Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/23

Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare!



 
cid:image001.jpg@01CC18A7.2FA74C40
     Asllan Dibrani
 
1. Riorganizim i diasporës shqiptare në  Gjermani
2. U themelua "Bashkësia e Klubeve ,Shoqatave dhe Shoqërive Shqiptare në Baden-Wurtemberg"
3. Debate  për gjendjen e përgjithshme te diasporës shqiptare  dhe ma gjerë
 
Kombi shqiptar sikur ka dal nga binaret e  një procesi  drejt një zhvillimi  dhe integrimi  me vendet e zhvilluara! Në kohët e fundit    kjo paqartësi sikur po merr  dimensione dramatike    si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri. Këto  fenomene negative  të kombit   janë në një situate të pa lakmueshme  pikërisht  me   gjendjen aktuale në Kosovë,për  pa sigurinë  e vendit ,  gjendja ekonomike e rrënuar nga varfëria e tepërt e popullit ,   indikacionet e  përkeqësimit të situatës  pikërisht me  synimet e ndarjes se Kosovës nga   ish okupator i serb!    Zhvillimet  e bisedimeve serbo-shqiptare  në dëmin e popullit,  keq menaxhimin e politikes se Qeverisë së Kosovës   në  raport me "Diasporën Shqiptare"  që kjo e fundit e ndien vetën te anash kaluar dhe të përbuzur ne te gjitha sferat po edhe me harresën e saj në regjistrimin e popullatës .  Si rezultat i pakënaqësisë  se "Diasporës Shqiptare" të  kësaj gjendje aktuale   në rrafshin kombëtar me iniciativën e  disa klubeve ,qendrave kulturore dhe shoqatave   në Baden Wurtember   u mbajt një takim  i  përbashkët i këtyre shoqatave  dhe klubeve  në Singen  të Gjermanisë afër Zvicrës me qellim të bashkimit të forcave   të Diasporës  Shqiptare në Gjermani , ku  filloj të   zgjohet nga  amullia  e udhëkryqit  te gjendjes  aktuale kombëtare të krijuar nga  grupe të pa përgjegjshme karshi  interesit kombëtar për momentin!...
 
cid:image002.jpg@01CC18A7.2FA74C40
 
Përfaqësuesit e shoqatave , klubeve, dhe qendrave Kulturore  të
Baden-Wurtembergut  në Singen  pran objektit  "Kosova"
 
 
1.Riorganizim i diasporës shqiptare në  Gjermani
Me analizën e kësaj gjendje te rëndë  nga bisedat paraprake të përfaqësuesve të Diaspores shqiptare të z.Azem Veliut  përfaqësues e Klubit "Kosova "nga Singani ,Asllan Dibranit  përfaqësues dhe kryetar  i "Qendrës  Kulturore shqiptare  të Shtutgardit "dhe përfaqësues i "Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve shqiptar në Gjermani"  si dhe me Leke Preqin  përfaqesues  i Klubi "Shqiponja"   nga Albstadi, këta iniciues bënë  organizimin e një takimi të këtij karakteri  për konsultim dhe bashkëpunim ndërmjet veti për  riformimin e,"Bashkësisë ose Bashkimin e te gjitha klubeve dhe qendrave kulturore  si dhe shoqatave tjera, ku edhe e përcaktuan datën e mbajtjes se këtij takimi me datën 15.05  2011 në Singen.
Mbledhja filloj në ora 13.h me ç'rast Klubi "Kosova" bëri  organizimin dhe mikpritjen   tradicionale shqiptare  ku ky klub ka lënë gjurmë veprimi qe shumë vite , ma tepër foli edhe kryetari i klubit  "Kosova" nga Singenit Avdi Krasniqi i cili  dha një rezyme për historikun e këtij klubi dhe hapi  fjalën hyrëse ku përzemërsisht përshëndeti ardhjen e mysafireve. Në këtë takim ishin prezent  këto klube dhe shoqata mesa vijon:
Klubi "Shqiponja"   nga Albstadi përfaqesues Leke Preqçi, klubi shqiptar  "Malësia" Hechingen përfaqesues Hazir Beqaj, "Bashkesia shqiptare" Freiburg përfaqesues Azem Ajvazi,  shoqata humanitere "Hereqi"përfaqesues  Maxhun Syla  shoqata "Rinia" Singen përfaqesues Hasan  Hajdari ,klubi shqiptar "Agimi " perfaqesues Ismet Vokshi ,Feride  Selmani  dhe Nadire Hakaj  nga Singeni përfaqesuese   te shoqatës  "Nermin  Vlora Palaski",Klubi" Kosova"  perfaqesues Avdi Krasniqi dhe Azem Veliu , "Qendra Kulturore  Shqiptare"  nga Shtutgardi dhe "Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani" përfaqësues Asllan Dibrani
 
 
Fillimisht  nga  zoti Azem Veliu ,  Lekë Preqi dhe Asllan Dibrani u shpalos  projekti i  doemosdorëshmerisë se riorganizimit te  Diasporës Shqiptare  si pas një projekti në disa pika , ku edhe u   formua komisioni    nga pese anëtar  për përpilimin e  pikave të rendit të ditës. cid:image003.jpg@01CC18A7.2FA74C40
Grupi   i punës  se përkohshme deri në kuvend  e përbëre   Asllan Dibrani,Ismet Vokashi,
Azem Veliu,Feride Selmani dhe Skender Klaiqi.
 
2.U themelua "Bashkësia e Klubeve ,Shoqatave dhe Shoqërive Shqiptare në Baden-Wurtemberg"
Nga të pranishmit me vota të hapura u propozuan për grupin e punës se përkohshme deri në mbajtjen e Kuvendit  Asllan Dibrani,Ismet Vokashi,Azem Veliu,Feride Selmani dhe Skender Klaiqi.I njëjti grup  i punës nga te pranishmit u përcaktua edhe për  përpilimin e  pikave të rendit te ditës. Pas konsultimeve të këtij grupi pune kryesues u përcaktua Ismet Vokshi me çka  dolën pran publikut me këto pika te rendit te ditës me sa vijon:
Rendi i ditës.
1. Emërtimi dhe  themelimi i këtij organizmi me emrin "Bashkësia e Klubeve ,Shoqatave dhe Shoqërive Shqiptare në Baden-Wurtemberg"
2. Mbarëvajtja ,aktiviteti dhe organizimi  i shoqatave,qendrave kulturore dhe klubeve në B.W. dhe ma gjerë në nivel  të Gjermanisë  dhe  të diasporës shqiptare në tërësi. 
3. Raportet e Diasporës Shqiptare me institucionet e Kosovës,anashkalimi i regjistrimit të popullatës pa pjesëmarrjen  e mërgatës  shqiptare si dhe formimi i Ministrisë  së Diasporës Shqiptare   pa marrëveshjen me diasporën shqiptare.
4. Përçarja e diasporës  shqiptare si pasojë e ekzistimit të partive politike në diasporë  me rezultate boshe.
Ky rend dite u aprovua nga të pranishmit  dhe emërtimi i  kësaj Bashkësie u miratua por selinë e përkohshme deri në Kuvend u përcaktua qe te jete në   qytetin  e Shtutgardit. Me propozimin e Asllan dibranit  u përcaktuan edhe  tre veta për përpilimin  e statutit dhe rregullores së punës  të  kësaj Bashkësie të Shoqatave dhe Klubeve .Për përpilimin dhe plotësimin e statutit  u formua komisioni nga tre anëtar  nga z. Maxhun Syla (jurist) , me bashkëpunëtorët e ti Leke Preqin dhe Shkodran Tolajn.
cid:image004.jpg@01CC18A7.2FA74C40
Grup i përbashkët  me paje  pune  në Klubin  "Kosova" të Singenit
 
