Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/21

Dr. Myzafere Mustafa: Relacion heroi, natyra, fuqitë mbinatyrore në përrallë




Dr. Myzafere Mustafa, Instituti Albanologjik, Prishtinë                                                              
Përmbajtje  e shkurtër:
 Përralla me botën e saj të pasur, në strukturën e saj thellësore reflekton edhe kuptime që determinojnë botëkuptimet e njeriut në relacion me natyrën dhe me kozmosin. Pjesë e natyrës konsiderohen ndihmësit, këshillëdhënësit dhe kundërshtarët. Si ndihmës këshillëdhënës dhe kundërshtarë në përrallë veprojnë qeniet natyrore, qeniet dhe fuqitë mbinatyrore. Tri kategoritë e përrallës heroi, ndihmësi, kundërshtari mund të zëvendësohen me kategoritë njeriu, natyra, fuqitë mbinatyrore. Përralla  ka diskursin e saj specifik me një strukturë simbolike, e cila strukturë mund të interpretohet vetëm përbrenda saj, meqë ajo përmban në vete të vërtetën e brendshme thellësore.

Përralla refleksion i botëkuptimeve njerëzore
Përralla dhe shtresat e saj kuptimore përveç interpretimit  në rrafshin letrar  artistik,  psikologjik etj., mund të interpretohet edhe në rrafshin mitologjik, si zhanër që reflekton njohuritë dhe botëkuptimet njerëzore për natyrën, kozmogoninë dhe kosmologjinë, ku disa nga figurat e përrallës sidomos ndihmësit dhe këshillëdhënësit  konsiderohen pjesë e natyrës që bashkëveprojnë me  heroin. Këtë qasje e dëshmon përbërja e  përrallës, ku heroi në një sërë krijimesh bashkëvepron  me qenie të ndryshme  të natyrës si: insekte, shpezë, kafshë, qenie mitologjike, apo dukuri të natyrës dhe  përbërës të kozmosit. Gjatë aksionit apo veprimit, heroi i përrallës  ballafaqohet dhe bashkëvepron me insekte si: thneglat, bletët; me shpendët e ndryshme si: pëllumbi, shqiponja etj.; me krijesa të natyrës që i kundërvihen atij si: kuçedra, llamja, dragoi etj.; apo  trupat qiellorë dhe dukuritë natyrore si: dielli, hëna, era etj. Hetohet sidomos roli i gjarprit i kuçedrës, dragoit në funksion  të personazhit  bashkëveprues apo në funksion të ndihmësit apo kundërshtarit. Të gjitha këto krijesa në përrallë mund t’i konsiderojmë si premisa të botëkuptimeve të lashta lidhur me natyrën, kosmologjinë apo kosmogoninë. “Lidhja e njeriut me natyrën nuk është vetëm fizike dhe materiale e biologjike, por edhe psikologjike, morale, shpirtërore… Lidhja shpirtërore e njeriut me natyrën vjen duke u rikthyer përmes praktikave sociale, kulturore, shkencore… Format e reprezentimit social të natyrës tek popujt dhe kulturat e ndryshme paraqesin bazë të fortë identitare për ata popuj dhe ato  kultura. Sistemi kulturor, sistemi i simboleve dhe i besimeve, mitologjia etj., tek të gjithë popujt, përveç funksionit komunikativ integrativ në shoqëri ka pasur  edhe funksionin e ruajtjes ose të rikrijimit të baraspeshës në natyrë. Edhe ndër shqiptarë ka shumë elemente kulturore arkaike, kulte e besime, mite apo legjenda … të cilat mund të nxjerrin në shesh funksionin e baraspeshës ndërmjet njeriut dhe natyrës, ndërmjet shoqërisë dhe mjedisit.”[1] 
Në përrallë heroi veprimin e kryen jashtë shtëpisë së vet, shtëpia shënjon hapësirën e mbyllur të mbrojtur, ku nuk mund të hyjnë forcat e huaja kundërshtare. Që të zhvillohet  veprimi heroi duhet të dalë nga hapësira e mbyllur, për t’u  ballafaquar me  figurat e tjera dhe për të zhvilluar aktivitetin. Këto figura jetojnë zakonisht jashtë në natyrë të hapur, jashtë hapësirës ku jeton heroi i mbrojtur. Në rastet kur figurat antagoniste jetojnë në hapësirë të mbyllur, kjo  hapësirë konsiderohet  si  e huaj dhe  rrezikshme për heroin.[2]
Forcat apo figurat me të cilat ndeshet heroi dhe të cilat e nxisin dhe e mundësojnë veprimin e mëtutjeshëm të tij dhe zhvillimin e ndodhisë, herë shfaqen si bashkëveprues, pra si ndihmës apo aleatë e herë si kundërshtarë. Pozita dhe funksioni i tyre varet nga strukturimi i segmenteve të veprimit. Duke qenë se këto forca jetojnë në natyrë, vetë ekzistimi dhe qenia e tyre  mund të identifikohen dhe të emërtohen si pjesë e natyrës.  

Fati i individit interes esencial i përrallës
Interesi esencial i përrallës është i orientuar në fatin e individit në procesin  e formimit të personalitetit[3] dhe të afirmimit të tij në mesin shoqëror, prandaj në rrugëtimin e gjatë përralla e ballafaqon heroin me probleme të rëndësishme fizike dhe metafizike, me çështje të jetës dhe të vdekjes, të dashurisë dhe  të seksit, të vuajtjes, fatit dhe suksesit. Nëpërmjet sjelljeve dhe veprimeve të heroit përralla i ofron marrësit mundësinë  e  qasjes apo depërtimit në disa parime abstrakte morale dhe shoqërore por edhe në identifikimin e disa parimeve  apo botëkuptimeve për natyrën dhe kozmosin në përgjithësi. E mira dhe e keqja në përrallë përfaqësohen në mënyrë të barabartë, ky dualitet shënjon problemin  moral shoqëror, i  cili problem kërkon zgjidhje. Formimi i personalitetit arrihet nëpërmjet realizimit të pranimit, vetëformimit, pjekurisë dhe integrimit të plotë në rrethinën  apo mjedisin shoqëror. Realizimin e qëllimeve të heroit e ndihmojnë bashkëpjesëmarrësit, ndihmësit dhe kundërshtarët, të cilët mund të konsiderohen pjesë të natyrës, të cilën njeriu e konsideron pjesëmarrëse në aktivitetet e tij. Në strukturën e përrallës, në rrjedhën e saj narrative, natyra dhe fenomenet natyrore shfaqen si bashkëvepruese aktive, të cila veprojnë në favor të heroit me rastin e zgjidhjes së situatave konfliktuale, meqë heroi nis aventurat për t’u ballafaquar me kundërshtarin, i cili kishte bërë shkaktimin e dëmit, kishte inicuar shkaktimin e dëmit, apo kishte nxitur një gjendje të pakënaqësisë. Kornizën e përrallës e përbëjnë tema e situatës fillestare dhe shthurja. Temë e situatës fillestare janë marrëdhëniet familjare, harmonia e atyre marrëdhënieve dhe prishja e asaj harmonie, ndërsa shthurja (përfundimi i përrallës) kurorëzohet me ndryshimin e statusit individual dhe shoqëror të heroit nga pozita inferiore deri te arritja në afirmimin dhe integrimin e plotë të tij në familje dhe shoqëri. Pjesa e mesme apo nukleusi i përrallës përbëhet nga vëniet në sprovë të heroit, të cilat sprova konsistojnë në takimin me dhuratëdhënësin, apo këshillëdhënësin. Pas kalimit të sprovave, dhuratëdhënësi apo këshillëdhënësi, ia dhuron  heroit  mjetin mitik për kryerjen e detyrave të rënda, apo vetë do t’ i vijë në ndihmë si ndihmës mitik, apo do ta këshillojë heroin se si duhet t’u përmbahet rregullave që t’i kryejë me sukses detyrat e rënda. Funksionet takimi me dhuratëdhënësin (këshillëdhënësin – aleatin), marrja e mjetit mitik, zhvillohen në një interaksion në mes të heroit dhe natyrës apo heroit dhe përbërësve të kozmosit apo dukurive kozmike, apo në mes të heroit dhe qenieve mbinatyrore. Roli i dhuratëdhënësit (këshillëdhënësit) apo ndihmësit mitik është në funksion të ndihmësit të heroit. Takimi me dhuratëdhënësin apo këshillëdhënësin  është në funksion të eliminimit të pengesave që do të shfaqen gjatë veprimit të mëtutjeshëm të heroit për realizimin  e  qëllimeve të tij. Dhuratëdhënësi apo këshillëdhënësi  e ndihmon  heroin pasi ai t’i  kalojë zakonisht një apo tri sprova, nëpërmjet të cilave dëshmon se i njeh rregullat shoqërore të sjelljes. Kalimi i sprovave kushtëzon ndihmën që do t’ia ofrojë më vonë dhuratëdhënësi apo këshillëdhënësi gjatë  kryerjes së detyrave të rënda. Kjo ndihmë mund të jetë konkrete si shpëtimi nga ndonjë rrezik që i kanoset heroit gjatë ballafaqimit me qenie më të afta se ai apo me qenie të rrezikshme, apo gjatë testimit të inteligjencës së tij, me ç’rast ai duhet të japë përgjigje adekuate. Pas kalimit të sprovave që zakonisht janë tri, heroit i dhurohet mjeti mitik, të cilin do ta përdorë sipas nevojës, kur të shfaqet ndonjë telashe me rastin e ballafaqimit me kundërshtarin, i cili zakonisht ka fuqi mbinatyrore.
Kafshët, insektet, shpendët etj., që në përrallë mund të shfaqen, herë si kundërshtarë e herë si ndihmës, janë përfytyrim i parimeve të natyrës, si pjesë e natyrës që janë shumë afër qenies njerëzore.

