Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/16

“Nuk ngushëlluan ata që Ramizi u dha pushtetin”


A ishte Levizja Studentore e 'programuar' nga Ramiz Alia?

Nga Flori Bruqi



Paradoksi ishte se regjimi nuk donte që të kishte një lëvizje studentore; megjithatë, eksperiencat e përbashkëta dhe përballja reale me regjimin krijuan një ndjesi shumë të fortë solidariteti që po shërbenin si një themel i vërtetë për një lëvizje të konsoliduar shoqërore. Si gjithnjë, elita sunduese kishte dashur një masë studentore që do të udhëhiqej nga kohorta e intelektualëve të tyre dhe të zgjedhur prej tyre, që, aspak habitshëm, ishin dhe mbetën anëtarë të Partisë së Punës deri në Janar 1991.

Megjithatë, më një shpejtësi të pabesueshme, studentët ishin në rrugën e transformimit në një lëvizje shoqërore, e para e këtij lloji gjatë 45 viteve të sundimit komunist në Shqipëri. Shumica dërmuese e studentëve që morën pjesë në këto ngjarje ishin jashtëzakonisht të sinqertë dhe po ashtu thellësisht të fyer nga trajtimi që ju kishte bërë policia dhe forcat speciale, trajtim i cili, më duhet të them, ishte mjaft i përmbajtur. Mbas atij momenti, jeta e tyre u ndërrua një herë e përgjithmonë; ajo ditë përcaktoi se çka prisnin ato nga jeta dhe me kë do të ishin të lidhur në veprimtarinë e tyre. Urrejtja për regjimin që i kishte rrahur, si dhe mundësia e një vale dënimesh u bënë vatra e solidaritetit në rritje dhe elementi themelor i sistemit të vlerave dhe të besimit të tyre që ishte i shndërruar një herë e përgjithmonë ani pse studentët nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë.

Masë Studentore apo Lëvizje Shoqërore?

Më sipër kam theksuar se studentët po transformoheshin në një lëvizje por që ende nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë. Deri në pasditen e 9 dhjetorit ato ishin një masë studentore të pakënaqur por edhe pa struktura të konsoliduara e qëllime të qarta. Në të gjitha demonstratat nuk kishte kundërvënie të mirëfilltë të regjimit, struktura të udhëheqjes e me radhë. Por ky problem sqarohet kur analizohet koncepti i lëvizjes shoqërore.

Lëvizja shoqërore ka në thelb katër karakteristika të ndërlidhura: a - mospajtimin kolektiv të individualëve; b - të cilët kanë qëllime të përbashkëta; c - që veprojnë në solidaritet me njëri tjetrin në një kontekst të caktuar shoqëror; dhe d - që janë në bashkëveprim të vazhdueshëm me elitat, më kundërshtarët e regjimit dhe me autoritetet e shtetit.

Në fillim, masa studentore nuk i kishte këto karakteristika të lëvizjes. Ato ishin një masë individësh që kishin përvoja, shpresa, qëllime dhe kërkesa shumë të ndryshme nga njëri tjetri shpesh edhe të papajtueshme në mes tyre. E vetmja gjë që i lidhte atë masë studentore ishte identifikimi me opozitën karshi sistemit ekzistues. Studentët nga rrethet nuk e donin regjimin, ashtu si edhe studentët nga kryeqyteti por arsyet ishin krejtësisht të ndryshme. Studentët kishin filluar të vepronin në solidaritet me njëri tjetrin, por ato nuk kishin qëllime të qarta politike dhe nuk bashkëvepronin në mënyrë sistematike me elitat, kundërshtarët e regjimit dhe më autoritetet partiako-shtetërore. Çka i bën këto probleme akute është fakti se të dy këto elemente kërkojnë një ideologji të qartë dhe një platformë politike, e cila të përcaktojë qëllimet dhe mënyrat për t'i arritur ato.

Mbi të gjitha, këto dy elemente kërkojnë një udhëheqësi të qartë. Nuk ka një lëvizje, e cila nuk ka një udhëheqësi të qartë që i mbështet veprimet e saj në një sistem koherent vlerash. Studentët që u takuan me Alinë natën e 8 dhjetorit nuk e dinin se çka donin, ata nuk dinin as çka donin edhe në takimin me Alinë të 11 dhjetorit 1990. Nevoja për këtë drejtim që vetëm bartësit e një sistemi koherent vlerash mund ta japin u pa qartë gjatë procesit të shpërthimit revolucionar dhe të radikalizimit të studentëve dhe të situatës. Situatat revolucionare janë revolucionare pikërisht për shkak të ndryshimeve radikale në sistemin e vlerave të individëve që marrin pjesë në këto evenimente, të identifikimit të përbashkët me një sistem besimi dhe të rolit shumë të ndjeshëm që luajnë udhëheqësit si në përmbushjen e qëllimeve të masës ashtu edhe në influencimin dhe formësimin e tyre. Megjithatë, testi i përhershëm i veprimit është pajtueshmëria e veprimeve me vlerat themelore të masës.

Fillimi i përplasjes të sistemeve të vlerave dhe transformimi i masës në lëvizje

Në këtë kontekst duhet thënë se mekanizmat e sistemit kishin nënvlerësuar disa elemente shumë të rëndësishme; së pari ato kishin nënvlerësuar thellësinë e lidhjeve personale, familjare, kulturore e rajonale si dhe miqësitë e bazuara në besimin reciprok të cilat nuk mund të kontrolloheshin prej regjimit por që edhe në të njëjtën kohë kishin ekzistuar paralel me të. Së dyti, ato nënvlerësuan rëndësinë e sistemeve të tjera të vlerave shumë prej studentëve përqafuan sisteme të gatshme vlerash dhe këtu dallohen ideologjia e gatshme e nacionalizmit shqiptar si dhe sistemi i vlerave të kundërta të regjimit, nemesis e tij, sistemi kapitalist.

Studentët kishin nevojë për një qëllim dhe për një mision. Për të pasur një mision ato duhej të kishin një sistem të patundshëm vlerash dhe modele se si duhej të silleshin. Pothuajse menjëherë mbas demonstratës së 8 dhjetorit, e si ndodh gjithmonë, në mënyrë thuajse të pavetëdijshme por thelbësisht racionale, ato ishin vënë në kërkim të atij sistemi e të modelit. Kristalizimi i tre sistemeve të ndryshme dhe të papajtueshme të vlerave ishte jo vetëm i dallueshëm në çka studentët kërkonin por ai kishte filluar të polarizonte dhe masën e studentëve. Këto tre ideologji ishin bazuar pikërisht në prezencën e tre platformave të ndryshme politike të mbështetura në ideologjinë e klasës sunduese, në vlerat e nacionalizmit shqiptar të Rilindjes Kombëtare, dhe në ideologjinë e sistemit kapitalist, që në mendësinë e tyre ishte e identifikueshme me tregun e lirë dhe më konsumerizmin europiano-perëndimor.

Këto tre sisteme vlerash dhe individët që i propagandonin ato sisteme po luftonin që të fitonin besimin e studentëve. Çka e bënte gjendjen më të komplikuar ishte se këto sisteme vlerash nuk janë në thelb të papajtueshme. Studentët që vazhdonin të besonin se sistemi mund të reformohej besonin shumë se Alia do të bëhej 'Reformatori i Madh' dhe se ndryshimi do të ishte në të mirë të të gjithëve me demokratizimin e mëtejshëm të sistemit. Grupi i dytë, synonte ndryshime, të cilat do të ishin radikale në ekonomi, në hapjen karshi botës dhe në vendosjen e një sistemi demokratik. Grupi i tretë kërkonte të ndryshonte sistemin në një sistem demokratik, por jo se "duhej të shkonim tek Europa" por, sepse "ishte në natyrën e shqiptarëve" që të ishin një popull i lirë dhe demokratik. Si në çdo periudhë tranzicioni, kombi është forma e organizmit shoqëror që është natyrshëm e mbështetur në do të vërteta që janë të qarta dhe të lidhura me të nga përkufizimi si drejtësia shoqërore, barazia dhe vëllazëria.

