Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/28

Besimet fetare


Feja ka luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar ne po ate shkall si per disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe hebrejte. Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer ne nje vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame dhe bektashizmi qe I diferencoi shqipetaret kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket per klerin shqiptar te te gjithe besimeve ishte ajo e nje zelli apostolik te lashte gershetuar me nje ndjenje patriotike te zjarrte.
DAMUS (Ty zote te lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh
Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore.Tipi i këtyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigone, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë.

Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë ishin të organizuara mbi bazën e provincave (Dardanisë, Prevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër), duke patur në krye secila një mitropolite prej nga vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varesine Romes. Ky eshte shkaku qe terminologjia e kishes Shqiptare eshte latine( meshe, kungate, prift, shenjt, pagezim , peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo per me teper tregon se arberit ishin ketu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishes etj. Pas ndarjes së perandorisë ato u përfshinë në zonen e Ilirikut lindor, varësia kishtare e të cilit ka lëvizur midis Romës dhe Kostandinopojës. Duke filluar nga gjysma e parë e shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit per ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te prendimit ) hapesira Ilire (tashme te njohur si vend I arberve) u nda ne zona qe vareshin Patrikana e Kostandinopojës dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe Lumi I Matit te kete qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishes (se lindjes nga ajo e perendimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli I madh shek IX) dhe normandeve apo Anzhuineve duke sjelle perfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhes 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te kete nen influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja te pergjakeshme.

Ardhja e bullgareve ne viset e Arberit e izoloi kete hapesire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Per me teper mbreti I bullgareve ,Borisi ne vitin 866 u pagezua me popullin e tij ne Kishen e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kesaj duke kuptuar rendesine e fese ne trevat e pushtuara kerkoi te lidhej me papen e Romes per te kerkuar udhezime per nje administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te ndryshem se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit .Por kur je pagezuar ne nje vend aq te lashte si Iliria / Arberia ku krishterimin e solli vete Pali eshte e natyreshme qe do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.

Armiqesia e Kostandinopolit me mbreterit bullgareve vazhdon dhe arrijne kulmin ne 1018 kur Car Samueli u mund nga pernadori I Bizantit Vasili Il. Vasilli II riorganizoi peshkopaten e Ohrit duke vene ne krye peshkope greke si Theogilikati ne 1100 per te synuar ne perfshirjen e te gjithe Arberise apo edhe te Italise se jugut.

Nderkohe Patrikana e Romes qe u vetequajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri ne vitet 1303 te intensifikoje luften per te fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arberi me ane te Peshkopeve te Raguzes duke marre edhe disa masa ndaj disa prifterinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, te Tivarit 1303) qe predikonin me ritet e lindjes.Kjo behej edhe ne kuader te uniatizimit te kishes se krishtere.
Zbarkimet e normandeve, I pari ne 1081 dhe I dyti ne 1105 si edhe kryqezata e pare 1095 filloi te lekundte Bizantin per unifikimin e kishes se krishtere. Pushtimi i Konstandinopojes me 1204 nga Kryqezata e 4 dhe mbajtjen e saj per 60 vjet nen sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arberine e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht ne Shirgj mbi Bune dhe me vone ne Durres dhe Shkoder pas viteteve 1250 nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po ne kete kohe u vendos edhe Urdheri Franceskaneve duke thelluar kthimin e arberve te krishtere tek qendra e vjeter, Roma. Keto zhvillime i perkrahte edhe principata e Arberit dhe me 1208 ka dokumente leterkembimi te Dhimitrit princit te Arberise me papa Inocentin III ku kerkohet nga papa ndihme per ushtrimin e besimit te krishtere.

Nderkohe qe papa dhe patriku luftonin ne ballkan per hegjemoni dalin ne skene turqit osmane te cilet pushtuan Ohrin ne 1408, Tivarin (qender qe varej nga Roma) me 1571 dhe Kostandonopojen me 1453 duke sjelle nje rrenim apo nenshtrim te patrikanes. U arrit te lidhej nje traktat ndermjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut te ri te Patrikanes Gjergj Skalari ku u ra dakord qe mos te prisheshin kishat per tu bere xhami: martesa dhe funeralet te beheshin ne kishe dhe to mos prishej festa e pashkeve.

Ne kete kohe i vetmi vend i krishtere i panenshtruar dhe qe nuk i paguante asgje Sultanit ishte Arberia. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu , biri I princit te Krujes I mbiquajtur « Mbrojtes » dhe « Atlet » i Krishterimit theu per 25 vjet ushtrite osmane duke entuziasmuar boten e krishtere me bemat e tij dhe duke marre mirenjohjen e tere bashkesise kristiane kudo qe ndodhej . Skenderbeu dhe papa stabilizuan maredhenie te ngushta me me synime te qarta per mbrojtjen dhe lartesimin e kishes se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papen dhe perendimin i perputhej me idete qe kishte Skenderbeu dhe fisniket e tij per fatin e Mbreterise se Arberit ne ballkan dhe Evrope. Pas renies se Skenderbeut Sulltani ndermori nje fushate konvertimi ne myslimane ndaj arberve te krishtere duke perdorur paketen e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si “defshirmeja”(takse gjaku) ku cdo familjari I merrej djali I vogel dhe nuk I kthehej kurre per tu perdorur si jenicer. Kjo takse shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. Nje pjese u konvertuan duke nderruar vetem emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te krishtera feshurazi Njihen raste qe dokumentohen edhe nga Frang Bardhi ne vitin 1637 kur brenda nje familje (vellezer apo burre dhe grua)jane me fe te ndryshme vetem per te shpetuar nga taksat apo per te perfituar privilegje.

Gjurme ne qendresen fetare ndaj konvertimit ne fene islame ka lene Shpati i Elbasanit gje qe deshmohet ne afresket e pikturuara nga Onufri nga Neokastra (Elbasani) ne vitete 1556 ne kishen e Shen Kollit dhe ate te Shen Premtes. Ne kete klime myslimanizimi prifterinjte Shqiptare patriote si Archbishop of Durrës, Pal Ëngjëlli, a close associate of Skanderbeg doli nevoje emergjente perdormi i gjuhes shqipe ne kishe as the “Formula of Baptism” of 1462 AD. It is a short sentence in Albanian “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (I bless you in the name of the Father, the Son and the Holy Spirit), which is found in a circular (pamphlet) written in Latin.
During a visit to Mat, Pal Ëngjelli noticed irregularities in the religious practice and following this he left some directions and recommendations with the Catholic priest, namely the aforementioned blessing, which could be used by parents in baptising their children in case they could not do it in church or there was no priest available. The formula is written in the Latin alphabet in the northern dialect of the ghegs (gegërisht).

