Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/19

Ballkani i ngarkuar me nacionalizma



Shkruan:Mr. sc. Halim EMËRLLAHU, sociolog

Të gjithë popujt e botës janë të ndarë në kombe-shtete. Popujt, etnitë, racat, kombet, dhe shtetet kanë kultura të ndryshme, besime të ndryshme fetare dhe ceremoni të tjera shoqërore e shtetërore që dallohen në mes vete. Për të pasur kombet shtetin e tyre, është dashur ta ndjekin rrugën e nacionalizmit, pasi ka ndodhur t'u jetë mohuar vullneti, liria dhe e drejta e vetëvendosjes. Autori i njohur, Ernest Gellner, për nacionalizmin thotë: "Nacionalizmi në thelb është parim politik, i cili konsiderohet që njësia politike dhe ajo kombëtare duhet të përputhen". Megjithëse nacionalizmi është një teori që u përmbahet ideve të ndryshme, ku të gjitha kombeve u takon e drejta për vetëvendosje dhe kjo e drejtë e kërkon shtetin. Sipas Michael Ignatieff, "nacionalizmi është një doktrinë që u përmbahet ideve, (1) se popujt e botës janë të ndarë në kombe, (2) se këto kombe duhet të kenë të drejtën e vetëvendosjes, dhe (3) se vetëvendosja e plotë kërkon shtetin". "Nacionalizmi (nationalism) - ndjenjë, aspiratë dhe ndërgjegje, janë tema që i aplikohen asaj çka përbën nacionalizmi, ose vlerësimi i shtetit-komb përmbi gjithçka. Ndërkaq, ai nënkupton po ashtu disa pohime mbi vullnetin për vetëvendosje, mbi ekzistencën dhe madje të mirën e diversitetit, mbi epërsinë e shtetit sovran ndaj formave të tjera të sundimit, si dhe mbi karakterin qendror të besnikërisë kombëtare ndaj pushtetit politik, si formë themelore e legjitimimit". Shumë prej etnive, kombeve që kanë qenë të pafuqishme dhe pa mbështetje për ta shprehur vullnetin e lirë për mes të drejtës së vetëvendosjes, në mënyrë për ta fituar shtetin, për ta ndërtuar shtetin dhe për të pasur shkëputje nga një komb apo nga një shteti tjetër, është dashur ta ndjekin rrugën e nacionalizimit, për ta fituar lirinë dhe shtetin.

Koncepti i nacionalizmit
Nacionalizmi i ka idealet e veta që kombet përmes nacionalizmit kanë pasur ndryshime dhe kanë arritur ta fitojnë shtetin e tyre dhe të jenë të pavarur nga shtetet e tjera që kanë qenë kolonializuese. Këto janë idealet morale të nacionalizimit, ku shtetet, kombet, janë organizuar dhe kanë sakrifikuar në emër të nacionalizmit, për të luftuar dhe për t'u mbrojtur nga shtetet kolonialiste. Madje, përmes nacionalizmit, shumë kombe e shtete janë zhvilluar dhe kanë përqafuar vlerat moderne dhe në drejtim kanë bërë edhe reforma institucionale. Nacionalizmi, përveç që ka arritur të bëjë ndryshime të mëdha në shumë shtete, ka lënë edhe pasoja të mëdha, që ka qenë si një armë shkatërruese, duke shkaktuar gjakderdhje dhe shkatërrime të mëdha materiale në shumë shtete. Nacionalizmi është shumë ngushtë i lidhur me kombin, sidomos që nga shekulli XVIII, që është përhapur e përqafuar nga kombet e ndryshme. Nacionalizimi "zanafillën dhe ngritjen i ka në Evropë, bashkë me shtetin modern". Koncepti i nacionalizmit është para se gjithash dashuri ndaj kombit, dashuri ndaj atdheut, ku njerëzit lidhen në mes vete, për mbrojtjen e kombit, shtetit, gjuhës, territorit etj. Përmes nacionalizmit bëhet përpjekje për t'u çliruar nga hegjemonistet, për ta bërë shtetin dhe kulturën e tyre sovrane dhe për ta mbrojtur politikën e shtetit. Luftërat e zhvilluara në Ballkan, të nxitura nga hegjemonizmi serbomadh si në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, i shtyri kombet e këtyre vendeve të luftojnë për të mbrojtur identitetin e vet etnik, që këto kombe të luftojnë për ta fituar lirinë, shtetin nga pretendimet kolonializuese të shtetit serb.
Ka shumë lloje të nacionalizmit, si: 1. Nacionalizmi etnik, njerëzit fillojnë t'i ndajnë në bazë të gjenezës, sepse kanë prejardhje të përbashkët dhe kulturën e përbashkët dhe janë në mbrojtje të etnisë etj. "Nacionalizmi etnik, që njerëzit i ndan sipas gjenezës së tyre, sipas gjakut, formë kjo që vë shenjë barazimi mes popullit dhe shtetit kombëtar. 2. Nacionalizmi social, nuk bën identifikimin përkatësisë racore, por vetëm atë kulturore etj. "Nacionalizmi social nuk e thekson përkatësinë racore, por atë kulturore si p.sh. ndjeshmërinë gjuhësore dhe të traditave. 3. Nacionalizmi zyrtar, është i bazuar në atdhe, në ruajtjen e territorit, ku mbron shtetin dhe është në kontekstin e qytetarisë, dhe nuk shikon përkatësinë e etnicitetit etj. "Nacionalizmi zyrtar, që bazohet në atdhedashuri, nënkupton nacionalizmin shtetëror të organizuar në kontekstin e të drejtës së qytetarit dhe që nuk shikon etnicitetin, përkatësinë kombëtare ose tiparet kulturore.

4. Nacionalizmi kulturor, mbron trashëgiminë kulturore në mënyrë të përbashkët. "Nacionalizmi kulturor (cultural nationalism), sipas Nielsenit, është antipod i nacionalizmit etnik, në kuptimin se kombi përcaktohet jo nga etniciteti, e as për nga institucionet, por në bazë të kulturës së përbashkët (të trashëguar)". 5. Nacionalizmi paskolonial, ky nacionalizëm është i lidhur me idetë që janë shfaqur me lëvizjet nacionaliste, në shumë shtete të Botës dhe të Evropës, që ishin të kolonjalizuara, dhe ka shkaktuar politikat hegjemoniste, imperialiste, që shumë shtete kanë qenë të poshtuar dhe në drejtim të ndërtimit të shtetit kombëtar."Nacionalizmi paskolonial (postcolonial nationalism)- formë e nacionalizmit që lidhet me idetë dhe lëvizjet nacionaliste të shfaqura në botën e kolonjalizuar nga vendet evropiane (Azia, Afrika, Lindja e Largët etj)". 6. Nacionalizmi paskomunist, pas rënies së këtij sistemi është ngjallja e ndjenjave te njerëzit për çështjen kombëtare dhe kundër këtij sistemi politik, që ishte një regjim, që nuk është respektuar vullneti i popullit. "Nacionalizmi paskomunist (postcommunist) - fenomen i ngjalljes së ndjenjave kombëtare dhe i ekstremizmave nacionaliste pas rënies së sistemit komunist, gjegjësisht në periudhën paskomuniste, të cilën Habermasi e quan "revolucion kompensues", nacionalizmi si vatër e rezistencës, teori e "ngritjes së thellë". 7. Nacionalizmi i bardhë, mbron identitetin e racës së bardhë dhe insistojnë të dominojnë dhe luftojnë, të jetë një vend apo shtet me një racë të bardhë. Dhe, ky lloj nacionalizmi është në SHBA, që njihet si lëvizje për dobësimin e racës së bardhë. "Nacionalizmi i bardhë (ishte nationalism)- qëndrim që mbron idenë e përkufizimit racor të identitetit nacional të bardhë. Lëvizje demografike në SHBA, që shfaqet si reaksion ndaj dobësimit demografik, politik dhe kulturor të të bardhëve". 8. Nacionalizmi zezak, ka të bëjë me lëvizjen e zezakëve për mbrojtjen e kësaj race që ka për qellim pavarësim nga raca e bardhë dhe ka për qëllim bashkimin e racës, përmes gjuhës, besimit fetar që e kanë të përbashkët dhe kundër mbisundimit të racës së bardhë."Nacionalizmi zezak (black nationalism), lëvizje sociale që thekson nevojën për pavarësimin e zezakëve nga kontrolli që të bardhët ushtrojnë mbi institucionet bazale".
9. Nacionalizmi teknologjik, me ketë nacionalizëm mund të zhvillohet dhe të ruhet ekzistenca e shtetit demokratik e sovran dhe mund të jetë i pavarur, që mund të sjellë zhvillim të madh teknologjik në të mirë të shtetit, duke krijuar lidhje të mira shtetërore me shtetet e tjera. "Nacionalizmi teknologjik (technologia nationalism) - bindje se ekzistenca e një shteti sovran dhe e një kombi të pavarur varet nga shkalla e shfrytëzimit të teknologjisë dhe të mirave prej saj". Dhe, shumë lloje të tjera të nacionalizmit, që mund të jenë prezent gjithkund, në çdo kategori shoqërore.

