Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/06

Intervistë Exclusive: Momenti më i vështirë kur duhej ta varrosja një djal të ri


Nga Flori Bruqi


Craig Jurisevic, i lindur në Australi nga nëna emigrante sllovene dhe babai australian, është rritur me tregimet heroike të gjyshit të tij nga ana e nënës, dhe përjetimet e tij gjatë Luftës së II-të Botërore kanë lë gjurmë të thella tek Jurisevic.








Ai gjithmonë ka admiruar guximin e të gjyshit dhe gjatë vitit 1999 ai ka ndjerë se nëse nuk ndërmerr diçka në lidhje me zhvillimet në Kosovë, do të tradhëtonte kujtimin e gjyshit të tij.
Lidhjet kulturore dhe ato të gjakut me Ballkanin, bën që Jurisevic pa hezituar tu bashkohej mjekëve që do niseshin për në zonën e luftës. 




Gjatë vitit 1999 Evropa u bë dëshmitare e skenave të tmerrshme të vrasjeve dhe dëbimeve të civilëve kosovarë nga ana e forcave të Slobodan Milosheviqit. Këto pamje të spastrimit etnik të shfaqura në të gjitha mediat botërore dhe reagimi i ngadaltë i perëndimit ndaj një prej masakrave më të mëdha në luftërat ballkanike, bën që Jurisevic të nisej për në Kosovë me një qëllim të vetëm: të ndihmojë viktimat e përvuajtura.


Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të të plagosurve të civilëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku Jurisevic ishte përgjegjës për 150 mijë refugjatë.
 
Puna në këtë spital bëri që Jurisevic të përfshihej emocionalisht në çështjen shqiptare dhe një ditë ai vendosi të lërë pas spitalin dhe të ndihmonte civilët në një tjetër mënyrë, akoma më të guximshme. Jurisevic iu bashkua Batalionit Atlantiku, formacion i përbërë nga shqiptaro-amerikanët që shkuan të luftojnë për lirinë e atdheut përtej oqeanit dhe mori pjesë edhe vetë në luftime në malet e Pashtrikut.
 
Gjatë periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së që depërtonin përtej vijës serbe për t’i marrë të plagosurit dhe u bë dëshmitar i masakrave të kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë.

Ngjarjet e tmerrshme të përjetuara gjatë luftës në Kosovë, pas më shumë se dymbëdhjetë vitesh nga lufta, do të vijnë të përkthyera në gjuhën shqipe në librin me kujtime të Jurisevic me titull “Gjak në duart e mia’’.

Libri i botuar në vitin 2010 në gjuhën angleze me titull “ Blood in My Hands” po shijon sukses ndërkombëtar, e po ashtu është negociuar për tu përdorur si skenar filmi në Hollywood që do të flasë për luftën në Kosovë. Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Jurisevic, duke filluar nga spitali i Kukësit deri në vijën e frontit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do  të dalë në treg në gjuhën shqipe si pjesë e botimeve ‘’KOHA’’  me 27 janar 2012.

 
Përmes këtij libri, lexuesit shqiptarë do të njihen për së afërmi me rrëfimet e vuajtjeve të tmerrshme, heroizmin e jashtëzakonshëm dhe emocione të fuqishme që rrëmbejnë zemrën.

----------------------------


Intervistoi: Rozafa Kelmendi
INTERVISTË ME CRAIG JURISEVIC, KIRURG NË ADELAIDE 

Zhurnal Plus: Në vitin 1999, ju latë gruan dhe djalin tuaj në Australi dhe udhëtuat drejtë  Shqipërisë si pjesë e International Medical Corps. Çfarë ju bëri të merrni këtë vendim?

 
Jurisevic: Vendimi im fillestar për të udhëtuar për në Shqipëri në vitin 1999 erdhi nga dëshira për të ndihmuar viktimat e kësaj lufte. Unë nuk e kam marrë vendimin tim për arsye politike apo etnike, por thjesht humanitare. Si një kirurg që isha, me përvojë luftarake në Izrael dhe Gaza, unë  ndjeva se ishte detyra ime të përdori këto aftësi dhe përvoja për të ndihmuar refugjatët kosovarë në Shqipëri dhe në fund, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vijën e frontit.