Duke perfituat nga kunder-refoma e papatit, me lejen e Selise se Shejte per te konsoliduar krishterimin ne 1555 botohet “Missal” by Gjon Buzuku which is the translation of the main parts of the catholic liturgy into Albanian; it contains the services of the main religious holidays of the year, comments from the book of prayers, parts from the Testament as well as parts from the ritual and catechism.
The “Missal” by Gjon Buzuku is written in the northern dialect (gegërisht), in the Latin alphabet, and is provided with some special letters. The book has a relatively rich vocabulary and its orthography and grammatical forms seem to be established, which is indicative of an earlier tradition in the writing of the Albanian language.

One Arbëresh priest in Italy Lekë Matrenga published in 1952 “E mbesuame e krishterë” ("The Christian Faith"). It is a booklet of 28 pages, the translation of a catechism. The book is written in the southern dialect, in Latin alphabet, and is provided with some special letters representing the sounds of the Albanian language that are missing in Latin.
Me vone Pjetër Budi perkthen “Doktrina e Krishtere 1618 “Pasqyra e te rrefyerit” 1621 dhe “Rituali Roman” 1621
Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte ne Rome ne 1634 vendosi qe franqeskanet te vendosen pergjithmone ne zonen e Shkodres Zadrimes dhe Lezhes per te frenuar myslimanizmin.

Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, qe kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e angazhuar ne mbledhjen e taksave per sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qene nje sherbyese e zellshme ne kete drejtim.
Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin qe dallonte kombesine dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka shume te dhena qe edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes kishin kohe qe e zbatonin kete kete parim te pa fe duke kerkuar helenizimin e te gjithe te krishtereve . Kuptohet qe si reaksion i kesaj por edhe per zona influence Selia e shenjte solli shume dergata ne Arberi per te riperterire krishterimin me qender Romen. Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje qe deshmohet edhe per perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjate predikimeve. Ketu duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV.

Mbledhja e « Kuvendit te Arberit » ose « Koncili i Arberit « ne Merqi te Zadrimes me 20 korrik 1703 nen kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime te rendesishme per konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi sic ishin ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga prifterinjte per keta besimtare kriptokristiane etj. Ne kete kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve.
Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare. Bie ne sy revista e tyre patriotike “leka “. Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike shqiptare.

Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
Per t'iu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare, ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut ”Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh; katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmone. Dy revistat katolike te viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare

Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje per kete ne kuader te luftes italo-greke. Kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman.

Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872

Pushtimi osman dhe përhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftën kundër sundimit të huaj, nga shtresa e klerit vendës dolën disa figura të njohura si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Gjatë Rilindjes kombëtare nga rradhët e dy degëve të Krishtera pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare. Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.

E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 Nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur autoqefalinë Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar këtë të drejtë që në shek.XIII.

Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në Maj te vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Për këte shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës.
Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorezuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,më Mars te vitit 1908, F.Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Fan Noli ne nje nga misionet e tij per nje kishe te pavarur shqiptareMeshën e parë në gjuhën shqipe, F.Noli e dha më 22 Mars 1908.

Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila perfundoi në vitin 1912.kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, F.Noli përktheu me radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Sherbesat e Javes së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin ne Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte F.Nolin peshkop dhe të tri herët u terhoq. Në rrethana të tilla më 26 Korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F.Noli iu drejtue të pranishmëve: “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F.Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F.Nolin peshkop të saj.

Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës, Njoftime kishte se Në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça.
Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922.
Më 21 Nëntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arberia) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F.Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.

Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye te Kishës Ortodokse të Shqiperisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod Megjithëketë, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929
Nën formulën: Kishe e lirë në shtet të lirë”, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.

Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi

Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë te Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi., iu dorëzua K.Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.

Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, dmth në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patrikana Ekumenike.

Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.



Islami në Shqipëri

Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve europianë. Islamizmi u shfaq për herë të parë i pranishëm në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me maurët (arabët).
Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve.
Disa shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër).
Në këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamizmit i takojnë shekullit të 13-14-të.

Misionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapësirën shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që solli bektazhizmin në Shqipëri, njihet me emrin “Shën Spiridoni” dhe i përgjigjet figurës së Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisë lehtësoi pranimin e islamizmit (fillimisht në formën e bektashizmit) para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin. Kjo periudhë e parë përfaqëson fazën e islamizimit të përzgjedhur paqësor.
Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizëm europian”, joburimor.

Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtërnguese përmes zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanëve (përjashtim i atyre që ndërronin fenë nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme. Në fazën e fillimeve pjesa më e madhe e shqiptarëve mbanin zyrtarisht fenë islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Në këtë fazë dëshmohen kisha të maskuara (nëntokësore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtërimi, krishtërimi i fshehtë ose i mbuluar me muslimanizëm të jashtëm) vazhdoi deri në shekullin e 20-të.

Në shekullin e 18-19-të islamizmi pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjve”, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë.
Islamizmi la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa nomeve të sherijatit. Por sherijati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve. Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve.
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij.

Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte » me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit t'ia kalonet atij ne kete drejtim.

Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri

Në Shqipëri bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të 13-të. Në 1925, kur Ataturku ndërmori reformat e ashpra laicizuese të shtetit për krijimin e Turqisë moderne, Shqipëria u bë vendi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipëria, ky vend i vogël, është seli e një kryeqendre botërore të besimeve. Eshtë interesant të vihet re se edhe gjatë periudhës së ateizmit nuk pati pretendime nga shtete të tjera ku ka bashkësi besimtarësh bektashinj për të marrë rolin e kryeqendrës.
Bashkësia bektashije e Shqipërisë u shpall e pavarur në vitin 1921.
Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.

Historia e Kishës Ungjillore Protestante në Shqipëri, zë fill më 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Këta misionarë fisnikë krijuan aty Bashkësinë e parë Ungjillore. Ndër anëtaret e parë të Bashkësisë Ungjillore të Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqipërisë, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçës, ku predikimet e para i bëri në Mësonjtoren Shqipe, më 3 Maj 1890, duke patur si pikësynim zgjimin e popullit të tij, si një misionar atdhetar. Predikimin e Fjalës së Krishtit, ai e quante vërtetë një detyrë patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen në Korcë shkollën e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Më pas, duke thyer luftën që Patrikana i bënte shkollës dhe Gjerasimit, numri i vashave në shkollë u shtua. Te shumta kanë qenë vashat që mbaruan shkollën e Qiriazit.
Me 14 Nëntor 1892 u themelua bashkesia “ Vëllazëria Ungjillore”ne te cilen bënte pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqëri ungjillore pati dhe organin e saj që u quajt “Letra e Vëllazërise”, numri i parë i së cilës u botua në Korce në nentor të vitit 1892.



