Presidenca e Kosovës ka korrigjuar vetën duke hequr nga uebfaqja zyrtare shkrimin autorial të Fron Nahzit, i cili lartëson personalitetin e Atifete Jahjagas dhe i cilëson liderët tjerë kosovar si kriminel dhe të korruptuar. Presidenca e kishte publikuar shkrimin me titull “Atifete Jahjaga, zonja e shpëtimit” në faqen zyrtare një ditë pasi i njëjti koment është publikuar nëpër mediat e tjera. Por, pasi mediat kanë raportuar se Presidenca nëpërmjet këtij shkrimi autorial po i njollos të gjithë liderët tjerë, dikush nga stafi i Atiifete Jahjagës është kujdesur për të mos e lënë këtë shkrim në faqen zyrtare. Nahzi, artikulli i të cilit ka qenë i botuar ne gazetën amerikane "HuffingtonPost" dhe në shumicën e medieve të Kosovës, pos Atifete Jahjagës, politikanëve të tjerë u ka bërë tretman prej kriminelësh. “Të akuzuar për korrupsion, vrasje, dhe ndërlidhje me mafien nga Këshilli i Evropës dhe organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare monitoruese, udhëheqësit më të lartë të Kosovës ranë brenda pak vjetësh nga atraksioni në vendin e kriminelëve të dyshuar. Ata janë të izoluar dhe rrallë ftohen jashtë vendit të tyre për t'u takuar me udhëheqësit e botës”, ka shkruar Nahzi. Deri më tash praktika të tilla të botimit të komenteve autoriale nuk janë botuar në faqen zyrtare të Presidentëve të Kosovës. Aq më tepër kur një koment përmban fyerje dhe akuza të rënda në drejtim të zyrtarëve të Kosovës.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/10/04
PRESIDENCA FSHIN KOMENTIN E FRON NAHZIT
Presidenca e Kosovës ka korrigjuar vetën duke hequr nga uebfaqja zyrtare shkrimin autorial të Fron Nahzit, i cili lartëson personalitetin e Atifete Jahjagas dhe i cilëson liderët tjerë kosovar si kriminel dhe të korruptuar. Presidenca e kishte publikuar shkrimin me titull “Atifete Jahjaga, zonja e shpëtimit” në faqen zyrtare një ditë pasi i njëjti koment është publikuar nëpër mediat e tjera. Por, pasi mediat kanë raportuar se Presidenca nëpërmjet këtij shkrimi autorial po i njollos të gjithë liderët tjerë, dikush nga stafi i Atiifete Jahjagës është kujdesur për të mos e lënë këtë shkrim në faqen zyrtare. Nahzi, artikulli i të cilit ka qenë i botuar ne gazetën amerikane "HuffingtonPost" dhe në shumicën e medieve të Kosovës, pos Atifete Jahjagës, politikanëve të tjerë u ka bërë tretman prej kriminelësh. “Të akuzuar për korrupsion, vrasje, dhe ndërlidhje me mafien nga Këshilli i Evropës dhe organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare monitoruese, udhëheqësit më të lartë të Kosovës ranë brenda pak vjetësh nga atraksioni në vendin e kriminelëve të dyshuar. Ata janë të izoluar dhe rrallë ftohen jashtë vendit të tyre për t'u takuar me udhëheqësit e botës”, ka shkruar Nahzi. Deri më tash praktika të tilla të botimit të komenteve autoriale nuk janë botuar në faqen zyrtare të Presidentëve të Kosovës. Aq më tepër kur një koment përmban fyerje dhe akuza të rënda në drejtim të zyrtarëve të Kosovës.
A mund të bashkohen Kosova e Shqipëria?
Adrian Klosi u lind nė vitin 1957. U diplomua nė fakultetin e Gjuhė - Letėrsisė nė 1981. Ka marrė doktoratėn nė vitin 1990. Nga viti 1993 - 1998 ka qėndruar nė Gjermani. Ka botuar disa libra si nė shqip, ashtu edhe nė gjermanisht.Nė shqip: 1991: "Refleksione" (me Edi Ramėn), 1991: "Shqipėria zgjim i dhunshėm", 1993: "Quo vadis Shqipėri", 1997: "Shqipėria ē'mund tė jetė" dhe nė gjermanisht: 1993: "Mbijetesė shqiptare" (fotot Jutta Benzenberg), 1997: "Fjalor gjemranisht - shqip" (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj nė shtypin shqiptar dhe tė huaj.I martuar me fotografen Jutta Benzenberg.
nga DR.SCI. ARDIAN KLOSI
Është thuajse e pamundur të shoqërosh një gazetar a një intelektual tjetër çfarëdo të huaj që mos të të bëjë pyetjen: Mendoni se ka ndryshime të mëdha midis kosovarëve e shqiptarëve të Shqipërisë, ka prirje bashkimi të tyre, mund të realizohet dikur një Shqipëri e madhe?
