Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/16

Një "sagë" tragjike



 Nga    Përparim  Hysi
 
                                              
Prolog
 
          Pragviteve '60-të,të shekullit tjetër,agronomi i mesëm Latif Meçani vazhdoi një kurs për pambukun.Aty,pranë qendrës së kursit,qe dhe një për rrobaqepse..Një mbasdite,tek luante futboll,goditi një top fort dhe topi,sikur ta kish vënë në shënjë,goditi një kursante qëkalonte atypari.Goditja qe jo vetëm e beftë,por dhe e fortë,dhe ftakeqja,tek ra për tokë,bërtiti:-Gomar!.Futbollisti,më tepër ishqetësuar se i fyer,vrapoi dhe,tek e ngriti fatkeqen nga toka,i tha:-Mëf fal,se qe fare pa dashje."Viktima", tek pa  veten në krahët e këtij djalishpatullan,sado që po përlotej, e kuptoi që e kish kaluar"masën"dhe i tha:-Dhe ti të më falësh,se e teprova.
Kaq.Dhe,aty për aty,u ndanë,por secili për hesap të vet,sikur po thurnin një"gardh"apo ca më shumë.një ëndërr.
Ai:-Po sa emirë që qenka!Dhe unë e vrava.Sikur i këputa kokën një trëndafili që po hapet i plotë.Ajo:-Po si i thashë atij goxha djali:gomar.Pupu!SA turp! Po si do i dalë para sysh?
Të nesërmen,ai.bëri si bëri,dhe hodhi një sy andej nga kursi i rrobaqepseve.Ajo e pa a nuk e pa,nuk u mor vesh.Por,pas dy ditësh,si,fare rastësiht,ata u takuan me njëri-tjetrin dhe,veç faljes,xhëku shkuan dhe më tej.
 
                                               *     *     *  
 
U martua Ballabani i Muratit dhe,ndryshe nga të tjerët,nuk bëri dasëm.Unë sakisha vjatur  në  fshat dhe u çudita me këtë ,Ballabanin ,që nuk bëri dasëm.Pyeta plakën Qeriba(kjo i bie kryq e tërthor fshatit dhe,sikur i di tëgjitha),dhe i them:-Moj hallë Qeribaja,si nuk bëri dasëmky, Ballabani?Ajo,më shumë qeshi me pyetjen time,dhe më thaa:-Po ç'dasëm do të bëj,ky Ballabani? TË parëën e ka lënë prej kohësh dhe këtë e mori,pa u njderë,për tëhënë,sikur të qe e ve.I ve është ai korb(se si korb është,të kallë datën), kurse ajo mos është more djalë, si kolopuçe.Për  ta pirë në kupë,siç thoni ju ,shelegët.Plaka Qeriba është si burrë.As e ka për gjët ë zihet dhe me një burrë.Gratë ,po e po,që i bën sus ajo.E falnderova  hallë Qeribanë dhe ngjita shkallët e katit të dytë ku kam shtëpinë.
 
                                         *     *    *    
Fati,- thonë,- është mirë që të të ndjekë  dhe jo ta ndjekësh.Kështu ndodhi dhe me mua.Pas martesës,Ballabanit i dhanë një dhomë po në kat të dytë,ballë përballë,me dhomën time.Dritaret tona shikonin njëraa-jetrën.Domethënë,po t'i besojmë plakës Qeriba,unë do isha balë për ballë me Kolopuçen.Kur e pashë për herë të parë,mbeta gojëhapur sikur kisha ngrënë gjellë të nxehtëQe bukur si një rusp,kurse Ballabani,përkrah  saj,dukej si një gorillë.Apo s'qe dhe i  zi,si korb kur thoshte plaka Qeriba..E shihja me neps se atëherë qeshë riosh,rreth 18-vjeç.Epo komshi dhe komshia do sajdisur.Dhe zura nga avazet.Po ajo,sa po më hidhni sytë ju që lexoni,as që i shkonte asaj ane.Ballabani qe punëtor i madh dhe nuk kthehej  në shtëpi pa bër dy ose tri norma.Në fermë (ndaj dhe ia dhanë dhomën në pallat) i thoshin ekskavator.Sa kthehej nga puna,lahej,vishej me ato rrobate e dhëndërrisë,i vinte Kolopuçes krahun dhe frymëm në qytet.Qytetti qe tri-katër km larg,po nuk përtonte fare.Në këmbë çdo të ngrysur,me Kolopuçen prej krahu.Gratë e lagjes mënd shkulnin faqet,se vetëm Bllabani bënte kështu dhe sa pë burrat,dëgjova Dervishin që tha:-Burri i madh në moshë,ia di kimetin gruas.Se Ballabani qe nja 45-vjeç dhe Kolopucja,taze,si çupa etij.Plaka Qeriba,që i di të gjitha,tha:-E bleu si plaçkë dhe si plaçkë po e mban.I shkreti,nuk e di,se,sa më me pekule ta mbash gruan,aq më shumë pleshta vërvit.Të ka faj plaka Qeriba?.Po hajde dhe mbreji qetë me të,në ta mban.
Ballabani që në mëngjes në punnë dhe Kolopuçja në shtëpi.Dhomën po e ka ngjitur me timen  dhe unë filloj nga"nxemja".Hap radion dhe,gjasme radioja ka një këngë dashurie,ia thërres pas saj,asaj këngës korçare:Për Lenkën.Ndoshta ju kujtohet  ajo kënga:"Lenkë,shprti im i dashur/ hajd të dalim,në lëndinatë.Doja  të tërhiqja vëmëndjen e Kolopuçes,po,kur e pashë që nuk ma vari,shpërtheva me zënë dy oktavë,"Syçkat,doçkat,buuçkat,lërmi të t'i puth/të t'i përkëdhel si zoçkat/për  tërë jetënë.Kot që u ngjirra,as që m'i hodhi sytë.U nxeva për një çasst,po sytë as që ia ndaja unë.Sa mori enët për të shkuar tek burimi,zbrita shkallët me një frymë.T'i dalë përballë,them,do më flas se nuk bën.Kështu bëra,po hiç.Uli kokën si të kish bër turp.Epo,pikë ezezë.Po më sheh seç
bukruosh jam unë,apo i ka të plasur?! Ëhë,- thashë,-le  qëë shtë e bukur,po dhe besnike ndaj burrit.Po e sheh atë ajo,që ai si katana,gati të trëmb.Tmerr e kisha kur fikej drita..ja,-thosha,-ai,ariu me putrat e tij,po eshtyp atë sorkadhe,Se si sorkadhe qe.
Kisha  vënë re  që deri lart,sa kish ikur Balllabani,ngjitesh deri në dhomë( po lija gjë pa parërë unë) dhe linte biçikletën brigadier Latif Meçani.Mos kujtoni  se qëndronte.Linte biçikletën dhe kaq.Latifin e kisha shok.Qemë,pothuaj,në një moshë,dhe me të luanim futboll.
 
 
                                             *     *     *  
Kur një ditë,sa u ktheva nga shkolla,më doli plaka Qeriba.E,mor dhaskal,më tha,e more vesh mynxyrrën?-Ç'mynxyrrë?E vranë atë "sterranikun",shokun tënd.-Kë vranë?-pyeta nxitimthi.-Brigadierin,atë "qejflinë",nuk e di ai që"koka e vogël" ha të madhen.-Po kush dhe pse?-Po Ballabani ,se i pat ndrequr "urat" me atë Kolopuçen.-Po ç'kolopuçe,moj hallë Qeriba.Po për atë e vë dorën në zjarr unë-Opo lëre dorën në zjarr ti,po shyqry që qe mbi të,se dhe ti xhëku lëpiheshe,-m'i preu drutë shkurt.Kur hyra në shtëpi,më treguan se  Ballabani,e kish qëëlluar brigadierin tri herë me thikë dhe,kur e kish parë që kish rënë për tokë,frymën e kish mbajtur në shtëpi,që të vriste dhe të shoqen.Më erdhi keq,për ç'i kish nodhur shokut tim,dhe dola:-Për ku vrapin?-pyeti plaka Qeriba.-Do vete të shoh brigadier Latifin.-Mos shko,- më tha.Nuk të vret njeri kot.Pse nuk të vrau ty,Ballabani.Në këto,punë të ndyra,tha plaka Qeriba,ka faj ai që vritet.
Shkova dhe frymën në Vlorë,se Fieri akoma nuk kishte kirurg në atë kohë.E gjeta.E kish operuar duararti,dr.Shyti,dhe,për pak,kishte shpëtuar nga vdekja.Një thikë nja dy mm larg zëmrës,një në stomak dhe një në krah.Latif Meçani e sfidoi vdekjen se kish një trup prej Herkuli.Harmonioz dhe,për kohën,një nga djemtë e hijshëm të qytetit.E shikoja me dhëmbje atje të fashuar sikur vinte nga një betejeë e përgjaskshme dhe,kur më pa mbi kokë,tha,përmjet dhimbjesh:-Ishte e tmerrshme që të vdisje.
 
                                     *    *   *  
Kur brigadier Latifi doli nga spitali,u bë dhe gjyqi i Ballabanit.Qe krirm i rëndë dhe kish ardhur dhe gjykatës nga Tirana.Të gjithë dëshmitarët (edhe i vlëllai  I Ballabanit) ,folën në favor të brigadierit.Si të kurdisur,me një gojë,thanë:-E vrau kot.Se dyshonte dhe aq.
Erdhi dhe radha e Blalabanit.Salla,mbushur plot, sikur ngriu.Çfarë do thoshte ky,ditëzi? DHe ja ,në vija tët rasha,çfarë tha Ballabani.
GJ:-I pandehur,Ballaban Murati,pse e vrave brigadierin Latif Meçani.-Se po puthte time shoqe.-Ku e pe ti?-Tek shtëpia  ime e vjetër?-Po pse nuk veprove,kur i pe,po krimin e bëre të nesërmen?-Se kisha friklë  që më itke me vrap.Ndaj durova tërë  natën.
GJ.:-Ti e bëre krimin dhe vrapove për në shtëpi.Përse ike nga vëndi i krimit?.-Ika se doja të vrisja dhe gruan,po  atë nuke gjeta në shtëpi.
I erdhii radha dhe Kolopuçes.Pyetje:-Ç'ke për të thënë për të pandehurin?-Ai është burri im që ka hedhur baltë mbi nderin tim.Po tërhoqi fjalët që ka thënë për mua,unë prapë e fal dhe e pranoj për burrë. Gj:-Dëgjove i pandehur,ç'ke për të thënë?B:-Për një gjë më vjen keq:që nuk arrita t'u këpus kokën që të dyve.Tani jam i lidhur dhe do bëj burg,po kurdo që të dalël,vetëm po  nuk dola gjallë,se kurrë-kurrë nuk i fal.Një ditë do vijë që njerëzit do ta zbulojnë të vërtetën.Nuk kërkoj faljje se jam në të drejtën time.
 
Epilog...
Ballaban  Murati u dënuam e 25-vjet burg.I bëri ato kokërr për kokërr dhe doli aty prag viteve '90-të,i plakur dhe i rrëngjuar.Kolopuçja u martua në një qytet tjetër,kurse brigadier Latifi sot është biznesmen.Vonë u mor vesh se Kolopuçja qe ajo"fatkeqja" që Latif Meçani e kish goditur me top.E kish vënë në nishan,or burazer,tha dikush që dinte të fshehtën.Këtë"sagë" që pati një fund ,pak tragjik.
 
