Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/12

Pas 12 ditësh gjendet i vdekur Fidan Rasim Shabi nga Peja





1.Plagoset rëndë biznesmeni pejan Salih Kastrati





Sali Kastrati, argjendari ndër më të njohurit dikur në Pejë, është plagosur në një sulm me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në Pejë.

Biznesmeni pejan është lënduar nga eksplodimi që ka ndodhur në orët e paradites së të enjtes rreth orës 10:30 në rrugën “Mbreti Bardhyl“. Kastrati ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, prej nga më pas nën shoqërimin e policisë është dërguar në Qendrën Klinike në Prishtinë, për shkak të lëndimeve të rënda.

Policia nuk ka dhënë asgjë lidhur me motivet e rastit, përveç formulimit të lëshuar në një komunikatë, sipas së cilës “nga hetimet paraprake ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe motivi” dhe dyshohet se mjeti është hedhur nga persona të panjohur.

Argjendari Kastrati deri në vitet e pasluftës ka qenë ndër argjendarët më të njohur, pronar i argjendarisë në zë “Te Kastrati” dhe një njësie në të cilën merrej me punimin e arit.

Ishte në zë për medaljonet e njohura me portretin e Skënderbeut dhe vulën e presidentit Rugova. Vitet e fundit, megjithatë, biznesi i tij kishte rënë deri aty sa argjendarinë e njohur e kishte mbyllur krejtësisht.




Burime nga hetimet tregojnë se ai ka qenë pjesë e disa gjyqeve, pasi mendohet që ishte i përfshirë në disa raste të borxheve.

Hetimet e policisë lidhur me to e kanë iniciuar pistën e parë ku po gjurmohet, pa përjashtuar edhe motive tjera pasi që Kastrati ka qenë cak edhe i së paku dy sulmeve tjera, që si duket më shumë kanë pasur për qëllim që ta frikësojnë sesa ta lëndojnë.

Shpërthimi i i fundit kishte ndodhur jo më shumë se tri javë më parë para lokalit të dikurshëm të tij afër Shtëpisë së Mallrave në orët e mbrëmjes, por nuk kishte pasur të lënduar.

Sipas hetimeve, viktima si duket edhe sot në orën e paradites ka pasur një paraqitje në Gjykatën e Pejës, vetëm pak para se të ndodhte shpërthimi.


2.Vdes biznesmeni Salih Kastrati


Më mëngjesin e së mërkurës ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kovës biznesmeni i njohur pejan Salih Kastrati, i cili ka qenë i shtrirë aty që nga data 15 mars e këtij viti, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga një shpërthim granate që kishte ndodhur para shtëpisë së tij.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë se Sali Kastrati ka ndërruar jetë të mërkurën (18.04), në orën 07.25 minuta në QKUK Prishtinë.
“Salih (Shaban) Kastrati, i lindur me 06.08.1948 në Pejë, që nga koha e plagosjes nga shpërthimi me mjet shpërthyes, ka qenë në tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa sot Qendra Operative DRP-Pejë ka pranuar informacion se viktima ka ndërruar jetë sot në mengjes, prandaj Njësiti i Hetimeve Rajonale ky rast do hetohet si vrasje”, deklaroi Ibra.
Ibra më tej bëri me dije se nga Gjykata Qarkut në Pejë është lëshuar urdhëresa për zhvillimin e autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.





3.Është zhdukur  i riu Fidan ( Rasim )  Shabi nga Peja







Është zhdukur pa gjurmë tashmë pesë ditë i riu Fidan Shabi nga Peja, bëjnë të ditur familjarët e personit, kërkimin e të cilit e ka filluar edhe policia e Kosovës, e cila zhdukjen e tij, e vlerëson si rast të rrezikshmërisë së lart. Fidani (23.02.1992) është i lindur dhe banor i Pejës, rruga “Fan Noli” nr.4.

Fidani për herë të fundit është parë më 01.05. 2012, ndërsa për zhdukjen e tij është njoftuar policia nga familjarët më 02.05.2012 rreth orës 20:00 në Stacionin Policor të Pejës.



Familja e Fidanit është katër anëtarëshe. Ai jetonte me nënën, vëllain më të madh dhe me një motër më të vogël, ndërsa babai i ka vdekur kur Fidani ishte katër vjet, nga infarkti në zemër.

Sipas tezes së tij, Fidani, nuk është as i martuar, as i fejuar dhe për aq sa është në dijeni familja, ai nuk asnjë lidhje me ndonjë femër.
Fidani së fundi ka punuar me dajën e vet në kasaphanën “Buquki”.

Sipas tezes, besohet se policia tashmë ka arrestuar një person në lidhje me zhdukjen e Fidanit. “Në Kosovë është një i arrestuar, por policia po i vazhdon hetimet”, thotë tezja, që jeton jashtë.

Sipas tregimit të tezes, Fidani është zhdukur pasi ka dalur nga shtëpia me taksi, të martën rreth orës 24.00 pas mesnate, pasi e kishte marrë një telefonatë, që nuk dihet nga kush është bërë.

“Të martën pas mesnate rreth orës 12.00, e ka marrë një telefonat dhe ka dal nga shtëpia, ka shku me taxi. Prej, atij momenti nuk dijmë gjo për to”, thotë ajo.



Sipas përshkrimit të tezes së tij dhe policisë, Fidan Shabi, “është zeshkan, i gjatë 1.85 m, peshon rreth 73 kg, ngjyrën e syve e ka kafe.

Në momentin e largimit nga shtëpia ka pas veshur bluz me mëngë të shkurtra, të kuqe, pantallona të zeza, patika bardh e zi, kapuç kaçket ngjyrë kremi, i ka pas dy telefona me veti, njëri me numër të Ipko-s dhe tjetrin me numër të Vala-s”.

Sipas tezës, Fidani ka vazhduar të kishte qasje në numrin e Valës, edhe për rreth 24 orë, por jo edhe në Ipko. “Prej atij momenti Ipko ka qenë i ndalun, e vala ka pas qasje në rrjet deri të mërkurën në mbrëmje. Në ora 22:00 kanë provuar me thirrë, i kan çu sms, po pa sukses. Nuk osht lajmruar, që nga e martja nuk dimë kurgjo”, thotë tezja Besarta.

Ndërsa, policia nuk thotë nëse ka ndonjë të arrestuar, por ajo ka shpërndarë disa të dhëna nëpërmjet një komunikate vetëm sot, pas katër ditësh, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve që ta gjejnë Fidanin.
“Njësitet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operacionale në vazhdim për gjetjen e tij, dhe është vlerësuar si rast serioz me rrezikshmëri të lartë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e specializuara për Krime Serioze dhe Njësiti për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Prokurorin përkatës të çështjes”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës./Floripress,07.05.2012/




4.Arrestohet vajza e Salih Kastratit


Ditë më parë kishte vdekur nga plagët e marrura në një sulm me bombë biznesmeni pejan Salih Kastrati. Disa ditë më vonë u zhduk 20 vjeçar Fidan Shabi, trupi i pa jetë i të cili është gjendur sot, ku si e dyshuar është arrestuar edhe një femër.

Burime të Floripress-it bëjnë me dije se e arrestuara në këtë rast është vajza e biznesmenit Salih Kastrati, Besarta Kastrati.

Më poshtë e plotë komunikata e Policisë:

“Grupi hetimor i Njësitit të Hetimeve Rajonale në Pejë,pas një pune intenzive operativo – hetimore kanë arritur që më datë 04.04.2012 të identifikojnë dhe arrestojnë shtetasin e Kosovës , A. (E) Ll. lindur më 29.05.1994 nga Peja.

Gjate hetimit ka rezultuar se ky i dyshuar është i implikuar në rastin (shpërthim i granatës dorës M 52)me datë 20.02.2012 i cilësuar si “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm” i cili rast ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rr.”Eliot Engel”në Pejë dhe janë dëmtuar disa dyqane.


Nga përpunimi i të dhënave , provave dhe dëshmive tjera plotësuese hetimet kanë rezultuar se personi i cekur më lartë është i dyshuar edhe për rastin e personit të zhdukur,shtetasit Kosovës Fidan( Rasim ) Shabi lindur më 23.02.1992 nga Peja i cili në rrethana misterioze është zhdukur që nga data 01.05.2012,të cilin familja e ka raportuar si të zhdukur në Policinë e Kosovës,Drejtoria Rajonale Policore në Pejë,më datën 02.05.2012.

Njësitet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo- hetimore për gjetjen e personit të zhdukur,dhe ky rast është vlerësuar si rast i rrezikshmërisë së lartë për jetën dhe trupin e personit të zhdukur.
Grupi punues hetimor ka shtrirë hetimet në disa pista hetimi , dhe më datën 08.05.2012 është arrestuar shtetasja e Kosovës , B.( S. ) K. lindur më 08.05.1984 nga Peja,si e dyshuar lidhur më rastin e zhdukjes së viktimës Fidan Shabi , bazuar në provat dhe dëshmitë plotësuese të mbledhura nga njësitet përkatëse hetimore.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorin Publikë të çështjes,dhe me vendim të tij kjo e dyshuar është ndaluar nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve.

Në mënyrë intensive është punuar për gjetjen e personit të zhdukur,dhe sot më datë 12.05.2012 rreth orës 13:45 oficerët hetues kanë arritur ta gjejnë edhe trupin e pa jetë të Fidan ( Rasim )   Shabit ,pikrishtë në njërën nga banesat e stacionit hekurudhor,banesë të cilën e kishte nën përkujdesje e dyshuara Besarta Kastrati .

Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes,dhe njësitet përkatëse të Hetimeve Rajonale,së bashku me Prokurorin Publik të Qarkut kanë bërë shikimin e këtij vendi,për të mbledhur prova dhe dëshmi për ekzaminimin e tyre.

Mjeku kujdestar kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës,dhe me vendim të Prokurorit Publik të çështjes,trupi i pa jetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim për të konstatuar të gjitha rrethanat dhe mënyren e vdekjes së tij.

Ndaj të dyshuarve të cekur më lartë është ngritur Kallzim Penal në Prokurorin Publike të Qarkut,dhe grupi hetimor do të vazhdojë me hetime.“.

Floripress

...Krejt instinktivisht...




Vullnet Remzi  Mato (lindur më 1937 në Sarand), mësues, poet, prozator, shqiptar nga Shqipëria.
Vullneti, i biri i Remzi Matos mësues, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Për shkak se i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga vendlindja në moshë të re dhe shkoi për të punuar kinomekanik në kinematë e sharrave "Hotolisht" e Stravaj dhe më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë "Liceun Artistik" të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës në degën Gjuhë letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. Në vitin 1970 u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit të kohës. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelvizoonit shqiptar ku fitoi çmime për tekstet. Dy tregime të tij u përkthyen dhe u botuan në shtypin e huaj. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës "YLLI" ku u emërua redaktor. Por një vit më pas u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit të herëpashershëm klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.
Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë, është redaktor i shtëpisë botuese "Milosao". Romani i tij "Lakmia" u nderua me çmim në konkursin e ndërmarrjes botuese "Gjon Buzuku" të Kosovës...
  • "Tinguj malesh", 1969, V. poetikë.
  • "Krahët e erës", 1972, V. poetikë.
  • "Ujësinor", 1976, roman.
  • "Ninullat e Hekurit", 1984, V. poetikë.
  • "Era e kësaj kohe", 1984, roman.
  • "Dritaret e prillit", 1994, V. poetikë.
  • "Katër plagë të Shqipërisë", 1999, V. me poemë.
  • "E fshehta tronditëse", 1999, V. me tregime.
  • "Lakmia", 2000, roman.
  • "Maturantët", 2002, roman.
  • "Damkosja e engjëjve", 2004, roman.
  • "Klithma e mishit të bardhë", 2006, V. me tregime.
  • "Grerëzat e kuqe", 2007, roman
  • “Nënëmadhe Fterra” (2007).    “Ujësinor” (1976) 
  • “Marrëzia e madhe” (2008)
  • “Matura e paharruar” (2009).


    


Etj.


VJESHTA E SIVJETME

Vjeshta e sivjetme me gjinj portokalli,
dhe me buzët e fiqta të çara nga etja,
më prishi mendjen, aq sa nga halli,
filloi të më duket i marrosur vetja.

Më ndjell nëpër hije, më huton me joshje,
më mbështjell me vile rrushi në vreshta,
më deh me mushtin e verës majhoshe,
më puth me afshe të zjarrta nën dega.

Ndërron njërin pas tjetrit fustanet me ngjyra,
më flakëron sytë me gjethishte të kuqërreme,
më eksiton, më nxeh, më zhvesh në të linjta,
më drogon me lëngje mes kofshëve të pemëve.

Asnjë bukuri gruaje nuk më ka grishur,
sa kjo vjeshtë e ndezur nga vapa afrikane.
Thonë se si unë dhe të tjerë mendjeprishur,
ka bërë për në çmendinë kjo vjeshtë jarane...


Ç’NGJYROSJA E EMRAVE

Emrat e budallenjve i sheh
në çdo mur shtëpie.
Emrat e prostitutave
në çdo nevojtore publike,
Emrat e kriminelëve
në çdo stacion policie.
Emrat e politikanëve
në çdo ekran e gazetë dite.

Ashtu si dielli godet
mbi objekte ngjyre
dhe i ç’ngjyros krejt
me kalimin e kohës,
lakimi shpesh në media
i figurave politike,
pak nga pak çdo ditë
ua nxjerr bojën.

