Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/01/16

LUGINA E FLORIRIT


 

Vullnet Mato

 LUGINA E FLORIRIT
 
Djalëria e uritur më nisi 
rrugëve të largta të shpresës.
Nga brigjet detar u ndala 
në një luginë prapa diellit. 
Aty mes maleve shkëmbor 
rridhte Shkumbini i djersës, 
nga balli me pluhur kuqërrem 
i gërmuesve të hekur-nikelit.
 
Thuhej se vargu i vagonëve 
lidhur me hallka zinxhiri, 
që zbrazej pareshtur te karvani 
i kamionëve të metalurgjisë, 
nxirrte nga dy gjinj malesh 
llavën e shkrirjes së “floririt”,
ndërkohë që njerëzit luteshin 
te gjinjtë e shenjtë të dhisë.
 
Gratë çobanesha nëpër brigje, 
tundnin këmborët e gjinjve,
teksa burrat me thonj urithi 
hapnin guva në bark të malit.
Po kur dilnin me vagona “ari”
nga kthetrat e shkëmbinjve,
njomnin misërniken e verdhë 
me dhallën si shurra e kalit.
 
Kaluan vite dhe banesat 
s’i ngritën dot nga balta,
as opingat nuk i shkulën 
nga këmbët çorapegrisur, 
as shallvaret që mbulonin 
format e grave syzjarrta, 
s’i këmbyen dot me fustane 
pas belit me ar qëndisur.
 
Gjiri i luginës as për mua 
s’pikoi arin e këtij “kurbeti”. 
Por nga lugina e gjirit 
të një vashëze bukuroshe,
pikoi një mjalt ngjyrë floriri, 
ku buza ngjitur më mbeti
dhe u ktheva me tre vogëlushë 
në Jugun e lugëve boshe...   







POETESHAT E REJA


 

Vullnet Mato

POETESHAT E REJA
 
Vajzat e reja që provojnë
të bëhen poetesha,
i thërret në çdo kohë
magjia ëndrrës së bukur.
Si fluturat që përhapen
vargjeve në vreshta,
të vjelin nëpër vjersha
ëmbëlsinë e puthur.
 
Dhe të heshtura
ato marrin stilolapsin,
të hedhin në letër ndjenja
dhe peizazhe me erë.
Me petale lulesh,
me re të bardha të marsit,
thurin petkun e poezisë
që kundërmon pranverë.
 
Dashurinë e kurorëzojnë
mbretëreshë trëndafilash,
me ngjyrime melankolike
në muzgje të portokalltë,
nëpër hapësira fantazie
me cicërime bilbilash,
me fluturime pëllumbash
në mëngjese të artë.
 
Kur pabesia e tradhtive,
i ka lënduar në shpirt,
zbrazin në vjersha
mushtin e fermentuar të djemve,    
me lot pendimi që u dhanë
pas tyre sinqerisht,
si mimozat që çelin hidhërim
në degët e pemëve.
 
Pasi nuk besuan
se gonxhet e luleve të para,
i than shkurti mashtrues
që lakmon çdo bukuri,
ato pranverën e vërtetë
kërkojnë në zemra të bardha,
për të gjetur te njeriu,
poezinë e vyrtyteve të tij.
 
Kësisoj me metafora
të fuqishme në vargje,
rritin personalitetin
në sferën poetike.
Dhe kur gatuajnë brumin
e librave të parë në magje,
gëzimi u ngjitet në lartësi
fluturimesh eterike.

Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhetar


Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhPoezi e emocionit dhe e mesazhit atdh
Engjëll Koliqi: "Nën kurorën e lisit plak", botoi Rugova Art",2011Shkruan: Naim KELMENDIDiskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.
Engjëll Koliqi: "Nën kurorën e lisit plak", botoi Rugova Art",2011
Shkruan: Naim KELMENDI
Diskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.
Në aspektin ndjenjor kjo poezi shpërfaqet me një gamë të gjerë përjetimesh që mbruan në vete, por edhe që mbetet si krjim i ndjenjave të holla dhe gjithsesi e pasur edhe si mendësi dhe si mesazh poetik, që përmbanë në tërë ligjërimin e saj poezia. Mbase kjo poezi vjen sikur një imazh shpirtëror ndjenjash që ndërton botën imagjinative dhe ndjenjore aq thellësisht mbi një taban gjuhësor dhe ritëm poetik sa që krijon në veçanti një qëndrueshmëri të identitetit të kësaj poezie, për kohën kur është shkruar dhe për përkushtimin poetik ndaj kujt është ndërtuar ligjërata poetike.
Engjëll Koliqi krijon me frymëzim dhe vetëm atëherë kur ai i vjen dhe e cyt poetin ta thotë përmbajtjen dhe ndjenjën e saj, për ta bartur të recepienti, duke e ambientuar me të aq natyrshëm.
Shqetësimi i subjektit krijues në këtë poezi mbase mund të kategorizohet në disa pika vrojtimi, si shqetësim për mërgimin, vendlindjen, atdhedashurinë, etninë, personalen,
prindoren, erotikën, humanen etj, që në njëfarë mënyre e përbëjnë atë vokabularin tematik e motivor të poezisë së Koliqit etj.
Si te poezia "Mall për mall":
"Malli im më bëhet zjarr
Mallin tim shuaj me mall!",në këto dy vargjet e fundit të opoezisë poeti perkufizon mendësinë dhe ndjënjësitë e tija duke dhënë mesazhin jo vetëm për gjendjen personale por edhe për gjendjen kohore si shkak dhe si pasojë e një gjendjeje tjetër të padëshiruar.
Në disa raste Koliqi shkruan me metrikë sikur në renditjen e vargjeve sipas skemës A-B-A-B apo në disa raste tjera të ndonjë poezie sikur A-A dhe B-B,por edhe duke dalur nga kjo renditje, dhe duke mos e ulur në asnjë rast  fjalorin metaforik në fuqinë e vargut,dhe duke lënë kështu nivelin e lakmueshëm ligjërimor dhe artistik të vargëzimit.
Në fakt kjo poezi krijon suksesshëm me tekstin dhe nëntekstin e saj,rrafshin e figurshmërisë në linjë të kuptimit dhe mesazhit ndjenjor, përgjatë tërë ligjërimit poetik në tërë njësitë ciklike të librit, por edhe të secila poezi në veçanti.
E shkruar dhe e krijuar në një hapësirë dhe kohë të caktuar, poezia sikur na del në disa raste me  ca  nuanca romantike vende-vende, por pa e humbur në asnjë rast nivelin ligjërimor të mendimit dhe gjykimit,si në kuptimin diskursiv ashtu edhe në atë semantik të vargut.
"Fat i keq seç na rrëmbeu
malli i tokës del në ëndërr".
Apo në rastin tjetër:A mos vallë, mbet trashëgim
Ky kurbet në dhe të huaj
Po rrëmbeu dhe tim bir
ç'zot do ketë, kjo tokë, më thuaj?!
Ajo që dominon në tërë ligjërimin poetik të Koliqit është ana humane e vrojtimit dhe perceptimit, ai e do një botë më humane, më njerëzore më të paqtë në kuptimin njerëzor, fizik, e metafizik të saj, dhe edhe kur gjykon ai ka anën e gjykimit njerëzor ndaj të keqes.
Poezie e këtij vëllimi poetik sendërtohet përmes fjalorit figurativ shumë funksional dhe nganjëherë shpërfaq gjendje të ngarkuar emocionale dhe shqetësim kur poezia i përkushtohet të afërmve, familjes, prindërve,e në disa raste ndonjë përsoni të vecantë që ka lënë gjurmë në jetën e poetit, por që krijojnë në të njëjtën kohë edhe faktin artistik të një gjendjeje dhe të një rasti a të ndodhure etj.
Poezia e Engjëll Koliqit ngërthen në vete një botë emicionale që shprehet përmes botësh shkrimore të poezisë. Në të shumtën poezia e tij është edhe poezi e etnisë,e rrënjës arbërore duke gjakuar të kaluarën, historinë e etnisë etj, dhe këto shprehen me nota shpeshherë të thella emicionale. Kjo e bën më të afërt për lexim dhe shijim  poezinë e Engjëllit, si te poezia "Nën kurorën e lisit plak", sipas të cilës poezi titullohet edhe vëllimi i veprës poetike të Koliqit.
Nën kurorën e lisit plak
Gjyshi më rron në jetë të jetëve
Trupin çdo dite toka ia han e ia kthen.
Histori prej shekulli në shekull shpalos
Dhe e shkruan nëpër të gjitha gjethet".
Pra, subkjeti krijues shqetësohet për historinë atërore dhe të atdheut, ashtu sikur kanë ngjarë ngjarjet e saj që kanë pasur dhe pësimet e veta përgjatë kohëve. Poeti ato i kujton, dhe kur shikon se i është tkurrur atdheu, atij i krijon shqetësimin mbase për të dërguar mesashin e tij, pra të poezisë deri te recepienti, dhe ky shetësim i tij bëhet shqetësim i shumësit, për të vetëdijësuar e për të krijuar kuptimin dhe ndjenjën mbi atdhetarinë dhe kohën e etnisë. Poezi e Engjëll Koliqit kurdoherë mbruan në vete ndjenjën e diçkaje të pësuar nga shtrëngatat e kohës, pra atë të kombëtares, por pikërisht në atë histori, ai dhe vargu i tij, sikur pijnë ujin e legjendave dhe ngjallen sikur feniksi për të trokitur në vëmendjen e  kohës dhe të ardhmes së atdheut të tij, dhe mbase në vetë mendësinë dhe kuptimin ekzistencial të njeriut të këtij nënqielli.

A MUND TË SHPRESOJMË NË KTHESA HISTORIKE-PAQËSORE NË 100 VJETORIN E SHQIPËRISË SONË ?!


Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), janar 2012




Motra dhe vëllezër – të gjithë fara arbërore, le të bashkohemi në këtë pikë të historisë, në Vitin e Shqiptarëve, duke shfrytëzuar të drejtën historike, të përdorim sa më mirë identitetin dhe origjinalitetin tonë, për t’ia hequr Shqipërisë dënimin e aneksimit të trojeve për 100 vjet, për ta bërë një shtet plot paqe e dashuri, mbi të gjitha trojet arbërore! Le të bashkohemi të gjithë në Forumin Imazh dhe Media, duke bërë imazh sa më të mirë shqiptar, kudo në botë, ta kurorëzojmë këtë ënërr tonën shekullore, në njërën nga festat e shumta të Imazhit Shqiptar, që kanë hapur në Durrës, më 18 dhjetor serinë e kremteve të jubileut tonë historik!!!