*emart janë trillime.
                                          
   14 korrik    2011

BUKRA DHE ROMANI I SAJ I TMERRSHËM



“Hëna nëpër plepa
Pllanga – pllanga qe
Plepin ti e preve
Por hënën e le

Vajzën e martove
Nuse e çove larg
shkoi ajo, por zemrën
La diku përqark”

Këto vargje të gjigantit të letrave tona, Kadaresë, me erdhën nëpër mëndje 
ndërsa miku im Burhan Kurti, më dhuroi romanin e kushurirës së tij emigrante, 
Bukuie Bushtatit. Në rininë tonë e thërrisnin “Bukri”, ishte e qeshur, e gëzuar 
por…nuk u ndje më. Jeta e kishte nisur atë përtej …përtej…duke lënë përqark 
kujtimet e rinisë së saj, kur e thërrisnin “Bukri” dhe e qeshura e saj kumbonte 
në qytetin e Durrësit a në plazhin e tij , plot hare dhe rini.
Mirëpo , ja..ja ku erdhi sërish ajo – këtë radhë e pjekur, e përplasur me jetën, 
e menduar, dhe me romanin e saj. Me një roman të tmerrshëm.
E kemi thënë disa herë këtë të vërtetë që shihet përditë. Letërsia shqipe po 
denigrohet papushim, integralisht; dhe shkrimtarët shqiptarë po shkojnë drejt 
shfarosjes; si nëpër dasmat e tragjedive të Shekspirit, njerëzit kërcejnë, 
këndojnë, mburren, pijnë pa e çarë kokën askush për hijen e vdekjes së letërisë 
shqipe që sillet e pashpirt përqark gotave, çakërqejfëve dh e flirteve. Mirëpo, 
letërsia vëndase është e pazevëndësueshme nga asgjë. Siç nuk mund t’a 
zëvëndësojë të ëmën e vdekur një fëmije silado grua e botës.. Botën që sjell me 
vete romani I parë I një emigrantjeje , botuar patjetërisht me kursimet që ka 
mundur të heqë mënjanë - “Pafajësi nëne” - nuk mund ta sillte as Balzaku e as 
Tolstoi e as Orhan Pamuk. Thjesht se nuk e njohin, nuk kanë mundësi ta 
përjetojnë në kurrizin e tyre dramën e tmerrrëshme të jetës së emigrantëve 
shqiptarë. Kurse kjo dramë është gjynah prej Zotit, të mos evidentohet 
artistikisht dhe këtë gjë po e bëjnë, sikurse Bukra, edhe të tjerë emigrantë, të 
paevidentuar në rininë e tyre si shkrimtarë të mundëshëm.
Romani nis me një idil dashuror që I ngjan një flirti. Linda, personazhi kryesor 
I romanit, nuk është e idealizuar sipas skemave të njohura. Ajo është vërtetë 
një vajzë nga këto tonat, që I shohim përditë; është një bijë e shtresës më të 
madhe të popullit tonë – asaj mesatare. 

Mbaron gjimnazin, dhe një burrë që ka potencë shoqërore ,I martuar, do ta ketë 
mantenutë. E dashuron ai? Sa shumë drejtorë e presidentë firmash po përfliten 
përditë, sikur është kthyer në një të vërtetë që e pranojnë të gjithë, për 
lidhje ilegale dashurore! Sa vajza detyrohen të sillen si të dashuruara nga 
pabarazia e llahtarëshme e që vjen e thellohet mes grave dhe burrave, 
pavarësisht prej llafeve e parullave. Janë familjet shqiptare që ende e mbajnë 
dinjitetin e vajzave, I cili kërcënohet përditë e përdië nga pushteti I 
presidentëve e drejtorëve. Personalisht më kanë shkuar flokët përpjetë, kur 
ndeshur disa herë me atë , që nëna e di se bija e saj ka jaran një biznesmen. Që 
ky është I martuar, sigurisht.. Madje, hmmmm, edhe më mirë akoma
Populli lëngon nëpër këtë krizë morale, por Linda, kjo vajzë e fortë refuzon të 
këtillë shitjeje të shpirti e trupit të saj. Në një gjëndje të tillë 
shpirtërore, ajo bie në dashuri - në dashuri plazhi - me një emigrant që e ka 
marrë malli për vëndin nga jeta e poshtëruar që bën në emigracion dhe që, me 
sinqeritet, mahnitet me vajzën e bukur të atdheut të tij.
Mendova për Ladin të ishte ndonjë “pirat I zëmrave” që do të trafikojë 
durrësaken e tronditur në plazh, por jo. Jojo. Të dy të rinjtë u dashuruan me 
shikimin e parë, siç rëndom nisin flirtet, dashuritë, dramat apo tragjeditë e të 
rinjve. 

Vajza që aq ëndërra kishte në gjimnaz, që me aq pekule e mbanin në familje, që 
ishte aq e brishtë aq e mirë, papritur bie nëpër ingranazhet e llahtarëshme të 
jetës së panjohur përtej detit, në një shtet tjetër, pa miq e të njohur, pa 
para, vetëm në botën e një njeriu që njohu në rastësisht dhe vetëm të atij ; 
pa as më të voglën përkujdesje të familjes, me të cilën aq shumë ishte e 
lidhur, si shumë nga vajzat tona
Ajo I ka hyrë kësaj aventure në mënyrë të natyrëshme. Gënjen në shtëpi …Mirë a 
keq bëri? Autorja nuk ka kohë të bëjë të tilla analiza, para një fakti që 
ndeshet përditë e më dendur. Ose e papunë, duke kërkuar një vënd pune me 5-6 
milion lekë(!!!), ose për t’u nënshtruar epsheve të një “presidenti”, ose për 
nisur jetën e montenutës, pas kaq e kaq orëve pa gjumë për notën mesatare, 
anktheve në kohën e provimeve, pas kaq ëndërrave e planeve rinore.
Varfëri e mjerë – larg familjes, larg miqve, atje ku flasin një tjetër gjuhë dhe 
ku të del shpirti të bësh “normën” si punëtore, kur ke qënë tër jetën mes 
librave. Dhe…një alternativë e re.
Kjo përbën edhe “goditjen në ball” që merr lexuesi për ta përlarë romanin e 
Bukrës me një frymë. Një çift italianësh, zemërbardhë , njerëz të mirë, shumë të 
pasur dhe mbase gjatë luftës për atë të shkretë pasuri kanë një fatkeqësi. Nuk 
lindin dot fëmijë. Embrioni I fëmijëve të tyre të zënë gjatë dashurisë, nuk 
zhvillohet dot më tej sesa disa muaj. Embrionin e fundit, të dy prindërit e kanë 
rezervuar në një laborator dhe tani, kërkojnë që një grua ta mbjë në trupin e 
saj, ta zhvillojë atje, të ndjejë dhimbjet e lindjes së tij, ta lindë atë – 
mbase dhe me operacion dhe, pastaj, t’ia japë atyre që e kanë zënë këtë 
ferishte. . Ky veprim është I jashtëligjëshëm. Çifti fatkeq Italian bën çmosin. 
Ata janë gati të paguajnë cilëndo grua që të futë në mitrën e saj embrionin e 
tyre të dashurisë dhe ta bëjë pjesë të organizmit të saj derisa të plotësohet 
cikli nëntëmujor. Sapo foshnja të dalë në jetë, duhet ta marrë çifti që ka 
paguar paratë.
Kjo ishte alternative. 
Linda e varfër, me shpirt fisnik por që, siç janë përpjekur ta përjetësojnë për 
botën femërore grekët e lashtë, sigurisht edhe qejfllije për para, pranon. Biles 
me një dëshirë që të kujton dëshirën e qetësinë me të cilën presin radhën për 
t’u therur delet.. Oh, po ata sapo janë martuar. Kanë kaluar që të dy një 
aventurë. Linda e bukur ka braktisur ëndëra e familje për këtë të shkretë 
dashuri që ka nisur në bregdet. Oh, e si do të mbajë ajo në barkun e saj 
krijesën e dikujt tjetër? I dashuir I saj përjeton një llahtar, ndrysh nga 
qetësia dhe dëshira e kurioziteti I bashkëshortes së tij të re, të bukur, të 
varfër, të pamësuar me punë fizike dhe me pasione për t’u shkolluar dhe, ohooo, 
edhe për të bërë para, pa të cilat, nuk mund të bëhet asgjë në një shoqëri ku 
mbretërojnë pasionet e firusë së pronës private.
Mirëpo, nëna është tjetër gjë; si e ardhur nga bota e qiellit e drejt mespërmes 
asaj të bishave. Ndërsa Ladi nis t’ua ndjeje lezetin parave të së shoqes, ndjen 
se është fare pranë ëndërrës së tij për t’u bërë “dikushi” edhe ky, pra, 
“president”, te gruaja që ndjen se është çdo cast e më pranë për t’u bërë nënë, 
po zhvillohet një alternativë tjetër.
Ajo do ta mbajë krijesën e trupit të saj. Dhe ua “bën naftën” parave që kaq po 
ua dinte kimetin “dashnori I bregdetit”. Dhe ikën.
Dikush ka harxhuar para pa fund për hir të mbrionit të dashurisë së tyre. 
“Albanezja” ua vjedh. Çifti nuk e din se e shkreta vajzë nuk është as mashtruese 
e as lugate e parave. Ajo I bndet një perëndie që quhet “pafajësi nëne”. Të 
cilën perëndi e beson edhe italiania.
Si duhet vepruar tani? Ladi nuk e ka më të shoqen që ka gënjyer se do të 
shkojë në atdhe për pak. Sigurisht që ai ka vazhduar të marrë kontigjentin e 
parave te çifti Italian. Mirëpo…çdo të bëhet më tej, xhanëm?
Autorja me të drejtë, nuk iu hyn imtësirave të kësaj pëne për të mos na 
mërzitur, por më së fundi ne marrim vesh rrjedhën normale të jetës. Ladi tani ka 
hyrë në rrugën e një krimi të lemerisshëm. Me nje gjinekollog, ata realizojnë 
një llahtar. I marrin fëmiëjn një nëne dhe I thonë asaj se ajo e ka lindur të 
vdekur. Ja ku e kishte fëmijën e vdekur ajo….
E shkreta Luana – nëna e re që ka rënë viktimë e këtyre shtriganëve të atdheut 
të saj, një pjesë e të cilëve nuk ka se si të mos kenë penetruar në shtresën e 
politikanëve që bëjnë ligjin në vëndin tonë.
Bukra në romanin e saj ka vepruar në linjat e romanit klasik, që ka qënë 
gjithmonë më seriozi dhe më I lexuari. Asaj I është dashur të studiojë rreth 
“krimit të bluzave të bardha” dhe, sigurisht, të përshkruajë me ndershmëri e 
vërtetësi, jetën e emigrantëve shqiptare. .. Kësaj radhe të nënave. Për këtë 
gjë, assesi nuk mjafton vetëm fantasia
Lexon Bukrën dhe të vjen turp nga vetja , nëse ndonjëherë ke vështruar nga duart 
njeriun tënd emigrant. Kushedi se sa prej tyre fshehin në shpirt poshtërime, 
zvetënime, drama e deri llahtara që kanë provuar që nga çasti kur kanë qënë të 
detyruar sipas ligjit të shteteve pritëse, të përkulen në gjunjë para flamurit 
të ri…
Bukra na ka dhuruar një roman për plagët bashkëkohore. Meqënëse ajo nuk bën 
pjesë në ndonjë parti politike, nuk besoj të bëhet ndonjë zhurmë në media. 
Paçaka se ajo nuk ka shkruar as për islamizimin e shqiptarëve, aq për ta 
zbritur Skënderbeun nga kali, por për plagët e sotme; të këtyre lemerive që 
shkrimtarët duhet t’I shikojnë në sy. Dhe, pasi t’I shikojnë në sy, për t’I 
botuar, duhet të ngulin sytë e zbutur tanimë, te kuleta e ndonjë presidenti apo 
politikani ,gjë që, falë kursimeve të saja , 

Bukurie Bushati ka shpëtuar pa e bërë.
Duka na dhënë këtë roman plot plagë…Të tmerrëshëm…

RIZA LAHI 

UNIVERSITETET “ UNIVERSUM-I “ dhe " NËNA TEREZE "...




Të ndëruar, sot solemnisht është nënshkruar marrëveshja mes “ RITHS “-
njësisë së tyre në Kosovë, Universiteti “ Nëna Terezë “ për
partneritet strategjik me Kolegjin Universitar “ Universum “ për të
ofruar programe të akredituara në fushën e inxhinierisë, teknologjisë
informative dhe shkencave kompjuterike në Kosovë. Isha i ftuar, por
duke menduar se cermonia do të mbahej në Veternik ( e solemniteti
mbahej në Ulpianë ) mbeta pa i kontribuar këtij akti të rëndësishëm të
nënshkrimit të bashkpunimit. Ndaj, e shoh të udhës që edhe zotërinjtë
nga palët nënshkruese edhe Juve të nderuar miq, shokë e kolegë t ju
prezantoj materialin e përgaditur për kontribut modest nga ana ime.