Kundër nxitjes së
konflikteve ndëretnike
Sot, pakicat etnike, religjioze, në Ballkan duhet të jenë nacionaliste në reformimin e institucioneve shtetërore dhe duke kërkuar që ta kalojnë fazën e tranzicionit dhe duke instaluar vlerat e modernizimit dhe në drejtim të një sistemi politik që mund të instalohen politika sociale e kapitaliste. Madje, pakicat etnike duhet të jenë nacionaliste për të mos lejuar që të ketë paragjykime dhe diskriminime racore, etnike, fetare etj., që në një të ardhme të shkurtër Ballkani të jetë i barabartë me shtetet e zhvilluara dhe moderne. Dhe, kështu mund të dobësohet nacionalizimi i nxitjes së konflikteve ndëretnike. Konfliktet ndëretnike, siç po ndodhin edhe sot në Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni, në pjesën Lindore të Kosovës, janë të papranueshme, se tashmë të gjithë shtetet janë të pavarura nga njëra-tjetra. Sot në Ballkan janë dy shtete që ngrehin nacionalizmin që është me përmbajtje të konflikteve ndëretnike, si Maqedonia dhe Serbia, që dëshirojnë një ngritje të një nacionalizmi që shkon drejt konflikteve, që kërkojnë të krijojnë mure në mes të pakicave etnike. Këto nuk janë politika nacionaliste, për të reformuar institucionet shtetërore dhe për t'u përgatitur për të përqafuar e pranuar kulturat e tjera që nuk janë me përkatësi jo sllave dhe besim të ndryshëm fetar. Këto ishin disa nga fushat që përmendëm se ku mund të jetë nacionalizmi dhe pse qëndron nacionalizmi, do të thotë nacionalizmi mund të jetë prezent gjithkund, në çdo kohë, dhënë çdo kategori shoqërore. Shtetet e Ballkanit, duhet të bashkëveprojnë së bashku kundër diskriminimit etnik, racor, ekstremizmit, terrorizmit etj., që të ndërtohen raportet e mira etnike, ndërshtetërore dhe mos të ketë provokime të dhunshme në këtë rajon të Evropës.

Kush e ka fajin në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë?




Shkruan:GJOKË DABAJ

Para disa ditësh u publikua një shkrim imi, me titull "Çfarë të krishterësh jeni ju?.." U publikua dhe, me sa duket, askush s'ia vuri veshin atij shkrimi. Kush po pyet sot për zërin e një artikullshkruesi?! Po flasin parlamentarë, po flasin kryetarë partish, po flasin personalitete shtetërorë e diplomatikë dhe prapë situatat po shkojnë siç po duan fabrikuesit e situatave.

Indokrinimi antishqiptar

U vranë 2 djem në Gostivar. Unë reagova me shkrimin "Polici sllav nuk duhej të guxonte". Tani u vranë në breg të një liqeni edhe 5 shtetas të tjerë. Po mbahen 2 qëndrime. Ose po akuzohen shqiptarët, me demonstrime, madje të dhunshëm, ose po bëhen thirrje pa adresë, "për të mos u acaruar marrëdhëniet" midis 2 etnive. As njëri, as tjetri qëndrim nuk po e zgjidh problemin. Tensione ndëretnikë, në ato hapësira, prapë do të ketë. Parulla denigruese do të ketë përsëri, rrahje do të ketë përsëri, vrasje do të ketë përsëri.
Nxitur pikërisht prej së këtillë parashikimesh, të hidhur dhe madje të kobshëm, por realistë, ne po detyrohemi të parashtrojmë këtu qëndrimin e tretë. Jemi të detyruar ta parashtrojmë këtë qëndrim, sepse ky, ndryshe nga 2 të parët, do ta çonte drejt zgjidhjes konfliktin ndëretnik në ish-Rep. Jugosllave të Maqedonisë. Nuk themi se do ta zgjidhte menjëherë, brenda orës, por themi se do ta çonte drejt zgjidhjes.
PËRGJEGJËSIT e çdo lloj tensioni ndëretnik në atë shtet janë këta: KISHA PRAVOSLLAVE dhe AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE. Profesorët sllavë, arsimtarët sllavë, mësuesit sllavë, të edukuar shtrembër prej asaj KISHE dhe prej asaj AKADEMIE, si dhe pushtetarët me kombësi sllave, të edukuar edhe ata shtrembër prej KISHËS së tyre dhe prej AKADEMISË së tyre. Pas tyre vijnë të tjerët. Me një fjalë, është INDOKTRINIMI ANTISHQIPTAR, nisur pikërisht prej ATYRE 2 PROMOTORËVE, ai që i bën të gjitha këto të zeza.
Për të mbështetur këtë pohim tonin, po bëjmë 3 a 4 pyetje: Në sa shërbesa liturgjike, javore ose me rastin e Pashkëve, klerikët pravosllavë u kanë thënë besimtarëve të vet, që kisha pravosllave është kundër parullave antishqiptare?! A keni dëgjuar ndonjë klerik pravosllav të bëjë thirrje publike kundër të këtilla parullave, që bien ndesh edhe me parimet e cilësdo fe, pra edhe të pravosllavizmit?! A keni lexuar gjëkundi ndonjë deklaratë a prononcim institucional të Akademisë së Shkencave e Arteve të Shkupit kundër të tilla parullave?! A dolën këta 2 institucione, njëri fetar e tjetri shkencor, kundër aktit më se kriminal të policit sllav në Gostivar?! (Në vend të këtyre, ata vunë sirenën e alarmit se shqiptarët po u shtuakan shumë.) Ne nuk e dimë kush i vrau 5 sllavomaqedonët. Mund të jenë shqiptarë, por mund edhe të mos jenë shqiptarë. Mund të jenë, madje, edhe serbë, të cilëve do t'u interesonte shumë në këta çaste një konflikt ndëretnik në ish-Rep. Jugosllave të Maqedonisë. Ne nuk e dimë, madje as vetë policia e Shkupit nuk po u vë emër vrasësve (sado që ajo mund ta dijë), por një gjë e dimë me siguri: KISHA PRAVOSLLAVE, që nga kryeklerikët deri te priftërinjtë më të thjeshtë është SHKAKTARJA KRYESORE e çdo lloj tensioni ndëretnik që ndodh në ato hapësira.

Akademia, pas kishës

Pas kishës pravosllave është AKADEMIA dhe, kështu e vetëm kështu, është arritur, qoftë deri te parullat e rrahjet, qoftë deri te 2 vrasjet më të fundit. Themi është arritur, sepse nuk kemi parasysh një propagandë 1-vjeçare apo 5-vjeçare, por kemi parasysh një propagandë shumë të gjatë e shumë sistematike antishqiptare. Themi më të fundit, sepse vrasjet që kanë kryer sllavët ndaj shqiptarëve në ato hapësira janë të panumërueshme.
Ne, opinionistët, gazetarët, hartuesit e paraqitësit e kronikave, mund të dërdëllisim sa të duam, gjithë ditën e gjithë natën, por s'kemi bërë asgjë, nëse nuk e vëmë gishtin te SHKAKTARËT E MIRËFILLTË të këtyre ngjarjeve kaq të padëshirueshme. Të padëshirueshme, sidomos për ne shqiptarët, që s'kemi kohë tani të merremi me gërmëre. Prandaj po e përsërisim e do ta përsërisim sa herë të na duhet: SHKAKTARËT e çdo lloj shkuarjeje keq midis 2 etnive në atë shtet, janë vetëm KISHA PRAVOSLLAVE dhe AKADEMIA HISTORISHTREMBËRUESE. Flisni atyre, zotërinj ndërkombëtarë! Le t'u thonë njerëzve të vet që të mos i urrejnë shqiptarët! Le t'u thonë njerëzve të vet që t'i respektojnë e t'i duan shqiptarët, sepse fqinjë më të mirë e bashkështetas më të mirë s'kanë për të gjetur askund tjetër në krejt botën! Në qoftë se këta 2 institucione nuk do ta bëjnë këtë punë ashtu siç duhet dhe ashtu siç e kërkon koha, do të jetë më keq në radhë parë për ata vetë. Do të jetë më keq, sepse me këta mentalitete barbarësh të egër nuk do të mund t'i përparojnë as popullin, as shtetin, as në ekonomi e as në kulturë dhe do të mbeten gjithë jetën të prapambetur.

Poeti YMER ELSHANI nuk vdes...


YMER ELSHANI – biografi

Nga  Arif Veliu

Ymer Elshani u lind në fshatin Korroticë e Poshtme (e Ulët), me 14 qershor 1948.
Që si fëmijë 4-5 vjeç u vërejten te Ymeri shkëndijat e talenilt të lindur. Të gardhi i oborrit pothuaj se çdo pasdite tuboheshin fëmijët, po edhe të rriturit, për ta dëgjuar Ymerin duke recituar poezitë që i mësonte, ose i kishte dëgjuar prej te tjerëve. Kështu i argëtonte moshatarët që shqepeshin në gaz nga shakatë e tij.

