në fushë të filologjisë, po në të njëjtën kohë u bë Shkodra. Në këtë qytet të Veriut të Shqipërisë me kohë u themeluan Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Biblioteka “Marin Barleti” dhe më vonë Seminari i Albanologjisë, Muzeu i Shkodrës, Seminari ndërkom¬bëtar “Shkodra në Shekuj”. Brenda tyre u botuan disa revista dhe kolana shkencore: Kolana e botimeve të trashëgimisë, kryesisht e botimeve para Luftës së Dytë Botërore e Kishës Katolike, Buletin shkencor, Pheonix, Hylli i Dritës, Kolana e seminarit “Shkodra në shekuj” etj. Pas rënies së komunizmit shkollat e larta pedagogjike u kthyen në universitete. Në Elbasan u themelua Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, dhe filloi botimi i Buletinit të Univer¬sitetit; në Korçë u themelua Universiteti “Fan Noli” dhe filloi botimi i Buletinit të Universitetit, ndërsa tash së fundi po punohet për themelimin e një qendre të studimeve ballkanike; në Gjirokastër u themelua Universiteti “Eqrem Çabej” dhe filloi botimi i Buletinit të Uni¬versitetit, ndërsa në Vlorë u themelua Universiteti “Ismail Qemali” dhe filloi botimi i Buletinit të Universitetit.
 
Të një moshe me disa nga institucionet e larta arsimore dhe shkencore me të Tiranës janë edhe disa nga institucionet arsimore dhe shkencore të Prishtinës. Nga fillimi i viteve ’50 në Prishtinë kanë filluar të themelohen disa nga institucionet më të rëndësishme shkencore: Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Instituti i Histo¬risë së Kosovës, Arkivi i Kosovës, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Brenda tyre janë botuar dhe kanë fituar moshën e pjekurisë edhe disa nga revistat më të mira shkencore në fushë të albanologjisë: Studime, Vjetari, Filologjia, Kosova, si dhe seria e revistave Gjurmime albanologjike dhe Gjuha shqipe.
 
Ndonëse të përshkuara nga një trysni e skajshme politike, në Shkup, e më pas edhe në Tetovë, janë bërë përpjekje për të organizuar institucionet shkencore dhe arsimore. Brenda Universitetit të Shkupit që nga vitet ’50 funksionon Katedra për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, ndërsa brenda saj janë të organizuara drejtimet studimore për pedagogji dhe për përkthyes e inter¬pretues në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase studiohet dy dekadat e fundit edhe në Universitetin e Tetovës dhe në atë të Europës Juglindore në Tetovë e tash së voni edhe në Shkup. Në të tri qendrat nuk ka ndonjë aktivitet të dendur shkencor në fushë të albanologjisë edhe pse në Universitetin e Europës Juglindore funksionon një Qendër e Kërkimeve Shkencore, ndërsa kohëve të fundit ka zënë të organizohet Seminari i Gjuhës Shqipe edhe nga Universiteti i Tetovës. Në këtë rrjedhë duam të theksojmë se brenda hapësirës ish-jugosllave albanologjia studiohet edhe ka një traditë të mirë sidomos në Seminarin e Albanologjisë në Beograd, themeluar nga linguisti i njohur i përmasave ballkanike Henrik Bariq, pastaj në Podgoricë sapo është themeluar Fakulteti i Mësuesisë, e në Ulqin ka një revistë (Lemba) themeluar më shumë se sa një dekadë më parë, e cila albanologjinë e ka bërë mision dhe vizion në këtë hapësirë.
 
Studimet albanologjike sot, as nga aspekti historik as nga aspekti i arritjeve shkencore nuk mund të merren me mend pa njohjen e kërkimeve shkencore në hapësirën italiane dhe gjermane.
Në Romë që nga mesi i shekullit XX funksionin Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit tё Romёs (1957) dhe pranë saj Instituti i Studimeve Shqiptare, ndërsa rol të rëndësishëm zë njëra prej revistave shkencore dhe kulturore e mjeshtrit të madh të letrave shqipe Ernest Koliqit, Shejzat (La Pleidai). Në Palermo vepron Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, themeluar në vitet 1930–1931, nga historiani i letërsisë Gaetano Petrotta. Brenda saj ndërkaq dalin tri kolana botimesh: Albanica me 27 vëllime; kolana Studi i testi albanesi me katër vëllime; kolana e sapohapur Balcanistica me dy vëllime të botuara. Brenda këtij institucioni rëndësi të posaçme ka projekti BESA për mbledhjen dhe digjitalizimin e leksikut të veprave të autorëve arbëreshë; si dhe të projekteve të hartuara në kuadër të ligjit të miratuar në vitin 1999 mbi “Mbrojtjen e të drejtave te pakicave gjuhësore në Itali.” Në Napoli kemi Universitetin e Napolit “L’Orientale”. Brenda tij kemi katedrën e gjuhës shqipe në të cilën ligjërohet lënda e gjuhës dhe e letërsisë shqipe dhe filologjia shqipe. Titullari i lëndëve Profesor Italo Costante Fortino është edhe drejtor i Departamentit të Evropës Lindore, ku bëjnë pjesë të gjitha gjuhët e lindjes: shqipja, hungarishtja, rumanishtja, serbishtja, maqedonishtja, greqishtja, rusishtja, bullgarishtja, çekishtja etj. Puni¬met shkencore botohen në kuadrin e departamentit. Posa¬çërisht për shqipen del revista voluminoze Albanistica. Një lektorat i gjuhës shqipe gjendet edhe në Kozencë, ndërsa në Universitetin e Leçes albanologjia është organizuar në shkallë të Katedrës.
 
