2012-08-10

Kapakun e jetës e mbyll,për të shndritë!...




Nga Angjelina Krasniqi Bardhaj



Foto: LOKJA

Dua të ta prek faqen me dorë
Të ndjej në pëllëmbë ngrohtësi,
Të trapis pjesën e brendshme
Të nxjerrë në dritë ca peripeci.

Të sillem tamam me kohën
Unë lokja!...Që fjalët tjerrë,
Po, Veshjen Kombëtare
Më thoni,në arkë, ta lë të bjerrë?!...

E di, me pjek dielli në vere,
Dhe dritën nuk e dua të venitur,
Nata e errët mbi veshjen
S‘dua të pllakoset papritur.

I frikohem errësirës si shkak
Mbylljesysh pa u vënë re.
Veshja që unë-Lokja mbaj në trup,
Është dhe jeton me ne!

Mos më zgjoni zhurmën e dallgëve,
Me rritje të ankthit në kraharor,
Që hedh përpjetë dhe zemrën,
E që s’mund ta ndal me dorë.

Rrahjet e zemrës u dyfishuan
Një breng thumboi në shpirt
Një Loke- e djegur në trup,
Për Veshjen Kombëtare-
Kapakun e jetës e mbyll,për të shndritë!...

Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi


LOKJA


Dua të ta prek faqen me dorë

Të ndjej në pëllëmbë ngrohtësi,
Të trapis pjesën e brendshme
Të nxjerrë në dritë ca peripeci.

Të sillem tamam me kohën

Unë lokja!...Që fjalët tjerrë,
Po, Veshjen Kombëtare
Më thoni,në arkë, ta lë të bjerrë?!...

E di, me pjek dielli në vere,

Dhe dritën nuk e dua të venitur,
Nata e errët mbi veshjen
S‘dua të pllakoset papritur.

I frikohem errësirës si shkak

Mbylljesysh pa u vënë re.
Veshja që unë-Lokja mbaj në trup,
Është dhe jeton me ne!

Mos më zgjoni zhurmën e dallgëve,

Me rritje të ankthit në kraharor,
Që hedh përpjetë dhe zemrën,
E që s’mund ta ndal me dorë.

Rrahjet e zemrës u dyfishuan

Një breng thumboi në shpirt
Një Loke- e djegur në trup,
Për Veshjen Kombëtare-
Kapakun e jetës e mbyll,për të shndritë!...

Foto: PASURI SHPIRTI 


Lëkund gurët e themeleve të së kaluarës
Hekuros dhe shtrij kujtimet me plot mall,
Ndjenjëflakën e vjetër hedh mbi trup e letër
Më bëhet se u vesha me mbulesë të bardhë.

Më linii në botën e kujtimeve të mija
Ku zanat përkundin ëndrrën e fëmijërisë,
Nën hijen e një manifestimi shpirtëror
Ku trishtimi zbutet me zërin e fyellit e çiftelisë.

Më lini si hijen të vallëzoj Vallën e Shotës,
Lojën e Librazhdit , të Prespës vallën,
Vallën e Shqiponjes mbi të gjitha vallet e botës
Të takohen, nostalgji e trishtë,me timen ringjalljen.

Me linii sot,shpirtit t’ia vesh pëlhurën 
E tisit të mirësisë, bujarisë e krenarisë,
Dhe po ma përdhumoi koha e fëlliqur
Më hudhni si leckë të ndotur,në flakën e zisë.

Më linii sot,t’i zhysë sytë e vrenjtur nën plis,
Këngën e mbi këngëve ta këndoj me brohori,
Të gjëmoj si bjeshkët ,thepat e moçëm 
Besen e trojeve të mija,ta ngrej lart mbi gjithësi.

Më lini sot, të bëhem hije e Flamurit të Shqipes,
Të valëvis e flamuroj anë e kënd, me furi e mall,
Në krah të Shiponjës të qëndroj ashtu e ngjitur
Kapakëve të mëngjeseve, lirshëm të frymoj e gjallë.