Fëmjërinë dhe rininë e kaloi në fshat. Mësimet në klasën e parë të fillores i nisi në vitin shkollor 1955/1956. Kushtet e atëhershme ishin te rënda, e veçmas në familjen e Ymerit, pasi që babai Nazifi kishte shumë fëmijë dhe mezi e siguronte bukën për familjen shumëanetarëshe.

Në mësime Ymeri ishte përherë i shkëlqyeshëm. Për mësues e pati Hasan Kastratin nga Kizhareka, ndërsa shkolla ishte një ndërtesë e rregulluar dobët.

Katër klasë të fillores i mori ne vendlindje, pastaj ciklin e lartë të fillores e mbaroi në Komaran. Shkolla mbante emrin ”Jeta e re”.

Filloi të shkruante poezi që në moshën 10 vjeçare. Në fillim e nxiti dhe i ndihmoi daja i tij, mësuesi Fazli Greiçevci. Më vonë Ymeri do të tregojë se poezinë e parë e kishte shkruar për Diellin. Daja Fazli i kontrolloi vjershën dhe i dha kurajo. Edhe në shkollë i jepte mësim arsimtari Halil Bogaj, i cili po ashtu ndikoi te Ymeri duke i botuar poezitë që shkruante në fletushkën ”Pena e re”.

Si nxënës i klasës së shtatë botoi poezinë e parë në revistën ”Pionieri” nr. 6 te vitit 1962. Ajo titullohej ”Për gjah”.

Pas  kryerjes  së  shkollës  fillore,  Ymeri  vijoi   mësimet  për mësues në shkollën e mesme normale të Prishtinës. Që të bëhej mësues ishte edhe dëshira e dajës Fazli. Me të kryer klasën e parë të shkollës normale, i ndodhi një ngjarje tronditëse që i shkaktoi pikëllim të thellë. Ia burgosen dhe ia vranë me torturë dajën Fazli. Në varrimin e tij, Ymerit i rreshqitën lotët, por i duhej të mbahej i fortë. Në atë kohë Ymeri shkruante pandërprerë, kryesisht poezi, të cilat i lexonte në orët letrare që mbaheshin  në shkollën normale. Përkrahje dhe ndihmë në rrugën krijuese i jepte profesori Rexhep Hoxha, të cilin ai e adhuronte pa masë. Këtë respekt për të do ta mbajë gjatë tërë jetës. Poezitë i botonte në faqen për fëmijë të ”Rilindjes”, në revistën ”Shëndeti” dhe në revistat ”Gezimi” dhe ”Fatosi” që dilnin ne Shkup.

Në klasën e katërt të normales iu botua vepra e parë me poezi ”Anija e miqësise”. Ishte viti 1967, vazhdonte të shkruante më intenzitet edhe më të madh. Tash ai kishte fllluar të shkruante dhe tregime të shkurtra e pjesë teatrore.

Në shtyp u paralajmërua se po e përgatiste përmbledhjen e dytë me tituill ”Baloni i kaltër”.

Në këtë libër, përveç poezive kishte përfshirë edhe tregime ”Dy motra” dhe pjesën teatrale ”Lotët e Drenushës”, ”Anija e miqësisë”.

Pas botimit të veprës së dytë ”Çka ëndërrojnë lulet” (1971), Ymeri u paraqit në konkursin letrar të ”Rilindjes” me romanin ”Ndodhitë Hundëkarrotës” ku mori çmimin e dytë.

Kur ishte në vitin e parë të fakultetit në nëntorin e 1968-ës, Ymeri mori pjesë në demonstratat që u bënë në Prishtine. Për këtë më vonë për pak të perjashtohej nga puna. I dhanë masën e dënimit parapërjashtim dhe në këtë rast e mbështeti drejtori i shkollës, Halil Bogaj, duke arsyetuar se atë ditë Ymeri e kishte mbajtur mësimin. Në ditar i kishte të shënuara orët, se ashtu e kishte sugjeruar vetë drejtori, kuptohet, në një bisedë të fshehtë me mësuesin Ymer. Kështu për pak shpëtoi nga më e keqja mesuesi i ri, por përcillet vazhdimisht nga argatët e sistemrt të atëhershëm.

Në shkollë të mesme Ymeri banoi në Prishtinë në një kasolle të vjetër tek halla Mine, e më vonë në shtëpinë e shkrimtarit Nebil Duraku. Kushtet i kishte shumë te rënda. Ushqimi i dobët, të cilin ia sillte shpesh babai Nazifi nga shtëpia. Ka ndodhur që me një spec të kalonte ditën, do të rrefente me vonë Ymeri. Babai Nazifi shiste vezë në treg; punonte punë të rënda fizike; zbrazte thasë mielli, pra me shumë pengesa arriti ta shkollojë djalin e madh, Ymerin.

Në  mësime Ymeri ishte përherë i shkëlqyeshëm dhe punonte pandërprerë. Nga të ftohtit, gjatë kësaj kohe, Ymeri sëmuret bukur rëndë. I ngriheshin gishtërinjtë e dorës dhe një kohë e kalon në spital. Por ai kurrë s’u dorëzua. Posa doli mësues s’u kënaq me kaq dhe në afat rekord i kreu studimet.

Në tetor te vitit 1972 diplomoi në Fakultetin Filozofik – dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Pas katër vitesh që punoi në shkollën filore ”Jeta e re ” të Komoranit, kalon në gimnazin ”Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Gllogovc (tash Drenas).

Në fillim  mbante ose ligjëronte dy lëndë: gjuhën shqipe dhe gjuhën latine. Pas një kohe të shkurtër  zgjedhet zëvendësdrejtor i gjimnazit. Vijon studimet pasdiplomike dhe me notë të lartë 8.60 i kryen të gjtha provimet. Ndërkohë, më 1975 e kryen shërbimin ushtarak nëNovi   Sad. Kthehet  dhe  punon edhe  dy vjet si profesor  në  gjimnaz. Fillon të botojë studime dhe kritika për veprat e letërsisë për fëmijë.

Në revistën ”Shkëndija” ,më 1978 dhe 1979 boton disa recensione për veprat që atëherë ishin si lekturë shkollore. Përgatiti disa punime për emisionet e Radio – Prishtines.

Që nga shtatori 1977 u bë drejtor i gjimnazit, mirëpo emri i shkolles ishte ndërruar në  “Mareshali Tito”. Tash gjimnazi u shndërrua  në Qendra e Arsimit të Mesëm të Orientuar (QAMO). Pra, përpos paraleleve te gjimnazit të pergjithshëm, u hapen degë të reja teknike.

Organizator i suksesshëm, punëtor i palodhshëm, ai me profesorët e tjerë vinin rend dhe disiplinë të jashtëzakonshme në shkollë. Profesorët vinin nga Prishtina me furgon. Ishin këto vitet e lulëzimit të arsimit në Drenas. Dolën disa breza nxënësish të dalluar, të cilët më vonë u benë mjekë, professorë, ekonomistë etj.

Me 1978   Ymeri   magjistroi   me   temën ”Poezia për fëmijë 1946 – 1976 në Jugosllavi”. Mentorë i pati Dr. Ali Aliun dhe Dr. Rexhep Qosjen. Komisioni e vlerësoi lart punën e bërë dhe e çmoi kontributin e kandidatit në shtjellimin e suksesshëm të temës duke i dhënë gradën shkencore magjistër i shkencave filologjike.

Pa mbushur katër vjet të punës si drejtor, më 2 prill 1981 në Drenas shpërthyen demonstratat. Edhe nxënësit e gjimnazit dolën për të kërkuar Republikë. Ymeri me profesorët dolën të obliguar për t’i percjellë nxënësit, e mundësisht sipas urdhërit të Komitetit komunal për t’i shpërndarë. Afër fabrikës së ”FERRONIKELIT” plagosen disa demostrues. Pas kryerjes së demonstratës u ndërpre mësimi në shkollën e mesme dhe në shkollat e tjera. Duhej gjetur ”fajtorët” për këto demonstrata. Fillojnë diferencimet ideo-politike. Ymeri merret në biseda informative në polici. Pas pak ditësh e përjashtojnë nga puna se gjoja ka pasur qëndrim oportunist dhe është përgjegjes për demonstratat që u bënë në Gllogovc. Kështu mbeti pa punë poeti edhe profesori Ymer Elshani.

Erdhën ditë të zymta dhe një diferencim e ndjekje policore ndaj tij. Autorit të tetë veprave iu ndalua publikimi i shkrimeve. Ndiqej këmba-këmbës nga shërbëtorët e SPB-së.
Aneksat( ankesat!!) që i bëri gjyqit Ymeri për padrejtësi që ia bënë, iu refuzuan. I dhanë përgjigjje: je i papërshtatshëm për arsim.