Studimet albanologjike janë formuar, janë organizuar, janë bërë shkencë më vete dhe kanë arritur përmasat e studimeve europiane, që nga mesi i dytë i shekullit XIX me shkollën austro – gjermane. Sot ajo studiohet në Munih (Munich) pranë Institut für Vergleichende und Indogermanische, Sprachwissenschaft sowie Albanologie, Departement II für Sprache und Kom¬munikation, Fakultüt für Sprach- und Literaturwissen¬schaften. Ludwig – Maximilians - Universität München. Në Munih botohet edhe vjetari shumë i pasur me studime albanologjike: Indogermanische Forschungen, një nga kolonat më të rëndësishme të historisë së albanologjisë të shekullit XX. Edhe në Leipzig (Lajpcig) gjuha shqipe mësohet në kuadër të Katedrës së Ball¬kanistikës, ndërsa në Vjenë (Wien), albanologjia është mësuar e vazhdon të mësohet në Institutin e Indoeuropeistikës të Universitetit të Vjenës. Në Vjenë botohet në gjuhën gjermane revista për histori, kulturë, letërsi e politikë Dardania, të cilën e drej¬ton ish-lektori i gjuhës shqipe në këtë qendër Skënder Gashi.
 
 
Ndryshe nga shumë qendra ku shqipja mësohej dhe studiohej në përmasa të studimeve ballkanike dhe europiane, por se sot aktivitetet rreth saj janë zbehur, në qendrat universitare dhe shkencore në Poloni, ky interesim shkon duke u zgjeruar. Në këtë vend shqipja ekziston si lektorat sot në tre institucione edu¬kuese në Poloni: në Universitetin e Torunjit “Mikollaj Kopernik”, në Universitetin e Varshavës, pranë Shkollës së Gjuhëve Lindore është mësuar për dy vjet në filialin e Universitetit “Adam Mickievic” tё Poznanjit, i cili quhet Collegium Europaeum Gnesnense, dmth. Kole¬gji Europian në Gniezno. Në këtë shtet, vendin e mëparshëm të bardëve të albanologjisë: Cimohovskit, Profesoreshës Savicka etj., po e zë një brez i ri, në mesin e të cilëve edhe një shqiptar, Rigels Halili. Po kështu mund të thuhet edhe për qendrën e studimeve albanologjike në Universitetin e Sofjes. Në këtë institucion të lartë universitar ekziston Dega e Ballkanologjisë, e krijuar në vitin 1994 në Fa¬kultetin e Sllavistikës së Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” pranë Katedrës së Gjuhësisë së Përgjithshme nën udhëheqjen e Profesoreshës Petja Asenova. Albanologët e kësaj qendreje, drejtuar nga Profesoresha Rusana Bejleri, kanë krijuar edhe web-faqen elektronike, ku botohen studime, recensione dhe tekste letrare, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën bullgare. Në këtë krah të studimeve albanologjike bie edhe njëra nga qendrat më të fuqishme të studimeve albanologjike dhe ballkanologjike në Shën Petërsburg (Sankt-Peterburg), ku shqipja është organizuar në nivel të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe dhe ku vendin e bardëve të studimeve albanologjike, si Agnia Desnickaja e brezi i studiuesve të saj, po e zë një brez i ri në krye me studiuesin e përmasave ballkanike Profesorin Rusakov.
Ndonëse në përmasa më të vogla dhe madje kryesisht në nivel lektoratesh të mësimit të shqipes standarde, albanologjia studiohet edhe në disa qendra të Europës qendrore, perëndimore dhe në Amerikë. Gjuha shqipe mësohet në Londër, pranë Degës së Studimeve Sllave dhe të Europës Lindore, ndërsa po në këtë qytet punë të mirë në hulumtimin, studimin dhe botimin e veprave në fushë të albanologjisë bën Instituti i Studime¬ve Shqiptare, drejtuar nga studiuesi dhe editori Destan Bejtullahu. Gjithashtu, lektorati i gjuhës shqipe funksionon edhe në Universitetin e Arizonës, ndërsa Katedra e Gjuhës Shqipe edhe në Paris. Deri më tash, në Budapest për më se një gjysmë shekulli kurset e shqipes i ka organizuar filologu i përmasave ballkanike Ishtvan Shvits (István Schütz).
Një shtrirje më vete ka marrë mësimi dhe studimi i gjuhës shqipe edhe në institucionet arsimore e shkencore të Greqisë. Në Selanik, pranë Institutit të Gjuhëve Ballkanike, krahas gjuhës serbe, bullgare, ruse dhe rumune, mësohet edhe shqipja. Në Janinë dhe në Follorinë kemi lektoratet e shqipes, ndërsa në Athinë ka zënë rrënjë të mira Shoqata shkencore “Lidhja Filologjike Shqiptaro-Greke”, brenda së cilës del edhe revista shkencore Albanogrekica.
3. Orientimet
Shkenca e albanologjisë i ka tejkaluar tashmë disa çështje, që vetëm disa dekada më parë i konsideronte themelore në projektet na¬cionale të saj.
3.1. Në fushë të historisë:
albanologjia problemin e dikurshëm të gjenezës së popullit shqiptar e konsideron të mbyllur dhe të pranuar në institucionet ndër¬kombëtare pa domosdoshmërinë e mitizimit të saj; çështjen e formimit të kombit shqiptar tashmë e diskuton në kontekst të identitetit të saj evropian; projektimin e historisë së popullit shqiptar e konsideron jo si një histori të Shqipërisë, që në të vërtetë ishte histori e kufijve shtetë¬ror e politik, po si një histori kombëtare e popullit shqiptar në kufijtë e saj etnografik. Brenda këtyre kritereve metodologjike pritet të rea¬lizohet projekti i ri i historisë së popullit shqiptar, enciklopedisë së po¬pullit shqiptar etj., ndonëse për shkaqe të caktuara në periudhën tran¬zitore të kësaj kohe në Tiranë kanë përfunduar të ashtuquajturat pro¬jekte kalimtare Historia e popullit shqiptar deri në vitin 1912 dhe Fjalori enciklopedik shqiptar.