Zhurnal Plus: Ju keni kaluar dy muaj të jetës suaj duke u dhënë ndihmë mjekësore viktimave të luftës në Kosovë?

Jurisevic: Unë besoja se duke hequr dorë nga dy muaj të jetës sime të rehatshme në Australi për të ndihmuar viktimat e fushatës së spastrimit etnik që po zhvillohej, ishte gjëja e drejtë për të bërë. Po të isha një prind shqiptar kosovar me një anëtar të familjes të plagosur, unë do të vlerësoja shumë ndihmën e një kirurgu me përvojë. Ne në Australi jemi të bekuar me stabilitet të tillë politik dhe social sa që unë ndjejë se jemi në një pozitë ideale për të ndihmuar ata me më pak fat se sa ne. Për më tepër, pasi që familja e nënës sime ka vuajtur aq shumë në duart e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, kam pasur një ndjeshmëri të veçantë për viktimat e gjenocidit të spastrimit etnik. Gjyshi im ishte një partizan jugosllav dhe u zu rob nga SS. Ai kaloi dy vjet e gjysmë në kampet e përqendrimit deri në çlirimin e Dachau në maj të vitit 1945.

Zhurnal Plus: Na tregoni më tepër rreth përjetimeve tuaja gjatë kësaj kohe?

Jurisevic: Udhëtimi im nga një kirurg në Kukës, për të ekspozuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, në një kirurg dhe luftëtar me UÇK-në  në malin Pashtrik ishte një përvojë torturuese që ka ndryshuar jetën time. Vuajtjet e të pafajshmëve, vdekjet e tmerrshme të grave dhe fëmijëve, masakrat dëshmitar i të cilave kam qenë dhe luftimet që i  kam përjetuar, të gjitha kanë lënë gjurmë të  pashlyeshme në kujtesën time. Pavarësisht nga kjo dhe pavarësisht nga plagët fizike e emocionale, unë do ta bëja të tërën përsëri. 
Në  kohë lufte gjykimi dhe uni ndikohen nga ajo që po ndodh rreth jush dhe është lehtë të humbasim busullën tonë morale. Unë i kam qëndruar besnik dëshirës sime për të ndihmuar viktimat e kësaj lufte, si civilëve ashtu edhe luftëtarëve, dhe më është dashur të bëhem luftëtar për të arritur këtë. 
Akoma është e vështirë të pranoj se kam qenë i detyruar të vrasë në mënyrë që të mbrojë, por në një konflikt të tillë kjo gjë duhej bërë. Njësitë paramilitareserbe dhe njësitet e ushtrisë së rregullt, me të cilat na është dashur të përballemi, nuk kanë respektuar sundimin e ligjit dhe as civilët e pafajshëm të paarmatosur.

Zhurnal Plus: Kohën e kaluar në luftë, ju e keni përshkruar si "ferr''. Cili ishte momenti më i rëndë që keni përjetuar?

Jurisevic: Momenti më i vështirë gjatë tërë konfliktit, është rasti kur më është dashur të varrosë një djalë të ri që ishte vrarë. Ndjenja e bartjes së këtij djali në krahët e mi ishte sikur të bartja fëmijën tim, dhe  kjo ndjenjë vazhdon të më ndjekë edhe kësaj dite. Ka pasur edhe incidente dhe ngjarje të tjera të tmerrshme, shumë prej të cilave do të dëshiroja t’i harroj.

Zhurnal Plus: Ka pasur ndonjë moment gëzimi?

Jurisevic: Ishte një moment suprem gëzimi për mua në këtë luftë. Kjo ishte dita kur lufta përfundoi dhe granatimet ndaluan. Unë  isha dëshmitar i fundit i një lufte e cila solli dëbimin më të madh masiv të civilëve në Evropë që nga Lufta e dytë Botërore.





Zhurnal Plus: A keni arritur të rimerrni jetën tuaj pas kësaj përvoje të rëndë?