Besimet fetare ne periudhen 1944 –1990

Pushteti i vitit 1945 e vuri në shenjë kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye, qysh në fillim, Kishës Katolike Shqiptare iu kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Te dy peshkopët katolikë, imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçenc Prennushi nuk e pranuan një gjë të tilë. Shteti komunist i burgosi të dy, duke dënuar me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke dënuar me pushkatim imzot Gaspër Thaçin. Pas shumë mundimesh në burg, vdiq në vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës. U arrestuan 30 françeskanë, 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqën të munduar nëpër kampe përqëndrimi dhe në punë të detyruar.Në vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po këtë vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Në vitin 1946 u dënua dhe u pushkatua në Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalët e tyre të fundit ishin: “Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia dhe pa ne!”
Në vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishës Katolike të Shqipërisë Bernardin Shllaku, por atij i vunë një mbikqyrje të fortë. Ndërkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik që vepronte në dioqezat e Shqipërisë, u dëbua qysh në vitin 1946.
Në vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist të rinisë. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh në vitin 1964 dhe u dënua me 25 vjet burg.Vdiq në spitalin e Tiranës në vitin 1980. Atëhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjallë nga burgu por vdiq si kardinal në vitin 1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin e 20

Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri në vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen. Kisi vdiq më 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri në vitin 1949
Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 Gusht të vitit 1949, me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi Vodicën. Ky u shpall KRYEPESHKOP i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike të Kostandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë.Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.

Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990
Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atëhere u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.

Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas ketij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë.
Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetra intelektualë, studjues me emër, poetë e shkrimtarë, si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithe globin tokësor, kishte habitur të gjithe botën. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan.

Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare.
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4 Nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapellën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Pjesmarrja në meshë ishte e jashtzakonëshme. Po atë ditë, u dha një duva në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët.
Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.




Besimet fetare pas vitit 1990

U kthyen në Shqipëri emisarët e Kishës Katolike te Shqipërise, misionarët dhe të dërguarit apostolikë të Selisë së Shenjtë, midis tyre dhe klerikë katolike shqiptarë qe kishin dalë gjallë nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtë vendit etj.
Klerikët ortodoksë që kishin mbetur gjallë fillluan të aktivizohen pranë kishave që kishin mbetur më kembe, të cilat filluan t’i ripërtëritin. Nga Patrikana Ekumenike u dërgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili është përpjekur per ringritjen e kishave ortodokse të shkatërruara, si dhe për rikthimin e pronave të tyre të rrëmbyera.
Të dyja kishat kryesore të krishtera në Shqipëri, u vizituan nga primatët e tyre si Papa Gjon Pali II më 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, më 2-9 Nëntor 1999. Po kështu është përtëritur në menyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete, dhe në Kosovë. Kisha Ungjillore e Shqipërisë ecën sipas traditave të saj tashme evropiane, duke shtrirë veprimtarinë në përhapjen e lajmit të mirë, sidomos në shkolla, ku ajo ka dhënë ndihmesë të shquar.

Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kështu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojë, Has,, Kukës, Dibër, Mat), Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Mallakastra, Malësia e Kërrabës, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janë kryesisht të banuar nga popullësi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malësia dhe Fusha e Lezhës pjesërisht, Kurbini, Zona e Shkodrës dhe arbereshet e Italise janë populluar kryesisht me banorë të besimit katolik.

Rajonet e Fushes se Myzeqesë dhe zonës së Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhëria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrëza e Përmetit, pjesërisht rajoni juglindor dhe Fushëgropa e Delvinës janë populluar me banorë të besimit ortodoks. Nëpër qytete i has të gjithë besimet, ndërsa në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës.

Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet të cilat kane qene dhe jane me perberje fetare të përzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrësi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.

Toleranca

Shqiptarët jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndërfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.

Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare

Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.

Në Shqipëri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtërim e muslimanizëm) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si musliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u be musliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.

Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Eshtë krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të muslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).
Muslimanët shqiptarë festojnë shën Gjergjin e shën Mërinë, një pjesë tjetër shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore muslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.

Në një qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tona”.

Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë muslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kane pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e muslimanëve përkon me ditën e zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.


Demonstratat e 1981 dhe ndikimi i tyre në çështjen e Kosovës

Shkruar nga Metush Zenuni




Demonstratat e 1981 dhe ndikimi i tyre në çështjen e Kosovës



Rezistenca aktive e shqipëtarëve kundër pushtuesit serb nuk ishte ndalur asnjëherë që nga viti 1912, kur Shqipëria kishte shpallur pavarësinë e saj, duke mbetur jashtë gjysma e trojeve të saj që më vonë u aneksuan me dhunë nga Jugosllavia. Kjo rezistence vazhdoi pa u ndalur edhe në LDB, por edhe pas përfundimit të saj. Lëvizja Ilegale në Kosvë me vise vazhdoi me Adem Demaçin, Metush Krasniqin, Fazli Grejqevcin, per të ardhur deri në vitin 1968 me demonstratat masive në të gjitha territoret shqiptare.

Ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë, janë ,, nyja” e historisë së shqiptarëve që mbetën në shtetin e ish – Jugosllavisë në përfundim të luftës antifashiste botërore. Me argumente të mjaftueshme është provuar se asnjë zhvillim tjetër i kësaj periudhe nuk mund t’i zëvendësojë këto ngjarje në funksionin e një nyjeje që mund të jetë e vlefshme për të qartësuar jo vetëm momentin historik kur ndodhën, por edhe parathënien dhe pasthënien e tyre. Në demonstratat e vitit 1981, për herë të parë, pas një shtypje të gjatë, jo vetëm në ish – Jugosllavi, por për të gjithë vendet e lindjes, po ndodhte një uragan i jashtëzakonshëm kombëtar : kërkesa për Republikën e Kosovës dhe për herë të parë, pas shumë dekadash heshtjeje, pas shtypjes së vazhdueshme të regjimit policor UDB-ash e KOS-ist, dhe bartësve të tyre, një vend po zgjohej dhe po kërkonte të drejtën e tyre për të vetvendosur.

Udhëheqja Komuniste e Kosovës dhe e Jugosllavisë, për ngjarjet e Pranverës së vitit 1981, akuzonin shtetin Shqiptar dhe udhëheqësin e saj Enver Hoxha. Në Kongresin e 8 të PPSH-së, të mbajtur më 1 nëntor 1981, Enver Hoxha, kishte deklaruar se Shteti Shqiptar e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë edhe në të ardhmen pjesën e kombit shqiptar që jeton në trojet e veta në Jugosllavi dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.

Kjo është e drejtë e pamohueshme. Menjëherë pas demonstratave pasuan burgosjet masive, maltretimet dhe dënimet pjesëmarrësve dhe organizatorëve të demonstratave, të cilët u dënuan me qindra vite burg nëpër kazamatet e ish -Jugosllavisë. Grupet ilegale brenda dhe jashtë vendit kishin filluar të riorganizoheshin dhe kishin hedhur idenë e bashkimit të këtyre grupeve në një subjekt të vetëm politik të fuqishëm. Nga disa grupe ilegale që ekzistonin deri në fillim të demonstratave të vitit 1981, pas shkrirjes së tyre në një subjekt të vetëm politik arrihet të krijohet LRSSHJ (Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi).

