2011-08-14

Nga: Mark Kuzhnini : Si statuje mbeta



Mark Kuzhnini

Neper eren e leht ecen gjithqka por un nuk mundem
Ajo ma bart edhe shpirtin binjak qe dikur e kisha
Mua sme lun nga vendi dhe fare nuk lekundem
Ne treninin e fundit e vendosi me te bukuren qe e kisha
Si nje grumbull mizash mbas qe te ndjekin
Apo si nje llav ujqish ne mjegull qe uluroj si te qmendur
Edhe ne endrren e perkohshme te kqiat me prekin
Jam ber si moster per statuj por ende i pa gdhendur
Shporten time tani e mbushi me kujtime
Por fati mbeti i vjerrur ne at lis te that me dy deg
Vdekja ma mori me te miren qe me s’me thot zemra ime
Tani ne turren e drunjeve i pafajshmi esht tu u djeg
Arkivoli i erret bart nje te vetme qe un e deshta
Ne at dhom te ngusht ku dhe si i vdekur te nxen frymen
Fati im i vetem tani dot fillon te shendrrohet ne eshtra
Aj lajm sapo e morra ma la ne fyt pshtymen
Lotet jan ata tani qe me shoqrojn ne hijen e erret
Ku as hen as diell me dritetn e tyre me nuk bejn pun
Ne shufren e metalt si litar ka mbetur gjdogje e vjerrurr
Dhe kujtimi i dikurshem ndaj meje perdori tani dhun.

ME PENE HAPEROJA ZEMRAT E PRANGUARA



Shpresa Besa
  ME PENE HAPEROJA ZEMRAT E 


PRANGUARA

Shyhrete Ahma

Me dorën time hapë rrugët e zjarrit
poezi thurë për  zemrat e pranguara
izoluara nga injorancat  e djallit,
mëshefur në ndjenjat e dashuruara.

Me kembët e mija shkëputur kam gjembat,
e pengesës i beja udhë të hapura,
gjaku pikonte nga plagët e zemres
e lotët e syve, njomin buzët e etura.

Fuqishëm luftoja…për shpirtërat e ndrydhura
e jetëve  dhuroja shkelqime të  kristalit,
marrëzishtë  përqafoja shpresat e humbura,
ngrohtesishtë mbështjellur me kujtimet e mallit.

Me penë vallëzoj me tridhjetë e gjashtë margaritarët
e zemrat i  bashkoj në shpirtëra binjakë,
me vargun e poezisë, hap udhët e gjakosura…
për dashuritë e mëdha që do lindin prapë.

CIKEL ME POEZI NGA SEIT SEITAJ



Seit Seitaj

Poeti shqiptar Seit Seitaj ka Lindur ne Gjorm te Vlores  me 28 korrik 1961.
Ka kryer Gjimnazin “Halim Xhelo” Vlorë. Jeton në Savona të Italisë. Pasi lexova poezitë e para të tij u befasova nga stili, tematika dhe ideja. Nje meritë të madhe ka poetesha Venka Capa që më bëri të mundur dërgimin e këtij cikli poezish të Seitit. Besoj se do të mbeteni të kënaqur me këtë cikël të bukur poezish. Ju uroj lexim të këndshëm.(Kujtim Stojku)


CIKEL ME POEZI NGA SEIT SEITAJ

Njejes….Shumes…
…Thirra një zanore!
Mbi këtë këmishe prej letre të njollosur
zukatje,buzë belbëzitese insektesh,shkronjash,
bashkëntingelloren më të sertë,
shqipëtuar,
për ti lidhur martesë.
Mbi prushin e hijeve
qe u dogjen prej humbjes.
Klithmat…
Klithje….!
Njejes…..Shumes…
Bërthama puthjesh.
Buzë të çelura si mole…
Nisen mendime të trazuara
kthehen barka endërruese druri
pa kode…
Gjërat e mija të humbura….
Gjurmët e mija të fikura…
Dritat e mija turpëruar…
Ngopjet e mija të uritura…
Një zanore e përseritur frymëmarrjeje
të vështire.
Një bashkëtingëllore qe tështine
virgjerine e prishur…

Ke Kohë..
Ka kohë që s’vjen
të flesh nga mua….
Të vish të flemë…Të rrijmë
zgjuar.
Si një pëllumb
mbi gjoksin tim
të gugasësh pa aresye
thërrimet e ëndrrave
te çukitësh
pambarim,
borërat e para,lëkuren e kujtimeve,
ta shqepësh lëmshin
që grykës më rri
rrethin mavi
retinave të syve…
…Ka kohë qe s’vjen
më le të thinjem.
Por unë harroj
e sërish të lus:
-Do vish? Ç’thua?!…
Por ti ,ke kohë
tani kujtohem,
ke kohë qe s’vjen
të flesh me mua…


