2011-08-03

Një film francez, ku flitet për krimet që kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës

description

Një film francez, ku flitet për krimet që kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës ndër vite ka ngjallur reagime të shumta në Serbi, saqë ka shkuar deri aty ku serbët mendojnë se këtë film e ka financuar Bernar Kushner. Gazeta beogradase “Novosti”, ka shkruar se shqiptarët e Kosovës e kanë financuar xhirimin e një filmi, i cili ka të bëjë me tre serbë, që kidnapojnë dhe vrasin njerëz, për t’ua marrë organet e tyre, të cilat më pas i shesin, shkruan kjo e përditshmja. Filmi “Të robëruarit” është shfaqur në tetor të vitit të kaluar, vetëm një muaj para se raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, ta publikonte raportin e tij, mbi tregtinë me organe të njerëzve, ku si kriminelë i bën shqiptarët, ndërsa viktima të këtij trafikimi, serbët. Sipas kësaj gazete serbe, rolet kryesore në këtë film i luajnë, një infermiere franceze me emrin Kerol dhe dy kolegë të saj. Kur këta përgatiten për t’u larguar nga Kosova, në një rrugë malore i kidnapojnë tre meshkuj të maskuar dhe i dërgojnë në një shtëpi-kasaphanë, e izoluar në një fshat të thellë malor. Kjo shtëpi i ngjason asaj, që Dik Marti e ka quajtur “Shtëpia e Verdhë”. Sipas këtij skenari, xhelatët serbë ishin Zorani dhe një shok i tij, të cilët posedonin një “varrezë automobilash”, ku edhe i riparonin automjetet e ushtarëve amerikanë, të stacionuar në Kosovë. Sipas këtij filmi, në bodrumin e errët të kësaj shtëpie familjare, ndodhen disa dhoma të vogla, ku mbaheshin të zënët robër dhe në fund të korridorit edhe “kasaphana”, ndërkohë që kishte pandërprerë ndriçim. Në muret e ftohta ngjyrë hiri varej një telefon, i cili cingëron pa ndërprerë, duke paralajmëruar vrasjen e ndonjërit nga të burgosurit në këtë shtëpi. Siç shfaqet në film, në telefon përgjigjej ekskluzivisht një mjek, i veshur me të bardha, por nganjëherë edhe me uniformën tradicionale të kirurgut, ngjyrë të gjelbër dhe të përgjakur, që kuptohej se ai sapo kishte kryer operacionin e radhës. Shikimi i këtij mjeku dukej i ftohtë dhe, siç e përshkruan kjo gazetë serbe filmin, ai flet me një serbishte të kapluar nga dialekti i gjuhës shqipe.

Manifestimi "Poezia e verës" bashkon krijuesit në Podujevë të Kosovës

 description


Në Podujevë u mbajt takimi letrar "Poezia e verës", në të cilin ishin të pranishëm krijues nga Kosova e më gjerë. Manifestimi ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, pas disa fjalëve për historikun e KL "Zahiri", që i tha kryetari i këtij klubi, Ruzhdi Berisha-Rudi, u përurua libri "Kosova e lagur nga gjaku", i autores Sadie Ismaili-Ilirida. Një vështrim për librin e dha Sabit Zeneli, i cili tha se në këtë vëllim autorja na sjell poezi të çastit të motivuar me një tejndjeshmëri dhe është një poezi koherente në të cilën vërejmë jo vetëm lidhshmërinë e vargut, por edhe lidhshmërinë e poezisë me poezinë, madje edhe të ciklit me cikël, e që si motiv ka luftën e popullit tonë për liri, duke u fokusuar më shumë në luftën e lavdishme të UÇK-së, ku kontributi i autores ka qenë i theksuar. Autorja, duke qenë luftëtare besnike dhe e vendosur për idealet e lirisë, i çmon lart të gjithë ata që në kohë dhe rrethana të ndryshme luftuan dhe u flijuan për lirinë e kombit. Temat dhe motivet në vëllimin poetik "Kosova e lagur nga gjaku" i ruajnë mënyrat e ligjërimit, të cilat bashkërendojnë me stil e shije nga ngjarjet historike e personalitete të ndryshme të kombit tonë. Po ashtu, autorja, nëpërmes vargut të saj, shpreh edhe mllefin për të sotmen për dukuritë devijuese në shoqëri dhe fokusohet te fati i të zhdukurve që akoma mbetet një plagë e pashëruar.
Më pas poezi nga vëllimi poetik deklamuan aktorja e mirënjohur Safete Rogova, aktorët llapjanë Gani Hamza e Nazmi Bajra, si dhe vetë autorja e librit. Më pas disa fjalë për librin dhe autoren i tha edhe botuesi i librit, Gani Xhafolli. Krijuesi llapjan, i cili tash e shumë vjet jeton dhe vepron jashtë atdheut, Nazmi Rudari, e përshëndeti këtë takim të rëndësishëm për kulturën llapjane. Në pjesën e dytë me poezitë e tyre para të pranishmëve u prezantuan: Shqipërim Mehmeti, Orëmira Dibrani, Shaban Pllana, Miradije Abdullahu, përfaqësuesit e ARS klubit "Beqir Musliu", Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha dhe Avni Halili etj. I gjithë manifestimi është përcjellë me tingujt e pianos nga Kushtrim Balaj.