Kur flitet mirë
për emrin e padëgjuar kurrë,
të zgjohet kureshtja,
ky njeri si mund të jetë.
Mbase është goxha grua,
apo zotni burrë,
dhe sytë e veshët e lodhur
e bëjnë ministër a deputet...



LETËR NËNËS

Mbetur pa botuar nga censura e kaluar.
Këtë letër për ty,
moj Nënë e shtrenjtë,
po e nis nga thellësitë e pyjeve Lindorë,
ku kam gjetur të drejtën për të punuar.
Po e nis për në Sarandën e Jugut fundor.
ku të kam lënë si një ëndërr të paharruar.
Po e nis gjethe pas gjethesh,
erë pas erërash,
mjegull pas mjegullash
rrugë pas rrugësh,
brigje pas brigjesh,
largësi pas largësish.
Po e nis të lagur me rrëketë e çiltra të lotëve,
të qullur me pikat e gjakut të tronditur të zemrës,
të zbutur me bulëzat e djersitjes pa gjumë,
të njomur me sekrecionet e artikulimit
të frazës kryesore:
“Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !”…

Po e nis bashkë me kujtimet e largëta,
tok me drithërimet e fëmijërisë,
tok me një gotë të mbushur
me lot për ty,
dhe me urrejtje për ata që më ndanë nga ty.
Për të ardhur aty,
te rëra e deteve,
te gurët e zallit,
te lulet e pranverës,
te buzëqeshjet e njerëzve,
te puthjet e vëllezërve,
te dhimbjet e të mjerëve.

E dashura nëna ime,
ta dish mirë se nga malli për ty
shumë herë kam vdekur,
dhe kur kam kujtuar dashurinë tënde,
shumë herë jam ringjallur përsëri…

Pres me padurim të kthehem,
më ka marrë etja
për pak tinguj nga zëri yt,
për pak dallgë nga Joni,
për pak ujë nga Bistrica,
për pak rërë nga Limjoni.
Në valët e kripura të zhvishem,
në gjoksin tënd të ëmbël të kridhem.
Plagët e zemrës t’i shëroj,
të gris një pëlhurë të zezë
që dekada me radhë
nga njëri-tjetri na ndau me urrejtje
dhe t’ju përqafoj të gjithëve
kështu siç jam i përmalluar për vdekje…
Stravaj 1957


Ç’MË THUA

Sa shpejt më ikën dita me ty!
Dielli më fluturon si zog i verdhë...
E dashur,
mbeta në dashuri,
si nën hijen e këndshme të fikut në verë.

Degë të ëmbla më ke zgjatur,
Sa lash nën hije dhe detyrat...
Të rri?...
Të rri?...
Ç’më thua, ç’më thua?
Ç’më thotë fiku i çarë i buzëve të tua?...


NDONËSE JAM BURRË

Ndonëse jam burrë i rritur tani,
kur vjen vjeshta
e zverdhen portokallat,
kur verdhojnë kopshtiet e vendlindjes së artë,
më pushtojnë vetiu
kujtimet e viteve të para.

Kur vjen vjeshta çdo mot,
e di çdo më thotë:
Për fëmijërinë dhe nënockën
që më rriti me halle,
me vjetërsia varfërie
të pluhurosura prej lufte,
një këmbë me këpucë, një me sandale.

Dilja i trishtuar të prisja vjeshtën
Dhe me thëngjij vizatoja një zog.
Në shtëpinë tonë të vjetër te porta.
“Ç’është ai zog? “ më thoshte nëna.
“Jemi vëllezër të dy, “ i thosha.

Ndonëse jam burrë
Dhe shumë vjeshtra më vonë,
Vjeshtën e hershme
Do ta kujtoj gjithmonë.


PENDIM

Eja, të tëra janë siç i ke lënë !
Pasqyra dhe krehri me pak fije floku,
pantoflat me push, si dy kotele që flenë
dhe rrobëdëshambri me një degë të vyshkur borziloku.

Porcelanet dhe gjysmëduzinat e qelqta
i mori malli për një tingëllimë.
Kapëset e shumta që thajnë ndërresat
kanë mbetur në tela si zogj të ngrirë.

Rrobat, raftet dhe shtrati i ri
ruajnë erën tënde të mirë.
Perdet kanë mbetur mbyllur që, pa ty
as buzët e verdha të hënës të mos hyjnë.

Eja, sillu dhomave atë zërin tënd si këngë !
Sill jetën në këtë apartament, moj grua!
Eja, të tëra jenë siç i ke lënë,
vetëm unë kam ndryshuar!...


SARANDA

Kreshta e murrme jug-veri.
Beteja e heshtur që flet tek qafa.
Rruga që zbret e dredhon nëpër pisha.
Të rënët - ngritur në piedestalet e larta.

Vurgu i blertë
dhe Joniku i kaltër -
dy dete që ndan Qaf’ e Gjashtës.
Lindja e gjerë
me valë grunjërash, vozitje autokombajnash,
makinashirëse mbytur në kapicat e kashtës.

Fshatarët punëdashës përveshur arave.
Bistrica e zbutur me nanurisje gurgullonjëse.
Fshatrat si fjolla të bardha nëpër fushë -
Tok’ e Vurgut
e begatshme, gjelbëroshe.

Riviera me plazhet
dhe muzgjet ngjyrë alle,
ku theken njerëzit mbi rërë e nën hije.
Ku dielli i madh
perëndon si portokalle.
Dhe kodrave shkundet shiu i ullinjve.

Saranda,
e bukura e dheut të artë,
ku nga Himara,
te “Qafa e Botit”
vjeshta kundërmon vaj e mjaltë,
dhe ndjehesh si bir i përkëdhelur i Zotit.

Anëdeti pakufi,
me puhizën e kaltër,
me anie të rënda, motoskafë, lundra.
Shtëpi dhe palma që dridhet sipër valëve.
Brigje që ndritin e zbardhëllejnë nga shkuma.

Tallaze të kripur që lëpijnë bulevardet.
Silueta
që humbasin në thellësinë e kaltër.
Peshkatarë ngjyrëbronzi që kthehen mbi ujëra.
Fustanebardha që i presin shkallëve si amfiteatër.

Ç’më thotë kështu buzëqeshja e valës,
që shkrihet e përmalluar te këmba ime?
Të erdha o vendlindje
si çafka e detit,
Të ngjyej krahun në kaltërsinë e përhime.


TAKIM I PAPRITUR

Takova Atë, që kam dashur dikur,
Në moshën e bardhë ku të dehin lulet.
Tani ajo është grua
Dhe unë jam burrë.
Fëmijët na ka kanë rrëmbyer të gjitha puthjet.
Por ajo prapë më bëri të mendohem
Me vështrimin e saj thellësisht të menduar
Thonë se dashuria e parë rizgjohet,
Dhe ika me kujdes...
Si nga një shteg i minuar.


DASHURI E HABITSHME

Është koha, kur me mundësitë elektronike,
njeriu dashuron edhe tej largësive gjeografike;
femrat më të bukura
dhe meshkujt më të rrallë
që ka planeti ynë i gjallë.
Mund të duash një partner tjetër,
pa tradhtuar aspak kurorën e vjetër.
Sepse ndryshe nga dashuria
për gruan dhe burrin,
mund të dashurosh vetëm trurin.
Dhe kjo dashuri s’bën dallime në moshë,
je adoleshent, apo thinjosh.
Por të krijon
një ndjenjë shumëdimensionale,
që të lidh me dete, fusha e male,
nga brigjet që lag Adriatiku,
deri ku përplas dallgët Atlantiku.
Ky lloj i ri i dashurisë platonike,
mund të quhet: “Dashuri tejet fisnike”.
Dhe ka vlagë emocionale aq të fortë,
sa të lë pa gjumë në një tjetër botë.
Kur mendjen e tij apo të saj ke përqafuar,
ngazëllehesh sikur gjen një thesar të çmuar.
Si shumë të tjerë, më ndodhi dhe mua.
Po kush është ajo,
që mendjen ia dua?…


SYRI

Syri sa një sferë e vogël prej qelqi të butë
Pasqyra gjigante që vëzhgon botën gjithkund.
Mikroplaneti ynë që na rrotullohet te koka.
Fuqia më e madhe ku merr vrull truri dhe dora.
Fokusi i pandryshuar për afër dhe larg.
Kamera me precize dhe më e saktë.

I mahnitshmi në tejpamje, mprehtësi dhe qartësi.
Ndjeshmëria që loton në dhimbje e gazmon në lumturi.
Simboli i bukurisë së gruas dhe burrit.
Korrësi i dritës për hambarin e trurit.
Shënjestra e plumbit, sinjali i dashurisë.
Siguria e jetës dhe vjelësi i mençurisë.
Arkivi fantastik që ruan në skeda të rralla
pafundësi vizionesh dhe figura të gjalla.

Syri me atë gjuhën e vet të fshehtë,
flet pa zë dhe na e bën jetën më të lehtë.
Pa syrin jeta jonë do të ishte vetëm natë.
Pa syrin do kishim mbetur më pak se kafshë.
Kryesori në çdo vepër të sotme e të nesërme.
I pazëvendësueshëm me asgjë më të vlefshme.
O njerëz të mirë, që aq shumë ju dua,
dritën e syrit mos e fikni për mua !



KRYERRUGA

Ka një rrugë,
ku dhe zogu nuk lodhet
shtigjeve të padukshme të qiellit të natës.
Ka një rrugë,
ku të përcjellin jonet
e një kënge të heshtur në ajrin e kaltër.

Ka një rrugë,
ku bëhesh erë,
Si maratonomaku drejt qëllimit.
Ka një rrugë,
ku dhe dëshpërimi i thellë,
mund të bëhet shpresa e gëzimit.

Ka një rrugë,
ku vrapon krahëhapur,
dhe s’të ndalin as mijëra milje.
Ka një rrugë,
që të ndez gjakun:
kryerruga që na çon në familje.



PYLLI DHE DETI

Më shkoi fëmijëria mes detit me vërshime
Dhe më mbetën dallgët brenda gjoksit.
Më erdhi burrëria mes pyjeve me valëzime
Dhe më mbeti në gjak stuhia e motit.

Ndaj kur jam në det shoh pyllin e blertë
Dhe kur jam në pyll shoh detin aty.
Sa herë kam vrarë mendjen të gjej
Ç’kanë të përbashkët këta të dy.

Si deti dhe pylli më rrëmbyen thellësive
Me frymëmarrjen e gjerë shushurimat, valët,
Me kafshët që sillen përbrenda tyre
Me bilbilat, qukapikët, - çafkat, pulëbardhat.

Më magjepsën tregimet e ashpra të detarëve
Kur ktheheshin me rrjeta të rënda në muzgje
Dhe më mahnitën kallëzimet e druvarëve
Kur zbrisnin me kamionët e stivuar plot trungje.

Tani më kanë mbetur në sytë e kujtesës
E veçanta e tyre dhe ngjasimi i përbashkët,
Por mbi të gjitha bota e madhe e njerëzve,
Që ndeshen pareshtur me drurët dhe dallgët.


SHTEGTIME

Unë punoj në Veri.
Tani në tetor këtu është dimër.
Në qytetin tim të Jugut tani
deti ka marrë ngjyrën e përhimët.

Banorët jugorë i mbajnë hapur
të dyja kanatat e gjera të dritareve,
ndërsa këtu
në biseda me shokët,
fjalët e ngrohta në dalin mes avujve.

Atje në shëtitoren buzë shkumës,
kundërmimin e peshkut sjell era e detit.
Dritën e neonit që bie mbi ujëra,
si thika të bardha e presin peshqit.

Këtu morsi i pikave të shiut,
ardhjen e dimrit njofton telegrafisht.
Era e ftohtë që vjen nga malet,
fjalë në gjuhën dimërore çuçuris.

Atje tani vilen portokajtë,
prej tyre zverdhon gjithë tregu,
thua mbrëmjet e kthjellëta me yje,
të gjitha aty janë mbledhur.

Këtu shkunden gështenjat me shufra,
kokrrat e tyre zhvishen prej lëvozhgës
dhe në thasë të leshtë,
ngarkuar mbi mushka,
sillen nga larg si sekrete të vjeshtës .

Atje vajzat me fustane të ndezura
Dhe djemtë me këmisha të bardha, bojë qielli,
i sheh të nxirë, sikur kanë ngrënë
të gjithë çokollatën e madhe të diellit.

Unë tani jam kthyer në Veriun e largët,
Pasi kam ngrënë nga çokollata pjesën time.
Por gjithmonë lëpi buzët padashur
Si shtegtar i etur i klimave dhe stinëve.

NË VEND TË LETRËS SË PARË

Tungjatjeta Neri , Neri...
Tungjatjeta shoqe e largët.
T’i numërova buzëqeshjet
dhe t’i mblodha gjithë fjalët.
Asaj dite qeshe shumë,
atë ditë shumë fjalë fole.
Gazin ma derdhe në gjoks,
fjalët në mendje m’i mbolle.
Mbolle jargavanë të kuq,
manxuranë e rozmarinë.
Gjithë ç’mbolle atë ditë
zunë një nga një të mbijnë.
Sot tek po vështroj të mbjellat,
rashë në hall me artë ditë...
Ti i mbolle kollaj fare,
Po unë s’di si ti vadit !...

NUSJA E RE DHE DETARI

Pas dasmës ai iku me sytë nga toka.
Ajo e përcolli me sytë nga deti.
Dallgët venin e vinin të forta,
Si puthjet e bardha të njëri-tjetrit.