Pesë vjet Ymeri mbeti në shtëpi. Punonte në ara, në kopshtije. Ishte bërë bujk i mirë, por letërsinë dhe krijimtarinë letrare nuk e la. Shkruante poezi, poema, tregime dhe me një qëndresë të pashoqe u bënte ballë furtunave që ia imponuan forcat reaksionare dhe njerëzit shpirtëzinj.

Megjithatë, Ymeri   më   në   fund,    pas   një   kohe   të   gjatë  punësohet në fabrikën e ,,Ferronikelit” si përkthyes. Kjo ndodhi në 1985.
Do cekur se   sa    ishte i    papunë   e përkrahu shkrimtari Rifat Kukaj, i cili ia kishte dhënë dhe të përkthejë librin, ”Nje mije e nje net” dhe ia boton veprën me   tregime ”Plaku   me violinë” (1984).
Në” Feronikel” punon deri më 1992. Prapë e largojnë nga puna si ”tepricë teknologjike”.

Më 1994 kthehet në arsim. Këtë herë prapë në gjimnaz si zëvendësdrejtor. Në rrethana të rënda për arsimin tonë, Ymeri prej vitit 1996 emërohet këshilltar për lëndën e gjuhës dhe letësisë shqipe. Me elan të përtërirë,  me tërë potencialin punoi në mirëvajtjen dhe përparimin e arsimit. Shkonte në të gjitha shkollat e komunës së Drenasit. Hospitonte në orë, jepte udhëzime dhe inkurajonte punëtorët e arsimit për të mbijetuar arsimi në gjuhën shqipe, që ishte në rrezik të shkatërrohej ngaSerbia.

Kur lufta filloi, më 1998 Ymeri kishte vendosur të mos largohej nga vendlindja. Disa ditë ishte në Prishtinë, por menjëherë u kthye në fshat.

Pas intervenimit të NATO-s  Ymeri, më 15 prill 1999 u dëbua nga fshati bashkë me tërë familjen.U vendos në fshatin Poklek i Vjetër, por gjithnjë mendonte të kthehej në shtëpi.

Më 17 prill 1999, herët në mëngjes tenton të depërtojë në Drenas me familjen e tij, me babanë, nënën dhe të tjerë, por te vigu, mbi lumin Drenica, gjysmën e turmës policia serbe i kthen prapa duke u thene: ”Kthehuni ku keni qenë. Askush s’do t’ju prek!”

Ymeri, me gruan, me 4 djemtë dhe me kunaten Shukriein strehohen në shtëpinë e Sinan Muçollit për t’i terur rrobat dhe për të pushuar pak aty. Atë ditë binte shi rrëke dhe bubullinte pa u ndalur.

Dy policë serbë hyjn në shtëpinë e Sinan Muçollit. I marrin Ymer Elshanin dhe Sinan Muçollin dhe pas pak ua shuajnë jetën mizorisht 52 njerëzve (vetave): gra, vajza, fëmijë të Muçollëve, të Carakëve, të Elshanëve që ndodheshin në një dhomë në katin e parë të shtëpise së Sinan Muçollit.

Polici hyn aty. E hedh nje bombë. Nxjerr pushkën automatike dhe i vret 51 veta. Këtu, përveç Ymerit, vritet e shoqja Nafia, 4 djemtë e Ymerit: Ardiani, Mirani, Kujtimi, Nderimi dhe kunata Shukria. Të nesërmen në një shtëpi afër vritet nëna e Ymerit, Nailja, e cila ishte motra e Fazli Greicevcit.

Pra, Ymeri pati fund tragjik, se vritet nga serbët sikur daja i tij. Rënia e tij e dhembshme shkaktoi pikëllim të madh në popull, veçanërisht në zemrat e atyre që e njohen dhe e çmuan për karakterin dhe madhështinë etike që e karakterizonin atë deri në renien në altarin e atdheut.

Mirëpo, poeti nuk vdes. Ai dhe vepra e tij jeton për jetë të jetëve. Kujtimi për dëshmorin Ymer Elshani është i përjetshëm.

Në Drenas u mbajt Sofra poetike “Ymer Elshani” 2012



Në përvjetorin e 13-të të vrasjes makabre nga forcat serbe të poetit Ymer Elshani, në organizim të Drejtorisë komunale të Kulturës sot në Shtëpinë e Kulturës në Drenas u mbajt manifestimi kulturor Sofra poetike “Ymer Elshani” 2012.

Salla e përmbushur përcolli dy kumtesa shkencore tematike nga pena të njohura të letërsisë, e para nga dr Hysen Matoshi me titullin “Feniksi kulturor shqiptar” dhe e dyta nga prof Rifat Ismajli me titullin “Mbi veprën tregimore të Ymer Elshanit”, ndërsa në vazhdim u lexuan poezi të përzgjedhura nga juria e konkursit letrar në përbërje dr Sadri Fetiu –kryetar, dr Adem Zejnullahu –anëtar dhe Shaqir Hasi -anëtar,që shpaëëi fituese këto:

Vendin e parë e mori poezia Natë pa emër e autorit Izet Abdyli, vendin e dytë Kujtimet e verdha të Rrahim Sadikut dhe e treta vjersha Dorëshkrim e shifrës 100 lule, kurse çmimin special të Sofrës e fitoi poezia Jeta kallëzon përralla e Rizah Greiçevcit. Drejtori i kulturës, Agim Kastrati ka shpalosur historiatin e zhvillimit nga fillimi në vitin 1995, duke e shndërruar në një manifestim tradicional kulturor, që me krenari mori emrin e poetit të shquar, Ymer Elshani.



Ymer Elshani lindi më 1948 në Korroticë të Epërme të Drenasit. Kreu fakultetin për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe një kohë dhe një kohë të gjatë punoi në arsim. Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane. U vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij.

FLORI BRUQI

Ah ky kurbeti i shkretë…!



Nga Fatbardha Aziri (Kondakçiu)