M'a grisni sot gjuhën e stuhisë ndër mote
Nese rrënkoj si e çmendur mbi lakmin,
Më cungoni trup ,këmbë dhe krenarin
Po nuk e pata pasuri shpirti -KOMBIN TIM.

                           Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi



PASURI SHPIRTI



Lëkund gurët e themeleve të së kaluarës

Hekuros dhe shtrij kujtimet me plot mall,
Ndjenjëflakën e vjetër hedh mbi trup e letër
Më bëhet se u vesha me mbulesë të bardhë.

Më linii në botën e kujtimeve të mija

Ku zanat përkundin ëndrrën e fëmijërisë,
Nën hijen e një manifestimi shpirtëror
Ku trishtimi zbutet me zërin e fyellit e çiftelisë.

Më lini si hijen të vallëzoj Vallën e Shotës,

Lojën e Librazhdit , të Prespës vallën,
Vallën e Shqiponjes mbi të gjitha vallet e botës
Të takohen, nostalgji e trishtë,me timen ringjalljen.

Me linii sot,shpirtit t’ia vesh pëlhurën

E tisit të mirësisë, bujarisë e krenarisë,
Dhe po ma përdhumoi koha e fëlliqur
Më hudhni si leckë të ndotur,në flakën e zisë.

Më linii sot,t’i zhysë sytë e vrenjtur nën plis,

Këngën e mbi këngëve ta këndoj me brohori,
Të gjëmoj si bjeshkët ,thepat e moçëm
Besen e trojeve të mija,ta ngrej lart mbi gjithësi.

Më lini sot, të bëhem hije e Flamurit të Shqipes,

Të valëvis e flamuroj anë e kënd, me furi e mall,
Në krah të Shiponjës të qëndroj ashtu e ngjitur
Kapakëve të mëngjeseve, lirshëm të frymoj e gjallë.

M'a grisni sot gjuhën e stuhisë ndër mote

Nese rrënkoj si e çmendur mbi lakmin,
Më cungoni trup ,këmbë dhe krenarin
Po nuk e pata pasuri shpirti -KOMBIN TIM.

Foto: NËNË TEREZA

----për ata që ulin posht figurën e Nënë Tereza---

Kush i tregojë botës,
Se shqipëtarët janë bartës të flotës së dashurisë.
Mirësisë,,urtësisë ,dlirësisë,
Që dinë të falin me durim
Për të korrë fitore pa mbarim.

Ti që mbështjellë bajga cdo ditë
Për të Arbërit Komb
Se ndjehesh neo-osman,
Apo,më mire të them laraman,
Jeni pshtjellarë asgjë më shumë
Hudhni fjalëfëlliquren posi bombë.

Sa më trishton bajgëfjala e trurit të mykur:
“Nuk e di si kjo nënë për shiptarë të jetë e ndritur”
Apo qaheni se nuk i erdhi ndihmë Kombit,
Kur prehej e masakrohej nga shkau i atij motit.
Disa gojëfëlliqur e quajnë Nëna Indi,
Kur gjaku saj i pastër,ishte i tëri Shqiptari!...

Harroni se pikërisht ju që bajgoni me gojë,
Jeni pjek në diell
Duke pritur ndihmat e shoqatës 
„Nënë Tereza“,e Zotit pjellë.
Eh,sa shumë ju shkon për shtati fjala e urtë:
„Qeni i keq,gjithmonë kafshon të zonë në dorë,
Kur ai i jep për të ngrënë pa folë!“

Humaniteti i saj 
Pa dallim ngjyre,kombi feje
Dhurojë ndjenjën –
Tërë bota është një familje!...

Bota e quajti Nëna Shqiptare,
Nëna e gjithë botës,
NËNË TEREZA
Shenjtnesha e Tokes!....

Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi
Bochum 6 korrik 2012



NËNË TEREZA

----për ata që ulin posht figurën e Nënë Tereza---

Kush i tregojë botës,
Se shqipëtarët janë bartës të flotës së dashurisë.