Marrëdhënia  heroi : ndihmësi : kundërshtari
Në përrallë  shfaqet marrëdhënia e tri kategorive[4] heroi : ndihmësi : kundërshtari.  
Secili nga këta pjesëtarë është reprezentues i kategorisë së caktuar përkatëse që së bashku e përbëjnë tërësinë e universit të menduar. Këto kategori janë në mes vete në raporte kundërshtie. Heroi i përrallës gjithnjë është njeri që i takon një mjedisi shoqëror, për dallim nga heroi i mitit i cili ka veçori dhe fuqi mitike. Ndihmësi është qenie e natyrës e cila e posedon dijen dhe fuqinë, që janë të domosdoshme për t’iu kundërvënë kundërshtarit të heroit. Kundërshtari shfaqet si figurë me veçori mbinatyrore, si qenie me veti demoniake, apo si kafshë me veti antropomorfe, ai i takon kategorisë të mbinatyrshmes. Në përrallë tri kategoritë: heroi : ndihmësi : kundërshtari mund të zëvendësohen me kategoritë: njeriu : natyra : fuqitë mbinatyrore.
Opozita heroi: kundërshtari mund të barazohet me opozitën njeriu: fuqitë mbinatyrore.
Shkas i nisjes së veprimit në përrallë është shfaqja e pakënaqësisë me gjendjen ekzistuese të heroit apo shkaktimi i dëmit nga ndërhyrja  e jashtme. Veprimi nis me largimin e heroit nga shtëpia nga hapësira e tij e mbrojtur për t’u ballafaquar me natyrën e hapur, ndërsa motivacion është veprimi i tij për t’iu kundërvënë kundërshtarit apo për ta eliminuar shkaktimin e dëmit të bërë nga ai. Me zgjidhjen e problemit evitohet shkaku i dëmit apo pakënaqësia, pra mposhtet shkaktari i dëmit, merret objekti apo personi i kërkuar, evitohet pakënaqësia dhe rivihet harmonia, e cila ishte prishur nga shfaqja e pakënaqësisë së heroit apo me ndërhyrjen e kundërshtarit. Heroi e shfaq gatishmërinë për t’iu  kundërvënë kundërshtarit por ai këtë e bën jo pse posedon dije dhe aftësi por nga shtytjet e brendshme. Kur ai e fillon aksionin nuk e posedon dijen, mjetet përkatëse të nevojshme dhe fuqinë. Të gjitha këto i arrin nëpërmjet ndihmësve. Duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave të tyre gradualisht arrin përvetësimin e njohurive dhe aftësive. Këtë pozicion e karakterizon modaliteti Me dashtë.Modaliteti i opozitës heroi : bashkëveprimtari është i  barabartë me modalitetin e opozitës njeriu : natyra.
Në takimin me bashkëveprimtarin heroi nuk e ka fuqinë e veprimit dhe njohuritë për të vepruar i pavarur, por ai ka njohurinë për kodin e dëshiruar të sjelljes shoqërore. Me aplikimin e kodit të sjelljes shoqërore, me shpërnderimin e shërbimeve dhe me marrëveshjen me bashkëveprimtarin do të arrijë ta fitojë ndihmën e tij. Këtij opozicioni i përgjigjet modaliteti me ditë.
Çifti i opozitës bashkëveprimtari : kundërshtari është i barabartë me çiftin e opozitës natyra : fuqitë mbinatyrore   
Në sprovën e dytë të heroit, që zakonisht është lufta me kundërshtarin, shfaqet në skenë ndihmësi (bashkëveprimtari), ai posedon njohuritë për kodin e sjelljes jo shoqërore, i cili është jashtë fuqisë njerëzore dhe i cili ndihmon përdorimin e fuqisë për mbizotërimin e kundërshtarit. Këtë opozitë e karakterizon modalitetime mujtë.
Modalitetet me dashtëme ditë dhe me mujtë kur të vendosen në raporte të ndërsjella të rregulluara japin pasqyrën e rendit shoqëror dhe kulturor dhe mundësojnë mbijetesën dhe ekzistencën e njeriut. Prishja e marrëdhënieve të ndonjërit nga modalitetet kërcënon prishjen e rendit të vendosur. Këto raporte i përgjigjen skemës .
Njeriu,shoqëria : natyra : fuqitë mbinatyrore

Socializimi i natyrës
Ruajtja e rendit shoqëror dhe kulturor dhe mbrojtja e tij nga forcat kërcënuese që janë mbi fuqinë e njeriut arrihet nëpërmjet përvetësimit të disa fuqive natyrore, në kuptimin simbolik duke e socializuar natyrën. Nëse përsëri shikohet opozita ndihmës : kundërshtar
e cila mundëson zgjidhjen në përrallë mund të supozohet se në thelbin e kësaj opozite qëndron parimi logjik se vetëm kategoritë e njëjta mund t’i kundërvihen njëra tjetrës. Kjo do të thotë se edhe forcat mbinatyrore, nga një aspekt më i gjerë i takojnë sferës së natyrës. Nga kjo pason edhe sqarimi i kodit “jo shoqëror” të sjelljes, i cili qëndron  në thelbin e proceseve shoqërore dhe të parimeve, e të cilët nuk përfshihen në ndikimet e kulturës dhe të shoqërisë, dhe në këtë aspekt janë jashtë njeriut. Nëse pra ndihmësin (bashkëvepruesin) dhe kundërshtarin i kuptojmë si “natyrë”, atëherë në raport me njeriun ndihmësi shfaqet si “natyrë joantagoniste”, ndërsa kundërshtari si “natyrë antagoniste”. Kështu relacioni njeriu: natyra: fuqitë mbinatyrore
mund të zëvendësohet me relacionin           
njeriu:marrëdhënia jo antagoniste me natyrën
njeriu: marrëdhënia antagoniste me natyrën
Në këtë mënyrë mund të thuhet se pjesa nukleare apo qendrore e përrallës është opozita  Njeriu : Natyra
Përralla na rrëfen se njeriu posedon dëshirën dhe diturinë me të cilën mund t’i zotërojë fuqitë që e mbizotërojnë atë e që konsiderohen si forca të rrezikshme, këto forca i mbizotëron nëpërmjet të natyrës si mediator. Por për ta zotëruar natyrën ai duhet ta socializojë atë dhe në ligjet natyrore t’i projektojë normat e rendit shoqëror dhe moral. Kjo  zgjidhje e cila është brenda fuqisë njerëzore, mund të arrihet me aplikimin e kodit shoqëror të sjelljes. Por duke ditur se në raste të ndryshme ndihmësi vepron në vend të heroit – njeriut, përralla pranon ekzistimin e asaj sfere që është jashtë fuqisë njerëzore dhe  i kërcënohet ekzistencës së heroit. Në nivelin latent përralla e pranon pamundësinë e zgjidhjes përfundimtare të zotërimit të opozitës themelore njeriu: natyra,  derisa në nivelin manifestiv këtë opozitë e zbut duke ofruar vizionin optimist të natyrës së “socializuar”, përkatësisht të shoqërisë me vlera dhe ligjshmëri të stabilizuara. Për këtë arsye shumë studiues konsiderojnë se përralla reflekton utopinë sociale. Nëse përrallën e konsiderojmë si një vazhdimësi apo formësim të dalë nga miti,[5] ky konstatim shpie intencën e saj kah funksioni shoqëror, përveç funksionit të saj estetik, pedagogjik dhe etik dhe të themi se përralla përmban refleksione të paradigmave shoqërore dhe kulturale, morale, estetike dhe aksiologjike. Megjithatë, nëse do të bënim përpjekje që ndodhitë e përrallës të interpretohen drejtpërsëdrejti nëpërmjet të kontekstit real jetësor, kjo do të na shpinte në thjeshtësim. Diskursi specifik i përrallës ka një strukturë simbolike, e cila strukturë mund të interpretohet vetëm përbrenda saj, ajo përmban në vete të vërtetën e brendshme thellësore. Për përrallën nuk është me rëndësi se sa janë reale ndodhitë që i rrëfen, por cili është realiteti i saj thellësor kuptimor i brendisë së saj, përralla nuk është shprehje e drejtpërdrejtë e realitetit por as edhe negacion i tij, megjithatë lëndën e trajtuar ia nënshtron përpunimit poetik për t’ia kthyer marrësit si metaforë, si projeksion të realitetit që virtualisht  ka mundësi të jetë i realizueshëm.


