Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/30

Turqia do rishikim tekstesh? Të kërkojë falje publike për pushtimin

Turqia do rishikim tekstesh? Të kërkojë falje publike për pushtimin
    Nga: Dr. DOM NIKE UKGJINI


 Në kohët e fundit, nga bota politike është hedhur deklarata për rishikim të historisë shqiptare nën pushtimin osman dhe eliminimin e paragrafëve fyese nga librat shkollorë etj. Kjo deklaratë bazohet në një kërkesë të bërë nga Komisioni Evropian, "Për ndryshimin e gjuhës së urrejtjes në Ballkan". Nga ky debat politik janë joshur dhe disa intelektualë të njëanshëm në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët në kohën e fundit, përkundrejt ndonjë lloj shpërblimi, janë të gatshëm ta rikorrigjojnë vetveten, duke dalë "pro rishikimit" të lëndës së Historisë dhe të Gjeografisë në tekste shkollore për periudhën osmane. Është e vërtetë se "Quot homines, tot sententiae" (sa koka, aq mendime), por mendimet që dalin nga njeriu si mendje hyjnore, duhet të jenë në harmoni më falën e urtë latine: "Nihil est veritatis luce dulcius" (Nuk ka gjë më të ëmbël sesa drita e së vërtetës). Nga dokumentet e kohës, të cilat gjenden në arkivat e qendrave evropiane, shihet shumë qartë se si pushtuesit përdorën metoda të ndryshme për ta nënshtruar popullatën vendase: si, sistemi i devshirmes (jeniçerizmi), sipas të cilit merreshin djem nga familjet e krishtera shqiptare dhe dërgoheshin në Stamboll. Kjo dukuri, e cila zbatohej në perandorinë osmane që në kohën e sulltan Muratit II nga viti 1451 e në vazhdim, kishte goditur në palcë shpirtin e shqiptarit të robëruar. Për këtë fenomen të dhimbshëm flet edhe ipeshkvi i Shkodrës Benedikt Ursin në relacionin e tij dërguar Selisë së Shenjtë (Vatikanit) në vitin 1628; taksa e xhizjes për të krishterët, e cila përbënte një presion social dhe ekonomik në rritje, e për të cilën na flasin shumë qartë defterët e ndryshëm nga ai i Shkodrës (1485) e të tjerë, si dhe relatorët e shumtë të Selisë së Shenjtë, prej të cilëve Marin Bici në vitin 1610, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Shtjefën Gaspri etj. Gjithashtu kujtojmë edhe ekzekutimet, ndëshkimet e shumta, ndalimi me ndëshkim i shkrim-leximit dhe hapjes së shkollave në gjuhen shqipe etj. Historia na tregon se perandoria osmane, me urdhër të Sulltan Selimit, II nga viti 1569 bëri konfiskimin e pronave të kishës dhe objektet në gjithë perandorinë, përveçse në Konstantinopol, Brussi dhe Andrianopolis, për t'i shndërruar në xhami, depo municionesh, kazerma ushtarake etj. Nga ungji, Gjoni, mësojmë se pas vdekjes se Imzot Pjetër Bogdanit në vitin 1689, ushtarët turq e zhvarrosën trupin e tij nga kisha e Prishtinës dhe ua hodhën qenve përgjatë rrugëve të qytetit, ndërsa ipeshkvi i Shkodrës, Anton Zezaj (Neri) në vitin 1701 qe varur në litar në qendrën e qytetit nga qeveria osmane. Ky presion ndaj priftërinjve, vendas apo misionarë, ushtrohej për t'i treguar popullit se nuk kishte kush t'i mbronte, se edhe ata do t'i gjente i njëjti fat në qoftë se nuk do t'i nënshtroheshin pushtetit. Ngjashëm njoftojnë të gjithë relatorët e Selisë së Shenjtë, si Pjetër Massareku, Pjetër Bogdani, Vinçenc Zmajeviqi etj. Ekzekutime, torturime dhe shpërngulje masive pati edhe pas luftës ruso - austriake kundër Turqisë në vitet 1735 - 1739. Si përmbledhje të asaj çfarë ka ndodhur, studiuesit e