M. KADRIU

“Serbia po bën agresion në veri”


 Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi
  Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi

Ndërhyrja e Serbisë në veriun e Kosovës paraqet agresion që duhet dënuar, kurse zyrtarët serbë atje duhet të kapen dhe përgjigjen para ligjit, thotë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Siguri. Ai thotë se tërheqja eventuale e qeverisë nga vendimi për të vënë kontroll në pikat doganore do të ishte degradim më i madh sesa gjendja para ndërhyrjes.
Zoti Isufi, fillimisht, si i shihni ju zhvillimet në veriun e Kosovës dhe aksionin e ndërmarrë atje  nga qeveria?
Menjëherë pas pavarësimit të Kosovës ne kemi kërkuar që të ndërmerren hapa në mënyrë që në veriun e Kosovës të ketë zbatim të Kushtetutës, mbajtje të rendit dhe ligjit si në gjithë  e Kosovës.  Kjo nuk është bërë për tri vjet me radhë dhe, edhe pse vonë, ne e kemi përkrahur menjëherë sepse konsiderojmë që këto mekanizma institucionale do të jenë gjithkund të shtrira në territor për një  jetë më të mirë për qytetarët,një  stabilitet dhe po ashtu zbatim të ligjit dhe rendit ashtu siç kërkon çdo rend demokratik dhe shtet funksional.
Tani kur po kalon java e parë e këtyre masave të ndërmarra, a konsideroni se janë arritur efektet e pritura nga ana e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës?
Realisht është ditur që nuk është veprim i lehtë për arsye të ndërhyrjes së politikës së Beogradit në vazhdimësi me anë të instrumenteve institucional të politikës shoviniste që e ka Beogradi. Vet prezenca e Borko Stefanoviqit dhe ministrit të ashtuquajtur për Kosovën ka treguar se ata janë të involvuar drejtpërdrejtë në rrezikimin e sigurisë së qytetarëve atje dhe po ashtu në shantazhimin dhe frikësimin e qytetarëve në veriun e Kosovës. Veprimi  i institucioneve tona ka qenë që të vihet rendi dhe ligji, të funksionoj normalisht jeta e qytetarëve dhe t’i përmbushim standardet të cilat kërkohen nga BE-ja dhe po ashtu një nga arsyet pse është dashur të bëhet një   veprim i tillë është edhe raporti i progresit i cili do të kishte folur për sukseset dhe të arriturat në zbatimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Ndërkohë kishte disa kritika nga diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues tjerë të pranisë ndërkombëtare se këto plane, aksione nuk ishin koordinuar mirë me partnerët e jashtëm. A ishin këto zhvillime kryekëput të drejtuara nga institucionet e Kosovës?
Ka pasur reagime më shumë pozitive nëse iu kthehemi prononcimeve të përfaqësuesve diplomatik ndërkombëtar, siç janë stejt departamenti i cili ka qenë i përmbajtur. Është theksuar se nuk ka pasur koordinim të duhur, por në fakt nuk e ka kundërshtuar veprimin e Kosovës në veri  të vendit. Po ashtu ka pasur pëlqim nga ICO-ja, që është deklaruar zoti Feith, ambasadori francez Fitu dhe mekanizma të tjerë   ndërkombëtarë, përveç ndonjë rasti kur kanë hezituar, sepse duan edhe më tutje të mbeten në cilësinë e një  neutraliteti dhe kjo po e dëmton imazhin e Kosovës  , sepse në  një shtet të pavarur e sovran duhet të ketë përcaktim të vijës së funksionimit të rendit dhe ligjit dhe ky mision duhet të jetë përkushtim i institucioneve të cilat kanë obligime të tilla edhe para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe para popullit të Kosovës.
Çka do të nënkuptonte tërheqja nga vendimi i 25 korrikut për veriun?
Ne kemi kërkuar që veprimet të jenë të studiuara mirë për shkak të njohjes së realitetit në veriun e Kosovës. Të gjitha ndërmarrjet që janë në veprim duhet të jenë me strategji të përpunuar në mënyrë që të mos dalin gabime që mund të kushtojnë. Kemi kërkuar që të ketë angazhim të institucioneve atje.
Madje, konsiderojmë që çdo tërheqje  një  hap prapa do t’i kushtonte shumë Kosovës dhe do të bënte degradim më shumë sesa që ka qenë para kohës kur është ndërhyrë në veriun e Kosovës. Duhet të funksionojmë si shtet dhe duhet që të gjitha ministritë e qeverisë së Kosovës, të gjitha institucionet të kenë programe të veçanta për veriun në mënyrë që atje të mos pretendohet vetëm sundimi i ligjit dhe mbajtja e rendit, por atje të jetë një jetë normale e qytetarëve duke investuar në atë pjesë të territorit të Kosovës, sepse pa një angazhim të plotë të qeverisë, institucioneve tjera, parlamentit dhe instrumentet institucionale e shtetërore atëherë do të kemi mangësi në veprim.
Këto ditë i kemi parë serbët lokalë si edhe përfaqësuesit politikë të Beogradit të barrikadohen nëpër rrugët që shpien drejt vendkalimeve kufitare, si dhe përpjekjet e KFOR-it që di debllokoj këto rrugë. Sa mund të tensionohet situata marrë parasysh gjendjen aktuale në terren?
Sa i përket angazhimit të KFOR-it, mund të them se ka qenë një angazhim permanent shumë i mirë dhe angazhim në interesimin e mbrojtjes së kufirit dhe po ashtu të vendosjes së rendit dhe ligjit atje. Prandaj, duhet përgëzuar KFOR-in për veprimet e ndërmarra për obligimet të cilat i ka të parashikuara. Tani e tutje duhet të ketë veprime konkrete të cilat janë të zbatueshme dhe që e kthejnë jetën normale në pjesën veriore të Kosovës. Ndërhyrja e Serbisë me përfaqësues të drejtpërdrejtë politik shtetëror është krejtësisht e qartë dhe e kthjellët, prandaj nuk ka të bëj me qytetarë të veriut të Kosovës, por ka të bëj me instrumente, jo sistem paralel, jo banda si po quhen, por përkundrazi funksionim dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në territorin e Republikës së Kosovës.
Ky mund të quhet agresion dhe si i tillë duhet dënuar. Kushdo që ilegalisht hyn ilegalisht në territorin e Kosovës duhet të kapet dhe përgjigjet para ligjit. Kushdo qoftë ai.
Dhe për fund zoti Isufi. Të gjitha këta hapa që u ndërmorën, duke u thirrur edhe në zbatimin e masave të reciprocitetit, sa në fund mund të rezultojnë me fillimin e zgjidhjes së çështjes së veriut të Kosovës, marrë parasysh gjendjen faktike në këtë pjesë që nga mbarimi i luftës e këndej?
Çdo shtet zbaton politikat e veta në mënyrë që të mund të funksionojë si shtet. Ne besojmë që Kosova   mund të funksionoj si e tërë. Kushtetuta mund të zbatohet. Rendi dhe ligji mund të jenë pjesë e funksionimit në gjithë teritorin.Por, kjo mund të bëhet ashtu si e thashë: qeveria dhe çdo ministri, çdo institucion dhe agjenci të ndryshme duhet të kenë programe konkrete për investime në veriun e Kosovës.
Duke investuar në të gjitha sferat e jetës në ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë dhe të gjitha mënyrat e funksionimit institucional atëherë ne themi edhe po investojmë në vendin tonë, por po ashtu ndihmon që serbët e mashtruar dhe ata që janë nën presion t’i kthehen shtetit të tyre dhe ta pranojnë realitetin e ri.

