Në dilemën për t’u prononcuar rreth përplasjeve të dhunëshme mes një grupi idealistësh kosovarë dhe policisë , po kosovare, vendosa t’I kërkoja mendim edhe Shpresës.
Shpresa Bilalli është një vajzë shumë e bukur, siç janë vajzat kosovare, qytetare nga Prishtina, pasionante e leximeve, shumë paqësore dhe , po ashtu, trimëreshë, nga ajo kategori trimash, që nuk I mburren kujt se janë trima, madje, nuke dijnë as vetë këtë gjë.
Ja se si jam miqësuar me të. Kisha botuar dhe ishte përhapur në internet një tregim me titull “Tri vajzat nga Prishtina”. Më kishin ardhur mbi 50 emaila përgëzimesh për tregimin, kur…edhe një me këtë përmbajtje: “Zoti shkrimtar! Ju lutem, mos shkruani më për tema që nuk I njihni, pash zotin. Nëqoftëse e besoni Zotin! Shpresa Bilalli”.
Mendova se mos ishte ndonjë vajzë e dhunuar nga të pështirët ushtarakë serbë, por jo. Ajo as në luftë nuk kishte qënë, as e futur në politikë e as e kishin kapur a arrestuar serbët ndonjëherë . Ajo kishte marrë kurrajon një herë me të motrën e kishin dalë vetëm natën për të parë Prishtinën fshehur e ishin ktheyr sërish në banesën e boshatisur, kur ngado bëhej batërdia. Ajo nuk e kishte dashur tregimin tim, jo se ishte shkruar keq “ qysh keq, bre?!”, por se nuk duronte më kësi temash të llahtarëshmë. U bëmë miq më në fund, si I dërgova vjersha e përralla për fëmijë , si edhe poezi, që I donte dhe I don shumë.
Nëqoftëse ngado flitet për mungesë korrektese, këndej e sidomos andej Drinit, Shpresa është shëmbëll korrektese ; edhe mua më dha kësi provash. Unë kam krijuar bindje tanimë se kjo vajzë e Prishtinës, me atë pafundësi librash të lexuar, përfaqëson njeriun e popullit të kryeqytetit të Kosovës. Ndaj, për prononcimin tim, vendosa të di edhe mendimin e kësaj vajze të heshtur, në punë të vet , ish ekonomiste e që tanimë instruktore e një autoshkolle.
Ndërsa prisja se çfar do të më thoshte Shpresa Bilalli, ja se çfar kisha hedhur në kompiutër:”
PO PSE KAQ EGËRSI?
“Vetvendosja” vendosi të vepronte në kundërshtim me këshillat, le të themi, interesat dhe “interesat” e qeverisë aktuale kosovare dhe papërjashtim të të gjithë ndërkombëtarëve që monitorojnë Republikën e Kosvës dhe u sul, në emër të reciprocitetit më Republikën e Sërbisë, të kryente një veprim të jashtëligjëshëm. Bllokimin e maunave sërbe në emër të “reciprocitetit mes të dy republikave fqinje”.
Deklarata e Albin Kurtit për çfar do të bëhej më 14 janar, në drekë, më kujtoi një tjetër deklaratë të këtij djaloshi trim, në vitet ’90. Në një nga TV e Tiranës u dha njoftimi zyrtar I qeverisë së Beogradit se, (afërsisht), demostrata e këkruar që të bëhet nesër në Prishtinë, është e paligjëshme dhe forcat e rendit do të ndërhyjnë me të gjitha kopetencat që u jep ligji, që të ms bëhet”. Pas një sekondi, sapo mbaroi njoftimi, kamera dhe një djalë me flokë të gjatë; një bukurosh shtatderdhur që tha : Demostrata e planifikuar për nesër do të bëhet. Në krye ta saj, do të jem unë. Quhem Albin Kurti.
