Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/16

Uran Butka: Nuk mund të ulem në nivelin e Adriatik Alimadhit



b_95_75_16777215_0___images_8KOMENTET_uran-butkaa.gifPas akuzave të hedhura në publik nga ana e kreut të Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në drejtim të historianit të njohur Uran Butka, ne iu drejtuam këtij të fundit për t’i marrë një prononcim mbi përgjigjet e këtyre akuzave. Por nga ana e tij, z. Butka, pasi na tha, se, ato ishin të pavërteta dhe për këtë arsye nuk ia vlen të ulë nivelin e tij, për të sqaruar shpifjet. Ai nuk pranoi të prononcohet më tepër, për të mos krijuar polemika në gjirin e lëvizjeve politike të pasardhësve të Mit’hat Frashërit dhe Abaz Ermenjit. Me këtë rast, historiani i njohur shqiptar i cili gjatë këtyre 20 viteve të fundit i ka hedhur një dritë të konsiderueshme në arkivin e kujtesës kombëtare, reflektoi një shembull të shkëlqyer duke treguar edhe njëherë se qëllimi kryesor i punës së tij të përditshme është që të gjejë naftë dhe jo të kërkojë armikun, atje ku nuk ekziston. Pra qëllimi i tij është që të japë një kontribut të dobishëm për rishkrimin me korrektesë të historisë sonë kombëtare, duke refuzuar pjesëmarrjen e tij, në keqkuptimet dhe përplasjet e vogla që mund të dalin gjatë rrugës. Ndofta, vetë Butka duke dhënë një këndvështrim tjetër në qasjen ndaj historisë, mund të kishte parashikuar që në fillim, zërat kundër mënyrës së re të paraqitjes së fenomeneve, por gjithsesi, refuzimi ndaj polemikave brenda komunitetit të Ballit Kombëtar, tregon para së gjithash një vizion fisnikërie.
Telefonatat
Gjatë ditës së djeshme, shumë përfaqësues të Ballit, por edhe njerëz të thjeshtë kanë telefonuar duke e quajtur të pavërtetë, akuzën e Alimadhit, për rastin e 70 vjetorit të Ballit Kombëtar, lidhur me kumtesën e kërkuar në adresë të Butkës. Thelbi i opinionit të tyre të përgjithshëm ishte ky: Uran Butka, duke qenë një historian dhe intelektual i nderuar, si edhe duke qenë një pasardhës i familjes së respektuar të patriotit Safet Butka, pra, ky njeri që reflekton kulturë dhe urtësi shembullore, nuk mund ta ulë veten kurrsesi, për të kërkuar, honorare për një kumtesë. Ata thanë se kjo nuk është në natyrën e Uran Butkës dhe se ai asnjëherë në jetën e tij, nuk ka punuar për të fituar para. “Uran Butka është një model i mirësisë dhe çdo njeri që mundohet të marrë nëpër gojë emrin e tij të nderuar duhet të shihet më parë vetë në pasqyrë”, thanë disa prej telefonuesve të djeshëm. Në këtë mënyrë, publikimi i një akuze të tillë, nuk ishte gjë tjetër veçse rasti që iu krijua lexuesve për të thënë disa fjalë të mira më shumë për Uran Butkën, të cilit përveç vuajtjeve të shumta që i shkaktuan në të kaluarën, duket se po i shkaktojnë dëshpërime të kota e ët paqena në këtë periudhë. Por megjithatë, ai ka vendosur të mos i japë rrugë debateve dhe sherreve, duke i prerë kështu udhën vazhdimësisë së akuzave të ndërsjellta brenda një komuniteti.
Letra e Hysni Kapos
Duke folur për vuajtjet e dikurshme, nj nga gjërat që e jka tronditur më shumë në të kaluarën, ka qenë një letër-porosi e Hysni Kapos në adresë të drejtuesve lokalë, që Uran Butkën ta internonin. Apo ta largonin nga Tirana në formë dënimi. Në këtë letër Hysni Kapo shkruante: “Të vendoset sa më larg kufirit dhe sa më larg njerëzve”. Kjo letër fyese ndaj përfaqësuesit të një familjeje patriotësh, natyrisht që përbënte një paradoks. Sepse, në të kaluarën pjesëtarë të familjes së tij, kishin luftuar për të mbrojtur kufijtë dhe shumë prej tyre ishin plagosur në beteja të njohura për mbrojtjen e këtyre kufijve. Ndërsa, Hysni Kapua, duke  tokëzuar idiotësinë e byroistëve deri tek ndëshkimet fatale të njerëzve të thjeshtë e të pafajshëm, udhëzonte distancimin e Butkës ndaj kufijve, për frikën e arratisjes. Natyrisht, tani të gjithë e dinë se Uran Butka për shkak të formimit të tij patriotik dhe intelektual, mund të jetë njeriu i fundit që mund të largohet nga Shqipëria, pasi ai është jashtëzakonisht i lidhur me historitë e këtij trualli. Por atëhere ashtu ishte koha dhe pas disa ndryshimeve të vendit të internimit për Butkën, atë më në fund e caktuan në Martanesh. Dhe ndofta për shkak të këtyre dënimeve barbare dhe vuajtjeve që buronin nga atdhedashuria  apo patriotizmi i tij, (pra ai nuk kishte bërë asnjë faj, nuk kishte fyer askënd) meriton një kurorë respekti dhe nderimi.
Paskal Milo: Ç’më tha Ramiz Alia për Safet Butkën
“Një ditë, Ramiz Alia më foli për Uran Butkën dhe më tha fjalët më të mira për të”. Kështu u shpreh, historiani dhe politikani i njohur shqiptar, Paskal Milo në lidhje me takimin që ka pasur dikur me Ramiz Alinë. Më tej ai vazhdon: Ramizi e kishte pasur profesor në Shkodër dhe e nderonte jashtë mase. “Unë kurrë nuk e kam sulmuar dhea nuk kam ndërmend ta sulmoj figurën e Safet Butkës, profesorit të nderuar që ishte një model për brezat e rinj”, më tha Ramizi. Kështu e mbyll rrëfimin e tij, Paskal Milo, për këtë çështje
Libri i Butkës
Libri i Butkës në lidhje me përgjigjen e pyetjes, nëse ka pasur luftë civile në Shqipëri, është thithur dhe lexuar nga shumë njerëz, duke hapur kështu një debat vizionarësh, në qarqet e lexuesve tradicionalë dhe atyre më të rinj. Në këtë libër, sipas Butkës, lufta civile ka qenë e dukshme dhe reale, sidomos pas refuzimit nga komunistët të Marrëveshjes së Mukjes, por edhe pas Konferencës së dytë të Labinotit. Natyrisht ky libër i ka ndarë lexuesit shqiptarë por edhe disa nga studiuesit e huaj në dy grupime, ku njëri grup e përkrah mendimin e tij dhe grupi tjetër, e kundërshton atë. Midis kundërshtarëve më të dukshëm në qarqet profesioniste të historianëve dallohet, z. Paskal Milo, i cili i hedh poshtë një pjesë të madhe të argumenteve të tij, por nga ana tjetër edhe historianë të tjerë mjaft të shquar si Luan Malltezi, etj, duket se kanë një këndvështrim disi të ndryshëm në lidhje me profilin dhe fatin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Por nga ana tjetër, mbështetësit e optikës së Butkës, në Shqipëri janë me mijra dhe për këtë arsye libri i tij për Luftën Civile është përpirë me një etje të madhe nga lexuesit tanë. 

