Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/25

Sa dëmtohen Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nga embargoja e Kosovës



 

Vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e embargos për prodhimet nga Serbia ka shkaktuar pakënaqësi në Beograd. Në disa reagime ai vlerësohet si shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s.

 
Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore serbe, vëllimi i shkëmbimeve me Kosovën në vitin 2010 arriti në rreth 400 milionë dollarë. Mallrat më të rëndësishme që janë dërguar në Kosovë janë gruri, energjia elektrike, sheqeri, krepi, ushqimet, nafta, nafta bruto, letër, karton dhe ilaçe.
Në të njëjtën kohë nga Kosova për në Serbi arritën mallra me vlerë 4.03 milionë dollarësh.
 
Dëm për sipërmarrjet serbe
Vendimi i qeverisë së Kosovës është i keq dhe në kundërshtim me tregtinë e lirë, vlerëson për Deutsche Wellen ekonomisti Aleksandar Stevanovic i Qendrës për tregun e lirë:

"Unë mendoj se pjesa e mallrave nga Serbia, e cila hyn përmes kanaleve gri në Kosovë dhe që është sot dominuese, thjesht do të rritet dhe efektet në praktikë nuk do të ndihen kushedi sa. Gjithashtu, është e mundur që një pjesë e flukseve legale do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë legale, vetëm se mallrat do të paketohen rishtaz në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Pra, pak punë edhe për fqinjët tanë të tjerë. "
Dëm edhe për buxhetin e Kosovës
Dëmin më të madh do ta vuajnë kompanitë serbe, mendon Stevanoviç. Kostot e tregtimit në Kosovë do të rriten, pasi biznesmenët kanë kosto shtesë, në qoftë se ata duhet të punojnë ilegalisht, ose përmes vendeve të treta. Volumi i këmbimit tregtar me Kosovën, gjithsesi nuk është i papërfillshëm për një vend si Serbia, thotë Stevanoviç, por ai shton se dëme do të ketë edhe nga ana e Kosovës. Është e njohur se një pjesë e rëndësishme e tregtisë së mallrave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës vazhdon të shkojë në kanalet gri dhe pas kësaj embargoje, ekziston rreziku që ai të hyjë thuajse krejtësisht në zonën gri, paralajmëron Stevanoviç:
“Një nga rezultatet me siguri do të jetë, që këtë do ta vuajë edhe buxheti i Kosovës, sepse ai thjesht nuk do të jetë në gjendje të regjistrojö flukse të disa mallrave dhe t'i faturojë legalisht. Nëse nuk keni hyrje legale aty, ku shitni diçka, fakt është se për to nuk mund të ngarkoni tatim.”

Presion politik përmes ekonomisë
Ekonomisti Goran Nikoliç nga qendra për politikën e re thotë se masa e autoriteteve të Kosovës do të rrezikojë më shumë industrinë ushqimore serbe dhe atë të materialeve të ndërtimit. Serbia ka një rritje të eksporteve, por është e vështirë të pushtojë tregje të reja, në qoftë se kërcënohen rreth 250 milionë euro nga këmbimet vjetore, do të thotë se  rrezikohen disa mijë vende pune, tha Nikoliç. Gjithsesi dikush ka vlerësuar se kjo është një mënyrë efikase për të bërë presion politik mbi Serbinë, i tha Nikoliç DW:

"Nëse është e vërtetë, dhe unë mendoj, se ka qenë edhe teza e zyrtarëve serbë se embargoja është vënë me miratimin e heshtur të Bashkimit Evropian, atëherë kjo është lojë e rrezikshme. Jo në aspektin e sigurisë, por në aspektin e përkeqësimit të marrëdhënieve në rajon. Për shkak se Serbia është vendosur para një fakti të kryer dhe ka pak gjasa, që do të jetë e gatshme për disa lëshime politike. Unë mendoj se kjo forcon disa forca, që janë për izolimin, dhe në të dy palët. Unë mendoj se e gjitha është shumë e rrezikshme dhe nëse kanë dashur të kërkojnë disa lëshime nga Serbia, kjo nuk është mënyrë e mirë. Është e vështirë që pushteti në Serbi të jetë i gatshëm, për paratë që kam përmendur, të bëjë disa lëshime, sepse për ta kjo është politikisht zonë shumë e rrezikshme!”, tha Nikoliç.
SarajevaSarajeva
Dëmtohen edhe firmat boshnjake
Qeveria e Kosovës përveç Sërbisë mori vendim që të tatojë me 10% mallrat nga Bosnja Hercegovina, që synojnë tregun kosovar. Masat e qeverisë së Kosovës mund të mbyllin dyert edhe për firmat e Bosnjë Hercegovinës në Kosovë. Meqenëse ndërmarrjet nga Republika e Srpska nuk bëjnë biznese në Kosovë, vendimi i qeverisë në Prishtinë rrezikon kryesisht biznesmenët nga Federata e B-H. Drejtori i firmës " TT Kabeli" nga Shiroki Brijeg, Dario Tomiç, i tha  Deutsche Welles se eksportet në tregun e Kosovës për këtë kompani janë tani "mision i pamundur". "Detyrimet doganore prej 10 për qind janë një problem i madh për çdo dege, sidomos për tonën," tha Tomiq.
Edhe analisti i dhomës ekonomike të Bosnjë Hercegovinës, Duljko Hasić, beson se futja e tarifave doganore mund të mbyllë tregun e Kosovës për firmat e Bosnjë Hercegovinës. Hasic thotë se as presionet e komunitetit ndërkombëtar deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. "Pavarësisht nga presioni i madh nga B-H dhe Bashkimi Evropian, Kosova nuk heq dorë nga vendosaj e këtyre masave," thotë Hasic.

Ekonomia viktimë e politikës
Meqë Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën, nuk është e mundur as arritja e marrëveshjeve dypalëshe në planin ekonomik. Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Sarajevës dhe Prishtinës për këtë arsye janë të bazuara në marrëveshjet rajonale, siç është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA).
Analistja ekonomike dhe deputete në Parlamentin e Shtetit, Azra Haxhiahmetoviç, thotë se në këtë rast ka rezultuar se ekonomia është një viktimë e mosmarrëveshjeve politike rajonale. "Bosnja dhe Kosova janë nënshkruese të të njëjtave marrëveshje tregtare dhe janë angazhuar për liberalizimin e tregtisë. Por unë duhet të pranoj se ky veprim i Kosovës është një reagim ndaj veprimit të Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës", thotë Azra Haxhiahmetoviç.

Kosova është një nga hapësirat  ekonomike, me të cilën Bosnja-Hercegovina ka pasur një bilanc pozitiv të tregtisë së jashtme. Vetëm vitin e kaluar shkëmbimi i përgjithshëm tregtar midis B-H dhe Kosovës ishte 345 milionë marka. Analistët thonë se në këtë rast, Bosnja dhe Herzegovina është viktimë e marrëdhënieve të pazgjidhura politike në rajon, veçanërisht ato në relacionin Beograd-Prishtinë.
Autor: Ivica Petrovic,Samir Huseinovic/Ina Verbica

Policia e Kosovës merr kontrollin në pikat 1 e 31

 Në orët e vona sonte, Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë e saj speciale kanë ndërmarrë një aksion dhe ia kanë dalë të fusin nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Arsyetim për ndërmarrjen e një hapi të tillë është zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj produketeve të Serbisë.
Si njoftoi korrespodenti i Kohës Ditore nga Mitrovica, ky aksion nuk ka hasur në pengesa të mëdha dhe gjendja në këto momente është e qetë. Thuhet se aksioni i Policisë së Kosovës është ndihmuar dhe asistuar edhe nga Policia e EULEX-it.
Njëkohësisht, zhvillim të ri paraqet edhe shkarkimi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Reshat Maliqi, nga ana e kryeministrit Hashim Tha[i, kurse si shkas për këtë shkarkim thuhet të jetë qenë hezitimi i drejtorit Maliqi për të zbatuar urdhrin për këtë aksion policor.









