Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/13

“007 është 50 vjeç dhe unë e rrëmbeva këtë rol falë internetit”


Berenice Marlohe

James plaket, por femrat e tij ecin në një hap me kohën. E fundit është një ish-modele franceze që ka frikë të bëhet e famshme vetëm falë trupit. Ja si e mori licencën për të joshur…
“Kur mora vesh se do të fillonte një film i ri i James Bond, në vend që të lutesha, ndeza menjëherë kompjuterin. Nga sajti ‘Imdb’ (Internet movie data base) lexova të gjithë emrat e atyre që punonin për filmin, pastaj fillova të kërkoja të gjitha adresat përkatëse të email-eve. U dërgova kurrikulumin tim sa më shumë njerëzve që munda. Për fat të mirë, m’u përgjigj vetëm një person, por ndoshta më i rëndësishmi, përgjegjësja e filmit, ku më ftonte që të merrja pjesë në një provim”. Për Berenice Marlohe ky është një prej veprimeve më të zgjuara prej “Bond girl” që ka bërë gjatë gjithë jetës së saj (në mes të majit mbush 33 vjeçe). Dinakëria, guximi, zgjuarsia, paturpësia, ekzibicionizmi, a nuk janë cilësitë për të fituar një rol. Sigurisht, por për të qenë protagonistja e 007-s duhet të jetë gjithashtu seksi dhe e bukur. Nga kjo anë ajo nuk kishte probleme.
Berenice Marlohe, bukuroshja nga Parisi, ka një të kaluar si modele (sfilata, spote për Dacia Duster dhe tani imazhi i reklamës së ‘Swarovski’-t për periudhën vjeshtë-dimër 2012) dhe disa pjesë të vogla në filma francezë dhe seriale televizive. Kur u mor vesh emri i protagonistes së 007-s, të gjithë pyesnin: “Berenice kush?”. Dikush e ngatërronte me Berenice-n tjetër, atë Bejo, protagonisten e filmit “The artist”; edhe sajti “Huffinton Post” e renditi në mënyrë ironike vendin e katërt në klasifikimin e emrave më të vështirë të “Bond girl” për t’u shqiptuar dhe shkruar pa gabime, pas Olga Kurylenko (e parë në serinë “Quantum of Solace”), Michelle Yeoh (“E nesërmja nuk vdes kurrë”) dhe Izabella Scorupco (“Golden Eye”).
Përse kishit dëshirë të ishit një “Bond girl”?
Gjithmonë kam pasur një debulesë të veçantë për këtë seri filmash. Gjithçka është e bukur, unike, makinat, helikopterët, veshjet. Për sa u përket vajzave, ka nga të gjitha tipat: të vështira, oportuniste, të këqija, por edhe të mira. Janë filma të pasur, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por nga asnjë anë nuk krahasohen me filmat e tjerë. Kjo është arsyeja që vazhdojnë të tërheqin fansa edhe pas gjysmë shekulli.
Kush është Severin, gruaja që mishëroni?
Është një femër fatale, joshëse, misterioze, ndoshta e rrezikshme, por mjaft elegante, me veshje të frymëzuara nga vitet ’30-’40. Kjo është gjithçka që mund të them tani.
A jeni frymëzuar nga ndonjëra prej vajzave Bond të së kaluarës?
E preferuara ime është Famke Janssen, ose Xenia Onatopp, psikopatja që në serinë “Golden eye”, i vriste armiqtë duke i shtrënguar mes kofshëve. Shpresoj që edhe të shfrytëzoj paksa nga fantazia e saj e çmendur.
Kë pëlqeni më shumë getat apo çorapet me llastik?
Më pëlqejnë shumë getat, kurse çorapet me llastik nuk i duroj dot fare, më duken torturuese.
Meqë ra fjala, a ju ka thënë ndokush që personazhi juaj e ka marrë emrin Severin nga protagonistja e romanit “Venus im pelz” i shkrimtarit Leopold von Sacher-Masoch, “babai” i mazokizmit. E dinit këtë?
Do të më pëlqente që të ishte vërtet kështu…
Si ishte provimi juaj?
Më kërkuan të lexoja dy skena të “Skydall”.
Cilat?