Adriatik Alimadhi: Butka më kërkoi 100 dollarë për të mbajtur kumtesën në mbledhjen e Ballit Kombëtar



b_95_75_16777215_0___images_5Komentet_adriatik-alimadhi.gifNë letrën e tij të hapur, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi shpreh indinjatën e tij për librin dhe filmin që i kushtohet historikut apo figurave të ballisto-nacionalistëve. Duket se tehun kryesor, Alimadhi e ka mprehur kundër historianit Uran Butka të cilin e akuzon për abuzime historike në këto 20 vjet. Midis të tjerave, ai thotë: “Vlerat e padiskutueshme të Ballit Kombëtar dhe rruga heroike e ndjekur në këto 72 vjet, kundërshtojnë premierën e filmit kushtuar shërbestarit të Kombit Mit’hat Abdyl Frashërit, me skenarist, Aleko Gjerkon dhe me konsulent Uran Butkën. Njëkohësisht, dua të informoj lexuesin, se ky film është mbushur me të pavërteta. Dhe ato janë marrë nga libri “Gjeniu i Kombit”, shkruajtur nga Uran Butka. Parimet e Ballit Kombëtar më dhanë forcën për ta kundërshtuar penën, filmin, shkrimet dhe aktivitetin e Uran Butkës dhe për t’i thënë atij, që nacionalizmi shqiptar nuk mund të ndahet, sipas orekseve të ndryshme dhe interesave personale të Butkës. Dua ta them me sinqeritet se, u mendova shumë për këtë letër të hapur, ndaj z. Butka, sepse nuk dua që të fillojnë mosmarrëveshjet, sharjet, mëritë, burrëritë, etj midis dy fiseve tona. Të gjithë e dimë se nuk është e lehtë të kundërshtosh një gënjeshtër dhe të japësh një të vërtetë, gjithsesi, duke parë që opinioni publik shqiptar po gënjehet dhe atij po i serviret një mashtrim, në këtë rast, mua me takon të reagoj fuqishëm, kundër prapaskenave, dëmeve që i sillen Ballit Kombëtar! Duke qenë kryetar i Ballit Kombëtar, me njohjen time të historisë së Ballit Kombëtar unë kam detyrimin të them të vërtetën. Në fillim duhet të shpjegoj se marrëdhëniet midis dy fiseve tona kanë një lidhje të gjatë historike, një shekull bashkëpunim në vazhdimësi të frymës kombëtare dhe patriotike, Fjala këtu është për familjen Butka dhe Alimadhi. Nebi Kuçi, (Alimadhi) xhaxhai i babës tim ishte komandant i çetës së Tomoricës, në Skrapar, ndërsa, Sali Butka duke dëgjuar mbi veprimtarinë e familjes Alimadhi dhe të çetës së Nebiut, bashkëpunoi me çetën e Nebi Kuçit, (sot Alimadhi), i cili u vra, në vitin 1914, duke luftuar në krah të çetës së Sali Butkës, nga andartët grekë. Sot është dëshmor i kombit. Bëmat e tij, Kolonja i ka ngritur në këmgë. Por nuk është vetëm kjo. Kur kthehet nga internimi i Ventotenës (Itali). Safet Butka, vjen te familja Alimadhi, në vitin 1943. Tashmë, kauza e familjes Alimadhi, ishte përcaktuar. Më vonë gjithçka vazhdoi mirë, por sot, Urani ndryshe, nga rruga e të parëve të tij, nuk ka zgjedhur këtë përmbajte. Përse e them këtë? Një ditë në përkujtimin e 14 shtatorit, të vitit 2004, ditës së dëshmorëve të Ballit Kombëtar, në vendin e quajtur Gerhot, aty ku është vrarë Hysni Lepenica, me 35 komandantë çetash të Ballit, vjen edhe Uran Butka për të bërë homazhe. Unë shkoj në orën e caktuar për të zhvilluar aktivitetin përkujtimor, por çfarë ndodh?! Urani kthehet në Tiranë dhe shkon e përkujton me Hysen Selfon, në mbrëmje, 14 shtatorin. Në një televizion lokal ai jep një intervistë, ku, midis të tjerave shprehet, se, “Alimadhi u fsheh në Virua”. Këtë thënie e boton ditën tjetër edhe në një gazetë. Për të saktësuar këtë, e kam marrë në telefon Z. Butka dhe i thashë: “çfarë ke shkruajtur kështu të lutem, kundërshtoje, që të mos krijojmë probleme midis dy fiseve tona”. Në fakt, ai u soll sikur s’dinte gjë por nuk e kundërshtoi. Z. Butka, mendoj që erdhi koha ta them publikisht, që unë nuk e njoh as fshehjen dhe as frikën. Urani është treguar njeri që hedh gurin dhe fsheh dorën. Në libër dhe në film ka masakër mbi të vërtetën, në lidhje me figurat dhe historinë e Ballit Kombëtar. Nga ana tjetër, gjithmonë, Urani, ka qejf‚ t‘u rekomandoj njerëzve të diasporës se kush është burrë i mirë dhe kush është burrë i keq. Ai do vetëm që ata ta financojnë për të marrë ca të mira para, se pa ato para nuk shkruan dot, por ata nuk e njohin mire, se çfarë përmbajtje dhe kontributi ka ky njeri dhe çfarë dëmi i sjell Ballit Kombëtar, kurse për historian, do ballafaqojmë faktet. E para, dua të jap alarmin për të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, që kur financojnë dhe vënë në lëvizje njerëz, intelektualë, profesorë, historianë, akademikë etj, (e kam fjalën për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë Shqiptare, pranë Ministrisë së Kulturës, të bëjnë shumë kujdes, kur i japin kontributet financiare, ose të paktën t‘i drejtohen institucionalisht, subjektit në të cilin Mit’hat Frashëri, ky personalitet me përmasa të mëdha kombëtare e ka krijuar dhe ideuar vetë Nacionalizmën Shqiptare, (sot Balli Kombëtar). Ose të paktën të bazohen mbi dokumente dhe akte, të cilat t‘i japin shoqërisë shqiptare krejtesisht, të drejtën dhe vetëm të vërtetën. Dhe tani le të fillojmë me librin! Po çfarë broçkullash, ke shkruar në libër, more Uran, madje ke edhe fuqinë ta bësh film, këtë gënjeshtër! Kjo ndodh ngaqë ju dini vetëm t’a përçani atë. Por shkaqet dihen. Masakra e Butkës me historinë nuk është atentati i vetëm ndaj Ballit Kombëtar. Sulmet nda Ballit kanë qenë të brendshme e të jashtme, pikërisht nga ata që nuk e kanë dashur Shqipërinë. Por kjo nuk pritej nga Butka. Dikur komunistët, vranë 4000-6000 shqiptarë. Kjo ndodhi në vitet 1943-1945 dhe këta shqiptarë ishin nga familjet më të mira të nacionalizmit të kulluar shqiptar. Kurse ju flisni për Ballin Kombëtar Demokrat! Po a mundet të n’a thoni çfarë parimesh ka pasur kjo farë partie, “Balli Demokrat”, e krijuar nga ty? Po këto parimet e Ballit Demokrat a do t’i ndiqte vallë, Safet Butka, Abaz Ermenji, Hasan Dosti, Hysni Lepenica, Skender Muçua, Besnik Çano, Qeramudin Sulo, Hamid Troplini,Tefik Sfiri, Hazis Sharra, Hazis Çami, Dhimitër Fallo, Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci dhe të gjithë dëshmoret e vrare te Ballit Kombetar me qindra dhe mijra? Çfarë t’u themi këtyre, “çohuni ju, 6000 dëshmorë se Balli Kombëtar është shndërruar në “Parti Balli Demokrat”? Po si more Uran, ku vajti gjaku i 6000 dëshmorëve, të Shqipërisë Etnike, të cilët janë të shpërndarë në arat e këtij kombi dhe në shtete të ndryshme të botes, të renë për Nacionalizmin e kulluar Shqiptar. Ky është amaneti, që këta dëshmorë na kanë lënë për ta vazhduar përpara? Gjithsesi, me duhet të them, se u kuptua që ky film, kishte për qëllim promovimin e krijimit të Partisë “Balli Demokrat”, nga ju dhe pozicionin tuaj. Kuptohet, që e ke krijuar me shumë dëshirë dhe kënaqësi të madhe, vetë Ballin Demokrat, por nga ana tjetër me këtë premierë damkose Ballin Kombëtar dhe rrugën e Mit’hat Frashërit, më keq, se sa e bënë komunistët. Por jam shumë i sigurt dhe këtë e them me bindje të plotë që edhe kjo përpjekje, gënjeshtër, do dështojë si shumë të tjera, që i janë ngjitur në rrugëtim e sipër Ballit Kombëtar. Më duhet të them për opinionin publik mbarëkombëtar, shqiptar, se partia Balli Demokrat u krijua në vitin 1998-të, kur kandiduan përballë njëri tjetrit, i ndjeri Prof. Abas Ermenji dhe Hysen Selfo, pra Balli Demokrat, u krijua për dëshirat dhe tekat e Selfos dhe të një skenari të caktuar politik. Besoj që edhe këtë e dini, apo mos të them unë që ju, keni pasur kënaqësinë, që ta krijonit vetë Ballin Demokrat, Z. Butka? Në fund të fundit, po ju drejtohem drejtpërdrejtë : “E kush jeni ju, që të bëni kosulentin e filmit, për kryetarin e Ballit Kombëtar dhe për vetë Ballin Kombëtar, çfarë ju shtyn ju, ku doni të dilni, përse e bëni këtë? Për të marrë ca të mira, para? Unë, personalisht, e kam kuptuar më parë dorën tuaj, se e keni bërë veten, vetëm për para. Se edhe kur ju ftova në 70- vjetorin e Ballit Kombëtar, më kërkuat 100$, për kumtesën tuaj. E pra, Z. Butka, ju hiqeni se e doni kaq shumë këtë rrugë, e po të ishte gjallë Safet Butka, do të thoshte: “Për rrugën e babait paska kërkuar lekë, ky njeri”? Prandaj, kur shkruan me lek, dhe boton me lek, nuk mund ta njohësh dhe ta kuptosh Nacionalizmin dhe Patriotizmin e pastër shqiptar. Dhe në fund, më duhet t’i kërkoj ndjesë lexuesit dhe të gjithë shqiptarëve për gjuhën që kam përdorur se, nuk kam pasur dhe nuk kam kurrë dëshirë t’ju kundërvihem njerëzve, apo të krijoj polemika me ta, po kur mbushet tenxherja edhe ajo derdhet. Dhe kur nuk ndalen këta njerëz me gënjeshtra, me shpifje, madje duke ju servirur edhe filma shqiptareve, duke i lënë këto prova të pavërteta, që të ngelen në histori, mendoj se ka edhe një “SOS”. Në fund, nuk mundet të dëgjohet dhe lexohet më ky njeri. Duhen kundërshtuar dhe duhet thirrur me të madhe që shoqërinë shqiptare ta mësojmë, edukojmë vetëm dhe vetëm me të vërtetën, me dashurinë ndaj kombit, ashtu siç e dëshironte vetë Mit’hat Frashëri. Në këto momente e ndjej të nevojshme t’ju drejtohem të gjithë nacionalistëve shqiptarë, të bashkohen rreth idealit, amanetit të Mit’hat Frashërit, se fryma e tij ka qenë vetëm: “Bashkim dhe vëllazërim kombëtar, midis Shqiptarëve”. Kësaj rruge kombëtare pavarësisht, se ju ngjitën rrugës degë të ndryshme, të cilat kanë dashur ta dëmtojnë dhe ta mbajnë të përçarë,përsëri askush nuk mund t’i bëjë dot gjë. Një hije anti- kombëtare e ka ndjekur gjithmonë Ballin Kombëtar, por duhet theksuar se, ato degëzime në histori erdhën duke u tharë plotësisht dhe trungu i tij, i plotë ka vazhduar përpara. Kjo është historia e vërtetë e kombit shqiptar. Më mirë le ta mbyllim me fjalët e shërbestarit të Shqipërisë Mit’hat Frashëri, në 26 Gusht, të vitit 1949, kur krijoi Komitetin Demokrat Shqipëria e Lirë. Ai tha: “Vija jonë do të jetë kurdoherë, vija e drejtë. Duam që shqiptari ta ketë shpirtin dhe mendjen gjithmonë për të mirën e Shqipërisë. Do të përpiqemi të themi kurdoherë fjalën e drejtë dhe të rrëfejmë udhën e mirë. Kjo është lutja jonë ndaj Zotit të madh dhe lusim që të gjithë shqiptarët e vërtetë të rrëfehen të denjë për të qenë Shërbëtorët e Shqipërisë”. Dhe jo ta përçajmë atë, siç bëjnë skenaristi i filmit, Aleko Gjerko dhe konsulenti, Uran Butka, në premierën e filmit, kushtuar Mit’hat Frashërit, por, që në fakt iu kushtua Ballit Demokrat, të krijuar nga Uran Butka”. Kështu mbyllet letra e kryeballistit Alimadhi ndaj historianit Safet Butka. 