Ndërsa sipas informacioneve të drejtpërdrejta të dhëna nga vetë Reshat Maliqi për Retroaktiv të Koha vison,drejtori në fjalë nuk dinë që është shkarkuar nga  vetë z.Hashim Thaqi .


Flori Bruqi

Shefqet Krasniqi: Kosovën e duam si Amerikën


Imami i shumëpërfolur kohëve të fundit nëpër medie, Shefqet Krasniqi, në një intervistë për “Express”, ka thënë se kush nuk është mysliman, sipas islamit, e ka vendin në xhehenem. Më tej ai thotë se beson që në Kosovë nuk ka radikalizëm islamik, por ka radikalizëm laik dhe katolik.
Imami Krasniqi, duke folur për kërkesën për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, ka thënë se shpreh keqardhje për zvarritjen e kërkesës së kamotshme për ndërtimin e kësaj xhamie dhe qendre islame deri në ditët e sotme, e që sipas tij, bë shkak rrëmuje e polemikash të panevojshme.
Ai shton se premtimi për ndërtimin e kësaj xhamie është dhënë nga vetë kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, në vitin 2008.
Duke iu referuar çështjes së bartjes së shamisë nëpër institucione publike, dhe protestës së anuluar për këtë çështje, Imami Krasniqi thotë shamia duhet të sanksionohet në Ligjin e arsimit në Kosovë dhe duhet të lejohet pasi ajo është një e drejtë bazike e lirisë fetare dhe të mendimit në vendin tonë.
“Ne myslimanët e Kosovës e duam Kosovën të jetë e lirë sikur Amerika. Tamam si në Amerikë, ku njerëzit nuk diskriminohen për shaminë që mbajnë, për ngjyrën e lëkurës që kanë e për besimin e bindjet e tyre, edhe ne, Kosovën e duam si Amerikën. Të lirë dhe demokratike dhe të mos ketë ligje diktatoriale dhe shtypëse të lirisë fetare, siç është ligji i shamisë, i cili i varros për së gjalli femrat me shami të vendit tonë, duke i dëbuar nga sistemi me dhunë”, ka thënë Krasniqi.
Këtë që po ndodh në Kosovë, ai e quan aparteid fetar dhe shprehet i besimit se “futja e shamisë në Kosovë, është hapi i parë drejt emancipimit të Kosovës dhe dhënies fund të diskriminimit fetar në vendin tonë”.
Ndërkaq, akuzat e bëra ndaj tij për shkak të fjalëve që i ka thënë kundër Nënës Terezë, Krasniqi i quan qesharake.
“Për padinë që është bërë kundër meje për fjalët e mia kundër Terezes mendoj se këto akuza janë qesharake dhe cenojnë lirinë fetare në vend. Unë kam thënë çfarë kam thënë për Terezen dhe sipas besimit tonë islam, kush nuk është mysliman, pra nuk e beson Allahun në mënyrën e duhur, e ka vendin në xhehenem. Këtu janë parime kuranore, kështu thotë Kurani, unë nuk mund ta ndryshoj atë, ja lexojeni, e keni para”, ka theksuar Krasniqi.

Kam bashkëpunëtorë


Në sallë 32-vjecari ka pranuar përgjegjësinë e tij për vrasjet, por është deklaruar 'i pafajshëm', ashtu sikurse ka thënë edhe në momentin e arrestimit. Ky person, që mediat e kanë krahasuar me një përbindësh, pretendon se ka bërë veprimin më të mirë të ndalur 'aleancën marksiste-islamike', duke theksuar edhe bindjet e veta ideologjike.
Policia e kryeqytet norvegjez, Oslo ka publikuar shifrat reale të masakrës së të premtes në ishullin Utoja dhe në qendër të kryeqytetit.
Gjatë një konference për shtyp, policia uli në 68 numrin e të vrarëve në ishull, ndërsa 8 është numri i të vdekurve nga shpërthimi i bombës në qendër të Oslos.
Sipas policisë, numri i viktimave, pa përfshirë të humburit, për të cilët vazhdojnë kërkimet, është 76. Fillimisht mediat e ndryshme norvegjeze dhe ndërkombëtare kishin raportuar 93 viktima në të dy atentatet në Norvegji.
* * * * * * *

Në Norvegji, seanca e masës së arrestit për personin që pranoi se kreu masakrën e së premtes, përfundoi pas 35 minutash.

