2012-02-04

Një Libër i vërtetë për histori të ndritshme dhe të vërtetë


NGA  FLORI BRUQI







Shkruan: XHAVIT JASHARI, Kryetar i SHFDUÇK


1.Një Libër i vërtetë për histori të ndritshme dhe të vërtetë


Tashmë kemi në duar edhe të ribotuar Monografinë gjithpërfshirëse me 2073 dëshmorë të kombit të të tri ushtrive çlirimtare të autorit Afrim Mustafa. Ky libër përfshin dëshmorët e rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë 1945, dëshmorët e UÇPMB-së, që janë 28 dhe dëshmorët e Ushtrië Çlirimtare Kombëtare, që gjithsej janë 101. Është një libër i veçantë i shkruar për historitë tona më të veçanta dhe më të bujshme të krenarisë kombëtare. Që në nismë të këtij vlerësimi për këtë vepër tejet me vlera, unë inkurajoj autorin Mustafa për guximin që ka marrë për të realizuar dhe botuar një monografi të përmasës kombëtare.



Në Libër autori trajton heroizmat e heronjve të të tri luftërave që u zhvilluan në fundshekullin XX dhe fillimin e shekullkit XXI, luftëra të cilat sollën ndryshime jo veç në Kosovë e në shqiptari, por në gjithë globin. Është shumë me rëndësi se vepra e Afrim Mustafës, njëherit është qasja e parë e një autori dhe përpjekja e parë reale për ta shkruar historinë. Këtu kam parasysh, gjithsesi kontributin e Autorit, i cili si reporter lufte i Ushtrisë Çliirimtare të Kosovës raportoi drejpëdrejt nga vatrat e luftës nga vendi i ngjarjes. Raportimet e z. Mustafa që fillimisht i bëri në Drenicë, ku në moshë shumë të re ishte në Likoshan, te Guri i Plakës, Prelloc, Qirez, Gllanasellë, Godanc e Likoc. Pastaj, veprimtarinë raportuese nga lufta e vazhdoi nga Bardhi i Madh. Por, më pas edhe nga Zona Operative e Nerodimes, si në Jezerc, Gabrricë, Ivajë, Gajre, Kotlinë. Këtu duhet përmendur raportimin e drejpëdrejtë të z. Mustafa për rënien e Agim Bajramit, Xheladin Kurtajt dhe Besnik Beguncës qysh më 10 gusht 1998 në Gabrricë- Kaçanik, kur edhe në këto treva nis lufta masive e UÇK-së.

Përpjekja e parë reale për ta shkruar historinë

Pra, z. Mustafa është gjurmues dhe hulumtues i pandalshëm. Ai nuk ndalet dhe vepron edhe për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Nga UÇK-ja Afrimi merr mirënjohje dhe nderim të veçantë për punën e tij të çmuar e të veçantë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Autori i librit, “ Bardhësitë e Atdheut” është duke bërë përpjekje të thella, duke shkruar historinë reale të kombiot shqiptar, e veçançrisht historiografinë e lavdishme të tri ushtrive çlirimtare, të cilat përbëjnë forcën dhe emblemën e kombit shqiptrar.



Ajo çka më impresionon dhe mnë gëzon, është se, Autori Mustafa, shënimet dhe të dhënat për këtë libër madhor, nuk i merr nga një, dy, apo tre burime. Por, ai shfrytëzon disa, apo shumë burime, e të cilat librin e fuqizojnë dhe e madhërojnë. Ai ka realizuar shumë takime, komunikime dhe ka kontaktuar drejpëdrejt me qindra-mijëra njerëz, bashkëlufëtarë, bashkëveprimtarë e atdhetarë të shumtë. Të intervistuarit e reporterit të luftës, z. Afrim Mustafa janë edhe heronj e dëshmorë, të cilët ai i kishte njohur që në luftë. Ata uy flijuan për atdheun e bashkuar, për Kosovën e Lirë dhe për Shqipërinë e Bashkuar. Pjesëmarrja e autorit në luftë, por edhe huluimtimi dhe gjurmimi i të dhënave për dëshmorët në familjet e tyre, i jep mundësi shumë të mirë autorit të librit për ta shkruar historinë ashtu siç duhet dhe ashtu siç shkruhet. Po ashtu, ai ndërton botimin e librit mbi baza reale dhe mbi dëshmitë konkrete dhe faktike. Pra, duhet të gjithë ne, si popull që Afrimit t’i ofrojmë mundësi, pra edhe shënime të tjera, sidomos ata që e kanë përjetuar luftën, në mënyrë që “ Bardhësitë e Atdheut” të plotësohet dhe të zgjerohet. Sepse, Libri, “ Bardhësitë e Atdheut” është dokument argumentues dhe fakografik.

Është prezantim shumë real i një n historie që ka ndodhur. Si kryetar i SHFDUÇK, ( Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Republikës së Kosovës ) gjithashtu ftoj sidomos institucionet tona që t’i ndihmojmë autorit, jo vetëm moralisht, por në veçanti materialisht. Ta përkrahim rritën e këtij botimi dhe shumimin në qindra- mijëra ekzemplarë. Të bëhet shpërndarja e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm te çdo shtëpi dhe familje shqiptare. Në veçanti, ftoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Thaçi, por edhe të gjithë ata vullnetmirë dhe biznesmenë që ta ndihmojnë autorin Mustafa në përkthimin e kësaj enciklopedie. Përkthimi i Monografisë, “ Bardhësitë e Atdheut”, së pari në anglisht, gjermanisht, italisht e nëpër gjuhë të tjera ndërkombëtare do të ishte sukses shumë i madh. Përkthimi i librit do të demantonte posaçërisht tendencat e Serbisë e të ndonjë tjetri, të cilët përmes antishqiptarit Dick Mart-yt e personave si ai, duan t’ia ulin vlerat UÇK-së , shqiptarisë dhe të gjitha luftërave tona çlirimtare. Duke lexuar librin “ Bardhësitë e Atdheut”, kuptojmë se këtu ka dëshmi shumë të rëndësishme edhe për përfaqësimin e luftës së drejtë çlirimtare të UÇK-së. Në veçanti përmes 2073 dëshmorëve dhe këtij libri institucionet e Republikës së Kosovës duhet të prezantojnë në botë luftën tonë heroike të Kosovës, por edhe dy luftërat vijuese pas Kosovës, luftën e UÇPMB-së në Luginën e Preshevës dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

Dokument shumë i rëndësishëm me mijëra dëshmi dhe faktografi

Në këtë Monmografi shumëdimensionale po ashtu shihet se, populli shqiptar i Kosovës dhe UÇK-ja me luftën e drejtë dhe çlirimtare iu kanë kundërvënë okupuesit serb, i cili kishte pushtuar tokat shqiptare për shumë vjet e shekuj. Në anën tjetër, në librin” “Bardhësitë e Atdheut” të Autorit Afrim Mustafa gjejmë të faktografuar edhe dëshmi- fotografi për masakrat dhe terrorin serb gjatë viteve 1998 - 1999 mbi banorë të trevave të ndryshme në Kosovë, si në Reçak, Abri, Stagovë, Izbicë, Rakoc, Lybeniq, por edhe masakra sllavomaqedonase e kryer mbi banorët e Sllupçanit të Kumanovës në maj të vitit 2001. Pa hezitim, edhe njëherë ftoj të gjithë ata që kanë mundësi që t’i ndihmojmë autorit në të gjitha format, e veçmas që ta përkthejë sa më pare që është e mundur këtë vepër, që është një kapital i rëndësishëm historiografik mbarëkombëtar.