(Një moment heshtje që pasohet nga një e qeshur). Më komplimentuan se ishte një tentativë e bukur. Provimin e parë e dhashë në Paris, të dytin para regjisorit dhe producentëve, të tretin me aktorin Daniel Craig, ndërsa dy të fundit i dhashë në Londër.
Sa kohë ka kaluar nga provimi i parë deri tek i fundit?
Ka një muaj e gjysmë që kam rënë në qetësi. Pasi përfundoi gjithçka e kisha ndërgjegjen e pastër. E dija se kisha bërë gjithçka që munda.
Çfarë bën një regjisor serioz si Sam Mendes në një film aksion?
Ka një sens të hollë humori, por nuk e vlerësoj vetëm për këtë. Ka një forcë të brendshme që nuk e di prej nga i buron. Është shumë bashkëpunues. Unë e krahasoj me një psikoanalist.
Cili nga filmat e Mendes ju ka pëlqyer më shumë?
Revolutionary road”, sepse çifti që interpretohej nga Kate Winslet dhe Leonardo di Caprio të bënte të ndiheshe keq, pavarësisht se asgjë nuk ishte e vërtetë.
Kur lindët ju, James Bond ishte ende Roger Moore. E keni pasur të vështirë të studionit filmat me epoka, siç ndodh në shkollë?
Jam në fund të studimeve, më ka ngelur vetëm pak. Tani pres të më fusin në provim.
Pa e llogaritur Daniel Craig, cili është Bondi më i mirë i të gjitha kohërave?
Sean Connery është më mashkull nga të gjithë, ndërsa Craig është më njerëzori.
A ka ndonjë specialist tjetër të filmave aksion që ju bën të ëndërroni?
Natyrisht, Robert Downey është shumë seksi.
Përse iu futët karrierës si aktore?
Kam pasur gjithnjë një damar artistik: i pija pianos, dizajnoja, pikturoja. Kur u zbulova rastësisht nga agjenti klasik, nuk isha e sigurt nëse doja të bëhesha aktore, më trembte ideja të bëhesha e famshme për arsye të gabuara, për trupin dhe jo mendjen. Vazhdoj ende t’i qëndroj besnike kësaj që sapo ju thashë.
Kjo është frika më e madhe e modeleve…
E kam bërë për pak kohë punën e modeles dhe arsyeja kanë qenë paratë.
Disa vajza të James Bond pas filmit i janë rikthyer sërish heshtjes. A keni një plan B nëse kjo do të ndodhë edhe me ju?
Nuk e kam lënë për asnjë moment pikturën. I adhuroj portretet. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, do të hap një ekspozitë, mbi të cilën do të shkruhet: nuk do të dëshiroja që të vinit për të parë “Bond girl”por piktoren.
A keni debulesë për ndonjë aktor?
Po, për Christopher Walken. Për mua është një koktej ekzotik: një e katërta kafshë, një e katërta jashtëtokësor, një e katërta, grua dhe një e katërta burrë.
Po ju çfarë kokteji jeni?
Ai i etnisë sime: një e katërta kineze, një e katërta kamboxhiane dhe gjysma franceze.
Pas atyre anglofone, “Bond girl” më të preferuarat janë francezet, ku numërohen plot shtatë.
Po, sepse ndoshta dimë ta pimë e ta mbajmë verën dhe kemi një lëkurë që na shkëlqen.
Kolegia juaj Noemie Harris ka rrëfyer se në një skenë ka aktruar me Craig gjysmë e zhveshur. Ju e keni pasur këtë kënaqësi?
Xhirimet do të fillojnë pas dy muajsh dhe ndoshta me mua do të zhvishet i tëri.
Megjithatë, në të vërtetë nuk ka zgjidhje ideale. Në të katërt skenarët, ekziston problemi i madhe i humbjeve financiare. Këta skenarë ndryshojnë nga njëri-tjetri nga kriza aktuale dhe nga kohëzgjatja kur zbatohen. Politikat më negative janë pikërisht ato më ekstremet: për të mos bërë asgjë, ose thjesht duke u treguar të ashpër dhe ndëshkues. Politikat më të mira do të ishin zbatimi i disa masave për rritjen ekonomie. Synimi më realist në këtë aspekt do të ishte thjesht të shmangeshin çështjet më shqetësuese dhe të arrihej minimizimi i dëmit financiar.
Përgatiti: Gerta SHAQE