Jurisevic : Jeta ime ka qenë e vështirë që nga viti 1999, por unë ende vazhdoj të ofrojë shërbimet e mia për viktimat e luftës. Pas Kosovës, unë kam shërbyer si  kirurg me Ushtrinë Australiane në Timorin Lindor (2006) dhe në Afganistan (2008).


Zhurnal Plus: Keni shkruar një biografi mbi përvojat tuaja të jashtëzakonshme në Kosovë. "Gjaku në duart e mia" do të botohet në gjuhën shqipe. Si ju bën kjo të ndjeheni?

Jurisevic:
 Unë mendoj se libri dërgon një mesazh të rëndësishëm për botën, dhe askush nuk mund të thotë se kjo është thjesht "propagandë shqiptare" pasi unë nuk jam  shqiptar dhe nuk kam asnjë interes për të dhënë mbështetje për Kosovën apo Shqipërinë. Ky libër do të shkaktojë shumë polemika, por e vërteta duhet të jetë e njohur dhe krimet nuk duhet harruar kurrë!

Kosova rrezikon Ballkanin


 
 Drejtori i Agjencisë Informative të ushtrisë serbe (VOA), Dragan Vladisavljevic, ka vlerësuar se çdo "veprim i nxituar" i Prishtinës për të arritur qëllimet e saj maksimaliste mund të rrezikojë seriozisht sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

Vladisavljevic ka thënë për "Vecernje Novosti" se partitë politike dhe lëvizjet në Kosovë, të cilat kundërshtojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ose angazhohen për bashkimin territorial të të gjithë shqiptarëve në rajon mund të shkaktojë një incidente të reja.

"Në skenën politike në Kosovë po forcohen partitë dhe lëvizjet që janë përjashtuese, kundërshtojnë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ose nxisin bashkimin territorial të të gjithë shqiptarëve në rajon. Tendenca të tilla mund të çojnë në incidente të reja", tha Vladisavljevic.

Ai ka shprehur shqetësim sidomos për, për siç thotë, rritjen e numrit të ekstremistëve fetarë, të cilët, sipas tij, janë të gatshëm që për realizimin e ideve të tyre radikale të përdorin dhunën. Shefi i shërbimit informativ ushtarak serb tha se format e tilla të ekstremizmit i sheh si një fenomen rajonal.

Sipas tij, kërcënimet kryesore të sigurisë në rajon janë të gjitha format e ekstremizmit, krimi i organizuar, përhapja e armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe materialeve të rrezikshme, migrimi dhe terrorizmit ndërkombëtar

Nuk lejojmë agjent të BIA-s në Policinëe Kosovës


Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se Policia e Kosovës është duke i kërkuar të gjithë punëtorët e vet që njëkohësisht janë edhe punëtorë të MUP-it serb që t’i identifikojë dhe t’i largojë nga puna.

Policët që do të largohen nga puna, sipas tij, do të zëvendësohen me policë të tjerë brenda të njëjtit komunitet. Këto komente ministri Rexhepi i bëri gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

“Edhe nga policia e Kosovës dhe nga MUP-i serb ka policë që marrin paga. Mirëpo ne jemi duke bërë gjithçka që është e mundshme që t’i identifikojmë dhe t’i largojmë nga struktura e Policisë së Kosovës, duke ndërmarrë masa për rekrutimin e policëve të rinj nga i njëjti komunitet që nuk janë të inkriminuar në struktura kriminale dhe nuk janë të shantazhuar nga ndikimi i Beogradit”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka thënë se nëse ka të atillë që janë edhe në strukturat e MUP-it serb dhe në Policinë e Kosovës do të largohen dhe nuk do të kenë vend në Policinë e Kosovës. Ministri Rexhepi po ashtu ka njoftuar këtë komision edhe për gjendjen në veri dhe kontrabandën që po zhvillohet atje.

“Kontrabanda nuk është ndalur krejt, por është zvogëluar në maksimum në krahasim me vitet e mëparshme. Në gjithë pjesën veriore, edhe në fshatin Suhodoll ka zhvillim të kontrabandës, por jo në nivel shumë të madh saqë të jetë një situatë alarmuese”, ka thënë Rexhepi, pas pyetjes që ka ngritur deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama.