3. Debate  për gjendjen e përgjithshme te diasporës shqiptare  dhe ma gjerë
 
Koha në vijim u mbeti të pranishmev debati lidhur me pikat e rendit të ditës. U diskutua  për pozicionin e  "Diasporës Shqiptare" si shumë  e  diskriminuar nga qarqe të  institucioneve të Kosovës .U tha nga të pranishmit se  Diaspora Shqiptare ishte promotor i  çështjes kombëtare para luftës, gjatë luftës po edhe pas luftës,   por  u theksua se  qytetaret shqiptar jemi te zhgënjyer  qysh në kufi   nga  oficer të  doganave  duke na plaçkitur dhe keqtrajtuar  duke i mbyllur të gjitha  fabrikat, dhe uzinat duke e lëne djerrë fushën ma pjellore te Kosovës dhe duke u përpjekur qe  ai popull te mbijetoj vetëm nga  te vjelurat nëpër doganat e Kosovës. Kjo politikë aktuale  është duke  e dëmtuar  dashurinë ndaj atdheut sidomos për  brezin e ri qe po  lind e po rritet  në  vende të huaja  ku as një qeveri  qe 12 vjet   nuk u kujtuan ta mbajnë një pritje  për  klasën punëtore qe lëne djersën në vende të huaja dhe kapitalin e derdhin  në Kosovë. Kurrë nuk u kujtuan qeveritarët që  fëmijëve tanë tu bëhet një pritje ose një organizim  të ndonjë takimi  kulturor apo program   si  brez qe te mbjellin dashuri ndaj  Kosovës,  kurrë pushtetarët  tanë nuk u kujtuan që të mbrohet  kapitali nga investitorët  shqiptar nga diaspora por pos tu qes nderskamsa dhe kushte tjera për falimentim ose tarifa paraprake   të ryshfeteve   të lidhura me korrupsion te organizuar  si pasoje e saje kanë falimentuar të gjithë investitorët nga diaspora  shqiptare. Etiketohen si  "schartza"  me  nënçmim  ku nuk e konsiderojnë se ne  të diasporës  shqiptare jemi  qytetar  të formuar si kosovarë po edhe si  evropian   qe  çdo  qytetar  ose fëmije i yni sot i din nga tri e  katër gjuhë të huaja. Sot  brezi i ri është në avantazh  të ngritjes se  zhvillimit të   tyre  me çka rezulton fakti se shqiptarët sot i gjënë edhe në institucione të ndryshme të shteteve ku jetojnë,  e në të ardhmen mund te jenë edhe faktor   pozitiv për   kombin  shqiptar në tërësi. Nga institucionet tona  nuk  u mbajt asnjë takim  kulturor  për  pushuesit tanë  as në pushimet verore as ne ato dimërore,  se paku t'u drejtohet dikush  me një mirë se ardhje, por pos kur  e luajnë rolin e lypsareve për mes medieve me ndihmua ne ndonjë situate të pa pritshme!?...
 
cid:image005.jpg@01CC18A7.2FA74C40
Pamja  nga  Kryesia e  bashkësisë se posa zgjedhur ne një konsultë   pune
 
Ma tutje u debatua me tone të ashpra   edhe në lidhje me  formimin e "Ministrisë së Diasporës"    nga të pranishmit u mirë prit kjo iniciativë, por  ra në një rrebesh kritikash se në atë ministri nuk punon as një qytetar  i jashtëm  qe si ministri u formua për ta!.  Diaspora  Shqiptare ka intelektualë , doktorë , profesorë  dhe biznesmenë  qe e udhëheqin atë ministri me një përvojë   frymimi të  emigracioni ,se si ne  qe i dimë hallet e diasporës nuk i dine ata qe nuk kane dale asnjëherë  jashtë kolltukëve    nga ish  sistemet komuniste.  Nuk  munden të na mbrojnë identitetin tone  sa  e si duhet prandaj   për diasporën shqiptare  është i pa pranueshëm  pazarllëku i partive politike në kurriz të diasporës shqiptare. Në debat u përmend edhe politika qyqare e institucioneve  në Kosovë ku  në kohët e fundit    janë duke u treguar edhe ma te dobët pran faktorit ndërkombëtar  për ta  quar një politike te qëndrueshme   edhe ma përpara për Kosovën .  Fërkimet politike ndërmjet veti  vetëm  po qojnë  ujë në mulli të armiqve  tanë.
   Nga përçarja qe po bëhen   në fund , paraqitja e interesave politike  personale ,grupore dhe partiake  po e dëmtojnë interesin kombëtar. Nuk  po luhet një politikë frytdhënëse  në aspektin ndërkombëtar  duke i pasur te gjitha faktet  dhe dëshmitë  historike për popullin shqiptar,  ndërsa ish pushtuesi serb ka fakte vetëm të dhunës, vrasjeve,dhe diskriminimit ndaj popullit shqiptar,   e në arenën  ndërkombëtare, prapë po e bindin faktorin ndërkombëtar që ne ishim pushtuesit,ne ishim terroristët ,ne ishim vrasësit ne ishim ata  qe i shitëm organet  e të zënëve rob etj. Nga kjo rrjedh se  politika  vetëm mbrojtëse  nga kosovarët  po e qon vendin në  pasiguri  . Lufta frontale me pushkë në dorë u fitua por në tavolina   sikur po e humb  amanetin  e  të rënëve për lirinë e atdheut. As njëherë nga pushtetarët  e dëgjueshëm ndaj Euleksave dhe Unmikave nuk ju rrah tavolina    zyrtarëve të huaj, që tu tregohet   hapësira e veprimit  në kornizat se për çka kanë ardhur  në Kosovë. Një polikë vetëm mbrojtëse e Kosovës  nga  qarqet serbe pa sulmuar kurrë  po i humb vlerat edhe  ish UÇK  -së se lavdishme,  qe u  furnizua nga diaspora shqiptare  me armë dhe mjete tjera. Një pjesë e mirë e djemve tanë edhe lanë eshtrat e tyre në fushat e betejave   të Kosovës  gjoks për gjoks me armikun , edhe këto i harruan   pushtetarët tanë të mashtruar nga korrupsioni, hajnia, dhe krimi i organizuar.  Për nacionalizmin  shqiptar  ai popull u frymëzua nga  vëllezërit Gërvalla , Kadri Zeka  dhe  Enver Hadri qe i pari shkeli   në Parlamentin e Evropës  për çështjen e Kosovës etj etj  .Këta  diskutues  i sugjeruan institucioneve të Kosovës qe të tregohen ma të matur dhe ma të  shkathët pran faktorit ndërkombëtar, që  të ngrehin një aktpadi kundër Serbisë  për dëmshpërblim ,për dëmin   që i krijoj popullit shqiptar gjatë luftës aparatura serbe  me djegie , vrasje dhe me dëbim masiv nga Kosova.  Ma tutje i sugjeroj  qe të bëhet një kallëzim penal kundër Dik Martit për shpifjet që  i bëri kundër UÇK-së dhe luftës së shenjtë të tyre për çlirimin e Kosovës. U debatua edhe për partitë politike qe  janë formuar në diasporë me direktivat partiake në Kosovë e qe po e përçajnë popullin në diasporë , po e dëmton   interesin shqiptar duke u  nxitur nga institucionet e Kosovës, bile pati zëra qe këto parti të  shuhen edhe me dekretligje, që të lirohemi  nga  ky sindromë i egër,  që të marrim frymë lirshëm dhe ti rrekemi   organizimit   të mirëfilltë me detyra  kombëtare pa e shikuar shtrembër njeri tjetrin , të riorganizohemi që ta ndihmojmë atdheun,  por me kusht qe të  ndërrohet politika  e institucioneve të Kosovës  sa ma shpejt  në raport me  Diasporën shqiptare, për ndryshe  ky takim mund te jetë vetëm fillimi se po qe vazhdon i njëjti  avaz  ata theksuan që do ta  radikalizojnë  aktivitetin e vet  edhe ma tepë në forma dhe veprime të ndryshme , ku nuk do të jetë sinjal i mire për as njërën palë  në këtë gjendje  të pa volitshme, që të hapim  plagë të reja në mes të popullit shqiptar.
 