Ditar Milanez






ENI VASILI 


 Muaj më parë e sapombërritur në Milanon e pragvjeshtës, një nga ndalesat e para ka qenë në libraritë e qytetit. Më duket sikur arrij të perceptoj pulsin e një qyteti nga libraritë e tij. Më pëlqen të ndaloj mes librave të stivuar, të kuriozoj mbi botime të reja e të vjetra e mbi të gjitha të mos tundohem nga lista e librave më të shitur që sugjeron shumicën e herëve libra komercialë. Dy libraritë më të mëdha Mondadori dhe Feltrinelli si për të theksuar konkurrencën mes tyre qëndrojnë përballë në sheshin kryesor të Milanos, në sheshin Duomo. Në të dyja këto librari që në krye të herës kujtoj që më ra fort në sy prania e botimeve të frymëzuara nga Karl Marks, Lenin dhe tezat e komunizmit në përgjithësi. Në sektorin politikë dhe sociologji, librat e listës bestseller kishin në shumicë këtë subjekt. Një sërë botimesh të reja, studime dhe riinterpretime të teorive dhe kodeve me të cilat gdhiheshim e ngryseshim jo më shumë se 20 vite më parë.

Këtë perceptim e ndava me miq të mi të këtej e andej detit, me çudi, por edhe humor, mbi një ndjesi të prapë dhe cinike se ndoshta këtej nga Perëndimi nuk e dinë që luajnë me zjarrin ose kanë harruar shpejt se ç’ndodhi me gati gjysmën e saj.

Gjatë këtyre muajve, në çdo vizitë në të njëjtat librari, këta libra janë pasuar me të tjerë. Nuk do të isha shqetësuar më shumë se herën e parë nëse javën e shkuar në të dalë të universitetit ku studioj, një grup djemsh e vajzash të reja, të më ndalonin për të më kërkuar një minutë vëmendje për kauzën e tyre.

“Ne jemi komunistët e rinj. Ne jemi leninistët e rinj. Ne jemi punëtorët kundër kapitalisteve, ne jemi kundër të pasurve që shfrytëzojnë të varfrit, ne jemi komunistët e vërtetë”.

Më lanë në dorë një pamfletë ftesë për një manifestim në një nga rrugët më të njohura në Milano dhe më lanë të lirë duke kërkuar të tjerë si unë.

Klasa punëtore, proletariati, komunizmi, kapitalizmi, imperializmi e të tjera fjalë si këto bënin thirrje nga pamfleti për një marshim proteste në një maj.

Të njëjtën skenë e pashë disa herë këto ditë në kohë të ndryshme. Në hyrje-dalje metrosh, në hyrje dalje dyqanesh, në qendra komerciale, të rinjtë komunistë ishin shumë e ndodheshin gjithkund.

Një nga bisedat e para me lektorët në fillim javë ishte pikërisht kjo. Profesorët e mi të universitetit zbuan shqetësimin tim duke me shpjeguar se të tilla organizata radikale të rinjsh kanë ekzistuar gjithmonë dhe janë derivate lëvizjesh komuniste extraparlamentare.

Situata nuk ishte e re, thjesht më e theksuar vitet e fundit për shkak të krizës. Krizës ekonomike që sigurisht ka vënë në pikëpyetje të gjithë sistemin dhe ka aktivizuar edhe këto lloj segmentesh që tentojnë të përdorin pakënaqësinë e përgjithshme të njerëzve për t’u faktorizuar. Ashtu siç nuk është e thjeshtë në këtë kërkim global të një ideje për një rend të ndryshëm botëror të gjenerohen ide të reja. Ndaj vështrimi kthehet në teori e tericionë të kohëve të tjera.

Ndoshta shqetësim im ishte vërtet i pavend.