SONTE
Kur të nisin shirat
do të pikosh,
si fara nga dora e një bujku,
do të shkërmoqesh brazdave
të mija
për ti plotësuar me puthje.
Në brymërimat e para
mollëzave të gishtave,nëpër buzë,
avullimi i lehtë i shpirtrave
di ti ndërrojë
aromat.
Fustanet e grisura të lëndinave
sytjanat pak të mënjanuara,
borërimat e pulsit të dimrit
që shkrijnë mbi mua.
Sonte
do ta bulkthoj natën
nuk i le bulkthet që të ngjiren:
Unë do të këlthas hapur për ty
se nuk mundem më që të fsheh
e nuk mundem më
që të fshihem….
NE HESHTJEN E RE…
Nuk ju harroj:
Ty
dhe etjen…
Fjalët e shenjta,vendet e shenjta
Skutat më të shenjta
të trupit tënd në kujtese.
Pemët më të hijshme
që nuk i rrezojne
frutat vete.
…Thërrmoj plisa,
ëndrra,
fsheh fare nëpër
plasaritje.
Tek një zemër e vrarë,
mbi nje det,
qiejve pluguar nga fluturimet
tek nje sy i therur
nga mungesa…
Nuk i harroj
verbërite,
Ato që shoh
e s’ them…
që i mbart me syrin tim
tek një heshtje e re….

KENGA E VOGELIMAVE
Kjo këngë është e vogëlimave
e pulsit të barit,
e gazit të zoqve xinxalmij,
e korit madhështor
të mizave të dheut,
e thërrimeve që shkërmoqen
nga buzët e agimit…
Eshtë kënga
e fëshfërimave të lehta,
e dezertoreve tre luftës,
e cironkave në det.
Për lopjen e tyre
nëper gjij e cektina,
për puthjen shkarazi
e fëmijen që përmjerr.
…Nuk është kënga
e madhështive,
as marsh,as himn
qe te gjëmojë
Kjo e shtye pëshperimën
që avullon prej tokës
Veç njerzit e shtrirë
mundin ta dëgjojnë….

PËRSE KAQ AFËR….
Përse kaq afër
kërthizës së dhimbjes?
Afër rërës
anullimit…
Përse kaq afër
aritmive?
Përse kaq afer
dështimit të agut,
qumeshtit të pampiksur,
lëmsheve të shthurur?
…Kaq afër
hemoragjisë së luleve?
Tokës që rënkon si zemër,
verës që shpërbëhet
në uthull,
vetëm se deshi te fliste
(Një fjalë)
jashtë buteve…
Përse kaq afër lëneshave,
fjongove
të erës,
rrugëve të ngrira.
kaq afer pemëve të zbathura,
shkronjave te shkrira.
Përse kaq afër
urisë.
pangopjes,
memecërisë,
përse kaq afer,
kaq afer:
LARGËSISË.


Ti


Ti nuk i dije truket
djallëzitë e emblemave,monumentet e mbarsur,
nuk i dije ninullat e zjarrit,luspat
e akuairumeve,
vetetimat,mesazh ndarjeje
midis dy varreve,
nuk e dije
si mund të të mbyste për fyti
vetëm ….
Vetëm një fjalë.
Ti,
fjete perfund…
I pa qellimtë,
shtrojat prej lëkurë ëndrrash.
mbulojë,një copë nga thesi i Eolit
grisur nga perëndimi i mpiksur
i detit Jon….
Nuk e dije kthimin?
të harrosh,të fshish
imazhe,silueta,pikëçuditëse,
të futesh pa turp pervjedhur vetes
nën hirin e shuar…!
Re si një lot
pentagrameve,
me alfabetin e gishtave të zbathur
duke shkruar mbi rërën e shkrifët
nga malli,
mesharin e fundit….Të parin
….Po cila ninullë tu këndua
që të zuri gjumi,
nisjes së pare..

