Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/08

Irina Shayk poza seksi me modelin, çfar do te mendon Ronaldo?!

Si një ndër modelet më popullore në botë Irina Shayk nuk shkakton habi kur realizon foto dhe reklamon linja të brendshmesh.

Modelja ruse tanimë ka pozuar për fushatën publicitare të XTI ndërsa vazhdon të jetë në atë formë që të shërbejë si shembull për shumë femra në gjithë botën.

 Në një prej fotove e dashura brune e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo ka pozuar edhe pranë një kolegut të saj gjithashtu model.

2011/09/07

Si po vepron Serbia në Kosovë?


Opinioni serb, që nga paslufta në Kosovë, ka qenë vazhdimisht dhe pandërprerë i shërbyer me dosje dhe dokumente të tjera konfidenciale, bashkë me shumë media ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar raporte, dosje dhe dokumente të UNMIK-ut, NATO-s etj, por që kryesisht kanë rezultuar se burimin e kanë pasur pikërisht në Beograd, te UDB, BIA dhe shërbime të tjera sekrete serbe, të cilat kanë qenë aktivisht të përfshira në ngjarjet e dhunshme dhe kriminale para, gjatë dhe pasluftës së Kosovës.
Së fundmi, dihet botërisht se BIA kishte tentuar të blinte deklarata të rrejshme nga shqitparë të ndryshëm në Kosovë e më gjerë, kinse për të ashtuquajturën “tregti me organe”. Këtë dosje e pati publikuar RTK, me video dhe pamje ekskluzive të inçizimeve dhe përgjimeve të bëra nga Policia e Kosovës dhe shërbimi i tyre. Serbët synonin falsifikimin e apo sajimin e një të vërtete sipas tyre, ndërkohë që NATO ka ofruar fakte për krimin e organizuar në veri, para, gjatë dhe pas luftës.
Një mori mediash serbe, duke filluar nga Radiotelevizioni shtetëror i Serbisë, RTS, pastaj gazetat Danas, Vesti, Standard, Kurir, Naslovi, Blic, Beta dhe B92, e kanë trajtuar gjerësisht këtë temë, përkundër apelit që kishte ardhur nga partia e Vojisllav Koshtunicës, që kjo dosje të mos bëhet temë, së paku në opinionin dhe mediat e Serbisë as në Kosovë as në Serbi.
Pas protagonistit Marko Jakshiq, një politikan tjetër serb i veriut të Kosovës ka reaguar ndaj dosjeve konfidenciale të NATO-s, të publikuara nga Portali LajmeShqip.com, dhe të cituara nga shumë media, në Kosovë, Serbi dhe më gjerë.
Në një storie të posaçme të B92, Milan Ivanoviq është përpjekur t’i demantojë argumentet e dosjes konfidenciale të NATO-s, në të cilën ai përmendet si një prej karaktereve ksenofobike, me rol dhe ndikim të fuqishëm në veri të Kosovës, pas vitit 1999, dhe kontrollues i kontrabandës dhe krimit të organizuar, përmes strukturave të tij të jashtëligjshme.
Reagimet e serbëve pas publikimit të këtyre dosjeve kanë shkuar deri aty sa që i kanë quajtur ekstremistë,
Por, pavarësisht deklarimeve dhe tendencave të disa politikanëve serbë të veriut të Kosovës, për t’i demantuar të dhënat, edhe në këtë rast faktet mbeten më kokëfortat, dhe ato janë të shkruara, e bardhë mbi të zezë, në dosjet voluminoze të NATO-s, të cilat portali LajmeShqip.com, do t’i publikojë në vazhdimësi.
Portali, gjithashtu, ka përmbledhur reagimet e 10 mediave më të rëndësishme në Serbi, që kanë raportuar dhe e kanë trajtuar publikimin e dosjeve të NATO-s.
Ndezet Serbia. Partia e Koshtunicës reagon ndaj dosjeve të publikuara nga Portali LajmeShqip.com. Nuk sjellë argumente, por i quan “të pavërteta” ato që janë thënë për zyrtarin e saj, Marko Jakshiq. E akuzon NATO-n që, sipas saj, “po i njollosë qëllimisht politikanët serbë”.
Ka reaguar të enjten, përmes zëdhënësit të saj, partia e ish-kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ndaj dosjeve të publikuara nga portali LajmeShqip.com, të cilat, sipas një dokumenti konfidencial të NATO-s, e identifikojnë liderin politik të serbëve të veriut të Kosovës dhe anëtarin e kësaj partie, Marko Jakshiq, si pjesë e krimit të organizuar në veri të Kosovës.
Partia e Koshtunicës, duke u përpjekur t’i demantojë faktet e publikuara për zyrtarin e saj, ka akuzuar drejtpërdrejt NATO-n për, siç ka thënë ajo, njollosje të qëllimtë të personalitetit të Marko Jakshiqit dhe të politikanëve serbë në Kosovë.
Ajo i ka quajtur të pavërteta ato që janë publikuar në faqet e portalit dhe që janë transmetuar më pas edhe nga media të shumta në Kosovë dhe në Serbi, duke apeluar te ato që t’i ndalin publikimet e mëtejme.
Portali LajmeShqip.com është duke e publikuar në vazhdimësi dokumentin konfidencial të NATO-s, në të cilin janë të evidentuara veprimtaritë kriminale të mbi 400 përfaqësuesve politikë dhe veprimtarëve serbë në veri të Kosovës. Ata përmenden në këto dosje si kapo-banda të vëreteta, mafiozë të nëntokës dhe prijës të krimit të organizuar në veri të Kosovës, që prej qershorit të vitit 1999.
Marko Jakshiq është veç njëri nga protagonistët e këtij dokumenti, ndërkohë që aty shpaloset ana e errët edhe e liderëve të tjerë të serbëve të veriut, si Milan Ivanoviq, Oliver Ivanoviq, Dushko Ristiq e shumë e shumë të tjerë.

Ndërkohë që për këtë arsye, portali përkohësisht do ta ndërpresë publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s për krimin e organizuar në veri të Kosovës.
Dosja që e ka siguruar Portali, zbardhë të vërtetën për strukturën e organizimit dhe të veprimit të MUP-it të Serbisë në Kosovë, veçanërisht në veri.
Dosja zbardhë, gjithashtu, shumë pikëpyetje dhe mistere tjera të veprimit ilegal dhe kriminel të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Kosovë:
- Si është organizuar BIA dhe veprimtaria e saj në Kosovë?
- Si kanë funksionuar grupet luftarake në Kosovë në kuadër të MUP-it të Serbisë?
- Kush i ka udhëhequr ato grupe?
- Cilat janë figurat e hierarkisë së shtetit serb, që dhanë urdhrat për vrasje, ekzekutime dhe eliminime kundër shqiptarëve?
- Këto dhe shumë pikëpyetje e mistere të tjera pritet t’i zbardhë dosja ekskluzive, e cila publikohet për herë të parë.

