Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/14

Të lexosh një femër dhe të ndjesh burrin



Nga Roland Gjoza

Të lexosh një femër dhe të ndjesh burrin. Kjo më ka ndodhur shpesh. E kam lënë librin me ndjesinë e një peshe. Më kishte rënduar si gur. Doja të ndjeja atë fërgëllimën që vjen nga femra drejt nesh, një tjetër fërgëllime kjo, prej luleje, apo prej pende mjellme, jo prej kreshnikesh e luftëtaresh. Niçe thotë se burri ka lindur për të luftuar, gruaja për të dëfryer luftëtarin. Është e vështirë të dëfresh. Ky dëfrim prej femre rëndom mungon në poezinë shqipe. Lexojmë luftëtare.

Kësaj radhe futa në çantë një libër të Suzana Zisit. Zakonisht lexoj vetëm në metro, sepse në punë me pret kompjuteri, në shtëpi gjithashtu. Nisem me 2.30 nga Rego Park dhe mbërrij me 3.00 në 42 Street, Times Square, ku kam punën. Është një rrugë e pafundme nën tokë, një rrjetë merimangash, që ka hyrë me kohë në Ginës, nga dritaret shoh natë të përjetshme dhe kjo sikur me krijon ndjesinë se jam matanë dhe me është dhenë rasti që dhe atje të lexoj. Në natën e varreve të lexosh poezi. Është një ndjesi luksi, që sikur të jepet vetëm ty.

Mbaj tre katër libra në çantë se nata e metrosë është nazike, s'pranon mërzi, kërkon letërsi të mirë. Ka shije franceze kjo metroja e Nju-Jorkut. Kur libri më pëlqen ngatërroj stacionet, nuk zbres, bie fjala, në Times Square, po atje poshtë në City Hall, ngjitur me Brooklyn Bridge. Kjo më ka ndodhur me shkrimtarët e vërtetë. Ja, kohët e fundit e humba pusullën prej letrave të Bethovenit. E hapa librin që mbaja në duar, pa ditur pothuajse asgjë për autoren dhe ndjeva atë fërgëllimën që përmenda më lart.

Ishte femra që të jepte në fillim zërin, atë zërin krejt femëror, pastaj aromën, atë që rëndom e quajmë aromë gruaje, jo prej parfumit që ka hedhur, po prej puthjes, pastaj flakën e vijave të kurmit, pritjen, durimin, atë durimin krejt femëror, që shpërfillet prej luftëtarit të jetës, ndjej izolimin, vetminë prej kutie kukulle, pastaj më bëhet tokë, femra më bëhet tokë, mbillet, korret, vetmia vazhdon, vetmi e bukur, sepse lindi krijesa e papërsëritshme e saj, është bërë me fëmijë, vazhdon rritja, si pema, si lulja, femra që u be grua, femra që u be nënë.

Dhe këtu të ndalemi. Sepse vetëm femra i kalon këto faza të jetës. Ajo e ka foshnjën në bark, ajo e ka qumështin, ninullën, ajo e ka shenjtërinë dhe mrekullinë, sepse foshnja del prej saj, preket prej saj, pi qumështin e saj... Ec e thuaji këto përtej shtatë mrekullive ku ndodhen padyshim mrekulli edhe më të mëdha, që i ka veç gruaja, provoje.. Dashuria, xhelozia, ikjet, kthimet, brenga e brengave; përsëritja e ndjesive, një e verdhë vjeshtë, rënie, po sërish ngritje. Grua dhe nënë, grua dhe dashnore...femër..

Të jesh nënë dhe të mbetesh femër, të biesh sërish në dashuri me burrin tënd, ta humbësesh në ditët që s'janë për dashurinë dhe ta kesh sërish në ditët e ngjyrosura me seks.. Po i shikoja të gjitha llojet e ndjesive femërore me freskinë e ndjesisë së parë..