Ky subjekt politik kishte përfshirë në gjirin e saj thuaja të gjithë elementët anti Jugosllav dhe antikomunist që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Lëvizja ilegale e Kosovës edhe pese e dëmtuar rëndë pas arrestimeve që ndodhën në vitet 1982, 83 e në vazhdim, megjithatë arriti tu mbaj lidhjet e vazhdueshme të atdhetarëve rreth një qëllimi të vetëm për Republikën e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë. Në kuadër të kësaj Lëvizje, në janar 1984, ranë heroikisht REXHEP MALA e NUHI BERISHA, ndërsa vitin 1985 në burgun e CZ në Beograd vritet nga torturat atdhetari ZIJA SHEMSIU.

Viti 1989, që e majta në gjithë botën e kishte planifikuar për të festuar 200 vjetorin e revolucionit Francez, që thuhej se ishte periudha e fillimit të politikës radikale, u kthye në diçka tjetër, në një vit revolucionesh. Më 4 nëntor në Berlinin lindor marshuan mbi 1 milion vetë. Pesë ditë më vonë muri i Berlinit që ndante Gjermanët ra. Më 24 nëntor pas demonstratave në Pragë udhëheqja komuniste dha dorëheqje, dhe më pas Vacllav Haveli u zgjodh President.

Kriza politike dhe ekonomike në Jugosllavi, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Juglindore, kishte ndodhur shumë më parë se në vitin 1989. Demontratat në Kosovë vazhduan, ndërsa tensionet në mes të Serbisë dhe Republikave tjera u bënë intenzive. Sllovenia dhe Kroacia përgatiteshin të dilnin nga Federata. Në fakt, shqiptarët qysh në vitin 1981, kishin filluar të parët shkatërrimin e Jugosllavisë me demonstratat e tyre të njohura, por tani ishte një situatë krejt tjetër dhe ata më lehtë kuptoheshin nga popujt e Republikave të tjera në Jugosllavi.

Në vitin 1989 me Lëvizjen illegale udhëhiqnin Afrim Zhitia, Fadil Vata, Fahri Fazliu etj. Më 2 nëntor të këtij viti, pas një demonstrate të suksesshme në Prishtinë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu rrethohen në Bregun e Diellit në Prishtinë, për tu rënë heroikisht, ashtu siç ishin betuar para flamurit dhe para shokëve të idealit. LPRK, e dëmtuar shumë nga burgosjet dhe rënia e dy udhëheqësve të saj Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, si dhe vdekja e udhëheqësit tjetër, Fadil Vata, u ndodh para situatave sfiduese.

Ajo ishte bartëse e aktivitetit ilegal në Kosovë dhe viseve shqiptare në Jugosllavi, prandaj duhej angazhim dhe vizion i shumëanshëm për të qenë në ballë të kërkesave të kohës. Më 23 dhjetor 1989 u formua LDK, pastaj Partia Fshatare e Kosovës -PFK, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës - PSHDK, Partia Social Demokrate e Kosovës - PSDK etj. Formimi i partive legale me orientim demokratik fillimisht ndihmoi preceset politike në Kosovë.

Ngjarje tjetër me rëndësi në Kosovë në këtë

periudhë isht Pajtimi i gjaqeve. Ideja për pajtimin e gjaqeve ka lindur nga një grup i studentëve të burgosur në proceset e njohura politike pas demonstratave të vitit 1981, pas lirimit nga burgu të një pjese të tyre. Nismëtarët e parë të pajtimit të gjaqeve kanë qenë veprimtarët e LPRK-së: Adem Grabovci, Hava Shala, Ibrahim Dreshaj, Lulëzim Etemaj, Myrvete Dreshaj, Nurije Zekaj, Flamur Gashi, Ramë Buja, Akile Dedinca, Naser Veliu, Ibish Neziri, Jashar Salihu, Bajram Kurti, Serbeze Vokshi. Aksioni për pajtimin e gjaqeve, bëri jehonë të madhe në tërë Kosovën dhe viset shqiptare, si një e keqe, e cila duhej larguar njëherë e përgjithmonë.

Në përkrahje të çështjes së pa zgjidhur të shqiptarëve në Jugosllavi, dhe demonstratave që po ndodhnin në Kosovë, i dhanë me të madhe edhe gurbetqarët të cilët të ikur nga ndjekjet e pushtuesit serb jetonin në shtetet perëndimore. Që nga demonstrata e Bernit në vitin 1981, organizuar nga Kadri Zeka e deri në Mars 1998, atdhetarët shqiptar në mërgim nuk rreshtën as një ditë së vepruari në i interes të çështjes kombëtare.

Demonstratë shumë me rëndësi është demonstrata dyjavore nga 19 maj e deri më 02 qershor 1990, para selisë së OKB-së në Gjenevë.Nga kjo demonstratë, ku morën pjesë mbi njëqind mijë mërgimtarë, një peticion me 23.800 nënshkrime për njohjen e të drejtave të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë iu dërgua Sekretarit të OKB-së, z. Peres De Kuelar, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Asamblesë së përgjithshme të OKB-së etj. Në peticion, njoftoheshin për terrorin, vrasjet, shpërnguljet e shqiptarëve dhe burgosjet që ka bërë e po bën Jugosllavia nga viti 1945 e deri në vitin 1990.

Gjatë viteve 1991-1992, në Kosovë, represioni shtetëror u rrit në mënyrë dramatike. Vrasjet, kindapimet, rrahjet dhe torturat, burgosjet e disidentëve politik dhe aktivistëve, mbylljet e shkollave dhe institucioneve kulturore ishin bërë përditshmëri.

Grupet ultranacionaliste paramilitare, të sponzoruara nga Millosheviqi, ishin dërguar në Kosovë për të kërcënuar dhe terrorizuar popullatën shqiptare. Pas gjithë këtyre atdhatarët shqiptarë në Kosovë dhe Lëvizja illegale e shihnin se me mjete paqësore nuk mund të realizohet ndarja e Kosovës, prandaj ata filluan që të përgatiteshin për një luftë tu armatosur.

1. Formimi i UÇK-së

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i ka rrënjët e saj te organizatat nacionaliste, të cilat vepruan në fund të viteve‚ 70 –ta, tek demonstrata e vitit 1981, e veçanarisht te LPRK-ja, e cila u krijua në vitin 1982. Rënia heroike e Naser Hajrizit më 1981, e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës më 1984, e Zija Shemsiut më 1985, e Bajram Bahtirit, Bedri Sokolit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut më 1989, e Ali Ajetit, Hasan Ramadanit, Arif Seferit e shumë të tjerëve, i kishte nxitur veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare që lufta të vazhdojë deri në çlirimin përfundimtar të trojeve shqiptare.

Aksionet e armatosura të njësiteve guerile gjatë viteve 1991, 1992, 1993, janë parahistoria dhe provë për formimin e UÇK-së. Aksione te kohë pas kohshme pati thuaja në të gjitha rajonet, qytetet dhe fshatrat e Kosovës.

