Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/25

Ish sigurimi gjermanolindor -Stasit i kanë interesuar albanologët nga RPSH



 

Ish sigurimi gjermanolindor ka treguar interes për Kongresin e gjuhës shqipe të zhvilluar më 7 dhe 8 dhjetor 1984 në Tiranë.

 
Sipas dokumentave që ndodhen në arkiva, Stasit nuk i ka interesuar përmbajtja dhe qëllimi i kongresit, por vetëm pjesëmarrësit në të, një pjesë e të cilëve ishin albanologë të shquar që vinin nga Gjermania lindore ose ajo perëndimore.
Sipas dokumentit 22854, të sektorit që merrej me kundërspiunazhin në ministrinë e sigurimit të RDGJ, major Ditrich ka marrë raportin mbi kongresin e gjuhës nga bashkëpunëtori me pseudonimin "doktor".
Bashkëpunëtori ka qenë një GMS, që do të thotë se ka qenë bashkëpunëtor shoqëror i sigurimit, një lloj i veçantë e bashkëpunëtori jozyrtar, të cilët kanë filluar të regjistrohen pas vitit 1968.
Dokumenti quhet –Kongresi për problemet e gjuhës shqipe, më 7 dhe 8 dhjetor 1984 në Tiranë. Në të shkruhet: Shërbimit tonë i është bërë jozyrtarisht e ditur se Kongresi zhvillohet nën kujdesin e gruas së Enver Hoxhës dhe duhet të gjejë pasqyrim të zgjeruar në shtypin shqiptar.
Në Kongres, i cili kishte në rend të ditës çështje të transformimit të gjuhës, ortografisë dhe gramatikës, merrnin pjesë 300 shqiptarë. Ata ishin përveçse gjuhëtarë të Akademisë së shkencave dhe Universitetit të Tiranës edhe njerëz të kulturës dhe shkencës. Përveç tyre në Kongres merrnin pjesë edhe Dr. Köteritz (Dr. Këteric), gjuhëtar krahasues nga Gjermania perëndimore. Nga Gjermania perëndimore ishte ftuar edhe një albanolog tjetër, i cili nuk erdhi në Kongres. Po ashtu pjesë merrte një albanolog nga Suedia, katër italianë (ndër të cilët një farë Dr. Alti Mari), një francez dhe një greke (me origjinë shqiptare). I ftuar po ashtu ishte një shkencëtar jugosllav, i cili për arsye që nuk dihen nuk morri pjesë në Kongres.
Gjuhëtarë bullgarë nuk u ftuan. Një diplomat i ambasadës bullgare në Tiranë tregoi pakënaqësi të madhe sepse Republika Popullore e Bullgarisë është përpjekur kohët e fundi për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.
Në Kongres morrën fjalën katër shkencëtarë të huaj: Dr. Këteric, Dr. Alti Mari, një gjuhëtar nga RDGJ dhe një francez. Më pas raporti tregon për çfarë është folur nëpër korridore. Për shembull në një nga pasazhet lexohet: "Prof. Ryda nga Akademia shqiptare e shkencave, më tha se Prof. Irmscher (Irmsher) nga Akademia e shkencave të Gjermanisë lindore (RDGJ) do të marrë së shpejti një ftesë për të marrë pjesë në një kolegium gjuhe në Tiranë. Tema nuk është bërë e njohur. Ryda më tha po ashtu se Akademia e Shkencave të Gjermanisë lindore është e gatshme të ndihmojë Akademinë Shqiptare të Shkencave (ASHSH) për përpunimin e një gramatike për mësimin e gjuhës shqipe. ASHSH është çdo kohë e gatshme të konsultohet.
Më pas shkruhet: Në një diskutim me një farë Prof. Buda (mbase nga Akademia Shqiptare e Shkencave) u bë e njohur se Shqipëria ka bërë plane për të zgjeruar mësimin e gjuhës gjermane. Gjermanishtja do të futet si gjuhë e huaj në shkolla. Jozyrtarisht thuhet se Shqipëria do t`i drejtohet Gjermanisë perëndimore (RFGJ) nëse nuk merr ndihmën e duhur nga Gjermania lindore.
Gjuhëtari nga Gjermania perëndimore, Dr. Këteric i ka thënë palës shqiptare se nëse marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve fqinje rifillojnë, atëherë do të kishte qenë mirë sikur postin e Ambasadorit ta merrte Albanologu Dr. Schmid, nga Universiteti i Freiburgut, meqenëse ai zotëron mirë gjuhën shqipe.
Një rol të veçantë, shkruhet në raport, për parapërgatitjen e marrëdhënieve diplomatike midis RPSSH dhe RDGJ (Gjermanisë perëndimore) ka luajtur një farë Prof. Knoblauch (Knoblau), i cili është me prejardhje nga Gjermania lindore, por aktualisht ka dy nënshtetësi atë gjermanoperëndimore dhe atë austriake. Ai duhet të ketë bërë punë të madhe për ngritjen e turizmit në Shqipëri. Dr. Köteric tha po ashtu se Kongresi tregon se Shqipëria në një farë mase është e gatshme të hapet ndaj vendeve të tjera.
Jozyrtarisht u tha se mikpritja ishte shumë e madhe. Pjesëmarrësit e Kongresit mund të porosisnin në hotel çfarë të donin dhe pagesa i kalonte palës shqiptare. Përveç kësaj, ditën e fundit të Kongresit pjesëmarrësit, të paktën ata që vinin nga jashtë, morrën 100 lekë.
Raporti përfundon me "burimi duhet ruajtur patjetër".
 
Aida Cama

Çfarë kanë shkruar "spiunët"?



 

Çfarë shkruanin "spiunët" që vizitonin Shqipërinë në vitet tetëdhjetë? Në shumicën e rasteve raportet kanë qenë banale. Si jetojnë shqiptarët për shembull, ose çfarë mendojnë ata për kushtet sociale.

 
Shqiptarët i kanë quajtur spiunë. Shtazi, i quante bashkëpunëtorë jozyrtarë. Një i tillë, me pseudonimin "Sarkazma" ka vizituar për disa ditë Shqipërinë në shkurt të vitit 1980, i bashkangjitur në një delegacion të fabrikës së cigareve Tabak- Kontores Drezden. Delegacioni vizitonte Shqipërinë për të biseduar për importimin e duhanit.
Monumenti i Ernst Thaelmann-it,  BerlinMonumenti i Ernst Thaelmann-it, Berlin 2002

Dy javë pasi është kthyer nga Shqipëria, "Sarkazma" është vizituar në shtëpinë e tij nga Kapiteni Müller, një punonjës i ministrisë së brendshme. Ai ka raportuar nga ora 8 deri në dhjetë të mbremjes dy orë rresht çfarë ka parë dhe dëgjuar në Shqipëri. Ja pjesë nga raporti:

"Duhet thënë është se pala shqiptare prezantoi fillimisht një lloj tjetër duhani, me kualitet më të dobët dhe me çmim më të lartë. Bisedimet u rënduan dhe rrezikonin madje të ndërpriteshin. Por synimi ekonomik u arrit.

Gjatë udhëtimit, u pa se qytetarët shqiptarë, partnerët e bisedimeve, personeli i hoteleve ose qytetarët e tjerë i largoheshin çdo lloj diskutimi për çështje politike, ose për gjendjen sociale në Shqipëri.
Muzeumi i DDR-it, Berlin 2006DDR në Muzeum, Berlin 2006

Gjendja sociale vlerësohet në varfëri të papërshkrueshme. Sarkazma ka patur mundësinë të vizitojë disa shtëpi, ku ka parë kushte primitive jetese. Mundësitë për të blerë janë shumë të kufizuara, madje edhe në Tiranë. Në dyqane ka vetëm gjëra primitive. Rrugët gjatë ditës janë thuajse bosh, vetëm mbrëmjeve nga ora 18:00 deri në odër 20 qytetarët dalin në rrugë dhe sheshe, dhe pas kësaj ore qyteti zbrazet sërish.