Mirësisë,,urtësisë ,dlirësisë,
Që dinë të falin me durim
Për të korrë fitore pa mbarim.

Ti që mbështjellë bajga cdo ditë
Për të Arbërit Komb
Se ndjehesh neo-osman,
Apo,më mire të them laraman,
Jeni pshtjellarë asgjë më shumë
Hudhni fjalëfëlliquren posi bombë.

Sa më trishton bajgëfjala e trurit të mykur:
“Nuk e di si kjo nënë për shiptarë të jetë e ndritur”
Apo qaheni se nuk i erdhi ndihmë Kombit,
Kur prehej e masakrohej nga shkau i atij motit.
Disa gojëfëlliqur e quajnë Nëna Indi,
Kur gjaku saj i pastër,ishte i tëri Shqiptari!...

Harroni se pikërisht ju që bajgoni me gojë,
Jeni pjek në diell
Duke pritur ndihmat e shoqatës
„Nënë Tereza“,e Zotit pjellë.
Eh,sa shumë ju shkon për shtati fjala e urtë:
„Qeni i keq,gjithmonë kafshon të zonë në dorë,
Kur ai i jep për të ngrënë pa folë!“

Humaniteti i saj
Pa dallim ngjyre,kombi feje
Dhurojë ndjenjën –
Tërë bota është një familje!...

Bota e quajti Nëna Shqiptare,
Nëna e gjithë botës,
NËNË TEREZA
Shenjtnesha e Tokes!....



Foto: POETI NUK VDES

  Kur pena e poetit rrokulliset pa e thënë të tëren
Vargjet qajnë!...
Qajnë besnikërisht shkronjat nëpër libra
Ndërthyer nga zemërimi,
Duke kthyer fjalen në vajë,
E shpirtrat e lexuesve,
Shtrëngojnë dhembjen pa skaj .

Pse u dashka të pajtohemi se pena e ngjyer
mbet pa të zotin!...
Pa gjuhën e maleve.
Si ta sundojmë lotin
Kur dhembja në damarët e shpirtit,
Nxjerr tinguj trishtues.
Si t’i deshifrojmë vargjet
Kur edhe qielli ngre zërin drithërues.

Fraza e mbetur gjysëm
Psheretueshëm rrënkon në sirtar,
Kombi mbet pa dorëpenën
Valon gjysëmshtizë Flamuri Kombtarë.

Po pyetjen:
„Deri ku shtrihet atDheu,e sa dete e lagin?“
Do ta mbajmë ,zë të mbrendshëm,
Për të arritur aty ku flaka me flakën 
Bëhen një me shpirtin dhe ngjallin.

“Po qe se nuk shkruaj
Po qe se nuk ma dëgjoni zërin
Merreni një trëndafil
E ma kërkoni varrin.”
Janë vargjet shumë hershme
të lëna në Ulpianë,
Por shpirti,vargu, zëri i poetit
Do rrojnë përgjithmonë!....

Jo- jo nuk mund ta pranoj se kemi humbur
Një poet kaq të mirë,që nuk njeh trembjen
Një njeri kaq madhështor,
Një burrë kaq të fort me shpirtdhembjen!...
Jo- jo,nuk pajtohemi!
ALI PODRIMJA rron 
Dhe do të rrojë përgjithmonë!...

Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi 
Bochum 20 korrik 2012



POETI NUK VDES


Kur pena e poetit rrokulliset pa e thënë të tëren

Vargjet qajnë!...
Qajnë besnikërisht shkronjat nëpër libra
Ndërthyer nga zemërimi,
Duke kthyer fjalen në vajë,
E shpirtrat e lexuesve,
Shtrëngojnë dhembjen pa skaj .