Ndjeva femrën, rashë në dashuri me femrën, u ndava me femrën, gjithsesi kisha punë me femrën, aq sa edhe kur bëhej pjalmimi, degët mbusheshin me lule, më vinte afër femra, edhe kur vdiste vjeshta, më humbte nga pak femra, dëbora e dimrit ma ngrohte e ma ndizte çmendurisht, pranvera ma suferonte e m'i merrte mendtë e kokës. Në libër, pra ishte femra, në të gjitha fazat, gjer në amshim.


2012/05/13

Testamenti i Ardian Klosit




Prof.dr.Vedat Shehu

Kur dikush vrete veten prej ndonjedhembjeje qe i beht torture vlen vetvrasja sipas motos "Me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerre pa fund".

Me kete shkrim marrim vesh se Dani i gjore paska vrare veten, sepse paska perbuzur shoqerine qe s'u pajtua me mendimet e tij. Absurd!

Mandej behet aluzion sikur ate e perndiqte biogarfia e babait t bere "ndjes paste'. Kur kolegetet e superkoleget e Babait te tij ne Partinee Socialiste haqin valle ne parlament dhe bulevardeve.

Valuta e komunisteve Sali Berisha eshte bere sundimter i tipit te vet.

Vjersha perbuzese e Adrian Klosit, per shoqerine tregon qarte se ai donte te arrinte nje qellim, per te cilin e pengonte vete opinioni qe krijoi krijimtaria e tij.

Kushdo qe ka familje, i perkushtohet familjes me sa te mund dhe s'ka pse te braktis familjen, me qellim qe te marre hak ndaj opinionit qe s'e deshi vepren e tij.

Ne qoftese une kam kritikuar perkthimin e tij, aspak s'kam menduar te denigroj personalitetin e Tij, por kam kritikuar qe permbajtja e asj evepre ne gjuhe te huaj nuk i sherbente kombit, pramdaj perkthyesin nuk duhet t'a shtynte asgje tjeter per t'a perkthyer.

"Simboli yne kombtar - kam shkruar une - eshte me shume se sa simboli i Moisiut per Cifutet, me shume se simboli i Krishtit per Krishtianet, me shume se Muhameti per myslymanet, me shume se Buda per Budistet, me shume se Konfuci per Kinezet".

Mua me del pyetja: si une te mos shpreh pikepamjet e mia, kur Shmidti i perkthyer ne shqip cenon ndjenjen komtare, sepse u prek-ka perkthyesi deri ne depresion vet-vrases?

As qe mo deshkonte nder-mend qe nga komente te ngjshme Dani do vritej apo vet-vritej.
Nje gje eshte e qarte, Dani s'jetonte dot me; Dani e perktheu librin per buje pozitive nga opinioni. Ate e la opinioni dhe Ai, me aktin e tij as qe e ndryshoi opinionin, por ndryshoi jeten e femijeve te tij, te lene jetim prej nje te vet-vrari.

Me kete Aklt Adrian Klosi do te mbetet i paharuar.

Respekt per ata qe e deshen dhe respekt e dashuri per femijte e tij qe te rriten, edukohen dhe te behen te suksesshem ne jete.

Sikur te kisha nje fije besimi per shpirtrat do te veja tek varri e do tee therrisja: "Dan si s'te ndalem dot, si s'qeme te afte te t'a ndryshonim drejtimin e gabuar? Faji ishte edhe yni"

----------------------------------



Testamenti i Ardian Klosit




 

Po iki….!

Po iki…

Per te gjithe ata,

Qe me dhane dashuri

Dhe s’munda tja kthej.

Po iki,

Per te gjithe ata

Qe me urryen,

Pse mendova ndryshe

Dhe s’munda tja kthej…

Po iki,

Sepse,

Do te jeni me te qete!…

Une dhe JU.

Une pse s’groposa njeri…!

Kurse ju,

S’keni kuptuar,

Se,

Po pregatsni gropen tuaj

Te perbashket…

Une,

Ne lirine time,

Gropos vetveten

Per te qene i lire.

