Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/27

Kumti i vetmisë si kodi i kohës eterne, ndryshe Kodi i ”Dimrit të vetmisë së madhe



    Kadri Ujkaj

“ Ndonёse e urrenin komunizmin, shqiptarët preferuan mё shumё tё jetojnё nёn tё, se sa tё humbasin pavarёsinё e tyre…me vetёdijen se, ndёrkohё qё komunizmi ishte njё gjendje kalimtare nё historinё e vendit tё tyre, jeta e kombit vazhdon”[1]Arshi Pipa.





Si student i fillimviteve“70-të, në UT, s’mund të harroj lehtë vetminë magjike, misterin që do të sillte mes nesh romani ”Dimri i vetmisë së madhe” i Kadaresë, ngaqë në kodin e të shkruarit, risi për kohën, përjetohej sa përplasja historike e fatit të një populli të vogël si yni me një superfuqi të madhe si ish-BRSS-ja, po aq një hapësirë krimi e profilit shekspirian: Gjithë aksi i veprës, dramaturgjia e brendshme, zhvillohej në një atmosferë komunikimi funebre, nën hijen e kobshme të kufomës së gjakosur të K.Xoxes, deri tek shmangia plotësisht nga profili i heroit optimist të socrealizmit, filluar me djemtë e Rrugës së Dibrës, vijuar me Besnikun dhe Zanën, inxhinierin Viktor Hija deri tek Faiku, mjeku i deklasuar, i shpronësuar nga komunizmi, që në kufomat e ushtarëve italianë fuste thuprat e arit së bashku me adresën e saktë të varrimit që mbante për vete…, me shpresën e një dite…duke shpërfillur kështu tabutë e kodeve të socrealizmit final’lumtur…

Mjafton vetёm kjo vetëdije profesionale qё t’i obligojё studiuesit tanё tё letёrsisё pёr t’iu rikthyer kësaj radhe me dinjitet profesional, “larg motit dhe lagështirës së kritikës militante, në frymën e kritikës letrare akademike”, siç do thoshte Umberto Eko, nё këtë moment të rikthimit mes nesh, në liri, të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, kёsaj vepre kaq kontradiktore nga pikёpamja e dekodifikimit, falë shijes së indoktrinuar prej asketi të lexuesit të saj të zakonshëm, por, mjerisht, deri edhe të atij “të kualifikuar”…

Ndryshe si njё obligim ndaj mungesës së ballafaqimit serioz me Kadarenё sa real, sa ireal…, këtij bllokazhi artificial brenda vetvehtes, për fatin tonë të keq, deri nё nivele akademike, mendova t’i rikthehem si njё lexim ndryshe, pikёrisht kёsaj vepre tё Kadaresё, e rikthyer mes nesh pas 4 dekadash me titullin e saj origjinal, besoj jo pa interes, për horizontin e pritjes sidomos nga lexuesi ynë i ri:

41 vite më parë në thatësirën e romantizmit social, ndryshe realizmit socialist do të vinte në jetë si një vepёr shumëplanëshe “Dimri ivetmisë së madhe”, ky epos modern i Kadaresë, duke sjellur me vehte erë, ngricë dhe suferinë, përplasje, debate dhe protesta, sa do të impononin prononcimin publik të vetë majës së piramidës shtetërore…

Kur vetëdehjes artistike i sugjeroheshin “Arritjet madhështore, tablo të ndërtimit socialist, heronj dhe heroina të gjallë, të heshtur dhe të vdekur, sfonde të garniturës së entuziazmit nga një fitore në tjetrën, thjeshtësia e kuadrove civilё e ushtarakё apo “mrekulli” të llojit “gju më gju me popullin”, shkrimtari ynё i madh, i pёrjetuar mes ne ish-studentёve tё tij dhe elitёs sё letrave shqipe si Majakovski ynё, ndryshe koka-avangardё e letrave shqipe, “arrin në mënyrë befasuese drejt thelbit universal, thua se bëhet edhe vetë metaforë e bëmës më thelbësore të njerëzimit”1, siç shprehej kritiku i

2

njohur francez Marsel Pezhy, pёrballё një “dimri” tjetër aq sa organi qëndror i rinisë së asaj kohe “Zëri i Rinisë”, shkruante shkrimin e zi, drithёrues:

“Korbat e zinj në botën tonë”, kurse ministri i brendshëm shprehej: “40 faqe lexova, 40 herë pështyva” duke iu referuar romanit “Dimri i vetmisё sё madhe”, ndryshe ”Dimrit tё Madh”, 25000 kopjet e tё cilit do tё shiteshin brenda ditёs.

Partneriteti që u “kërkohej” në këtë roman Eskilit, Homerit e sidomos Shekspirit: “Hijet shekspiriane dhe Magjistricat që iu shfaqën Makbethit ishin kudo…”, (“Dimri i vetmisë së madhe.” fq.225). Ky “partneritet-bashёndёrr”qё i shfaqej “Ebu Qerimit”si “seleksionim” patjetër duhet të kalonte pranë “interpretimit”, rrezikshmëria e të cilit do tё angazhonte menjëherë shtabin e qorrёfiqeve, ngaqë po i binte ndesh “qorrfermanit”, në bazë të të cilit shkrimtarët duhet të ishin veqilë (ndihmës) të Tabir Sarajt (të Nënës Parti).

Në klimën e ethshme të fjalimit të E.Hoxhës të 20 dhjetorit 1974, kur jo rastësisht kritika evropiane po e cilësonte autorin e “Dimrit…” shkrimtar të profilit shekspirian, etalon, njeri mag, që me vizionin e tij me po atë madhështi që i takonte së kaluarës së afërt, traditës sonë, me po atë madhështi do t’i takonte së Ardhmes”, trysnia e “bashёndrrёs”nё subkoshiencёn e “njeriut tё ri”po provokonte estetikisht dihotominё e tij

Pa dashur të ndalemi në format retorike të studimit të një romani, synimi im kёsaj radhe ёshtё, aq sa tё mundem, evidentimi i atij “leximi” që, si për shumë vepra të tjera të letërsisë sonë të traditës, nuk është bërë këto vite, me nëntekstin dhe vlerësimin sa paragjykues, sa asgjësues “vlera muzeale”, as për romanin”Dimri i Madh”të Kadaresë.

Le tё ndalemi nё dy personazhe, fare episodikё, por jo pa domethënie, po të kemi parasysh se ata janë përfaqësues të njerëzve të thjeshtë, pra të vegjëlisë qytetare apo tё klasës punëtore, klasa në “fuqi”, sipas doktrinës komuniste:

Xani dhe Rremë Huta, i pari fotograf, i dyti fshesaxhi. Xani ka ardhur nga lufta dhe në vetëdijen e tij “revolucionare” pushteti u fitua me pushkë dhe mbahet me pushkë. Jo rastësisht fillimisht vjen në punë me armё(revolver). Mirëpo, me kalimin e kohës, “për çudi ai u urtësua”, thotë autori. Harron revolverin dhe në govatën e tij ku lan fotografitë, ndjehet si në “mbretërinë e përrallave”. Ndërsa Rremë Huta, tiranasi i thjeshtë, vigjilencën revolucionare e shikon në kufinjtë e pragmatizmit të tij, mbi gjithçka për të: Fshesa, puna, vetvetja. “Qesh, qesh, por më duket ma fute, i thotë Rrema një qytetari të huaj”. Pas “onomatopesë” kes-kes-kes që i tingëllojnë Rremës fjalët e të huajit, ndërkohë që “pritej” vigjilenca (jetojmë apo jo në bllokadë), autori vazhdon: Rremës i erdhi papritur keq për të. Kushedi si e ka hallin, i shkreti! Dhe si për të thelluar pragmatizmin e tij të hollë, larg epidemisё ideologjike si moto, ai pohon: “As për gruan e vet s’kishte qenë aq i kujdesshëm – sikur druhej (rrugën) mos e zgjonte nga gjumi”.

Pasi na ka njohur me një grup të rinjësh që kërkojnë të shijojnë jetën në mënyrën e tyre, mes të cilëve bën pjesë edhe Arben Struga, i familjes së përkëdhelur nga pushteti, ku mësojmë edhe për një vajzë me emrin “Kriza e përgjithshme e kapitalizmit”, siç e thërrasin shoqet dhe shokët, që tingëllon më tepër se intimitet “ideologjik”, ironizim me heretikët konservatorë që i tmerroi liberalizmi i i viteve ’70-tё, autori kalon me një elegancë të pashoqe, pa u “preokupuar” të ruajë fillin e fabulës, tek një episod i Rabos, nënës së Besnik Strugës, në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ky episod digresional na prezanton momentin e një ulkonje që kërkon dy këlyshët e bllokuar në një shpellë në një ditë me dëborë, ku Raboja gjatë momentit të bombardimit struket me “këlyshët” e saj, mes të cilëve Besnikun dhe Arbenin.

3

Këmbëngulja e ulkonjës për t’ia dorëzuar me çdo kusht të vegjëlit, një paralelizëm dhe nëntekst mjaft intrigues, i cili të kujton rolin e madh, determinues, të instinktit të njeriut për të ndjerë gjithçka nga vetvetja, ndryshe në mënyrën e vet.

Sikur të thotë t’i mund të më imponohesh, por në thelbin tim unë nuk tjetërsohem, pra, sado të më kesh “pushtuar”, ti nuk ke arritur të qenësishmen time, thelbin, vetëmbrojtjen ekzistenciale në të gjitha format e shfaqjes së saj. “Truri i Rabos bëri një përpjekje për t’u çliruar nga mpirja dhe e kuptoi më në fund se ç’duhej bërë”, -

nënvizon autori. Paralelizmi nga më të befasuarit që heq autori të ftojnë drejt labirintit të qenies njerëzore, në fasadën e së cilës ti varesh gabimisht – kërkon të thotë autori.

Dhe përmes narratorit, duke iu referuar Besnik Strugës, ai thotë: “Për dy javë ishte vërtitur në ca kooperativa fushore, ish-prona të dikurshme bejlerësh. Atë që quhej përkatësi, urrejtje, ndarje klasore ndjeu papritur t’i shpalosej nën këmbë…ishte diçka e

pafund, e rëndë, e përsëritshme në shekuj”, sikur autori kërkon të thotë po ne ç’ndryshuam në thelb apo më keq prekëm negativisht thelbin…

Dhe kur infektohet thelbi, ç’të ardhme ka vetë jeta?!?

Dhe si për ta plotësuar, vazhdon me meditimin e personazhit kryesor, kandidatit të partisë, B.Struga,: “Përpara shpronësimit të tokës, shtetëzimi i mobiljeve kishte qenë një

lodër”. Si e patundshme në vlerësimin e saj, nënkupton autori, duket të patundshme e bën edhe jetën e njeriut me atributin e saj real. Duke iu drejtuar Zanës, njeriut të zemrës, për “qëngjёllёkun” e familjes Nurihan dhe të vetë djalit të saj Markut që ka arritur të jetë një violençelist, shpërblim për strehimin e një partizani të plagosur, Besniku është mjaft realist, aspak euforist:: Ai kurrsesi nuk verbohet para faktit. “Mund të harrosh një qilim persian që të kanë marrë, – i thotë ai Zanës, por një tokë të tërë kurrë”. Duke i shpëtuar tashma me sukses semplizmit dhe kurthit të entuziazmit kallp apo romantizmit social në trajtimin e karaktereve autori përpiqet të depërtojë në thelbin e qenies:

“Po të ishe ti me mua atje dhe të shikoje se ç’na kanë bërë dhe ç’u kemi bërë do të mendoje ndryshe, i thotë ai Zanës”, ndonëse që të dy janë të privilegjuarit e nomenklaturës së kuqe. Simpatia e autorit, larg entuziazmit stalinist apo antistalinist tё asaj stine, lexohet qartë, edhe pse tashma ai vetë ishte anëtar i partisë shtet.. Kjo për ata që kanë sy të shohin, veshë të dëgjojnë e logjikë të shëndoshë vjen no coment.

Dhe në logjikën e po atij kodi komunikimi e qëndrimi vijnë fjalët e Zanës: “Besnik pse duhet të flasim për ta? Shiko sa bukur është këtu”, sikur të thotë: Këto gjëra janë jashtë nesh, ne duam të jetojmë natyrshëm, ndryshe ne duam ta gёzojmё jetёn si tё tillё, por kuptohet mes nesh ka hyrë diçka jo e natyrshme, artificiale që i ka deformuar marrëdhëniet duke e ndёrlikuar të ardhmen për secilën palë

Tashmë nuk është vështirë për të dalluar atë prirje të disidencës estetike të autorit duke trajtuar në formë refleksive një nga momentet më delikate, atë të marrëdhënieve qytetar-pronë, qytetar-shtet si nëntekst i derivateve që rrjedhin prej raportit të parë, çka i jep prozës së tij një sens sa opozitar ndaj praktikave të ngurta shoqërore, sa dhe artistike në klimën e një letërsie me objektiv militantizmin si refleks dhe inkurajim në hullitë e një kursi politiko-ekonomik standart, mjerisht, sa të huazuar, sa “origjinal”.

Një grup të rinjësh që gjuajnë rastin ndonjë të diel, kur prindërit nuk janë në shtëpi, të grumbullohen në Rrugën e Dibrës si Çlirimi, Beni Irisi, “Kriza…”, Sala dhe jo

të rinj me flamuj aksionesh apo sulmuesish në gjokse me thirrjet si “Një bije, mijëra ngrihen” (moto revolucionare e kohës) etj., etj. slogane, nё stilin e një autori konformist,

4

na prezantohen në këtë roman. Vini re ç’hapësirë krijon kështu poetika e hapur e prozës së kёtij autori, me ekspresivitetin tejet elegant të shumësisë së ideve në kufinjtë e një ligjërimi jashtë skemës tradicionale të subjektit! Sapo nis të rrëfejë, Kadare nuk e ka problem ta “kalojë linjën” në një digresion, intrigues dhe motivues të begatë me të cilët

përbën një precedent në letërsinë tone dhe, po prej aty, autori të hidhet drejt një tabloje problematike krejt tjetër nga e para. Duke lexuar romanin sikur lëvizin me ty, të parakalojnë parasysh gjithë format ansambël të jetës nën një dekor idhnak që nuk të ndahet për asnjë moment: në rrugë, në mjedise publike, në familje. Po ky mungon vetëm në grupin e të rinjve të Rrugës së Dibrës, të cilët nuk e kanë shumë problem të jenë “rini revolucionare”.Kadare tashmë ka braktisur çdo skemë dhe të fton me një teknikë poetike narracioni të mrekullueshëm, e çliruar nga çdo konvencion i narracionit të mirëfilltë. Duke përshkruar portretin e shefit të kuadrit, Kristaqit, që ka në dorë si “rregull” monopolin e partisë-kuadrin, Kadare nënvizon:

“Besnikut iu duk pa pritur se në nofullat, mollëzat, ballin e zeshkët dhe sidomos në vendosjen e vetullave të tij kishte diçka si shkronja “Z”.

Penelatat e holla të autorit, detajet karakterizuese, madje shpesh si të një bashkësie, zhvendosja e vështrimit të autorit nga një rrafsh tek tjetri, si dhe mpleksja e verbit autorial

me atë të personazheve, krahas ndërhyrjeve e ndërfutjeve në rrjedhjen e thyer të subjektit i japin atij dimensione të reja, risim mrekullor arkitekturës së romanit që gjithsesi përmes një dramaturgjie të brendshme shoqëron po paralelisht në rritje edhe ecurinë e subjektit dinamikёn e tij drejt finalizimit të mesazhit dhe pikës katastrofale (kulmore) të veprës, përmes marrjes e rimarrjes së herëpasherëshme të spuntove nga momentet kyçe të boshtit subjektor apo episodeve digresionale.