Kjo e fundit ka pyetur ministrin Rexhepin, se deri në çfarë mase ka shkuar niveli i kontrabandës në veri. Përveç pyetjes ajo ka bërë dhe një koment, duke i treguar ministrit të Rendit se si konrabanduesit kanë gjetur rrugë alternative, madje po kalojnë edhe përskaj shtëpisë së tij në lagjen Suhodoll, në pjesën veriore të Mitrovicës.

"Shkollat e para shqipe në trojet shqiptare"


Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, nesër (e Martë) do të hap Konferencën shkencore me temë: “Shkollat e para shqipe në trojet shqiptare”.

Konferenca organizohet nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ndërsa do të mbahet në Qendrën Kulturore Informative në Shkup me fillim në ora 11.00.

Kjo Konferencë organizohet me rastin e 125 – vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe dhe 100-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.





Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni sot e filloi konferencën shkencore "Shkollat e para shqipe në trojet shqiptare", ku përveç pjesëmarrësve shkencor, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë dhe njëherit edhe kryetar i Këshillit për organizimin e manifestimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit shqiptar, Musa Xhaferi, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe personalitete të tjera.
Në fjalimin e tij, Xhaferi theksoi se këto ditë të gjithë së bashku përkujtojmë mësuesin tonë të parë që mësuam shkronjat shqipe, na mësuan se si të duam dhe të respektojmë gjuhën dhe kombin tonë.
"Vlera e kësaj konference është edhe më e madhe duke marrë parasysh faktin se ajo organizohet pikërisht nga ju të cilët vazhdoni misionin e filluar 125 vite më parë, mision i cili kishte dhe ka për qëllim arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, bartjen e dijes dhe formimin e personaliteteve tek fëmijët dhe nxënësit, ky mision është i shenjtë dhe gjithmonë ka qenë ngushtë i lidhur me emrin e mësuesit", tha Xhaferi.

Ndërsa në fjalimin e rastit, zëvendësministri Safet Neziri potencoi se kjo konferencë shkencore është tepër e rëndësishme dhe do të nxjerrë punime të vlefshme shkencore.
"Besoj se Konferenca shkencore për shkollën e parë në gjuhën shqipen do të dijë t'i vlerësojë traditat më të mira të shkollave kombëtare, si dhe figurën e nderuar të mësuesit dhe të gjithë atë plejadë që dha kontribut të pamohueshëm për edukimin e brezave të rinj", theksoi Neziri.
Kjo Konferencë organizohet me rastin e 125–vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe dhe 100-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kelmendi: I njoh të dy vrasësit e Jusuf Gërvallës


Kelmendi: Riza Salihu është vrasësi i Jusuf Gërvallës

Ibrahim Kelmendi, njëri nga themeluesit e Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës (LPRK), më vonë e njohur si LPK dhe ish-udhëheqës i Fondit “Vendlindja thërret”, si mysafir në Zona B, të Klan Kosova, ka deklaruar se e njeh me emër e mbiemër vrasësin e Jusuf e Bardhodh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17 janarit të vitit 1982 në Gjermani. Ai, sipas tij, është Riza Salihu nga fshati Mushitisht, i komunës së Suharekës.
Por pjesëmarrës në këtë atentat sipas, Kelmendit, ka qenë edhe një tjetër të cilit nuk i përmend emrin për arsye, si thotë ai, se kjo do të pengonte gjatë procesit të hetuesisë.
“Unë e di edhe pjesëmarrësin e dytë, rastin e kam paraqit edhe te organet e drejtësisë kosovare pas çlirimit, te ish ministri i drejtësisë të Kosovës, Jonuz Salihi dhe te prokurori Tahir Rreci dhe u kam thënë që të analizojnë mostrat e cigareve të pjesëmarrësit të dytë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilat i ka hetuesia gjermane.
Kelmendi thotë se këtë dëshmi e ka dhënë edhe në prokurorinë gjermane. Madje sipas tij bashkë me Saliun ka qenë edhe një shqiptar tjetër, emrin e të cilit e ka deponuar në hetuesinë e shtetit në fjalë, por që nuk e thotë publikisht.
Kelmendi në librin “Lindja e përgjakur të autorit Bedri Islami, thotë: "Ndoshta është vendi të informoj se hetimet kundër Rizës gjermanët i riaktivizuan në vitin 1992, pasi shteti gjerman nuk kishte më interesa për të përkrahur Jugosllavinë, e cila kishte filluar të shpërbëhej. Unë mora pjesë në atë proces gjyqësor si dëshmitar kundër Riza Salihut. Gjykata e liroi Rizën nga akuza për vrasje në mungesë të provave, pasi vuajti ndoshta një vit e gjysmë burg”.
“Unë kam prova të mjaftueshëm për të besuar se ai ishte vetëm një argat i UDB-së. Gjithsesi, e kam akuzuar për ekzekutor, të komanduar nga UDB-ja dhe vazhdoj ta akuzoj, përderisa ai nuk e provon të kundërtën".
Si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, thotë se gjatë vitit 1993 kishin marrë qëndrim që të formonin një krahë të luftës, meqë sipas tij, lëvizja politike nuk sillte rezultatet e pritura. Kelmendi thotë se ky krahë ushtarak emrin, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e morri në vitin 1994.
Ibrahim Kelmendi, ish-udhëheqës i Fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani mohoi që ky fond të ketë keqpërdorur mjetet e mbledhura për të ndihmuar luftën në Kosovë. Ai thotë se këto mjete nuk kishin prejardhje të dyshimta dhe për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e zyrtarëve Gjerman

