Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/08/07

Letërsia shqiptare në botën anglisht folëse

image Robert Elsie


Kontaktet e letërsisë shqiptare me perendimin      


 Letërsia shqiptare në botën anglisht folëse

nga Robert Elsie

Tashmë u bënë dy dekada që kur Shqipëria u hap me botën e lirë, pas një gjysëm shekulli diktature Staliniste, dhe pothuajse një dekadë nga dita kur Kosova u bë një shtet i lirë. Letërsia shqiptare qëndron, megjithatë është një ndër vendet më pak të njohura për sa i përket kulturës kombëtare europiane. Shumë shkrimtarë të interesuar do të kenë dëgjuar për emrin e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, por vetëm disa shoqëri letrare do të vijnë për këtë. Ndërkohë një pjesë e mirë e letërsisë shqiptare është përkthyer në gjuhën frënge, disa të tjera në gjuhët italiane, gjermane, ruse dhe në atë spanjolle, në gjuhën angleze bëjnë përjashtime romanet e Kadares që fatkeqsisht mungojnë nëpër libraritë e ndryshme. Me këtë shkrim orvatem të një rezyme të publikimeve të letërsisë të përkthyer në gjuhën angleze si dhe përhapjen e këtij elementi në letërsinë shqiptare.Përkthimi i parë në gjuhën angleze është libri që u publikua në vitin 1596. Ky është libri i cili titullohet “Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, mbreti i shqiptarëve”, që përshkruan kohën e tij të artë, duke përfshirë fitoret e tij kundër ushtrisë otomane për të mbrojtur krishtërimin, ky përkthim është bërë nga Zachary Jones që e përktheu nga frëngjishtja nga një punë e një përkthyesi latin. Ky libër është shkruar nga historiani Marinus Barletius Scodreansis (1450-1512)I njohur në Shqipëri si Marin Barleti, i cili pas eksperiencës së okupimit turk në qytetin e tij të lindjes Shkodra, u zhvendos në Padova, ku aty u bë rektor i kishës St. Stephen’s. Kjo punë u bë  e njohur botërisht dhe lexohej gjatë shekujve të 16’ dhe 17’ dhe qe e përkthyer në gjuhët italiane, frënge, spanjolle, polake,portugeze dhe gjermane. Kjo vepër është më shumë një punë që i afrohet më shumë një pune historike se sa një pune të mirëfilltë letrare, Historia e Skënderbeut e Marin Barletit është libri i parë që është përkthyer në gjuhën angleze, nëse mund t’a quajmë kështu. Letërsia gojore shqiptare u bë e mundur që të përkthehet në anglisht në vitet 1920’ dhe 1930’, në dy volume të rralla. E para qe ajo me titullin “Dredhitë e grave”dhe “Përralla të tjera shqiptare” (Nju Jork 1928) nga Paul Fenimore Cooper, pasardhësi i romancierit amerikan James Fenimore Cooper (1789-1851), e cila u përkthye në gjuhët gjermane dhe atë frënge. Volumi i dytë qe “Përrallat më të mira shqiptare” (Lovat Dickenson, London 1936), nga Post Uiler (1869-1956), është një përmledhje shumë e bukur të përbëra nga dhjetë përralla shqiptare, e publikuar me bashkëpunimin e Stavro Frashërit (1900-1965) nga Kavaja. Pak kohë më parë, unë publikova një përmbledhje me përralla popullore në volumin të titulluar “Legjenda dhe tregime popullore shqiptare”, Peja 2001, dhe të tjera koleksione të shtypura nga Mustafa Tukaj dhe Joanne M. Ayers, të titulluar “Besnikëri dhe ndershmëri”, tregime të bazuara në baladat dhe legjendat shqiptare, Shkodra 2002. Në vitin 1931, antropologia skoceze Margaret M. Hasluck (1885-1948) publikoi një koleksion modest të keq përkthyer me përralla popullore nën titullin “Këndime anglisht-shqip”,“Gjashtëmbëdhjetë tregime popullore shqiptare”, të koleksionuara dhe të përkthyera, në dy gramatika dhe fjalorë, Cambridge UK 1931. Peggy Hasluck, e cila qe gruaja e arkeologut të njohur Frederik Uiliam Hasluk (1878-1920), qe një nga figurat më mbreslënëse. Ajo bleu një shtëpi në Elbasan dhe qëndroi aty për më shumë se dy dekada të jetës së saj në Shqipëri pas vdekjes së të shoqit. Unë me kënaqësi deklaroj këtu se me ndihmën e Bejtullah Destanit nga Londra, unë kam përfunduar një koleksion me tregime popullore shqiptare të përkthyer në anglisht dhe shpresoj shumë që ky koleksion të publikohet së shpejti. Një tjetër përmbledhje e rëndësishme në gojëdhënat shqiptare, siç është edhe koleksioni që titullohet “Këngë kreshnikësh”. Vargjet epike shqiptare në një përmbledhje dygjuhëshe anglisht dhe shqip (Ilinois 2004), e përkthyer dhe publikuar nga kolegia ime Janice Mathie-Heck nga Kalgari, Alberta dhe unë. Këtu kjo përmbledhje përmban më shumë se 6000 rreshta me vargje epike, të parat janë të përbëra me ciklin e Mujit dhe Halilit, kjo është një përpjekje për të hedhur pak dritë për Eposin shqiptar, i cili ka qenë në hije për shkak të eposit Serbo-Kroat dhe atij Boshnjak, me të cilët eposi shqiptar ka afrimitete të shumta. Përkthimi i letërsisë shqiptare është një fenomen që ka filluar tani në kohët e fundit. Përkthimi i parë u shfaq në vitet 1960’, por nuk kishin një kualitet të mjaftueshëm letrar për tu lexuar. Në shekujt 19’ dhe 20’ letërsia shqiptare filloi që të përkthehej, duke përmendur volumin e shkurtër të titulluar ‘Kënga e sprasme e Balës”, ( Tirana 1967), nga arbëreshi Gavril Dara i Riu ( 1828-1885). Kjo vepër bën shumë rimë me versionin anglisht të baladës së gjatë romantike Kënka e sprasme e Balës, Katanxaro 1906, e përkthyer nga Ali Cungu ( 1898-1978),fatkeqësisht ky version është thjeshtë një trajnim i thjeshtë se sa vepër me vlera, duke mos iu afruar origjinalit. Në një stilt ë njëjtë nga i njëjti përkthyes është edhe poema Kthimi i Skënderbeut, ( Tirana 1970), nga poeti dhe ideologu i Rilindjes Shqiptare Naim Frashëri (1846-1900). Një version i paçensuruar i përkthimit të veprës “Bagëti e bujqësija” të Naim Frashërit nga Ali Cungu , (Bukuresht, 1886), e cila u publikua nga vëllai i tij Mahmut Cungu, në Nju Jork nën titullin “ Kënga shqiptare e Naim Frashërit”, Smithtaun, Nju Jork, 1981. Melodrama “Besa” e vëllait të  Naim Frashërit, Sami Frashëri (1850-1904), nga një këndvështrim profesional është një pjesë e pranueshme, e cila u përkthye nga Nelo Drizari (1902-1978). Migjeni (1911-1938), ose Millosh Gjergj Nikolla, u përkthye për herë të parë në gjuhën angleze, përsëri nga Ali Cungu, me volumin Migjeni: Këngë të përzgjedhura shqiptare dhe skeçe  (Tirana,1962). Përsëri këtu, Vëmendja e tepërt tek ritmi dhe tek rima, substancialisht ul forcën dramatike dhe cinizmin kaustik të vargjeve të Migjenit në informacionin e tepërt të disnivelit social. Unë kam publikuar një tjetër, dhe unë besoj që më shumë e përshtatshme është vepra e titulluar “ Vargjet e lira ” të Migjenit Peja 2001. Në publikimet e Migjenit numërohen disa vepra të shkurtra dhe proza kanë dalë në volumin tim të titulluar “Tregime nga Shkodra e vjetër”:Tregime të shkurtra e të vjetra Shqiptare Peja 2004. Ky libër përfshin gjithashtu edhe tregime të shkurtra nga Ernest Koliqi (1902-1975), që shpreh letërsinë pas luftës së dytë botërore të përkthyer nga unë dhe albanologu britanik Stuart Mar (1905-1986). Shumë nga veprat letrare të realizmit-socialist u publikuan në anglisht gjatë kohës së diktaturës. Shumë nga këto pjesë qenë të pa këndshme, Shembulli më i mirë për kreativitetin dhe origjinalitetin kontemporan të letërsisë shqipe është Ismail Kadare (1936), i cili është një ndër shkrimtarët që gëzon një famë ndërkombëtare. Talenti i tij nuk ka ndryshuar aspak, duke pasur të njëjtën forcë në katër dekadat e fundit. Me sulmin e drejtpërdrejtë që ai ndërmori kundrejt mediokritetit në letërsi i solli letërsisë shqiptare një ajër të pastër për të thithur, dhe duke e ngritur nivelin e kulturës shqiptare. Kadare e filloi karrierën e tij si poet, por shumë shpejt ai do ti rikthehej fuqishëm si prozator i mirëfilltë dhe shumë shpejt ai do të gëzonte famën si një ndër shkrimtarët më në zë të letërsisë shqiptare. Punët e tij qenë shumë me influencë gjatë viteve 1970’ dhe atyre 1980’, dhe për shumë shkrimtarë ai qe shpresa e vetme në atë burg të errët gjatë kohës së komunizmit. Ismail Kadare jetoi për tridhjetë vjet në Tiranë, me shpatën e Demokleut mbi supe në mënyrë konstante. Ai qe shumë i privilegjuar nga autoritetet e kohës, në mënyrë specifike punët e tij morrën famë ndërkombëtare. Në të vërtetë ai qe në gjendje që të ndiqte letërsinë dhe objektivat personale për të cilat shkrimtarët e tjerë sigurisht që do të shkonin menjëherë në internim ose në burg. Por Kadare e dinte mirë se kjo liri në Shqipëri qe shumë e brishtë, nga impulset e tiranike të diktatorit. Në fund të tetorit të vitit 1990, dy muaj përpara rënies së diktaturës, Ismail Kadare la Tiranën dhe aplikoi për azil politik në Francë. Largimi i tij bëri që ai ta ushtronte këtë profesion me një liri të plotë. Vitet e tija në Paris qenë shumë frytdhënëse dhe me shumë produktivitet, duke e çuar punën e tij shumë përpara në njohjen e tij jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Francë. Kadare u rikthye përsëri në Shqipëri në vitin 2002, por ai gjithashtu vjen e shkon në Paris. Megjithëse Kadare admirohet shumë si poet në Shqipëri, reputacionin, dhe në mënyrë specifike reputacionin e tij ndërkombëtar ai e ka me prozën e tij, specifikisht romanet e tija janë përkthyer në anglisht dhe ndër to mund të përmendim: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Londër 1971, Kronikë në gur, Nju Jork 1987, 2007 ( Tirana, 1971), “Kush e solli Doruntinën”, Nju Jork 1988, “Prilli i thyer”, Nju Jork 1990, “Pallati ëndrrave”, Nju Jork dhe Londër 1993, “Ura me tri harqe”, Nju Jork 1997, “Dosja H”, Londër 1997, “Tri këngë zie për Kosovën”, Nju Jork 2000, “Pasardhësi”, Nju Jork 2006, “Lulet e ftohta të marsit”, Nju Jork 2002, e të tjera. Nga pesëmbëdhjetë punët e sipërpërmendura, vetëm pesë prej tyre janë përkthyer direkt nga shqipja. Të tjerat janë përkthyer në anglisht nga David Bellos, i cili i ka përkthyer nga frëngjishtja e Jusuf Vrionit ( 1916-2001) dhe Tedi Papavramit. Kohët e fundit Kadare ka publikuar gjashtëmbëdhjetë volume me veprat e tija më të mira në shqip dhe në frëngjisht, dhe është bërë anëtarë në akademinë prestigjoze Academie des Sciences Morales et Politiques ( 28 tetor 1996) dhe në French legion of honor. Ai gjithashtu është nominuar disa herë si kandidat për të marrë çmimin Nobel për letërsinë. Mund të themi se pa dyshim se Ismail Kadare ka qenë një shkrimtar disident, i cili në të njëjtën kohë ai bëri një jetë si kolaboracionist. Disidenca në prozën e Kadares del gjatë viteve të lëkundjes së diktaturës dhe qe shumë diskrete, por e kudondodhur. Kadare nuk iu dha asnjë mundësi sistemit komunist që ta sulmonin dhe me nëntitujt e tij ai ia bëri edhe më të vështirë punën atyre. Megjithëse shumë kritikë e cilësonin atë si një oportunist politik, dhe disa nga të përndjekurit politik e kritikuan atë shumë ashpër për kompromiset që ai pati bërë. Nuk ka pikë dyshimi që ai e përdori atë liri relative  që iu dha  dhe talentin e tij në atë diktaturë të egër që të shpaloste nëntitujt e tij që për sistemin e atëhershëm qenë si breshëri automatiku të mbështjellur më një formë të sofistikuar alegorie, në të cilën ndeshet kudo në punët e tij. Ismail Kadare qe pra një ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë shqipe gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës (1908-1985) dhe njëkohësisht edhe kundërshtari më i denjë i atij regjimi. Ismail Kadare është dhe do të mbetet flamuri i letërsisë shqipe, por ka akoma të tjerë prozatorë shqipëtarë të cilët duhet t’i kushtohet vëmendje. Por fatkeqësisht vetëm pak prej tyre kanë bërë punë të mirë. Dy romane kanë dalë gjithsesi këto kohët e fundit. E para është e Fatos Kongolit:  “I humburi”, Tirana 1992, vepër e cila është