Poezi nga libri i tretë ne botim ” NE RRUGICAT E SHPIRTIT “



Genc Kastrati
PAS KESAJ
Pas kesaj nate
Ku do na shpie e nesermja
Ku do ribehen klithmat
E netve te virgjera
Tashme me mundon e ardhmja
Synimet per projektet
E dashurise sone
Me shikon me habi
Per te degjuar planin e zemrave
Pyet ku do shpalosen tingujt e puthjeve
Te kepusim telin e kitares
Si nje shirit inagurues
Mes shpirterave tone
Per te punuar bashk
Ne uzinen e dashurise
Pas kesaj nate
Pres lajmin e dites se re
Me lindjen e bardhesise se qiellit
Nga itinerari i faqeve te jetes
Me levizjen e gjallesave
Te na ftoj ne vendin tone
Ne tubimin e syve
Ne ndeshjen e eshtrave.
NE QERDHEN TIME
Kerkoj perqafimin tend
Shtrengimin e bukur
Me ngushellimin e ngrohte
Mjaft jame grryer jetes
Prej gjurmeve te kohes
Tani kerkoj mbeshtetjen
E kraheve te tu
Ku mbahet shpirti prane
Dhe degjohet zemra
Gjersa kerkoj qetesine
Kuptoj qe jam duke pushuar
Ne stuhine tende
Kuke pritur per krahet e tu
Te m’e shpiejne ne qerdhen time.
KA MBREMJE
Ka mbremje
Qe shoh pelhuren e syve te tu
Perdet e shpirtit qe dashuroj
Me mbulon si nje mbulese e ngrohte
Dhe me s’me pelqen drita
Nuk dua te prish vizionin e nates
Imazhit te syve te tu udhetoj
Si nje klandestin dashurie
Bebezave te tua pushoj
Gjersa erresira t’me deboj ne gjume
Dhe porsa fillojne te me mbyllen syte
Shoh qe me ke mbajtur zgjuar gjer vone
Afrohem muzgut dhe te them naten e mire.
RREFIM
I rrefeva zemres per ty
Se pash diten, as naten
As erresiren, as driten
Po shifja vetem brendesine
Thellesine mbjellur ndjenjes
I thash qe ishe per mua
Dhe mbi ty nuk kishte qiell
As ombrelle, as mbules reje
Qe vetem ti ishe horizonti
Qiell mbi qiell gjer ne tretje
I thash qe ishe zjarre
Dhe mbi zjarr ikje ne djegije
Qe ishe dore timoni e shpirtit tim
Se vec teje, skishte rruge tjeter
I fola gjere e gjate
Si boten ne atlas te shtrova
I thash qe ishe i vetmi shtrat
Ku do mund te pushoja,
Zemra mu ndal per nje cast
Dhe fjalet u shuan ne pritje
Sikur tha me jep nje tjeter rast
Dua te pushoj dhe une ne kete ngjizje.
NUK MJAFTON
Nuk mjafton nje puthje,nje arome luleje, nje ferkim eshtrash
Aq sa nje ferfellime e fustanit tend qe shuhet si puhize ere
Porsa hape syte, ti prape me mungon,thellohet zbrazetira
Me duket sikur kurre nuk te pash, dhe humbe lakores se hijes
Sa dua te te mbaj prane, asgje nuk mbush ngopjen time per ty
Dhe prezenca jote eshte e perkohshme, si jeta drejt vdekjes
Drejt nje shtegu fundit, ku per nje kohe kemi ndalur kohen bashke
Une dhe ti, rezistent karshi ndarjes gjer ne udhetimin internal
Shpirtit jeton brenga, dhe dhembshurise i shtohet dashuria
Sa e frikshme, aq e embel, ti ke hyre dhurate e vetme zemres
Me kthen ne kohen e femijerise, kur mbaroja keshtjella prej balte
Ndiqja pulebardhat vrapit tim, dhe prekja qiellin enderrimtar
Shoh qe prape asgje nuk mjafton murlanit te historise perpos teje
Imazhit tend perfytyroj te kaluaren dhe perleshjet e tashme
Brenda meje ti tani banon ne rrugicat e qeta te labirinthit tim
Sikur nga nentoka sfidohet dhe vdekja, tek ngjallem prezences tende.
ZEMRA IME
Trajtoj me kujdes zemren tende
Marr persiper te rrahurat e saja
Dhe i shtrij si pulse te shpirtit
Mbi zemren time,
Ne qetesine e frikshme
Ora braktis minutat
Ne tinguj zemrash mes nesh
Si nje sonate e pagoje
Ti flet melodis me zemer
Qe derdhet tungujve parreshtur
Ne dridhje te buzeve tona
Trajtoj me kujdes zemren tende
Si burine e zgjimit te madh
Dhe marr persiper tere peshen e fatit
Per deshmine e dashurise sime.
ASKUSH
Askush se vodhi kete nate
Me bukur se ti
Degjoheshin te shtenat e zemres