KRIMINELËT SERB NË VINË E PARË TË "FRONTIT" KUNDËR SHTETIT TË KOSOVËS

 Shkruan:Flori Bruqi 


 Në përgjigje të kërkesës së NATO-s, Gjermania do të dërgojë 550 trupa shtesë për të monituruar paqen në Kosovë, pas eksalimit të situatës javën e kaluar.
Zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero, tha se "KFOR-i do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme brenda mandatit të tij për një mjedis të qetë dhe të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in".
“Mesazhi ynë është shumë i qartë: dhuna është e papranueshme. Ne e mirëpresim faktin që situata është qetësuar dhe dialogu është e vetmja zgjidhje për situatën e tanishme”, tha Karmen Romero.(CNN)

 http://www.botasot.info/img/buhler-280..,,.jpg
Komandanti i famshëm i KFOR-it gjenerali  gjerman Erhard Buhler

Situata në veri është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

http://www.botasot.info/img/kufiri_jarine.jpg

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet drejtuar Beogradit dhe Prishtinës për t'iu kthyer bisedimeve.
"Duhet t’iu kthehemi bisedimeve dhe negocaiatve”, tha Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së.
“Bashkimi Evropian pret të shohë përparim të shpejtë dhe thelbësor. Dhuna nuk do të tolerohet kurrë dhe veprimet e njëanshme të njërës ose tjetrës palë nuk janë të dobishme”, u ka thënë Men gazetarëve në Bruksel.(AFP)

* * * * * * *

 http://www.botasot.info/img/policia-veri31122..jpg

NATO i përgjigjet pozitivisht KFOR-it për trupa shtesë
 
NATO sot ka kumtuar se u është përgjigjur pozitivisht forcave të KFOR-it aktualisht të angazhuara për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Zëdhënësja e NATO –s, Carmen Romero ka sqaruar dekretin për këtë të cilin e ka dhënë komanda e NATO-s në Napoli pas kërkesës që e kishte bërë Komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler.
“Vendosja e këtyre ushtarëve në kuadër të KFOR-it do të bëhet më vonë”, u ka sqaruar gazetarëve Romero në Bruksel. (DW)

http://www.botasot.info/img/02jarinje610x-47.jpg


“Ne po kërkojmë trupa nga jashtë Kosovës. Nuk mund të them numrin, por do të jetë një batalion”, ka thënë më herët Dieter Wichter, zëdhënës i KFOR-it.
Forcat e NATO-s në dy vjetët e fundit kishte nisur reduktimin e trupave duke e vlerësuar të qetë dhe nën kontroll situatën në Kosovë. Por, zhvillimet e fundit në veri kanë bërë që të ketë nevojë për kthim trupash.
(Floripress)

* * * * * * *
 http://www.botasot.info/img/kfor-i4042...953.jpg

NATO kërkon trupa shtesë në Kosovë
 
Forca e NATO-s në Kosovë ka kërkuar dërgimin e trupave shtesë në vend, pas përshkallëzimit të dhunës javën e kaluar.
"Po kërkojmë trupa nga jashtë. Nuk mund të them numrat, por do të jetë një batalion", tha zëdhënësi i KFOR-it, Diter Vihter, për agjencinë Reuters.
Situata në veri është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.(Rojter)



 http://www.botasot.info/img/aj-rfe87A698E.jpg
                                              Atifete Jahjaga.

Kritikat për EULEX-in janë të drejta, sepse EULEX-i duhet të zbatojë rendin dhe ligjin dhe duhet të luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën, gjë që në të kaluarën nuk e ka bërë me shumë sukses, ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës,gjeneralja  Atifete Jahjaga.

Presidentja Jahjaga në një intervistë për radion Evropa e Lirë ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe zbatimit të plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas saj, edhe me pakon e Ahtisaarit edhe me decentralizimin është e rregulluar çështja e autonomisë në nivel komunal dhe realizimi i të drejtave kolektive të komuniteteve. “Vendimi i Qeverisë për reciprocitet në shkëmbimin e mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe angazhimi i forcave të policisë për të mbikëqyrur dhe për të realizuar këtë vendim duke kontrolluar pikat kufitare doganore 1 dhe 31, dhe gjithë kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për të bllokuar kalimet ilegale dhe futjen e mallit kontrabandë, është një veprim i drejt në zbatim të ligjit. Kjo është në të mirën e të gjithë qytetarëve por edhe në të mirën e shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, tha presidentja.


Ajo vlerësoi se kërkesën e Bashkimit Evropian duhet kuptuar si kthim në gjendjen normale dhe krijimin e një situate të qetë e pa polarizime. Sipas saj, askush nuk mund dhe nuk duhet ta kuptojë që Bashkimi Evropian insiston në kthimin e gjendjes së mëparshme të lulëzimit të krimit të organizuar dhe të kontrabandës, sepse menaxhimi i integruar i kufijve, që nënkupton kontrollin dhe respektimin e rregullave, është parim themelor i Bashkimit Evropian. “Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka për qëllim që të gjejë zgjidhje praktike me të cilat përmirësohet jeta e qytetarëve të rajonit dhe të cilat zgjidhje nuk kanë mundur të gjenden deri tash. Serbia njëanshëm nuk e vazhdoi raundin e paraparë të dialogut dhe nuk mbeti asnjë alternativë tjetër përveç zbatimit të masës së reciprocitetit dhe kontrollit të plotë të kufirit, gjë që është obligim kushtetues i Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera Jahjaga.(EL)