përkthyer nga Janice Mathie-Heck në bashkëpunim me mua. E dyta është një vepër e Bashkim Shehut: “Rrugëtimi i mbramë i AgoYmerit”, e përkthyer nga Diana Alqi Kristo. Jam i informuar që nuk ka proza të mirëfillta shqiptare nga autorë shqiptarë të përkthyera në gjuhën angleze që nga koha e komunizmit, ndonëse ka një numër shkrimtarësh që me punët e tyre duhet të përkthehen. Proza shqiptare është e rrallë edhe për vetë lexuesit dhe antologët. Antologjia në fillimet e saja u tërhoq drejt prozës moderne shqiptare, e titulluar “Reja e zemëruar”, një antologji me tregime shqiptare nga Jugosllavia, Prishtina 1991, e prezantuar nga një seleksion prej nëntë autorësh kosovarë të përkthyer nga John Hodgson. Para disa kohësh unë personalisht publikova një antologji shumë sinjifikative me tregime të shkurtra shqiptare, të titulluar Bukuria Ballkanike,Gjaku ballkanas, Evanston, Illinois 2006, e përbërë prej 12 tregimesh nga nëntë autorë të ndryshëm kontemporanë. Autorët qenë: Elvira Dones, tani në Uashington D.C., Kim Mehmeti nga Shkupi, Ylljet Aliçka, tani ambasador në Francë, Lindita Arapi, tani në Bon, Eqerem Basha nga Prishtina, Fatos Lubonja nga Tirana, Stefan Çapaliku nga Shkodra, Mimoza Ahmeti nga Tirana, Teodor Laço nga Tirana dhe Dritëro Agolli nga Tirana. Antologjia u publikua tek: “ Shkrimtarët e Evropës së lirë”, seri kjo nga shtypi veri-perëndimor universitar. Pjesa më e fortë e letërsisë shqiptare ka qenë gjithmonë poezia. Është e kuptushme, si pasojë, e shumë vështirësive në përkthim, në marketing, kjo e lidhur edhe me standartet modeste të Shqipërisë. Unë mbarova së përkthyeri edhe një tjetër autor nga Shkodra, Gjergj Fishta (1871-1940). Fishta, një prift françeskan dhe një ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë gjatë luftës së II botërore, ai qe gjithashtu autori i 37 publikimeve letrare, por emiri i tij është i lidhur me punën e tij të shkëlqyer që pa dyshim është vepra e tij epike “Lahuta e malësisë”, një ndër kryeveprat e letërsisë shqipe. “Lahuta e malësisë” është panorama e veriut të Shqipërisë nga viti 1862 deri në vitin 1913, e cila pasqyron luftrat për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kjo vepër letrare qe bërë për shumicën e vendit midis viteve 1902-1909, ndonëse nga autori vetë u bënë rregullime gjatë vazhdimit të çerekut të atij shekulli. “Lahuta e malësisë” është një punë me një kuptim të madh për njerëzit dhe në të njëjtën kohë, hodhi bazat e gjuhës shqipe, duke shërbyer shumë për botën letrare, tani kjo vepër është e pa njohur për botën e jashtme. Një nga karakteristikat që veriu i Shqipërisë ka me jugun sllav, në veçanti me malazezët në malet e Ballkanit perëndimor është kulti i heronjve. Këto dy vende, të ndara jo vetëm nga gjuha, por edhe nga historia e hidhur që ata kanë me njëri tjetrin, kanë ndërkohë shumë lidhje kulturale midis tyre. Megjithëse malazezët paraqiten si “djemtë e këqinj” dhe duke glorifikuar vendin e tij të lindjes, Fishta nuk qe anti sllav, ashtu siç propaganda komuniste e paraqiti atë. Madje edhe tani është e rrallë që të dëgjosh malësor shqiptar që të flaës keq për malazezët. Është e ditur, që Fishta qe influencuar nga zhvillimet letrare të sllavëve të jugut gjysmën e dytë të shekullit të 19’, në mënyrë specifike duke u mbështetur tek vargjet për rezistencë të sllavëve kundra turqve. Punët e atit françeskan Grga Martic (1822-1905) shërbyen si model për Fishtën e ri kur ai po studionte në Bosnjë. Fishta u influencua gjithashtu nga shkrimet e një shkrimtari të vjetër françeskan Kacic Miosic (1704-1760), poeti nga Dalmacia i cili mbahet mend për veprën e tij të njohur “E folura e këndshme e folkut sllav”, një koleksion me poezi dhe proza serbo-kroate, dhe nga punët e poetit kroat Ivan Mazuranic (1814-1890), autori i veprës epike romantike “Vdekja e Smail Agës”, 1846. Një tjetër burim inspirimi për Fishtën mund të ketë qenë poeti malazez Petar Petrovic Njegos (1813-1851). Nuk ka ndonjë koiçidencë që titulli “Malësia” është shumë e ngjashme me veprën e Njegos “Kurora e malit”,1847. Pavarësisht nga suksesi me “Lahutën e malësisë”dhe me titullin eminencë që autori pati marrë, kjo vepër dhe të gjitha veprat e tjera që Gjergj Fishta pati bërë, gjetën dritën e botimit pas luftës së dytë botërore, kur komunistët erdhën në fuqi. Epika, gjithsesi, u ribotua në Romë në vitin 1958 dhe në Lubjanë 1990 dhe ekziston e përkthyer në gjuhët gjermane dhe atë italiane. Përkthimi në anglisht, për të cilën na u desh një punë e vështirë prej tre vjetësh, u publikua në vitin 2005 nga I.B. Tauris në Londër, në bashkëpunim me Qendrën Studimore Shqiptare. Nga shkrimtarët shqiptarë të përkthyer në anglisht mund të përmendim edhe emrin e Martin Camajt (1925-1992), poet, romancier dhe studiues, i cili punoi për shumë kohë si profesor i studimeve shqipe në universitetin e Mynihut. Vargjet e Camaj dolën në dy volume të mira: “Poezi të zgjedhura”, Nju Jork 1990, dhe “Palimpset”, Mynih dhe Nju Jork 1991, të dyja bashkë të përkthyera nga Leonard Fox. Poetët kosovarë janë ndoshta më të njohur në botën anglisht folëse se sa poetët modern shqiptarë. Ndër publikimet e fundit janë “Kush do ta vrasi ujkun”: “Poezi të zgjedhura” nga Ali Podrimja, Nju Jork 2000, “As lëndim as edhe një këngë”, poezi nga Kosova, nga Eqerem Basha (1942), janë ndër shkrimtarët më të mirënjohur kontemporanë të Kosovës. Një tjetër volum me poezi qe ajo e publikuar nën titullin “Më thirr mua në emrin tim”, poezi nga Kosova, Nju Jork 2001, nga Flora Brovina (1949). Brovina nuk është e njohur vetëm si poete dhe pediatre por edhe si aktiviste e të drejtave të grave dhe si aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo u mbajt peng nga paramilitarët serbë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe pavarësisht nga protestat e ndërkombëtarëve dhe të organizatat e të drejtave serbe, ajo u dënua me dymbëdhjetë vjet heqje lirie për“aktivitete armiqësore dhe bashkëpunim me terrorizmin”. Gjatë kohës që qe në burg, ajo deklaroi se e vërteta qe shtrembëruar, ajo e krahasoi këtë situatë duke thënë një metaforë ku një “elefant” pranoi se qe një “xhirafë”. Flora fatmirësisht u lirua nga burgu në vitin 2000 dhe tani është parlamentare e parlamentit të Kosovës. Kohët e fundit një tjetër shkrimtar poet nga Kosova është publikuar, ai është: Azem Shkreli (1938-1997). “The bllod of the Quill” e cila u përkthye nga nga Janice Mathie-Heck dhe vetë personalisht, shpalos vlerat e kulturës së malësisë shqiptare. Ajo është publikuar nga Green Integer në Los Anxhelos në një botim në dy gjuhë. Në të vërtetë, volume i dytë i Shkrelit është në anglisht. E para “Thirrja e kukuvajkës”, Prishtina 1989, u përkthye nga John Hudgson. Nga poetët shqiptarë mund të përmendim volumin të titulluar Fresko: “Poezi të zgjedhura” nga Luljeta Lleshanaku, Nju Jork 2002, botuar nga Henry Israeli nga Montreali dhe e përkthyer nga jo më pak se nëntë autorë. Një tjetër shkrimtar i mirënjohur është edhe Visar Zhiti (1952). i cili qe për shumë kohë një ish i burgosur politik nga regjimi komunist. Punët e tij poetike u shfaqën nën titullin Molla e ndaluar: këto vargje janë publikuar në dy gjuhë shqip dhe anglisht, Los Anxhelos 2005, përsëri e përkthyer nga unë personalisht. Një tjetër volum është: “Unë nuk besoj në fantazma” nga Moikom Zeqo, Rochester NY 2007, një përkthim nga Uejn Miller. Kadisa përmbledhje të vogla antologjish në gjuhën angleze, të cilat paraqesin një pamje të poezive shqiptare dhe atyre kosovare. Vargje të Migjenit, Martin Camaj, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, dhe Arshi Pipa në një aparicion antogjie nën titullin:“Poezia kontemporane shqiptare”, Napoli ca. 1985, e përkthyer nga Bardhyl Pogoni (1926-1985) i universitetit perëndimor të Kentakit. Në Kosovë kemi dy antologji të publikuara si: “Dega e pikëlluar”, Prishtina 1979, e publikuar nga shoqata e përkthyesve letrarë kosovarë duke përfshirë dy poema secila nga 12 poetë kosovarë, dhe “Rrugët kryesore vetëm në një vështrim të përgjithshëm të poezisë nga Kosova”, Prishtina 1988, e përkthyer nga John Hodgson, me 139 poema të marra nga tre gjuhë zyrtare në Kosovë, shqip, turqisht dhe BCS. Kjo antologji prezantohet nga: Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Esad Mekuli, Ali Podrimja, Enver Gjerqeku, dhe Eqerem Basha.Antologjia e parë e poezisë shqiptare në mënyrë gjenerale dalin në volumin tim Antologjia e poezisë moderne shqiptare, Londër dhe Boston 1993, në të cilën u publikua si pjesë e koleksionit të UNESCO-s e punëve prezantuese. Aty paraqiten 24 poetë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Një përzgjedhje e vargjeve shqipe dolën kohët e fundit si pjesë të Antologjisë të titulluar “Poetët e rinj Europian”, St. Paul, Minesota 2008, botuar nga Uejn Miller dhe Kevin Prufer. Këtu përfshihen poet si: Visar Zhiti, Mimoza Ahmeti, Gazmend Krasniqi, Luljeta Lleshanaku, Lindita Arapi, Flora Brovina, Eqerem Basha dhe Abdullah Konushevci. Një për\zgjedhje substanciale të vargjeve shqipe nga autorë shqiptarë, ku aty futen 22 autorë shqiptarë të përkthyer nga unë personalisht dhe Janice Mathie-Heck, mund të gjendet tani edhe në internet Antologjia e vargjeve kontemporane nga Shqipëria, në transcript, në faqen e internetit transcript-review.org. Në internet unë kam publikuar një përzgjedhje autorësh shqiptarë të përkthyer në anglisht Albanianliterature.net, prej rreth 100 autorësh. Në këto rrethana jam i lumtur t’iu them se shumë prej këtyre punëve janë të publikuara më në fund në perëndim. E titulluar Dritë nga thellësitë: Antologjia e poezisë shqiptare, botuar dhe e përkthyer nga shqipja nga Robert Elsie dhe Janice Mathie-Heck, Evanston, Ilinois 2008. Kjo antologji përfshin pjesë nga kohët e para deri tani në kohët tona, duke përfshirë 227 poema nga 48 autorë. Duhet theksuar se gjithë kjo punë është bërë edhe me përkrahjen e madhe të shumë shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve në Shqipëri, Kosovë dhe nga diaspora, letërsia shqipe nuk është akoma e njohur në botën anglisht folëse. Shumë kapituj të letërsisë shqipe akoma mbeten për tu eksploruar. Problemi bazik për transmetimin e letërsisë shqipe tek publiku i huaj është numri i pakët i përkthyesve letrarë. Unë vura re me shumë keqardhje gjatë një konference të mbajtur në Shkodër në vitin 2003 rreth përkthyesve letrarë shqiptarë me ndihmesën e Ministrisë së Kulturës se unë përbëj 80% të kapacitetit të përkthyesve letrarë nga shqipja në anglishtdhe jo më shumë. Shumë punë duhet bërë rreth kësaj çështje dhe do të isha shumë i gëzuar tej mase nëqoftëse me punën time do të kasha inspiruar ndonjërin. Do të kisha mendimin se do të ishte shumë mirë që shumë autorë shqiptarë do të ndiheshin shumë mirë sikur të kishin të botuara punët e tyre të përkthyera në gjuhën angleze dhe më pas të kishin një kontakt me perëndimin. Disa autorë që nuk janë të duruar I përkthejnë punimet e tyre shumë keq nga pseudo përkthyes  në mënyrë private, ose të përkthyera nga fëmijët e tyre që e kanë mësuar në shkollë. Shqiptarët janë njerëz magjepsës dhe shumë kreativë. Pas një kohe të gjatë izolimi dhe varfërie, ata tani kanë shumë gjëra për të na treguar. Letërsia shqiptare kontemporane nuk po zhvillohet  vetën në Shqipëri dhe Kosovë, por gjithashtu ajo po zhvillohet shumë edhe jashtë territorit shqip folës si në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër dhe Kanada, duke bërë të mundur shtimit të gurëve për të plotësuar në fund mozaikun e kulturës shqiptare.