Gjatë një udhëtimi me makinë delegacioni ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm. Kur gjatë një pushimi të shkurtër "Sarkazma" ka bërë disa fotografi, kalimtarët i kanë thënë se fotografimi ndalohet. Tabela për të treguar këtë nuk ka. Kur ka qëndruar i mrekulluar për të parë përreth, Sarkazma ka parë disa pozicione artilerie. Pozicione të tilla ka parë edhe në zona të tjera. Në të gjitha qytetet e vizituara, pas gati çdo shtëpie është duke u ndërtuar një bunker, nëse nuk ekziston një i tillë. Bunkerët përbëhen nga pjesë gjysmë të rrumbullakta betoni, që sillen të gatshme dhe maskohen me dhe dhe bar. Bunkerët janë jashtëzakonisht primitivë. Shumë shumë, thotë "Sarkazma", ato mund të të mbrojnë nga shiu dhe çdo familje i ngre ato vetë. "Sarkazma" ka kërkuar hyjë në një bunker, por kjo i është ndaluar kategorikisht. Në Tiranë ai ka parë se ambasada kineze ruhet shumë mirë dhe se kërkush nuk i afrohet asaj më shumë se 20 ose 30 metra. 

Këtu merr fund raporti për Shqipërinë. Sarkazma vazhdon me tregimet për anëtarët e tjerë të delegacionit që ka vizituar Shqipërinë. Njëri prej tyre ka dëshiruar të vizitojë Gjermaninë perëndimore, për të blerë një fustan dhe një magnetofon për vajzën. Për të mundësuar këtë ai ka kërkuar ndihmën e "Sarkazmës".
 
Aida Cama

Dëbim nëse afroheshe me gratë shqiptare



 

Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sigurimi shqiptar i shtetit vendosi nën vëzhgim të rreptë të gjithë të huajt që ndodheshin në Shqipëri. Afrimi me gratë shqiptare nuk i lejohej asnjërit prej tyre.

 
Më 17 shkurt 1969 Kapiteni Kulka i shkruan Sektorit kryesor të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (Stasi).
Nga një udhëtim në Shqipëri vihet re se: Që prej ndodhive në Bashkimin Sovjetik më 21.8.1968 ka filluar një kontroll jashtëzakonisht i madh i të huajve që shkojnë në Shqipëri. Kështu, nga organet shqiptare të sigurimit vëzhgohet me vëmendje kur dilet dhe kur hyhet në hotel, ku shkohet dhe sa gjatë qëndrohet diku. Edhe kur përdoren makinat ato ndiqen vazhdimisht nga një makinë shqiptare,në të cilën ndodhen tre persona. Nga këto masa nuk preken vetëm udhëtarët nga RDGJ (DDR) por edhe udhëtarët që qëndrojnë në hotel dhe vijnë nga RP Hungarisë dhe RP Polonisë. Këto masa nuk duket të jenë marrë në të njëjtën mënyrë edhe për qytetarët nga Bashkimi Sovjetik.Grua duke punuar në fabrikë, 1970Grua duke punuar në fabrikë, 1970
Një dokument tjetër ka lidhje me një raport, që një punonjës nga një Kombinat i Drezdenit ka dhënë pasi është kthyer nga Shqipëria, ku ka ndihmuar në ngritjen e një fabrike. Nga raporti nuk bëhet e qartë se për cilin projekt bëhet fjalë. Viti, po ashtu nuk bëhet i njohur. Raporti ka të bëjë me vëzhgime që nuk kanë lidhje me punën, për të cilën personi ka qenë i angazhuar në Shqipëri.
Ai tregon se: Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij kam qenë "i shoqëruar" nga një kujdestar, si në kohën e punës ashtu edhe gjatë kohës së lirë. Dhoma ngjitur më dhomën në hotel nuk ka qenë e zënënë asnjë nga ditët. Aty duhet të ketë pasur ndonjë aparat përgjimi. "Gjatë bisedës përfundimtare me partnerin shqiptar u konfrontova me fakte, të cilat i kam folur vetëm në dhomë, personalisht me shoqëruesin nga RDGJ (DDR). Nga pala shqiptare janë marrë dokumenta të projektit të ekspertëve kinezë."Deti Jon i parë nga dritarja e një bunkeriDeti Jon i parë nga dritarja e një bunkeri
Dhe më tej ai shkruan se gjatë qëndrimit të tij janë bërë vazhdimisht përpjekje për ta kompromentuar. Ndër të tjera, një grua i është afruar në kantjerin e ndërtimit, në një mënyrë që nuk mund të keqkuptohej. Pasi u refuzua me forcë, ajo nuk është shfaqur më në kantjer.
Më tutje: "Nga montatorët rumunë mësova se njëri prej tyre duhej të largohej brenda 24 orëve nga Shqipëria për shkak të kontakteve me gratë shqiptare". Si arsye e dëbimit nga Shqipëria u tha, se montatori kishte lënë të binte një copë dërrasë nga 2 metra lartësi, dhe kjo kishte lënduar ixhinjerin shqiptar. "Përfaqësia tregtare e RDGJ (DDR) nuk u infomua më parë për këtë ngjarje prandaj nuk mund të ndihmonte në sqarimin e saj."Muzeumi i RDGJMuzeumi i RDGJ
Dokumenti tjetër është i datës 2 maj 1976. Ai përmban raportin mujor për ngarkim-shkarkimin e anijes "Elmela" si dhe mbajtjen e inventarit. Raporti thotë se nuk ka patur probleme shumë të mëdha. Në pjesën e raportit, që lidhet më situatën financiare ka një mospërputhje shifrash. "Unë kisha porositur 100 litra karburant për muajin prill dhe i morra ato në formë tallonash. Prej tyre mua lejua të marr 35 litra. Por në llogarinë mujore janë shkruar 65 litra." Pastaj raporti flet për bashkëpunimin me parnerët shqiptarë.Modë nga Gjermania lindore, 1985 Modë nga Gjermania lindore, 1985
"Dua të vë në dukje se javët e fundit kam qenë nën një vëzhgim shumë të madh të pikave të caktuara shqiptare. A kanë qenë ata punonjës të sigurimit, këtë vetëm mund ta marr me mend, sepse nuk kam dëshmi. Ky vëzhgim i madh fillon që nga shtëpia dhe përfshin të gjithë veprimtaritë e mia, shëtitjet, udhëtimet në Durrës, blerjet në qytet, vajtjen në kinema etj. Edhe veprimtaria ime në port vëzhgohet. Tek kolegët e tjerë nga Polonia nuk shihet kjo. Unë i kam raportuar drejtuesit tonë për këto. Të gjithë kolegëve shqioptarë u kanë rënë në sy vëzhgimet e tilla dhe bashkëpunimi ynë është vetëm zyrtar. Bisedat kanë vetëm karakter pune. Ndodh nganjëherë, që gjithë ditën nuk këmbejmë asnjë fjalë me punonjësit e portit, çka mund të argumentohet me frikën e madhe që kanë punëtorët.

Hijet e KGB dhe UDB nuk e mbajnë dot peng të ardhmen


Shkruan: Robert  PAPA
Gorbachev nisi lojën e përmbysjes së socializmit. Tirana e kapi shpejt lojën dhe Alia dërgoi sinjale në Uashington se ishte gati të ndryshonte edhe Shqipërinë. Në krye të lojës gjoja, duke përmbysur komunizmin, ishte Moksa. Chekistët, katundarë vendorë, mbeten si guakë me gojën hapur nga mesi i shtatorit, kur Yevgeny Savostyanov, një gjeofizikant minierash dhe oficer në rezervë si dhe ish-ndihmës i kryetarit të qytetit të Moskës e njëri prej themeluesve të lëvizjes “Rusia Demokratike”,  u emërua shef i KGB-së së Moskës. KGB-ja (kishte marrë drejtorë nga aparati i partisë, por një fizikant minierash, mbi gjeneralët e KGB-së, kjo ishte habia e shekullit). Shefi u deklaroi, se vinte si politikan.