Simbolika kontekstuale dhe detaji – diçka nga shkronja Z (zi) sikur rimotivon një rrokullimë më të shpejtë të ngjarjeve. Dhe atëhere kur ti mendon se ky shef kuadri, gjurmues biografish në profilin e tij, mund t’i bëhet pengesë Besnikut me çëçëllimat që vijnë nga krimbnaja të llojit Aranit Çorraj, një kocixoxist i thekur, mëson se shefin e kuadrit (monopolin e Partisё) “kur nuk na duhet” s’e pyet njeri Ai thjesht të duket sikur leh si qeni në hënë në të shumtën e herës. Kjo, sepse Besniku, ndonëse thjesht gazetar ekonomik, është zgjedhur të shkojë atje, në Moskë edhe pa qenë anëtar partie, por duke qenë i familjes së madhe të “Qyprillinjve”. Kështu në mënyrë, ndoshta, të pavëtëdijshme, autori na tërheq vëmendjen në ndarjen e madhe që po krijonte vetë pushteti me popullin duke privilegjuar kasta të caktuara, model veprimi që aq shpejt u shtri edhe në bazë aq sa thuhej: Filani i ka b…të mëdha, bisedo me të për këtë, apo atë punë. Cinizmi i këtyre kastave ishte aq patologjik dhe i neveritshëm sa, nëse nuk kishe kapur akordin e kursit të tyre, nepërkëmbjen më të madhe ua bënin komunistëve më të ndershëm nёn trysninё e intrigave klanore..

Ishin pikërisht këta komunistë idealistë, argatë të përhershëm falas që kur ra komunizmi për të mos pështyrë mbi atë që verbërisht aq shumë e kishin besuar si idealistë të vendosur, pranuan në heshtje, vetëm për amorprop të qindra mijërave që i kishin ndjekur pas persekucionin modern të viteve ’90-tё, edhe pse në mazhorancë ata votuan në heshtje për të parën opozitë shqiptare në mars 1992. Në burgjet tona s’ka asnjë dyshim që më tepër se ish të “deklasuar” kishte ish-anëtarë partie, ish-kuadro, ish-

luftëtarë, pjesëmarrës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, intelektualë deri edhe akademikё me kulturë evropiane, personalitete të fushave të ndryshme.

5

“Portrete të reja u dukën atje të palëvizshëm. Ishin anëtarë të Byrosë Politike të KQ të Bashkimit Sovjetik. Roma e tretë, tha me vete Besniku”. Nuk është e vështirë të lexohet

nënteksti i fuqishëm. Jemi përpara llojit të një kështjelle Moskaroma apo Romamoska, stilema të goditura kadarejane, ku vëllai do të hajë vëllanë. Kuptohet, kësaj radhe vëllai i

madh Romai do të vrasë vëllain e vogël Romelin.Roma e tretë (Kremlini) mendoi, – vazhdon autori: “Dhe vendi i dikurshëm i prerjes së kokave ishte atje midis sheshit,

mjaftonte që të mënjanoheshin pak statujat prej bronxi të Minjinit dhe Pozharnskit”. . . Mesazhi vinte tepër brilant:

Jemi para një portreti në bllok lukunish që në thelbin e tyre filozofik, jashtë fasadës sё lumtur të “Familjes së Madhe socialiste”, trashëgon gjithçka të keqe që ka trashëguar njerëzimi që në gjenezën e tij: Gjithçka të zezë, kriminale, makabre, të gjakosur në një xhungël egërsirash apo strofull kanibalësh. Dhe brënda “entuziazmit” të kësaj familjeje ishim edhe ne, shqiptarët. Atëhere doni apo nuk doni ta kuptoni: Sytë janë në ballë për të parë e veshët për të dëgjuar kushtrimon autori me nëntekstin e tij të fuqishëm. Ju po e demaskoni këtë qëndrim mes “Romajve” e “Romelëve”, ju nuk do të njihni më një Romë

të tretë (Kremlinin), mirë e shumë mirë – vazhdon nëntekstin autori. Atëhere, sikur thotë (nënteksti) mbetet një finale e madhe (ngaqë e dimë në ç’mënyrë sundoi Romai): Braktisja e kësaj lukunie ujqërish… Dhe, nëse ju e braktisni, unë kam të drejtë të përjetoj në art seriozitetin historik të hapit tuaj. Unë jam artist dhe kam mënyrën time të shijes së këtij suksesi si gjetje e vetvehtes në këtë hap vigan tё vendit tim.

Pikërisht këtë hap hodhi Kadare. A kemi të bëjmë në këtë përjetim artistik me dukurinë e një “disidenti latent” apo “gjeniu ambivalent”? Ky është një operim tepër i ndërlikuar, si një kalim në tehun e thikës. Po një gjë është e qartë: Prirje të disidencës artistike te bardi i letërsisë sonë në këtë vepër shpeshherë shoqërohen me prirje të disidencës filozofike, edhe pse, ndoshta edhe kaq, nё mёnyrё krejt instinktive.

Në “turbullirën” kadarejane ende nuk deshifrohen simptoma të disidencës politike siç jam shprehur tek libri im”Kryqëzimi modern i gjenive”-verё 2001.

Sensi modern i romanit në fjalë kurrsesi nuk mund të konceptohet jashtë versionit të integrimit të vlerave të realizmit me ato të modernzimit apo një kompromisi mes tyre për kohën kur shkruante autori, çka padyshim është një domethënie e qartë e reflektimit të disidencës artistike ndaj tabuve dhe trajtave të ngurtësuara, aspak gjeneruese që dominonin realizmin e doktrinuar.

Ndarja me perandorinë moderne ruse, BRSS-ёn, nё 1961-in, qe një lëvizje cilësore, e thellë që përfshiu të gjithë sektorët e jetës, mes tyre edhe letërsinë, artin dhe muzikën.Vëmendja e letërsisë sonë, me shpresën e shmangies së shtampave të huazuara nga realizimi socialist zhdanovian, do t’iu drejtohej vlerave të folklorit, krijimtarisë së këtij lloji si amë, burimore që do t’i ushqente rrënjët e ridimensiononte qëndresën përballë rrebesheve të kohës në ruajtje të identitetit të vet kombëtar:.

“Si mjeshtër i vjetër, i thirrur në detyrë, eposi po bëhej gati t’i hiqte ngjarjes pjesët e saj të buta, të vdekshme, alo, po, po…ta gurëzonte duke e bërë kështu të paprishshme nga çdo rrebesh” nёnvizon autori. “Objektiviteti”, si kriter substancial i romanit bashkëkohor, me tre komponentët e tij: paanshmërinë, drejtësinë dhe gjakftohtësinë së bashku me filozofinë e skepticizmit më shumë se atë tё optimizmit revolucionar final’lumtur, i reflektuar kjo edhe në portretin e personazheve kryesorё si

6

Besnik Struga etj.i japin autorit gjithsesi më shumë frymëmarrje, ridimensionim të vetvetes, krijesës së tij artistike, në vazhdën e romancierëve më të mirë të shekullit.

Vërtet e ndjen veten komunist Besnik Struga, por jo “si Muça pas daisë” që u aplikua tek ne nën diktatin e kultit tё Njёshit, po aq nën ethet e gërr-mërreve për njëri-tjetrin për hir të vigjilencës revolucionare. Për Besnik Strugën është krejt ndryshe:

“Unë jam komunist dhe kjo është gjë e brendshme më shumë sesa e jashtme tek njeriu”, thotë ai. Partia tek ai ndjehet si një preferencë, diçka e pjesёshme, jo e imponueshme, në mos jo e thënë shkoqur, si alternmativё.

Kjo tek Besnik Struga varion në idenë e një pëlqimi, sikurse gjithsesi “imponuar” së brendshmi, por asesi si shtypje, detyrim, dhunë në asnjë formë sado të sofistikuar ndaj të tjerëve. “Në jetën e përditshme ajo mund të shfaqej vetëm si pjesë e tij”, – vazhdon meditimin filozofik, kurse tjetra, pjesa e ajsbergut (më e madhja), shfaqet vetëm në çaste rrezikimi të revolucionit”. Komunizmin, si “çështje e përbashkët”, ai nuk e ndjen sipas slloganit: “Çështja e partisë-çështje e të gjithë popullit”, por krejt ndryshe: Çështja e kombit edhe çështje e partisë (me sensin e partive), çka realizohet përmes një teknike

intriguese të këtij ekspresioni meditativ (autori përdor fjalën revolucion, jo komb, për të qenë i kujdesshëm me kompromisin ekzistencial), por nënteksti është i qartë:

Cila, thotë Besniku, ështё prova? Ja, kjo që kërkon momenti historik!

Tek ky i fundit është tepër e qartë që Besniku lexon kombin, Atdheun, kurse censura patjetër “duhet”, ka “të drejtë” të lexojë Partinë, çështjen e saj, idealin që kalon hapësirën e kombit, atdheut. Apo le të ndalemi me një tjetër personazh, sado episodik, por shprehёs i intelegjencёs socialiste, sipas konceptit tё sistemit, inxhinier Viktor Hila!: “Nëqoftëse ata hoqën dorë nga komunizmi, edhe ne s’kemi pse t’i respektojmë shumë parimet. Le të shikojmë edhe ne interesin tonë dhe asgjë tjetër”,- tёrheq vёmendjen ai.

Nuk është shumë e vështirë të kuptohet që parimit “bosht” të partishmërisë proletare, si parim bazë i realizimit socialist sikur i cënohet serioziteti, shpërfillet, neglizhohet apo banalizohet disi lezetshëm: “Siç është proletariati varrëmihës i borgjezisë, ashtu edhe komunizmi është varrmihës i inteligjencës”, mësojmë në një moment tjetër.

“S’ka si të jem komunist gjatë procesit të ngrënies, pak mund të jesh në dashuri, pak më shumë në mbledhje, pastaj në punë e kështu me radhë”. Këto fjalë në gojën e heroit kryesor sikur ironizojnë ëmbël slloganin “Partia mbi gjithçka!”, madje kjo me kushtetutë të vitit 1976, kur romani (i ashtuquajtur i korrigjuar) del më 1977. “Më jepni një rrezik (pra jo ta sajojmë – kunj i ëmbël ndaj luftës së klasës si sajesë) do të shihni plotësisht cili jam” – definon meditimin e tij Besnik Struga.

Dhe sikur nuk është mjaftuar me kaq, si për të thënë nuk di sa më kuptuat, por mua s’më lejohet të “shprehem” më tepër, më qartë, autori penetrimin drejt labirinteve të këtij karakteri bosht të veprës e vazhdon përmes narratorit: “Besniku u bë e qartë se ai e kishte me zor të deklaronte në mbledhje, apo në mitingje (siç refuzon kategorikisht ndërhyrjen e partisë në bazë në marrëdhëniet e ftohura mes tij e Zanës) se e jepte jetën për revolucionin (slogani propagandistik i nomenklaturës së kuqe) se sa ta jepte atë më të vërtetë. Njerëz si Besniku ishin kategoria e atyre komunistёve që milituan në heshtjen fisnike, në hullitë e idealit të tyre, objekt i persekucionit permanent brënda llojit në mënyrat më të përçudtshme, edhe pse momenti e pikёtakon me “kupolёn”.

Shikoni ç’guxim dhe objektivitet shpalos Kadare postmodern përmes një proze refleksive, larg narratives fjollë, apo thelbit grotesk të slloganeve : “Mbi gjithçka, edhe

7

jetën për partinë”, si një gramore që i zë frymën bimës në arë, ashtu i kish zënë frymëmarrjen e lirë njeriut të ashtuquajtur i ri. Nuk është aspak zor të deshifrosh me sinqeritet artistik teknikën e re të sofistikuar, në kushtet e censurës së rreptë, të ekpresionit artistik në përballjen e artit me shtetin, si përballje e njeriut me tigrin,.

Mjeshtërisht dhe me larghedhje partinë e ndjen në të drejtën e ekzistencës, por kurrsesi në të drejtën e pushtetit mbi personin. Këtë pushtet ka të drejtë ta ushtrojë vetëm pjesa e ajsbergut (më e madhja-populli) përmes institucioneve, si popull i lirë në të drejtën e vet

të plotë.Dekori i romanit, i aksionit të personazheve, jo vetëm që në asnjë moment nuk paraqitet entuziast, rozë, por përgjithësisht i zymtë: erë, suferinë, shi, shi, shi.

“Në Evropë kishte vazhdimisht mjegull, gjysma e Azisë ishte mbuluar qysh tani me dëborë” – shkruan autori. Një zymtësi që lexohet në të gjithë personazhet dhe relatat mes tyre, përjashtuar ndonjë episod të të rinjve, disi ndryshe, në indiferencën e tyre me një cinizëm befasues ndaj slloganeve. Ja si shprehet Arben Struga, djali i familjes së madhe të “Qyprillinjve”, që i ka dhënë aq shumë revolucionit: “Kush ta kërkojë stafetën, ta mbajë”. Me një fjalë, unë as nuk dua t’ja dij këtyre lloqeve. Është fjala për qyqen “stafetë

të revolucionit”, që aq shumë vend zuri një gjysëm shekulli në tërë mediumet, auditoret e lloj-llojeve. Në anën tjetër, Xhemal Struga,(njё kanceroz, metaforё e vetё sistemit totalitar) e ndjen veten, si “jashtëloje” nga vetë i biri, Besniku, kur gjithkush është “Dikushi” ka marrë vesh Ngjarjen e Madhe në kampin socialist.

Ky rreng mospërfilljeje i bëhet nga i biri, këtij kuadri të luftës e të revolucionit, partizanit të Brigadës I Sulmuese…?! Këtu autori ka gjetur mënyrën më të bukur për të anatemuar atë sklerozitet kuadrosh në ballë të shtetit që, edhe pse rrihnin gjoksin për sakrificat në emër të popullit, nuk e kishin problem të vinin në lëvizje avionin për një maje luge piperi nga një rreth në tjetrin. Le pastaj, ruajna zot, halle të tjera, në emër gjithmonë të “meritave të mëdha”, duke mos pranuar kurrë t’ia linin “stafetën të rinjve”, u kthyen kështu në një bumerang i idealeve të vërteta demokratike, amanet i gjakut të derdhur derisa lëvizja”Stuhi dhe sulm” e modelit shqiptar, lёvizja e Dhjetorit të lavdishëm 1990 i shfronësoi totalisht si faktorë politikë e socialё demode.

Leximi sinekdotik dhe analogjik, nënteksti dhe simbolika befasuese e “Dimrit…”mjerisht ende s’janë vlerësuar nën trysninë e kompleksit tё filozofisё sё fronteve. Në “shmangien” e Xh.Strugës nga korrenti i ngjarjeve të mëdha nga vetë i biri ndihet edhe ironia e hollë e vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal, “privelegj” që u mbeti përherë vetëm njerëzve të thjeshtë. Këtë lexim të dukurisë apo të qenies, këtë “mësymje” drejt thelbit duke e lexuar njeriun, fenomenin, në “sferën e fshehtë”, rrok Kadare edhe te “Koncerti nё fund tё dimrit …”duket edhe si një sfidë ndaj stuhisë së verdhë, Revolucionit Kulturor Kinez që mbështetur në filozofinë e aziatizmit ideologjik synonte kinezërimin e filozofisë evropiane, shtjetërsimin e llojit lejfen, pasojat e të cilit i provuam dhe “pjekurinë” e tyre e pamë në agresivitetin deri në barbari që shfaqi “njeriu ynë i ri” sapo u çlirua nga vargonjtë e diktaturës së proletariatit. Të njëjtën “pjekuri” manifestoi ky “njeri i ri-vepra më e shkëlqyer e partisë” edhe ndaj “shenjtërisë” së pronës socialiste si “çështje e gjithë popullit”.Nëntekst i fuqishëm qё çmontohet qartë po të kemi durim deri në fund në leximin sinektodiko-analogjik tё romanit-objekt referimi i këtij shkrimi.