Dita mori ngjyrën blu
Sapo deti u hyri në mes.
Dielli i saj tani lindte në muzg
dhe perëndon sërish në mëngjes.

Që nga ai çast për secilin
Toka dhe deti u personifikua,
U bë sinonim i njëri-tjetrit:
Deti - burrë e toka - grua.


GJYSHI DIÇKA KËRKONTE

Gjyshin e pata sevdalli të pushkës
Dhe ai s’pati si ndonjëri dy gra.
Po tek humbte larg mbi samar të mushkës,
Me dy pushkë kishte shtënë sevda.

Shkoi i bleu tutje në Selanik
Dy pushkët si nuse të stolisura me sërma,
Dy nuse vetullzeza që të shtinin frikë,
Njëra “Martinë” dhe tjetra “Dogra”

Gjyshi vdiq në vitin dyzetë
Dhe sytë nga oxhaku i mbetën dy ditë.
S’kuptohej, mustaqet e ngrehura përpjetë,
Apo çarqet e dyfekëve tërhiqte me sy.

Kur e panë syhapur njerëzit thanë:
“Kërkon diçka dhe asgjë s’kërkon !”
Njërën nga pushkët me vete ia dhanë.
Vetullzeza tjetër polli më vonë.

SHTËPIA E PRINDËRVE

Shkallët e vjetra nga u nisa për hapësira
dhe fiku i vjetër, si gjysh xhepashkundur.
Nëna s’është më. Duart e saj të shtrira
dhe buzagazi te pragu kanë humbur.

Brenda babai, si ulli i kërrusur plot rrudha
lexon me kujdes gazetën e ditës.
Vëllezërit me nuset shpërndarë nëpër punëra,
fëmijët te oborri zgjasin degët e fisit.

Nëpër mure fotografitë e të gjithëve
ngjasojnë si frutat e një pjeshke.
Dhe në mes, tryeza e madhe e mikpritjes,
ku çdo kafshatë ëmbëlsohet nga buzëqeshjet.

Kam çdo çast një vërshim gjaku në zemër
dhe një rrëke lotësh gati në sy,
kam një detyrim të shkruar në mbiemër
dhe kurdoherë një rrugë për te kjo shtëpi...

BRIGJE TË VENDLINDJES

Si kam duruar kaq kohë pa bredhur
brigjet e dashur të vendlindjes sime,
pa thithur aromën e cfakës së çelur,
pa u prehur nën palmën degëjeshile;

Si kam duruar pa u kërleshur me valën,
që kërcen e thyhet pas gurëve të bardhë,
pa ndjellë me thërrime pulëbardhën,
pa peshkuar krapin kur lëshon larvë;

Si kam duruar pa zërin e mëllenjës,
që çukit te pishat boçen me rrëshirë,
pa ngrënë fikdetin e pjekur rrëzës,
pa shkërmoqur dafinën erëmirë;

Si kam duruar peshën e mallit
për vendlindjen time në këtë jetë?
Më mirë se unë, e di mërgimtari,
që thinjet larg, në kurbet...


O FSHATAR !

O fshatar i fushave, i kodrave dhe i malësisë,
që sot ke rrokur draprin e hënës së lirisë,
për të korrur pesë dekadat e stërmundimit,
për t'u bërë i barabartë me kolosët e Perëndimit;

që me guxim e me gojën shpellë përballë padrejtësive,
përmbyse të gjithë fronet e lashtë të "perëndive"
bashkë me sfinksat e majmur të brigadierëve e sekretarëve,
për të marrë në grushtet e tu tokën e të parëve;

O fshatar, që me shpatulla kthen arën përmbys,
për të ngritur një pash më lart tabanin e shtëpisë,
që para traktorit e frigoriferit, bleve veturën,
siç zgjedh fëmija lodrën e vet më të bukur;

që bleron të gjitha stinët dhe shkërmoq kudo gurët
për të mëkuar qytetet e shumuar me bukë e qumësht,
që sfidon duke i kthyer në plehra për perime e fruta,
të gjitha nofkat për ty dhe epitetet e ulta;

që bukurinë e gruas e zgjedh, kur ajo bën sfilatat
me hijeshinë e pamjes teksa mbjell brazdat,
kur masazhet e trupit e tualetin e fytyrës
i bën me sytë tek dheu, si përpara pasqyrës.

O fshatar i papërkulur në punë e i pathyer në luftra,
që i jep vendit me shumë se kushdo kohra të bukura,
që mban në dorën tënde parlament e qeveri;
asgjë kaq e madhe nuk do të kishte ardhur pa ty! …

ËNDËRR E FRIKSHME

Gjumë i thellë. Natë e errët.
Truri bënte akrobaci,
nga njëri vegim në tjetër,
pashë një ëndërr llahtari.

Pashë një panoramë tmerri,
si i lindur mes Afrikës,
tërhiqja një deve për freri,
beduin i shkretëtirës.

Përqark rëra det i murrët.
Asnjë pemë, asnjë zog.
As një pikë ujë për buzët.
Sahara më kish zënë rob.

Deveja lëpinte jargët,
Kobra rrëshqiste ngadalë,
Më pickoi te damarët
dhe u zgjova me llahtarë.

Te dritarja pashë blerimin.
Peizazhi gdhihej në hare.
Zogjtë po këndonin himnin
e agimit të ditës së re.

Në çast më shkoi gjaku në zemër
dhe ëndrra u fshi bashk’me natën.
Shqipëri - oaz i gjelbër,
s’të ndërroj as me parajsën...

TË FALEM O DIELL

Shokët më bënë fotografi
kur dielli më qëndroj mbi ballë.
E pashë dhe bëra çudi,
dukesha një goxha djalë...

Krijuesi i jetës mbi tokë
më bëri transformimin e vet,
duke e mbajtur përmbi kokë,
më zbriti nja njëzet vjet.

Të falem, ty o diell, thashë,
mbi gjithë ç’ka rruzullimi,
m'i jep zemrës dhe pak zjarr,
të më ngrohet frymëzimi,

Se do shkruaj një poemë
për rrezet e arta të tua,
që ua dërgon pa pagesë,
varfanjakëve që vuajnë...

O KRISHT, O MUHAMET !

Duke menduar për ju
O idhuj të njerëzimit,
U ndala tek një pyetje që kërkon shpjegim:
Edhe sa kohë
Mund të çajnë me padrejtësi të liqtë
Dhe prej tyre
Të mirët e të drejtët
Të flaken në zjarr, të mbërthehen në kryq?...
Sepse prej njëzet shekujsh,
Para biblës dhe kuranit të shenjtë
Mallkojmë kryqëzimin dhe lëngatat
Që pësuat ju nga farisenjtë.
Por harrojmë
Se të liqtë çdo ditë na shkelin mbi kokë
Dhe gozhdojnë shpirtrat tanë mbi tokë.

MOS MË PYET PËR ATË GRUA

Or mik, mos më pyet
pse dua vetëm atë grua,
qysh kur më zgjodhi për
yllin e ëndrrave vajzërore
dhe e adhuroj njësoj
si në zenitin e përvëluar,
edhe tani që dielli i saj
zbret në muzgje nusërore.

Or mik, mos pyet pse syri
nuk më shkon te vajzat,
që në buzë e në gjokse
u shpërthen gazi petale,
por vetëm tek ajo grua
që dhe në stinët e acarta,
largon gjithë retë e zymta
me kthjellime fjale.

Or mik, mos më pyet
pse mendjen e kam fiksuar,
tek ora ku ndjenjat na flenë
mbi akrepin e njëra-tjetrës,
kur dëgjoj tik-takun e sekondave
mbi frymën e shpejtuar
dhe i vij rrotull për çastin
tjetër të dymbëdhjetës.

Or mik, mos më pyet për erën
me të cilën ajo grua,
flladit gjethet dhe zgjat
degët e lisit tim të vjetër!
E mbaj ngjitur me trungun,
se ajo u bë pjergull për mua
dhe nuk mund të shkëputemi,
për asnjë lloj lirie tjetër!...


PSE S’MË LANË NË MOSQENIE ?


(Monolog i varfanjakut)

Kur isha një spermatozoid
mes disa mijëra të tjerëve,
duke notuar nëpër kaosin
e testikujve të babait,
s’dija asgjë se do bëhesha
një qenie mes të mjerëve,
pasi nëna me dashuri
të më merrte në vezën e saj.

Se po t’i dija në mosqenie
thatësirat e uritura të kësaj bote,
kurrsesi nuk do isha sulur
me aq nxitim e gjarpërime,
duke shtyrë vrapuesit e tjerë
me goditje të forta koke,
për të hyrë i pari te vezorja,
të më ushqente gjaku i nënës sime.

Nuk dija as kur mora
trajtat e njeriut të ardhshëm,
duke gjuajtur me shkelma
barkun e saj nga brenda,
për të dalë sa më shpejt
në mjedisin e llahtarshëm,
ku lufta për ekzistencë
më priste me vuajtje të rënda.

Pasi provova shndërrimin
nga një hiç me bisht, në njeri,
dhe u enda të zgjat jetën
në kazanët e plehrave të njerëzimit,
them se, qysh në zanafillë
duhej të mendonin krijuesit e mi,
të më linin më mirë në mosqenie,
sesa të shtoja qeniet e dëshpërimit...

NGJYRAT E DIKURSHME

Kam ëndërruar dikur
të bëhesha një ylber,
të shtrija brezin purpurak
tejpërtej përmbi brigje,
të zgjatja krahët e ngjyrosur
largësive nëpër erë,
të ndaloja në qiell
retë e bardha të çdo grigje.

Mblodha tubeta ngjyrash,
nuanca për çdo njollë,
kuajve azganë u shkula
qimet nga bishti,
dhe i ngjita në shkopinj
prej bredhi të hollë,
për telajot e gatitura
me pëlhura liri.

Pastaj i zbrita retë
të mërzenin në vathë si dele,
pyjet nëpër korniza
i vura të shushurinin,
lumenjtë i ndala të rridhnin
në zallishte bezje,
futa detin në kuadrat
me gjithë dallgë e shkëmbinj.

Mbusha salla me krahina
nga veriu në jug,
me njerëz të çdo moshe,
fytyra të çdo forme
dhe fillova të shes troje,
fusha, diell në muzg,
male të thepisur, dete,
banesa me kulme bore.

Ato që mbetën, i nxora
nga kafazët ku flinin,
të fluturonin ku i mora,
andej nga më erdhën,
reve, lumenjve, deteve,
u hapa burgjet të lëviznin.
Se më erdhi mesazhi i shenjtë
të kalëroja penën...

O SHI BUDALLA !

Si nuk u lodhe, o shi budalla,
duke trokitur dy javë shesheve,
mbi tjegulla e soleta,
që presin diellin gazmor të prillit ?
Shtrydhe qiejt për të ardhur i paftuar
në dasmën e rrezeve,
kur çiftet mezi prisnin
të shtriheshin në barin e njomë të pyllit.

Baristët dhe kamerierët e kioskave
mes blerimit të gjetheve,
vajtuan vetminë me lotët e dy javëve
nëpër pellgje të thella,
kur ti gërvishtje monotoninë
nën strehët e drunjta të qejfeve
dhe njerëzit përtypnin trishtimin
nën qiellin e zi të ombrellave.

O shi budalla, shtron atje ku s’duhet
të ujshmin shtrat
dhe mungon kur misrat e grunjërat
të presin me padurim.
Ç’borxh të kishin vogëlushët
që shtynë piknikun aq gjatë
dhe vajzat që për dy javë
lëpinë buzët e pa puthura me dëshpërim?

Ç’kusur kishe mbetur pa marrë
nga të përmbyturat ultësira?
Apo dëgjove plakat e rrjedhura të prillit
që të nxitin për hosana,
se i kanë djegur puthjet e tyre nëpër vetëtima
dhe të shtyjnë ty në gabime të mëdha,
o shi budalla?!...


R R Ë S H Q I T J E

Afrova pakëz buzët
te buza jote e ëmbël,
krejt instinktivisht
dhe pothuaj fare kot,
ndjeva një dridhmë
nga koka të këmbët,
dhe atë çast padashur
rrëshqita më poshtë.

Aty gjeta ato lodra
që më kishin munguar
dhe lodrova pakëz
me ngazëllim të plotë,
po më shkundi rryma
trupin e dridhmuar,
dhe atë çast padashur
rrëshqita më poshtë.

Pastaj më zunë befas
ca ethe me gjëmime,
që më rrëzuan përmbys
te këmbët në agoni,
ku një shkrepje e fortë
me shkarkim vetëtime
më shkriu e na saldoi
së bashku të dy!...

Truall trupi me kaq
pjerrësi rrëshqitëse,
nuk besoj se ka
femër tjetër në botë,
me rënkime bubullime
humnerave të rrezikshme,
siç rashë brenda tek ti
dhe nuk dola më dot!...