2011/09/06

Gjaku i dr Shpetim Robajt ne dy varre pushon


NGA YMER HALIMI


Erdhi koha ta leme Likocin dhe te kthehemi në Prishtinë. Papritmas, një njeri i moshës se dyzetave, nuk e njehsha fare, kërkoj nga unë qe mundësisht,  ta merrnim një zonje qe ta dërgonim  ne spitalin e Prishtinës. Ktheve kokën nga e majta, pash zonjën qe e mbanin dy veta për krahu dhe ajo mezi bënte hapin për te shkuar ne ambulancën e Nenë Terezës, qe ishte aty përball nesh. Zonje,e re, ecte duke bërë maksimumin qe t’i shkëpuste këmbët nga dheu, i cili thua se i thoshte: ndal! Ne ballin e saj ishin dal pikat e djersës,  si pika vese te mëngjesit ne lule, te cilat me te shpejte ia grabiste dielli qe në udhëtimin e vete ishte afruar majave  te Bjeshkëve te Nëmura.
Zotëriu më sqaroi se: është ne gjendje lindjeje, dhe shtoj, e ka shtazanin e dytë dhe jemi merakose se tek lindja e parë ka pas komplikime te renda, dhe jemi vonuar për ta përcjell ne spital se patëm rast vdekje. Nëpër kokën time kaloj e gjithë rruga qe ne e kalonim për t’u kthye ne Prishtinë. Rrugë malore e udhëtimi i gjatë. E murmurita ne mendjen time: “kjo është e pamundur për këtë gjendje qe paska”.
Provuat ta dërgonit ne Skenderaj- I thash.