            Rilindja Kombëtare Shqiptare, e filluar në vitet ’30 të shekullit XIX, që ka pasur shumë sfida e telashe nëpër histori, po vazhdon edhe sot, me njerëz të tjerë, sepse themeluesit nuk jetojnë më fizikisht në mesin tonë, por edhe këta janë njësoj – shqiptarë që e duan Shqipërinë, por që i nderojnë dhe respektojnë popujt tjerë dhe vendet tjera, pra ata shqiptarë të devotshëm jemi ne. Jemi e do të jemi gjithmonë, deri në amshim do të jetë e paepur fara arbërore, në gjenerata të pambaruara, edhe fëmijët, nipërit e stërnipërit tanë.
            Por, a mund të shpresojmë se me ne, me intereset jetike të kombit tonë, më të lashtit në Ballkan, do të jenë edhe liderët e institucioneve dhe të politikës, në Tiranë, në Prishtinë e kudo që bukës i thënë bukë e ujit – ujë?!... A do e kemi fatin, që liderët tanë, të zgjedhur me votën e popullit, të mendojnë për popullin, për interesin e përbashkët kombëtar, për paqen, për dashurinë dhe për mirëqenien e farës arbërore, bashkë me fqinjët dhe me të gjithë të tjerët?!
            E konsideroj vetin shqiptar i devotshëm i Shqipërisë Natyrale dhe ndjehem intelektual, gjë që më detyron brenda shpirtit tim, sidomos në cilësinë e ambasadorit të paqes, t’u drejtohem të gjithë Shqiptarëve, kudo që jetojnë, që të japin nga vetja maksimumin, për të mbyllur në mënyrën më të mirë e paqësore dënimin e Shqipërisë Sonë, me aneksimin e trojeve, në afat 100 vjeçar, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, gati njëqind vjet më parë. Eni o shqiptarë, eni të gjithë bashkë, të punojmë me shumë kujdes dhe pa hezituar as pa kursyer gjë, në ribërjen e Shqipërisë – shtet stabil, të fortë e paqësor, mbi të gjitha trojet arbërore. Eni të gjithë, edhe ju liderë institucionesh e pronarë të kabineteve e të kolltuqeve qeveritare e ministrore, eni a bashkohuni me shqiptarët e devotshëm në kurorëzimin e ëndërrës sonë shekullore, të natyrshme. Eni, sepse në këtë spektakël mrekullie do të gjeni dhuratën më të çmueshme të jetës, që do të jua ëmbëlsojë shpoirtin dhe zemrën.
            Me projektet tuaja politike e diplomatike, duke përmbushur dëshira të miqve, por edhe të armiqëve të popullit tonë, mbase edhe mund të pasuroheni sot, por do të zhvisheni krejtësisht e do të vuani shumë, nesër e gjithmonë. Prandaj, kujdes – dëgjojeni me shumë seriozitet thirrjen e popullit, eni e bashkohuni në hapat e marshimit historik të bashkimit kombëtar, nën Flamurin e Dashurisë, të Paqes e të Mirësisë! Eni, mos u frigoni, as mos ngurroni, se më se të garantuara i keni intereset tuaja të ngushta, në interesin e përgjithshëm, të përbashkët kombëtar. Eni, të gjithë bashkë, ju thërras fuqishëm edhe me gojën e Nënëlokes Shqipëri! Eni, ju thërrasim në emër të paqes dhe të dashurisë! Eni të gjithë, se Nënës ia kemi borxh!
            Me shumë devotshmëri, por edhe me krenari kombëtare, ju thërras fuqishëm, që të vini e të bashkoheni në Forumin Imazh dhe Media, në serinë e kremtimeve historike, që veç kanë filluar, me strategjinë e Kryetarit Dr Astrit Memia – të njohur dhe të konsideruar nga të gjithë, si ministër i mirëfilltë i burrërisë! Eni, mos ngurroni as mos u frigoni! Përpara, deri në fitore të paqes dhe të dashurisë arbërore!!!

2012/01/15

Glauk Konjufca: Më goditën çizmet e Policisë, për t’ia liruar rrugën Serbisë


Rreth 30 organziata të shoqërisë civile në Kosovë kanë njoftuar se e dënojnë ashpër dhunën brutale, të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve, në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një faqe në rrjetin social Facebook, organziatat thonë se shprehin revoltë ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila përmes deklaratave të saj, ka legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.

“Protesta e djeshme është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre organizatave.
“Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00”, thuhet në njoftimin e këtyre organziatave.
Në mesin e organizatave që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë janë: Instituti KIPRED, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, Qendra për Politika dhe Avokim , Ec Ma Ndryshe, Organizata për Demokraci, Dinjitet dhe Anti-Korrupsion, Rrjeti i Grupeve të Grave, etj.


Vetëvendosje: Dje, kishte reciprocitet, aq sa pati protestë
Vetëvendosja paralajmëroi aksion të ri kundër, siç thuhet, moszbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës.
Pas aksionit të së shtunës me qëllim bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi i tyre për të shtyrë përpara zbatimin e masave të reciprocitetit ekonomik, politik e tregtar ndaj Serbisë.
Njëri nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, tha se aksioni i ardhshëm do të zhvillohet më 22 janar.
“Sipas qëllimit që kemi pasur edhe në aksionin e parë, në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Kosovës, ne tani kemi paralajmëruar se më 22 janar - të dielën e radhës, do të kemi aksionin në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Po ashtu, kemi thënë se nëse Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë gjatë kësaj jave, natyrisht se nuk do ta mbajmë këtë protestë dhe se nuk ka arsye që Vetëvendosja të qëndrojë atje në dy pikat kufitare”, tha Ahmeti.
Njoftimi i Vetëvendosjes pason bllokimin e aksionit të së shtunës në pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe diku pesë kilometra në afërsi të pikës kufitare në Merdare.
Qindra protestues ishin mbledhur në këto dy lokacione për të kundërshtuar, siç thanë, mos-zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj shtetit serb.