Disa studentë i mbështetën veprimet e tyre në vlerat themelore të nacionalizmit shqiptar, disa të tjerë i pranuan ato si të natyrshme dhe të tjerët po ndiqnin modele të cilat i njihnin. Përgjegjësia historike filloj që të ndjehej edhe në debatet e proceset e vendimmarrjes. Përplasja midis intelektualëve "pragmatikë" dhe të mençur, të studentëve që i mbështesnin dhe të elitave komuniste nga njëra anë dhe të studentëve që gjykonin çdo veprim se sa mirë i shërbente kombit të tyre në anën tjetër u bë shumë intensive dhe e papajtueshme. Paaftësia e elitave sunduese për të kontrolluar studentët nëpërmjet "dueteve" dhe "trojkave" të zgjedhura me kujdes u pa qartë në pasditen e 9 dhjetorit. Kjo përplasje do të çonte në mbylljen e universitetit dhe në bashkëfajësinë e tyre në fitoren e regjimit që çoi në ngufatjen e Lëvizjes Studentore në mars 1991. Ia vlen që këto kontradiktat dhe sistem vlerash të ilustrohen me një argument nga ndodhitë e asaj kohe.

Demonstrata e 9 dhjetorit 1990 në sheshin "Skënderbe" dhe polarizimi i studentëve.

Pasi regjimi ia kishte arritur që t'i përmbante studentët në dy demonstratat e tyre të njëpasnjëshme të mbrëmjes së 8 dhjetorit e të paradites së 9 dhjetorit, studentët po radikalizoheshin me shumë shpejtësi. Ndërsa qytetarët e kryeqytetit ishin të dhënë pas ndeshjes së futbollit që do të luhej vetëm disa qindra metra nga "Qyteti Studenti" (rreth 20,000 vetë shkuan në stadium) studentët ishin duke rrahur mendime se çka duhej bërë tash e tutje.

Si u tha edhe më parë, studentët po organizoheshin në tre grupe që po kristalizoheshin me të shpejtë dhe po konsolidoheshin rreth tre ideologjive të ndryshme, të cilat edhe sugjeronin tre rrugë të ndryshme për tu ndjekur. Studentët që nuk mund të konceptonin politikën përjashta reformimit të regjimit ekzistues filluan të shkoqiteshin e të binin në anët e masës studentore dhe të adoptonin një pozicion më esëll, "prit e të shohim se çka do ndodhë." Të dy grupet e tjera ishin për veprim, por një pjesë e madhe e studentëve ishin nën influencën e Azem Hajdarit dhe të disa pjesëmarrësve të tjerë në "demonstratën" e 8 dhjetorit. Nën influencën e qartë të Berishës dhe të Besnik Mustafajt, Hajdari e kishte të formësuar planin i cili parashihte që studentët do të protestonin vetëm brenda kufijve të "Qytetit Studenti", ekzaktësisht çka, e pikë së pari, regjimi donte të arrinte. Ia vlen të theksohet se deri në atë pikë, por as atëherë, Hajdari dhe grupi i tij nuk kishin bërë asnjë kërkesë politike për be.

Grupi tjetër me radikal dhe më luftarak i studentëve, ende jo fort i konsoliduar, por mjaft i strukturuar dhe i lidhur me një qëllim të qartë donte ta çonte demonstratën tek populli i Tiranës, ta transformonte atë në një lëvizje të të gjithë popullit dhe të kërkonte demokraci e pluralizëm. Pjesë e këtij grupi kam qenë edhe unë edhe shokët e shoqet e mia, Andi Baba, Ermal Hasani, Artan Pervaza, e shumë e shumë të tjerë që kërkoj ndjesë që nuk iu përmend emrin këtu.

Arsyet e dhëna nga grupet e ndryshme për të justifikuar këto dy rrugë të ndryshme veprimi, si dhe individët që dolën si udhëheqës të dy grupeve tregonte qartë se studentët ishin po ashtu të ndarë. Me kthimin në "Qytetin Studenti" të këtij grupi që kishte organizuar edhe përpjekjen e 7 dhjetorit, situata u polarizua keqas. Nga ora 16:00 ishte krejtësisht e qartë se studentët ishin të polarizuar dhe se kishin pikëpamje krejtësisht të ndryshme se çka duhej bërë. 

Në njërën anë qëndronte Azem Hajdari dhe grupi i tij që argumentonte se studentët duhej të qëndronin në "Qytetin Studenti" dhe të përqendroheshin në kërkesat e tyre (ujë, drita, ushqim më të mirë dhe refrenin "Shoku Ramiz, ju lutemi të arrestoni ato policët na kanë rrahur padrejtësisht"). Në thelb të kësaj pozite qëndronte izolimi i studentëve nga populli i Tiranës dhe këto ishin të vendosur që ta shmangnin këtë rrugë të shkrirjes së studentëve me popullin me çdo kusht. Çfarë përfitimi do të kishte regjimi po të lejonte popullin dhe studentët që të përziheshin bashkë? Regjimi rrezikonte të humbte shumëçka po të ndodhte një gjë e tillë. Studentët mund të përmbaheshin, por jo edhe populli i Tiranës. Jo rastësisht ato kishin pritur me shumë durim sezonin e provimeve kur vetëm, e më pak se gjysma, e studentëve rrinin në konvikte.

Në anën tjetër ishin studentët që ngulmonin që demonstrata duhej të çohej tek populli i Tiranës. Qëllimi ishte që të arrihej transformimi i sistemit nga një sistem totalitar në një sistem demokratik, dhe këtë nuk mund ta bënin studentët; këtë duhej ta bënin studentët bashkë me popullin. Probleme të tilla si uji, dritat dhe ushqimi më i mirë dukeshin krejtësisht të parëndësishme, dhe nga këndvështrimi i këtij grupi plotësisht të marra dhe të pakuptimta. Argumenti ishte se studentët nuk mund të fitonin pluralizmin për popullin po të rrinin ku ishin, të izoluar dhe duke kërkuar ujë të nxehtë. Studentët kërkuan një takim të përgjithshëm, por ora e takimit qëllimisht u shty shumë vonë në mbrëmje nga grupi i Hajdarit. 

Megjithatë, pavarësisht nga Hajdari dhe nga pjesa tjetër e të ashtuquajturve "udhëheqës", ndërsa shumica dërmuese e studentëve mbetën në "Qytetin Studenti", qindra studentë, shumë nga godina 6, por edhe nga godina e fakultete të tjera filluan të zbrisnin drejt qendrës së kryeqytetit. Vendimi ishte marrë që të zbrisnin në grupe të vegjël, pa ngjallur dyshim dhe duke përdorur të gjitha justifikimet si "po shkoj të pres motrën tek stacioni i trenit" dhe "më duhet të marr pyetjet e provimeve tek një shok". Shumë studentë mundën që të linin "Qytetin Studenti" në këtë mënyrë.

 Familjarët e Ramiz  Tafë Alisë janë shprehur të indinjuar dje nga heshtja e Partisë Socialiste dhe politikanëve që ka promovuar Ramiz Alia. Gazeta “Zëri Popullit” asnjë njoftim në faqen e parë. Vetëm Majko thyen heshtjen: “Politikan hezitues, por i aftë. Nuk besoj se do të kujtohet si trashëgimtari i Enver Hoxhës”. Pëllumb Xhufi u zgjodh nga familja për të mbajtur fjalimin në ceremoninë që nis në orën 10:00 pranë ish-shtëpisë së Ushtrisë. Vetëm Meta, Vasili e Islami vizitë ngushëllimi. Historiani Michael Schmidt: “Diti të mbijetojë si ngjalë në politikë, shmangu luftën civile në ‘91”