 

Dita Ndërkombëtare e Familjes



Nga Mimoza Dajçi

Dita ndërkombëtare e familjes përcaktuar nga Kombet e Bashkuara festohet çdo vit në mbarë botën. Si një ditë shumë e rëndësishme familjare, gëzojnë e drekojnë të gjithë së bashku prindër e fëmijë. Dhe ata prindër, që janV të divorcuar duhet të bëjnë dhurata për fëmijët e tyre. Ndihmohen të rinjtë për projektet e reja, ndërsa të moshuarit në punët e kërkesat e tyre.  Këtë vit Organizata e Kombeve te Bashkura në partnership edhe me Federatën Universale të Paqes zhvilloi një Konferencë pranë Zyrave Permanente të Unionit Afrikan në Manhattan.
Të ftuar e folës special ishin Përfaqësuesi i Zyrës Permanente të Unionit Afrikan pranë UN, z. Tete Antonio, kongresistja permanente e Nigerisë pranë UN, znj. U Joy Ogwu, përfaqësuesja e UN për programet e familjes znj. Renata Kaczmarska, drejtori për komunikim nga Federata Universale e Paqes z. Lynn Walsh, Kryetarja e UPF znj. Tomiko Duggan, znj. Susan Roylance koordinatore për çështjet sociale pranë qendrës Howard për familjen, rregjionin e shoqërinë, Departamenti i shtetit të New York-ut për zhvillimin e jetës tek të rinjtë u përfaqësua nga z. Mike Bobbitt, si dhe drejtorja e UPF-se znj. Genia Kagawa, e cila për punën e saj të suksesshme në fuqizimin e familjes në botë u dekorua me Çmimin e Lartë të Mirënjohjes.
Në këtë ditë të gjithë familjet në botë festojnë ditën e tyre. Familja sot në funksion të rajonit ku jeton luan një rol të ndryshëm përsa i përket kushteve sociale. Kjo ditë shënon nxitjen e barazisë, ndarjen e barabartë të përgjegjësive në familje e në shtëpi. Shumë programe hartohen për të kujtuar këtë ditë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i familjes, e punohet për të promovuar pikat e forta të saj, përfshirë edhe kapacitetin e tyre vetëmbështetës. Pasi një familje e shëndoshë është një themel i mirë edhe për vetë shoqërinë, e kjo ka të bëjë me parandalimin e dhunës në familje, e mbrojtjen e viktimës.
Pas njohjes me mesazhin përshëndetës të letrës së nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Z. Ban Ki – Moon, pjesëmarrësit në këtë event të rëndësishëm ndoqën me interes kumtesat, ku si bosht kryesor kishin strategjinë e të ardhmes familjare. Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i mirë i të gjithë institucioneve ndërkombëtarë do të sjellë përmirësim të dukshëm në jetën e familjes sot, dhe se të drejtat e familjes mbrohen nga karta universale e të drejtave të njeriut. Familja është një agjente e zhvillimit tha ndërmjet të tjerave znj. Kaczmarska, ndërsa z. Tete Antonio theksoi se edukimi e shkollimi i fëmijëve është çelësi i suksesit për një familje të lumtur. 

SHTËPISË I ASHT THYE TRAU…E, “JU”..!?


Nga Fritz RADOVANI:

SHTËPISË  I  ASHT  THYE  TRAU…E, “JU”..!?

            Një nga smundjet ma të rrezikshme për njeriun asht anemia, ose mungesa e gjakut.
            Më duket se asht smundje që trashigohet. Shpesh shfaqet pa u kuptue nga i sëmueti.
            “Jep shejat e veta”...po na shqiptarët jemi ende ashtu si na ka përcaktue një mjek i huej mjaft i njohun në Shqipni, para vitit 1944, që i pat thanë Dr. Federik Shirokës: “Këtu tek ju kam ndeshë dishka krejtë të veçantë. Ju interesoheni për shndetin kur e keni humbë!”
            Një percaktim shumë i saktë. Po bahen 100 vjet që Shqipnia asht e “smuetë” e na, po si të parët tanë, “hajt se tash po i kalon..!” Anemia e ka marrakotë. “Mungesa e gjakut të ri” jo vetem e ka lodhë, por ngadalë ate po e çon drejt grykës së vorrit!
            Shkak i këtij shkrimi asht ba mendimi “anemik” i shumë vetëve që shkruejnë në lidhje me gjendjen e mjerueshme të Shqipnisë së sotme, e pikrisht e kam fjalën për ata që janë në këte gjendje të “smuetë dhe të vajtueshme”, përballë “atyne” që po i pijnë gjakun çdo ditë Popullit Shqiptar!
            Të dy klasat sunduese të Shtetit Shqiptar çohen në mengjes dhe i zen nata tue ba të njejten llogaritje: “Sa humbin në këta katër vjet ba me fitue ata të tjerët?”... “Prandej duhet me fitue me çdo kusht!”...Dhe mbas tyne turma të “smueta psiqike” diskutojnë se “cili kandidat nga komunistët trashigimtarë të regjimit gjakatar të Ramiz Alisë, asht ma i ‘përshtatshëm për me drejtue!?”
            Fillojnë e mbarojnë shkrimet me “biografi” tue ua sha e shilue të parë e të mbramë, deri tek “normat e pacenueshme të nderit familjar”, dhe mbasi tregojnë “origjinën e flliqun të prindëve të tyne”...cilësojnë: “Po si mendohet me votue për këtë e nuk votohet për ate që asht i partisë tjeter!?”...Edhe pse e dinë mirë se të dy palët hipin në kolltukët e Shtetit vetëm sa me i ndrrue tjegullat e binasë së Shtetit, e cila përditë shkon drejt greminës, drejt shembjes...
            Ata që janë ma keq në këte “betejë” hajdutësh, janë ish të përndjekunit, që tash 20 vjet jo vetem nuk kanë fitue asgja nga të dyja palët, po edhe vazhdojnë me kenë “numur kot” në arkat e votimit...Si mund të pranohet që tash 20 vjet asnjë nga djelmtë apo vajzat e tyne nuk ka muejtë me u përgatitë ndër shkollat e Europës apo Amerikës, “sa për farë”, siç thonte dikur Populli, sa me thanë se “e kemi edhe na një që nuk asht as hajn as i korruptuem,... siç janë dy palët tjera!”... Po fatkeqsisht bahen plaçkë e dy “bijave” të PPSh... Të shpronsuemit vazhdojnë me mendue: “A thue po i mbushet mendja hajnit me më kthye makare gjysën, se nuk po ua kerkoj të gjitha ata që më kanë marrë...?” Vazhdojnë e shohin andrra me sy çilë!
            Jo, or jo, nuk ju kthen kush gja! E ka thanë Ramiz Alia që në 1991: “Janë  tonat!”.
            Diskutohen e sterdiskutohen shtetet që i kontrollojnë veprimet...Lexojnë “romane” se çka ngjan me “fashistët  e nazistët” në internet...dhe, “harrojnë” e fillojnë me “dyshue” se në Shqipni, të dy palët që zuna me gojë...janë “legjenda” përballë krimeve të komunizmit që kryen për 46 vjet terroristët Enver Hoxha e Ramiz Alia. Pasuesit e tyne sot po vrasin, vjedhin e plaçkisin, merren me trafiqe e mafie, rjepin Shtetin, shpërdorojnë fondet e hueja, shesin e blejnë tokat e lana djerr...ndrrojnë maskat dhe fillojnë edhe me ba “komedi” me vuejtjet e një Populli që e kanë qitë në rrugë të madhe...me lypë ndër të gjitha shtetet e Botës...dhe, me një paturpsi të panjohun në histori: “Ndrrojnë tjegullat e pullazit... për mos me u lagë “shpina” e tyne” dhe as nuk duen me dijtë se komshijtë presin me po atë kurreshtje si tash 100 vjet.. se:
“Shtëpisë i asht thye trau e kur po bie mbrendë... Pra, kush me marrë TRUELLIN!”
            E kjo “Shtëpi” e mbetun shkret... Vllazen Shqiptarë, ..asht SHQIPNIA!