Për të shpërndarë protestat, Policia e Kosovës përdori forcën fizike, gazin lotsjellës dhe topat e ujit.
Por, përplasjet ndërmjet policisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje vazhduan edhe të dielën - jo fizikisht siç ngjau ditë më parë, por në formën deklarative.
Derisa Policia e Kosovës pretendoi të ketë shpërndarë protestat në pikën kufitare në Merdare dhe të Dheu i Bardhë duke përdorur masat e proporcionalitetit, anëtarët e Vetëvendosjes thanë se është përdorur dhunë e tepruar ndaj protestuesve.
Ahmeti tha se dhuna ka qenë e tepruar dhe se ndërhyrja ishte brutale.
“Mendoj se ajo ka qenë gjithçka pos një intervenimi të duhur dhe në nivel. Pra, mendojmë se është përdorur dhuna tej mase dhe se është përdorur një brutalitet që përkon me një shtet policor”, vlerësoi Ahmeti.
Mirëpo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, hodhi poshtë këto akuza.
“Në asnjë mënyrë Policia e Kosovës nuk ka ushtruar dhunë të tepruar dhe asnjë personi nuk i ka shkaktuar dhunë të tepruar. Policia e Kosovës ka përdorur forcë proporcionale të arsyeshme dhe të domosdoshme për të vënë nën kontroll situatën”, u shpreh Kelani.
Ai bëri të ditur se nga mbi 140 personat e arrestuar të shtunën, 15 vazhdojnë të jenë të ndaluar edhe të dielën.
Kelani njoftoi se në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë ku u zhvillua protesta e Lëvizjes Vetëvendosje një ditë më parë gjendja është normalizuar sërish dhe se rrugët janë të lira për qarkullim.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 7 dhjetor patën miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndërmarrjen e masave reciprocitetit ndaj Serbisë.

 Bashkimi Demokratik që udhëhiqet nga ish-deputeti Zafir Berisha ka shprehur shqetësimin në lidhje me dhunën që është përdorur nga policia ndaj protestuesve të Lëvizjes "Vetëvendosje" dhe njëherësh ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi sikurse edhe marrjen e masave disiplinore ndaj policëve të papërgjegjshëm.
"Plagët që po i hapë Qeveria e Kosovës 13 vjet pas luftës ndaj qytetarëve me urdhra të një anshëm për përdorim të forcës, na bëjnë që ne si subjekt politik të kërkojmë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepit, nga posti i ministrit si dhe të merren masa ndaj atyre policëve që përdorën dhunë ndaj protestuesve paqësorë", thuhet në komunikatën e BD-së, të nënshkruar nga kryetari Zafir Berisha.
Në reagimin e BD-së theksohet se sjelljet e tilla të aparatit shtetëror paraqesin kërcënim serioz për demokracinë dhe shtetin ligjorë të Kosovës.

"Paralajmërimet e më hershme nga zyrtarët qeveritarë, me tone kërcënuese ndaj protestave dhe realizimi në praktikë i atyre kërcënimeve me përdorim të forcës është i pa pranueshëm për shtetin demokratik dhe ligjorë të Kosovës", thuhet në njoftim. Gjithashtu BD-ja ka konstatuar se përdorimi i forcës nga policia e Kosovës me urdhër të Qeverisë "na rikthen në pamjet trishtuese të viteve 80-ta dhe 90-ta". Madje, ky subjekt politik konsideron se ndërhyrja e Policisë së Kosovës ndaj protestuesve të "Vetëvendosjes" është bërë me urdhër të Hashim Thaçit dhe vartësve të tij, me qëllim që të tërhiqet vëmendja e qytetarëve nga mos respektimi i Ligjit, Kushtetutës dhe Kuvendit të  Kosovës nga vet ekzekutivi i vendit. 

 

Në burg mbeten 15 aktivistë të Vetëvendosjes 
Prishtinë, 15 janar - Shumica e protestuesve të arrestuar dje në protestën për bllokimin e mallrave serbe, tashmë janë liruar.
“Totali i të arrestuarve ka qenë 146 persona. Tani janë  15, të cilëve u është shqiptuar masa a ndalimit policor, me vendim të prokurorit. Të tjerët janë liruar me procedurë të rregull”, ka thënë për mediat kosovare, zëdhënës i Policisë së Kosovës, Arbër Beka.
Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, 112 janë arrestuar në protestën e cila është mbajtur në afërsi të pikëkalimit kufitar Merdar, kurse 34 kanë qenë të arrestuar në afërsi të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë. 

 
Vetëvendosje konfirmon 114 të arrestuar 
Prishtinë, 15 janar - Lista e të arrestuarve, emrat e të cilëve lëvizja “Vetëvendosje” i ka konfirmuar deri në orën 23:00