huaj të paanshëm si: Georg Stadtmüller, Peter Bartel, amerikani, Jacques E. Edwin etj., pohojnë se: turqit për katërqind vjet më radhë i detyruan shqiptarët me shpatë dhe me taksa që të tradhtojnë krishtërimin. Se pushtimet osmane për ne shqiptaret, lanë pasoja të mëdha politike, dëshmon fakti i Kongresit e Berlinit 1878 dhe ai Londrës 1913, ku përkundrejt peticioneve protestuese për mos copëtimin e trojeve shqiptare, të dërguara nga Lidhja Shqiptare, Fuqitë e Mëdha duke identifikuar shqiptarët në masën 70% të islamizuar më turqit, pa ndonjë hezitim vendosën që tokat shqiptare të bëhen plaçkë tregu ndërmjet: Perandorë Osmane, Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Mali të Zi. Ngjarja e pushtimeve osmane me një përshkrimin kreativ do ishte "si një mortajë e zezë", e cila tjetërsoi një pjesë të jetës shpirtërore të shqiptarit, në aspektin politiko-shoqëror-kulturor, socialo-psikologjik dhe fetar. Është shumë e qartë, se qytetërimet, përgjithësisht kanë qenë dhe mbeten baza kryesore, rreth të cilave krijohen aleanca të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake dhe boshti i integrimit të shteteve evropiane, por është dhe e qartë, ato dallohen midis tyre nga historia, gjuha, kultura, traditat dhe, në një masë të madhe, nga besimi fetar. Qarqet politike dhe intelektuale në Shqipëri e më gjerë duhet të përfshihen në një debat, jo si ta shpërfillim realitetin historik të popullit tonë, duke i hyrë në hatër njërës palë apo tjetrës, por duke e nxjerrë në pah pjesën e lavdishme dhe atë të hidhur të populli tonë, të shkaktuar nga pushtuesit e njëpasnjëshëm, e sidomos të perandorisë osmane, e cila zgjati për gjatë 450 vite më radhë. Nëse qeveria e tanishme turke merr përsipër ta identifikojë veten me perandorinë osmane, atëherë ajo, jo që duhet kërkojë rishkrimin e historisë, por të bëjë një "mea culpa" (punë të pendimit) publike ndaj popullit shqiptar. Tema bosht e polemikës, edhe pse nuk pohohet qartë, është mohim i pushtimeve osmane dhe çështja e islamizimit të shqiptarëve. Këtë lloj kërkese, para disa ditëve, në favor të serbëve e bëri dhe ambasadori serb gjatë një vizite në një shkollë në afërsi të Fierit. Shtrohet pyetja: Po tani, me çfarë terminologjie do shkruajmë në librat shkollorë?! Pastaj, a do bëjmë asgjësimin e të gjithë dokumentacionit arkivor brenda dhe jashtë vendit, i cili flet për pushtimet osmane?! Apo diç tjetër!? Kur qeveritë aktuale dhe intelektualët, me të drejtë ngulmojnë që të zbardhen krimet e komunizmit, tani me çfarë ndërgjegjeje kërkojnë që të heshtet mbi krimet e perandorisë osmane dhe eventualisht nesër, të atyre serbe, të shkaktuara gjatë luftërave ballkanike dhe më vonë? Sokrati do thoshte: "Të njohësh të tjerët është dituri, të njohësh vetveten është iluminizëm". Të polemizohet rreth këtyre çështjeve se, a kanë qenë shqiptarët të pushtuar apo jo, dhe se pushtuesit kanë ardhur me lule dafine, është humbje kohe dhe polemikë e tejkaluar. Shqiptarët janë në proces të ripërcaktimit të identitetit të tyre qytetërues drejt atij perëndimor, drejt atij qytetërimi prej të cilit u shkëput forcërisht shekuj më parë, prandaj duhet thundruar mirë në mendjen dhe shpirtin e tyre fjala e urtë latine: "Amicus Plato, sed magis amica veritas" (E dua Platonin, por më shumë e dua të vërtetën). *Historian- Instituti Filozofik dhe Teologjik në Shkodër.