Meta, Vasili e Islami, politikanët e vetëm për vizitë në familjen Alia. Mungojnë ish-bllokmenët
Nderime pas vdekjes nga periferia e zona të thella malore për ish-presidentin komunist e pluralist Ramiz Alia dhe braktisje nga ish-udhëheqja e Bllokut, liderët e partive të majta dhe politikanët në përgjithësi. Përveç kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili dhe deputetit Kastriot Islami, asnjë figurë tjetër politike e rëndësishme nuk ka denjuar që të ngushëllojë familjen Alia. 
Skeda:Alia.jpg
Gjatë gjithë ditës së djeshme, në shtëpinë e të ndjerit nuk është parë asnjë nga personazhet që u futën në politikë nga Ramiz Alia në vitin 1991 dhe vijojnë të jenë edhe sot. Nuk janë parë as figurat kryesore të mbetura të sistemit komunist, ish-anëtarë të Byrosë Politike, ish-ministra, ish-sekretarë etj., ata që, si në shkresa zyrtare, edhe jashtë tyre, ai i quante “shokë”. Të vetmit që janë shfaqur dje në dyert e mortit, të hapura në katin e tretë, ku banonte Ramiz Alia, përveç tre politikanëve që përmendëm, kanë qenë vetëm njerëzit me lidhje gjaku dhe disa vizitorë “surprizë”. Këta të fundit janë persona të ardhur nga rrethet e largëta, që e kanë njohur dikur të ndjerin dhe sapo kanë marrë vesh lajmin, janë nisur drejt Tiranës. Një ndër ta ishte edhe Marin Hajeti nga Kalaja e Dodës, i cili kishte udhëtuar për tetë orë nga fshati i thellë vetëm për t’u dhënë dorën familjarëve e për t’u thënë “ngushëllime”, ashtu si edhe një grup veteranësh nga Shkodra. Të gjithë të lagur në trup prej shiut që nuk u ndal deri në pasditen e vonë, por edhe të njomur në sy për humbjen e mikut të tyre…

Indinjohen miqtë dhe familjarët
 Më në fund, gjatë paradites së djeshme, të tre fëmijët e ish-presidentit Alia u mblodhën së bashku. Dy vajzat, Zana që jeton në Tiranë dhe Besa e kthyer nga Argjentina pas një shërbimi atje (jeton në Suedi), kanë hapur dyert e mortit për gratë, ndërsa djali i vetëm i ardhur nga Franca, Arbeni, për burrat. Megjithatë, shtëpia e tyre nuk ka qenë aq e mbushur sa ç’pritej për një person që ka pasur funksione të rëndësishme në disa epoka politike për Shqipërinë. Drejtues kryesor në rininë antifashiste komuniste gjatë Luftës, ministër, anëtar i Byrosë Politike, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror, President gjatë komunizmit dhe Presidenti i parë pluralist, Ramiz Alia ka pasur “kujtesë” të vakët nga politikanët shqiptarë. Me atë çfarë thonë familjarët dhe miqtë që kanë shkuar në shtëpi për ngushëllim, pritej një indiferencë nga ana e krahut të djathtë, por për të majtët shprehen shumë të indinjuar. Në ditën e dytë për nderimet e ish-presidentit, familjarët rrëfejnë se kanë munguar për vizita pikërisht personazhet që i ndjeri u dha pushtetin 20 vjet më parë, në kohën kur në Kongresin e 10-të, pra në kongresin e fundit të Partisë së Punës, u mor dhe vendimi për transformimin në Partinë Socialiste. Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Xhelil Gjoni, Ylli Bufi, Servet Pëllumbi, Arta Dade, Ermelinda Meksi etj., janë ndër politikanët kryesorë të së majtës, të cilët kanë qenë konsideruar si miq, por edhe pasardhës të Ramiz Alisë, të cilët ai i rekomandoi për poste partiake dhe qeveritare që në vitin 1991. Revolta e tyre shtohet edhe për emra të tjerë, si Skënder Gjinushi apo Rexhep Meidani, të cilët, përveçse shokë të Ramizit, kanë qenë edhe nxënës të bashkëshortes së tij, Semiramis. Ka qenë pikërisht ajo, pedagogia dhe më vonë dekane e Shkencave të Natyrës, e cila ia pati përshkruar bashkëshortit ish-studentët e saj si persona me integritet për t’u ngritur në politikë.
Skeda:Alia me studentet.jpg
Njerëzit e letrave

 Më të ndjeshëm për humbjen e Ramiz Alisë duket se kanë qenë njerëzit e letrave. Mesditën e së shtunës kanë kapërcyer portën e apartamentit të të ndjerit një grup krijuesish e gazetarësh. Më shumë se një akt qytetar në nderim të ish-presidentit të parë të shtetit pluralist shqiptar, prania e Marrash Hajatit, Agron Çobanit, Kiço Blushit e Nasi Lerës në shtëpinë e Alisë në ditë zie, ka qenë shprehje e respektit të tyre si njerëz të letrave për periudhën kur profesioni ua ka dashur të jenë bashkëpunëtorë të tij. Kur Alia drejtonte sektorin e propagandës në Komitetin Qendror, Hajati ka kryer detyrën e kryeredaktorit të “Zërit të popullit” dhe të drejtorit të Përgjithshëm të RTVSH. Ndërkaq, Çobani për shumë vite ka qenë gazetari që ndiqte nga afër veprimtarinë e Alisë. Në tjetër kohë ka pasur rastin të bashkëpunojë me ish-presidentin Alia shkrimtari dhe publicisti i njohur Kiço Blushi. I përzgjedhur prej tij në “Këshillin e të urtëve”, ish-Këshilli Presidencial, Blushi kontribuonte me mesazhet e tij për të ulur tensionet e fillimeve të demokracisë.
Kujtime nga miqtë…

 Nga kujtimet e shumta që shpërfaqen në shtëpinë e Ramiz Alisë në ditën e dytë të vizitave në familjen e tij, ato të Muharrem Ymerit, pezakut 70-vjeçar që shërbeu për 30 vjet si shofer i të ndjerit, kanë një sens të thjeshtë e njerëzor. Ai, qysh në momentin e lajmit për vdekjen e Alisë nuk është larguar asnjë moment nga apartamenti i tij në afërsi të stadiumit “Dinamo”. Vetëm kur mbushet dhoma ku priten ngushëllime, shkëputet paksa e kthehet sërish në krah të familjarëve dhe të afërmve të Alisë. Aty pastaj shfrytëzon pauzën më të parë dhe nis të rrëfejë mbresat nga koha kur shërbente për të dhe familjen e tij. Duke veçuar raportet e ish-shefit me nënën e tij, Ymeri kujton lidhjet e afërta me të, pa nguruar të flasë për një “konflikt” të hershëm midis tyre. Ramizi nuk ndjehej mirë, – shton pezaku, – kur mësonte se e ëma falej pesë herë në ditë. Po, po, ajo derisa vdiq nuk hoqi dorë nga ritet e besimit mysliman, pavarësisht ligjit në fuqi, që e ndalonte kategorikisht”. Madje, shoferi i Alisë mban mend se çdo natë Bajrami ajo i jepte “ilegalisht” pjesën e hallvës për vete dhe fëmijët. “Ramizi ka qenë edhe ky!” – futet në bisedë një shkrimtar i njohur, duke sjellë aty një fakt tjetër të kësaj natyre. Në kohën kur vdiq Enveri, shprehet ai, Alia ktheu në Tiranë gruan e divorcuar të Haxhi Lleshit dhe djalin e tij, që ishin internuar në zonën e Elbasanit…
Skeda:Ramiz Alia.jpg
“Presioni” i LSI për ceremoninë

Pas shumë debatesh, hezitimesh e përplasjesh, duket se organizimi i ceremonisë me protokoll shtetëror është një meritë e drejtuesve të LSI-së. Siç mësohet nga familjarët, Ilir Meta dhe Petrit Vasili janë politikanët që kanë shfaqur interesin maksimal që Ramiz Alia të varrosej ashtu siç i takonte zyrtarisht, si President. Në fakt, interesimi i tyre u vu re menjëherë sapo Alia ndërroi jetë, kur Meta bëri deklaratë publike duke vlerësuar figurën e tij. Ndërsa për Vasilin u mësua se kishte dhënë kontributin maksimal si ministër i Shëndetësisë për përmirësimin e shëndetin të Alisë.
Pëllumb Xhufi, i zgjedhuri i familjes

Ish-Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe njëkohësisht ish-presidenti i parë i pluralizmit, Ramiz Alia, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Pavarësisht debatit mbi rolin e tij në shumë ngjarje të kohës së diktaturës dhe të fillimeve të pluralizmit, Ramiz Alisë do t’i rezervohet një trajtim prej ish-presidenti. Protokolli i shtetit do të organizojë të dielën, nga ora 10:00-11:00, homazhe pranë ish-Shtëpisë së Ushtrisë, ndërsa për të mbajtur fjalimin e rastit do të jetë Pëllumb Xhufi. Emri i tij është zgjedhur me konsensus nga familja, e cila ka menduar që si historian me përvojë, Xhufi është i duhuri të flasë mbi jetën dhe veprimtarinë e të dashurit të tyre. Pas fjalimit të tij, nga familja mësohet se do të hapë edhe një libër ngushëllimesh, ku çdokush mund të lërë një mesazh. Më pas, në orën 11:00, kortezhi i përmortshëm do të niset drejt Varrezave të Sharrës, aty ku edhe do të jetë banesa e fundit e Alisë, i eskortuar vetëm nga patrulla policore. Kjo ceremoni nuk do të përmbajë bandë, truprojë nderi apo të shtëna me armë.
Skeda:Ramiz Alia partizan.jpg
Trupi i Alisë nuk merret në shtëpi, nga morgu në varreza