DR.shpetim Robaj
Po, e thirra doktorin, e me the me nuk po punojmë, qe sa kohë, shkak i luftës.
I propozova te qëndroj këtu, se është salla e operacionit, me pastaj po e thërrasim gjinekologun,  qe ta këtë nën përkujdesje. Megjithatë, dot nuk arrita ta bindim gjinekologun qe te vi edhe pse mundësia ekzistonte, ndoshta me shkalle rreziku, por jo edhe kushedi sa. Thëne te drejtën u zhgënjeva. E mendova dhjetëra here vijnë  doktorë ne spitalin e Likocit, prej Prishtine, konkretisht doktor, Zatriqin, Binishin, , Bytyqin, Eshrefin, Hasin, Hasanin, Dervishin, Garazhdanin, Sejfiun, ...., si edhe sot kirurgu I. Aliun, qe ishte edhe disa hera, e qe vendosi te qëndroj më gjatë. Po ne lëviznim me profesor Dedushajn e ca te tjerë, sipas nevoje qe shfaqeshin, ne çdo kohë e çdo moment. Po ky doktori, kaq afër, si nuk prish pakëz rahatinë!?
Mbeti qe Zonja te dërgohet për Drenas, bile i ofruam veturën tonë, por i kishin mundësitë vet. Besohej se nga atje, ndoshta, mund te përcjellje me autoambulance për  ne spitalin e Prishtinës.  Ata ikën për Drenas e ne u zhvendosem ne spital, qe ishte pak me larg qendrës se Likoci, për t’u përshëndetur me ushtaret e plagosur dhe personelin. Qëndruam pake kohe. Aty mbeti kirurgu, Aliu, gazetari i plagosur Norvegjez dhe si përherë, ai djali i ri, dr. Fadil Beka, i kthyeri me specializim kirurgu nga Tirana, e qe përvojën kirurgjike po e bene ne spitalin e UCK-se, qe nga dita e parë e fillimit te luftës.
Për t’u kthyer ne Prishtinë zakonisht ne nisemi me te praruar te diellit; kjo edhe sot nuk bene përjashtim. Here-here, kur kthehemi me ne udhëton ndonjë hallexhi qe ka nevoje te vi ne Prishtinë. Kësaj radhe Bajram Ruhani, qe e kishte makinën, kishte vendosë te merr, një djalë te ri dhe dy vajza. Fare nuk i njehja dhe pyeta: kenë kemi mysafir kësaj radhe? Prof, këtë vajzë e njoh me babë e nënë. Ishim pa hyre ne veture dhe e drejtoj gishtin nga ajo. Është gazetare, dha paska një shoqe, ndërsa ky djali me tha qe ta qojmë për Prishtinë. Me një buzëqeshje te lehte, Bajrami shtoj: I thash po qe e pranojnë këto dy vajzat qe janë ulura prapa ne veture, përndryshe ne marrim pa përtese! 
            Ishte një udhëtim mbresëlënës. Gjatë udhëtimit, edhe pse rruga ishte jo e mirë,  këndonim këngë nder ma te ndryshmet, të te gjitha trevave shqiptare. Djaloshi qe ishte me ne, kurrë njëherë nuk e kuptova kush ishte se kur e pyeta me tha: “jam drenicas dhe kurrë nuk ke udhëtuar për Prishtinë me të sigurt se sot (!?)”. Nuk e vrava mendjen se ne çka aludoi. Pse e kishim këtë përbërje udhëtaresh apo...
            Ne mesnatë kaluam Çiqavocën, duke lëne pas edhe fshatrat: Zhilivode, Strovci e  Bequk dhe hymë ne një rënie tereni e fushë e gjerë. Dhe këtu e lëshojmë zonën ku shtrihet veprimi i UÇK-se. Kufi. Ndaluam për një çast qe te pushojmë sado pak. Prej aty vërehej rrafshi i Kosovës, prej Mitrovice deri ne zonën e Lipjanit. Gazetaren e kishte zënë kureshtja: Ej, shikoni, shikoni, prej Mitrovice e deri ne Prishtinë nuk lëvizë asnjë veturë e vetme. Këmbënguli qe ta vërtetonim “zbulimin e saj”. Ashtu ishte! I thash: kohë nate, kohë e vështirë, por kohë për frymëzim. Dhe shiko ne  ketë natë me hënë, e si shihet rrafshi i Kosovës. Incizo mirë këtë pikturë ne kokën tende, qe ta kesh!  Koj nuk te përsëritet, është mire te jesh pjesë e kësaj kohe... Ti je gazetare...?! I sqarova se ne fillim marsi e kisha kaluar Drenicën, se bashku me N. Zariqin, prej Skenderajt, Drenasin dhe deri ne Vragoli, te ura e lumit Sitnicë, nuk kemi takuar asnjë njeri te vetëm, asnjë veture te vetme, përveç postbllokut ne Komaran. Bile edhe policet atë ditë nuk dolën, ne postbllokun e tyre. Sigurisht na kanë vëzhguar nga dritarja. Kur e kaluam Drenasin, se kapi syri asnjë njeri te vetëm edhe pse ishte ora pesëmbëdhjetë. O, sa i trisht ishte qyteti pa njerëz ne ditë me diell! Atë botë e kuptova se ne jemi para një shtrëngatë vështirësish, sepse para tundjeve te mëdha qiellore, nuk lëvize as fletë dushku, apo ca krijesa te gjalla, qe ndjejnë tërmetin, e reagojnë ne mënyrën e vet, po edhe Drenica e ndjente frymën e luftës dhe reagonte ne mënyrën e saj.
Dhe deri sa sodisnim me sy Kosovën ne atë dritë Hëne, i shtova bisedes:  me mire e kemi qe jemi ne lëvizje, se sa te ishim ne këtë çast ne gjumë; sa do vështirë qe e kemi, i takojmë një proces ...Shi e gjithë Kosova tani flenë!  Gazetares nuk i beri aspak përshtypje simbolika e fjalëve te mia, sepse kishte filluar t’i depërtoi frika e natës ne shpirt, frika... dhe shtroj pyetjen tjetër: A ka këtu pari fshat me serb? Po, ne fund te fshatit Dervar dhe Pestovë, kalojmë pranë disa shtëpish me serb. Prapë shtroi pyetje tjetër: a i fikim dritat e makinës andej parit? Po, dritat mund t’i fikim, nëse duam t’i fikim, por zhurmën e motorit s’mund ta ndalim, ore...! Dhe te gjithë u qeshem me te madhe, po edhe ajo vet. 
Vërtet sa here kalonim pran zonave me serbe, gjithherë si e shtrëngonim veten, se nga çasti ne çast mund te lëvizte plumbi i vdekjes. Jo rralle herë i pamë te lëviznin me armë ne dorë, duke shfaqe një lloj kërcënimi. Ndoshta e bënin nga frika qe mund ta kishin, por jo, jo e bënin ne emër te patriotizmit. 
Kur arritëm ne Prishtine, vendosem qe te zbresim sipas afërsisë qe e jepte marrshuta e udhëtimit. Afër qendrës zbriten mysafiret, me pastaj përtej Medresesë e zbritem drenicasin. Me qe ishte i ulur pas ne veture, kur doli erdhi tek dritarja e ime për t’u përshëndete ne mënyrë me te përzemërt. Por, pa u larguar nga dritarja e hapur e derës se veturës e nxori nga gjepi i seteres bombë. Përsëriti: Ej prof, u thash kurrë nuk ke lëvizur me te sigurt për Prishtinë (!?). Iku me hapa te lehte si era e unë mbeta i habitur shumë, për te mos thëne edhe i shqetësuar.
Gjate gjithë kohës, derisa Bajrami Ruhani, njeri i palodhur i kësaj kohe, me ktheu ne banesën time, e vraja mendjen te përshëndetja e drenicasit te ri. Ai, njëzetvjeçar, e pëlqen heroizmin, por e besoj se jo vdekjen! Cila ishte siguria, qe ne do na e bënte ky djalosh, po qe se policet ne postbllok do te na kontrollonin, kur ata ishin te armatosur deri ne dhemb. Sa here qe na ka rene te na  kontrollonin, bëheshim se ishim tepër paqësor e kur na pyesnin për UCK-ën, bëheshim si fare nuk e kuptonim për çka pyesnin. Sigurisht begraundi i ynë intelektual shume here na nxori mirë ne këto kurthe tmerri, sepse ata fare nuk e lidhnin UÇK-ën me shtresën intelektuale. Por,  kësaj radhe nuk do te na takonte te flisnim, se ndoshta do te shkrepte heroizmi i këtij djaloshi,  e ne do ta kishim një vdekje te shënuar. Por, me mbeti ta kuptoja se sa te pasigurt, vërtet, këtë nate ishim. Thuhet: fati pjesë e jetës. 
***
Prapë, me Shaban Hoxhen, pas dy dite kthej ne Likoc. Vendosi ta di fatin e zonjës qe e barte ne vete edhe një jete te re! Me thanë, e kishte lind një vajzë nen përkujdesjen e dr. Bekes, ne ambulancën e Nene Terezës, por ajo më nuk jeton. Nuk e përballoi dot vështirësinë e lindjes. Vërtet, u pikëllove! Ndoshta pa arsye u zemërove edhe ne gjinekologun qe nuk ishte te përkujdesej!? Por vërtet e mallkova! Mallkimi im s’ka rendësi, për askënd, por për mua po,se sa do pak u çlodha. Edhe kjo çlodhje mund te jete e parëndësishme...
Por, me shtyri ta kujtoj te kundërtën, shpirtin e mrekulluar te doktorit tjetër, çastin kur ne Likoci erdhi një ushtar nga Kopiliq, i cili me pare kishte ardhë prej gjermania për te luftuar për lirinë e atdheut te vete, dhe ishte plagosur nga granata, tepër rend. I mbuluar ne gjak, e na  shikonte me sy gjysme te mbyllur e fytyre te zbehur. S’bënte zë, e kërkonte ndihem me shikim, qe dot nuk e shpëtonte. Çast qe bën te jesh përjetësisht i përgjegjshëm: Dr Shpetim Robaj, e shtriu dorën, i ngulen kanilen ne arterie, dhe pjesën tjetër me një zorrè plastike e vunë me kujdese ne dorën e ushtarit. Tash te jepi gjak unë -i tha, dhe ti do te jesh më mirë. Ushtarit disi i shkëlqeu fytyra e zbehur me një fije shprese. Me buze, pa zë, e shprehu: faleminderit doktor! Dr. Shpetimi sqaroj: ky nuk mund ta përballoj këtë plagë kaq te rend, por nuk durova pa i tregua se ne këtë çast, ka një fije shprese për jetë. Pak minuta me vone ushtari i mbylli sytë për jetë.
-O Zot, sa i mrekulluar është njeriu kur hynë me qenien e vet brenda veprimit te se mirës!. Por, për te mirën nuk e motivon asgjë njeriun me shumë se lufta për liri, përpjekja për te. Pse nuk jemi gjithherë brenda kësaj...!?
Kur shihja plagën e gjakun qe kishte mbuluar ushtarin, dhe veprimet e doktorit, mendja vriste: sa ne digresion janë veprimet e qenies njerëzore; ne shërojmë  e duam jetën, serbet kërkojnë, me çdo kusht, te na robërojnë, e te na vrasin!
            Sa e padrejtë është bota kur bërjen e lirisë u la luftërave. Sa përpjekje mbinjerëzore duhet ber për lirinë!? A vetëm vuajtjet, plagët plot gjak, e vdekjet e dhunshme, janë çmimi qe duhet paguar lirinë?! Pse kjo nuk është ndryshe...?! Te drejtën e jetës dikush tjetër na e ka dhënë, po lirinë duhet ta bëjmë ne...!
Tani kur e rishkruaj kujtimin, qe e koncipova n’atë kohë, shpirtërisht ndihem shumë i pasur...! Por gjaku i dr. Shpetimit, e di, dy varre i ka, një ne Drenicë e tjerrin ne Prishtine.  Dr. Shpetimin e ushtarin nuk i kemi, por ata janë pjesë e lirisë, qe çdo orë e ditë na obligojnë, qe lirin te bëjmë liri, për te gjithë e jo vetëm për vetveten.