Unë u përgjigjem të gjithave me jo: Nuk ka ndryshime të mëdha midis kosovarëve e shqiptarëve të Shqipërisë, shumë pak mund ta dëshirojnë një bashkim e për rrjedhim nuk ka për t’u realizuar ndonjëherë Shqipëria e madhe.
Arsyeja është e thjeshtë dhe është krejt praktike. Dy vende ku jeton i njëjti komb bashkohen, dhe këtë na e tregon historia, në rastin kur njëri prej tyre ka administratë funksionuese, ka ecur përpara në rrugën e mirëqenies dhe dëshirohet e synohet prej pjesës së kombit që jeton në vendin më të varfër ose më të vuajtur.
Kështu ndodhi bashkimi i dy Gjermanive më 1989-1990, po kështu kanë ndodhur bashkime në të kaluarën si ai i Italisë (nën kurorën e njërës prej mbretërive më të zhvilluara të Veriut, asaj të Savojës), kështu mund të ndodhin në të ardhmen, e zëmë nëse bije diktatura në Korenë e Veriut që vetiu pastaj do t’i bashkohej asaj të Jugut. Madje edhe bashkimi i Hong Kongut me Kinën ndodhi pa dhimbje të mëdha në kohën kur Kina kishte hyrë pakthyeshëm në rrugën e modernizimit.
E kundërta vërehet edhe më shpesh: një vend i varfër rrazbitet aq shumë nga tensionet e brendshme ose luftërat civile, saqë vjen një ditë dhe vendi ndahet sikurse ka ndodhur shpesh me vende afrikane, po sikurse ndodhi edhe me shtetin e sllavëve të jugut, i cili nuk mbajti asnjë shekull. Njerëzit janë në thelb qenie materialiste, fundja si gjithë qeniet e tjera. Ata nuk janë në thelb qenie patriotike ose qenie nacionaliste. Për më tepër shqiptarët sot drejtohen në jetë nga vlerat thjesht materiale. Në këtë pikëpamje që është pikëpamja kryesore, nuk ka asnjë arsye pse kosovarët të mëtojnë të bashkohen në Shqipëri e shqiptarët e „perëndimit“ të dëshirojnë bashkim me Kosovën.
Të dy shtetet çalojnë, madje ky i perëndimit shqepon si mos më keq, duke munguar krejt në territore të mëdha sikurse në veri e verilindje. Kosovarëve u mjafton një vështrim mbi gjendjen e mjeruar të Shqipërisë së atyre krahinave, mjafton të kalojnë kufirin dhe të mos gjejnë një qytet për të qenë, u duhet të vinë deri në Shkodër ose Tiranë që të ndeshen me atë që quhet jetë urbane ose jetë e qytetëruar. Një tjetër arsye, pranë kësaj, është imazhi i keq që kanë administratorët, qeveritarët përkëndej e përandej kufirit. Të dyja qeverive u tregohen histori korrupsioni galopant, shpesh me fakte, madje për ndërtim autostradash zgjedhin të njëjtën firmë që ushqen këto histori megakorrupsioni. Sidoqoftë primatin e mban këtu qeveria përkëtejit, kujtojmë vetëm se ajo mund të hedhë në erë qytetarët e saj për të zbërthyer municione të vjetra dhe askujt të mos i hyjë asnjë gjemb. E pra, shqiptarët nuk do të donin që këta administratorë ta zgjeronin ombrellën mbi territore që do t’u shtoheshin nën qeverim; përfytyroni një Shqipëri të qeverisur nga ish-komandantë të UÇK-së ose, mos o Zot, një Kosovë të administruar nga Berisha me familjen e tij dhe Bode me klanin e tij korçar. Përjashtohet pra, për kushedi sa dekada që do të vijnë, një administrim i përbashkët i fateve të shqiptarëve përkëndej e përandej vargmaleve të verilindjes, një shtet i vetëm i tyre.
U bë shpesh paralelja me murin e Berlinit sa kohë që shqiptarët e Kosovës jetonin nën shtypjen nacionaliste. Kur shtypja dhe muri ra, askush nuk tentoi për bashkim. Në teori është gjynah, sepse, jo më me shpenzime dyfishe, pra pa u dashë mbajtur dy qeveri, do mund të administroheshin pasuri të mëdha të një toke ku jeton një komb; kombi do të kishte një vijë të mirë bregdetare, do të bëhej zemra e Ballkanit e nyje kryesore ku do të kalonin qarkullimet Veri-Jug e Lindje-Perëndim, lidhjet historike të malësisë me ultësirat kontinentale dhe bregdetare do të gjallëroheshin, vetë respekti që do të gëzonte ky shtet i shqiptarëve do të ishte shumë më i ndryshëm nga qesëndi-keqardhja që mbizotëron sot te të huajt për dy gjysmat e tij gjysmake.