PËRMASAT ESTETIKE TË NJË POEZIE

Adem Istrefi, “Net kosovare”, poezi të zgjedhura, botoi ”Buzuku”, Prishtinë

PËRMASAT ESTETIKE TË NJË POEZIE

E filluar në vitet ’60 të shekullit të kaluar, poezia e shkrimtarit Adem Istrefi nga vëllimi në vëllim ka sjellë prurje të reja dhe origjinale në letërsinë tonë, duke krijuar një individualitet të veçantë.


Nga Hajdin Morina
(Prishtine)

Shkrimtari Adem Istrefi (i lindur më 1942 në fshatin Strellc të Kosovës) ka filluar t’i botonte veprat e veta poetike në fund të viteve ’60, atëherë kur letërsia jonë kishte bërë kthesë të veçantë dhe vendimtare për fatet e saj, sidomos poezia, sepse kishte nisur të çlirohej nga skematizmi i etapës së parë, nga uniformizmi dhe dominimi i idesë së partishmërisë, edhe pse edhe tash faktorët jashtëletrarë i përpunonin metodat e tyre për ta mbajtur nën tutelë artin letrar dhe për të ndikuar ose për ta bërë vetë, jashtë çdo kompetence dhe jashtë çdo profesionalizmi, listën e shkrimtarëve dhe të veprave më të mira.
Interesimet tematike, mjetet e shprehjes, motivi i emocionit, zbërthimi dhe shkallëzimi i tij, mesazhi artistik që dëshiron t’ia japë lexuesit nuk dallojnë shumë nga ato që i hasim në përgjithësi në poezinë e viteve ’60 dhe më vonë, sidomos tek një grup poetësh me poezinë e të cilëve ka më shumë pika takimi lirika e Adem Istrefit (të paktën për nga tematika dhe burimi i frymëzimit), siç janë: Din Mehmeti, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Qerim Ujkani, Jakup Ceraja, Adem Gajtani etj.
Në vëllimin “Net kosovare” janë përfshirë poezi të zgjedhura nga përmbledhjet poetike “Net kosovare” (1967), “Mëngjesi i së nesërmes” (1969), “ Dritaret e fjalës” (1972), “Gjerdan lirie’ (1977), “Pasha këtë dhe” (1982), “Në shuplakë të ditëve shkrova” (1988), “Një zog midis meje e diellit”, “Pa therra në fyt” (1955), “Arti i vdekjes bukur”.
Vëllimi hapet me poezinë “Ku janë lirikat e mia?...”, e cila mund të lexohet dhe mund të komentohet si poezi që shpalos programin poetik të autorit. Ka në këtë poezi fjalë kyçe, fjalë-çelës që zbërthejnë përmbajtjen, tematikën dhe idenë e gjithë poezisë së Adem Istrefit, shpalosin interesimet e tij tematike për gjithë dramën dhe tragjedinë e kombit: kapuçi i bardhë, telat me gjemba, zgavrat e çiftelisë, rrugët e vorreve, thinjat e zemrave të nanave, buzët e gjakosuna të fëmijëve. Këto sintagma shënjojnë burimet që motivojnë krijimtarinë e autorit. Andej kanë mbetur lirikat e tij. Poezia e cituar tregon se në artin letrar ndërtohet kodi i veçantë i zbërthimit të përjetimeve, të përvojave jetësore të shkrimtarit, por edhe të ngjarjeve shoqërore, sepse vepra e krijuesit nuk mund t’u shpëtojë ndikimeve biografike, sociale dhe historike. Ajo është dëshmi e tyre.
Ndikimet biografike, sidomos përjetimet dhe malli i fëmijërisë së papërjetuar në Kosovë, transponohen artistikisht qysh në fillimet krijuese të autorit. Figura e Nënës bëhet simbol i lidhshmërisë së përjetshme shpirtërore jo vetëm me Strellcin ku është lindur shkrimtari. Malli për të, dëshira për ta parë të gjallë, dëshira për ta parë varrin e saj në Kosovë, por edhe malli i Nënës për djalin e vet, zjarri i dashurisë që ia flakëron sytë, pyetja që e bënte aq shpesh “A thua...se vjen Ademi?!!!”, ajo pyetje që ka mbrujtur në vetvete pothuajse krejt mallin e legjendave dhe të baladave shqiptare- këto dhe imazhe të tjera poetike që lidhen me figurën e Nënës lexuesit i shërbejnë për të zbërthyer momentet dramatike që zhvillohen në shpirtin e autorit, por këto imazhe arrijnë të krijojnë edhe emocione të veçanta tek lexuesi.
  Njëri ndër simbolet e kësaj poezie është simboli i natës, nëpërmjet të cilit shpjegohet në mënyrë artistike, deshifrohet e tërë robëria shekullore e Kosovës: nata nën robërinë turke, nata nën pushtimin fashist, nata nën pushtimin sllavo-komunist. Autori ka përjetuar edhe vetë tmerrin e netëve kosovare. Imazhin e kësaj nate e japin edhe përshkrimet e përjetimeve të tmerrshme të atyre shqiptarëve që kishin kaluar vite të errëta burgu në burgun famëkeq të Goli Otokut, përshkrimet e skenave ku lëvizin makinat vrastare të regjimit pushtues, sidomos detajet artistike që japin atmosferën mbytëse të dimrit të vitit 1956, kohën e aksionit famëkeq të mbledhjes së armëve ndër shqiptarë, prirë nga Aleksandër Rankoviqi, një figurë e lartë e ish-pushtetit jugosllav, dhe realizuar nga ish-qeveria jugosllave, si pjesë e elaborateve të saj kundër qenies fizike të shqiptarëve që jetonin në trojet e veta. Atë dimër edhe bora ishte nxirë nga torturat dhe vrasjet që bëri  xhelati Rankoviq anekënd Kosovës. Autori për ta përforcuar imazhin, mesazhin dhe nëntekstin, për të mbjellë në shpirtin e njerëzve urrejtjen kundër vrasësve të njerëzve dhe të lirisë nëpërmjet vargut dhe figurës artistike konstaton dhe dëshmon se fryma e rëndë e pushtimit shtrihet në hapësira të gjera të peizazhit, vrasësit vrasin edhe qenie të tjera të gjalla siç janë qentë e fshatit. Këtë pamje e vërejmë në poezinë “Bardhoshi”, ku personazh është qeni Bardhosh, të cilin një natë dimri e vranë milicët serbë. Bardhoshin njerëzit e vet e qanë dhe e varrosën si njeri. Zorrët e tij nëpër borë dukeshin si zinxhirë trishtimi. Bardhoshi nuk e lëshonte ngas goja një kapotë milici. Kjo poezi sikur na përforcon mendimin se autori ka për qëllim të përshkruajë dhe të mos e harrojë asnjë skenë nga drama dhe tragjedia që e përjetuan vëllezërit e tij në Kosovë. Imazhet dhe përjetimet që burojnë nga tekste të tilla na japin të drejtë të konstatojmë se poezia mund të merret si shpjegim i historisë, i fenomeneve sociale dhe psikologjike, sidomos kur është fjala për poezi të tilla që nuk përbirohen unazave dhe labirinteve të censurës dhe autocensurës. Në këtë kontekst poezia bëhet edhe dëshmi e zhvillimeve shoqërore. Shpeshherë asaj i besojnë më shumë sesa shpjegimeve që vijnë nga tekstet historike dhe ato politike.
Tema e Kosovës trajtohet në mënyrë të veçantë jo vetëm në këtë vëllim të zgjedhur poezish të shkrimtarit Adem Istrefi, por pothuajse në tërë krijimtarinë e tij letrare. Dashuria për të dhe për njerëzit  e saj, malli larg saj e shtyn poetin të deklarojë figurativisht dhe shpirtërisht para lexuesve se ai dëshiron të identifikohet me Kosovën, dëshiron të jetë pjesë përbërëse e saj, të jetë Kosovë:

“ O vajzë, o motër, o nanë!
Desha...E ç’nuk kam dashtë?!...
Ndër yjet-flakëpashuem në errësirë,
Ndër yjet që netëve për ty vriten.

Desha...due...të jem unë, Kosovë!...”

Përpos me fjalët Kosovë, nanë, Strellc,  Fanë, kullë, hiri i kullës, gur, çifteli, bjeshkë, Kroni i Currajve etj., elemente të tjera artistike me të cilat autori e shpreh lidhjen e pashkëputshme me vendlindjen janë edhe emrat e rëndësishëm të figurave tona historike, siç janë: Azem Bejta, Hasan Prishtina, Kamer Loshi, Sali Syla, Idriz Seferi, Smajl Hyseni etj. Secila nga këto fjalë, varësisht nga konteksti dhe nënteksti i poezisë, shpreh nuanca semantike të fëmijërisë, të dashurisë, të dhimbjes dhe të krenarisë. Nga këto fjalë burojnë emocione të një peshe të veçantë, të cilat zbërthejnë dramën psikologjike në shpirtin e poetit, dhe bëhen pjesë e përjetimeve të lexuesve. 
Ndikuar nga rrethanat biografike të autorit, nga rrethanat historike të Kosovës dhe të mbarë Kombit, në poezinë e Adem Istrefit, por edhe në prozën e tij, zë vend të veçantë dhimbja dhe kjo dhimbje me përmasat e saj shtrihet në rrafshin individual dhe në atë kombëtar. Vargjet që mbajnë një dhimbje të tillë ndërtohen nëpërmjet një përmbajtjeje të zgjedhur gjuhësore dhe emocionale.
Figura e nënës mbart peshën e dhimbjes personale të autorit, kurse dhimbja e përmasave kombëtare përcaktohet, dëshmohet dhe kalon tek lexuesit kryesisht nëpërmjet krijimit të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Kosovës, Çamërisë, telave me gjemba (aty është mbërthyer një pjesë e lirikës së poetit).
Ndër vjershat për figurën e nënës autori krijon edhe skena dhe detaje që mbartin atmosferën dhe frymën e rëndë të pushtimit ose përkushtimin e madh të poetit ndaj çështjeve të mëdha dhe procesit të krijimit:

“E dij sa t’ka marrë malli.
E dij si e pret letrën time
Edij që letrat e mia i grisin.
I djegin letrat e mia.”
            (Poezia “Letër nanës”).
Jeta dramatike e shkrimtarit Adem Istrefi, qëndrimi shumë kohë larg Kosovës, larg nënës dhe larg Strellcit bënë që në disa vargje për nënën të skalitë skena tejet dramatike, të krijojë idenë, sipas së cilës është shumë vështirë të jetohet pa nënë. Ndër këto vargje është lartësuar figura e nënës si amë dhe kryefjalë e jetës:

“Më eja në ëndërr, nënë, edhe një herë
Në daç si nuse në kalë të bardhë

Veç mos fol, mos fol, mos fol,
Më prej ëndrrës s’dua të dal...”
                (Poezia “Mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës”

Në poezinë “Elegji arbnore” autori ka krijuar figurën e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe kjo figurë është krijuar pa u përmendur fare në vargje emri i kryetrimit. Nëpërmjet përshkrimit artistik të dhimbjes që ka mbuluar Arbërinë, nëpërmjet përshkrimit të elementeve që kanë qenë të lidhura me jetën dhe me veprën e kryetrimit autori në vargjet e para krijon figurën e Gjergj Kastriotit dhe imazhin e tij për lexuesin. Për ta mbushur ne emocionin e duhur vargun, autori bën përshkrimin e dukurive natyrore dhe të sendeve të saj në shërbim të krijimit të atmosferës së dhimbjes. Kjo poezi është ndër poezitë më të bukura që janë shkruar në poezinë shqipe për kryeheroin tonë kombëtar. Dhimbja për vdekjen e tij në vargjet e kësaj poezie shkallëzohet dhe bëhet zi kombëtare, por shpresa e autorit nuk bie poshtë, as krenaria kombëtare, sepse marrin jetë nga vepra luftarake e kryetrimit dhe nga vitaliteti i popullit tonë që në ballë me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun bëri punë e luftë në shërbim të vlerave të qytetërimit evropian:

“Vashat e Arbnit me të zeza janë veshë.
Arbnia pa valle e në heshtje asht tretë

Kali trokon, kali hingëllin
E Dukagjini shkul thinjat, Dukagjini ulurin.

Por shqipja arbnore s’asht rrëzue në fluturim.”
                    (Poezia “Elegji arbnore” .

Në poezinë e Adem Istrefit, ashtu si në një pjesë të mirë të poezisë dhe të letërsisë sonë, ka shenja që rrëfejnë për ndikimin dhe frymëzimin e saj nga letërsia jonë popullore, nga e cila në disa raste merr jo vetëm objektin e këngëtimit, por edhe format e vargut, ritmin, rimën, muzikalitetin. Për lidhjen, frymëzimin dhe asimilimin e elementeve të vargut popullor në këtë poezi dëshmon përdorimi i  shenjave gjuhësore dhe etnokulturore, siç janë: kapuçi i bardhë, djepi, çiftelia, tupanat, shalli, kulla, bjeshka, kroi, vallja, shpata, vallja e shpatave, Gjergj Elez Alia, Kamer Loshi, Sali Syla etj.
Tema e Kosovës përbën një pjesë të rëndësishme në krijimtarinë e Adem Istrefit, jo vetëm në poezi. Kosova trajtohet si objekt i veçantë frymëzimi dhe këngëtimi. Historia dhe tragjedia e saj shpalosen brenda njësive poetike me përmasat reale dhe në tekstet e tilla poetike mbruhet një emocion i veçantë. Brenda kësaj teme ndërtohen motive të ndryshme, siç janë: motivi i fëmijërisë, motivi i nënës, motivi i vendlindjes, motivi i luftës, motivi i lirisë, motivi i vdekjes, motivi i jetës. Në poezitë me motive nga Kosova gërshetohen elementet biografike me elementet historike, prandaj krijimet e kësaj natyre dallohen për ndërtimin e figurës, për dendësinë e mendimit, të përsiatjes poetike dhe të emocionit. Në disa poezi me motive nga Kosova janë dhënë disa përshkrime të thella artistike, nëpërmjet të të cilave lexuesi mund të shpalosë shumë skena të tragjedisë jetësore të Kosovës në periudha të ndryshme të pushtimit të saj. Nëpërmjet këtyre vargjeve lexuesi njoftohet pothuajse me të gjitha format e krimit e të ndëshkimit, me të gjitha elaboratet e pushtuesve, sidomos me projektet dhe elaboratet serbe që bëheshin me qëllim të vrasjes, të shpërnguljes me dhunë dhe të asimilimit të shqiptarëve që jetonin në trojet mijëvjeçare të të parëve të tyre. Në vargjet e kësaj natyre uni i poetit është krejt tjetër nga ai në poezitë e tjera. Këtu flet ndërdija e poetit, vetë shpirti i tij që i ka përjetuar skenat e tragjedisë shqiptare dhe rrëfimet e më të vjetërve për kohën e shkuar. Ndërdija e poetit klith, është shndërruar në arenë zërash që dëshmojnë tragjedinë, që vërtetojnë atë më mirë se provat e çdo gjykate shtetërore. Dhe këta zëra që flasin në shpirtin e poetit, transmetojnë tek lexuesi rrëfime të një tmerri të paimagjinueshëm, por që ka ndodhur ndër shqiptarë. Përzier me tmerrin jeton dhe shpresa, kalitet besimi se një ditë nga rrënjët e gjakut tonë ka për të mbirë liria. Ngjarjet që përshkruhen në krijime të tilla kanë një peshë të veçantë dhe përjetohen në mënyrë të veçantë. Leximi i poezisë ndryshon nga leximi i historisë, sepse dallon edhe mënyra e shkrimit të tyre:
“Një krajl hynte, biro/tjetri dilte/njëri më i keq/tjetri më i zi/Paj veç Savë Bataren kur e kujtoj/e shoh vetveten të ngrënë për së gjalli/e fëmijët e ngulur mbi bajonetë/e nënat e tyre me gjinj prerë/e burrat e lidhur për pushkatim ( Poezia “Ç’zëra që thërritkan në veten time”, fq.64)
 E tërë Kosova përjetonte zezonën:

“Se me klithma zgjoheshin mëngjeset
Se me klithma vinin mbrëmjet
Vinin prej detit e ullinjve të Tivarit
Vinin prej Drinit e prej Ibrit
Nga Bistricat e Ereniku
Dhe nga bora e Drenicës e ngrirë me gjak
E nguleshin në zemrat e nënave
E nguleshin në zemrat e fëmijëve” (Poezia “Ç’zëra që thërritkan në veten time”, fq.65).