****************



Blogerët pyesin veten: A mund t'i bashkohet Serbia BE-së pa njohur Kosovën?

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd të martën (23 gusht) dhe pozita që ajo paraqiti mbi çështjet e integrimit evropian të Serbisë dhe Kosovës, lëshoi një stuhi komentesh në Serbi mbi çështjen nëse njohja e Kosovës është kusht për anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE. Si një zyrtare e lartë e vendit ndoshta me më shumë ndikim të BE-së, Merkel tha se institucionet paralele në veri të Kosovës -- duke iu referuar institucioneve të Serbisë -- duhet të shfuqizohen. Presidenti Boris Tadiç tha se Serbia nuk do të sjellë konflikte në BE, por në të njëjtën kohë theksoi se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. "Serbia nuk do të largohet nga njerëzit e saj në Kosovë. Por Serbia gjithashtu nuk do të heqë dorë nga integrimi në BE," tha Tadiç. Ai shtoi se është e mundur të përmbushen këto dy interesa strategjike, nëse jo sot, atëherë në të ardhmen, mundësisht vitin e ardhshëm. "Marrëveshja [me Merkel] ishte që të vazhdojnë bisedimet. Rezultati i këtij diskutimi nuk ishte mbyllja e derës, por hapja e saj," përfundoi Tadiç. Gazetari Dragan Bujosevic vë në dyshim nëse ndryshimet midis Serbisë dhe BE janë të papajtueshme, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë së Serbisë ka qenë "Si Kosovën, ashtu dhe BE-në". "Nëse së bashku Merkel dhe Tadiç qëndrojnë në këto pozita, rezultati do të jetë 'as Kosovën e as BE-në'. Ky nuk është një rezultat i mirë për BE-në dhe mund të jetë tragjik për Serbinë. BE-ja do të demonstrojë paaftësinë e saj për të zgjidhur problemet -- Serbia duke qenë gur brenda në këpucën e saj -- ndërkohë Serbia do të izolohet edhe pa sanksione, dhe serbët e mbetur do të përjashtohen nga Kosova, duke vuajtur viktimat," tha ai. Bujoseviç argumenton se siguria e vetme është se Beogradi nuk mund të bëjë asgjë në Kosovë, pa mbështetjen e BE-së. "Rusia dhe Kina janë të dyja shumë larg. Pyesni Gadafin." Anonymous argumenton se ka vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, por nuk vuajnë pasoja negative për shkak të saj. "Ata duhet të ndalojnë me këto deklarata të pabaza për njohjen e Kosovës si një kusht i mundshëm për Serbinë për t'u bashkuar me BE-në, për shkak se Rumania nuk e njohu Kosovën dhe gjithsesi u bashkua me BE-në. Kur i bashkohet BE-së, asnjë vendi nuk i kërkohet të deklarojë zonën e përfshirë në kufijtë e tij. " Jovan pyet pse është kaq i rëndësishëm hyrja në BE tani. "Shumica e anëtarëve kanë probleme të mëdha dhe Gjermania në vetvete nuk mund t'i financojë të gjitha," tha ai. "Dhe sigurisht, askush nuk është i autorizuar të nënshkruajë vjedhjen e Kosovës. Në qoftë se disa qeveri dëshirojnë, le të përpiqen ta vendosin çështjen në një referendum. Populli serb nuk do ta pranojë kurrë atë," tha Jovan. Një komentues i faqes të përditshmes Blic's beson se Serbia duhet të mendojë punën e vet, duke shtuar se anëtarësimi në BE nuk është vendimtar. "Serbia nuk do të sjellë konflikte në BE, por BE-ja do të sjellë konflikte në Serbi, me lloje të ndryshme shantazhesh dhe gjepurash të tjera; do të ishte më mirë nëse do të shikonim mënyrën se si mund të rrisim standardin e jetesës në këtë shtet, në vend që të kemi një popull që mezi mbijeton! " Një postues në faqen e internetit të B92 mendon se, përveç çështjes kosovare, Serbia po përballet me kushte të tjera në rrugën drejt integrimit në BE. "Njohja e Kosovës dhe aderimi në BE nuk mjaftojnë. Ky është vetëm një hap drejt realitetit. Ne duhet t'i bashkohemi NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur, të rajonalizojmë me të vërtetë Serbinë, të kërkojmë ndihmë nga BE-ja në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit, të kryejmë lustracionin në politikë, media, shërbimet sekrete si të kërkojmë ekstradimin e Mira Markoviç dhe Marko Miloseviç nga Rusia.

Portret- intervistë me Dr . Luljeta Gashi -Gerdung, mjeke specialiste,përkthyese , artiste dhe veprimtare e dalluar!