Spartak Ngjela promovon librin “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, 1957-2010”

Ngjela promovon librin “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, 1957-2010”TIRANË- Politikani Spartak Ngjela ka sjellë përmes librit të tij “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, refleksionet e tij politike të kësaj periudhe. Në promovimin e librit, paraditen e sotme në, Universitetin Europian të Tiranës, Ngjela tha se e ka shkruar këtë libër pasi sipas tij, kemi një segment bosh në histori dhe se ka sjellë diçka të re përmes dokumentave të fakteve të brendëshme që nuk kanë qënë të shpallura më parë.
"Në libër jam mundur të trajtoj që ne kemi përjetuar jo një tirani, por një terror shtetëror i cili ka filluar me një frymë antiintelektuale në vitin 1947", tha Ngjela.

Sipas tij, ajo që ka qënë specifike në gjithë këtë periudhë për të cilën ai ka shkruar është fryma antiintelektuale në Shqipëri që bllokon demokracinë, jetën dhe njeriun autonom.  Libri përmban dy volume që janë një përshkrim i periudhës 1957-2010, ato ç’ka autori ka përjetuar dhe si i ka analizuar mbas ngjarjeve.

Volumi i parë përmban brënda vetes, dy libra që përshkruajnë ngjarjet e ndodhura në periudhën 1953 -1975, një kohë kur në shoqërinë shqiptare ndodh një përmbysje e madhe. Ndërsa volumi i dytë përfshin burgun politik shqiptar nga viti 1976 dhe deri në vitin 1991, kur sistemi rrëzohet si dhe trajtimin e periudhës deri në vitin 2010, si një zigzake e cila sërisht shihet si vijimi i tatëpjetës së tiranisë shqiptarë të pas Luftës së Dytë Botërore.

"Historia e përjetuar shkruhet, ndërsa historia e shkruar përjetohet. Ky është thelbi i historicizmit dhe këtë kam dashur të jap edhe unë në libvrin tim", tha Spartak Ngjela. Prezantimi i librit “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010” u bë nga Henri Çili i cili tha se botimi i refleksioneve politike të Ngjelës ka një rëndësi të dyfishtë për specifikën e personazhit të tij.

Vëllimi i dytë i librit pritet të dalë pranverën e ardhshme ku do të tregohet për periudhën e burgut dhe atë të pas viteve 1990.

Vaksina efektive kundër AIDS-it testohet pas 3 vjetësh

Skeda:Hiv budding.jpg

     Virusi HIV i zmadhur me  mikroskop elektronik

Ilaçi eksperimental, i cili ka kontrolluar infeksionin e AIDS-it në majmunë më shumë se një 1 vit mund të bëhet vaksinë për njerëz, ka zbuluar studimi i qendrës hulumtuese Oregon National Primate. Citomegalovirus i cili është pjesë e ilaçit, përgatit sistemin e imunitetit për ta sulmuar shpejt virusin HIV sapo të hyjë në trup domethenë në momentin kur është më së shumti i lëndueshëm. Hulumtuesit shpjegojnë që vaksina do të jetë e gatshme për testim në njerëz në afatin prej tre vjetësh. Citomegalovirus përgatiti imunitetin për HIV-in, ashtu që të jetë në gjendje konstante të gatishmërisë. Hulumtimi i vaksinës në majmunë ka treguar rezultate të shkëlqyeshme dhe pas një viti pas vaksinimit shumica e tyre nuk ka treguar kurrfarë shenjash të infeksionit. “Vaksina për njerëz duhet të ketë vektor mjaft të dobësuar të citomegalovirusit për të mos shkaktuar sëmundje të tjera, por edhe më tej do të mbrojë nga virusi i HIV-it”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit, Louis Picker. Citomegalovirusi i takon familjes së viruseve herpes, i cili sikurse dhe viruset e tjera nga ky grup kurrë nuk e lëshon trupin kur njeriu infektohet njëherë me të. Këtë virus e ka gati gjysma e të gjithë njerëzve të rritur, por simptomat e tij nuk janë aq të shprehura. Virusi përhapet përmes lëngjeve trupore, siç janë pështyma apo urina. Nëse shfaqen simptomat, janë të ngjashme me ato të gripit, ku përfshin temperaturën e lartë, lodhjen dhe ënjtjen e gjëndrave limfatike.