Pse u dashka të pajtohemi se pena e ngjyer
mbet pa të zotin!...
Pa gjuhën e maleve.
Si ta sundojmë lotin
Kur dhembja në damarët e shpirtit,
Nxjerr tinguj trishtues.
Si t’i deshifrojmë vargjet
Kur edhe qielli ngre zërin drithërues.

Fraza e mbetur gjysëm
Psheretueshëm rrënkon në sirtar,
Kombi mbet pa dorëpenën
Valon gjysëmshtizë Flamuri Kombtarë.

Po pyetjen:
„Deri ku shtrihet atDheu,e sa dete e lagin?“
Do ta mbajmë ,zë të mbrendshëm,
Për të arritur aty ku flaka me flakën
Bëhen një me shpirtin dhe ngjallin.

“Po qe se nuk shkruaj
Po qe se nuk ma dëgjoni zërin
Merreni një trëndafil
E ma kërkoni varrin.”
Janë vargjet shumë hershme
të lëna në Ulpianë,
Por shpirti,vargu, zëri i poetit
Do rrojnë përgjithmonë!....

Jo- jo nuk mund ta pranoj se kemi humbur
Një poet kaq të mirë,që nuk njeh trembjen
Një njeri kaq madhështor,
Një burrë kaq të fort me shpirtdhembjen!...
Jo- jo,nuk pajtohemi!
ALI PODRIMJA rron
Dhe do të rrojë përgjithmonë!...



Foto: NUK I DUA RRUGËT E PËRBYTURA

Në një jetë të panjohur zërat më ftojnë,
Një parodi përpiqet realitetin të godasë,
Fragmentet e gjëmbëzuara më tymnojnë,
Pastroje botën rreth nesh,zëlartë bërtas.

Jeta nuk eshte litografi e një udhetimi të bukur,
Përthithje e përhershme nën qiellin e bardhë,
Forma të ngjyrosura fluturimi,krahlehtë si flutur,
Por,bartë dhe tronditje,tortura që tërheqin zvarrë.

Lëkundjet në ecje, fjalërrnkimet nga gojëmëritura
Më shtyejnë të therras:S'i dua rruget e përmbytura!



MOS MË ZGJONI


Mos më zgjoni!...Më lini !...

Në ngacmimin e pëlqyeshëm
Fytyrëngjyrosur hyrë në një pyll
Të dendur, por të veçantë,
Këmbëngulur qëndroj
Për një jetë më të begatë,
Lumturija është në fytyrën time,
Mos e kërkoni larg!...

Mos më zgjoni!...

Edhe symbyllur unë prek,
Dyzuar ëndrra dhe imazhi
Pushtojnë trurin,
Ngrihen thikë përpjetë.
Nuk jam vajzë mermeri,
Që dritat e paraskënës më ndriçojnë,
Dlirësinë kam të veshur,
Dhe ndjenjën prek.

Mos më zgjoni!...

Më linin në botën e të vërbërit,
Të të shurdhmërit zhurmë,
Të jetoj gjuhën e dashurisë,
Mbi timin kurm!...

Më lini,mos më zgjoni!...

Në oazin përrallor në mes të shkretëtirës,
Të shijoj lëngputhjen e etëshme,
Pas grindjes!...
Të zhvesh shpirtin sa më thellë
Nga të gjitha ndërhyrjet e logjikës,
Dhe më pas t’i filtroj
Në tingujt e muzikës.
Të lëshoj zëgazin, tingull të mrekullueshëm,
Dhe buzëgazi të shndërrohej
Në një shi të puthurash,
Që derdhen sipër nesh virgjërueshëm.

Shëëëëëëëët!...Heshtni!...

Edhe unë hesht si një memece
Që nuk nxjerrë asnjë fjalë,
Por,j etoj, dashuroj
Dhe ndihem e gjallë!

Mos më zgjoni!...Mos!...





SOFRA SHQIPTARE


Pran njeri - tjetrit njerzit ngjiteshin,

Nuk i kapiste vetmia dhe hutimi,
Sa herë buzëmbrëmjet zbritnin ,
Sofra e shtëpisë, ndriste nga gëzimi.