Tek ecën rrugës me plepa të gjatë, plaku i heshtur e i vetmuar, hedh sytë verdallë mos dëgjon ndonjë zë të njohur, ose sheh ndonjë fytyrë të parë. Ulet në stol, vetmija i bën shoqëri. Mbyll sytë dhe ca lotë malli përplasen në breg të syve të lodhur, që të trembin atë të pamëshirshmen, „vetminë në pleqëri“. Plaku me duart që i dridhen shtërngon bastunin .
Ah ky kurbeti i shkretë…! Nuk ka me kë shkëmben dy fjalë.
Një jetë të tërë ka punuar plaku me flokët e thinjur, tani është koha të clodhet. Bën të ngrihet po këmbët nuk e dëgjojnë më. Nga kjo romatizma e shkretë, i cajnë kockat, po nuk ankohet. Nuk mban mend as tespijet ku i ka lënë. Kërkon nëpër xhepa dhe fillon t`i numërojë rruazat një e nga një, si vitet që i ikën e nuk vijnë më. Ato që kanë mbetur janë vetëm kujtimet.
Rritur në një fshat të vogël, në një familje me shumë fëmijë, kujtonte shtëpinë, rrugën e tatëpjete, nënën që ishte vetë burrë e vetë grua. Babai rrinte i larguar. Nëna punonte tokat, pastronte, gatuante. Kur nuk kishte bukë u bënte lakra me pak miell misri sipër. Binin të flinin një herë me bukë, e një herë pa bukë. E shkreta mundohej t`i qetësonte fëmijët që qanin se nuk i zinte gjumi nga uria. Me zë të ulet fillon të këndoj:
„ Ne dy javë shëndre
ti Nëne më le
ç`u trete moj nëne
seç u bëre dhe…“
I kujtohet nëna e vet, ishte rritur jetime, në mëshirë të Zotit, po ishte grua e fortë, 97 vjet kishte jetuar. Ne je plak, apo i rri, shpirti kur vuan thote: “ ah moj nënë!”
Po si vuajtjet e këtij plaku, kështu kanë vuajtur gjeneracioni i tretë në atë kohë, kush me pak e kush më shumë, ja dinë hallet njeri – tjetrit. E përmendin zërat e disa fëmijëve që ngasin bicikletat me shpejtësi. I vjen ne mend bicikleta e vet, një nga ato kinezet 28, sa vite e kishte perdorur” duhet dekoruar kjo bicikleta ime” – u thoshte fëmijeve të vet.
Jeta të ve para shumë sfidave. Kur je i ri nuk të bie në mend se do plakesh një ditë, e kur je plak mendon „ah, sikur te isha edhe nje here i ri.“ Ndoshta një herë e një kohë nuk kanë pasur kaq shumë gjera, një televizon bardhë e zi „Dajti“, po të paktën prindërit, motrën, vellanë, fëmijet i kishe afër. Tani janë shpërndarë, njëri në Itali, tjetri në Gjermani, ose ne Amerikë dhe prindërit e shkretë që s`dinë ku të venë më parë. Dhe fatin e tij e ndajnë shumë e shumë prindër të tjerë.
Kur është në Shqipëri, i mungojnë fëmijet, nipër e mbesa, e kur është tek ata, i mungon ajo e shkreta tokë. I ndërgjegjshëm që atje nuk do ishte më mirë, prapë ndjen mall. Kur marrin më gruan pensionin, së pari do heqin parët për ujin, dritat, telefonin, ilacet që u duhen të dyve për muajin. Dhe ajo që u mbetet, për të ngrënë. Ky është bilanci i atyre pridërve që kanë mbetur vetëm, dhe nuk janë të paktë.
Indiferenca ndaj moshës së tretë nga ana e politikës shqiptare është e paparë. Te mendosh që një jetë të tërë kanë punuar dhe s`kanë pare në xhep sikur te pinë një kafe, është me të vërtetë për të ardhur keq. Ah më falni zotërinj politikanë, ju keni prindër…!?
Natyrisht të gjithë ne, që jemi në emigrim nuk do t`i lëmë prindërit tanë të vuajnë. Na kanë bërë kokën, na kanë rritur me mund e vështirësi. Po mendoni për ata që nuk kanë njeri. Ti deputet që merr rrogën, je a s`je në parlament, merr pensionin e një te moshuari dhe jeto vetëm një muaj, atëherë do t`a kuptosh c`krim bën.
Ne mund të apelojmë në zemrat e atyre që kanë një, të trokasim ne dyer që janë mbyllur, të flasim për ata që s`duan të na dëgjojnë. Nuk mohojme ato që keni bërë, po ajo që keni bërë nuk mjafton për krijimin e mekanizmave institucionale dhe ligjore, për problemet dhe kërkesat e moshës së tretë.
Ndërsa ne Gjermani ka „Pflegeheim“ ose „Shtëpi përkujdesjeje“ për moshën e thyer, sa të tilla ka në Shqiperi? Nuk them se duhet të kopjojmë cdo gjë që bëjnë të tjerët, po të gjendet një mënyrë zgjidhjeje, në përshtatje me kushtet aktuale sociale e demografike të vendit. Sistemi shëndetsor duhet të ketë në vemëndje të vecantë sidomos pensionistat, dhe këtu nuk mendohet vetëm impulsimi i ilaceve apo qëndrimet në spitale, por të mendohet që të arsimohet nje kuader i vecante për përkujdesjen e moshës së tretë, si personel përkujdeses, në një ndërthurje të sektorit privat e shtetëror.
Zotërinj politikanë dhe ju që keni në dorë për të ndryshuar diçka, mos keni bërë ndonjë vaksinë kundër pleqërisë e keni fituar imunitet?
Mos harroni se do vij një ditë që edhe ju do bëheni si ky plaku i thinjur me një bastun ne dore, dhe atehere do pendoheni që nuk ndryshuat dicka, atëherë kur duhej. Për ne shqiptarët familja është e shenjtë. Në radhë të parë është dashuria dhe respekti qe kemi për gjyshin, gjyshen, prindërit, që duhet të na bëjë të mendohemi dhe të ndryshojmë këtë situatë. Cdo parti që vjen në pushtet premton të ndryshojë sistemin e pensioneve dhe të ndihmojë këtë shtresë të shoqërisë. Këta të moshuar nuk janë vetëm të lodhur nga jeta, por dhe nga premtimet.
Po të rrinë me orë të tëra në radhë për të marrë pensionin? Nuk mund t`a besoj, sa poshtë kemi rënë…A na ka mbetur pak dinjtet? Si mund të vemë në vend imazhin e kësaj shtrese të shoqërisë që ka bërë shumë për këtë vend. Nuk mjafton vetëm të shkruhet nëpër letra(vetëm Dokumenti i politikave ndersektoriale per moshen e trete, per 2009-2013 ka rreth 50 faqe)po ato që kanë rëndësi janë rezultatet, dhe unë shpresoj të keni sa më shumë të tilla.
Një eksperiencë shumë pozitive në Mynih janë dhe qëndrat e shumë gjeneratave, ”Mehrgenerationenhaus”. Në këto qëndra një pjesë e mirë e atyre që punojnë në mënyre vullnetare janë të moshuar që ndihmojnë fëmijët në detyrat e shtëpisë, lexojnë e luajne me ta.Pra ata e ndjejnë veten të nevojshëm në këtë shoqëri.
Zoti kur krijoj njerinë na dhuroj dhe nënën e babanë, me dashurinë e dhimbshurinë e tyre. Po jeta pa fjalët e dashura te nënës nuk do kishte kuptim, pa kurajon që të jep babai nuk do kishe forcë. Prandaj secili duke u nisur nga ne, cdo individë i kësaj shoqërie duhet të ndryshoj dicka, qoftë kjo dhe e vogël.Te gjithe së bashku të arrijm qëllimin që jeta e këtyre të moshuarve të jetë sa më e këndshme duke i hequr ca halle nga supet dhe duke i integruar ata në mënyrë aktive në shoqëri.
„ Gjyshi, gjyshi“- thërret djali i vogël dhe i hidhet gjyshit në qafë. Tek e përqafon me mall mendon:“për këto momente ja vlen gjithë mundimi i rrugës“. Mbas disa ditësh do kthehet përsëri në Shqipëri me shpresën që atje do të bëhet më mirë.

Përkujtohet 13 vjetori i rënies së heroit Sali Çekaj


Sali (Beqir) Çekaj

(22.06.1956 - 19.04.1999)

Me 19 prill të vitit 2012, u mbushën plot 13 vjet mungesë e më të dashurit tonë
Ishe dhe do të mbetesh engjëll mbrojtës i të gjithë neve, unik dhe i papërsëritshëm. Të kujtojmë me dhembje dhe me mall, jo vetëm si vëlla, por edhe si shok. Moralin dhe virtytet e larta njerëzore që i kishe na bëjnë të ndihemi krenar për ty që të kishim, andaj prehu i qetë dhe pusho në botën e përhershme.
Me mall të pashuar të kujton vëllai Smail Çekaj me familje.






























Në 13-vjetorin e Betejës së Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovë, Sali Çekaj, sot në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore, në të cilën foli edhe Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i LDK-së. Në vijim po japim tekstin e plotë fjalës së zotit Hamiti.

“Ibrahim Rugova, më 14 korrik 1994, theksonte: Ky popull rezistent, me kurajo të fortë civile e kombëtare, pasi të bjerë muri shqiptar i Berlinit, do të thotë së shpejti "Kosova është e lirë".

Sali Çekaj bie dëshmor më 19 prill 1999 në Betejën e Koshares, duke thyer murin e Berlinit në mesin e shqiptarëve.

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, më 19 prill 2005, e dekoron dëshmorin e kombit Sali Çekaj me Urdhrin Hero i Kosovës, për meritat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot kujtojmë Sali Çekajn, Heroin e Kosovës, në trembëdhjetëvjetorin e rënies së tij, tashmë si monument trashëgimie e atdhesie të historisë nacionale. Në këtë kujtesë e në këtë histori, ne ripohojmë identitetin politik, nacional e kulturor të Kosovës.
Në këtë ditë, nuk do të flasim vetëm për heroin si mit, por për heroin si njeri dhe për bëmat e tij të mëdha në mesin e njerëzve.

Adhurojmë veprën e tij si dëshmi e trashëgimi. Jetojmë kurorën e veprës së tij, lirinë, që u bë kurorë shqiptare e Kosovës.

Sali Çekaj duke hyrë në LDK, me gjithë vrullin dhe dijen e vet, u bë veprimtar për pavarësinë e Kosovës, duke bashkërenduar veprimtarinë e vet politike, shtetërore dhe ushtarake në lëvizjen pavarësiste të Ibrahim Rugovës.

I pari në Kosovë, hartoi Statutin e Komunës së Deçanit në frymën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Si nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, u bë organizator i shkëlqyeshëm i shqiptarëve për të ndihmuar materialisht e politikisht pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, punoi dhe organizoi lëvizjen çlirimtare të Kosovës, duke vepruar në Kosovë, Shqipëri e në Evropë.

Sali Çekaj ishte kryengritës në rezistencën politike, u bë luftëtar në rezistencën e armatosur, mbaroi si dëshmor në luftën çlirimtare të Kosovës dhe u bë hero i Kosovës si sublimim i dhuntive të njeriut të madh që jep jetën për vendin e vet.

Saliu, burrë trim e i urtë, mbante në kujtesë fjalët programore të Mithat Frashërit: Në robëri puna jonë është lufta, në liri, lufta jonë është puna.

Tani le të më lejohet të përmend një kujtim personal për njeriun që njoha në punët e përbashkëta. Fliste pak dhe punonte shumë. Ulej leht e çohej leht e shpejt.

Kur i thoshe: ‘po lëviz si ushtar’, buzëqeshte pa thënë asnjë fjalë. Më vonë kuptova që shkruante ditar. Ata që punojnë shumë, si dhe ata që shkruajnë, flasin pak.

Duke përballuar plagët e atentatit, kam komunikuar me Saliun, atëherë kur ai me luftëtarët e tij po thyente kufirin, murin e Berlinit ndërmjet shqiptarëve. Në përballje me armikun dhe me moskuptimet shqiptare, herën e fundit tha shkurt: "Nëse mbetem gjallë, do të shihemi e do të kemi për çka të flasim".