Aksionet e para të kryera në Kosovë dhe ato të mëpastajmet, nuk u panë me sy të mirë, nga politika pacifiste, e cila ende kishte ndjenjën iluzioniste të bërjes së lirisë. Anatema për UÇK-në dhe veprimet e saj, fatkeqësisht, ishte shumë prezente në një pjesë të subjektit politik të Kosovës të asaj kohe.

Ashtu siç u quajtën të parakohshme dhe u anatemuan nga udhëhqja Komuniste e Kosovës, demonstratat e vitit 1981, poashtu u anatemua dhe u etiketua edhe dalja në skenë e UÇK-së, nga udhëheqësit e politikës pacifiste të Kosovës.

Ideja për emërimin e ushtrisë, UÇK është realizuar nga sektori i veçant i LPRK-së, në prill të vitit 1993, në Kollare të Kërçovës dhe më 28 -29 korrik 1993, në ,,Kodrën e Trimave\" në Prishtinë, në MKP të LPRK-së, ku u mor vendim për kalimin në fazën e organizimit të luftës së armatosur.

2. Konferenca e Daytonit 1995

Kthesa e madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës u bë veqanarisht pas Konferencës së Daytonit, në nëntor 1995,e cila i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa shqiptarët e kuptuan përfundimisht se Kosova nuk mund të çlirohet pa luftë.

Në këtë Konferencë çështja e Kosovës dhe konflikti shqiptaro – serb, edhe pse ishte folur shumë herë, u anashkalua dhe prej aty filloi zhgënjimi dhe mosbesimi në rezistencën paqësore. Në Dayton, vëmendja kryesore u përqëndrua në arritjen e një zgjidhje paqësore për konfliktin serbo – kroato –boshnjak.

Në këtë mënyrë Marrëveshja e Daytonit solli pasoja të rënda për zhvilllimet në Kosovë. Përgjigjien më të duhur, për mospraninë e çështjes së Kosovës në Dayton e kishte dhënë, Rudolf Perrina, shef i Misionit diplomatik të SHBA-ve në Beograd, dhe pjesëmarrës në Konferencën paqësore për Bosnje e Hercegovinën në Dayton. Pyetjes së gazetarëve se ,, pse në Dayton nuk u hap çështja e Kosovës“? iu përgjigj : ,, Në Dayton janë ftuar ata që kanë luftuar“.

3. Demonstratat e Studentëve 1997

Vitet 1996- 1997, ishin vite të zhvillimeve të mëdha në trojet shqiptare. Më 1 shtator 1996 Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova nënshkroi dogovorin (marrëveshjen) me Kryetarin e Sërbisë, Sllobodan Millosheviq për ,, përmirësimin“ e kushteve të arsimit në Kosovë. Më 31 janar 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë vriten tre udhëheqësit e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Në Mars 1997, në Shqipëri, ndodhën revoltat e mëdha të qytetarëve kundër skemave piramidale, duke e sjellur shtetin shqiptar në një kaos politik dhe ekonomik, por duke sjellur edhe pasiguri dhe viktima të shumta. Megjithë anët negative, këto revolta ndikuan që ushtarëve e UÇK-së, t’u krijohen mundësi më të mëdha për furnizim me armatim dhe mjete tjera të nevojshëm për luftë.

Në anën tjetër, në Kosovë, pushtuesi serb, për çdo ditë ndërmerrte masa të egra represive kundër popullit të pa mbrojtur të Kosovës, veçanarisht kundër veprimtarëve të LPK-së dhe LKÇK-së, të cilët ishin të organizuar në radhët e UÇK-së.

Ngjarje me rëndësi per Kosovën ishin demonstratat e studentëve më 1 tetor 1997. Këto demonstrata ishin vazhdimësi e demonstrative të vitit 1981. Edhe kësaj radhe si në vitin 1981, kundër studentëve ishte LDK-ja, vazhduese e politikës së LKJ-së.

Pos demonstrative të studentëve, aksionet e armatosura të njësiteve të UÇK-së gati në të gjitha pjesët e Kosovës, arrestimi i një pjese të udhëheqësve të UÇK-së, rënia heroike e Ardian Krasniqit, më 15 tetor 1997 dhe ngjarjet që rrodhën gjatë periudhës së dytë të vitit 1997, në Prishtinë, sollën një gjendje të re politike në Kosovë dhe Shqipëri, por ato e ndryshuan edhe gjendjen organizative dhe logjistike të UÇK-së.

Pak javë pas rënies së Ardian Krasniqit, më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt, tre ushtarë të UÇK-së: Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj, zbresin nga malet e Drenicës dhe u thonë popullit të tubuar në varrimin e mësuesit Halit Geci se ,, ka dhe do të ketë UÇK-së, derisa të çlirohet Kosova nga Serbia\" se ,, Serbia po vret dhe po masakron shqiptarët dhe UÇK është e vetmja forcë që lufton për çlirim dhe bashkim kombëtar“.

Dalja publike e UÇK-së ktheu besimin e popullit se kësaj radhe është një forcë që do t’i dalë zot vendit. Edhe mesazhi ishte i qartë se ushtarët e UÇK-së janë të gatshëm të sakrifikohen për ta fituar lirinë.

Fillimi i luftës së armatosur në Kosovë 1998

Në pranverën e hershme të vitit 1998, vatër e rezistencës dhe qëndresës heroike ishte prapë Drenica. Robert Geldbard në një nga takimet e tij më 23.02.1998, me Kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova në Prishtinë, publikisht e akuzoi “UÇK-në si organizatë terroriste”, ndërsa kërkonte forcimin e lidershipit politik të moderuar .

Natën e 4 dhe 5 marsit 1998, forca të mëdha policore e ushtarake e kishin rrethuar Prekazin dhe lagjen e Jasharajve, ku sipas tyre, fshihej Adem Jashari me çetën e tij.

Ndonëse skajshmërisht të pabarabart, pas tri ditë e tri net luftimesh e rezistence të armatosur ranë heroikisht komandanti Adem Jashari dhe 55 dëshmorë të lirisë, prej tyre u flijuan edhe gra, fëmijë dhe pleq. Lufta heroike e Jasharajve pushtoi të gjitha mediat dhe vuri në lëvizje politikën botërore.

4.Konferenca e Rambujesë

Edhe përkundër luftimeve të pa ndërprera në Kosovë mes UCK-së dhe forcave serbe, deri në masakrën e Reçakut më 15 janar 1999, Bashkësia Ndërkombëtare dhe NATO-ja ende ngurronin për të vepruar ushtarakisht dhe ende nuk ishte e vendosur kundrejt barbarive serbe.

Pas kësaj masakre ajo më në fund u bind se çështja e Kosovës do zgjidhje politike dhe filloi t´i intestifikojë përpjëkjet për organizimi i Konferencës së Rambujesë.Më 6 shkurt 1999, filloi në Rambuje afër Parisit Konferenca e Paqës.Baza e këtyre negociatave ishte një propozim, i ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni Cristofer Hill.