Cili është definimi i lumtur që buron nga optimizmi revolucionar tek idealet e partisë në këtë roman duke filluar nga personazhet qendrorë, me fatin e tyre?

8

Asnjë të tillë, asnjë i lumtur, asnjёri “burim frymëzimi” – jashtë ngjarjes si realitet historik, por vetëm i zymtë, qoftë fati i Besnikut apo i Zanës, shumë, shumë i vetëmjaftueshëm në luftën për ekzistencë dhe gjetjen e vetëvetes me dinjitet:

Besniku humbet Zanën, Zana humbet Besnikun. “Gjithë qenia e tij thirri: Zana! E kishte humbur Zanën”, pohon narratori. I pari e kishte humbur Zanën si rrjedhojë e tejmasës së ngushëllimit balzakian, e dyta e kishte humbur Besnikun si refleks i plotësisë shekspiriane. Njeriu nuk mund të jetë vetëm ajo që duket, por po aq e padukshmja. . Kësaj “mangësie”, si mungesë e plotësimit të së tërës apo tejkalim të masës së ngushëllimit, Zana i përgjigjet si plotësim i vetvetes duke flirtuar me Markun, njё i shpronёsuar nga komunizmi, pa pyetur fare për “deklasimin” e tij, “biografinë politike” apo vigjilencёn revolucionare, edhe pse është vajzë e zёvendësministrit.

Ndryshe asaj i mungon diçka që e plotëson, e ngushëllon dhe këtë e gjen tek Marku, tjerat janë profka, nënkupton autori. Odiseun, heroin e vet, mund ta “dërgonte” urgjent në Itakë Homeri, por qellimisht e lë të shijojë apo të plotësojë si të tërë vetvehten.

Pse Shekspiri e “marton” nënën e Hamletit të ri me xhaxhain e tij apo kunatin e saj? A nuk e dinte ai që një ditë, si ta merrte vesh i biri, do ta ndëshkonte në mënyrën e vet? Po,

por ajo ka nevojë të plotësonte këtë pjesë që i mungon si e tërë, gjë të cilën ia dikton Kupidi, urdhri misterioz i species. Përse Balzaku xha Gorionë e ndëshkon me atë “mirësjellje” cinike, madje banale, të tri vajzave të tij, qoftë edhe në ditën e shenjtë për njeriun siç është momenti i ceremonisё mortore?

Kjo, sepse Xha Gorio me teprinë e kujdesit për vajzat ka humbur masën e ngushëllimit në kufinjtë e respektit normal ndaj fëmijëve të vet. Faiku, si mjek e ka të qartë formulën e shenjtë të Hipokratit për obligimin e mjekut ndaj pacientit të tij, aq më tepër kur në kodin tonë moral kufoma kthehet në tabu, shenjtërohet.

Ajo as gjatë vajtimit nuk lejohet të fyhet, aq më pak të abuzohet me të, megjithatё Faiku nën ethet e instinktit të plotësisë, të pronës vetjake, ndryshe sigurimit të florinjve, pra duke u mbajtur në degën e origjinës, realizon pamje nga më makabret që të kujtojnë egërsinë shtazarake të Kont Ugolinit te “Komëdia Hyjnore” e Dantes: Ja kuadri makabër që ekspozon mjeshtrisht gjeniu ynë i letrave:

“Dhe kushedi sa do të vazhdonte kjo postë bankare makabre sikur një mesditë gjatë ngarkimit të kufomave mbi makinën e morgut për arsye…ndodhi diçka ngjethëse: që brënda trupit, në ijen e të vdekurit, u shfaq furishëm tehu i një thike. Doreza e thikës që duhej të gjendej jashtë, ishte brënda, tehu që duhej të ishte brënda, ishte jashtë. Dukej sikur vdekja kishte harruar rrugën normale të shfaqjes së saj”.

Pra, Faiku, mjek, në kufomat e ushtarëve italianë (që i takonte t’i simpatizonte si “armiq” të pushtetit komunist që jo vetëm e shpronësoi , por edhe i rrasi 15 vjet burg), fut thuprat e arit sëbashku me adresën e saktë të varrimit që e mban për vete me shpresën e një dite…Nga lartësitë e një absurdi dhe grotesku nga më befasuesit si artist postmodern Kadare operon me këtë model bisturie duke ngulmuar drejt zgafellave të qenies, pasi ka braktisur me kurajo qytetare të jashtëzakonshme “llomotitjet entuziaste”.

Madje, edhe pse “Dimri i Madh” ishte kritikuar keqas si antisocialist në variantin e parë, Kadare , megjithatё as në variantin e “ripunuar”, nuk “di” të dalë nga vetvetja, sado i “këshilluar” të ndryshojë “shumëçka” në roman. Nё thelbin e vet si artist, ai me koshiencë futet në hullitë e vetëflijimit duke iu shmangur me gjithsesi kompromisit me fiktivitetin artistik që kërkonte të mbante tabu raportin e artit me shtetin ose më keq,

9

kërkonte të jetë një zëdhënës i tij. Nisur thjesht nga emri i diktatorit, personazhit “gogol”, “tigër”, vepra gjithnjë ka qenë “shkak” denigrues pa të drejtë i vetvetes dhe i autorit

Atëhere kush është personazhi i Enver Hoxhës në “Dimri i vetmisë së madhe”?

Nëqoftëse personazhi i Hrushovit ka një trajtim të mangët, fare të sipërfaqshëm në komicitetin, babaxhanllëkun dhe gjakftohtësinë e njeriut liberal, sfidë ndaj dogmatizmit stalinian, ritheksojmё ndoshta krejt pavetёdije, për E.Hoxhën duhet thënë që dominon deskreptiviteti, për hir të së vërtetës artistike duhet pohuar se ky jepet me tone, theks dhe kolorit që mbetet gjithnjë në kujtesën e lexuesit. Megjithatё, po tё kemi tё fituar brenda vehtes lirinё e “atvrasjes”, personazhi qëndror që mban gjithë ngarkesën estetiko-filozofike të subjektit në linjën e heroit “pozitiv” realisht dhe qëndror është Besnik Struga me familjen Struga. Duke e konsideruar si personazh qendror letrar Besnik Strugën, do të thoja që i parë në nuancimin funksional brënda veprës, Enver Hoxha është më tepër një personazh thjesht historik, sesa i letrarizuar, ndryshe ai lëvizën shumё më tepër në kufinjtë e realitetit historik sesa të reales artistike nё roman.

Ai vërtet “vjen” në momente kruciale të asaj pjese të subjektit që thirret bosht -promotorr, rimotivues, gjenerues i dramaturgjisë së brendshme të romanit, por ai që “shtrin” dhe“mbledh” rrjetën e intrigës në roman, që bart gjithë filozofinë dhe mesazhin qëndror të romanit mbi bazën e motivit qëndror, udhëheqës, është Besnik Struga-linja e familjes Struga në një vështrim më të gjërë, profesional, subjektor. Në pikëpamje subjektore personazhi i Enver Hoxhës nuk është koka e një linje, siç është Besniku. Nga ana tjetër, filozofia e E.Hoxhës – dogma staliniane, e cila sado përciptazi del në roman: “nuk jemi dakort me doktrinën”- i vetmi tonalitet identifikues i Enver Hoxhёs si antihrushovian – nuk arrin të bëhet filozofia dominuese e romanit.

Objektiviteti i veprimit tё E.Hoxhës nё roman është refleks i vërtetësisë historike pa asnjë kompliment apo tatuazh nga autori, kurse “objektiviteti” artistik në themelin e vet është jo vetëm refleks i filozofisë së autorit përmes “heroit” të tij, Besnikut, por vjen plotësisht në kufinjtë e vet si një ndër kriteret substanciale të prozës moderne.

Besnik Struga, ndonëse së jashtmi duket si zëdhënës i mesazheve të E.Hoxhës, së brendshmi ata janë komunistë me vizione ende jo plotësisht të kundërta, por të bollshme si të ndryshme për të manifestuar secili individualitetin e vet nё vepёr.

Për Besnikun, armiqësia me Hrushovin fillon aty kur: “Ju na kërcënoni se do të na rrëzoni (ngaqë ne nuk kemi të drejtën nënkuptohet të “dikushit” të fluturojë, por të “dikujt” që duhet të ecë në këmbë). Për E.Hoxhën armiqësia fillon aty kur ne nuk jemi dakord me doktrinën. Gjithashtu, nëse për Besnikun komunizmi është diçka e brendshme, për E.Hoxhën ajo është gjithçka. Madje autori, kёshtu, ndoshta nё mёnyrё krejt instinktive- cilёsi e njohur e gjenive, nёntekston pamjen tjetёr tragjikomike tё diktatorit Hoxha, e cila mbetet po aq mbresёlёse nё sensin e pёrjetimit psiko-estetik tё njё lidershipi-prototip tё dogmatizuar skajshmёrisht: Zeusi shqiptar totalisht i mbёrthyer nga

deliri i madhёshtisё, pas vdekjes sё Stalinit, po e shihte vehten si “koka e Kёshtjellёs sё pamposhtuar” ngado tё rrezatonte “ idetё e sё Ardhmes sё njerёzimit…”, rrjedhojё e tё

cilit vendi do tё ngujohej nё formatin mё skandaloz, nё llojin e vet, tё pashoq nё tёrё ish-Lindjen komuniste, brenda vetvehtes, nёn kthetrat e njё diktature bunker…

10

Nё kontekstin historik tё pёrballjes sa reale, sa virtuale tё Shqipёrisё me Perandorinё e Kuqe, Kampin Socialist apo Bashkimin Sovjetik, kur kujtojmё faktin se ”ndryshe nga shumica e vendeve tё tjera tё sunduara nga komunizmi, ku ky i fundit ka thithur diçka

nga tiparet kombёtare, Shqipёria nuk ka toleruar veçori tё tilla ”biem dakort se “Komunizmi shqiptar, në thelb, ishte thjesht njё kopje e bolshevizmit, pa as mё tё voglin origjinalitet të vetin” siç nёnvizonte Prof. A.Pipa (“Stalinizmi shqiptar”.fq.25).

Duket qё nacionalizmi tradicional i shqiptarit nё emёr tё zotdaljes, po aq sa do tё manipulonte me udhёheqёsin e vet nёn atmosferёn e kёsaj pёrballjeje, po ashtu do tё manipulohej prej tij nёn trysninё dogmatike tё internacionalizmit proletar.

A nuk manipuluan deri nё degradim tё plotё tё vizionit tё tij politik, gjermanёt, elitat rreth tij me Hitlerin duke alternuar plotёsisht kahun e zhvillimit progresiv gjerman, nё vitet e para tё sundimit tё tij, me regresin e njё Gjermanie tmerr, jo vetёm i njerёzimit,

por mbi tё gjitha i vetё gjermanёve në vazhdim të sundimit të tij!?! Nё kёtё kontekst tingёllon shumё interesant definicioni intelegjent i Profesor Arshi Pipёs:

”Duke luftuar pёr ekzistencёn e tij komunizmi shqiptar ka luftuar gjithashtu pёr pavarёsinё e shqiptarёve. Ndryshe nga njё ironi e hidhur e historisё ai ёshtё shёndrruar nё njё kampion tё nacionalizmit shqiptar. Kёshtu shqiptarёt, ndonёse e urrenin komunizmin, ata vetё preferuan mё shumё tё jetojnё nёn tё, sesa tё humbasim pavarёsinё e tyre, me vetёdijen se komunizmi ёshtё njё gjendje kalimtare, ndёrkohё qё jeta e kombit vazhdon”( Vepra “Stalinizmi shqiptar”, po aty).Nё funksion tё dekodifikimit tё personazhit historik, E.Hoxhёs, kompromentues pa tё drejtё i autoritetit artistik tё romanit ”Dimri i vetmisë së madhe” , le tё vijomё me analizёn e veprёs:

Besniku Struga nё roman realizohet totalisht si figurë artistike, karakter letrar, E.Hoxha, në roman afishohet vetëm përmes 40 faqёshit tё arshivёs. Duke vënë në aksin subjektor materialin arshivor në funksion të mesazhit qëndror dhe realizimit total të veprës, sipas konceptit postmodern tё letёrsisё si univers i vetvehtes, autori të kujton montazhierin e studios televizive që me vidioklipin e tij ka sjellë pamje nga më mbresëlënëset e tё arrirat si ilustrim i përmbajtjes së tekstit të një reportazhi televiziv.

Diktatori Hoxha nuk jepet në asnjë tjetër relat aksioni artistik vetëm në raport me

Hrushovin që janë dy pjesë simetrike (në dukje) të të njëjtit “vidioklip”, të cilin autori-montazhier dhe operator njëheresh, di ta përdorë me njё kod mjeshtёror ..

Jemi në vitin1956, kur pas shtypjes mizore të “kundërrevolucionit” hungarez nga Bashkimi Sovjetik, me bekimin e Perëndimit, po përgatitej masakra mbi popullin çekosllovak, gusht 1968, kur njerëzimi, siç shprehet Papa Benedikti XVI, akoma ushqente iluzionin e një jete më humane, ndryshe nga e sotmja ku pacifizmi po shoqërohet me dukurinë e terrorizmit. Po flasim me gjuhën e historisё duke i quajtur ekstremisht tё gabuara, antishkencore praktikat vlerёsuese tё sё djeshmes me optikёn hapёsinore aktuale si abuzim me njё reailtet historik, tashma, totalisht të dështuar në vatrën e tij të lindjes, Kremlinin apo Moskёn , pa le më në degët e tij tё thara prej kohësh, kur një e tillë, krejt e vetmuar , qe edhe vendi ynë. Nëse tё mbërthyerit e Shqipërisë nёn këmishёn e hekurt tё komunizimit e patёm nga vendimet makabre të Jaltës, nё llogari tё interesave gjeopolitike tё Fuqive tё Mёdha, veças tё ish-Bashkimit Sovjetik, faji i fatit tonё çudnak ishte“origjinaliteti”ynë tragjikomik deri nё absurd i rrugës sonё të zgjedhur në kufinjtë e kёsaj këmishe kobzezë. Kёtij “origjinaliteti” në letërsi. Kadare i ruhet si egërsirës në kufinjtë e së mundshmes:

11

Nata e “Zimave” të zinj vjen në roman tamam si shumë netë e ditë të zeza të kalendarit politik të Evropës, ku synohej dhe u vendos zi e më zi për ne. Kësaj radhe ne e braktisëm

pushtetin e kësaj nate, por me një ndryshim tragjik: U përpoqëm të modifikojmë, të origjinalizojmë modelin e kësaj këmishe, si të thuash ta shqiptarizojmë..

U ndala rreth kësaj figure, personazh historik në romanin “Dimri i vetmisë së madhe” ndoshta për të plotësuar më qartë idenё se autori i romanit mund të kapej në një prizëm shumë më të gjërë në rolin e diktatorit në krye të shqiptarëve për aq shumë vite, por ai, jo pa qëllim, ka dhënë atë pjesë dhe në atë sens që i përgjigjet së vërtetës historike, pavarësisht nga nxirja apo ndriçimi në reflektimin e saj.

Po Hrushovi, si personazh historik në roman, cili është?