            Melbourne, Maji 2011.

Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme







Mujo Buçpapaj vjen nga Veriu i vendit ose nga trualli i epikës sonë. Ai është poet dhe mbart metaforën e jetës së vet, metaforën e një fati. Klithma e vendlindjes së tij ka kohë që ndjehet në poezinë shqipe, e lashtë dhe po aq moderne, me një figuracion tronditës, ku frushullijnë erëra, bien ortekë, ujëvarat sjellin emocione të mëdha të natyrës dhe prajshmëri pllajash dhe shpirtrash. Kështu e cilëson Buçpapajn në parathënien e vëllimit poetik "Fitorja e padukshme"...
Mujo Buçpapaj ngërthen mes vargjeve të veta dhe rrugët moderne të të sotmes, kushtrimet për liri, ndërkohë shkon dhe më tej, sjell vetveten në një tjetër kontinent, atë të Lirisë. "Të paktë janë ata poetë në poezinë shqipe, që kanë ndërtuar një poezi të tillë të figuracionit të vështirë dhe të frymës së qartë, të kërkimit abstrakt dhe të metaforës së prekshme. Shumë poetë kanë rikrijuar metaforën e botës si dhimbje dhe hapësirë, por tek ky individualitet poetik, spiralja e dhimbjes ringjall pamjen mjeshtërore të shpirtit artistik që haset tek shumë poetë të mëdhenj të botës sonë, që nga Kuasimodo, Ungareti, Robert Forst, Martin Camaj, Ali Podrimja etj".... "Njohja e gjuhëve të huaja i ka dhënë Buçpapajt mundësi që të njihet me shumë poetë bashkëkohorë, një pjesë të të cilëve edhe t'i përkthejë në shqip, kryesisht nga anglishtja,thotë publicisti,poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti.

Arti i komunikimit… një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individit

Mujo Buçpapaj

 Shtëpia Botuese”Nacional”botoi librin“PA TITULL”,   ese –publicistikë nga Vilhelme Vranari Haxhiraj

    Shtëpia Botuese “Nacional” në numrin e rradhës, datë  22-5-2011, mes titujve të librave të rinj, ka vendosur edhe ballinën e llibrit të fundit të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, “Pa Titull” .

    Autorja Vranari 2 (dy) muaj pas botimit në Bukuresht, të librit Mamaja” né gjuhën rumune, tashmë paraqitet para lexuesit me një gjini të re, me një volum me ese –publicistikë. Libri, i cili né 320 faqe përfshin 69 tema të  larmishme,të botuara ose të pa botuara më parë né media, është redaktuar nga Mujo Buçpapaj.

    Libri “Pa Titull” është recenzuar nga Prof. Dr. Eshref Ymeri, i cili ka bërë një analizë të shkurtësr dehe mjaft domethënëse si parathënie.

   Menjëherë të tërheq paraqitja e librit, ballina e të cilit është një pikturë e  ditës, e piktorit shqiptar, Shefqet Avdush Emini, e kompozuar nga tenisti i ri dhe mjaft i talentuar Ivo Lek Spathari.
 Autorja  Vranari shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e saj për gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre për botimin e këtij libri. Gjithashtu  falenderon Shtëpinë Botuese “Nacional” dhe shtypshkronjën “Europrint”  

 E veçanta dhe e reja që sjell autorja me këtë libër është larmia e temave dhe mënyra e kompozimit, gjë që e bën tërheqës dhe ndërkohë shlodhës gjatë leximit.

   Ajo që të bije në sy janë larmia e temave që  nisin me lashtësinë e kombit tonë. Vazhdojnë me bisedën né një auditor kulture mes autores  dhe ish ambasadorit amerikan  né Tiranë J.Withers, se si do t’i realizonte ShBA tri kërkesat imediate (rikthimi i pronës te pronari legjitim, integrimi i të përndjekurve politikë, dhe lufta kundër korrupsionit) si kushte të vendosura nga Brukseli dhe gjithë ndërkombëtarët euro-atlantikë,për pranimin e Shqipërisë né BE.

Tema të tjera janë historike, politike, sociale kulturore, letrare si dhe intervista. Thuajse të gjitha temat shoqërohen me thënie të mençura nga autorë të shquar, nga folklori apo nga vet autorja. Aty gjen ndonjë skicë letrare, ndonjë poezi, apo një koment a bashkëbisedim vlerësues i lexuesit me autoren. 

Ashtu siç thekson Prof.dr. Eshref Ymeri, “nga ky libër interesant, lexuesi ka çfarë mëson…madje i duket vetja si nxënësi para mësuesit.” Ju urojmë lexim të këndshëm atyre që do të interesohen për këtë libër me vlera nacioanle dhe kulturore!
                


Prof.Dr.Eshef Ymeri

Arti i komunikimit… një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individit
   
              Një fjalë të mirë për një zonjë të mirë
                                          
      Urime zonjës Vilhelme për këtë risi në eseistikë dhe në publicistikë! 