SHTËPIA E BRAKTISUR


Më zuri mbrëmja larg
në udhën e kujtimeve,
gjurmët më shpunë vetiu
te shtëpia jote e heshtur.
Të kërkova cep më cep,
moj shtojzovallja ime,
po s’të gjeta askund,
nëpër ajër ishe tretur.
Kishin mbyllur qepallat
dritaret dhe dera,
fantazma e kurbetit
mbante çelësin në brez.
Qefini me gjethe vjeshte
ishte shqyer nga erërat,
zverdhimi kish përhapur
shkretimin përreth.
Oh, ç’mu drodh zemra
sërish në atë truall,
ku më tërhiqje nga larg
me grepin e vetullës,
dhe flakët e fustanit
mbi gjunjët e zbuluar,
më ndiznin puthjet
nën gjethet e pjergullës.
Tani ato puthje i kishin
marrë zogjtë e avllisë
dhe kishin thurur foletë
në degët e rrapit të lartë.
Mbeta i goditur në shpirt
nga nostalgjia e djalërisë,
para asaj shtëpie të mekur
me trëndafila të tharë…
Eh, s’kthehet më kurrë
ajo kohë e paharruar
edhe po t’i lutem zotit
ditë e net pafundësisht,
edhe sikur të zbraz breshër
nga sytë e pikëlluar,
pasi dashuria jonë aty
kish vdekur madhërisht.
Ti ike dhe në zemër
më le një shirit të zi.
Po s’di kush më mallkoi
mua kaq mizorisht,
të mbetem gjithë jetën
me imazhin tënd në sy
dhe i pangushëlluar
nga askush përjetësisht!…


NUK JAM UNË…

Mbrëmë në një ëndërr
tejet të habitshme,
njerëzit kishin të gjithë
një pamje në fytyrë,
ishin të tërë njësoj
në përmasat fizike,
dhe me zërin identik
në një timbër të shtrirë.
Burri shikonte gruan
tek puthej në buzë,
apo e gjente nudo,
nën një mashkull tjetër
dhe ajo i shfrynte serbes:
Jot shoqe nuk jam unë,
shko gjej tënden,
ke ngatërruar adresën!…
Kësisoj nuk shpërfaqej
xhelozia ndër çifte,
tradhtia ishte në modë
njëlloj si te kafshët;
delet bjonde bënin kopilë
në tufën kolektive,
deshtë brun ndërzenin
kopenë e përbashkët.
Vogëlushët të një stampe
gëlonin në maternitet,
si zogj të sapodalë
nga vezët e një klloçke.
Për të mos u ngatërruar
nga prindërit e vërtetë,
rriteshin së bashku
në çerdhe e kopshte.
Dalloheshin nga etiketa
varur në qafë me emrin,
ku të rriturit shkruanin
ndonjë emër të ri,
kur nga nevoja braktisnin
për ca kohë vendin
dhe pagëzoheshin kishave
diku larg në Greqi.
Jetohej në pasigurinë
më kaotike të një kombi,
ku nuk gjendej lehtë
autori ekzakt i krimit.
Rendi nuk faktonte dot
identitetin e personit
Drejtësia nuk siguronte
provat e burgimit.
Kriminelët me vetura luksi
bënin ligjin ku të donin,
policia dhe gjyqet,
me rraskapitësen punë,
zinin çdo specie “peshqish”
dhe sërish i lëshonin,
pas shprehjes shpëtimtare:
“Nuk jam unë!”…
E bombardova ëndrrën
me pyetje gjer në mesnatë,
pasi nuk mora përgjigje
nga asnjë i shurdhuar,
për bëmat e palogjikshme
të asaj jete të llahtartë,
brofa nga gjumi përpjetë,
duke klithur i tmerruar:
Uh, shyqyr, o zot, që s’jemi
si pikat e ujit në lumë,
se vaj halli, po të thoshim
të gjithë: “Nuk jam unë!”…


DALLGËT E LOTËVE

Oh, si loton drenusha
në korijen e ahishtës,
ku qan drerin kërthi
që shqeu ujku i natës.
Qan vogëlushin e tretur
në barkun e bishës,
pa shijuar gjelbërimin
e gjetheve të panjës.
Oh, si loton nëna e re
te barakat e llamarinës,
ku qan foshnjën kërthi
që shqeu dimër stalaktiti.
Qan vogëlushin që tretet
në barkun e bokërimës,
pa shijuar të hedhurat
e milioner barkqypit.
Ah, si qajnë nënat fatzeza
në brigjet e njerëzimit,
për miliona vogëlushë
të shqyer e të paushqyer.
Lotët e tyre thellojnë
vragat e shëmtimit,
në fytyrën e lustruar
të kohës së mrekullive.
O ju burra shtetesh
dhe lakmitarë të pasuruar,
mos lini nënat jetësjellëse
të qajnë vdekjet e fëmijëve!
Se nga dhimbjet e tyre
loton edhe qielli i pikëlluar,
që u sjell dallgët e mëdha
të përmbytjes së pasurive!…

Përgatiti Flori Bruqi

LETËRSIA DHE PSIKOLOGJIA



Nga Flori Bruqi


http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=ARTKULTUR%C3%8B&article=6836&highlight=flori%20bruqi&match=


Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t'i mësojë njeriut si të çmësojë urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...

..As që kam ndërmend të marr gjithsecilin shkrimtar emër për emër dhe të shqyrtoj ndikimin e Frojdit tek ta. Dua vetëm t'ju rrëfej se cili është thelbi i mësimeve të Frojdit; kësodore lexuesi mund të gjykojë vetë për këtë. Po i rendis çështjet më të rëndësishme sa më shkurt të jetë e mundur.

1.Forca e brendshme në të gjitha format e jetës është instinktive: libidoja, që në vetevete është e pandryshueshme dhe e pamoralshme, "fara e çdo veprimi dhe e çdo vetie që meriton të ndëshkohet".

2.Gjendjet zanafillore të kësaj force gjatë aktivitetit krijues janë në kuptimin e zakonshëm të fjalës, fizike. Qelizat bashkohen dhe ndahen. Marrëdhënia më e rëndësishme dhe e dukshme mes individëve është marrëdhënia seksuale.

3.Me shtimin e rëndësisë së sistemit nervor qendror me më shumë kontroll qendror se sa periferik, numri i formave të kënaqësisë me të cilat libidoja përshtatet, bëhet kryekrejet më i madh.

4.Njeriu ndryshon nga pjesa tjetër e botës tjetër organike në faktin se evolucioni i tij nuk ka përfunduar.

5.Njohja e vetëdijes shënoi një hap të madh në evolucion dhe gjithçka shenjojmë si të keqe dhe mëkate, është rrjedhojë e kësaj. Frojdi ndryshon nga të dy, Rusoi i cili mohonte Rënien, duke ua mveshur të keqen rrrethanave fizike (Rusoi mendonte se njerëzit janë të këqinj për kah natyra. Ai e shihte të keqen tek ta dhe bënte një jetë vetmitarësh.) dhe poashtu prej doktrinës teologjike që e quan Rënien rezultat të një zgjedhjeje të paramenduar duke e bërë njeriun kësisoj moralisht përgjegjës.

6.Rezultat i Rënies qe një ndërgjegje e ndarë në vend të ndërgjegjes në nivelin e kafshës, që përbëhej më së paku prej tre pjesësh: e pandërgjegjshmja, nënndërgjegja e vetëdijshme, nënndërgjegja e vetëdijshme, gjtihë çka e moralshmja dhe shoqëria kërkon e që duhet harruar dhe të mos shprehet.

7.Doktrina e shekullit XIX për progresin evolucionist të njerëzores që mposht kafshëroren dhe shuan instinktet shtazore është më së shumti e gënjeshtërt. Paraardhësit filogjenetikë të njeriut ishin të përunjur dhe socialë, ndërkohë që egërsia, dhuna, lufta, të gjitha të ashtuquajturat instinkte parake nuk shfaqen derisa qytetërimi të ketë arritur një nivel të lartë. Një epokë e artë po të flasim në mënyrë përqasëse (ndërsa kërkimet antropologjike priren drejt kësaj), është një fakt historik.

8.Ajo çka quajmë të keqe ishte dikur e mirë ose është tejkaluar dhe nuk u çua më tej nga mendja e ndërgjegjshme me idetë e saj morale. Është kjo çështje e Frojdit që shtjelloi D.H.Lawrenc-i dhe së cilës i kushtoi jetën e tij: Njeriu është imoral ngase ka mendjen dhe kurrsesi nuk e pranon këtë të vërtetë. Më e rrezikshmja në shkrimet e Lawrenc-it është lehtësia me të cilën mësimet e tij për të pandërgjegjshmen, me çka kupton nëndërgjegjen e pavetëdijshme, mund të interpretohet si domethënëse që "duhet lënë ndërgjegja jote e vetëdijshme të shprehë veten", si acte gratuite e Andre Zhidit. Në marrëdhëniet njerëzore kjo në vetvete mund të ketë një efekt çlirues për individin. Nëse i marri do të këmbëngulte në marrëzinë e tij, do të bëhej i mençur. Porse marrëzia marrëzi mbetet sidoqoftë dhe një këshillë e llojit "Zemërimi është i drejtë - drejtësia kurrë nuk është e tillë", e cila në jetën private është një kërkesë për ndershmëri emocionale, përbën një këshillë politike të dalëboje, kur kjo do të thotë "bjeru atyre që të kundërshtojnë". Po kështu, qëndrimi i Lawrenc-it në faktin se nëse doni të dini se çfarë është njeriu, duhet të këqyrni jetën e tij seksuale, fare mirë mund të bëjë të besojnë shumë syresh që përmbushja e nevojës seksuale është i vetmi aktivitet i nevojshëm.

9.Jo vetëm çfarë ne njohim si mëkat ose krim, por të gjitha sëmundjet janë të qëllimshme. Janë një përpjekje për t'u kuruar.

10.Gjithë ndryshimi, si ai paravajtës, si prapavajtës, shkaktohet prej frustrimit ose tensioneve. Po të ishte kënaqësia seksuale krejtësisht e mjaftueshme, evolucioni njerëzor s'do të kishte ndodhur kurrë. Sëmundja dhe aktiviteti intelektual janë të dyja reagime kundrejt së njëjtës gjë, por jo të barazvlershme.

11.Natyra e ideve tona morale varet nga natyra e marrëdhënieve me prindërit tanë.

12.Në zanafillë të të gjitha ndjenjave dhe mëkatit është një ndjenjë faji. 13.Kurimi përqendrohet në heqjen e kësaj ndjenje faji, në faljen e mëkateve nëpërmjet rrëfimit, rijetimin e përvojës dhe faljen, kuptimin e domethënies së saj.

14.Detyra e psikologjisë ose artit në lidhje me sa u përmend më sipër, nuk është t'u tregojë njerëzve se si të sillen, por të tërheqë vëmendjen e tyre te ajo çka ndërgjegja e pavetëdijshme rreket t'u kumtojë dhe duke zgjeruar njohuritë e tyre për të mirën e të keqen, t'i bëjë më të zotë të zgjedhin, që të mund të jenë shumë herë më tepër të përgjegjshëm moralisht për fatin e tyre.

15.Për këtë arsye, Psikologjia u kundërvihet të gjitha përgjithësimeve. I bën njerëzit t'i përmbahen vetëm një përgjithësimi dhe padyshim do të vijë një kohë kur gjërat të rrjedhin asisoj që ai të mos mund të zbatohet. Atëherë ose do të përforcojë përgjithësimin, situatën, ndrydhjen, kur t'u fanitet, ose do të përfaqësojë pikëpamjen e kundërt. Vlera e këshillës varet krejtësisht nga konteksti. Ju nuk mund t'u tregoni njerëzve se ç'duhet të bëjnë, mundeni vetëm t'u rrëfeni parabola: dhe kjo është ajo që mund të quhet me të vërtetë art, histori të veçanta për njerëz dhe përvoja të veçanta e në varësi të nevojave të ngutshme e specifike ai mund të nxjerrë përfundimet e veta.

16.Të dy, Marksi dhe Frojdi, nisen nga dështimet e qytetërimeve, njëri nga të varfrit, tjetri nga të sëmurët. Të dy e shohin sjelljen njerëzore të determinuar, në mënyrë të pandërgjegjshme, nga nevojat instiktive, uria dhe dashuria. Të dy duan një botë ku zgjedhja racionale dhe vetëdeterminimi janë të mundshëm. Ndryshimi mes tyre është në mënyrë të pashmangshme ndryshim mes njeriut që studion turmat në rrugë dhe njeriut që sheh pacientin, ose të paktën familjen në klinikën private. Marksi e sheh kahjen e marrëdhënieve mes botës së jashtme dhe të brendshme pa të fshehta, Frojdi anasjelltas. Kështu, të dy janë dyshimtarë kundrejt njëri-tjetrit. Socialistët akuzojnë psikologët për prishje të status quo-së, ndërsa përpiqen t'i përshtatin neurotikën sistemit social, duke e privuar atë nga një revolucion i mundshëm. Psikologët kundërpërgjigjen se socialistët përpiqen t'i japin pikë vetes me terma që as vetë nuk i kuptojnë, ose me faktin që etja për para është forma e vetme e etjes për pushtet - kështu që pasi të kenë marrë pushtetin me revolucion, do të rikrijojnë të njëjtat kushte. Të dy kanë të drejtë. Për aq sa qytetërimi mbetet siç numri i pacientëve që mund të shërojë psikologu është shumë i vogël, dhe sapo socializmi të marrë pushtetin, duhet të mësojë të drejtojë energjinë e tij të brendshme, pra do të ketë nevojën e psikologut.