[1] Shemsi Krasniqi, Natyra dhe ahti i saj, Koha ditore, shtojca për kulturë, 31 korrik 2o10, f.25 dhe 27.
[2] Myzafere Mustafa, Përralla shqiptare, poetika dhe mitikja, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2003
[3] Bruno Betelhajm, Značenje bajki, preveo Branko Vukičević, Jugoslavija, Beograd,1979
[4] Claude Bremond, La logique de possibles narratifs, Comunication, 8, 1966
[5] Shih: Eleazar M. Meletinski, Poetika mita, Nolit, Beograd (pa  date botimi) f.268 dhe 270

Wilhelm Wied: Sa vështirë me u marr vesh me shqiptarët




… Esat Pasha edhe Ismail Qemal begu janë, edhe sot, tuj u hangër ndër vedi me ashprim të madh. Këta bajnë ngatërresa njeni kundër tjetrit në gjithfarë mënyrash e shtin në burg a tresin të gjith ata që vinë prej vendit të njenit në vend të tjetrit, a mundohet s’e cili me kenë njeni ma i fortë se tjetri. Për kët punë çdo mjet asht i mirë për mos me lanë njeni-tjetrin me çue kry e gjith ça bahet në vend të tjetrit se e cili e shikojn si një shigjetë të drejtuese kundra tij. Kështu, mbas mendimit t’em, Ismail Qemal begu, asht përzi në komplot xhonturk sidomos pse princ Ëied don me shkue në Durrës e duket se mbahet me Esa Pashën. Mb’anë tjetër, fjala vjen, kur tash disa dit nji detashment i dërguem prej oficeravet holandez marshonte kahë Elbasani për me shkue në Korçë e me mbrojtë jugun, Esat Pasha i ka telegrafue komisionit të kontrollit që shifte në kët punë nji veprim kërcënues të Ismail Qemal begut kundra tij e që ju dote me marrë kundra masat. Të përziemit e të dyve në nji komplot xhonturk difton që as njenit nuk asht për të ju xanë besë në punë të princit të zgjedhun nga Evropa. Esat Pasha asht ndër të dy aj ma me randësi e aj ma i rrezikshmi. Fuqija e tij e sodit dhe e anëtarëvet të tij asht, si duket, e madhe në Shqipni të mesme e vjen tuj u shtri për dit e ma tepër. Kështu aj ka dërgu xhandarmët e vet përtej Matit e mundohet me vu nën sundim të vet, katundet njeni mbas tjetrit. Malsorët vrapojnë me shumicë prej Lezhe e prej Shkodre në Durrës e kthehen, ndër shpija të veta, me shum dhuntina. Mbas nji të pyetunit që i ka ba Esadit, ky i asht përgjegjë se deri tash ma shumë se 2000 Malsorë kan ardhë tek ai, me shkak që me pa godin e kthjellët të princit të ri. Në jugë i ka dërgue emisarët e vet kundra Elbasanit për me ja grabitë kët qytet qeveris së Vlonës. Asht e vërtetë që deri tash çetat e organizueme prej tij s’kan mujtë me e marrë kët qytet pse detashmenti i xhandarmëris që përmendëme, i cili, dorë për dorë, deri në fillesë të të liruemit të jugut, ka xanë vend aty, kishte me i dalë zot qytetit e, për kët punë, ato kondendohen mu e gjue marrisht shum prej së largut. Me gjith kët grabitësi dinak dëftohet përjashta ndaj komisionit besnik e i shkueshëm. Kështu pa thanë kurrgja e tuj mbajtë gjith botën me fjalë të mira gjithmonë, i shtrohet kinse, vullnetit të komisionit e dëftohet gadi me shërbye Evropën e princin e ri. Në kohë të të marrunit pjesë në komplot zhonrutk, asht gja e sigurtë që aj s’asht dëftue msallë me dy faqe, si Ismail Qemal beu, po me tri. Në sy të botës aj bante gatime për princin Ëied, tinës, për Izet pashën e në zemër të vet, për vedi. Pse asht afër mendësh që, aj vetë gjeneral turk, nuk mujte me njofto, si sovran nji tjetër gjeneral turk. Për kët punë gjith propaganda e tij vetjake dëfton se në qoftë se nji mysliman do të hypte në thron të Shqipnis, aj e kishte shenjue vetvedin për kët vend. Ndoshta mendja e tij asht mbushun krejt se froni i Shqipnis asht i shenjuem për te.
Për zotnim të Ismail Qemal begut mundet të thohet se asht kahë mbaron. Megjithëse me emën aj ashtë edhe në krye të qeveris së përkohëshme, në vështrim të zgjanuem, për të gjithë Shqipnin e në kuptim të ngushtuem për Shqipni të jugut, fuqia e tij asht voglue deri ku s’bahet ma. Kësaj pune i ka ndihmue fort mungesa e nji forcës ekzekutive pse oficerat holandez, tuj përdorue njatë xhandarmëri që vetë Ismail Qemali pat fillue me ngrehë e tuj përdorue edhe paret e kasës qeveritare, kan trajtue nji xhandarmëri që Ismail begu s’mundet me urdhënue si do aj vetë. Më njenën anë xhandarmëria do të shërbejë për nji qëllim të caktuem për me qetësue jugun e mbë tjetrën anë, oficerat hollandez merrshin mbrapa ma fort mësimet e komisionit të kontrollit se të Ismail Qemalit. Pafuqija e tij u pa sidomos në luftim që u ba për Elbasan ku aj donte me përdorue detashmentin e xhandarmëris për me luftue kundra çetavet të Esat Pashës, në kohë që komanda, e marrun vesht me komision të kontrollit, nuk lente që ajo të merrte pjesë veç se për me i dalë zot qytetit, në qoftë se këtij do t’i bishin çetat. N’e bram kur u mur vesht që aj kishte marrë pjesë në komplot zhonturk, autoriteti i tij u rrxue krejt edhe në qytet të Vlonës.
Për të dy sundimtarët kishte ardhë koha për me i largue prej punet: njenin se ishte rrezik se bahet tepër i madh e tjetrin pse kishte qeverue keq. Ismail begu e ka njoftë aj vetë nevojën e këtij rrjedhimi e i ka dëshmue komisionit që ka me hjekë dorë prej sundimit, me vullnet të vetin, në kjoftë se të ndejunit e tij, në kambë që kishte, ka me kenë nji pengim për zhvillim të Shqipnis; por me kusht që komisioni i kontrollit ka me marrë nën sundim të vet të gjith Shqipnin, që do me thanë, në qoftë se edhe tjetri ka me hjekë dorë. Ndër dit e fundit duket që i asht pendue fjalës që ka dhanë, por ma fort s’ka me ba kundërshtime për me e la vendin e vet. Për me mujt me i dhanë vendit organizatën që don Europa, duhet me punue me shum shtrëngim. E mira e vendit lypë që, ndër të dy, Ismail Qemal begu, t’ulin krye i pari. Pse me kët punë i hiqet doret, atij tjetrit, nji shkak me randësi për me mbetun në zyrë të vet; ndryshe s’ka me kenë punë e lehtë me ja mbushë mendjen që të baj edhe aj nji të tillë hap. Por kujtojmë që ka me kenë mjaft i zgjuet për me i marë në sy rrjedhimet e nji kundërshtimit e që ka me lëshue rrugë. Në vend të këtyne dy sundimtarë do të vehen sundimtari të vendit që, mbas vendimeve të Londrës, kan me qëndrue, deri sa të mbërrijnë princi, nën kontroll të komisionit. Në kët mënyrë në kjoftë se të dy sundimtarët do të japin dorëheqjen, as në Shqipni të jugës as në Shqipni të mesme s’ka me kenë asnji fuqi që t’i bajnë kundërshtime fillimit të qeveris së princit. Por atherë kishte me thanë ka ardhë çasti që princi të vinë sa ma shpejt e që t’a marrin aj vetë frenin e qeveris pse sado i njesuem që të jet veprimi i komisionit e sado e fort që të jet fuqia e tij mbi administratë të rregullueme të vendit, mbas të shporrunit të dy sundimtarëvet, për shum kohë s’ka me mujtë me xanë vendin e nji fuqis qeveritare legjitime. Për kët punë i mungon iniciativa e nevojshme që ka nji qëllim të caktuem, sidomos nga kundërshtimet (që udobisht munden me u marrë vesht, por që, në praktikë, shpesh herë e ndalojnë punën) të cilat Ausrto-Hungaria e Italia bajnë kundra çfarëdo të forcuesit të fuqis ndërkombëtare. Të himit e princit ka me mujtë atherë me u ba pa frikë në Durrës mbasi të jenë shporrë të dy armiqt ma të mdhajt që u hashin për të zgjedhun të vendit ku dot zbriste princi. Shkodra e krenët ma të vegjël s’kan në kët punë, nji rëndësi të posaçëme. Në kjoftë se pricni e ka për punë të madhe që një delegatë e popullit shqiptar t’i paraqesin kunorën, ndoshta kishte me kenë më mirë qe komisionit të kontrollit t’i lehet barra me ba të zgjedhunit e delegates e me u përkujdesë për të nisunit e saj tek t’i ket rregullue princi punët e veta me Fuqi të mëdhaja.
Si gja që i prishë pak punët mundet të shikjohet pushtimi i veriut, prej anës së trupave ndërkombëtare dhe e jugut nga ana e Grekvet. Për sa i përket pushtimit të veriut s’kishte me dashtë me e xanë besë pse princi asht, mundemi me thanë, mandatari i fuqive që kan ushtarët e vet në kët anë. Ndryshe janë punët për jug. Këtu në Vlonë, nuk dihet kur kanë me fillue Grekt me dalë prej andej. Por edhe në kjoftë se kjo punë s’ka me mujtë me u ba përpara të mbrijtunit e princit në Shqipni, s’duhet mbas mendimit t’em nën pikëpamje të të qetësuemit të vendit, me e kqyrë për nji fatzezi të madhe. Se pse princi ka me mujt ma mirë se Komisioni Kontrollit e se Komanda e Xhandarmëris me dhanë urdhëna të caktueme për pushtim e për organizatë të dobishme të vendeve të lirueme nga Grekt. Por edhe popullsia e këtyne visevet ka me e ba, ma me shum besim e qetësi, kalimin e vet, në nji shtet të rregulluem që gjindet nën nji autoritet të nji të parit që jep gjith sigurin, se në nji shtet për gjysë anarkik në të cilin të gjith dyert janë të hapuna për çfarëdo ngatërresash që shkaktojnë turbullime.
Nënshkruem: Nadolny
Shkëlqesis së Tij Reichskanzlerit Z. Bethmann Hollweg.
Monarku qe u zgjodh për të drejtuar Shqipërinë në vitet e vështira. Shkrimi është përgatitur nga Hasan Bello dhe ka të bëjë me një tekst të përkthyer nga gjuha gjermane më korrik 1917 dhe gjetur në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Përgatitur nga Ben Andoni