Burri i shtetit që përflitej për liberalizmin e tij sipas motos: Vilë, veturë, vajzë në ato vite

nuk shpaloset i plotë në rolin e një maratonomaku të një epoke të re. Ai solli në gjirin e dogmatizuar të ½ së Evropës së ngurtësuar shpresën e madhe të shkrirjes së akujve në gjirin e bashkësisë sovjetike e më gjërë. Kadare nuk e jep të plotë në shpalosjen e tij si fenomeni Hrushov, lideri historik- denigrues i kultit tё Stalinit, por gjithsesi nuk ndihen në përjetimet artistike të kësaj figure doza të urrejtjes apo të përbuzjes.Thënë ndryshe lexohet kthjellёt objektiviteti homerik në trajtimin e këtij personazhi.

Shumё interesant ёshtё kompozicioni i romanit sa montazhor, sa unazor:

Me erërat e një shtatori që kanë prishur antenat televizive dhe përpjekjet për rregullimin e tyre si fillim dhe mbyllje po me erërat dhe përpjekjet për rregullimin e antenave televizive në një ditë marsi me erë e suferinë, sikur shprehin, ndoshta instinktivisht, parandjenjën e atij rrethi unazor, izolues të shqiptarëve nga bota që përsëritet me stuhitë anti që e shoqëruan romanin “Dimri i vetmisë së madhe” 41 vjet më parë si antisocialist dhe po kaq vite më vonë si antikapitalist, në kuadrin e atij rrethi vicioz të anti-ve, qё si një absurd tejet orëlig nuk po na ndahen as në këtë fillim mijëvjeçari…

E, nëse nё këtë kuadër tё kёsaj analize sa kritikë letrare, sa psikoanalizë romani i Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe” nё ndonjё pjesё u duket ende i zymtë apo i rëndë, nën ankthin e dramës që përjetuam gjatë ne shqiptarët, “Dimri i vetmisë së madhe” sikur na thotë: “Unë gjithsesi jam juaji, jam pjesë e dhimbjes dhe e krenarisë, por edhe e tragjedisë sonë tё pёrbashkёt, nё fatin e njё populli tё vogёl, për të cilën disesi u paralajmërova, por kurrsesi s’e shmangëm dot, po aq sa nuk e merituam”.

E, nёse dikujt: lexues i thjeshtё apo i kualifikuar, qoftё ky edhe akademik do t’i duket anakronike rikthimi ndaj meje mos harroni se fati ynë, sikur shmangia e kësaj “njolle”mbi shpinën time qe po aq e pamundur sa vetë kalvari i sakrificave tona si komb: sa njerëzore, sa territoriale pёrballё padrejtёsisё globale, në emër të mbijetesës, i tkurrur maksimalisht nё kufinjtё e 28000 km2, as sa 1|4 e Vetvehtes sonë.

Le të jemi koshient dhe dinjitoz në raport me këtë vepër të Kadaresë, larg komplekseve të plazmave të pushteteve, siç do t’i quante gjenerali i poezisë sonë, L. Poradeci, puthadorët e kësaj kategorie, me përgjegjësinë e një analize profesionale në dobi të civilizimit tonë, qё sot nё glob pёrfaqёsohet me aq dinjitet nga Kadare,“i pranuar tashmë nga të gjithë si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës”, siç do të konkludonte kolokuiumi i fundit i letërsisë, i përmasave botërore, zhvilluar gjatë këtij viti në njërin nga universitetet më të njohura të Parisit, kushtuar veprës letrare të Kadaresë.

Koplik, më 3.06. 2012 Kadri Ujkaj, kritik letrar

Arben Puto: Mungesa e ftesës për Rexhep Qosen, turp. Na thanë se ai ka shkruar kundër kryeministrit

Arben Puto


AKADEMIK ARBEN PUTO

Historiani dhe akademiku Arben Puto e quan një turp ftesën e munguar të Akademisë së Shkencave për akademikun Rexhep Qosja në akademinë solemne që do të mbahet në nëntor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.



AKADEMIK REXHEP QOSJA 

Në 26 nëntor 2012, Akademia e Shkencave do të organizojë një akademi solemne për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë, ku janë ftuar personalitete nga trevat mbarëshqiptare. Emrat e konfirmuar janë: Kristo Frashëri, Ismail Kadare, Arbën Xhaferri, Françesko Altimari, Pëllumb Xhufi, Mihal Shmit nga Gjermania, Tito Johalas nga arvanitasit e Greqisë etj. Ftesa nuk ka shkuar për akademikun Rexhep Qosja, ku preteksti duket se ka qenë zëri i fortë kritik ndaj qeverisë. Historiani Arben Puto, i ftuar për të referuar në këtë aktivitet, shprehet se në këtë rast do ta shohë në vazhdim nëse do të jetë i pranishëm.



“Arsyet ishin të thjeshta, na thanë të mos i ngatërronim me qeverinë, sepse ai është shprehur kundër Kryeministrit. Po sa janë shprehur kundër Kryeministrit? Kjo nuk e justifikon aspak këtë qëndrim,” tha Puto.

“Turpi është bërë tashmë. Rexhep Qosja mund të mos pranojë kurrfarë marrëveshjeje pas kësaj që është bërë. Si mund të përjashtohet një personalitet kaq i madh i studimeve shqiptare dhe një patriot i flaktë i atdheut unik?! Nga Kosova rezulton të jetë thirrur vetëm kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami, i cili me sa di unë nuk ka lidhje me studimet



Arben Puto lindi në Gjirokastër në 1924. Është profesor i shkencave i cili ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.



Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë. Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e "Tiranës" sot gjimnazi "Qemal Stafa" më 1946. Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i perfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990.

Botime



Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas luftës I botërore (Vëllimi III)
E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar
Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926
Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë
Nëpër analet e diplomacisë Angleze
Shqipëria Politike 1912-1939
Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë

Etj.


Rexhep Qosja



Lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 pranohet asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializon shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 zgjidhet bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, më 1972, është zgjedhur, një herë bashkëpunëtor i lartë e, pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, profesor inordinar dhe, mandej, profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri në vitin 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.Ka botuar një numër të madh recensionesh, vështrimesh, artikujsh, sprovash, trajtesash dhe studimesh nëpër shumicën e revistave shkencore dhe letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe e të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Deri tani ka botuar 16 libra , në mesin e të cilëve edhe Historinë e romantizmit shqiptar, në tri vëllime. Punime apo vepra të veçanta i janë përkthyer në disa gjuhë. Libri Letërsia dhe kritika i është botuar në serbokroatishte, kurse romani Vdekja më vjen prej syve të tillë i është botuar në serbokroatishte, në sllovenishte dhe në bullgarishte. Drama Sfinga e gjallë i është botuar në serbokroatishte, kurse drama Beselam pse më flijojnë, në arabishte. Proza ese e studime i janë botuar edhe në rusishte, në frëngjishte, në rumanishte, në turqishte, në maqedonishte e në hungarishte. Është përfaqësuar në antologjitë e prozës shqipe të botuara në Jugosllavi, në Paris, në Moskë dhe në antologjitë e eseve të kombeve e të kombësive të Jugosllavisë, të botuar në Lubjanë.Për krijimtarinë shkencore dhe letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i ka dhënë çmimin “Nderi i Kombit”.

Përgatiti:Flori Bruqi

VDEKJA E VALEVE NE METAFOREN KRIJUSE TE ANTON GJURAVCAJ



 ZEF PERGEGA

Aspekti historik dhe ai psikologjik ne rrugen e gjate te Malesise se Madhe, per mbijetese, per ate c'ka eshte shqiptare, autoktone ne rrenjet e lisit te mocem te identitetit kombetar, po i fton krijuesit e kesaj treve ne lemin e te gjitha zhanrreve te krijimtarise artistike, per te shendritur visaret e jetes se kesaj toke ne nje cep te Ilirise. Pjese e ketij perkushtimi dhe detyre atdhetare eshte edhe romani "Vdejka e valeve" i autorit malesor Dr. Anton Gjuravcaj, i cili u promovua me 24 qershor 2012, ne nje nga klasat e kishes se Shen Palit, nen patronazhin e shoqates Malesia e Madhe. Krijimtaria letrare e ketij autori, i cili ne profesion eshte mjek ne Podgorice ka marre jehone ne treven ku jeton dhe me tej mbasi eshte perkthyer edhe ne gjuhen serbo-kroate dhe botuar ne Prishtine e ne Tirane. Ai sic mjekon dhe sheron dhimbjet fizike ne trupin e njeriut eshte treguar nje perdorues i talentuar ne perdorimin e "bisturise" ne operimin e fjales se lire, te ngarkuar me mesazhe ne dije, kulture per historine tone.

Moderatori i takimit Ruzhdi Gjokaj, pasi i beri nje prezantim autorit dhe vepres se tij tha se Malesia e Madhe popullohet tani nga 12 mije banore, prandaj ajo ka nevoje per secilin poet, shkrimtar dhe krijues per ta ruajtur trashegimine tone te lashte. Vepra si te Dr. Antonit jane te mirepritura ne shtepite malesore dhe te vlefshme per te ardhmen e brezave tane ne mergim, per te kuptur se ne nuk e harrojme prej nga kemi ardhur.


Dr. Anton Gjuravcaj poet dhe romancier nga Malesia/Foto:Z.Pergega/

Me pas e mori fjalen Dom Fran Kolaj, i cili nder te tjera percolli mesazhin se populli shqiptar e vecanerisht ai qe ka merguar ka nevoje ti caset librit. Kjo eshte nje domosdoshmeri qe intelektualet ti casen krijimtarise dhe jo percarjes. Nga intelekuali eshte e nevojshme te zberthehet identiteti i familjes dhe e kombit, te zbertheje argumetin e dhunes ndaj femrave dhe perdhunimit te tyre, shfrytezimit te femijeve per pune ne meditje, shitjes se tyre dhe gjakmarrja, qe eshte shfaqur ne kombin tone. Te vazhdoni te kontriboni pozitivisht per te verteten. Flamuri nuk na ndan, por na bashkon. Le te vdesin valet e zeza te ndarjes dhe te shohim per dite e me teper nga valet e jetes.

Nje veshtrim mbi vlerat e librit "Vdejka e valeve" me nje gjuhe te pasur dhe te rrjedhshme ne mesazhe jetesore te ketij romani e beri me profesionalizem Prof. Lulash Palushaj. Sipas tij eshte e veshtire qe njeriu, krijuesi ta tregoje talentin dhe diturine ne kushtet e pengesat qe ndeshet banori malesor ne tokat e veta shekullore ne Mal te Zi, por Dr. Antoni, si njeri qe e njeh medicinen, ka ditur ta shpalose edhe melhemin per shpirtin dhe per fjalen. Romani nis me nje ender feminore dhe vazhdon udhen e gjate derisa ballafaqohet me realitetin e hidhur, ne nje bote te mbushur me personazhe plot me enigma, ku me teper flet heshtja dhe veprimi. Edhte kjo nje enderr, qe fluturon nga nje breg ne tjetrin, nga nje lendine ne tjetren, nga nje lum ne tjetrin, derisa ndalet ne nje cerdhe te nje zogu te vetmuar, qe mendon sesi te fluturoje ne nje qiell me zogj te zinje. Nje alegori e gjalle e autorit, qe dialogon me te gjithe shpendet, qe personifikojne lirine. Ne shtate kapitujt e librit pershkohen etapat e pushtimit turk, komunist te Malesise qe autori nepermjet personazheve, te cilet i ka skalitur me nje gjuhe te pastert dhe me fantazi na jep nje veper dinjitoze ne sherbim te komunitetit dhe historise. Autori heq nje paralele midis Pashajt te osmanllise dhe policit te komunizmit qe bejne te njejtat tortura mbi njerezit qe kundershtojne regjimin. Te vrasim friken, se ajo eshte armikja me e madhe e njeriut. Ec dhe ec shqiptari....dhe me ne fund takon Gjergjin... Gjergjin e Madh te kombit tone.

Historiani i diaspores Mark P. Gjokaj falenderoj autorin per kete veper te mertituar, mbasi ska si te ndodhte ndryshe kur ai vjen nga nje familje, qe jane pishtar te arsimit dhe shkences shqiptare. Vrejtja e tij mberthehej ne kontekstin se ne promovime nuk duhet spjeguar e gjithe permbajtja e librit, sepse i humbet interesi per ta lexuar, por diskutimi duhej te pervijohet mbi shtysat dhe terrenin ku autori eshte nxitur ta ndertoje vepren artistike dhe lojen e personazheve te saj, sepse ne fund te fundit eshte lexuesi gjykatesi me i mire, i cili e perjeton vepren sipas shijeve te tij artistike. Gjokaj falenderoj shoqaten Malesia e Madhe per keto aktivitete dinjitoze ne fushen e letersise dhe artit ne Michigan.

Elinda Marku e vlesoj librin ne aspektin gjuhesor, duke thene se kishte lexuar shume libra te krijueve malesor, por nuk kishte mundur ti kapercente deri ne fund kapitujt. Ajo tha se libri ka nje gjuhe te pastert dhe nje matafore fantastike qe te kujton trumcakun e Migjenit.

Ne fjalen e tij te shkurter Pergega vlersoj kontributin e shkrimtareve malesore dhe te shoqates Malesia e Madhe qe eshte nje ure e kultures. Nje komb eshte i forte jo per financen, por sa libra ka ai. Kohen e matjes me kulture e ka kuptuar me se miri krijuesi qe ndjen peshen e dhimbjes dhe te cenimit te vlerave te lirise.

Luigj Gjokaj tha per bashkemalesorin e vet se ne Malesi nuk kemi shume intelektual, por po rritet per dite nje plejade krijuesish si autori i librit "Vdejka e valeve" dhe jam i sigurte se me keta burra do te kemi rrefleksion kombetrar

Romancieri i ri Dr. Anton Gjuravcaj eshte nga Trieshi i Malesise se Madhe. Babai i tij ka qene Dr. Prof. i gjuhes dhe letersise shqipe ne Malesi. Ka botuar nje monografi "Malesia ne kenget epike e lirike" Xhaxhaj Zefi eshte marre me poezine popullore, ndersa xhaxhaj Gjergji ka doktoruar ne Shkup dhe ka shkruar ne proze mbi Malesine e mbi Shkodres. Duke qene se ne proze Malesia ndjehet mangut, autori kishte preferuar ti kushtohej kesaj gjini letrare. Gjithashtu ai ka botuar librin poetik "Balade vertikale" 1994 dhe librin me tregime "Memonto" 1995. Autori me fjale bujare dhe te zgjedhura i falenderoj te gjithe te pranishmit dhe ne vecanti folesit e rastit dhe i ftoj forcat krijuese te diaspores qe te ndermarrin hapa te metejshme ne drejtim te perkthimit te botime qe vijne nga vendlidja ne gjuhen anglese. Ne fund te ketij aktiviteti familja i ftoj te pranishmi ne nje kotej, ku vazhduan diskutimet tej parashikimt.

2012/06/24

Kur Republika e Turqisë mbështeti ndërhyrjen ushtarake të Republikës së Shqipërisë për shpëtimin e Kosovës

1.

Me datat 2 dhe 3 Mars 1999,ish kryeministri i Shqipërisë, zt. Pandeli Majko , ne krye te nje delegacioni qeveritar ,kreu nje vizite zyrtare te rëndësishme në Ankara. Delegacioni shqiptar ishte ndare ne dy grupe. Me linjen ajrore Turkish Air Lines : Tirane -Stamboll –Ankara erdhen ministri i Mbrojtjes,Luan Hajdaraga,ministri i Financave, Anastas Angjeli dhe ministri i Ekonomise Ylli Bufi, ndërsa ne orët e vona te kesaj date, po me linjën Turkish Air Lines, por me itinerarin Milano -Stamboll -Ankara mbriten ne Ankara kryeministri Majko dhe ministri i Punëve te Jashtme, Z.Milo , te cilet kishin marre pjese ne nje mbledhje te partive te majta ne Itali.

