Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/07/20

Zhbëhet projekti i operës “Ibrahim Rugova”, shkojnë huq 1.000.000,00 euro

Afro një milion euro që janë shpenzuar në emër të objektit të shtëpisë së teatrit dhe operës, “Ibrahim Rugova”, do të bien në ujë. Kabineti i ministrit aktual të Kulturës, Memli Krasniqi, ka marrë vendim ta shpallë të pavlefshëm projektin e vjetër. Së shpejti do të hapet një konkurs ndërkombëtar me të cilin do të zëvendësohet projekti i gjermanit Kai Auffermann, i përzgjedhur gjashtë vjet më parë, kur ministër kulture ishte Astrit Haraqija. Prej atëherë janë shpenzuar fiks 880 mijë euro për “Ibrahim Rugovën”. Hartimi i projektit u ka kushtuar taksapaguesve kosovarë 420 mijë euro, derisa 420 mijë të tjera janë ndarë për fazën e parë të punimeve, në kohën kur Ministria udhëhiqej nga Valton Beqiri. Edhe 40 mijë euro tjera janë shpenzuar për revidim në kohën e ish-ministrit të Kulturës, Lutfi Haziri.

Kabineti aktual i ministrit Krasniqi thotë se vendimin për zhvlerësimin e projektit e ka marrë pas rekomandimeve nga një raport që e kanë trashëguar. Nuk u bëhet vonë që gati një milion euro do të shkojnë huq. Përgjegjësi për këtë nuk japin as ish-ministrat e kaluar, të cilët thonë se MKRS-ja duhet ta modifikojë projektin dhe jo të hartojë një të ri.

“Është definitive që do të hapet konkurs për projekt të ri dhe kjo do të ndodhë së shpejti. Arsyeja është, sepse sipas revidimit që është kërkuar nga ish-ministri Lutfi Haziri janë identifikuar shumë defekte dhe pasi e kemi analizuar mirë kemi ardhur në përfundim se nuk duhet të vazhdojmë punimet”, ka thënë Shasivar Haxhijaj, këshilltar i lartë politik i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi

Sipas tij, për të qenë sa më cilësor projekti i ri, Ministria e Kulturës do të hap konkurs ndërkombëtar.

“Do të hapim konkurs ndërkombëtar duke ditur se është projekt i madh dhe kërkojmë që të jetë sa më cilësor”, ka thënë Haxhijaj.

Shtëpia e teatrit dhe operës “Ibrahim Rugova” kur ishte projektuar qe llogaritur të kushtonte mbi 25 milionë euro.

Për këtë projekt në dhjetor të 2010 ish-ministri i Kulturës, Valton Beqiri, bashkë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejudiu, dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, kishin vënë gurin themeltar të ndërtimit të objektit pranë Fakultetit Teknik në hapësirën prej 2 hektarësh e 62 arësh

Ismail Kadare padit Nexhmije Hoxhën për "Dimri i Vetmisë së Madhe"


Ismail Kadare padit Nex hmije Hoxhën për dorëshkrimin origjinal të librit "Dimri i Vetmisë së Madhe". Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i është drejtuar dje Gjykatës së Tiranës, për të rimarrë dorëshkrimin origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe", i cili mbahet padrejtësisht, sipas tij nga Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha. Në padinë e depozituar dhe marrë në dorëzim nga gjyqtari Bledar Abudullai, Kadare ndër të tjera kërkon dhe rifitimin e së drejtës së autorit mbi këtë vepër. Kjo padi vjen vetëm pak kohë pasi Ismail Kadare ribotoi veprën e tij "Dimri i Vetmisë së Madhe", vepër e cila gjatë periudhës së komunizmit u censurua si në titull ashtu edhe në përmbajtje, transmeton BW .