LAMTUMIRE!

Pa meshire per mua,

Qe eshte pjese,

E sadizmit tuaj te ngerdheshjeve

Te postmortumit tim.

Me lini te qete ne paqen time!…

Hillari Klinton pranon ftesën, në Shqipëri për Pavarësinë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, konfirmoi vizitën e saj në Shqipëri në gjysmën e dytë të këtij viti. Kjo përgjigje erdhi gjatë takimit 40 minutësh që kryediplomatja amerikane zhvilloi në Departamentin amerikan të Shtetit me Kryeministrin Berisha.




 Vetëm dje zyra e shtypit të kreut të qeverisë shqiptare zbardhi një pjesë të takimit me dyer të mbyllura të zhvilluar në Uashington. “Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i rishprehur sekretares Klinton dëshirën e tij, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve për të pritur znj.




 Klinton së shpejti në Shqipëri, si mike e madhe dhe e shquar e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar. Sekretarja Klinton iu përgjigj kësaj ftese të Kryeministrit me premtimin se do të vijë në Tiranë, për të festuar se bashku 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, theksohet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë. Po kështu, aty theksohet se sekretarja amerikane ka theksuar se SHBA është shumë e interesuar ta shikojë Shqipërinë sa më parë vend anëtar të Bashkimit Europian dhe se ky vend do të vijojë të mbështesë fuqishëm në këtë rrugë. Pas këtij takimi të rëndësishëm, kreu i qeverisë ka vijuar dje me takime të tjera politike në Uashington. 




Ai zhvilloi një takim me ambasadorin Daniel Fried, ish-ndihmëssekretari i Shtetit i SHBA dhe tashmë i Ngarkuari i Posaçëm i SHBA për mbylljen e burgut të Guantanamos, takim në të cilin merrte pjesë dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Po kështu, Berisha u takua dhe me senatoren Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për Çështjet Europiane. 




Senatorja Shaheen vlerësoi reformat dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe dhe rolin e saj për paqen, prosperitetin e sigurinë në rajon. Berisha zhvilloi një vizitë në muzeun “Wilson” dhe u nderua aty me çmimin e Mirënjohjes: “Pluralizmi Kulturor”. Në këtë muze u zhvillua një aktivitet kulturor për të ritheksuar lidhjet historike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Të pranishëm ishin ndihmëssekretari i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare, Thomas Countryman, zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në zyrën për Europën dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit, Philip Reeker, dhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.

Familjarët e “Shtëpisë së verdhë”, kundër hetimeve të EULEX


Djali i madh ka kërcënuar se do të bllokojë hetuesit. Kuvendi miratoi ligjin dy ditë më parë