E filluar në vitet ’60 të shekullit të kaluar, poezia e shkrimtarit Adem Istrefi nga vëllimi në vëllim ka sjellë prurje të reja dhe origjinale në letërsinë tonë, duke krijuar një individualitet të veçantë. Kjo poezi me tematikën e saj, me Poezia “Ç’zëra që thërritkan në veten time”nivelin e realizimit estetik, me figuracionin, me dendësinë e mendimit, me ndërtimin e figurës dhe të emocionit ka treguar se i qëndron kohës dhe shijes artistike të lexuesit.

EPIDEISTIKA PRINDËRORE NË NJË ANTOLOGJIE POETIKE

http://www.gazeta-nacional.com/index.php/lajme-letrare/kritike/3471.html

image Gjekë Marinaj




Ndaj në radarin e këtij projekti hyn menjëherë një grup miqsh të përbërë nga disa poetë, shkrimtarë dhe intelektualë. Zemra Prindërore,  ashtu si të gjitha projektet e tjera në letërsi që nisin me një ide apo me një grup idesh filloi dhe u realizua edhe botimi i antologjisë poetike Zemra Prindërore. Por askush më parë se poeti Agim Bacelli, ideator i këtij botimi, nuk do të ishte dakord se distanca midis një ideje dhe realizimit të saj është shpesh aq larg sa ç’është ëndërrimi nga realiteti. Për fat të mirë ideve të mira u bashkëngjiten gjithmonë njerëzit e mirë.
Përgatitur, redaktuar dhe korrektuar nga tre anëtarë të shquar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Agim Bacelli, sekretarja e shtypit pranë shoqatës Këze (Kozeta) Zylo dhe Kostaq Duka, duke pasë pranë edhe përkujdesjen e vazhdueshme të kryetarit të shoqatës z. Dalan Luzaj. Një kontribut të veçantë në këtë drejtim dhanë edhe konsultantët Mardena Kelmendi e Edmond Ismailati, krijuesja e arti grafik Eva Saliu si dhe redaktori teknik Albert Zholi. Këtë mozaik poetik e kanë bërë edhe më të shndritshëm dy poetë të ftuar si poet nderi, dy ikona të poezisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Agim Shehu. 
Të gjithë prindërit e mbi pesëdhjetë poetëve të përfshirë në këtë antologji do të ishin krenarë me paraqitjen teknike dhe kualitetin e poezive të kësaj antologjie që u dedikohet ekskluzivisht atyre. S’do mend, siç ndodh me të gjitha botimet e antologjive, mund të ketë edhe nga ata që do e kundërshtonin përfshirjen në antologji të disa poetëve më pak të njohur në komunitetin letrar. Por për fat të mirë, grupi i punës është mbështetur në qëllimin e mirë të tyre dhe është përkrahur nga njerëz që zakonisht flasin me vepra. Në këtë vorbull hyjnë edhe sponsorët e veprës si nënkryetari i shoqatës Mëhill Velaj, Mardena Kelmendi dhe studiuesi e përkthyesi i njohur Dr. Selaudin Velaj. Me shumë të drejtë, kjo Antologji është e ndërtuar tërësisht me poezi që poetët u kanë dedikuar prindërve të tyre e që andej të gjithë prindërve shqiptarë.
Për misionin e shenjtë që kanë, të gjitha poezitë, pa përjashtim, janë të mira dhe shumë prej tyre të shkëlqyera. Ato janë poezi të drejtpërdrejta, të pastra dhe të depërtueshme. Ajo që të tërheq vëmendjen është hollësia e detajeve, seleksionimi i kujtimeve; secili poet ka idenë e vet se cilat kujtime duhen përfshirë e cilat duhen lenë jashtë poezisë. E gjithë kjo dhënë me atë ndjenjën dhe dashurinë që vetëm poetët e kanë kapacitetin letrar ta thonë në vargje.
Ndarja me prindërit, me tokën në të cilën janë rritur, është një farë vdekjeje për poetët. Distanca gjeografike dhe koha e shkëputjes, vuajtjet për të na rritur dhe sekretet e mbijetesës, gjendja e shëndetit apo humbja e tij, mundësia e vdekjes apo vetë vdekja përbëjnë universin drejt të cilit graviton pesha e madhe e shqetësimit të poetëve për ata që i lindën dhe i rritën me dashurinë më të madhe dhe me mundimin më të sinqertë.
Ja me ç’mjeshtëri poetike e me ç’pastërti mendimi filozofik e kthen në vargje ndjenjën e ndarjes dhe natyrën rreth saj poetja Raimonda Moisiu: “Nata, para se të nisesha për në kurbet, / Kishte hënë—si fytyrë e vdekjes nata—e qetë” (Raimonda Moisiu, “Gurët e Rrugicës Sime”, fq. 139). Apo poetja tjetër e talentuar Julia Gjika, e cila di ta humanizojnë subjektin e vetmisë në atë mënyrë sa të bën që ta përjetosh atë në nivelin që e përjeton ajo vetë kur shkruan: “Kur dikush i troket në derë, / ai nuk e dëgjon, / po të dëgjojë, / nuk beson, / se dikush troket për të. / Babai jetim në pleqëri” (Julia Gjika, “I vetëm brenda katër mureve”, Fq. 82). Duke poetizuar në të njëjtën ide poeti Adnan Mehmeti e zgjeron hapësirën e mendimit duke i shtuar atij nocione inventive përshkrimesh shpirtërore: “Në thinjat e mia / Fëmijët përkëdhelin / Bardhësinë e tyre. / Kujdes, mos u dashuroni me to, / Se në zbardhjen e tyre, / Sodis thinjat e babait ti” (Adnan Mehmeti, “Thinjat”, fq. 20)
Për prindërit të gjithë fëmijët janë poetë ndonëse ata mund të mos shkruajnë poezi. Ndaj disa prej tyre nganjëherë janë mospërfillës ndaj kësaj të fundit.  Edhe mospërfillja e prindërve tanë ndaj poezisë, në këtë vepër, eksploron vetveten si një çelës sa krijues aq edhe sofist në brendësinë e një origjinaliteti të rrallë në varg. Poetët dhe shkrimtarët e ndjejnë më mirë se kushdo tjetër se çdo lëvizje që bëjmë në këtë jetë gjeneron një forcë energjie dhe se kjo energji duhet vënë në shërbim të suksesit jo vetëm të vetes por edhe të tjerëve.
Poeti ynë kombëtar Dritëro Agulli, e sheh raportin midis vetës dhe babait të tij jo si baba e poet por si baba e bir, një energji poetike kjo që do të jepte jetë edhe te lexuesi më i plogët: “S'e thur poemën aq të gjatë, / Me vargje si litarë, / Se kushedi e gris im atë / Dhe dredh me te cigare” (Dritëro Agolli, “Poemë për babanë dhe veten”, fq. 16). Nisur nga fakti se universi operon nëpërmes shndërrimeve dinamike të cilat marrin kuptim më së miri në jetën dhe veprimtarinë e njerëzve të mirë, të atyre që u japin të tjerëve një pjesë të vetvetes, në cilëndo formë të jetë e mundshme dhe e përshtatshme, mund të themi se edhe prindërit tanë na duan pa pretendime për shpërblime qoftë edhe nga ato artistike. Ja mendimet e poetes Arta Mezini në këtë pikë: “Kam frikë pena ime, kam frikë / Prej botës së madhe asgjë nuk marr hua / Dhuratë kam gjithçka, veç zemrës që rreh / Udhën e jetës dhe udhëtarët që dua” (Arta Mezini, “Buzëqeshja e penës”, fq. 31).
Ngaqë prindërit përbëjnë një pjesë kaq esenciale në jetën e poetëve në fjalë, Zemra Prindërore vjen te lexuesi si një reflektim i kësaj lidhje shpirtërore, si shteg në kërkim të përjetësisë së tyre në format e pranueshme të shoqërisë prej së cilës vijmë. Madje edhe marrëdhëniet me prindërit tanë u nënshtrohen ligjeve të marrjes dhe dhënies së anasjelltë të kësaj sentonie. Siç do e shohim më poshtë të perceptuar në metafora të goditura, të japësh dashuri nënkupton edhe të pranosh atë. Poezia “Një pjesë e imja” e Diana Seitajt e ilustron më së mirë këtë koncept: “Dhe po të më pyesin nesër, çfarë do të zgjidhja për ju, / sërish, pavdekësinë do të thërrisja! / E nëse them, se jeni një pjesë e imja, / besoj se unë për ju.., jam e tëra” (Diana Seitaj, “Një pjesë e imja”, fq. 39). Sado që mundohemi ta idealizojmë jetën, ngaqë ajo ka një fund dhe fundi i saj do i shkaktojnë dhembje të tjerëve që mbeten pas, jeta mbeten një harmoni komunikimi e të gjitha elementeve të shpirtësisë që përbëjnë strukturën e ekzistencës. Ky fund edhe kur nuk është peltik është dhe mbetet i frikshëm, i përmallshëm e deri në fund njerëzor: “Natën vonë kur doli hëna, / Mbi bar na gjeti nëpër ëndrra. / Veç gjallë nëna shuplakat hap, / Si tjegulla mbi ne e vesa s’na lag”(Çerçiz N. Myftari “Në shuplakë të nënës”, fq. 38).
Nga Myftari mësojmë një nga arsyet se pse ndjehemi gjithmonë të vegjël para prindërve tanë. Dashuria prindërore ka një ligj të koduar në gjakun tonë si shqiptarë dhe si humane që jemi. Kjo qëndron edhe më e tillë për ne krijuesit ku ligji është në një manifest me të cilin shpallim parimet e qëllimeve tona themelore. Brenda këtij ligji e shohim veten në një proces të çuditshëm ku observuesi behet i observuari, një proces ky i ngjashëm me atë ku ëndërruesi manifeston ëndrrën e tij. Për ta shijuar në një formë më të bukur këtë ide  le t’i referohemi të talentuarës Zylo:“Nga kripa e currilit të lotit, / S’duronin dot këtë lloj vese, / Që buronte nga zërat e mekura, / Brenda pentagramit që s’buzëqeshte!” (Këze (Kozeta) Zylo “Rrudhnin Fletët”, Fq. 94). Edhe Valbona Dardha ka mënyrën e saj të poetizimit në këtë pikë: “Ti akoma vazhdon të më përkundësh, / Për ty, unë akoma fëmijë i parritur / Mbuluar me thinja” (Valbona Bardha, “Mall Etern”, Fq. 172). Pikërisht për këto nivele sa personale aq edhe të përgjithshme poeti Dhori Thanasi sugjeron: “Ti ruajmë “të lashtat”/ Le të rrjedhin si lumë / Të duash është pak / Të kujdesesh është shumë” (Dhori Thanasi, “Kujdes”, Fq. 43).
Mendimet e Thanasit janë jo vetëm pjesë e ingranazhit të kulturës sonë por edhe të etikës që e vlerësojmë aq lart. Sepse burimi i gjithë krijesës është vetëdija, potenciali që gjakon shprehjen e dashurisë dhe dhimbjes, të bukurës dhe të shëmtuarës, të bekuarës dhe mëkateve nëpër të cilat kalon njeriu gjatë jetës. Atributet e tjera që përfshijnë këto aspekte të vetëdijes janë zakoni, heshtja e pafund, ekuilibri, thjeshtësia si dhe cilësi të tjera esenciale të natyrës tonë. Të asaj natyre të ndërtuar nga Zoti dhe të zbukuruar nga ne dhe brezat e tjerë papa nesh.