Fillimisht ishte mungesa e dy fëmijëve, ndërsa më pas “zotimi” i shtetit për ta nderuar me ceremonial. Kështu është argumentuar nga familjarët mungesa e arkivolit të Ramiz Alisë në shtëpinë ku ai jetonte dhe ku këto dy ditë janë pritur njerëzit për ngushëllime. Siç mësohet nga të afërmit dhe nga mjekët, trupi i të ndjerit, pasi i janë bërë shërbimet e fundit, është dërguar direkt në morgun e spitalit. Duke qenë se mjekët që i kanë asistuar deri në çastet e fundit ishin në dijeni të diagnozës që i mori jetën, kanë vendosur që të mos i bëjnë autopsi. Kështu, prej dy ditësh trupi i Alisë vijon të jetë në morg dhe që aty do të transportohet direkt nesër për në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, ku do t’i bëhen homazhet e fundit. Ndërkaq, varri i tij do të jetë pranë bashkëshortes, Semiramis, ashtu siç ka shprehur gjithnjë dëshirën. Humbja e saj ka qenë brenga më e madhe e tij prej një çerek shekulli. Në trupin e lodhur dhe të pamundur për ta lëvizur, mendja e ish-presidentit të parë pluralist në Shqipëri ka qenë shumë e kthjellët. Duke parandier lamtumirën, ai u ka shprehur të afërmve dëshirën që trupi t’i prehet pranë bashkëshortes, e cila ndërroi jetë në vitin 1985.
Raportimet e “RD” dhe “ZP”: “Zëri i Popullit”, asnjë  rresht për Ramiz Alinë

Në pasqyrimin që gazetat e përditshme i bënë lajmit të ndarjes nga jeta të Ramiz Alisë, bien në sy dy gazetat kryesore partiake. E, nëse gazeta “Rilindja Demokratike”, organ i Partisë Demokratike, qëndron e palëkundur në pozicionin e saj ndaj udhëheqjes komuniste duke e komentuar me titull të madh, “Vdiq diktatori i fundit komunist”, gazeta e Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit”, trashëgimtarja e pandryshuar as në titull nga partia ku Ramiz Alia militoi për 45 vjet dhe drejtoi në 5 vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës, nuk kishte asnjë titull për ndarjen e tij nga jeta. Edhe pse dje “ZP” kishte rreth 16 tituj, që nga “Hemorraidet…” e deri te “Rriten çmimet e ilaçeve…”, nuk e pa të udhës të vinte lajmin e vdekjse së udhëheqësit të PPSH-së.
Skeda:Ramiz alia 2011.jpg

Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë pasi vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare). Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.
Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).


Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Semiramis Xhuvani Alia vajza e Aleksandër Xhuvanit ishte bashkëshortja e Alisë me të cilën pati tre fëmijë. Dy vajza, Zanën, Besën, si dhe një djalë, Arbenin.

Alia u lind ne vitin 1925 dhe u bashkua lëvizjes komuniste shqiptare para se ai ishte njëzet vjeç. Ai e kishte rritur me shpejtësi nën patronatin Hoxhës dhe nga 1961 ishte një anëtare e plotë e Byrosë Politike në pushtet (Byrosë Politike) të Partisë së Punës të Shqipërisë (PLA). Hoxha Alia zgjodhi për disa arsye.



Së pari, Alia kishte qenë prej kohësh një ndjekës militant e marksizmit-leninizmit dhe i mbështetur politikën e Hoxhës e vetë kombëtare besim. Alia edhe u favorizuar nga gruaja e Nexhmije Hoxhës, i cili dikur kishte qenë mësuesi i tij në Institutin e marksizmit-leninizmit. Përvojë politike Alia ishte i ngjashëm me atë të Hoxhës, dhe duke qenë se ai u paraqit për të shkëmbyer pikëpamjet e Enver Hoxhës në çështjet më të huaj dhe vendas, ai me lehtësi veten për të vendosur regjimin totalitar i Partisë. Se ai kishte arritur të mbijetonte disa valë të gjerë purges bespoke aftësitë e tij politik dhe kapaciteti për mbijetesë.

Kur Alia mori si sekretar i parë i PPSH-së, vendi ishte në vështirësi të rënda. Apati politike dhe cinizëm u përhapur, me segmente të mëdha të popullsisë që ka hedhur poshtë vlerat e qeverisë. Ekonomi, e cila vuante nga produktiviteti i ulët dhe mungesa e përhershëm të produkteve ushqimore më elementare, tregoi asnjë shenjë të përmirësimit. Kontrolle Sociale dhe vetë-disiplinë kishte gerryer. Inteligjencës ishte fillimi për të rezistuar kontrollin e rreptë të partisë dhe të kritikojnë dështimin e qeverisë për të respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.


Me sa duket duke njohur thellë dhe shtrirjen e kësaj pafuqie shoqërore, Alia me kujdes dhe ngadalë filloi të bënte ndryshime në sistem. Objektivi i tij i parë ishte sistemi ekonomik. Në një përpjekje për të përmirësuar efiçencën ekonomike, Ramiz Alia prezantoi një decentralizim ekonomik dhe reformën e çmimeve në sektorë të veçantë. Edhe pse këto ndryshime shënoi një largim nga qeveria e Hoxhës, ata nuk kanë ditur një reformë themelore të sistemit ekonomik.

Alia nuk ndaloi censurën, por ai lejoi diskutimet publike të problemeve shoqërore në Shqipëri dhe debatet e inkurajoi midis shkrimtarëve dhe artistëve në çështjet kulturore. Në përgjigje të kritikës ndërkombëtare të të dhënave të Shqipërisë mbi të drejtat e njeriut, udhëheqja e re loosened disa kontrolle politike dhe pushuar të aplikojë shtypje në një shkallë masive. Rusova rregull, megjithatë reduktuar në masë të madhe këtë përpjekje në një reputacion të mirë Në vitin 1989, solli amnisti e përgjithshme për lirimin e të burgosurve shumë afatgjatë. Alia mori gjithashtu hapa për krijimin e lidhjeve më të mira me botën e jashtme, forcimin e marrëdhënieve me Greqinë, Italia, Turqia dhe Jugosllavia. Një loosening e kufizimeve të udhëtimit dhe turizmit ka rezultuar në një pikëpamje më premtuese për tregti të Shqipërisë turistike.


Pavarësisht nga përpjekjet e Alia për të vazhdojë me ndryshimin në një bazë të kufizuar, të matur, e reformave nga lart kërcënuar se do të kthehet në reforma nga poshtë, kryesisht për shkak të kërkesave gjithnjë e më të ashpër të të rinjve të Shqipërisë. Më 9 dhjetor, 1990, demonstruesit marshuan student nga Universiteti Enver Hoxha (sot Universiteti i Tiranës) në Tiranë nëpër rrugët e kryeqytetit duke hedhur parrulla dhe duke kërkuar dhënien fund të diktaturës. Në dhjetor të 11, numri i pjesëmarrësve kishte arritur pothuajse 3.000. Në një përpjekje për të shuar trazirat e studentëve, gjë që kishte çuar në përleshje me policinë e ndërhyrjes së shpejtë, Alia u takua me studentë dhe ranë dakord për të marrë hapa të mëtejshëm drejt demokratizimit. Informuar studentët Alia që donin të krijojnë një organizatë e pavarur politike të studentëve dhe të rinjve. Përgjigja Alia ishte se një organizatë e tillë duhej të ishte regjistruar me Ministrinë e Drejtësisë.


Alia në takimin historik me studentët

Në mesazhin e tij tradicionale të Vitit të Ri për të popullit shqiptar, Ramiz Alia përshëndeti ndryshimet që kishin qenë që ndodhin në vend dhe deklaroi që 1991 do të jetë një pikë kthese në kushtet e ekonomisë. Por, pavarësisht nga shenjat pozitive të ndryshimit, shumë shqiptarë janë ende duke u përpjekur për të lënë vendin e tyre. Në fund të vitit 1990, deri në 5.000 shqiptarë kaluar kufirin malor në Greqi. Të rinjtë e motivuar me pakënaqësinë ekonomike bërë deri pjesa më e madhe e refugjatëve.