Në ballë të dhomes digjej një zjarr,

Ngrohte shpirtrat e të gjithve pa skaj.

Tërë anëtaret e familjes ishin një qelizë,

Që rronte e ngrohej nga një oxhak,
Një thirrje:“O i zoti i konakut“bënte miku,
Për të ndarë gëzimin,për të shkelur në prag.

Një sharki shpalosej nga kutia dhe kurdisej,

Nata mbushej me këngë,cdo gjë rridhte në takt,
Çdo natë nga hiçi krijohej një botë e gazment.
Në mëngjes shkulej e ikte, si një cirk endacak,
Për t’u rikthyer sërish në çdo mbrëmje prap.

E sot!...“Sot nuk e njef qeni të zonë“- e lë vetëm të vdes,

Shikojmë vetëm interesin vetjak - jemi bërë pik e pesë!...

Ku mbeti, ku treti ngrohtesia e SOFRËS SHQIPTARE,

Mos ndoshta sevdajeta bashkkohore u bë vrastare?!...




KUSH KËNGËN SOT M’A MBYTI



Atje rrëzë një hije, pranë shelgut të moçëm,

Këmba mban një të rrahur të lehtë ritmi,
Vetullat ngrihen e ulen, ia thonë melodisë,
Lëkura mbi gishtrinjët e dores së majtë,
Forcohet, bëhet gur mbi telat e ÇIFTELSË.

E shterngoj fort, nuk e lëshoj,e kam të babait,

Isha akoma çilimi, kur AI më mësoi si ta mbaj,
Me kohën u mësova, zura ti bie, jo më keq se AI.
Bjeri, më thoshte, bjeri…Ritmin mos ja ndaj.

Eh, sa herë ethje, pritje kishte,

Akorde të mprehta, piskama e ulërma.
Sa kreshnikëve u ka kënduar,
Telat e trashë rrahin e regetijnë si zemra.
Sa shumë herë ka gjëmuar, vajtueshëm briti,
Nuk i kurseu takunët, i dha, trokiti, kërciti!...

Sot e pluhnosur qëndron, vjerrë në një kënd, me pyeti>

Gjëmimin, këngën ne gryke, sot kush ma mbyti?!...

Foto: ETJE ERËMIRË

  Sa kohë gjendëm në mbretërin e ferrit,
Ende jetoj në" parajsën" e flakës së saj!...
Asnjëherë mirëdita,mirëmbrëma,gëzuar,
Asnjëherë Faleminderit,
Gjithmonë gojëkyqyr,
Të mos kesh rast të flasësh kurrë,
Gjithcka të mbetët memece,e largët,
E shpirti im digjet si në furrë!...

Me krah të thyer hyra në porten e saj,
Kudo ndihet jehona e asaj shëmtie,
Shëmti, që më gërryen mbrenda pa hire.
Me krah te thyer mbeta
E shoqeruar me jehonen e kujteses sime...

Dëshiroj t'i braktisë vorbullat e ferrit!
Të iki...Të gjejë prehje,
Në pafajsinë e frymës kombëtare,
Atje ku ruhet butësia,ngrohtësia,
Dashurija,mikpritja dhe çiltërsia e njeriut.
Atje !...Ku cdo gjë është e pastër dhe e kthjellët...
Atje!...Ku zgavrave të luginave të kujtesës
ngrohtësi mbretron...
Atje,ku armët i kisha shtroj,
E Flamurin mbuloje,
Atje,ku fëmijeve ju buzëqeshë fytyra,
Në sytë vezullojnë të bukurat ngjyra.
Kur puthin Shqiponjën,
Ku çdo puthje u shëndrohet
Në flamurim e rritje,
Flatrimi i tyre ,gjithmonë në ngritje.