Lufta e Kosovës, Mirela Oktrova tregon të mbijetuarit e ferrit


Me duart e kapura pas telave që rrethojnë kampin, ata duket sikur janë kapur fort pas jetës. Ajo duhet të vazhdojë me çdo kusht, kudo që të jetë. E trishtueshmja është që rëndësinë e jetës duhet ta kuptosh vetëm në gjendje lufte. Për të tërhequr vëmendjen tek rëndësia e jetës, gazetarja Mirela Oktrova hapi dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar një ekspozitë me fotografi, që na kthen 13 vjet pas në kohë, në muajt e nxehtë të luftës së Kosovës. Janë rreth 120 fotografi nën titullin “Fate në luftë”, të realizuara në kampet e refugjatëve kosovarë në Maqedoni, ku zbulohet dhimbja që shkakton lufta dhe përpjekja mes jetës dhe vdekjes. Shumë janë portrete, kryesisht fëmijë dhe të moshuar, pjesa më vulnerabël e shoqërisë dhe më e zbuluar ndaj fatkeqësisë.

Qysh në fillim, Oktrova të informon se nuk bëhet fjalë për foto artistike, por për dëshmi, megjithatë nuk janë edhe aq të pamenduara. “Nëse do më pyeste ndokush si nisi kjo iniciativë për të marrë këto portrete, këto pamje nga lufta, nuk jam në gjendje ta përshkruaj momentin e parë. Mund t’ju përshkruaj se çfarë qe shtysa, që u nisa të shkoja në zonën e luftës. Ishte thjesht një telefonatë nga Ministria e Brendshme gjermane, prej së cilës u thirra të shoqëroja misionin që do të evakuonte të shpërngulurit e Kosovës nga Maqedonia për në Gjermani. Pranova, nuk hezitova, por nuk ishte as turizëm lufte dhe as kuriozitet. E ndjeva për detyrë të mos thosha jo. Dhe pastaj ngjarjet u rrokullisën, morën rrugën e tyre, por nuk mund të përshkruaj dot momentin e parë kur nisa të fotografoj”, thotë Oktrova. Kanë qenë ditë të mbushura plot dramacitet. Dita e tejmbushur me ngjarje ia linte vendin natës, e cila bluante të gjitha mbresat e ditës. “Në mënyrë krejt instinktive fillova të fotografoja ato fytyra që ose s’i lija dot, ose s’më linin dot. Janë foto-dëshmi, të shkrepura shpejt, të ndjesisë së momentit, nuk ka asnjë ndërhyrje artistike në to, pasi kishte mendime t’i bënim bardhë e zi, por unë mendova t’i lija ashtu siç kanë qenë. Janë foto që janë bërë pa më vënë re personazhet që po fotografoja. Nuk doja që ata të ndiheshin të përdorur në vuajtjen e tyre. Dhe mua do më dukej sikur po e shfrytëzoja vuajtjen e tyre, në momentin që po tentoja të fiksoja një dëshmi. Kështu nisi kjo rrugë. Diktova në fillim fytyrat, pastaj rrethanat, diku ngjarjet, diku u përballa me personazhe të tjerë, me ushtarët e forcave ndërkombëtare etj.”.

Në katër rrathët e ferrit

Fëmijë që vazhdojnë të jetojnë në botën e tyre dhe, pse jo në oborrin e shtëpisë, sahanë që ziejnë në kushte kampi, çadra, uniforma larushe… Pasi i është kthyer shkrepjeve të 13 viteve më parë, Mirela Oktrova e ka konceptuar ekspozitën në 4 pjesë, si 4 rrathë ferri dantesk. “Pjesa e parë është ikja e parë, ikja nga ferri i parë, nga zona e luftës për të shpëtuar jetën. Pjesa e dytë janë njerëzit. Janë portrete kryesisht fëmijësh dhe të moshuarish, në situata të ndryshme në kamp dhe shprehje emocionale të ndryshme. Dikush duket sikur e mbart vuajtjen, ca të tjerë duket sikur nuk kanë brenga, sidomos fëmijët duket sikur janë tërësisht të shkëputur, jetojnë në botën e tyre. Pjesa e tretë është largimi nga ferri i dytë, sepse aty nuk ishte parajsa, ishte shpëtimi i kokës, por jo i dinjitetit. Pjesa e katërt është epilogu. Pas evakuimit, ikjes nga kampet, erdhi ndërhyrja e forcave ndërkombëtare, me të cilët hyra në Kosovë. Në fakt, hyrjen në Kosovë e kisha përshkruar në shumë mënyra, por jo mbi një tank britanik. E solli momenti që të hyja kështu. Përjetimi i parë ishte sikur aty nuk kishte ndodhur asgjë, vetëm këshillat që na jepeshin herë pas here, që të kishim kujdes se ku shkelnim për shkak të minave, na bënin të ndërgjegjshëm që ishim në një terren lufte. Pastaj gjithçka e braktisur, automjetet në afërsi të Bllacës, rroba trupi të hedhura, karroca invalidësh. Të ngacmonte për të përfytyruar se cilët ishin njerëzit që i kishin pasur, ç’ëndrra kishin pasur, ç’kanë lënë pas, ç’rrugë kishin ecur, a jetonin, a i kishin gjetur njerëzit e tjerë…”, tregon Oktrova, e cila, teksa u rikthehet edhe një herë përjetimeve të asaj kohe, shkruar me të shpejt në faqe ditari, gjen rastin të ndajë me të tjerët atë çka kjo situatë i ka mësuar: së pari, lufta është dhimbja më e madhe që mund t’i shkaktohet njerëzimit, e dyta që vetëm lufta dhe vdekja mund ta mësojnë njeriun të dojë jetën, veten dhe gjithë të tjerët dhe se vetëm lufta e mëson gazetarin që nga pena e tij varen jetë njerëzish. “E hap këtë ekspozitë për të tërhequr vëmendjen tek njeriu, tek individi, personaliteti njerëzor, që në kohë lufte humbasin, pasi në plan të parë dalin interesat. Dhëntë zoti që të mos na duhet të përjetojmë luftë për të mësuar të gjitha këto!”.

ALMA MILE/Panorama

Kristo Frasheri: Si e survejonin Lidhjen e Prizrenit shërbimet e fshehta greke e serbe


Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878-1881″ është titulli i librit të sapo botuar nga historiani Kristo Frashëri. Monografia me 700 faqe sjell në vëmendje një nga ngjarjet më të ndritura të historisë së re të Kombit shqiptar, figurat kryesore të saj, rëndësinë që ajo pati dhe mënyrën se si ajo u prit nga fqinjët e më gjerë. Duke e gjykuar ‘Lidhjen’ si një zbatim të programit politik, (por jo vetëm) të ideve të Rilindjes Kombëtare, Frashëri hedh mbi letër dobitë e këtij bashkimi të shqiptarëve. Në të janë pasqyruar trajtimet e historiografisë shqiptare dhe bo-tërore për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të botuara deri në vitin 1984 dhe e dyta, burimet dokumentare, shqiptare dhe të huaja, të botuara dhe të pabotuara mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të shfrytëzuara nga autori në këtë monografi të cilat njiheshin prej tij deri më 1984. Por, çfarë është ky botim? Për herë të parë, Frashëri e përfundoi së hartuari këtë studim më 1984, e meqenëse mbuloi shumë faqe, fillimisht u mendua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë të botohej në dy vëllime. “Vëllimi i parë u botua më 1989, ndërsa i dyti parashihej të botohej më 1990. Për shkak të ngjarjeve që ndodhën atë vit në Shqipëri, vëllimi i dytë mbeti pa u botuar”, – shënon vetë autori në hyrje të librit. Siç vëren ai, më 1997 shtëpia botuese “Toena” e botoi monografinë e plotë duke përfshirë edhe vëllimin e dytë të pabotuar më parë, por la jashtë vëllimit hyrjen kritike mbi historiografinë kushtuar Lidhjes së Prizrenit. “Meqenëse nga botimet e mëparshme nuk ka mbetur asnjë vëllim në treg, gjë që tregon interesin e publikut për këtë temë madhore të historisë së Kombit Shqiptar, kjo monografi po ribotohet me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Këtë radhë, monografia mbi Lidhjen e Prizrenit botohet e plotë përfshirë edhe vështrimin kritik në një vëllim të vetëm. Madje, do të pasurohet edhe me ilustrimet më të domosdoshme që përmban albumi mbi ‘Lidhjen Shqiptare të Prizrenit’ botuar nga shtëpia botuese ’8 Nëntori’, Tiranë 1979″, – vëren Kristo Frashëri. Ai shënon se, monografisë i janë bërë shumë pak ndryshime të domosdoshme. Autori i ka lënë ashtu siç i ka dorëshkrimi i vitit 1989, si referencat burimore ashtu edhe listën e bibliografisë, në të cilën natyrisht nuk janë përfshirë punimet e botuara pas vitit 1984. Në trajtimin e kësaj teme, pavarësisht nga koha kur është punuar, autori ka qenë frymëzuar nga kriteret shkencore dhe nga ndërgjegjja patriotike dhe aspak nga diktatet partiake.
Dokumentet
Për të trajtuar Lidhjen e Prizrenit janë marrë parasysh burime historike me rëndësi të veçantë si për shembull dokumente të rrjetit diplomatik dhe konsullor të Fuqive të Mëdha dhe të monarkive ballkanike – raportet e ambasadorëve të tyre të akredituar në kryeqytetet e kancelarive që kishin interesa në Shqipëri, relacionet e konsujve të tyre të shpërndarë në vilajetet perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe udhëzimet që Ministritë e Punëve të Jashtme të fuqive të interesuara u dërgonin përfaqësive të tyre diplomatike ose konsullore në Europën Juglindore. “Pesha e tyre rritet po të kemi parasysh porositë që Vjena, Londra, Parisi, Roma, Petërsburgu, Berlini dhe me tej Beogradi, Athina, Cetina u dërgonin përfaqësive të tyre diplomatike dhe konsullore për të ndjekur me kujdes të veçantë zhvillimin e ngjarjeve politike në Shqipëri, sidomos kur u pa se rezistenca shqiptare filloi të vinte në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të padrejta, që Kongresi i Berlinit kishte marrë në favor të Greqisë dhe të Malit të Zi”, – shënon profesori në libër. Theksojmë se, për nga numri i dokumenteve dhe për nga masa e njoftimeve, vendin e parë në këtë fushë burimore e zënë aktet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore austro – hungareze të akredituar në Stamboll, Shkodër, Prizren, Janinë, Prevezë, Vlorë, Durrës, Manastir, Selanik, Cetinë, Tivar, Raguzë e gjetkë, të cilat ruhen në Arkivin e Oborrit dhe të Shtetit në Vjenë.
Kundra trillimeve
Ndërsa flet për dokumentet, Frashëri përmend Arkivin e Institutit të Historisë (Tiranë) dhe Arkivin Qendror të Shtetit, ku sipas tij gjendet një fond i pasur i konsujve austro – hungarezë. “Dobia e tyre është e madhe. Në kundërshtim me pohimet e trilluara të disa historianëve jugosllavë, të cilët e kanë akuzuar Lidhjen e Prizrenit sikur është themeluar nga Vjena nëpërmjet konsullit të saj në Shkodër, F. Lippich, aktet diplomatike austro – hungareze dhe në mënyrë të veçantë relacionet e vetë F. Lippich-ut vër-tetojnë të kundërtën: Se Vjena jo vetëm nuk kishte gisht në themelimin e Lidhjes së Prizrenit, por mbajti një qëndrim armiqësor ndaj saj.
Fondet
Më 1984, Frashëri shkruante se fondi diplomatik rus për vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit njihet fare pak. Historiani vlerëson se është e tepërt të thuhet se konsujt caristë të shpërndarë në Shkodër, Prizren, Janinë, Manastir, me në krye ambasadorin rus N. S. lgnatiev dhe kë-shilltarin I. V. Jastrebov ishin militantë të sllavizmit carist dhe si të tillë ishin të prirur që të denigronin situatën politike shqiptare.
Zilitë e fqinjëve
Fqinjët e Shqipërisë, kanë qenë ata që sipas historisë e kanë rrezikuar më shumë se askush tjetër tërësinë tonë territoriale, duke iu mësyrë për të marrë pjesë prej saj. “Pavarësisht nga qëndrimi ar-miqësor që qeveritë e tre vendeve fqinje të Shqipërisë mbajtën ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, fondet e tyre diplomatike përbënin një burim të rëndësishëm për historinë e Lidhjes së Prizrenit”, – shkruan Kristo Frashëri. Ai vëren se arsyeja është se Beogradi, Athina dhe Cetina ndiqnin hap pas hapi zhvillimin e situatës politike në Shqipëri. Këtë interesim e dëshmon fakti se qeveria serbe kishte organizuar në trojet shqiptare dy rrjete informacioni, njëri nga Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet hallkave konsullore, tjetra nga Ministria serbe e Luftës nëpërmjet shërbimit të fshehtë ushtarak. Por, sipas profesorit, në këtë kuadër nuk mbetej më pas as fqinji ynë jugor. Për këtë të fundit, ai shkruan: “Qeveria greke kishte dy sisteme paralele informacioni – rrjetin e rregullt konsullor që kishte marrë përmasa të mëdha dhe rrjetin e rregullt të institucioneve kishtare me në krye prelatët e mitropolive, të cilët punonin si agjentë të fshehtë të Athinës”.
Sa i takon Malit të Zi, ai kishte një sistem informacioni të kufizuar në viset kufitare shqiptare. Nga ana tjetër, Frashëri vëren se me gjithë këtë pasuri informatash politike, as nga arkivat e tri monarkive ballkanike nuk janë botuar deri sot materiale diplomatike që trajtojnë Lidhjen e Prizrenit. “Për ne, përmbajtja e tyre ka mbetur e panjohur, me përjashtim të disa njoftimeve fragmentare nga fondi diplomatik serb që ndeshen në trajtesën e J. Haxhivasiljeviçit dhe nga fondi diplomatik grek që ka shfrytëzuar E. Kofos”, – shkruan historiani.
Autorët serbë
Në kapitullin “Lidhja shqiptare e Prizrenit në historiografi”, Kristo Frashëri nuk lë jashtë vëmendjes as pretendimet e hershme serbe mbi Kosovën. “Ka më tepër se një shekull e gjysmë, – shkruan profesori, – që penat serbe e kanë bërë zakon ta cilësojnë trevën e Kosovës si pronë serbe, duke përdorur dy ‘argumente’, të cilat nuk kanë vlejtur në gjyqin e historisë”. Në këtë pikë, Frashëri gjen gabimet e D. Bogdanoviç, i cili harron se serbët e Rashës e pushtuan Kosovën në shek.XI dhe këtu gjetën shqiptarët, të cilët sipas dijetarit të njohur jugosllav H.Bariçit, janë pasardhës të dardanëve të lashtë dhe banonin në Dardani derisa u dyndën këtu sllavët. Në lidhje më këtë periudhë të historisë sonë, Frashëri del kundër dy autorëve sllavë: D.Bogdanoviç dhe J. Haxhivasiljeviç. “Te vepra e D. Bogdanoviçit nuk mungon ndikimi i J. Haxhivasiljeviçit në një çështje thelbësore. Edhe ai pohon se në kohën e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, në gjirin e saj u shfaqën dy rryma: Njëra e udhëhequr nga krerët e Shqipërisë së veriut, e cila kërkonte një autonomi të brendshme, jo për një zhvillim kombëtar, por si mjet për t’u çliruar nga taksat shtetërore; tjetra, rryma radikale e udhëhequr nga intelektualë shqiptarë të Stambollit, e cila kërkonte shkëputjen e Shqipërisë nga sulltani dhe formimin e Shqipërisë së pavarur, të ndarë (siç!) në katër principata (ndoshta ka dashur të thotë: Në katër vilajete) me qendër: Shkodër, Prishtinë, Manastir, Janinë, informacion ky i gabuar mbasi dihet se Lidhja e Prizrenit kërkonte jo ndarjen por bashkimin e tyre”, – vëren Frashëri. Nga ana tjetër, historiani shënon se Bogdanoviç, shkëputet nga vargu i historianëve serbë, të cilët e kanë parë formimin e ‘Lidhjes’ si vepër të Portës së Lartë. Ai shkruan se është e pabesueshme që Porta e Lartë të përkrahë një lëvizje që synonte, pavarësinë ose autonominë e Shqipërisë.

Gazeta Shqiptare

Kadri Veseli: Ish agjentin e MUP-it Serb, Ibush Kllokoçin provova ta kontaktojë nëpërmjet një agjenti serb


Gazetari gjerman, Norbert Giesder, ka realizuar një intervistë me Kadri Veselin, ish- shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Floripress, boton në tërësi intervistën dhe përshkrimin që i bën figurës së Veselit gazetari gjerman në portalin “Grand Tourisme”.

Mendova se nuk ishte rastësi që para restorantit prominent “Pouro”, i cili ndodhet në periferi të qendrës së vjetër të kryeqytetit, qëndronte një makinë, derisa afër saj vështroja dy djem të “sotëm” të veshur me stil dhe sipas modës. Në sy më ranë veçmas xhaketat e tyre, të cilat ndonëse nuk ishin si të Xhejms Bondit, pa dyshim ishin nga e njëjta firmë që mban dhe ai.