Delegacioni u vendos ne hotel “Hilton”, ne qendër te Ankarasë. Te nesërmen kryeministri u prit nga presidenti vendit, Sulejman Demirel , kryeministri Bylent Exhevit dhe shefi Shtatmadhorisë e komandant i Forcave te Armatosura,Gjeneral Armate Kivrikoglu. Ne Shtatmadhori ishin planifikuar te merrnin pjese ne takim vetëm kryeministri Majko,ministri i Mbrojtjes,Luan Hajdaraga dhe atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Hajro LIMAJ.

Por,kur mbritem ne zyren e pritjes se shefit te Shtatmadhorisë gjetëm edhe ambasadorin e Republikes se Turqisë ne Shqipëri, Z.Ahmet OKCUN,i cili gjate gjithë vizitës se kryeministrit Majko perpiqej te monopolizonte gjithçka dhe te mbante nen kontroll takimet kofidenciale te kryeministrit shqiptar, duke u munduar te shmangte të gjithë autoritetet e tjera shqiptare. Një gjë te tille ai u përpoq të realizonte edhe në këtë takim, i cili në fakt përbënte edhe takimin kryesor dhe më të rëndësishëm të kësaj vizite.

Për temat që do të diskutoheshin ne kishim punuar dhe koordinuar të gjitha çështjet ,përpara se të vinte delegacioni në Ankara. Kryesore do të ishin rrugët e zgjidhjes së Krizës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë,sulm i cili mund të ndërmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjësimit të reparteve dhe njësive ushtarake të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës,UCK-së, të cilat stërviteshin në territoret veriore të Shqipërisë, apo me hyrjen në luftë të Shqipërisë për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga genocidi Serb që kishte filluar të zbatohej nga presidenti Miloshevic,variant i cili do të zbatohej nëse NATO nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë.

Shefi i Shtatmadhorisë,Gjeneral-armate Hysejin Këvrëkoglu, i cili ndiqte me kujdes nëpërmjet të dhënave të zbulimit strategjik zhvillimet në Veri të Shqipërisë dhe brenda Kosovës, i garantoi kryeministrit Majko mbështetjen e gjithanshme ushtarake në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë nëpërmjet rrugëve konkrete që do të aplikoheshin sipas zhvillimeve të ardhshme në terren.

Gjithashtu,ai e garantoi Zotin Majko,se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet,të cilave Shqiperia u kërkoi mbështetje politike,diplomatike dhe ushtarake për një ndërhyrje ushtarake të detyruar për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës,i vetmi vënd që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia.

Plus miqësisë tradicionale me këtë vend,një rol shumë të rëndësishëm luajti lobi shqiptar që jeton në Turqi dhe media turke që ishte ngritur e gjitha në këmbë për të shmangur një Srebenicë në Kosovë. Prandaj, Turqia i kuptonte mjaft mirë detyrimet e shtetit Shqiptar në mbrojtje të Kosovës,mbasi ajo kishte përvojën e vetë të vitit 1974 me Qipron. Ajo u detyrua të ndërhynte ushtarakisht në Qipron e Veriut,nga operacioni së cilës u shmang vazhdimi i mëtejshëm i gjenocidit grek ndaj popullsisë turke në këtë ishull mesdhetar.

Kryeministri Majko,në fund të takimit me emocionet që atë e shoqëronin , kur dolëm nga Shtatmadhoria ju drejtua ministrit të Mbrojtjes, z.Hajdaraga dhe mua se “ Turqia e tregoi edhe këtë herë vehten që është mikia dhe aleatia e vërtetë strategjike e Shqipërisë “.Dhe ai kishte te drejtë për këtë konkluzion. Marrëdhëniet ishin me të vërtetë të shkelqyera dhe Shtatmadhoria me Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë për atasheun ushtarak të Shqipërisë i kishin hapur dyert për 24 orë, veçanërisht gjatë Krizës së Kosovës të vitit 1999.

Mua në Turqi, atëhere me bëheshin 5 vjet kohë qëndrimi, së bashku me studimet që kisha kryer në Stamboll. Kur erdhi në pushtet qeveria Nano,veçanërisht ministri Jashtëm, Z. Milo kërkoi kthimin tim në Atdhe,por ministria e Mbrojtjes e kundërshtoi atë deri në fund. Shkaku kryesor nuk ishte koha e qëndrimit,por fakti që unë në këtë detyre isha emëruar në fund të vitit 1994 nga qeveria Berisha.

Këtë ja thash edhe kryeministrit Majko në Ankara, duke i nënvizuar të vërtetën e këtyre makinacioneve e duke i shtuar se “ unë jam i gatshëm të kthehem familjarisht në çdo kohë në Shqipëri”.Por ai menjë herë mu përgjigj : “E di Zoti kolonel që do të kthehesh në Shqipëri dhe nuk do ta besh si kolegët e tu ne Bruksel,Gjermani apo Amerikë,të cilët në vend të Shqipërisë morën strehim politik në këto vende në 1997,por në këto situata ti na duhesh patjetër në Ankara,mbasi jemi përballë me Serbinë dhe Turqia na ka garantuar cdo lloj mbështetje dhe bashkëpunimi strategjik”.

Dhe menjë herë u nisëm me shpejtësi drejt aeroportit të Esenbogas në dalje ta Ankarasë,nga ku i uruam rrugë të mbarë kryeministrit me ministrat që e shoqëronin. Ata me avion u nisën drejt Tiranës,ndërsa ne me makinat zyrtare u rikthyem në Ankara për të vendosur midis këtyre dy vendeve bashkëpunimin e shpejtë dhe koordinuar një gjendje të jashtëzakonshme, drejt së cilës po shkonte Shqipëria nëse nuk do të ndërhynte NATO për shpëtimin e kosovarëve dhe Kosovës…...


2.


Pas shkatërrimit të ish- Bashkimit Sovjetik,diplomacia turke u aktivizua edhe më shumë nëarenën ndërkombëtar edhe arriti të krijojë pozicione të reja në gadishullin e Balkanit, të cilat janë në një linjë me interesat e amerikanëve. Dinamika ipolitikës së jashtme të Turqisë, shikohet në parandalimin e hegjemonisë së Serbisë dhe të Greqisë në Ballkan, duke rritur gjithashtu kapacitetin e saj diplomatik në të gjitha organizmat ndërkombëtare.

Sidomos radikalizimi i qarqeve të caktuara në Serbi dhe në Greqi ka bërë që vemendja e Turqisë në këtë rajon të jetë e kujdesshme, sepse ky radikalizim është në dëm të Shqipërisë dhe të Kosovës. Roli i Turqisë, si fuqi ballkanike, është i një rendësie të vaçantë dhe ky rol duhet të merret parasysh në veçanti nga faktori kosovar dhe ai shqiptar, sepse në momentet me delikate të viteve të fundit që kaloi Shqipëria dhe Kosova, Turqia ishte shteti që vuri në dispozicion diplomacinë e saj dhe ishte e gatshme të vinte në dispozicion të shqiptarve edhe forcën e saj ushtarake. Viti 1997 dhe lufta e fundi t në Kosovë, janë tregues faktikë se Turqia është garanci e sigurtë për shqiptarët në Ballkan. Kur në vtin 1997 Greqia ishte e gatshme të dërgonte trupa ushtarake në Jug të Shqipërisë, gjoja për të mbrojtur minoritarët grekë në Shqipëri, qeveria turke u bëri të qartë grekëve se një sulm ushtarak mbi Shqipërinë do të konsiderohej nga qeveria turke si një sulm mbi Turqinë duke e detyruar qeverinë greke të deklarojë publikisht se nuk mund të dërgojë trupa në Shqipëri, sepse do të sulmohej nga aleati i saj historik, Turqia.

Kur qeveria serbe e Millosheviçit po bënte një spastrim të ashpër etnik në Kosovë, qeveria turke lëvizi me shpejtësi diplomacinë e saj duke shpejtuar ndërhyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe pasi filluan sulmet e NATO-S mbi Serbinë, avionët turq e lëshonin të gjithë ngarkësën e tyre në objektivat serbe duke mos qenë në një linjë me avionët francezë që e lëshonin ngarkesën e tyre të përgjysmuar, ose në hapësira të vdekura, duke mos ndëshkuar agresorët serbë për krimet e tyre ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare.

Qëndrimi i diplomacies turke pas rënëjes së komunizmit në Evropë është i fokusuar shumë në Ballkan, ku ajo ka interesa strategjke dhe ka gjithashtu detyrime ndaj shqiptarve, me të cilët historia i ka lidhur shumë në etapa të ndryshme të saj.

Tashmë duket qartë një diplmaci turke qe ka një strategji e cila ka synimin e saj final neutralizimin e ribizantizimit të Ballkanit, që përbëhet nga fronti ortodoks: Rusi-Ukrahinë Serbi dhe Greqi. .

Ky front po riorganizohet për të luftuar Islamin në Ballkan, i cili mori ngjyrë konkrete me masakrat e papara në Bosnje që u pasuan me krimet që u bënë në Kosovë ku kemi një popullsi dominante muslimane. . .


Pikërisht në këto hapsira muslimane, ushtria dhe paramlitarët serbë rrenuan pa mëshirë xhamia dhe medreze, të cilat nuk ua kishin zënë rrugën. Eshtë pikërisht Turqia ajo që po bën të pamundërën, që të spostojë nga Ballkani synimet territoriale të ''Frontit ortodoks'' ndaj territoreve etnike shqiptare.

Por, ka qarqe në hapësirat shqiptare, të cilat për arsye politike dhe më shumë fetare po e shohin gjallërimin e diplomacisë turke në Ballkan, që po vepron në mbrojtjen e çështjes shqiptare, si një ringjallje të fondamentalizmit islamik turk. Kjo tezë është sajuar nga propoganda e rrezikshme serbe dhe nga armiqtë që nuk mungojnë në Perëndim që janë rreshtuar historikisht kundër shqiptarve muslimanë të cilët po i shohim edhe sot duke iu kundërvënë Pavarësisë së Kosovës.


Por, politika shqiptare, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë, nuk duhet të bjerëvktimë e kësaj politike që e paraqet Turqinë rrezik potencial për të gjithë shqiptarët,sepse është pikërisht Turqia garanti më serjoz dhe i vetmi për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë si edhe i vetmi garant për të zgjidhur çështjen shqiptare në Ballkan.

Në se ka sot një qeveri dhe një shtet në botë që është i gatshëm të dërgojë ushtarët evet për të luftuar dhe për të rënë në luftë për shqiptarët, ai është shteti turk dhe qeveria turke.

Ne urojmë që ajo ditë të jetë sa më e largët, por e vërteta është se sot prapavija të rezikshme të politikës botërore po grumbullojnë mbi qiellin e Ballkanit retë e zeza të luftës, flakët e së cilës nuk dihet se ke do të përvëlonë më shumë, ato që mund ta ndezin luftën, apo ato që janë planifikuar të përvëlohen.


-------------


3.


Trashegimia osmane ne shoqerine shqiptare ashtu si ne te gjitha vendet e tjera te Ballkanit eshte e shumte dhe omniprezente : ne fe, ne gjuhen kombetare, ne menyrat e jeteses, ne rregullat e sjelljes , ne jeten shtepiake etj. Kuptimi i saj eshte ambivalente. Sepse trashegimia osmane eshte e lidhur me kombin , ben pjese ne historine kombetare, ben pjese ne shqiptari, dhe e marre ne dore nga fjalimet nacionaliste, perceptimi i saj prezanton nje dualizem te paster te fakteve kombetare : i njejti realitet perdoret per te afirmuar nje fakt dhe te kunderten e tij. Ne kete menyre si ne shume shtete te tjera Ballkanike trashegimia Osmane minimizohet dhe mohohet nga nacionalistet dhe librat e tyre. Periudha Osmane paraqitet si nje periudhe e erret e cila precedonte Rilindjen Kombetare. Ajo paraqitet si nje periudhe shtypjeje dhe obskurantizmi qe eshte pergjegjese per prapambetjen e shteteve Ballkanike ne krahasim me pjesen tjeter te Europes. Kjo shprehet qarte dhe mesohet ne librat shkollore dhe shkrimet historike. Ne shume libra dhe fjalime publike islamizimi i shqiptareve quhet AKSIDENT DHE FATKEQESI qe nuk duhet ti beje shqiptaret te harrojne se ata jane nga natyra e tyre te krishtere. Ne arkivat dhe librat e Perandorise Osmane ndodh e kunderta , ku shqiptareve i atribuohet nje vend i lavdishem dhe flitet per ta me shume lavdi dhe admirim. Nje liber i publikuar ne Tirane ne vitin 1997 qe jep per shembull nje liste te 35 vezireve( kryeministrave) ne perandori nga shekulli i 15 deri ne 1922. Shqiptaret insistojne ndonjehere ne ngjashmerine e gjuhes shqipe dhe asaj turke dhe thone se 50 perqind e gjuhes shqipe ka fjale turke dhe se shqiptaret mund te ndjekin pa problem programet ne televizionet turke. Shume fjale kane nje etimologji turke edhe pse disa nga ata kane origjine greke.

Shqiptaret e Turqise kujtojne me nostalgji se ata zinin nje vend te veçante ne Perandorine Osmane dhe sidomos ne administraten e saj fale besnikerise se tyre ndaj perandorise dhe zotesise se tyre e cila admirohej dhe respektohej nga turqit. Shqiptaret e Turqise tregojne nje histori qe ka partikularitetin te lidhi dy aspektet , pozitive dhe negative te trashegimise Osmane: Nje shqiptar i ankohet nje turku se 5 shekujt e Perandorise Osmane e kishin lene vendin ne nje prapambetje te mjeruar. Si i thote turku? Pse qaheni ju ? Gjate pese shekujve pjesa me e madhe e ministrave te edukimit ishin shqiptare, pra ju i bete vete te gjitha. dhe llogarine tani kerkojani vetes. Duhet marre parasysh gjithashtu permanenca e asimilimit Turk-Musliman qe funksionon edhe ne ditet tona ne disa zona te Shqiperise. Te dyja fjalet merren njera per tjetren dhe perkatesia ndaj nje komuniteti fetar kuptohet shpesh si perkatesi kombetare. Asimilimi Grek-Ortodoks funksionon ne te njejten menyre. Ne disa zona rurale shqiptare muslimanet vetparaqiten si turq edhe pse dine ta bejne mire dallimin nderrmjet kuptimit fetar dhe kombetar te etnonimit. Ky fakt-konfuzion shfrytezohet nga te krishteret qe nese vene minimalisht ne dyshim perkatesine e tyre ndaj kombit , maksimalisht vene ne dyshim besnikerine e tyre ndaj kombit shqiptar. Te krishteret radikale e perdorin kete fakt ne ditet tona si akuze publike neper mediat e tyre duke i vene muslimanet shqiptare ne banken e te akuzuarve per ti bere ata te ndihen fajesore qe kane pranuar islamin.