Nga fundi i shtatorit 1991, Vadim Bakatin lajmëroi shkrirjen e direktoriatit të njësisë së kundërzbulimit ideologjik, njësi që prej dekadash kishte dhunuar dhe burgosur disidentët. (Y. Abats. KGB, Shtet Brenda Shtetit, fq324). Nuk po shkriheshin vetëm departamente të KGB-së, vetë Bashkimi Sovjetik po tretej drejt një vegimi sa të mjegullt, enigmatik, por akoma të frikshëm. 24 Tetor 1991, dy muaj para se të shkrihej BS, Gorbachev firmosi një ligj formal për mbylljen e KGB-së, por termi ishte dezintegratsiya, pra copëtimi. Sa shumë ngjasoka me Shqipërinë, kur u copëtua Sigurimi i Shtetit, por u ngrit SHIK-u. KGB-ja u copëtua në një numër agjencish të pavarura. E njëjta lojë edhe në Tiranë?! 
 

Pra KGB-ja nuk u zhduk. Shteti Brenda Shtetit po ikte, apo po fshihej?! Perëndimi mashtrohej se përbindëshi u tret. New York Times dhe Observeri i Lo Londrës, shkruanin: “Closing Doën the KGB” dhe The KGB Is liquadated”, a thua se kjo ishte e vërtetë. (David Wise, Closing Doën the KGB, New York Times magazine, 24 November 1991, p 30).Më 17 dhjetor, 1991, Gorbachev njoftonte se BS do shpërbëhej më 1 janar 1992, por vetë iku nga Kremlini më 26 dhjetor. Befas, dyert e KGB-së u hapën për gazetarë dhe një komision hetimor. Korridoret ishin të lëmuara dhe pa asgjë nëpër mure, për të mos tërhequr shikimin tuaj, që të mos mbaje mend rrugën. Kësisoj, janë edhe korridoret në Uashington. Shkallët anësore, të bukura me rrjeta deri në tavan, që të arrestuarit të mos hidheshin, të çonin te ca dyer të mëdha me dru dhe pa numra.KGB-ja dhe Sigurimi i Shtetit në Shqipëri, ishin pjesë e lojës së Gorbachevit dhe Ramiz Alisë. Këto dy përbindësha nuk do likuidoheshin, por do kontrollonin aksionet e politikës së re. Gorby dhe Jelsini, vazhduan me përgjimet e telefonave, ndërkohë në Shqipëri, kur Berisha ishte president, një nga nën kryetarët e PS-së, ndërsa vinte me Fatos Nanon në TVSH dhe unë nuk i lejova të nisnin një emision me Arjana Qatipin, pa pasur një përfaqësues të shtetit në debat, më ka thënë: Ti flet për ditë në telefon me Berishën (kjo ishte po aq e vërtetë, sa ata, pra Sigurimi, akoma përgjonte ish-numrin e Ramiz Alisë, pra të presidentit të ri, Berisha.) Jelsini ngriti komisionin Stepashin, por KGB nuk u zhduk. Vadim Bakatin, nga zyra e katit të 4-t drejtonte akoma një perandori spiunësh.Nga KGB-ja, u krijua Shërbimi i Sigurimit Ndërrepublikan dhe pastaj Ministria e Sigurimit të Rusisë. (Struktura ishte thuajse e njëjtë si e KGB-së). 


Si shtesë, ishte Komiteti i Mbrojtjes së Kufirit. “Transformimi i Madh” i KGB-së, ishte vetëm kozmetikë. Për shembull, ish shefi i Direktoriatit të 7-të, kërkonte marrëveshje dypalëshe me drejtorët e tjerë. Tani ne shkruajmë letra dhe i dërgojmë te dera ngjitur te kati sipër, ose te ndërtesa ngjitur për të marrë një aprovim me shkrim. Një chekist thotë se tani nuk mjafton një OK me telefon.” (Yevgenia Albats. Shteti Brenda Shtetit, fq 108). Disa nga bosët e KGB-së u zëvendësuan nga ish-zëvendësit e tyre. Gjenerali Kishin hapi një zyrë këmbimi valutor pastaj zuri vendin e bosit të tij, si shef i kundërzbulimit. Ata që kishin moshën për pension, morën një pension të mirë, kurse ata që nuk dukeshin besnikë për KGB-në u detyruan të jepnin dorëheqjen. Nën koloneli Kichikhin, i vetmi që kundërshtoi grushtin e shtetit, u shkarkua ashtu si edhe koloneli Rogozin. Kurse Maybarioda dhe Ilkevich, dy oficerë të kundërzbulimit, u shkarkuan sepse gjatë grushtit të shtetit dhanë dorëheqjen nga partia komuniste. “Në një intervistë, Bakatin, tha: Të gjithë thonë se Bakatin e shkatërroi KGB-në. Për atë zot-shko në Kazakistan dhe asnjë oficeri të KGB-së nuk iu prek një fije floku. Kësisoj, edhe në zyrat e Moskës. Të gjitha strukturat mbetën të njëjta.” (po aty, fq 110). Në dhjetor të 1991, Jelsin i habiti të gjithë me dekretin e formimit të Ministrisë së Sigurimit dhe Problemeve të Brendshme, çka bashkoi KGB-në me Policinë. Kështu kishte vepruar Berisha në vitin 1953, vetëm 24 orë pas vdekjes së Stalinit. Jelsini donte në krye mikun e tij, gjeneralin Viktor Barannikov. Gjykata Kushtetuese e quajti dekretin të paligjshëm, por Jelsin nuk u shqetësua sepse në krye u vu gjenerali i tij besnik.Turpi i KGB-së arri kulmin, kur Bakatin i tregoi ambasadës amerikane hartën e përgjuesve të vënë nga KGB-ja, qysh me ndërtimin e ndërtesës në vitin 1973. KGB-ja e quajti këtë veprim si tradhti. Me ardhjen në fuqi të Viktor Barannikov, bisedimet për shpërndarjen e KGB-së, heshtën. Po policia politike? Komiteti Qendror i Partisë qe zhdukur dhe Kundërzbulimi ideologjik i KGB-së ishte eliminuar. Yevgeni Savostynaov, një ish- akademik u emërua shefi i Chekistëve të Moskës dhe zv/ministër i Ministrisë së Sigurimit. 