Të nesërmen në darkë e pashë se si e kishin filuar duke e tërhequr rrëshaqnë dy njerëz me uniformë; njëri nga ata e goditi me shkop nja dy herë, pikëirsht djalaoshin me flokë të gjatë. Ishte tanimë “miku “ im I panjohur, që më kishte bërë të psherëtija një ditë më parë: “Ja se çfar burrash ka Kosova!”.
Rodhën vitet e tensionuara dhe…personin që tani ka krijuar një parti, që është deputet I Kosovës, e pashë , në një tubim tjetër “të paligjëshëm”, sipas ligjeve të “Kosovës sovrane dhe të monitoruar” , kur po I vinin hekurat dy policë. Nuk ishin më policë të Beogradit, por bij të Kosovës. Më ra në sy kënaqësia e njërit prej prangashtërnguesëve; dalloheshin në ekran shkëlqimet e syve të tij që kishin diçka nga ngjyra, forca dhe përdhuna e prangave…
Kohë më parë, I tregova një miku tim kosovar, në Tiranë, një kolegun tim pilot, që po nxitonte, ndërsa ne po hanim nga një pulë të pjekur, pas këmbënguljes së kosovarit me u ulë “me e pi nji lang”.
Kur I thashë se, ai, K.B. një burr shtat-hedhur nga Korça , vetë I tretë, ka ulur forcërisht një avion luftarak jugosllav në Rinas – dhe njëri nga pilotët është pas ngritur qënga krevati, veshur vetëm në mbatje banjoje – ai këmbënguli që ta ftonim në tavolinën tonë pilotin hero, por ai , vetëm na buzëqeshi me përzemërsi, dhe u largua. Me burrin nga Kosova bëmë këtë bisedë:
“ Unë: Kur u ul Bozhidari 25 vjeçar, dhe dolli me duart lart e kominoshet gjithë djersë, tanët e morën në ambulancë, I ofruan një mëngjes të pasur pilotësh shqiptarë, por ai refuzoi. Këkroi vetëm një cigare dhe, piloti që e kapi rob, I ofroi tër paqetën e tij që kishte në xhep.
Ai : O Rizë! Paj, a je në te, more. E qysh me I dhonë me hongër e cingare sërbit? Paj të kishe kanë ti në dorë tyne, si ka ra ai në dorën e shqyponjave shqyptare të ajrit, ta kishin qitë qumështine nanës tuj të rrahë e tuj të mbytë.
Unë: Ky qëndrim ka të bëjë edhe me edukatën kombëtare të shqiptarëve”
Sigurisht që unë duhet të ndodhesha atje, për të dënuar apo miratuar demostruesit apo policët dhe, kjo gjë nuk mund të bëhet nga Tirana.
Edhe policët e qeverisë së njërit nga kryetrimat e luftës së Kosovës, Hashim Thaçi, ca nga të cilët, madje, edhe të plagosur, me siguri që janë djem që kanë dhënë prova dashurie për atdheun dhe popullin e tyre. Militarët serbë, I përzenin refugjatët kosovarë drejt kufirit shqiptar duke iu thënë “Iditje tu Thaça”. Thaçi atëherë qe bërë simboli I burrërisë kosovare që vdes për liri, siç kishin rënë aq e aq burra e djem, mes të cilëve Heroi Kosovar Adem Jashari. Ama, diçka bie në sy. Pse me kaq egërsi? Pse kaq egër godasin policët? Janë arrestuar edhe 5 vajza. E çmund të kenë bërë secila prej këtyre vajazve vallë? Ufff….Ama, kam një bindje personale. Kosova, duke qënë për kaq kohë nën Sërbinë, pa dashtje, mbase, segmente të saj, kanë huazuar dhe bërë pjesë të tyre, edhe gjëra nga armiku I tyre. As egër kanë qëlluar dhe vepruar policët serbë, por, oh, jo policët e Tiranës. Nuk do të qe keq që, nëse qeveria e Kosovës, ka në organet e punëve të brendëshme kuadro që kanë shërbyer më parë në polici ,ushtri e sigurim të Jugosllavisë etj, këta, që sigurisht që janë gati të japin jetën për popullin e Koosvës e për Republikën e Koosvës, nuk do të qe keq, që ta rishikonin me sy shumë kritik formën e veprimit në periudhën e mëparëshme Ja, e treguam shëmbëllin e “Bozhdiarit”. Në Shqipëri I dhanë tëra të mirat , kurse rasti analog në praktikën Jugosllave, do të ishte me të rrahura , tortura e poshtërime të papërfytyrueshme për traditën e shqiptarëve. Ishalla jam I gabuar, por…aq egërsi…duket hapur nëpër kamera, pavarëisht se zëmra nuk ma do. Paj qysh arrestuan edhe 5 vajza krahas qindra të tjerëve, ca nga të cilët u rrahën? Po a me kurvëri , drogë, kanë vrarë a kanë plaçkitur njeri ndonëjra nga vajzat apo djemtë?Mos Glauku, me këtë emër aq të bukur? Ata po kërkojnë diçka në të mirë të Kosovës, siç ua merr mëndja e tyre dhe janë një shumë e madhe njerëzish….Oh, sa egërsi!”