Prokurorët thanë se do të kërkojnë që Anders Behring Breivik të mbahet në arrest për një periudhë prej tetë javësh, periudhë e cila mund të zgjatet para fillimit të gjyqit.
Po sot, gjyqtari vendosi që seanca e sotme të mbahej me dyer të mbyllura pa praninë e publikut dhe të medias. Breivik kishte kërkuar që seanca të ishte e hapur për të shpjeguar motivet e tij.

Një gjykatës norvegjez vendosi sot që norvegjezi që ka marrë përsipër sulmet e së premtes, të mbahet në paraburgim për tetë javë, ndërsa policia ka ulur shifrën e të vdekurve nga sulmet.
Gjykatësi Kim Heger tha në një konferencë për gazetarë në Osllo se 32 vjeçari Anders Behring Breivik do të mbahet i izoluar në katër javët e para.
Heger tha se Breivik ka pranuar përgjegjësinë pë sulmet, por ka refuzuar që të pranojë fajësinë:
“Me gjithë faktin se i akuzuari njeh rrethanat aktuale, ai nuk është deklaruar fajtor. Nga ajo që gjykata e ka kuptuar, i akuzuari beson se është dashur të kryejë këto sulme, për ta shpëtuar Norvegjinë dhe Evropën Perëndimore nga, në mes tjerash, marksizmi kulturor dhe nga marrja prej myslimanëve”, ka thënë Heger.
Ai po ashtu tha se Breivik ka thënë në seancën e sotëm me dyer të mbyllura, se ka punuar me “dy celula tjera në organizimin” e sulmeve.
Policia, sipas gjykatësit, është duke i hetuar pretendimet.
Ai përballet me akuza terrorizmi për shpërthimin në selinë e kryeministrit në Oslo dhe pastaj vrasjen e rinjve në një kamp në ishullin Utoeya. Zyrtarët kanë thënë se numri i të vrarëve është 93.
Avokati i çështjes thotë se klienti i tij i ka pranuar të dy sulmet, por mohon të ketë kryer ndonjë krim. Sipas avokatit, Breivik beson se veprimet e tij ishin "barbare", por të nevojshme për të sjellë një "revolucion" në shoqërinë norvegjeze.
Gjykata vendosi që Breivik do të mbahet në paraburgim për 8 javë, ndërsa katër javët e para do të mbahet në izolim.
Breivik do të qëndrojë në izolim ku nuk do të marrë as letra si dhe nuk do të ketë vizitorë përveç avokatit të tij. Ndërkohë, autoritetet do të vazhdojnë hetimet.
Babai: Nuk dija gje per tim bir
Nje ekip policesh norvegjeze kaloi disa ore ne shtepine e Jens Breivik, babait te njeriut qe shokoi vendin me vrasjen e me shume se 90 personave.
Burri, krejtesisht i shokuar, ka rrefyer se nuk kishte as idene me te vogel per bindjet e cuditshme te te birit dhe mbi te gjitha per ate qe po planifikonte. Perfshirjen e 32-vjecarit ne sulmet e renda te se premtes, ai vete e ka mesuar nga edicionet online te gazetave vendase, ku ka pare te shfaqej emri dhe fotografia e tij.
Jens Breivik eshte nje pensionist qe jeton ne France dhe me djalin e tij nuk ka patur kontakte qe prej 1995-es.
Ndalen kërkimet në ishull
Kerkimi per trupa te tjere ne ishull eshte mbyllur. Sipas mediave gjermane i akuzuari për atentatet në Norvegji, në një pamflet të publikuar në internet përmend edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe në përgjithësi Partinë Socialdemokrate gjermane, si dhe ekologjistët, si objektiva të mundshëm sulmi.
Gazeta "Die Hamburger Morgenpost" bën më tej të ditur se autoriteti për mbrojtjen e kushtetutës në Gjermani ka nisur nje hetim. Në pamfletin e tij prej 1500 faqesh, i akuzuari për atentatet në Norvegji, Anders Behring Breivik, bën thirrje për shpëtimin e Evropën nga islamizimi dhe marksizmi.
Oslo: Breivik, arrin në gjykatë
Norvegjezi 32 vjeçar, Anders Breivik, i cili ka pranuar se ka vendosur një bombë të premten, në një ndërtesë dhe ka lënë më shumë se 90 të vdekur, ka arritur në një seancë dëgjimore në Oslo.
Pas disa kërkesave gjykatësit thanë se seanca do të jetë mbyllur. Prokurorët thanë se do të kërkojnë të paktën tetë javë paraburgim për Breivikun. Në mesditë, norvegjezët kanë mbajtur një minutë heshtje, në nderim të 93 personave që humbën jetën.