Një libër kritik për krijimtarinë e shkrimtarit Flori Bruqi


“Letërsia si ‘aksion’ komunikimi”

Nga: Rajmonda Maleçka

“Letërsia si ‘aksion’ komunikimi” -


Një libër kritik për krijimtarinë e shkrimtarit Flori Bruqi


                   Flori Bruqi
Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historik dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare.
Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu dhe atë temën biblike të dhimbjes.
Raportet që letërsitë kanë me popujt dhe tokën në të cilën ato kanë gjetur rrënjët e fjalëve dhe të mendimeve, të kujtesës dhe të nevojës për të ditur se kush është atdheu, liria, njerëzit e lashtë dhe njerëzit e lirisë, kanë prodhuar gjithmonë letërsi
që ju kanë rezistuar kohërave.
Një letërsi është e mirë, është nënprodukt i një realiteti të madh njerëzorë, kryesisht nga ky raport dhe nga jetëgjatësia që ajo i ka programuar vetes. Pjesa më e madhe e letërsisë së shkruar në Kosovë, veçmas nga gjysmë e dytë e shekullit që sapo lamë pas, është ndërtuar përmes një raporti ekzistencial i elementuar në subjekte, ngjarje, personazhe dhe struktura të shkëlqyera vertikale dhe horizontale me çfarë krijuesit e Kosovës i kanë bërë shërbimin kulturës shpirtërore dhe asaj të kujtesës kolektive, duke qenë e orientuar shpirtërisht.
Ekzistencializmi është një konsekuencë e njohur për të jetuar, i cili është shfaqur dhe e ka pjesëtuar veten në letërsinë artistike më shumë se sa në shumë fusha të tjera të dijes dhe të filozofisë. Tek shqiptarët ky lloj raporti ka qenë shumë më
herët se sa Hajdegeri të shpallte doktrinën e ekzistencializmit. Nëpër prerjet e këtij ekzistencializmi, shkrimtari Flori Bruqi ka arritur t’i “shkulë” kohës shumë personazh të tipizuar mrekullisht, shumë ngjarje me të cilat i bëjnë prezent epokën,
protagonizmin historik, të cilat janë elementë të dukshëm të procesit letrarë.
Studimi kritik për krijimtarinë artistike të Flori Bruqit e karakterizon autorin si një krijues unik në kushtet e një letërsie të re dhe specifike, e cila u shkrua në Kosovë në rrethanat e një kompleksi totalitaro-kolonial, e cila ishte e kushtëzuar të ishte me një simbolikë të qëndrueshme, por të realizonte një komunikim real. Në kohët totalitare dhe ato që inspirohen prej tij, apo janë nënprodukt i tij, komunikimi ka një rëndësi të madhe, i cili lidhet me strategjinë e mbijetesës. Kosova, të paktën për një shekull është kushtëzuar për mbijetesën e saj, pasi mbi të njëri nga kundërshtarët e saj të vjetër praktikoi mbi të gjenocidin, etnocidin dhe shfarosjen e zhdukjes në masë.
a. Letërsitë si prerje të kohërave
Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit si shkrimtarë merr në konsideratë romanet e tij të cilët nyjëtojnë kohët më emblematike të Kosovës. Bruqi ka arritur të sjellë personazhe, realitete njerëzore, situata, ambiente dhe klimë shpirtërore autoktone, të cilat bëhen të kapshme nga të gjithë kategoritë e lexuesit. Letërsia ka një qëllim të njohur, ajo synon të realizojë një komunikim sa më të gjerësishëm dhe sa më selektiv. Marrëdhënia që letërsia krijon me lexuesin është më e