Atje!..Ku dita e pezullt mbetët etje erëmirë...
Atje!...Ku edhe dita me shi,
Harrohet posa të hapet moti..
Atje!...Ku aty e tej ka kroje ujëloti...
Ku dëgjojë të këndojë bilbili shqipë!...
Atje jam unë!...Atje prehet i imi shpirt!..

Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi


BJESHKËT MË ZGJOJNË

Kur zbres në Pejë,jam fjollë e borës
Më bëhet se valoj,si Flamuri i Vlorës.

Më ngjallën Fishta,Migjeni e Naimi
Mbretrisht aty rri ulur Lekë Dukagjini.

Zgjatem dhe shiqoj Bjeshkët e Rugovës
Lutem që forcën ti dhurojë tërë Kosoves.

Nga goja e shkëmbit, pi ujë të bekuar
Me penen time,mallin për të grushtuar.

Liqenjë më bëhen sytë,dhe ngriten në qiell
Lahem me borën,ngjyrosem me diell.

Duart prarohen si lira ndriçojnë
Nga gjumi i harreses, bjeshkët më zgjojnë.

Edhe në dimer më behet, se vjen vera
Me diellin e Durrësit e krushqit kah dera.

Nga larg shikoj tymin,qe del oxhaku
E tëra ndizem,në dej shpejtë vlon gjaku.

Me zërin këmban ,thërras me furi
Erdha moj nanë,serish në shtëpi.

Shtrohet me madheri sofra si dielli
Përplotë begati e mirësi,si qilim prilli.

Më beëhet vetja , fluturoja mbi re.
Me floket e thinjura-Aty,ndjehem e re!...

VALËT E PAVDEKSHME

Valët e rrëmbyera e të pavdekshme
Shpërndajnë aromë, butësi dhe hijeshi,
Buzëqeshje të dlirë e të parrëfyeshme,
Të magjishme dhe përplot mrekulli.
Zhurmëzemra erdhi aq pranë me furi,
Megjithatë na shpinte në pafundësi.
Mëri t’u mërrte, dhe më i çmuari guri,
Dashurinë e patundur nga thelbshpirti.
Kam frikë nga gervishtjet me thonj,
Nga fjalët e pagdhendura e qortuese,
Mos dëmtojnë lulëzimin e orhidesë sonë,
Lulëmendafshin e ndjenjës mikluese.
Të sterholluar, por me një gjuhë të zjarrtë,
Buqetën që nga ndjenja lindi dhe u rrit,
Qëndisëm në perden e tundosur art,
Një fuqi e pakufishme nga ne u prit.
Të goditur, të sharë, të zverdhur u rrekëm,
Mike, Vjollca, na ndriçoi me fjalën e saj.
Dielli dhe Hëna, takohen dhe prekën,
E pamundura arrihet, ndjehet edhe pa vaj.
Llampat dhe dritëhijet nga vazo biluri
Digjen veç e veç në muzgun e errësuar.
Presin lindjen e diellit, jetëgjatë sa guri,
Hapa të trëndafiltë në jetën e ëndërruar.
Por të lutem, i dashur, të kesh kujdes,
Harmonin e vargut mos e gremis dhe prish.
Shton stepjen në mua, zgjon idenë e enigmes,
Ëndrra ime e përjetëshme çdo herë të rrish.
Ç’të duhet edhe një pjesë tjetër më vonë,
Kur ne kemi muzikë e libër, dashurinë to
në?


KRIJESË HYJNORË


Mos u shtyni në të errtën ultravjollcën zonë,
Freskinë e një metamorfoze në lulëzimpritje.
Ëmbëslsinë e një pafajsije tek të gjithë zgjon,
Tingëllimën e thirrjes së shpresës në rritje.
Këtë buzëqeshje të larë me qumështin e nënës,
Me rrjedhën zëkëngë nga tastjera lumturije,
Mos e çakordoni ritmin që përcjell si thëllëzë,
Mbi të mos hidhni vrundull dhëmbshurije.
Butësinë e tkurrur e të mardhur tretetni tutje
Nga bota e fluturueshme,e butë,e një fëmije,
Shijoni ëmbëlsinë hujnore të krijesës,ju bëjë lutje,
Trishtmin visheni me ngjyra të ngrohta dashurije.
Vlerësojeni si nocion i drites,i tingullit,i kënaqësisë,
Thesar që zbukuron dhe jep kuptim jetëmrekullisë.