3.1.1. Tema të reja:
rihapja e çështjes shqiptare; studimet për historinë dhe çështjen çame; rikthimi i epokës së Skënderbeut (në 600-vjetorin e lindjes); mbështetja në literaturën ballkanike (përkthimet); kërkimet e Robert Elsies në arkivat dhe bibliotekat e proveniencës Perëndimore, kërki¬met e Musa Ahmetit në Arkivat e Vatikanit, kërkimet e Iliaz Rexhes në Arkivat e Turqise, kërkimet e Dhori Qiriazit në Arkivat e Greqisë, kërkimet e Oliver Shmitit në arkivat italiane dhe austriake, paraqesin kontribute të veçanta në kërkimet e kësaj fushe.
3.2. Në fushë të gjuhësisë:
albanologjia ka tejkaluar studimin me çdo kusht të problemeve gjuhësore me karakter historik dhe madje me metodologji historiciste, ndërsa gjithnjë e më shumë merret me çështje pragmatike të nevojave të saj: fjalorët elektronikë, fjalorët terminologjikë, diskutimin e stan¬dardit gjuhësor në kontekst të rrethanave të reja, problemin e standar¬dizimit të onomastikës etj. Qendrat e studimeve albanologjike në Pri¬shtinë tashmë janë pjesë e projekteve mbarëkombëtare, sikur është Komisioni Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, në të cilin tash sa kohë po diskutohen jashtë prirjeve ideologjike dhe dogmatike disa çështje të standardit të shqipes, ndërsa pas disa vitesh pune një komision eksper¬tësh në shkallë Kosove i ka dhënë fund draftit të parë të standardizimit të emërvendeve të Kosovës.
3.2.1. Botimet:
botimi i Atlasit Dialektologjik; përfundimi i botimit të veprave të Çabejt në fushë të etimologjisë; seria e botimeve albanologjike në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera (anglisht e gjermanisht) të cilat nën drejtimin e Profesor Rexhep Ismajlit po botohen në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës; seria e botimeve të trashëgimisë al¬banologjike drejtuar nga studiuesja Ledi Shamku në Tiranë; fillimi i botimit të veprave të Jup Kastratit (Bibliografia albanistike I) ; veprat studimore në fushë të fonetikës së shqipes nga Profesor Kolec Topalli; studimet gjuhësore në fushë të shqipes nga Profesor David Luka; botimi i veprave të Kole Ashtës Leksiku historik i gjuhës shqipe, dhe sidomos botimi e ribotimi i shumë fjalorëve dygjuhësorë: anglisht-shqip, italisht-shqip, gjermanisht-shqip, greqisht-shqip e anasjelltas, paraqesin disa nga arritjet më të rëndësishme në fushë të gjuhësisë shqiptare etj. Një fjalor i madh hungarisht-shqip, i Profesor Ishtvan Shvic (Istvan Schvici), i cili pritej të botohej shpejt, tashmë edhe pas vdekjes së autorit ende gjendet në dorëshkrim.
3.3. Në fushë të letërsisë:
përveç kthimit të autorëve të ndaluar, në Tiranë është zgjeruar metoda shkencore e studimit, ndërsa në Prishtinë gjithnjë e më shumë, madje edhe nga brezi i ri i studiuesve, po provohet i ashtuquajturi “studim personal” i autorëve dhe veprave letrare. Studimet letrare në Tiranë shkojnë drejt ristrukturimit brenda teorive bashkëkohore të kërkimeve evropiane, ndërsa në Prishtinë drejt prirjes për të ndërtuar prirjet e studiuesve të veçantë, sado ato edhe më tej mbeten në nivel të përsiatjeve dhe sikur thuhet të “kërkimit të esencave”.
3.3.1. E veçantë:
studimet tekstologjike për letërsinë arbëreshe të Matteo Mandalasë dhe projekti BESA për mbledhjen dhe dixhitalizimin e veprave të autorëve arbëreshë, drejtuar nga Profesor Françesko Altimari; kërkimet e dr. Zymer Nezirit në Fondin e Eposit të Uni¬versitetit të Harvardit, etj. Mbi tridhjetë vëllime me ligjërata e studime të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqip¬tare paraqesin arritjet më të reja në fushë të studimit, konferencave dhe kërkimeve postkomuniste në fushë të albanologjisë.
4. Revistat
Kanë përfunduar “misionin” e tyre letrar: Jeta e re, Nëntori, Jehona, Fjala, Drita etj., dhe vendin e tyre kanë zënë: Përpjekja, Mehr Licht!, Poeteka, Sfidë, Ars, Fjalа, Aleph. Është rikthyer edhe Hylli i Dritës.
5. Perspektiva e kërkimeve albanologjike
Nëse perspektiva e studimeve albanologjike varet prej per¬spektivës së kërkimeve shkencore në vende dhe arkiva shkencore, si dhe prej metodës së studimit të tyre, atëherë kërkimet albanologjike, përveç në hapësirën e njohur shtetërore dhe shkencore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duhet drejtuar edhe në hapë¬sirën etnike, gjuhësore dhe etnografike të banuar nga shqiptarët në Greqi; në arkivat mesjetare dhe antike greke; në hapësirën etnografike dhe gjuhësore e shqiptarëve në Itali, si dhe në arkivat shtetërore, kishtare, shkencore dhe kulturore të tyre; në arkivat shtetërore dhe kishtare të zonës bregdetare të Kroacisë; në Arkivat Shtetërore Turke dhe në Arkivat e Vatikanit, ku po bën kërkime kryesisht studiuesi Mu¬sa Ahmeti. Pranë Arkivave të Vatikanit dhe Arkivave të Turqisë është me shumë interes që të themelohen edhe Institutet shkencore na¬cionale, të cilat do të merreshin vetëm me kërkimet e kësaj natyre.