Gjynah është edhe që një kulturë e përbashkët, me të njëjtat fillesa, edhe pse sot me disa degëzime të larguara, nuk përfaqësohet nga disa pak qendra a institucione prestigjioze: një Akademi serioze Shkencash, me institucione për studimin e tokës, detit, kulturës së shqiptarëve, një Teatër i madh Kombëtar, një Bibliotekë e vërtetë Kombëtare, një Qendër kombëtare Kinematografie etj. etj.. Sepse kultura është një, dy shtetet e ndara e armike në shekullin e kaluar nuk arritën ta përçajnë atë, falë patriotizmit të kosovarëve, të shtresës intelektuale të rritur në Jugosllavi, asnjëherë nuk u kërkua aty zhvillimi i një kulture të veçantë, sanksionimi i një shqipeje të veçantë (çka nuk do të ishte aspak e vështirë po të ndiqej tradita e gegënishtes). Kjo ka sjellë sot pozitive që të mos ketë barriera kulture sikurse ka barriera administrate, por ka sjellë edhe dukuri negative sikurse njëfarë inferioriteti pritës që tregon Prishtina ndaj Tiranës, ku bëhen më të mira edhe botimet, edhe Panairet e Librit, edhe mediat ose bienalet e artit etj. Në praktikë gjendja e dyshtetësisë është më e mirë për gjithë arsyet që thamë. Sidomos fakti që shteti i Kosovës është i kontrolluar e në njëfarë mase i garantuar nga prania e ndërkombëtarëve. Aty janë të papërfytyrueshme ngjarje si Gërdeci ose demonstrata e 21 janarit. Aty i është i papërfytyrueshëm vetëzbërthimi i shtetit siç ndodhi te ne nën Berishën më 1997. Aty është e papërfytyrueshme shitja e interesave të vendit ose shkatërrimi i monumenteve natyrore e të kulturës sikurse ndodh aktualisht në Shqipëri.
Por përtej këtyre arsyetimeve që mund të enden në rrafsh abstrakt, më intereson të kujtoj në këto radhë pamjen konkrete të Kosovës e të Shqipërisë sot, në një krahasim të shpejtë por që na tregon shumë. Më ka rënë rasti dy herë muajt e fundit të udhëtoj në Kosovë e nuk mund të mos i shohësh ndryshimet me Shqipërinë sapo që kalon kufirin. Sapo që ndodhesh në Kosovë nis gjelbërimi dhe punimi i tokës. Ku nuk ka pyje, ato pemë të ulta gjethevogla që veshin kodrat njëra pas tjetrës, ka ara të punuara ose vreshta të shtrira në dhjetëra dynymë në mos hektarë. Edhe në qendrat më të vogla të banuara sheh njëri pas tjetrit shitësit e frutave dhe perimeve me arkat e tyre të sërënditura gjithë kujdes. Ndërsa në Shqipëri ku sheh fusha, s’është e thënë të jenë të punuara, madje sa më të mëdha këto fusha, si për shembull në brezat e shumtë të Myzeqesë, aq më djerrë janë ato.
Aty e ndjen se sa rëndë e ka goditur Shqipërinë historia e kolektivizimit ekstrem bashkë me çorbën që u bë më mbas me pjesëtimet ose kthimet e pronave. Në Kosovë me sa kuptohet asnjëherë s’ka humbur tradita e punimit privat të arave të mëdha, këtu sikur nuk ekziston gjëkundi toka pa zot. Edhe mënyra se si i ndërtojnë shtëpitë kosovarët është e përmbajtjur: këto shtëpi janë gjithmonë dy-trikatëshe dhe kanë gjithmonë një çati mbi krye. Ndërsa në Shqipëri është tipike“vila“ e re gjigande, që mund të shkojë dhe pesë kate dhe të ngrihet mu në mes të arës ose vreshtit të dikurshëm. Shihni vetëm pamjen e fshatit të dikurshëm Lundër në të dalë të Tiranës kur shkon për nga Elbasani: gjithë shpatet e kodrave të veshura dikur me vreshta, janë mbjellë me këto të ashtuquajtura vila që i kanë likuiduar vreshtat njëherë e përgjithmonë (ndërkohë në dyqane vazhdon të shitet verë „Lundra“ megjithëse hardhi nuk ka më). Kjo mënyrë e qetë dhe e përmbajtur e trajtimit të tokës dhe e ndërtimeve që dallon provincën kosovare, të takon edhe në qytetet që kam shkelur, Prizren, Prishtinë. Këtu makinat ndalojnë rregullisht para semaforëve e sidomos u japin përparësi këmbësorëve. Edhe në vijat e bardha ose në kthesë të makinës përparësinë e ka këmbësori (aty ku tiranasit ose vlonjatët e trembur shohin se mos po u afrohet ndonjë makinë). Për çudi edhe boritë e kerreve nuk dëgjohen, sikur ua kanë hequr. Herën e fundit u ndodha në Prishtinë në një ditë të diel.