Sepse, duke ndihmuar këtë dokument, ndihmojmë në shkrimin dhe vulosjen e historiesë sonë më të re e më të çmuar luftarake e çlirimtare. Pra, Libri, “ Bardhësitë e Atdheut” si një dokument i rëndësishëm argumentues dhe faktografik, është i rëndësishëm edhe për faktin se, përmes këtij botimi të informojmë dhe t’u tregojmë gjeneratave të reja, të tashme dhe atyre që do të vijnë se, lirinë nuk na e ka falur askush, por atë e kemi fituar me gjakun tonë dhe me shumë sakrificë. Por, kjo liri është e respektueshme kur atë e çmojmë dhe e nderojmë, e në veçanti kur atë e shkruajmë drejt dhe realisht, sikurse publicisti, veterani i UÇK-së, Afrim Mustafa në librin , “ Bardhësitë e tdheut”. Në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së e përgëzoj autorin për këtë punë madhore dhe i premtoj përkrahje dhe angazhim për të gjetur përkrahje dhe donatorë për ribotimet e radhës. Me gjithë respekt do të angazhohem veçmas për përkthimin sa më urgjent të këtij dukumentimi me shumë vlera për luftërat çlirimtare të Kosovës, Kosovës Lindore dhe të Maqedonisë.





2.Mencuria, mjeshteria e publicistit Afrim Mustafa



NGA CEN PUSHKOLLI

Publicisti, gazetari Afrim Mustafa, ndonëse i ri dhe i papërvojë në situata të rënda dhe luftarake, është njëri ndër gazetarët e parë që ka raportuar nga zonat e luftës ku zhvillonte luftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ...Monografi historike me vlera shumëdimensionale

( Afrim Mustafa: " Bardhësitë e Atdheut"- Monografi për dëshmorët e të tri UÇK-ve, botoi Radio " Zëri i Sharrit", Kaçanik, 2008 )

Publicisti, gazetari Afrim Mustafa, ndonëse i ri dhe i papërvojë në situata të rënda dhe luftarake, është njëri ndër gazetarët e parë që ka raportuar nga zonat e luftës ku zhvillonte luftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ditë më parë ka botuar librin-monografinë për dëshmorët e Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Maqedonisë. Publicisti Afrim Mustafa përveç kujtimeve të tija që i sjell në këtë monografi ai, aty këtu përcjell edhe kujtimet, amanetet dhe porositë e qindra e qindra luftëtarëve të lirisë.

PËRJETUES I DREJTPËRDREJTË I NGJARJEVE TË LIRISË

Afrim Mustafa ka pasur fatin që pjesën më të madhe të këtyre dëshmorëve t′i njohë për së afërmi nëpër pozicionet e tyre luftarake. Raportet e tij ishin ndër më të besueshmet informacione, jo vetëm për TVSH, por edhe për mediumet tjera, ku botoheshin dhe transmetoheshin shkrimet për luftën çlirimtare të Kosovës, të Kosovës Lindore si edhe të Maqedonisë. Duhet thënë me këtë rast se monografia “ Bardhësitë e Atdheut”, hë për hë është libri më i kompletuar sa i përket luftërave që kanë zhvilluar luftëtarët e lirisë anekënd Kosovës, Kosovës Lindore dhe Maqedonisë. Monografia është botuar në botim të radios ” Zëri i SHARRIT”. Në këtë libër me shumë vlerë për herë të parë janë dhënë, dhe publikuar shkrime rreth luftëtarëve të lirisë të gjitha trojeve shqiptare. Lexuesi nëpërmjet të kësaj monografie ka mundësi që të mësojë për të gjithë luftëtarët e lirisë qoftë në Kosovë, në Kosovën Lindore apo në Maqedoni gjë që fal z. Afrim Mustafës historiografia shqiptare qoftë ajo në Kosovë, Shqipëri apo në Maqedoni do të ketë mundësi t’i ketë të regjistruar ashtu siç e kërkon shkenca e historisë. Publicisti, gazetari i mirënjohur Afrim Mustafa këtë monografi e ka nisur qysh në vitet 2002 për ta përfunduar më 2008. Ai ka arritur që të mbledhë shënime për 2.073 dëshmorë të lirisë të rënë gjithandej trojeve shqiptare. Në të shumtën e rasteve drejtpërsëdrejti nëpër zona lufte ka arritur që t’i mbledh shënimet, kurse një pjesë të vogël të shënimeve e ka mbledhur nga bashkëluftëtarët e dëshmorëve. Është me rëndësi të thuhet se në këtë monografi janë dhënë të dhëna edhe të 89 martirëve të vrarë nëpër kazerma të ish- armatës Jugosllave.