Është një ditë e ftohtë e 12-dhjetorit 2011. Ish-shefi i shërbimit të fshehtë të UÇK-së, tani i shpërbërë, më ka ftuar për një drekë, në të cilën duam të bisedojmë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Kadri Veseli konsiderohet njëri nga politikanët e mëdhenj të së ardhmes në vendin e vogël ballkanik, por me një domethënie të rëndësishme për Evropën.

Por, aspak të rastësishme dhe aspak joserioze janë arsyet, për të cilat unë dua të takoj burrin me të cilin dua të zhvilloj intervistën në restorantin e përmendur: 

Kadri Veseli është një luftëtar karizmatik. Gjatë luftës, ai luftoi në male, derisa në cilësinë e shefit të shërbimit Informativ SHIK, bashkëpunonte krah për krah me luftëtarët çlirimtarë që mbështeteshin nga amerikanët. 


Sot, Veseli vazhdon të luftojë më tej, por tani jo më me armë, por me kollare, i transformuar në një politikan modern. Ai tani është i angazhuar dhe do që vendi i tij të jetë shtet i së drejtës, ku gjen zbatim ligji dhe rendi.


Cila është e vërteta në një vend, ku fuqitë botërore, interesat e tyre lakmitare për mineralet dhe pasurinë nëntokësore të tij, që kanë një rëndësi të madhe politike, ushtarake e gjeostrategjike, shpesh i fshehin prapa vellos, për gjoja, angazhimet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut?

Si gazetar dhe kronist, kam përpara njeriun i cili me shikon me sy të sinqertë. Si gazetar që jam, duhet të jem i rreptë: “A keni vrarë ndonjëherë në jetën tuaj ndonjë njeri?”, e pyes.

Është pyetja ime a parë që ia shtroj Kadri Veselit, akoma pa u përshëndetur dhe pa shtrënguar duart me të.
Ai më shikon me një vështrim të qartë dhe përgjigjet: “E kam pasur një armë dhe e kam përdorur atë. Sigurisht nuk do të isha ushtar i mirë, sikur të mos dija të qëlloja.


 Pra, kam qëlluar. Por me sytë e mi nuk kam parë të kem vrarë ndonjë ushtar armik. Pra, nuk mund t’i përgjigjem me Po pyetjes suaj, por as nuk mund ta mohoj, sepse jam i sigurt që kam qenë një ushtar i mirë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Dhe pastaj më shtrëngon dorën. Është një shtrëngim i fortë duarsh dhe jo një shtrëngim sa për sy e faqe.
Sapo ulemi në tavolinë, Kadri Veseli më shikon drejt në sy dhe më thotë: “Kam dëgjuar shumë për ju si gazetar i njohur që jeni dhe është nder për mua dhe pjesëtarët e UÇK-së, që ju interesoheni për të bëmat tona, për nderin e rikthyer dhe për zhvillimet në Kosovën sovrane”.

Po të dëgjoja në telefon këtë fjali, do ta kisha mbyllur menjëherë kufjen, por jemi në restorant dhe të ulur ballë për ballë në një tavolinë.


“Too much flattery, Mr. Veseli”, i përgjigjem unë, ndërsa fillojmë të flasim për zhvillimet gjatë luftës së viti 1999 dhe atyre, deri në themelimin e shtetit të Kosovës më 2008.

Ishte luftë dhe ka pasur krime të tmerrshme

Çfarë ndikimi kanë trazirat në kufi me Serbinë, në vendimet e parlamenti të Kosovës? Çfarë implikime mund të sjellin me veti deklaratat e partive politike? Si ka ndihmuar dikur Shqipëria fqinje dhe si po ndihmon tani? Si e definojnë kosovarët zhvillimin e tyre kombëtar, etnik dhe sovran? Dhe a ka perspektivë për drejtuesit e shtetit sot, të cilët Serbia i akuzon për krime në kohën e luftës sa ishin pjesëtarë të UÇK-së?


“Ka qenë luftë dhe ajo nuk ka përfunduar thjesht me hyrjen e NATO-s dhe formimin e KFOR-it”, thotë Veseli.
“Në të vërtetë, ka pasur krime të tmerrshme nga të dyja anët”, i them unë.

Veseli më shikon në sy dhe shton: “Fëmijë që kanë parë se si prindërit e tyre janë vrarë nga nacionalistët serbë, të cilët deshën ta pastronin Kosovën nga shqiptarët etnikë, janë rritur dhe gjatë luftës i kishin kapur armët në dorë. Tani, pas çlirimit, ata kanë mendjen e tyre dhe kanë filluar ndërtimin e strukturave shtetërore. Ka qenë një luftë, luftë e ndyrë në shumë fronte”, thotë ish-shefi i SHIK-ut. “Çfarë do kishit bërë ju?” “Do të kishit lejuar që të vriten dhe masakrohen prindërit dhe fëmijët tuaj?”, më pyet ai me një shikim të zbutur.
“Po ka pasur krime, por kjo nuk do të thotë se duhet i tërë një komb të fajësohet për këtë”, thotë Veseli. “Ka qenë luftë, e megjithatë ne që kemi luftuar për jetën tonë dhe të familjeve tona, kemi pasur një mision që duhet ta ndjekim seriozisht”.

A keni miq në këtë rrugëtim tuajin? Sa po ndihmon Shqipëria? Dëshiroj të di unë.

Veseli: “Po, kemi miq. Të vërtetë dhe të shpifur (të rremë). Unë jam shqiptar dhe jam krenar për këtë. Por shtetësia ime tani është kosovar. Edhe për këtë jam krenar. Tani, ajo çfarë duhet bërë dhe mbetet për t’u bërë përpara, duhet ta bëjmë si kosovarë”.

Çfarë është kjo që duhet të bëni?


Veseli:
 “Ne nuk guxojmë ta mashtrojmë veten. Serbia ka humbur luftën kundër NATO-s, por vazhdon të sillet sikur është fituese. Serbia nuk do të pendohet kurrë për krimet e veta të kryera. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i tregojë dhëmbët asaj, ndryshe zjarri nuk do të shuhet asnjëherë nga Serbia”.

Po Maqedonia, ndihmon?

Veseli: “Në Maqedoni jetojnë shumë shqiptarë, por Maqedonia po bën politikë së pari për vetë Maqedoninë. Megjithatë, ne nuk kemi për t’i nxitur shqiptarët kundër qeverisë atje. Ne si kosovarë kemi nevojë për një Maqedoni stabile, ashtu siç kemi nevojë për një Mal të Zi stabil dhe një Shqipëri prosperuese. Në këto vende, tashmë funksionon tregu i lirë dhe kjo na ndihmon mjaft. Me vendet tjera, ndërkaq, më shumë ka proklamata politike se sa një efiçiencë reale dhe këtë gjendje ne fakt duhet ta ndryshojmë”.

Me cilat prioritete?

Veseli: “Prioritet është pavarësimi në të gjitha fushat jetësore: duam të zhvillojmë ekonominë dhe të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë. Shtetet evropiane që duan të na ndihmojnë në këtë rrugë, janë të mirëseardhura dhe ne do të respektojmë ‘Rules of Law’, që na i kanë definuar”.


A ka kontakte me ekonominë gjermane?

Veseli: “Po, por ato nuk mjaftojnë. Porsheja, Mercedesi dhe firmat tjera të mëdha, ende nuk janë në Kosovë, ndonëse ne kemi më shumë mundësi t’u ofrojmë atyre, se sa vendet tjera. Këtë mundësi e kanë kuptuar turqit. Aktualisht, turqit po blejnë gjithçka që shitet në Kosovë. Kjo para së gjithash është një përparësi e madhe për ekonominë turke, por jo edhe për ambiciet tona për një të ardhme evropiane të përbashkët. Në këtë drejtim kjo më shumë na dëmton”.

Në cilat lëmi po përfiton Turqia?

Veseli: “Aeroporti, Energjetika dhe Telekomi duket se pakthyeshëm do të blihen nga turqit. Personalisht konsideroj se është shumë e pakëndshme që ne si një vend evropian t’i nënshtrohemi dhe biem nën ndikimin kaq të madh turk. Para njëqind vitesh, ne mezi kishim dalë nga tirania 500-vjeçare osmane. Zhvillimet aktuale në këtë drejtim sjellin me veti rrezikun e një vetëvrasjeje për ne. Një vazhdimësi e tillë do të bllokonte të drejtën e kosovarëve të vendosin për resurset e tyre kombëtare”.
I zë në gojë Telekomin e Kosovës, për të cilin shumë shpejt do të hapet një tender ndërkombëtar i shitjes. “Është e vërtetë”, më thotë Veseli. “Në Kosovë për shumë gjëra ende vendos misioni EULEX, UNMIK-u dhe një mik i gjithëfuqishëm amerikan: Ky i fundit preferon që edhe Telekomi të blihet nga turqit. “Do të ishte mirë që për këtë të interesohej edhe Telekomi gjerman. Ne jemi të interesuar që të tërheqim investues gjermanë në Kosovë”, thotë ai.