Në “Zemra Prindërore” poetët nuk e kanë lënë pas dore se komponentin e vuajtjes si pjesë e jetës. Kostaq Duka e thotë si s’ka më mirë: “Im atë punëtor është, / nga më të thjeshtët, nxjerr gëlqere të bardhë”… / Ç’më erdhën ndërmënd këto vargje, / vargjet e parë për babanë”(Kostaq Duka, “S’janë vetëm disa fjalë”, Fq. 90). Kurse Petraq Pali, i njohur si poet që jep maksimumin e vet në lartësimin e figurës së babait të tij Janko Pali (mësues i popullit) për këtë antologji vë në pah edhe vuajtjet e së ëmës. Ja me ç’maturi poetike e kryen këtë akt autorial: Kur litari nëpër supe / Të kish prerë e të kish grirë / Mbushur bucela me ujë.... / Tharë buza shkretëtirë!” (Petraq Pali “Bucela”, Fq. 136). E si mund të mos i vlerësosh vargjet që pasojnë: “Më pret gjithnjë tek prag’ i portës, / Duart nën përparëse sikur fsheh diçka, / Njëlloj si nënat në mëhallët e botës, / Nëna ime, e plakura” (Thani Naqo, “Nënës” Fq. 166).
Mundësitë e interpretimit të këtij aspekti poetik si nga pikëpamja e dialogut me të kaluarën ashtu edhe të formalizmit sentonik të realitetit jepen me mjeshtri dhe ndjenjë edhe nga një poet tjetër i përfshirë në këtë antologji. Ai është Gëzim Llojdia, një fragment i poezisë të së cilit vijon:“Mullarët e barit u kalbën, te konakët tanë, në katundin e largët. / Oborri gri i heshtur ditën dhe natën, kasollja e lopës me bajga tharë, / thupërishtet rënë, mbi thanë. / Fener poçethyer, gjysmë i ngrënë” (Gëzim Llojdia, “Do ti mbledh lotët e gjyshes pas plisit”, Fq. 62).      Ndërsa poeti Shqfqet Dibrani, në një nga poezitë më të arrira të tij, trishtimin njerëzor e vë mbi hallet e përditshme që karakterizojnë shumicën e nënave tona. Ai e kthen atë në një dramë të vërtet. Në fakt ai e përkufizon domethënien e vuajtjes njerëzore në mënyrën e tij, duke e lënë lexuesin në shkallën e gjykimit të vet për zinë që vetëm pak vite më parë u përzie me ajrin që thithte njeriu kosovar në rrugën e vështirë të lirisë së vet: “Diku në rrugët e Prishtinës, Nëna ra / Lemeria e klithmës sate shpirtrat shurdhon pa pra…“ (Shefqet Dibrani, “Baladë për nënën dhe motrën Xifë duke ikur nga Prishtina”, Fq. 160).
            Poema e Dibranit na futë në një shteg poetik ku potencialet semantike dhe estetike të poezisë e fuqizojnë mendimin se mungesa e prindërve tanë ka diçka të shenjtë dhe humane në vetvete. Gjë që shpjegon se standardet e larta intelektuale dhe morale të poetëve bëjnë që roli i prindërve në vargun e tyre të shkëputet nga realja te surealja edhe anasjelltas. Ndue Hila dhe Skendër Rusi, secili në mënyrën e vet, e konsiderojnë këtë aplikim të jetës sociale si fenomen sa të pamundshëm aq dhe të paevitueshëm në marrëdhënie me veten. I pari shkruan: “Marr të flas me të, por nuk mundem / Marr t’i shkruaj por jo. / Sa shumë unë për të po vuaj, / Siç vuan për mua dhe ajo.” (Ndue Hila, “Malli për Nënën” 128). Ndërsa Rusi thotë: “Gjithnjë po bëhesh më e kërrusur, / Sikur po i afrohesh tokës! / Unë jam atje,në sytë e rrudhur, / Ku është fillimi i gjithë  botës!” (Skënder Rusi, “Nënës sime”, Fq. 155).
Si të tillë poetët duhet të falën për ndjenjën e një krenarie të ligjshme që rritet më parë brenda gjoksit e pastaj brenda vargut të tyre. Sepse poetët, siç dihet, janë gjithmonë në luftë të brendshme midis arsyes dhe dashurisë distinktive që kanë për prindërit:“Dhe ikja larg teje shumë herë / dhimbja lozte me këmbët e mia / mërzia frynte furishëm si erë / e çdo ditë prej mallit të mbinin thinja!..” (Lekë Gjoka, “Nënës” Fq. 98).  Po kështu edhe poeti Edmond Ismailiati me një intuitë vërtet fine poetizon dhimbshëm: “I trishtuar çohem çdo mëngjes, / Me shpresë se do të përqafoj, / Krahët bosh i mbledh me përtesë, / Mbushur plot dhimbje i shtrëngoj” (Edmond Ismailati, “Tek loti mungesën  përjetoj—Babait tim Sherif Ismailati”, Fq. 44). 
Intelekti poetik që gjendet në këtë antologji është i përbërë nga një fenomen që paraqitet here si gjysmë-art e here gjysmë-instinkt, por që të dyja janë të përdoruara me efektivitet në gjuhën poetike dhe tonin përmallues që zotërojnë në vetvete poezitë e tyre. Këto efekte mundësojnë apo argëtojnë idenë se dashuria prindërore i përket sa ekzistencës njerëzore aq edhe asaj hyjnore. Një ide kjo që gjeneron fuqi të mëdha ndjesishë dhe elaboron pastër në aspektet e shqetësimit intelektual dhe kapacitetit të vetëdijes humane që tentojnë në varg: Ne jemi lisa me rrënjë / në gurë e varre / jehonë zërash të rinj / oshëtimë zërash të të parëve (Mëhill Simon Velaj “Fragment Historie” Fq. 121). Këtë vetëdije poetja e re Marjeta Ismailati e thotë me një sinqeritet gati fëmijëror dhe me një pastërti te admirueshme mendimi: “Më kujtohet gjyshi im ! / Këngë labe seç këndonte, /  Kur arat me parmendë lëronte, /  Unë ecja si flutur pas tij, / Nëpër gjurmët që ai lëshonte” (Marjeta Ismailati, “Më kujtohet gjyshi im—Shahin Tusha” Fq. 115).
Edhe zhvillimi i cilësive morale është një dukuri interesante në këtë libër. Rëndësia e mësimeve të prindërve nuk humbet në mes të rreshtave por është një e dhënë direkte dhe me forcën poetike që meriton. Në shumicën e poezive tabani ideor shtihet në sferat e instinkteve sociale përfshi këtu edhe rolin e prindërve që shkojnë si vektorë paralel me jetën në vazhdim. Këto instinkte janë shumë komplekse e nganjëherë drejtohen drejt disa veprimeve specifike që kanë lënë gjurmë në kujtimet e poetëve. Elementet kryesore që përbëjnë këto episode janë dashuria, emocionet dhe simpatia, të cilat tek poetët, më duket mua, gjenden në një shkallë më të lartë se në pjesën tjetër të popullsisë. Poetët e skanojnë dashurinë prindërore më një përkujdesje të veçantë. Ata e lartësojë karakterin e lartë prindëror dhe derivacionin e tyre deri në nivel interpersonal. Ja një fragment poetik nga Resmi Corbaxhi: “Herë më rri në krah /  më jep një këshillë /  Bir! / Shokë pa gabime mos kërko, / është e kotë / në qoftë se ti do / të mos mbetesh pa shokë (Resmi Corbaxhi, “Hija e tij” Fq. 142) . Llemadeo Dukagjini është një poet tjetër që me një vizion filozofik të filtruar në traditën burrërore të vendlindjes së tij ndër të tjera shkruan: “Ndërsa njëzëri, etrit, që të dy më thanë; / ‘Sa të mundesh o bir të ligun e duro, / Por largohu prej tij po munde´ një ditë udhe larg… /  Kurrë besë mos i fal, as borxh´ kurrë mos i kërko’! “ (Llemadeo Dukagjini, “Porosi e etërve” Fq. 102).
Sipas këtyre sy poetëve, vlerat e prindërve janë të pazëvendësueshme në jetën tonë pavarësisht nga statusi personale që fitojmë në jetë. Orvatja për ekzistencë apo nevoja për të mbijetuar është dhënë në një mozaik ngjyrë-plotë metaforash, që lë vend si për interpretim shpirtëror ashtu edhe filozofik. Kushtet e pafavorshme të jetesës së prindërve të poetëve nuk paraqiten si intriga politike ndaj fatit të tyre, por më tepër si përpjekje për të rritur fëmijët pavarësisht vështirësive që mund të sjellë koha. Poeti Gjeto Turmalaj gjendet brenda këtij perceptimi: “Se është krijesa ma e madhe e dashnisë, / Se është shpirti ma i madh i ngrohtësisë, / Edhe kur të mbarojë drita e Diellit e Hanës, / S’ka për të mbarue madhështia e Nanës” (Gjeto Turmalaj, “Për Nanën”, Fq. 70). Ja edhe Flori Bruqi: “Ti kërkon  dritë  / se ishe dritë / siç janë dritë / të gjitha nënat” (Flori Bruqi, “Rreze drite”, Fq. 55). Fatjon Pajo futet direkt në zemër të kësaj vërtetësie: “Sot bie shi… / Mbështes ballin në gjoksin tend / E me vehte them: / -S’ka si Ti!” (Fatjon Pajo, “Tim eti” Fq. 52). E njëjta rrjedhë e vetëdijes se prindërit janë gjithçka për fëmijët e tyre buron edhe nga poezia kuptimplote “Zemra Prindërore” e poetit Agim Bacelli (titull ky që është huazuar dhe si titull i antologjisë) “Askush në botë s’ju do më shumë / Se prindi që ju ka sjell në jetë! / Prindi ju bëhet çadër apo gunë  / Në stinën përvëluese a në qamet” (Agim Bacelli, “Zemra prindërore” fq. 24).
Pa u larguar nga ky kuzerizëm, si gjithmonë magjik ne fjalën e tij, poeti Dalan Luzaj shkruan: “Rëndojnë mbi të tetëdhjetë e ca vite / çdo vit i solli një dhuratë / Me shpirtin e pastër prej fëmije / Atdheut ia nisi për shpatë” Dalan Luzaj. “Babai” Fq. 56). Poeti dhe përkthyesi mirënjohur Vangjush Ziko, po ashtu, vë në lëvizje ndjenjat e thella që ka në një nga poezitë e bukura të tij tme titull “Ikja e babait”: “Si na e bëre kështu,baba?!...  / Flisje,buzëqeshje,rënkoje ngadalë. / Brym'e verdhë mbi fytyrën tënde ra, / Tingëllove dhe heshte si një këmbanë.”
Natyrisht, poezi të arrira nga shumë drejtime janë edhe ato të poetëve  Zeqir Gërvalla, Mardena Kelmendi, Argetina Tanushi, Maliq Lila, Hysen Cifligu, Zaho Balili, Vitore Stefa, Rozi Theohari, Eleonora Gjoka, Agim Vatoci, Robert Martiko, Vangjush Ziko, Riza Lahi, Mimoza Ahmetaj, Eduard Dilo, Belul Shaqo Arapi, Hasibe Alishani-Bllaca, Gjezide Isufi, Medije Vraniqi, Gëzim Ajgeraj, Fatjon Thanasi etj.
Së fundi, duket qartë se poezitë e kësaj antologjie janë të frymëzuar nga motivet më humane të poetëve dhe organizatorëve pjesëmarrës. Qëllimi i mirë u jep vlera edhe të mëdha virtyteve të tyre të mëdha. Perceptimi artistik që gjejmë në këtë grup poetësh është karakteristikë e poetëve shqiptarë, të cilët me dashurinë më sublime i vënë nënat dhe baballarët e tyre në një platformë të atillë njerëzore e sociale që për shumë njerëz në botë një perceptim i tillë do të konsiderohej si një lloj utopie brenda ligjeve të trashëgimisë familjare. Shkurt “Zemra Prindërore” është një antologji deri në fund poetike në kuptimin më poetik të fjalës.