Shqetësimi im vinte nga e kaluara ime, nga e kaluara jonë. Sigurisht që ndjeshmëria ime ndaj pamfleteve komuniste është e ndryshme nga ajo e të tjerëve që studiojnë me mua dhe që në dalje të universitetit takojnë të njëjtët të rinj të komitetit të studentëve komunistë.

Por është e pamundur të mohosh që sot në të gjithë botën rritet çdo ditë një pakënaqësi shumë e madhe ndaj partive tradicionale dhe sistemit politik në përgjithësi, një lloj antipolitike, që përbën një terren pjellor për çdo lëvizje radikale të çdolloj tipi kahje e ngjyre. Këto lloj lëvizjesh strehohen në të kaluarën, mes nostalgjisë dhe evokimit të sistemeve të tejkaluar, por që gjejnë gjithmonë e më shumë terren në pakënaqësinë e të gjithëve ndaj gjithçkaje.

Afirmimi i ekstremit të djathtë p.sh vihet re në skenë në politike europiane.

Ne Francë, fitorja e Hollande që deklaroi të taksojë milionerët me 75% u vlerësua si një reaksion ndaj pakënaqësisë së francezëve ndaj Sarkozy, por surpriza e vërtetë ishte fitorja me gati 18% e partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, Front Nationalle. Ekstremi i djathtë nuk ka qenë kurrë më i fortë në Francë. Parisi nuk i shpëtoi dot fatit të ngjashëm të vendeve të tjera europiane ku formacionet populiste kanë gjithmonë e më shumë elektorat.

Sepse nuk është vetëm një çështje franceze, në të gjithë Europën po zë gjithmonë e më tepër vend e djathta nacionaliste jo shumë e ndryshme nga ajo e para luftës. Ekziston në Austri, Skandinavi, Vendet e Ulëta, Zvicër mbetet më e dobët në Gjermani.

Zgjedhjet e fundit në Greqi shqetësuan Europën po aq sa fitorja e Le Pen. Askush nuk priste fitoren me 7% të neonazistëve të Nikolaos Michaloliakos, “Agimi i artë”. Një parti që mjafton të shohësh simbolin e tyre për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë. Kjo parti neonaziste është tashmë në Parlamentin grek.

Në Itali, shenjat e krizës së sistemit të partive janë të dukshme. Në zgjedhjet administrative italianët votuan po ashtu për antipolitikën, një votë e qartë kundër të gjitha partive të traditës. Lëvizja pesë yjëshe e Beppe Grillos fitoi me një rezultat krejtësisht të papritur në të gjithë Italinë, një lëvizje populiste e drejtuar nga një komik i njohur që është kundër politikës dhe politikanëve të çdo lloji.

Demagogjia dhe populizmi mund të zhdukë gjithçka ka ekzistuar deri tani tha lideri i së majtës Bersani, një nga partitë në rënie në këto zgjedhje.

E ndërkaq që politika vazhdon të gjenerojë pikëpyetje ekzistenciale, i vetmi lajm optimist është se të rinjtë komunistë kishin mbledhur shumë pak njerëz në manifestimin e tyre. Nuk harrova ta verifikoja vetë si e vetmja mënyrë për të harruar shqetësimin tim.

Emily Giffin - “Duaj atë me të cilin je”





Elen dhe Endi Graham kanë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën prej njëri-tjetrit nuk mund të vihen në dyshim. Por një pasdite fatale, Elen ndesh Leon. Njeriun që nxori në dritë më të keqen tek ajo. Njeriun që e pati braktisur një dekadë më parë. Njeriun të cilin ajo nuk mundi ta harronte kurrë plotësisht. Dhe kur rishfaqja e tij rizgjon emocionet e përfjetura, Elen nis të pyesë veten a është jeta e saj aktuale pikërisht ajo që do të kishte dashur të jetonte …Emily Giffin është autorja e “Dashuri e huajtur”, që është vlerësuar si një prej librave më të shitur prej “New York Times-it”. Ajo jeton në Atlanta me bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Përktheu: Oriana Tamburi

Botoi: “OMSCA-1”

Çmimi: 1000 lekë

Mihallaq Qilleri : “Takohemi pas shiut”