1.    Hysen Durmishi (Merdar)

2.    Salih Zyba (Merdar)

3.    Gani Krasniqi (Merdar)

4.    Naser Shatri (Merdar)

5.    Fisnik Ismajli (Merdar)

6.    Blerim Manqastena (Merdar)

7.    Durim Jasharaj (Merdar)

8.    Arbër Zaimi (Merdar)

9.    Shpend Ahmeti (Merdar)

10.    Frashër Krasniqi (Merdar)

11.    Naim Bunjaku (Merdar)

12.    Pëllumb Xharra (Merdar)

13.    Kushtrim Morina (Merdar)

14.    Liburin Aliu (Dheu i Bardhë)

15.    Alban Krasniqi (Dheu i Bardhë)

16.    Afrim Hoti (Merdar)

17.    Taulant Kurti (Merdar)

18.    Blerim Sallahu (Merdar)

19.    Visar Ymeri (Dheu i Bardhë)

20.    Aida Derguti (Dheu i Bardhë)

21.    Boiken Abazi (Dheu i Bardhë)

22.    Ismajl Kurteshi (Dheu i Bardhë)

23.    Albana Gashi (Merdar)

24.    Premton Ibërdemaj (Dheu i Bardhë)

25.    Glauk Konjufca (Dheu i Bardhë)

26.    Bekim Zeqiri (Merdar)

27.    Gëzim Prestreshi (Merdar)

28.    Genc Musa (Merdar)

29.    Fidan Prokshi (Merdar)

30.    Petrit Bajraktari (Merdar)

31.    Bleron Azizi (Merdar)

32.    Fitim Rrahmani (Merdar)

33.    Nora Osmani (Merdar)

34.    Gëzim Hajdini

35.    Dren Elshani (Merdar)

36.    Arlind Mangjuka (Merdar)

37.    Mirlinda Krasniqi (Merdar)

38.    Shpresa Sejdiu (Merdar)

39.    Pajtim Elshani (Merdar)

40.    Glauk Elshani (Merdar)

41.    Fidan Ademi (Merdar)

42.    Xhevdet Abazi

43.    Kushtrim Avdimetaj (Merdar)

44.    Ilir Uka (Merdar)

45.    Fadil Hajdari (Merdar)

46.    Ibrahim Miftari (Merdar)

47.    Besim Ferizaj (Merdar)

48.    Arsim Termkolli (Merdar)

49.    Miftar Mehmeti (Merdar)

50.    Ilir Salihu (Merdar)

51.    Bekim Sylejmani (Merdar)

52.    Arbër Hasanaj (Merdar)

53.    Arben Hasani (Merdar)

54.    Flamur Hasani (Merdar)

55.    Ahmet Hasani (Merdar)

56.    Gëzim Latifi (Merdar)

57.    Besart Shala (Merdaër)

58.    Jeton Shala (Merdar)

59.    Gëzim Jelliqi (Merdar)

60.    Halit Memaj (Merdar)

61.    Sabri Bajraktari (Merdar)

62.    Fanol Shala (Merdar)

63.    Agim Lajthiza (Merdar)

64.    Ilir Dibrani (Merdar)

65.    Gëzim Hyseni (Merdar)

66.    Shaban Feraj (Merdar)

67.    Sabri Hasani (Merdar)

68.    Erblin Alia (Merdar)

69.    Kushtrim Krasniqi (Merdar)

70.    Petrit Musa (Merdar)

71.    Shqiprim Loshaj (Merdar)

72.    Rajmonda Ahmetaj (Merdar)

73.    Edona Ismajli (Merdar)

74.    Besarta Pasoma (Merdar)

75.    Venera Hashani (Merdar)

76.    Nystret Bllaca

77.    Labinot Rashica

78.    Sead Rashica

79.    Selim Lokaj (Merdar)

80.    Besart Rashica

81.    Faherdin Murati

82.    Gëzim Geci (Merdar)

83.    Bekë Lekaj (Merdar)

84.    Shpëtim Tetaj (Merdar)

85.    Shaban Kupina

86.    Atdhetar Latifi

87.    Adrian Faniqi (Dheu i Bardhë)

88.    Xheladin Bajraktari (Merdar)

89.    Nehad Kuleta

90.    Lumbardh Bukoshi (Dheu i Bardhë)

91.    Nystret Maloku

92.    Agon Konushevci

93.    Kushtrim Hyseni

94.    Liridon Rrahimi

95.    Hazir Rekaliu

96.    Bashkim Ibishi

97.    Musa Ajeti (Merdar)

98.    Baki Neziri

99.    Ahmet Avdiu

100.    Sadik Zeka (kalimtar i rastit)

101.    Bujar Hajdaraj

102.    Burim Havolli

103.    Ukë Hajdaraj

104.    Shkëlzim Murtezi

105.    Naim Salihu

106.    Jeton Govori

107.    Faton Hasanmetaj

108.    Gëzon Kastrati (Dheu i Bardhë)

109.    Ibrahim Koshtova (Merdar)

110.    Xhelal Muja (Dheu i Bardhë)

111.    Taulant Beqiraj (Dheu i Bardhë)

112.    Raif Kasa (Dheu i Bardhë)

113.    Burim Misini (Merdar)

114.    Gani Iberhysaj (Merdar)





“Vetëvendosje” raportuar për qindra të lënduar nga gazi lotsjellës. Kjo është lista e saj me emrat e protestuesve me lëndime të rënda fizike

1.    Islam Gajtani

2.    Glauk Konjufca

3.    Hysen Kaqiku

4.    Besfort Morina

5.    Alban Jupolli

6.    Burim Hoqa

7.    Valdrin Ahmeti

8.    Sabri Hasani

9.    Shpresa Sejdiu

10.    Gëzon Kastrati

11.    Ibrahim Koshtova

12.    Rifat Hyseni

13.    Fatlum Kastrati

14.    Elhami Thaçi

15.    Mimoza Shala

16.    Ngadhnjim Haxhosaj

 

 