Ky plan përmbante një tërësi të detajuar të aranzhimeve kushtetuese të autonomisë së Kosovës. Pjesa e parë e bisedimeve në Rambuje zgjati deri më 23 shkurt. Vazhdimi i Konferencës së Rambujesë në Paris zgjati nga 14 – 19 mars 1999. Pala serbe i mbeti besnike mospërfilljes dhe mosbashkëpunimit me ndërkombëtarët, veçanarisht me SHBA-të dhe nuk e nënshkroi marrëveshjen.

Marrëveshja e përkohshme për paqe dhe vetëqeverisje në Kosovë u nënshkrua vetëm nga pala Kosovare. Si rrjedhojë e mosnënshkrimit nga pala serbo – jugosllave, pas kësaj do të pasojë intervenimi i NATO-s më 24 mars 1999, i cili do të kurorëzohet fillimisht me planin G8, të cilin më 3 qershor e ka miratuar Parlamenti i Serbisë dhe presidenti Millosheviq dhe më pas me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, më 10 qershor 1999.

Demonstratat e filluara nga Lëvizja Ilegale dhe studentët në vitin 1981, përfunduan me organizimin e luftës së armatosur të viteve 1998/99 dhe me çlirimin faktik të Kosovës nga forcat okupatore të Sërbisë. Përderisa në vitin 1981, demonstratat e studentëve në Prishtinë ishin paralajmërimi për rënien e sitemit komunist në Evropën Juglindore, në vitin 1999, Kosova ishte vendi i fundit në Europë që po çlirohej përmes luftës së armatosur.

Edhe përkundër tri luftrave çlirimtare që organizoi Lëvizja illegale në ish -Jugosllavi, ato ende mbetën të ndara die ende nuk u realizua qëllimi përfundimtar - BASHKIMI KOMEBTAR!

Kumtesë e lexuar më 06 Mars 2011, në Zurich, Zvicër, në tribunën shkencore të organizuar për nder të 30 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981.

(Autori është Kryetar i Klubit Politik ,, Afrim Zhitia“ Prishtinë) 

2011/09/27

“Ariut të Argjendtë”


Ende pa u shfaqur për publikun shqiptar, nga ky film erdhi jehona e “Ariut të Argjendtë” në festivalin e Berlinit për skenarin më të mirë dhe vlerësime nga kritikët e huaj. Dje filmi pati premierën për medien në kinema “Millenium”, në Tiranë, ndërkohë që prej datës 17 shtator do të shfaqet në të gjitha kinematë e vendit. Ngjarjet zënë vend në një fshat verior(xhirimet janë bërë kryesisht në Gurin e Zi) ku Marku(Refet Abazi) me një karrocë të vogël me kalë shpërndan bukë për mbijetesën e familjes. Një mëngjes, rruga që kalonte në një rrip toke ishte zënë nga fqinji i tij, Sokoli. Teksa me Nikun(Tristan Halilaj) lëvizte gurët, jeta e familjes po trazohej. E nesërmja do ta shtynte më tej konfliktin. Marku debaton me Sokolin në prani edhe të vajzës, Rudinës(në rol Sindi Laçej) dhe gjithçka kthehet në një çështje nderi. Bashkë me të vëllain, Marku vret Zenelin dhe familja shkon pa rrugëzgjidhje drejt ngujimit. Këtu filmi bën kthesën. Në ekran nuk shfaqet krimi dhe ngjarjet në vazhdim nuk do të fokusohen në fenomenin gjakmarrje dhe trajtimin sipas Kanunit apo të drejtën që i takon secilit. Mësojmë shumë pak edhe për familjen e të vrarit. Ata ekzistojnë në film si shkaku që sjell pasojat në familjen e Markut. Gjithçka përqendrohet në shtëpinë e tij. Që pas ditëve të para, ngujimi vë në rrezik marrëdhëniet familjare dhe e gjitha kthehet në një perceptim personal të lirisë. Marku arratiset, Niku nuk mund të dalë nga porta e shtëpisë e as të takojë vajzën që pëlqen, ndërsa e ëma Drita është drama e të gjithë familjes, por pa zë. Për mbijetesë të familjes Rudinës i duhet të lërë shkollën e të dalë rrugëve që herët të shpërndajë bukët. Gjendet e vetme para konkurrencës dhe kërcënimeve të familjes tjetër. Motiv i njohur edhe më parë në trajtimet kinematografike të kësaj teme, i tillë si filmi “Busulla” i regjisorit Bujar Alimani. Regjisori dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë kanë synuar në një film realist dhe ajo që e dallon “Faljen e gjakut” është se tingëllon i vërtetë. Nuk ka sajesa letrare që kërcasin fort me realitetin shqiptar, as përpjekje për ta paraqitur këtë vend në një prapambetje të thellë duke i ikur synimit për ta bërë sa më ekzotik në sytë e një publiku të huaj. Skenaristi Andamion Murataj, i pranishëm në një konferencë për shtyp së bashku me dy aktorët e rinj, Tristan Halili dhe Sindi Laçej, e quan këtë një proces kërkimi paraprak. “Kur vendosëm me regjisorin Marston të realizonim këtë film, nuk kishim një ide apo skenar të gatshëm, por donim të bënim një film për jetën reale të të rinjve në Shqipëri. Unë isha më në kontakt me Shqipërinë përmes shtypit të përditshëm dhe ndonëse kisha disa vite që isha larguar nga Shqipëria, pretendoja se dija më shumë se regjisori për gjakmarrjen. Kur udhëtuam drejt Veriut të Shqipërisë gjetëm një realitet krejt tjetër. Nuk kishte qeleshe ashtu siç unë imagjinoja, por të rinj që kërkonin të ishin koherentë me teknologjinë, vajza që përdornin motor dhe e gjithë kjo për shkak të një lëvizjeje urbane që ka ndodhur gjatë këtyre 20 viteve. Sigurisht që një pjesë e popullsisë ka mbartur problemet e pronësisë, të gjakmarrjes, por edhe mënyrat se si ata i zgjidhin këto probleme. Më shumë se respektime të Kanunit, janë mekanizma brenda komunitetit që sigurojnë zgjidhjen e konflikteve. Sigurisht që ne kemi takuar shumë nga familjet e ngujuara, kemi folur me ta, jemi munduar të kuptojmë jetën e banorëve që jetojnë në këto zona dhe mentalitetin e tyre. Në këtë pikëpamje, skenari i këtij filmi nuk është nga ata klasikët. Janë histori të vogla të bëra së bashku. Edhe vetë filmi merr më shumë ngjyra dokumentareske të jetës së këtyre zonave”, ka theksuar Murataj. Dinamika e filmit ndryshon në këtë situatë të re. Niku, një djalë i ri e me ëndrra e ka të vështirë ta pranojë këtë realitet të ri. Ai kërkon me çdo kusht të bëhet pjesë e vendimmarrjes së familjes duke i dalë ndesh jo vetëm të atit, por edhe gjyshit Ded(Çun Lajçi). Ai kërkon të gjejë një rrugëzgjidhje duke përfshirë këtu edhe pajtuesit e gjaqeve, pa i zhveshur ata nga qëllimi për të bërë edhe biznes me këtë fenomen. Ndërsa më parë e mbronte, tashmë Niku e sheh të atin si një pengesë të lirisë së familjes së tij. Burgosja e tij pas arratisjes, ia përforcon këtë mendim, kur arrijnë të sigurojnë besën për dy javë nga gjakësi. Marrëveshja prishet sapo Marku del nga burgu. Karakteret e filmit janë të vërteta dhe krijojnë së bashku një ansambël që nuk cenohet nga niveli i njërit apo i tjetrit. Ndërsa gjuha dialektore e zgjedhur për filmin i qëndron natyrshëm vendit ku janë vendosur ngjarjet. Dy aktorët e rinj jo profesionistë, Tristian Halilaj dhe Sindi Laçej, të zgjedhur mes shumë të rinjve nga shkollat e Shkodrës dallojnë për origjinalitetin me të cilin sjellin karakteret. Të pa rrahur me konceptet e aktrimit, laboratori i tyre krijues kanë qenë dhjetëra bashkëmoshatarë të ngujuar me të cilët janë takuar.