Asnjë dyqan hapur, kafene e restorante po, tek-tuk ndonjë kioskë gazetash e ndonjë tezgë librash, aq. Një rregullsi që e gjen në Gjermani, në përgjithësi në Europën e mesme dhe veriore e që sigurisht s’të kujton asnjë qytet të Shqipërisë. Më patën thënë që duhet të kesh kujdes nga policia rrugore kosovare, sepse nuk bën shaka kur të gjen në kundravajtje, Megjithatë diku në një rrugë të tatëpjetë para se të hyja në një qytet të vogël, kamera e një polici kapi te makina ime 13 km/orë kapërcim shpejtësie. Pas kësaj mbushje dokumentash, faturë gjobe dhe asnjë diskutim i kotë. Kurse në Shqipëri nëpër gjithë autostradën e re këmbë polici e rrotë makine policie rrugore. Diku, në hyrje të tunelit të Kalimashit, ishin mbledhur si nja 8 a 10 policë të shkrehur, më duket se edhe rripat e pantallonave i kishin të zbërthyer dhe ia kishin kërcitur muhabetit me kurrizin e kthyer rrugës. Ja dhe këto detaje të vogla mjaftojnë për të kuptuar se tjetër është zbatimi i shtetit te ne e tjetër në Kosovë. Gjithçka e ka një arsye, ndryshimet kanë shpjegimet e tyre. Kosova edhe pse vuajti diskriminimin serb, luftën, dëbimet, asnjëherë nuk ra pre e anarkisë. Ndërsa Shqipëria, edhe sot që kanë kaluar 20 vjet qyshse u shemb një diktaturë e skajshme e cila, siç vrau në qelizë pronën private, goditi në ind elitat kulturore, nxori në majë siç nxjerr dallga e ujërave të turbullt shkumën e pisët ata më sharlatanët e më servilët, Shqipëria pra edhe sot nuk ka arritur ta ftillojë kaosin e vlerave dhe të organizimit, ajo rri gjithmonë si me frikën e valës së anarkisë të ardhshme. Mungesa e shtetit të vërtetë dhe mungesa e një zhvillimi të qëndrueshëm mes harmonisë së protagonistëve shoqërorë, brenga jonë më e madhe.
E megjithatë nuk ishin shpjegimet që më shtynë të shkruaj këto radhë. Është njëfarë kryelartësie për të mos thënë fodullëku i një pjese të mirë bashkëqytetarësh të Shqipërisë kur flitet për Kosovën dhe kosovarët. Bëjnë si më të mirë këta të Shqipërisë, si më të zot, më të emancipuar, më afër Perëndimit etj. etj. Jam dakord që ka më shumë gjallëri e lëvizje në Tiranë sesa në Prishtinë, ka më shumë lajme në kryeqytetin e perëndimit sesa në atë të lindjes, ka në Tiranë të paktën nja shtatë stacione lajmesh (të dhitesh me lajme, do thoshin në Elbasan), të sofistikuar në teknikën e tyre. Po ç’më duhet kjo më shumë, më fort, më shpejt? Tek shqiptarët „ e perëndimit“ vërehet vërtet një energji më e madhe, veçse kjo energji shpesh është negative. Shikoni me sa shpejtësi u betonua bregdeti i Sarandës, ai i Golemit, si po ndjek bregdeti i Vlorës të njëjtën rrugë. Shikoni si po marrin shtratin e Erzenit për të ndërtuar Diagonalen e Karrëfurit, shtratin e Lumit të Tiranës për të bërë rrugën „e Arbërit“.
Shikoni si po i ngjiten pallatet malit të Dajtit, biznesi i ndërtimit më e shëmtuara kafshë që është parë ndonjëherë në këto anë. Në më pak se dhjetë vjet u shpërfytyrua ajo që i kishte dhënë natyra Shqipërisë në miliona vjet. Ç’ta dua këtë energji e këtë lloj zhvillimi? Do desha shumë më tepër një zhvillim të qetë bujqësor-tregtar si të Kosovës. Kanë vërtet më shumë mallra, më shumë kafene, më shumë rini nëpër rrugë qytetet e mëdha të Shqipërisë, Tirana, Korça, Vlora. Por kanë edhe më shumë pazare të pista, para të pista, krisma. Këtu po bëhen krime edhe më të sofistikuara sesa në Napoli; atëherë them, jo falemnderit, bëj pa këtë gjallëri, në djall këto super hotele e super restorante që nuk i lënkan asgjë mangut Palermos. Po kur dëgjoj pastaj që më mburrin „modelin ekonomik“ të Shqipërisë e cila nuk njihka krizë, më trazohen zorrët. Shqipëria mjerisht nuk ka gjetur ende vetveten, ajo kalon nëpër amplituda shpirtërore të ngjashme me delire-depresionet e udhëheqësve të saj.