Një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet ligjin që u hap rrugën hetimeve në lidhje me akuzat e ish-senatorit Dick Marty, familjarët e së ashtuquajturës ”Shtëpia e verdhë”, në Gurrë të Vogël të Matit, deklarojnë se do të kundërshtojnë kontrollin e shtëpisë së tyre nga prokurorët e Task Forcës së EULEX-it. Ditën e enjte Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet ligjin për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it. Miratimi i ligjit të posaçëm është bërë me kërkesën e kryeprokurorit të Task-Forcës Speciale hetimore të BE-së, ambasadorit John Clint Williamson, i cili drejton hetimet e EULEX-it në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martit.
Ndërkohë Mersini, djali i madh i “Shtëpisë së verdhë” aq shumë të përfolur, ka deklaruar dje për të përditshmen kosovare “Koha Ditore” se ai dhe familja e tij nuk janë dakord që EULEX-i të rikthehet në shtëpinë e tij për hetime e kontroll, pasi një gjë të tillë ata si familjarë e kishin kërkuar për 8 vjet me radhë.
Ai ka kërcënuar se do të bllokojë hetuesit  e EULEX-it, ashtu siç vepruan më 10 gusht të vitit 2009 me reporterët e KE-së. Në mars të vitit të kaluar, të zotët e shtëpisë së cilësuar nga deputeti zviceran Dick Marty si “shtëpia e verdhë”, kanë paditur raportuesin e Këshillit të Europës për shpifje dhe dëm moral në gjykatën e Tiranës.  Duke u shprehur në padinë e tyre se janë  dëmtuar moralisht pasi Dick Marty në raportin e tij ka bërë objekt hetimi shtëpinë e tyre pa asnjë argument dhe duke shpifur, kur e ka cilësuar si një spital ilegal ku ish-ushtarët e UCK-së kryenin transplantet ilegale të organeve njerëzore, kanë kërkuar 10 milionë lekë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar.
Raporti i Dick Marty
Draft raporti 30-faqesh i zviceranit të njohur për qëndrime antishqiptare, Dick Marty, theksonte se: “UÇK-ja qëndron pas trafikimit të organeve me njerëz, veçmas ndaj civilëve të mbajtur në burgjet sekrete në Shqipëri.
Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera, të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX-i zbuloi rastin e klinikës Medicus në Prishtinë për trafikim organesh”, thekson raporti.
Më tej përmendej se: “kjo çështje për herë të parë u përmend në librin autobiografik të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, e cila e përmend trafikimin e organeve të njerëzve në kampet e UÇK-së, veçmas në Burrel, në vendin e njohur si Shtëpia e Verdhë. Organizatat ndërkombëtare pas vendosjes në Kosovë, në përpjekje për të pasur qasje pragmatiste duke siguruar stabilitetin në vend e rajon, sakrifikuan disa parime të drejtësisë. Ushtarët dhe UÇK-ja u amnistuan për krimet kundër civilëve”, shkruan raporti. Marty pretendon se: “pas luftës u zhdukën shumë dëshmi e dokumente, ndërsa dëshmitarët janë frikësuar”. Pritet që ish-senatori zviceran, Dick Marty, të japë dëshminë e tij për rastin “Medicus” më 18 qershor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Kryetari i trupit gjykues, Arkadiush Sadek, ka thënë se ende nuk e di nëse Dick Marty do të vijë personalisht në Kosovë për të dëshmuar apo këtë do ta bëjë nëpërmjet ndonjë video-konference.