Filmi “Falja e gjakut”, premierë në Tiranë



Filmi fitues i “Ariut të Argjendtë” për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin do të shfaqet në Kinema Millenium. Bëhet fjalë për filmin “Falja e gjakut” me regji të amerikanit Joshua Marston dhe me bashkëskenarist Andamion Muratajn. 

Një film, që qysh në titull tregon se trajton një nga problemet më të hershme të shqiptarëve, gjakmarrjen e që fatkeqësisht trashëgohet deri në ditët e sotshme. Por, gjithçka është parë në një këndvështrim të ri dhe synon të thithë më së shumti kategorinë e publikut të ri. Pikërisht ky këndvështrim tërhoqi vëmendjen e jurisë së Berlinales. Interpretojnë Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Çun Lajçi, Refet Abazi etj.. Shfaqja e sotshme është rezervuar për gazetarët dhe do të pasohet nga një konferencë për shtyp, ku marrin pjesë protagonistët e filmit. Më pas, filmi do të nisë shfaqjen për publikun. Po sot, filmi shfaqet në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Botë, Toronto Film Festival. Filmi është parashikuar të shfaqet edhe në Shkodër, si vendi ku është xhiruar dhe në Prishtinë.

“Atje ku më njohin zogjtë”, poeiza e Dan Gashit



Kastriot Shehdadi
Mbi dyzet vite jetë në Gjermani, Dan Gashi këtë fundverë në vendin e tij vie me një përmbledhje poetike dhe të parën me poezi të krijuara në kohëra dhe vite të ndryshme jo vetëm në shtetin perëndimor ku jeton por dhe në vendlindjen e tij, në Kosovë, respektivisht pranë Drinit të Bardhë në Gjakovë. Fundi i viteve të gjashtëdhjeta, atëherë pak para braktisjes së atdheut për të bashkëjetuar gjithnjë me të në mendësi, janë vitet e filleve të para krijuese të Dan Gashit i cili me përmbledhjen “Atje ku më njohin zogjtë” tregon idilën, romancën, dashurinë dhe mallin për natyrën dhe të afërmit, por nuk mungojnë edhe përkushtimet për figurat e ndritura kombëtare si dhe për krijues të huaj. 

Me këtë vepër të redaktuar nga Jaho Margjeka dhe me recensent Jorgo Papingji, të dy krijues në Tiranë dhe me botim të ndërmarrjes shërbyese “Jeta e Re” në Prishtinë, autori tregon ndjenjën për të bukurën dhe të mirën me mesazhe poetike që këto përjetësisht të sundojnë, në çfarëdo kohë, në çfarëdo rrethane, në çfarëdo mundësie dhe hapësire gjeografike.Më një individualitet të theksuar, krijuesi përmes vargjeve tregon rrugëtimet kryesisht i vetmuar, edhe atëherë kur ishte i rrethuar me njerëz. Një botë krijuesi e përmbyllur në veten e tij karshi një bote tjetër komunikuese tregohet në veprën e tij poetike përballë botës së tij praktike në njëqind e katërmbëdhjetë poezi që eventualisht të ndara bashkë mund të përbënin më shumë se një vëllim poetik ku në ballinë duket peizazhi piktoresk me motive nga vendlindja e përzgjedhur nga krijimtaria e tij pikturave si dhe një foto mbrapa në qytetin ku jeton, në Baden Baden të Gjermanisë.

Kontrolli i lirisë gjatë diktaturës



Prof.dr.Shaban Sinani
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e në dekadat në vijim studimet letrare iu përmbajtën parimit metodologjik të vetëmjaftueshmërisë së tekstit. Ndër të tjera, kjo inkurajoi breza studiuesish të rinj përjashtimisht drejt formës dhe strukturës, edhe për faktin se shqyrtimi tekstocentrist është nga mënyrat më të lehta të studimit të letërsisë. Shpërfillja e anëve të tjera të veprës letrare, sidomos e kontekstit historik, por dhe e kumtit (pyetja “Ç’ka pasur në mendje autori” është banale), në emër të mitit të epërsisë së metodës; dekontekstualizimi i historisë së letërsisë, është bërë me kohë një faktor pengues për njohjen e thelluar të letërsisë shqipe më të re, sidomos të letërsisë së realizmit socialist.