Ju falenderoj për kohën, Ju përshëndes dhe Ju uroj suksese.

Përshëndetje e suksese.

Selatin Kaçaniku,


Themelimi i çdo Universiteti të ri  është padyshim përfitim i  madh
për të gjithë ne. Edhe lidhja e bashkëpunimit mes Universiteteve, si
kjo marrëveshje në mes të “ Rajital Institute of Technology and Health
Sciences “ (RITHS) nga India dhe Kolegjit Universitar Universum pëmes
së cilës marreveshje fillon punën Universiteti “ Nëna Terezë “ në
Kosovë me programe të akredituara nga “ Edexcel “ në Britani të Madhe,
është një veprim i mire, i duhur që paralajmëron rezultate e suksese.

Por, nga e gjithë kjo që dëgjova nuk vërejta diç ndryshe në trajtimin
e studentit: Si konsumues i dijes, i shkenës, i qasjes pedagogjike, i
metodikës së punës, i …fryteve të pritura nga Edukimi Universitar ?!
Kamë përshtypjen se, duke u nisur nga UP e tutje, studenti trajtohet
si një femijë të cilit i  serviret çdo gjë, i imponohet gjithëçka. Nuk
do të doja që kjo qasje e “ demoduar “ të gjej shtrirje edhe këtu.
Është studenti ai që arsyeton dhe stimulon krijimin dhe ekzistimin e
arsimit universitar; Është studenti ai që duhet ta evaluojë
arritshmërinë e Universitetit, të fakultetit dhe të pedagogëve, të
arsimit universitar; Është studenti ai subjekt i cili duhet të
rezultojë me suksesëshmërinë e të arriturave e të shërbimeve; Është
studenti ai…deri sa ai paguan për shkollim, sepse ai është subjekti
absorbues i gjithë dijes dhe shkencës së ofruar këtu. Nëse studenti
është pranuar në fakultet ai është “ licencuar “ si i aftë dhe i
zgjuar për arritshmëri në Universitet – gjë që Universiteti duhet ta
dëshmojë dhe duhet t ia njohë të drejtën studentit për evaluim.

Një tjetër çështje për të cilën do të duhesha të shprehem dhe të jem
kontribues  është raporti student – Universitet dhe student – pedagog
universitar. Angazhohem për raporte korrekte e rrespekt të plotë të
studentit, për mua konsumator i dijes dhe i shërbimeve tjera të
arsimimit universitar. Studenti është palë e barabartë, ashtu si e
parasheh edhe kontrata mbi regjistrimin në Universitet, me
Universitetin, me pedagogët, me gjithë stafin. Për ta arritur këtë dhe
për ta fuqizuar, nevoitet një Këshill ose Komision neutral i cili do t
i shqyrtonte dhe arbitronte shqetësimet ose mospajtimet eventuale.
Ligjërimi dhe trajtimi ose qasja “ ex katedra “ ndaj studentit është e
tejkaluar. Studentin, që është punëdhënes për të gjithë stafin në
Universitet, duhet ta çmojnë e rrespektojnëe të gjithë, e në veçanti
pedagogët duke iu përmbajtur rigorozisht plan-programeve,
metodikave…orarit të ligjëratave, ushtrimeve e provimeve ndërsa
Universiteti me krjimin e kushteve teknike, humane, hapsinore,
laboratorike…për studime cilësore ( të mos ndodhë siq po ndodhë tani
në disa fakultete ku ligjëratat  zhvillohën në kushte të nivelit edhe
më të ulët se në disa shkolla të mesme, ku, për shkak të numrit tepër
të madh të studenteve provimet zvillohen vetëm me shkrim, ku mungon
puna praktike, ku ( disa ) pedagogët prepotentë sillen si sundues…?!
).

Nuk jamë ekspert i reformimeve të universitet, siq është modeli i
Bolonjës. Por, shoh se studentët e mbaruar me tre vjet universitet,
nuk trajtohen denjësisht as sa dikur studentët që mbaronin  shkollat e
larta. Për statusin e denjë të tyre nuk shoh angazhim as të
asociacioneve studentore, as të Universiteteve, të askujt. Kamë
përshtypjen se si shoqëri, si Shtet dolëm fare të papërgaditur, se
studentët i sollëm në lajthitje, se bizneset që duhet  t i punësojnë
këta studentë të mbaruar kanë frikë e dyshim në aftësitë e tyre
profesionale të përfituara në Universitet. Këto tri universitete në
bashkpunim, do të duheshte t i bashkojnë forcat dhe ta përmirësojnë
këtë klimë.

E mora në gojë biznesin dhe po vazhdoj. Gëzohem që këtu pati të ftuar
edhe nga një asociacion i bizneseve të Kosovës.– kjo më jep shpresë se
janë bërë ose do të bëhen hulumtime të nevojshme për nevojat dhe
mundësitë e absorbimit të profileve të caktuara të kuadrove të
prodhuara në këtë Universitet. Nëse jo sot shpresoj se këto hulumtime
do të bëhen, dhe se kjo do të bëhet në bashkpunim me të gjitha
asociacionet e bizneseve dhe të afaristëve të Kosovës, duke i kyqyur
edhe asociacionet e Rajonit dhe të Indisë, të cilëve këto universitete
pretendojnë t i përgadisin kuadro. Kjo, nga se akoma ka diferenca mes
nxënies së teorise dhe të praktikës.

I ceka resurset humane. Po, i njëjti “ pedagog “ qarkullon e bën tezga
në shumë fakultete e universitete, është edhe këshilltar në disa
ministri e institucione – dhe është i “ pazëvendësueshëm “. Një si ky,
më 15.mars,2010 ( Ditën Botërore të Konsumatorit ) profesor e
këshilltar më pati deklaruar me mburrje se paguante 1.000 €  tatime në
muaj. Për sherr e llogarita menjëherë se do të duheshte të fitonte
20.000 €/muaj ose t i ketë “ nxonë “  20 vende pune ( nëse llogarisim
rrogën e profesorit prej 1.000 €/muaj ?! ). Mos ta harrojmë edhe
faktin se sa profesorëve pensionistë i “ ka dalur nafaka “ duke i
falenderuar hapjes së universiteteve private dhe mungesës së numrit të
mjaftueshëm të profesorëve / pedagogëve ?!
Ndaj, nuk mund t i shmangem dyshimit: Universiteti i ri do t i jep
shans kuadrove të reja, profesorëve e pedagogëve të mirëfilltë e të
rinjë të cilët do ta freskojnë edhe sistemin e  reformuar të Bolonjës
për studime ose do të detyrohet të angazhojë profesorë shëtitës,
endacakë, turistë, tezgaroshë…e mbi të gjithat “ autoritete
diktatoriale “ ex katedra “, nënçmues e ofendues studentësht, individë
që nuk kanë orë as kohë, nuk kanë sens as logjikë për kohën dhe
shkelin rëndë mbi dinjitetin e arsimimit universitar dhe mbi
dinjitetin e studentit ?!

Asnjë Universitet  në Kosovë nuk ka kushte për punë të mirëfilltë
shkencore. Edhe disa shkolla të mesme profesionale merren , të paktën
me punë hulumtuese inovative, ndërsa Universitetet, fakultetet…nuk e
di ?! Gjithë këta tituj doktorature pa punë shkencore ?! Kërkoj falje,
ndoshta e kamë gabim. Por, puna shkencore mendoj se është
kulminacioni, është arritshmëria, është fryti, është shkëlqimi i
Universitetit. Këto tri universitete,  mendoj se do të ishte mire t i
bashkojnë forcat dhe të krijojnë kushte për hulumtime shkencore. Se,
pretendimi për të prodhuar kuadro e profile për gjithë Rajonin dhe
Indinë e largët vështirë se mund të realizohet nëse këto universitete
nuk do të kenë mundësi që profesorëve / pedagogëve dhe studentëve t ju
mundësojnë kushte për punë hulumtuese shkencore.
Shpresolj se me një përkushtim e projekt serioz edhe Qeveria me
MASHT-in do të shprehnin interesimin që në këtë mënyrë të ngrisin
nivelin e cilësisë së studimeve në Kosovë, aq më pare kur kemi të
bëjmë me pretendimet për të Krijuar një Universitet që do të prodhojë
kuadro për gjithë Rajonin dhe për Indinë ?!

Vitin e kaluar UP-ja “ bleu “ qetësinë relative sociale duke pranuar
19.000 studentë të rinjë, anise ishte i vetëdijshëm se kapacitetet,
potencialet me të cilat dispononte kaherë nuk mjaftonin. Tani në UP,
në disa fakultete studentët dëgjojnë ligjëratat “ në dy, tre e në
katër kat…një mbi një “. Dy-tre fishi i studentëve të regjistruar nga
kapacitetet ekzistuese i detyrojnë studentët që një-dy orë para kohës
së ligjerateve ose ushtrimeve t i sulen sallave për të zënë vend, për
të mos qëndruar në këmbë, sepse ato fakultete nuk disponojnë me
hapsira të mjaftueshme ?!
Edhe sivjet, me pranimin e mbi 16.000 studentëve UP-ja zbuti presionin
e mundshëm me kërkesa për vende pune, e “ kurtalisi “Ministrinë e
punës dhe të mirëqenies Sociale e cila edhe sivjet i shpenzoi 120.000
€ në organizimin Panairit të Punës…E, vetëm 10 % nga maturantët e
shkollave të mesme dhe të diplomuarit e Universiteteve gjejnë punë në
Kosovë ?! Së këndejmi vetvetiu më imponohet pyetja: A do ta kenë këto
Universitete prioritet cilësinë në prodhimin e kuadrove ose
rentabilitetin në të ekzistuarit ekonomik të tyre, në të qenit të tyre
biznes suksesëshëm – në aspektin finansiar ?

Dhe në fund, kamë “ vërejtur një lloj gjelozie “ tek universitetet,
tek fakultetet. Derisa në Botë ka Universitete që pranojnë
arritshmërinë autodidakte të ekspertëve të caktuar, te ne kjo gjelozi
ose mungesa e sensit, ose ngulmtësia se dituria dhe shkenca del vetëm
nga Universiteti – pengon këtë trajtë të njohjes së aftësive ose të të
qenit ekspert. Përkundër faktit se kohëve të fundit kemi inflacion në
ndarjen e titujve DOKTOR HONORIS KAUZA te evaluimi i profesionalitetit
autodidakt ose i të qenit ekspert, inovator ja zbulues autodidakt nuk
kamë dëgjuar të ketë nisjativë, lëvizje, projekte, vizione…nga
fakultetet, nga universitetet tona ?!
SHEMBULLI I PARË KONKRET:
Një elektroteknik në Komunën e Podujevës ka konstruktuar për vehte një
hidrocentral të vogël – sa për nevojat e familjes së tij. Ai
deklarohet se është i gatshëm ta elektrifikojë gjithë fshatin. Nga
universitetet nuk dëgjova të ketë reagim – për vlerësimin e
arritshmërisë së tij, përkundër faktit se nuk kamë dëgjuar asnjë rast
për asnjë elektroingjinier në Kosovë të ketë konstruktuar një
hidrtocentral të tillë ?!
SHEMBULLI  I  DYTË KONKRET:
Z. Kim Mehmeti është analist, politolog, është gazetar, është filosof,
është..çka mos, por me shkollë të mesme. Ai me sukses i mate forcat
edhe me profesorë fakulteti, dhe me institucione, edhe me doktorë
shkencash. Askush deri më sot nuk është kujtuar t ia valorizojë, t ia
evaluojë arritshmërinë, t ia mundësojë arritjen e titullit ?!
SHEMBULLI  I  TRETË KONKRET:
Një inxhinier i diplomuar i makinerisë ka zbuluar dhe ka vënë në
veprim një mekanizëm të thjeshtë, shumë të lire, që mund të vendoset
në vendin e zgjedhur nga vet pronari i veturës – për ta parandaluar
vjedhjen e automobilit. Nu ka reagim për evaluimin e arritshmërisë ?!
Ky titull do të ishte titull dhe për fakultetin edhe për Universitetin
ku ka shumë heshtakë të cilët nuk kanë forcë as guxim për ta dëshmuar
titullin që e kanë. Titullin prapa të cilit qëndruaka një fakultet,
një Universitet pa kushte për hulumtime shkencore?!
Shëmbëlltyra pa titull si elektrotekniku, si Kim Mehmeti e si
inxhinieri i makinerisë të cilët kanë krijuar e dëshmuar më shumë
kredi se sa i nevoiten një studenti të rregulltë për kalueshmëri ka
shumë në trojet tona.