Liri Gjoliku: Ballistët bashkëpunuan me gjermanin, duke vrarë edhe gratë




Zonja Liri, a ka pasur luftë civile në Shqipëri, gjatë periudhës 39-44?



Jo, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Lufta e popullit tonë ishte një luftë çlirimtare dhe u karakterizua nga heroizmi i madh i partizanëve tanë. Kjo luftë u njoh edhe nga aleatët ndërkombëtarë si luftë antifashiste çlirimtare. Gjatë kësaj periudhe unë isha e vogël në moshë, por i mbaj mend mirë gjërat. Sepse familja jonë ishte e përfshirë në këtë luftë me shumë pjesëtarë të saj, si babai, Jaho Gjoliku, (Heroi i popullit) 3 vëllezërit dhe motra ime.

Përse atëherë, komunistët dhe partizanët u shpallën luftë përfaqësuesve të Ballit Kombëtar?

Kjo ndodhi se ballistët u bënë mercenarë rë gjermanëve. Ata tregonin dhunë dhe barbari ndaj popullsisë civile. Mbaj mend në një rast, gjatë Operacionit gjerman, se si, ne popullata civile u strehuam në vende më të sigurta. Por një ditë, atje ku qëndronim, na erdhi një ballist. Komandanti i xhandarmërisë së Gjirokastrës, Idriz Jazo, nga Kuçi, dërgoi atë ballist me një letër që i drejtohej nënës. Letrën e lexova unë, që mezi e kuptova shkrimin, sepse ballisti që e solli ishte analfabet dhe nuk dinte të lexonte.