Përmbyllje: Frojdi ka patur ndikime të dukshme teknike në letërsi posaçërisht në shtjellimin e kohës dhe hapësirës dhe përdorimin e fjalëve më shumë me vijueshmëri asociative sesa logjike. Ai e drejtoi vëmendjen e shkrimtarit kah materiale të tilla si ëndrrat dhe neurozat, gjer më tash të shpërfillura; kah marrëdhënie që gjer më tani nuk janë marrë parasysh sikundër është marrëdhënia mes njerëzve që luajnë tenis; ai e ka rishikuar kultin e njeriut hero. Ai është përvetësuar nga irracionalistët e etur për t'u ikur ndërgjegjes së tyre. Porse këto nuk qenë... shqetësimi ynë. Unë u rreka të rrëfej se çfarë drite hodhi Frojdi mbi gjenezën e artistit, rendit dhe funksionit të tij në shoqëri dhe çfarë kërkesash ka ai për shkrimtarin serioz. Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t'i mësojë njeriut si të çmësoj urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...

Cikël me poezi nga Adem Zaplluzha








NËPËR LAGJEN TONË
 - OSE - SI KANUNI I LEKËS -


Në lagjen tonë,

Na kanë mësuar t’i pjekim fjalët,

Si bukën në çerepin e dheut,

T’i mbajmë lidhur dizgjinët e gjuhës,

Dhe të ecim,

Vetëm pas rrjedhës së ujit.

I kemi disa kode,

Që akoma janë ballëhapur si Kanuni.

Nuk e duam gjakun,

Andaj i thajmë këmishët në erë.

Ose nga kujtesa nxjerrim dhembjen,

Dhe këndojmë majëkrahut.

Në lagjen tonë,

Si nëpër ëndrra hynë burrat,

Dhe dalin nga legjendat.

Ngjanë që të burrërohen nuset,

Nëse djemtë martohen me plumba.

Nëpër lagjen tonë,

Njerëzit kanë një ecje madhështore,

Kalojnë sokakëve...




NJË NËNË QË LINDI NJË TITAN





( Poemë kushtuar Adem Demaçit )


Krakëllimë zjarresh

Mbi një çati të rrënuar

Si nëpër balada

Mbiu legjenda

Nuk di nga dole

Nga dheu

Apo nga gjëma e detit

Një dritë xixëllonje

Vinte pas teje

Dhe ta kalli

Syrin tënd pishë

O miku im i mirë

Besë e paçmuar në altarin e kombit

Burrë kaluar burrave

Në zhgjëndrrën e babagjyshit

Sa i vogël Ferri i Dantes

Në krahasim

Me vuajtjet e tua

Sa i vogël

2.

Kur nga shtërzimet e maleve

Dhe me lotin i këngës

Kënduan gurtë

Qahej mali adashi im

Qahej qielli

Ndahej në dysh dielli

E ti përjetove

Dhe mbijetove katrahurat sllave

Nga një deti i dhembjes

Hyre në detin tjetër

Dhe dole më krenar

Se krenaria

Më i madhërishëm se madhështia

Vetëm ty të pat hije

Të dalësh ngadhënjimtar

Dhe faqebardhë

Vetëm ty

Adashi im

3.

Dikush tha

Kosovë

Ti je gjaku im që nuk falet

E unë po them

Kosovë

Pa burra as gjaku im nuk vlen

Kosovë

Ti nuk je gjak

As ngjyrë mereqepi

Ti je babai i një kombi

I lindur nga zjarri

Dhe nga deti

4.

Ah

Sikur të mund të jetoj

Sa korbi

Treqind vjet do këndoja për ty

Këngët më të mira

Nëna Nazife

Dhe do thurja një gjerdan

Për zemrën tënde të madhe

Nëna ime flok thinjur

Nëna ime

Me shumë halle

5.

Nëno

Nuk ishe as ëndërr

E as baladë

Në prehrin e atdheut

Rrite një titan

Që i doli zot

Kosovës nënë

Nga ty pikoi dashuria e pritur

Na mësove

Ta duam atdheun ashtu

Edhe me bark të uritur

Nuk di

Mund të më tregojnë përralla

Se kush ishte hyjnesha Dardane

Por unë mësova nga jeta

Vuajtjet e një burri

Dhe një nëne


Kryelartë, si Kanuni i Lekës



RRUDHI PAK KËMBËT

Asnjë yll në qiell

Vetëm ti fle

Në kornizën e mermertë

Të lutem

Rrudhi pak këmbët

T’i ngrohi këto eshtra që po plaken

Kjo natë e varfër

I shkundi
të gjitha gjethet e reve

Pikë loti s’ka mbetur

Në memorien e mjegullave

Sonte kam nevojë

Të rri me vetmin time

Të lutem

Rrudhi pak këmbët

Të hy edhe unë si ti

Në gjumin e mermertë të kornizës





KU TË SHKOJMË E NGA TË SHKOJMË



Nga SKËNDER ZOGAJ-Prishtinë



Rexhep Shahu: "Lis i vetëm në fushë" –poezi, botoi SHB "Albdesing", Tiranë 2011

Vëllimet poetike u ngjajnë nuseve të motit që vijnë mbuluar me duvakun e bukur,por bukuria e vërtetë e tyre shijohet pasi tu hiqet duvaku. Vëllimi poetik iRexhep Shahut, "Lis vetëm në fushë", sipas duvakut (kopertinës) në shikimin eparë nuk të krijon ndonjë përshtypje bukurie, për më tepër le shumë për t’udëshiruar, me titullin arkaik përfundi një ilustrimi të beftë që i ngjitetballinës së librit si një etiketë.

Mirëpo, përshtypja ndryshon shpejt, që në leximin e vjershave të para tëlibrit, të cilat e trajtësojnë figurshmërinëe kryetitullit "Lis i vetëm nëfushë", që është një metaforë e plotkuptimtë treviale: lis-vetmi-fushë, earsyetuar me përmbajtjen e pasur e të ngjeshur aforistike, stilin origjinal e shumështresordhe simbolizmin që përshkon gjithë vëllimin poetik. Ideja iniciale ngjizet nëbrengën e përbotshme gjithënjerëzore, që ka të bëjë me fenomenin e ikjes sëkohës dhe të plakjes së njeriut, që autori i fikson në vargun përkushtimordedikuar babës: "Po plakem fëmijë / jetimpa ty…" që shërben si lajtmotiv i ligjërimit poetik-filozofik për Lisinvetmitar, jetim në një fushë të pa anë, në të cilën zhvillohet lufta epamëshirshme e përplasjeve të fuqishme të dallgëve: "Si kuaj të zi nisur për luftë / Turfullojnë e rendin radhë e paradhë…/ Bregun synojnë dallgët e çmendura / Si në çdo luftë ku s’fitohet gjë…"(Si kuaj të zi nisur për luftë). Kemi të bëjmë me shfaqjen e dëshirës sëflaktë për arritje në kepin e shpresës së mirë, që supozohet se ekziston nëmagjinë e fshehtë të ëndrrës sonë, aty ku dallgët e çmendura yshtin shqetësimingjenetik dhe jetën e bëjnë paradoks reagimesh instinktive që manifestohen simbrojtëse të kërkesave të detyrueshme jetësore. Mirëpo, këto kërkesa tëdetyrueshme nuk janë të përcaktuara, dhe lakmia lehtë I përthekon dhe njeriun emban në pengun e përjetshëm. Përmes apostrofimesh të shumta personifikuese dhefiguracionit të pasur përshkrues, Shahu ndjeshëm e zbërthen lakminë njerëzoreqë, gjithmonë synon lavdinë : "Me veten ekanë dhe e bëjnë stuhinë / Dhe rendin ta shalojnë lavdinë / E në fund në zalleshterojnë" (Po aty)

Ndërkohë që Lisit i bien gjethet, autori brenda vetes ditë e natë sheh dhedëgjon ulërimat e tyre ngjethëse. Shprushja emocionale e gjamës së natyrës qëmanifestohet rreth "Lisit të vetëm në fushë" ka të bëjë me dhembjen universale,vetminë – dhëmbë akulltën që kafshon shpirtin e poetit: "Jemi të gjithë vetëm në këtë botë / Dhe kemi nevojë për diketjetër //…Drurëprej rrufeje shituar, / Pas syve që s’i gjejmë dot më…" (Jemi të gjithë vetëm).Rezonanca artistike e këtyre vargjeve është fare e thjeshtë por shumë e pastërdhe fiktive, e shprehur me stilizim mjeshtëror të gërshetimit të fjalëve nëvargje dhe ndërlidhjen e vargjeve në strofa, që formësohen në modelin ethurjeve filigranike, me insistim të rreptë për ta krijuar profilin e saktë tëfigurës së dëshiruar.

Këtë mënyrë të ligjërimit autori e zotëron fort mirë për të realizuarpërmbajtje njëkuptimore dhe me përcaktim funksional të qartë : "Na lini të jemi të pa emra sonte / Mos nakërkoni pasaportë, / Eva është kjo, unë jam Adami / Dashnorët e parë në Botë."(Na lini).

Kryepersonazhi lirik, Lisi i vetëm, rrënjët e padukshme i ka të mbjella nëtokë, në ajër dhe nën lëkurën e trupit të poetit, i cili ndjek fushëbetejat enjë qielli dimëror ku ëndrra është e hirtë, sepse është larg syve të sëdashurës së tij dhe gjithçka është e shkretë. Motivi erotik është shumë ipranishëm gjithandej vëllimit dhe gjithnjë i trajtuar me pasion të fortë adhurimi:"Me mi nxjerrë sytë e ballit, me m’iqorrue krejt / e di se prapë kanë me më ardhë sytë / se nuk mundem mos me të paty / e sytë e tu përmes të cilëve shohbotën…" (Me m’ikëputë krahët)

Poeti e thotë me bindje të thellë se: "…njeriue ka për detyrë të dashurojëdhe t’i kujtojë e t’i nderojë dashuritë… Asgjëtjetër s’do kisha dashur të bëjë në jetë". Mirëpo,kur kthen kokën dhe shehçoroditjet dashurore, bëhet egërshan i pashoq, ngeh zërin dhe denoncon mepërbuzje veprimet neveritëse: "Shësht…dëgjosi derdhet e frikshme qeshja e kurvave / derdhet kërcënuese nga kulla në kullë /nga zyra në zyrë, nga selia në seli // merr pastaj bulevardin bri tribunave tëlehjes…" (Trishtimi yt).

Në kujtesën e autorit ndodh ekstaza sublime e kujtesës kolektive, kur shehhamendje të shumta dhe zgjimin e ngadalshëm të shoqërisë shqiptare. Heroi liriki Shahut i përket mendësisë provinciale të anës së bregut të Drinit, ku ndjehetaq mirë, mbi shelgje ulur e me këmbët në ujë. Prej atje e shikon jetën urbane ibindur se, ata që shkojnë duke u shkëputur prerazi nga ruralja, e kanë gabim,sepse edhe provinca ka vlera të shumta e shumë të dobishme të nevojshme përintegrimin funksional dhe kodifikimin e procesit të mirëfilltë zhvillimormodernist.

Autori është këmbëngulës në pikëpamjet e veta, por edhe mirëkuptues imendimeve ndryshe, sepse siç vëren Xhevahir Spahiu: " Ai jeton nën hijenePikëllimës. Fati i këtij maliështë edhe fati i tij. Të dy bashkë hedhin sytë në largësi për tëgjetur njështeg drite."

Në vëllimin "Lis i vetëm në fushë" autori Rexhep Shahu është një përligjës isaktë i pikëpamjeve të Umberto Ecos, përkitazi me kërkimin e të veçantës nëmënyrën e funksionimit të së përgjithshmes, dhe rasteve në të cilat ai e shehtë përgjithshmen në të veçantën. Në rastin e parë kemi të bëjmë me alegori, nëtë cilën e veçanta shërben vetëm si shembull, si emblemë e së përgjithshmes,kurse në rastin e dytë shpaloset natyra e vërtetë e poezisë: shprehet një rasti veçantë pa menduar fare për të përgjithshmen, ose pa aluduar për të.Mjeshtria krijuese e Rexhep Shahut pikërisht këtu vjen në shprehje të plotësepse përmes – elementit të veçantë e përfaqëson edhe elementin e përgjithshëm,jo si ëndërronjëse si hije, por si kallëzim të gjallë dhe të vazhdueshëm të njëtë panjohure: "Ku të shkojmë zemër, nga tëshkojmë... / si të ikim prej këtu ku ka veç lakmi, / ku s’pjerdh kush përshpirtin, s’pjerdh kush për njeri, / ku të gjithë kërkojnë t’i duash e askushs’të do…" (Ku ta lëshojmë spirancën).

Gamën e pikëpamjeve dhe të veprimeve trajtuese të shumicës së ndjenjave tëveçanta dhe disa pamjeve të caktuara, që e deshifrojnë kodin semiotik tëpoezive të këtij vëllimi, Izet Duraku i sheh tek – "Pamjet apokaliptike qëautori i kundron me një qetësi të admirueshme", ndërsa Sadik Bejko te RexhepShahu shquan – "…fjalën e mirë, të saktë, harmoninë e vargut, të figurës.." qështjellohen lehtë dhe ngjallin mbresa të forta, sikur uji që rrëshqet nëpërduar dhe e pi toka e kallur nga etja, sikur ajri që përkëdhel edhe kur nuk e sheh,si drita që u jep shkëlqim syve. Pra, kemi në duar një libër të veçantë, të njëautori që tashmë ka vulën e vet prej poeti.

FRAGMENT NGA ROMANI "I FUNDMI I SHALËGJATË​VE"

Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë.
Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik.

