Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/04/22
Sabri Godo: I ati i Skënderbeut u quajt Hamza në fund të jetës
Quhej Ivan apo Gjon i ati i Skënderbeut? Sabri Godo jep dhe një alternativë tjetër të emrit të tij. Ai thotë se në fund të jetës, Gjon Kastrioti u konvertua në mysliman dhe u quajt Hamza.
A është e vërtetë se Skënderbeu u kthye në atdhe për t'u hakmarrë ndaj vrasjes së babait të tij, dhe jo për arsye patriotike, se ai ishte një hero që shkaktoi tragjedi për vendin e tij? A po e thyejnë mitin e heroit tonë kombëtar debatet dhe tezat e reja rreth historisë së tij? Pas tezave të ngritura në librin e fundit mbi Gjergj Kastriotin, me autor studiuesin austriak Oliver Schmitte, bëjmë një bisedë me Sabri Godon, autorin e romanit të famshëm historik "Skënderbeu". Godo ka argumentet e tij mbi të gjithë tezat që po hidhen rreth heroit tonë kombëtar.
Z. Godo, në monografinë e re mbi Skënderbeun, të studiuesit austriak Oliver Schmitt, emri i babait të Skënderbeut shkruhet Ivan. Përkthyesi i këtij libri në shqip, Ardian Klosi në një intervistë për "Gazetën", ka argumentuar se emri Ivan ishte emri i vërtetë i tij, ndërsa emri Gjon është një emër i shpikur. Sipas jush, çfarë ka të vërtetë në këtë fakt?
Them se ky nuk është kurrfarë zbulimi. Albanologë të tjerë të hershëm e kanë vënë në dukje këtë fakt, se Gjoni ka ndryshuar emrin. Sipas meje, kronika e ngjarjeve të çon atje. Fillimisht ai ka qenë katolik me emrin Gjon Kastrioti. Por erdhi një kohë kur pa se nuk mund të nxirrte përfitime nga Venediku dhe Vatikani për zgjerimin e pushteti të tij dhe atëherë u kthye në ortodoks.
Më në fund, para vdekjes e spërkati kokën e tij të zbardhur për të tretën herë dhe u bë mysliman, sepse u thye në luftë nga turku, iu morën peng të katër djemtë dhe ai u ngujua në kalanë e Gurbardhës. Atëherë duket se ka vënë emrin Hamza. Por kjo nuk mund të na bëjë të mendojmë se Gjon Kastrioti ishte një turk për nga origjina. Tani na duhet të kujtojmë atë që ka thënë Çabej i madh: se shqiptari e përdorte fenë si gunën për t'u mbrojtur nga erërat dhe ndodhte shpesh që sundimtarët e asaj kohe të kalonin nga një besim te tjetri. Ky ishte Gjon Kastrioti. Dhe të dalësh e të proklamosh sot me zë të lartë se ai e ka pasur emrin Ivan, pra kishte prejardhje serbe, afirmon vetëm një pjesë të së vërtetës. Them dhe njëherë se kjo nuk përbën ndonjë lajm të ri. Kjo është thjeshtë një vogëlsi nga jeta e Gjon Kastriotit, që nuk e ndryshon historinë e tij, si një ndër krerët shqiptar që u ngrit kundër invazionit turk dhe qëndroi kundër këtij invazioni deri në fund. Ky ishte prakticizmi i kohës.
Një tezë ngacmuese e Oliver Schmitt është edhe kthimi në atdhe i Skënderbeut. Sipas tij, ai u kthye për hakmarrje. Schmitt citon një dokument ku i dërguari i Skënderbeut në Romë thotë se Sulltan Murati i II, i ka vrarë të atin dhe kjo është arsyeja që ai ngriti armët kundër osmanëve… A e përligj ky fakt kthimin e tij në atdhe?
Ky për mua është një interpretim naiv. Nuk e kam lexuar librin e zotit Schmitt dhe respektoj çdo diskutim dhe mendim të kundërt, me kusht që të jenë fakte që të ngrenë peshë. Është e ditur se kur një individ përfshihet në një kryengritje, doemos do të ketë dhe një shtysë vetjake. Në këtë rast shtrohet pyetja nëse interesat e këtij individi përputhen me interesat e një shtrese të gjere ose të mbarë një populli. Atëherë nuk mund të vësh si motiv kryesor inatet ose interesat personale. Dhe kjo të shikohet si një materie që ul rolin e individit në shoqëri. Nuk e kuptoj fare një interpretim të tillë. Dhe kjo kurrsesi nuk mund të përbëjë një arsye për të mbajtur një qëndrim kritik ndaj një individi. Mua më duket se këto janë më tepër kritika anësore të stisura që nuk kanë ndonjë qëndrueshmëri. Ose për ta thënë më qartë, nuk duhet të merren fare në konsideratë.
Këto teza dhe fakte janë komentuar nga masa e gjerë e historianëve në Shqipëri si denigruese për figurën e Skënderbeut. A ndikojnë këto në thyerjen e mitit të heroit?
Skënderbeu është kthyer në një legjendë dhe me kohë legjendat bëhen mite. Por ka një të vërtetë të madhe rreth figurës së tij, që ai shkriu jetën në luftën kundër invazionit turk dhe bëri çmos që këtë ta kthente në një luftë të gjithë popujve të Ballkanit dhe më gjerë. Dhe po të mos ishte kjo rezistencë e madhe e tij, shqiptarët do të qenë kthyer në një popull të robëruar. Do të kishte pasoja deri edhe në ditët e sotme. Sepse ishte epopeja e madhe e Skënderbeut që mbajti gjallë frymën e të qenit shqiptar dhe që ishte burim i madh frymëzimi si për pashallarët shqiptarë që ngritën krye kundër sulltanit, si Karamahmuti, Ali Pasha, etj, por veçanërisht për rilindasit tanë. Them se ishte një frymëzim edhe për luftën nacional- çlirimtare. Një popull mund të thyhet në luftë, por jo të dorëzohet. Dhe pikërisht kësaj ideje i shërbeu Skënderbeu. Me të drejtë mund të shtrojmë pyetjen, se ç'do të kishte ndodhur me ne dhe si do të ishte zhvilluar historia e Shqipërisë nëse princat shqiptarë të mesjetës do të ishin nënshtruar perandorisë osmane dhe do te ishin njësuar me të?!
Në parathënien e kësaj monografie, shkruhet se Skënderbeu është një hero, por jo një hero që bëri luftë dhe fitoi disa beteja, por si një hero që shkaktoi tragjedi për vendin e tij...
Ajo që thotë zoti Schmitt është plotësisht e saktë. Asnjë vend tjetër në atë kohë nuk pësoi një shkatërrim aq total sa Shqipëria. Asnjë vend tjetër nuk pagoi një çmim aq të shtrenjtë për kryengritje ndaj sundimit turk. Por ç'do të thotë kjo? A mos duhej pranuar më mirë skllavëria, apo duhej luftuar për trojet dhe për lirinë. Nëse në atë kohë Shqipëria vuajti një kalvar të tmerrshëm, shqiptarët me atë që bënë nën udhëheqjen e Skënderbeut fituan të drejtën historike të quhen një popull që është i gatshëm të bëjë sakrificat më ekstreme në mbrojtje të të drejtave të tyre. Ky është trashëgimi më i madh moral që na mbeti nga epoka e Skënderbeut. Ne treguam se ç'është në gjendje të bëjë një popull i vogël duke u ngritur kundër fuqisë më të madhe të kohës dhe kjo na jep të drejtën të themi se ne kemi qenë këtu që nga kohët më të lashta dhe se kemi qëndruar me krenari kundër të gjithë evazioneve.
Kjo monografi e Oliver Schmitt servir dhe një varg dokumentesh, që sipas vlerësimit të përkthyesit të kësaj vepre, Ardian Klosi: "monografia është shumë bindëse, sepse është e mbështetur në dokumente, dhe dokumentet që ka gjetur Oliver Schmitt janë të rralla..." A janë mjaftueshëm këto dokumente për të ndryshuar historinë?
Ai që bën eksplorimin në histori gjithnjë do të ndeshet me një dokument që kundërshtohet nga një dokument tjetër. Unë nuk do të bëja kurrsesi gabimin që të humbisja mendjen nga përshkrimi i bisedës së dy ambasadorëve dhe ta merrja një gjë të tillë si një dokument që hedh themelet e historisë së një individi. Tani më bie në mend se kur sulltan Mehmeti sulmoi për herë të dytë Shqipërinë, i dërguari i Venedikut në Durrës, që ndiqte ngjarjet në afërsi imediate (dihet distanca ndërmjet Durrësit dhe Krujës), ky i dërguar pra, i raportonte senatit se turku i madh kishte arritur në Shqipëri me 300 mijë ushtarë, që do të thotë gjithë fuqia e perandorisë osmane. Një shifër e tillë duket padyshim e ekzagjeruar, sepse në kohën e atëhershme ishte e pamundur të përfytyrohej një përqendrim prej 300 mijë trupash në një vend të vogël si Shqipëria dhe para Krujës, me të vetmin synim për të marrë qytetin. Mund të përmenden dokumente të tjerë të tillë me shumicë, që na vijnë drejtpërdrejt nga koha e atëhershme, por që kurrsesi nuk mund të merren si e vërteta e fundit, për shkak të subjektivitetit dhe rrethanave të tjera. Prandaj them edhe njëherë, së duke zbuluar diku një dokument s'mund të ngrihesh në këmbë e të thërrasësh "Eureka", sepse e vërteta gjithnjë ka disa nënshtresa dhe siç thashë në fillim, njëri dokument djeg tjetrin, dhe për të gjetur disi gjurmët e së vërtetës, duhet t'i shtrosh që të gjithë në tryezë. Unë shoh një prirje te disa autorë që kapen pas disa "zbulimeve", për të dalë në treg me një lloj origjinaliteti të tyre, por në raste të tilla duhet pasur shumë kujdes për të mos e ekzagjeruar dhe sidomos për të mos denigruar pa baza. Me aq sa kam mundur, kam lexuar gjithçka që është shkruar për Skënderbeun, nga një numër i madh albanologësh. Por sipas meje, sintezën më të vërtetë rreth Skënderbeut e ka bërë Tivarasi dhe pas tij, Fan Noli e ndonjë tjetër. Megjithatë, nuk është e ndaluar që të bëjnë kërkime të mëtejshme, përkundrazi duhet konsideruar si një kontribut çdo gjë e re që del në shesh nga hulumtimi në arkiva. Veçse në këtë rast merr shumë rëndësi interpretimi dhe të qenit objektiv.
A mendoni se është bërë portretizimi i saktë i Skënderbeut?
Unë për vete mendoj se kam arritur të shoh me qartësi të mirë figurën e Skënderbeut, ambientin në të cilin jetoi, dhe të kuptoj shpirtin e kohës. Megjithatë, e thashë edhe më lart se kurrë ndonjëherë nuk duhet të thuash se ke arritur në shtresën e fundit të së vërtetës. Fakti që Skënderbeu diskutohet ende dhe për të ka kontribute të reja, tregon qartë se në epokën e tij ai ishte një figurë e madhe e kontinentit, duke shtrirë ndikimin e vet edhe në shekujt që erdhën më pas. Duhet mirëpritur çdo kontribut i ri që na sjell vërtet diçka të re dhe jo të stisur.
Skënderbeu dhe diktatura komuniste. Si kanë bashkëjetuar?