Vetëvendosje publikon emrat e 69 të arrestuarve,  policia flet për 146 
Prishtinë, 14 janar - Sipas njoftimeve më të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e intervenimit të policisë së Kosovës te Dheu i Bardhë, kundër protestuesve të cilët qëndronin të ulur, në orët e mbrëmjes janë, janë arrestuar edhe dhjetëra protestues, ndër ta edhe deputetët e parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, Visar Ymeri dhe  dhe Liburn Aliu, por edhe disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje. Me arrestimet e fundit duket të jetë rritur ndjeshëm numri i protestuesve të arrestuar. Tashmë vlerësohet se ky numër ka arritur 69  të arrestuar.
Sipas njoftimeve të vetëvendosjes janë arrestuar :
1.    Hysen Durmishi (Merdarë)
2.    Salih Zyba (Merdarë)
3.    Gani Krasniqi (Merdarë)
4.    Naser Shatri (Merdarë)
5.    Fisnik Ismajli (Merdarë)
6.    Blerim Manqastena (Merdarë)
7.    Durim Jasharaj (Merdarë)
8.    Arbër Zaimi (Merdarë)
9.    Shpend Ahmeti (Merdarë)
10.    Frashër Krasniqi (Merdarë)
11.    Naim Bunjaku (Merdarë)
12.    Pëllumb Xharra (Merdarë)
13.    Kushtrim Morina (Merdarë)
14.    Liburin Aliu (Dheu i Bardhë)
15.    Alban Krasniqi (Dheu i Bardhë)
16.    Afrim Hoti (Merdarë)
17.    Taulant Kurti (Merdarë)
18.    Blerim Sallahu (Merdarë)
19.    Visar Ymeri (Dheu i Bardhë)
20.    Aida Derguti (Dheu i Bardhë)
21.    Boiken Abazi (Dheu i Bardhë)
22.    Ismajl Kurteshi (Dheu i Bardhë)
23.    Albana Gashi (Merdarë)
24.    Premton Ibërdemaj (Dheu i Bardhë)
25.    Glauk Konjufca (Dheu i Bardhë)
26.    Bekim Zeqiri (Merdarë)
27.    Gëzim Prestreshi (Merdarë)
28.    Genc Musa (Merdarë)
29.    Fidan Prokshi (Merdarë)
30.    Petrit Bajraktari (Merdarë)
31.    Bleron Azizi (Merdarë)
32.    Fitim Rrahmani (Merdarë)
33.    Nora Osmani (Merdarë)
34.    Gëzim Hajdini
35.    Dren Elshani (Merdarë)
36.    Arlind Mangjuka (Merdarë)
37.    Mirlinda Krasniqi (Merdarë)
38.    Shpresa Sejdiu (Merdarë)
39.    Pajtim Elshani (Merdarë)
40.    Glauk Elshani (Merdarë)
41.    Fidan Ademi (Merdarë)
42.    Xhevdet Abazi
43.    Kushtrim Avdimetaj (Merdarë)
44.    Ilir Uka (Merdarë)
45.    Fadil Hajdari (Merdarë)
46.    Ibrahim Miftari (Merdarë)
47.    Besim Ferizaj (Merdarë)
48.    Arsim Termkolli (Merdarë)
49.    Miftar Mehmeti (Merdarë)
50.    Ilir Salihu (Merdarë)
51.    Bekim Sylejmani (Merdarë)
52.    Arbër Hasanaj (Merdarë)
53.    Arben Hasani (Merdarë)
54.    Flamur Hasani (Merdarë)
55.    Ahmet Hasani (Merdarë)
56.    Gëzim Latifi (Merdarë)
57.    Besart Shala (Merdaër)
58.    Jeton Shala (Merdarë)
59.    Gëzim Jelliqi (Merdarë)
60.    Halit Memaj (Merdarë)
61.    Sabri Bajraktari (Merdarë)
62.    Fanol Shala (Merdarë)
63.    Agim Lajthiza (Merdarë)
64.    Ilir Dibrani (Merdarë)
65.    Gëzim Hyseni (Merdarë)
66.    Shaban Feraj (Merdarë)
67.    Sabri Hasani (Merdarë)
68.    Erblin Alia (Merdarë)
69.    Kushtrim Krasniqi (Merdarë)



Sipas vetëvendosjes gjatë intervenimit të sotëm të policisë në merdar dhe te Dheu i Bardhë kanë marrë lëndime të rënda:

1.    Glauk Konjufca
2.    Hysen Kaqiku
3.    Besfort Morina
4.    Alban Jupolli
5.    Burim Hoqa
6.    Valdrin Ahmeti


Në anën tjetër, olicia, në orët e mbrëmjes ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se tashmë situata  është normalizuar.

Sipas policisë, “gjatë intervenimit në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Merdare, Policia vazhdimisht ka hasur në rezistencë aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar Policin me mjete te ndryshme të forta (gurë dhe gjësende tjera të metalta ), ku si pasojë e kësaj deri më tani njëzet e tete (28) zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore, te cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore”.

Në komunikatën e policisë thuhet se “në bazë të informacioneve të pranuara nga qendra mjekësore ne Prishtine dhe Podujeve  deri me tani kemi  njëzet e një (21) persona qe  kane kërkuar ndihme mjekësore”.

 Deri ne këto momente numri i përgjithshëm i personave te ndaluar nga Policia ne magjistralen ne drejtim te Merdares është  112 persona.

Ndërsa gjate intervenimit në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës po ashtu ka hasur në rezistencë nga ana e protestuesve dhe si pasojë e saj janë lënduar tre (3) zyrtarë policor të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Deri në këto momente numri i përgjithshëm i personave të ndaluar nga Policia në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Dheu i Bardhë është  tridhjetë e katër (34) persona.