     Libri “Pa titull” (ese-publicistikë) i zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari është një pasqyrë e shpirtit të saj të pastër si loti i fëmijës. Në të ndihet delikatesa e natyrës femërore që di të rrezatojë ëmbëlsi, dashuri, ngrohtësi ndjenjash, aftësi të admirueshme për të hyrë me guxim nëpër honet e shpirtit njerëzor. Arti i komunikimit me njerëzit, për mendimin tim, është një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individit. Begatia e shpirtit të zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari të befason me larminë e pamatë të mbresave që ajo i përcjell lexuesit nëpër rrugët e jetës ku ajo ka shkelur me sigurinë e një zonje të nderuar, e cila fatin e vet nuk e ka parë asnjëherë të shkëputur nga fati i atdheut.
    Më bëhet shumë qejfi që një zonjë e nderuar merret me publicistikë nacionaliste.  
Shqipëri, fatkeqësisht, janë shumë të pakta, për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare, zonjat dhe vajzat që merren me këtë lloj publicistike. Sikur ne të kishim një klasë politike nacionaliste, atëherë edhe penat me formim nacionalist do të ishin më të shumta. Se, për mendimin tim, nacionalizmi nuk ka vdekur në shpirtin e shqiptarëve. Publicistika e zonjës Haxhiraj, si në mbrojtje të Himarës autoktone shqiptare, mbi legjitimitetin e Pavarësisë kombëtare të Kosovës,  tema mbi lashtësinë e shqiptarëve, apo eset për figurat historike që janë pasqyrë e identitetit tonë kombëtar, më kujtojnë për një çast manifestimin e fuqishëm të rinisë shqiptare pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis përfaqësueses sonë dhe asaj greke në pasditen e 4 shtatorit 2004. Kampionia, demek, e Evropës në futboll, që këtë titull e kishte fituar dy muaj më parë, u ul në gjunjë para djelmoshave të përfaqësueses sonë. Por, për fat të keq, askush nga politikan-zinjtë tanë nuk doli të përshëndeste atë entuziazëm të pashoq të rinisë shqiptare. Ai entuziazëm ishte shprehja më e shkëlqyer e urrejtjes kundër shovinizmit, sesa gëzim i fitores …Ndaj shprehem se…
      Kur mbaron së lexuari librin e zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari “Pa titull”, nuk mund të mos e përfytyrosh veten në vendin e një nxënësi shkolle. Dhe me të vërtetë: lexuesi i gjerë përfaqëson në vetvete një auditor gjigant, para të cilit krijuesi shfaqet në katedër apo në skenë në rolin e mësuesit. Duke përsiatur për këtë rol të shenjtëruar të shkrimtarit, lexuesi, në një mënyrë krejt të pakuptueshme, nuk mund të mos vijë në një përfundim interesant për ca raporte të heshtura që vendosen mes krijuesit dhe lexuesit: Kur mësuesi i vë notën nxënësit, në të njëjtën kohë, edhe nxënësi i vë notën mësuesit.  Kjo vlen për drejtësinë, për objektivitetin që ai përcjell në vlerësimet e veta.
       Ky libër, tepër i veçantë për natyrën e strukturimit të tij, përfaqëson një burim origjinal për pasurimin e botës shpirtërore të lexuesit të gjerë. Dhe lexuesi nuk mund të mos bindet për faktin se etja për pasurim shpirtëror, nuk mund të kënaqet nga askush tjetër, përveçse nga ai, krijuesi. Pra, nga njeriu i botës së artit.
 Jam i bindur se, duke u nisur nga strukturimi dhe larmia e temave, libri do të pëlqehet nga lexuesi.
Edhe një herë urime dhe suksese, zonjës Vranari!