Ata e paraqesin muslimanin shqiptar ose si prapambetje Turke ne Ballkan ose si musliman modern qe ska lidhje me vendet e tjera muslimane dhe qe ka nje islam shqiptar duke e bere ate gati laik ose me nuanca te varfra islamike. Te dyja keto ndarje ne grupe i sherbejne ideologjive perçarese qe duan ti ndajne muslimanet shqiptare ne grupacione duke i larguar ata nga njeri tjetri dhe sidomos nga muslimanet e tjere qofshin ata turq apo ballkanike. Nga ana tjeter krishterimi paraqitet si feja e te pareve te tyre dhe si krenari kombetare duke perdorur slloganin se çdo shqiptar ne brendesine e tij ka nje botekuptim te krishtere. Duke perdorur figura te krishtere si heronj kombetare vihet theksi mbi themelimin e nje ideologjie per brezat e ardhshem qe konsiston ne paralelizimin e kombit dhe heronjve te tij me krishterim dhe te krishtere. Kjo ideologji po zhvillohet prej nje shekulli dhe i ka rrenjet e saj ne rilindjen kombetare shqiptare me njerez si Vincenzo Dorsa , Kostandin Kristoforidhi, etj. Por nese ne rilindjen shqiptare muslimanet shqiptare ishin shume afer islamit dhe kishin nje vizion te qarte te kurtheve te fanatikeve dhe agjenteve kishtare, duke bashkepunuar deri ne momentet e fundit te perandorise me Turqit , ne ditet tona ata jane vetem dhe shume naive ndaj kurtheve te sofistikuara , te perforcuara dhe te modernizuara te fanatikeve te krishtere. Per me teper duhet shtuar fakti se pas luftrave dhe masakrave te pameshirme te popullsise muslimane shqiptare nga vendet e krishtera fqinje komunizmi dhe ateizmi i eger Enverian shkaterroi çdo shprese organizimi komunitativ dhe diplomatik te muslimaneve shqiptare duke i larguar ata nga islami ashtu sic eshte larg lindja nga perendimi. Por goditja perfundimtare dhe vdekjeprurese po i jepet muslimaneve shqiptare ne ditet tona nga qarqet kristiano-laike duke i paralelizuar ata me antishqiptar dhe prapambetje turke ne Ballkan. Kjo platforme filloi menjehere pas dyndjes te shoqatave kishtare ne Shqiperi pas viteve 1990. Keto shoqata te cilat me ndihmen e sherbimeve sekrete kishtare e kishin te qarte se pas qafirizimit te muslimaneve shqiptare nga diktatura Enveriane dhe ateizmi i eger komunist , do ti gjenin ata pa asnje dije fetare dhe te humbur nga ana shpirterore. Mungesa e dijes dhe automatikisht inkultimi i injorances dhe ateizmit ne mendjen muslimane i bente ata nje pre te lehte per misionaret e krishtere. Por edhe nga ana ekonomike muslimanet shqiptare ishin te derrmuar dhe ishte pikerisht kjo pike e dobet dhe delikate qe misionaret e shfrytezuan me se miri duke i blere shpirtrat e muslimaneve te varfer per nje cope buke duke qene se keta te fundit kishin femije dhe familje per te ushqyer. I vetmi element i rendesishem qe i pengoi misionaret e krishtere ishte ndihma ekonomike qe vendet muslimane i dergonin muslimaneve pas aderimit te Shqiperise ne Konferencen e vendeve islamike. Ne kete menyre paralelisht me aspektin ekonomik agjenturat e huaja kishtare filluan themelimin e nje industrie mediatike qe do te perdorej si arme psiqike kryesore per largimin e shqiptareve muslimane nga te vertetat historike qe edhe sot e kesaj dite i fshihen dhe minimizohen popullit tone. Manipulimi dhe deformimi i fakteve historike nga ideologjia sllavo-komuniste beri qe shume breza te perceptojne islamin si nje fe pushtuesi qe shtypi popullin shqiptar duke e paralelizuar ate me tirani dhe prapambetje. Duke e asimiluar islamin me fe pushtuesi ata nenkuptonin se islami eshte diçka e huaj e imponuar ne boten shqiptare dhe nuk eshte pjese perberese e identitetit shqiptar. Keshtu po perdoret teza e pushtimit turk si nje berthame qe shtjellon dhe zhvillon nje urrejtje te islamit dhe largimin gradual te muslimaneve shqiptare nga islami per tju afruar krishterimit dhe rikonvertimit. Pas grushtit te shtetit dhe luftes civile te orkestruar nga agjentura greko-kishtare dhe grekofilet shqipfoles ne trojet tona te vitit 1997 muslimanet u perjashtuan ne mase nga administrata shteterore dhe ju vu kapaku nje mundesie zhvillimi te tyre ne arenen shqiptare. Vrasja e Azem Hajdarit, eliminimi i Abdi Baletes nga skena politike pas kercenimeve nga çetat e armatosura te grekofileve dhe shume faktore te tjere bene qe te jepej lirisht mundesia kishtareve per aksion. Viti 2000 dhe 2001 dhe atentatet e kullave binjake pershpejtuan dhe lehtesuan punen e kishtareve duke i prere muslimaneve shqiptare çdo ndihme ekonomike nga vendet e tjera islame nen akuzen e financimit te terrorozmit nderkombetar. Perballe kesaj mizerje nje pjese e vogel e muslimaneve shqiptare u detyruan per te ushqyer femijet e tyre te behen skllave shpirterore te manipulimeve kishtare dhe te ndryshojne fe. Por pjesa derrmuese edhe pse asimiloi disa qendrime anti-islame nuk e ndryshoi fene por pjeserisht pranoi laicitetin per te mbijetuar ne nje shoqeri ku muslimani rimonte me taleban dhe varferi dhe i krishteri me pasuri, modernizem dhe zhvillim. Platforma e ideologjise se rikonvertimit te shqiptareve vazhdoi dhe u thellua edhe ne trojet muslimane te Kosoves nga Vatikani dhe agjenturat kishtare edhe pas pavaresise se Kosoves dhe kontributit qe dhane vendet perendimore ne njohjen e kesaj pavaresie. Slogani kryesor ishte Europa dhe Amerika na çliruan (pra te krishteret) dhe tek ata eshte e ardhmja jone , pra duhet te modernizohemi dhe te Europeanizohemi( nenkuptohet te braktisim adetet islame per te adoptuar ato te krishtera).

Vertete Nato( tek e cila ben pjese edhe TURQIA) çliroi shqiptaret nga skllaveria serbe por me kusht qe ata te behen vasale te Amerikaneve dhe Europeaneve. E njejta gje ndodhi para 500 vjetesh kur Sulltani na çliroi nga zgjedha Serbo-Bullgaro-Greko-Venediko-Raguziane (pese zgjedha dhejo nje) duke na kerkuar sic po e bejne tani Europeanet dhe Amerikanet ne Kosove qe te jemi aleate te tij. I njejti skenar aktore te ndryshem. Edhe pse autoritetet Europeane dhe Amerikane publikisht nuk kerkojne rikonvertim te shqiptareve ne krishterim nen rrogoz ata e inkurajojne ate duke financuar dhe zhvilluar ideologji anti-islame qe do te bejne qe brezat e rinjve shqiptare ne Kosove do te rriten dhe edukohen me nje urrejtje te thelle ndaj islamit , gje qe do ti beje ata automatikisht te krishtere. Nqs Sulltani i imponoi te krishtereve shqiptare para 500 vjetesh taksa ekonomike ne ditet e sotme muslimaneve shqiptare pas varferimit te tyre po ju imponohet ja vetem aspekti ekonomik por edhe taksa ideologjike dhe ne mentalitet. Duke marre parasysh faktin qe keto taksa pagohen vetem me rikonvertim atehere sna ngelet rruge tjeter veçse ajo qe sipas antimuslimaneve shqiptare para 500 vjetesh n detyroi te pranojme islamin , por kesaj here po ndodh e kunderta dhe po tregohet ana tjeter e monedhes. Atehere mes dy Sulltaneve cilin te zgjedhim ate para 500 viteve qe na dha ne dore edhe çelsat e Stambollit apo kete te riun qe na dha Kosoven duke na bere vasale te tij ne Ballkan dhe na rikthyer ne te krishtere. Cilin Muratin,qe ja morri Kosoven serbeve para 500 viteve per tja dhene ate ne dore pashallareve shqiptare apo kete te riun qe e çliroi tani dhe ja dha ate kishtareve dhe laikeve shqiptare? Pse i pari trajtohet si pushtues dhe konvetues me dhune ndersa i dyti si çlirues dhe hero? Nese te dy çojne te i njejti fund cila eshte diferenca nderrmjet tyre? Pergjigjen çdo shqiptar i ndershem mund ta gjeje ne fund te zemres dhe mendjes se tij,thotë publicisti shqiptar nga Brukseli z.Abedin Rakipi.


4.

Hapja e arkiva të ish-perandorisë osmane për Kosovën nuk është një lajm i mirë, por i shkëlqyer. E gjendur përballë një propagande shekullore nga ana e Serbisë dhe në pamundësi për t‘ju përgjigjur me të njëjtën monedhë, Kosova do të ketë një shans të madh përpara për t‘i bërë të qartë botës të vërtetën historike. Dhe arkivat e Perandorisë Osmane për këtë janë tamam një thesar. Ato përmbajnë shënime dhe dokumente, të cilat kanë informata të rëndësishme lidhur jo vetëm me historinë e Kosovës, por të rreth 30 shteteve, të themeluara pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, e cila është shteti i fundit që ka fituar pavarësinë nga kjo perandori. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, deri më 1912-ën kanë qenë nën sundimin e kësaj perandorie. Dokumentet që ndodhen në këto arkiva, me kërkesë të tyre, do t‘iu sigurohen të gjitha shteteve përkatëse. Jusif Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Kosovë, thotë se "hapja e arkivave është një lajm shumë i mirë për ne, pasi duke qenë për një periudhë të gjatë nën sundimin osman, në ato arkiva është e mbyllur një pjesë e madhe e historisë së Kosovës dhe e shqiptarëve në tërësi". Sipas tij kjo mundësi vjen në kohën e duhur, jo vetëm për rrethanat historike të Kosovës, por edhe për shkak të anës profesionale, klimës shoqërore etj. Instituti që ai drejton ka bërë marrëveshje me institucionin homolog të Turqisë, si dhe me Arkivin e Shtetit për të dërguar ekspertë atje. Por cilat janë ato çështje ku do të mund të hidhej dritë. Periudha osmane mbërthen një nga pjesët më të kontestuara të historisë shqiptaro-serbe. Përfshihet në të beteja e famshme e Fushë-Kosovës, miti i ngritur nga serbët. Përfshihen shpërnguljet masive të shqiptarëve, struktura e popullsisë së Kosovës nëpër shekuj. Dhe natyrisht një nga temat më të nxehta, ajo mbi ndërrimin e fesë. "Një prej formave më flagrante të manipulimit serb ka qenë pikërisht feja", thotë profesor Bajraktari. Sipas tij, me hapjen e arkivave, shqiptarët do të kenë përparësi, pasi do të paraqiten nga burime të dorës së parë argumentet se si e kanë vlerësuar shqiptarët fenë myslimane, se si ata u konvertuan në myslimanë etj. Perandoria Osmane ishte e pajisur me dokumente mbi pronat dhe pasuritë, dokumente kadastralë shumë të vlefshëm. "Pushtuesit serbë, sa herë kanë hyrë në Kosovë, kanë grabitur arkivat turke dhe pasuritë e shqiptarëve. Ata i kanë manipuluar faktet sipas interesit të tyre. Pronat e shqiptarëve i kanë trajtuar si shtetërore edhe pse s‘ka pasur shtet", thotë Bajraktari. Por me hapjen e arkivave në Turqi, fakte të reja do të dalin në dritë edhe në lidhje me këtë çështje. Lajmin për hapjen e arkivave e ka bërë të ditur e përditshmja turke "Today Zaman", e cila nëpërmjet një shkrimi, ka njoftuar se dokumente me vlera historike po klasifikohen prej vitesh dhe tashmë pritet përfundimi. "Në të kaluarën të dhënat dhe dokumentet e rëndësishme ishin të fshehura, ndërsa tani do të lëshohet dritë jo vetëm mbi historinë e Turqisë, por gjithashtu edhe mbi historinë e 30 shteteve në Ballkan, Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme", thuhet në artikullin e botuar këto ditë, në këtë gazetë. Të dhënat në arkivat osmane mbulojnë një periudhë prej 400 deri 500 vitesh të historisë së këtyre shteteve, ku përfshihen të gjitha territoret ku ajo kishte shtrirë pushtimin në ditët e lulëzimit të saj si Maroku, Tunizia, Algjeria, Libia, Egjipti, Sudani, Jemeni, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Jordania, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Siria, Palestina, Izraeli, Libani, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Kosova, Rumania, Moldavia, Maqedonia, Greqia, Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia dhe Qipro.

Por sipas gazetës, jo të gjitha shtetet do të kenë mundësinë të dërgojë studiuesit e tyre, ndërsa për sa i përket studiuesve individualë, duket se do të ketë më shumë përparësi. Pika më e nxehtë për Turqinë si duket ka qenë ajo për të cilën BE-ja vazhdimisht i bën presion. Gazeta turke njofton gjithashtu se ligji i arkivave kombëtare, i përpiluar pas përfundimeve të hulumtimeve dhe punës së klasifikimit në arkivin e Perandorisë Osmane, pritet që të miratohet pas hapjes së Parlamentit turk më 1 tetor. Qeveria turke po përgatitet që ta miratojë një ligj menjëherë sa të mblidhet Parlamenti. Ky ligj do të sigurojë që arkivat do të trajtohen në përputhje me metodat shkencore, bën të ditur "Today Zaman". Ligji autorizon Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore për përgjegjësinë e dokumenteve arkivore dhe dokumenteve të gatshme për t‘u arkivuar, mbrojtjen e tyre, përdorimin e tyre në përputhje me interesat kombëtare dhe publike si dhe eliminimin dhe shkatërrimin e tyre nëse është e nevojshme. Ndërkohë dokumenti i parë si pasojë e bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë tashmë ka dalë në dritë. Ai titullohet "Vilajeti i Kosovës, dokumentet otomane", në të cilin janë përfshirë dokumente që datojnë nga viti 1526 deri më 1912-ën. Po kështu njëzetmijë dokumente të dixhitalizuara janë sjellë në Kosovë. Shqiptarët kanë pasur një rol shumë të fuqishëm në historinë e Perandorisë Osmane. "43 sadriamea ose në shqip kryeministra kanë qenë me origjinë shqiptare", thotë profesor Bajraktari. Por brenga e tij, sikurse e shumë studiuesve të tjerë është nëse mundësia për të hulumtuar nëpër arkivat turke do të mbështetet financiarisht edhe nga institucionet, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Përgatiti:Flori Bruqi

DIKUSH U MASHTRUA....



Nga Ymer Halimi


/18.03.1998/

E mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës, dhe u vendos që Kryqin e Kuq të Kosovës, në Këshillin Republikan për Ndihma Emergjente ta përfaqësoja unë dhe u morrem vesh, siç ishim njoftuar më parë, t’i merrnim disa pako me barna, që ishin vendosur në shtëpinë z. S. Novosellës.



Pas mbledhjes, B. Dumnica dhe pof. I. Dedushaj shkuan në shtëpi, ndërsa dr. Xh. Shkodres me veturen e tij dhe unë shkuam t‘i merrnim barnat e t’i përcjellim në zyrën e Kryqit të Kuq. Por i paralajmërova që nesër mund t’i përcjellim për Drenicë me N. Zariqin, me që kemi me shkue me te.


Prof.dr.Isuf Dedushaj

Në orën 13,00 ishim para shtëpisë së z. S. Novosellës dhe e zonja e shtëpisë na e hapi derën. I ngarkuam ca pako me barna, që ishin marrë nga shoqata “Nenë Tereza”, sipas marrëveshjes me ta, e kur mbyllem bagazhin dhe hapëm dyert e veturës për të hyrë në të, dy detektivë i nxorën kartat e identitetit dhe na thanë: “Jeni të arrestuar!”.