Këtu rinia ende nuk ka perspektivë (dhe pasqyrë më të mirë për gjendjen shëndetësore të një shoqërie nuk ka), ata që janë në gjendje, ikin për të studiuar një orë e më parë jashtë, ata që s’mundin, marrin pjesë në teatrin e arsimit të lartë publik dhe privat mes inflacionit të diplomave dhe masterave. Siç shihet një kosovar ka sot shumë më tepër arsye për të mos dëshiruar ndonjë jetesë nën shtetin shqiptar. E qartë, edhe shqiptarët vetë nuk kanë ndonjë arsye për të lakmuar shtetin kosovar. Por as edhe një arsye për t’u vetëmburrur ndaj kosovarëve për një përparim që nuk ekziston. E nëse do duan të mësojnë gjë nga bashkëkombasit përtej kufirit, kjo do të ishte qetësia, përmbajtja dhe serioziteti në jetën shoqërore, raporti me punën dhe shumë më tepër dashuri për tokën e vet.
60-të studiues shpalosin të arriturat e albanologjisë
Mbi 60 studiues nga trevat shqiptare, do të shpalosin të arriturat më të reja, nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës në Seminarin V ndërkombëtar të albanologjisë, të cilin e organizon Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT). Rektori i USHT-së, prof.dr. Agron Reka tha se seminari i sivjetmë është i pesti me radhë që e organizon Universiteti dhe shpreson që edhe këtë vit do të jetë manifestim i suksesshëm dhe do të kontribuojë në fushën e studimeve të albanologjisë. "E veçanta e Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë është se e ka krijuar identitetin e vet dhe synon ta ruaj kontinuitetin nga viti në vit, me pasurimin e përmbajtjeve të tij dhe të transformohet aq sa lejon karakteri i tij si institucion, me tema të reja, trajtim problemesh, ndërkaq edhe me pjesëmarrjen e studiuesve të rinj në punimet e këtij Seminari. Seminaret e kësaj natyre dhe manifestimet shkencore të këtij niveli organizohen me qëllim të shpalosjes së prurjeve të reja nga fushat shkencore përkatëse. Seminari i Albanologjisë e ka po këtë synim dhe përherë do të mbetet manifestim ndërkombëtar në shërbim të këtij qëllimi", tha Reka. Drejtori i Seminarit ndërkombëtar të albanologjisë, Doc.dr. Fehari Ramadani, tha se Seminari i V-të Ndërkombëtar i Albanologjisë përmes veprimtarisë së tij jep mesazhe bashkëpunimi e respekti, jo vetëm për botën shqiptare, por për të gjithë ata, që çmojnë shkencën, kulturën, dijen dhe vlerat tjera njerëzore. "Seminari i sivjetmë synon të zhvilloj veprimtari të shumanshme shkencore dhe kulturore. Ai është i ndarë në katër sesione shkencore, në të cilat studiuesit nga fusha të ndryshme të albanologjisë, do të mbajnë kumtesa në lëmi të tilla, si: gjuhësia, letërsia, etnokultura dhe historia. Referimet do të shoqërohen me debate të frytshme shkencore”, theksoi Ramadani.
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Maqedonisë, Teuta Arifi, tha se shkenca është lëmia e cila e nderon një komb.
Nga Musa SABEDINI :Poezi e avancuar në qasjen artistike
Nëpër faqet e librit "Zjarrmi e kthjelltë", lexuesi me ëndje mund ta lexojë poezinë, e cila është shkruar me një gjuhë të pastër, të qartë, si dhe me artikulim e tingëllimë të rrjedhshme poetike, ka thënë recensenti Nexhat Rexhaj
Poeti dhe prozatori Sabit Rrustemi, këto ditë, doli me veprën poetike, me titull "Zjarrmi e kthjelltë", botuar nga shtëpia botuese "Beqir Musliu".