 Zakonisht kur përmendet realizmi socialist kuptohet veçmas letërsia e zhvilluar në Shqipërinë shtetërore, e cila, në fakt, përbën vetëm njërin prej tre nënsistemeve letrarë në shqip të kësaj periudhe, krahas letërsisë shqipe në Kosovë dhe përgjithësisht te shqiptarët në ish-Jugosllavi, si dhe letërsisë shqipe në mërgim. Letërsia e realizmit socialist, e lindur dhe e zhvilluar si një letërsi e programuar, e kërkon vëmendjen e studiuesit për kontekstin historik, sepse historikisht koha ka ndërhyrë, nëpërmjet faktorësh jashtëletrarë, në fytyrën e saj. Herët a vonë, pyetja se cili është vullneti i autorit, cili është vullneti i botuesit, cili është vullneti i lexuesit, cili është vullneti i shtetit, në letërsinë e realizmit socialist, është e pashmangshme. Kjo letërsi nuk mund të njihet pa iu përgjigjur pyetjes se çfarë ndodhte në procesin e editimit të një vepre letrare të realizmit socialist, jo në kuptimin teknokratik të libërbërjes, por prej fazës së konceptimit të saj deri te publikimi. Nga përgjigjja për këtë pyetje do të njihej vendi i censurës dhe autocensurës, vullnetit dhe imponimit, dorëshkrimit dhe librit. Me të drejtë mund të thuhet se edhe për këtë do të mjaftonte vetëm teksti. Por cili tekst? Një shumicë veprash letrare të realizmit socialist nuk kanë një tekst, por disa tekste. Kjo është aq e vërtetë sa ndonjëherë është folur dhe për ekzistencën e një vepre letrare në formën e motërzimit, si rasti i tre varianteve të romanit “Kështjella”. Një kushtëzim i tillë paraqitet dhe për romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e “Dimri i vetmisë së madhe”. Në çastin që shtrohet pyetja “Cilin version”, në të njëjtin çast bëhet e papërjashtueshme pyetja tjetër: “Cili është versioni më afër vullnetit të autorit”?
1.5. Njohja e burimeve dokumentare për gjykimin dhe rendin zyrtar të botimit të letërsisë në totalitarizëm, një çështje kulturologjike në pamje të jashtme, në të vërtetë, përveç aspektit të funksionimit të veprës në variante tekstore, ka dhe një anë tjetër thelbësisht letrare, që lidhet me historinë e receptimit të veprës, me receptuesit e parë të saj, me funksionimin dhe mosfunksionimin e ligjshëm të skemave të komunikimit të veprës “pasi autori ka vdekur”, domethënë pasi vepra është shpallur dhe lexuesi (bashkë me të dhe studiuesi) nuk duan t’ia dinë për mendimin e autorit. Historia e receptimit të letërsisë së realizmit socialist nuk mund të bëhet pa historinë e receptimit të saj në fazën para botimit, në procesin e editimit, kohë e mbikëqyrjes paradigmatike prej zyrave dhe institucioneve të specializuara për kulturën, letërsinë, ideologjinë, partishmërinë dhe vigjilencën.
1.6. Studimin e letërsisë së realizmit socialist në kushtëzimin e vet me politikën, ideologjinë, kanonet zyrtare, nuk e pengojnë vetëm paragjykimet e pafundme dhe mitizimi deri në përjashtim i fuqisë dhe modernitetit të metodës, por dhe faktorë të tjerë, si mungesa e arkivave të krijimtarisë (arkivat e dy shtëpive botuese, arkivat e Lidhjes së Shkrimtarëve, arkivat e teatrove, arkivat e kinostudios, përgjithësisht arkivat e krijimtarisë, janë dëmtuar deri në moskthim). Kjo pamundëson certifikimin dëshmues të historisë së receptimit të veprës letrare në procesin e editimit të saj (që shumë shpesh mund të kthehej dhe në proces ndalimi), ku do të veçohej roli i redaktorëve, recensuesve, rirecensuesve, diskutimeve në redaksi, ekspertimeve të jashtme, konsultimeve zyrtare me Lidhjen e Shkrimtarëve, i pjesëmarrjes në diskutimet ideologjike në organizatave të partisë, i vërejtjeve të sektorit të kulturës, sektorit të botimeve dhe sektorit të shtypit në aparatin e KQ të PPSH; i raporteve të posaçme të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policisë politike, porosive dhe urdhrave të udhëheqjes së lartë të PPSH dhe të qeverisë; deri tek ekspertimet me qëllime kriminalistike. Të gjitha këto e bëjnë të detyrueshëm vështrimin e raportit të letërsisë me politikën shtetërore dhe këtyre u shtohet edhe fakti që, pasi realizmi socialist u shemb bashkë me sistemin politik, karakteri i sistemit letrar në hapësirën shqiptare ndryshoi, nënsistemet e saj filluan së funksionuari si një sistem policentrik, hierarkitë e vjetra autonome u shembën gjithashtu dhe sinkronikisht lindën dhe vullnete të kundërta: për të ruajtur a për ta ndryshuar status quo-në e mëparshme, pavarësisht deformimeve të saj.

Skifter Këlliçi : “Shtatori i gjëmës së madhe”



Mëhill Velaj
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” organizua këto ditë promovimin e romanit”Shtatori i gjëmës së madhe”, të intelektualit e publicistit shqiptaro-amerikan, z.Skifter Këlliçi. Skifter Këlliçi është intelektual publik,i njohur gjerësisht në botën shqiptare,si shkrimtar, komentator e gazetar sportiv. Ka shkruar me dhjetëra shkrime publicistikë, letrare dhe komente sportive, me dashamirësi, modesti dhe profesionalizëm.


Skifter Këlliçi ,duke na sjell një këndvështrim tjetër, madje në mënyrë krejt origjinale, ngjarje të së njëjtës tragjedi, -këndvështrimin se si një ditë paranoja e terrorizmit do të binte mbi ngrehinën e “dy kullave binjake-alias- ”, WORLD TRADE CENTER, -duke na sjellw gjithashtu këndvështrimin e njeriut që përjetoi dhimbjen qw solli njw nga tragjeditë njerëzore më të tmerrshme në historinë amerikane dhe botërore. I ndërtuar me episode, të cilat rrëfejnë ngjarjen që ndodh brenda dy ditësh, (10 dhe 11 shtator 2001),romani shtjellon me finesë artistike-letrare e filozofike, historinë e dasmës së gazetarit të njohur të CNN-it, Stiv Ferguson, me Zhaklinë Kramerin, punonjëse avionësh në aeroportin ndërkombëtar “Logan” të Bostonit, ku si të ftuar, veç atyre amerikanë, do të jenë edhe miqtë e tyre shqiptarë:Besim Vokshi nga Prizreni, Rrok Camaj, nga Gruda, arbëreshi Marko Muzaka, të cilët punojnë në Kullat Binjake të Nju Jorkut, si edhe gazetari Sokol Kama nga Tirana, që punon së bashku me Zhaklinën në aeroprtortin bostonian. Autori Këlliçi me mjeshtëri e talent, krijon personazhe kryesore dhe ata të mjedisit,të portretizuar me ngjyra plot kontraste,të cilët ndodhen në kabinat e avionëve në kushtet e një terrori të egër, të situatave jashtëzakonisht të ndërlikuara,të krijuara nga trysnia e terroristëve fundamentalistë islamikë, por këmbëngulës e solidë; ai i shndërron ngjarjet që ata përjetojnë në njëmendësi artistike dhe ka aftësinë t’i përshkruajë ato me ritëm të jashtëzakonshëm, me lehtësi dhe humor, ironi e sarkazëm, brengë e kob, dashuri dhe dhembshuri, kurse personazhet e tjera që vijojnë,janë gjallesa njerëzore të kohës që po ata po përjetonin.
Sa do që gjatë leximit përfshihesh nga trishtimi, romani “Shtatori i gjëmës së madhe”, përqendrohet në përvojat e njerëzve që kërkojnë të mbajnë gjallë sensin e lindjes e të rilindjes, të së çuditshmes dhe të rrezikshmes, ndonëse dasma kurrë nuk arrin të behët.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...