Botimet:

Tregime e novela
Shtëpia e përgjumur-1977
Kabina e kuqe-1985
Vatra njerëzore-1987
Skenar i filmit artistik
"Përsëri pranverë"-1987
Roman "Përgjumje iluzionesh"-2006
Libra me poezi:
Fate paralele-2007
Çapkënët e mëhallave të botës-2008
Simfonitë e stinëve-2009
Roman "Murmashet" 2010

Etj.


Së shpejti do të dalë në qarkullim romani " Demonët bëjnë sikur flenë"
Projektet e tij letrare janë një vëllim me tregime dhe një vëllim me poezi lirike.
Jeton në Florida të SHBAS-së që nga viti 1997.




Nga THANI NAQO


Grifshën e fshiva nga mendja pasi murmërita "përse më dole sot përpara" dhe bëra një hap më pranë vitrinës së burrave. I lexova çmimet e mallrave dhe ato i rrumbullakosa me vlerën e bagëtive të imta: në vend të rradhonjve përdora gishtat e gjatë. Pashë veten drejt në sy në pasqyrën e vitrinës dhe, siç e kam zakon, i fola vetes me zë:

-Hej, Lejlek! Pazari i kostumeve shkon nga shtatë gjer në dhjetë kokë dhi. Me një ftujë këmbehet çdo lloj këmishe. Mos të të vijnë keq dy keca, por vishi këpucët llustrafin. Me njëgjysëm dhije ke në dorë tufën me kravata. Shënimi thotë: po i more kravatat, ke falas shtatë palë brekë italiane, shtatë palë kanotiere e shtatë palë çorrape kineze.

Ia thashë këto llogari vetes e mbylla sytë. Kryqëzova krahët mbi gjoks e i dhashë kokës prapa.Hamendazi u vesha me kostum blu, këmishë atë, në ngjyrën e qumështit të delesnë sezonin e ndërzimit dhe kravatë të verdhëllemën, spërkatur me petëlzamanushaqe. As që më shkoi ndër mend se numurin e pllazit të këmbës e kam 45-së,por vesha këpucët e kafejta, me tegela mbi kapakë. Përkrah, në anën e majtë, vendosakukullvajzën nuse.

-Hë, Lejlek, ç’thua –pyeta veten me zë.

-Me dhjetë krerë dhikapitalizmi e vesh Lejlekun dhëndër – u përgjigja dhe hapa sytë, por, kësajhere, në pasqyrë u përballa me siluetën time të plotë që nga këpucët epërbaltura, me thembrat e ngrëna nga jashtë e deri në majë të flokëve, tëkërleshur, pis të zeza. I gjatë një hosten. Mjekërmadh e i pa qethur si askushtjetër. Në vend të syve mu bëse kisha dy shikëlla lisi të kajthitura. Veshur me kostumin e vjetër, prejshajaku të zi, hirnuar nga koha. Në sup varur çantënprej lëkure cjapi dhe, nga që një natë më parë çantën e kisha e ngjeshur paq,sot m’u duk si gajdë.

-Hë, Lejlek, si tëduket vetja?

-Tëpkë gjyshi kaçak.Dograja dhe pisqollat më mungojnë – thashë dhe më hipi e qeshura. Kjo ishtehera e pare që shikoja siluetën time të plotë e m’u kujtuan pasqyrat edikurshme, që, sado t’i përthyeja gjunjët, ato nuk më nxinin. Më kishin thënëse kur isha fëmijë djepi, qeshja e argalisesha me çdo gjë që shikoja e prekja,por kur erdha në mentë e mia, e kuptova se kur vija në qejf, nuk mundja dot t’ikomandoja sytë dhe as trurin. Këtë gjë e zbuloi teto Dabucka, motra e nënesë.Ajo më dëgjonte gojëhapur kur unë i tregoja ëndrrat dhe përfytyrimet qëxugulisnin trurin tim. Teto Dabucka përpiqte pëllëmbët e ngazëllyer mekrahasimet jo vetëm për njerëz e kafshë, por edhe e hollësirat për fijet ebarit dhe drurët e pyllit, gjersa ditën e ceremonies të varrimit të Vjenezit,lëshoi pandehmën përpara të gjithëve:

"Që ta dini, nipi im,është ndryshe nga djemtë e tjerë të fshatit" .

Sa fshiva nga mendjateto Dabuckën sytë ma kthyen kokën sërish nga vitrina e femrave dhe ndjeva seinati me Grifshën më ishte tulatur. Pashë drejt e në sy kukullvajzën nuse dhe ithashë:

-Po të ishe bërë gruajaime, moj Grifshë, sot për ty do të harxhoja krejt tufën e dhive. Të dy do tëshkonim për të jetuar në Vjenë. Vjena është kërthiza e Evropës – dhe, ndërsaflisja kështu, m’u fanit fytyra e Vjenezit, I cili u kthye në fshatin e tij përtë ngrysur vitet e pleqërisë, por mu fanit edhe sofati i drunjtë në anë tëportës të shtëpisë dhe tinguj kitare ma ëmbëlsuan veshin. Pëllëmba më shkoipërfund çantës dhe dallova menjëherë kutinë e vogël prej dru bushi ku kishafutur kartolinën e Krishtlindjeve, që ma pati dërguar nga Vjena, shoku im ifëmijërisë, Paganini. "Eh, Paganin, të dhëntë perëndia shëndet dhe bëfsh emërme kitarë" më shkoi në mendje përtëkushedisaherën ky urim e, sërish Vjenezi,duke i mësuar Paganinit kitarën. Porsa hasa në sytë blu të kukullvajzës,harrova Vjenezin, harrova edhe kartolinën e Paganinit, ikur refugjat kur uhapën ambasadat dhe sot ai shtrinte pllazin në këlldrëmet e Vjenës. Sytë blu tëkukullvajzës u bënë më të errët dhe nuk munda të frenoj murmërimat intaçore dhefillova të shpatoj ajrin me lëvizje të pa kontrolluara të krahëve. Kokës idhashë majtas e djathtas sa më kërciti zverku. Ndjeva flokët që më tundeshin sideng me bar, ndërsa mjekra fshesonte mbi gjoks. Lëshova murmërimënpërfundimtare "ah, ç’i ke bërë Lejlekut ti, moj Grifshë" dhe kush e diç’marraze të tjera do t’i kisha shfryrë kukullës po të mos isha përmendur ngagërvimat e qepenave të dyqaneve, burritë e makinave dhe një zë keqardhës plakeqë erdhi nga ballkoni "gjynah, i shkreti. Kush e di ç’tortura kahequr burgjeve", pastaj zëri klithës i gazetashitësit:

-Qeveria ka ditët enumëruara.

Nuk arrita t’i themvetes me zë, por e shkova në mendje "aman, le të ndrohen qeveritë, vetëm Enverimos ngjallet" sepse atë çast gazetashitësi u përplas pas çantës time dhe ballii tij më goditi në majë të brylit. Pashë mjekrën e tij të thinjur e të gjatë,sa mjekra e çjapit tim Laragan. Gazetashitësi ishte i shkurtër e kokëmadh, aq ishkurtër, sa balli i tij u puçkavit me brylin tim. U çudita me ballin e fortëtë gazetashitësit sepse bryli më dhembi e lëshoi miza elektrike nëpër damarë qëu ngjitën deri në majë të çaçkës. Ishte dhimbje e njëjtë me atë kur më goditime shkelm mushka ime Grizo. U çudita edhe me gojën e tij të madhe dhe, ndërsathërriste "hajde gazeta. Qeveria ka ditët e numëruara", dallova se ai nukkishte një dhëmb në gojë dhe njërën këmbë e hiqte zvarrë mbi pllakat etrotuarit. Atëherë u kujtova se në qytet kisha hyrë pa zbardhur dita dhe, nëecje e sipër, lexoja parrullat gërmamëdha nëpër mure, shkruar me bojë të zezë,kafe, blu e të verdhë dhe, njëra prej tyre, "TË BËHEMI SI EVROPA", e cila zintegati gjithë fasadën e katit të parë të postës, më bëri të harroj lodhjen errugëtimit nga fshati në qytet dhe m’u skalit si parrullë e shenjtë në tru.Mirëpo, padashje, sytë më kishin shkuar mbi fasadën e apartamentit të vjetërpërkrah postës. Suvaja ishte shkërmoqur, por dalloheshin fjalë e gërma mengjyrë të kuqe, LAVDI PART…S…HE…R…IKE, por unë e plotësova me mendje "LavdiPartisë heroike" dhe vazhdova rrugën për tek berberana e Shejtanit, që e dijaku qe. Berberi ishte kushëri i tretë i nënesë. Atij nuk i mësova kurrë emrin,mbasi të gjithë e thërrisnin me nofkën Shejtani, trashëguar nga fisi i tij.Shejtani ishte a s’ishte dyzet kile, por me flokë kokoridhka, prerë shkurt,esmer e hundështypur. Ai vinte çdo fundvjeshtë në fshat, kur ende s’kish rënëdëbora dhe, sa pinte gotën e parë me raki, mburrej "meshkujve e femrave tëfisit të Shejtanëve nuk ia hedh kush", ndërsa teto Dabucka, fluturonte ngagëzimi kur vinte Shejtani dhe thënies së tij i shtonte gjithnjë të njëjtënshprehje "gjurmët e Shejtanëve nuk i gjen dot as qeni i kufirit." E kishadëgjuar me dhjetra herë historinë si e pati dërmuar hundën me grushta dhe kjopër hatrin e një kurbatke të bukur. Shejtani qëndronte në fshat vetëm një natë, e vinim të flinte në dhomëne miqve në katin sipër dhe, të nesërmen, e përcillnim gjer në stacionin eautobusit, në qendër të kooperativës o, im’atë ose, unë, duke mbajtur përkapistre Grizon, ngarkuar me patate, qepë, mollë, gjizë, turshira, oshafe dhetë tjera zaire që i jepnin nëneja dhe teto Dabucka. "Im’ kushëri ka një karvanme fëmijë" thoshte nëneja dhe "do ta ndihmojmë gjersa t’i n’çohen fëmija"shtonte edhe teto Dabucka. U kujtova se Shejtani më kishte qethur mua dhe timatë ditën kur nxorrëm Grizon në pazar për ta shitur. Por, shpejt ndruam mendjepër të blerë pelë, sepse Grizoja atë ditë na u dhimbs sikur ta kishim motër a,kushërirë. "Kali nuk bën për në anët tona – tha im atë – Qorrolliset epengohet. Pastaj duhet të vjedhësh jonxhën e kooperativës që t’a ngopësh me tëngrënë. Pelat akoma më keq, biro. Mushka ngopet me një dorë bar. Mushkë më tëmire se Grizon – tha im atë atë ditë – nuk po më zë syri në pazar. Me qëzbritëm në qytet, shkojmë qethemi tek Shejtani" dhe u qethëm e u rruam për herë të fundit, nga dora e Shejtanit, kurakoma nuk ishte shembur komunizmi. Mirëpo, herrët në mëngjes, mbeta i habiturkur pashë nekrollogjinë ngjitur në xhamin e derës së berberanës. Nga fotoja emora vesh se Shejtani kishte vdekur një ditë më parë dhe sot, në orën katërmbasdite, bëhej varrimi. Pastaj m’u kujtua se, kur mbaroi së rrojturi tim atë,Shejtani i kërkoi për punën njëqind lek, kur qethja e rrojtja bënin a s’bëninpesëdhjetë lek. "Nëse vini herën tjetër të paqethur si sot – na tha Shejtani -do të paguani dyfishin" dhe im atë doli i zemëruar nga berberana. Para se të hipte mushkën, ithirri që nga rruga:

-Hej, Shejtan, kur tëvish në fshat, do të t’i mbush thasët me gurë.

-Ju, Shalëgjatët, Ikini flokët e qimet si fije çeliku – thirri Shejtani që nga brenda berberanës.Pastaj doli tek dera shtoi – Sa është gjallë ime kushërirë, Dabucka, e kamderën e hapur.

Këtë gjë im atë ja thateto Dabuckës dhe asaj iu drodhën qimet e rralla në mjekër.

-Mos ia vini re – thateto Dabucka – fëmijët iu nçuan dhe punojnë, ama Shejtani shejtan do të mbetet.

Edhe berberi e kooperativës ankohej sa herë mëqethte, "për ju, Shalëgjatët, duhet të kesh gërshërë speciale" dhe unë nuk ekundërshtoja se, njëlloj si im atë, brisqet i përdorja vetëm njëherë.

Pyeta një fshesazhinëse ishte e vërtetë që kishte vdekur berber Shejtani, apo kjo nekrollogjiishte ndonjë nga shakatë e kripura të tij. Fshesaxhiu tundi pëllëmbën si satërmishi, pastaj e mbështeti faqen mbi pllëmbë sikur të donte të më thosh"Shejtani ka shkuar atje, ku bijen në gjumë dhe nuk zgjohen më". E pyeta kuishte ndonjë berberanë tjetër dhe ai drejtoi majën e bishtit të fshesës për ngafundi i bulevardit.

Ndërsa solla ndër mendtë gjitha këto, në kokë më tingëlloi këshilla e fundit e teto Dabuckës, "kujdesLejlek. Ardhi dita kur njerëzve u erret syri për para, njëlloj si në kohën ekaçakëve".