Në shumë aspekte, Alia ishte një i mbijetuar politik. Ai kishte arritur të mbetet një figurë e rëndësishme politike nëpër disa kriza politike. Edhe pse ai kishte disa shqetësime të vërtetë për stabilitetin dhe vazhdimësinë, ai nuk ishte i papërkulur. Ai ndryshoi në përgjigje të rrethanave dhe kërkesave të vendosur reformatorët. Megjithatë, me Shqipërinë në grahmat e një krize të rëndë ekonomike, Alia kishte për t'u përballur me sfidat me të cilat ai nuk mund të kapërcej.


Pas rënies së qeverisë së koalicionit në dhjetor 1992 dhe Partia Demokratike e PDSH (Shqipërisë) fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 1992, ai dha dorëheqjen si president më 3 prill, 1992. Më 9 prill, Kuvendi Popullor zgjodhi kreu i PDSH, Sali Berisha si kreu i ri i Shqipërisë të shtetit.

Më 21 maj, 1994, zyrtarë të lartë të regjimit komunist, përfshirë edhe Ramiz Alia, shkoi në gjyq. Alia u akuzua për shpërdorim të pushtetit dhe shpërdorim të fondeve shtetërore, siç ishte Adil Çarçani, ish kryeministër, Manush Myftiu, zëvendësi i tij, dhe Rito Marko, ish-zëvendës-president.

Alia ishte vendosur nën arrest shtëpie në gusht 1992 dhe u arrestuan zyrtarisht në shtator 1993. Në gjykatë ai pretendoi se ishte viktimë e një gjyqi politik tregojnë dhe kërkoi që gjyqi të transmetohet në televizion, një kërkesë mohuar nga gjyqtari kryesues. Gjyqi u monitoruar nga një Human Rights Watch / Helsinki dhe përfaqësues vazhdoi vetëm me parregullsi të vogla proces të rregullt ligjor. Dhjetë të pandehurit ishin gjetur fajtorë si të akuzuar dhe të dënuar me ndërmjet tre dhe nëntë vjet në burg; Alia mori një dënim nëntë-vjeçare.



Një gjykatë e apelit pas reduktuar disa nga dënimet, sidomos Alia në pesë vjet. Alia, Myftiu, Çarçani, Stefani dhe Isai janë urdhëruar gjithashtu që të paguajë shuma të ndryshme të shtetit. Më 30 nëntor, Gjykata e Kasacionit reduktuar afat Alia e nga një tre vite të tjera. Më 7 korrik, 1995, Ramiz Alia ishte liruar nga burgu.

Pas daljes nga burgu ai u tërhoq në jetë private, shpesh herë merrte pjesë si i ftuar në dokumentare të ndryshme të cilat kishin për temë zbardhjen e disa enigmave të periudhës komuniste. Vitet e fundit Alia ka qënë ne vorbullën e debatit mbi masakrrën e Tivarit si përgjegjës direkt ndaj atij krimi, akuzë te cilën nuk e ka pranuar kurrë. Në vitin 2010 Alia publikoi një liber mbi jetën e tij të titulluar Jeta ime, në këtë libër ai pranon disa nga gabimet e Enver Hoxhës me luftën e klasave. Pasi vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare) u shua në spitalin e sanatoriumit të Tiranës. Me vdekjen e tij mbyllet një epokë ai ishte presidenti i fundit komunist dhe i pari pluralist.


Homazhet për ish-udhëheqësin e fundit të regjimit komunist dhe ish-presidentin e parë pluralist pas viteve ‘90, Ramiz Alia u zhvilluan sipas Protokollit Shtetëror në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Në homazhe përveç familjarëve, njerëzve të afërt kanë marrë pjesë edhe deputetë të Partisë Socialiste si Gramoz Ruçi e Namik Dokle, Servet Pëllumb dhe kryetari i LSI Ilir Meta ky i fundit ishte i vetmi politikan i cili i bëri ngushëllimet publike familjes së Alisë. Pjesëmarrës ishte edhe ish kryeministri shqiptar  Fatos Nano.