Avokatët mbrojtës të Ismail Kadaresë kanë depozituar dje në Gjykatën e Tiranës padinë civile kundër Nexhmije Hoxhës. Në objektin e kësaj padie kërkohet nga ana e Gjykatës së Tiranës: "Rifitimi i të drejtës së autorit mbi veprën artistike, dorëshkrimi origjinal i librit "Dimri i Vetmisë së Madhe" dhe rikthimi i dorëshkrimit origjinal i veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe" në posedim të z. Ismail Kadare. Marrja e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar inventarizimin dhe sekuestrimin e dorëshkrimit origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe", mbajtur në mënyrë të paligjshme nga e paditura Nexhmije Hoxha dhe lënia përkohësisht në ruajtje pranë një institucioni të pavarur të përcaktuar nga gjykata deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes." Ndërkaq, padia në fjalë është hedhur në short dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga ana e gjyqtarit Bledar Abdullai.

SIHARIQT SERBE:Pavarësi pa sovranitet për Kosovën!

Bashkëjetesa paqësore e pikëpamjeve të ndryshme për statusin e Kosovës duke pranuar nevojën që Beogradi të njohë të drejtën e Prishtinës për të marrë vendime politike, por jo edhe sovranitet e shtetësi, janë idetë kryesore të planit për zgjidhjen e “problemit të Kosovës” që një grup qytetarësh serbë ia ka dorëzuar sot Kryesisë së Serbisë.

Dokumenti "Marrëdhëniet shqiptaro –serbe: Bazat për fillimin e ri”, simbolikisht pesë minuta para orës 12 e ka dorëzuar redaktori i E –Novine Marko Matiq i cili me këtë rast u ka thënë gazetarëve se dokumenti përmban shtatë rekomandime “me zgjidhej origjinale, parime dhe mekanizma zbatimi i të cilëve do të hapte kapitull të ri në marrëdhëniet e dy popujve”, njoftojnë medie të Beogradit.

Por Matiq ka thënë se Serbia paraprakisht duhet të ridefinojë interesat e veta në Kosovë e pastaj të qartësojë saktë dallimin e termit ndërmjet pavarësisë e sovranitetit.

Më këtë dokument ia ka paraparë zbatimin mekanizmit për status paralel me të cilin parimisht do të barazohej statusi i serbëve në Kosovë dhe i shqiptarëve në Luginë. Me këtë plan Matiq ka paraparë edhe hapjen e zyrës në Prishtinë e në Beograd që nuk do të kishte funksionin e përfaqësisë diplomatike por funksionin e komunikimit ndërmjet institucioneve Kosovës e të Serbisë.

Ky projekt ka përkrahjen e Qendrës për zhvillimi të Demokracisë.

Këshilltarja besnike e Berluskonit


E kush nuk do ta dëshironte të kishte një këshilltare si kjo që shikoni në foto……

Por, këtë fat e ka vetëm Silvio Berluskoni. Nicole Minetti, këshilltarja rajonale e partisë së Berluskonit ka dhuruar shfaqje të vërtet në Porto Cervo.

Paparacët e kanë fotografuar në disa pozicione mjaft provokuese Minettin dhe tashmë këto foto po qarkullojnë pothuajse në të gjitha gazetat italiane.

Faqet rozë kanë treguar se Minetti është një prej femrave të dyshuara që organizonte festat e shfrenuara seksuale të Berluskonit dhe dyshohet se ky i fundit e shpërbleu duke e futur në politikë.

Përse duhet mbështetur Artan Hoxha?


Nga Arben Manaj


Nuk e kam fjalën për mbështetjen e emrit të tij për President, pasi është mbyllur ai kapitull, por për të pastruar baltën që i kanë hedhur me të padrejtë, siç thotë ai.
Demarshet e pasuksesshme të tij, siç shkruan së fundmi për akses në arkivat e ish-Sigurimit te Shtetit, pronë tashmë e Shërbimit Informative Shtetëror (SHISH), janë një ogur i keq për të tjerët e damkosur ligësisht, sa janë dhe lajm i mirë për disa të tjerë, që e dinë të vërtetën e tyre me atë shërbim famëkeq.

Z.Artan Hoxha duhet mbështetur nga të gjithë në këtë lëvizje, do e quaja unë civilizuese, duke besuar realisht në pastërtitë e tij morale dhe mos-bashkëpunimin e tij të pretenduar nga disa qarqe.