PASURI E VEÇANTË PËR HISTORIOGARFINË SHQIPTARE

Monografia është mjaft e pasur përveç me emrat e dëshmorëve, martirëve të luftës edhe me shënime të tjera të rëndësishme për historiografinë shqiptare. Afrim Mustafa, siç thotë në këtë monografi: “Ndjehem shumë i nderuar dhe krenar, që me këtë punë nderoj sadopak ata që nderuan këtë tokë dhe për këtë truall dhe për vetë neve, dhanë edhe jetën e tyre”. “Isha gazetari i parë që shkrova dhe raportova në media të shkruara dhe elektronike, veçmas në “Fakti” për rënien heroike në Koshare të Gjakovës, të dëshmorit të kombit, Mujdin Aliu nga Poroji” . “Do të shkruhen edhe libra të tjerë në të ardhmen, por me gjuhën e argumenteve dhe fakteve konkrete dhe me hulumtime, shkrime e intervistime të personave që ishin protagonist të drejtpërsëdrejti të ngjarjeve të lavdishme. Në këtë rrugëtim aspak të lehtë,unë shkova në të gjitha familjet e të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe në shumë familje të dëshmorëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mora shënimet përkatëse për secilin dëshmor, veç e veç”. Ndërkaq kryetari i parlamentit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi për monografinë e publicistit, gazetarit Afrim Mustafa thotë: “ Libri “ Bardhësitë e Atdheut” i autorit Afrim Mustafa është i shkruar nga një autor protagonist i gjallë i rrjedhave politiko- ushtarake në dekadën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI, sidomos gjatë luftërave të fundit në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe Maqedoni. Autori në këtë libër trajton çështjet e panjohura gjer më sot dhe jep një pasqyrë të veçantë për të rënët në luftërat e fundit, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit. Shumë historianë në mënyrën e vet të studimit janë përpjekur që të pasqyrojnë sadopak historinë e kombit shqiptar. Jo vetëm historianë shqiptarë, por edhe të huajt merren me studimin e çështjes sonë kombëtare, pasi gërshetimi i shumë problemeve rajonale, në një mënyrë, apo tjetër ka të bëjë me çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan. Duke e pare se bota demokratike mori hapat më të qëllueshëm për ndërhyrje ushtarake për të ndalur gjenocidin dhe eksodin që po ndodhte në shekullin XX, është shumë e arsyeshme dhe e domosdoshme që autorë të ndryshëm të zbardhin të vërtetën e madhe të luftërave të pareshtura të popullit tonë dhe për të arsyetuar ndihmën e miqve tanë, duke u ofruar fakte për bëmat e ditura dhe të paditura që ndodhën ndaj një populli të tërë në Ballkan, siç ishte populli shqiptar... Libri “ Bardhësitë e Atdheut”, është një libër tërheqës, pasi në mungesë të shumë informacioneve ai trajton sidomos në pjesën e dytë ngjarjet shumë të rëndësishme, duke përfshirë eksodin e popullit shqiptar të dëbuar nga trojet e veta, nga forcat policore-ushtarake e paramilitare serbe që ishin në Kosovë, ... Intervistat e shumta, sidomos me z. Wiliam Walker dhe me z. Adem Demaçi, i japin një rëndësi të veçantë librit, gjatë trajtimit të historisë së luftërave të fundit, e sidomos të luftës në Kosovë. Autori ka bërë një punë të palodhshme, të mundimshme dhe shumë të çmuar, pasi kronologjia e ngjarjeve në Kosovë, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Maqedoni, paraqet një luftë të vështirë, duke marrë përbazë raportin e forcave dhe hapësirën se ku ishte duke u zhvilluar ajo...Të gjithë ata që do ta kenë në dorë këtë libër, padyshim se do të gjejnë shumëçka me vlerë, e që është vështirë të përmblidhen në vetëm këtë recension. Fuqinë e këtij libri , padyhsim se pos përjetimit të drejtpëdrejtë nga autori i ngjarjeve dhe temave të trajtuara, e bën konsultimi i literatureës dhe intervistimi i drejtpëdrejtë edhe i atyre që sot më nuk janë në mesin tonë, por që dhanë jetën për lirinë e populit shqiptar dhe Pavarësinë e Kosovës. Falënderimi i shkon autorit, për punën e palodhshme që ka bërë, kurse rekomandimi u shkon lexuesve, për të parë dhe njohur historinë tonë të re e të lavdishme...shkruan pos tjerash z. Jakup Krasniqi. Ndërkaq Afrim Mustafa në fjalën e tij pos tjerash thotë: ”Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit, u qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë përjetë e mot”, përfundon publicisti, gazetari Afrim Mustafa.


Nga Flori Bruqi

3.Bardhësitë e Atdheut ( Libri për Dëshmorët ) nga Afrim Mustafa




Skeda:Bardhësitë e Atdheut.jpg

"Bardhësitë e Atdheut" libër me Autor gazetarin Afrim Mustafa. Në këtë libër janë të përfshirë të gjithë dëshmorët që kanë rënë në tri luftërat, në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe së fundi në Maqedoni. Gjithsejtë janë 2073 dëshmorë të tri luftërave çlirimtare. Ajo që e fuqizon këtë libër të veçantë publicistik, është edhe përfshirja në libër e dy anëtarëve të nderit, Rifat Jashari, vëllai i kryekomandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Sali Bajra (postmortum), veprimtarit të madh të kombit shqiptar, njëri nga kryengritësit e hershëm kundër regjimeve sllaviste. Libri ka gjithsej 530 faqe, redaktor është Shukri Buja, njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, ndërsa recensentë janë, Fazli Veliu dhe Haqif Mulliqi, ndërsa redaktor nderi është z. Fatmir Limaj. Botoi ”Zëri i Sharrit".


4.‘Bardhësia’ e komandantit




Reporteri i luftës, Afrim Mustafa, kohë më parë realizoi një dokumentar kushtuar komandant Bardhit, në nderim e përvjetorit  të rënies së tij.
Qamil Ilazi ishte komandant i Brigadës 162, ”Agim Bajrami”, në Zonën Operative të Nerodimes, dhe u vra më 14 maj të vitit 1999 në Malet e Sharrit, në thellësi të Malësisë së Kaçanikut.
Afrim Mustafa i tha  se krijimi i dokumentarit të titulluar “Bardhësi Komandant Bardhi”, filloi qysh në kohën e luftës, kur trimat e UÇK’së ende po luftonin për jetë a vdekje, ndërkaq ai po bënte detyrën e reporterit të luftës së UÇK’së.
“Dokumentarin e realizova kryesisht nga intervistat që me komandant Bardhin i bëra në Shtabin e UÇK’së në Ivajë, të Kaçanikut, gjegjësisht nga xhirimet më 6 e 7 mars të vitit 1999. Me net të tëra biseduam me Bardhin, ngase qëllimi ishte që të adresoheshin mesazhe të qarta nga UÇK’ja, që dita-ditës po ecte drejt fitoreve përfundimtare…”, kujton Mustafa.
Si rezultat, dokumentari përçon mesazhin drejtuar popullit dhe luftëtarëve të lirisë, se “luftëtarët s’do t’i lëshojnë kurrë armët, derisa në çlirimin e plotë të Kosovës nga barbaria serbe”, sqaron autori i tij, Afrim Mustafa.