“Takohemi pas shiut” është vëllimi me poezi i Mihallaq Qillerit, pjesë e kolanës “EQUINOX” që shtëpia botuese “Ombra GVG” ia dedikon poezisë bashkëkohore shqipe. Janë 120 poezi, të sjella nga autori në një vëllim, i cili vjen pas përvojës së Qillerit në romane, tregime e novela si edhe drama. “Asgjë nuk më çudit në jetë. Besoj se e keqja, e mira, talenti, mediokriteti, krimi dhe ndëshkimi janë sinonime të karakterit të njerëzimit në përgjithësi. Në ‘Krim e Ndëshkim’, Dostojevski i pat thënë një ditë një mikut të tij se për disa orë qe bërë edhe vetë hajdut, sepse kjo i nevojitej. Kjo shpërfaqje e së keqes është thellë-thellë nëntoka e indeve tona gjenetike”, shkruan autori.


Botoi: “Ombra GVG”

Çmimi: 600 lekë

Mimoza Cika-Kelmendi - “Kosova si çështje evropiane”





Gazetarja e “Deutsche Welle”-s, Mimoza Cika-Kelmendi sapo ka nxjerrë në treg librin e saj të dytë “Kosova si çështje evropiane”, botim i shtëpisë botuese “Naimi”. Në prag të 20-vjetorit të seksionit shqip të multimedias gjermane, libri i saj i ri është një studim monografik që i kushtohet tërësisht raporteve të shtetit të ri të Kosovës dhe aspiratës së popullit kosovar për të qenë pjesë e Europës së bashkuar. Me përvojën e saj shumëvjeçare në DW, ajo sjell para lexuesve rrugën e gjatë që BE ka bërë për Kosovën qysh nga lufta në 1999-n dhe deri në ditët e sotme. Autorja fokusohet në sfidat dhe vështirësitë e ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme, integrimin europian të Kosovës, duke analizuar veçmas faktorët pengues, marrëdhëniet ndëretnike dhe situatat në Veriun e Kosovës.

Botoi: “Naimi”

Çmimi: 700 lekë

Sefer Pasha : “Qind për qind jam gjallë”


Libri i Sefer Pashës “Qind për qind jam gjallë” i kushtohet intelektualit tejpamës të Kosovës, Ukshin Hoti. Ky është vëllimi i tretë i autorit për këtë kolos të madh. E gjithë vepra nga rreshti i parë e gjer tek i fundit ngjiz e qëmton me sharm odën në Krushën e Madhe ku lindi Ukshin Hoti, rudinat ku hodhi çapat e parë, udhët, gjirizet, rrëketë, krojet, përrenjtë, Drinin e Bardhë, shkollën e fshatit, xhamitë e kuvendet e burrave ku ai thithi qokat qibare, bëmat, baladat e legjendat e lëvruara gojarisht për Kosovën e Shqipërinë. Në roman hidhet dritë mbi udhën e mundimshme të profesorit të universitetit të Prishtinës, dallditë e jetës, arrestimin që i bën serbët pasi mbrojti demonstratat e studentëve në vitin 1981. Me teknikë shkrimi autori gjithashtu përshkruan vitet e gjata të Ukshin Hotit nëpër burgjet e Serbisë në Prizren, Istog e Nish i kurthëruar nëpër një shumësi realitetesh të ashpra, përfshi këtu dhe pirgjet me intriga. Edhe nga ferri i qelive i braktisur nga të gjithë luftoi me drithërimë për lirinë e Kosovës. Ukshin Hoti është liruar nga burgu i Dubravës më 16 maj të vitit 1999. Qysh prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij. Thuhet se mbahet në një burg privat prej kah merr shtysën e lëndën romani.
Botoi: “AlbPaper”
Çmimi: 1000 lekë


Ckël poetik nga Seit Seitaj




     Nga Seit Seitaj



Requiem



Ku flene kambanat tona te fillimit
prej tunxhi,prej bronxi,
prej shpirti.
Ku i groposen kambanat tona
ju prene gjuhen
dhe i shpune larg
i permbyten,i shkrine
dhe lengun e tyre
e derdhen ne forma mohimi....
Ku jane kembanat tona
qe kumbonin gezushem
apo ofshanin plot dhimbje
tundur nga gishtat e mpire
kambanat heshtnin
nisnin zemrat
Lutjet e fillimit...
Toka jone e nginjur Ding donge
qe zgjuanin erresires
apo ninulle per femijet
dhe ne i degjonim.Vetem ne i degjonim
dhe puthnim kryqet fshehur Atyre.