http://www.botasot.info/img/bphth02.8.2011-ZKM-05vvv.jpg
Hashim Thaçi: Prekja e kufijve të Kosovës-hap temën e kufijve në të gjithë rajonin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se edhe pas zhvillimeve te reja në veri të Kosovës, nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen status-quo. (I plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sonte se hapja e çështjes së kufijve të Kosovës nënkupton hapje të çështjes së kufijve të tërë rajonit. Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë, pak kohë pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian Robert Cooper, i cili është ndërmjetësues i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. * * * * * * Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të 28-të, në të cilën ka diskutuar për zhvillimet dhe angazhimet për sundimin ligjit në tërë territorin e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi në fillim të mbledhjes ka informuar kabinetin qeveritar për zhvillimet dhe angazhimet e fundit për sundimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka theksuar edhe angazhimet dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të krijuar rrethana më të lehta dhe normalitet të plotë në veri të Kosovës. “Në takimin që kemi zhvilluar me z.Robert Kuper është prezantuar nga shteti i Kosovës, përsëri, dhe shumë qartë, qëndrimi se për Prishtinën janë shumë të qarta vijat e kuqe për dialogun me Serbinë. Respektimi i plotë i Kushtetutës së vendit dhe rezolutave të Kuvendit të Kosovës, respektimi i integritetit dhe rregullimi i brendshëm nuk mund të jenë pjesë e dialogut”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se mbrojtja e sovranitetit dhe integriteti territorial është detyrim kushtetues, ligjor dhe kërkesë e popullit të Kosovës. Në funksion të këtyre zhvillimeve është krijuar unitet i plotë politik, institucional dhe qytetar, ka thënë kryeministri Thaçi. “Shteti i Kosovës ka prezantuar qëndrimin e qartë edhe në takim me z.Robert Kuper. Edhe pas zhvillimeve të reja, për shtetin e Kosovës nuk ka kthim prapa në gjendjen para 25 korrikut dhe para vendimit për masat e reciprocitet. Nuk ka kthim prapa në gjendjen e status-quos. Ne vetëm kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të vendosur reciprocitetin kufitar dhe kontrollin e plotë nga Policia e Kosovës dhe Doganat e Kosovës” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi para kabinetit qeveritar. Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se prekja e çështjes së kufijve të Kosovës, definitivisht, edhe për shtetin e Kosovës, do të nënkupton hapjen e temës së kufijve në gjithë rajonin. “Çdo shtet në rajon e ka nga një problem që mund të quhet Mitrovicë. Ne jemi për hapje të kufijve, respektim të kufijve dhe në asnjë rrethanë për ndryshim”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. Për Serbinë, çështja e pikave kufitare 1 dhe 31, mund të jetë çështje politike dhe elektorale, por për Kosovën është çështje e sovranitetit, integritetit dhe e respektimit të kushtetutës, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi. Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës vazhdon, e vendosur, për të punuar maksimalisht në procesin e integrime evropiane. “Brukseli duhet të jetë shumë i qartë me shtetin e Kosovës. Në Evropë ka ose nuk ka shtete. Kosova është shtet. Nuk ka gjysmështete. Dhe kjo është shumë e qartë për të gjitha vendet e BE-së”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. “EULEX duhet të mbështesë plotësisht Kushtetutën e Kosovës, sundimin e ligjit, dhe rendin në Kosovë. Kjo është deklaruar nga drejtuesit e këtij misioni. Duam të besojmë që kjo do të ndodhë edhe në vepër. Ne të gjithë e dëshirojmë që misioni i EULEX-it të jetë i suksesshëm, por suksesi mund të arrihet me angazhime të përbashkëta me institucionet e shtetit të Kosovës, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi ka theksuar gjithashtu edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar të gjithë qytetarët, edhe në veri të Kosovës. “Pra Qeveria e Kosovës do të jetë në mbështetje të gjithë qytetarëve të vendit në gjithë territorin e vendit”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në fund të fjalës së tij para kabinetit qeveritar.

http://www.botasot.info/img/23Kantrimenn.jpg
                                           Tomas Kantrimen 

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen ka konfirmuar se vendi i tij mbështet fuqishëm sovranitetin e shtetit të Kosovës, ndërsa ka bërë të qartë se barrikadat e vendosura nga serbët në veri duhet të largohen. Në një intervistë dhënë RTK-së, Kantrimen ka ripërsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë, edhe pse disa politikanë serb e preferojnë një gjë të tillë. Ai shprehu brengën e Uashingtonit zyrtar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. “Ne jemi të brengosur me ngjarjet e 8 ditëve të fundit posaçërisht të brengosur nga vrasja e një polici të Kosovës dhe veprat e tjera të dhunës. Dëshirojmë të shohim sa më parë një deeskalim të ngjarjeve në terren. Kjo kërkon edhe nga Beogradi edhe nga Prishtina dhe të gjithë njerëzit në Kosovë që zvogëlojnë nivelin e frikës të flasin për gjetjen e zgjidhjeve dhe të jenë të gatshëm që të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare për gjetjen e këtyre zgjidhjeve”, ka theksuar Cantryman. Për më tepër, Kantrimen ka thënë se SHBA përkrah shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës. Duke folur për embargon që Serbia i ka vënë Kosovës për afër tri vite dhe tash në fund Kosova ka vënë embargo Serbisë, Kantrimen të dyja vendimet i ka quajtur të jashtëligjshme. “Nuk mund të flas për Qeverinë e Kosovës se a kanë qenë të nevojshme, neve na vjen keq pse kanë ndodhur se nuk janë të ligjshme sipas marrëveshjes CEFTA, janë përgjigje ndaj veprimit të Qeverisë së Serbisë, pra siç e thashë prosperiteti ekonomik mund të ndërtohet vetëm nëse arrijmë reciprocitetit pozitiv dhe kjo është me rëndësi në të dy anët”, ka thënë ai. Kantrimen ka shtuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme që të vazhdojë dialogun drejt arritjes së marrëveshjes pozitive reciproke, por edhe Qeveria e Serbisë duhet të bashkëngjitet pa caktuar parakushte drejt vazhdimit të dialogut. Ndërsa duke folur për barrikadat në veri të Kosovës, ai ka kërkuar që ato të hiqen dhe mundësohet liria e lëvizjes së KFOR-it. Zyrtari amerikan edhe njëherë ka shprehur qëndrimin e qartë se një ndarje e Kosovës nuk do të ndodhë. “Qëndrimi i SHBA-së në lidhje me ndarjen e Kosovës është shumë i qartë. Kjo nuk do të ndodhë dhe nuk është temë e diskutimeve në dialogu. E dimë se është temë atraktive për disa persona në Beograd, por SHBA edhe BE nuk e konsiderojnë si opsion”, ka thënë ai.
http://www.botasot.info/img/s-Serb-negotiator-.jpg
 Krimineli-nxitësi i serbëve për demostrata :Borko Stefanoviq