Nuk do doja të besoja kurrën e kurrës që ajo dosje e z. Hoxha, nëse realisht ka një të tillë, siç pretendon ai, do të përbente Top Secret, sekret shtetëror, ku do të cenohej Siguria Kombëtare, edhe pas kaq dekadash. Po të ishte vërtetë ky motivi, do ishte një gjë për tu krenuar, pasi do te renditeshim me dinjitet njëlloj si shërbimi sekret britanik MI6, apo shume të tjerë perëndimorë, që kanë afate disa dhjetëra vjeçare për mos hapje dosjesh. Realisht, pa qenë e nevojshme të jesh shkencëtar hapësinor, nuk besoj se bëhet fjalë në ketë rast për një analogji të tillë. Z. Hoxha për shkak të lidhjeve të tij politike dhe miqësore me skalionet e larta politike dhe mediatike në vend, është në një pozicion të privilegjuar krahasuar me të tjerë bashkëvuajtës për të mundësuar një akses të këtillë.


Fakti që nuk po ja mundësojnë, dëshmon disa gjëra:




Ose, siç pretendohet jo zyrtarisht se Shërbimi Informativ Shtetëror drejtohet nga njerëz që “nuk i kanë mirë” marrëdhëniet me qeverinë ose edhe anasjelltas, dhe kjo e frenon ketë akses.

Ose, ata që u morën me kandidimin e z. Hoxha në krye të herës, dhe me të cilët ai komunikoi atë natë të gjatë dhe mëngjes me shoqërues Garde në rrugën drejt destinacionit të klasifikuar, nuk duan të thonë ato që dinë, nëse vërtetë dinë.

Por, edhe këtu ka një fije shprese në këtë lëvizje, që unë do ta emërtoja “Hoxha vs dosjeve të Hoxhës”, nëse do i besonim variantit të mosbashkëpunimit te SHISH-it aktual me dëshirën e z.Artan Hoxha, ish kandidatit presidencial “të prerë në besë”.

Shpresa mund të qëndrojë, nëse nuk jam naiv, në ndryshimin e pritshëm dhe të përfolur të kreut të këtij Shërbimi. Nëse kjo nuk ndodh, dhe nëse z.Hoxha ka nuhatjen dhe “informacionin zyrtar“ informal se edhe mund të mos ndodhë, atëherë ka një opsion tjetër.

Nëse duhet një nismë ligjore ne parlament, dhe nëse ka vullnet politik për ta bërë këtë gjë nga maxhoranca, aq më tepër edhe nga opozita, jam mëse i sigurt, se z. Hoxha ka aq miq deputetë në parlamentin aktual, besoj edhe në të ardhshmin, nëse nuk është edhe ai vetë nesër deputet, që mund te ndërmarrin një iniciative për një ligj qe do detyronte aksesin e qytetarëve të interesuar shqiptar ndaj dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Mundet qe z.Hoxha t’i kenë shkuar ndërmend edhe këto opsione, por e rëndësishme është të bëhen sa më shpejt, pasi baltosja e figurës se tij do të jetë më jetëgjatë, sesa çudia që zgjat vetëm tre ditë e çdo gjëje të pakëndshme.

Për këto arsye, kjo lëvizje e admirueshme e z. Hoxha meriton mbështetjen e te gjithë shoqërisë, që kushdo “detar”, “notar” a “peshkatar”, të shkojë të lahet dhe pastrojë mëkatet në det, dhe kushdo “lapangjoz”, a “pis” të dëmshpërblejë në mënyrë precedenciale, moralisht dhe ligjërisht, përbaltjen e dinjitetit të prezumuar të z. Hoxha.


2012/07/18

Analize e shkelqyer mbi premisa te verteta.