Çfarë shkruhej në atë letër?

Aty shkruhej: “Partizanët u shpartalluan. Thuaju djemve dhe vajzës që është turp, që e keni lejuar të shkojë me ata pa moral, që të dorëzohen. Ju premtoj se kundër tyre nuk do të merren masa , kurse për tët shoq, Jaho Gjolikun, nuk të garantoj”

Si reagoi nëna jote?

Në atë çast ballisti me festen e bardhë me shkabë priste përgjigjen. Dhe nëna i tha: “Shko i thuaj Idriz tradhtarit, që po qe i zoti të shkojë e t’i kapë vetë, si burrin dhe djemtë apo vajzën. Dhe le të ngopet si shpërblim, me miellin me miza të gjermanëve”. Ballisti foli disa fjalë nëpër dhëmbë dhe pastaj iku andej nga erdhi. Pra, ballistët bashkëpunonin hapur me gjermanët dhe ata plaçkitnin e vrisnin ngado njerëz të pafajshëm.

Kë kanë vrarë?

Nuk ka nevojë të them shumë emra, se të vërtetën tani e di e gjithë Shqipëria. Mjafton të përmend këtu Bule Naipin e Persefoni Kokëdhimën. Ato, dy heroinat i torturoi me dorën e tij, tradhtari Idriz Jazo. Por këtu dua të tregoj se pas vendimit të gjyqit ushtarak për dënimin me vdekje të dy heroinave, nazistët dhe tradhtarët bënë edhe një provë tjetër për të thyer Bule Naipin.

Çfarë prove?

Ata i morën të dyja heroinat, duke i shoqëruar me nazistë shqiptarë, e i shpunë te Rrapi në sheshin “Çerçiz Topulli”. Litarët ishin gati. Persefonin e ekzekutuan në prani të Bules. Ajo, pasi krehu flokët, dhe përqafoi Bulen, i bërtiti fort kriminelit shqiptar, Idriz Jazo, duke e quajtur “bishë” dhe “tradhtar”. Pastaj, shtyu vetë fronin ku kishte hipur dhe dha shpirt para gjermanëve e tradhtarëve shqiptarë. Ndërsa, më 17 korrik, Bulen e çuan te Rrapi për ta ekzekutuar konform vendimit ushtarak. Por më parë i shqyen gojën, ngaqë ajo nuk tregoi edhe pas premtimit që i bënë për një jetë luksoze në Gjermani. Pastaj e varën. Por partizanët ia morën hakun menjëherë duke bërë aksionin e vrasjes së togerit gjerman dhe shërbëtorëve të tjerë. Fatkeqësisht, i shpëtoi nga rrethimi tradhtari Idriz Jazo. Pas disa ditësh prefekti i Gjirokastrës i ka dërguar qeverisë kislinge të Tiranës një letër.

Çfarë thuhej në atë letër?

“Në mëngjesin e datës 17 .7.44, para disa ditësh është arrestuar dhe më pas është ekzekutuar Bule Naipi, vjeç 22 nga lagjia Dunavat. Ky ekzekutim është bërë nga Gestapo dhe komanda e Xhandarmërisë së qarkut të këtushëm. Kundrejt këtij ekzekutimi, çetat partizane kanë qenë të revoltuara dhe thuhet se sulmi i datës 18 të jetë bërë për hakmarrje të së përmendurës. Datë 22,7,44, Prefekti Veip Runa. Pra, këtu vërtetohet bashkëpunimi dypalësh i gjermanëve me tradhtarët kombit

Çfarë të është ngulitur nga kjo luftë?

Nga kjo luftë më është ngulitur trimëria e pashoqe e partizanëve shqiptarë. Ata të merrnin gjak në vetull, kur ishte fjala për mbrojtjen e interesave kombëtare. Gjithashtu edhe gjatë operacioneve naziste, kur popullsia civile tërhiqej në prapavijë, krerët e partizanëve dhe komunistëve i shihja gjithmonë, pranë halleve të popullit. Kështu në çdo vend, në të gjitha kasollet apo shpellat ku ne qëndronim ose fshiheshim, vinin me rradhë pothuajse, çdo ditë të gjithë udhëheqësit e Partisë Komuniste, si edhe komandantët e komisarët, e zonës së Jugut.

Kë keni parë, gjatë atyre ditëve?

Kam parë Bedri Spahiun, Mustafa Matohitin,. Asim Zenelin, Shefqet Peçin, Haki Toskën, Tahir Kadarenë, Dervish Hekalin Pandi Kriston Abaz Shehun Zaho Kokën e shumë të tjerë.

Po babai juaj Jaho Gjoliku, a ishte komunist?

Ai ishte një patriot dhe nacionalist. Thoshte shpesh: “Në moshën që jam, nuk i nënshtrohem dot, disiplinës së partisë, por do të luftoj deri në fund për çlirimin e vendit tonë. Ndërsa, tre vëllezërit e mi ishin partizanë dhe njëkohësisht komunistë. Nga ana tjetër babai i dha leje dhe e nxiti motrën time Habiben, që në atë kohë ishte 16 vjeç, që të shkonte në male për të luftuar për lirinë. Atëherë, nëna e pyeti babanë: Me kë do më lësh mua, me 4 fëmijë të vegjël? Dhe ai iu përgjigj: Unë si komandant nuk bëj dot propogandë ndaj vajzave të tjera, që të bashkohen me lugftën, në rast se nuk marr vajzën time,

A kishte shumë femra në luftë?

Mendoj se kishte plot. Vetëm nga fshati ynë kishin dalë në luftë më shumë se 30 gra e vajza. Lufta përfshiu të gjithë patriotët dhe njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Midis tyre edhe shumë vajza e gra.

Pse zyrtarisht është gabuar vazhdimisht me 13 tetorin e Migjenit!



Nga Besi BEKTESHI 

*Studiues, përgjegjësi i Arkivit të Muzeut Historik të Shkodrës   


  besibekteshi-info.blogspot.com


(Certifikata dhe gjyqi i “paqit” vërtetojnë 30 shtatorin e 1911-tës si datëlindjen zyrtare të Millosh Gjergj Nikollës)