Për realizimin e dokumentarit autentik kushtuar luftës së UÇK’së, Mustafa tregon se ka shfrytëzuar edhe intervista të tjera me komandant Bardhin, të cilat i ka realizuar gjatë viteve 1998-1999, dhe që asokohe ishin transmetuar në Radiotelevizionin Shqiptar, në Radio Tirana, në Deutsche Welle, ose që ishin publikuar në gazetat si ‘Bujku-Rilindja’, ‘Kombi’, ‘ Zëri’ dhe ‘Fakti’, por edhe në media tjera shqiptare e ndërkombëtare.
Në dokumentar prezantohen edhe opinionet e bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve të komandant Bardhit, si Hashim Thaçi, ish-drejtor politik i UÇK’së; Agim Çeku, ish-komandant i Përgjithshëm i Shtabit të UÇK; Shukri Buja, ish-komandant i Zonës Operative të Nerodimes; Hajrush Kurtaj, zëvendëskomandant i Brigadës 162; dhe të vetë familjarëve të komandantit të vrarë.
Dokumentari “Bardhësi Komandant Bardhi” është realizuar në bashkëpunim me radion Zëri i Sharrit, në Kaçanik, ndërsa regjinë e kanë bërë Afrim Mustafa dhe ish-komandanti i zonës së Nerodimes, Shukri Buja, kryetar aktual i Komunës së Lipjanit. Projektin e kanë mbështetur materialisht Komuna e Lipjanit dhe ajo e Ferizajt, Kolegji Iliria, Agim Kola nga Tirana dhe kompania zvicerano-shqiptare Arhing Project.
Premiera e dokumentarit është dhënë më 14 maj 2011, në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në Kaçanik. Pritet që së shpejti dokumentari të shfaqet edhe në RTK.

Ndryshe, muaj më parë, Mustafa botoi edhe një monografi kushtuar të gjithë 2,073 dëshmorëve të rënë të të tri UÇK’ve.




“Rugova i letërsisë” hap fondacionin Dr. Ibrahim Rugova




Fondacioni “Ibrahim Rugova” i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nxjerrë librin e parë, të titulluar “Rugova i letërsisë”, që i takon kolonës së kulturës. “Rugova i letërsisë” është një përzgjedhje e studimeve për veprën letrare të Ibrahim Rugovës dhe është përgatitur nga: Kujtim M. Shala, Dhurata Shehri, Munish Hyseni dhe Albanë Mehmetaj. Në këtë përzgjedhje janë përfshirë tekste nga autorët: Át Zef Pllumi, Gjergj Zheji, Ali Aliu, Mensur Raifi, Teki Dërvishi, Anton Nikë Berisha, Rexhep Ismajli, Muhamedin Kullashi, Beqir Musliu, Sabri Hamiti etj. Ky libër synon të japë portretin e dijetarit Ibrahim Rugova, në trajtën Rugova i lexuar.

Është ky portreti i dijetarit të madh, i shkrimtarit Ibrahim Rugova, në prerjen e shpejtë me diskursin dhe me sjelljen e tij politeane. Vetë titulli i këtij libri shënjon shkrimtarin Ibrahim Rugova, mendimtarin, përballë Rugovës politikan e prijës, gjë që thekson edhe një herë mendimin se edhe rrënjët e pikëpamjeve e të veprimit politik të Rugovës janë kul¬turore, prandaj së pari duhet të gjurmohen e të lexohen në veprën letrare të tij. Tekstet e zgjedhura, siç shihet, janë të autorëve të brezave të ndryshëm, nga bashkëkohësit, te pasuesit e studiuesit më të rinj të Rugovës, të shkruara për gjallje e pas shkuarjes së tij dhe, së bashku, japin shekullin e leximit të veprës së Rugovës.

“Rugova i letërsisë” është strukturuar në pesë tërësi tipologjike, nga të cilat, e fundit, e titulluar “Bibliografia”, dësh¬mon se tekstet e përfshira në këtë libër janë disa nga leximet e Rugovës dhe fton, si edhe ky libër në tërësi, që leximi të shtrihet më tej në rrjetin që ka krijuar vepra e tij, pa harruar se faqet për të janë një hije veprës dhe se leximi autentik duhet të nisë përherë nga vetë Rugova. Tërësia e parë e librit, e titulluar “Memento”, jep shenjat e mëdha të portretit Ibrahim Rugovës, e dyta, “Dije¬tari Rugova”, lidhet në studime përgjithësuese për veprën e Rugovës, e treta, “Vepra”, hap veprat e Rugovës me radhë, ndërsa e katërta, “Testamenti”, e provon dijen rugoviane si trashëgimi, mallin dhe kujtimin për autorin e madh.

Libri botohet gjashtë vjet pas shkuarjes së dijetarit Ibrahim Rugova dhe kap cepat e shekullit të leximit të këtij autori në kulturën shqiptare. I tillë, “Rugova i letërsisë”, përpos një homazh për Rugovën, është një faqe e veprës së hapur me lexime, e veprës së madhe që ka projektuar vetë Rugova, në çdo faqe që ka shkruar.

PSHESH ME “BUK’ E MARRE”…PER DY PARE…





Nga Fritz RADOVANI:



Thonin të vjetrit dikur: “Zot na ruej mendjen e kresë!”…
Shqiptarët që flasin, shkruejnë dhe perdorin perditë e pernatë Gjuhen Gegnishte na kenkan vetem “një grush njerëz...të shperfillun”, shkruen “dijetari” Rashit Alidema.
Kemi ra në piken e hallit me dijetarët tanë…me t’ardhë keq sesi ka shkue puna e tyne, me ba aq shumë “shkollë” (po i themi) e me shkue dam aq sa mos me iu dashtë as dreqit...kjo gja ndodhë vetem në Tiranen e Haxhi Qamilit e t’ Enver Hoxhës e në Prishtinen e serbo-turqёve. A ban me e dijte kush asht ai budallë që ka pare me tretë e ju paguen ju per me ba pshesh me “bukё e marre”? Per çudi ky edhe paska lexue citatin e Demokritit: “Shkaku i gabimit – (është) mungesë e diturisë më të mirë”. Ti si hangre këte koqe “ulliri” me vazhdue per dreq: “Gjuhës së njësuar i dolën një grusht kundërshtarësh”
Cili “grusht” Gegë asht kenë dhe asht kunder Gjuhës Shqipe të Njësueme?
Kunder Gjuhës Shqipe të Njësueme janë Toskët, ata janë edhe sot me grushta tek koka “akademikë dr. prof.”. “Mendjet e ndritura” që pollen perbindshin e Shek XX që shpartalloi Shqipninë, Shqiptarët e vlerat kombtare ishin ata, dhe jo Gegët...
Ma poshtë ju vijoni: Pasurimi i gjuhës vjen nga pasurimi i mendimit, p.sh. fjala “atdhe”duhet përjashtuar nga letra shqipe.
Me përkryerjen tonë - në letra, shkencë, kulturë e në fusha të tjera të shqiptarëve, gjithkund ku jetojnë (edhe të disa milionave shqiptarë në diasporë- ngulime), në tërësi si komb, do të thellohet edhe përsosja e mëtutjeshme e gjuhës standarde. P. sh. fjala Atdhe, që përbëhet prej dy fjalëve – at(ë) e dhe, e para s ‘është e shqipes, po e sllavishtes – rusishtes: отец m, në shqiptimin shqip – atec, përkthimi - atë, babë; отеческий mb., - i atit, atëror; отечественный mb., - atdheu, i atdheut, i vendit; отейчество as – atdhe.
Po me çfarë fjale do ta zëvendësonim këtë? Duhet menduar, është vështirë të zëvendësohet. Më parë të hiqet nga Fjalori. Të jepen disa propozime për zëvendësimin e saj. Ndoshta më së miri do të ishte – Shqipëria, por kjo shënon emrin e shtetit, është e pamundur. Unë për këtë do të shtoja: tokaenënës, tokanënës, tokënënë, dheuinënës, dhenënë....”
Asnjeni prej këtyne të “dijtunëve” nuk na sjell edhe një shembull tjeter në një shtet të pakten nga Arabia apo Azia ku asht vendosë gjuha e “njësuar” tue perjashtue prej saj Poetin Kombtar të shtetit të vet dhe as nuk dij se Gjuha e perdorun nga një poet në Shek. e XX, quhet gjuhë e vjeter dhe e paperdorëshme vetem e vetem pse Ai ishte Klerik Katolik dhe Atdhetar i flaktë. Luftuen per 47 vjet At Gjergj Fishten…Filluen me Gjergj Kastriotin e kur vrejtën se kanë hy në rrugë të pa krye… filluen me na mbushë mendjen se tashti duhet hjekë nga fjalori i gjuhës Shqipe – turke edhe fjala Atdhé…se asht ruse...
Madje ky “dijetarë”, na jep edhe variantin: “Unë për këtë do të shtoja: tokaenënës, tokanënës,tokënënë, dheuinënës, dhenënë....” – Po “Babë” a ke pasë ti o “nënëdhetarë”?
A nuk asht ma mirë me i thanë: “Nënëdhé”, “nënëtokë”, “nënëtunel”, “bunker” ...
E ku ishe ti në 1972, se tash do të kishe edhe një foto pranë “shokut” Enver?
Shqipnia asht i vetmi vend në Botë ku marrinat ma të mëdha i ndigjon nga njerzit e veshun me tituj “dr.prof. dhe akademikë”...