Në gjuhën, letërsinë, folklorin, historinë dhe etnografinë shqip¬tare ka shumë interes të bëhen kërkime në disa qendra shkencore të Evropës Qendrore: Vjenë, Grac, Mynhen dhe sidomos në fondin “Ga¬ngala” të Kopenhagës. Biblioteka Mbretërore e kryeqytetit të Dani¬markës (Kopenhagë), në të cilen gjendet edhe Koleksioni “Gangala” (sipas lektorit të shqipes Giuseppe Gangala, 1898–1978), mund të për¬mbysë konceptin për themeluesit gjerman të albanologjisë shkencore. Arbëreshët mund të bëhen jo vetëm prijës të letërsisë së romantizmit dhe mbledhës të folklorit e përshkrues të etnografisë shqiptare, por edhe themelues të shkencës së albanologjisë në gjysmën e parë të shekullit XIX, brenda të cilës hynë edhe teoria e prejardhjes ilire të popullit shqiptarë e të gjuhës shqipe.
Në kërkime të dorëshkrimeve të panjohura deri më tash apo të identifikuara ndërmjetshëm, përveç veprave të shkruara para Buzukut, në historinë e re, gjetja e dorëshkrimit të Fjalorit etimologjik të Nor¬bert Joklit, sigurisht paraqet interes të madh për albanologjinë.
6. Rikthimi te Faik Konica
Pas reagimit të lexuesve për konstatimin e tij se “letërsisë shqi¬pe nuk kishte veç se pesë a gjashtë vëllime të holla”, Konica “për¬mirësoi” mendimin e tij, duke u përgjigjur se kur kishte konstatuar një vëllim kaq të varfër të letrave shqipe nuk kishte menduar për per¬sonalitetet, por për veprat. “Kultura kombëtare kishte shumë per¬sonalitete të rëndësishme që nga ana kombëtare shqiptare janë me rëndësi, – “por ne, – shtonte Konica, – patëm për qëllim të theksojmë vetëm ato vepra që kanë vlerë me vete.”
Kush do të kundërshtonte sot mendimin e Konicës një shekull më vonë, po të përpiqeshim të bënim një vlerësim të kontributeve tona shkencore të karakterit nacional. Nëse sot konstatojmë se kontributet shkencore nacionale nuk janë veç se një numër më i vogël vëllimesh, se ato që kishte theksuar Faik Konica një shekull më parë dhe se në mesin e atyre veprave të rëndësishme nuk janë as veprat themelore: Fjalori i madh i gjuhës shqipe, e të mos flasim për Fjalësin kombëtar të shqipes (ndërkohë që në kohën e Konicës shqipja kishte në dorë¬shkrim Fjalorin e Kristoforidhit dhe madje Fjalorin etimologjik të Gustav Majerit); se në vend të Enciklopedisë nacionale kemi Fjalorin e vogël enciklopedik; se në vend të Historisë së popullit shqiptar kemi gjysmën e parë të saj; se në vend të Historisë së letërsisë shqipe kemi disa pjesë të saj; se ende nuk kemi një vepër akademike për letërsinë popullore, etnografinë, muzikologjinë, arkeologjinë, se edhe Gramati¬kën e shqipes standarde nuk arritëm ta botojmë të plotë; se edhe ai nu¬mër i vogël leksikonësh të botuar deri më tash janë rezultat i punës individuale të disa “iluministëve”, po jo edhe punës shkencor të insti¬tucioneve shkencore, të cilat janë themeluar pikërisht për këto synime, si do të reagonin sot individët dhe institucionet shkencore.
Duke e ditur që më parë se edhe ndaj këtyre konstatimeve reagime do të ketë edhe një shekull pas reagimeve që iu bënë Faik Konicës, dëshiroj të përgjigjem që më parë: në kohën tonë, kemi jo vetëm individualitete të shquara shkencore, kulturore, filozofike, letrare etj., por kemi edhe institucione shkencore kombëtare: akade¬mike, universitare, shkencore, institute të specializuara etj., të cilat, kudo me emrin e tyre i nderojnë popujt e qytetëruar të botës, por edhe këtu fjalën e kishim për ato vepra themelore, të cilat i mungojnë shkencës së albanologjisë, dmth. shkencës nacionale.
8. Në vend të përfundimit
Nëse rezultatet e reja të studimeve albanologjike varen prej perspektivës së kërkimeve shkencore në vende të ndryshme dhe arkiva shkencore, si dhe prej metodës së studimit të tyre, atëherë kërkimet albanologjike, përveç në hapësirën e njohur shtetërore dhe shkencore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duhet drejtuar edhe në hapësirën etnike, gjuhësore dhe etnografike të banuar nga shqiptarët në Greqi; në arkivat mesjetare dhe antike greke, në hapë¬sirën etnografike dhe gjuhësore e shqiptarëve në Itali, si dhe në arkivat shtetërore, kishtare, shkencore dhe kulturore të tyre. Në arkivat shte¬tërore dhe kishtare të zonës bregdetare të Kroacisë, në Arkivat Shtetë¬rore Turke, në Arkivat e Vatikanit, të Rumanisë, të Bullgarisë, të Aus¬trisë, të Rusisë dhe të Egjiptit, Greqisë. Pranë Arkivave të Vatikanit dhe të Turqisë është me shumë interes që të themelohen edhe Institutet shkencore nacionale, të cilat do të merreshin vetëm me kërkimet e kësaj natyre.
 