"Vështroni Meduzën"

image Vilhelme Vranari -Haxhiraj


Vilhelme Vranari -Haxhiraj-
                 Dy fjalë rinisë shqiptare të shekullit XXl nga autorja
                                    
                  Parathënie e trilogjisë "Vështroni Meduzën"                                                                       
      Jam një grua si gjithë të tjerat. Disi e madhe në moshë për të shkruar një vepër voluminoze, një trilogji, me një shtrirje të gjërë si në hapësirë, ashtu dhe në kohë. Si çdo femër kam impenjimet e mia, si bashkëshorte, si nënë, si gjyshe dhe si pjesë e shoqërisë.
     Këtë vit mbusha gjashtëdhjetë vjeçe. Kushdo kur arrin një limit, pyet veten: “ Jetova, a s’jetova vallë? Kam parë apo s’kam parë? Thashë, po çfarë kam thënë? Kam bërë, po ç’kam lënë?”
     Jam e bindur se sa pyetje pa përgjigje, trazojnë mendjet e lodhura të atyre që kërkojnë diçka më tepër nga vetja për të qënë “Dikushi”. Ishin pyetje, të cilat përballë realitetit të hidhur dhe të gjatë, ngelën memece, gjë që më ka munduar gjatë gjithë jetës.
    “Si mbiemri i shoqes sime të shkollës pedagogjike “Vranari”, e tillë, e vranët ishte dhe jeta e saj. Duhej kohë, që qielli të hapej dhe Vilhelmja ta thoshte fjalën e vet. Ajo vjen në letërsi si Antigona për të qetësuar dhe mjekuar shpirtrat e lënduar të shqiptarëve”- u shpreh më 4 nëntor 2000 në panairin e librit në Tiranë, shoku im i shkollës pedagogjike “Jani Minga”, poeti i shquar Xhevahir Spahiu. Me këto fjalë, ai që, me poezinë e tij shëron dhe qetëson shpirtrat njerëzor, që është një nga zërat më të ëmbël, më tronditës, më ledhatues, më bindës, më mikëlues, kishte të drejtë.
      Ishte një përgjigje e heshtjes, e verbimit dhe e shurdhërisë së detyruar të një kombi të virgjër për një kohë shumë të gjatë. A duhej thyer akulli që kishte ngrirë mendimet e lira të gëlonin, duke i vënë kyçin gojës?!
      E kush tjetër veç meje mund ta trajtonte këtë temë, si dëshmi e kohës së ashpër, kohës sëmohimit të vlrave humane, diktaturës  komuniste, më të egrës që ka njohur njerëzimi, e cila tjetërsoi njerinë. E varfëroi atë materialisht por më e keqja ishte varfëria mendore që ia bëri si dhuratë për gjysmë shkulli.
    Me të drejtë profesor Odhise Grillo, redaktor i njëmbëdhjetë veprave të mia të para, mik dhe udhërrëfyes i krijimtarisë sime letrare, kur analizoi novelën “Mamaja”vërejti, se në të janë lënë hapësira kohe dhe ngjarje rrëqethëse, që kanë hapur plagë të pashërueshme për këtë popull vital. Më tej ky mjeshtër i penës, i palodhur për të dhënë ndihmën e tij të vyer në letërsi, shprehet: “Vilhelmja ka ardhur në sofrën e shkrimtarëve si një kirurg me përvojë, që me bisturi në dorë, ka nisur të operojë plagët e vjetra dhe të reja të shoqërisë shqiptare.” 
      Këshilla dhe vlerësimi i tij më vunë para një përgjegjësie të madhe, për të bërë diçka të vyer. Ishte një përgjegjësi morale ndaj gjysmës së shqiptarëve që u trajtuan si armiq dhe tradhëtarë, të cilët lufta e klasave, nga më çnjerëzoret që ka njohur historia e njerëzimit në gjithë rruzullin tokësor, i ndau nga bota e të gjallëve. Ju nuk mund ta imagjinoni dot, se sa e hidhur është për një nënë,që gjithë ditën i bie bretku në “ish ullinjtë, dikur pronë e familjes” dhe në mbrëmje ajo i mbledh barktharët e saj me lakra pa vaj. Si ta emërtoj këtë vallë: “Ironi të fatit apo paradoks?!”
      Kjo trilogji, ishte një detyrim moral ndaj atyre jetëve që u shuan, të sa e sa ëndrrave që u tretën, të shpresave që i vranë pamëshirë për gjysmë shekulli. Ishte një angazhim ndaj gjithë atyre që iu mohuan buzëqeshjen, ëndrrën, rininë, arsimin, profesioni, vetëm e vetëm që të mos ishin vetvetja. 
  Ua kushtoj atyre nënave, shëmbuj virtyti dhe besnikërie, që përjetuan ferrin për të nxjerrë në jetë “Njerinë”. Si mund të harroja ato gra vitale, që nën fshikullimën e pamëshirshëm të  kamxhikut të kohës së egër, s’reshtën duke përshkuar rrugët e përbaltura të Atdheut. Trastat mbi shpinat e tyre ishin më të rënda se prangat skllavëruese në duart dhe këmbët e burrave. Ishte një përgjegjësi morale ndaj intelektualëve që dijen dhe mendimin shkencor e tretën qelive, burgjeve, kënetave dhe minierave. Për ata të rinj që plehëruan tokën dhe u bënë shtretër mushkonjash, shushunjash a gjarpërnjësh nëpër llomi kanalesh dhe kënetash. E shkruajta për ata lastarë, të cilët për një grimë liri, kishin vënë shenjën e barazimit mes jetës dhe vdekjes. Për këtë tokë të virgjër, për këtë vend të pasur si ëndërr dhe të bukur  si parajsë, por tejet të vuajtur e të varfër, që e shndërruan në një varrezë gjigande mbushur me varre pa emër. Për dijen e kombit që u kalb dhe u tret nëpër qelitë e ftohta si vdekja dhe më të ngushta se varret.  Për gjithë ata jetimë me baballarë gjallë, të cilëve ua vranë ëndrrën ende pa lindur..Për këtë truall të shenjtë dhe të lashtë, sa vetë bota, të kthyer në një burg të madh,  ku kishte vetëm të burgosur dhe rojëtarë. Për gjithë ata të cilëve u mohuan dijen, profesionin duke u thënë: “Mjaft! Kjo botë nuk ju përket më! Ju i përkisni botës së vuajtjes, mjerimit  dhe dhembjes.”
     Ishin këto dhe shumë arsye të tjera, që më detyruan të gërmoj, të gjurmoj për trembëdhjetë vjet, atë që koha ma mohoi për gjysmë shekulli. Sot për nder të gjithë atyre të pafajshmëve që i bënë preh të vdekjes së pashëmbullt, ju do të lexoni këtë requiem. Duke pasur parasysh të thënat dhe të pathënat, po paraqes për lexuesin shqiptar trilogjinë“Vështroni Meduzën”, ku përmes tri librave: 
Triogjinë me titull: “Vështroni Meduzën”:     
 - Romani i parë: “Prolog jete”     
 - Romani i dytë: “Vështroni Meduzën”        
 - Romani i tretë: “Dilema e së nesërmes”- përmes të të cilave, do të njiheni me një jetë në tri kohë. Një jetë plot dhembje, dashuri dhe pasion. Gjatë leximit do të njihni ëndrrën dhe zhgënjimin, ku lufta e të kundërtave, mes dashurisë dhe urrejtjes, mes jetës dhe vdekjes, mes reales dhe ireales dhe sa e sa antitezave të tjera, ngërthehen me shumë vërtetësi. Një jetë plot drama e tragjedi, nga më rrëqethëset që ka përjetuar njerëzimi, të cilat ishin dhuratë e “Fitores së çmendjes.”
       Në të tri romanet, në mbi 1100 faqe, shprehet optimizmi im se ndërgjegja njerëzore, dashuria për jetën do rrisin dëshirën për ta ndryshuar botën.
     Ndaj, ju të rinj të shekullit të ri, jetojeni jetën se është e bukur. Mos u bëni preh e intrigave të kohës së vrazhdët që tjetërson njerinë, ndaj mos lejoni, jo vetëm kohën, por askënd që të vrasë shpi-rtrat tuaj të dëlirë.
     Këto tre romane psiko-socialë me vlera të mëdha atdhetare, shoqërore dhe artistike janë një kujtesë për t’i fshirë pluhurin e harresës dhe nëveçanti janë kujtesë për historianët.
     Lexojeni dhe s’keni për t’u zhgënjyer. Njihuni me tragjeditë e një kombi vital, që do të zilepsnin tragji-komedian të mëdhenjë të kohërave, të cilët do të zgjoheshin nga gjumi i gjatë i shekujve dhe do të shkruanin tragjedinë e një kombi, tragjedinë e tmerrshme të vendit të Shqipeve. Ndaj mos i harroni kurrë, se ju, vetëm ju, rinia e shekullit të ri, s’duhet të lejoni që tragjeditë të përsëriten!
                                                               Autorja
                                           Vilhelme Vranari (Haxhiraj)          

Vlorë janar-2005 

  Autorja Vranari gjithmonë i shoqëron librat e saj me një sentencë shprehur në vargje ( poezi) në kopertinën e pasme.
Për njërin nga tri librat, ajo ka zgjdhur poezinë me titull  “Rikthim në vite”:

RIKTHIM NE VITE

Ty Perëndi të adhuroj,
më rikthe në lashtësi,
nëpër skuta të gërmoj,
errësirës t’i hedh dritë.