Melbourne, Shkurt 2012.



Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 Janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 Tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën.

Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike.

U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet.

Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë.

Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie.

 Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore.

Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër.

Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.


Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist.

Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg.

Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 Mars 1948.

 Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër.

Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin Janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri.

 Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve.

Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit.

Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë.

 Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993.

 Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 Prill 1993.

Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime.

 Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

REDAKSIA FLORIPRESS-PRISHTINË

Jusuf Buxhovi :“Historia e Kosovës”

Nga Flori Bruqi







Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat do t’i kalonte për t’u ndalur tek interesat dhe tërheqja e tij pas historisë. Ai e nisi karrierën e shkrimtarisë si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967. vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 1980. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet "Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat për Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona.



Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit.


Në vazhdën e këtij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës".

Gjatë shkatërrimit të sistemit një partiak dhe me ngritjes së atij shumë partiakë në Jugosllavi, në republikat perëndimore të ish-Jugosllavisë fillon të bëhet regjistrimi i partive të ndryshme politike. Përderisa në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë u krijuan disa shoqata politike, në Kosovë në shtator dhe tetor të 1989-ës një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh fillojnë të punojnë për bashkimin e forcave politike shqiptare në një lidhje.
Nisma për themelimin e një partie në këtë sistem, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.

Front CoverFront Cover

 Kjo nismë u përkrah dhe u nxitu nga intelektual të kohës si Ibrahim Rugova, Ali Aliu, Ajri Begu, Basri Çapriqi e Ramiz Kelmendi, të cilët me nënshkrimet e tyre, pranuan të bëhen anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e partisë. Ky Këshill nismëtar takohej herë pas here dhe bisedonte për konturat e ardhshme të partisë. Pa marrë parasysh vështirësitë e fillimit dhe ato të kohës, u vendos që në punën e mëtutjeshme të themelimit të partisë të përfshiheshin edhe intelektualë të tjerë, të guximshëm për veprim në rrethana e shkatërrimit të Jugosllavisë.


Prishtinë,dhjetor 1989:Konsultime në prak të Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës - Në foto:Jusuf Buxhovi,Xhemail Mustafa dhe Ibrahim Rugova


Kështu, në listën e nismëtarëve u gjendën edhe Fehmi Agani (që dha ndihmesë të konsiderueshme për versionin përfundimtar të tekstit të Programit të partisë), pastaj aktivistët Bujar Bukoshi, Zenel Kelmendi, Zenun Çelaj, Jusuf Bajraktari, Mustafë Radoniqi, Hysen Matoshi e Neshet Nushi, për t'u forcuar, më në fund, me akademikët dhe shkencëtart si: Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Dervish Rozhaja, Anton Çetta dhe Zekiria Cana (Këta dy të fundit ishin të angazhuar në projektin Pajtimi i Gjaqeve).
Bërthama e Këshillit nismëtar, e përbërë prej njëmbëdhjetë vetash, u mblodh disa herë gjatë tetorit dhe nëntorit. Takimet duhej të dukeshin "spontane", andaj shumica e tyre mbaheshin në ëmbëltoren "elida" në Qendrën e Rinis "Boro-Ramizi".

Fotografi historike: Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989: Paraqitja e dokumenteve të partisë nga ana e Jusuf Buxhovit. Kryesia e parë e punës: nga e djatha në të majtë: Dr. Ibrahim Rugova, Ali Ali dhe deë.Zenel Kelmendi.


Ndërkohë, nga gjysma e nëntorit dhe fillimi i dhjetorit po krijoheshin konturat e qarta të Programit të partisë si dhe statuti. Koordinatori Jusuf Buxhovi disa herë ua parashtroi anëtarëve të bërthamës të Këshillit nismëtar përmbajtjen e Programit dhe të Statutit, duke e plotësuar atë me vërejtjet dhe propozimet që i jepeshin nga njëmbëdhjetëshja, si dhe të tjerët që konsultoheshin. Në javët e para të dhjetorit versioni i programit ishte i gatshëm dhe ai u miratua. Mbetej për t'u caktuar dita dhe vendi i mbajtjes së kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Fotografi historike: Dr.Zekeria Cana, në emër të Këshillit për Mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, përshendet Kuvendin Thenelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës


Kishte propozime të ndryshme, nga ato se kuvendi duhej mbajtur menjëherë në heshtje, deri tek ata që duhej shtyrë pas vitit të ri. Rrethanat përnjëmend ishin të tensionuara, ngase nuk dihej se si do të reagonte pushteti i atëhershëm partiak, i cili ishte në shkatërrim e sipër. Pas shumë shqyrtimesh, u caktua data - 23 dhjetor 1989, pra, dita e shtunë....