Tek festonte shpirti
Askush se pa erresiren syve te tu
Me bukur se une
Qe digjej flake ne bebezat e tua
Dhe hijet e nates
Fundoseshin ne trupin tend
Ti marshoje e perflakur zjarrit
Si nje gure ne rrokullisje
Thermoheshe puthjeve
Dhe ndaleshe ne permbysje te embel
Duke u endur buzeve te mia
Askush se pa me bukur se ne te dy
Henen e lakuriqte
Dhe qiellin e zhveshur
Tek edukonim dashurine.
PER MAHNI
Qe nga koha kur jemi takuar
Per mahni ke zbukuruar cdo gje
Dhe fjetjen e kam me te qete
Ne cdo gjume te marr me vete
Shfletoj sekretet e dashurise
Ku memorizoj castet e kaluara
Kur gjuheshim edhe me jastuk
Kur ndjekeshim edhe neper dhome
Sikur kur luanim symbyllas
Shkujdesur epsheve
Me kthen ne lojerat femijerore
Dhe porsa zgjohem gjumit
Kuptoj qe hija jote ishte prezente
Spirales se mistershme te jetes
Ku per mahni ke zbukuruar
Te gjitha oriendite e endrrave te mia.
TRASHEGIMTARE
Po vdes ngadal per puthjet e saja
Te hapura plag buzeve te mia
Ngadal po tretem plot trashegim
Me thesarin e saj qe m’e la pas
Shoh qe dhe vdekja do jete e bukur
E heshtur dhe e pa fjale si nje kopsht
Si kur shtrihesha vellos se saj
Dhe e mbuloja me petale shtatit
Kam zberdhyer sekretin e parajses
Gojedhenat i kam takuar ne toke
Me madheshtin e bukurise se perfolur
Lumenjte e arit ne trupin e saj
Kupen plot qumesht gjirit te mbushur
Ku tani pi nga pak per t’u mbajtur gjalle
Me trashegimine e jetes
Dhe trajtoj me respekt
Misterin delikat te dashurise
Ku shoh qe do vdes ngadal i lumtur.
TE UROJ
Te uroj, dhe atehere kur s’me degjon fare
Kur s’je me mua, e zeri im nuk te arrine
Vetem mendja ime te kaperthen si e roberuar
Zihesh si ne rrjet marimange, dhe te mbaj per vete
Mahnitur t’i uroj gjithe te mirat e kesaj jete
Mes vajit dhe gazit, buzeve te mia shtyhen ngjyrat
Cila do dale fitimtare shpirtit te ngarkuar
Dekoret humbin syve te mi si shkendija zjarri
Ndahen cope-cope, mosperfilles te meshirimit tim
Nga grimcat mistike grumbullohesh mendjes sime
Dhe vjen si nje perbindeshe e dalldisur qenies
Me fton ahengut tim, si nje shtegtare e tejdukshme
Kercimtare qe rikembon gjer ne dridhje te zemres
Duke te uruar pafund, si unaze e perflakur floriri
Me rremben pshertimes,dhe sikur humbem lakuriq urimit
Mes tokes dhe qiellit, hapsires se frikshme.
MARGARITARE
O e madherishmja ime
E gjithe pushtetshmja
Qe prej asgjeje
Ne cdo gje me shenderron
Me ben mbret te mvehtesise sime
Pushtetarin e gjithe fuqishem
Me ke fundosur si dielli ne det
Ku kam zbuluar margaritaren e thellesise
Qe shpirti im tani e ruan si ne muze.

Pikëtakim ‘Rruga e Arbërit” numër 2011-të


Nga Drite Ademi

 Basel CH,Zvicër 


image 




Zbardhur erdhi mëngjesi sot,
Rrezet e Diellit pëshpërisin
                         Udhëtimin...
                                           ...matanë bregut...
Portat hapur
                 Kali i Bardhë pret urdhërin e Zotit
                                                Uratën prej Qiellit...
Pikëtakim:
             “Rruga e Arbërit” numër 2011
Dasma:
          Tek “Kulla e Gjergjit
Do të bëhet kanjushe,
Më the...
              Mos harro
... dhe dymijë e dymbëdhjetë pranverat aty do të celin!

Lumenjtë
            ...tok me ne vallen
... do të hedhin
Deri në Jon!
Kënga e malli
Atë ditë do të jehojnë
Deri në Prizren e Janinë...
                       ... e një kupë të Qiellit
Unë Teutë me lule dafine
Cep më cep oborrin shtruar...
Kurorë imazh Ilirie...
... e ti Yllo...
Xhamadan amanetin e Dymijë e Dymbëdhjetë brezave!
Në sy të Shqipes
.... Pikëtakim “Rruga e Arbërit” numër 2011-të!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...