 




Nga Asllan Dibrani

Bashkëbisedimi ynë me Dr.Luljeta Gashin , nuk ishte edhe aq i lehtë, sepse të realizosh një intervistë me një veprimtare, e cila ka një bagazh të madh të njohurive dhe e përgatitur në shumë fusha të dijes, ajo ka se çka të thotë dhe është e pamundur që t'i rrumbullakossh përmes një interviste apo një përshkrimi  tërë  portretin e sajë. Ishte një privilegj qe ta takosh një mantelbardhë, e qetë modeste dhe  me një shërbim   natyral e dashur në profesionin e mjekësisë ... Studimet i ndoqi ne Universitetin e Kosovës  në "Fakultetin e Mjekësisë ". Koha  e reprezaljeve  dhe terrorit ndaj arsimit shqip,  Luljetën e gjeti  si absolvente , por atij terroi  nuk ju nënshtrua nëpër bodrume qe te vazhdon studimet dhe u detyrua ta lëshon atdheun. Luljeta  së shpejti  vazhdoi studimet  në Gjermani, si studente shumë e dalluar e mbaroj mjekësinë në Universitetin  Eberhard-Karls  në Tuningen  njëri nder ma te vjetrit  në Evropë dhe   ma me emër në Gjermani.

Ishte kënaqësi që ta   publikojmë portretin e një intelektualeje,  një   përkthyeseje nga gjuha shqipe  në Gjermanisht dhe anasjelltas  ,një  aktivisteje   e dalluar në mesin e mërgimtareve shqiptar  sidomos në "Shoqatën e Studentëve Shqiptarë" në periudhat e ma hershme, në  image007.jpg@01CC6B53"Shoqatën e Gruas Shqiptare"  që la gjurmët e veta edhe në  aktivitete humanitare në  periudhën e luftës në Kosovë.  E ndihmoj në çdo fushë dhe me mjete te shumta profesionale  qe Kosova kishte ma se tepërmi nevoje ne frontin e luftës. Personalitetin e saj  e rrit një bagazh i madh që posedon  në fusha të ndryshme,  qe pos  pasqyrimi të lartpërmendur  kjo  ka një shpirt të një artisteje si piktore  duke u angazhuar ne këtë lëmi por edhe në  përpunimin e fotografisë artistike  me një teknikë shumë tërheqëse dhe shumë të veçantë.

Dr. Luljeta lenë  përshtypjen e  një  femre shumë të emancipuar, por edhe me një kulture të gjithanshme . Pastaj për ta publikuar këtë  portret -interviste për doktoreshë  Luljetën ishte spontaniteti ynë   ku gjithherë gjerat dalin ashtu  shumë origjinale  dhe  te sakta nga opusi i   ngjeshur i  një personaliteti  siç është doktoreshë  Luljeta me një autoritet  qe gëzon  sot në Shtutgard me rrethinë, nga  pacientet e saj,  por edhe me  shumë operacioneve  kirurgjike, qe ka bërë nga etika e  mjekësisë. Me çka mirësjellja ,dashuria,modestia  profesionale ,    për  ta ndihmuar te sëmurin sot,  gëzon një reputacion të veçantë, ku i kanë zilinë edhe shumë   kolegë gjerman  qe  e njohin si një doktoreshë të  fjalës po edhe të veprës .

A.Dibrani: Pastaj  po shfrytëzoj rastin qe të  fillojmë një bashkëbisedim  nga një vizitë spontane në ordinancën tuaj  zonja Dr. Luljeta.
A pajtoheni  edhe ju  që  pos autoritetit qe gëzoni ne masë të publiku gjerman ketë ta plasojmë edhe tek lexuesit  shqiptar ,por besa edhe tek pacientet shqiptar, që në korridoret e ordinancës tuaj,  i dëgjova që komunikonin shqip. Nga ai grup  qytetarësh shqiptarë  sigurisht  nga Shtutgardi   u dëgjuan  prononcime   pozitive për ju duke  shpresuar në juve,  ku me ngelen ne vesh  pëshpërima e tyre  me ca komplimente për juve! 
 Ajo  duke qeshur  shkëputi një  kohë nga  pacientet  duke e angazhuar personelin tjetër për përkujdesje, me qe ishte afër edhe koha e pauzës,  me gjithë kënaqësi  u përgjigj për një interviste ,  qe  ta zhvillojmë   së bashku ne ambientet e ordinancës se sajë .
A.Dibrani: Pas përmbysjes të diktaturës komuniste në shtetet  e Ballkonit filloj vërshimi  i qytetareve  për në  shtetet  perëndimore prurje të madhe të shqiptarëve, sidomos nga Kosova,arsyet e emigrimit në Gjermani?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Arsyet e emigrimit konsistojnë në situatën politike të viteve 90-ta, kushtet e vështira te jetesës, e ne rastin konkret të pamundësisë së shkollimit  universitar ne bodrumet  e Prishtinës .
A.Dibrani:   Pas përfundimit të studimeve ne Tubingen,  a u përballët me probleme  punësimi, dhe ku vazhduat  profesionin si mjeke ta ushtroni, në cilat  klinika dhe spitale. Juve gjithashtu keni pasur të bëni edhe me operacione kirurgjike. Ju si mjeke e re si e fituat aq shpejt atë besim të  institucionet mjekësore  gjermane qe të operoni  pacient gjerman po edhe të tjerë.  Duket se në bazë te rezultatit tuaj  jeni cilësuar edhe si mjeke  e dalluar?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Si ne shumicën e shteteve evropiane, ashtu edhe ne Gjermani, ushtrimi i profesionit si mjeke ka patur sfidat e saja. Falë përvojës paraprake në Kosovë në lëmin e mjekësisë si dhe angazhimeve fillestare (ne vitet e para pas diplomimit) si stazhiere (mjeke me  stazh) në spitalin prestigjioz "Marien Hospital" në Shtutgard në drejtimin e internos në kuadër të cilit janë përfshi praktika në gastroenterologji, onkologji me stacionet palliative, si dhe disa muaj ne stacionin për pagjumësi, dhe pas vlerësimeve të performacës pata fatin te angazhohem në "Kliniken e Boeblingenit" në drejtimin e rehabilitimit pas sëmundjeve te rënda. Për tu angazhuar me pas në (Klinikat e Nuertiengenit  dhe te Leonbergut ne drejtimin e kirurgjisë se përgjithshme, asaj viscerale dhe traumatologjike në periudhe kohore mbi dy vjeçare). Përvoja ne drejtimin e kirurgjisë, vlerësohet të këtë qenë njëherazi edhe periudha me e vështirë dhe sfiduese në gjithë procesin e specializimit, për vetë faktin qe si e tillë në të shumtën e rasteve i është referuar fazës së fundit në trajtimin e sëmundjeve të pazbuluara në fazën fillestare, e cila është edhe fazë me e rëndësishme në gjithë procesin e trajtimit të sëmundjes.
Pas angazhimeve të sipër cekura, gjate periudhës së specializimit, kam patur rastin të punojë gjithashtu dhe ne dy ordinanca private për dy vite, vite këto përmbyllëse të periudhës së specializimit. Gjatë kohës në fjalë dhe përvojës se fituar vendosa te specializoj në mjekësi të përgjithshme, për arsyen qe si mjek i përgjithshëm ke mundësi qe te përcjellësh gjendjen e pacienteve, qe në fazat e hershme të sëmundjeve si dhe diagnostifikimin e qëlluar të tyre, shërimin dhe parandalimin e sëmundjeve, përkatësisht kalimin e tyre ne sëmundje kronike, respektivisht sëmundje te pashërueshme.               
cid:image004.jpg@01CC6CBD.DFED4770