Qysh në ditën e parë, kërkoi dosjet e kundërzbulimit ideologjik. Shumë nga liderët e Lëvizjes së Rusisë Demokratike, ishin përgjuar. Për spiunët ai preferonte t`i quante ndihmësit sekretë. Ai kishte frikë të fliste edhe në zyrën e tij, se kishte mikrofona të fshehur (Po aty fq 117). Edhe Shërbimi i 5-të në Moskë, pra përgjimet politike vazhdonin akoma. Paul J. Redmond, ish-shefi i Kundërzbulimit të CIA-s dhe Oleg Danilovich Kalugin, ish-gjeneral major i KGB; në vitin 2003 ishin në të njëjtin holl në Uashington duke treguar për luftën e CIA-s kundër KGB. Tema e fjalës së tyre ishte: “Spiunë kundër spiunëve dhe transhet e spiunimeve të ndyra”. Paul Redmond pranoi se: “Është absolute se spiunët infiltrojnë çdo ditë në qeverinë amerikane. Kundërzbulimi është një metodë që t´i sjellë shëndet një bote të ndyrë që vërtitet me shpejtësi. Ne nuk i pëlqejmë spiunët dhe nuk na pëlqejnë sekretet”.Redmond pranoi se: “Nëse BS nuk do ishte copëzuar vet dhe nëse do kishte ndodhur një luftë ushtarake mes Moskës dhe Uashingtonit, SHBA do të kishte humbur”. Ai tha se pas vitit 1995, 95 raste spiunimi ndaj SHBA-së –janë zbuluar dhe më shumë se 80 vende janë përpjekur të spiunojnë ndaj Uashingtonit, përfshi edhe shtete si Gjermania, Franca, Greqia, Kina, Iraku, Rusia…
 

Oleg Kalugin tha se KGB ishte fokusuar ndaj armikut nr. një, SHBA-së. KGB kishte mbështetjen e qeverisë dhe asnjë pyetje për moralin e aksionit të KGB-së. “Ne drejtuam një luftë klandestine edhe me vrasje po të ishte nevoja. Misioni ynë ishte të bënim gjithçka”. Kalugin kishte infiltruar në SHBA si gazetar duke ndjekur studimet në Columbia University, New York City, pasi fitoi një bursë Fulbright në vitin 1958. Nga viti 1965-1970, ai shërbeu si zv/ shefi i KGB-së në ambasadën sovjetike në Uashington dhe me shpejtësi u bë gjenerali më i ri në moshë, në gjithë historinë e KGB-së. Në vitin 1990 ai dha dorëheqjen, ngaqë e pa që KGB-ja mbronte korrupsionin e zyrtarëve të lartë komuniste, pasi doli në pension u bë një kritik i sistemit komunist. Tash është profesor në Qendrën e Kundërzbulimit.Ai tha se në vitin 1981 KGB kishte sponsorizuar 70 libra, 66 dokumentarë televizive dhe mbi 100 stacione televizive, 4865 artikuj në gazeta dhe revista, 300 konferenca dhe ekspozita dhe 170.000 leksione nëpër Botë. KGB-ja, po ashtu si edhe Sigurimi Shqiptar, në ditët e fundit të diktaturës, kanë zhdukur shumë nga dosjet e agjentëve të tyre. Në Shtator 1990, Kryuchkov, urdhëroi pastrimin e dosjeve. Në shtator 1991, një telegram me kod nga KGB-ja urdhëroi zhdukjen e dosjeve me spiunët në kishat e BS, por disa dosje shpëtuan sepse kishin rëndësi historike. Kësisoj edhe në Tiranë, janë ruajtur disa dosje për “vlera historike”. Unë kam parë disa syresh, por ajo që më ka krijuar një ndjesi habie, është dosja e përgjimeve ndaj gruas së Qazim Mulletit, e cila edhe pse ishte e internuar në Savër, madje edhe me një sklerozë të thelluar, vazhdohej dhe spiunohej me një dëshirë dhe harxhime pa fund për spiunët që nuk i ndaheshin. Në një rast, pas tërmetit të vitit 1978, një oficer i ka thënë se a u trembët dhe Hajrie Mulleti i është përgjigjur se frikë keni ju që jeni në pallate e jo unë në kasolle. Kjo ishte raportuar fjalë për fjalë dhe me një analizë të thellë se si vepron armiku me propagandën e tij.
 


Përsëri një ngjashmëri e Sigurimit tonë dhe KGB-së. Moska edhe pse ka djegur dosje spiunësh, ka mbajtur listat me pseudonimet e “ndihmuesve sekretë”, pra të spiunëve, ashtu si u ruajtën te ne, që nga Çiftelia e deri te Korani apo Llula, Raketa, Dezinjatorja, Shtiza, Skifteri, Cingarja, Plepi, Trëndafili, Qukapiku, Furtuna, Nemërçka… Por si në Bashkimin Sovjetik edhe në Tiranë, spiunët nuk e dinin se ku mbaheshin, të fshehura dosjet e tyre. Në Tiranë, akoma digjen dosje, por mikrofilmat në disa kopje ruajnë punët e pista të spiunëve të ndyrë. Ato fytyra inferiore, mund të jenë edhe ministra, ambasadorë apo deputetë, por operativët e tyre i njohin mirë dhe shpesh tallen dhe zgërdhihen, duke i mbajtur nën trysni të vazhdueshme e duke iu vënë edhe gjoba e duke i shfrytëzuar si qenër besnikë por të pistë që lehin e kuisin si qaramanë.Në vitin 1993, KGB-ja deklaroi se dosjet sekrete nuk do të hapeshin për 50 vjet. Sot në Rusi është shumë e vështire të marrësh informacion për KGB-se a thua e është e njëjta kohë si në regjimin e Brezhnjvit apo Giorbachevit apo edhe Andropovit. Kështu edhe ne Shqipëri. Si Berisha dhe Nano ruajtën arkivat dhe nuk i hapën dosjet. Pse! Spiunët janë kudo, pa votat e tyre nuk fiton as PD e as PS, ndaj armata e madhe e spiunëve u nda dysh, dikush mbajti xhaketën e kuqe e dikush mori një xhaketë blu. Ata janë kudo, nga poshtë e deri lart fare, por çdo ditë, media duhet të nxjerrë pseudonimet e t`i diskreditojë këta krimba që helmuan dhe helmojnë kombin tonë kaq shumë të spiunuar.KGB-ja nuk ka vdekur. Kush i financon fashistët dhe nacionalistët rusë? Janë shumë banka dhe biznese që janë financuar nga KGB-ja. Natyrisht, që janë shumë të tilla edhe në Shqipëri. Pa dyshim, që Sigurimi ka duart edhe në banka edhe në firma ndërtimi, ndërtime rrugësh dhe tendera të ministrive deri në tenderë parlamenti, duke vjedhur miliona apo miliarda dollarë nga pasuria jonë kombëtare. Pas rënies së Murit të Berlinit, ish-vendet komuniste eksperimentuan me tregun e lirë megjithatë mësuan se kapitalizmi ishte, mbase, dështim më i madh se sa socializmi i mëparshëm. Ndaj u votuan ish-partitë komuniste me emrin e ri parti socialiste. Mbi 50% e rusëve preferojnë sistemin komunist, ku puna, ushqimi, mjekësia dhe arsimi janë të garantuara nga qeveria. Tre shtetet Balltike, Estonia, Lituania dhe Letonia, mes zgjedhjeve demokratike, treguan se duan të ktheheshin majtas. Mars 1995, në Estoni në parlamentin me 101 karrige, 41 vende shkuan për dy parti të majta, të formuara nga ish-komunistët. Në qershor të 1993, Letonia mbajti zgjedhjet e para pas pushtimit sovjetik dhe aleanca e komunistëve me emigrantët, formuan një qeveri koalicioni. Në Lituani, zgjedhjet e lira u mbajtën më 1993 dhe komunisti Brazauskas u zgjodh president.Zgjedhjet parlamentare në Hungari në vitin 1994 i dhanë socialistëve, ish-partia komuniste, një shumice prej 15 vendesh, dhe patën një koalicion me Free Democrats. Në dhjetor 1995, Partia Komuniste në Rusi mori mbi 20 % të vendeve në Duma, dhoma e ulët e parlamentit. Që nga vitit 1991, 20 milionë rusë janë pa punë dhe 37 milionë nuk mbulojnë dot, shpenzimet ditore. Në Poloni, në vitin 1996, votuesit zgjodhën komunistin Oleksky. Pastaj do vinte rasti ynë, kur në vitin 1997 ish-komunistët e Partisë Socialiste fituan mbi 80 vende në parlament. Në tetor 1998 i pari komunist që nga viti 1947, u zgjodh kryeministër i një vendi perëndimor. Massimo d’Alema u zgjodh kryeministër i Italisë, madje qeveria e tij kishte edhe dy komunistë të pareformuar. Lufta, edhe pse jo e ftohtë, vazhdon. SHBA ka kryer mbi 225 invadime ushtarake, duke ndërhyrë drejt 20 vendeve të huaja. CIA mbetet gjithmonë pararoja e luftës ndaj rrezikut të kuq, sidomos kur të djathtët e konservatorizmit amerikan drejtojnë politikën edhe pse liberalët demokratë kanë një mbështetje sa të madhe, aq edhe sfiduese me programet sociale.