E pyes edhe për pasuritë minerare dhe minierën e kromit, që shtrihen midis Malishevës dhe Llapçevës, e cila është aktivizuar aktualisht nga një konzorcium nën udhëheqjen gjermane. Kjo është miniera më e madhe e këtij elementi në gjithë Evropën.

Është e vërtetë, thotë Veseli. Ai përshëndet para së gjithësh traditën e sipërmarrjes gjermane, e cila ka synime të rrisë investimin në Kosovë. Pastaj me një zë të mendueshëm më thotë: “Ka edhe shumë mundësi të tjera të panumërta për investime në sektorin e minierave dhe pasurive minerale. Ne jemi të pasur me qymyr. Më shumë se 70 për qind e sipërfaqes në Fushën e Kosovës është qymyr. Sidomos pas katastrofës që ndodhi në centralin atomik të Fokushimës në Japoni, është shtuar shumë interesi për shfrytëzimin e qymyrit. Por edhe këtu, për fat të keq, në listat për licenca janë renditur sipërmarrje nga shtete të tjera, e jo nga Gjermania. Duket se firmat gjermane janë të dezinformuara qëllimisht nga konkurrentët, për kushtet i investimeve në Kosovë. Edhe për termocentralin e ri, interesimi kryesor është nga turqit, të ndjekur pastaj nga një firmë indoneziane”.
Veseli më shikon në sy dhe më thotë me një gjermanishte të qartë: “Para së gjithash, ushtarakët evropianë na shpëtuan nga gjenocidi serb. Por, ekonomia e vendit, në kundërshtim me interesat tona, po u shitet vendeve jashtë kontinentit evropian. Kështu kemi përshtypjen se po shitemi edhe ne. Qëndrimi ynë është se Kosova është një vend i destinuar për investime evropiane dhe jo që pasuritë tona të shkojnë në Azi. Ani pse ne jemi 90 për qind myslimanë, ne nuk kemi ambicie islamiste apo radikale – jemi myslimanë pragmatikë”.
Ndërsa flet, Vesli rrudh krahët: “E çka të bëjmë?”, thotë. Nuk është se aktron. Por sidoqoftë, në sytë e tij duket një shkëndijë shprese.



“Gjasat tona janë të mësojmë biznesin. Ndoshta është shansi e vetëm. Duhet ta mësojmë biznesin, ta mësojmë shpejt. Kjo vlen për politikë, ekonomi, por edhe për format tjera të strukturave në shoqëri. Sot në jetën e biznesit në Kosovë flitet turqisht, e ne duam të flasim gjermanisht. Duam që në Kosovë të kemi Institutin Gëte. Fondacionin Fridrich Ebert tashmë e kemi këtu, por ne duam edhe institutet tjera kulturore dhe arsimore gjermane, që t’i kemi në Kosovë. Donacionet dhe investimet e deritashme gjermane janë shumë bujare dhe të dimensionuara me vend, por ato nuk mjaftojnë. Ne duam investime, që në vendin tonë të krijojmë vende të reja të punës dhe të kemi punëdhënës që kanë shprehi, disiplinë dhe kulturë evro-perëndimore, ose më mirë gjermane”.
Këto fjalë të Kadri Veselit, duhet të gdhenden në gurë, mendoj unë. Janë fjali që duhet t’ua përcjell njerëzve në Gjermani dhe këtë do ta bëj.
Veseli më flet edhe për imazhin e keq që qëllimisht po shpërndahet në Evropë dhe Gjermani kundër kosovarëve.
“A nuk ju duket e turpshme mënyra se si në Gjermani po bëhet një propagandë kundër kosovarëve, ku po përhapet frika ndaj liberalizimit të vizave për më pak se dy milionë njerëz, në vend se opinioni të informohej për mundësitë e investimeve gjermane në Kosovë? A nuk është e ulët propaganda, se si Kosova, gjoja është shndërruar në eksportuese të kriminalitetit? Është një fyerje e madhe për këtë komb të përvuajtur, për më shumë është gabim të thuhet kjo, sepse kriminaliteti me viza e pa viza gjen rrugën e vet. Kriminelët kanë qenë në Gjermani shumë kohë para se Kosova të bëhej e pavarur. Liberalizimi i vizave, ndërkaq do të sjellë këmbim kulturash, mendimin e lirë dhe zhvillimin e miqësisë. Por kjo heshtet nga propaganda, sepse edhe në Gjermani ka forca që duan të pengojnë prosperitetin e ekonomisë gjermane në Ballkan”.

Krenaria për identitetin kosovar

Veseli flet edhe për “krenarinë e një identiteti demokratik kosovar” dhe me kënaqësi e përsërit mesazhin e tij kryesor: “Gjenerata jonë ka një mision. Ne duhet t’ia dalim që njerëzit në Evropë të njohin identitetin kosovar në kuptimin më pozitiv të fjalës, sepse ky është identiteti ynë evropian. Ne jemi në shtëpinë tonë në Evropë”.
Ish-shefin e shërbimit të fshehtë Kadri Veselin, e pyes edhe për një gjë tjetër: a ekziston më rreziku që një dhunë e re të inspirohej nga kosovarët në Ballkan?
“Ky rrezik nuk ekziston më. Ne vetë kemi vuajtur një kohë të gjatë nga dhuna dhe duam të çlirohemi nga kjo traumë dhe jemi në rrugë të mirë ta bëjmë këtë”, thotë ai.
“ Ne kemi humbur një gjeneratë në luftë”, më thotë Veseli, derisa dalim nga restoranti dhe më jep dorën për t’u përshëndetur. “Këto kohëra tani i takojnë të shkuarës. Na ndihmoni ju lutëm përmes informimit të drejtë, që ato kohëra të mos kthehen më kurrë!”, më thotë në ndarje. 




A është i gatshëm të përballet njëmend ish Shefi i Shërbimit Sekret SHIKU-ut, Kadri Veseli me drejtësinë në Kosovë?

Çfarë rëndësie ka dëshmia e tij për procesin Bllaca 2 dhe për procesin në tërësi?

A do të duket ndryshe Kosova nga nesër apo do të mbetet gjithçka njësoj?

A do të jetë ky një bllokim për të keqen apo vetëm një shkëndijë për një front të ri? A e kishte nën kontroll Veseli tërë SHIK-un apo vetëm pjesërisht? Si ishin të ndara funksionet? Kush e udhëhiqte anën inteligjente, dhe kush anën bizare të tij?




Për të arritur te dilema kryesore e ngritur nga Nazim Bllaca në proces, siç thotë ai pjesëtar i korpusit të vrasjeve apo tek vetë dilema qytetare kush i vrau gjithë atë mori njerëzish pas luftës? Por, a ka ardhur përfundimisht koha për të vënë drejtësi?!....


......... I gjithë procesi pritet të kryhet brenda një muaji, ndërsa dënimet pritet të jenë rreth 20 vjet. Në mesin e të dënuarve pritet të jetë edhe Shpresim Ukaj, njëri prej personave që sipas Bllacës e ka përbërë skuadrën e vdekjes, ndërsa ai vetë ka punuar çuditërisht në PTK deri në vitin 1999..........

http://www.youtube.com/watch?v=-amnN2t0Nuc

http://www.youtube.com/watch?v=LfTEL3ZqDSs





Më 2008, SHIK-u kishte 92 anëtarë. Kriter për të hyrë në këtë organizatë ishte “pastërtia nacionale”. Drejtohej nga Kadri Veseli, Ilmi Reçica, Latif Gashi, Fatmir Xhelili, Fadil Demaku, Ilmi Ramadani dhe Ferat Shala. Por aty nuk ishin Nazim Ballca dhe Naim Miftari. Të parin, që iu drejtua me “dëshmitari juaj (i prokurorisë)”, e akuzoi për gënjeshtra dhe tha se praktikat që Bllaca i ka përmendur në dëshmitë e tij nuk ishin të vërteta për SHIK-un, ndërsa të dytin, të cilin tha se e kishte takuar më parë, e quajti manipulant nafte.
Njeriu që ka udhëhequr shërbime spiunazhi për më shumë se një dekadë është obliguar të flasë për to para një kolegji të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, për herë parë.

Kadri Veseli ka kallëzuar se tash, kur janë bërë katër vite pas deklarimit të mbylljes zyrtare të SHIK-ut në vitin 2008, po merret me studime post-diplomike si dhe po menaxhon një kompani që merret me tregti kompjuterësh. As universitetin e as kompaninë nuk i ka përmendur me emër.



Por ish-shefi i SHIK-ut ka bërë veprime prej agjenti kur është shfaqur në një sallë të Gjykatës Supreme ku mbahej seanca e rastit “Bllaca 2”, të mërkuren, pasi ai ka shfrytëzuar hyrjen e pasme të objektit duke iu ikur kështu kamerave. Ai e ka bërë të njëjtën, edhe kur ka dalë pas gjashtë orësh marrje në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit, në rastin “Bllaca 2”.

Në këtë proces gjyqësor Shaban Syla, Bekim Syla, Shpresim Uka, Sadik Abazi, Fahredin Gashi e Driton Hajdari akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentimvrasjen e Adem Salihajt e Ismet Arifit.
Ish-kreu i SHIK-ut ka pohuar se asnjëri prej gjashtë të akuzuarve nuk ka qenë pjesë e kësaj organizate.
Për Ismet Arifin, që dyshohet t’i kenë bërë atentat, e po ashtu edhe Adem Salihajn, Veseli ka thënë se i njeh vetëm si emra.