Dr.Luljeta Gashi në mes e shoqëruar nga koleget e punës qe punojnë ne Ordinancën e saj private në adresën Lindebühlweg 17,  70736  Fellbach ,Schmiden  periferi e Shtutgardit
A.Dibrani : Ju përmendet edhe operacionet kirurgjike ,  cilat  operacione i  keni  kryer dhe cilat i ke bërë ma me ëndje dhe për cilat sëmundje,ne cilat operacione theksuat se keni mbetur deri ne orët e vona te natës duke  qene shumë operacion serioz për jetën ?
Dr.Luljeta Gashi-Gerdung: Detyrë e pothuajse e secilit mjek është qe t’i përgjigjet profesionalisht çdo situate që paraqitet në emergjencë, e të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë ne sallën e operacionit. Në klinikat universitare, kryhen te gjitha operacionet duke filluar nga operacionet ma të thjeshta dhe te shkurtra ne kohë e deri te ato me te komplikuarat si psh. (Kausch-Whippel, anaurismat e aortes,ileuset,operimin e shume Tumoreve ne organet e Abdomenit si dhe të gjëndrës thyreoide, operacionet elektive gjithashtu me mënyra konvencionale dhe shumë ma të preferuar atë me laparoskop e qe zgjasin me orë të tëra). Me përkushtim profesional i kam punuar te gjitha operacionet, ndërkaq satisfaksioni personal ka qenë në rastet kur pacientët në gjendje komatoze dhe pa shpresa jete, kanë mbijetuar.
A.Dibrani : Sa jeni ju e kënaqur me integrimin në Gjermani dhe trajtimin nga ana e kolegëve tuaj gjerman në klinikat ku ju keni punuar deri me tash?
Dr.Luljeta Gashi-Gerdung: Nga përvojat e përmendura me lartë ,mund të themi me bindje të plotë qe kam patur kënaqësinë dhe nderin të jemi në mesin e kolegëve gjerman dhe te nacionaliteteve tjera,  të trajtohem si kolege e nivelit të njëjtë profesional, pa dallime gjinie dhe nacionaliteteti.
A.Dibrani:Po si arritët qe ju të pavarësoheni dhe ta hapni ordinancën tuaj  ku po shihet se keni edhe personel tjerë te punës.  Kush janë këto se me sa pame ishin të gjitha të gjinisë  femërore , si janë raportet e juaja me to ?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:    Puna dhe përkushtimi i plotë, kanë qenë parakushtet e suksesit tim profesional qe se fundmi është kurorëzuar me pavarësimin përkatësisht hapjen e ordinancës private.  Me këtë rast vlen përmendur edhe inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të familjes, shoqërisë dhe vendit ku jetoj. Puna e përditshme në ordinancën private realizohet me  punën e pakursyer të stafit mbështetës si dhe kolegës qe gjendet në vitin e fundit para pensionimit, me te cilat kam raporte të mrekullueshme profesionale dhe njerëzore.
A.Dibrani: A  vërehet ndonjë  sinjal negativ  qe ju jeni shqiptare, qe  fatkeqësisht  ne shqiptarët kemi lëne përshtypje të keqe të populli mik gjerman,  me disa veprime personale ku shpeshherë shtypi gjerman i përgjithëson si  "Kosova albana "shqiptarë të Kosovës?

Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Rastet e tilla të veprimeve personale jo të hijshme, konsideroj qe janë raste individuale dhe të izoluara, qe si te tilla duhet trajtuar ndaras nga komuniteti qe i takojnë, e jo t’i atribuohen gjithë komunitetit siç ka ndodhur me disa media, ndonëse personalisht kam vërejtjet dhe njëherazi apeloj ne zvogëlimin e rasteve të tilla qe nuk i bëjnë nder popullit tonë, pikërisht ne këto rrethana të ndjeshme politike e shoqërore qe po kalon vendi ynë.
A.Dibrani: Sa janë të kënaqur pacientët me shërbimin dhe ndihmën që ju ofroni dhe ju jeni shumë e adhuruar edhe nga pacientët shqiptarë,  qe disa i takova që  ishin në korridoret e  pritjes ku dhanë  edhe komplimente  të shumta. Këta dhanë prononcime të shumë pozitive për ju në shërbimet  tuaja  dhe përkujdesjen qe  ju ofroni atyre ?

Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Ngritja e numrit te pacienteve është indikatori me i mirë për efikasitetin e shërbimeve të ofruara, për cilat përkujdesemi në vazhdimësi, të jenë në nivelin e duhur profesional. Gjithashtu jam e lumtur kur dëgjoj qe dhe pacientet janë te kënaqur, pasi qe kjo mbetet edhe dëshmia me e mirë për suksesin tim.
cid:image005.jpg@01CC6CBD.DFED4770
Dokotorreshë Lulja  gjithnjë e buzëqeshur pran pacientëve  e
afërme dhe  shumë  profesionale në konsultim me palët!