OSLO : Ulen shifrat e të vrarëve



Një gjykatës norvegjez vendosi sot që norvegjezi që ka marrë përsipër sulmet e së premtes, të mbahet në paraburgim për tetë javë, ndërsa policia ka ulur shifrën e të vdekurve nga sulmet.
Gjykatësi Kim Heger tha në një konferencë për gazetarë në Oslo se 32 vjeçari Anders Behring Breivik do të mbahet i izoluar në katër javët e para.
Heger tha se Breivik ka pranuar përgjegjësinë për sulmet, por ka refuzuar që të pranojë fajësinë: “Me gjithë faktin se i akuzuari njeh rrethanat aktuale, ai nuk është deklaruar fajtor. Nga ajo që gjykata e ka kuptuar, i akuzuari beson se është dashur të kryejë këto sulme, për ta shpëtuar Norvegjinë dhe Evropën Perëndimore nga, në mes tjerash, marksizmi kulturor dhe nga marrja prej myslimanëve”, ka thënë Heger.
Ai po ashtu tha se Breivik ka thënë në seancën e sotëm me dyer të mbyllura, se ka punuar me “dy celula tjera në organizimin” e sulmeve.

Policia, sipas gjykatësit, është duke i hetuar pretendimet.
Ndërkohë, policia tha se numri i të vrarëve nga shpërthimi i makinës bombë jashtë ndërtesës së qeverisë është rritur në tetë, por numri i atyre që u vranë në ishullin Utoja, është zvogëluar në 68.
Breivik raportohet se ka lidhje me grupet e krahut të djathtë dhe grupet anti-islamike.
Ai tha përmes avokatit të tij se dëshiron që t’i shpjegojë vetë motivet e veprimeve të tij në seancën e sotme gjyqësore.
Më herët, norvegjezët mbajtën një minutë heshtjeje për të kujtuar viktimat e së premtes.

A mbrohet sovraniteti i shtetit vetëm me “kallashë”?



Besim Toska

Edhe pse kanë kaluar disa vjet që kur vendi është i lirë dhe ka forcën e saj policore dhe atë siguruese, akoma ato nuk arritur ti gëzojnë e përdorin armët që i përdorin institucionet homologe të vendeve tjera. Forca e Sigurisë, ka armë të lehta, ndërsa Policia e Kosovës ka edhe disa armë më të rënda, por jo edhe të gjitha. Policia dhe FSK-ja, akoma nuk kanë arritur që të kenë së paku edhe një helikopterë e mos të flasim më për aeroplanë luftarakë.

Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, asaj të Forcës së Sigurisë, dhe Policisë nuk janë në gjendje të flasin në detaje për çështjen e armatimit që kanë dhe atij që do duhej ta kenë këto dy institucione. Ibrahim Shala, Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe zëdhënës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se FSK-ja aktualisht ka dy lloje armësh, armët e gjata Heckler&Co-G36 dhe Cold-M4 të prodhimit amerikan, kurse pistoleta Glock të prodhimit austriak. Këto janë armët ta cilat janë të parapara për FSK-në, në bazë të planit të Ahtisarit. “Përgjegjës për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës për momentin është KFOR-i, ndërsa për sigurinë e brendshme është përgjegjëse Policia e Kosovës”, tha Ibrahim Shala. Sipas tij FSK-ja, aktualisht e ka misionin e saj që është i njohur për opinionin, përderisa nuk ndërrohet ky mision dhe detyrat që tani i ka FSK-ja, siguria e brendshme dhe e jashtme nuk janë kompetencë e FSK-së. I pyetur se a i duhen FSK-së helikopterët, ai u përgjigj se po. FSK-ja ka njësinë e aviacionit në strukturën e saj dhe ne kemi planifikuar ngritjen e kapaciteteve të saj. Janë duke planifikuar shkollimin e kuadrove, pra pilotëve në ndonjërin prej vendeve fqinje me të cilët kanë marrëdhënie bashkëpunimi. Ai tregoi se gjithashtu kanë planifikuar që në tri vitet e ardhshme në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe ministritë tjera që ta kompletojnë një njësi të helikopterëve që ti mbulojnë të gjitha nevojat jo vetëm të FSK-së por edhe të ministrive dhe agjencive të tjera që kanë nevojë për helikopterë. “FSK-ja, tani më ka bërë edhe kontratën e tretë me kompaninë e kontraktuar për blerjen edhe të 800 pushkëve Heckler&Co-G36 dhe me kohë do t’i pajisim të gjithë ushtarët dhe personelin me pajisjet e parapara sipas tabelës organizative të pajisjeve (TOP), ndërsa numrin e pistoletave e kemi siguruar për personelin që parashihet të mbajë armë sipas TOP-it”, tha Ibrahim Shala.

SHKARKOHET DREJTORI I PK GJENERAL RESHAT MALIQI



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi para pak minutash ka marr vendim që të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqin. Lajmin e ka dhënë Zyra për Media e Kryeministrisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 paragrafit (10) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 43.1 (a) të Ligjit Nr.03/L-035 për Policinë, ka marrë vendim që të shkarkojë z.Reshat Maliqi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Policia merr kontrollin në veri
Forca të shumta të Njësisë Speciale janë nisur me urgjencë për në veri të vendit, me urdhër të kryeministrit Thaçi. Transmetuesi publik, RTK, bën me dije se policia ka shkuar për të marrë nën kontroll total pikat 1 dhe 31 të kufirit me Serbinë. Aksioni i Thaçit vjen për të respektuar reciprocitetin me Serbinë, vendim i marrë para pak ditësh. Në këto momente, raportohet se kryeministri  Hashim Thaçi është duke zhvilluar takime me ndërkombëtarët.
Qeveria e Kosovës ka insistuar se nuk do ta shqyrtojë ndalesën e saj ndaj importit të Serbisë, derisa autoritetet në Beograd të mos heqin embargon e tyre tregtare ndaj Kosovës.
“Vendimi është i pakthyeshëm, deri në vendimin e tyre që të njohin vulat doganore të Kosovës”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila.
Për Prishtinën, “embargo do të tërhiqet, në atë moment, kur të paktën një kamion do të kalojë nga Kosova në Serbi, dhe nuk do të pengohet për shkak të vulave doganore të Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministrja Kusari-Lila.

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të ndërmarrë masat e reciprocitetit ndaj Beogradit, duke mos lejuar kështu hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Embargo e Serbisë ndaj Kosovës është vendosur qysh në vitin 2008, kur Kosova tashmë e pavarur, ndërroi edhe vulat doganore të UNMIK-ut.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...