Tani të gjithë flasin me një zë: Ra dëshmor në Koshare Burri i madh i Kosovës.
Kush jep jetën për atdhe nuk ka vdekë po ka lé”.

Në vazhdim po ju sjellim të plotë fjalën e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi të paraqitur me këtë rast.

I nderuari Baca Rifat,
E nderuara familje Çekaj,
I nderuari Kryetar i LDK-së, Z. Mustafa,
Të nderuar deputet,
Komandant Berisha,
Zonja dhe Zotërinj,

Jam jashtëzakonisht i nderuar që mund të flas në këtë akademi për një betejë dhe për një hero që janë pjesë e historisë së vendit dhe popullit tim. I vetëdijshëm se betejat si ajo e Koshares dhe trimat si Sali Çekaj nuk mund të përfshihen në një fjalë e as nga një përshkrim, por vetëm nga një histori.

Veprën e burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare, të Adem Jasharit, të trimave të UÇK-së dhe të Koshares, të Heroit Sali Çekaj secili nga ne e ka dëgjuar.

Dikush i ka parë dhe të gjithë janë përjetësuar në veprën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Beteja e Koshares i ka dhëne kuptim luftës dhe betimit të UÇK-së, kësaj lufte dhe kësaj beteje i kanë dhënë kuptim mitik heronjtë e rënë si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahu e 111 dëshmorë tjerë të rënë si dhe luftëtaret e saj të gjallë.
Në historinë e luftërave për liri ka raste kur emrat gjeografikë dhe emra vendbanimesh, pavarësisht madhësisë së tyre, shndërrohen edhe në emra historikë.

E tillë është Kosharja, një vendbanim i Alpeve Shqiptare, që hyri në historinë moderne të Kosovës 13 vjet më parë, duke përjetësuar momentin e thyerjes së piramidës jugosllave në kufirin e dhunshëm midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo thyerje e piramidës kufitare paralajmëronte ardhjen e një epoke të re, kur kufiri shekullor po relativizohej.

Në vend të ndalimit dhe izolimit, po vinte koha e lirisë së lëvizjes, koha e komunikimit dhe e hapjes.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës kështu po hapte kapitullin e marrëdhënieve të reja në këtë pjesë të Evropës Juglindore.

Deri tek ditët e Betejës së Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte kaluar nëpër sprova dhe sfida të shumta operacionale dhe politike.

Nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm, UÇK-ja ishte bërë forcë reale, që i jepte kahen zhvillimeve politike në Kosovë.

Ajo ishte zgjeruar dhe strukturuar në tërë territorin e Kosovës.

UÇK kishte përballuar me sukses të gjitha ofensivat e ushtrisë dhe policisë serbe, duke dëshmuar karakterin e saj gjithë popullor demokratik dhe properëndimor.
Edhe pas Konferencës së Rambujesë dhe fillimit të Bombardimeve të NATO-s Ushtria Çlirimtare nuk e ndali për asnjë moment luftën e saj të drejtë dhe të vendosur.

Dëshmi e vendosmërisë për të luftuar më heroizëm dhe sakrificë të lartë ishin ushtarët dhe drejtuesit e Brigadës 138 në ditët e betejave të Koshares.

Në Brigadën 138 u rikonfirmua kualiteti i veçantë i drejtuesve të UÇK-së, rënia e prijësve dhe komandantëve të Brigadave të UÇK-së.

Në betejën e Koshares ranë oficerët e lartë, prijësit e saj: Agim Ramadani, Sali Çeku dhe Xhemajl Fetahu.

Ata janë krenaria dhe nderi i luftë së lavdishme çlirimtare.

Ata janë pjesë e lirisë së Kosovës.

Zonja dhe zotërinj,

Në trembëdhjetë vjetorin e rënies e kujtojmë me krenari komandantin Sali Ceku.
Komandanti Sali Çeku tërë jetën ishte i identifikuar me fatin e vendit të tij.
Aktiviteti i tij ishte në mbrojtje të të gjitha veprimeve që kundërshtonin sundimin e administratës serbe të Kosovës, deri tek mobilizimi i diasporës dhe kontributi në organizimin e strukturave ushtarake në kuadër të UÇK-së.

Organizimin dhe masivizimin e UÇK-së veçanërisht në Betejën e Koshares ishte kurora e lavdisë së jetës dhe veprës së tij.

Komandanti Sali Çeku pati fatin të vepronte në Brigadën 138, që shquhej jo vetëm për numrin e madh të luftëtarëve, por edhe për pjesët e atdheut që ata kishin sjellë në këtë Brigadë.

Sali Çeku efshte emër qe lidhet me lirinë dhe drejtësinë është emër që nocioni i tij identifikon lirinë për pavarësi, por edhe drejtësi për ta fituar lirin, dhe sot jo rastësisht çmimi për drejtësi ne Republikën e Kosovës nis me emrin e heroit Sali Çeku, dhe sot këtë titull e mbajnë punëtorët dhe aktivistët të drejtësisë së Kosovës të rënë dhe të gjallë, të cilët po e ndërtojnë shtetin dhe te cilën e synonte edhe Sali çeku.
Nuk ka qytet dhe fshat të Kosovës por edhe të viseve tjera shqiptare që të mos ketë pasur luftëtarë në këtë Brigadë.

Prandaj edhe dëshmorët që ranë në këtë betejë ishin dëshmorë nga të gjitha pjesët e atdheut.

Sot me krenari dhe nderim më të lartë shtetëror dhe institucional kujtojmë Betejën e Koshares dhe rënien e komandantit Sali Çeku.
Idealet për të cilët ra komandanti Sali Çeku dhe bashkëluftëtarët tjerë, janë bërë realitet.

Kosova është pjesë e botës së lirë dhe një shtet me rend dhe ligj me perspektivë të qartë euroatlantike.

Lavdi jetës dhe veprës së komandantit Sali Çeku!
Lavdi të gjithë dëshmorëve kombit!

Nobelisti gjerman,shkrimtari dhe publicisti Günter Grass nuk ndryshon qëndrim


Kritikat që nobelisti Gunter Grass i bëri në lidhje me qëndrimin e Izraelit ndaj programit nuklear të Iranit, janë mirëpritur sot nga Irani.

Në letrën drejtuar shkrimtarit të njohur gjerman, “autorit të shquar Dr. Gunter Grass”, zëvendësministri i Kulturës i Iranit, Javad Shamaqdari, citohet të ketë shprehur mirënjohjen që “Grass e ka thënë të vërtetën”. Ai shprehu shpresën se kjo e vërtetë “do ta zgjoj vetëdijen e fjetur perëndimore”.

Grassi është ballafaquar me kritika të mëdha në Gjermani dhe në Izrael pasi që në poezinë “Ajo që duhet thënë”, të cilën e ka botuar ditorja gjermane Suddeutsche Zeitung, ka akuzuar shtetin hebraik se kërcënon paqen në botë, duke i dhënë vetes të drejtën për të shpallur sulm mbi Iranin. Sipas tij, Izraeli i pajisur me armë bërthamore “mund ta fshijë nga faqja e dheut popullin iranian”, me të vetmen “goditje të parë”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar këtë poezi si të “turpshme”.

Vendet perëndimore kanë frikë nga potencialet ushtarake të programit bërthamor të Iranit, ndërsa Izraeli muajve të fundit në disa raste ka kërcënuar se do të sulmojë lokacionet bërthamore të Iranit, për ta ndaluar kështu Teheranin për të bërë bombë atomike.

Zyrtarët iranianë shpesh i referohen zhdukjes së Izraelit, fuqisë së vetme atomike në rajon, duke e cilësuar si “tumor malinj” të Lindjes së Mesme. Nga ana tjetër, Teherani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

"E kam lexuar poezinë e paralajmërimit e cila dëshmon për humanizmin tuaj dhe ndjenjën tuaj të përgjegjësisë. E vërteta me siguri do ta zgjojë ndërgjegjen e fjetur dhe memece perëndimore. Shkrimtarët me penën e tyre mund të bëjnë më shumë se ushtritë në ndalimin tragjedive njerëzore”, thuhet në letrën e zyrtarit iranian