    Sabri Maxhuni Novosella

Ata, vetëm një minutë me parë i pashë duke e ndaluar veturën private të markës 101, ngjyrë e kuqe, e vjetër. E kjo ?! Si të porositur.


         Tash:Prof.dr.Xhevat Shkodra dhe Ministri shendetesor Prof.dr.Ferid Agani

Na ndanë. Dr. Xh.Shkodres ia mori veturën njëri nga ata për ta vozitur, ndërsa unë shkova me te dytin, në veturën tyre. Asnjë fjalë të vetme nuk e ndërrova, e as nuk më pyeti asgjë deri sa na futën në shtëpin, ku punonin njerëzit e UDB-së.


Para syve tanë i zbrazën pakot e barërave, në të cilat kishim informacion se ç’kishte, por jo edhe për të gjitha. Gjatë hyrjes n’atë shtëpi sillesha krejt lirshëm në dukje, por gjendja ime shpirtërore nuk ishte e tillë.

 Dr. Xh. Shkodra, dy here me tërhoqi vërejtjen: “Hej a e di ku je?!”. Por unë, me sjellje doja t’u tregoja se nuk kishim bërë faj.

Ata vërtet me shikonin si me habi. Na lanë te vetëm rreth njëzet minuta. Erdhën për pak kohë dhe u sqaruam, se jemi të Kryqit te Kuq te Kosovës dhe ky është një veprim normal, për aktivitet humanitar.

E kërkuan Kryetarin I. Dedushen e sollën pas një kohe edhe atë. E vendosën në të katin njëjtë, i treti, por në një zyre në anën tjetër te korridorit.


Nebih Zariqi

Na lanë të gjithëve vetëm dhe unë si unë, u ngrita në këmbë, dola në korridor për t’i thënë mirëseardhje prof.Isufit. Dr. Xh. Shkodren e kapi shqetësimi: “Hej a e di ku je ore?!”- ma përsëriti.

Me vet i thoja: E di, e di se kur isha 20 vjeç, para 30 vitesh, e kisha përgjakur dyshemenë në një objekt të këtillë sa që nuk e njihja fytyrën time, në emër të patriotizmit, por sot po sillem në cilësinë e një intelektuali të “pafajshëm”.

Dr. Xh. Shkodra gjatë gjithë kohës, sa ishim vetëm, ankohej që nuk kishte ngrënë as mëngjes. Sigurisht e mendonte se do jemi më gjatë aty dhe kjo e shqetësonte. Për ta “lehtsuar”, unë i thash: po deshe ujë, të bie, sa për bukë - zoti të lashtë shënosh!

 I thash se e pash një bakall me uji qe ishte ne tavolin prapa shpines se tij. Me shiqoi me plot gaz, por pa bër zë. U morrem vesh që përballë hetuesve të flasim sa me pak dhe i koordinuam paksa qëndrimet.

Por deri sa ne po pritnim, nga Dragodani dëgjoheshin, thirrjet e femrave serbe se si kundërshtonin para Konsulatës Amerikane për qendrimin amerikane në çështjen e Kosovës. Kjo ndodhi edhe për atë, sepse po atë ditë në Prishtinë ishte z. Gelbard dhe e mbështeste qëndrimin e shqiptarëve.


         Ambasadori amerikan Rober Gelbard 

Dikur, pas një ore, erdhën përsëri i regjistruan gjeneralitë e identitetit tonë. U thamë se barnat janë domeni i Kryqit të Kuq. Kuptuan se jemi profesorë në Universitet dhe ndoshta kjo ndikoi sado pak, përveç asaj që ishim edhe të Kryqit të Kuq, që sjellja e tyre të ishte korrekte.

Por rrafshi i dialogimit politik nuk u shmang. Njëri nga ata u shpreh: “Ju / mendoj te shqiptaret/ po doni të shkruani harta të reja në Ballkan. Jo, kjo pa gjak nuk bëhet !” Ndiehej tepër i sigurtë në superioritetin e vet. Karshi nesh ishte njeri mjaft i ri. Pas ca fjalëve me plot ironi na liruan.



U befasuam. Si ngjau ky lirim?! Por te barnat ne kishim shumë çka kirurgjike.

Deri sa kalonim pranë zyrës ku ishte prof. Isufi, i thashë: Ne po shkojmë. Qëllimi ishte që ta kuptojë në një mënyre fundin e këtij procesi.


Thënë të drejten origjinaliteti i sjelljes te njerëzit më bënë te ndjehem mirë.

Gjatë rrugës, dr. Xh. Shkodres i’u kishte fikësuar: si na kapen?. Kush i informoi? A ishte rastësi?. Jo, assesi rastësi, por jo vetëm atij. Mos u merakos doktor, dikush nga ne, ose dikush nga ata..., dhe për ta ironizuar këtë çështje i thashë: “Ndoshta ti doktor, ose unë ”.

Ai bëhej edhe më nevrik. Kërkonte nga unë një seriozitet. E unë prapë ironizoja. A nuk i njeh shqiptarët a?

Po si të them ndryshe ore..., kur njerëzit që parprakisht i dinin këto veprime, ishin të gjithë shqiptarë: Te “Nëna Tereze”, te Kryqi i Kuq, te Emergjenca, po edhe rruga ku i ishim, ishte e banuar 100% me shqiptarë. Ata nuk ishin kur ne i ngarkuem që të dyshojnë gjatë punës.


Për ta ndaluar këtë torturë shpirtërore, por jo edhe pa arsye, dr. Xhevatit, i thashë: “Po prof. Isufin si e kemi tash ore? E lamë në burg e ne po ikim... ”

***
Pas pak kohesh u kthye edhe prof. Isufi. Me rrefeu se, para se ta arrestonin atë, ai kishte lajmëruar QIK-un, (Qendra e Informimit të Kosovës) se ishin arrestuar aktivistët e Kryqit të Kuq të Kosovës. Tani ky ishte lajm medial.



Deri në mbrëmje, me vizituan ca shokë e fqinj. Kjo kështu ishte bërë si modë. Por diç më la mbresë. Një intelektual (Sh), që ishte mysafir, në ndarje e sipër më tha: “Shikoje familjen tënde !”. Mendoi se e kishte me dashamirësi. Por më bëri të mendoj thellë në shumë dimensione.



Vërtet duhet të jesh i “papërkulshëm deri në ashpërsi të shpirtit per qëllimin” thot Niçe. Prandaj, po që se do t’i shërbesh çështjes së përgjithshme kjo vlen. Por, është shumë i rëndësishëm qëndrimi ndaj procesi që ta kuptosh qëndrueshmërinë e tij, te besosh ne te, edhe kur është shumë i maskuar nga pasiguria. Këtu është madhështia intelektuale e njerëzore – që ta kuptosh atë.



Duket i paqëndryeshem procesi në të parë, se është i mbështetur në pak individë dhe njerëzit i kthejnë shpinën, këtyre proceseve me qenësore, në emër të interesit të vet personal e familjar. Por, ky interes i pjesëshm te ndjeket me çdo kusht i bën ata që t’u shërbejnë edhe njerëzve të krimit dhe proceseve të kriminalizuara.



 Kjo, individet i bën të robëruar shpirtërisht e i shndërron në qenie shtazore, qe te vemin motiv e kanë për të ngrën e për te pasë, e për asgje shpirtërore. E përbashkëta shpitërore është hyjnore, për njerëzit. E ne, ku jemi përball procesit te filluar, si tërsi, se individet e tillë i pam me 5, 6 e 7 Mars 1998 ?!

***


E pas gjithë kësaj u ndjeva mirë kur N. Zariqi e kofirmoi se nesër do të shkojmë me mbi dhjetë tonë ushqime e materiale te tjera për Drenicë, por mbetem pa barnat se dikush u mashtrua ...


E mendoi se diçka personale është më e vlefshme. Vertet, kjo nuk ishte rastesi.


Lexoni:

http://mjekesia.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Ymer-Halimi/Biografia-e-sakte01ymer-halimi.pdf.aspx

2012/06/23

Përshtypje nga “Drini poetik”, 9-10 qershor 2012


Faliminerës nga Amerika‏

Thank you very much for your friendship, hospitality, and generosity. I appreciated your desire to share with us your culture and history and will be contemplating all that I experienced and learned for quite some time.

I am safely home, rested and eager to share with my friends and family all that I have experienced in your country!

Also please extend my thanks to President Demaçi and the rest of the LShK.

Faliminerës!

Ian Thal USA



Z. Kadolli,

Ju uroj dhe besoj se e keni marre veten nga lodhja dhe shqetesimet e Festivalit Poetik. Po ashtu, te njejten gje uroj edhe per z. Demaçi dhe Galica.

Po ju dergoj kumtesen qe t'ia transferoni autorit. Kisha me vete edhe fotokopjen e shkrimit tim te botuar para 21 vjeteve, por ja qe e harrova krejt. Sigurisht do ta ruaj se kushedi mund t'ia dergoj njehere tjeter.

Te fala!

Feride


I nderuari zoti Baca Adem Demaçi

Se pari ju falenderoj qe na e dhate mundesine te jemi edhe ne pjesemarres ne Takimet Nderkombetare Letrare "Drini Poetik" 2012

Njekohesisht ju lajmerojme se sonte, me 13.06. 2012 ne oren 20 e 30 minuta ne valet e Radio Kosoves ne emisionin tone "Shtigje letrare" eshte fjala juaj ne teresi, si dhe poezite e disa poeteve tane e atyre nderkombetare. Pershendetje dhe pergezime per nje organizim te sukseshem, per te cilin do kisha dashur t'i them edhe disa fjale ndonje here tjeter, ne menyre qe si anetar i LSHK-se dhe si dashamir i ketij manifestimi te madh kulturor, ta jap kontributin tim modest, ne menyre qe takimet e ardhshme te jene edhe me te mira edhe me te sukseshme. Shendet, suksese dhe gezime!


Miku juaj Sadik Pervetica


Te nderuar Lidhja e Shkrimtareve te Kosoves,

Desheroj t'ju falenderoj shume per organizmin e shkelqyer e me mjaft vlera qe organizuat pergjate fundjaves ne Prizren.

Festivali "Drini poetik" u karakterizua nga nje pasuri e jashtezakonshme e vlerave qe percolli ne cdo moment, cka deshmoi qartazi bashkimin dhe unitetin tone shqiptar.Faleminderit gjithashtu per mikpritjen tuaj te jashtezakonshme e qe personalisht me beri te ndihem kaq bukur mes gjirit tuaj.
Nderim dhe respekt per te gjithe Ju!

Gezuar 134-vjetorin Tuaj si dhe Diten e Lirise!

Pershendetje te perzemerta nga Gjirokastra!

Sinqerisht,

Edlira


Doc. PhD Edlira Mantho
-----------------------------------------
Department of Albanian language
University of Gjirokastra "Eqrem Çabej"
Albania

I dashur profesor Shyqyri,

Ju falenderoj dhe shpreh mirenjohjen time per pritjen e mrekullueshme dhe ne radhe te pare, mundesine per te njohur njerez te mrekullueshem si ju , dhe nje qytet historik si Prizreni, ne te cilin vija per here te pare.
Rrethanat erdhen te tilla, sa me keqardhje ju them se nuk patem mundesi te flisnim e te takoheshim pak me gjate, pasi edhe detyrimi e obligimi juaj ne kete aktivitet kishte peshen maksimale.

Nuk di nese ju foli Alisa, pa ju lodhur, por ne momente te caktuara ne na duhet te jemi edhe pak nena, edhe bija, edhe motra te kujdesshme. Fati e deshi qe te isha edhe me bashkeudhetare, pasi humba edhe autobuzin me te cilin kisha ardhur.


Mbetemi ne kontakt

Me respekt e dashuri Helena


I nderuemi kryetar Demaçi,

ju falenderoj me ndjenjën më të thellë njerëzore e shqiptare për mirëpritjen e sinqertë, fisnike, kombëtare dhe shumë bujare.Ne, njerëzit e penes, ishim bashkë edhe folem shqip,lexuam shqip,u përshëndetem shqip nga të gjitha anët shqiptare, Ulqini e Saranda,Gjilani e Presheva,Prishtina dhe Dibra,Vlota dhe Gjakova...

Jam i bindur se kjo urë mes shqiptarëve, që ju i nderuemi Demaçi ,ia vutë themeliet,do të forcohet e ngritet deri në pedestal për me u permend e kultivue brez mbas brezi me mesazhet patriotike dhe intelektuale që na i dhuruet në Priizren.

I nderuemi kryetar,

me lejoni që nga Ulqini, t u përshëndes e falenderoj Ju,stafin organizativ të "Drinit poetik", si dhe gjithë të gjithë poetet , shkrimtarët dhe studuiesit që na krijuan atë përjetim të bukur kulturor,artistik dhe shpirtëror.

Me respekt,

Ibrahim Berjashi, Ulqin


Dear Mr. Abdyl Khadolli, Mr. Shyqri Galica, Ms. Ledianna Stillo, Mr. Ilaz Kadolli, Mr. Agim Krasniqi and Friends in Kosova,

Hello my friends! I write to you with great joy today. I am home in New Orleans. I miss your company very very much! Your generosity of poezi, your great human spirit, and your smiles are with me in my heart. My trip to Kosova was a pure wonderment! I was engaged with every emotion of happiness, and also I have seen the incomprehensible sorrows you have endured. I am deeply honored to be accepted by your families. Today the great spirit of Albanians lives deeply within my heart in very special ways because of you and your people. The people of Albania are truly special to my mind. Your journey is an ancient adventure, old and new. I saw it in the smiles of the childrens' faces at the fountain at the center of town when I first arrived. There is no other place on earth as special as your precious and beautiful world. Your cultural treasures are beyond measure. You have shown me the house of your heart, and you have shared with me the true way of community between Kosova and America. The task of our poetry anothology in English / Albanian language is vital to our future. We must now begin our work to bring your poets to America. Your vision has made it possible for us to grow strong on both sides of the Atlantic ocean as loyal brothers who stand shoulder to shoulder in happy times, as well as sad times. I will honor our new cultural beginning between our countries of Kosova and America as you have honored me. You have brought grace and respect to both of our countries, our families, and our people. Your act is courageous. It is truly visionary. It is full of joy and beauty to share with the world. Today, the cultural vision of Albanians is an ancient light shining from my heart as an example of Hope and Truth which leads the way for people everywhere in both of our countries, as well as Albanians and Americans throughout in the world. We will always stand together. Nothing can separate us now. I am profoundly changed by my experience in your country. In the days and years to come, I will continue to serve your region with my work in the gift of culture, art and poetry. It is very important to me know I am now a member of your family. I feel strongly that my home is in Kosova, as much as it is here in America. I wish to be an integral asset to your entire region in helping you and your people achieve their great mission in unity. Your people have infinite diversity and love for all life and nature. You have endured so much sadness but you our stronger today than ever before. I am inspired to continue with the cultural work which you have begun. I wish to celebrate great Albanian poetry and thought everywhere in America. I want everyone to feel the special joy of your poets. We will have many more visits together in Kosova and in America. This project is a new blessing to shared by our families, friends, scholars, historians, thinkers and writers. Today our countries have gained an amazing cultural opportunity by our new friendships. The cultural imagination of your region is something which you should be very proud, and which I believe will deeply touch all Americans' hearts. I want our people to remember, and never forget, that we a part of the same family always. The citizens of Kosova and America are uniquely strong in their respect for the law of human rights, democracy, individuality, love and liberty. Now the spirit of poetry has taken firm root with a firm handshake between us. I am grateful to you in so many ways, for opening up your country to me, to Prizren, to Shitme, to Drenice, to Llapushnice, to the house of Adem Jashari, to Galice, to the gravestone of Shota Galica and her family, to Lubovec, to Mitrovice, to Prishtina, to the memorial of Pajaziti, Zejnullahu and Hoxha near Vushtret, and finally to all of the other villages and cities large and small which I will visit next time in Kosova. I have now witnessed first hand the birth of freedom! It is beautiful! Your vision strengthens me as a father, a son, a brother, a poet and a friend. Today I have two homes: New Orleans and Kosova. Please offer my deepest respect to all of your families and friends. Also, I extend my profound appreciation to Adem Demaci and his family. Today we begin the work honoring our future as brothers who stand shoulder to shoulder in birth and in death. Peace and Strength through Poetry my Friends, Always! We will see each other again soon!