Në kohën e diktaturës Skënderbeu u përdor për një lloj nacional-socializmi të Enver Hoxhës. Për të u shkruan vepra dhe figura e tij u lëvrua në gjini të ndryshme të arteve. Megjithatë, gjithnjë bëhej kujdes që Enver Hoxha të mbetej i pari dhe Skënderbeu të vinte pas tij. I është lënë rrugë e lirë trajtimit të figurës së tij në shërbim të ideologjisë së kohës për inspirim patriotik, sidomos në periudhat kur Shqipëria mbetej e izoluar. Por në çdo rast duhej të bëhej kujdes për të nënkuptuar se si figura më e madhe në tërë historinë tonë duhej të shihej Hoxha.
Fan Noli i është rikthyer dy herë veprës së tij kushtuar Skënderbeut dhe ka bërë disa korrigjime në të. Një prej tyre lidhet me datën e lindjes. Në historiografinë tonë njihet si datëlindje e Skënderbeut viti 1405. Por Noli shkruan se e ka korrigjuar këtë datë të botimit të parë. Ai ka poseduar më vonë fakte që dëshmojnë se data e saktë është 1400. E megjithatë, ne ende njohim 1405 si datë të lindjes së tij... Pse?
Albanologu i madh, Shuflaj thotë se është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo që ishte e shkruar u dogj nga turku. Nisur nga kjo duhet të pohojmë se ne nuk kemi një dokument kishtar apo të një lloji tjetër që të na japë datëlindjen e saktë të Skënderbeut. Ashtu si nuk kemi një datë të saktë për kthimin e tij në Krujë. Unë besoj se Fan Noli pati mendimin e bukur të vinte 28 nëntorin si datë të kthimit të tij në Krujë, duke dashur ta lidhë këtë me 28 Nëntorin e 1912 dhe që koincidon pastaj me 28 Nëntorin e 1944 të Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi. Kështu krijohet një kombinim i shkëlqyer i këtyre tri ngjarjeve të mëdha në historinë e kombit tonë. Pra, 28 Nëntori. Për mua data ekzakte ose dita ekzakte e lindjes së Skënderbeut ashtu si edhe saktësia precize e ndonjë date tjetër, nuk kanë më një rëndësi të veçantë. Rëndësi kanë ngjarjet.
Noli kritikon edhe shumë teza dhe të dhëna nga ai që quhet biografi i Skënderbeut, Marlin Barleti. A duhet të vazhdojnë historianët ta kenë bazë historinë e Skënderbeut të Barletit?
Barleti na ka lënë një vepër monumentale. Por ai nuk i ka shpëtuar frymës romantike të kohës, duke e lënë të lirë fantazinë e tij. Brenda asaj rryme, ai diku edhe trillon. Për shembull, mund të quhet si krejt e shpikur letërkëmbimi i Skënderbeut me Sulltanin, që nuk vërtetohet me asnjë burim tjetër dhe që diku ndofta thuhet me të drejtë se është huazuar nga Tuqididi, megjithatë si një kronikan i kohës, ai jep shumë të dhëna të tjera që konfirmohen edhe nga burime te mëpasshme, dhe si i tillë Barleti mbetet gjithnjë i çmuar, aq më tepër sepse ishte ndër të parët që shkroi për Skënderbeun.
Dhe në fund i kthehemi edhe njëherë veprës së Schmitt. Ardian Klosi i fton historianët ta lexojnë fillimisht veprën e mandej të debatojnë. Më thatë se as ju nuk e keni lexuar…?
Unë e kam kërkuar këtë libër dhe ende nuk e kam gjetur. Sigurisht s'mund të marr përgjegjësinë për ta gjykuar pa e njohur. Por ju përgjigja pyetjeve tuaja, duke u nisur nga disa fraza dhe citate që duket se vijnë drejt nga libri. Kështu që ruaj të drejtën të korrigjoj veten në një kohë të dytë.
Asgje shkencore prof.Shmitt
Flori Bruqi
Cfare ka "zbuluar " prof.Shmitit( me na thane asgje te re)?
....
Turqit fare mire mund ta kene mare emrin nga forma Jovan apo Ivan e ta kene transformuar ne Juvan.
Pavarësisht nga kjo Juvan nuk vie nga Gjon.
Gjoni në bisedat zyrtare me siguri ka përdorë njërën nga gjuhët e atëhershme lingua franka
1. Latinishte
2. Greqishte
3. Sllavishte
Rrjedhimisht edhe emrin e ka përtkhyer, një zakon i pathyeshëm i asaj kohe. Po fole greqisht e ke thanë emnin tand Joanis, i ktheve shpinën grekut e fole me sllav, të pyeti si e ke emrin i ke thanë Ivan, i ktheve shpinën sllavit, të pyeti latini si e ke emrin i ke thanë Johan. Dhe kjo nuk tregon ndonjë dobësi të këtij apo tij personi, por ishte zakon i pathyeshëm, ligj i respektuar i përkthimit të gjuhëve.
Merr shiko pak fjalorin e Frang Bardhit, si e ka përkthyer emrin e mbiemrin e tij për gazep, gjynah të vjen kur e lexon, por në atë kohë kjo ishte diçka normale: Frankiskum Blankum. Pak më poshtë shkruan emrin shqip: Frangu i Bardhë.
Mirepo nuk ngjet dicka e tille. E ketu nuk ka asnje qe te na thote se si do te ishte ne osmanisht transkiptimi i formes Gjon te emrit te tij.
Pikërisht kjo tregon që emri i tij ishte Gjon.
Sepse Shqipëria ka qenë e mbushur me Gjona, dhe askund nuk gjen emrin turk të prejardhur nga Gjoni, sepse turku nuk merrte info nga shqiptari por nga greku...
Sic e thashe historiografia jone per arsye te ndryshme quan edhe Muzaken Gjon, gje qe ka pake gjasa te kete qene realisht emri i nje jugori ortodoks.
Skendebreu nuk ishte jugor. Ishte nga Malësia e Hasit i zbritur më pas në Mirditë, Dibër, Mat, Krujë, dhe më në fund në Itali (djali i tij).
Atëherë duhet të na shpjegosh se pse turqit emrin arnavud e morën nga grekët, dhe jo nga shqiptarët?
Po marre paragrafin ku pas nje analize shume (ç)domethenese jepet konkluzioni i ketij prof. per ta paraqitur Skenderbeun si serb:
"..Sesa të vështirë e kishin klasifikimin etnik të Kastriotëve edhe vetë bashkëkohësit, këtë e dëshmon edhe një element tjetër, fisniku Arbër Muzaki te Gjergj Kastrioti shihte si një njeri me natyre serbe, kurse murgjit serbë në manastirin Hilandar në malin Atos, e quanin atë kullë që kishte blatuar i ati i Skënderbeut, Ivani, "kulla e Arbrit"
Pra brenda nje fjalie, ky intelktual, jep 2 deshmi, qe duken sikur kundershtojne njera tjetren, por ne fakt shohin ne te njejtin drejtim:
1. Kronika e Arber Muzakit e therret Skenderbeun: njeri me natyre serbe
2. Murgjit serbe e quanin kullen e Gjonit(babait te Gjergjit): kulla e Arbrit
Deshmia e pare
Ne nje veshtrim te pakujdesshem, duket sikur provon qe Gjergji ishte serb, por po te thellohesh ne te, do kuptosh se ajo verteton te kunderten.
Pyetja shtrohet: Nese Skenderbeu do te ishte serb per ç'arsye do te cilesohej prej A.Muzakes me natyre serbe?. A nuk kane serbet natyre te tille?
Pse do te epitetohej nje serb per natyre serbe? Pergjigja eshte e thjeshte: Gjergji nuk ishte serb , natyra e tij ishte ne konsideraten subjektive te A. Muzakes nje natyre e tille.
Deshmia e dyte.
Kjo deshmi ndryshe nga e para eshte nje deshmi e drejteperdrejte. Kulla e Gjonit(dhe per pasoje dhe e bijve te tij) therritej prej vete serbeve : KULLE ARBRE. Por kullen nuk e bejne vetem guret, ate e bejne para se gjithash njerezit e saj, ata i japin emrin kulles, dhe keta njerez i dhane asaj emrin e Arberit.
Akademiku Shmit, erdhi ne Shqiperi, per te Shmit(izuar) figuren e Gjergjit, per ti hequr popullit legjenden, frymezimin, por ai Smujti. Me ate shqipen e cale, na provoi se shume po investohet, per te shkaterruar cdo gje te mire ne te cilen shqiptaret akoma besojne si heronjte, historine. Ne sherbim te tij u vu dhe nje tjeter pseudointelktual, i shituri Ardian Klosi. Ai perktheu librin ne nje kohe rekord , dhe me paturpesine me te madhe i sugjeroi Ministrise se Arsimit te rishkruante tekstet shkollore te historise.
Pse i jane versulur Skenderbeut?
Sepse figura e tij eshte si pike referimi, si qender identiteti, burim frymezimi. Ai eshte jete per racen tone. Ai eshte pika e lidhjes se historise sone, aq shume te neperkembur. Me shkaterimin e tij, shkermoqet identiteti yne i periudhes mesjetare atehere kur mungonin kombet dhe gjithe evropianet ishin nje race, nje familje e krishtere, qe flisnin shume gjuhe por qe nuk i benin ata te ndryshem etnikisht. Me shkaterimin e tij shkaterohet Pirroja dhe Aleksandri qe ai i njihte per pasardhesit e tij. Me shkaterimin e tij pervetsohen dhe simbolet Zeusiane, prej disa te tjereve dhe pikerisht te atyre qe i kishin braktisur ato me kohe.
Te them te drejten une aspak nuk pajtohem me etimologjine qarkulluese te emrit Jovan.
Jovan, eshte forme popullore iliro-shqipe e emrit te rrenjes latine [Jov:] dhe se nuk ka as lidhje te larget me emrat si Gjon e Gjin e Gjergj, e sidomos me format tjera te gjuheve nelidhje me emrin John.
Emri Jovan eshte padyshim rezultat i modifikimit semantik te rrenjes se emrit Jovus, ne gjuhen shqipe duke aplikuar prapashtesen e saj ~an e cila vecon/blaton atributin cilesor te rrenjes se fjales qe ne varsi nga natyra semantike e vet rrenjes ne raste mund te shenjoje edhe perkatesi ose origjine..., etj.
Por t'i kthehemi emrit diskutabil Jovan sa me shkurt. -Rrenja dhe njeherit emri i pervecem:
Jov = Zot;
Jov + an = Zoteri
Ky emer i standardizuar ne gjuhen e popullit ne qarkullim dhe latinishten vulgare u be emer i deshiruar dhe mjaft i popullarizuar ne mesjeten e hereshme. Kjo forme, (Jovan) ne latinishte mori edhe nje prapashtese te re dhuke dhuruar emrin Jovanus; Qe ne italishten e hereshme shume shpejte kaloi prej Jovani, (duke qene se ata gjithnje i theksojne emrat ne menyre te shquar) ne formen e shkruar me standardin e ri: Giovanni.
Prandaj eshte e kote te kerkojme ("zbulojme" sic kane zbuluar) lidhje mes emrave: GJON; JOHN nga njera ane, dhe JOVAN; GIOVANNI, nga ana tjeter.
Ka dallim te madh midis asaj se si duhet te ishte, dhe si eshte - pra faktit. Ideja e germimeve etimologjike nuk eshte te zbulohen rregullat si duhet te kishte bere per hir te te berit shkence, por te gjendet origjina e fjales duke shpresuar qe rregullat e zbuluar te evoimit jane respektuar ne me te shumten e rasteve.
f.170
“Maqedonet e Lashte” Gandeto
John, pershembull, nje emer i rendomte ne Amerike, behet Johan ose Johannes ne Europen qendrore e veriore, Jovan ne France, Juan ne Spanje, Giovani ne Itali, Yoannis ne Greqi, ose Jonche ne Europen Lindore”
GIANI, GIANINI, GIANINO: Nga GIANNI, shkurtim i Giovanni, qe do te thote Miresi e Zotit ne Hebraisht.