Problemet shqiptare

Nga: Dorian  KOCI
Termi problemi shqiptar ka kohë që është bërë pjesë e fjalorit politik europian. Gjithsesi, kuptimi i tij nuk ka mbetur statik gjatë gjithë kohës, por ka fituar tre konacione dhe ngjyrime të ndryshme që nga momenti që ai është përdorur për herë të parë. Natyrisht, fillesat e termit gjenden në vetë kompleksitetin dhe vështirësinë e politikave që ndoqën Fuqitë e Mëdha në rajon në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe për këtë gjë nuk mund të fajësohen shqiptarët se politika që u ndoq ndaj tyre do të krijonte një problem të vërtetë për diplomacinë botërore në vitet në vazhdim. Ata thjesht u zgjodhën për t’u sakrifikuar kinse për të shpëtuar paqen në rivalitetet ruso-austriake në Ballkan, paqe e cila nuk ia vlejti, sepse një vit më vonë më 1914, lufta e madhe filloi. Nga ana tjetër shqiptarët me ato pak kapacitete dhe forca që kishin në dispozicion bënë ç’është e mundur që në deklaratën e tyre të pavarësisë të këmbëngulnin se po themelonin shtetin e të gjithë shqiptarëve dhe rrjedhimisht t’u linin brezave një testament politik të dëshirës dhe shtrirjes së vërtetë të atdheut të tyre. Ky testament politik i etërve të kombit sigurisht që nuk ra në vesh të shurdhër dhe për një kohë të gjatë u bë një emërues i përbashkët i ëndrrave romantike, por dhe politike të bashkimit kombëtar. Ky realitet i trishtë i shqiptarëve të ndarë mes shteteve fqinje dhe përpjekjeve të ethshme të këtyre të fundit për ti asimiluar, prodhonte dhe destabilitet në rajon ndaj Fuqitë e Mëdha me dashjen apo mosdashjen e tyre ishin të detyruara ta trajtonin. Kështu që në fillim të viteve të shekullit XX pas vendimeve të Konferencës së Londrës, ku një pjesë e madhe e territoreve shqiptare u lanë jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë, me problem shqiptar nënkuptohej çfarëdolloj përpjekje për  bashkim të shqiptarëve dhe shqetësimi që u krijohej nga kjo përpjekje kancelarive të Fuqive të Mëdha. Edhe pse në disfavor të shqiptarëve u ndërmorën vendime që siguronin tërësinë e kufijve të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe Greqisë në konferencën e Paqes në Paris më 1920 dhe në atë të Parisit më 1946, vendime që nuk rishikonin gabimet e bëra ndaj shqiptarëve dhe kufijve të tyre, ëndrra e bashkimit kombëtar nuk u zbeh, por u transmetua nga brezi në brez si një amanet i paplotësuar.Lufta e Kosovës 1998-1999 tregoi se problemeve të cilat përpiqesh që t’i fshehësh me tisin e historisë ringjallen sërish sa mbeten të pazgjidhura. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe shpallja e shtetit të pavarur të Kosovës janë premisa të mira që tregojnë se problemit shqiptar të krijuar një shekull më parë mund t’i vijë fundi, pavarësisht faktit që qarqe të ndryshme europiane kanë shumë vite që po investojnë politikisht që problemin shqiptar të mbetet vetëm në kuadrin e dy shteteve dhe jo të njësimit në një. Zhvillimeve që jep liria politike që gëzojnë sot shqiptarët në rajon nuk do të mund të kontrollohen nëse kombi shqiptar do të dëshirojë të bashkohet nën shembullin klasik të bashkimeve kombëtare. Por a është kjo gjë e mundur? A është ky bashkim më tepër një realitet romantik i elitave shqiptare sesa i përgjigjet një realiteti të vërtetë në terren? Demokracia dhe liria politike e të shprehurit ka shumë forma në dispozicion për t’i dhënë përgjigje këtij problemi. Një nga ta është dhe referendumi, zhvillimi i të cilit me të vërtetë do të ishte përgjigjja më e sinqertë e asaj se çka dëshirojnë shqiptarët dhe jo e hamendësimeve dhe teorive integruese që dëgjohen përditë nga të huajt në emër të shqiptarëve!Liria politike është e lidhur ngushtë dhe me lirinë ekonomike, një realitet që kombi shqiptar po e përjetëson potencialisht gjatë këtyre viteve. Mungesa e lirisë ekonomike dhe kolapsi i ekonomisë së centralizuar bëri të mundur për fat të keq që  në fillim të viteve ‘90, emri i Shqipërisë dhe shqiptarëve të shoqërohej me emigracionin e jashtëligjshëm dhe gjithë fenomenet që e shoqërojnë atë si krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafikimi i lëndëve narkotike dhe qenieve të gjalla. Ishte e natyrshme që kjo valë emigracioni e pakontrolluar të krijonte shqetësime në Europë ndaj dhe Bashkimi Europian nëpërmjet strategjive të tij u mundua që t’i minimizonte maksimalisht efektet negative të këtij emigrimi. Masat e marra ndaj këtyre fenomeneve dhe parashtrimi i agjendës së integrimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian përcaktoi dhe piketat e një politike të re në rajon duke bërë të mundur që termi problemi shqiptar, të marrë një ngjyrim të dytë në fjalorin diplomatik të kancelarive europiane duke nënkuptuar integrimin e vështirë dhe të zgjatur të një vendi drejt strukturave Euro-Atlantike.Për fat të mirë, falë remitancave të emigrantëve, grandeve të Bashkimit Europian dhe SHBA dhe një sërë reformash të ndërmarrë në vend, Shqipëria në prill të 2009 u pranua anëtare e plotë e NATO-s duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm për t’u integruar dhe në Bashkimin Europian, pasi pranimi në NATO është konsideruar për të gjitha demokracitë e ish-Lindjes komuniste si paradhoma të integrimit të plotë në Bashkimin Europian. Duke u bazuar në realitet e mësipërme prej vitit 2009, Shqipëria gjithashtu ka dorëzuar kërkesën për të qenë vend kandidat i Bashkimit Europian, kërkesë që u shqyrtua me seriozitetin më të madh nga ky institucion duke i përcjellë pyetësorin përkatës për ta plotësuar. Shqipëria, në një kohë rekord e plotësoi këtë pyetësor të madh duke iu përgjigjur sinqerisht pyetjeve të bëra aty, por për shkak të problematikës politike që shoqëroi zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe klimës së thatë të dialogut politik midis dy partive më të mëdha në vend, ende nuk ka marrë një përgjigje pozitive për fillimin e negociatave.Çfarë po ndodh me rastin shqiptar, ku Bashkimi Europian e ka bërë shumë të qartë se rruga drejt tij kalon nëpërmjet një plani prej 12 pikash ku dialogu politik mban peshën kryesore, ka filluar të konsiderohet sërish si problemi shqiptar, por sigurisht kësaj radhe me një ngjyrim dhe konacion të ri. Ky term nënkupton në kancelaritë e Europës shembullin tipik të një demokracie jofunksionale dhe të një klase politike të paaftë që të ndërtojë një dialog konstruktiv mes vedi. Është për të ardhur keq, që pas një rrugëtimi të gjatë dhe të dhimbshëm të shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Europian, dera e treguar për t’u trokitur dhe për t’u hapur në të njëjtën kohë me dashamirësi, nuk po gjendet dot, sepse klasa politike e tyre e ka mendjen t’i vë stërkëmbësha njëri-tjetrit duke mos arritur asnjëri aty. Nëse problematika e dy problemeve të para shqiptare në shumë raste nuk vareshin vetëm nga vullneti i shqiptarëve, ky i fundit varet tërësisht nga ta. Është përgjegjësia e tyre dhe dëshmi e pjekurisë së tyre politike se ku dëshirojnë ta shikojnë veten e tyre. Por a do të mundin dot shqiptarët dhe klasa e tyre politike ta kapërcejnë veten dhe të fillojnë të plotësojnë 12 pikat e BE-së për të siguruar kandidaturën e vendit kandidat? E thënë me fjalët e komisionerit Fule, dera është aty e hapur. Por si? E thënë dhe e stërthënë kaq herë nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, analistë dhe dashamirës të Shqipërisë, le të fillojmë dialogun politik. Mjaft më! Koha nuk pret! Shqipëria duhet bërë europiane!