RESUME
 
THE STATUS OF ALBANOLOGY AND ITS PERSPECTIVE
 
If the new outputs of Albanology depend on scientific research in other countries and on their archives, as well as on methodology, then, besides Albania, Kosova, FYROM and Montenegro, the Alba¬no¬logy research must be extended also in the Albanian ethnic, linguis¬tic and ethnographic area in Greece, in the medieval and ancient Greek archives, in the Albanian ethnographic and linguistic area in Italy, as well as in their state, church, scientific and cultural archives. It is indispensable that research must be carried out in the Croatian Riviera, in the Turkish, Rumanian, Bulgarian, Austrian, and Russian state archives, as well as in the Vatican archives.It is of much interest the establishment of national scientific institution in the Vatican and Turkish archives, that would deal exclusively with this kind of research.

Ajo "hurmë" Arabie !... (poezi) NJË NGA MREKULLITË POETIKE TE PËRPARIM HYSIT! LËNG LIRIK, UJVARË PRËPARIMJANE!‏

Ajo  "hurmë" Arabie !...

                                     
(poezi)



Nga    Përparim   Hysi


Pashë një "hurmë" Arabie... më mirë mos e kisha parë?!
Një"prodhim si jashtë serie",thashë mos qe veç përrallë.
Sepse ngriva,u shashtisa,sikur mbeta unë pa gojë
Në këtë moshë ja që kandisa,sa të skuqesha unë me bojë.



Sytë si thëngjij të ndezur seç i nguli përmbi mua
Goja-trëndafil i çelur;fare e humba,pothua...
Qe e bukur si përrallë,sa e fisme,elegante
Unë kot që qeshë i gjallë?!Opopo se sa sharmante!


Kund s'kam parë një të tillë,ku më doli mua në rrugë
Tash unë jam si xhind i pirë,mu në shprit m'u bë një"xhungë"
Atë "hurmë" Arabie nuk e pashë,por dhe e "hëngra"
Sado që qe "jashtë serie",jam "sojli" për "punë të rënda"


Tash kujtoi çastin e bukur,edhe mbushem plot e plot
Dihet që jam dhe turbull,s'di ku është "hurma" sot
Ajo "hurmë" Arabie(vallë a ka  nga ajo më ëmbël?!")
Më bie çaste lumturie,në këtë moshë,për mua,"shëmër..."


                       16 maj    2011

Fahredin Shehu lëxohet dhe mësohet në Paris...Sorbonë,... Salvador dhe Bruxel...ndërsa për LSHK -në është i "panjofshëm"(?!)


Shkrimtari i talentuar Fahredin Shehu prezantohet me një cikël poezish në revistën e artit letërsisë e muzikës në Francë, RAL Magazine. Në numrin e saj të 69 që u botua në mars 2011 , Fahredin Shehu u paraqit me një cikël të poezive. Eliksir, Black, White, Theophany, Thus spoke Tamara, Flaka blu janë poezitë e përfshira në cikël. Poezitë në gjuhën frënge janë përkthyer nga shkrimtari e akademiku i njohur francez Athanase Vantchev de Thracy. Botues i revistës është The hunter abstract editor. Fahredin Shehu është përkthyer në 10 gjuhë të botës. Shkrimet e tij janë botuar në shumë revista prestigjioze në disa vende. Shehu është autor i pesë veprave. Përmbledhjeve me poezi “Nun”, “Kun”, dy librave me prozë poetike “Shumësia e padukshme” dhe “Elemental 99”, si dhe romanit “Nektarina”. Ai është i lindur në qytetin e Rahovecit. Ka përfunduar studimet e orientalistikës në Universitetin e Prishtinës. Ështrë magjistër i letërsisë


Poashtu shkrimtari  i mirënjohur shqiptar nga Kosova  Fahredin Shehu u paraqit me poezitë The Deployment of Fathom, Eternal of present, Theophany, Elixir dhe The blue flame.


Botues i antologjisë botërore është poeti i njohur salvadoras Andre Cruchaga.


Ai është përkthyer deri më tani në dhjetë gjuhë të botës.


 *******
Ka disa ditë që në roteret e shumë web faqeve botërore sjellin shkrimet e autorit shqiptar nga Kosova,z.Fahredin Shehu .
Këto shkrime kohëve të fundit janë botuar në shtetin e Salvadorit të Belgjikës(Bruxelit):
linkat në Salvador janë :
http://www.artepoetica.net/Fahredin_Shehu.htm ne Salvador botues Andre Cruchaga, Antologjia e poezisë botërore

si dhe në http://albumnocturno.blogspot.com/ album Nocturno poashtu në Salvador.

kurse për Bruksel është ky http://www.aquillrelle.com/magsomeprose.htm#p5

...Kosovarëve ju  mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore.





Për më shumë shikoni sitin:

http://www.fahredin-sh.blogspot.com/



...We lack terrestrial vocabulary for the celestial quest!!!


Me respekt


Flori Bruqi


***********
Soditësi  

Nga Fahredin Shehu 

Era shkulmon dëborën e luleve
të imëta të gështenjës

I zhyt në zemër
përzien dëshirat

Maji e ka të huajin e pa përkryer

Derisa peshqit lëvizin
lirshëm

kujtojnë lumturinë

Ai nuk është peshk ta dijë
lumturinë e tyre

Soditësi nuk është Ai të dijë
Atë që duhet…

Zemra është hapësirë boshe,
strehon mijëra shpirtra,
në ritualin e pirjes së eliksirit.