shtrirë dhe më e gjerësishme se sa njoftimi që përcjellin llojet e tjera të komunikimit, dhe të letërsisë dokumentare apo dhe asaj historike.
Bruqi arrin të krijojë një raport kompleks të të gjithë llojeve të komunikimit me kohën, njerëzit, relacionet e nevojshme të shoqërisë në saj të tipave, karaktereve, ngjarjeve dhe të lëndës letrare, aq më tepër të gjinisë së romanit, duke e shndërruar të në “aksion”. “Aksioni” i komunikimit, kryesisht përmes një letërsie të ngjarjeve të hapura dhe të përjetuara, ka përmbushur njërin nga kushtet më sendërtare të letërsisë artistike, duke qenë njëra nga pasqyra më besnike ku njerëzit kanë parë fytyrën e vet dhe historia ka shtuar faqet e librit të saj të madh të etnisë, kombit dhe të autoktonitetit të tij.
Romanet dhe krijimtaria artistike e Flori Bruqit, sjell prerjet kohore të zhvillimeve të fund-shekullit të kaluar kryesisht, në një realitet të kushtëzuar njerëzore, ku duken hapur marrëdhëniet koloniale të kolonizatorit si sundues i egër dhe i papërmbajtshëm në egërsinë e vet dhe të një realiteti njerëzorë, i cili i referohet thelbit të tij që nga lashtësia deri në ditët tona. Drama dhe personazhet, aksioni i ngjarjeve dhe definicionet psikologjike, të cilët tipizojnë zhvillimet sociale dhe historike të asaj ku merren dhe autori e gjen lëndën letrare, janë si dukuria e formimit të ortekëve që zmadhohet dhe marrin fuqi në rrugëtimin e vet. Bruqi kujdeset t’i ruajë konvencionet e kohës së tij dhe të personazheve të tij.
b. Letërsitë si vazhdimësi historike
Çështjet kombëtare kanë rrënjë të thella në problematikën e tyre për t’u bërë letërsi për arsyen e njohur të tyre. Letërsia artistike i ruan ngjarjet historike ndryshe arkivave, ndryshe dokumenteve historike, ndryshe historisë, ndryshe kronikave
dhe ndryshe gjithë llojeve të tjera të kujtesës. Letërsia artistike i mbush me gjak dhe shpirt ngjarjet historike, i mban ashtu dhe i ruan po ashtu. Letërsia artistike i ka kodet komunikatave më të gjerësishme dhe më shpirtërore se sa të gjithë zejet e tjera të kujtesës dhe të revokimit njerëzor. Letërsia artistike nuk i konservon as ngjarjet historike, as ato njerëzore, as dhe personazhet e tyre, përkundrazi ajo arrin t’i bëjë pjesë të konvergjencave të zhvillimeve.
Personazhet e njohur dhe real të Shekspirit të madh, historia i ka fosilizuar, i ka konservuar deri në gjendje bazike, ndërsa shkrimtari i madh përmes letërsisë i ka sjellë ato në marrëdhënie me të gjithë kohët, pavarësisht sa të zhvilluara dhe të avancuara ata kanë qenë krahasimisht me kohën e personazheve real, prej të cilëve Shekspiri e mori “tharmin” e tyre.
Thuajse 10 romanet e Flori Bruqit dhe libri më i mirë i tij, “Guxim shqiptar”, i cili është ndërtuar si një organizëm unik, me marrëdhënie dhe kumte vertikale, horizontale dhe diagonale, dhe që është një libër për të gjithë, përbëjnë një realitet të veçantë letrarë, qoftë për tematikën po ashtu dhe për profilin letrarë që autori ka paraqitur. Dhe kjo është kaq e vërtetë, sa të zë shumë pak kohë fizike ta absorbosh në leximin e parë këtë lloj krijimtarie, por është ndryshe kur atë kërkon ta zotërosh.