Kete e gjeta ne internet dhe te jep nje ide te plote se sa variante kemi nga ky emer.
Histori:
Ne periudhen Anglo-Saksone te historise Engleze, John ishte nje emer i ralle, fetar. Perdorej ralle jashte kishes Ortodokse Lindore. U be popullor pas kryqezates se pare.
Shqiptimi: Jon.
Shkurimet:
Breton: Yannic, Yannig, Yannick
Czech: Hanus, Janek, Jano, Janko, Janík, Janecek, Janicek, Nusek.
Danish: Heming.
Dutch: Joop.
English: Jack, Jenk, Jenkin, Jockin, Johnnie, Johnny.
French: Jeannot.
German: Hansi.
German (Low): Hanke, Henning.
Italian: Nino.
Polish: Janek, Janik, Janko, Janusz.
Scottish: Jock, Seonaidh, Seocon.
Spanish: Juanito, Chan.
Swedish: Jösse.
Welsh: Siencyn, Sionym.
Alternativet: Johne, Johen.
Arabic: Yahya, Hanna.
Basque: Yon.
Belgian: Jehan.
Breton: Yann.
Catalan: Joan.
Cornish: Jowan.
Croatian: Ivan.
Czech: Jan.
Danish: Hans, Jens, Zane, Jantzen, Johan, Joen.
Dutch: Hans, Jan, Jen.
Estonian: Johan.
Finnish: Hannu, Jani, Johan, Jouni, Juhana, Jukka, Jussi.
Flemish: Jan.
French: Jean, Yan.
Gaelic (General): Eoin.
Galician: Xoán.
German: Han, Hans, Hannes, Jan, Johan, Johann, Johannes.
German (Low): Johan.
Greek: Ioannes, Ioanni, Ioánnis, Joannes, Yannis.
Hawaiian: Iana, Ioane, Iwana, Kana, Keona, Keoni, Huanu.
Hungarian: János.
Icelandic: Jón.
Irish Gaelic: Seán, Sean, Eoin, Keon.
Irish (Anglicized): Shan, Shane, Shaun, Shaughan, Shawn, Shayne.
Italian: Gian, Gianni, Giannino, Giovani, Giovanni, Jovanni, Jovanny, Jovany.
Lapland: Jofan.
Latin: Johannes.
Lithuanian: Jõnas.
Manx: Eoin.
Norwegian: Johan, Johannes.
Polish: Han, Hans, Hanz, Iwan, Jan.
Portuguese: João.
Romanian: Ion.
Russian: Ivan, Evamder.
Scandinavian: Hans.
Scottish Gaelic: Ian, Ean, Seathan, Ion, Eòin.
Scottish (Old): Iain, Iaian.
Serbian: Jovan, Jawan.
Spanish: Juan.
Swedish: Jon, Johan, Jöns, Jens.
Turkish: Iahaja.
Ukrainian: Iwan, Ivan.
Welsh: Eoghan, Evan, Evann, Evon, Evyn, Euan, Euen, Ianto, Iefan, Ievan, Ieuan, Ifan, Ioan, Iwan, Owain, Owen, Owein, Owin, Owyn, Siôn, Sioni, Sionyn, Yevan.
Cfare ka "zbuluar " prof.Shmitit( me na thane asgje te re)?
....
Turqit fare mire mund ta kene mare emrin nga forma Jovan apo Ivan e ta kene transformuar ne Juvan.
Pavarësisht nga kjo Juvan nuk vie nga Gjon.
Gjoni në bisedat zyrtare me siguri ka përdorë njërën nga gjuhët e atëhershme lingua franka
1. Latinishte
2. Greqishte
3. Sllavishte
Rrjedhimisht edhe emrin e ka përtkhyer, një zakon i pathyeshëm i asaj kohe. Po fole greqisht e ke thanë emnin tand Joanis, i ktheve shpinën grekut e fole me sllav, të pyeti si e ke emrin i ke thanë Ivan, i ktheve shpinën sllavit, të pyeti latini si e ke emrin i ke thanë Johan. Dhe kjo nuk tregon ndonjë dobësi të këtij apo tij personi, por ishte zakon i pathyeshëm, ligj i respektuar i përkthimit të gjuhëve.
Merr shiko pak fjalorin e Frang Bardhit, si e ka përkthyer emrin e mbiemrin e tij për gazep, gjynah të vjen kur e lexon, por në atë kohë kjo ishte diçka normale: Frankiskum Blankum. Pak më poshtë shkruan emrin shqip: Frangu i Bardhë.
Mirepo nuk ngjet dicka e tille. E ketu nuk ka asnje qe te na thote se si do te ishte ne osmanisht transkiptimi i formes Gjon te emrit te tij.
Pikërisht kjo tregon që emri i tij ishte Gjon.
Sepse Shqipëria ka qenë e mbushur me Gjona, dhe askund nuk gjen emrin turk të prejardhur nga Gjoni, sepse turku nuk merrte info nga shqiptari por nga greku...
Sic e thashe historiografia jone per arsye te ndryshme quan edhe Muzaken Gjon, gje qe ka pake gjasa te kete qene realisht emri i nje jugori ortodoks.
Skendebreu nuk ishte jugor. Ishte nga Malësia e Hasit i zbritur më pas në Mirditë, Dibër, Mat, Krujë, dhe më në fund në Itali (djali i tij).
Atëherë duhet të na shpjegosh se pse turqit emrin arnavud e morën nga grekët, dhe jo nga shqiptarët?
Po marre paragrafin ku pas nje analize shume (ç)domethenese jepet konkluzioni i ketij prof. per ta paraqitur Skenderbeun si serb:
"..Sesa të vështirë e kishin klasifikimin etnik të Kastriotëve edhe vetë bashkëkohësit, këtë e dëshmon edhe një element tjetër, fisniku Arbër Muzaki te Gjergj Kastrioti shihte si një njeri me natyre serbe, kurse murgjit serbë në manastirin Hilandar në malin Atos, e quanin atë kullë që kishte blatuar i ati i Skënderbeut, Ivani, "kulla e Arbrit"
Pra brenda nje fjalie, ky intelktual, jep 2 deshmi, qe duken sikur kundershtojne njera tjetren, por ne fakt shohin ne te njejtin drejtim:
1. Kronika e Arber Muzakit e therret Skenderbeun: njeri me natyre serbe
2. Murgjit serbe e quanin kullen e Gjonit(babait te Gjergjit): kulla e Arbrit
Deshmia e pare
Ne nje veshtrim te pakujdesshem, duket sikur provon qe Gjergji ishte serb, por po te thellohesh ne te, do kuptosh se ajo verteton te kunderten.
Pyetja shtrohet: Nese Skenderbeu do te ishte serb per ç'arsye do te cilesohej prej A.Muzakes me natyre serbe?. A nuk kane serbet natyre te tille?
Pse do te epitetohej nje serb per natyre serbe? Pergjigja eshte e thjeshte: Gjergji nuk ishte serb , natyra e tij ishte ne konsideraten subjektive te A. Muzakes nje natyre e tille.
Deshmia e dyte.
Kjo deshmi ndryshe nga e para eshte nje deshmi e drejteperdrejte. Kulla e Gjonit(dhe per pasoje dhe e bijve te tij) therritej prej vete serbeve : KULLE ARBRE. Por kullen nuk e bejne vetem guret, ate e bejne para se gjithash njerezit e saj, ata i japin emrin kulles, dhe keta njerez i dhane asaj emrin e Arberit.
Akademiku Shmit, erdhi ne Shqiperi, per te Shmit(izuar) figuren e Gjergjit, per ti hequr popullit legjenden, frymezimin, por ai Smujti. Me ate shqipen e cale, na provoi se shume po investohet, per te shkaterruar cdo gje te mire ne te cilen shqiptaret akoma besojne si heronjte, historine. Ne sherbim te tij u vu dhe nje tjeter pseudointelktual, i shituri Ardian Klosi. Ai perktheu librin ne nje kohe rekord , dhe me paturpesine me te madhe i sugjeroi Ministrise se Arsimit te rishkruante tekstet shkollore te historise.
Pse i jane versulur Skenderbeut?
Sepse figura e tij eshte si pike referimi, si qender identiteti, burim frymezimi. Ai eshte jete per racen tone. Ai eshte pika e lidhjes se historise sone, aq shume te neperkembur. Me shkaterimin e tij, shkermoqet identiteti yne i periudhes mesjetare atehere kur mungonin kombet dhe gjithe evropianet ishin nje race, nje familje e krishtere, qe flisnin shume gjuhe por qe nuk i benin ata te ndryshem etnikisht. Me shkaterimin e tij shkaterohet Pirroja dhe Aleksandri qe ai i njihte per pasardhesit e tij. Me shkaterimin e tij pervetsohen dhe simbolet Zeusiane, prej disa te tjereve dhe pikerisht te atyre qe i kishin braktisur ato me kohe.
Te them te drejten une aspak nuk pajtohem me etimologjine qarkulluese te emrit Jovan.
Jovan, eshte forme popullore iliro-shqipe e emrit te rrenjes latine [Jov:] dhe se nuk ka as lidhje te larget me emrat si Gjon e Gjin e Gjergj, e sidomos me format tjera te gjuheve nelidhje me emrin John.
Emri Jovan eshte padyshim rezultat i modifikimit semantik te rrenjes se emrit Jovus, ne gjuhen shqipe duke aplikuar prapashtesen e saj ~an e cila vecon/blaton atributin cilesor te rrenjes se fjales qe ne varsi nga natyra semantike e vet rrenjes ne raste mund te shenjoje edhe perkatesi ose origjine..., etj.
Por t'i kthehemi emrit diskutabil Jovan sa me shkurt. -Rrenja dhe njeherit emri i pervecem:
Jov = Zot;
Jov + an = Zoteri
Ky emer i standardizuar ne gjuhen e popullit ne qarkullim dhe latinishten vulgare u be emer i deshiruar dhe mjaft i popullarizuar ne mesjeten e hereshme. Kjo forme, (Jovan) ne latinishte mori edhe nje prapashtese te re dhuke dhuruar emrin Jovanus; Qe ne italishten e hereshme shume shpejte kaloi prej Jovani, (duke qene se ata gjithnje i theksojne emrat ne menyre te shquar) ne formen e shkruar me standardin e ri: Giovanni.
Prandaj eshte e kote te kerkojme ("zbulojme" sic kane zbuluar) lidhje mes emrave: GJON; JOHN nga njera ane, dhe JOVAN; GIOVANNI, nga ana tjeter.
Ka dallim te madh midis asaj se si duhet te ishte, dhe si eshte - pra faktit. Ideja e germimeve etimologjike nuk eshte te zbulohen rregullat si duhet te kishte bere per hir te te berit shkence, por te gjendet origjina e fjales duke shpresuar qe rregullat e zbuluar te evoimit jane respektuar ne me te shumten e rasteve.
f.170
“Maqedonet e Lashte” Gandeto
John, pershembull, nje emer i rendomte ne Amerike, behet Johan ose Johannes ne Europen qendrore e veriore, Jovan ne France, Juan ne Spanje, Giovani ne Itali, Yoannis ne Greqi, ose Jonche ne Europen Lindore”
GIANI, GIANINI, GIANINO: Nga GIANNI, shkurtim i Giovanni, qe do te thote Miresi e Zotit ne Hebraisht.
Kete e gjeta ne internet dhe te jep nje ide te plote se sa variante kemi nga ky emer.