A.Dibrani:A mund të na e bëni një   krahasim  shërbimeve mjekësore te Kosovës me ato te Gjermanisë ,dhe a keni pasur ndonjë bashkëpunim me   mjekësinë  kosovare  opinioni i juaj ju lutem?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Gjatë kohës se studimeve kam pasur mundësinë të jam për disa muaj në praktikë në "Kliniken Gjinekologjike" dhe" Kliniken e Kirurgjisë" në Prishtinë, pata rastin të punojë me kolegë të mrekullishëm , ndonëse me mjete modeste dhe në kushte jo të përshtatshme, kanë kryer operacione të komplikuara me sukses të jashtëzakonshëm dhe jo të besueshme për kushtet e punës qe kishin.
A.Dibrani: Sa është  qytetari i Kosovës  i siguruar në spitalet e Kosovës, edhe pse ka ekip të mirë të mjekëve, mungojnë kushtet dhe shumë shpesh shohim kronika televizive, që pacientë të ndryshëm kërkojnë shërim jashtë Kosovës. Deri kur do të jetë kështu .A zbatohet në Kosovë  etika  e mjekut sa duhet tek pacienti  pasi thatë se ju paskeni punuar atje një kohë si praktikante ?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Gjithashtu dua te theksoj, qe fatkeqësisht kam qenë dëshmitare edhe e rasteve kur për shërbime te caktuara shëndetësore, pacientët janë detyruar të paguajnë mito, praktika këto qe janë kundër etikës profesionale të mjekut dhe qe si të tilla, vazhdojnë fatkeqësisht të jenë edhe sot prezente, krahas parregullsive të shumta qe janë evidente në fushën e mjekësisë, siç është rasti edhe i mungesës se sigurimeve shëndetësore, parakusht ky për një shoqëri të shëndoshë dhe një shtet aspirues për Bashkimin Evropian. Përmirësimi i situatës aktuale vlerësoj se mund të arrihet me një qasje tjetër dhe përkushtim institucional për ndryshime dhe reforma substanciale ne fushën e mjekësisë nga qarqet institucionale. Sa i përket bashkëpunimit me mjekësinë kosovare, gjithmonë ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistojnë gatishmëria për asistencë dhe shkëmbim përvojash.

A.Dibrani:Ju theksuat diku se keni dhënë ndihma humanitare për Kosovën në kohën e luftës,  a mund ti cekeni ato aktivitete humanitare?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Në kohën e luftës në Kosovë, me shumë bashkatdhetarë, kemi hulumtuar mundësitë e kontributit  financiar dhe ofrimit të ndihmave humanitare që i përgjigjeshin situatës së krijuar. Me këtë, kam parasysh organizimin për dërgimin e ndihmave ku përfshiheshin veshmbathjet, medikamentet, dhe pajisjet tjera te nevojshme për strehim, ndihma këto të destinuara për kampet e të shpërngulurve kosovar në Shqipëri por edhe në kohën e luftës.
A.Dibrani: Ju pos profesionit tuaj  të mjekësisë   keni punuar si përkthyese në disa qendra refugjatësh  për të huaj ?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Gjithashtu kam pasur mundësinë t’u gjendem afër bashkatdhetarëve  në "Qendrat  për të huaj"  si  në Reutlingen, Ludwigsburg, Karlsruhe  etj  në cilësinë e përkthyeses dhe njëherazi t’i asistoj në vendosjen dhe integrimin e tyre.

cid:image006.jpg@01CC6CBD.DFED4770
Dr Luljeta Gashi dhe  dr.Inga Ascherl kolege
A.Dibrani: Si një intelektuale, veprimtare dhe qytetare e Kosovës, si një grua  me kulture dhe emancipim  evropian,   si e sheh Kosovën këto vite pas shpalljes së pavarësisë ,në fushën politike, ekonomike , kulturore dhe në politiken e jashtme?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Kosova ka shënuar progres në shumë fusha me rendësi, ne vitet e para të pavarësimit ndonëse shumë sfida mbesin para saj ne rrugëtimin drejt konsolidimit të mëtejmë dhe integrimeve euroatlantike. Ne aspektin politik Kosova sot është subjekt i së drejtës ndërkombëtare, shtet anëtar ne "Fondin Monetar" dhe "Banken Boterore" si dhe e njohur nga shtetet më me ndikim ne arenën ndërkombëtare. Ne aspektin ekonomik Kosova ballafaqohet me sfida reale ne kontekst të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, krijimit të kushteve dhe infrastrukturës se nevojshme për investime te jashtme, promovimit dhe eksportimit me te madh të produkteve vendore, përkatësit krijimit të kushteve dhe rrethanave për zhvillim të bizneseve vendore. Ne aspektin social jemi dëshmitarë të rasteve te shumta me varfëri ekstreme, numrit të madh të papunësisë, për ç'gjë kërkohet përkushtim ma i theksuar nga ana e institucioneve vendore dhe qasje me konsistente në trajtimin e çështjes në fjalë.
Sido qe te jetë, mbes optimiste për një të ardhme ma më perspektivë për vendin tonë, përgjegjësi dhe devotshmëri me te theksuar nga ana e politikaneve tanë, përgjegjës ndaj taksapaguesve dhe qytetareve të tyre me qellim avancimi te krijimit të kushteve të veprimtarisë.
A.Dibrani: " Diaspora shqiptare  ishte ambasadore,  ministre e jashtme dhe zëdhënëse  e Kosovës për shumë vite"  ne arenën ndërkombëtare.  A mendoni se është  duke u keqtrajtuar sot diaspora shqiptare dhe  përse bëhen këto veprime negative kundër nesh ku mendoj se ne aspektin  kombëtar kemi dhëne  maksimalen për Kosovën  edhe para lufte,edhe në luftë por edhe pas lufte. Frutat e asaj sakrifice po i shfrytëzon një  grup manipulantësh  politik ku ne lufte ishin vetëm spektator, duke e harruar sakrificën e UÇK dhe popullit në tërësi? ? Çka duhet të bëjë sipas jush qeveria për diasporën, ku dihet se këtu qëndron një  faktor i fuqishëm  po qe te koordinohen punët mire e mbare  për një  investim te mirëfilltë   në Kosovë pa shantazhe   ndërskamza, kushte  etj?

Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Mendoj qe duhet bërë ma shumë nga ana e institucioneve tona ne trajtimin e diasporës shqiptare, qe në çdo rrethanë kur është kërkuar nuk ka munguar me angazhim dhe kontributin e saj. Për këtë dhe arsye tjera, institucionet tona shtetërore duhet të jenë me të pranishme ne jetën e diasporës shqiptare. Ne këtë kontekst kam shpresa dhe njëherazi pritshmëri me rastin e themelimit tashme se voni të Ministrisë se Diasporës, nga e cila presim angazhim me te shtuar për çështjen e diasporës.
Dr.Luljeta Gashi:
A.Dibrani:Ju shihet  jeni  një nacionaliste për atdheun,me vargjet  e theksuara  janë shprehje e  mallit dhe dashurisë ndaj  mëmëdheut tonë të shtrenjtë,kjo .Kjo shprehje  muzikale me tone artistike  ndaj atdheut  me shpjegoni   nga u frymëzuat?