Gjate rezistencës aktive te protestuesve nga hedhja e gurëve dhe mjeteve te forta (metalta) janë  dëmtuar edhe disa vetura zyrtare, si dhe pasje te policisë.

Një grup protestuesish rreth orës 16:00  kane tentuar qe te futen ne Terminalin Doganore ne Podujeve por pas reagimit te zyrtareve policor ata nuk kanë arrite te futen kanë filluar te gjuajnë me gurë dhe si pasoj kanë thyer një xham te një kamioni qe ishte ne ketë terminal, thuhet në komunikatë.

Mbi 40 protestues në polici, 13 policë të lënduar 
 Sipas njoftimeve më të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, reth 30 protestues po mbahen në stacionin policor në Podujevë. Ndërkaq, dy protestues, Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983), janë të lënduar në kokë. Ata gjinden në QKUK, në Shërbimin e Emergjencës.
Në anën tjetër, policia nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “gjate intervenimit Policia vazhdimisht ka hasur ne rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme te forta (gur dhe gjësende tjera te metalta ) ku si pasoje e kësaj deri me tani 13 policë kane pësuar lëndime trupore, te cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore.


 Ne baze te informacioneve te pranuara nga qendra mjekësore deri ne këto momente 4 persona kane kërkuar ndihme mjekësore.
 Gjate intervenimit policor janë ndaluar deri ne këto momente dyzet e dy (42) persona te cilët janë shoqëruar ne stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore.
 Ju informojmë se gjate ditës se sotme lëvizja e lire e qytetareve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si ne Merdare dhe tek Dheu i Bardh.
 Gjate ditës kane hyre automjete te ndryshme udhëtaresh dhe disa  kamion me mallra te cilat kane kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe  doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit.
 Policia e Kosovës është e përkushtuar qe te kryej te gjitha detyrat e saj konform autorizimeve te saj ligjore.

 
 18 të arrestuar, protestat vazhdojnë në qytetin e Podujevës 
 Sipas njoftimeve që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, deri tano janë arrestuar 18 aktivistë të Vetëvendosjes. Tashmë është e sigurt se lideri Albin Kurti nuk është i arrestuar, por deri tani dihet se janë arrestuar Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Manqastena, Durim Jasharaj, Skender Merturi. Vetëvendosje bën të ditur se janë arrestuar edhe aktivistë tjerë.
Ndërkohë, po sipas burimeve nga vetëvendosje, protesta është ndërprerë në rrugën Podujevë-Merdar, por ai ende po vazhdon në qytetin e Podujevës. Sipas njoftimeve shumë aktivistë të vetëvendosjes, ndër ta kryesisht të rinj, edhe në këto orë po protestojnë  nëpër rrugët e Podujevës. Ata janë në përcjellje të policisë dhe ndaj çdo reagimi të policisë po kundërreagojnë me gjuajtje  të gurëve. 

Vetëvendosje: Albin Kurti nuk është arrestuar 
(E plotësuar) - Albin Kurit, lider i Vetëvendosjes megjithatë nuk është arrestuar ashtu si kishte njoftuar më parë kjo Lëvizje. Albin Kurti, sipas kësaj lëvizjeje, për shkak të një lëndimi, ishte dërguar në një autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktivistët e Lëvizjes kishin menduar se është arrestuar.  Sipas njoftimeve të fundit Kurti tashmë ka lënë autoambulancën dhe iu ka bashkuar protestuesve.
Sipas një komunikate të ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka zhvillime të reja në Podujevë dhe pohohet se është arrestuar edhe lideri i saj, Albin Kurti. Ja edhe kronologjia e ngjarjeve sipas Vertëvendosjes.  14:27 -  Policia e Kosovës ka filluar ndërhyrjen me gaz lotsjellës, rrahje dhe arrestime.
14:30 – Në momentin e ndërhyrjes së policisë aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur 
             në tokë, pohon Vetëvendosje.
14:32 – Deri më tani emrat e të arrestuarve, në Besianë, janë: Albin Kurti, Hysen Durmishi,            Salih  Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Maqastena, Durim Jasharaj, Skender Merturi dhe disa aktivistë të tjerë, emrat e të cilëve Vetëvendosje thotë të mos i ketë.
14: 36 - Arrestohen Albin Kurti dhe Salih Zyba.

Sipas njoftimeve të fundit nga gazetari i Kohës Ditore në Podujevë, konfrontimi ndërmjet policisë dhe Vetëvendosjes ka marrë përmasa më të mëdha. Policë të njësisë speciale ROSU kanë intervenuar edhe me topa uji për të shpërndarë protestuesit, kurse këta janë përgjigjur me gur. Raportohet për dhjetëra persona të plagosur nga të dy palët, kurse autoambulancat kanë filluar tashmë të bartin të plagosurit.

Policia ka arrestuar disa persona, kurse sipas disa njoftimeve ndër të arrestuarit është edhe aktivisti Fisnik Ismajli, autori i Newbornit.  Policia e Kosovës, e pajisur me maska anti-gazlotsjellës, ka filluar ndërhyrjen për të shpërndarë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët janë mbledhur në Podujevë.
Pasi iu dha 5 minuta kohë për t’u shpërndarë, aktivistët nuk pranuan t’i binden urdhrit dhe policia nisi shpërndarjen e tyre me forcë.
Policia ka urdhër që të arrestojë edhe persona me imunitet të deputetit, nëse do të ketë rezistencë ndaj ligjit.
 Policia e Kosovës në këto momente u ka dhënë ultimatum 5 minuta protestuesve të “Vetëvendosjes” për ta liruar rrugën.