Ata e kuptuan vlerën e
përditshmërisë dhe të së shenjtës

Ata kuptuan madhështinë e
rastësive më të imëta të jetës

Ata së fundmi janë soditës
Të këtillë si
Unë

Dhe ne… nuk jemi peshq
Ne nuk ngelim së kujtuari
Shëtitjen në mugëtirën e përjetshmërisë
Halat e pishave nën këmbët tona cullake,
të përgjakura,

Por blerimi shndrit
Shpirtrat tanë në:
TASH



A Bystander

By Fahredin Shehu


The wind blows the snow of the
Chestnut tiny flower

Deeps them in the heart and
Stirs the wish

The May has its imperfect stranger

Whereas the fishes in frivolity
Move
Remind happiness

He is not a fish to know their joy
A bystander is not HE to know
What he is supposed to

The heart is missing space
It accommodates myriads of souls
In an elixir drinking ceremony

They have comprehended the value
Of mundane and sacral

They have concept the greatness
Of the tiniest life’s incidents

They are latterly the bystanders
The one alike
Myself

And we are not the fishes
We can not fail to remember
The walking in the twilight of evergreen
Pine needles beneath our bare naked feet
Bloodied
But the fresh verdure shines
Our souls in
NOW
 
 

Kjo Kasandra me emrin Gary Kokalari

Prof.dr. Eshref Ymeri



       “Shekulli Online” të datës 16 maj 2011 lexova këtë kryeinformacion me titullin e mëposhtëm:
Kokalari, Arvizusë: Nëse KQZ s'konfirmon rezultatin, në Shqipëri do ketë kryengritje.
Në të, ndër të tjera, thuhej:
“Në një mesazh nisur dje ambasadorit amerikan në Tiranë Arvizu, zv.ambasadores Deborah Jones dhe disa përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit, përfshirë Thomas Countryman, Geri Kokalari, paralajmëron probleme të rënda në Shqipëri në rast se KQZ i shmanget detyrimit ligjor për të shpallur fituesin e Tiranës.
“...Rezultati i zgjedhjeve ka qenë i manipuluar, dhe distanca e fitores së Ramës do të kishte qenë shumë më e gjerë nëse njerëzit e Berishës nuk do të kishin ndërhyrë në votë. Por, fitorja mbetet fitore, dhe KQZ-ja bën mirë ta konfirmojë. Nëse nuk e bën, atëherë nuk shtrohet më pyetja nëse do të ketë kryengritje, por kur...” - shkruan z. Kokalari”.
Në mesazhin e zotit Kokalari, mes rreshtash mund të lexohet fare qartë se cili është pozicionimi i tij në raport me zgjedhjet e 08 majit. Me presionin që kërkon t’i bëjë Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për nxjerrjen e rezultateve sa më shpejt që të jetë e mundur, ai del në krah të Edi Ramës. Kësisoj ai nuk do të dijë për ato votat për kryetar bashkie që janë hedhur gabimisht në kutitë e proporcionalit dhe që nga verifikimet që po bëhen, rezulton se, deri tani, pjesa më e madhe e tyre, qenkan në favor të zotit Lulëzim Basha.
Ambasadori i nderuar amerikan, zoti Aleksandër Arvizu, ka shprehur mendimin që këto vota të shkojnë në favor të atij kandidati, të cilin qytetarët e kanë parapëlqyer më 08 maj. As më pak e as më shumë. Gjë që është në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor.  Ndërkohë, Partia Socialiste, këto vota i quan të pavlefshme dhe kërkon shpalljen e rezultatit me domosdo.
Po si shpjegohet që ky intelektuali amerikano-shqiptar nuk pret që të verifikohet çdo votë deri në fund, të shpallet vendimi i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve dhe mandej të na i bëjë të njohura refleksionet e veta për zgjedhjet e 08 majit.
Në verën e vitit 2008, kur ndodhesha për vizitë te fëmijët në SHBA, u mundova t’i gjeja adresën elektronike zotit Gary Kokalari. E kisha një arsye për këtë qëllim.
Para se të nisesha me time shoqe për në SHBA, një miku im ortodoks më la si porosi që gjatë kohës që do të ndodhesha atje, të interesohesha të mësoja gjësend rreth faktit se kush i drejton meshat në kishat ortodokse shqiptare. Deri asokohe kisha lexuar mjaft shkrime interesante të zotit Gary Kokalari, sidomos në mbrojtje të pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Kjo më kishte bërë që të ushqeja shumë respekt për figurën e tij, si intelektual i mirënjohur që pozicionohej prerë në mbrojtje të kombit shqiptar dhe sidomos në mbrojtje të Kishës sonë Fanoliane. Madje për Janullatosin, si uzurpator të kreut të Kishës sonë Fanoliane, zoti Kokalari është shprehur publikisht se ai “është kolonel i shërbimit sekret grek” (Gazeta “Shekulli”, 06 qershor 2006).
Atëherë, lidhur me porosinë e mikut tim ortodoks,  vendosa t’i drejtohem me një pyetje zotit Kokalari për të më sqaruar. Nga kërkimet nëpër faqet e internetit, adresën elektronike nuk ia gjeta dot, por munda t’i gjejë adresën e shtëpisë. I nisa një letër, në të cilën, veç adresës së shtëpisë së tim biri, kisha shënuar edhe adresën time elektronike. Pas ca ditësh, më vjen përgjigjja me adresën time elektronike: “I don’t understand Albanian”. Atëherë letrën, më të përmbledhur, në gjuhën angleze, ia nisa me e-mail. Në verën që vjen (besoj se ka qenë muaji gusht), mbushen tre vjet që zoti Kokalari ka vazhduar të heshtë për pyetjen që i drejtova, çka përbën shkelje të etikës elementare intelektuale: korrektësisë.
U habita kur mësova që zoti Kokalari nuk kuptonte shqip. Nuk kisha kurrfarë të dhënash se ku ka lindur dhe cilët janë prindërit e tij. Por tani së fundi, duke gjezdisur nëpër faqet e internetit, fare rastësisht mësova se zoti Kokalari “është lindur në Amerikë, nënën e ka nga Nivica e Tepelenës, babanë qytetar Gjirokastre” (Citohet sipas faqes së internetit: “Kokalari, një patriot që nuk bën pazare”. 05 prill 2011).
Kjo e dhënë e internetit më befasoi me të vërtetë. Si është e mundur që një fëmijë, i lindur nga prindër shqiptarë, të mos ketë mësuar fare të flasë në gjuhën shqipe? Megjithatë, nuk kam pse habitem se edhe prindërit e tij mund të kenë lindur në SHBA dhe të mos e kenë folur gjuhën shqipe. Për këtë nuk kam informacion.
Me gjithë heshtjen e zotit Kokalari, nga burime të tjera arrita të mësoj se në SHBA funksionojnë 13 kisha ortodokse shqiptare dhe tri famulli. Informacion më të saktë munda të siguroj për kishën e Çikagos dhe të Kirklandit, shteti Ohajo (Ohio), në të cilat meshën e drejtuakan në gjuhën greke priftërinj janullatistë. Pra, Janullatosi i paskej hedhur kthetrat e veta edhe në kishat shqiptare të përtejoqeanit, të cilat i paska shndërruar në filiale të kishës shoviniste greke.