Struktura e SHIK-ut e prezantuar nga Kadri Veseli në gjykatë

Kurse me Ibush Kllokoqin kishte dashur të takohej, por nuk kishte pasur sukses. “Për shkak të informacioneve që ka pasur Ibush Kllokoqi, ne kemi tentuar të takohemi me të. Ai ka pasur shumë informata të Shërbimit Sekret Serb të cilat do të mund të na ndihmonin”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë për Adem Salihajn ka thënë se me të ishin takuar zyrtarisht oficerët e SHIK-ut.
“Oficerët e SHIK-ut janë takuar me të kur ka qenë kryetar komune njëjtë siç kanë bërë me kryetarë tjerë komunash”, ka thënë Veseli.




Ai është pyetur për emrin e oficerit që e takoi Salihajn.

“Nuk mund ta zbuloj se njerëzit po i keqpërdorin emrat”, ka thënë ai duke marrë një letër dhe një laps për të shkruar vetëm inicialet e zyrtarit të SHIK-ut dhe duke ia dorëzuar gjykatësit.

Për këtë ka marrë vërejtje nga kryetari i kolegjit.

“Z.Veseli kjo nuk është shaka, duhet ta thoni emrin”, ka thënë Tommasen.

Pas kësaj, Veseli ka thënë se krejt çka mund të bëjë është të shënojë në letër emrin e plotë, por jo edhe ta lexojë publikisht në seancë.

Kriter pastërtia nacionale

Për operimin e SHIK-ut nuk ishte një ligj të veçantë dhe veprimtaria i legjitimohej nga marrëveshja e arritur në Konferencën e Rambujesë.


     Rivalet:ramë Maraj dhe Kadri Veseli

“Njëra prej pikave të marrëveshjes së Rambujesë ka qenë funksionimi i një shërbimi informativ brenda Qeverisë së Përkohshme të Kosovës”, ka thënë Veseli. Për krijimin e SHIK-ut, sipas tij, janë pajtuar nënshkruesit e kësaj marrëveshje që janë Hashim Thaçi, më vonë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, Ibrahim Rugova President i vendit, Rexhep Qosja si dhe dy njerëz të mediave Veton Surroi e Blerim Shala.
Prokurorja Ema Rizato ka pyetur Veselin se si është zgjedhur shef i Shërbimit Informativ të Kosovës. “Për këtë duhet të pyetet Kryeministri i Atëhershëm dhe Kryeministri aktual. Është i njëjti”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se para të merrte detyrën si shef i SHIK-ut në mars të 1999-es kishte qenë shef i Zbulim-Kundër-Zbulim, një shërbim spiunazhi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë Shërbimi Informativ i Kosovës, sipas tij, kishte nisur të funksiononte në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. “Deri në janar të vitit 2000 kemi pasur financa të rregullta nga QPK-ja. Më vonë financat nuk kanë qenë të rregullta”, ka thënë Veseli pa sqaruar se nga kush financohej SHIK-u pas atij viti, por për këtë gjë nuk është pyetur as nga prokurorja Rizato.

foto 
Struktura e SHIK-ut e prezantuar nga Kadri Veseli në gjykatë


Menjëherë pas luftës, në SHIK, ka treguar Veseli, paga minimale ishte 150 euro e cila ishte afër 200 euro kah viti 2008 kur edhe u mbyll zyrtarisht ky shërbim.

Ai nuk ka kallëzuar sa ishte paguar si shef i SHIK-ut kur është pyetur nga prokurorja. “Është sekret. Ndoshta edhe nuk kam marrë fare rrogë në SHIK”, ka deklaruar Veseli.

Organizata, sipas tij, kishte një financier si dhe një listë të punëtorëve për të cilët Veseli nuk ka pranuar që tua bëjë publikë emrat.

“Ka ekzistuar një formë përmes të cilës i kanë marrë paratë dhe një tjetër përmes të cilës kanë dhënë dëshminë se i kanë marrë paratë. Ka ekzistuar një njeri që i ka dhënë paratë. Është një njeri që tash është 60 vjeçar dhe që gjithmonë ka mbajtur mustaqe”, ka thënë Veseli, duke shtuar se SHIK-u fillimisht paguante me marka e pastaj me euro. “Veç me dinarë nuk kemi paguar kurrë”, ka thënë Veseli.
Deri në dhjetor të 99-es, ka kallëzuar Veseli, SHIK-u kishte pasur diku 30 anëtarë ndërsa në vitin 2008 numri kishte shkuar deri në 92 veta.

“Nuk ka asnjë anëtarë të SHIK-ut që unë nuk e kam takuar”, ka thënë Veseli duke shtuar se kriter për të qenë pjesë e organizatës ka qenë “pastërtia nacionale”.

Veseli është pyetur edhe për hierarkinë e SHIK-ut ku fillimisht nuk ka pranuar të flasë publikisht për emrat e tyre. “Nuk është koha të bëhen publikë pasi njerëzit po manipulojnë me emrat e tyre”, ka thënë Veseli dhe i ka dorëzuar Kryetarit të Trupit Gjykues Torre Tomasen një skemë ku shihej hierarkia e SHIK-ut.
Tomasen i ka rekomanduar se këtë fillimisht duhet t’ia dorëzoj prokurores.

Më pastaj Veseli është pyetur se a mund t’ia dorëzojë prokurorja këtë skemë palëve. Veseli në fund ka dhënë pajtimin e tij se skema mund të bëhet publike.



Në këtë skemë shihet se Kadri Veseli ishte numri një i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe pasohej nga Ilmi Reqica si zëvendësshef i SHIK-ut.

Latif Gashi, tash deputet i PDK-së, ishte Drejtor i Përgjithshëm e deputeti tjetër i kësaj partie Fatmir Xhelili udhëhiqte Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Po ashtu një deputet tjetër i PDK-së Fadil Demaku udhëhiqte drejtorinë kundër terrorizmit e drejtori i Trepçës Ferat Shala udhëhiqte drejtorinë e Intelegjencës, ndërsa Ilmi Ramadani udhëhiqte Drejtorinë e Informimit e Analizave.

Bllaca gënjeshtar, Miftari manipulant i naftës”

Veseli nuk i përmendte emrin Nazim Bllacës në gjykatore por kur fliste për të i drejtohej prokurores duke i thënë se “dëshmitari juaj” nuk ka qenë kurrë pjesë e SHIK-ut.

“Dëshmitari juaj as nuk ka qenë kurrë në SHIK e as nuk ka kryer asnjë shërbim për SHIK-un. Ka një dallim mes të qenit anëtarë dhe kryerjes së një shërbimi për SHIK-un. Bllaca nuk besoj që e ka kryer as këtë të dytën”, ka thënë Veseli.

Bllaca, sipas tij, ka gënjyer kur ka thënë se SHIK-u kishte kartela identifikuese. “Kurrë nuk kemi pasur ID”, ka thënë Veseli.

As nofkat që Bllaca pretendon se janë përdorur në SHIK, sipas Veselit, nuk janë të qëndrueshme.
“Nuk kemi pasur aso nofka siç thotë dëshmitari i juaj. Kanë qenë tjera. Unë për shembull kam pasur nofkë tjetër e jo “Luli”, siç më thërrasin shoqëria”, ka thënë ish-shefi i SHIK-ut.

Veseli, po ashtu, ka pohuar se nuk janë të vërteta as pretendimet e Naim Miftarit, një person tjetër që pretendon se ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe i cili deklaron se i janë ofruar para për të kryer vrasje politike.
Atë Veseli e ka vlerësuar si një manipulues që ka keqpërdor emrin e SHIK-ut duke thënë se e kanë zënë tri herë duke e bërë këtë. “E kemi lajmëruar tek autoritetet e UNMIK-ut kur e kemi zënë duke e keqpërdorë emrin e SHIK-ut”, ka thënë Veseli.
Aurel Dasareti: Ecim drejtë rrënimit!
Për manipulimet e Miftarit SHIK-u, sipas tij, ishte njoftuar edhe nga një shërbim i huaj.

“Ne jemi informuar nga një shërbim i huaj se ai ishte duke bërë kontrabandë me naftë dhe se kishte pasur problem pronësie në një kompani nafte. Për ti zgjidhur këto ishte thirrur në emër të njerëzve të caktuar duke manipuluar kështu me organizatën tonë dhe organizata tjera”, ka deklaruar Veseli.

Miftarin thotë ta ketë njohur për herë të parë në tetor të vitit ‘99 kur i pari në zyrën e Veselit në SHIK, siç ky i fundit pretendon, ishte prezantuar si përfaqësues i Ministrisë së Rendit të Qeverisë së Përkohshme.



-----------------


Naser Osmani i LDK: Florim Krasniqi është “Hut dhe rrugaç!”











* Florim Krasniqi ka deklaruar se Naser Osmani është rrugaç dhe po reagon sepse ka qenë “Shef i Operacioneve në Sigurimin e Atdheut”. Veç kësaj, Krasniqi ka thënë se duhet të burgosen dy udhëheqësit e shërbimeve inteligjente në Kosovë – Kadri Veseli dhe Ramë Maraj.   
                                                                ———————————————————————-     

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...