Qëllimi im ishte t Ju përgëzoj për këtë Projekt Madhor por edhe të
kontribuoj. Do të isha i kënaqur nëse do të vlerosnit se pata sado pak
sukses me kontributin tim modest.


Përshëndetje e suksese.

Selatin Kaçaniku,

PABESIA E PESHKOP DOROTHEUT ÇAMËRIA E PËRGJAKUR


Shkrim eksluziv për Floripress nga Rasim Bebo

Kanё qёnё tre gjeneralё shqiptarё, tre renegatё, tre qё u kanё shёrbyer armiqve tanё shekullorё me devotshmёrrri. Ipari Ballaban Pasha nga Himara, i shёrbeu turqisё. I Dyti Mark Milani, i shёrbeu sllavo malazezeve. Dhe i treti Napolon Zerva nga fshati Zervё i Sulit tё Çamёrisё i shёrbeu Kishёs dhe qeverisё greke. Por ata erdhёn si armiq bёnё zullum dhe ikёn.  Por Gjeneral Ramiz Alia ua kalon atyre, ky sinon tё shkatёrrojё gjithё shqipёrine me dy fima kompllotuese. Vazhdon dhe askush nuk e ndalon, Dhe ne prap po aty.
Xh. Santaiana i universitetit tё Harvardit. “Na kujton ne tё gjithёve se ata qё nuk kujtojnё tё kaluarёn janё tё dёnuar ta pёrsёrisin atё”. (1)
Nё vorbullёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, Çamёria ka qёnё njё dorё ujё nё oqean, por kthimi i saj nё njё thertore dhe dёbim, na kujton thёnien e Viktor Hygoit:  “Madhёshtia e njё populli nuk varet nga numuri i banorёve, ashtu si madhёshtia e njё njeriu nuk varet nga gjatёsia e trupit”.
Ne duhet tё kujtojmё tre kryegrekёt shovenё qё kanё qёnё dhe janё mё anti shqiptarё si: Shёn Kozmai, Peshkop Dorotheus, Peshkop Janullatos etj., pёr kёta  Thimi Mitkon  thotё: “Dhashtё Zoti e tё ketё Shqipёria fat tё mirё, se kemi shumё armiq dhe mё tё mёdhenjtё janё grekёt qё na luftojnё me kishё e konsuj” (2).
Por kёtyre ua kalon partiaku Ramis Alia. “Ky bёn haptazi punёn e grekut, po njё pune edhe mё tё rezikshme, qё s’e bёjnё dotё as vetё grekёt” (Mazar Dino). Dhe ne po kёtu.
Zhan Klod Faveirial thotё: “Murgu Kozma, ka qёnё tepёr rrёnimtar pёr kombin shqiptar ... ky nuk predikonte ungjillin, por kёrcёnonte me shkishёrim nga patriakati grek tё gjithё shqiptarёt qё nuk flisnin vetёm greqisht. (Vendin e Shёn Kozmait sot e ka Genc Pollo shёn. im) Arevantini thote se ai predikonte edhe kundёr çifutёve, dhe se çifutёt e denoncuan tek Kurt Pashё Berati dhe ky dha urdhёr per ta vrarё duke e ngulur nё hu, mё 24 gusht 1779”. (3).  I nderuar Lexues, krahaso: qeverin e sotme me qeverin e Kurt Pash Beratit dhe Shёn Kozmanё e 250 vjetёve mё parё me Peshkop Janullatosin Sot.
N. Zhango shkruan: “Dhespoti i Paramithisё Dorotheus ёshtё perfaqesues i qeveris greke nёn mbrojtjen e autoriteteve gjermane. Nё bashkёpunim me kishёn, gjenerali grek Ralis, komandant i forcave pro naziste dhe kolonel Tavullavis, ministёr i mbredshёm dhe kolonel Napolon Zerva, shkruan urdhёrin: Policia dhe xhandarmёria greke tё vihet nёn urdhёrin e nazistёve gjerman. Zerva u vu nё krye tё EDES-it, organizatё terroriste, ushtri bandash, e ngritur 10-3-1941 qё vepronte nё Epir”. (R. Bebo “Dodona...”, bot. 2007, f. 517).
“...Nё mbarim tё vitit 1939, nёn drejtimin e dhespoptit tё Janinёs dhe tё qeverisё greke u thirrёn: Rigenjtё e Paramithis,Pitulenjtё e Gumenicёs, Niko Kufulla i Filatit, Spiro Garo nga Parga. Dhespotёt e kryekishave tё Paramithise, Prevezёs, Pargёs  etj., Kёrkuan ngritjen e cetave tё pёrbёra prej vrasёsish, pёr tё zhdukur çamёrit sapo tё pёlciste lufta e pritur greko-italjane” .  Po aty “Ti vrasim tё tёrё, qё tё mos gjёnden nё Çamёri asnjё shqiptar mysliman e kёshtu tё mos ketё Shqipёria ç’tё kёrkojё”. Tha dhespoti i mitropolisё sё Janinёs. Kёrkesa e tij u pёlqye nga shumica dёrmuese e tё pranishmёve me pёrjashtim tё dy vetёve: Niko kufulla dhe Spiro garo. “Jo, kёtё ne s’mund ta bёjmё, se do na vrasin njerёzit tanё nё Shqipёri”, thanё ata. Pas atyre fjalёve u hoq dorё nga shfarrosja nё masё me atё mёnyrё, po prapёseprapё çeta si ajo e Thoma Pitulit, e Vasil Ballemit me shokё, pas shpёrthimit tё luftёs bёnё shumё vrasje nga mё tё ndryshmet”.(4)
Jorgos Margaritis shkruan: “Mё 6 dhjetor 1942 njё nga udhёheqёsit mё seriozё dhe mё tё fuqishmit e çameve, Jasin Sadiku , u vra (nga Vasil Ballёmi shёn im). Menjёherё njё ditё mё pas, nga komiteti i spatharajve, kryetari i tij Vasilios Tsupis, prifti Spiridhom Nutsis si dhe nёntё barinj u vranё dhe u rrёmbien 1000 dele. Nё mbremjen e datёs 9  mbi 300 muhamedanё u nisёn nga Margёlleçi pёr tё sulmuar fshatin Spathar... Kyetari i muhamedanёve Luto Rojba, vjёhёri i sёbijёs sё Jasin Sadikut, thirri Dhimitёr Xhimёn nga Morfati, pasi i tregoi pёr sulmin qё po ndёrmerrnin, i kёrkoi “besa-bese” pёr asnjanёsi dhe besim reciprok. Por pёrleshjet vazhduan. Dhe mё tej”. Jorgos Margaritis vzhdon: “...EDES-it (Ushtria Demokratike Kombёtare Greke) dhe ELAS-it (Ushtria Çlirimtare popullore Greke), kishin njё emrues tё pёrbashkёt pёr kundra Çamёrisё myslimane”. (5)
Mё 21 shkurt 1944, Nuri Dino i dёrgon njё letёr Shefqet Peçit: “Mjaft gjak shqiptari vaditi tokёn tonё, mjaft larg u dёgjua afshi i popullit tonё pёr liri dhe kjo mjafton pёr tё nesёrmen, po e nesёrmja duhet tё na gjёjё tё bashkuar me shumё se kurrё... Pёr hirё tё gjakut qe na bashkon dhe tё zakonit, qё s’smund tё na ndajё”.  Asnjё pёrgjigje nga Shefqet Peçi. (6).
Kёshilli ishte njoftuar sa duhet pёr grackёn e pregatitur nё Paramithi nga Metrpoliti  Dorotheus me zervistёt, por fatkeqёsisht nuk i vlerёsonin. Agjentura greke shtoi pёrpjekjet pёr tё mashtruar myslimanёt me fjalё mё tё mira si: “Mos kini frikё, se s’u nget kush as me njё lule. Askujt s’ka pёr t’i hyrё gjёmb nё kёmbё. Pastaj ju jeni me mallё gjё, si do tu ktheni krahёt e t’i lini shkretё t’i hajё deri e dosa?”
Riza Nezhipi dhe Din Met Meri nga Paramithia, u njoftuan nga mikui tyre Harallamb  Kalojeropulli nga njё fshat i Janinёs, Napolon Zervёn e kam dёgjuar vetё qё ka thёnё: “Çamёve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me tё mirё, qё tё mos tё na ikin nga duart deri sa tё zёmё kufirin. Pasi t’i kemi mbillur si ne vathё, jo vetёm nga njerezit qё nuk do te lemё nё kёmbё shtruar, po do shkojme nё thike edhe macet e tyre. Brёnda datёs 10 qershor 1944, Rizai vrapoi nxitimthi nё Paramithi pёr t’i njoftuar. Po krerёt si myftiu Hasan Abdulla, Sali Hafizi, Hafiz Abdulla, Abedin Bako etj., kёta nuk ua vunё veshin fjaleve tё Rizait: -Grekёrit u afruan tek dera dhe kanё vendosur tё na shuajnё me kuç e me maç; tё ikim sa janё akoma udhёt hapur!
 Myftiu Hasan Abdullai me shoket e tij, ishte aq vendosur nga premtimet e peshkop Dorotheus, dhe u pёrgjigjej: “Qeveria greke nuk mund tё lejojё tё bёhen kёtu gjёra tё tylla, se turpёron veten e saj dhe njollos pёr jetё historinё e kombit tё vet, -pёrfundoi Myftiu Hasan Abdullahu. -Ato qё thua ti, janё profka e pallavra tё atyre qё duan tё na trёmbin qё tё ikim e t’u lёmё pasuritё tona, -tha myfti Sali Hafizi.
U ndeshёn dy kundёrshtarё kryesorё: Myftiu nga njёra anё, qё ngulmonte pёr tё mos u shpёrngulur dhe Mazar Dino kryetar i kёshillit nga ana tjetёr qё kёshillonte  zhvendosjen, pёrkohёsisht tё paktёn nё fshatrat mё nё thellёsi dhe tё mbrojtur si, Mazrekё, kurtes etj.
Me qё askush nuk lёshoi pё, Mazari i tha: -Ti bёn haptazi punёn e grekut, po njё punё edhe mё tё rrezikshme qё s’e bёjnё dot as vetё grekёrit. Myftiu iu pёrgjigj:  -Ti, po e pe keq kёrcet e ikёn, po populli s’ka nga vete. Kam 31 vjet qё kam vazhduar kёtё udhё vetёm e vetёm qё tё shpёtoj njerёzit nga therja dhe zhdukja. Myftiu kishte besuar te besa e dhёnё e Mitrpolitit Dorotheus, por ishte besё kishёs greke.
Kёshilli arrestoi myftinё dhe disa nga mbёshtetёsit e tij mё tё rёndёsishёm nё tёrё Çamёrinё si: Qazim Rexhepin nga Paramithia, Isuf Izetin nga Varfanji, Xhafer Xorxin nga Filati e tj. Pati ndёrhyrje te komanda gjermane, i cili i detytoi Kёshillin t’i lёshonte tё burgosurit.
Çdo ditё qё kalonte dhe mendimi pёr tё ikur shtohej, dhe pёr tё ndaluar shpёrnguljen u pёrdor dinakёria greke. U ftuan nё takim Myftiu i Paramithise Hasan Abdullai, Sali Hafezi dhe Qazim Rexhepi. Takimi u bё nё fshatin Popovё. Pala greke (EDES-it) kryesohej nga Lefter Shtrungari, me tё mernin pjesё edhe dy oficerё anglezё qё bashkёvepronin me Zervёn. Morёn premtimet greke se Çamet do tё bёhen fuqiplotё! Njerёzit tё mos ikin! Ju japim fjalёn e nderit se nuk do tё preket njeri as me njё lule. U fol se u kishin dhёnё 3000 sterlina. “Jepuani, se atje do t’i gjёjmё tok me krerёt e tyre, kishte thёnё Napolon Zerva”.
Mjedisi aq i vrerёt e tejet kёrcёnueshёm pёr çamёt myslimane, Çam tё krishterё njoftonin çamet myslimanё pёr rrezikun qё po afrohej. Kёshtu Trifon Bello, fqinjit te vet,Ibrahim Katiut i tha:  - Ikni sa mё parё, se do t’u vrasin tё gjithёve!
Dhe pyetjes: Pёrse do na vrasin? Trifoni iu pёrgjigj:  -ёshtё urdhёr! Janё betuar, kanё shkelur kriqin qё tё mos lёnё gjallё asnjё nga ju. Ibrahim Katiu ishte i bindur pёr rrezikun, por prapё rrinte nё mёdyshje, deri sa Llaq Çavo, po nga Paramithia, i shkoi fshehura natёn nё shtёpi dhe i tha :  - Ik shpejt po munde mos tё tё zёrё as mёngjesi kёtu! Do t’u vrasin pa njё pa dy. Hristo Bika i pati thёnё Haki Bilalit:  -Ngrehuni e ikni njё sahat e mё parё, sepse zervistёt janё betuar qё çdo mysliman qё tё zёnё, tё madh apo tё vogёl do ta shkojnё nё thikё.
Erdhёn lajmёtarё nga Margёlleçi, Gumenica, Vola, 24  orё para masakres nё Paramithi pёr tё mbushur mёndjen, qё njё orё e mё parё popullata tё kalonte nё fshatrat malore nё perёndim pёr ballё qytetit, ku gjёndeshin nё vend dhe fuqi tё afta pёr mbrojtje, por Myftiut tё Paramithisё nuk ja kthien mёndjen.
Rojet e pakta mbrojtёse tё qytetit, dalluan se gjatё natёs se 26 dhe 27 qershorit 1944, zervistёt po i afroheshin Paramithisё nga tё tria anёt: jug, lindje, veri. Nё mёngjes herёt, mbrojtёsit e vendosur nё Gallata, goditёn kolonёn qё po zbriste nё qytet nga ana e Shkallёs. Shpёrthyen breshёri tё dendura pushkёsh dhe mitrolozёsh; ishin tё vendosur tё luftonin deri nё fishekun dhe pikёn e fundit tё gjakut, pasi ishin tё bindur se rrugё tjetёr nuk kishin. Mirёpo, dhespot Dorotheus, nёnprefekt Kanellopulli vrapuan tek myftiu Sali Hafezi dhe i mbushёn mёndjen pёr ndёrprerjen e qёndresёs, pasi zervistёt do tё hynin nё mёnyrё paqёsore dhe nuk do tё ngacmonin kёrkёnd. Myfti Sali Hafёzi e hёngri atё rreng dhe sёbashku me dhespotin e tё tjerё, u ngjitёn nё Gallata. U bёnё thirrje luftёtarёve tё ndalonin zjarrin, duke u zotuar se zervistёt nuk do tё bёnin as dёmin mё tё vogёl dhe ia rritёn t’i bindnin. Zervistёt u pritёn nё hyrje tё Gallatait nga Dhespoti Dorotheus dhe Myftinjtё Sali Hafuzi, Hasan Abdullai dhe parёsi myslimane e tё krishtere.