Eliminohen Dritani dhe Gerta, banorët vendosin për finalen


Eliminimet e mbrëmjes së të shtunës kanë qenë shumë të rëndësishme, pasi jemi vetëm dy javë larg finales së madhe. Tani dhe Gerta janë dy banorët e larguar nga shtëpia me votat e publikut, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh. Banorët kanë zgjedhur një zarf, në të cilin përcaktohet edhe mënyra e nominimit për natën finale: Një banor nominohet nga publiku (për atë që nuk dëshiron të shohin në finale), dhe një nga banorët e tjerë. Por banorët kanë përjetuar edhe shumë surpriza. Liami ka takuar të vëllain e po ashtu Ermali ka takuar motrën. Ndërkohë banorët kanë marrë sërish si dhuratë veshje. Java në vijim do të ndryshojë ritmin në shtëpi, pasi secili prej tyre do të mundohet të fitojë çmimin e madh.
Erioni, Françeska dhe Ermali duan të dalë Tani
Ndryshe nga javët e tjera, kur kemi parë gjithnjë banorët e nominuar që thonë arsyet se pse duhet të rrinë në shtëpi, këtë të shtunë, Vëllai i Madh kishte vendosur që të ishin Françeska, Erioni dhe Ermali ata që do të thonin se kë do të donin të dilte nga shtëpia. Të tre banorët që nuk kanë qenë në nominim kanë zgjedhur Tanin, i cili për Erionin ka ndërruar shumë pozicion, Françeskës nuk i pëlqen loja që ai bën dhe Ermalit, sepse nuk i pëlqen që ai rri me sfiduesit dhe nuk mban qëndrimin e tij. Po të tre kanë dashur që të jetë Arbri ai që të qëndrojë në shtëpi. Ermali ka pasur edhe një debat të vogël me Gertën, pasi thotë se ajo ka pasur shumë luhatje karakteri nga koha kur ka hyrë deri më tani, por ajo shprehet se banorët e kanë paragjykuar në fillim e ndaj u duket sikur ajo ka ndryshuar. Nga ana e tij, opinionisti Arian Konomi ka bërë një përzgjedhje, duke u bazuar te banorët që nuk do të donte të largoheshin. Ai ka thënë për Liamin, sepse është aktiv dhe përdor edhe gabimet e tjerëve për të bërë lojë, duke e komentuar edhe një lloj zgjuarsie nga ana e tij; Gentën, edhe pse këtë javë e ka parë pak më të trishtuar e të mbyllur, si dhe Arbrin, për qëndrimin dhe mënyrën se si sillet në shtëpi.
Banorët në “Electric Shock”
Banorët kanë përjetuar momente gazmore gjatë provës javore. Banorët duhet të përshkonin një spirale bakri me një levë, pa e takuar dhe sa herë që kjo ndodhte, ata pësonin dridhje të lehta. Si gjithmonë, faza finale e provës i ka takuar spektaklit të së shtunës, gjatë të cilit Erioni dhe Ermali janë munduar të elektrizojnë sa më pak të nominuarit. Ata kanë arritur të fitojnë vetëm 50% të buxhetit.
Françeska sqaron nominimin e Ermalit
Gjatë javës, Françeska ka kërkuar sqarim nga Ermali për faktin që e nominoi javën e kaluar, por më shumë se ata të dy, kanë qenë banorët e tjerë që e kanë përfolur këtë fakt. Arbana u kërkon të dyve që ta sqarojnë këtë moment, duke e pyetur Françeskën nëse ajo është ndjerë keq nga ky nominim. Ajo ka tentuar të mos i japë shumë peshë këtij fakti, duke thënë se: “Përderisa kam ardhur në një format të tillë, i prisja të gjitha gjërat. E kemi thënë se unë dhe Ermali jemi vetëm në lojë. Unë për vete kam nominuar gjithnjë banorët më të dobët, me sa duket për Ermalin ka funksionuar ndryshe”. Por banorët sërish e kanë kundërshtuar, duke thënë se nuk e besojnë që Ermali të jetë kaq i drejtë kundrejt tyre e se të gjithë janë në shtëpi për çmimin e madh. Nga ana tjetër, e pyetur nëse ka pasur luhatje në lidhje me ndjenjat që Ermali ushqen për të, Françeska ka thënë se gjërat nuk janë ndryshe si të jesh vetëm dhe në një lidhje. “Janë gjëra që unë me Françeskën i kam konsumuar, respekt, dashuri për njëri-tjetrin kemi, por secili ka lojën e vet”, ka thënë Ermali. Nga ana tjetër, Ariani ka thënë se si çift i kanë pëlqyer në fillim, që nuk donin të identifikoheshin si një çift të dashuruarish në lojë, por me kalimin e javëve, ai thotë se nuk i pëlqen më që gjatë darkës janë më të lidhur dhe gjatë ditës janë si elektrone të lira.
Liami takon vëllain