Dy kriminel  politikë të  qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviq dhe Borko Stefanoviq, kanë vizituar të martën serbët që ishin të tubuar në barrikadën kryesore në Rudare, duke i porositur ata që problemi të zgjidhet përmes dialogut dhe i kanë ftuar serbët tjerë të kthen nga pushimet dhe të mos largohen nga veriu.


“Ju lutem që në mënyrë paqësore të shprehim dëshirën tonë dhe të mos lejojmë që këtu të krijohet shteti i Kosovës. Duhet të kthehemi nga pushimet dhe të jemi të gjithë këtu. Është e qartë se akoma nuk ka mirëkuptim tek një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare për nevojat dhe qëllimet tona. Jemi kthyer dhe jemi të gatshëm të na arrestojnë dhe përulin, vetëm që qetë dhe dinjitetshëm, me bisedime të arrijmë synimet tona”, ka thënë pranë barrikadës në Rudare, Goran Bogdanoviq.
Sipas tij, Prishtina nuk është e gatshme për bisedime, sepse siç tha ai, “ne jemi bashkëbisedues të padëshirueshëm për një gjë të tillë”.

 http://www.botasot.info/reklama/Rudaree1.jpg
Ai ftoi serbët për qetësi dhe unitet si kurrë më parë.
Ndërkaq, Borko Stefanoviq i ka porositur të pranishmit për ruajtje të porosive vëllazërore nga Beogradi.
“Kthehuni të gjithë këtu, ndërpreri pushimet dhe mos u largoni tani askund. Ne jemi popull evropian, kjo nuk është geto, kjo është Serbi”, tha Stefanoviq.


Ministri Dr.Bajram Rexhepi kërcënon me arrestim Stefanoviqin e Bogdanoviqin

Ministri i Punëve të Brendshme, Dr.Bajram Rexhepi, ka kërcënuar me arrestim zyrtarët e Qeverisë së Serbisë të cilët hyjnë pa leje në territorin e Kosovës.

Rexhepi ka thënë se shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë dhe se mund të pasojë arrestimi dhe deportimi i tyre në Serbi.

"Ministria e Punëve të Brendshme nuk u ka dhënë leje zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë të hynë në Kosovës", i ka thënë Rexhepi, agjencisë Tanjug.

Ndërsa ,Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Byhler, në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një takim të shkurtër me shefin e delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviq dhe ministrin serb për Kosovën, Gordan Bogdanoviq.
Lajmi konfirmohet nga forcat paqeruajtëse, të cilat në një komunikatë takimin e kanë cilësuar si “shkëmbim të shkurtër dhe joformal të pikëpamjeve”.
http://www.botasot.info/img/44hera-e-fundit-1.jpg
Takimi është mbajtur në afërsi të kampit të KFOR-it, Noting Hill, ndërmjet fshatit Sllatinë dhe Leposaviqit.
“Para bisedave joformale, komandanti i KFOR-it është ndaluar në bllokadën rrugore në Sllatinë”, thuhet në komunikatë, ku bëhet e ditur se vetëm pasi protestuesit kishin liruar rrugën, gjenerali Byhler kishte zhvilluar takimin.
Hollësi të tjera mbi këtë takim nuk janë dhënë, ndonëse është paralajmëruar mundësia e një takimi tjetër gjatë ditës së sotme.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, para takimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë në kampin “Nothin Hill” te Leposaviqi, është ndaluar në një bllokadë të vendosur nga serbët lokalë në Sllatinë.
Me kërkesën e Buhler, shefi i ekipit negociator  krimineli serb Borko Stefanoviq dhe krimineli tjetër serb-ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq kanë biseduar me protestuesit serbë, të cilët menjëherë kanë larguar bllokadën.

“Ky ishte parakusht për shkëmbim joformal të pikëpamjeve.
Është parashikuar që eventualisht të takohen përsëri për një takim tjetër”, thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it.


http://www.botasot.info/img/450x362-e-n.jpg
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, tha se veprimi i kryeministrit Hashim Thaçi për marrjen në kontroll të pikave doganore në veriun e Kosovës ishte një vendim i drejtë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Engel i bëri thirrje Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Kongresmeni Eliot Engel tha se urdhri i Kryeministrit Thaçi për të marrë në kontroll dy pikat doganore në veri të Kosovës ishte një vendim i drejtë:
"Nuk është e drejtë që mallrat e Serbisë të lejohen të hyjnë në Kosovë ndërsa mallrat e Kosovës të ndalohen plotësisht në Serbi. Çdo udhëheqës i një vendi me sovranitet, siç është Kosova, do të vepronte drejt nëse do të kishte marrë këto masa. Kjo ndihmon për sundimin e ligjit dhe ndihmon për sqarimin e gjërave. Janë zhvilluar bisedime mes kosovarëve dhe serbëve dhe ka patur marrëveshje për të lejuar mallrat nga Kosova të hyjnë në Serbi me etiketat ku shkruhet Kosovë dhe serbët në Beograd nuk e pranuan këtë kompromis."
Engel thotë se Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe shumica e vendeve evropiane e ndjejnë se kjo ishte e vetmja gjë që mund të ishte bërë. Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka shprehur kundërshtime lidhur me veprimin e qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave doganore në veri. Megjithëse Engel mendon se tani e tutje, gjërat duhet të bëhet në bashkërendim me aktorët ndërkombëtarë në Kosovë, ai thotë se Kryeministri Thaçi nuk ka pse të marrë miratimin e të gjithëve për veprimet që ndërmerr.
"Mendoj se kryeministri i Kosovës duhet të bëjë atë që është në interes të vendit të tij. Ai nuk ka pse të kërkojë miratim nga të gjithë para se të bëjë një veprim. Po t’i shikojmë gjërat në mënyrë të arsyeshme, do të thoshim se Kosova u ka ofruar shumë kompromise serbëve dhe serbët i kanë hedhur poshtë të gjitha", tha kongresmeni amerikan.
Sipas Engel, ajo që kërkon Serbia është një ndarje e Kosovës por ai thotë se nëse fillon ndarja atëherë nuk dihet se cili do të jetë fundi.
"Unë mendoj se territoret duhet të mbeten të paprekura dhe se Prishtina duhet të jetë në kontroll të të gjithë Kosovës, pa përjashtuar veriun."