Sincerely,

Dave Brinks (USA)









“Fjalori enciklopedik shqiptar”


“Fjalori enciklopedik shqiptar” (FESH), botim i ri, është përgatitur në Akademinë e
Shkencave të Shqipërisë pas një pune komplekse disavjeçare të Qendrës së Enciklopedisë
Shqiptare, të redaksive të 21 fushave tematike të Fjalorit, të Këshillit botues e të Redaksisë
së përgjithshme dhe të disa qindra autorëve të zërave. Vepra e pranishme vijon rrugën e
çelur nga “Fjalori enciklopedik shqiptar” i botuar në vitin 1985, i cili, si vepra e parë
enciklopedike në gjuhën shqipe, shënon një arritje të rëndësishme të shkencës e të kulturës
shqiptare.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke çmuar rëndësinë dhe vlerat e “Fjalorit
enciklopedik shqiptar” për kulturën kombëtare, vendosi të përgatisë një botim të ri të
rishikuar e të plotësuar të tij dhe ka planifikuar njëkohësisht hartimin e një “Enciklopedie
shqiptare” në disa vëllime, si vepër me karakter më të gjerë jo vetëm për nga numri i
zërave, por edhe për nga trajtimi i tyre. Ky botim i “Fjalorit enciklopedik” është
përgatitur në rrethana të reja historike‐politike të brendshme e të jashtme dhe në pajtim
me to ndryshon shumë nga fjalori i mëparshëm, si nga ana sasiore, ashtu edhe nga
përmbajtja e zërave dhe mënyra e trajtimit të tyre.

Fjalori përfaqëson një vepër shkencore sintetike e përgjithësuese, që pasqyron Botën 
Shqiptare në tërësinë e saj që nga lashtësia deri në ditët tona, historinë e kombit shqiptar në
 tërësi dhe të trevave të tij etnike. Në këtë mes vend të gjerë zë pasqyrimi i gjithanshëm i jetës së shtetit shqiptar që nga themelimi i tij më 28 Nëntor 1912, si dhe pasqyrimi i historisë së Kosovës. Po ashtu në FESH kanë gjetur pasqyrim historia dhe jeta e popullsisë shqiptare në Maqedoni e në Malin e Zi, ana
gjeografike‐natyrore e trojeve të saj të banimit, zhvillimet dhe arritjet e reja politike,
ekonomike, arsimore e kulturore. Arbëreshët e Italisë e të Greqisë dhe në përgjithësi
diaspora shqiptare, e vjetra dhe e reja, veprimtaria e institucioneve dhe e figurave të
njohura të saj, janë vështruar si pjesë përbërëse e pandashme e Botës Shqiptare dhe kanë
gjetur pasqyrimin e duhur në FESH. Kështu, në emërtimin “Fjalor enciklopedik
shqiptar” përcaktimi “shqiptar” pasqyron në radhë të parë përmbajtjen e kësaj vepre: ajo
ka të bëjë me kombin shqiptar dhe atdheun e tij, pra nuk është një vepër enciklopedike e
tipit universal. 
Në hartimin e kësaj vepre me karakter të theksuar kombëtar kërkesë themelore ka
qenë trajtimi i zërave me vërtetësi e saktësi shkencore. Është synuar të paraqitet mendimi
më i ri i shkencës shqiptare, arritjet e shkencave albanologjike në Shqipëri,në Kosovë, nëMaqedoni, në Malin e Zi, në diasporë e gjetkë, si dhe në arritjet e autorëve shqiptarë në
fusha të tjera të dijeve shoqërore, të teknikës, të kulturës, të arteve e të sportit. Në të gjitha
hallkat e punës për këtë vepër janë bërë përpjekje për të dhënë një trajtim shkencor sa më
objektiv, duke nxjerrë në pah rrugën dhe vlerat historike e kulturore të popullit shqiptar.
Në FESH pasqyrohet individualiteti kombëtar etnik i popullit tonë, lashtësia dhe
autoktonia e tij në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë dhe kontributi i tij në
historinë dhe në kulturën botërore. Në zërat e kësaj vepre pasqyrohen institucionet
politike, ekonomike, shoqërore, arsimore, shkencore, artistike, fetare të popullit shqiptar e
të paraardhësve të tij ilirë, roli i tyre në histori dhe marrëdhëniet me qytetërimet e lashta e
të mëvonshme deri në ditët tona. Vend të gjerë zënë gjithashtu mjedisi gjeografik, qendrat
e banuara, qendrat arkeologjike, degët e ndryshme të ekonomisë (industria, energjetika,
bujqësia, transporti, transporti, shërbimet etj.), gjeologjia, pasuritë e nëntokës dhe
shfrytëzimi i tyre, historia e brendshme dhe marrëdhëniet me fqinjët e me shtetet e tjera,
historia ushtarake, arsimi, shkenca, letërsia shqiptare e gjuha shqipe, kultura materiale e
shpirtërore e popullit shqiptar, artet e ndryshme, shtypi e botimet, mjetet e komunikimit,
fizkultura e sportet etj.
Tipar dallues i FESH të ri është pasqyrimi i gjerë i personaliteteve e i figurave të
historisë kombëtare. Janë përfshirë si zëra të veçantë persona që kanë dhënë ndihmesa të
çmuara në fushën e historisë e të jetës politike, në fushën ushtarake, në degët e ndryshme
të ekonomisë, në fushën e shëndetësisë, të arsimit, të shkencës, të kulturës e të artit
kombëtar, të fesë, të sportit etj., në të kaluarën dhe sot; persona që kanë hedhur hapat e
parë në veprimtari me rëndësi shoqërore, apo që me veprën e tyre kanë dëshmuar traditat
e lashta e të pasura të kulturës sonë kombëtare. Janë përfshirë gjithashtu edhe
personalitete e figura të huaja, që kanë pasur apo kanë lidhje të drejtpërdrejta me çështjet
shqiptare, në këtë mes edhe nga ata që me veprimtarinë e tyre kanë sjellë pasoja të rënda
për popullin e kombin shqiptar. Në këtë botim të ri të “Fjalorit enciklopedik” kanë zënë
vend një numër i konsiderueshëm personash të jetës politike, kulturore‐artistike e fetare,
që kanë qenë dënuar për pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre politike ose ishin lënë në heshtje
të plotë gjatë periudhës së pushtetit komunist; po ashtu janë trajtuar edhe ngjarje e
organizata që kanë të bëjnë me veprimtarinë e forcave kundërshtare të regjimit komunist.
Në përputhje me natyrën dhe karakterin e veprës zërat përmbajnë informacion të
ngjeshur e të përpiktë. Pjesa më e madhe e zërave janë trajtuar në mënyrë të përmbledhur
dhe cilësohen si zëra të vegjël. Një numër zërash për çështje e institucione me karakter më
të përgjithshëm, si dhe për persona me veprimtari të gjerë, shumëplanëshe e me vlera të
spikatura janë trajtuar në mënyrë më të shtjelluar dhe cilësohen si zëra të mesëm. Disa
zëra për tema të gjera, që përbëhen nga një varg nëntemash dhe përfshijnë periudha tëgjata kohe, po ashtu dhe disa zëra për personalitete të shquara të historisë dhe të kulturës
kombëtare janë trajtuar në formë artikujsh studimorë sintetikë dhe cilësohen si zëra të
mëdhenj.


Fjalori i ri enciklopedik përmban mbi 7200 zëra, ndër të cilët mbi 2300 zëra
persona, në krahasim me rreth 5000 zëra (ndër të cilët rreth 700 zëra persona) të FESH të
botuar më 1985. Të gjithë zërat e fjalorit të mëparshëm janë rivështruar, ripunuar e
plotësuar, shpeshherë rrënjësisht, nga autorët e tyre, nga bashkautorë të rinj, nga
redaksitë përkatëse, nga redaktorët e Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare dhe nga Këshilli
botues i veprës. Në këtë proces një numër zërash u gjykuan si të panevojshëm dhe u lanë
jashtë, kryesisht dukuri kalimtare ose propagandistike të periudhës së socializmit, dhe
disa persona pa ndonjë veprimtari të spikatur, por që ishin përfshirë për shkak të
emërtesave të kohës. Një numër zërash të tjerë janë thjeshtuar ose bashkuar në zëra
përmbledhës. Shtesa prej mbi 2500 zërash në krahasim me FESH të botuar më 1985 nuk
ka të bëjë vetëm me përfshirjen e ngjarjeve dhe dukurive të reja që i përkasin periudhës
nga viti 1985 deri në ditët tona. Duke marrë parasysh realitetin e ri të krijuar sot për
popullin shqiptar në Ballkan, veçanërisht çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999 dhe
shpalljen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran më 17 shkurt 2008,
Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare bënë shumë
përpjekje që në këtë botim të ri të FESH të pasqyrohen gjerësisht të gjitha trevat
shqiptare, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme zërat për qytetet, fshatrat, komunat dhe për
njësitë e gjeografisë fizike (male, fusha, lugina, qafa, gryka, lumenj etj.). Përveç kësaj,
janë shtuar në mënyrë të ndjeshme edhe zërat për personalitete e figura historike ose të
fushave të ndryshme të kulturës, artit, shkencës, sportit etj. Besojmë se në këtë mënyrë ky
Fjalor enciklopedik ka arritur të jetë një vepër me karakter mbarëkombëtar dhe ky tipar i
tij do të theksohet edhe më tej në botimet e ardhshme me plotësimet e nevojshme.
Lënda e FESH është përgatitur nga redaksitë përkatëse në pajtim me Platformën e
punës të miratuar nga Redaksia e përgjithshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me
Qendrën e Enciklopedisë Shqiptare. Lënda është përpunuar sipas kritereve shkencore e
teknike të veprës nga Qendra e Enciklopedisë Shqiptare, e cila, në bashkëpunim edhe me
autorët e redaksitë, ka kryer vijimisht një varg plotësimesh e përditësimesh. Këshilli
botues i veprës ka shqyrtuar të gjithë lëndën sipas fushave dhe ka vendosur përfundimisht
për përmbajtjen e saj në marrëveshje me redaksitë e fushave dhe me Qendrën e
Enciklopedisë Shqiptare. Për realizimin e kësaj vepre kanë bashkëpunuar dhe kanë dhënë
ndihmesë të veçantë punonjës shkencorë të instituteve dhe qendrave kërkimore‐shkencore
të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pedagogë të Universitetit të Tiranës, të
Universitetit Politeknik të Tiranës, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të universitetevetë tjera të vendit, të Akademisë së Arteve, të Akademisë Ushtarake, të Akademisë së
Rendit, si dhe specialistë të cilësuar nga një numër institucionesh të tjera kërkimore‐
shkencore. Janë të shumtë bashkëpunëtorët nga Universiteti i Prishtinës, nga Instituti
Albanologjik i Prishtinës dhe nga institucione të tjera të Kosovës, po ashtu nga
Universiteti Shtetëror i Tetovës, nga Universiteti i Europës Juglindore në Tetovë dhe nga
institucione të tjera në Maqedoni, në Malin e Zi si dhe në botën e jashtme, të cilët janë
treguar të gatshëm të hartojnë zëra nga fushat e tyre të punës dhe të na ndihmojnë me
materiale e të dhëna të dobishme për plotësimin e një numri zërash të tjerë. U jemi
mirënjohës të gjithëve dhe i falënderojmë botërisht. Për saktësimin dhe përditësimin e të
dhënave që përmban vepra, u jemi drejtuar organeve të administratës shtetërore e
sidomos INSTAT‐it, prefekturave në qarqe dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile në
Ministrinë e Brendshme, që na vuri në dispozicion të dhënat e gjashtëmujorit të parë të
vitit 2008 për popullsinë e qarqeve, të komunave e të qyteteve dhe të Republikës së
Shqipërisë në tërësi.Fjalori është pajisur gjerësisht me ilustrime. Janë përdorur një varg
ilustrimesh të FESH 1985.

Qendra e Enciklopedisë Shqiptare gjatë këtyre viteve është kujdesur të krijojë një
 arkiv ilustrimesh, që do të përdoren edhe në botimet e ardhshme enciklopedike 
të Akademisë së Shkencave. Falënderojmë Institutin e Historisë dhe Grupin
drejtues të veprës “Historia e popullit shqiptar” (në 4 vëllime), botim i Akademisë së
Shkencave, që na vunë në dispozicion materialet ilustruese të kësaj vepre. Një varg
materialesh ilustruese na janë vënë në dispozicion nga Instituti i Arkeologjisë, Instituti i
Kulturës Popullore, Qendra e Studimeve Gjeografike, Biblioteka Kombëtare, Arkivi i
Ministrisë së Ndërtimit, Arkivi i Teatrit të Operës dhe Baletit   dhe nga institucione të
tjera e persona të veçantë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi.

“Fjalori enciklopedik shqiptar” u miratua për botim nga Këshilli i botimeve i Akademisë
së Shkencave. Këshilli e shqyrtoi veprën në tërësi pasi dëgjoi recensionet e hollësishme të
përgatitura nga akad. Zija Xholi dhe prof. Ylli Vejsiu, të cilët i falënderojmë për
vlerësimet, vërejtjet e sugjerimet e dobishme. Falënderojmë në mënyrë të veçantë
Kryesinë e Akademisë së Shkencave, e cila e pati në qendër të vëmendjes këtë vepër dhe
bëri të gjitha përpjekjet që, me gjithë problemet e riorganizimit të Akademisë gjatë vitit
2008, faza përfundimtare e përgatitjes së veprës për botim të zhvillohej në kushtet më të
mira të mundshme. U jemi mirënjohës punonjëseve të Akademisë së Shkencave znj.
Shazije Guri dhe Drane Koçi, të cilat me leximin e kujdesshëm të krejt veprës pas
faqosjes, ndihmuan që të mënjanohen një numër të metash dhe të njësohen më mirë disa
çështje teknike.

Shprehim besimin se “Fjalori enciklopedik shqiptar” do të pritet me interesim nga rrethet
e gjera intelektuale e arsimore shqiptare, nga qytetarët e thjeshtë, si dhe nga rretheshkencore
e kulturore në botën e jashtme, që kanë interes të zgjerojnë e të thellojnë dijet e
tyre për Botën Shqiptare në tërësi. Lënda e grumbulluar për këtë vepër dhe përvoja e
fituar do të shërbejnë për ribotimet e ardhshme të përditësuara e të plotësuara të saj.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë u drejtohet të gjithë lexuesve e përdoruesve të veprës,
që me vërejtjet e me sugjerimet e tyre të ndihmojnë për përmirësimin e saj, në mënyrë që
ky “Fjalor enciklopedik shqiptar” të bëhet një vepër sa më përfaqësuese, e përpiktë dhe
shkencore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...