Prishtinë,dhjetor 1989. Kristine von Kol në bisedë me Rugoven dhe Buxhovin


Kuvendi themelues u vendos të mbahej në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku rëndom asokohe zhvilloheshin që të gjitha vlimet shoqërore dhe politike. Koordinatori i grupit u angazhua ta bënte paraqitjen ligjore të mbajtjes së kuvendit themelues në polici, me tërë dokumentacionin, ashtu si e kërkonte ligji i atëhershëm për mbajtjen e manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por as nuk dha pëlqim për të. Gjendja, pra, mbahej e tensionuar.


Njëra nga konferencat për shtyp të LDK-së e drejtuar nga J.Buxhovi i shoqëruar nga Ali Ali dhe Mehmet Kraja


Duhet cekur se shtypi i atëhershëm në gjuhën shqipe nuk botoi kurrfarë lajmi për ditën dhe vendin e mbajtjes së kuvendit themelues të LDK-së, anipse Këshilli nismëtar kërkoi që kjo të bëhej. Megjithatë, informimi u bë në mënyrë fare interne, gojë me gojë, duke njoftuar ata që dëshironin të vinin në kuvendin themelues.
Të shtunën, në mëngjes, rreth orës 9, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u mblodh tash në përbërje të zgjeruar Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Njëra nga konferencat për shtyp të LDK-së: nga e djathta në të majtë:Ali Aliu, prof,Fehmi Agani, Jusuf Buxhovi dhe Mehmet Kreaja


 Të gjithë u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur shumë për strukturën udhëheqëse të partisë.
Që të gjithë ishin të mendimit se kryetar i saj duhej të bëhej Ibrahim Rugova, ndërsa sekretar Jusuf Buxhovi. Grupi nismëtar nguli këmbë që Rugova duhej të propozohej për kryetar dhe u deklarua që këtë ta parashtronte Kuvendi themelues, me çka ai u pajtua. Diku para orës dhjetë të paraditës filluan të vinin, heshtazi, të interesuarit për Kuvendin themelues.

Pikërisht në orën dhjetë, lokali i vogël i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës mezi i zuri ata që kishin vendosur të merrnin pjesë në mbledhjen e Kuvendit themelues të LDK-së.

Ata ishin gjithsej 96 veta, të cilët me nënshkrimet e veta dhe me deklarim të lirë u përcaktuan t'ia vinin themelet partisë së parë politike shqiptare të pagëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këshilli nismëtar, që më parë u pat marrë vesh se mbledhjen duhej ta hapte Zenel Kelmendi, i cili, pasi do të përshëndeste të pranishmit, do të propozonte rendin e ditës, kryesinë e punës, si dhe komisionet e domosdoshme të Kuvendit. Zenel Kelmendi e hapi kuvendin me pak fjalë dhe propozoi kryesinë e punës në këtë përbërje: Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Zenel Kelmendi, gjë që të pranishmit u pajtuan. Pastaj, ai propozoi komisionin kandidues në krye me Milazim Krasniqin, si dhe procesmbajtës Hysen Matoshin.



Në emër të Këshillit nismëtar dhe të Kryesisë së punës, Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi. Të pranishmit dëgjuan me vëmendje Programin dhe Statutin e LDK-së dhe miratuan me duartrokitje të gjatë përmbajtjet e tyre. Askush nuk ishte kundër.

Kryesuesi ia dha fjalën Milazim Krasniqi, që në emër të Këshillit kandidues të propozonte udhëheqësin e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai bëri këto propozime:

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës - dr.Ibrahim Rugova,Sekretar- Jusuf Buxhovi.

Anëtarë të Kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja.
Propozimet u miratuan me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Pastaj, fjalën e mori Ibrahim Rugova, i cili falënderoi për besimin e dhënë dhe u zotua se do t'i kryente detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbledhja e Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila filloi në orën 10:5 minuta, përfundoi në orën 11:10 minuta.

Mbledhjen e ndoqën korrespodentët dhe gazetarët e këtyre gazetave: "Rilindja", Tanjugu, Radiotelevizioni i Prishtinës, "Oslobogjenje", "Vjesniku" dhe Radio-Lubjana. Nga të dhënat e sakta del se informata për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhanë "Rilindja" (një lajm të gjymtuar keqas), Tanjugu dhe Radio-Lubjana. Dy ditë më vonë për themelimin e LDK-së njoftoi RTV i Beogradit, "Vjesniku", ndërsa nga agjencitë e huaja njoftuan: AFT, AP dhe DPA. TV Prishtina e dha lajmin shkurtimisht në ditarin e natës së Vitit të Ri, pra, me një javë vonesë.


Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, qysh të hënën, pra, më 25 dhjetor 1989, iu dërgua, ashtu siç e kërkonte ligji, organeve policore krahinore e gjykatës (që të bëhej regjistrimi në regjistrin e shoqatave të pavarura, anipse në vend atëherë ende nuk kishte ligj federativ për partitë politike), pastaj Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, Ambasadës së Anglisë në Beograd, Ambasadës së Gjermanisë në Beograd, si dhe Ambasadës së Francës në Beograd. I përkthyer në gjuhën angleze, Programi i Lidhjes Demokratike iu dërgua për atë ditë të gjitha agjencive më të mëdha botërore edhe Tanjugut.




Këto ditë doli nga shtypi "Historia e Kosovës" e historianit Jusuf Buxhovi. Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Jalifat Publishing" nga Hjustoni i SHBA-ve.
"Kosova" e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore. Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.
Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre.



Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botëror "Iliada" dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.
Shikuar nga ky prizën, "Kosova" e Buxhovit historinë shqiptare e zhvendos nga mileniumi i dytë (teoria ilire) te ai i katër, gjë që duke u ndërlidhur me Pellazgët, atë e kthen në qendër të antikitetit. Autori, po ashtu, edhe themelimin e Perandorisë së Romës dhe të të Bizantit e lidhë me trashëgiminë pellazge (dardano-ilirët), ku ata dalin si bartës të qytetërimit perëndimor, por edhe të ngrehinave të tyre politike dhe shtetërore.
Një rishikim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me të ashtuquajturin shteti mesjetar serb dhe kishë mesjetare serbe, të cilat Buxhovi i sheh si konstrukte të historiografisë hegjemoniste serbomadhe të shekullit të kaluar, gënjeshtrat e së cilës, për fat të keq, i ka pranuar edhe historiografia ideologjike shqiptare, të cilat, edhe sot e gjithëditën, vazhdon t'i përdor "si të vërteta historike". Duke u bazuar në një faktografi shkencore, Buxhovi nxjerr përfundimin se në mesjetë nuk ka pasur shtet serb, e as kishë serbe, pos zhupani, të cilat kanë qenë pushtuese dhe në dëm të etnisë arbërore, mbi të cilën pastaj është ndërtuar miti mesjetar serb. Buxhovi, madje vlerëson se edhe e ashtuquajtura Rashkë, që proklamohet si "qendër e shtetit serb", ka të bëjë me Tribalët (Dardanë të sllavizuar).