Liami ka treguar në dhomën e rrëfimit për vëllain e tij, Arielin, dhe faktin se duke qenë jashtë Shqipërisë nuk i ka qëndruar pranë, ndërsa ai është rritur. Por në dhomën e rrëfimit, ai ka treguar gjithashtu edhe për rininë, veçanërisht vitin 1998, kur Liami ishte pjesë e një grupi break dance të quajtur “Space boys”. Ata ishin pesë djem dhe bënin muzikë dhe kërcim, atëherë merrnin pjesë dhe në “Rinfest”. “Sapo të dal, do t’i kushtohem vëllait dhe prindërve. Dua që ta çoj vëllain tim në një music store, ku ka çdo gjë për muzikën dhe dua ta lë aty të bëjë ç’të dojë. Për këtë e kam merak”, ka thënë ai për vëllain, duke treguar edhe për karakterin e tij. “Unë jam më i futur, kurse ai është i tërhequr”, ka thënë ai. Liami ka improvizuar më pas një pjesë të refrenit të një nga dy këngëve që ka bërë me grupin. “E kam peng, sepse e shoh që ka dëshirë për muzikën, por unë nuk kam pasur mundësi që të bëj atë që duhet”, ka thënë Liami. Më pas, ai ka dalë në fushën e futbollit ku dëgjon vëllain e tij që këndon “live”, shoqëruar edhe nga grupi dance “My Way”.
Ermali, surprizë nga e motra
Vëllai i Madh ka vendosur t’ia bëjë pak më të lehta surprizat Ermalit, i cili më parë i ka përjetuar ato në kushte të vështira. Të ëmën e ka takuar kur vuante dënimin në burg, ndërsa për ditëlindje, takoi babain e Françeskës. Në dhomën e rrëfimit Ermali ka treguar për lidhjen e tij me motrën Tea. “Unë më shumë e kam rritur vetë motrën, sepse mami dhe babi ishin në punë. Madje ndonjëherë mësonte edhe të shante njerëzit nga unë. Ajo është për kanto dhe kur këndon nëpër shtëpi, duket sikur zihemi. Por jemi tipa pak të ftohtë, ajo i di veprimet e saj, unë i di të miat. Ajo e shpreh dashurinë më shumë se unë”. Ermali ka thënë se ajo i di edhe lidhjet e tij, e di si vepron ai dhe e aprovon. “E dua shumë, sepse ka karakter shumë të fortë. Ka qenë e shëndoshë, është dobësuar, ka dashur kanton dhe po vazhdon shkollën dhe më pëlqen shumë ky vullnet tek ajo”, është shprehur Ermali. “I dashur vëllaçko, është tepër të them se sa më mungon, ti je bota për mua, je heroi im, ne gjithmonë kemi pasur një gjë të përbashkët, buzëqeshjen. Uroj ta kesh gjithnjë me vete”, ka shkruar në një letër që shfaqet në klip. Më pas Ermali e takon të motrën në shtëpi, ku ajo i këndon këngën “Tonight” nga “Reamonn”.
Dritani është i eliminuari i parë
Banorët e kanë përjetuar me ethe nominimin e javës, duke qenë se janë shumë pranë finales. Për këtë arsye, Vëllai i Madh kishte menduar një mënyrë krejt të re për të komunikuar të larguarin e javës. Banorët nuk janë thirrur në emra, por në numra ku Arbri mbante numrin 1, Dritani 2, Genta 3, Gerta 4 dhe Liami 5. Teksa Arbana thërriste një numër, në mënyrë të çrregullt dhe jo në bazë të votave, banori që pësonte “electric shock” ishte i shpëtuar. Kështu, në bazë të votimit të publikut, Dritani ka lënë përfundimisht lojën
Eliminimi i dyfishtë nxjerr jashtë Gertën
Ndonëse Arbana e kishte njoftuar që gjatë spektaklit të shkuar se këtë javë do të kishte dy të eliminuar, banorët nuk ishin në dijeni të këtij fakti. Pas largimit të Dritanit, banorët janë lajmëruar edhe për eliminimin e dytë. I dyti më pak i votuar ka qenë Gerta, e cila është larguar përfundimisht nga shtëpia, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Banorët bëjnë zgjedhjen për finalen
Duke qenë dy javë larg finales, Vëllai i Madh i ka vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë banorët. Zgjedhja e tyre ka pasur të bëjë me qëndrimin në finale. Arbana i ka njoftuar se ishin ata që duhet të zgjidhnin se si do të bëhen nominimet për në natën finale. Në dhomën e surprizave gjendeshin tri zarfe: në njërin shkruhej “ju do të nonimoni për të dërguar në televotimin e javës dy banorë”, në tjetrin shkruhej: “publiku do të votojë banorin që nuk do të shohë në finale”, kurse në të tretin thuhej: “njëri banor nominohet nga publiku dhe një nga banorët e tjerë e të dy shkojnë në nominim”. Banorët zgjedhin vetëm njërin nga zarfet.
Çelen audicionet e “The Voice of Albania”
Në përfundim të spektaklit banorët shijojnë një darkë të përgatitur për ta nga hotel “Sirues” nga Prishtina, ndërkohë që në këtë mbrëmje i kanë shoqëruar me muzikë, dy nga finalistet e “The Voice of Albania”, Marsela dhe Rina. Me këtë rast, Arbana ka njoftuar se do të hapen audicionet për sezonin e dytë të “The Voice of Albania”, një spektakël që rezultoi shumë i suksesshëm në kërkim të zërit shqiptar. Kush mendon se ka talent, mund të provojë audicionet.