                        Të shikoj çfarë nuk kam parë,
                       të dëgjoj ç’nuk kam dëgjuar,
                        të njoh atë që dot s’e njoha,
                        historitë që s’janë treguar.

Më rikthe, të kuvendoj,
me të parët, si kanë jetuar,
ndër legjenda ende jeton,
fisnikëria e trashëguar.
                       
                        Më rikthe, pluhurin t’ia heq,
                        Historisë sonë të mohuar,
                        Më rikthe, botën ta ndreq,
                        pamëshirshëm transformuar.

Më rikthe dhe do ta shohësh,
ashpër a ëmbël do të t’i tregoj,
të dy anët e medaljes
historisë…do t’ia zbuloj…
                       
                      Më rikthe dhe më gjyko
                      e më thuaj: -Ku kam gabuar?
                      Po deshe mos më prano…,
                      koha ka për të na gjykuar…
                                                   autorja

EKSLUZIVE :Rusia, kjo armike e betuar

image Kujtim Morina


Poeti Kujtim Morina boton vëllimin “Kthimi i syve”
Pikëtakimi    me  nantyren
“Krahasuar me librin e parë , vellimi i  dytë “KTHIMI I SYVE”,shënon një hap të ri në udhën e tij krijuese.”
Nga Bajazit Cahani
Poeti  Kujtim Morina, doli me librin e tij të dytë poetik me titull  metaforik “KTHIMI I SYVE”.Ndryshe nga libri i parë “DEHJE NËN MJEGULL”, këtë herë poezitë e tij i ka strukturuar në cikle, grupim ky sipas ngjashmërisë së motiveve.Në vend të një prologu, ka zgjedhur tre vargje të poetit FREDERIK RESHPJA, si paraprirje të gjashtë cikleve, që përbëjnë gjithë librin.Në ciklin e parë i thurë vargje natyrës hasiane, në të dytin-dashurise, në të tretin jetës urbane, pastaj ja “këputë” frejtë fantazisë në ciklin e katërt, për t’ia lënë radhën pikëtakimeve  me njerëz, qytete, vende e fenomene të natyrës, të  njerëzve apo me këngën popullore dhe e përmbyll librin me  motive të lira, ku mund të  kapi syni apo frymëzimi i poetit. Krahasuar me librin e parë, vellimi i  dytë “KTHIMI I SYVE”, shënon një hap të ri në udhën e tij krijuese.Tashmë ka zgjeruar gamën e frymëzimit dhe ka përsosur më tepër  arsenalin e mjeteve shprehëse.Motivet dhe vargjet i përshkon edhe një mendim i hollë filozofik, duke të ndalur më shumë për leximin dhe përjetimin e poezisë, çfarë na premton për të ardhmen një poezi edhe më të bukur, origjinale e dinjitoze mes botimeve bashkëkohore poetike. Poeti Kujtim Morina, kohët e fundit po merret edhe me prozë e përkthime.Edhe në këtë libër për redaktor ka prozatorin Petrit Palushi,njëherit dhe kritik letrar.

“Tregimet e Veriut” nën një emër të ri

image NAIM ZOTO


Mbi librin me tregime e novela të Bardhok Pulajt
“Tregimet e Veriut” nën një emër të ri
NAIM ZOTO
“Për vlerat e librit të ri të shkrimtarit Bardhok Pulaj, me titullin “Tregime” u organizua para disa ditësh një promovim në sallën “Gjegj Fishta” të bibliotekës  së Lezhës, ku kolegë të shkrimtarit nga Tirana, Shkodra, Lezha, Mirëdita si Ndue Gjika, Ndue Dedaj, Kujtim Dashi, Naim Zoto folën për vlerat dhe mesazhet e librit. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Rrëshenit Gjon Dedaj, i cili përgëzoi shkrimtarin Bardhok Pulaj, aktualisht mësues i letërsisë në gjimnazin e Rrëshenit”.
Nuk është ndonjë gjë e madhe sot të shkruash, të publikosh, të botosh. Problemi është çfarë shkruan, për kë shkruan dhe si shkruan. Kur, para disa muajsh, Bardhok Pulaj, autori i librit me tregime e novela që sapo ka dalë në qarkullim për lexuesit, miku im i vjetër i fakultetit filologjik të Tiranës, për degën gjuhë-letërsi, më solli librin e tij të sapobotuar “Tregime”, u bëra shumë kurioz dhe, nga padurimi, tregimin që hapte vëllimin pothuaj e kam lexuar në këmbë. Më tronditi “Kolla” e tij, tregimi me të cilin hapej libri, duke më risjellë në mendje skicat e paharruara të Migjenit mbi mjerimin në qytetthet shqiptare. Tregimi nuk ka personazhe; personazh është kolla e minatorëve. Nëpërmjet saj bëhet komunikimi, përmes saj minatorët njohin njëri-tjetrin kur nisen herët në mëngjes për në galeritë e nëntokës.  Me pak fjalë, përmes një metafore sa artistike, aq edhe jetësore, Bardhok Pulaj jep një dëshmi artistike, duke u fokusuar jo në qytet, por në mjedise aspak atraktive për artistët, siç janë të ashtuquajturat qyteza minatorësh, që, në fakt, nuk ishin as qytete dhe as katunde.Jo rastësisht, autori nuk merret me njerëzit drejtpërsëdrejti, as me përshkrime të mjedisit. Autori gjen detaje, sende, aspekte të rutinës së përditshme njerëzorë të cilat, pastaj, përmes laboratorit krijues, kthehen në simbolikë, metafora që të befasojnë, duke dëshmuar për njeriun, kohën, shoqërinë, pasojat e politikës apo regjimit mbi to, shumë më tepër se sa krijimi i personazheve konkretë. Ky cikël tregimesh duket sikur janë pjesë e një romani me personazhe të çuditshëm si”kolla”(“vargu i kollitjeve u vu për udhë”), “nënsupa”, “i ftohti”, “qumështi pluhur”, “lexuesi i gazetës së partisë”(“Shumica ishin gra, shumicën e grave e përbënin plakat, shumicë së plakave do t’u lexohej shtypi i ditës”), “tualeti i katundit” (“Nuk kemi çfarë të hamë dhe nuk dalim fare jashtë”), “kokrrat e kafes”, “kokrrat e misrit”, “rrjedha e ujit”, “pëllumbi”, “cjapi”, “kumbulla” etj. Në tregimet e Bardhok Pulajt verifikohet ajo që thuhet se shpesh realitetit është më art se arti vetë, më fantastik se fantazia vetë, më paradoksal se paradoksi i krijuar nga fantazia e krijuesit.  Shkrimtarët janë me fat kur jetojnë apo zbulojnë këtë realitet. Duket si një art i gatshëm, si diamantet apo perlat që dalin rastësisht në sipërfaqe apo anash rruge. Por kjo nuk është e lehtë dhe jo kushdo mund të bëhet shkrimtar. Tregime të tilla, si këto të Pulajt, mund të qëmtohen dhe të servilen si letërsi vetëm nga njerëz që iu dhimbset njeriu, pavarësisht nga fati apo statusi, pavarësisht se sa poshtë ka rënë apo se sa poshtë e kanë vënë.Tregimet dhe novelat e Bardhok Pulajt të përfshira në këtë libër nën titullin thjesht “Tregime” duken si tregime të jetuara; ato janë të përcaktuara në hapësirë dhe, pak a shumë, përputhen me rrugën e jetës së autorit, ndonëse drejtpërdrejt apo edhe tërthorazi nuk rezulton të ketë implikime personale në kuptimin e jetës së autorit. Bardhok Pulaj ia ka dalë që të bëjë letërsi dhe jo si shumë amatorë që shpesh duan të evidentojnë vetveten në mënyrë banale. Poeti mund të rrëfejë vetveten, ndjenjat e tij, por shkrimtar i mirë është ai që rrëfen për të tjerët. Egoizmi iu shkon poetëve, por jo shkrimtarëve, ndonëse arti në thelb është dhuratë e egoizmit njerëzor. Tregimet dhe novelat e Bardhokut janë tregime dhe rrëfime që dalin nga fshati i tij, nga krahina e tij, nga rrëfenjat e vjetra dhe më të reja të krahinës së Mirditës. Merita e shkrimtarit është që këto kujtime dhe fakte historike t’i kthejë në letërsi me qëllim që të bëhen pronë artistike e të gjithëve, pavarësisht nga vendlindja e tyre apo e autorit. Bardhok Pulaj duket se ia ka arritur kësaj. Autori ia ka arritur të kapërcejë katundin, lokalitetin, krahinën, të kapërcejë fisin dhe vetveten, jo duke shkelur apo nënvlerësuar ato. Përkundrazi, duke i ngritur në art, në letërsi, iu ka shumëfishuar vlerat dhe referencat. Mbi të gjitha, ai shkruan si qytetar për fshatin, për katundet, për provincën, për kanunin dhe ndërgjegjen e frustuar.  Shumë autorë kanë përshkruar, për shembull, për ditën, më saktë natën e parë të martesës, por unë nuk njoh një rast kaq dramatik sa i këtij autori kur “nusja me fishek në pajë”, vajza me këmisha “shtatë shtat”  i thotë burrit të paracaktuar se nuk mund të jetë e tija, por e tjetërkujt. Shkrimtarët e Kanunit e kanë vrarë këtë grua, kurse dhëndëri i Pulajt e shpie nusen tek i dashuri i saj. Është për t’u vënë re se autori i këtij libri, jo vetëm në këtë rast, parapëlqen personazhet që “tradhtojnë Kanunin”, ndryshe nga një grup autorësh që, për t’u bërë interesantë, sidomos ndaj disa të huajve që duan ta shohin Shqipërinë si muze të së kaluarës,  shtojnë artificialisht “romantizmin” e veprave të tyre duke hyjnizuar tradita dhe sjellje anakronike. Një novelë interesante, që nuk e di pse më kujton romanin e Ben Blushit “Të jetosh në ishull”,  është novela “Toka e falur”. Një vlerë me vete e autorit është aspekti leksikor dhe frazeologjik, duke rifutur me sukses në përdorim dialektalizma apo duke krijuar edhe fjalë të reja.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...