Flori Bruqi




2011/10/13

Matteo Mandala: Shqiptarët, në prag të një neokomunizmi


I pranishëm në Tiranë në konferencën shkencore “Identiteti, ndërgjegjja kombëtare dhe integrimi europian”, studiuesi arbëresh Matteo Mandala ka folur me tone kritike për zhvillimet e fundit në lëmin shkencor. Ai e ka quajtur absurde kërkesën e Turqisë për modifikime në historinë e Shqipërisë, ndërsa e sheh të papranueshme heshtjen e komunitetit shkencor
I ftuar në konferencën shkencore “Identiteti, ndërgjegjja kombëtare dhe integrimi europian”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, studiuesi arbëresh Matteo Mandala ka folur me tone kritike për zhvillimet e fundit në lëmin shkencor. Referuar edhe njëherë problemeve të identitetit, Mandala, i njohur për kontributin e tij në fushën letrare, ka folur për absurditetin e një grupi që i ka quajtur çmitizues, po aq sa edhe për kërkesat e fundit ardhur nga shteti turk për modifikimin e historisë së Shqipërisë për periudhën e pushtimit osman. Sipas tij, është shqetësues fakti që komuniteti shkencor hesht dhe në kushte të tilla ai e sheh situatën në prag të një neokomunizmi.
“Identiteti, ndërgjegjja kombëtare dhe integrimi europian” është një konferencë shkencore që ka mbledhur studiues nga të gjitha trevat shqiptare. Identiteti është në sfidë me kohët moderne apo jo?
Identitetet janë gjithnjë në sfidë me kohët moderne e duhet të maten çdo herë me problemet që koha parashtron. Kuptohet që identiteti nuk është një send muzeor, ka një proces të brendshëm që e ndryshon kohë pas kohe, por në fund mbetet ajo që i shquan popujt. Gjermanët nuk janë njësoj me francezët, as francezët me italianët dhe me shqiptarët. Identiteti i secilit popull ka në vetvete diçka që është shquarsi dhe aty duhet të përqendrohet vëmendja. Gjuha shqipe është një nga këto vlera. Pastaj vijnë simbolet (siç është ai i Kastriotit) e më tej mitet që kanë një rëndësi të veçantë, sepse rrënjosen në ndërgjegjen e njerëzve dhe është e vështirë të shkulen apo çrrënjosen prej aty të tillë si Skënderbeu, që përveçse figurë historike është edhe një mit në disa aspekte, miti i pellazgëve, ilirëve etj. Këto janë të rrënjosura në vetëdijen shqiptare dhe nuk ngatërrohen me asgjë tjetër të popujve të tjerë.
Është kjo arsyeja se pse figura apo mite të tilla sulmohen? 
Është e çuditshme që një dukuri e tillë u afirmua pas rënies së regjimit totalitar komunist në Shqipëri. U krijua një grup që nuk di si t’i etiketoj, analist, opinionist apo diçka tjetër, që në emër të emancipimit të popullit shqiptar filluan një luftë ndaj atyre që i quajnë mitet e nacional-komunizmit të popullit shqiptar. U referohem disa shkrimeve që kam lexuar në gazetat shqiptare, shkrime që nëpër botë nuk do të botoheshin kurrë as në shtypin e përditshëm, sepse nuk kanë as vlerë shkencore, as kulturore. Mitet nuk janë ashtu siç ata i quajnë në një gjuhë të përditshme: tregime të rrejshme. Ka mite të shpikura, por miti në vetvete është njësoj si tregimi historiografik dhe nuk mund ta shquash nga pikëpamja e së vërtetës. Dua ta sqaroj këtë moment me një anekdotë që kemi nxjerrë nga dokumentet e shek XV. Në vitin 1478, një vajzë shqiptare me emrin Maria kishte përfunduar skllave në Gjenovë. Janë dokumente që askush nuk i di e nuk i ka marrë parasysh, por janë shumë domethënëse. Bashkë me disa shqiptarë i dërguan gjykatës një kërkesë për t’i liruar, sepse ajo ishte shqiptare, ishte e krishterë dhe banonte në një vend të krishterë siç ishte Arbëria dhe në atë gjendje e kishin sjellë turqit që ishin antikrishterë. Përpos kërkonte edhe shpërblimin për ato vite që kishte punuar falas te familja që e kishte blerë te turqit. E gjetur në vështirësi, e liruan sepse një arkipeshkv që njihte jetën e Skënderbeut i tha gjykatës se ajo kishte të drejtë. Skënderbeu ka qenë personaliteti që i dha dinjitet kombëtar dhe fetar një vajze me emrin Maria që nuk e njihte atë. Kjo është vlera e mitit dhe miti ndikon në jetën e njerëzve më shumë se sa mund të ndikojnë partitë politike. Këtë e dinë të gjithë ata që merren seriozisht me historinë kulturore. Bartesi (Roland Barthes) u mundua të çmitizonte disa mite, por arriti në përfundimin se ka mite që i dimë se janë mite, por nuk mund të zhduken.
I quani sulme të qëllimshme? 
Unë jam një studiues modest që merrem me filologji dhe diçka kam bërë në këtë fushë. Nuk jam politikan e nuk jam një që shikon prapa derës çfarë komplotesh organizohen. Nuk më interesojnë këto, por kam vënë re që ka dy bashkëveprime midis këtij grupi që është vendosur në Shqipëri e që kërkon të çmitizojnë ata e dinë se çfarë, dhe një grupi tjetër me interesa profesionale për të shkruar mbi Shqipërinë, por që ndikohen nga njëri-tjetri. P.sh., Oliver Schmit bëri librin për Skënderbeun pas një monografie që unë e kam quajtur interesante, sepse ndërton fazën më të hershme të Shqipërisë mesjetare pas rënies së Perandorisë Bizantine deri në vitet para skënderbejane. Në librin e dytë del qartë ndikimi i këtyre çmitizuesve ndaj tij, sepse që në parathënie, Schmit në vend të fliste për arsyet shkencore që e çuan të shkruante një monografi të re mbi Skënderbeun, na ka thënë që u përpoq të çmitizonte mitin e Skënderbeut dhe bën një krahasim me Vilhelm Telin zviceran, që është një mit i rrejshëm. Si është e mundur që historianët merren me mitet, sepse miti dhe historiografia janë njësoj: të dy përpiqen të rikrijojnë të kaluarën me mjetet që kanë. Schmiti bën gabim qesharak nga kjo pikëpamje dhe këtë gjë mund t’ua tregonte vetëm shqiptarëve, sepse vetëm ata e përdorin fjalën mit për të nënkuptuar gënjeshtër. Kjo e ka detyruar Kadarenë të bëjë një shpjegim pedant te “Mosmarrëveshja” që t’u shpjegonte fjalën mit dhe historiografi.
Gjatë kumtesës suaj ju folët me nota kritike për një heshtje të rretheve shkencore shqiptare... 
Fatkeqësisht nuk ka botime shkencore. Komuniteti shkencor shqiptar, sikurse duket, frenoi aktivitetin e vet dhe këtë nuk e kuptoj. Nga njëra anë kemi sulmet e vazhdueshme të këtyre “personaliteteve” dhe, nga ana tjetër, komuniteti shkencor hesht. Kjo nuk është e pranueshme. Në çdo vend të botës komuniteti shkencor ka fjalën e vet si fjalë e shkencës. Nëse hesht do të thotë se diçka nuk ecën dhe kjo pengon edhe marrëdhëniet e jashtme. Kur nuk ke më një autoritet shkencor me të cilin të merren kontaktet, ngecin projektet e bashkëpunimet.
U referoheni në këtë rast edhe kërkesave të fundit të bëra për modifikimin e teksteve të historisë shqiptare? 
Unë i shoh kërkesat e shumta të kohëve të fundit për ta modifikuar historinë si një vëzhgues i jashtëm. Çuditem se si një qeveri e huaj, pavarësisht se cila është, turke apo greke, të mund të bëjë kërkesa të tilla. Janë ndërhyrje në sovranitetin kulturor shkencor dhe politik të një vendi dhe nuk duhen toleruar. Nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë në asnjë vend në botë. Nuk kam dëgjuar që gjermanët të kërkojnë një rishikim të historisë franceze gjatë Republikës së Vishisë. Është absurde të mendohet që nuk duhet të themi se italianët përdhunuan Shqipërinë kur erdhën, sepse u prishet qejfi. Historia ka një terminologji që është e njohur, ku disa nuanca mund të evitohen, por pushtimet janë pushtime, sundimet janë sundime, vrasjet dhe masakrat janë të tilla. Nuk besoj se ka një fjalë tjetër për të thënë se armenët u masakruan nga turqit. Ka një prirje të çuditshme të studiuesve shqiptarë, të cilët në vend që të reagojnë të skandalizuar, i pranojnë këto kërkesa. Pranimi nuk është bërë nga shqiptarë dosido, por nga ata njerëz që kanë shkruar librat që qeveria turke sot kërkon të rishikohen. Është paradoksale. Ka profesorë që gjatë komunizmit kanë qenë autorë të librave mbi historinë e pushtimit osman në Shqipëri që unë i kam vlerësuar, por pikërisht këta profesorë më thonë që duhet rishikuar edhe terminologjia historiografike. Është një gjë që më duket si një neokomunizëm që rikthehet në trojet ballkanike. Në qoftë se ka një ide të rifuten këta profesorë në një rrymë gjeopolitike, t’i afrohen perandorisë neootomane, mund të marrim në konsideratë edhe hipotezën për të rindërtuar perandori komuniste që do të bëjë Putini. Ai u kërkoi ish-vendeve të Lindjes të bashkohen te një republikë euroaziatike. Do të thotë se Shqipëria gjendet përpara dy zgjedhjeve: neokomunizëm apo neootomanizëm. Me të vërtetë është një arritje e suksesshme!!!

Pavijoni i gjenocidit: Dalin foto tronditëse nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme


Do të jetë një hapësirë ekspozuese rreth 400 metra katrorë, në katin e dytë të Muzeut Kombëtar dhe e përshtatur për një konceptim të ri të pavijonit të gjenocidit. Në këtë pavijon do të ekspozohen materiale fotografike, dokumente, objekte, por edhe materiale audio-vizive, një pjesë e të cilave të nxjerra për herë të parë nga arkivat
Pavijoni i gjenocidit do të hapet brenda këtij viti. Grupi i punës i ngritur për përmbajtjen, ka siguruar materialin e nevojshëm, që tashmë duhet vendosur në stenda. Do të jetë një hapësirë ekspozuese rreth 400 metra katrorë, në katin e dytë të Muzeut Kombëtar dhe e përshtatur për një konceptim të ri të pavijonit të gjenocidit. Sipas një projekti të hartuar nga inxhinieri Latif Lazimi, në këtë pavijon do të ekspozohen materiale fotografike, dokumente, objekte, por edhe materiale audio-vizive, një pjesë e të cilave të nxjerra për herë të parë nga arkivat. Janë qindra fotografi tronditëse, shumica të nxjerra posaçërisht nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Janë dëshmi e qartë se çfarë ndodhi me të gjithë ata që i kundërviheshin regjimit. Ngjarjet nisin nga viti 1945, atëherë kur u formuan organet e para të diktaturës komuniste. Teksa kalon nga një fotografi te tjetra (po përpunohen për t’u vendosur në stenda), të kalon një rrëqethje e natyrshme. Salla gjyqesh masive, intelektualë, inxhinierë, madje edhe spiunë që dëshmojnë në gjyq. Pastaj njerëz të vrarë në kufi, viktima të tjera që inspektohen nga grupi i sigurimit, zisi i famshëm me të cilën ndaloheshin e arrestoheshin të dyshuarit, ekzekutime në fushë të hapur, foto rrëqethëse nga spitalet psikiatrike, ku dërgoheshin me forcë të dënuarit, foto nga kampet e internimit dhe punë të detyruara, gra të ekzekutuara, për të mbërritur te koha e stalinizmit në Shqipëri me një sërë parullash që lavdëronin këtë figurë. Bashkangjitur, një sërë dokumentesh e raportimesh nga grupi i sigurimit për ekzekutimet, përpjekjet për arratisje e të dhëna të tjera të mbajtura sekret. Në fakt ka mbi dy vjet që po punohet për ringritjen e pavijonit të gjenocidit që tashmë do të emërtohet “Pavijoni i Gjenocidit dhe Terrorit Komunist”. Vjen i rikonceptuar përsa i përket qëndrimeve që mbahen ndaj kësaj periudhe, por edhe i pasuruar me shumë materiale të reja. Grupi i punës i përbërë nga: Enver Kushi, si kryetar, dhe Sotirulla Hoxha, Fredi Gusho, Sali Kadria, Ilir Gusho, Etleva Demollari, Fatmir Boshnjaku, Kreshnik Hashorva dhe Entela Kasemi si anëtarë, nën konsulencën e Agim Mustës si përfaqësues i Institutit të të Përndjekurve Politikë dhe Kastriot Dervishit, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, kanë muaj të tërë që punojnë për sigurimin e materialeve që do të ekspozohen. Dy specialistët e muzeut, Enver Kushi dhe Sotirulla Hoxha shprehen se përveç fotografive do të ketë edhe objekte nga të dënuarit apo të ekzekutuarit, ndërkohë që do të ketë edhe materiale zanore dhe materiale që do të bëhen të ekspozueshme përmes projektorëve dhe monitorëve. Në këtë pavijon të rikonceptuar do të ketë një sërë zërash të trajtuar më vete, ndërkohë që për herë të parë do të vijnë dëshmi nga spitalet burgje dhe spitalet psikiatrike, për ekzekutimin e grave, për shkatërrimin ekonomiko-financiar të vendit, nga kampet e punës, stalinizmi në Shqipëri dhe nga vend-ekzekutimet. Këto të fundit do të vijnë përmes një serie fotografish të realizuara në këto vitet e fundit. Në këto 20 vite, shumë familjarë të të ekzekutuarve, në bazë të informacioneve që kanë mundur të sigurojnë, kanë ndërmarrë nisma personale për të gërmuar në vendet që mendohet se janë përdorur për të ekzekutuar të dënuarit, me shpresën për të gjetur skeletet e familjarëve. Specialistët shpjegojnë se i gjithë materiali i grumbulluar po seleksionohet për t’u ekspozuar në stenda të veçanta, që shënojnë edhe një moment të caktuar. Sipas Sotirulla Hoxhës do të vendosen rreth 30 stenda në katin e dytë të Muzeut Kombëtar, ku punimet për realizimin e një strukture të përshtatshme për ekspozim, janë në përfundim. “Është menduar të ndjekim një linjë historike-kronologjike, që zë fill me fillimet e terrorit komunist në vitet 1943-‘44 e do të mbyllet me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Do të përdorim një pjesë të materialeve të pavijonit të mëparshëm, por edhe materiale të reja. Kanë kaluar 15 vjet nga ngritja e pavijonit të gjenocidit në vitin 1996 dhe që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra, ka ndryshuar edhe koncepti për muzeologjinë”, shprehet Enver Kushi, kryetar i grupit të punës së ngritur për hartimin e përmbajtjes së pavijonit të ri të gjenocidit. “Ideja është që të kemi një linjë ekspozuese të papolitizuar që të trajtojë ngjarjet historike të viteve 1945–‘90”, shprehet Sotirulla Hoxha, muzeologe dhe anëtare e grupit të punës. Çdo material që përbënte ish-pavijonin e gjenocidit, i ndërtuar në vitin 1996, u zhvendos në magazinën e institucionit në kuadrin e një projekti rikoncpetimi propozuar nga ish-drejtori Kasëm Biçoku. Ideja është që të krijohet një linjë ekspozuese të papolitizuar që të trajtojë ngjarjet historike të viteve 1945 deri në 1990. Pjesë e këtij pavijoni të rikonceptuar do të jetë edhe një kënd që do të shërbejë si një minikinema. Në disa monitorë të vendosur brenda dhe jashtë pavijonit do të transmetohen dokumentarë, kronika dhe intervista të kohës, që përmbajnë materiale për gjenocidin e terrorin komunist në Shqipëri. Për herë të parë do të dëgjohen edhe procese gjyqësore me zë. Një bibliotekë e vogël do të jetë me botime mbi materiale e kujtime që të burgosurit e diktaturës kanë shkruar gjatë kohës së qëndrimit në burgje. Gjithsesi, edhe ky pavijon nuk e përfaqëson diktaturën në të gjitha elementët e saj dhe nuk jep një informacion të plotë për çfarë ka qenë ajo periudhë. Në një intervistë të mëparshme për gazetën, drejtori Luan Malltezi pranoi se në Muzeun Kombëtar do të pasqyrohet periudha e komunizmit me të gjitha dimensionet, por kjo i mbetet një momenti të dytë.

Akademia e Shkencave, ceremoni për Agollin

Përvjetori i shkrimtarit dhe akademikut Dritëro Agolli do të festohet edhe në Akademinë e Shkencave. Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sot, në orën 9:00, në sallën “Aleks Buda” do të mbahet një takim jubilar. Ndonëse nuk ka një program të detajuar, njoftohet se në këtë veprimtari do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore të shtetit dhe të kulturës shqiptare. Miq e kolegë të tij do të flasin për jetën dhe veprën e shkrimtarit. Dritëro Agolli gjatë këtyre viteve ka qenë i shkëputur nga krijimi letrar, por aktiv me mendimin e tij.

Dritëro Agolli: Botohet libri me intervistat e jetës



Oliverta Lila


Shkrimtari mbush sot plot 80 vjeç. Në këtë përvjetor i kushtohet një takim jubilar në Akademinë e Shkencave, ndërsa Universiteti Europian i Tiranës, një libër me intervista të përzgjedhura, ese dhe polemika gjatë 50 viteve jetë si dhe një ekspozitë fotografike
Dritëro Agolli mbush sot plot 80 vjeç. Me pamjen gjysmë të përhumbur pas fjollës së cigares, mendohet një çast e pastaj flet ngadalë. Kjo është pamja që kujtoj nga takimet e fundit me shkrimtarin, që më shumë se kurrë më parë është i pranishëm me mendimin e tij për çështje thelbësore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Pikërisht këto mendime, thënë prej tij në intervista të shumta, do të vijnë në një botim kushtuar shkrimtarit. Pas titullit “Honoris Causa”, Universiteti Europian i Tiranës boton një libër me intervistat e zgjedhura të Dritëro Agollit ndër vite. Me titullin simbolik: “E kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët”, marrë nga një prej intervistave të tij, pritet që sot të dalin kopjet e para. Janë rreth 50 intervista, polemika e ese që nisin nga viti 1961 deri në ditët e sotme. Libri do të promovohet nesër pasdite, ora 18.00, në UET, shoqëruar me një ekspozitë fotografike kushtuar shkrimtarit me momente të shkëputura nga jeta studentore dhe veprimtaritë ndër vite. Mehmet Gëzhilli, botues e njëkohësisht mik i Agollit, i cili është marrë me përzgjedhjen e intervistave, tregon se ato janë një rrugëtim jo vetëm në jetën e shkrimtarit, por edhe të shoqërisë shqiptare. “Kjo është një sipërmarrje e drejtuesit të UET-së, Henri Çilit dhe stafit të tij për t’ia kushtuar këtë libër shkrimtarit në përvjetorin e lindjes, pas dhënies së titullit. Ndoshta këtë gjë u takonte ta bënin universitetet e tjera ku ai ka dhënë mësim me vite të tëra dhe ka përgatitur shumë studentë. Nuk duhet të harrojmë se Agolli ka pasur një lidhje të ngushtë me studentët, veçanërisht me ata që u ngritën për demokraci në vitin ’90. Në Kongresin X, pasi Dritëro Agolli mbaroi fjalimin, shumë konservatorë ulëritën, por ata që e rrethuan ishin studentët të cilëve u dha mesazhin më të rëndësishëm: mos e harxhoni kot kohën. Për botimin e këtij libri ne kemi rilexuar shumë intervista që Dritëro Agolli ka dhënë në gazeta, televizion e radio, dhe jo vetëm në Shqipëri. Gjetëm fillimisht rreth 250 intervista, nga të cilat seleksionuam 90, për të arritur në versionin përfundimtar të botimit me rreth 45-50 intervista, të cilat pasqyrojnë jetën e shoqërisë shqiptare. Gjen në to një humanizëm të veçantë, ka filozofi, letërsi, art, gjuhë, kritikë shumë të sertë, por nuk ka kurrë hakmarrje dhe urrejtje. Dritëro Agolli e ka thënë gjithnjë fjalën e tij”, - tregon Gëzhilli. Sipas tij, janë kujdesur që të shmangnin intervistat që përsërisnin njëra-tjetrën, për të sjellë në këtë mënyrë një vështrim origjinal mbi shkrimtarin. Pjesë e librit janë edhe rreth 5-6 shkrime polemika të botuara në vitet ’60, të ashpra për kohën. Janë polemika për problemet e artit, letërsisë, ‘Eposin e Kreshnikëve’, për estradën dhe mbi të gjitha për problemin e zhvillimit të letërsisë, ku brezi i viteve ‘60 po ndeshej mes konservatorizmit dhe të resë që po sillte Ismail Kadare, Fatos Arapi, Dhori Qirjazi dhe Dritëro Agolli. Ndërkohë që siç tregon Gëzhilli, intervistat e para të Dritëro Agollit datojnë në vitet 1971-’72. “Janë intervista të bërë nga tre autorë kosovarë, emra të njohur sot si Gani Bobi apo Jusuf Buxhovi. Ata kanë qenë shumë të interesuar të njohin zhvillimin e letërsisë te ne dhe mendimin e Dritëroit për letërsinë kosovare. Pasohen nga intervista të tjera ndër vite. Po në këto intervista shihet edhe brenga e madhe që Agolli ka pasur për Kosovën dhe për luftën e Kosovës. Jo më kot shtëpia e tij u hap për kosovarët që erdhën në Tiranë”, - thotë Gëzhilli. Ai tregon se libri mbyllet me disa vlerësime që i janë bërë shkrimtarit në shtypin botëror nga shkrimtarë të tjerë të njohur, me disa prej të cilëve ka pasur edhe miqësi. Ndërkohë që një tjetër rrëfim për jetën dhe veprën e Dritëro Agollit vjen përmes fotografive të gjetura më së shumti në miq të hershëm të shkrimtarit.