Durrës, studentja vetëvaret katër ditë pas të dashurit


Vajza ka pasur një lidhje dashurie me 22-vjeçarin Avdulla Cenga nga Elbasani

Vetëvrasja e të dashurit ka shtyrë drejt të njëjtit fat një studente të universitetit “Aleksandër Moisiu”, të Durrësit. Policia lokale raporton se mëngjesin e sotëm është gjetur e vetëvarur në një pemë 20-vjeçarja Manushaqe Margjeka, nga Bujani i Tropojës, studente në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën kodrinore të qytetit të Durrësit, në zonën e ish-parkut, rreth 50 metra larg Vilës së Zogut. Mësohet se vajza ka pasur një lidhje dashurie me 22-vjeçarin Avdulla Cenga, i cili u vetëvarë pak ditë më parë në ballkonin e shtëpisë ku jetonte me qira, në zonën e plazhit.
Vajza e ka përjetuar keq vetëvrasjen e të dashurit nga Elbasani, për të cilin ende nuk është arritur të konkludohet përse ndërmori aktin e vetëflijimit. Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një letër ku studentja deklaronte se jetën e saj ia dedikonte Cengës dhe se pas fundit të tij, asgjë nuk kishte më kuptim për të. Ndërkaq policia vijon hetimet për zbardhjen e dy vetëvrasjeve.

Tragjedi shekspiriane, vetëvaret studentja në të tretat e të dashurit


Vendi i vetëvarjes

Dramë studentore në Durrës, Margjeka vetëvritet në pemë 72 orë pas vetëvarjes së Cengës

“Jetën time ia dedikoj atij, ia kam falur Abudulla Cengës”. Fraza e fiksuar shprehimisht në një letër shokuese zbardhi motivin e vetëvarjes së radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Një histori dashurie me fund të trishtë e ardhur që nga kohët shekspiriane dhe e përsëritur në jo pak raste që nga ajo kohë e deri më sot, duke mbajtur gjallë tragjedinë e dashurisë. Trupi pajetë i Manushaqes u gjet varur në një pishë në lagjen 1 të Durrësit, në Kodër-Vilë, ndërsa poshtë kodrës ndodhet universiteti “Aleksandër Moisiu” ku u njohën dy të rinjtë dhe më tutje shtrihet deti.
Manushaqe Margjeka nga Bujani i Tropojës u nda nga jeta në një vendim të nxituar a të mirëmenduar prej saj, ndonëse e mbytur nga dhimbja për humbjen e të dashurit të zemrës, Abdulla Cengës. Ajo zgjodhi të njëjtën mënyrë, ashtu si dhe ai për t’i dhënë fund jetës. Pas vetëvarjes së 22-vjeçarit Avdulla Cenga në ballkonin e shtëpisë ku jetonte me qira në zonën e plazhit, paraditen e së shtunës është gjetur e vetëvarur edhe Margjeka me banim në fshatin Kullë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit deklaroi se pranë trupit të 28-vjeçares Manushaqe Margjeka, e cila u gjet e varur në një pemë në ish-parkun e gjelbër të qytetit, rreth 50 metra larg Vilës së Zogut, u gjet edhe letra ku studentja deklaronte se jetën e saj ia dedikonte Cengës dhe se pas fundit të tij, asgjë për të nuk kishte më kuptim. Mbetet ende mister vdekja e 22- vjeçarit Cenga, i cili sipas hetimeve, bazuar në dëshmitë e familjarëve dhe shoqërisë nuk rezulton të ketë pasur motive të forta dhe të njohura që e kanë çuar drejt këtij akti të rëndë. Historia që lidhte dy studentët e universitetit “A.Moisiu” ka përfunduar tragjikisht.