Tani, për t’iu kthyer fillimit të këtij shkrimi, dëshiroj të shtroj një pyetje për lexuesit e nderuar:
Kujt i shërben zoti Gary kokalari, kur deklaron se “fitorja mbetet fitore, dhe KQZ-ja bën mirë ta konfirmojë. Nëse nuk e bën, atëherë nuk shtrohet më pyetja nëse do të ketë kryengritje, por kur...”.
Po në të njëjtën ditë, pra, më 16 maj 2011, edhe zoti Edi Rama, po në frymën e zotit Kokalari, deklaron në Tiranë para mjeteve të informimit pamor se Komisioni Qëndror i zgjedhjeve po “e fut vendin në një tatëpjetë shumë të rrezikshme”.
Në faqen e sipërcituar të internetit të datës 05 prill 2011, thuhet: “Gary Kokalari nuk bën allishverishe me Shqipërinë, as me këdo që merr karrigen në Shqipëri”.
Interesante! Ky zoti Kokalari nuk bëka allishverishe me këdo që merr karriken në vendin tonë! Por është puna se ai po bëka allishverishe me zotin Edi Rama për marrjen e karrikes. Madje për marrjen e kësaj karrikeje nga ana e zotit Rama, ai qenka gati të fërkojë duart që Shqipërisë t’i vihet zjarri, pikërisht si në vitin 1997. Edhe zoti Rama, nga ana e vet, është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë për të rrëmbyer karriken e pushtetit, siç u mundua t’ia vinte më 21 janar 2011, me rastin e 87-vjetorit të vdekjes së Vladimir Iliç Leninit.
Pra, me këtë rast, më 16 maj 2011, në skenën e ditës, si heronj kryesorë në mjetet e informimit masiv, të shkruar dhe pamor, kanë dalë dy figura domethënëse: zoti Gary Kokalari, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes faqeve të gazetës “Shekulli”, si puna e Kasandrës, na kërcënon me shpërthimin e kryengritjes, domosdo të armatosur, se vetë kuptimi leksikor i kësaj fjale armët i ka brenda, dhe zoti Edi Rama, nga Tirana, para mikrofonave të mjeteve të informimit pamor, po ashtu, na kërcënon se vendi paska për t’u futur në një tatëpjetë shumë të rrezikshme.
Në këto kushte, nuk mund të mos hamendësohet se këto dy figura kasandriane kanë të njëjtin regjisor që i drejton dhe që ka për qëllim të arrihet i njëjti efekt: të krijohet psikoza e një situate shpërthyese, revolucionare, në Shqipëri, për frikësimin e shumicës në pushtet dhe hedhjen në dorë të postit të kryeministrit sa më shpejt që të jetë e mundur nga ana e Edi Ramës, i cili kërkon të grumbullojë në duart e veta një pushtet të pakufizuar.
       Para do muajsh zoti Rama bëri një vizitë në selinë e PASOKUT, por nuk dihet publikisht se për çfarë u bisedua konkretisht. Por dimë se zoti Edi Rama organizoi 21 janarin për marrjen e pushtetit me dhunë. Ky aksion revolucionar i zotit Rama, i cili i nxiti militantët e verbër drejt Kryeministrisë dhe vetë lau duart, duke u fshehur si burracak në njërën nga kullat përballë, nuk i paska bërë asnjë përshtypje, nuk i paska ngjallur asnjë emocion zotit Kokalari. Për më tepër, duke deklaruar se “rezultati i zgjedhjeve ka qenë i manipuluar, dhe distanca e fitores së Ramës do të kishte qenë shumë më e gjerë nëse njerëzit e Berishës nuk do të kishin ndërhyrë në votë”,  zotit Kokalari, nuk i vjen aspak zor të fyejë  rëndë mbarë votuesit shqiptarë, të cilët më 08 janar votuan në mënyrën më demokratike, në prani të komisionerëve të të dyja palëve, të vëzhguesve dhe të mjeteve të informimit masiv, pamor dhe të shkruar, madje edhe të diplomatëve të huaj, dhe po në prani të tyre u numëruan edhe të gjitha votat për kryetarin e bashkisë.
       Heshtja e zotit Kokalari për fitoren e kandidatit socialist, zotit Gjergj Goro, në Bashkinë e Himarës, çka ishte një shuplakë fort e rëndë për shovinizmin grekomadh, pozicionimi i tij i paparim përkrah zotit Edi Rama, ende pa u shpallur vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, shpërfillja që ai u bën votave të hedhura gabimisht në kutitë e proporcionalit nëpër minibashkitë e Tiranës, injorimi i faktit që në shkallë vendi ka fituar Aleanca për Qytetarin, e cila deri tani, sipas informacioneve që unë kam, në proporcional ka siguruar një epërsi me mbi 70 mijë vota, epërsi që me siguri do të vijë duke u rritur pas numërimit të të gjitha votave të proporcionalit në Tiranë, të bën të dyshosh ze zoti Kokalari ka rënë nën ndikimin e lobit grekoamerikan që kërkon shkatërrimin e Shqipërisë dhe, në një bashkëpunim të dyshimtë me zotin Edi Rama dhe në një bashkërendim rolesh me këtë të fundit, ka filluar të shfaqet para publikut shqiptar, me një regjisor grek në prapaskenë.
       Ky qëndrim i zotit Kokalari, i cili nuk ka qejf ta besojë se referendumi që zoti Edi Rama dëshironte të organizonte për rrëzimin e qeverisë së zotit Berisha përmes zgjedhjeve të 08 majit, përfundoi me një disfatë të plotë për vetë zotin Rama, na bind përsëri e përsëri se sa herë që në Shqipëri përjetohen çaste kthesash të shënuara, shovinizmi grekomadh kërkon të shkaktojë tërmete politike në Tiranë, vetëm e vetëm që populli shqiptar të mos ngrihet dot kurrë më këmbë, me të vetmin pikësynim që çështja kombëtare të sabotohet në vazhdimësi, që çështja çame të varroset përfundimisht, që vendi ynë të tregohet me gisht si delja e zezë e Evropës. Qëndrimi i zotit Kokalari ndaj zgjedhjeve të 08 majit më bën të dyshoj se ai ka marrë përsipër të luajë një rol të caktuar në skenarin e regjisorit grek. Por dyshimet e mia i përforcon edhe më shumë heshtja e tij ndaj Janullatosit, të cilin, para di vitesh e akuzonte si kolonel të shërbimit sekret grek. Me sa duket, prandaj edhe nuk pranoi t’i përgjigjej asaj pyetjes sime që përmenda më lart.
       Sa për punën e asaj kryengritjes që zoti Kokalari shpreson se do të shpërthejë në Shqipëri, unë dëshiroj t’i kujtoj atë fabulën për dhelprën që shkonte pas dashit, me shpresë se mund t’i binin ato të rëndat që ajo t’i kollofiste fët e fët. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe zoti Kokalari duhet ta kuptojë mirë domethënien e kësaj anëtarësie. Gjynah që ai lodhet kot me ato mesazhet që dërgon që nga ambasadori i nderuar Arvizu e deri në Departamentin e Shtetit!