Belen Lopes: Flamengo është jeta ime


Në ditën ndërkombëtare të Spanjës, kërcimtarja Lopes paraqiti për publikun shqiptar spektaklin “A mi manera” (Sipas mënyrës sime) ku përzihen mjeshtërisht flamengo, tango dhe muzika klasike spanjolle, me forcë, shije dhe elegancë.
Belen Lopes filloi të kërcente në mënyrë profesionale që në moshën 5 vjeç. Qysh prej asaj moshe karriera e saj ka qenë brilante, pasi u shndërrua në një artiste –gjetje të botës së flamengos duke dhënë shfaqje në teatrot më të mira të Spanjës dhe jashtë saj. Aftësitë e saj teknike të jashtëzakonshme dhe pasioni i madh për muzikën i hapën dyert për të punuar me artistët më të mirë të flamengos si Pitingo apo Jorge Padro, si dhe të nderohet me Çmimin Kombëtar të Flamengos që në moshën 17 vjeç. Ka vite që ajo drejton kompaninë e saj dhe sot për sot është një nga talentet më të rëndësishme të kërcimit të flamengos. Në  Ditën Ndërkombëtare të Spanjës, kërcimtarja Lopes paraqiti mbrëmjen e djeshme për publikun shqiptar spektaklin “A mi manera” ( Sipas mënyrës sime) ku përzihen mjeshtërisht flamengo, tango dhe muzika klasike spanjolle, me forcë, shije dhe elegancë. Pjesë e këtij spektakli ishte dhe vallëzimi “Tiempos” (Kohë), ku flamengo, tango dhe muzika kombinohen me mençuri me fuqinë, shijen dhe elegancën. “Kohë” është më shumë se një shfaqje, është një mënyrë e të ndjerit të flamengos, të muzikës…mënyra perfekte e shprehjes së ndjenjave të panumërta që lulëzojnë kur dëgjojmë një këngë flamengo, apo një kitare… Belén López shoqërohej nga Saúl Quirós dhe Pedro Jiménez “Perrete” (këngëtare), Rafael Jiménez “El Chispas” (perkusion), Carlos Jiménez (kitarë), Thomas Potiron (violinë) dhe Marina Sorin (violonçel). Para se të fillonte provat për shfaqjen, kërcimtarja spanjolle shprehu dje para mediave emocionet dhe diçka më shumë për karrierën.
Cili është emocioni që ndieni duke qenë se kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri?
Për mua është shumë kënaqësi që jam sot në Shqipëri. Është një moment i rëndësishëm në karrierën time si kërcimtare e flamengos. Ndihem shumë mirë këtu, sepse njerëzit janë shumë të dashur, veçanërisht publiku i Tiranës. Për mua është një popull shumë i veçantë dhe shumë i përbashkët me atë në Spanjë.
Çfarë do të sillni për publikun shqiptar në shfaqje?
Do të ketë ritëm mjaftueshëm. Ne bëjmë gjithmonë flamengo të pastër  siç përdoret në Spanjë, por sot do të ketë në disa momente pak xhaz, flamengo, do të ndërthuren disa zhanre së bashku, të cilat shprehin ndjenja, dhimbje dhe gëzimin e flamengos. Do të rikthehemi në flamengon e disa viteve mbrapa. Por do të sjellim edhe kohët e reja, plot ritëm, pse jo edhe vështirësi brenda. Do ta fillojmë shfaqjen me një kërcim flamengo të fortë, si për të përshëndetur publikun dhe për t’i thënë që jemi këtu. Më vonë do të kërcehet tango e cila është edhe pak më e gëzuar dhe festive. Gjithashtu, do të ketë edhe muzikë klasike e cila është më e vetmuar, është si të jesh në një dhomë të vetme duke kërcyer, është muzika e vetmisë. Nuk do të mungojë edhe boleroja. Rëndësi ka që do të kërcejnë të gjithë. Besoj se do të jetë shfaqje emocionuese dhe nëse dikush do të qajë, kjo do të jetë një sinjal i mirë.
Si jeni pritur nëpër koncerte të tjera jashtë Spanjës?
Unë pothuajse jam pritur gjithmonë mirë kudo që kam shkuar, sepse njerëzit janë shumë zemërhapur dhe mendjehapur. Kjo është më e lehtë për ne për të bërë atë që duam.
Çfarë është flamengo për ty?
Flamengo për mua është jeta ime. Unë nuk mund të qëndroj asnjë ditë pa kërcyer, pa dëgjuar muzikë.
Qëkur keni filluar të kërceni?
Që tre vjeç kam filluar të kërcej.
Sa e vështirë është të jesh një kërcimtare e flamengos?
Është shumë e vështirë të jesh një kërcimtare flamengoje, sepse ky profesion duhet bërë me zemër, duhet pasion për të kërcyer. Nëse t’i nuk do ta bësh, kjo duket automatikisht, sepse po nuk e ndjeve nuk mund ta bësh. Diçka e tillë duket gjatë kërcimit.  Ndërsa kur e ndien këtë thirrje të brendshme të lind dëshira për të studiuar, do të dish çdo gjë mbi flamengon, për origjinën e  tij. Të gjitha këto janë të nevojshme për të bërë këtë që unë bëj tani dhe për ta bërë në mënyrë profesionale. Dua të theksoj që për të kërcyer flamengo është shumë e rëndësishme të dish origjinën e tij që para se të lindësh, sepse ndryshe nuk e kupton se ç’po bën. Vështirësia ekziston, sepse mes njerëzve ka shumë zili. Prandaj them se duhet ta bësh me zemër që të ecësh përpara dhe të kesh sukses. Unë e respektoj shumë shoqërinë, miqësinë dhe vlerat e këtij kërcimi. Në jetë, gjëja kryesore për mua është të ecësh para pa i bërë keq njeriu.
Cila është ftesa që i bëni publikut për të parë spektaklin në Teatrin Kombëtar?
Duhet të vini sonte. Nuk ju premtoj dot shumë, sepse nuk e di si do shkojë shfaqja, por për një gjë jam e sigurt. Në fund të shfaqjes, të gjithë ato që do e shikojnë do të dalin nga salla duke qeshur ose duke qarë, pra secili do të emocionohet. Nuk do të ketë asnjë të pranishëm që do të rrijë urtë gjatë shfaqjes, por do ta ndiejnë ritmin dhe nuk do rrinë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do kërcejnë bashkë me mua. Dua t’i them faleminderit Shqipërisë që na priti dhe na dhuroi këtë moment për t’u prezantuar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...