 Mbas shumë e shumë shkrimesh dhe përkujtimesh, por dhe aktivitetesh të rëndësishme, tashmë 13 tetori kaloi, e Migjeni është vendosur në fokusin e duhur të shoqërisë. Nuk ka fije dyshimi që kjo është diçka e mirë, e bukur, edhe pse ndërmjet polemikave ka edhe qëllime jashtë figurës së tij, ka qejfmbetjet nga e kaluara dhe modele të cilat tentojnë veten, duke përmendur Migjenin. Më e bukura e këtij 100 vjetori është se shoqëria po arrin ta “ç’komunistizojë” figurën e një prej letrarëve më të shkëlqyer të vendit, por absolutisht më të talentuarin e letërsisë shqipe.Mirëpo vërtetësisht çfarë përfaqëson 13 tetori i Migjenit, pikërisht kjo datë, e cila e ka bërë tetorin, muajin e letërsisë dhe që edhe për këtë 100 vjetor po kështu u trajtua?!Por në të vërtetë, zyrtarisht dhe teknikisht kjo datë, nuk përfaqëson ditëlindjen e Migjenit.Zyrtarisht nuk e vërteton ditëlindjen e Migjenit data 13 tetor e vitit 1911 edhe sepse ekziston një dokument zyrtar i gjendjes civile të Shkodrës, i firmosur dhe vulosur nga zyrtari përkatës po në Shkodër, që ka saktësuar datën e lindjes së Millosh Gjergj Nikolla. Sa do hulumtime dhe polemika të ketë, ky dokument i cili vërteton edhe kryerjen e një gjyqi për vitin e lindjes, është dokumenti zyrtar i shtetit shqiptar që ka mbyllur problemin e datës së lindjes së Millosh Gjergj Nikollës. Në dokument thuhet: Unë Hamdi Fatihu, sekretar i Gjendjes Civile të Bashkisë së Shkodrës... vërtetoj se zotni Millosh Nikolla, i biri i Gjokos dhe Sofijes, ka lindur në Shkodër me 30-IX-1911... dhe vazhdon me shkrim viti i lindjes. Por dokumenti zyrtar i dalë nga Bashkia e Shkodrës, ngulmon të sqarojë se: I përmenduni, ditën e regjistrimit 25 maj 1931 asht kenë registrue me datë lindje 1909, por me vendim nr 10 të datës 12-I-1931 të Gjyqit të Paqit të këtueshëm, kte ditëlindje e ka korrigjue në datën 1911. Certifikata është lëshuar në datën 26 janar të vitit 1937.
Problemi ka qenë i madh për Migjenin, sepse shumë pasaporta kanë pasur pikërisht vitin 1909-të të definuar si vit i lindjes së tij, dhe kështu është bërë një gjyqi i “Paqit” në janar të 1931 është vendosur edhe viti i lindjes së Millosh Nikollës.Ky dokument, as që mund të kundërshtohet dhe as mund të interpretohet, sepse është një dokument që bazohet në një gjyq të Shtetit Shqiptar, i cili nuk lejon asnjë ndryshim dhe tjetërsim date. Pastaj nuk ka një dokument deri tani të dalë, që të hedh poshtë këtë vendim dhe këtë certifikatë të Migjenit. Nuk ka asnjë gjyq tjetër dhe as një veprim ligjor tjetër qoftë edhe me urdhër, të ndryshojë datën. Përveç kësaj në Arkivin e Muzeut të Shkodrës, janë edhe katër deftesa të shkollës në vite të ndryshme të Millosh Nikollës, që janë pikërisht edhe në bazë të regjistrimit, të ditëlindjes 30 shtator 1911. Këto deftesa janë në vite të ndryshme, dhe kanë edhe shënimin mbi bazën e regjistrit dhe amzës në mënyrë të detajuar dhe të rregullt. Janë deftesa në gjuhën serbo-malazeze, dhe fillojnë regjistrimin që nga vitet 1920 dhe vazhdojnë mbas viteve 1930-të. Këto deftesa në fakt, kanë një besueshmëri të madhe, sepse si shkollat dhe regjistrimi, kanë qenë tepër të rregullt dhe të kontrolluar me imtësi të veçantë.Por gjithashtu ekziston edhe një dokument kishtar jo me vulë, por i shkruar më dorë, që ka të bëjë me ditëlindjet dhe ditëvdekjet e familjes së Nikollajve. Normalisht aty nuk ka asnjë shënim mbi datën 13 tetor. Shumë të thëna mbi ndryshimin e datës nga kalendari latin me atë ortodoks, nuk kanë dokumentacion, por shumica dhe tërësia e veprimeve në përputhje me shkollën dhe ligjin në të gjitha certifikatat dhe shkollimet, janë kryer me kalendarin që bota e asaj kohe në Europë dhe Ballkan, pranonte dhe njehsonte.Atëhere si ka mundësi 13 tetori, kur letrat janë krejt të qarta dhe gjyqin Migjeni e ka bërë së bashku me familjen e tij, për të pasur datën e rregullt të lindjes, ose së paku ditën e duhur të lindjes së tij?!Në një nga shkrimet, ku njerëz të pushtetit të dikurshëm dhe po ashtu letrarë të pikërisht pushtetit kanë lënë ka një sqarim ku është thënë se “Migjeni ynë i madh ka lindur në muajin e tetorit, kur kemi revolucionin, (i cili festohej në nëntor) kur ka lindur shoku Enver dhe kur kemi edhe muajin e letërsisë dhe arteve”.Ndoshta kjo, mund të sqarojë diçka në këmbënguljen e madhe mbi 13 tetorin. Në fakt, pavarësisht të ndjesive dhe polemikave, zyrtarisht dhe defenitivisht, ditëlindja e poetit dhe prozatorit të madh shqiptar është në 30 shtator të vitit 1911. Nuk ka fije dyshimi se vetë Migjeni ka dashur të jetë kjo datë, ai vetë ka bërë gjyqin dhe ka pranuar pikërisht atë përfundim. Mosmarrëveshjet në dokumenta pastaj janë një problem tjetër që tregojnë se pikërisht kjo datë ishte një vështirësi e madhe për Migjenin në atë kohë, të cilën e zgjidhi me gjyqin që vërtetoi plotësisht se ai ka lindur ne 30 shtator të vitit 1911.*

Ibrahim Kadriu : “Buzëqeshje miqsh”


Libri me reflekse biografish i titulluar “Buzëqeshje miqsh” i autorit, Ibrahim Kadriu dallon nga shumica e librave të tjerë, ngase përshkruan disa biografi të autorëve të njohur, gjë që nga kritikët letrar është cilësuar si vepër të cilën shumë pak shkrimtar mund ta shkruajnë.
Të enjten mbrëma është përuruar libri "Buzëqeshje miqsh" i autorit Ibrahim Kadriu. Redaktori Xhevat Syla ka thënë se autori i këtij libri është i pranishëm në letërsinë tonë që nga viti 1969, kur botoi librin e parë “Netët e Karadakut” dhe ai njihet si shkrimtar i përkushtuar ndaj krijimtarisë letrare dhe gazetarisë.
Sipas tij për këtë flet numri i 40 veprave të botuara për fëmijë dhe të rritur, në mesin e të cilave ka përmbledhje me poezi, përmbledhje me tregime, por edhe romane e monografi dhe vepra tjera.
Duke folur për veprën e fundit të tij, Syla ka thënë se kjo qasje që ka bërë autori Kadriu janë të pakët ata shkrimtarë që mund të bëjnë.
“Është kjo një qasje që mund të ketë vetëm një shkrimtar me përvojë të gjatë krijuese dhe jetësore, me njohjen me të thellë të krijimtarisë si proces të gjendjes, të cilat e mundësojnë atë të ndjenjës që mund të ketë edhe subjekti krijues edhe receptuesi ndaj vlerës artistike”, ka thënë Syla.
Ndërsa, kritiku letrar Vehap Shita e ka cilësuar librin si mjaft të pasur në kuptimin letrar.
“Buzëqeshje të ndjenjës, dhembjes, qëndresës, mbështetjes, përkrahjes të zemrës, kështu i pashë, i ndjeva i perceptova këto buzëqeshje miqsh me leximin e fundit të 50 e sa titujve të librave të skenarëve të prozave, e poezive e shumë e shumë reportazheve, recepsioneve, kritikave e eseve në fushat e letërsisë e artit, por edhe jetës shoqërore e madje edhe të historisë kur ato i kanë shërbyer si subjekt, por në një krijim letrat e artistik”, ka theksuar Shita.
Autori i librit, Ibrahim Kadriu, ka falënderuar të pranishmit dhe duke thënë se ata në këtë mënyrë po e kushtëzojnë të shkruajë edhe vepra të tjera.
“Me fjalët e tyre, mua vetëm që më kushtëzojnë obligim shumë më të madh që kur shkruaj tjera herë të mos bëjë ndonjë gabim, se ky libër është edhe një gabim. Është gabim, sepse i kam nxjerrë të pathënat e autorëve me të cilët kam pasur miqësi, me të cilët kam qenë edhe bashkëpunëtor me ta, sikur të ishin gjallë do të thoshin nuk ke bërë që ke thënë ashtu, por s’kam faj”, ka thënë Kadriu.
Ndryshe shkrimtari dhe gazetari, Ibrahim Kadriu është autor i shumë romaneve, prozave, poezive dhe monografive të ndryshme. Ai është nderuar edhe me çmime të shumta, si “Vendlindja” më 1977, “Nëntori i Prishtinës” më 1981 për skenarin e filmit televiziv “Fidani”, si dhe shumë çmime të tjera.