2011/05/19

Çamëria, zëri i arsyes hyjnore




 Shefki Hysa është një nga shkrimtarët më interesantë të një brezi krijuesish, që erdhën në letrat shqipe, pas çlirimit të tyre nga kufizimet dhe tabutë jashtëletrare të një periudhe ndalimesh e muresh, duke na dhënë një vizion të ri për përditshmërinë, kohën dhe bashkëkohësit. Bir i një familje çame, që ka përjetuar një kalvar të dyfishtë, atë greko-zervist dhe atë komunist, Shefki Hysa ka ngritur në sistem estetik fatin dhe fatalitetin e Çamërisë, një botë magjike plot kumte thellësisht historike e mitologjike, në kërkim të identitetit të bjerrur çam. Në një epokë të mbrapshtë, ndër udhëkryqet më të trishta kombëtare shqiptare, një popull i pafajshëm, në tokat e stërgjyshërve fisnikë, u përndoq e u linçua nga barbarët. Shefki Hysa në rrëfimet e tij e risjell artistikisht Çamërinë, këtë copë truall epik të gjymtuar nga vrazhdësia e kohërave. Ai rrëfen për një botë ku gëlojnë ende ëndrrat dhe shpresat e njerëzve të lirë, se një ditë do të kthehen në Edenin e mohuar. Shefki Hysa është shkrimtar i vëzhgimit të hollë psikologjik, i narracionit të gjallë ku gërshetohet përshkrimi, dialogu, monologu dhe mpleksen fort e shkrihen në njëra-tjetrën realja dhe fiksimi, e mundshmja dhe transhendetja, ëndrra dhe veprimi i vetëdijshëm, një botë që, me anë të protagonistëve që veprojnë në të, apelon për më shumë liri, paqe e humanizëm. Por ajo që e bën atë një shkrimtar me një profil estetik krejt të tij është ngritja në kult e botës çame, ai kërkim metaforik në analet e mitit dhe të historisë së një populli të ndaluar, që në këtë erë të re të globalizmit ende është peng i psikozave nacionaliste e shoviniste të fqinjëve tanë. Në një sërë krijimesh të mrekullueshme si tregime, romane, libra pulicistiko-letrarë, ku gëlojnë dritëhijet e një kohe të ngecur në një nga labirinthet më të koklavitura të kohës shqiptare, Shefki Hysa ndërton një sagë narrative poetike të gjithëkohshme, ku lëviz ëndrra dhe realiteti i Çamërisë. Tredimensionaliteti kohor, ku i vendos Hysa ngjarjet e rrëfimeve të tij, përfshin në mënyrë estetike ato ura të kujtesës shqiptare, ballkanike, europiane e botërore, ku prapa çdo trilli artistik është një fakt historik për Çamërinë, të vërtetat e ndrojtura, të shpallura apo të nënkuptuara, që ushqejnë pemën e dhimbjes, qëndresës dhe dashurisë së një populli të ndaluar. Eksodi çam nga trojet e të parëve të tyre, të përndjekur nga pasardhësit e atyre që i kishin dhënë botës përfytyrimin më të mirë të paqes e bashkëjetesës, me anë të rrëfimeve të Homerit dhe sagave filozofike të Aristotelit, Platonit e Sofokliut, këtyre kalorësve të së drejtës, i përngjet rrugëtimit biblik të Moisiut dhe izrealitëve, të përndjekur nga Faraoni i Egjyptit. Me një ndryshim, se izrealitët prireshin në kërkim të Tokës së Premtuar, ndërsa çamët i përzunë nga toka e tyre dhe i vranë e i përndoqën egërsisht. Masakra ndaj çamëve i ngjet holokaustit nazist, të aplikuar nga një sistem monstër, si ai që derdhi mbi hebrenjtë llavën e një urrejtje patologjike, ushtroi genocidin deri në shfarosje të proteinës njerëzore. Hebrejtë u ngritën mbi detin e dhimbjeve, mbi rrënimin dhe plagët dhe shkuan në tokën e tyre të premtuar për të ndërtuar Izrealin dhe për të gjetur vetveten e humbur në një kohë-hapësirë të çmendur. Çamët e kanë Tokën e Premtuar, ato vise përrallore ku “pikon diell e mjaltë”, siç thotë një poet, por në të jetojnë të huajt, grekët, të cilët i kanë përzënë nga tokat dhe pronat e tyre, duke i privuar nga varret e gjyshërve, nga historia e të parëve fisnikë, nga mitet dhe legjendat e një populli me shpirt të pasur poetik. Dr. Haim Raitan, diplomat, personalitet i shquar me origjinë izrealite, pasi është njohur me dosjen çame, shprehet në një nga qëndrimet e tij publike: “Edhe unë jam çam, jam nga Çamëria. Ashtu si të parët e mi i mbijetuan holokaustit, luftuan dhe panë me sytë e tyre krijimin e shtetit të Izraelit, edhe unë do ta quaja për nder të përpiqesha për çështjen çame”. Ndërkombëtarizimi i të vetmes dosje në Europë e më gjërë, dosjes çame, që ende mbahet peng e komplekseve të një madhështie të rreme, që ka perënduar bashkë me perandoritë e fantaksura, çdo ditë e më shumë evidenton domosdoshmërinë e këputjes së kësaj nyjeje gordiane, e cila mban në këmbë ligjin absurd të luftës midis dy vendeve, Greqisë e Shqipërisë. Dy vende, të cilët historia më shumë i bashkon se i largon nga njëri-tjetri, janë peng i një kompleksi sindromik, shovinist. Në mes është Çamëria, toka përkohësisht e humbur. Ajo është qendra e gravitetit të botës shqiptare, por dhe e botës demokratike, që nuk punon me orën e vjetër të disa qarqeve të Athinës. Kjo botë e përndezur nga sharmi i mbijetesës historike dhe kërkimi i rrugëve për t’u ngritur mbi komplekset e harrimit muzeal, i jep spunto shkrimtarit Shefki Hysa për të ndërtuar një gamë tematikash, ku protagonistët bëjnë luftën e tyre të radhës për triumfin e çështjes çame. Autori është i vetëdijshëm se grekët erdhën si vikingët në këtë vend, duke përzënë me dhunë e terror vendasit, por ishin më barbarë se vikingët. Nëse vikingët, në fund të fundit, u shkrinë me popullsinë anglo-saksone, duke mësuar prej tyre alfën dhe omegën e qytetërimit, grekët jo vetëm i dëbuan çamët, jo vetëm nuk mësuan nga fisnikëria deri në altruizëm i tyre, por segmente të caktuara të shtetit dhe shoqërisë helene ende sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë më vikingë se vikingët, duke ushqyer psikozat e urrejtjes gjenetike ndaj çamëve. Në këtë këndvështrim, libri me proza të shkurtëra “Aromë Çamërie” i shkrimtarit çam Shefki Hysa, është një vizatim narrativo-poetik me dorë të lirë i një bote të virgjër e të etertë, ku personazhet kërkojnë fatet e tyre dhe fatet e një toke të mbetur pa njerëz, të një popullate ikanake, peng i një historie të keqkuptuar e të devijuar deri në absurditet. Nuk është vetëm tematika e hapësirës çame me të veçantat e saj, me dritëhijet, misterin, botën transhendente të miteve e legjendave çame, të panjohura ose fare pak të njohura në letrat tona, që e bëjnë këtë libër të lexohet me një frymë. Mbi të gjitha, është magjia e rrëfimit, sugjestioni i mjediseve dhe situatave, zhdërvjelltësia e tipave dhe karaktereve të vizatuar, kumti i asaj bote të përndezur nga prurje emocionale të shkallës së epërme, që përcjell fati i Çamërisë në optikën estetike të shkrimtarit Shefki Hysa. Autori, ky kërkues pasionant i psikologjisë dhe shpirtit çam, në vazhdën e Bilal Xhaferrit