Historiani Jan G. Sharra “Historia” f. 660 thotё: “Zervistёt e regjimentit te XVI-tё, tё komanduar nga major Kranjai, mbas takimit me Thespot Dorotheus, njofton: “Urdhёrohen tёrё ata qё kanё armё t’i dorёzojnё menjёherё, se qetёsinё do ta mbajё ushtria. Askush tё mos ketё frikё! Kёdo e quajmё vlla! Duam tё bashkёpunojmё dhe tё ndihmojmё njeri tjetrin”. (Fletore “Bashkimi” nr. 681, dt. 3-7-1947). (6).
Rreth mesditёs, kur ende nuk kishte mbaruar mirё dorёzimi i atyre pak armёve qё ndodheshin nё duart e qytetarёve dhe kur tregtarёt, qё besuan shpalljen, sapo kishin çelur duqanet, zervistёt grupe-grupe tё pёrbёrё nga Çomenjtё, Dokenjtё, Pantazenjtё, Paskot e shumё tё tjerё gjakatarё, tё drejtuar nga oficerё u derdhёn egёrsisht mbi popullatёn (kujtime nga Elmaz Asllani nga Paramithia, dt. 1906). Ndёr vrasёsit ishin edhe: prift Andoni, robaqesja Athina, Samarbёrёsi Çil Coni, Nikoll Rafti etj. Ata qёllonin kёdo qё shihnin dhe vrisnin kёdo qё gjenin pёrpara. Me tё dёgjuar krismat e pushkёve dhe tё mitrolozave njerёzia ia dhanё nё pikё tё vrapit nga tё mundnin pёr tё shpёtuar sikush kokёn e vet. Me tё shumtit u derdhёn drejt anёs perёndimore, nga mendohej se mund tё mos ishte mbyllur ende. Pati raste qё e njёjta familje nё vrap e sipёr tё shkёputej mё dysh: familja e Çafa Miles, ndёrsa Çafaj me njёrin nga bijtё, Sadiun dhe fёmijtё e djalit tjetёr, Hakiut, arritёn tё kalonin, ndёrsa Hakiu me tё ёmёn, Salihen ua prenё udhёn, (u mbyll rrethimi) Hakiun e mbёrthyen disa zervistё dhe nё sy tё sё ёmёs, e vunё poshtё dhe i prёnё kokёn. Pastaj ngritёn nga muri njё pllakё tё madhe guri dhe, ia vёrvitёn mbi kokёn e prerё ia benё petё. Salihen e mbyllёn nё burg. Rrugёt dhe sheshet u mbushёn me tё vrarё:  5-6 kёtu, 7-8 atje, 10-12 me tej. U krijua njё tmerr i pashembullt.
Duke kёrkuar shpёtim futeshin nё shtёpitё e krishterёve si nё ate tё Jot Barbes  etj., po pёr habin e tyre vete ata po ua hanin kokёn!
Dёshmitaria Fetije Saliu, po nga Paramithia tregon se, kur zervistёt u turrёn tё thernin Maksutin 6 muajsh dhe, e ёma e mbuloi djepin me trupin e vet, zervistёt i ngulin thikёn nё kurriz ajo u pёrplas pa frymё nё dysheme.
Te shtёpia e Myfti Hasan Abdullait, drekuan Taq Shtrungari me 7-8 trima, pasi hangrёn pёr 2-3 orё, u pa besa qё kishte dhёnё peshkop Dorotheus myftiut. Atё e kapёn nga mjekra dhe ja prenё kokёn, therёn tё shoqen tё birin dhe pas perdhunimit tё bijёs e therёn edhe atё. Plakun 80 vjeçar, Shaban Gazirin e bёnё copa-copa. Dy tё fshehur nё trarёt e tavanit Elmazi dhe Tahsimi, u spiunuan nga “miku” Thoma Faço. Menjёherё i theren. Po kjo tragjedi ndodhi edhe nё shtёpin e Sali Hafёzit nga major Kranjai. (tregim nga Shefqet Sulejmani nga Paramithia (dt. 1926)
Historiani grek N. Zhango thekson: “Njerёz tё egёr e barbarё qё kёrkonin lira e plaçka hynin si zotёr nё shtёpitё, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kё donin. Ç’tmerr, ç’farё neverie! Njё shtazёri e padёgjuar, jashtё çdo llogjike njerёzore. Historia fsheh fytyrёn nga turpi”. (7).
Mbi kёtё holokaust, Niko Zhango vazhdon: “Fati i tё burgosurve nё Paramithi u bё e njohur me gjakёsitё nё vazhdim. Erёkundёrmonjёse nё shtёpin e Sali Hafezit me tre kate dhe mbi 30 dhoma ku mbaheshin tё mbyllur mbi 500 gra e fёmijё nёn moshёn 15 vjeçare. Vdekje fёmijesh, pamje rrёnqethёse e grave myslimane qё hiqeshin zvarre dhe pёrdhunoheshin gjysmё tё vdekura. (8).
Hisoriani Beqir Meta shkruan: “Masakrat  nё Paramithi vazhduan 4-5 ditё. Gjatё kohёs, kur nё qytet po kryheshin masakra tё tmerrshme, Mitropoliti Dorotheu, i cili kishte qёnё garant pёr moscёnimin e popullsisё myslimane, festonte “fitoren” me komandantёt e bandave dhe bekonte krimet e tyre. Ky mitropolit, deri nё kёtё kohё, kishte qenё njё nga bashkёpuntorёt mё aktivё tё gjermanёve” (9).
Dёshmitarёt tregojnё pёr shtepin e myftiut “burg”: “Na jepnin njё fetё bukё misri , as 100 gram nё ditё dhe njё lugё bizeleje ose fasuleje pa kripё. Llambro Miho nga Paramithia ishte i vetmi njeri qё na ndihmoi pёr tё mbajtur shpirin. Ai kishte njё furrё buke dhe gjelltore. Ai vinte çdo ditё dhe na sillte buke dhe gjellё, ne na binte nga njё kafshitё se ishim shumё. S’kishim as me se tё laheshim e as ku tё laheshim, flinim ngjitur me njeri tjetrin! Na piu morri, sёmundjet dhe uria , dhe kёshtu vdisnin 5, 6, 7, dhe 10, 12 ne dite”. (10).
Erdhёn disa mjekё anglezё, tё veshur me maska, sepse ne, veç se tё sёmurё, kutёrbonim nga fёlliqёsia. Mjekёt pasi na vizituan u thanё: “Ja zboni, ja vritni, se brёnda pak ditёve do t’u marrin edhe juve me vete nё atё botё”. Kёshtu Mitro Bello na solli ca ushqime dhe na nisёn 250 gra e fёmijё shumё tё raskapitur, morrёm rrugёn Minine, Filat, Koske dhe mbritёm  nё Shqipёri.
Jorgos Margaritis:...Me gjithё premtimet e peshkop Dorotheus dhe Napolon Zervёs, mbrenda pak ditёve, mё 27 qershor, ditёn e parё tё “çlirimit”, qyteti u kthye nё thertore. Tё gjitha dёshmite nga çdo palё qё tё vijnё, bien dakord nё shtrirjen dhe dhunёn e vrasjeve e tё keqtrajtimeve nё kurrizin e banorёve myslimanё...-u vranё nё mёnyrat mё çnjerёzore, mbrenda dhe pёr rreth qytetit. Keqtrajtimi i pёrgjithshёm i grave dhe rrёmbimi i pasurive...” (11).
Historiani Jan G. Sharra vёren: “Urrejtja dhe egёrsia qё ziente nё vetdijen e tyre, shpёrthyen me furi mbi gratё, fёmijёt, pleqtё dhe tё pafajshёm tё tjerё. Shumё çamё islamё zervistёt i rrёzonin tё gjallё nga ura e Naçit pranё Filatit. Nёnave u rrёmbenin fёmijtё nga duart e nga gjiri u ngulnin bajonetёn dhe i ngrinin lartё. Po para syve tё nёnave vrisnin djelmoshat 15-18 vjeharё. Egёrsia greke mbi popullin cam, kalon çdo lloj instikti kafshёror. Njё grua nga fshati Kacjan me foshnjёn ende nё gji, zervistёt e ndanё me spate nё katёr pjesё dhe e varёn nё njё pemё; sё toku me gjakun i rridhte dhe qumushti i gjinjeve. (12)
Sipas Niko Zhangos : “Tёrё çamёrit qё u gjetёn nё Karbunarё u vranё dhe u hodhёn nёpёr hendeqe: njё nane me 7 fёmijё si edhe tё vegjёl tё tjerё; 3 vajzat e Muharem Agushit, nusja e Hodos dhe Ajshe Agushi. Ndёrsa Lefter Shrungari me shokё, Mehmet Qamilit i vranё nё shtёpin e vet tё ёmёn dhe tre tё bijat; tё shoqes shtatzanё i çanё barkun dhe i qitёn fёmijёn, sipas dёshmive zervistёt therёn 41 gra e fimijё. (Fletoria “Bashkimi i Kombit” nr.202, 27-8-1944. (13).
Historiani  Albert Kotini na jep kёtё episod: “Vasil Ballёmi i dogji djalin nё furrё Naile Gjinikёs nga Margёllёçi.  Kur ia kapёn djalin e vet Vasil Ballёmit dhe ia dhanё Nailes qё tani kishte tё drejtё tё hakmerrej edhe ajo pёr djalin e saj tё djegur nё furrё. Po ajo jo vetёm qё nuk pranoi, por tha:  -Mua djalin nuk ma ka djegur ky fёmijё!  Mbasi e mbajti 7 ditё, ia dorёzoi Vasil Ballёmit, kriminelit tё Çamёrisё. Qё atё ditё Vasili u betua se nuk do tё qёllonte mё mbi shqiptarёt e Çamёrisё”. (14).
“Ndёrmjet atyre tmerreve nё Spatar ndodhi edhe kjo ngjarje kuptimplote: Lulo Ahmet Qamili nga Janjari, femёr veçanёrisht e bukur e martuar para nje viti me spatarjotin Dalan Cullani u kap nё Spatar nga zervistёt. Kёta vrane tё gjithё ata qё zunё, ndёrsa Lulon e ruajti njё oficer per ta marrё me vete. Kjo sa dinake aq edhe trime, u duk sikur u bind me tёrё mend. Oficeri i gёzuar se ia arriti qellimit, vari automatikun nё gozhdё dhe kaloi nё tё ndarёn tjetёr pёr tё treguar shoqёruesve tё tij. Kurse Lulo rrёmbeu automatikun dhe me njё shkathёsi e guxim tё habitshёm vrapoi tek dera dhe i griu tё gjithё sa ishin nё tё ndarёn fqinje. Zervistёt qё ndodheshin rreth e rrotull, duke menduar se dikush prej tyre po vriste fshatarёt, nuk u shqetёsuan. Nga kjo moskokёçarje e tyre pёrfitoi Lulo, e cila me automatikun nёn nje cipune (nje lloi sharku i hollё) u largua pa tёrhequr vёmёndjen e askujt dhe kёshtu, pas disa ore udhёtimi mundi tё arrinte nё Konispol”. (15).
J. Margaritis  shkruan: “23 shtaor 1944 duke u gdhirё data 24, forcat e komanduar nga Kranjaj dhe Shtrungari. hynё nё Filat. Mbёrritja e kёtyre forcave ishte njё snjal pёr fillimin e masakres. 47 burra,gra dhe fёmije u masalkruan nё Filat, ndёrsa nё Spatar... u masakruan  157 persona. Tё gjitha gratё dhe vajzat e reja u keqtrajtuan dhe u pёrdhunuan nga kriminelёt e zervёs”.  Kranjai urdhёroi nё Filat: “Andartё! Bёni ç’tё doni; vrisni e prisni pa dalluar e mёshiruar kёrkёnd, qoftё ky burrё, grua e foshnjё. Ç’nderoni ke t’iu pelqejё: vajza, nuse, tё reja!...Asnjё shqiptar mos lini tё gjallё”. (16).
Jan G. Sharra thote: “...shlyerja e llogarive do tё bёhej me çrrёnjosjen e tyre nga toka e tё parёve tё vet, nga atdheu i tyre.” Dhe me tej: Gjakёsitё nё Paramithi dhe ngjarjet qё rrodhёn mё pastaj, nuk linin pikё dyshimi se , po qe qё donin tё mbijetonin si popull, duhej tё shpёrnguleshin” (17).
Analisti i problemeve ballkanike, Xhejms Petifer, shkruan: “Qeveria britanike ka njё lidhje direkte, me trupat e zervёs, tё cilёt kryen krime nga mё tё rёndat ndaj çameve, krime lufte dhe mizori, Zerva ishte nёn kontrollin e C. M. Ёoodhouse, komadant i misionit ushtarak  britanik nё rezistencёn greke. Dhe mё tej, oficeri Naxhel Kllajv, ka shkruar: “Ne kemi kryer gabime tё tmerrshme duke mёshiruar Zervёn nё atё mёnyrё”. (18).
Jorgos Margaritis shkruan: “...Fronti Çlirimtar i Shqipёrisё, nuk pranoi tё vazhdonte raprezalje nё kurriz tё minoritetit grek, qё jetonte nё vendin fqinj. Nё kundёrshtim me praktikat  e vazhdueshme ballkanike, Gjaku nuk u shpёrblye me gjak dhe dёbimi nuk u shpёrblye me dёbim ... vetёm vendi ynё “mёsoi qytetёrim”. Nё kёtё rastё mёsimi ёshtё i jashtёzakonshёm  dhe sigurishtё nuk vjen nga pala greke”! (19).
Nga Pullub xhufi citojme: “Me trishtim shikojmё serinё e lёshimeve alias-tradhёtive –shpёrberja e turpёshme tё autoqefalis dhe pushtimi tё kreut tё KOASH nga nje klerik grek, militant i helenizmit.” Qeveria e jone ka harruar porosin e pavdekshme te NOLIT: “Kisha greke ёshtё kisha e Satanait. Ruhuni prej saj nё rast se nuk doni t’ju bejё gjёmёn”.  Kur erdha ne fund te artikullit dhe vet jam ne fund tё pusit, pres pёr tё dalё! Jo nga balta qё qёndron mbi baltё.