Histori:
Ne periudhen Anglo-Saksone te historise Engleze, John ishte nje emer i ralle, fetar. Perdorej ralle jashte kishes Ortodokse Lindore. U be popullor pas kryqezates se pare.
Shqiptimi: Jon.
Shkurimet:
Breton: Yannic, Yannig, Yannick
Czech: Hanus, Janek, Jano, Janko, Janík, Janecek, Janicek, Nusek.
Danish: Heming.
Dutch: Joop.
English: Jack, Jenk, Jenkin, Jockin, Johnnie, Johnny.
French: Jeannot.
German: Hansi.
German (Low): Hanke, Henning.
Italian: Nino.
Polish: Janek, Janik, Janko, Janusz.
Scottish: Jock, Seonaidh, Seocon.
Spanish: Juanito, Chan.
Swedish: Jösse.
Welsh: Siencyn, Sionym.
Alternativet: Johne, Johen.
Arabic: Yahya, Hanna.
Basque: Yon.
Belgian: Jehan.
Breton: Yann.
Catalan: Joan.
Cornish: Jowan.
Croatian: Ivan.
Czech: Jan.
Danish: Hans, Jens, Zane, Jantzen, Johan, Joen.
Dutch: Hans, Jan, Jen.
Estonian: Johan.
Finnish: Hannu, Jani, Johan, Jouni, Juhana, Jukka, Jussi.
Flemish: Jan.
French: Jean, Yan.
Gaelic (General): Eoin.
Galician: Xoán.
German: Han, Hans, Hannes, Jan, Johan, Johann, Johannes.
German (Low): Johan.
Greek: Ioannes, Ioanni, Ioánnis, Joannes, Yannis.
Hawaiian: Iana, Ioane, Iwana, Kana, Keona, Keoni, Huanu.
Hungarian: János.
Icelandic: Jón.
Irish Gaelic: Seán, Sean, Eoin, Keon.
Irish (Anglicized): Shan, Shane, Shaun, Shaughan, Shawn, Shayne.
Italian: Gian, Gianni, Giannino, Giovani, Giovanni, Jovanni, Jovanny, Jovany.
Lapland: Jofan.
Latin: Johannes.
Lithuanian: Jõnas.
Manx: Eoin.
Norwegian: Johan, Johannes.
Polish: Han, Hans, Hanz, Iwan, Jan.
Portuguese: João.
Romanian: Ion.
Russian: Ivan, Evamder.
Scandinavian: Hans.
Scottish Gaelic: Ian, Ean, Seathan, Ion, Eòin.
Scottish (Old): Iain, Iaian.
Serbian: Jovan, Jawan.
Spanish: Juan.
Swedish: Jon, Johan, Jöns, Jens.
Turkish: Iahaja.
Ukrainian: Iwan, Ivan.
Welsh: Eoghan, Evan, Evann, Evon, Evyn, Euan, Euen, Ianto, Iefan, Ievan, Ieuan, Ifan, Ioan, Iwan, Owain, Owen, Owein, Owin, Owyn, Siôn, Sioni, Sionyn, Yevan.
“Skënderbeu”, flet Schmitt: Kurrë nuk kam thënë se ai ishte serb
Schmitt: “Libri im nuk ka patur për qëllim të çmitizojë Skënderbeun dhe se në asnjë rresht të tij nuk shkruhet se babai i Skënderbeut Ivan Kastrioti ishte serb. Schmitt shprehet se nuk i kishte pritur reagime të tilla pasi në libër nuk thuhet se gjakmarrja paska qenë motivi i kryengritjes. Qëllimi i librit sipas Schmitt është rindërtimi historik mbi bazën e gjithë burimeve të shfrytëzueshme e me peshë. Në pjesën përmbyllëse vijon Schmitt analizohet dhe shpjegohet receptimi i Skëndërbeut në Europë e Ballkan dhe se si lindi imazhi i sotëm i Skëndërbeut. Debati mbi demitologjizimin i shkon tangent qëllimit të librit –ashtu siç kanë të bëjnë me librin edhe elementët e tjera të debatit. Veç kësaj mendoj se për të arritur mirëqënien ka rrugë më të mira nga hartimi i librave shkencore -përfundon Schmitt në këtë intervistë të tij.
Ne fakt nuk e thote por e le ne ajer si elektron te lire.Gjon (Ivan) Kastriotin Schmitti nuk e ben as arber e as serb.Me pak fjale e nxjerr dhe e le ne nje "ankand" historik.
Ndersa per punen e hakmarrjes ose ja ka keputur kot Schmitti ,ose artikulli ose ka nderruar mendje fare dhe eshte penduar tani.Ne liber eshte e shkruar si e zeza mbi te bardhe qe arsyeja kryesore e luftes se Gjergj Kastriotit ishte hakmarrja personale ndaj Sulltanit.
Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë".
Ai është sundues, kërkon të arrijë qëllimet e tij me çdo kusht, edhe me dhunë, por është edhe shumë karizmatik. Të thjeshtët e duan, fisnikëria e ka halë në sy. Një këmbyes fesh, nuk është edhe aq i besueshëm. Nga i krishterë u bë mysliman e më tej sërish i krishterë. I pabesueshëm dyfish. Diplomat dhe njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja. Të gjitha këto dëshmohen në librin më të fundit të historianit Oliver Jens Schmitt, "Skënderbeu". I ulur përballë historianëve shqiptarë të Mesjetës, por edhe monumentit madhështor të Skënderbeut në pavijonin e Mesjetës, në Muzeun Historik Kombëtar, 36-vjeçari Schmitt, përmes përkthimit mjeshtëror të Ardian Klosit, sjell një këndvështrim për këtë figurë, të pranuar nga historiografia evropiane, si një nga figurat më të rëndësishme të kohës, bashkë me Huniadin dhe Drakulën. Historiani thotë se nuk është qëllimi i tij të çmitizojë Skënderbeun, por të plotësojë figurën e tij me të tjera dokumente të pashfrytëzuara më parë. Përmes një materiali dokumentar, të bollshëm, të qëmtuar në arkivat e Dubrovnikut, Milanos, Mantovës, Romës, Parisit, Barcelonës, etj., Schmitt na e paraqet Skënderbeun, jo si njeriun që bashkoi rreth vetes princërit shqiptarë e luftoi kundër turqve, por si udhëheqësin, që e kishte të vështirë të bënte pakte paqësore me fisnikët e tjerë të Arbrit. Dokumentet e paraqitura në libër dëshmojnë për mërira dhe armiqësira me familjet më të mëdha, duke nisur që me Aranitët, nga ku mori gruan e tij Donikën, Muzakajt, Topiajt, Balshajt. Shumë i internoi, u mori tokat. Besueshmëria tek Skënderbeu ishte shumë e brishtë. Shumë e tradhtuan, u bashkuan me turqit, ndërsa kishte shumë të pakënaqur. Por ajo që "trondit" më shumë është teza e hedhur mbi kryengritjen e Skënderbeut, arratinë e tij nga Danubi dhe kundërvënia ndaj turqve. Në bazë të një dokumenti, Schmitt argumenton se nuk bëhet fjalë për "çlirimin e mëmëdheut", por për hakmarrje personale. Kur figura e Skënderbeut vazhdon të glorifikohet, materialet që ofron Schmitti, nuk mund të mos ngjallin debate. Ende pa u lexuar libri, historianët shqiptarë e dhanë mendimin e tyre pro dhe kundër.
CARE FLET KY O NJERES ME SA DI UNE KURE MOREN GJERGJIN NGA SHQIPERIA ISHTE FEMIJ E JA NDRYSHUAN FEN TURQIT JO AI VETE SI ESHTE NE GJENDJE NJE FEMIJ TE NDRYSHOJ FEN E VETE;SA PER KATOLIKT DHE ORTODOKST I PERKASIN NJE FAMILJE DHE NE SE U BE KATOLIK U BE PER HIR TE KOMBIT JO PER HIR TE FES
Skënderbeu sipas Oliver Jens Schmittit
Hakmarrja
"Më 10 janar të vitit 1454 dy diplomatët milanezë Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnë zotërisë së tyre, dukës Francesco Sforza të Milanos, për pritjen që i kishte bërë papa Nikollë V një bajlozi të Skënderbeut. Kjo ndodhi pak më shumë se gjysmë viti pas rënies së Kostandinopojës, kur krejt Italia ishte si në ethe dhe fuqitë, që si zakonisht veç grindeshin me njëra-tjetrën tani po punonin për një "ligë italiane", e cila u realizua me të vërtetë në paqen e Lodit po atë vit. E pra në këto rrethana erdhi para papës i dërguari i Skënderbeut dhe njoftoi se "për arsye të urrejtjes personale që ai (Skënderbeu) ushqen kundër turkut, meqë ky Turk ka vrarë babanë e zotërisë, ky zotëri (Skënderbeu), ka vënë të vrasin një vëlla të Turkut (Mehmeti II)". Kështu zgjidhet edhe rebusi, shpjegohet mosbesimi i sulltanit, kryengritja e Skënderbeut. Ivan Kastrioti pra, më 2 maj 1437 nuk pati vdekur nga një vdekje e natyrshme, por ishte vrarë me urdhër të Muratit II. Si shkak mund të hamendet që urëtrazuesi i vjetër do të kishte përgatitur ndonjë rebelim të ri, e me të vërtetë ai vazhdonte të mbante lidhje të ngushta me Venedikun, kishte kërkuar gjithashtu të drejtën e qytetarisë venedikase, për të bijtë Stanisha dhe Gjergj, këtë qytetari e kishte kërkuar edhe në Raguzë. Me mëkëmbësin venedikas të Lezhës, Pasquale Gradenigo, ai pak para se të vdiste kishte pasur marrëdhënie tejet të përzemërta; venedikasit e quanin "një mik të shkëlqyer". Nga këndvështrimi i osmanëve kjo përbënte arsye të mjaftë për ta hequr qafe këtë njeri të rrezikshëm një herë e mirë. I biri, Iskënderi, i cili në sy të osmanëve nuk ishte i ngatërruar drejtpërdrejt në ndonjë përbetim, u largua menjëherë nga atdheu i të parëve. Është e paqartë nëse Skënderbeu e mori vesh vrasjen aty për aty, apo ndoshta më pas. Por sidoqoftë së shpejti do të mendonte për hakmarrje. Po të keni parasysh se e drejta zakonore e arbërve gjallonte qysh në mesjetë, ai s'kishte tjetër rrugë përveçse të ruante nderin e tij. I duhej të merrte gjak nga ajo familje që kishte derdhur gjak: kjo ishte dera e Osmanëve. Në vend që të rrëmbehej në ndonjë veprim të pamenduar, Skënderbeu luajti në mjeshtërinë e kamuflimit, e cila ishte mjaft e përhapur në oborrin e Osmanëve, me të krishterët e shumtë që ishin shtrënguar të ndërronin fenë e tyre. Biografë të më vonë janë të një mendje në pohimin e tyre, se ai ishte mjeshtër për t'i fshehur mendimet e tij të vërteta. Kështu Iskënderi i ashtuquajtur besnik shkoi në Danub dhe priti me durim derisa të vinte çasti i volitshëm....
PO TE KISHTE QEN VETEM PER TE MARR HAK PER TE ATIN E TIJ DO E KISHTE BERE QEKURE ISHTE OFICERI ME I LARTE I SULLTANIT EJO TE BENTE GJITHE KETE LUFTE PER NJE HAKMARRJE PERSONALE
Taktikë lufte?
"Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë. Shumë prej tyre ishin malësorë të mësuar me mungesat, por që sipas zakonit të vjetër, zbrisnin poshtë në fusha për të furnizuar familjet e tyre me grabitje. Këto doke u ruajtën deri në fillimet e shekullit 20. Kalorësit e shpejtë nga malet i kishin qejf shpeditat grabitëse, ku mund të vinin përpara bagëtinë e rrëmbyer. Grabitjet bëheshin kryesisht kundër territoreve osmane, por edhe ato venedikase nuk u kursyen. Pak javë pas fillimit të kryengritjes banorët e Lezhës njoftonin se "njëfarë Jeorgius Castriot ka kryer shumë grabitje e vazhdon të grabitë bagëtitë e tyre e të marrë rob gratë dhe fëmijët e tyre" (Acta Albaniae Veneta) (fq 159).
KUSH KA BERE LUFTE DHE NUK KA GRABITUR PER MBIJETES ME GJENI NDONJE SE UNE VETE NUK NJOH,,?????
Marrëdhëniet me fisnikërinë
"Ai mëtonte të bëhej zot në të gjithë vendin", ankohej Joan Muzaki.
Shkruante Joan Muzaki: "Ai zuri rob zotin Joan dhe zotin Gojka Balsha dhe i dërgoi ata te mbreti ferronte Plaku në Napoli, që ky t'i mbante robër, e pastaj ua mori sundimet që ndodheshin midis Krujës dhe Lezhës, dua të them tokën e Misias"
KA DY MENYRA OSE JE OSE BEHU ME ZOR PER HIR TE KOMBIT KJO NUK DO SHKOLL PER TA KUPTUAR
Tradhtia
Më 1457 bajli venedikas i Durrësit njoftonte: "Atë e kanë lënë të gjithë komandantët e vet, të cilët kanë kaluar te Turku".
KETE E DIME QE SHQIPERIN TRADHTARET E KAN MARR ME QAF.PO MIR QE NXJERR DHE BURRA KJO TOK TE PAKT PO TE MIRE
Fati i heroit
Jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh dhe me kthesa të papritura të fatit.
Ringjallja e Gjon Kastriotit
Debati i fundit në shtyp në lidhje me veprën kushtuar Skënderbeut, të akademikut zviceran Oliver Jens Schmitt, shkaktoi viktimën e parë në radhët e intelektualëve kryeqytetas. Sot paradite, historiani mirditor Frrok Gjoni, doktor i shkencave, qëlloi me patllake në shkallët e hotel “Mamicës” në Tiranë, përkthyesin e librit, Ardian Klosin, edhe ai doktor i shkencave.
Plumbi e mori Ardian Klosin në krahun e djathtë, ndërsa një e shtënë e dytë theu xhamat e një mikrobusi të organizatës “Mjaft”, që ndodhej i parkuar aty rastësisht. I tronditur nga atentati, Ardian Klosi u shemb përdhe, teksa atentatori Frrok Gjoni u orvat të rimbushte armën, por gjakderdhja fatmirësisht u ndërpre nga ndërhyrja e forcave speciale të REMINA-s, FAMINIRA-s dhe TIBIDA-s, të cilat e çarmatosën pa vështirësi historianin dhe i hodhën pranga të sigurisë së lartë.
Më pas, një turmë e madhe qytetarësh u mblodhën spontanisht në sheshin përpara Burgut Civil “Vëllezërit Topulli” të kryeqytetit, ku mbahej i pandehuri Frrok Gjoni, për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, aktori veteran Reshit Karabina, i njohur për publikun falë recitimeve të tij të pavdekshme të poezisë patriotike shqiptare, u tha autoriteteve: “Kohë të mallkueme kanë ardhë për Shqipërinë, kur kjo qeveri u hjedhka hekrat trimave që i dalin zot nanës, Avni Rustemave të sotëm.”
Më pas akoma, u mësua se, në vazhdën e kësaj ngjarjeje tronditëse, ministri për Shekullin XV, Dylli Filispanja, i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Sali Berisha, dorëheqje e cila u pranua menjëherë, me motivacionin: “paaftësi flagrante për të parandaluar masakrimin e historisë dhe të historianëve.”
Viktima e vetme e atentatit, përkthyesi kontroversial Ardian Klosi, në një deklaratë për mediat nga spitali privat serb “Nënë Vojsava” ku është duke u mjekuar përkohësisht, tha se e kishte falur atentatorin, madje në shenjë mirëkuptimi do t’i dhuronte një kopje të librit të autografuar nga vetë përkthyesi, meqë, sipas tij, historiani Frrok Gjoni nuk e kishte lexuar librin në fjalë.
Drejtoresha e Muzeut Historik të Mirditës, Gjela Pulaj, deklaroi për Topless Channel se patllakja me të cilën u konsumua akti vrastar ishte marrë pa leje nga fondi i atij muzeu, ku figuronte si arma me të cilën malësori mirditor Pal Oroshi kishte planifikuar të qëllonte, më shumë se një shekull më parë, politikanin besëpremë Esad Pashë Toptanin.
Në mbrëmje, mjediset e spitalit “Nënë Vojsava” i vizitoi edhe ambasadori grek në Tiranë, dr. Jorgos Kastriotis, i cili dhuroi simbolikisht gjak për viktimën e atentatit.
Drejtori i policisë së monumenteve për kryeqytetin, Arbër Vithkuqi, urdhëroi shtimin e rojeve të armatosura te statuja e Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër dhe forcimin e sigurisë rreth Muzeut Kombëtar. Masa të ngjashme thuhet se janë marrë edhe në qytetet e Krujës dhe të Lezhës, si dhe në Manastirin e Hilandarit.
Në një deklaratë për mediat televizive, Zalo Arbana, drejtor i Gjendjes Civile të qytetit të Rubikut, ku jeton e punon atentatori Frrok Gjoni, sqaroi se në bazë të dokumenteve që disponon institucioni i tij, emri i saktë i historianit të implikuar në ngjarje është Frrok Ivani.
http://obobonews. wordpress. com/
Pseudoshkenca e deshepulleve serb alias Jovan Radoni,Jireèeku,Schmittit ETJ...
Nga Flori Bruqi
Mund të themi se “Skënderbeu” i Schmittit në gati gjysmën e të dhanave që përmban bazohet mbi përzgjedhjen e dokumentave të historianit serb Jovan Radoni, dishepull i Jireèekut dhe autor botimesh rreth mesjetës së Ballkanit. Radoni-i asht autor i përzgjedhjes së dokumenteve serbe, osmane etj. - që përban vijimin ideal të dy vëllime-ve të para të Acta et Diplomata. Dikund Schmitt-i vëren en passant se Radoni ka qenë edhe “përfaqsues i nacionalizmit serbo-madh” (f. 490). Mendojmë se militantizmi ideologjik nuk duhet ta ketë damtue punën përzgjedhëse të Radoni-it. Të paktën nji gja të tillë e shpresojmë, pse kështu edhe studimit të Schmitt-it s’do t’i kufizohej vlera që i buron prej bouquet-ës së Radoni-it! Prej Radoni-it ai citon mjaft dendun në libër. Mund të themi pa frikë se 40% e citimeve të librit janë marrë prej Radoni-it dhe
Spremi-it. Ky i fundit - historian jugosllav e bashkëautor i Historisë së Jugosllavisë gjatë kohës së komunizmit - ka hjedhë poshtë akuzat e tradhtisë së Vuk Brankoviqit në betejën e Fushë Kosovës. Kudo gjejmë Radoni dhe Spremi, e Schmitt-i na duket si nji discipulus unius magistri (dishepull i nji mësuesi të vetëm).
Schmitt përpiqet me të gjitha forcat me e paraqitë Skënderbeun dhe kryengritjen e tij në nji ambjent të përziem sllavo-arbnor me besim ortodoks, për me i heqë karakterin thjeshtë arbnor kryengritjes së tij. Ndërkaq citon prej D. Frangut emnat e komandantave besnikë të Skënderbeut: Moisiu, Muzaka i Angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi (ff. 131, 360). Ku janë serbët këtu, po bullgarët
E metë e madhe shkencore na duket fakti se nji pjesë e madhe e librit të Schmitt-it asht e ndërtueme mbi hamendje.Hamendje: Skënderbeu mori nocionet e islamit prej dervishëve bektashinj, prej këtej legjenda e Sari Salltikut mund të duket ma pak përrallore, pohon Schmitt-i. (ff. 50-51). Hamendje rreth gjuhëve që dinte Skënderbeu: simbas autorit ai na paska dijtë bullgarishten perëndimore, ndoshta serbisht, arbërisht, greqisht, turqisht, arabisht, persisht...(f. 52). Sigurisht që këto janë hipoteza, për të cilat Schmitt-i nuk na jep burime të sigurta.
Hamendje me nji fjalë, prej të cilave Skënderbeu na del nji koleg i Pico della Mirandola-ës dhe jo nji luftëtar. Hamendje tjetër asht takimi i Skënderbeut me Huniadin (f. 55).
Hamendje janë lëvizjet e Skënderbeut drejt veriut të krishtenë, kur ai ishte ende tek Sulltani, për me thurë fijet e politikës së tij (f. 58). Hamendje asht fakti se Skënderbeu i njihte planet e Huniadit dhe Brankoviqit në vitin 1443 (f. 68). Hamendje janë dyshimet e Schmitt-it se armët që ndodhen në Vjenë nuk kanë qenë të Skënderbeut. Ato armë mund të mos kenë qenë të Skënderbeut, por ai si historian duhet të prodhonte dokumentet përkatëse me mbështet ketë hipotezë.
Arsyetimi i Schmitt-it në ketë pikë asht tepër fëmijnor. Meqë shpata ka nji mbishkrim arabisht me gabime, dhe tue qenë se Skënderbeu e njihte mirë arabishten (hipotezë tjetër kjo) ai s’kishte si të përdorte nji shpatë me mbishkrime plot gabime (fq. 123). Pse, mos vallë nji shpatë me gabime shkrimi do të ishte ma pak e efektshme në luftën kundër osmanëve?! Po sikur Skënderbeu të kishte probleme me gramatikën arabe dhe të mos i kishte vu oroe gabimet e shkrimit tek shpata e tij?
Hamendja tjetër: rrethi i përkrenares - simbas Schmitt-it - asht shumë e vështirë që të jetë prodhue në shek. XV. Por, shton ai, brenat e dhisë ama janë të vërteta, pse ato kujtojnë Aleksandrin e Ri. Lexò: provojnë nji tezë të Schmitt-it të shprehun në nji artikull të tijin. Po si ka mundësi që shpata dhe gjysma e përkrenares të jenë të rrejshme e brenat të jenë të vërteta! Këtë gja e din vetëm autori. Hamendje tjetër: mundet që popët ortodoksë të katundeve t’Arbnisë të kenë pasë qëndrim tjetër prej peshkopëve të tyne (f. 134). Hamendje tjetër: Skënderbeu duhet të jetë paraqit (përpara vitit 1443) si mysliman sunit (f. 471). Hamendje Schmitt-i paraqet edhe rreth popullsisë në trevat shqiptare. etj
Nji tjetër problem asht vetë Skënderbeu. Schmitt-i e quen atë e shokët e tij që u kthyen në atdhe: renegatë. Nuk e di nëse historiani ynë e ka të qartë vlerën e këtij termi dhe nëse e kupton mirfilli se çka domethanë me u marrë peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo krushqijet, madje detyra e nji robi të marrun
peng, qysh se shndritë dielli mbi tokë, asht me fitue rishtas lirinë. Nuk ka asnji dokument, përveç hipotezave të Schmitt-it, ku të pohohet se Skënderbeu ndërroi fenë me vullnetin dhe me bindjen e tij të thellë shpirtnore. Gjasa ma e madhe asht që ai të ketë jetue si nji kriptokristian deri në çastin e ikjes, siç dëshmojnë edhe biografët e parë. Mandej, përfytyrimi i Schmitt-it i nji actus fidei të Skënderbeut mbas kthimit në Arbni asht krejtsisht holliwoodian. Vetëm kronikat e sulltanit dhe historiani Schmitt (pjesa tjetër janë gjithsesi mbasardhës të kronikanëve të sulltanit), e quejnë Skënderbeun renegat. Na duket intuitive
se nji njeri që nuk ia kthen shpinën vendit të vet dhe mendon për tokën amtare, për pronat dhe për njerzit e vet - simbas normave të qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat moderne që rregullojnë trajtimin e robëve të luftës njohin të drejtën e robit me ikë dhe me fitue rishtas lirinë.