Poezia Bionde


Lulet,Limona,frutat.
Molekula drite qe nanurisin Perendimit tone
te perflakur,
Perenduam duke u tretur dhe dallget bionde
ne mbremjen e korrur
neper kallinjte e maleve,flokeve te kodrave
njollosur.

Frutat,Limona,buzet!
zbutet era ne fllad,,Stuhite stepen,
detet,
vagullima e nje gjemimi te thelle eshtrash
ne etje.
Cirka lulesh qe rendin qiejsh
si pershperima shpirterash te uritur,
Ardhja jote eshte nje plotesim.

Ti tjerr nje pambuk drite
neper lekure ,
nga poret llamburijne civitje
dhe gjurmeve te tua germa lumi
pupla vallesh te gezushme shkoqen
si yje...
Naive yje ne pervelim...



Njerzit e ardhshem....



Ata po vijne
prej nesh.
Jane zgjuar papritur neper elektricitetin
e nervave tona .
Ata segmentesh,hirit te ndjenjave tona
kerkojne te memezojne me buzet e dridhura
neper gishtat tane te mpiksur perditshmeri,
Prej shkulmeve tona permbysen
rrotullohen si vemje te etura
neper aritmi.
Ata njerzit e neserm
zhgarravisin mbi muret e mishit tone
pa forme
shqisin fleta historie i bejne balona
na brejne kanotjeret, si mola
dhe dine te gjitha vallet qe ne mendojme
te gjitha ninullat ata
i thone.
Neser ata do te agojne.
Ne ne perendim....
Therrime drite te shperndara nje deti
te pluguar
do te biem ne erresire...


Reliev poshte flatrash

Ishin fushat
pjeset e pjellshme qe ata lakmuan .
Fusha e Kosoves
e Troviollit.
e Beratit,
e Devollit,Dropullit(me demat qe mbyten ne gjak)
E Vajkalit, e Delvines me nje sy te kalter.
Ata dyndeshin mizeri
e ne zume grykat:
e Kaçanikut.Kuçit.Mezhgoranit,
Dugagjinit,Mirdites,Mecoves,Artes e Korabit,
e Cernaleves e Paramithise....
Kafshoni armikun o grykat e Shqiperise.
.
Nisen vallet shkembinjve
permbi Sul.Sopot,e Diber
ato shkembinjte sofer fluturimi
ne fillim marresi.kthyesi,
mbajtesit njeri mbas tjetrit me n jeren kembe
ne ajer
dhe mbyllesi
ai trup perdhredhes plot lojra me nje shami
te kuqe
ata rane,e ate cohe te vjeter brezash
e veshi shqiponja
qe te mos e shqyenin....

E nisim nga e para?


Hije,hije hardhish permbi pershperimat
lutje te koduara,lutje te çartura te çastit,
lutje per te belbezuar.
Mjegull permbi direket e nje njeriu
puhize permbi gishtat e lulezuar,
pluhur neper kembet e zbathura
eshtrave te rruges
se gabuar.
Hije,lutje,mjergull,puhize,pluhur...
Nje grusht uje,
dy grushte te bere kupe
per te njomezuar dy buze
plasaritjet e pritjes,brazdat e dallgeve te stolisura
drite...
Mos ik...!
Vagullimat pllatiten,dhe luginat
bekojne me shushurimat
e lumit,
kjo ere,kjo ere e marre qe merr
dhe bije lajthitje...
Shfleton gjethet e nje libri angullimash
shkopsit nje kemishe lajmerimi...
Por serish une si nje pjergull
zvarritem lastaresh neper strehe
neper dege te prera dhimbjesh,brire dreresh
neper shkronjat e nje fjale te re.
Mos ...
Mos ik!
Mos me ler ne ameben
e perpelitjes sime!
Kur jam vetem,humbas si nje tingull....
Kur jam vetm belbezoj,
dhe dridhem perpara shiut si nje trisht
i vogel
si nje loder e sterperdorur...