R e f e r e n c e

1. E. Jacques  “Shqiptarёt”, bot.1995, f. XVII.
2. E. Mete  “Dodona...”  bot. 2007, f. 712.
3. Zh. Klod Faveirial “Historia e Shqipёrise” bot. 2004, f. 389.
4. Ibrahim Hoxha “Viset Kombёtare...”,  bot. 2000, f. 255.
5. J. Margaritis “Bashkёpuntorё...”, bot. 2009, f. 137, 171, 142.
6.  Historiani  grek Jan G. Sharra  “Historia”. F. 660. (“Dodona...”, f. 487)
7.  Historiani grek Niko Xhango thekson: “Zeusi”, bot. 2009, f. 317.
8.  Niko Xhango “Dodona ...” bot 2007, f. 490.
9.  B. Mete  “Tragjedia Çame”, bot. 2007, f. 71.
10. Rsim Bebo  “Dodona...”, bot. 2007, f.502.
11.  J. Margariti “Bashkёpatriotё...”, bot. 2009, f. 141.
12.  Jan G.harra “Dodona...”, bot. 2007, f.490.
13.  Historiani Niko Zhango Shkruan: “Viset Kombёtare...”, bot. 2000, f. 368.
14.  Historiani Albert Kotini “Dodona”, bot. 2007, f. 505-506.
15.  I. Hoxha “Viset Kombёtare”, bot. 2000, f. 385.
16.  J. Margaritis “Bashkёpuntorё” f. 185 dhe “Viset Kombёtare...”, f. 381.
17.  Jan G. Sharra historian grek  “Viset Kombetare...”, bot. 2000, f. 368.
18.  Analisti Xhejm Petifer “Dodona...”, bot. 2007,  f. 493.
19.  Historiani grek J. Margaritis “Bashkёpuntorё...”, bot. 2009, f. 147.

Rasim Bebo Adison Çikago korrik 2011.


2011/07/15

Cikël poetik nga Saranda Shala


image 

Ka emër ndër më të veçantëm Saranda Shala , emrin e qytetit më të bukur jugor. Por ajo që e bën më intersant këtë emër është se emrin ja ka vendosur  xhaxhai kur ai ishte në burg nga regjimi i  serboçetnikut Sllobodan Milosheciqit.

Saranda Shala u lind më 16  .04.1986 në Prishtinë. Që në bankat e shkollës fillore ajo kishte talent për  shkrime dhe poezi. Pas përfundimit të shkollës së mesme të mjekësis” Dr.Ali Sokoli”, ajo, vazhdoi studimet në fakultetin e “Komunikimit Masiv-Gazetari”, në Prishtinë. Ambiciet e saj për një të ardhme më te mirë e shtynë të vazhdoi studimet ne degën e “Psikologjisë”, në  Universitetin e Prishtinës.Një kohë ka qenë bashkëpuntore në  gazetën “Epoka e Re”,dhe “Nacional Plus”.Poezinë, ajo, e shkruan me një lirikë të thellë.Të gjitha ato ndjenja që ia thotë shpirti, ajo i hedh në letër.Shkrimin ajo e konsideron pjesë të pandashmë dhe përbërëse të personalitetit.

Mesazhi i saj  në jetë është: ”Çdo ditëtë dëgjosh një këngë, të lexosh një poezi të mirë, të shikosh një pikturë të bukur dhe, po qe e mundur, të thuash ca fjalë të  mençura.”


E vetmuar mendoj 

Atmosferë e zymtë ndihet brënda
tik taket e orës s’kanë të ndalur
jashtë ben ftohtë, si nje stuhi që rreket pa pushim
vjeshta mbuloi qytetin tim..!


Gjethët e shprishura i ndiej si bien 
një nga një
pushoi në dërrasen e kalbur që moti
mundohem të ik nga kjo apati
ka ditë që shpirti më vlon 
të të them dicka në këtë letër të bardh
as shkronjat s’mund t’i gjej dot

Vjen nata si furtunë brënda meje
torrua me harresën me ikën prap
vetja nuk me ngjan si një e re
lodhja trupin ma ka mpirë
Netët e trishta që nuk mbarojnë

Prape fillo nga e para
t’i numeroj njl nga një…!!!

Gjërë sa unë të jem e harruar
nga ju O miqtë e mi
të gjitha 
do t’i hedh ne det 
sdo t’i kujtoj
dhe bashk me dallgët e detit
të nisem nga perëndon 
Dielli…

TË KËRKOJ
Një zë i paharruar del nga zemra
Emocionet shfaqen kur kujtoj fytyrën tënde
Të kërkoj, s’të gjej askund.
Një xixellonje nga qielli ra,
As ajo nuk bënte dritë
Shpresa u shua duke pritë..
Sonte as hëna për dreq nuk përgjigjet,
Yjet largohen në oqeanin tjetër,
Unë rrugëtoj..
Kërkimi im vazhdon në male,
Pyes zanat, mos të kanë parë sonte?
Ato, nuk më pergjigjen, ikën me shpejtësi..
Kam nevoje të të takoj..
Jeta më neglizhon, më ironizon
Ah, ky mall ma trazon shpirtin.
Kam nevojë për mbështetjen tënde..
Për fjalët e tua të arta..
Për buzëqeshjen tënde të ngrohtë.
Ty askush nuk mund të të zëvëndësojë,
Kërkimi mbetet vetëm ëndërr
Por, unë prape të kerkoj!...
KËRKOJ
LABIRINTH

Në dhomën time gjendet një fletë e bardhë
Në të mund të shkruaj vargjet e palexuara më parë

Mund të shkruaj gjithçka që di
Nuk jam ndonjë Markez apo gjeni për poezi

Nuk i njoh të gjitha misteriet e botës
Por, kam kuptuar qe bota sillet rreth nesh

E kjo botë vjen dhe më pyet..?
Pse rri vet në hijen e skëterrës time?
Eja dhe ti në brendësinë e botës sime...

Bota më donte ashtu si dhe  unë  e dua ,
Qëndroja me orë të tëra duke shikuar përreth.
Në të pash disa mrekulli ..
Fëmijë, margaritarë, që shkëlqenin  si rrezet e diellit
Djem e vajza që shëtisin me shpirt, me dashuri.
Të moshuar, ku pleqëria duket se shpirtin ua ka gërry

Midis mallit dhe dhimbjes
Në horizontet e jetës u rilinda përsëri

Sonte nuk më ndalon askush
Prandaj, mund të shkruaj
Gjithçka që di e që më duket që  asgjë nuk  di.