dhe apostujve të tjerë të letrave shqipe, në atë cep të harruar të Iliriadës, ku perëndesha Dodona foli së pari shqip, dhe pasardhësit e Pirros u nisën në rrugëtimin biblik drejt një fati të panjohur, jo një herë në shkrimet dhe librat e tij, i është drejtuar vetëdijes kolektive të një populli të sakrifikuar, i cili në majë të Golgotës së një stine të trishtë u kryqëzua nga kryqëzorë, që nuk kanë as pseudo-alibinë e Pilatit. Në tregimet e këtij libri lëvrin fati i çamëve, rruga e kalvarit, makthi ekzistencial i një populli që, edhe pse ka bashkëjetuar në prehistori me Zeusin dhe perënditë mitologjike dhe trashëgon genin fisnik të epirotëve, i kanë mohuar pragun e shtëpisë, gurin e themelit dhe gurin e varrit. Në tregimin “Elimët”, autori, duke shfrytëzuar heronjtë e eposit çam, elimët, botën e tyre mistike dhe magjike, ato elementë aq të veçantë e sugjestivë, që i jep në dorë një folklor dhe mitolgji e virgjër, ndërton një rrëfim të mrekullueshëm, ku me anë të personazhit kryesor, Fatos Mero Rrapaj, një figurë reale e botës shqiptare, një historian kurajoz, që e ka mbartur çështjen çame si një peng ekzistencial, përcjell makthin, deziluzionin, ëndrrën dhe shpresën e vetë popullit çam, në luftën e tij shekullore për të gjetur vetveten dhe tokën e mohuar. Në fakt, bota fantastike, që i jep rrëfimit sharm e ngjyra të gjalla në disa proza të shkurtëra të kësaj përmbledhjeje, si në tregimin “Didini” ku elementët magjikë shërbejnë për strukturimin narrativ dhe përforcimin e lëndës jetësore, “Turtullesha dhe djalli”, që ka në qendër të rrëfimit një legjendë të lashtë çame etj., “Elimët” ku shkrihen në një fantastikja me të mundshmen, të kujtojnë imazhet kuteliane, atë botë lugetërish, hijesh nate e fantazmash që tregimtari i shquar e vuri në shërbim të mesazheve të tij estetike për fatin dhe fatalitetin njerëzor. Por ndryshe nga Kuteli, Hysa shfrytëzon një arkiv origjinal bestytnish, duke i përdorur ato jo si qëllim në vetvete, por për të përforcuar elementët jetësorë, për t’iu dhënë atyre më shumë sharm e motivim në rrugëtimin e tyre arkitipal drejt dimensioneve të ëndrrës së madhe çame. Para se të sendërtohet në prozën magjike të Shefki Hysës, realizmi magjik mund të themi se ka ekzistuar qysh në prehistorinë e largët në mitet, përrallat e legjenendat e popullit çam, në atë dimension poetik të pavetëdijes më të thellë kolektive, që ka krijuar vetë zotat në tempullin madhështor të Dodonës pellazgjike. Fryma markeziane që përshkon prozën e Hysës, veçanërisht tregimet, ka të bëjë me prerjen vertikale të linjave të rrëfimit, ku sundon fiksimi dhe paradestinimi estetik. Por, ndryshe nga Markezi, që në shumë proza të tij i shikon marrëdhëniet njerëzore dhe, në këtë kuadër, dhe të drejtën zakonore latino-amerikane që popullon prozën e tij në frymën e një vartësie të kulluar nga miti dhe mitologjia, Shefki Hysa e vë mitin dhe mitologjinë në shërbim të përforcimit të historisë dhe evidentimit të simbolikës dhe metaforës së realitetit. Në këtë kuptim, fantastikja i shërben Hysës për ta bërë më të prekshme realen, për t’i dhënë një tjetër kuptimshmëri rrëfimit. Kështu, bie fjala, Didini, heroi i tregimit me të njejtin titull, i cili shfaqet dhe vepron jo si njeri konkret, por si shpirt i trazuar i djaloshit nacionalist, masakruar nga komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, në rrethanat magjike ku vepron, përcjell më së miri tragjiken e një kohe të keqe, kur një pjesë e shqiptarëve vranë e masakruan pjesën tjetër për shkak të ideologjisë së huajtur nga stepat moskovite, që hyri si një makth vrasës midis tyre. Ngjarjet në rrëfim ndodhin në perspektivë, duke e mbështjellë gjithë materialin jetësor rreth personazhit shpirt, i cili si një fllad i padukshëm shkon e vjen në viset e vendlindjes, duke përcjellë ngjarjet e një kohe kallkan, që hyri si një gjëmë midis shqiptarëve. Fakti që Didini është çam e bën dyfish tragjike dramën e tij, rrëfyer mjeshtërisht nga shpirti i djalit të ri, që endet tutje-tëhu, në kërkim të vetvetes fillestare, mbetur në një muzg të egër gjaku e dhimbjeje. Tregimi “Qafa e botës” është një sagë tragjike e ngjeshur dhe befasuese, me kode simbolike që shpërfaqen te kloni vdekjeprurës (rrethim telash me gjemba përcjellës të një voltazhi vrastar energjie elektrike), që ndante dy botë, botën propogandistike këtej kufirit shqiptar, e cila villte zjarr mbi ata që guxonin të kalonin kufirin e telave me gjemba drejt ëndrrës së një bote të lirë, ku frynin të tjera erëra, ku ndodhej Çamëria, kjo nuse e bukur e Ballkanit, robinë e grekëve. Udhëtimi i protagonstit të kësaj proze nga kloni i ngrirë, ku endet hija staliniste shqiptare, drejt Çamërisë është një aventurë tragjike ku mplekset krimi, paradoksi, deliri, malli, kërkimi i atyre të vërtetave psiqike, etike, morale e filozofike, që mbartin kohën dhe hapësirën e ndaluar çame. Shkrimtari Shefki Hysa e ka shndërruar dosjen e Çamërisë në një metaforë universale të kërkimit të identitetit të bjerrun, ku fati individual dhe kolektiv i një populli të përzënë barbarisht nga trojet e të parëve, ndërthuret në metafizikën e kohë-hapësirës së lirisë. Libri me tregime “Aromë Çamërie”, në kuptimin e të vërtetave estetike që shpalos dhe të mesazheve që përcjell, siç thotë shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, “është i nevojshëm, i domosdoshëm, i moralshëm, si çdo botim i arrirë i kësaj natyre, siç janë të shumta arsyet që çamët nuk e harrojnë Çamërinë dhe, merret me mend, kjo është një e drejtë jo vetëm e tyre, por e drejta e të gjithë shqiptarëve”. Në thelb, kjo është e drejta e të gjithë progresistëve dhe idealistëve të mbarë botës. Stili i ngjeshur e konçiz, por i ngrohtë dhe plot ngjyra e jetë, ku shkrihen në një rrëfimi i pastër, monologu dhe dialogu, poetika dhe lirika, ironia, grotesku dhe paradoksi, vendosja e fantastikes në një kontekst të drejtë pisikiko-estetiko-linguistik, gjuha e figurshme, plot thyerje dhe të papritura, fraza elegante dhe plot sharm gjuhësor etj., e bëjnë prozën e shkurtër të Shefki Hysës të lexohet me një frymë. Shkrimtari çam Shefki Hysa beson në arsyen hyjnore të vendlindjes së të parëve të tij, beson në zërin e Çamërisë dhe zërin e kësaj arsyeje transhendente e ka grimcuar në dhjetëra zëra protagonistësh të tregimeve të tij të mrekullueshme të paraqitura në këtë libër, të cilët besojnë se një ditë do të kthehen në tokën e tyre, ku piqen fruta dashurie dhe bashkëjetese, në këtë cep të trazuar të Ballkanit. Dukagjin HATA