Shkrimtari Flori Bruqi përmbush parimin themelorë të letërsisë si krijim, pasi ajo (letërsia artistike) nuk e përkufizon kohën që zë brenda vetes, por e pasqyron atë përmes zgjedhjes dhe seleksionimit të ngjarjeve, personazheve tipik dhe e bën të
komunikueshme me të gjithë kohët. Kjo sjellje elitare dhe e zgjedhur i bashkëngjitet dhe përvetësohet
c. Metafora ekzistenciale e jetës
Duket se Flori Bruqi është një shkrimtar, i cili arrin ta gjejë letërsinë dhe gjendjen e tij krijuese, qoftë në një realitet në të cilin flitet për vdekjen, pritet vdekja, dhe, ku të gjithë lajmet që shkojnë e vijnë kanë të bëjnë po me vdekjen. Baladat e vjetra dhe ato të reja qoftë dhe për ta mundur vdekjen, kanë qenë dhe do të jenë më tragjiket në historinë e njerëzimin. Epi i Gilgameshit duket se i ka thënë të gjitha që nga koha kur ai u krijua dhe deri sot.
Ka kërkuar dhe ka gjetur personazhe, të cilët kanë plotësuar kapacitetin real dhe atë përtej vetës, që shkrimtari i ka bërë pjesë të një pune, frytet e të cilës jetojnë gjatë. Jetojnë më shumë se një shtëpi, më shumë se një mundim, më shumë se të gjithë gjërat e tjera më të sofistikuara, që njerëzimi është përpjekur dhe ka luftuar ta “mbajë” kohën, ta sundojë atë.
Koha nuk mund të sundohet kurrë, ajo zotërohet dhe të gjithë këtë e kanë bërë shkrimtari me letërsinë, që nga kohët antike deri sot. Letërsia e mirë e “mban” kohën, ajo e merr atë mbi shpinë, siç mund të marrësh mbi shpinën e devesë dhe një shtëpi, e përcjell nga koha në kohë. Asnjë teknologji tjetër sado e sofistikuar të ketë qenë ajo nuk ka arritur ta bëjë këtë, përveçse letërsia dhe shkrimtari.
Shkrimtari Flori Bruqi ka kërkuar ngjarje dhe ato i ka gjetur në jetën e njerëzve të tij, në jetën e armiqve të historisë dhe të popullit të tij. Ka qenë një ngjarje që ka shëtitur nëpër të gjithë rrugët e vendit të tij, nëpër rrugët e fisit të tij, prag më prag shtëpie. Ai, shkrimtari është nxënë me atë ngjarje, është rritur dhe pjekur me të. Një pjesë të saj e ka marrë në shpinë si ajo deveja nëpër shkretëtirë, një pjesë tjetër e ka “bërë” burrëri për ta përballuar jetën.
E gjithë krijimtaria e Flori Bruqit është një mega-metaforë e ndërtuar “metonimikisht” në raportet e njeriut me njerëzit dhe e qëndresës me ekzistencën. Studimi kritik mbi krijimtarinë e Flori Bruqit arrin ta elementojë të gjithë strukturën artistike të cilës i “perimetrohet” dukshëm ç’e ka motivuar atë dhe pse ka qenë e tillë. Krijimtaritë universale vijnë përmes thjeshtësisë së vet, por e mbajnë të tillë temat universale, për të cilat njerëzimi ka pasur, ka dhe sot do të ketë përjetësisht nevojë. Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit prek dhe çështjet e tjera të letërsisë që është shkruar dhe po shkruhet në Kosovë.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...