LYPSARI

Çdo ditë në rrugën e askujt
dorën e mpier
kërkon lëmosh
zemra nuk është gur
loti më tradhëton
ca lekë porsa ja lëshoj
vazhdon tek tjetri
ikën..
Tek tjerët shkon
deri në mesnatë
sorollatet rrugëve
shikimi i vujtur
fëmiju i Zotit,
lutet
Disa tallen me të
fyejnë e poshterojnë
nuk kanë zemër
me shpirt të shkretë
harrojnë se do të vdesin
akujt nuk i takon kjo
botë
Një nënë fisnike
befas vjen
një bukë i'a ofron
mori bukën me vrap ikën
sikur ndihet i turpëruar
lypsari
Tek ai shoh shpresën e heshtur
forcën dhe energji
dashuri per jeten
tek ky fëmijë
ardhmërinë ...


DEJA VU


I prishur e me ulëse te vjetra
çdo ditë vij të vizitoj
të më shpije
në ato karriga të vjetra
ku zemrat tona të reja
nuk e ndjenin lodhjen
e trenit
Vendi i dijes ku qendroja gjatë
shkruaja ditë e natë
nga të ftohtit e stacionit
strukenim nën barraka te mbyllura
me librin në dorë e fletorën e kaltër
ngrohtësi !
Hedhja në letër ëndrrat
esete e poezitë,
shpërthenin me vrull
zemrës studentore
Orët kalonin..
Çdo natë dëgjohej nga larg
Bethoven,simfonia e shtatë
mbi linja erë e madhe fërshëllente
nuk zhurmonte sirenë
lajmëtare
Përsëri të nesermen
prisja në stacion
treni i fundit filloi të vijë
që andej nga dritarja
më veshtroje
aty të takova ty
të parën dashuri

Përgatiti :Flori Bruqi

Ju tregoj cili ka qënë Esati...



image  
Mithat Frashëri 
 


Esat Toptani në kujtimet  e  Mitat Frashërit                              

                             Ju tregoj cili ka qënë Esati...     

“Eshtë fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe bamirës të tij dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim në Selanik, ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i dhanë një pension mujor prej 200.000 frangash për shpenzimet e të ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin tituj ministrash si dhe "taborin" e vet  të famshëm.”



Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1860. Vëllai i tij, Gani beu, ishte katër vjet më i madh. Qysh në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë; vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht.
Kur u rrit, Gani beu sillej në Tiranë si një cub i vërtetë, duke ngjallur terror ndërmjet miqve dhe armiqve të tij. Në një çast të caktuar, ai u detyrua të arratisej në Greqi për t'i shpëtuar ndjekjes së qeverisë osmane: ky ishte fillimi i karrierës së tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo arratisje, së cilës i kushtonte një rëndësi politike, e tërhoqi atë në Konstantinopojë dhe e futi në batalionin e truprojës së tij.
Në Konstantinopojë, Gani beu u tregua shumë pak skrupuloz dhe bënte një jetë të shthurur; një rivalitet lindi ndërmjet tij dhe Xhavit Beut, djali i vezirit të madh të asaj periudhe, Halil Pufat Pashës dhe Gani beu gjeti vdekjen një mbrëmje në Pera, nga dora e një personi të quajtur Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i përmendur më lart.
Kjo vrasje mbeti e padënuar, gjë që bën të mendohet se Abdyl Hamit Beu ishte lodhur nga i përkëdheluri i tij.
Esati ishte rritur në Tiranë dhe e kishte zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, gjë që i jepte mundësi të çlirohej nga rivalët (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinë me mjete kurdoherë të paligjshme.
Pasi gjeti mjetin për t'u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz Pashës, guvernator i Durrësit (i cili nuk duhet ngatërruar me homonimin e tij, vrasësin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte ta tepronte në veprime pa u dënuar. Rreth vitit 1895,  u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; ky post i kushtoi atij 1500 lira turke, të cilat iu paguan marrshallit Dervish Pasha...
Ai përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave, që zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatë Luftës greko-turke të vitit 1897, ai  grabiti të gjithë bagëtitë, të imëta e të trasha, që gjeti  pasi mbërriti në Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës dhe  i dha një hov më të madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e të drejtësisë dhe duke nxjerrë përfitim nga gjithçka. Eshtë e pamundur të bëhet një listë për të këqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.
Për këtë, ndër të tjera, mund të përmendim: ai arriti të grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Përmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesë së Koshtanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit të Teqesë së Frashërit; 1200 lira vëllezërve Xhelal dhe Mehmet bej KëIcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit.
Pas vrasjes së vëllait të tij - Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, dërgoi në Konstantinopojë shërbëtorin e tij të quajtur Haxhi Mustafa, lindur në Krujë, i cili vrau Xhavit Beun, në mes të Urës së Gallatës.
Vrasësi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumë butësi: në burg ishte një shef i vogël e pak kohë më vonë u lirua dhe u caktua rojë në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i kënaqur nga asgjësimi i Xhavitit. Esati, edhe pse i njohur nga të gjithë si autori i vërtetë i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak.
Por, pak nga pak, marrëdhëniet e tij me qeveritarin  e përgjithshëm të Janinës, Tatar Osman Pasha, u tendosën dhe për shkak të një skandali që ndodhi ndërmjet të dyve. Esati u transferua në Shkodër, gjithnjë me detyrën e shefit të xhandarmërisë. Ky ishte një rast për tiranin që t'u diktohej bashkëpatriotëve të tij, mbasi ai banonte në Tiranë, në vend që të banonte në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu, forca që kishte, i dhanë atij mundësi të bënte kërdinë kundër atyre që nuk e pëlqenin, atyre që mund të luftonin kundër fuqisë së tij, ose që me anë të pasurisë të tyre mund ta shqetësonin. Pikërisht në këtë periudhë nis me të vërtetë fuqia e tij në Tiranë e Durrës, sepse, duke persekutuar njerëzit e ndershëm, në të njëjtën kohë ai mbronte njerëzit e ligj dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit; kjo ishte mënyra e tij për të garantuar sigurimit publik, ashtu sikurse kishte bërë në Janinë.
Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj mënyrës së tij të vjetër të administrimit, pra ai nuk mund të kishte marrëdhënie të mira me personat e regjimit të ri dhe duhej në mënyrë fatale të shmangej.
Por heroit tonë nuk i mungonte aspak shkathtësia: ai shkoi shpejt në Selanik, ku ndodhej selia e komitetit “Bashkimi dhe Progresi”. Thuhej se xhonturqit e kishin dënuar me vdekje, por 500 lira turke, qëndrimet e përulura dhe premtimet e rreme, i dhanë atij mundësi të hynte në shërbim të shefave unionistë, të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan të merrte mandatin e deputetit të Sanxhakut të Gjirokastrës për Parlamentin Osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madhështinë e tij Abdyl Hamitit, këtë herë duhej të mbështetej te armiqtë e Sulltanit.
Pra, ai e kishte vendin në Dhomën Osmane, duke mos marrë asnjëherë pjesë në të, duke mos dashur të luajë asnjë rol si deputet shqiptar dhe që shqetësohej tepër pak për mbrojtjen e interesave të kombit të tij; ai mbajti më tepër një qendrim servil me padronët e kohës, deri në atë pikë sa u caktua nga këta të fundit si anëtar i delegacionit që do t'i njoftonte Abdyl Hamitit rrënimin e pushtetit të tij.
Esati njihej atëherë si një nga shefat unionistë dhe këto marrëdhënie të mira vazhduan për sa kohë që këta të fundit kishin pushtetin. Kur xhonturqit filluan të dobësohen, kur partia kundërshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjëherë kampin, duke u shprehur armik i Talatëve,  Xhavitëve dhe  Xhahidëve. Pikërisht në këtë çast nacionalistët e rinj shqiptarë hynë në lidhje me të në Konstantinopojë: ai u premtoi ndihmën e tij për lëvizjen antiturke që zhvillohej në Shqipëri (fillim i vitit 1912). Megjithatë, mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalistët u treguan të kujdesshëm dhe nuk u bazuan plotësisht në fjalën e tij.
Kur shqiptarët, të cilët dolën fitimtarë në Shkup, arritën ta detyronin Dhomën të shpërbëhej dhe përgatitën formimin e qeverisë liberale të Myftar Pashës, Esati u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër dhe me këtë detyrë ai mori pjesë në luftën kundër serbo-malazesve, që rrethuan qytetin e Shkodrës (1912-1913).
Komandant i forcave të Shkodrës ishte koloneli Hasan Riza Bej (më parë quhej Hasan Riza Pasha). I konsideruar inteligjent e i paanshëm, dhe duke e kuptuar se shqiptarët (të mërzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin malazezët, ai hartoi projektin për të ngritur flamurin shqiptar në kështjellën e Shkodrës, me qëllim që të gruponte shqiptarët dhe t'i bënte ata të marshonin kundër agresorit sllav ose të paktën për të siguruar asnjanësinë e tyre. Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë ( 28 Nëntor 1912) dhe ishte fjala të bindeshin malësorët (malësorë të rrethinave të Shkodrës) se çështja e këtij qyteti ishte çështje e tyre.
Në çastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte këtë projekt dhe se ishte gati të merrej vesh me malësorët, ai u vra në mbrëmje përpara shtëpisë së Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenë për darkë. Vrasësi ishte Osman Bali, shërbëtor dhe njeri besnik i Esatit.
Për të shpjeguar këtë krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte një kundërshtar i komitetit "Bashkim e përparim" dhe se ai donte të vinte kandidaturën e tij në Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetër, shefi i shtatmadhorisë së tij, nënkoloneli Kiameran ishte, së bashku me disa oficerë të tjerë, një fanatik unionist. Esati donte të shpëtonte nga Hasan Rizai, për ta zëvendësuar vetë atë dhe Kiemerani ishte i kënaqur të hiqte qafe një armik të partisë së tij: Esati dhe Kiamerani u morrën vesh deri në fund, domethënë deri në kapitullimin e qytetit, gjë që ndodhi në vitin 1913.
Thuhej se Shkodrës i mungonin ushqimet por, nga ana tjetër, të rrethuarit ishin paralajmëruar se serbët që mbanin të rrethuar qytetin, në bashkëpunim me malazestë, sapo ishin larguar; pra ata ndodheshin përballë forcash të reduktuara dhe, për më tepër, mbretit Nikita i ishte dorëzuar ultimatumi i Fuqive të Mëdha për ta hequr ai vetë rrethimin. Esati, pra, kishte shumë mundësi ta zgjaste rezistencën edhe për disa ditë, por ai parapëlqeu të kapitullonte duke u mjaftuar të shpëtojë nderin e tij ushtarak.
Por, qysh nga ajo periudhë, ka pasur zëra se gëzimi i Esatit kishte shkaqe të tjera nga ato të "ndereve" ushtarake dhe se një shumë prej 600 000 frangash iu dha nga malazezët. Gjithashtu, mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambicjet e tij personale: po ditën e kapitullimit të qytetit, malazestë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë. Megjithatë, Esat bej Toptani, u mjaftua, në fillim, të tërhiqet në Tiranë, me ushtarë dhe topa që i solli nga Shkodra.
Ai kënaqej me përfitimet dhe intrigat që thurrte, duke përkëdhelur pasionet e ulëta, fanatizmin fetar të klasës reaksionare, duke mos u sprapsur përpara asnjë premtimi, përballë asnjë mjeti terrorizimi.
Pak nga pak, u përvijua qëndrimi i tij: ishte e qartë se ai ishte nxitur nga sllavët dhe grekët, duke u premtuar të parëve Shkodrën dhe të dytëve, Shqipërinë e Jugut. Ai nuk gjente në vend shumë përkrahës, por përdorte forcën që i siguronin shqiptarët e Dibrës dhe të Ohrit, rajone që ishin aneksuar së fundi nga serbët dhe të cilëve u premtonte çlirimin e vendit të tyre, premtim mashtrues që merrte një ngjyrë të vërtetë nga diskutimet e serbëve, të cilët linin të shpresohej për evakuimin e Dibrës dhe Ohrit në rastin kur Shqipëria do të njihte Esat Pashën. Për më tepër, duhet nënvizuar se mbasi afro 50 fshatra ndërmjet Dibrës dhe Ohrit u shkatërruan nga serbët, tetor 1913, Esati gjeti një pretekst më shumë për arratisjet e tij në Tiranë dhe në rrethinat e saj.
Duke e ndjerë veten të fortë nga kjo mbështetje, Esati e shpalli veten të pavarur nga qeveria provizore e Vlorës. Rusia pa dyshim mbështeste Esatin dhe Italia nuk vonoi ta tërhiqte atë në sferën e saj me shpresën për t'ia kundërvënë Austrisë dhe për të kundërshtuar ndikimin e kësaj rivaleje.
Në fillim të muajit mars 1914, princi Vid mbërriti në Durrës: një delegacion kishte shkuar në Nenvid për t'i ofruar kurorën e Shqipërisë, delegacion në krye të të cilit ndodhet Esati: ky gjest i tiranit të vogël nuk mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnjë iluzion për të; dihej se ai vazhdonte të mbante interesin të gjallë me rifillime gjyqesh, me fanatikë hajdutë dhe keqbërës dhe ishte e qartë se ai do të përfitonte nga rasti i parë për t'u deklaruar edhe një herë.
Ai u deklarua herën e parë, kur shpërtheu çështja e Perandorisë. Dihet se, mbasi Greqia nuk donte t'u bindej vendimeve të Konferencës së Londrës dhe të evakuonte Shqipërinë e Jugut (Korça dhe Gjirokastra), ajo përdori një komedi kriminale, të quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqipërisë 300 fshatra të djegur e të bërë shkrumb e hi nga grekët. Jugu kërkonte përforcime me armë e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizëm; synimi i ndjekur ishte evident: bëhej fjalë për të mbrojtur grekët, për të dobësuar Shqipërinë, për ta reduktuar atë (sidomos krahinat jugore, të cilat e kishin njohur atë si shef xhandarmërie dhe ishin shumë kundërshtarë me të) dhe për të arritur t'i imponohej Shqipërisë së vogël qëndrore.
Por, pak kohë më pas, tradhtia e Esatit mori një karakter edhe më të rëndë, kur u njoh bashkëfajësia e tij në trazirat që ndodhën në rrethinat e Durrësit. Atëherë ai u arrestua dhe do të gjykohej e do të dënohej, po të mos ishte ndërhyrja e Italisë, që e mori në mbrojtje duke ua shkëputur nga duart autoriteteve. Baroni Aliotti, ministër fuqiplotë i Italisë, urdhëroi që ai të merrej me një anije italiane; para se të largohej nga Shqipëria, Esati u angazhua, duke u betuar me shkrim, që të mos shkelte më në Shqipëri.
Por, pas largimit të princ Vidit nga Shqipëria, ky betim u harrua nga Esati. Ai shkoi nga Roma në Greqi e në Serbi dhe, me një forcë të rekrutuar në territorin serb, u paraqit në Durrës. Veprimi i tij i parë ishte të shkonte në pallatin e princit, të ndërpriste lidhjet e vendosura nga Komisioni Ndërkombëtar dhe të bënte kërdinë me objektet e çmuara që ndodheshin atje, objekte të cilat në pjesën më të madhe ndodhen edhe sot në Gjenevë. në shtëpinë që Esati kishte marrë atje me qira.
Esati qëndronte me shumë vështirësi në Durrës ku u rrethua nga popullsia, që do ta detyronte të largohej nga qyteti dhe Shqipëria. po të mos ishin serbët që shkuan në ndihmë të tij, të cilët e zhblokuan, i dhanë trupat dhe armët e nevojshme për t'iu imponuar shqiptarëve. Tirani përfitoi nga kjo fuqi për t'u hakmarrë me armiqtë e tij - tridhjetë veta u ekzekutuan dhe shumë u vranë: ndërmjet tyre përmendim Koxhatin, prefekt i Durrësit, i cili ishte ftuar nga Esati në shtëpinë e tij. Pastaj mori urdhër të shkonte në Dibër; por, sipas udhëzimeve të dhëna nga tirani, u ndalua jashtë qytetit të Durrësit, u dërgua në pronat e Esatit dhe atje e vranë duke i rënë me hunj, pasi e kishin futur në një thes!
Nuk duam të diskutojmë këtu për çështjen e ndihmës që Esat Pasha u kishte dhënë serbëve gjatë tërheqjes së tyre dhe nëse kjo ndihmë është vepër ekskluzive që i interesonte tiranit ose më tepër një aksion pa interes i vetë shqiptarëve. Esati në kujtimet e tij, të cilat gazeta "Koha" i botoi dy ditë pas vdekjes së tij, kërkonte ta kishte vetë gjithë meritën dhe për këtë ai nuk ngurroi aspak të blasfemojë kombin e tij. Ky ishte karakteri i vërtetë i Esatit, për të cilin asgjë nuk ekzistonte dhe nuk duhet të ekzistonte jashtë personit të tij.
Eshtë fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe bamirës të tij dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim në Selanik, ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i dhanë një pension mujor prej 200.000 frangash për shpenzimet e të ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin tituj ministrash si dhe "taborin" e vet  të famshëm.
Nuk ka asnjë arsye të flitet keq për shqiptarët që përbënin taborin e tij dhe që, në fund të fundit, ishin njerëz të guximshëm, të sinqertë dhe të ndershëm; por nuk mund të thuhet e njejta gjë për shefin e tyre, i cili mendonte vetëm për veten e tij, ndërsa ushtarët e tij mendonin më shumë për atdheun e tyre. Këta njerëz nuk vepronin aspak nga vlerësimi dhe konsiderata që kishin për Toptanin; në të kundërtën, prania e Esatit në Selanik me të drejtë mund të konsiderohet si një incident fatkeq dhe nuk u krijonte aspak besim shqiptarëve: dëshmitarë janë shqiptarët e Korçës, të cilët kanë bashkëpunuar me besnikëri me trupat franceze, por që kanë kërkuar me këmbëngulje që Esati të mos shkelte më në Shqipëri. Kështu. edhe banorët e Gjirokastrës kanë luftuar krahas trupave italiane për t'i shërbyer në këtë mënyrë çështjes së Aleatëve dhe asaj të pavarësisë së atdheut të tyre.
Gjatë qendrimit të tij në Selanik, qëndrim shumë skandaloz, shtëpia e tij, sikurse thuhej, ishte një vatër e vërtetë çrregulli, një shtëpi loje dhe korrupsioni. Të rinj të Selanikut, me qëllim që t'i shpëtonin shërbimit ushtarak, merrnin nga pashai çertifikata të kombësisë shqiptare dhe ushqime, veshje  etj, që intendenca ia dorëzonte pashait për trupat e taborit të tij, të cilat i dërgonin te të preferuarit dhe të preferuarat, ose te shitësit me pakicë. Për më tepër, ndodhi një skandal, ai i pagimit të taborit, i cili nga pashai kërkohej në flori, por që ushtarëve iu dorëzua në kartëmonedha. Zoti Fontenej dhe zoti Krajevski, që Republika kishte caktuar pranë Esatit, duhet të dinë diçka lidhur me këtë temë.
Kanë dashur ta trajtojnë Esatin si aleat besnik të Francës, nuk kihej parasysh se heroi ynë nuk e ka pranuar kurrë bindjen, por interesat. Ai ishte një egoist, zotëronte në një shkallë të lartë "egoizmin e mallkuar". Para së gjithash, sidomos kur bëhej fjalë për personin e tij, ajo që injorohet është fakti se, përfundimi i betejës së madhe i u duk i dyshimtë, ai u përpoq të afrohej me perandoritë qendrore dhe filloi të hynte në lidhje me legatën osmane në Bernë.
Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme për një njeri të kallëpit të tij, për faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptarët, ai tradhtoi më në fund italianët dhe u bë armiku i tyre për të kaluar në kampin e serbëve.
Por, shansi filloi të lodhej. Ishte fillimisht Anglia, që duke iu përgjigjur një thirrjeje të Dhomës së Komunave, deklaroi se nuk njihte asnjë funksion zyrtar të Esatit (1918); pastaj, rreth fundit të vitit, Franca ndërpreu çdo idhje me të dhe u thirr Krajevski.
Në fillim të vitit 1919, Esati erdhi në Paris. Ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar, mbasi ndërkohë një qeveri ishte formuar në Shqipëri dhe një delegacion ishte dërguar në Paris, gjë që nuk e pengonte pashanë tonë t'i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisë shqiptare dhe kryetar i delegacionit.
Jeta e tij në Paris mund të njihej lehtë: e dashura e tij i kushtonte më se 2 000 000 franga: me qej fe, automobil etj.: pa llogaritur shpërdorimet e ujit nëpër qytete.
Po, përse e përdor ai këtë kohë dhe titullin e kryetarit të qeverisë shqiptare e të delegacionit shqiptar, që ia cakton vetes? A e ngriti ai ndonjëherë zërin kur vendi i tij kërcënohej të përçahej? Jo, ai argëtohet, intrigon kundër vendit të tij, duke menduar vetëm për veten.
Fillimisht në muajin maj, katër shqiptarë: Imzot Koleci. peshkop katolik, Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku, shkuan në Paris për të biseduar me Esatin dhe u përpoqën të depërtonin edhe një herë në mendimet e tij. Dy shqiptarët e fundit, nga katër që ishin, qendruan në hotelin" Kontinental" ku qendronte vetë Esati dhe që të katërt patën shumë takime me këtë të fundit, i cili vazhdimisht u deklaronte:
1- Serbia i jepte një pension mujor për shkak të simpatisë që kjo qeveri kishte për të, por se këto shuma nuk ishin aspak një borxh i Shqipërisë.
2- Nuk kishte asnjë konventë ndërmjet vetë Esatit dhe Malit të Zi.
3- Në të kundërtën, ai u kishte premtuar serbëve një korrigjim të kufirit në favor të tyre dhe të bashkimit doganor e ushtarak. Esati u bë kaq naiv sa e dorëzoi vetë tekstin e marrëveshjes së tij me Jugosllavinë, ashtu sikurse është paraqitur nga një memorandum i kësaj mbretërie në Konferencën e Paqes.
4. Hasan Rizai në fakt ishte vrarë nga Osman Bali, por ai pretendonte se kjo nuk ishte bërë aspak me urdhër të tij.
Nga ana tjetër, kur ai nuk ishte në vetë dhe xhindosej, betohej të hakmerrej me të gjithë armiqtë e tij politikë, në se do të arrinte ndonjëherë të shkelte në Shqipëri.          .
Por ai e dinte mirë se nuk mund të shkonte në Shqipëri sepse do të ndalohej, do të gjykohej dhe do të varej. Italia u akuzua pa të drejtë se e kish bërë të pamundur kthimin e tij në Shqipëri. Gjë që njihet pak është fakti se Esati kishte pasur gjatë katër muajve të fundit takime të fshehta me agjentët italianë Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati të ndërronte kamp, ta linte Serbinë për Italinë dhe në këtë nuk ka asgjë të jashtzakonshme, aq më tepër mbasi urrejtja për qeverinë shqiptare të Tiranës, urrejtje që
italianët dhe Esati e kishin në të njejtën masë, e bënin bashkëpunimin e tyre krejt të natyrshëm.
           
P. S. - Disa hollësi për karakterin e tij:

Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre: Esati u martua përsëri me një turke, pasi kishte harxhuar pasurinë e gruas së tij të parë dhe duke mos u shqetësuar aspak për të dy vajzat e tij.
Një ditë, ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme të cilën e pyeti se e kujt ishte. - Jam vajza jote, - iu përgjigj fëmija i pafajshëm.
Me dokumente false, ai siguroi pronësinë mbi pasuritë e kushëririt të tij, Selim Pasha.
Në Janinë, ai syrgjynoste njerëz të rëndësishëm për t'i detyruar të paguanin haraç; kështu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumë të tjerë.
Pasi urdhëroi vrasjen e Hasan Riza Beut në Shkodër, ai i dërgoi fjalë Alush Lohias se ishte gati t'i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo që do ta denonconte vrasësin.
Për vrasjen tragjike të Nexhat Efendiut, ai nxorri një qarkore ku thuhej se Nexhati ishte arratisur me një shumë të madhe që ai e kërkonte dhe i premtoi një shpërblim atij që do ta zbulonte.



                                                                                                 Lumo Skëndo



________
1. "Chi e què Esat'?" Paris 1920

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...