ARKITEKTURA MODERNE NË BOTË

Skeda:Charles Moore Piazza d'Italia.jpg
                                    Piazza d'Italia, New OrleansSHBACharles Moore
Nga mesi i viteve gjashtëdhjetë të shek. XX e më tej, arkitektët dhe kritikët e artit, pasardhës të stilit modern, zhvilluan tendenca, për të cilat nuk u gjet emërtim më i mirë sesa Arkitektura Postmoderne.

Skeda:Bad Blumau Panorama.jpg

                                                    Llixha, Bad Blumau, Austri, nga Friedensreich Hundertwasser
Pavarësisht se Postmodernizmi nuk është një lëvizje kohezive, e themeluar prej një aksiome apo parimi të ndryshëm prej atij të stilit paraardhës, siç ndodhi me Arkitekturën Moderne, mund të thuhet se vetia e përbashkët e postmodernistëve është vlerësimi i individualitetit, madje shpeshherë dhe humorit apo ironisë në veprat e tyre.
Skeda:Hearstowernyc.JPG

                     Kulla Hearst, New York,SHBANorman Foster

 Në kohët e sotme, brenda stilit postmodern veprojnë: Arkitektura Neo-Tradicionaliste, me përfaqësues si Michael Grave, Charles Moore, etj Stili Ndërkombëtar, me përfaqësues si Norman Foster, Renzo Piano, Ming Pei, etj. Arkitektura Organike me përfaqësues si Santiago Calatrava, Friedensreich Hundertwasser, etj. Dekonstruktivizmi me përfaqësues si Frank O. Gehry, Daniel Libeskind, Peter Eisenman, etj.

Skeda:Louvre at night centered.jpg
                                                                                 Piramida e Luvrit, Paris,FranceMing Pei

Një tendencë e përgjithshme në vitet e fundit është ruajtja e vlerave natyrore ose ekologjike, që merr parasysh zvogëlimin e parametrave të smogut dhe trafikut, p.sh. duke përdorur elemente natyrale, si parcela toke e pemësh si elemente të brendshme të ndërtesave dhe komplekseve ndërtimore.
Skeda:The Turning Torso, Malmo.JPG
                                Busti Rrotullues, Malmö,SuediSantiago Calatrava
 Arkitektura e sotme i kushton rëndësi të madhe cilësisë, estetikës, krijimit të ndërtesave mbrojtëse, që e bëjnë më tërheqëse dhe më të dobishme ndërtesën.

Skeda:JewishMuseumBerlinAerial.jpg
                                                         Muzeu Hebre, Berlin,GjermaniDaniel Libeskind

Gjithashtu, në metropolet e mëdha, mungesa e hapësirave, kostoja shumë e lartë e tokës, shndërrimi i qyteteve në qytete të industrializuara dhe qendra shërbimi kanë bërë që të shfrytëzohet një tjetër mundësi: ripërshtatja e sipërfaqeve të mëdha industriale të lëna në harresë.

Opus Dei




Opus Dei (lat. "Vepra e Perëndisë") apo me emrin e plotë Praelatura Sanctae Crucis et Opus Dei ( Prelatura e Kryqit të Shenjtë dhe Veprës së Perëndisë) është një organizatë konservative e kishës katolike romake(http://www.opusdei.it/), parimi i saj i fundëm sipas themeluesit të saj është përhapja kudo një "jetë të vetdijshme të thirrjes së përgjithshme në shenjtëri dhe në apostullimin e jetës së përditshme, në mënyrë të veçantë në ushtrimin e punës profesionale dhe mbi një praktikim të jetës së frymëzuar nga një shpirt i vazhdueshëm vdekësimi. (http://www.opusdei.us/sec.php?s=14)