Bamir Topi: Jozefina Topalli të mësojë të flasë shqip ! Josefina Topalli: Flas shqipen e Fishtës, jo të Haxhi Qamilit!



Presidenti i Republikës së Shqipërisë  Prof. Dr.Bamir Topi dhe Kryetarja e Parlamentin Jozefina Topalli kanë shkëmbyer replika të forta në distancë sa i përket deklaratave që ato kanë bërë ditët e fundit në publik ndaj njëri-tjetrit.
Presidenti Topi nga Shkodra ka reaguar ndaj deklaratave që Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë ditë më parë ku e katheksuar se kreu i shtetit kohët e fundit ka luajtur majtas dhe sëbashku me kreun e opozitës i përkasin celulave anti-europiane.

Në reagimin e tij presidenti Topi ka shpërthyer nga qëndrimet e fundit ndaj tij duke theksuar se Kryeparlamentarja Topalli duhet më parë të mësojë të artin e komunikimit.

“Spikeret kanë detyrë të recitojnë bukur atë që shruhet, por në rastin konkret Zonja Topalli duhet të flasë korrekt gjuhën shqipe, duhet të mësojë artin e komunikimit. Së pari këto zotëri duhet të dinë të komunikojnë në një shtet demokratik, ku pushtetet janë të ndara jo sipas vullneteve të individëve të caktuar, por sipas Kushtetutës”,- deklaroi Topi.

Ndërkohë ka vijuar ‘lufta’ e deklaratave mes krerëve të dy institucioneve më të larta në vend, pjesë e akuzave midis presidentit dhe kryetares së Parlamentit u bënë personalitetet historike të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme.

Reagimi i kryetares së Kuvendit ka qenë i menjëhershëm. Përmes një mesazhi të shpërndarë në media zyra e Kuvendit thekson:

“Topalli thekson se flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”,- thekson Topalli në reagimin e saj të shkurtër.

Kjo deklaratë është pasuar me tjetër reagim të zyrës së Presidentit, ku me nota ironike thuhet:

“Presidenti vlerësoi sonte në Shkodër të gjitha familjet e njohura e me tradita qytetarie, kulture dhe sportdashëse që i kanë dhënë emër Shkodrës dhe krenari gjithë Shqipërisë. Nisur nga deklarata e zyrës së shtypit të Kuvendit, zyra e shtypit të Presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do ndiheshin të fyer kush po i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike dhe institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”.

Kryetarja e Kuvendit, akuzoi dy ditë më parë Presidentin e Republikës dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama si përgjegjësit kryesorë për refuzimin që Brukseli i bëri kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendin kandidat në Bashkimin Europian.

“Përsa i takon arsyes, për të cilën nuk është marrë statusi i vendit kandidat, bojkoti dhe bllokim. I unë i kam parë gjithmonë bashkë, zotin Topi dhe zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Topalli.

E pyetur nga mediat nëse ky qëndrim i saj ka të bëjë me të ashtuquajturën “celula anti-europiane” në vend, kryeparlamentarja u përgjigj qartësisht: “sigurisht që po”. Kreu i PS Rama reagoi ndaj deklaratave nëmënyrë krejt të vecantë që kohët e fundit po e përdor shpesh me komunikimin me publikun. Lideri i opozitës nëpërmjet një mesazhi të shkurtër në rrjetin social Tëitter “Nëse Presidenti dhe unë jemi një celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon”.


.......


Pas deklaratave fyese të presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi ndaj kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe dialektit gegërisht, kanë mbërritur reagime nga shkrimtarët e Shkodrës.
Kështu, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja e quan makiaveliste dëshirën e vazhdueshme për të denigruar gegërishten nga njerëz, ku ai përfshin dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Kraja shton më tej, se këto janë deklarata fyese për gjithë shkodranët.
Ndërkaq, edhe pedagogu i Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Erzen Koperaj, është shprehur se gegërishtja duhet të respektohet.
Nga ana tjetër, një grup të rinjsh nga Shkodra me pankarta në duar ku citoheshin vargjet e At Gjergj Fishtës, Pashko Vasës, Migjenit, Martin Camajt, Ernest Koliqit etj, kanë protestuar siç u shprehen ata ndaj “gjenocidit që po i bëhet dialektit geg”.
Në një deklaratë të lexuar nga Bernardeta Syku, u tha se ky është vetëm fillimi i një reagimi qytetar.
Ndërsa Qendra Kulturore "Pjetër Gaci" në Shkodër, në një reagim të saj përmes një deklarate, shprehet se Topi duhet t’u kërkojë falje shkodranëve dhe Shkodrës, pasi deklaratat e tij janë të padenja për pozicionin e kreut të shtetit.
"Kërkojmë me forcë tërheqjen publikisht të deklaratave fyese ndaj dialektit shkodran, me të cilin penat e arta që Shkodra ka nxjerrë në shekuj, stolisën gjuhën shqipe!
Për 50 vjet rresht, do horra të tjerë që ti i dekoron "për kontribute të shquara" e i propozon për në majën e sistemit të drejtësisë, u përpoqën t'ia ndërrojnë gjuhën Shkodrës, dhe hynë deri në vorr për të zhduk deri edhe eshtrat e atyre që shkruan vargje të pavdekshme, por Shkodra është prapë aty, zonjë krenare për traditën", thuhet në deklaratën e qendrës "Pjetër Gaci".
Më tej, në këtë deklaratë thuhet se shkodranët e kanë humbur besimin tek presidenti i republikës, i cili sipas tyre mbështetjen, votën dhe besimin e Shkodrës anti-komuniste dhe të qindra mijëra demokratëve, e shpërdoroi paturpësisht për katër vjet, dhe e hodhi me dorën e tij kundër tyre më 8 maj.


'Ruaju nga miku qe te do te miren…!'

O Zot më ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vet!”…  Se ka ndodhur që, miku vjen të lë gruan shtatzanë dhe i zoti i shtëpisë e merr vesh i fundit. Po ju tregojmë një histori që ka përfunduar në dyert e gjykatës, pasi një mik i vjetër i familjes e kishte shkelur rëndë ‘miqësinë”. Gruan e shokut të tij më të mirë e kishte lënë… shtatëzanë. Në të tilla raste e vërteta mbase vonon, por nuk harron. Pas 36 vitesh zbulohet se miku ja kishte bërë një “puç”.