Mëmëdheu
Mëmëdhe quhet toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasur shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshër ku kanë qenë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me th


Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Vargjet e theksuara janë të  madhit Anton Zako Çajupi, poetit të mirënjohur shqiptar. Janë pikërisht këto vargje, inspirimi im ditor dhe vargjet ma të qëlluara për të shprehur atdhe-dashurinë dhe mallin qe ka çdo bashkëkombës ynë për atdheun e saj/tij. Janë vargjet qe shpalosin pak nga personaliteti im dhe te qenurit  e identifikuarit nacionaliste për atdheun tim.
  A.Dibrani  A mendoni se do te jete në perspektivë bashkimi i forcave shqiptare për një ribashkim te trojeve tona në një shtet te vetëm ne një "Shqipëri natyrale"siç ishte    nga koha ilire po edhe nga  ajo e Skënderbeut?

Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Pikëpamjet dhe bindjet e mia politike ne vazhdimësi kanë përkrahur idenë e bashkimit kombëtar, si të vetmen zgjidhje te çështjes shqiptare në Ballkan. Në këtë kontekst, vazhdoj të besoj qe bashkimi kombëtar nuk do të ishte vetëm zgjidhja meritore për popullin shqiptar dhe njëherazi rregullimi i gabimeve dhe padrejtësive historike te bëra ndaj këtij kombi të lashtë, po gjithashtu do te krijonte kushtet  për qetësi dhe stabilitet te qëndrueshëm në Ballkan.

A.Dibrani:Si e vlerësoni  ekstremitetin  e çarqeve islamike në kohët e fundit, ku  po i japin një imazh të keq Kosovës në  arenën ndërkombëtare të nxitura dhe te financuara nga shtetet islamike duke i përçarë   ne mes vete  edhe besimtarët  e besimit islam  në Kosove.
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Populli shqiptar gjithmonë është shquar për tolerancën ndërfetare, si një ndër vlerat me te çmueshme të identitetit tone kombëtar. Fatkeqësisht kohëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të disa veprimeve të karakterit ekstremist qe s’do mend qe pos ndikimit jo pozitiv në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ato kanë ndikim jo të mirë edhe në vet  etnitetin  shqiptar  të qytetarëve të besimeve tjera në Kosovë. Me këtë rast, dua të besoj, që këto do mbesin aksidente - veprime te izoluara dhe njëherazi të kritikuar nga shoqëria jonë, e cila përmes distancimit dhe injorimit t tyre, do të bëjë qe si te tilla të mbesin vetëm kujtime të se shkuarës. Fundja kjo nuk është ajo çfarë ka karakterizuar nder vite e shekuj kombin tonë.

A.Dibrani: Po kalojmë  pakëz në  fushën e kulturës,   kemi informata se jeni një piktore ,e keni hobi  edhe fotografinë  ,artin e saj qysh nga fëmijëria  sa keni arritur me këtë dhe si e përpunoni fotografinë artistike   qe të duket sa me bukur?
Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Qysh nga fëmijëria kam shprehur kureshtje dhe interesim të veçante sa i përket pikturës dhe fotografisë. Me ka impresionuar kompozicioni i ngjyrave, hijezimet dhe gjuha përmes se cilës ka komunikuar ky art. Gjate viteve kam vazhduar përpunimin e fotografive, fillimisht atyre bardh e zi ( e frymëzuar dhe e përkrahur qysh ne fëmijëri nga babai im i dashur) dhe me vonë me avancimet teknologjike atyre kolor. Edhe sot e kësaj dite, gjate kohës së lirë që kam, i kushtoj vëmendje dhe përkushtim të veçante përpunimit të fotografisë artistike, qe ka vazhduar gjithmonë të  jetë hobi dhe pasioni im.

A.Dibrani: Meqë përmendet   botën  fëmijërore  tuajën,   instinktivisht po me shtohet edhe një pyetje.  Si e shihni ju ardhmërinë dhe botëformimin  e të rinjve?

Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Fëmijët janë te shenjte për mua, ata janë ardhmëria jonë. Të shëndoshë ,e të shkolluar do te arrijnë të krijojnë një shoqëri lakmuese ne mbarë botën. Prandaj moto ime e flaktë është që populli ynë si prioritet të jetës, të këtë shkollimin e fëmijëve pa dallim në gjini, se vetëm ata njerëz qe kane dashuri ndaj fëmiut qofte ai edhe fëmiu i huaj,  do t’i shijojnë frytet e shëndosha të jetës.

A.Dibrani: Planet tuaja  për momentin?

Dr.Luljeta Gashi -Gerdung:   Pos angazhimeve të përditshme në ordinancën private, jam duke punuar në përfundimin e promovimit, disertacionin e doktoraturës ne lëmine e karcinomes se vezoreve, zbulimin e një metode te ngjyrosjes se qelizave kancerogjene te ashtuquajturat qeliza burimore (stem Cell) te disseminuara qe prej palcës se eshtrave në një moment të caktuar qe ende nuk po dihet kur dhe pse, dalin ne qarkullim ne gjak e qe për fat të keq nuk po asgjësohen as me hemoterapitë aktuale të udhëzuar nga WHO dhe po japin metastazojnë. Me metodën tonë të zbuluar me ngjyrosje fluoroscente kemi me pas mundësi qysh ne fazat fillestare të zbulojmë në gjakun nativ këto qeliza të atakuara.
cid:image007.jpg@01CC6CBD.DFED4770
Qelizat burimore tumoroze (Stemm Cell) të disseminuara (infiltruara).
Kjo metodë shumë pacienteve do t’ua shpëton jetën, si dhe do te ndikon për prognozën dhe ndryshimin e chemoterapis e shpetojmë  edhe shërimin  definitiv.
Ne institutin shkencor për hulumtime onkologjike kundër karcinomes në Tübingen kemi edhe disa projekte të ngjashme të cilat do te përkrahen edhe nga vendet tjera botërore qe së bashku si një njësi do te ndikojnë në përmirësimin dhe zgjatjen jetës se pacienteve te sëmurë  nga karcinomi.
A.Dibrani: Për fund, s’na ngelet gjë pos që t’ju falënderojmë edhe një herë përzemërsisht për kohën që ndatë si dhe për këshillat e për kontributin tuaj dhënë shoqërisë  tonë dhe lexuesve  te kësaj interviste . Ju urojmë edhe në të ardhmen suksese në specializimin e doktoraturës  dhe  shëndet.
Intervistoj Asllan Dibrani  Shtator  2011 Shtutgard

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...