Ka nje maní në këtë libër me paraqit emnat, toponimet, termat e ndryshme në format e tyne sllave. Folëm ma nalt për emnin Ivan. Kemi mandej emnin Joan Muzaki. Toponimin Bila kamin (Guri i Bardhë), Ivan Balšiq (sic! shih. f. 150), Suva gora (Mali i Thatë), Dolgo berdo (Mali i Gjanë). Mandej emna të përveçëm: flitet për Golem Aranit Komninoviqin, kurse djali i Skënderbeut quhet Ivan (fq. 213). Prapë: Lukaris/Lukareviq, de Pozza /Puçiq (për mbaresat sllave të të dyve autori frymzohet tek Radoni, shih: nota 167, f. 317). Për me shkrue formën Golem Aranit Komninoviqi, Schmitt-i frymzohet rishtas prej Radoni-it (shih: nota 337, f. 196). Edhe pema gjenealogjike, e riprodhueme në tekst (f. 195) paraqet format e sllavizueme. Pse? Vetë përzgjedhja e nji forme gjuhësore/etnike tregon se autori mban nji qëndrim të caktuem dhe përçanson historinë jo si nji shkencatar i paanshëm por si nji aktor i vendosun me e kthye Skënderbeun sa në nji udhëheqës ushtarak makiavelik dhe të randomtë aq edhe në nji satelit shpirtnor të botës sllave!
Mendova të bëj një vërejtje jo si njohës i lëndës, por thjesht si lexues. E kam fjalën për pozitën e vasalit që autori i atribuon Skënderbeut. Në libër O. J. Schmitt i thurr lavde që janë aq më shumë bindëse kur ngrihen nga një studiues i huaj dhe kur her¸ her¸ trajtesat shqiptare shp¸rfillen si jo
te besueshme. Mjafton të lexojmë disa rreshta aty-këtu nëpër libër. “Qysh në të gjallë të vet Skënderbeu mori lavdi të madhe në Ballkan dhe në Perëndim. Ai kishte sfiduar me sukses sulltanin si i vetmi fisnik ortodoks i Gadishullit. Kasnecët
e tij e kishin përhapur kumtin e këtyre sukseseve në oborret e Evropës”. Është një kre i veçantë që i kushtohet “karizmës” së tij. (fq. 111-124). Pikërisht pasi ke lexuar këto faqe vjen si e papritur që autori e ve Skënderbeun thjesht në pozitën e vasalit të mbretit të Napolit, Alfonsit V. Çfarë është në parim vasaliteti? Është një kategori juridiko-ndërkombëtare që përcaktohet si një lidhje e qëndrueshme nënshtrimi e varësie e “më të voglit”, vasalit kundrejt “më të madhit”, suzerenit.
Vasali mund të ketë një autonomi të brendshme, por për sa i përket arrëdhënieve me të tjerët është i varur, nuk mund të veprojë pa pëlqimin e uzerenit. A ka qenë efektivisht Skënderbeu në një shkallë të tillë varësie kundrejt mbretit të Napolit? Autori e përsërit këtë gjatë gjithë shtjellimit të lëndës, madje e trajton posaçërisht në një nga krerët më të gjatë.
Pasi e hap me cilësimin “Hero i Rilindjes Evropiane” i vë titullin “Vasal i Napolit” (fq. 279-305). Kam mendimin se O. J. Schmitt arrin në këtë konkluzion duke u nisur nga një pikëpamje thjesht formale. E quan të mjaftueshme të mbështetet në nj¸ letërkëmbim midis
Skënderbeut dhe Alfonsit të Napolit.
Përmendet p.sh. një ndihmë që Skënderbeu i kërkoi në mars 1451, Alfonsit, duke i premtuar se “pas dëbimit të osmanëve do të bënte personalisht para mbretit betimin e vasalitetit” (fq. 107). “Në këtë mënyrë, - konkludon autori, - Skënderbeu u bë vasal i kurorës napolitane” (fq. 108). Aty për aty shtohet se në dokumentet e kohës qoftë të Alfonsit apo të Venedikut apo të papës Skënderbeu quhet thjesht “zot i Krujës” ose “zot në viset arbëreshe”.
Argumentin tjet¸r për tezën e tij autori e gjen te një letër që Skënderbeu i dërgonte në korrik 1456 Dukës së Milanit në të cilën ai shkruante: “Theksojmë se për Shkëlqesinë tuaj nuk ka mbetur e fshehtë që jemi vasal dhe kapiten të të shkëlqyeshmit mbretit të Aragonës në viset arbëre” (fq. 279). Autori shton se “Skënderbeu nuk ishte vasal vetëm në kuptimin e rangut, ai kishte ndaj Alfonsit një ndjenjë të thellë besnikërie” (fq. 280). Kjo është ana formale e trajtimit dhe gjykimit, nisur nga “betimet solemne” të vasalitetit. I kthehemi përsëri pyetjes:
a pasqyrohet kjo pozitë e vasalit në veprimtarinë konkrete luftarake dhe politike të Skënderbeut? Vetë autori bën një përshkrim të gjatë e të hollësish¸m të kësaj veprimtarie dhe ajo e ve në dyshim konkluzionin e tij. Ai vetë flet për “pozitën
e spikatur të Skënderbeut që shprehej simbolikisht përmes petkash të shtrenjta dhe armësh madhështore të çmuara të cilat ia dhuronin Venediku, Papa dhe Milano” (faq. 128). Kryesorja është se në qëndrimet dhe veprimet e tij,Skënderbeu nuk del aspak i kondicionuar nga “vasaliteti”. Ai hyn në luftë, në aleanca ose në traktativa pa pyetur “suzerenin”, madje dhe në kundërshtim me politikën e tij.
__________________
Letra e Sulltanit derguar Skenderbeut
"Unë, Lartëmadherija, Emiri i Madh, Muhamet-Beg, i biri i Lartëmadherisë se tij Emirit te Madh Sulltan Murat-Begut"
Skenderbeut, princit te Shqiptarve e pirotve, shendet.
"Unë nuk njoh, shumë i dashtuni Skenderbeg, miqësi më të lidheshme se ajo qe vjen nga miqësia engushtë; mbi te gjithat kur kjo lidhje është formuar që nga rinija, "si¨në mes neshë, atëhere që ishe pengë tek i ati imi dhe qe ne te dy jetonim së bashku si vllëzer.
Dhe kur mendoj per ato momente te kendsheme te feminisë sonë, kur më kujtohen sherbimet e tuaja të shkelqyera, për te gjitha qe ke bër per te famshmen shtepi te Otomanit, për ngritjen e perandorisë sonë, ju pergezoj dhe per te ju vertetuar me duket se eshte nje detyr perandorake.
Asgjë nuk do me ishte më e kendshme per mua, e marr Perendin deshmitar, vetem qe t'ju shof perseri dhe te knaqem nga prezenca juaj.
"Nese trupat e forcave te mija keto ditë kan guxuar te pushtojnë Shtet e tuja dhe te shtrojnë dhunim, unë s'jam pergjegjes; ato kane vepruar pa urdherin tim dhe fitoret tuaja mbi ta nuk me kane hidheruar fare.
"Mirëpo ta lëmi këtë, për te ardhur ne marredhenjet tona te vjetra; se një bashkim i shenjtë paqësor do te na pajtonte pergjithëmon.
"Pra, qe se si do te ishin bazat e aliances sonë;
po te thëm, ta dini mirë se cilat jane pikat qe udhezohet paqa me keto kushte.
"Unë kerkoj qarkullim te lirë neper tokat tuaja "për trupat e mia, qe shkojne te luftojnë kunder Venedikasve; pastaj te me japish, peng, Gjonin birin tuaj, per te cilin do kujdesm "si per femiun tim; dhe me ne fund njerzit te mujne te bejne tregti lirishtë mes tyre.
"Nese ti pranon, eja, lirishtë tek une : pritja do jet e rangut madhor.
"Po, mbi besimin dhe fjalen e suverenit, do te benim marreveshje te besushme me juve per nje paqe te pathyeshme; asnjhere më vendi yt nuk do shqetesohet as nga ushtria ime dhe nga tjeter kushi.
"Për te tjerat, nese keni ndonjë pytje per te bërë, apo per te "kthjellur dyshime, drejtohu me plotë besim, te derguarit tim Mustafas.
Dhënë në qytetin tonë perandorakë të Konstantinopojes "Më 6 Maj, 1461"
Ismail Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Skënderbeut
Shkrimtari i njohur bën thirrje për mbrojtjen e identitetit shqiptar: Përbaltja, rrënim për kombin tonë.
Nga Ismail Kadare
Dramaturgjia përbën pjesën më të papërfillshme në letrat shqipe. Nga ana e saj, jeta teatrale nuk ka shkëlqyer kurrë në këtë zonë të Ballkanit. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri Popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur Kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj.
Për një habi, që në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme, faktorët pro-teatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundër-teatrorë. Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt. Ndër rrethanat që mund t‘i jepnin shtysë të ndjeshme teatrit shqiptar, dallohen tri kryesoret. E para, vendi i shqiptarëve, që prej mijëra vitesh është fqinj me atë të grekëve, trualli ku lindi teatri antik. Për nga gërmadhat e moçme teatrore, Shqipëria është ende sot një nga vendet më të pasura në kontinent. E dyta, doket shqiptare, qoftë të gëzueshmet, qoftë të përzishmet, kanë një ngjyrim të theksuar teatror.
E treta, vetë tipologjia e njeriut shqiptar, gjestet, e folura, dëshira për t‘u dukur, etja për lavdi, për publik e për duartrokitje e afrojnë atë më shumë nga teatri se nga realizmi. Faktorët e kundërt me këto nuk kanë qenë as më të paktë e as më të dobët. Në pesë shekujt e sundimit osman, në mos ndalimi i plotë i teatrit, armiqësia e shtetit turk ndaj tij, bëri që shtetasit e perandorisë të largoheshin nga trazimet që jepte skena. Gjysmë i ndaluar, teatri pati një zhvillim fare të druajtur vetëm atëherë kur Turqia ndihej e detyruar t‘i bënte lëshime Evropës dhe evropianizmit. Vendet nën pushtim zakonisht s‘kanë teatër të zhvilluar.
Mungesa e jetës shoqërore, e institucioneve dhe pasioneve partiake, e jetës parlamentare, e tribunave dhe përplasjes së ideve, e fushatave dhe proceseve të mëdha, së fundi, mungesa e shtypit të lirë, të gjitha këto kanë bërë që tundimi teatror të mos këndellej asnjëherë.
Koha çerekshekullore e dy mbretërive shqiptare, me një rend republikan midis, ishte e pamjaftueshme për të davaritur përgjumjen e një nate pesëshekullore. Ideja e Fan Nolit, për të përdorur drama të tilla si "Jul Cezari" i Shekspirit, ose "Armiku i popullit" i Ibsenit, si ushqim zëvendësues, në mungesë të dramaturgjisë shqiptare, ishte e fisme si ide, por iluzore në thelbin e saj.