Was gesagt werden muss


Warum schweige ich, verschweige zu lange,
was offensichtlich ist und in Planspielen
geübt wurde, an deren Ende als Überlebende
wir allenfalls Fußnoten sind.
Es ist das behauptete Recht auf den Erstschlag,
der das von einem Maulhelden unterjochte
und zum organisierten Jubel gelenkte
iranische Volk auslöschen könnte,
weil in dessen Machtbereich der Bau
einer Atombombe vermutet wird.
Doch warum untersage ich mir,
jenes andere Land beim Namen zu nennen,
in dem seit Jahren - wenn auch geheimgehalten -
ein wachsend nukleares Potential verfügbar
aber außer Kontrolle, weil keiner Prüfung
zugänglich ist?
Das allgemeine Verschweigen dieses Tatbestandes,
dem sich mein Schweigen untergeordnet hat,
empfinde ich als belastende Lüge
und Zwang, der Strafe in Aussicht stellt,
sobald er mißachtet wird;
das Verdikt "Antisemitismus" ist geläufig.
Jetzt aber, weil aus meinem Land,
das von ureigenen Verbrechen,
die ohne Vergleich sind,
Mal um Mal eingeholt und zur Rede gestellt wird,
wiederum und rein geschäftsmäßig, wenn auch
mit flinker Lippe als Wiedergutmachung deklariert,
ein weiteres U-Boot nach Israel
geliefert werden soll, dessen Spezialität
darin besteht, allesvernichtende Sprengköpfe
dorthin lenken zu können, wo die Existenz
einer einzigen Atombombe unbewiesen ist,
doch als Befürchtung von Beweiskraft sein will,
sage ich, was gesagt werden muß.
Warum aber schwieg ich bislang?
Weil ich meinte, meine Herkunft,
die von nie zu tilgendem Makel behaftet ist,
verbiete, diese Tatsache als ausgesprochene Wahrheit
dem Land Israel, dem ich verbunden bin
und bleiben will, zuzumuten.
Warum sage ich jetzt erst,
gealtert und mit letzter Tinte:
Die Atommacht Israel gefährdet
den ohnehin brüchigen Weltfrieden?
Weil gesagt werden muß,
was schon morgen zu spät sein könnte;
auch weil wir - als Deutsche belastet genug -
Zulieferer eines Verbrechens werden könnten,
das voraussehbar ist, weshalb unsere Mitschuld
durch keine der üblichen Ausreden
zu tilgen wäre.
Und zugegeben: ich schweige nicht mehr,
weil ich der Heuchelei des Westens
überdrüssig bin; zudem ist zu hoffen,
es mögen sich viele vom Schweigen befreien,
den Verursacher der erkennbaren Gefahr
zum Verzicht auf Gewalt auffordern und
gleichfalls darauf bestehen,
daß eine unbehinderte und permanente Kontrolle
des israelischen atomaren Potentials
und der iranischen Atomanlagen
durch eine internationale Instanz
von den Regierungen beider Länder zugelassen wird.
Nur so ist allen, den Israelis und Palästinensern,
mehr noch, allen Menschen, die in dieser
vom Wahn okkupierten Region
dicht bei dicht verfeindet leben
und letztlich auch uns zu helfen.




Cfare duhet thene

Pse hesht une, hesht prej kohesh,
cfare duket dhe ne planlojrat,
perjetuar eshte, rezultuar si i mbijetuar,
ne megjithate fusnote jemi.

Eshte e ashtuquajtura e drejta per goditjen e pare,
leshuar prej nje sharlatani,
dhe qe nje jubel te organizuar shkaktoi,
popullin iranian mund te asgjesonte,
sepse ne token e tij berja,
e nje bombe atomike dyshohet.

Por perse nuk guxoj une,
emrin e vendit tjeter te them,
qe prej vitesh – edhe pse sekret,
nje fuqi nukleare ne rritje ka,
por jashte kontrollit, pasi nuk pranon,
kurrfare kontroll?

Kjo heshtje masive e kesaj te vertete,
qe heshtja ime i eshte nenshtruar,
e perjetoj si nje genjeshter te mundimshme,
dhe ankth, qe persekutimin ofron,
sapo ta injorosh;
emertimi „Antisemit“ i pashmangshem.

Por tani, meqe vendi im,
nga mizorite e trasheguara,
qe te pakrahasueshme jane,
here pas here i kujtohen e akuzohet,
perseri e thjesht per biznes, edhe pse,
pertypur deklarohet si larje fajit,
nje nendetse tjeter Israelit,
i ofron, spezialiteti i se ciles eshte, kapsula shfarosese,
ti drejtoje atje, ku ekzistenca,
edhe e nje bombe atomike nuk eshte vertetuar,
por nga frika si deshmi duhet te vleje,
them une cfare duhet thene.

Pse heshta une kaq gjate?
Sepse mendoja , origjina ime,
damkosur nga nje njolle e pashlyeshme,
s`me lejon, me kete fakt si nje te vertete te pamohueshme,
Izraelit, qe e respektoj,
dhe dua me tej ta respektoj, ta rendoj.

Perse them une tani se pari,
plakur e me pikat e fundit te bojes:
Fuqia atomike Izrael rrezikon,
paqen boterore po ashtu te brishte?
Sepse duhet thene,
cfare neser shume vone do ishte;
edhe pse ne – si gjermane mjaftueshem –
pjesetare te nje krimi mund te behemi,
qe i parashikueshem eshte,
prandaj bashkefajesia jone
prej asnje justifikimi te zakonshem
s`do pranohej.

E pranoj: une nuk hesht me,
sepse dyfytyresine e perendimit
nuk e duroj;
po ashtu shpresoj,
qe shume te clirohen prej heshtjes,
shkaktarit te rrezikut te dukshem
ti kerkohet heqje dore nga dhuna dhe
njehkohesisht me vendosmeri,
nje kontroll pa pengesa e i vazhdueshem
fuqise potenciale te Izraelit
dhe linjat atomike iraniane
mes nje Instance nderkombetare
te lejohet nga qeverite e dy vendeve.

Vetem keshtu mundet te gjitheve, izreliteve e palestinezeve,
per me teper, gjithe njerezve, qe ne kete
rajon te pushtuar nga cmenduria
ngushte, te armiqesuar jetojne
dhe se fundi edhe neve, tu ndihmohet.






What must be said

Why I am silent, silent for too much time,
how much is clear and we made it
in war games, where, as survivors,
we are just the footnotes.

That is the claimed right to the formal preventive aggression
which could erase the Iranian people
dominated by a bouncer and moved to an organized jubilation,
because in the area of his competence there is
the construction of the atomic bomb.

And then why do I avoid myself
to call the other country with its name,
where since years – even if secretly covered -
there is an increasing nuclear power,
without control, because unreachable
by every inspection?

I feel the everybody silence on this state of affairs,
which my silence is slave to,
as an oppressive lie and an inhibition that presents punishment
we don’t pay attention to;
the verdict “anti-Semitism” is common.

Now, since my country,
from time to time touched by unique and exclusive crimes,
obliged to justify itself,
again for pure business aims - even if
with fast tongue we call it “reparation” -
should deliver another submarine to Israel,
with the specialty of addressing
annihilating warheads where the
existence of one atomic bomb is not proved
but it wants evidence as a scarecrow,
I say what must be said.

Why did I stay silent until now?
Because the thought about my origin,
burdened by an unclearing stain,
had avoiding to wait this fact
like a truth declared by the State of Israel
that I want to be connected to.

Why did I say it only now,
old and with the last ink:
the nuclear power of Israel
threat the world peace?
Because it must be said
what tomorrow will be too late;
Because - as Germans and with
enough faults on the back -
we might also become deliverers of a predictable
crime, and no excuse would erase our complicity.

And I admit: I won’t be silent
because I had enough of the Western hypocrisy;
Because I wish that many will want
to get rid of the silence,
exhorting the cause of a recognizable
risk to the abdication, asking that a free and permanent control
of the Israel atomic power
and the Iran nuclear bases
will be made by both the governments
with an international supervision.

Only in this way, Israelis, Palestinians, and everybody,
all people living hostile face to face in that
country occupied by the craziness,
will have a way out,
so us too.












Gynter Grasit, shkrimtarit dhe nobelistit të njohur, i ndalohet hyrja në Izrael duke u bazuar në një ligj kundër nazistëve. Nobelisti edhe vetë e ka pranuar se dikur kishte qenë ushtar SS. Gjatë kësaj periudhe kohore sa është publikuar kjo vjershë, të dyja palët, sidomos shteti hebraik ka lansuar kritika të ashpra për shkrimtarin Gynter Gras.




Izraeli i propozon që idenë e nisur në Luftën e Dytë Botërore Grasi ta përhapë më tej në Iran. Pas botimit të vjershës së tij kritike ndaj Izraelit, Izraeli ia ka ndaluar nobelistit të letërsisë Gynter Grasit të hyjë në vend. "Po të ketë dëshirë që të përhapë edhe më tej veprat e tij të shtrembëruara dhe të gënjeshtërta, unë propozoj që ai ta bëjë këtë nga Irani", tha ministri i brendshëm i Izraelit, Eli Jishai. 




Në Iran ai do të gjejë një "publik entuziast". Sipas zëdhënësit të ministrit të Punëve të Brendshme të Izraelit, Jishai, vjersha e Grasit ka pasur për synim "që të nxisë zjarrin e urrejtjes ndaj shtetit të Izraelit dhe ndaj popullit izraelit". 



Në këtë mënyrë, Grasi dëshiron "të vazhdojë idenë që ka mbështetur më parë me mbajtjen e uniformës së SS-it." Ndërsa ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liebermann, deklaroi që nga Italia, ku ndodhet për vizitë se intelektualë si Grasi janë të gatshëm "të sakrifikojnë hebrenj në altarin e antisemitizmit". 