Vëllimi poetik hapet me poezinë "Arnimi i shtëpisë", e shpërblyer me vendin e parë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, poezi e botuar në revistën "Fjala" në vitin e largët 1994, e rigjetur këtë vit. Rrustemi librin e ka konceptuar në këto cikle: Nëpër krahët e shqiponjës, Plisi i dhembjes, Hallkë domethënëse figuracioni metaforik
Fuqia e fjalës komunikon me pavdekësinë e jetës, sepse ai, edhe kur shkruan për dëshmorët, edhe kur shkruan për përditshmërinë aktualizuese, objektivizon qëllimin me figura të realizuara, nëpërmjet të cilave i jep jetë e gjallëri mesazhit përcaktues dhe identifikon atë me konkreten aktualizuese të kohës. Këto lidhje krijojnë ndërgjegjësimin e njeriut për të ardhmen, duke synuar gjithnjë në shpirtin kreativ dhe përjetësimin e dallueshëm ekzistencial me dimensione sa më afër imagjinatës dhe reales. Frymëzimi dhe gjetja e figuracionit metaforik janë hallka domethënëse, që shpalosin angazhimin në bashkërenditje e bashkëveprim me idetë poetike, të cilat konkretizojnë aktualen në frymën e modernitetit poetik, për të arrirë shkrirjen e imazhit në objektivitetin burimor dhe krijimin ambientit sa më origjinal, si edhe për gjetjen e mikrotoponimeve si ilustrim praktik.Mos qoftë thënë, Zbrazja e të pathënave, Po shumë më paske braktisur, Merre ma shtruar dhe cikli i fundit që ka vetëm një poezi - Më vetëton në sy. Recensenti i librit, Nexhat Rexhaj, ka thënë se poezia e shtruar në këtë vëllim përfshin poezi të shkruara që në vitet e tetëdhjeta, mirëpo pjesa më e madhe e poezive janë të shkruara në dy vjetët e fundit. Nëpër faqet e librit "Zjarrmi e kthjelltë", lexuesi me ëndje mund ta lexojë poezinë, e cila është shkruar me një gjuhë të pastër, të qartë, si dhe me artikulim e tingëllimë të rrjedhshme poetike. Sipas Rexhës, vargënimi i përmbajtjes ka harmonizonim estetik, nëpërmjet të cilit dëshmon se pena poetike e Sabit Rrustemit ka krijuar tanimë autencitetin krijues dhe dinamika e shtjellimit të vargjeve ka konceptimin origjinal si në kontekstin e kohëve, po ashtu edhe në relacionin e përpjekjeve për avancim sa më praktik si në brendi dhe në mbarështrimin e figuracionit, në përputhje me orbitën poetike. Rëndësia e vargut hapëron me kujdes në optikën e rrjedhshme edhe për lexuesin, edhe për tematikën e paraqitur në tërësinë e saj. Edhe në këtë vëllim poetik, Sabit Rrustemi ka arritur avancimin në përsosmërinë e qasjes artistike, sepse tematika e shtruar ka një heterogjenitet të pranueshëm për vetë lexuesin dhe koloritin e brendshëm, duke i dhënë kuptimin tërësisë së shtruar edhe si objektiv artistik, edhe si realizim brenda kopertinave të librit. Ai ka funksionalizuar vrojtimet e problematikës së shtjelluar në vepër.
Në vëllimin "Zjarrmi e kthjelltë", Sabit Rrustemi ka shfaqur idenë e konkretizuar, duke e motivuar atë në mosshterjen e frymëzimeve te tija poetike, si dhe në angazhimin e mëtejmë edhe për krijime e vlera sa më të arrira artistike.
Izmi Zeka, një studiues i mirëfilltë i publicistikës shqiptare
Izmi Zeka, tani më i është paraqitur opinionit publik edhe me librin e tij të dytë nga fusha e publicistikës, "Realitete dhe ballafaqime", që u promovua, ditë më parë, e ku autori përmes një përkushtimi të pashoq, si një lërues i mirë i fushës së publicistikës, përcjellë fatin e Kosovës në periudhën më delikate të saj.
Në formën e një ditari politik, ai përmbledh të gjitha shqetësimet, që nuk ishin vetëm të tij, në formën e një "romani" politik të periudhës 2003 - 2008, kur tashmë gjithë ai ngërç dhe ai shqetësim i arsyeshëm kish marrë një përgjigje, apo ish shpërblyer me krijimin e shtetit të Kosovës.
Duke qenë mjaft autonom në qasjen e tij prej një veprimtari dhe intelektuali, që vjen nga një familje e dëshmuar atdhetare, Izmi Zeka sjell një libër dhe një shtjellim për Kosovën, pikërisht për periudhën më të debatuar e më të nxehtë të saj, duke dëshmuar dhe një largpamësi, po dhe një realitet, të cilit nuk i shmanget, por përpiqet për ta ndryshuar në të mirë të atdheut të tij.