Si të mos mjaftonte kjo mbrapshti, pikërisht kur po vinte koha e zgjimit të vërtetë, mbi teatrin shqiptar ra një fatkeqësi e re: faktori komunist. S‘ngjante me përgjumje, përkundrazi shoqërohej me lodërti dhe zhurmë festash e olimpiadash, por, në të vërtetë, ishte më e keqe se gjumi. Ndërsa gjithë letrat shqipe i vuajtën teoritë varfëruese të realizmit socialist, heroin pozitiv zotërues, urrejtjen klasore, klimën e hareshme drejtpeshuese, e të tjera marrëzi të ngjashme, teatri ishte ai që do të rrëzohej përfundimisht prej tyre. I luajtur në skenë përpara sallave të mbushura, të cilat syrit dyshues të shtetit i ngjanin si salla të mundshme mitingjesh kundër tij, teatri iu nënshtrua një censure paranojake. Për të dhënë veç një shembull, mjafton të përmendim teorinë e mungesës së konfliktit, asaj që i hiqte teatrit edhe mundësinë e fundit të ballafaqimit, qoftë edhe në mënyrë fare të druajtur, të mendimeve disi të ndryshme.
Një nga marrëzitë më të mëdha, ishte zotërimi i heroit pozitiv, i cili u bë aq i mërzitshëm e i bezdisshëm, saqë në krahasim me të, personazhet negativë, pijanecët, horrat, kumarxhinjtë, borgjezët e rrëzuar plot vese, ngjanin më tërheqës se pozitivët, duke rrezikuar të bëhen model për spektatorët. Nga frika e një gjëje të tillë, u shpik teoria e radhës, që në teatër konflikti midis "të mirit e të ligut" të zëvendësohej me një tjetër, atë të konfliktit midis "të mirit" me "më të mirin"!
Ishte një nga shenjat që jo vetëm të ashtuquajturit art socialist, por gjithë rendit, po i vinte fundi.
2.
Në fundajën e varfër e të pikëllueshme që u përmend më lart, nuk mund të kishim veç një
prodhim të paktë e të varfër teatror. Nuk ishte e rastit që drama e parë shqipe u shkrua jashtë Perandorisë Otomane, nga arbëreshi Françesk Anton Santori, aty nga mesi i shekullit XVIII. Ashtu si nuk qe e rastit që një nga dramat e rralla të mëvonshme, "Izraelitë e filistinë" e Fan Nolit, siç e tregonte titulli, ishte tepër larg jetës shqiptare. Më pas, dy komeditë e Anton Zako Çajupit, "Pas vdekjes" dhe "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër", të vetmet që vazhdojnë të luhen deri në ditët tona, arritën të sjellin në skenë diçka nga jeta shqiptare.
Pjesë teatrale patriotike, shpesh sentimentale, disa herë me subjekte antike, si ato të Ethem Haxhiademit, e krahas tyre drama moralizante dhe pjesë teatrale me subjekte edukuese, emancipuese e fetare, si ato të shkrimtarëve katolikë veriorë, ndër të cilat "Juda Makabe" e At Gjergj Fishtës, ishin të pamjaftueshme për të siguruar një klimë të vijueshme të jetës teatrore. Në këtë tablo të paktë e manastirore, është e kuptueshme që kërkesat e ligjshme për një dramaturgji të nivelit të lartë vetvetiu do të zbeheshin. Është kjo një arsye më tepër që t‘i gëzohemi ndoshta më tepër se ç‘duhet zbulimit të dorëshkrimit të një drame, zbulim që në kushte të tjera të një zhvillimi normal të dramës do të kalonte ndoshta jo fort i vërejtshëm.
Është fjala për dramën "Foleja kombëtare" e Mithat Frashërit, personalitet i shquar i jetës kulturore dhe politike shqiptare, bir dhe nip i familjes së madhe të Frashërllinjve. Është një rast i qartë kur personazhi e kapërcen dukshëm veprën e vet, në këtë rast dramën e vetme që e ka lënë në dorëshkrim. Kur një shkrimtar kthehet në lider, ose anasjelltas, lideri në shkrimtar, gjithmonë krijohen probleme. Me Mithat Frashërin, alias Lumo Skëndo, çështja është më e ndërlikuar. Prozator me talent të spikatur, shkrimtar fin, autor, ndër të tjera, i librit me tregime dhe novela "Hi dhe shpuzë", si dhe i kujtimeve për një udhëtim të vitit 1915 në Zvicër, pamjet e së cilës i ripërtërijnë ëndrrën e vjetër të rilindësve për ta parë atë vend si model të ardhshëm të Shqipërisë evropiane, Mithat Frashëri është zhvendosur disa herë nga letërsia në politikë dhe anasjelltas, derisa e ka lënë këtë botë në moshën gjashtëdhjetenëntëvjeçare.
Për vdekjen e tij misterioze, në një hotel të Nju-Jorkut, më 1949-ën, gjithmonë e më tepër shtohen dyshimet se ka qenë vepër e zbulimit të fshehtë sovjetik për llogari të aleatit të tij, Shqipërisë komuniste. Në këtë rast, do të kishim të drejtë të thoshim se nga dy pasionet e tij në jetë, ishte politika ajo që ia mori jetën, në kohën që letërsia i dha një jetë të dytë. Ndërsa vepra e tij letrare në prozë ka zënë vend në fondin e thesarit shqiptar të letrave, drama "Foleja kombëtare" nuk ka qenë veçse një incident, aspak me kuptimin e keq të fjalës. Ai vetë duhet ta ketë gjykuar si të tillë, përderisa nuk e ka botuar, por as asgjësuar. Më tepër se një dramë është drafti i një drame, një synim, një skicim, një ngrehë paraprake për pjesë teatri, e lënë në kantier, siç u ndodh shpesh njerëzve të letrave. Në fund të fundit, mund të merret si një peng a qortim ndaj dramaturgjisë së kursyer shqiptare, e cila gati dy shekuj pas dramës së parë shqipe, ende s‘ka qenë në gjendje të japë një pjesë të madhe teatri, nga ato që skenat e çdo vendi e presin gjithmonë me padurim.
"Foleja kombëtare", ndonëse e pakryer si vepër, zgjon interes për një vlerë gjithmonë të çmuar në art: synimin për përmasa të mëdha. S‘është vetëm rrokja e dy trazimeve themelore të jetës shqiptare për gati një shekull, ndriçimi përmes dijes dhe arsimit të kombit në mënyrë paralele, për meshkujt dhe për femrat, as për listën tepër të lartë e të fisme të personazheve, duke nisur nga Naim Frashëri, At Gjergj Fishta, Lef Nosi, Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami Frashëri, sulltani turk, motrat Qiriazi, ministri i Jashtëm turk etj., për të përfunduar te pjesa e pafisme, si spiuni shqiptar Halil, që spiunon Naimin te vetë ministri i Brendshëm turk etj.
Është fjala për trajtimin dramatik të gjithë kësaj lënde në një horizont të gjerë, të njohur tepër rrallë, për të mos thënë të panjohur për teatrin ballkanik. Është fjala për skenat, si ajo e aktit të parë, ku autori, natyrshëm e pa asnjë kompleks, vendos përpara nesh dy personazhe, që për nga qëllimet janë më të largët se dy planetë: sulltanin turk Abdyl Hamitin dhe poetin shqiptar Naim Frashëri. Dialogu midis tyre është më se befasues e paradoksal. Sulltani e paralajmëron, më saktë, e kërcënon Naim Frashërin, se përgjegjësia
për trazimet që mund të sjellë çelja e shkollave shqipe, do t‘i bjerë atij si një nga zyrtarët më të lartë të censurës perandorake! (Diçka aspak e shpikur prej autorit - nip të poetit të madh.)
3.
Që Mithat Frashëri e hodhi për herë të parë e, me sa duket, të fundit, këtë dëshirë të tij teatrore, në vitet tridhjetë, dëshmonte se dy çështjet që do të përcaktonin fatin e mëtejshëm të kombit: shkollat shqipe dhe emancipimi i gruas shqiptare (të dyja të zhytura në terr prej osmanllisë) ishin ende probleme të ditës, madje do të vazhdonin të ishin të tilla në të ardhmen. Mithat Frashëri, i fajësuar me gjithë koleksionin e akuzave, të cilat njeriu shqiptar, për fat të keq, i përdor aq bujarisht, i himnizuar me koleksionin tjetër, të kundërtin, si "gjeni i kombit", që njeriu shqiptar, përsëri për fat të keq, i përdor aq koprracish kur duhet, e aq pa vend kur nuk duhet, ka shfaqur disa herë parashikime me të vërtetë profetike. Sikur ta ndiente nga do t‘i vinte jo vetëm fatkeqësia e re kombit shqiptar, por atij vetë, vdekja, ishte i pari njeri në botë që gjeti një fill bashkues midis ngjarjeve të 1917-ës në Rusi dhe rebelimit proturk të Haxhi Qamilit në Shqipëri, katër vite më parë, më 1913!
Si një paralajmërim ndëshkimi për atë profeci, dy vite përpara vrasjes në Nju-Jork, armiku numër një i Frashërit, shefi i komunistëve shqiptarë, shkroi të vetmen sprovë historike, kushtuar Haxhi Qamilit, ku, në kundërshtim të plotë me gjithë mendimin shqiptar, e himnizonte të çmendurin mizor nga Sharra, që nën zhurmën e daulleve dhe ulërimave "Dum Babën!" (lexo Sulltanin) kërkonte kthimin e Shqipërisë nën sundimin osman. Kjo kundërvënie e dy personazheve rrotull psikopatit turkofil ishte kuptimplotë. Ajo dëshmonte se sundimi osman në Shqipëri ishte më keq se një sundim ushtarak. Ajo dëshmonte synimin osman, jo thjesht për ta mbajtur të sunduar Shqipërinë, por për ta zhbërë si të tillë. Turqizmi i popullit shqiptar ishte projekti më i lemerishëm me të cilin tij i ra fati të ndeshet. Për fat të keq, mekanizmat mbrojtës të tij nuk u treguan të aftë për të shmangur plotësisht të keqen. Për vizionin otoman, ndër popujt e Ballkanit, populli shqiptar ishte ai që ndërkaq kishte vdekur.
Ai përftohej si turk, trajtohej si i tillë, me fjalë të tjera favorizohej si turk, por, ndërkaq, nëse kërkonte identitetin e vet, ndëshkohej egërsisht si turk i pabesë. Një pjesë e tragjedisë shqiptare ishte pikërisht interpretimi i keq i statusit të tij. Në vjershën e dëgjuar "Jam turk, elham-dulila", poeti Esad Mekuli e shpallte me dëshpërim këtë nyjëtim dramatik ku kishte ngecur ende si në kurth njeriu shqiptar. Shumë njerëz bënin pyetjet: përse Shqipërisë i shkojnë punët mbrapsht? Përse për të tjerët po zbardhte liria, e për Shqipërinë jo? Rilindja shqiptare, bashkë me pararendësit dhe pasrendësit e saj, e kapi hijen e vdekjes që po i vërtitej kombit. Robëria e gjatë po pillte filozofinë e robërisë, ngadhënjimi i së cilës do të ishte shumë herë më fatal se robëria vetë. Shkrimtarët veriorë, Budi, Bardhi, Bogdani, më pas arbëreshët me De Radën në krye, e fill pas tyre vargu i vetë rilindësve, të herët a të vonë, si Naimi, Mjeda, Çajupi, Fishta e deri te Noli, u ranë gjithë kambanave që duhej të zgjonin shqiptarët, për t‘i ngritur kundër robërisë, por sidomos kundër filozofisë së saj.