Në të njëjtën kohë Albin Kurti i është përgjigjur policisë duke kërkur të mos provokohen sepse rrugën nuk e kanë bllokuar ata por policia me urdhër të Ministrisë së Brendëshme. “Serbia është shtet armik dhe kriminal”-ka deklaruar ai.Si raporton KTV-ja, aktivistët e “Vetëvendosjes”, në rrugëtimin e tyre drejt pikës kufitare në Merdarë, janë ndaluar disa herë gjatë rrugës dhe të gjitha automjetet e tyre janë kontrolluar. Policia iu ka konfiskuar këtyre aktivistëve të gjitha gjërat që ata kishin me vete si batanijet, tendat etj. Disa nga aktivistët kanë refuzuar t’iu jepnin ato policisë, duke kërkuar urdhër me shkrim për konfiskimin e gjërave të tyre personale, ngase, siç kanë thënë ata, nuk është e jashtëligjshme bartja e batanijeve. Në shenjë revolte disa nga ta kanë zhveshur edhe rrobat dhe iu kanë ofruar policëve.
Sipas raporteve të radios në gjuhën serbe nga Graçanica, forcat policore kanë ndaluar para kthesës për në Podujevë rreth 500 pjesëtarë të Vetëvendosjes, të cilët ishin duke shkuar në pikëkalimin në Merdarë. Sipas kësaj radioje, ndërmjet policëve dhe pjesëtarëve të VV ka edhe fërkime të vogla.
Thuhet se policia kohë pas kohe përdorë të ashtuquajturin biber sprej, kurse protestuesit iu kthejnë policëve me topa bore dhe gurë.
Raportohet se momentalisht trafiku është ndërprerë në të dy anët e rrugës që çon për në Merdarë.

Në pikën kufitare Merdarë nuk ka tollovi por aty ka forca të shtuara policore në mesin e të cilave edhe pjesëtarë të policisë speciale.
Njësitë speciale kanë vendosur një punkt shtesë kontrollues në udhëkryqin që është disa metra larg vendkalimit për Dheu i Bardhë.
Njësitë e armatosura me pushkë automatike gjenden te vendkalimi dhe përreth tij, ndërsa në objekte janë vendosur pjesëtarë të policës speciale.
Në këtë zonë që nga mëngjesi gjenden edhe disa xhipa të KFOR-it amerikan.
Në këtë pikë, që nga mëngjesi e deri tashti këtu kanë kaluar vetëm dy kamionë me targa të Serbisë, por nën përcjellje të policisë.

13:05 -Vetëvendosje: Protestuesit e parë arrijnë në kufi, pengesa të shumta nga policia
Aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” janë nisur sot për të bllokuar në mënyrë paqësore, siç thonë ata, hyrjen e Serbisë në Kosovë. Autobusët e organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.
Më tutje theksohet se përkundër ndalesave të shumta dhe punkteve të shpeshta të Policisë së Kosovës, aktivistet e parë kanë arritur në afërsi te pika kufitare Dheu i Bardhë. Aktivistët janë ende duke kaluar kontrollet e mëdha të PK-së në magjistralen Prishtinë-Besianë, pika kufitare e Merdarës.
Sipas Vetëvendosjes, nga ora 11:30 policia ka filluar të ndalojë qytetarët. Në magjistralen Prishtinë-Besianë drejtë pikës së Merdarës aktivistët janë ndaluar për legjitimim. Qëllimi i ndaljeve është që ta vështirësojë udhëtimin dhe t’i vonojë aktivistët në protestën e paraparë për të filluar në orën 13, vlerësohet nga lëvizja.
Mbështetësit e Vetëvendosjes nga Shqipëria gjithashtu janë ndaluar në kufirin e Morinit nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi. Edhe mbështetësit nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës nga autoritet e Maqedonisë. “Presim që autoritetet kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore “Serbia nuk kalon!”.
“Vetëvendosje” dënon cenimin e së drejtës së lirisë për të protestuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. I bëjmë thirrje PK-së që të mbrojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

12:17 - “Vetëvendosje” drejt kufirit, bllokohen autobusët nga Shqipëria

Morin, 14 janar - Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nisjen e organizuar drejt pikave kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Pak pas orës 11 nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë u nis drejt Merdarës edhe lideri i saj, Albin Kurti, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Protesta pritet të nisë në orën 13, siç është njoftuar gjatë ditëve të fundit nga lëvizja Vetëvendosje. Krerët e saj i kanë ftuar shqiptarët nga e gjithë Kosova, por edhe nga vendet fqinje – Shqipëria e Maqedonia, që të bashkohen në pikat kufitare, ku, siç thonë ata, do të jetë një protestë paqësore për të bllokuar mallrat serbe.


Ata thanë se Policia e Kosovës i ka këshilluar që të afrohen jo më shumë se 100 metra larg pikës kufitare në Merdarë, që përbën si duket edhe kufirin e fundit për vendndodhjen e protestës.
Ajo çfarë policia ka lënë të kuptohet është se nuk do të tolerojë bllokimin e rrugës, për të cilën lëvizja ka thënë se do të bllokojë vetëm mallrat serbe dhe jo lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Në Morin janë bllokuar autobusët me përkrahës të Vetëvendosjes që donin të vinin në Kosovë për të ndihmuar atë në bllokimin e pikave kufitare me Serbinë .
Një përkrahës i Vetëvendosjes ka thënë për Top Channel se arsyetimi ishte për pengesa në sistemin kompjuterik, por ata sipas të gjitha gjasave nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë . 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...