Historia fillon në një ditë vere të vitit 1967,  ditë kjo kur çifti V. K. dhe A. R. vendosën të krijojnë një familje duke u lidhur në martesë. 44 vjet më parë gjithçka ecte vaj, të paktën në pamje të parë. Pas 8 vitesh (1975) familja e tyre u shtua me një djalë, gëzim i madhe për çiftin dhe prindërit. Gjërat nuk do të shkonin ashtu siç kishin nisur për këtë familje që tashmi kishte dy fëmijë. Në vitin 1986, me kërkesën e tyre gjykata e ka zgjidhur martesën e çiftit, duke vendosur ndër të tjera lënien e dy fëmijëve (atëherë) të mitur për rritje dhe edukim nënës së tyre. Nuk do kalonin shumë kohë, sapo djali kishte mbushur 18 vjeç, nëna i tregon gjithçka, mes të tjerash që ai nuk ishte fëmija i atij që kishte thirrur baba deri në ato momente. Ai mëson nga goja e saj, duke i pohuar fjalë për fjalë se: ‘ai është frut i lidhjes së saj jashtëmartesore me S. R., një mik i vjetër i familjes së tyre’. Në vitin 1993, vit kur edhe mësoi babain e tij të vërtetë nuk do të bënte asnjë veprim në rrugë gjyqësore për të ndryshuar atësinë në dokumentet e tij. Por në korrik të këtij viti djali i hyn seriozisht ndërrimit të atësisë, duke ngritur një padi në Gjykatën e Tiranës me objekt; “Kundërshtim dhe njohje atësie”. Të paditur në këtë çështje ishin dy “baballarët” e tij. Njërin për kundërshtim dhe njërin për ti njohur prindërimin. Duke mos qenë dakord me gjeneralitetin atësisë së tij, paditësi i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadi për kundërshtimin e atësisë së prezumuar dhe njohjen e atësisë biologjike duke e cilësuar si të tillë mikun e familjes S.R.. Tani ai kërkon të marrë atësinë e tij biologjike. Nëna e tij rezulton të ketë ndërruar jetë në vitin 1995 ndërkohë që me babanë e tij 35 vjeçari deklaron se prej kohësh ka ndërprerë çdo komunikim. Në këtë pikë të procesit gjyqësor mbeti që “miku” i vjetër i familjes ti nënshtrohet analizave të ADN-ës. Kështu u bë.

Në përfundim të Aktit të Ekspertimit, kryer nga  Drejtoria e Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme, me kampionet e pështymës së paditësit dhe të paditurit S. R., është konkluduar se:

“Nga krahasimi i mëtejshëm i këtyre dy profileve gjenetike të përftuara nga objekti dhe modeli i këtij ekspertimi, arrihet në përfundimin e bazuar në ligjet e trashëgimisë, së profilet paraqesin lidhjen gjenetike babë-bir”. Përfundimisht, bazuar në sa më sipër, gjykata çmon se kërkesëpadia duhet pranuar.

R., 36 vite ishte me një baba, ndërsa që nga ky vit tashmë është me një baba tjetër, këtë rradhë, i vërteti. Morali i fabulës? “Kujdes me shprehjen: e kam në këmbë të babait”.

Kërkesa për çnjohje atësie në Gjykatën e Tiranës.

Janë baballarë që kanë mësuar se gruaja e tyre… në fakt nuk i ka bërë baballar e atyre iu është gënjyer mendja deri në ato momente. Herët apo vonë ose e kanë mësuar vetë, ose u ka rënë si bombë. Nga ana tjetër janë fëmijë që kanë mësuar se babai i tyre i vërtetë nuk është ai që ata kanë thirrur prej kohësh ‘baba” por një tjetër

Tendencë

E dini çfarë është tendenca e fundit në kryeqytet: Ti marrësh të dashurin shoqes! Madje nuk është as shumë e fundit… se ka kohë që aplikohet. Ndoshta ngaëq meshkujt e mirë janë me shumë pakicë. Dhe pas një jave kur ajo ka qenë duke u përqafuar me të, zëvendësohet nga shoqja e ngushtë dhe asaj as që i dridhet syri fare. Po ti pyesësh, fajin e ka… dashuria! Kjo e fundit i ha të gjitha. Madje ka dhe raste e ekstreme, brenda familjes, ku është motra ajo që i ka marrë burrin motrës, apo vëllai, gruan vëllait…!

Precedent

Ka raste të tilla që kanë përfunduar në tragjedi. Në janar të vitit 2005, një ngjarje e rëndë ndodhi mes dy studenteve në qytetin e Korçës.  Një vajzë qëlloi me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend shoqen e dhomës. Motivi i sherrit që më pas përfundoi në vrasjen e njërës prej tyre është për çështje dashurie. Vajza që kreu krimin ndihej e tradhtuar nga shoqja dhe nga dashuri i saj të cilët në fshehtësi kishin krijuar një lidhje bashkë.

Sociologia Stela Karaj: Kur pula e komshiut të duket më e mirë se e jotja!

Lidhjet e fshehta dhe sidomos ato qё nё thelbin e tyre i kundërvihen rregullave dhe normave tё shoqёrisё, janё fenomene universale dhe tё çdo kohe. Besoj se nё çdo vend tё botёs, pra nё çdo kulturё ekzistuese, ndodhin tё tilla histori tё ndaluara. Nuk mendoj se vendi ynё ёshtё mё i prekur prej kёtij fenomeni. Po kështu nuk besoj, se kjo ёshtё domosdoshmёrisht njё tendencё e ditёve tё sotme, pёrkundrazi jam e sigurt qё kёto lloj eksperiencash, u kanё ndodhur njerёzve tё çdo kohe dhe tё çdo sistemi. Dua tё shkoj mё tej dhe tё them, se ky fenomen besoj tё ketё lindur sё bashku me njeriun. Duke ditur se njeriu nё vetvete ёshtё njё qёnie kurioze dhe eksplorative, ёshtё mёse e kuptueshme dhe tёrheqja e tij ndaj sё ndaluarёs dhe tё paeksploruarёs. Ështё njerёzore, tё joshemi nga diçka qё nuk e kemi, e sidomos kur nuk mund ta kemi e shoqёria na ndalon qё ta bёjmё tonёn.

E ndaluara ka njё lloj shkёlqimi joshёs nё vetvete, tё cilit jo gjithmonё mund t’i bёjmё ballё, pёr arsye se jemi qenie njerёzore, e sado tё kontrollohemi mund tё ndodhё qё tё biem nё tundim, tё veprojmё nё bazё tё ndjenjave apo edhe tё impulsive e instinkteve, duke humbur kёshtu kontrollin dhe arsyetimin e ftohtё e llogjik. Pёr kёtё arsye, dua tё theksoj edhe njёherё, se ky ёshtё njё fenomen universal dhe i çdo kohe, por duke ditur se nё çfarё sistemi cenzurues jetonim mё parё, ёshtё mёse e kuptueshme, qё kёto lloj eksperiencash tё kalonin nё fshehtёsi tё plotё. Sistemi i frikshёm diktatorial, nuk i jepte tё drejtёn individit qё tё shprehej nё mёnyrё tё lirshme, rregullat e tij tё ashpra, ishin pёrvetёsuar edhe psikologjikisht nga individёt e kjo gjё pasqyrohej dukshёm nё njё lloj autocensure. Kjo autocensurё, pa diskutim ndikonte tek individi, duke e bёrё atё rixhid e tё mbyllur nё vetvete. Ndёrkohё qё nё ditёt e sotme, njerёzit janё mё tё hapur dhe ndodh qё me njeri-tjetrin t’i raportojnё e diskutojnё kёto lloj eksperiencash.