Me disa refleksione për librin e Zekës u paraqitën redaktori Tahir Arifi dhe recensentët Nexhat Rexha e Linditë Ramushi, sikurse edhe Hydajet Hyseni, i cili shfaqi impresionet e tij.
Sabit Rrustemi nga Ars Club “Beqir Musliu”, botues i librit, tha se “Realitete dhe ballafaqime” përbëhet prej dy kapitujve - "Në rrugën e bërjes së shtetit..." e “Në shërbim të qytetarit".
Ndryshe, Zeka tha se është munduar të thotë diçka për rrjedhat e asaj periudhe, duke e quajtur këtë një përpëlitje të tij modeste.
Autori është Kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan dhe zëvendësministër i Brendshëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës
(Izmi Zeka u lind më 15.10.1967,në fshatin Poliçkë,KK Kamenicë.Shkollën fillore e kreu në Gjilan,kurse shkollën e mesme e kreu në Prishtinë.Fakultetin e Historisë e kreu me sukses në Universitetin e Prishtinës. Tash së voni Izmiu është emëruar zv/ministër në MPB në Qeverinë e Republikës së Kosovës.Është i martuar,ka një vajzë dhe jeton në Gjilan.)
Flori Bruqi
Një libër edhe me përmbajtje shkencore
Linditë Ramushi
Shkruan: Linditë Ramushi
Një përmbledhje e një mendimi duke elaboruar dhe një proces, ngjarje a perceptim i vënë në frymë të një reference shpesh here. Vë në dukje dhe celulën e saktë të burimit të asaj që thuhet në fakt. Në përmbledhjen e shkrimeve opinioniste të autorit Izmi Zeka, të titulluar " Realitete dhe Ballafaqime", hasim jo vetëm një mendim të thjeshtë për një proces të caktuar, jo vetëm një përshkrim të pikave për të cilat autori ka menduar për to në vështrim e sipër e pastaj duke i kthyer dhe në autorësi këto shkrime.
Shohim një kristalizim të mendimit dhe njohje të së veçantës ndodhi në gërshetim me perceptimin e tij vetanak dhe ndërthurjen me elementet e tjera të kohës dhe shoqërisë. Gjatë leximit të këtij libri, dhe vështrimit që i kam bërë, kam hasur disa elemente të cilave autori iu ka qëndruar të them më thjeshtë së pari besnik në trajtimin e tyre do t'i quaja probleme të tipit "esse", them kështu meqë ngjarjet dhe koha në të cilën autori ka shkruar këto shkrime kanë qenë shpërthime të valvuleve të brendshme vullkanike.
Autori Zeka, kritikën e tij mbi këto shkrime e ka të thelluar dhe brumë i të tërave ka qen thelbi i ngjarjes, të cilën ai e ka vënë në elaborim duke njohur së pari celulën dhe duke e gërshetuar pastaj dhe me projektin që vëgeh. Shihet qartë se çdo shkrim i tij paraqet përbërjen dhe ndërlidhjen, shoqëri-shtet, shtet-shoqëri, politikë-bashkëveprim qytetar dhe anasjelltas.
Në suaza të kontekstit njohje, tek libri "Realitete dhe Ballafaqime", autori Zeka shihet me një precizitet të dhënies së një mendimi, dhe me saktësi të së vërtetës së qenë. Ky libër është jo vetëm një përmbledhje opinionesh, por njëkohësisht ka një përmbajtje shumë shkencore që do t'i hynte në mësim dhe zbatim edhe për studime historike dhe social politike tani dhe në të ardhmen.
Filozofia e mendimit të tij bazohet në esencialen duke u mbështetur dhe në ndërthurjet e shumë proceseve të njohura më parë. Në këto shkrime autori na bën të shohim edhe se si ndërlidhet fuqia e mendimit në koherim me ata që veprojnë në suaza dhe situata të caktuara. Siç flet edhe për shtetërregullimin dhe për qeverisjen që i është bërë vendit që nga paslufta e deri në kohën kur është bërë shpallja e pavarësisë së vendit. Shpjegon dhe periudha nëpër të cilat ka kaluar vendi si vend, dhe duke i përmendur këto, ai i fut në kornizë duke i konvertuar në ngjarjet " ditore".
Analiza ditore po e quaj vështrimin mbi këto shkrime meqë po e lidh se këto janë autoritet i çdo kujt që jep mendimin për ardhjen e formave dhe shtytjeve të reja në vend dhe në shtet formim. Mendimi politik i autorit në këtë rast bie fuqishëm mbi politikat vepruese në bashkëdyzim me pushtetarit dhe opozitarët.
Funksionimi i palëve të caktuara dhe pretendimi për arritje të hajeve të dëshiruara. Problematika e çështjes në të vërtetë shpesh na le peng të mendimit, tek libri " Realitete e Ballafaqime" pash një qartësi të plotë të tregimit.