Për ndalimin e hyrjes në vend ndaj Grasit, Jishai shfrytëzoi një ligj të qeverisë, i cili u ndalon ish-nazistëve hyrjen në Izrael. Grasi ka pranuar se ka qenë në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore në radhët e ushtarëve SS. Në vjershën e tij, Grasi kishte shkruar se Irani kërcënohet nga një goditje preventive atomike e Izraelit, goditje që mund të shuajë popullin iranian.







 Më tej ai shkroi se Izraeli e kërcënon paqen botërore. Kjo bëri që Grasin ta kritikojnë shumë personalitete dhe ta lidhin me antisemitizmin. Shkrimtari ende nuk ka reaguar në lidhje me ndalim hyrjen e tij në shtetin hebre, por një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.



Politikanë, organizata hebreje dhe gazetarë: të gjithë reagojnë ashpër ndaj poezisë së Grass-it për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Ata thonë se Grassi është i "papërgjegjshëm" dhe ngatërron faktet.



Poezia e nobelistit 84 vjeçar gjerman, Günter Grass po shkakton me tej indinjatë. "Fuqia atomike Izraeli rrezikon paqen e brishtë", shkruante autori të mërkurën (04.04.2012) në poezinë e botuar në gazetën "Süddeutsche Zeitung" me titull "Çfarë duhet thënë". Kritikët e akuzojnë Grass-in se shtrëmbëron situatën. Jo Izraeli, por regjimi në Iran kërcënon paqen në botë.



I dërguari izraelit në Berlin, Emmanuel Nahshon, akuzon Grasin në faqen e internetit të ambasadës në Berlin, se ai përdor stereotipe antisemite. "Ajo, që duhet thënë, është se bën pjesë në traditën evropiane, për të akuzuar hebrejtë para festës së Pashkëve për ritualin e vrasjes." Sot nuk janë më të krishterët, por iranianët, që duan gjoja ta shuajnë popullin hebre. Nahshon thekson se izraelitët duan të jetojnë në paqe me fqinjët në rajon.




"Pamflet agresiv agjitativ"

Këshilli Qëndror i Hebrejve, organizata më e rëndësishme hebreje në Gjermani, e kritikon ashpër Grasin. Presidenti i Këshillit Qëndror, Dieter Graumann e quajti tekstin "një pamflet agresiv agjitativ". "Sajimet dhe ngatërrimet" e Grasit në demonizimin e Izraelit janë të papërgjegjshme. Kjo tregon se "një autor i shkëlqyer nuk është patjetër ekspert politik i shkëlqyer," tha ai.
Në vjershën e tij, që i ngjan më shumë një editoriali në strofa, Grass-i shkruan se Gjermania me shitjen e planifikuar të një nëndetëseje tjetër Izraelit mund të bëhet bashkëfajtore në shkatërrimin e popullit izraelit. Faktin që Izraeli nuk lejon kontrollin e potencialit të tij nuklear dhe bota hesht për këtë, ai e quan "një gënjeshtër të dëmshme", së cilës nuk do t'i nënshtrohet më tej. "Unë nuk hesht më, sepse jam i lodhur me hipokrizinë e Perëndimit," shkruan Grassi. Ai kritikon faktion që kritika ndaj Izraelit shpesh herë ngatërrohet me antisemitizmin.

Minimizim i rrezikut

Në lidhje me këto teza provokative ka reaguar edhe skena politike gjermane. Pa e përmendur Grass-in me emër, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle (partia liberale), tha se të minimizosh rreziqet e programit atomik iranian, do të thotë të mos e e kuptosh seriozitetin e situatës. Qeveria gjermane reagoi me qetësi: "Në Gjermani ekziston liria e artit dhe për fat të mirë ekziston edhe liria e qeverisë gjermane, për të mos u shprehur në lidhje me çdo krijim artistik", njoftoi qeveria përmes zëdhënësit të saj.




Günter Grass

Zëdhënësi i grupit parlamentar socialdemokrat gjerman për politikën e Jashtme, Rolf Mützenich, e akuzoi Grassin për njëanshmëri. Shkrimtari me siguri që nuk është antisemit, por në tekstin e tij rreziku vjen vetëm nga Izraeli. Për rreziqet, përballë të cilave ndodhet shteti izraelit, nga ana tjetër heshtet dhe rreziku nga presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad minimizohet.

"Stil për të dhënë mend"

Edhe në shtypin gjerman nuk ka të rreshtur debati për poezinë e Grasit. Njëri nga botuesit e gazetës "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Frank Schirrmacher, e quajti një "Krijesë resentimentesh". Grass-i me siguri që të do shohë lindjen tani të një diskutimi, nëse si gjerman bën ta kritikosh Izraelin. Ai e akuzoi shkrimtarin, se e paraqet gjithë botën si viktimë të Izraelit, në mënyrë që Grassi vetë të mund të bëjë paqe me të kaluarën e tij.

Vetë kolegët shkrimtarë distancohen nga Grasi. Shkrimtarja nga Berlini, Tanja Dückers i tha DW-sÙ në një intervistë: "Stili, me të cilin Grass-i del prej një kohe të gjatë në publik është një stil për të të dhënë mend. Dhe ky është një stil, që në përgjithësi nuk më duket se u përshtatet artistëve." Shkrimtarët nuk janë studiues shkencorë, ata sjellin në publik vetëm mendimet e tyre subjektive.




E drejta e lirisë së mendimit

Në debatin aktual ka edhe zëra, që marrin në mbrojtje Grass-in. "Duhet të jesh në gjendje të thuash një fjalë hapur, pa u denoncuar si armik i Izraelit", tha presidenti i Akademisë së Arteve, Klaus Staeck. Grasi ka të drejtën e lirisë së mendimit, tha ai.

Grasi në të kaluarën është shprehur edhe si autor politik, kështu që ai në Gjermani shpesh është cilësuar si instancë morale. Në vitin 2006 Grasit iu desh të pranojë, se në moshën 17 vjeçare kishte qenë anëtar i armatës SS të Adolf Hitlerit. Kjo i solli atij kritika të ashpra. Integriteti i tij moral u zbeh.


---------------------------





Günter Grass nuk ndryshon qëndrim

- Shkrimtari gjerman Günter Grass ka mbrojtur qëndrimet e shprehura në një poezi kritike ndaj Izraelit. Grass është shprehur se ka simpati të madhe për Izraelin, por është kundër sulmeve atomike.

Nobelisti gjerman i letërsisë, shkrimtari Günter Grass ka hedhur poshtë kritikat që i janë drejtuar pas botimit të poezisë kritike për Izraelin. Ai nuk ndryshon qëndrimin e tij, se Izraeli me armët atomike rrezikon paqen botërore, ka thënë Grass. "Nëse Izraeli - ndoshta me të ashtuquajturat bombat konvencionale dhe koka shpërthyese do të sulmojë centralet atomike iraniane, kjo mund të çojë në bë luftë të tretë botërore". Kështu është shprehur Grass të Enjten për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Me poezinë e tij politike, është shprehur Grass, ai ka dashur të të bëjë thirrje që si Izraeli ashtu edhe Irani t'i nënshtrohen kontrolleve ndërkombëtare. Grass është shprehur se është kundër një goditjeje preventive. Si gabim Grass ka pranuar vetëm që në poezinë e tij përmendet Izraeli dhe jo konkretisht qeveria izraelite. Ai ka simpati të madhe për Izraelin, ka thënë Grass, dhe dëshiron mbijetesën e Izraelit edhe në të ardhmen.



Shkrimtari 84 vjeçar u shpreh se askush nuk ballafaqohet me përmbajtjen e poezisë. Në poezinë me titull "Çfarë duhet thënë", Grass akuzon "fuqinë atomike Izrael" se me politikën që po ndjek ndaj Iranit po rrezikon paqen botërore. Ky tekst, i cili u botua të mërkurën në tre gazeta shkaktoi një valë të fortë reagimesh dhe indinjatë në mbarë botën.




Grass kritikon median

Ndërsa në një intervistë të dhënë të enjten në mbrëmje për televizionin e parë gjerman, ARD, Grass u shpreh se konstatoj se në një vend demokratik si Gjermania, ku sundon liria e shtypit, është bërë parësor njësimi i opinioneve.




Në intervistën për ARD Grass u shpreh se e kishte pritur debatin. Madje ai vetë kishte shpresuar për ndezjen e debatit, sepse disa gjëra duhen thënë, është shprehur Grass. "Por ajo që po përjetoj është një shtyp i njësuar. Nuk ka zëra kundër. Marr me shumicë E-maile nga njerëz që janë të një mendimi me mua. Por kjo nuk del në opinionin publik. Ajo që bie në sy pastaj, është natyrisht mosmarrja me përmbajtjen, me faktet, ato duhet të kundërshtohen. Për shembull tema e tabuizuar që Izraeli është një fuqi atomike prej shumë kohësh e jashtë çdo lloj kontrolli."


Përgatiti : Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...