Hoqa nga mendja tetoDabuckën pasi thashë "sa mirë që ti, moj teto Dabuckë, s’ke për ta marë vesh seka vdekur yt, kushëri, Shejtani" dhe ngushëllova veten kur pashë se në qytetishin shtuar mjekroshët, por u zilepsa se ata ishin të veshur krejt ndryshe ngaunë. Gjoksin ma ngrefoi mburrja: "ku mjekra e tyre e, ku mjekra jote, oLejlek". Dëgjova trokëllimat e takava të këpucëve e sandaleve të femrave mbipllakat e trotuarit. Këto trokëllitje më kujtuan revanin e Grizos në kalldrëmete fshatit dhe fillova të habitem pas femrave. Edhe gratë e moshës timepaskeshin hequr dorë nga moda e dikurshme kineze me pantallona e fustanetlëshur mbi to. E ndjeva vetën të pa aftë për të komanduar sytë e mia; ato mëpërvidheshin pas pulpëve e gjokseve bardhoshe, gjersa më së fundi i thirravetes "Lejlek, përmblidhu, po le nam. Po bën sikur nuk ke parëfemër me sy" dhe grabujova me gishta mjekrën e flokët duke murmëritur me zë tëulët "botë-botë, ku paske qenë". I hoqa sytë nga femrat dhe i lëshova ngabulevardi, por lëvizja e makinave dhe dielli i shumëfishuar mbi xhamat edyqaneve e ndërtesave shumëkatëshe më shkaktuan marjemëndsh. Hapa krahët për tëmbajtur ekulibrin. U çapita tymtazi e symbyllur dhe përgjova gumëzhimat nëvesh. Gumëzhima të njëjta me zgjoin e bletëve. Siç duket do të isha çapitur sëprapthi sepse shpina më preku pas trungut të një peme rrëzë troturit. Kjo ishtehera e parë që më ndodhte dhe m’u kujtua nëneja. Ajo vuajti nga tensioni që kurishte nuse dhe gjer ditën që vdiq, muajin e shkuar. "Ti, biro, më thoshte, kengjarë nga Shalëgjatët. Ata nuk i zë asnjë lloj sëmundje", mirëpo mua më hyripaniku; sot provova të njëjtat shenja, siç i përshkruante nëneja e me shkoi mendjase në damarët e mi kisha gjak të përzier nga sa nga fisi i Shalëgjatëve aq dhefisi i Shejtanëve. Më tingëlloi zëri i nënesë: "në sy kam qiell të kaltër, pornë të shëtisin re të verdhëllema e të kuqerëmta" dhe unë prita me durim gjersaqielli blu brenda syve të mi u pastrua nga retë. Hapa pak e nga pak njërin sy,pastaj të dy dhe pashë pamjen e kthjelluar mbi çatitë e qytetit. Ndërtesat ereja shumëkatëshe, ngritur kohët e fundit dhe që unë po i shikoja sot për herëtë parë, lëshonin hijet mbi shtëpitë e pallatet e vjetra. Tjegullat dheeternitet larushitnin nga myshku dhe çatitë e qytetit m’u dukën më tëdregëzuara se çatitë e fshatit tim mbuluar me plloça. Këmbanorja e kishës ishteakoma e njomur nga vesa e natës. Kuqëlonin tjegullat e reja dhe përndezja etyre më kujtoi gjakun e Krishtit, parë në ikonën që mbante fshehur tetoDabucka. Minareja e xhamisë, në mes të qytetit, m’u bë se qe raketë. Ndërkohëqë habitasha pas fap-fupeve të llambushkave shumëngjyrëshe mbi taracën ehotelit Vezullimi Europian, para hundës time shkrepi blici i aparatitfotografik dhe zëri i ngjirur i fotografit më gërvishti në vesh:

-Më nxorre mallin eKajo Babjenit!

Fotografi u zbraps disahapa dhe e shkrepi sërish aparatin fotografik. Thirri "eja pas dy orësh nëstudio të marish foton o, kapedan" mirëpo unë, në vend të përgjigjes,turfëllova si kalë i egërsuar. Pashë zverkun e tij si shportë kur u përkul tëhapte derën e studios dhe doja t’i thosha se mua nuk më preu meraku përfotografi. Mua me duhet të qethem, të rruhem e të vishem evropiançe. Kam rrugëtë gjatë për të bërë, gati sa nuk I thirra dhe shtriva hapin përmes bulevardit.Një makinë më frenoi para këmbëve. Më ngjethi fishkëllima e gomave, por mëshumë më trembi zëri inatçor i shoferit:

-Hej, shpellar, tëështë mërzitur jeta.

TRADITA E SERVILIZMIT TË DIPLOMACISË SHQIPTARE NDAJ SHOVINIZMIT GREKOKARAGJOZ




NGA PROF.DR. ESHREF YMERI


Nga faqja e internetit me titull: "Kreshnik Spahiu: Klasa politike është mbledhur rreth "grekut" Dule", që zoti Feliks Taho e kishte botuar më 01 prill 2012, u njoha edhe me këtë informacion:

"Aleanca Kuq e Zi ka organizuar në Kavajë një manifestim përkujtimor për Dëshmorin e Kombit, Indrit Cara. Kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, e ka etiketuar si tradhtare të interesave të vendit klasën sunduese aktuale të grumbulluar rreth kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, pa guxuar të përballet me Kavajën.

Sipas kreut të AK-së, në këtë ditë përkujtimore ata janë mbledhur "tek greku Vangjel Dule, pasi pikërisht pas kaq viteve mashtrime ata nuk guxuan që të vijnë në Kavajë. "Janë mbledhur rreth Dules si tradhtarë të kombit. Në mëngjes shpalosin flamurin shqiptar, në mbrëmje atë grek. Tradhtarët të largohen nga klasa politike", vijoi Spahiu duke deklaruar se Aleanca Kuqezi është e vetmja alternativë për kombin".

Pozicionimi kundër shovinizmit grekokaragjoz i AK-së duket se po ua ngroh shpirtin gjithë shqiptarëvë me vetëdije kombëtare. Mes shumë arsyeve të daljes në skenë të AK-së, është edhe kundëvënia e saj ndaj një qëndrimi prej një servileje të pështirë të klasës politike shqiptare ndaj shovinizmit grekokaragjoz fill pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Në këtë aspekt, mbarë klasa politike shqiptare, në pushtet apo në opozitë, ka ndjekur traditën e diplomacisë enverhoxhiane në qëndrimin prej një servileje të thekur të shovinizmit grekokaragjoz. Kjo klasë politike, kriminelin Enver Hoxha vazhdon ta vlerësojë ende si "Hero të Popullit", kurse kriminelin tjetër, Ramiz Alinë, e ruajti me kimet në vitet e pluralizmit, paçka se pikërisht ai, në vitin 1988, kishte dhënë urdhër për dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela dhe lënien e kufomës së tij të varur për tri ditë e tri netë në mes të Kukësit, me qëllim që të mbillte terror psikologjik në radhët e mbarë popullit shqiptar, me të vetmin synim që ky të mos guxonte të ngrinte krye kundër diktaturës komuniste.

Pikërisht kjo klasë politike ndërtoi të tilla marrëdhënie poshtëruese me shovinizmin grekokaragjoz, të cilat janë të papërsëritshme në krejt rruzullin tokësor, kur është fjala pë dy vende fqinje. Në këtë aspekt, kjo klasë politike, siç u theksua edhe më lart, ka ruajtur me besnikëri traditën e servilizmit diplomatik enverhoxhian ndaj shovinizmit grekokaragjoz.

Në veprën shkencore "Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949" (Shtëpia Botuese "GEER". Tiranë, 2002), Prof.dr. Beqir Meta ka hedhur mjaft dritë mbi traditën e këtij servilizmi me të vërtetë skandaloz. Interes të veçantë paraqert kreu III, që bën fjalë për përpjekjet e diplomacisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Autori na zbulon një faqe që mund ta quash me të vërtetë të turpshme në historinë e diplomacisë shqiptare, e cila, me servilizmin e saj të pështirë, ka njollosur dinjitetin tonë kombëtarë me hapat që ka ndërmarrë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin shovinist grek. Janë 49 aksione të pastra diplomatike të qeverisë shqiptare, të fiksuara në periudhën mes viteve 1954 - 6 maj 1971, kur ajo s’la gur pa lëvizur për ta zbutur qeverinë greke që kjo të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë.

Si shpjegohet ky poshtërim që i ka bërë vetvetes diplomacia shqiptare? Si shpjegohet që Enver Hoxha këmbëngulte aq shumë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, të cilat na përfaqësuakëshin një "çështje që u interesonte më shumë shqiptarëve", siç shkruhej në një shënim të tij mbi një propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 8 dhjetor 1970 (f.230). Mos vallë ai e kishte ngritur ndonjëherë zërin pas vitit 1949 në mbrojtje të çështjes çame dhe të minoritetit shqiptar në Greqi (i cili është disafish më i madh se minoriteti grek në Shqipëri), që kështu lexuesi të bindet që shqiptarëve me të vërtetë u paska interesuar më shumë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në Athinë me ambasadën e tyre? Aspak! Atëherë çfarë e ka shtyrë Enver Hoxhën të mbante një qëndrim kaq servil ndaj diplomacisë shoviniste të një shteti armik për vdekje, siç ka qënë, është dhe do të vazhdojë të mbetet shteti shovinist grek? Qëllimi kryesor i Enver Hoxhës, me siguri, ka qenë ruajtja dhe forcimi i pushtetit personal, i cili e çoi në braktisjen e interesave kombëtare, madje në tradhti kombëtare. Nuk ishte aspak e nevojshme që diplomacia shqiptare të hiqej zvarrë para shtetit shovinist grek për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Nga analizat e prof.Metës lexuesi e kupton fare qartë që Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, para se të kërkonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, duhej të shtronin tri kërkesa kryesore para saj. E para: të abrogohet ligji i luftës me Shqipërinë. E dyta: të njihet tërësia territoriale e Shqipërisë dhe të respektohen kufijtë ekzistues. E treta: popullsia e dëbuar çame të kthehet në trojet e veta stërgjyshore dhe të njihet minoriteti shqiptar në Greqi.

Pikërisht këto tri kërkesa duhej të përbënin tri shtyllat kryesore, ku duhej të mbështetej Enver Hoxha dhe diplomacia e tij në hapat që ndërmerreshin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije kombëtare, çdo nacionalist shqiptar e ndien veten të fyer në dinjitetin e tij kombëtar kur në faqet e këtij vëllimi njihet me qëndrimet arrogante, përbuzëse, shpërfillëse të shtetit shovinist grek ndaj kërkesave pa bosht kombëtar që ka bërë diplomacia shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka pranuar të vendosë as marrëdhënie tregtare me vendin tonë, siç bëhej e ditur në një informacion të Behar Shtyllës të vitit 1959, pas një takimi që kishte pasur me të ngarkuarin me punë të Bashkimit Sovjetik në Tiranë, Novikovin (f.151-152).

Këto qëndrime arrogante të diplomacisë shoviniste greke kanë shërbyer si mjet i përhershëm presioni ndaj diplomacisë shqiptare, me qëllim që kësaj të fundit t’i zhvateshin sa më shumë lëshime në interes të shovinizmit grekokaragjoz. Dhe këto lëshime, në fund të fundit, diplomacia greke arriti t’ia zhvaste me shumë sukses diplomacisë shqiptare, në dëm të interesave tona kombëtare. Madje këto lëshime, siç vëren prof.Meta, "ishin shumë të mëdha. Mosinsistimi për njohjen e vlefshmërisë së kufijve shqiptaro-grekë nga Greqia, kalimi në heshtje i konservimit të ligjit të luftës dhe injorimi i spastrimit etnik të Çamërisë gjatë procesit të diskutimeve dhe në deklaratën përfundimtare ishin koncensione të mëdha, të cilat Tirana i bëri me shpresën se vendosja e marrëdhënieve diplomatike do ta ulte tensionin. Në të vërtetë, tensioni u ul, por nuk u eleminua. Rreziqet dhe kërcënimet ndaj Shqipërisë mbeteshin në trajtë latente. Por kjo s’do të thotë se ato tani ishin më të vogla e më të zbehta. Ndërkohë u hodh edhe një hap tjetër drejt varrosjes së problemit çam. Pala greke, me siguri, ishte e kënaqur se ajo nuk u tërhoq prej pozitave të saj të mëparshme dhe, njëkohësisht, po konstatonte se presioni i saj 30-vjeçar kishte dhënë disa rezultate. Së pari, kishte shuar vullnetin e qeverisë shqiptare për të rihapur problemin e spastrimit etnik të Çamërisë. Së dyti, kishte arritur ta zbuste dhe ta thyente këmbënguljen e mëparshme të qeverisë shqiptare për të mos pranuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në qoftë se kjo nuk do të deklaronte qartë, më parë, se i njihte kufijtë me Shqipërinë si të përhershëm dhe në qoftë se nuk deklaronte se e quante të paqenë ligjin absurd të gjendjes së luftës" (f.233-234).

Shumë shpejt diplomacia shoviniste greke do ta tregonte fytyrën e vërtetë në qëndrimin ndaj diplomacisë shqiptare pa taban kombëtar. Më 5 maj 1971, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Palamas, vuri në dijeni ambasadorin amerikan në Athinë, Taska (Tasca) se "çështja e "Epirit të Veriut" do të lihej "të flinte", të paktën për momentin" (f.234). Po ky Palamasi, në Konferencën e shtypit që dha më 8 maj 1971, po për çështjen e "Epirit të Veriut" deklaroi se "situata ekzistuese, në fund të fundit, nuk ka ndryshuar në lidhje me pozitat greke. I vetmi ndryshim është se mungesa është zëvendësuar nga prezenca, indiferenca nga interesimi dhe qetësia nga dialogu" (po aty). Ai madje "kishte dhënë garanci se pozita fondamentale e Greqisë kundrejt "Epirit të Veriut" nuk kishte ndryshuar në asnjë mënyrë" (f.235). Kurse drejtori për çështjet ballkanike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Papajoanu, u tha amerikanëve se "Greqia kishte interes të hapte konsullatat e saj në Shqipërinë e Jugut për shkak të ekzistencës së minoritetit grek atje. Por ai e përjashtoi mundësinë që Shqipëria të hapte ndonjë konsullatë në Greqi, sepse, sipas tij, në këtë vend nuk ekzistonte ndonjë minoritet shqiptar" (f.234-235).