Libri përmban një veçanti të përbërë me një grusht themel të cilin autori e shpreh me një çiltërsi më të madhe kur flet për tema dhe caqe të cilat e kishin prekur vendin atë kohë kur janë shkruar e zhvilluar këto ngjarje. Caqet apo do t'i quaja elementet e të gjitha shkrimeve janë mjaftë koncize.
Motivi i autorit lë në frymë të kristalizuar në dy drejtime: të asaj që preket dhe në mënyrën me të cilën do të gjendej rruga a po ndërtimi. Libri flet për shumë faza të zhvillimit të vendit, autori në njërën nga shkrimet paraqet në një figuratizim të detajuar edhe kohën kur në vend kishte filluar nacionalizmi, aty paraqet Kosovën si pjesë e kësaj ngjarje duke e përfunduar pastaj këtë esse me arritjen e kushtueshmërisë së çfarëdo hapi nëpër të cilin ka kaluar çdo pjesë e vendit.
Gjatë viteve kur këto procese po vargisnin vendin nëpër politizime brenda dhe jashtë shtetërore, do të ishte e pamundur t'i shmangemi çfarëdo koincidence të determinuar për një program të caktuar. Edhe autori në këtë përmbledhje mendimesh dhe qasjesh të tija, ka vënë në pah dhe ka proceduar çdo mendim me çdo projekt arritje gjatë çdo periudhe që ai ka përcjell me syrin dhe mendimin kritik.
Kthjelltësia e vargut dhe e mendimit të lë të kuptosh se autori ka një përgatitje të veçantë për të gjitha mendimet që i ka venë në të shkruar, shihet njohja e hollë edhe e ndërtimi mjeshtëror të mendimit kritik. Procesi i të shkruarit në këtë lloj botimi, mendoj që i jep shumë forcë krijuese autorësisë kur është i mbështetur dhe në burimin e njohurive, por forca e ndërlidhjes së tyre qëndron tek arritja e vendosjes së qasjes në vijën në të cilën lexuesi tek ky libër mund ta vërej shumë lehtë.
Si përfundim libri "Realitete e Ballafaqime", i autorit Izmi Zeka, po e them dhe një herë është një përmbledhje, përshkrim, njohje, procedim, vlerësim kritikë e kërkesë e shumë informacioneve e shumë problematikave vendore si komb, të cilat do tu duhen të tërë qytetarëve të këtij vendi.
(Autorja është recensent i Librit publicistik të Izmi Zekës “Realitete dhe ballafaqime”)
"Realitete dhe Ballafaqime", libri i dytë publicistik i Izmi Zekës
Izmi Zeka nxjerr librin e tij të dytë në fushën e publicistikës, me titull “Realitete dhe ballafaqime”. Ai, nuk është tashmë vetëm një funksionar i lartë i PDK-së, ku aktualisht ushtron postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës si dhe atë të kryesuesit të KK të Gjilanit si dhe funksione tjera brenda strukturës partiake.
Ai, opinionit publik i paraqitet me librin e tij të dytë nga fusha e publicistikës, me titull "Realitete dhe ballafaqime", libër që e botoi Shtëpia Botuese "Beqir Musliu". Duke folur për librin, Sabit Rrustemi, editor, ka thënë se përmes një përkushtimi të pashoq, thuaja dhe fanatik, Izmi Zeka, si një lërues i mirë i fushës së publicistikës, përcjell fatin e Kosovës, në periudhën më delikate, atëherë kur shumëçka po zihej para definimit të statusit të saj.
Siç shprehet Rrustemi, në formën e një ditari politik, Zeka përmbledh të gjitha shqetësimet, që s' ishin vetëm të tija, në formën e një "romani" politik, dhe atë mes datave 10 korrik 2003 - 1 prill 2008, kur tashmë gjithë ai ngërç, ai shqetësim i arsyeshëm, kish marrë një përgjigje, ish shpërblyer me krijimin e shtetit më të ri në botë - Republikën e Kosovës.
Duke qenë mjaft autonom në qasjen e tij prej një veprimtari dhe intelektuali në ngritje, si dhe një familjeje të dëshmuar atdhetare, Izmi Zeka, sjell një libër dhe një shtjellim për Kosovën, pikërisht për periudhën më të debatueshme e më të nxehtë të saj, duke dëshmuar dhe një largpamësi po dhe një realitet të cilit nuk i shmanget por, përpiqet për ta ndryshuar në të mirë të atdheut të tij, përmes një ere ndryshimesh demokratike që hapin një perspektivë të re, e cila edhe kërkohet me ngulm nga fillimi i këtij libri e deri në përmbyllje, gjë që edhe ndodhë.
PËRGATITI FLORI BRUQI
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...