Binare,sirena,kenge bulkthesh,lutje haloresh,
rreshire ninullash,
dallge...
E nisim nga e para?
Nga e para Fjale?

Shamite

Fle nen gji
si nje horizont i zhubravitur,
qerpik i nginjur me shi, qerpik
prej gjilpere te imet,hidherake...
U lodhe shami!
Se tunduri ne ikje,se laguri,
prej plages ,monofonise se cirkave,
isos se yjeve,korit te luleve...
Luleve te vaditura
udheve.
U vjeterove shami
su mbarove kur u dogje
U dogjen keshtjellat e shenjta,monumentet qe urinonin
gjak
U dogjen kallijte e endrrave pa u korrur nen kengen kercellitjes
se kashtes...
Ti mbete pakez....E pa perflakur
me nje ere shkrumbi,qumeshti gjiri..
me nje paranoje hiri.
Beqaria jote prej guri
bebezat e syve qendistare
mollezat e gishtave te tyre perkedhelin
nje nate te gjate.
Kur te shtrydhen gjithe qiejt,ti
mund te flasesh
vaditur prej nje afshi zemre,
nje emer ,nje shkronje,nje fill i vetem pangjyre
nje fill qe fillon fillimin e engjellise.
Keshtu
Me ngele ti,Atdheu im...
nje shami e vajzave te tua ,dhurim
qer tundet ne lamtumire....


Shira te larget


Lajmetare te pa mbrritur ju shira te larget.
Hiri i mornicave qe dritheron
elektriciteti i te heshturve,gjiri i thithur
i thithur,i pa mbushur rishtas...
Shira te larget,hordhi Ballabani
qe vdisni ne tuajin terbim.
Flakerojne mbytur vetetima
si brinje djalli qe flaken ne horizont
kryqezojne endrra,tregojne burime
djegin kemisha heronjsh.
Shira te larget, vaje te larget
pajtim i syve te njome.
Atje nis nje mbreteri
kaotike,shperthyese,qe lan mizorite
me klithmat e saj ,ankth i varreve
pika te medha qe perplasen tokes
si fareza bari ne epsh mbirjeje...

Ata vdiqen andej.
Shira te larget....
Me afer liqenesh,me afer
lumenjsh,luget e gureve ,thinjat e valeve
vrapojne me dreret...



Perralle per femijet e ngujuar


Eshte seç na eshte,femije...
Nje ishull i larget...I largettt
nje lundron fshehur neteve
drejt nesh.

Me nje mjegull te lehte e te bardhe
(fryme mengjezi jo tym pushke)
Atje shkon vetem ne enderr
me nje barke prej lulesh
dhe pende pellumbash,
Atje nuk ka
kokrritje korbash mbi kufoma,as kuje
grash,
baballaret dalin prej rrasave te gurta
pa shenjat e plumbave te gjakesit.

atje krismat kthehen ne cicerima
me deshiren e femijeve
dhe gjen plot moshatere per te lozur
si neper faqet e librave.

Atje s'ka shenja gjaku neper rruge
se i pi çdo mbremje perendimi
dhe per çdo borxh te vjeter te gjakesit
vetevritet permbi det,dielli....



Vitet ikin...


Asgje s'kam kthyer akoma.
...E vitet ikin.
Pi akoma qumesht gjiri
si qingji i Kurbanit.

Ikin vitet,
si lejleke te vetmiuar,
humbin perfund horizontesh
me sqepet ne mjegiull...
U fiken ata
qe prisnin nga une,
tunden koken me zhgenjim te plakur,
disa u shtrine per toke
(Pa mbyllur syte)
e une permes hijesh luhatem.
Nuk ju ktheva asgje
perfundimisht,
ata heshtin,e nuk ma kujtojne,
me lene ne lojen time prej femije
e qortimet
i shthurin monologeve...