E lashë shkrimin pa mbaruar.
Një person që ka luftuar në Kosovë nga Tirana, më këshilloi të mos e botoja se “as nuk din gjë e as nuk të duhet gjë”, si ia lexova ç’kisha shkruar më lart.
Kur…Shpresa paqësore, kjo vajzë kosove që don poezitë, muzikën, që qesh me shpirt, që më ka pritur mua dhe miqtë e mi kur kam shkruar në Pristinë me shpritin e saj të bukur, e palidhur me partitë e shtetarët kurr, kjo vajzë që qeshë menjëherë, ja se ç’më shkruajti.
“Janë sjellë policia jonë sikur serbë. Parlamenti I Kosovës ka votue për eciprocitet më Sërbinë, por kjo gjë nuk zbatohet në realitet…Ka ndodhë si në kohën e serbëve. Jena të trishtuem të tanë, më beso. Albin Kurti ka shumë të drejtë. Diplomatët e huaj sillen si bossa këtu në Kosovë, sepse e kanë gjithëçka së bashku me qeverinë. Të gjithë po preken në interesat personale. Asgjë nuk është siç duhet të jetë, asgjë! Të gjithë e dijmë se gjithëçka në Kosovë është e korruptuar dhe e shitur…Një këtë makineri policia nuk e ka përdorur kur ka qenë puna për veriun e Mitrovicës….Shpresa Bilalli”.
Shpresa më përmendi edhe një emër nga aktivët e atyre përplasjeve, “ që na ka përqeshur të gjithë neve që e përjetuam të qënët refugjatë”. Unë nuk duhej ta harroja “atë “ emër në shkrimin tim, ku ajo popo, nuk kishte asnjë drojë që të citohej hapur. Vajza nga Prishtina ishte vërtetë e revoltuar,për atë emër që duket po përflitet si ndonjë nga protagonistët e dhunës.
Por, siç e shihni, miq, unë nuk po e përmend. Janë probleme të brendëshme dhe ne të Tiranës nuk duhet dhe nuk kemi tagër të hyjme në kësi detalesh. Drejtuesit e Kosovës, të kësaj toke që vuajti kaq shumë dhe që ata vetë sakrifikuan dhe vunë kokën në satër sa e sa herë, me siguri do të dijnë të reflektojnë në gabimet e ndryshme të bëra.
Ne vetëm I duam të mirën Kosovës që vaujati kaq shumë. E duam sa më të bukur, të lirë, të qetë, të pasur dhe që njerëzit ta duan sa më shumë njëritjetrin. Ta shohin njëritjetrin me sa më pak egërsi të mundëshme. Veç të tjerave, edhe për hir të popullit dhe rinisë së thjeshtë kosovare, një nga të cilët është vajza që nuk do të kishte dashur të përballonte lotët e tregimit “Tri vajza nga Prishtina”, dhe për të cilin më pat shkruar me ata fjalë që të shtinin lemerinë