Santa Barbara, Kaliforni
16 maj 2011

Ivica Daçiq: S’është përrallë, kompromisi për Kosovën i domosdoshëm

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se e vetmja zgjidhje e shpejtë dhe reale për Kosovën është arritja e një kompromisi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe se ai nuk angazhohet për ndarjen e Kosovës, por për caktimin e kufirit.
Puna e ime nuk është t’u tregoj përralla qytetarëve të Serbisë për gjumë të ëmbël, por të shohim sesi Serbia të jetojë më tutje, ka theksuar Daçiq.
“Asnjëherë nuk kam përdorur fjalën ndarje... Ideja mbi caktimin e kufijve mund të ishte zgjidhje për të cilën do të duhej të deklaroheshin qytetarët”, u ka thënë Daçiq gazetarëve gjatë një konference me rastin e 10 vjetorit të misionit të OSBE-së në Serbi.
Daçiq ka saktësuar se nëse do të ketë kësi propozimi, qytetarët do të ishin të detyruar të deklaroheshin për të. “Kjo do të nënkuptonte ndryshimin e kushtetutës dhe kjo është një procedurë”, ka thënë ai.
I pyetur nëse në këtë mënyrë po paraqet qëndrimin e vet personal apo qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, ai ka theksuar se ai ka paraqitur propozimin “si njeri, i cili ka lindur e jetuar në Kosovë”.
“Unë jam kryetar i partisë politike, nuk jam nëpunës qeverie. Kryeministri ndoshta nuk do të më caktojë se cili është programi i partisë sime politike. Unë askënd s’po e sulmoj në qeveri”, është shprehur Daçiq.
Daçiq ka thënë se ai ka ripërsëritur mendimin e shumicës së qytetarëve dhe se kështu ai kishte propozuar qysh për të gjallë të Sllobodan Millosheviqit. “Sikur çështje e ish-Jugosllavisë të zgjidhej në këtë mënyrë, nuk do të kishte luftëra”, ka shtuar ai.
Sipas fjalëve të Daçiqit, kompromisi është  i domosdoshëm, se ndryshe, meqë “Serbia konsideron se e gjithë Kosova është pjesë e Serbisë, që asnjë politikan shqiptar nuk do ta pranojë, Beogradi që të realizonte idetë e veta nëse bisedimet dështojnë, do të duhej të përdorte mjetet ushtarake”.
Daçiq ka thënë se situata është e ngjashme edhe te pala shqiptare, dhe në këtë rast qëndrimet e tilla do të çonin nga lufta e re.
“Nuk dëshiroj të ndryshoj politikën rreth Kosovës. Mua askush s’mund të ma shohë për të madhe se nuk kam mbrojtur Kosovën në çdo mënyrë. Ne në SPS Kosovën e kemi mbrojtur me armë, për dallim nga disa në Beograd që vetëm kanë teoretizuar”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se kundër propozimit për ndarje janë edhe BE edhe SHBA edhe Prishtina edhe Beogradi.
“Nëse të gjithë janë kundër, do të dëshiroja të më thoshte dikush se cili pra është zgjidhja për Kosovën...”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...