Në kërkim të Gogolit


Nga: Sokol  BALLA
Dikur të vegjël na ushqenin edhe me frikën e Gogolit. Ndonjëherë babai futej në dhomën tjetër dhe bënte “UUUU”, që ne të hanim ushqimin. Jo gjithmonë funksiononte, bile merrte dhe për keq, se krijonte edhe trauma që mezi iknin nga memorja e një fëmije: a ka apo jo gogol? Në fund nuk kishte shumë rëndësi, se Gogoli ekzistonte, sa kohë ishte në kokat tona.Sot, në fund të sezonit politik, viti duket të ketë qenë shumë i gjatë, edhe për shkak të pranisë virtuale të Gogolit. 
Koncesionet, lejet e ndërtimit, Oketa, Paulini, Tan Prifti, Edi, e shoqja e re, Gjel Tavo, Kaçi i zi, Meta dhe e vërteta, 21 janari, Hekurani, Aleksi, Ziveri, Faruku, i biri, Luli, e bija, Elvisi, Griselda, femija (që nuk ishte), Lala që mundi Hushin, Rosinanti që s’trembi Gjushin, Peleshi dhe rivali i tij i leshit, “manita” dhe Sash-Enka, Beni, qeni dhe legeni, Klosi, Lazja dhe “qerosi”. Kudo është hija e tij. E Gogolit.Viti ka qenë plot ngjarje dhe ngjyra, plot personazhe tragjike dhe komike. Po në fund fitoi sërish fantazma e gogolit. Sërish në jetët tona ndërhyri vrullshëm “Disidenti” dhe rekrutët e tij. Sërish të gjithë thirrëm: “Ah, këtë s’e mund do mër vlla!”. As me vota.Dhe këtu është thelbi. Sali Berisha është kthyer në një obsesion kombëtar. Vetë i pari, kur merem me të dhe ja përmend emrin, nickname-in (këtë të riun dhe atë të vjetrin). Pastaj gjithë kolegët e mi, ata që e shajnë dhe ata që e lëpijnë. Po ndonjëherë edhe e mëshirojnë. Edhe vetë ndonjëherë kur nuk jam dakort kur i sulmojnë fëmijët, se mendoj: “Ja edhe unë, po të më ngacmojnë fëmijët, kështu do bëhesha”. Dhe këtu lind, (jo tek unë, por te të tjerë që logjikojnë pak më ndryshe dhe shkurt), vota e solidaritetit. Votë që mbajti katër vjet në pushtet Berluskonin, megjithë pallimet e tij masive me kurvat e të gjithë flamujve. Se ishte vota e italianit mesatar, që harxhon një të tretën e të ardhurave vjetore, në prostituta e transvestitë. E njëjta gjë ndodh edhe tek ne. Saliu vrasës? Po pse, sa herë bëhemi ne gati të vrasim dikë, vetëm se na zënë rrugën në parking, apo kur na pikon banjo e komshiut? Saliu korruptues? Por kur është hera e fundit që NUK ke dhënë para, për të marrë një provim, një licensë, një patentë të kapur nga policia, dhe i je gëzuar marrjes para kohe të dokumentit, paçka se kontribuove në korrupsionin kolektiv të shoqërisë? Saliu hajdut? Por kur është hera e fundit që ke gjetur diçka të vyer që i ka humbur dikujt dhe e ke kthyer në polici? Sashenka shiti ndeshjen? Por kur ke fituar një gjyq pa dhënë një million lekë? Kur? E pra këtu është përgjigja, se megjithë uljen e pensioneve, rritjen e dritave, vrasjet e opozitarëve, grabitjen e votave, bekimin e vjedhjes në gjykata e kolegj, sot Saliu është Gogoli ynë më i votuar. Ai ja ka arritur të na bëjë të gjithë si vetja. Vërtet “Fajin e ka Saliu”, por për sa kohë Saliu “is one of us”, ai do të fitojë. Ndaj sot nuk e kanë për gjë të rreshtohen përkrah tij, një ylber i gjerë personazhesh, sepse “gogoli” që kemi krijuar vetë, është si përbindëshi i Frankenshtajnit: dikujt i ka marrë syrin, dikujt këmbën, e dikujt dorën. Nga Kaçi i zi (me dy kobure, vret hardhuca nëpër mure) e deri tek Sashenka. E cila sigurisht nuk ja ka harruar Saliut akuzat për Kuqon. Deri sa erdhi dita që ai trokiti në derën e saj, për Kuqon e tij të qeshur. Me siguri zonja e rëndë ka menduar me qesëndi: “Erdhe ë, e shikon që jemi njësoj?”. Dhe ja liroi edhe atij, kuqon e tij. Unë mendoj falas. E ku ka kënaqësi më të madhe se kjo?Me këtë, nuk dua të them se të gjithë ne jemi gogolë. Por të gjithë ne kemi gogolin tonë që na tremb në kokat tona. Por para se ta luftojmë përbindëshin që krijuam vetë, duhet ta luftojmë atë Brenda nesh. Si betejë duket e vështirë dhe e gjatë. Vetëm kur ta kuptojmë se “fajin e kemi të gjithë ne”, atëherë do të nisë katarsisi i vërtetë. Ndërkohë Saliu duhet lënë në përrallën që po jeton vetë i lumtur dhe i eksituar. Por në fund të fundit ai nuk është Gogol. Eshtë thjesht një plak i lodhur me fantazi të shfrenuar, e ardhmja e të cilit dihet.

Akademik Fehmi Agani, promotor i doktrinës për liri dhe pavarësi të Kosovës




Nga Prof. Dr. Jusuf Bajraktari

Në plejadën e dijetarëve të shquar me emrin dhe punën të cilëve është i lidhur ngushtë zhvillimi i gjithmbarshëm i Kosovës, në periudhën e pasluftës, pa dyshim se shquhet akademik Fehmi Agani. Ai zë vend të spikatur në piedestalin e kësaj plejade intelektualësh të merituar.