Engel beson se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojnë. "Mendoj se bisedimet janë gjithnjë të dobishme. Bisedimet duhet të vazhdojnë. E di se qeveria e Prishtinës është e interesuar për vazhdimin e tyre." Ligjvënësi amerikan thotë se ka ardhur koha që udhëheqja serbe në Beograd të pranojë se Kosova është një vend i pavarur.
"Sa më shpejt që ajo ta bëjë këtë, aq më mirë do të jetë. Shpresoj se të gjithë do të jenë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Në atë kohë, kufijtë nuk do të jenë më të rëndësishëm." Sipas kongresmenit nga Nju Jorku, serbët duhet të shikojnë drejt së ardhmes dhe jo drejt së kaluarës.
 http://www.botasot.info/img/kfor-veri-foto....jpg
Politikanja-kriminelja  serbe në Kosovë,dr. Rada Trajkoviq thotë se Qeveria e Kosovës ka pasur shkas të veprojë në veri, ndonëse nuk pajtohet me mënyrën e ndërhyrjes së njësisë speciale të policisë së Kosovës.
Rada Trajkoviq, deputete e Kuvendit të Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ka qenë gabim i kryeministrit Thaçi, që ka dërguar në veri njësinë speciale. Por edhe veprimet e serbëve lokalë janë krejtësisht të gabuara dhe barrikadimi i rrugëve nuk është zgjidhje për problemin, ka thënë Trajkoviq.

Serbët ua kanë bllokuar rrugën tri fshatrave shqiptare, Bistricë, Serajë dhe Koshtovë, në veri të vendit. Rruga e bllokuar me drunj e rërë, lidh tri fshatrat shqiptare me magjistralen Mitrovicë – Leposaviq.
Banorët shqiptarë kanë kërkuar nga autoritet e Kosovës dhe forcat e KFRO-it që tu dalin në ndihmë, për t’ua mundësuar qarkullimin e lirë.
Me urdhër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, nga dje kanë filluar punimet për të hapur një rrugë malore, e cila do t’ua mundësonte fshatrave shqiptare të veriut qarkullimin.
Deri sa të kryhen punimet në hapjen e kësaj rruge, apo nëse nuk merret ndonjë aksion nga forcat e rendit, për hapjen e rrugëve të bllokuara nga serbët, fshatrat shqiptare Bistrica, Seraja, Koshtova, Boletini e Kelmendi, do të mbesin të bllokuara dhe me rrezik që banorët e këtyre fshatrave të mbesin dhe pa ushqimet elementare për jetë.

2011-08-02

Radio Focus hap konkurs për gazetarë,udhëheqës...


Radio Focus hap konkurs për gazetarë,udhëheqës programesh,agjentë marketingu dhe sekretare administrative

RADIO FOCUS

88.0 FM
Adresa:

Përballë Postës së Tetovës

(Në afërsi të zyrave të PPD-së)


www.radiofocu s.net

Telefoni për kontakt: 070 494 108

Email:

radio.focus .tetove@gmail.com dhe

radiofocus@hotmail.c om



Shpall:

KONKURS



Për :

1.Sekretare administrative

2.Udhë heqës programesh dhe spiker lajmesh

3.Agjentë marketingu

Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen drejtpërdrejt në zyrat e Radio Focusit ose të na shkruajnë nëpërmjet emailit .

Përparësi do të kenë aplikantët që kanë përvojë pune në këto drejtime,po edhe për ata që nuk kanë përvojë mund të organizohen trajnime intensive .

U PËRKUJTUAN DËSHMORET E PARË TË VËRRINIT

*Nexhat Fanaj,ushtare i UÇK-es,ishte sekretar i Shoqates Atdhetare "GRYKA E LUMËS", dega ne Lucern te Zvicres *Tubimi u hap me nje minute heshtje per te nderuar deshmorin ENVER ZYMBERAJ,qe ra nga falangat serbe duke e mbrojtur kufirin Organizuar nga Shoqata Atdhetare "GRYKA E LUMES" me seli ne Hanover, para nje numri te madh bashkeatdhetaresh u perkujtuan deshmoret e pare qe rane ne luften e Verrinit, BEHAMIR (Rustem) MEMAJ, nga Zhuri, i lindur me 1972 dhe NEXHAT (Qazim) FANAJ, nga Vermica, i lindur 1971. Tubimi perkujtimor me nje minute heshtje duke nderuar deshmoret per liri dhe deshmorin ENVER ZYMBERI, qe para pak ditesh ra nga falangat serbe, duke e mbrojtur kufirin nga bandat serbe, e hapi RESHAT BADALLAJ, kryetar i Shoqates Atdhetare "GRYKA E LUMES" me seli ne Hanover, i cili foli ne menyre kronologjike per zullumin serb qe nga viti 1912. Reshat BADALLAJ u ndal vecmas ne renjen heroike te ketyre deshmoreve dhe tha: Nuk ka lufte qe u zhvillua ne Kosove kunder barbareve serbe, te mos ken kapur armet verrinasit, keshtu ndodhi edhe ne veren e vitit 1998, ku me 28 korrik te guri 16, ne kufirin shqiptaro-shqiptar ne bjeshket e Opojes, u be nje perleshje e pergjaksheme ndermjet forcave agresore serbocetnike dhe forcave te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ne kete perleshje me arme ne dore bien DY USHTARET E PARE TE UCK-es: BEHAMIR (RUSTEM) MEMAJ, baba i tre femijeve,antare a ktiv i shoqates ne Zhur dhe NEXHAT (QAZIM) FANAJ, baba i dy femijeve,sekretar i shoqates atdhetare "GRYKA E LUMES", dega ne Lucern te Zvicres, i cili e la kete shtet per t´iu bashkuar forcave te UCK-es. Nga bandat serbe-cetnike mbeti i vrare oficeri i larte, BOJAN DELIC dhe inspektori i larte serbe, gorani RRUSTEM AGUSHI. Ne fund, kryetari i kesaj shoqate, RESHAT BADALLAJ, tha: Deshmoret jane te pavdekshem,kujtimi per ta eshte i perjetshem. Familjet e deshmoreve duhet te krenohen per heroizmin e pashoq per martiret qe e fituan pavdeksine. QOFTE I PAVDEKSHEM KUJTIMI PER MARTIRET E LIRISË! Falenderojmë z.Reshat Badallaj për dërgimin e shkrimit për botim në Floripress.