Nga   Prof.Dr.Vedat Shehu

Për analizën e Mergim Korçës

Mergim Korca, me shume se ia hoqi masken nje predikuesi te kuqezimit bolshevik, me fakte, premisa dhe arsyetim mbi bazen e logjikes shkencore, ka vene me shpatulla per muri te gjithe ideologet antikombetar qe perpiqen te mohojne te vertetat e ngjarjeve historike. Keto te verteta, te veshura, jo aq, me llafet e Enver Hoxhes, se sa me gjakun e viktimave te Tij. Ideologet , apo polit-ideologet, qe sot maskohen me Luften Kunder Okupatorit, kane marre revansh ne vazhden e perpjekjeve per mohimin apo zbutjen e krimeve te Enver Hoxhes, duke hymnezuar shpifjet e Tij kunder kolloseve te Shqiptarise. Disa prej tyre jane vet te ushqyer me ndjenja tee terrorizmit bolshevik, te tjeret jane verbuar nga preopagabda neoenveriste per disa ane pozitve te socializmit te pretenduar dhe te minuar nga vet Enveri. Enveri vrau apo asgjesoi jo vetem kolloset e inteligjences shqiptare, por edhe shoket e Tij te shquar. Enverit , nje ish student dhe nepunes deshtak, i benin hije, e erresonin komplet te diturit e Kombit dh te Partise se Tij. Dihet, tashme, se si u montua, ky deshtak me ndjenjasadiste, ne ballin e Luftes Clirimtare dhe ne krye te Shqiperise. Servilet e sotem te diktatorit sadisti Enver Hoxha jane zbatues modern te mohimit te ceshtjes kombetare te nxitur nga nacionalizmi shoven antishqiptar.
Nje sqarim: Konferenca e Pezes u mbeshtet dhe u udhehoq nga atdhetare te vertete, nga ata, qe Enver Hoxha i quajti tradhetare. Konferenca u uzurpua nga klika e Enver Hoxhes qe manipulohej prej Jugosllaveve. Kapeless se Ushtrise (te Abaz Kupit, Myslym Pezes, etj) te dale nga Peza iu hoq shqiponja kombetare dhe iu vu ylli bolshevik i ushtrise se kuqe-bolshevike. Paskal Milon e ka pare historia, se po t’a kish pare ky Historine do te gjente vazhdimisht te shkruar theniene Enver Hoxhes “Merite e Partise Komuniste (sot Parti e Punes) ishte qe Luften Nacional Clirimtare e Ktheu ne lufte klasash derjte Revolucionit popullor me prirje socialiste”. Ky citate flete qarte se Partia Komuniste, pasi uzurpoi uddheheqjen e Pezes, dmth Bashkimin Kombetar dhe Ushtrine Kombetare e beri ushtri te kuqe bolshevike, nisi (bile e shpalli) luften civile (vllavrases). Enver Hoxha, diktator, uzurpoi edhe Partine dhe, pasi gjakderdhjen kriminale e legalizoi si politike lufte me te keqen, zbatoiterrorizmin bolshevik ala-Enver, brenda popullit dhe brenda vet-vetes. Ngordhi Enveri, ngordhi Patia e Tij dhe u ngjalle lugat tek psalltet e mashtrimit modern.
Vedat Shehu


Z. Flori Bruqi,
Po ju percjell, per klikim, nje koment timin mbi analizen e Metrgim Canos te publikuar nga Ajet Nuro.
Falnderime
Vedat Shehu
 


Poetja prishtinase Ilire Zajmi-Rugova dhe Ali Podrimja perfaqsojne Kosoven dhe Shqiperine n“Voix de la Mediterainee” (Zërat e Mesdheut) që po mbahet në qytetin Lodeve të Francës.e Festivalin e 15-te te poezise

Poetja Ilire Zajmi - Rugova dhe poeti Ali Podrimja po marrin pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Voix de la Mediterainee” (Zërat e Mesdheut) që po mbahet në qytetin Lodeve të Francës.


 Ceremonia e hapjes së këtij festivali është bërë të hënën e 16 korrikut, por programi zyrtarisht ka nisur të martën. Pesëdhjetë shkrimtarë nga 24 vende të botës janë pjesë e këtij manifestimi që organizohet nën patronazhin e UNESCO-s dhe nuk ndalet vetëm te poezia. Koncerte, ekspozita e ngjarje të tjera janë në mënynë e “Zërat...”. 