Fehmi Agani lindi në një kohë kur varfëria dhe terrori serb mbi popullin shqiptar po bënin kërdi. Rrjedh prej një familjeje patriotike nga Plava, e cila si pasojë e dhunës dhe gjenocidit serb si mijëra familje shqiptare, detyrohet të lëshojë vendlindjen e të bëhet jabanxhi në tokën e vet. Edhe një nga pasardhësit e tij të shquar, Mulla Agani qe vrarë e masakruar si pjesëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Të gjitha këto e peripeci e të tjera jetësore lanë gjurmë të pashlyeshme në formimin e karakterit të këtij personaliteti ndër më të merituarit e më të fuqishmit që nxori Kosova. Fehmi Agani lindi, më 23 janar 1932, në Gjakovë, në një familje tradicionale shqiptare me gjendje të dobët ekonomike. Në Gjakovë mbaroi shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kreu në Prishtinë. Studimet për filozofi i mbaroi në Beograd në vitin 1959. Po kështu në Beograd më 1965 i kreu me sukses studimet pasuniversitare në shkencat politike, dhe magjistroi në temën Participimi i punëtorëve në qeverisjen e ndërmarrjeve në Gjermani. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1973, me tezën ”Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Fehmi Agani një kohë punoi si profesor i shkollave të mesme në Prishtinë, ndërsa më vonë si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitin 1965 u zgjodh ligjërues i sociologjisë në fakultetet e Prishtinës. Në vitin 1967 u zgjodh drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe Filozofisë, pastaj i Institutit të Sociologjisë, kryeredaktor i revistave “Studia Humanistica” dhe “Thema”. Pas vitit 1981, në valën e diferencimeve ideo-politike (1984), profesor Fehmi Agani u përjashtua nga procesi mësimor. Ai nuk hoqi dorë nga qëndrimet e veta,duke qëndruar gjithnjë në mbrojtje të çështjes kombëtare. Profesor Fehmi Agani që nga viti 1993 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Në saje të përgatitjes teorike nga sociologjia, politologjia dhe filozofia, profesor Fehmi Agani ishte ndër njohësit më të mirë të rrjedhave shoqërore dhe të proceseve politike në përgjithësi dhe në botën shqiptare në veçanti. Studimet e tij brilante për teoritë shoqërore, për kombin, vetëvendosjen dhe demokracinë janë frymëzim dhe armë e fuqishme për gjeneratat e reja të dhe inteligjencën kosovare. Ai gjithnjë me vizionin dhe konceptin e qartë teorik, ishte në funksion të mbrojtjes së kërkesave themelore të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre legjitime, duke e vështruar çështjen e Kosovës dhe mëvetësinë e saj si komponentë të çështjes së përgjithshme shqiptare. Në procesin e emancipimit social dhe kulturor të popullit, shqiptar akademik Agani luajti një rol të madh në krijimin, ngritjen dhe pavarësimin e institucioneve shkencore, kulturore e kombëtare të Kosovës, nga Instituti Albanologjik e deri te formimi i Universitetit dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës. Nëpër duart e profesor Fehmiut kaluan breza të tërë studentësh dhe nën drejtimin e tij u formuan shumë kuadro shkencore nga disiplina të ndryshme të shkencave shoqërore. Në veçanti duhet theksuar se profesor Fehmi Agani luajti rolin vendimtar në formësimin e filozofisë së politikës argumentuese e të padhunshme figure prominente e artikuluese e kësaj filozofie u bë Dr. Ibrahim Rugova tashmë President historik i Republikës së Kosovës. Funksionalizimi i këtij tandemi si kreatorë të një politike me bazament kombëtar dhe me një mbështetje të fuqishme të kreacioneve dokrinare të politikës bashkëkohore do të bëhen emblema më dalluese e Çështjes Shqiptare në fund të shekullit njëzet që natyrisht mori edhe tipare tjera në hap me momentin historik.



Akademik Fehmi Agani ishte pjesëmarrës aktiv në jetën shkencore, politike e kombëtare dhe prijës i shumë proceseve progresive me rëndësi historike për Kosovën e më gjerë. Së bashku me akademikët Ali Hadrin dhe Gazmend Zajmin, që nga viti 1968, ishte ideolog i projektit për Pavarësinë e Kosovës, për të cilin punoi me tërë qenien deri në minutën e fundit të jetës së tij. Profesor Fehmi Agani këto dhjetë vjetët e fundit ishte koka e lëvizjes politike shqiptare. Nuk kishte dokument, deklaratë, program apo platformë politike ku ai nuk ishte hartues. Si nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dha kahet dhe orientimet ideore jo vetëm të saj si partia më e madhe në Kosovë, por me urtësinë e tij drejtonte tërë logjistikën e partive politike në Kosovë, duke prezantuar ato para botës demokratike në mënyrë të denjë. Me formimin teorik dhe përvojën e tij të begatë jetësore e politike që dispononte, ishte negociatori më i fortë shqiptar, që nga Konferenca e Hagës deri tek ajo e Parisit. Profesor Agani ishte njëri nga politikanët më të respektuar shqiptar te diplomatët e huaj. Ai nuk lejonte të cenoheshin qëllimet bazë të lëvizjes politike shqiptare dhe objektivat e çështjes kombëtare. Profesor Agani duke i shërbyer kësaj ideje fisnike është njëri ndër frymëzuesit dhe përkrahësit më të shquar të rezistencës së armatosur - Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Profesor Fehmi Agani në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe nuk dëshironte ta braktisë Kosovën. Pas një muaji e gjysmë qëndrimi në Prishtinë, nga 24 marsi e deri më 6 maj 1999, duke mos pasur mundësi veprimi, vendosi të kaloi në Maqedoni. Ai ishte i bindur se nga jashtë do të mund të kontribuonte më shumë. Por kurthi i përgatitur nga autoritetet serbo-maqedone, me mbylljen e kufirit, rezultoi me ekzekutimin e tij, në çastet kur ai protestoi kundër ndarjes së të rinjve nga turma. U pushkatua nga eskadronët speciale serbe pas urdhrit të marrë nga eprorët e Beogradit. Fehmi Agani e dha jetën burrërisht ashtu siç e kishte jetuar, për rininë, për lirinë e Kosovës, për popullin shqiptar dhe idealet e tij. Pas vdekjes, më 2002, studentët dhe bashkëpunëtorët e tij e botuan një pjesë të trashëgimisë shkencore të profesor Fehmi Aganit në 8 vëllime, që padyshim është Monumenti më i bukur që e lartëson emrin e këtij Vigani Liberator.






Në këtë përvjetor të lindjes së këtij ideologu e veprimtari të madh të Pavarësisë së Kosovës, indiferenca e institucioneve të Kosovës, sidomos e MASHT dhe Universitetit të Prishtinës ndaj Kompleksit Memorial të Fehmi Aganit është jo vetëm shqetësuese por edhe turpësi e fyese. Në vitin 2004 Presidenti Historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Aganin e ka shpallur e nderuar me titullin “Hero i Kosovës” ndërsa sot e asaj dite Qeveria e Kosovës atë e trajton si viktimë civile duke mos i dhënë familjes së tij tretmanin e duhur. O tempora o mores thoshin latinët e vjetër!!!

*******

Nga Flori Bruqi



Akademik Fehmi Agani  është Pishtari i pavarësisë dhe lirisë së Kosovës 



Akademik prof.dr.Fehmi Agani ishte Alfa dhe Omega e Pavarësisë së Kosovës dhe dora e djathtë e Presidentit Rugova të cilin e këshillonte, e ndihmonte dhe e përcillte hap pas hapi deri në ditët e fundit të jetës së vetë kur u vra barbarisht nga ata që na e kishin shkelur me shekuj lirinë tonë. U vra nga shkaku se nuk mund të vritej e ardhmja e sigurtë dhe e ndritur e vendit  të cilit i përkiste ai. U vra egërsisht dhe barbarisht ngase duhej të vritje dikush që ishte më i lidhur me të gjitha përparimet e përjetuara nga dita kur e kishte filluar punën Universiteti ynë dhe kur kishin dalur mijra kuadro të shkolluara në gjuhën shqipe. 




 


Patrioti dhe intelektuali i dëvotshëm i çështjes kombëtare shqiptrae z.Fehmi Agani  lindi më 1932 në Gjakovë -  dhe vdiç heroikisht nga forcat vrastare serbe  më 6 maj 1999 në Prishtinë, Kosovë).Është  filozof, sociolog dhe politikan i doktoruar, akademik, gazetar dhe Hero shqiptar i Kosovës.

Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demoktatizimi e shoqëris shqiptare në gjitha lëmijt e jetës.
 
Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarin e tij në shërbim të projekimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës në vitet -ta.
 
Duke pasë studiuar për filozofi, specializizuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, F. Agani, pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit - tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërës. Veprimtarinë e frytshme prej arsimtari universitar Fehmiu e kishte nisur para Plenumit të Brioneve, që shënoi kthesë në zhvillimet politike në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Kosovë.
 
Pikërisht në atë kohë të çlirimit të energjive krijuese të shqiptarëve shquhet roli i grupit të intelektualëve që përpiqeshin që ato energji t‘i kanalizonin në drejtime pozitive. Fehmiu ishte ndër ata që shquheshin posaçërisht qoftë sa i përket angazhimit për demaskimin e shtypjes barbare të ushtruar mbi shqiptarët, qoftë edhe më shumë në kërkimin e hapësirave të reja për zgjerimin e të drejtave shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve me synim barazimin me të tjerët në ish-Jugosllavi.

Gjurmët e angazhimit të tij hetohen në disa drejtime teorike dhe praktike, një veprimtari që e mishëron teorin dhe praktikë dhe e bën gati të pamundëshëm ndarjen e tyre. Në drejtimin politik - në kërkimin e rrugëve për përparim institucional të këtyre të drejtave, krijimin e klimës politike dhe pastaj edhe të kërkesave juridike-kushtetuese për avancimin e statusit të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave.( vitet 1967)
 
Në ndërtimin e mëtejmë të rrjetit të shkollave të larta dhe të fakulteteve, për të kaluar në organizim universitar me mësim të plotë në gjuhën shqipe. Në themelimin dhe ngritjen e institucioneve shkencore. Më 1967 Fehmi Agani qe emëruar drejtor i Institutit të sapo ri-themeluar Albanologjik në Prishtinë.
 
Në angazhimin për hapjen e komunikimit të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë me shqiptarët e tjerë, posaçërisht me Shqipërinë. Në situatën e re të Kosovës në federatën jugosllave, pas Amendamenteve kushtetuese dhe Kushtetutës së vitit 1974. Në rritjen e infrastrukturës së brendshme të institucioneve të Kosovës dhe të cilësisë e gjerësisë së punës brenda tyre. Pas Demonstratave të vitit 1981 përjashtohet nga shoqëria komuniste dhe i merret e drejta e ligjërimit. Në fillim të viteve ´90 Fehmiu është në kreun e lëvizjes së madhe politike për pavarësinë e Kosovës, në udhëheqjen e ngushtë të LDK-së (nënkryetar dhe "lapsi" i LDK-së}

Në hartimin e të gjitha dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në Kosovë në dekadën e fundit, sidomos në hartimin e atyre dokumenteve që kanë peshë dhe vlerë ndërkombëtare. Në ndërtimin dhe selitjen e raporteve sa më të afërta midis grupeve dhe partive në Kosovën e viteve ’90.
Agani ishte aktiv me "lapsë" dhe trup e shpirt në ngjarjet politike që ndodhnin në Kosovë në vitet 90-ta, ndër të cilat duhet vequar ngjarjet si: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992. Më 6 maj 2004 nga ana e kryetarit të Kosovës shpallet "Hero i Kosovës".
 
Vitet e hershme të 60-ta : Gjatë gjithë kësaj kohe ai punonte në projektin për shoqërinë civile, njëherish me pretedime teorike dhe me zbatime konkrete në shoqërinë kosovare dhe shqiptare në përgjithsi.

Në këtë drejtimi ai kishte pregatitur disa libra të cilat përshkak të luftes nuk arriti të i botoj në vitin 1999.
Vitet e 60-ta : Punime sociologjiko-politike për proceset e participimit të punëtorëve në drejtimet e ndërmarrjeve (Mitbestimmung) në Gjermani. Këto punime janë publikuar në revista të ndryshme në serbokroatisht. Punime hulumtuese-shkencore për proceset shoqërore-politike në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, sidomos në studimin e veprimtarisë së partive politike.

Vitet e 70-ta : Shkrime më ngushtësisht sociologjiko-teorike, përfshirë dhe tekste për nevoja të shkollave. Vitet e 80-ta : Projekti i studimit të historisë së mendimit sociologjik. Rezultat i pjesërishëm i kësaj pune është libri i vetëm i atij lloji ndër ne Në rrjedha të mendimit sociologjik i botuar më 1990.

Dorëshkrime në tërësi librin rreth 200 faqesh të hartuar për nevoja të instancave shqiptare. Vitet e 90-ta : Argumentimet dhe shpjegimet shkencore politike të të drejtave shqiptare dhe të Kosovës në raport me sllavët e jugut përreth, projektimet e lëvizjeve konkrete politike përbrenda shoqërisë sonë, projektimet dhe argumentimet e pavarësisë shtetërore dhe shtetformuese të Kosovës dhe në mbrojtjen dhe përhapjen e këtyre ideve; ana tjetër dhe gati paralele me këtë ka të bëjë me çështjet e organizimit të jetës shoqërore, përgjithësisht me organizimin e shoqërisë civile dhe me proceset e demokratizimit.

Pas vdekjes : Është botur një përmbledheje e punimeve të tij e titullura "Pavarsia - Gjasa dhe Shpres". Prodhimtaria shkencore-intelektuale e Fehmi Aganit është shkruar pjesën më të madhe në gjuhën shqipe.
 
Për një pjesë ajo është hartuar serbisht, por ka dhe shkrime që janë ruajtur në përkthim anglisht. Vrasja Rrethanat e vrasjes së Aganit nga ana Doktrinës së shenjtë serbe, mbeten të paqarta. Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë.
Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luante rolin e negociatorit midis Rugovës e qeverisë serbe. Një deklaratë e policisë e publikuar më 7 maj 1999, tha: Hamendësohet se terroristët e të ashtuquajturës UÇK e kanë mbajtur Aganin të izoluar me synimin për të penguar angazhimin e tij në negociatat midis Rugovës dhe qeverisë së Serbisë.

Kur Rugova u nis për në Romë, ata nuk kanë patur interes për ta mbajtur më tej të izoluar, kështu që e vranë. Ky akt terrorist mund të interpretohet pa asnjë dyshim si një konfirmim i vendimit tashmë të shpallur të UÇK-së për të bërë të njëjtën gjë edhe me zotin Ibrahim Rugova.

Tituj të veprave

Në rrjedha të mendimit sociologjik

- Vepra I 1990 ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-001-8

Për shoqërinë civile

- Vepra II ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-002-6

Demokracia, Kombi, Vetëvendosja

- Vepra III ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-003-4

Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gajtë luftës së dytë botërore (1939 - 1945)

- Vepra IV ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-004-2

Sindikatat Gjermane dhe shkrime tjera

- Vepra V ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-005-0

Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes

- Vepra VI ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-006-9

Pavarësia gjasa dhe shpresë

- Vepra VII ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-007-7.

Intervista, reagime

- Vepra VIII ISBN 9951-05-000X dhe ISBN 9951-008-5.

Mirënjohjet

Urdhri Hero i Kosovës

Medalja e Artë e Pavarësisë

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit

Tituj shkencorë

Studiues i diplomuar i Filozofis - 1959,

Universiteti i Beogradit Magjistër i Shkecave Politike - 1965,

Universiteti i Beogradit Doktor i Shkecave Sociologjike - 1973,

Fakulteti Filozofik Prishtinë Profesor universitar Universiteti i Prishtinës Akademik i Akedemis së Arteve dhe Shkencave të Kosovës

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...