Stili konçiz e dinamik në romanin “Grykës”

Fatmir Terziu lindi në vitin 1964 në qytetin shqiptar Elbasan , është njeri prej shkrimtareve më të mirë shqiptar. Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri" , studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.

Ka punuar mësues në Ostren të Madh, Plangaricë, dhe më vonë drejtor shkolle në Plangaricë, Polis të Vogël dhe Shtërmen.

Ka publikuar  shumë shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë".

Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College, [South Thames College] për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari).

 Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University (2004).

Më tej kreu studimet në London South Bank University pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007) ku dhe punon po në këtë universitet në "Widening Participation Unit", që është pjesë e departamentit të edukimit në këtë institucion.

Autori ka krye  studimet  pranë  Roehampton University ne Angli per Media, Kulture, politike.

Tema e tij është në lidhje me Reprezantimin e reales në Jetën e Përditshme.
[plepi+dhe+shelgu.jpg] 


Veprat

Pas vitit 1994 ka qenë gazetar pranë gazetës "Rilindja Demokratike , "TD", për radion "Tirana", radion "Kontakt", gazetar, drejtues emisionesh dhe drejtor i televizionit "Dardan".

Ka filluar të shkruajë e publikojë në shtypin shqiptar që kur ishte student dhe në vitin 1996 është shpallur reporteri më i mirë i vitit nga gazeta “RD”. Shtëpia Botuese "Sejko" ka botuar vëllimin e tij poetik "Mos Hesht" (2000), ndërsa Shtëpia Botuese "Silver" ka botuar përmbledhjen me tregime “Djalli i Argadasit” (2005), vëllimin poetik “Ecje në Qelq”(2006), dhe përmbledhjen me prozë “Krokamat” (2007).


KADARE DHE KULTURA E KUJTESES
 


Në publicistikë e gazetari ka botuar "Trokamat në Jetën e Një Pene" dhe ka shumë materiale të  shkruara letrare  për botim.

Në gjuhën angleze ka botuar “Parametric Narration in Norman Wisdom Movies''] “Tearing Up the Past" “Writing the Documentary with Student’s Experience “The script: Simple and Complicate"

Ka botuar gjithashtu dhjetra ese të ndryshme në fushën e medias të vlerësuara nga akademikët anglezë. “Djalli i Argadasit” fitoi cmimin e tretë në Konkursin Letrar “Kadmus” në Greqi.

Fatmir Terziu  pas përfundimit të studimeve në fushën e artit, medias dhe filmit ka realizuar disa  filma dhe dokumentarë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë:

 “Trokamat në Jetën e një Pene" (2003) “Rivermusic" (2004) “Windy Corner" (2006) “Clouds of Smoke" (2007) etj.

Publikimet


Shumica e filmave dhe pjesë nga veprat e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së dhe në faqen e tij: http://www.terziu.googlepages.com/.

 Faqja http://www.seguraweb.nl/  ka përzgjedhur disa vepra të autorit.

Veprat e autorit janë publikuar në shtetin Anglez  nga BBC, ku Terziu  ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond), i cili mund të lexohet në faqet e BBC-së dhe nga mjaft organe të shtypit dhe medias.

Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen www.agimi.com, shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar,http://floart-press.blogspot.comhttp://floripress.blogspot.com etj.

Prej disa kohësh ai ka shkruar në Blogun e tij “Media Information Production"dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë" me liçencën e rregullt të njohur në fushën letrare në Angli dhe Wells.


 Filmografia- Filma

Windy Corner Clouds of Smoke Tokë e përgjakur (1999-2003) Trokamat në Jetën e një Pene (2003-2006) Rivermusic (2003) Think Again (2004) Capoeira (2005) Windy Corner (2006) Clouds of Smoke (2007) One Egg (2006) Pencil and Computer (2006) Forgotten Fear (2006)

 Dokumentarë

Universiteti i Tetovës (1997)

Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (2004

 Dy filmat e Fatmir Terziut Windy Corner dhe Clouds of Smoke janë përzgjedhur nga British Council Arts dhe janë ekspozuar online në mesin e filmave Britanikë të këtij vendi.

 Dy filmat e mësipërm janë ndër të parët shkruar nga një shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, që gëzojnë të drejtën e përfshirjes në amëzën zyrtare të filmave vendas.