Pёrsa i pёrket motivacioneve tё këtij fenomeni, ato janё tё shumёllojshme, e duhet tё shmangim tendencёn e paragjykimit e tё gjykimit global. Rastet nuk mund tё pёrgjithёsohen, individi dhe motivacionet e tij nuk mund tё injorohen, përkundrazi, duhet parё konteksti i ngjarjes dhe motivimi personal. Nga rasti nё rast, arsyet e krijimit tё lidhjeve tё tilla, mund tё jenё ndjenjat (nё rastin kur personi dashurohet), instinktive (kur ka njё tёrheqje seksuale tё fortё), por nuk përjashtohen dhe raste tё tilla ku nxitës ёshtё lakmia, zilia, dëshira për t’i shkaktuar dёme tjetrit, etj.

Nёse nё rastin e njё dashurie apo tёrheqjeje, deri diku jemi tё justifikuar, nё rastin e zilisё e tё dashakeqjes fenomeni merr njё ngjyrim negativ, mbresёlёnёs nё shijen e tij tё hidhur. Cilidoqoftё motivacioni, lidhje tё tilla janё mjaft tё sikletshme, e jo pa pasoja pёr tё gjithё tё involvuarit, pёr kёtё arsye do tё sugjeroja njё shmangie ndaj kёtyre historive, ose sё paku pёrpjekje tё njё vetёkontrolli mё tё lartё. Gjithsesi, askush nuk ёshtё imun ndaj eksperiencave tё tilla, sidomos kur shtytёs ёshtё njё ndjenjё e fortё tërheqjeje dhe pasioni.

Këshilla

Si ta kuptosh që shoqja dhe i dashuri yt… gili-vili!

A dyshoni tek shoqja juaj se ajo është duke vepruar dhe kushtuar shumë vëmendje partnerit tuaj? Lexo për shenjat e dukshme se kur ajo ka ‘një mendje’ që të të vjedhë atë:

1. Ajo ka shumë vëmendje për të

Kjo është pa dyshim një shenjë se shoqja juaj është e interesuar për partnerin tuaj. Nëse ju keni dalë së bashku për një pije ose në një takim të dyfishtë dhe ajo i kushton më shumë vëmendje atij tëndit se partnerit të saj ose ty, atëherë ke të drejtë t’ia bësh me dije se e ka tejkaluar kufirin. Sidomos, nëse ajo kërkon që të flisni për temat në lidhje me seksualitetin, sa herë partneri është rreth jush.

2. Ajo ‘ngatërrohet”, thërret atë në vendin tuaj?

Nuk supozohet që shoqja jote të ketë numrin e telefonit të të dashurit tuaj, por zëre se ajo e mori atë në disa raste të çuditshme. Në qoftë se shoqja yte e kontakton të dashurin tënd, kjo është e tolerueshme vetëm në rast se ajo është e shqetësuar se pse nuk po i përgjigjesh telefonatave ose në rast se ajo po të organizon një surprizë në rast ditëlindjeje. Thirrjet e saj të vazhdueshme mund të jenë një shenjë se ajo dëshiron të ta vjedhë atë.

3. Ajo dëshiron të jetë vetëm me të

Nëse shoqja jote vazhdimisht kërkon arsyetime që të mbetet vetëm me të dashurin tënd, atëherë ke të drejtë që të dyshosh tek ajo. Herën e parë i dashuri yt ndoshta do t’i përgjigjet ftesës së saj nga mirësjellja, por pas disa ftesave të tjera ndoshta atij do t’i bëhet pak e parehatshme dhe se kjo duhet të jetë një shenjë për alarm.

4. Ajo gjithmonë e vlerëson atë

Nëse shoqja jote ta përmend shumë shpesh se sa me fat je që e ke atë, atëherë duhet t’i shikosh gjërat me më shumë kujdes. Nuk ka asnjë arsye për lavdet e saj të vazhdueshme përveçse kur ajo është aq e hipnotizuar nga ai, sa që do ta ketë për vete.

5. Ajo e viziton atë

Kur shoqja jote papritur fillon të rrijë në vende të njëjta me të dashurin tënd, atëherë duhet të jesh më e kujdesshme. Sidomos nëse ajo e viziton atë në shtëpi. Nuk ka arsye që ajo ta bëjë këtë, përveçse kur ka në plan të ta marrë.

Duhet të paralajmërosh partnerin tënd për shenjat e saj

Duhet të bësh një bisedë të sinqertë me partnerin tënd në lidhje me sjelljen e shoqes tënde. Tregoi atij se ajo kurrë nuk ka vepruar në këtë mënyrë më parë dhe për disa arsye sjellja e saj ka ndryshuar dhe tejkaluar kufirin e shijes së mirë. Femrat kanë një shqisë të gjashtë për gjëra të caktuara, por meshkujt nuk i vërejnë ato. Prandaj është mirë që t’i hapësh sytë atij. Gjithashtu duhet t’i tregosh se do ta vlerësosh atë nëse ai kufizon kontaktet e tij me shoqen sepse ti ke një ndjesi se ajo është duke u përpjekur të ta marrë.

Rrëfim

Janë të shumtë ata që janë ndjerë të tradhtuar nga i dashuri/a apo nga shoqëria në këtë llojë forme. Kanë pranuar të na tregojnë por jo me identitet e tyre të plot. 19 vjeçarja O.T. tregon:

“Historia ime nuk është një histori dashurie, por më mirë të them një histori tradhtie.

Ai ishte një djalë shumë i ndrojtur dhe ne e kalonim gjithë kohën bashkë. Isha unë ajo që gjithmonë e kërkoja. Gjithmonë kështu ka ndodhur të them të drejtën. Ndoshta kishte turp, apo frikë, nuk e di. Një ditë duke folur me “shoqen time të ngushtë” i kërkova që të mos futej në lidhjen tonë. Ajo pranoi se nuk do ta bënte dhe unë e besova. Ajo kishte pasur probleme me djalin që në atë moment ishte i dashuri im. Kur mbushëm një muaj që ishim lidhur i dhurova një album plot me fotografi që ne kishim bërë. E pashë që i pëlqyen shumë. Kaluam ca çaste të bukura bashkë, pastaj i tregova për lidhjen me “shoqen time të ngushtë”. Kaluan shumë ditë dhe mua e ne ishim të lumtur bashkë. Një ditë më thanë se ai dhe shoqja ime e ngushtë ishin puthur. Nuk dija se çfarë të bëja. Ai më tha në mënyrë të drejtpërdrejtë se nuk i pëlqeja më unë, por ajo. Pas kësaj mësova se më la, sepse shoqja ime e ngushtë ia kishte kërkuar. Mësova gjithashtu se ajo nuk ishte hera e parë që putheshin. Më tha që ditën që folëm kishte bërë në plan që të ndaheshim. Tani e kuptoj që asnjëri prej të dyve nuk ia vlen, por unë e dua dhe nuk e di se si do ia bëj për ta harruar. Nuk e di! Askush nuk e kupton sesa keq ndjehem”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...