Për aksionin e saj, dëshpërimisht solemn, Rilindja shqiptare solli në Shqipëri fantazmën e dëbuar, Gjergj Kastriotin, të cilin Evropa, për fatin tonë, na e ruajti, jo vetëm në sheshet dhe rrugët e pagëzuara me emrin e tij, por edhe në kujtesën e saj. Mithat Frashëri ishte njëri nga rilindësit që i jetoi të tria kohët, atë të sundimit osman, të Shqipërisë së pavarur dhe fillimin e komunizmit, asgjësuesin e tij. Koha e republikës së Nolit dhe ajo e mbretërisë së Zogut, e para mjaft e shkurtër, e dyta jo aq e gjatë sa ç‘do të duhej, ndonëse në kundërshtim me njëra-tjetrën në shumë gjëra, u bashkuan në një pikë themelore, njëmendësimin e ideve të Rilindjes shqiptare, dhe testamentin e Gjergj Kastriotit, thënë ndryshe, nxjerrjen e tyre nga statusi idealist e romantik dhe vënien në themel të institucioneve, të filozofisë, të politikës e të strategjisë shqiptare.
Për fat të keq, koha e pavarësisë ishte e shkurtër për t‘ia lënë vendin periudhës groteske të varfërisë, terrorit dhe izolimit komunist. Pyetjet: përse Shqipëria vazhdon të jetë e pafat, përse të tjerët ecin e ajo ngec, bëheshin tani, me të njëjtin pezmë fatalist, ndonëse për një tjetër fatkeqësi. Ato pyetje do të përsëriteshin më pas, atëherë ku s‘do të duhej, pas rënies së komunizmit. Ato vazhdojnë të bëhen sot, jo vetëm nga mendjet elitare, por nga shumica e shqiptarëve, gjithkund ku ata ndodhen. Përgjigjet për to janë të ndryshme dhe kjo është e kuptueshme. Pas dy robërive, aq pranë njëra-tjetrës, vizioni shqiptar i botës mbetet ende i turbullt e kaotik. Midis përgjigjeve është njëra që gjithmonë e më shpesh përsëritet, në mënyrë ogurzezë: në Shqipëri punët do të shkojnë gjithmonë e më mbrapsht, përderisa në qendër të Tiranës nuk do të hiqet shtatorja e Skënderbeut për t‘u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit. Ngjan e pabesueshme, por këto fjalë të një rimohuesi nga Shqipëria, hulumtuesit mund t‘i gjejnë jo më larg se tre muaj më parë. Një tjetër rimohues, këtë herë nga Kosova, shkruan, e zezë mbi të bardhë, se "antishqiptari Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve".
Emri i këtij rimohuesi është H. Ferraj dhe sa ç‘është e madhe habia për mashtrime të tilla, po aq, në mos më shumë, është habia tjetër se ky rimohues paska përkrahje në rrethet universitare e gjysmëzyrtare në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky, duke abuzuar me lirinë kaotike, shpesh karikatureske shqiptare, guxojnë të hedhin mendimin se regjimi i egër komunist shqiptar, ishte i tillë ngaqë u projektua në bazë të orientimit të rilindësve shqiptarë! Për të mos u zgjatur me këtë barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalët e një tjetër rimohuesi, prapë nga Kosova, që bën paralajmërimin se të kesh qëndrim mohues ndaj Perandorisë Osmane sot është njëlloj si të sulmosh miqtë tanë amerikanë, që çliruan Kosovën!
Ç‘të thuash për këtë nostalgji të ringjallur befas një shekull pas ikjes së osmanëve? Ta quash groteske, tragjike, komike nuk mjafton. Të thuash se po t‘i përmbahej programit të Rilindjes, Shqipëria jo që s‘do të bëhej kurrë komuniste, por do të ishte prej kohësh një shtet model në Bashkimin Europian, është prapë pak. Të thuash se i ashtuquajturi "mit" i Skënderbeut, u ngjiz shekuj më parë kur komunizmi nuk ekzistonte askund, se u sublimua prej Rilindjes dhe pastaj prej kohës së pavarësisë, prej Nolit dhe Zogut, se komunizmi jo vetëm ishte i huaj për të, por në vitet e flirtit me jugosllavët 1946-1947, emri i heroit pothuajse u zhduk nga shtypi shqiptar. Të vazhdosh me kronikën e asaj që mund të quhet "lufta e shtatoreve", kur më 1968, qeveria shqiptare bëri çmos që pagëzimi i sheshit "Skënderbe" në Paris, bashkë me shtatoren midis, të mos lejohej prej qeverisë franceze dhe bashkisë së Parisit?
Të vazhdosh me ngritjen e shtatores së shefit të komunistëve shqiptarë, njëzet hapa pranë shtatores së heroit, paralajmërimi i hapur, se Kastrioti do të zhvendosej së shpejti dhe sheshi i parë i Shqipërisë do t‘i përkiste këndej e tutje, patronit të ri komunist? (Brenda tre viteve, historia do të jepte një nga mësimet madhështore të saj, kur princi mesjetar do ta shihte rivalin jetëshkurtër të tij t‘i zvarritej mu përpara syve, krejtësisht në stilin e Mesjetës.) Shumëkujt mund t‘i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t‘i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë. Në kohën që po shkruhen këto radhë, metropoli shqiptar vlon nga polemika: ta ruajmë apo ta rrëzojmë Skënderbeun! Vetë shtrimi i çështjes është njollë e zezë për Shqipërinë. Dihet se kush do ta fitojë këtë polemikë, por vetë fakti që ajo ndodhi, që populli shqiptar, një shekull pas osmanllisë, ende guxoi ta lejojë një pyetje të tillë, është një turp për të. Nën këtë ndriçim të keq, do të zbulohet ndoshta më qartë ai cen që e ka shtyrë disa herë nga gabimi në gabim.
Polemika vulgare dhe imorale për rilindësit dhe Skënderbeun është shenja e një sëmundjeje më të thellë, prej së cilës kombi shqiptar, nëse kërkon një të ardhme në këtë botë, duhet të shërohet. Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin "Dum Babën!". E ndërkaq, mund të thuhet se janë jo vetëm më të rrezikshëm, por më vulgarë e më pa moral se ata. Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to. Të mësuar të nderojmë personazhe të shquar, artistë, politikanë e gra të bukura, në çastin kur ujërat e zeza shpërthejnë, ne kujtohemi për ata që përveshin mëngët e zbresin të punojnë mes tubave, veglave e territ, atje ku nuk guxon të zbresë kush. Duke kujtuar se po ia hedhin publikut, intelektualët gjysmakë, ata që ushqehen kryesisht nga "Google", merren me raportet mit-histori, pa kuptuar asgjë prej tyre. Pa e ditur se nocionet mit, histori, mitizim e çmitizim janë shumë më të ndërlikuara se ç‘i di mendja e tyre e ngushtë.
Me nocione të tilla zakonisht, e sidomos me raportet mit-histori, është e lehtë të bëhen spekulime. Përpara se të jenë kundërthënëse, ato janë plotësuese, dy vizione të botës, njëri i dendësuar jashtë mase, e tjetri, po ashtu, jashtë mase i faktuar, që mëtojnë të njëjtën gjë: të rrëfejnë botën dhe njerëzimin. Seriozë nuk janë provokatorët e këtij diskutimi, por serioz është, ndërkaq, problemi. Në kohën kur Shqipërisë së sotme, familja e popujve evropianë i kërkon zbardhjen e së vërtetës për regjimin e saj të turpshëm, prej të cilit nuk ka as njëzet vite që ka dalë, një aksion thellësisht çoroditës kërkon ta kthejë energjinë dhe vëmendjen gjashtë shekuj pas, në një hulumtim krejtësisht të kotë. A ka alibi për këtë çoroditje?
A ka vërtet diçka serioze për të qortuar e ndrequr në atë që është quajtur "moti i madh" i shqiptarëve? Ajo epokë, si asnjë tjetër, është zbardhur e dëshmuar në mijëra libra e studime, nga Uashingtoni në Tokio, nga Tirana, Venediku e Roma në Londër, Stokholm e Shën Petërburg. Nga kjo mizëri botimesh e faktesh del një dëshmi përgjithësisht unanime: një luftë për jetë a vdekje e shqiptarëve dhe gjithë ballkanasve kundër Perandorisë Osmane. Një thyerje me pasoja fatale: shkatërrim fizik, kulturor, moral. Për ironi të fatit, populli shqiptar, ai që besoi se po favorizohej, pësoi goditjen më të rëndë. Ajo ishte në logjikën osmane: popullit që iu vu shenjë për t‘u turqizuar, pikërisht ai, në rast kundërshtimi, do të ndëshkohej më rëndë. U shestuan, kështu, dy projekte paralele: shkombëtarizimi, që do të ndodhte në truallin shqiptar, shpërngulja masive, gjenocidi i fshehtë, që do të përfundonte në rrafshinat e Anadollit. Akti i fundit i kësaj shpërnguljeje do të ndodhte në shekullin XX, si rrjedhojë e pakteve të fshehta turko-jugosllave për të zbrazur një pjesë të Kosovës.
Ajo që më së shumti vërteton jo favorizimin, por diskriminimin shqiptar, është ndalimi i gjuhës së shkruar shqipe dhe ndalimi i shkollave shqiptare. Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga "Historia e shqiptarëve", e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në "perandorinë tolerante", përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.
Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli. Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!
Nga ky këndvështrim, mendimi gjenial i Mithat Frashërit kur e përqasi mizorinë haxhiqamiliste me atë bolshevike, e ruan ende të plotë vlerën e vet. Rrënimi i Skënderbeut, natyrshëm shfaqet këtu si synim i përbashkët i dy armiqve kryesorë të Europës, otomanizmit dhe bolshevizmit. Rrënimi i Skënderbeut është i pandarë nga rrënimi i Shqipërisë. Gjergj Kastrioti është vënë kështu në një rrethim të dyfishtë: nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi. Kjo do të ishte nga njëra anë zbrazja më e madhe e Shqipërisë, e nga ana tjetër mbyllja e një cikli të zi për Kosovën, kur kjo e fundit, provincë e përjetshme serbe dhe djep i Serbisë, siç ëndërrohet prej sllavëve, do ta kishte të natyrshëm, sipas tyre, një kryezot serb.
4.
Nostalgjia e kohëve të fundit për osmanizmin, nostalgji që vetë Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste do ta dënonte, është më shumë se shqetësuese. Çdo vonesë në zbehjen e pastaj shuarjen e saj e bën më të zezë njollën që ajo po i vë kësaj shoqërie. Raportet e një populli me lirinë janë shenja e parë identifikuese e tij. Ato janë karta e parë kredenciale, e fisme apo e pafisme, me të cilën ai shfaqet përpara familjes së popujve.
Flirtet e turbullta me robërinë dëshmojnë, as më pak, as më shumë, raportet e turbullta me lirinë. Një dëshmi e munguar për këtë të fundit, do ta vinte kombin shqiptar në bankën e turpit, si i vetmi popull në kontinent, që, duke shkelur më të epërmin ligj moral të njerëzimit, e modifikoi identitetin e vet, për t‘ia përshtatur atë robërisë. Historia e kthyer në mit (dhe jo miti në histori) e Kastriotit ka qenë dhe mbetet një histori fund e krye pozitive, shqiptare dhe europiane. Është pjella e parë e përbashkët e Shqipërisë me Europën dhe, si e tillë, përveç që na nderon, na jep shpresë.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...