(Përgatiti Flori Bruqi)
Stili konçiz e dinamik në romanin “Grykës”
Nga Agim Shehu

            Vepra juaj e re të nxit kureshtjen që me emërtimin e saj -«GRYKËS». Lexuesi s’e ka të vështirë të kuptojë që në fillim se kemi të bëjmë me një pasqyrë dramatike të kohës ku jeton Shoqëria shqiptare - grykësia e ringjallur çuditshëm në kohën e ‘demokracisë’, tanimë e shfytyruar. Njerëzit ëndëruan se shpëtuan nga komunizmi me format më të egra, e papritur u ndodhën në kapitalizmin me format më të egra. Luftojnë të ecin gëzueshëm e të lumtur në të ardhmen, por mbeten ende të ngarkuar me të kaluarën, si me një ankth që u ka zënë trupin, pastaj shpirtin. Në Shqipëri «i vdekuri» - komunizmi e ka lënë litarin jashtë. Atë populli po e ndjen gjithënjë e më shumë në fyt, kurse me të sunduesit e rinj hedhin valle. Në vepër ndodhemi rreth rrëmujave të ‘97-ës kur përmbysja tragjike e shtetit shënonte dhe përmbysjen e parë të ëndërave njerëzorëve të shqiptarëve, që fituan lirinë por qenë të papërgatitur për ta gëzuar.
            Gjëja e parë që ndjen në leximin e veprës së re është konceptimi origjinal i saj prej autorit. Ngjarjet ecin vrullshëm në një sintezë mendimi e veprimi, pa ujra të tepëruara e spjegime të kota që hollojnë dinamikën dhe zbehin kureshtjen. Personazhet dhe bëmat e tyre hyjnë e dalin brënda njeri tjetrit si shkaku me pasojën. Veprimet që kuptohen mbajnë brënda dhe ato që nënkuptohen nga lexuesi i vëmëndshëm (në artin e mirë ajo që ‘lexohet’ mes reshtave të bardha flet më shumë se reshtat e shkruara e dëshmon më saktë për talentin e autorit). Lexojmë e ndjehemi brënda kohës së ngjarjeve të romanit. Të bëhet se dhe ti ke dalë prej atyre ngjarjeve (ke vuajtur apo je duke shpëtuar për mrekulli prej kthetrave të tyre); të bëhet se personazhet diku i ke takuar. Diku ata janë dhe ti vetë si me fat të përbashkët. Kemi jetuar e vazhdojmë brënda kësaj ‘gryke’ të jetës që mban gojën hapur të të gllabërojë në çdo çast nëse ëndëron një jetë tënden më të mirë të cilën ajo s’ta jep, apo nëse guxon t’i kundërvihesh asaj. Ajo tanimë është kthyer ‘Grykësi’ që të përpin. Në roman shohim njerëz të mirë në botën dhe natyrën e tyre, që përpëliten në dhëmbët e saj si në ingranazhet e një makinerie të pamëshirëshme. Takon njerëz me ëndëra të çiltra si Monda Huta me Tritanin që duan ta gëzojnë jetën, por breshëri ua godit lulet me shuplakat e biznesit e të krimit. Goditje të pamëshirëshme nga sundues të rinj (Dideroi për ta thotë se ‘janë fytyra që mund të merren dhe për antifytyra’). Por ata dhe në roman përbëjnë fytyrën sunduese të shoqërisë, me metastaza gjithënjë e më të përhapura. Të kujtojnë thënien e një publicisti të huaj se, si mbarojnë me privatizimet në tokë, të tillët po të kishin mundësi do të privatizonin edhe yjet.
Vazhdon leximin e shpreson të takosh faqe më të mira ku personazhet të gjejnë më në fund një liman gëzimi e qetësie…dhe befas vajza e çiltër Bogia që luftonte gjithashtu për një lumturi sado të shkurtër me të dashurin, Subin, gjëndet e mbytur në breg të detit…e ai dyshohet se ka bërë ‘tregëti’ ndjenjash gjer në pështirosje me tjetrën…Tjetri lufton të gjejë kaun e shtrenjtë ku mbahet shtëpia, që të përfundojë pastërmah për dimër. Tjetri është çjerrë e ngjirur brënda shtëpisë e halleve të tij, që e bija të mos shkojë dike vullnetare romantike, dhe befas shfaqet vetë te sheshi ku do reshtohet vetë në mënyrë groteske me vullnetarët!..Polici dalë nga llumi i shoqërisë me ndihmën e llumit që drejton shoqërinë, bën çdo punë të pistë që të fitojë sot e të sigurojë karierë dhe për nesër. Djersitja e prindit të shprishur që të lidhë vajzën me sekretarin e partisë…
Ngado vatra krimi e metastaza të vatrave të cilat janë përhapur ngado. Në lëvizjet e rrëmbyera tërë ankth të tyre njerëzve u merret fryma ngado që përplasen. Por, «është e rrezikëshme të kërkosh të drejtë kur shteti është i shtrembër» thoshte Volteri. Në faqet e veprës sheh se si grykësia po kthehet në humnerë të shoqërisë ku njeriu sheh së pari gropën e vet. Ku të vesh e si të shpëtosh!? Personazhet e mirë me shpirt fisnik e ndjejnë se gëzimi dhe ëndëra paskan një tavan me pushtet privat e vulë shteti të pakalueshme. Autori përshkruan ngjarjet dhe ia lë njeriut të zgjedhë. Për këtë mison shkrimtari Fatmir Terziu përdor stilin konçiz e dinamik. Dialogje të shkurtëra si frymëmarrjet e ndërprera nga ankthe të ditës (do qe mirë t’i pastronte shumë fjalë të huaja, e po ashtu një saktësi e plotë drejtshkrimi që i ka kaluar ndoshta pa e patur mëndjen).
Në roman ndodh që kohrat futen brënda njera tjetrës ; pasoja i del përpara shkakut e ndodhia para intuitës. Është e pranueshme veçanërisht në art kur jeta vërteton se e kaluara rron në të sotmen dhe e sotmja është skicë e së ardhmes. Në pështjellimin e ngjarjeve të romanit, i shkurtër brënda funksionit që i ka dhënë autori, njerëzit duke u përpjekur të ruhen nga grykësia e ngritur në pushtet gjithashtu trëmben se mos bëhen pjella të pavetëdijëshme të këtij pushteti paraje dhe marrëzie, të paktën për mbijetesë.
Mendoj, këtu e ka vlerën kryesore krijimi juaj i ri. Më saktë, këtë e vlerëson secili lexues.
Përsa gjykova mund të jem i gabuar, por ngushëllohem se jam i çiltër.    
Përshëndetje kolegu i nderuar!
Agim Shehu - Gjenevë    
   
Fatmir Terziu
Fatmir terziu23korrik2007.jpg











Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...