...
Qeras me yje
pijetoreve te botes
si pronar qiejsh plot krenari,
kur fiken yjet,keputem i lodhur,
bej te ligjeroj
e vetem mermerij...

Nje mangesi e madhe
kjo jeta ime.
qe nga ninullat
e gjer tek elegjite....


Perpelitje korriku

Ti ndryshon drite,
vajmerine,
Bie permbi hutimin tim
si nje kove pervjedhur çikrikut
pareteve te pusit duke rrapellire...

Ti,ndryshon tingull
çukit therrimet e shkoqura
te jehonave,
nje dite do te lindesh serish,
do te lulerosh
qe une te marr serish kuptim.

Darka ime si nje pasqyre e
thyer,
kafja e pa aresyeshme e mesnates,
qerpiku,nje qyramidhe e thyer
nga zgjatjet pertej pragut.
Perngjan,nuk njihesh
e huaj plot mister,yllezim
imaterjes tende te vjeter
neper krilat e mardhura,hingellin...
Ti ndryshon...Ndryshon
si ditet
duke ndryshuar te pandryshushmin
syrin tim.



...

Endet nje kukuvajke drite
sé çares se mjegulles.

Loje e fjongos se mallit tim
neper floket e tu te verdhe.

Gishtat e mij te kripur
tastierave te loteve te tu.


Qe vijne prej askund
e do te nisen per diku...


Deti Mesdhe

Ulliri shtrire
brigjeve:
Mesdhe.
Rrethvalle e popujve
te zeshket.
Valle ritem menduar
Mengadale.....E shtruar...

Lundrimet e kalterta.
lundrimet e gjelberta.
Bijte,blugjelber...
Syrit
te tend prej Homeri te verber.
Gjij te hapur
qe presin,
gjij te fshehte
qe lusin
mes shkembinjsh te shkruar dhimbjesh
si nje zemer,
guaska pritjesh te heshtura.
Barkat
barkut.
Shpirterat...Pragut.
...

Erera
te ngroheta dashurish
flijim
shfryjne mbi ty,
Juga,nje bri qe kumbon.
Jugut....pasthirrmat e tij.
Miti jone,miti i vjeter,
nje guaske gelqeroresh
e shpuar,brime
per te qepur neteve
me fillin e eres.
Ti ,nje pike vaji,nje det
lot...
Nje sumbull e vogel
qe mesit te botes rreshqet
si faqes
se grave qe presin.
Deti Mesdhe,
peng i barkave te vdekura,
mbuluar me nje cohe
vele,
mjegull e rrefenjave te reja...



Per ne zemer...


...Thika per ne zemer
do kater gishta...
Nje jete te tere
kerkon dashuria...

Dhe ka qe zemren se prekin.
Perpiqen...
por mes brinjeve ngelin,

...Dimreve te eger
kujtohen e therin...


Goda mjegulle


Dil nga mjegulla,
nxirre mjegullen nga mushkerite,
neper orbitat e gjunjeve,galaksite..
lumenj te bindur
qe u pergjerohen kurbave te urave.

Thithe mjegullen...!
Duke vjele fruta
e dhuruar gjinj
pemeve te shkretuara...
Duke vizatuar zogj degeve
te percelluara,
duke mjellur cicerima
nga shkurti ne shkurt.
Sa shkurt
te ikesh ne shkurt!
Nen avull dhimbjesh fundimri
dhe endrrash te lodhura artotrozave,
fjolla e kalçiumit
te rrenjeve
rifillim i rrenojave.
Dil nga mjegulla,
koha e lodrave...
Mjegullen e torra
me furken dore..

Seit Seitaj ka lindur ne Gjorm te Vlores 1961-07-28. Ka kryer Gjimnazin “Halim Xhelo” Vlorë. Jeton në Savona të Italisë. Pasi lexova poezitë e para të tij u befasova nga stili, tematika dhe ideja. Nje meritë të madhe ka poetesha Venka Capa që më bëri të mundur dërgimin e këtij cikli poezish të Seitit. Besoj se do të mbeteni të kënaqur me këtë cikël të bukur poezish. Ju uroj lexim të këndshëm.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...