Bota çame, një rrëfim historiko-publicistik i shpirtëzuar


Rreth librit publicistik “Diplomacia e vetëmohimit” i autorit Shefki Hysa



Shkrimtari Shefki Hysa, një nga kërkuesit më të pasionuar të psikolgjisë dhe shpirtit çam, në vazhdën e Bilal Xhaferrit dhe apostujve të tjerë të letrave shqipe, në atë cep të harruar të Iliriadës, ku perëndesha Dodona foli së pari shqip, jo një herë në shkrimet dhe librat e tij, i është drejtuar vetëdijes kolektive të një populli muhaxhir, atij çam, në dejet e të cilit rrjedh gjak i pastër i epirotasve të vjetër, që e shkruan historinë e fiseve krenare e të panështruar ndaj të huajve, në lëvoren e pemës vigane të kujtesës sonë kombëtare. Shefki Hysa e ka shndërruar temën e fatit të Çamërisë në një         Dugagjin Hata

metaforë universale të kërkimit të identitetit të bjerrun, ku fati individual dhe kolektiv ndërthuren në metafizikën e kohë-hapësirës së lirisë. Pas një sërë rrëfimesh të mrekullueshme si tregime, romane dhe saga, ku bota çame lëviz në dritëhijet e kohës, Shefki Hysa i kthehet një historie të drejtpërdrejtë, por një “historie të shpirtëzuar nga uni poetik”, siç mund të thoshte Umberto Eco, për kohën e ndaluar çame. Kjo kohë jepet në tredimensionalitetin e saj, në lidhje me ato ura të kujtesës shqiptare, ballkanike, europiane dhe botërore, ku kalojnë faktet historike, të vërtetat e ndrojtura dhe ato të shpallura bujshëm, për tek pema e dhimbjes dhe dashurisë së një populli të ndaluar. Në këtë vazhdë, libri i tij i ri “Diplomacia e vetëmohimit” është një përmbledhje publicistike me artikuj, ese, intervista, kujtime, mbresa, portrete, përshtatje, readaktime, replika, reportazhe, rrëfime, skica, në fokus të së cilës është zbulimi i botës shqiptare të Çamërisë, në atë vektor historik dhe aktual që quhet çështja çame dhe që përbën nyjen gordiane të historisë së re shqiptare. Me një stil të ngjeshur e konçiz, por njëherësh të ngrohtë dhe plot ngjyra, ku përzihen rrëfimi dhe investigimi, portretizimi dhe analiza, ngjyrimi letrar dhe tharmi gazetaresk, qëndrimi personal dhe qëndrimi komunitar e, më tej, qëndrimi kombëtar për këtë çështje kapitale të botës shqiptare, me një gjuhë të zhdërvjellët dhe elegante, ku kërkimi integral i gazetarit përzihet me tharmin estetik të shkrimtarit, Shefki Hysa na sjell në këtë libër më shumë se një shqetësim për fatin historik të një populli ikanak, të sakrifikuar në rrugën e kalvarit të dyfishtë, atij greko-zervist dhe enveristo-komunist. Autor i disa librave artistikë si tregime dhe romane, si dhe botues i revistës prestigjioze “Krahu i shqiponjës”, ku herë pas here ka përcjellë hapësira narrative dhe dukuri të botës çame, (për romanin e tij të fundit që trajton fatin dhe fatalitetin çam flet me admirim Kadareja), Hysa në këtë libër na sjell një vlerësim historiko-letrar dhe filozofik mbi një plagë të botës shqiptare, plagën çame. Kjo plagë, që vazhdon të na shkaktojë dhimbje të gjithë ne shqiptarëve, duhet operuar pa u kthyer në gangrenë dhe pa dëmtuar gjithë trupin e çështjes kombëtare shqiptare, pohon autori me sjelljen e fakteve dhe qëndrimin intelektual të tipit gandist të tij. Autori nënvizon me forcën e argumentit, se në tunelin e errët të një të kaluare tragjike, e cila ende duket se mban peng kujtesën e të gjallëve dhe të të vdekurve, pas kaq kohësh heshtjeje, paragjykimi dhe dizinformimi, duket, më në fund, një fjollë drite. Autori na fton të rendim drejt kësaj fjolle, të shohim matanë saj, atë rrugë ku shpaloset vizioni dhe strategjia e ardhmërisë për atë tokë dhe popull të sakrifikuar. Në këtë libër voluminoz lëvizin personazhe historikë dhe vipa, njerëz të thjeshtë dhe indidvidë që e kanë mbartur barrën çame rrugëve të Gogoltës staliniste shqiptare, lëvizin Bilal Xhaferri, Ismail Kadareja, Namik Mane, Sabri Godo, Bedri Myftari, Ibrahim Hoxha, Pandeli Koçi, Pjetër Arbnori, Sali Berisha, vizioni politik dritëshkurtër që nuk prodhon asgjë përveçse konjuktura momenti për hir të mbijetesës së iks partie apo ypsilon politikani, por dhe ai vizion që mbruhet në kudhrën e nacionalizmit real (jo të nacionalizmit folklorik) dhe gjeneron ide për të ardhmen e popullit dhe truallit çam. Por këndvështrimit të gjërë, investigues, përqasës dhe polemizues nuk i shpëtojnë dhe figura të tilla ndërkombëtare si Hillari Klinton, studiuesja dhe diplomatja angleze Miranda Wickers etj, që në manastirin e zymtë të çështjes çame kanë ndezur qiririn e shpresës. Universi i botëvështrimit të autorit është vetë universi i thyer dhe shumëplanësh i çështjes çame, e cila përbën një dimension ende të paeksploruar të çështjes kombëtare shqiptare. Në thelb libri është një përvojë e jetuar nga autori dhe bashkëpunëtorët e tij, me fitoret e humbjet, me arritjet e shikuara, arsyetuara, argumentuara, paragjykuara e gjykuara nga këndvështrimi i syve të atyre, që në ëndrrën dhe vizionin e tyre ideal, Çamërinë e kanë pasur dhe e kanë në bashin e vendit. Autori vlerëson botën diplomatike dhe reagimet e saj, që ndonëse të brishta, prap kanë bërë të tyren për të sensibilizuar këtë hapësirë të trishtë të kujtesës kolektive të botës shqiptare, duke nënvizuar faktin se arritjet e diplomacive botërore janë shumë herë më të mëdha se ato të luftërave. Dishepull i frymës gandiste dhe i atyre rrugëve që çojnë ujë në zgjidhjet efektive kombëtare nga mulliri i intelektualitetit, Hysa i bën apel elitës së shoqërisë shqiptare të bëjë atë që duhet për Çamërinë, të kontribuojë që vizioni çam të mos mbetet peng i një të kaluare të trishtë. Autori nënvizon me dhimbje heshtjen thuajse apostolike të shtetit shqiptar përballë një drame historike dhe aktuale, dramës çame, ndërkohë që diplomcia e huaj dashamirëse ndaj shqiptarëve u kujton politikanëve të vendit të shqiponjave, se Çamëria është një peng historik që duhet çliruar nga keqkuptimi dhe padrejtësia, duke e nxjerrë çështjen nga ngrehinat e mykura të arkivave në agjendën politike të ditës. Autori përshkruan labirinthet e një dosjeje sa të keqkuptuar, aq dhe befasuese, për nga shkalla e perceptimit të vetëdijes politike të shqiptarëve. Atë që nuk e bënte dhe vështirë se do ta marrë kurajon ta bëjë ndonjëherë politika e mefshtë dhe pritëse deri në penelopizim naiv, rreken ta bëjnë të huajt e përgjegjshëm, miqtë e këtij vendi me sytë nga Perëndimi. Kështu në verën e vitit 2001, me ndërmjetësimin e Hillary Clinton çështja çame u paraqit në Seantin Amerikan. Në një seancë dëgjimore senatorët u informuan për marrëdhëniet shqiptaro-greke, për zhvillimet, acarimet dhe zbutjet e tyre, që nga vera e vitit 1944, kur ishte ushtruar genocidi mbi popullsinë muslimane, me kombësi shqiptare të Çamërisë, të quajtur ndryshe Thesprotia, duke e masakruar dhe dëbuar atë prej vendlindjes dhe vendbanimit, truallit etnik. Autori përshkruan reagimin e lobit grek në Amerikës dhe të politikës zyrtare të Athinës, kartat e justifikimeve të kësaj politike, mbyllja në një muranë të izoluar e këtij problemi, nxjerrja në pah e gjoja faktit se në Shqipëri nuk ekzistoka një organizëm që të përfaqësojë çamët, se shteti shqiptar e ngreka këtë çështje vetëm si kundërpeshë në momente të acarimit të marrëdhëniesve dypalëshe midis Tiranës dhe Athinës dhe se tek e fundit ky problem nuk ekzistonte dhe aty ku diçka nuk ekziston nuk ka asgjë për t’u zgjidhur. Si për t’i bërë jehonë një realiteti të ri politik, që konturohej në Senatin Amerikan për Çamërinë, diplomatja dhe studiuesja angleze Miranda Wickers, i përcjell një tjetër sfidë politikës greke, kur ajo si përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme Angleze publkoi një studim të detajuar me të dhëna dhe fakte historike të pakontenstueshme rreth tragjedisë së popullit çam dhe shkaktarëve të saj. Kjo iu dha një shuplakë të fortë qarqeve politike të Athinës, vuri në lëvizje dhe disa nga deputetët e Parlamentit Europian si italianin radikal Marko Panela dhe personalitete të tjerë si Dr. Haim Reitan etj, të cilët ishin një zë proteste, që vinte në kohën e duhur dhe nga drejtimi i duhur kundër heshtjes deri në harrim të njërit prej problemeve më kardinale të historisë së kombit shqiptar. Një vend të rëndësishëm në libër zë personaliteti letrar dhe intelektual i Bilal Xhaferrit, shkrimtarit elitar të Çamërisë, disidentit që e pagoi lirinë e krijimit me jetën e tij të re, amplifikuesit më të zellshëm dhe më të pasionuar të botës çame, të cilën ai e ngriti në qiellin e shtatë të një estetike brilante. Shefki Hysa, me angazhimin e tij intelektual, me themelimin e Shtëpisë Botuese “Bilal Xhaferri” dhe të Shoqatës Kulturore “Bilal Xhaferri”, ndikoi që figura e Bilal Xhaferrit të dilte nga pluhuri i keqkuptimit dhe falsifikimit pesëdhjetvjeçar dhe të zinte vendin e merituar në panteonin e harruar të letrave të disidentëve. Udhëtimi i Shefki Hysës në analet e botës çame është një udhëtim virtual, ku mplekset fakti dhe detaji historik me impersionin e autorit, gjeopolitika ndërkombëtare me rrëfimin për heshtjen apostolike deri në naivitet politik të institucioneve të Tiranës zyrtare, investigimi në të vërtetat e mbuluara nga pluhuri i harresës me deduksionin për gandizmin intelektual, si mjet për identifikimin dhe përftimin e parajsës së ndaluar çame. Ashtu siç thotë dhe shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare: “Ky libër është i nevojshëm, i domosdoshëm, i moralshëm, si çdo botim i arrirë i kësaj natyre, siç janë të shumta arsyet që çamët nuk e harrojnë Çamërinë dhe, merret me mend, kjo është një e drejtë jo vetëm e tyre, por e drejta e të gjithë shqiptarëve. Për më tepër është një detyrë morale, sepse kurrë nuk mund të harrohet një plagë e vuajtur nga mijëra njerëz. Kurrë nuk mund të harrohet një shpërngulje, kurrë nuk mund të harrohet vendi ku ke lindur, ku ke shtëpinë… Kurrë nuk mund të harrohet Çamëria”.

Dukagjin Hata

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...