Rishqyrtime të rëndësishme paraqiten edhe në pjesën që ka të bëjë me Perandorinë osmane dhe me krizën lindore në përgjithësi, ku po ashtu, Kosova shfaqet si qendër e gravitetit politik dhe kulturor shqiptar, (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Revolucioni Xhonrturk dhe Katërmbëdhjetë pikat e Hasan Prishtinës, të vitit 1912), që i ka paraprirë pavarësisë së Shqipëri.
Me interes është edhe pjesa e tretë, ajo e shtetformimit shqiptar, me ç'rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.



Ç'thanë për librin *

Që nga paslufta ka nisur të flitet me të madhe për përpilimin, apo më saktë për shkrimin e historisë së Kosovës, sepse kjo ka qenë një domosdoshmëri e kahershme për të ditur për Kosovën, sidomos për të prezantuar shtetin më të ri, që lindi në shekullin XXI në Evropë. “Kosova, një histori e shkurtër” e Neol Malkolmit mbetet e vetmja alternativë, e cila vazhdon t’u kundërvihet historive të shumta që shteti dhe institucionet serbe kanë lansuar për Kosovën, dekada me radhe, duke e prezantuar vendin tonë si tokë të shenjtë të tyre, duke i falsifikuar fakte, që kanë pasur efekte të mëdha, e që për ta thënë të vërtetën ende vazhdon ta ketë. Por, shumë shpejt librit të Malkolmit, pritet t’i bashkëngjitet edhe një botim voluminoz, “Historia e Kosovës”, në tri vëllime, e historianit, publicistit dhe krijuesit, Jusuf Buxhovi. Ky libër pritet të dalë nga shtypi në janar të vitit që po troket, 2012. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë autori Buxhovi në një prononcim për “Kosova Sot”. Sipas tij, libri do të dalë nga shtypi në janar të 2012 dhe do të përfshijë historinë e Kosovës që nga antikiteti e deri në protektoratin ndërkombëtar. “Do të jenë tri vëllime, pjesa e parë përshinë antikitetin deri në Mesjetë, e dyta Perandorinë Osmane dhe e treta nga Londra deri në Protektoratin Ndërkombëtar”, ka thënë Buxhovi, për “Kosova Sot”. Për përpilimin e historisë së Kosovës, Buxhovi është duke punuar me vite, ndërsa ka thënë se ky vëllim do të botohet edhe në gjuhën angleze. Me botimin e këtij libri, Buxhovi lë prapa jo vetë institucionet shkencore, por edhe ato shtetërore, të cilat vazhdojnë të mos kenë koordinimin e duhure në këtë drejtim. Ka më se një dekadë që historianët tanë janë duke punuar në këtë drejtim. Por, edhe pse të padeklaruar ka mjaft mosmarrëveshje ndërmjet tyre se si duhet shkruar dhe dukur historia e Kosovës. E se kush duhet ta bëjë historinë e Kosovës jepen mendime të ndryshme nga historianë. Në fakt, ka vite që Instituti i Historisë ka hartuar një projekt në të cilin janë duke punuar punëtorët e këtij projekti. Instituti ka hartuar projektin dhe e ka dërguar në Ministrinë e Arsimit për të marrë përkrahje financiare, por që deri më sot të mos ketë marrë përgjigje nga MASHT-i. Kjo është pohuar edhe nga Sekretari shkencor i IH-së, Frashër Demaj. Ai në një prononcim për “Kosova Sot” ka thënë se Instituti është duke punuar në këtë drejtim. Ndërsa është duke pritur edhe përgjigjen e ministrisë sa i përket përkrahjes. “Punëtorët e këtij instituti janë duke punuar rreth këtij projekti. Tani pritet përgjigjja nga MASHT-i, me qëllim të angazhimit të bashkëpunëtorëve, të cilët do të jenë pjesë e projektit Historia e Kosovës”, është shprehur Demaj. Ndërsa, historiani Lulëzim Lajçi, Sekretar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka thënë se projekti për shkrimin e historisë së Kosovës duhet të planifikohet nga institucionet më të larta shkencore në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas tij, shkrimi i historisë së Kosovës është mjaft kompleks dhe duhet profesionalizëm dhe objektivitet. “Do të duhet që dy akademitë tona të mblidhen, t’i hartojnë kornizat e projekti dhe t’i zgjedhjen njerëzit më eminentë për këtë projekt”, ka thënë historiani Lajçi.
Flori Bruqi

Në Tiranë promovohen dy libra të albanologut Robert Elsie


Albanologu Robert Elsie lindi në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë më 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe të gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978. Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon. Është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft) ), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në një fshat malor të Gjermanisë afër kufirit belg.



Dr. Robert Elsie
Shkrimtar, albanolog, përkthyes, interpret


Knaufspescher Str. 14


D-54597 Olzheim / Eifel 


Germany Tel.: +49 6552 992220


Fax: +49 6552 992222


Websites: robert.elsie@t-online.de
www.elsie.de
www.AlbanianLiterature.net
www.AlbanianHistory.net