          Poetja prishtinase  Ilire Zajmi-Rugova




z.Ilire Zajmi-Rugova atje po përfaqëson Kosovën, e Podrimja zyrtarisht merr pjesë në këtë festival si poet nga Shqipëria. Podrimja ka thënë se nuk e di pse i është shkruar se është poet nga Shqipëria. “Shqipërinë e kanë vendosur para emrit tim. Këtë nuk e di përse. 


Kur erdha, edhe unë u habita”, ka komentuar ai mënyrën e prezantimit të tij përderisa në festival nuk ka pjesëmarrës nga Shqipëria. Për festivalin ka thënë se po hap rrugë bashkëpunimi me klubet letrare, poetët, botuesit e fondacionet e ndryshme.

          Poeti Akademik  Ali Podrimja 

“Është festival shumë i njohur”, ka thënë Podrimja. “Megjithatë, siç shihet, ekziston një përshtypje e mirë për fjalën e kulturën shqiptare. Ajo që duhet të bëjmë ne është t’i kushtojmë një vëmendje edhe më të madhe dhe të ngulim këmbë që vetëm me art dhe kulturë mund të ecim përpara”, ka thënë poeti për gazetën, nga qyteti Lodeve, teksa tregon se po shoqërohej nga përkthyesi i njohur i poezisë nga gjuha shqipe, në gjuhë të tjera, Aleksandër Proksi. Përgatitja për botimin e librit të tretë në italisht të Podrimjes, tashmë ka nisur.

Secili nga poetët e ftuar atje ka të rezervuar nga tri paraqitje, lexime e diskutime me poezi.

Ilire Zajmi - Rugova është paraqitur atje mbrëmjen e së martës, me 5 poezi, në një ambient, që siç e ka përshkruar ajo, impozant të titulluar “Lexim nën dritën e qirinjve”. Zajmi do të paraqitet edhe të enjten në sheshin kryesor të qytetit si dhe të shtunën, në një “Takim me lexim të poezive” dhe në një diskutim i cili transmetohet në radion e atjeshme.

“Gjithashtu kam marrë ftesë për pjesëmarrje në një emision të radios të premten, ku do të lexoj dhe do të flas për poezinë. 20 poezi të përkthyera në gjuhën frënge do të lexohen gjatë këtyre paraqitjeve nga aktorët profesionistë dhe do të përcillen me kitarë e klarinetë nga muzikantët e këtushëm”, ka thënë Zajmi - Rugova.

Veç 50 poetëve, pjesë e këtij festivali janë edhe 100 artistë të tjerë, si shkrimtarë, muzikantë e aktorë. Poetja kosovare ka treguar se ajo që po i bën përshtypje më së shumti në Lodeve është mishërimi i tërë qytetit me frymën e festivalit.

“I tërë qyteti jeton me poetët pjesëmarrës këto 6 ditë. Ndjek paraqitjet e tyre, blen librat e tyre të ekspozuara në shesh, e të tjera. Përkthimi i poezive në gjuhen frënge dhe gjithashtu botimi në antologji janë një element tjetër i këtij Festivali”, ka thënë ajo. “Prandaj, besoj se jam me fat që mora ftesën të vij këtu”.

Ftesa për të marrë pjesë në këtë festival i kishte mbërritur në dhjetorin e vitit të kaluar nga drejtori Marc Delouze. “Në mesin e disa emrave të poeteve nga Kosova, të cilët u janë dërguar organizatorëve dhe në bazë të poezive që kemi dërguar, jam përzgjedhur unë”, ka treguar Zajmi - Rugova. Ajo e cilëson si tepër të rëndësishme për kulturën dhe letërsinë shqipe pjesëmarrjen në Francë.

Marc Deluxe 

“Përveç diplomacisë kulturore që i bën vendit tënd, gjithashtu krijon kontakte me shkrimtarë, botues, përkthyes, e të tjerë”, ka thënë Ilire Zajmi - Rugova,per media.

Festivali do të zgjasë deri të dielën e 22 korrikut te 2012-shes , ndërsa përveç leximeve poetike, ai boton edhe antologjinë në gjuhën frënge me poezitë e autorëve pjesëmarrës.



 F.B

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...