Për njerëzit e fortë
“Njerëzit e fort janë ata që vuajnë në heshtje, që kanë plagë në zemër dhe buzëqeshje në fytyrë”. Teksa ndante me shokët në rrjetin social “Facebook”, Abdullai, apo Dulla siç e njihnin të gjithë, e shoqëronte frazën me komentin për ata që e kuptojnë atë (shprehjen). Ende janë të shumtë ata që nuk arrijnë ta kuptojnë arsyen pse Dulla u nda nga jeta. Ai u gjet i vetëvarur në ballkonin e banesës ku jetonte me qira në sektorin “Teuta” të Plazhit të Durrësit. Abdulla Cenga u gjet i varur natën e 9 majit. Ai ishte student i Fakultetit të Biznesit në universitetin publik “Aleksandër Moisiu”.
Nga hetimet e para rezulton se Dulla nuk kishte probleme ekonomiko-financiare, nuk ishte përfshirë në lojërat e fatit dhe nuk kishte as probleme në fakultet. Ishte regjistruar në programin master të studimeve. Burime nga policia thanë se pas marrjes së dëshmive të familjarëve dhe shokëve u përjashtuan problemet ekonomike apo ato që lidheshin me studimet duke u ndalur në një raport të vështirë dashurie, ose ndonjë konflikt i mundshëm me persona të tjerë. Cenga ndodhej i vetëm në shtëpi kur kreu aktin tragjik. Gjatë komunikimit telefonik me një nga shokët me të cilin ndante banesën me qira nuk kishte shfaqur shqetësime, ndoshta sepse Dulla ishte i fortë dhe mendonte se plagët e zemrës nuk ndahen me askënd dhe kur e ka gjetur veten në një tunel është larguar pa zhurmë nga kjo botë, duke lënë pas dhimbje dhe shumë pikëpyetje.

Verifikimet e policisë
Hetimet tashmë janë fokusuar në marrëdhënien mes Cengës dhe Margjekës, ecurinë e raportit mes tyre dhe problemet që mund të kenë çuar drejt fundit pa kthim, fillimisht Dullën e më pas Manushaqen, edhe ajo studente e Fakultetit të Biznesit. Dyshimet kanë rënë në ndërhyrjen e mundshme të familjarëve për t’i dhënë një tjetër drejtim marrëdhënies mes dy të rinjve.
Megjithatë burimet policore bëjnë të ditur se po hetohet për të zbardhur këto dy ngjarje që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në rast se sigurohen dëshmi se mbi djalin mund të ketë pasur presion, mund të ngrihet akuza e shkaktimit të vetëvrasjes dhe përcaktimit të përgjegjësisë penale mbi persona konkretë.

Abdulla Cenga
Letra e Manushaqes
50 metra larg vilës së Zogut, u gjet edhe letra ku studentja deklaronte se jetën e saj ia dedikonte Cengës dhe se pas fundit të tij, asgjë për të nuk kishte më kuptim
Statusi i Cengës
“Njerëzit e fortë janë ata që vuajnë në heshtje, që kanë plagë në zemër dhe buzëqeshje në fytyrë”, kishte shkruar në “Facebook” Abdullai, disa ditë para vetëvrasjes




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...