FLORI BRUQI




Në Tiranë promovohen dy libra të albanologut Robert Elsie



Nën kujdesin e zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, Akademia Diplomatike e MPJ-së organizoi sot, më 3 shkurt, ceremoninë e përurimit të dy librave të albanologut, përkthyesit dhe studiuesit të njohur kanadez Robert Elsie.
Konkretisht dy librat që vijnë në gjuhën shqipe janë: Fjalori historik i Shqipërisë (Botimet UEGEN) dhe Fjalori historik i Kosovës (Skanderbeg Books).
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin vetë autori Robert Elsie, por edhe diplomatë, studiues, shkrimtarë, gazetarë dhe personalitete të tjera. Në fjalën e tij përshëndetëse, zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto vlerësoi se librat e Elsies janë dy vlera që do të vendosen në piedestalin e rëndësishëm të veprave për historinë dhe për kulturën shqiptare. Ai shtoi se vepra e Profesor Elsie është një gur themeli në afirmimin e kulturën shqipe, si një nga kontributorët e rëndësishëm të civilizimit botëror.
Një fjalë më të zgjeruar rreth këtyre dy botimeve me vlerë te albanologut Robert Elsie, mbajti dhe deputeti Mark Marku. Ndërsa në fund, fjalën e mori vetë autori, Elsie, i cili theksoi se librat e tij janë enciklopedi me fakte dhe dokumente të vërteta, që duhet të dinë të huajt për shqiptarët.
“Në kuadër edhe të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, sot zhvillojmë një aktivitet tjetër. Kemi promovimin e dy librave të rëndësishëm, kontributorë të drejtpërdrejtë në kulturën shqiptare siç është: Fjalori Historik i Shqipërisë dhe Fjalori Historik i Kosovës. Janë dy vlera që jam i bindur që do të vendosen në piedestalin e rëndësishëm të veprave për historinë dhe për kulturën shqiptare. Këto dy vepra i bashkon një emër i ndritur, një emër i cili ka nderuar prej vitesh me kontributin e tij të jashtëzakonshëm fondin e kulturës shqiptare. Ky emër është emri i Profesor Robert Elsie. Profesori pa asnjë ekzagjerim mund të konsiderohet si një enciklopedi e kulturës shqiptare, me kontributin e tij poliedrik dhe shumë profilik, ka lëvruar të gjitha aspektet e kulturës tonë, ka lëvruar përkthimin, kërkimin shkencor, ka studiuar mitet, ligjet shqiptare, ka sjellë vepra të jashtëzakonshme të kulturës botërore në fondin e asaj shqiptare dhe këtë e ka bërë me një dashuri të veçantë, me një përkushtim për t`u marrë shembull. Pra e ka dashuruar shumë kulturën dhe trashëgiminë shqiptare dhe për këtë ne i jemi shumë mirënjohës. Unë dëshiroj që ky eveniment të shënojë dhe një herë një tipar shumë të rëndësishëm që vëmë re për kulturën dhe trashëgiminë tonë, atë që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve nga më të shquarit kontemporanë, dhe sigurisht ky kontribut i Profesor Elsie është i tillë, një gur themeli për ta vazhduar këtë rrugë, këtë traditë që tashmë është krijuar, duke afirmuar kulturën shqipe si një nga kontributorët e rëndësishme të civilizimit botëror. Thashë i huaj ndonëse, Profesor Elsie mban një pasaportë shqiptare, por është i lindur është në Kanada. Pavarësisht kësaj, unë mendoj se ai është një shqiptar i mirë, një kontributor i kulturës dhe i trashëgimisë tonë”, tha Haxhinasto.
Ndërsa, albanologu, përkthyesi dhe studiuesi i njohur kanadez Robert Elsie ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për organizimin e promovimit të këtyre dy librave.
“Falënderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme edhe z. ministër për fjalët e mira. Gjithashtu falënderoj profesorin Mark Marku për fjalët tepër të ngrohta që ‘nuk i meritoj’, edhe një falënderim të veçantë mikut tim Visar Zhiti, i cili më ka nxitur të vij dhe të promovohem, nëse mund të themi kështu. U jam mirënjohës gjithashtu botuesve të mi dhe kam nderin të kem 2 botuesit këtu, z. Xhevahir Lleshi për vëllimin e Shqipërisë, ‘Fjalor historik i Shqipërisë” edhe Flutura Haska për vëllimin e Kosovës “Fjalori Historik i Kosovës’. Të mos harroj edhe përkthyesit, sepse unë jam vetë përkthyes dhe përkthyesit shpesh harrohen, kështu që përmend me emër: Eva Bani që ka përkthyer vëllimin e Shqipërisë dhe Majlinda Nishku që ka përkthyer vëllimin e Kosovës. Kur mora përsipër vëllimin e Shqipërisë më sugjeruan 150 faqe dhe më dhanë një kufizim prej 250 faqe. Kur mbarova punë me kishin dalë 500 faqe. Redaktori i shtëpisë botuese u ankua se vëllimi i Shqipërisë do të dilte kështu më i madh se vëllimi i Rusisë, por përsëri me këmbënguljen time libri u botua pa shumë kufizime. Botuesi amerikan u tregua gjithashtu shumë dashamirës për fjalorin e Kosovës, botimi i parë i të cilit anglisht doli në vitin 2004, përpara njohjes ndërkombëtare të pavarësisë, ku na mungoi vetëm një flamur për kopertinën”, tha në fjalën e tij Elsie.
Çfarë janë këto libra?
“Quhen fjalorët historikë, por në fakt janë më shumë enciklopedi të përgjithshme të shteteve të botës. Për vëllimet Shqipëri dhe Kosovë jam përpjekur të përfshijë zërat për të cilat një studiues i huaj, një student i huaj mund të kërkoj informacion për figura dhe dukuri për të cilat ai mund të ketë lexuar apo dëgjuar, dhe për të cilët ai dëshiron të dijë pak më shumë. Këto vëllime do të shfrytëzohen si doracakë të standardeve të bibliotekave publike dhe universitare në botën anglisht-folëse dhe do të shërbejnë kështu për të përhapur të dhëna të sakta për Shqipërinë dhe për Kosovën, vende të cilat janë ende relativisht të panjohura dhe të pa kuptuara. Për përkthimin në shqip të këtyre vëllimeve, dikush mund të thotë: - Anglisht? Mirë, dakord, por përse në shqip? Unë e kuptoj mirë vërejtjen por do të dëshiroja të nënvizoja diçka. Në botën shqiptare ka një mori librash me mendime, me interpretime, me qëllime, me dëshira, me kritika, me frymëzime artistike, por ka shumë pak libra me të dhëna të sakta, pra me informacion bazë objektiv. Kjo është një mungesë kolosale, e cila pengon ecurinë e botës shqiptare, mungesa e një informacioni të saktë. Marrim për shembull figurat historike. Në librat shqip shkruhet shpesh se filani ishte atdhetar i flaktë, i cili luftoi me shpatë në dorë, për të mbrojtur çështjen kombëtare, por pavarësisht nga atdhetarizmi i tij i flaktë, kush ishte kjo figurë konkretisht? Kjo nuk dihet dhe shpesh herë as nuk i intereson lexuesit. Mjafton që ishte patriot. Synimi im në këto libra për Shqipërinë dhe për Kosovën, anglisht dhe tani edhe shqip, është për t'i ofruar lexuesit të huaj të dhëna të sakta dhe informacion, ndër të tjera, për të korrigjuar shumë gabime dhe keqinterpretime që përsëriten në shtypin e huaj për shqiptarët. Nëse lexuesi shqiptar mëson diçka më shumë për vendin e tij, atëherë akoma më mirë”, u shpreh Elsie.

Mbeti vetem




Valter Lazeri

 
(Balade)
 
Humbi,
keshtu thane
dhe iku, ku e kur te ndalonte.
 
Lodhur,
ndaloi ne nje mal;
akuj
vetem arinj te uritur.
 
s`a ju afruan
iken cuditur.
 
Ndaloi ne nje pyll.
Sikur dukej gjelberim.
Gjarperinjt e pershkonin;
dhe iknin me nxhitim.
 
Ndaloi ne det.
Kembet vari nga nje shkemb.
Peshkaqeni ju afrua
iku, u tremb!
 
Ka humbur dashurin
dhe gjaku ju be i rrem.
 
Aty duke vdekur
sa flutra erdhen prane
Shpresoi mes tyre...
Ndoshta,
helmi prap i behej gjak.
 
T`a hanin egersirat!
                      valter-usa

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...