Themeluesi i "Opus Dei-t", HOSEMARIA ESKRIVA  


Pra, me pak fjalë, organizata thekson se të gjithë besimtarët janë të grishur të bëhen shenjtorë dhe se jeta e rëndomtë është një shteg që të shpie në shenjtëri. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa. Organizata "Vepra e Perëndisë" u themelua nga prifti Hosemaria Eskriva në Spanjë në vitin 1928 dhe u miratua në vitin 1950 nga Papa Pius XII. Sipas Kodit të së Drejtës Kanonike të vitit 1983, Prelaturat personale përbëhen nga priftërinj, diakonë dhe laikë.

2011/09/29

Lutfi Hazirit, tash në LDK i thonë: Sexy-Luta


Pas publikimeve të fotove ekskluzive , figurën e njohur të LDK-së, parti kosovare në opozitë, Lutfi Hazirin, në partinë e tij kanë filluar ta quajnë “Sexy-Luta”.
Këto ditë emisioni “Prive” i Klan Kosova ka publikuar storien në të cilën deputeti Lufti Haziri, justifikon shpuarjen e tij,  se ish-zv/kryeministri, ministri dhe tani deputeti, mban vath në sisë dhe një tatu në trup.
Sipas stories, Luta, politikan “trendy”, tashmë në partinë e tij ka filluar të quhet “Sexy Luta”, kurse bashkëshortes së tij s’i pengon vathi e as tatuja.
Storia, të cilën portali e sjell në tërësi, përcjellë rrëfimin ekskluziv të Lutfi Hazirit, për vathin në sisë dhe tatuazhin e akrepit në trup.
Shumë njerëz bartin vath e tatu në trup, por kur ato i bartin politikanët dhe figurat e njohura publike, kjo tingëllon ndryshe.
Luta rrëfehet më tej, për këtë karakteristikë të tijën.

Vdes shkrimtari franqez Jean-Charles alias Cizia Zykë,me origjinë shqiptare




Shkrimtari dhe aventurieri francez me origjinë shqiptare, Cizia Zykë, i cili u bë i njohur në vitet ’80 me romanin “Oro” vdiq sot në Bordo’ në moshën 62-vjeçare, njoftoi vëllai i tij Jean-Claude. Kërkues i arit, lindur në vitin 1949 në Marok, Cizia Zykë, emri i vërtetë i të cilit është Jean-Charles, ishte djali i një legjionari francez me origjinë shqiptare dhe mama greke. Ai ishte vendosur në Bordo’ me familjen pas pavarësisë së Marokut në vitin 1956. Romani “Oro”, që zbulonte aventurat e jashtëzakonshme të kërkuesit të arit në Kosta Rika u përkthye në 20 gjuhë. ”I ftuar në vitin 1985 në emisionin e njohur të Bernard Pivot ‘Apostrophes’, ai shkaktoi një ndjesi dhe tronditi ambasadorin kostarikan, i cili kishte shkruar një letër tronditëse prezantuesit”, tregon vëllai i tij. Cizia Zykë do të publikonte më pas romanin “Sahara” ku fliste për aventurat e tij në Afrikën e Veriut dhe “Parodie” për qëndrimin në Kanada duke kompletuar kështu trilogjinë e tij autobiografike me sukses në vitet 1986-1987. Këta libra u përkthyen në shumë gjuhë të botës. Ai u largua nga familja në moshën 18-vjeçare dhe u nis, në vitin 1967, në Argjentinë tek gjyshi i tij. Zykë niset menjëherë në Toronto dhe më pas në Zvicër pas disa aventurave tregtare. Ai arrestohet në Mali në vitin 1975. Nga rikthimi në Francë ai shkruan romanin “Oro”, që bëhet dhe roman kulti dhe shfaqet në BD në vitin 1992, nën penën e Yves Bordes. Ai do të ribotohej më pas në vitin 2009. Zykë kaloi tre vjet edhe në Shqipëri, vendi i origjinës së babait të tij, që do ta frymëzonte për katër romane të tjera dhe një dokumentar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...