Por faktet zbulojnë lakuriq qëndrimin mashtrues të diplomatit grek ndaj diplomatëve amerikanë lidhur me minoritetin shqiptar në Greqi. Kishte kaluar më shumë se një vit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kur ambasadori ynë në Greqi, "bëri një vizitë në Çamëri më 5-9 qershor 1972, i shoqëruar nga zëvendësministri për Epirin, Petro Koceli. Gjatë vizitës ai konstatoi se në zona të caktuara, si në ato të Sulit, afër Janinës, Prevezës, Igumenicës, Pargës, Filatit dhe më pak në atë të Artës, kishte mbetur një numër i konsiderueshëm banorësh me origjinë shqiptare, të cilët jetonin kryesisht në fshatra. Me gjithë këtë prezencë të dukshme të shqiptarëve, vetëm dy prej zyrtarëve grekë e përmendën ekzistencën e popullsisë shqiptare në këtë zonë. Prefekti i Igumenicës i tha ambasadorit shqiptar se në këtë rajon kishte shumë njerëz që flisnin shqip dhe që kishin të afërm në Shqipëri. Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Igumenicës, i cili ishte me origjinë shqiptare dhe fliste shqip, pohoi se ende këtu kishte fshatra të tjerë që flasin shqip. Ndërsa mjeku me origjinë shqiptare nga Grapshi i Gjirokastrës, Thoma Luçi, kishte pohuar se në Prefekturën e Prevezës, ose midis saj dhe Igumenicës, kishte 40 fshatra që flisnin shqip. Gjatë vitit 1973 funksionarë të tjerë të ambasadës shqiptare bënë vizita në Igumenicë, ku konstatuan ekzistencën e disa fshatrave të krishterë që flisnin shqip. Ata vizituan fshatin Kastro me 1 800 banorë, i cili njihej si "Tirana e Greqisë", për arsye se të gjithë fshatarët flisnin shqip dhe dëgjonin Radi-Tiranën. Mirëpo, përveç këtyre vizitave, nga qeveria dhe nga diplomacia shqiptare nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër në drejtim të problemit të madh të spastrimit etnik të Çamërisë dhe të ruajtjes së identitetit shqiptar të asaj pjese të popullsisë shqiptare që kishte mbetur në Greqi" (f.252-253).

Por qeveria dhe diplomacia shqiptare nuk mund të ndërmerrnin ndonjë veprim tjetër se ato kishin rënë në bark para diplomacisë shoviniste greke, se ato e kishin zhveshur veten nga dinjiteti kombëtar!

Po diplomacia shoviniste greke a ndërmori vallë ndofarë hapash konkretë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë? Nga materialet burimore që ka shfrytëzuar autori, lexuesi mëson për herë të parë se vetëm në tre raste ajo ka ndërmarrë ca nisma të vakta: në mars të vitit 1966, në maj të po atij viti dhe në shtator të vitit 1968. Madje që në nismën e parë ambasadori grek në Bukuresht, në takimin që kërkoi me ambasadorin tonë atje, theksoi që "çështjen e "Vorio Epirit", të cilin shqiptarët e quanin Shqipëria Jugore, të mos e përmendim fare" (f.203). Diplomacia shoviniste greke pikërisht të tilla gracka i ka ngritur diplomacisë sonë, në të cilat kjo e fundit ka rënë me lehtësi, duke mos u udhëhequr nga parimi bazë i mbrojtjes së interesave mbarëkombëtare. Duke pasur parasysh qëndrimin e pandryshueshëm armiqësor të shtetit shovinist grek ndaj shtetit shqiptar që prej vitit 1944 e deri në mars të vitit 1966, nuk e di se sa dinjitoze mund të vlerësohet deklarata e Enver Hoxhës, i cili, pasi u njoh me nismën e parë të diplomacisë greke, në takimin me ambasadorin kinez Shy Gjien Guo, më 4 prill 1966, tha: "Ata (grekët - E.Y.) për 22 vjet me radhë donin të na kafshonin dorën, tani kërkojnë të na e puthin" (f.203). Gjatë gjithë kësaj kohe (1949 - 4 prill 1966) shënoheshin 83 aksione të diplomacisë greke dhe të shtetit shovinist grek për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, pa llogaritur këtu provokacionet e rënda në kufi, të cilat vetëm brenda 10 vjetëve (1944-1953) arrinin në 2183 raste (shih tabelën në f.62 të këtij vëllimi). Ndërkohë, vetëm prej vitit 1954 e deri më 4 prill 1966 qeveria shqiptare pati ndërmarrë 46 aksione diplomatike për vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë. Atëherë, për ç’arsye Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, gjatë 22 vjetëve, patën këmbëngulur aq shumë për t’ia afruar dorën nepërkës greke, kur kjo kërkonte veç ta kafshonte? Për ç’arsye Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare mbanin një qëndrim kaq të përulur, kaq servil ndaj shtetit shovinist grek, kur dihet që nuk udhëhiqeshin aspak nga mbrojtja e interesave tona kombëtare, të cilat, në rastin konkret, lidheshin me çështjen çame dhe me minoritetin shqiptar në Greqi? Arsyeja e një qëndrimi të tillë fshihej në pikësynimin e klikës prosllavokomuniste të Tiranës, e cila, siç e vë në dukje prof.Meta, kërkonte qetësi në kufijtë tanë jugorë vetëm e vetëm që të forconte pushtetin personal të Enver Hoxhës!

Po a nuk do të kishte qenë shumë më bukur sikur Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, fill pas çlirimit të vendit, të kërkonin të vendosnin menjëherë marrëdhënie diplomatike me "mangustën" turke, e cila do t’i kishte kursyer shtetit shqiptar shumë energji të harxhuara kot me Greqinë dhe do të kishte shërbyer si një ilaç tepër i godiur kundër kafshimeve të nepërkës greke? Marrëdhëniet diplomatike me Turqinë u vendosën me shumë vonesë, në vitin 1958, ndërkohë që vetëm gjatë dy vjetëve - 1954-1956 - shënoheshin 11 aksione diplomatike të qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë! Megjithëse Turqia ishte anëtare e Paktit Ballkanik, të themeluar më 9 gusht të vitit 1954 mes Greqisë, Jugosllavisë dhe Turqisë, kjo e fundit "mbante qëndrim dhe kishte synime krejtësisht të tjera ndaj Shqipërisë. Ajo ishte kundërshtare e pretendimeve tokësore greke në kurriz të Shqipërisë, mbështeste integritetin e saj territorial dhe përpiqej për ta tërhequr shtetin shqiptar në anën e Perëndimit dhe në Paktin Ballkanik" (f.83).

Enver Hoxha, që jargavitej pas komunizmit rus në interes të ruajtjes së kolltukut personal, nuk donte ta kuptonte se kush ishte dashamirësi i vërtetë i Shqipërisë dhe i mbarë kombit shqiptar. I tillë në Ballkan ishte dhe mbetet shteti turk, aq më tepër që atje kishte një komunitet të madh shqiptar.

[Më 15 maj 2000, kur po kthehesha për në Shqipëri me autobusin e linjës Tetovë-Tiranë, u njoha me një shqiptaro-turk që banonte në Izmir. Ai kishte qenë gjatë disa vjetëve sekretar i Shoqatës së Miqësisë Turqi-Shqipëri. Ai më tregoi se në evidencat e Shoqatës në mbarë Turqinë figuronin 7 milionë shqiptarë, nga të cilët 2 milionë flisnin në familje një shqipe të pastër].

Por qeveria shqiptare Paktin Ballkanik e vlerësonte si të tillë, "që drejtohej kundër Bashkimit Sovjetik, "Demokracive popullor", veçanërisht kundër Republikës Popullore të Shqipërisë e Bullgarisë dhe si një pjesë të pandarë të Paktit "agresiv" të Atlantikut Verior. Sigurisht që kjo ishte pikëpamja e Kremlinit" (f.102).

Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqin përfitoi tërësisht diplomacia shoviniste greke, shteti shovinist grek, shtypi shovinist grek, lobi shovinist grek në SHBA dhe kisha shoviniste greke, të cilët frytet e veprimtarisë së tyre antishqiptare do t’i vilnin më vonë, pas vitit 1990, me vendosjen e sistemit neokomunist demokratiko-socialist. Faktet e përfitimeve të shtetit shovinist grek dhe të të gjitha strukturave ndihmëse të lartpërmendura në kurriz të vendit tone, prof.Meta i ndriçon fare mirë në faqet e këtij vëllimi, kur thekson se nismat e vakta greke për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike nuk ishin aspak të favorshme për ne sepse "Greqia nuk njihte vlefshmërinë e kufijve me Shqipërinë, nuk hiqte ligjin e luftës dhe kishte mbyllur diskutimin e problemit çam, të cilin dukej qartë se edhe qeveria shqiptare ia kishte lënë historisë. Këto avantazhe u siguronin grekëve kushte më të favorshme se në vitin 1949 që, në të ardhmen, kur ata ta shihnin të volitshme, të rigjallëronin përsëri pretendimin mbi ekzistencën e gjendjes së luftës dhe… të parashtronin përsëri kërkesën dhe të vazhdonin përpjekjet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe organizimin e një konference ndërkombëtare për këtë qëllim, pa pasur shqetësimin se do të ishin të detyruar të përballeshin me problemin çam, i cili, që prej vitit 1948, nuk ishte përmendur më nga qeveria shqiptare" (f.228)

Duke hequr dorë nga mbrojtja e interesave mbarëkombëtare me lënien në harresë të tragjedisë çame dhe të spastrimit etnik të Çamërisë, qeveria shqiptare e kishte katandisur veten në një pozicion të mjerë në qëndrimin ndaj diplomacisë greke dhe kishte bërë të mundur që qeveria greke të "kishte fituar një avantazh të madh, që në të ardhmen ta rriste presionin ndaj Shqipërisë, duke përdorur kartën e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri Ajo (qeveria greke - E.Y.) dëshironte t’i zgjeronte kufijtë gjeografikë dhe standartet politike të tij përtej kufijve realë e të pranueshëm nga normat ndërkombëtare, me synimin që të rriste influencën e vet në Shqipërinë e Jugut. Me spastrimin etnik të Çamërisë ishte krijuar një disbalancë politike në dëm të shqiptarëve, e cila do të ndikonte në rritjen e presionit grek dhe do të pakësonte mundësinë e shanset për marrëdhënie të balancuara, korrekte, për mirëkuptimin dhe besimin reciprok të të dy vendeve" (f.228-229).

Shqetësimet dhe parashikimet e Prof. Metës dolën me të vërtetë profetike. Provokimet e drejtpërdrejta të shtetit shovinist grek për acarimin e situatës në Himarë me rastin e zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2003 vërtetuan më së miri se neotradhtarët në pushtet të interesave tona kombëtare janë trashëgimtarë të tradhtisë kombëtare të klikës veteranokomuniste shqiptare: shteti shovinist grek synoi haptas t’i zgjeronte me të vërtetë kufijtë gjeografikë të minoritetit grek në Shqipëri, duke kërkuar që edhe Himara të shpallet zonë minoriteti. Prandaj nuk ka asgjë për t’u çuditur që, sot, shovinizmi grekokaragjoz, mes himariotëve, ka arritur të peshkojë edhe elementë të shitur, tradhtarë, si puna e Kolilës, e Bollanos dhe e përkrahësit të këtij të fundi, lakeut Dule, të cilët, duke i detyruar t’u bien borive në të katër anët, i vuri në lëvizje për "përgatitjen" e memorandumit shtatëpikësh, drejtuar parlamentit grek për greqizimin e Shqipërisë, përndryshe parlamenti shovinist grek do të vinte veton kur të vinte koha për të diskutuar çështjen e firmosjes së MSA-së dhe të pranimit të Shqipërisë në NATO. Duke pasur parasysh krejt politikën tradicionalisht armiqësore të shtetit shovinist grek ndaj kombit shqiptar, kemi plotësisht të drejtë të mendojmë se memorandumi shtatëpikësh, në fshehtësi të plotë, duhet të jetë përgatitur fillimisht në kancelaritë e kryeministrit Karamanlis dhe në skutat e mykura të kishës shoviniste greke, para se t’i dërgohej për firmë tradhtarit Bollano dhe për informin lakeut Dule. Ja, ky është rezultati i gjëmave që i përgatiti çështjes sonë kombëtare tradhëtia veterane, enverhoxhane, e komunistëve shqiptarë me lëshimet që i bëri shovinizmit grekokaragjoz para se të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike me shtetin shovinist grek, tradhti kjo, që i çeli udhën sulmit frontal, në të gjitha fushat, të greko-ortodoksisë kundër vendit tonë dhe që, sipas fjalëve të arta të zotit Abdi Baleta, do të duhet të përballohet me një kosto shumë të lartë!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...