PËRLARJE ME PASQYREN

Përpara pasqyrës habitem dhe trullosem
Thellë në sytë e mi dalloj tënden fytyrë,
Nga syri im del,me portretin krekosem,
Rrezaton mbi mua,si më e bukura natyrë.
Pasqyra shndërrohet në diell të praruar,
Zëbuzëqeshja mbush dhomën me jehonë.
Dora jote qëndron mbi supin tim të zbuluar,
Dhe buzët e zgjatura arome puthje lëshojnë.
Rrezë – dora më prek, më ledhaton mbi sup,
Pastaj rreshqet lehtazi përmbi timen buzë,
E rrëmyer nga ndjenja kthej kokën të të puth.
Por Ti,më humbesh si e sapunit buzë – fluskë…
E drojtur degjoj kompozimin e zërin tënd,
Veshët shtërngoj,nuk di çfarë të besoj?
Tek cicërinjë lehtë të ëmblën këngë,
“Reja e bardhë,TY, për mua të nusërojë!”
Ti prap me djeg me tënden buzë mbi ballë,
Duart lëviz si vetëtimë të të ndjej dhe prek.
E përhumbur luftoj me ndjenjën që më kall,
Por ti më ikën si shkëndijë drite e shpejtë.
Kthehem e trullosur mbi pasqyrën në mur,
I arkitektuar bukur me shfaqesh, me ty flas.
Janë sytë e mi të vërbër,edhe pse s’ishin kurrë?
Si e çmendur rrah këmbët, duart, dhe bërtas:
“O njeri!…Po …Po!..Ti!…
Ti që rrapëllimat e zemrës pa pyetur i vodhe,
Me vargputhjet e prushta, që mbi mua hodhe”!


GURGULLIMA IME


Rrjedha e lumit tim është e kthjellët,
Nën rrezet e diellit ndriçon si kristal,
Shkronjë – fjala në trup si gjaku përcjellet
Zhurmëfrymarrja,ngrihet në piedestal.
Kur trishtim dhe frika mbi mua bien,
Si shtërngatë e rrymave të mbrendëshme.
Shurdhshmëria dhe moszhurma thyhen,
Pragun e heshtjes e merr vala e furishme.
Fillon shtërngatë e thellë,nuk i njoh shtigjet
Që çon pezull sipërfaqen e Lumbardhit.
Me vrullshmëri grryej e shkaterroj brigjet,
Përlaj çdo gjë që duket sikur birat e gardhit.
Jam lumi Drin,me valë rrebeshi,por dhe me mrekulli,
Gurgullima ime shpërndan dhe zë, të malit e melodi.


KALLINJËT E ARTË


Si iku koha kur njerëzit,
nga mundi e djersa
kishin kënaqësi,
për bukën e grurit
të mbledhur mbi kallinj.
Kishim sy që përshëndrisnin,
që në rrezen e parë
buzëgazi puthte diellin,
me dëlirësi dhe mirësi
derdhej si ushqim i shpirtit
Mikpritja me bujari.
Sot jemi bërë pikë e pes
ujk për bagëtinë e shëndoshë,
jemi gjarpër helmues
për drithërat në kosh.
A nuk është pasuria e njeriut
shpirti si fijegruri i artë,
që mbron dinjitetin e sejcilit
mbi botën që na bart?!…
Shumë pak të duhet, o njeri,
për të arritur gjer te lumturia!…
Pa buzëqeshje në fytyrë,
nuk vlen, dhe as shijohet pasuria!…


MES GJETHESH LULËZUAR


Unë endem me pafajsinë e fytyrës,
Prushi që kam në gji per ty, më djeg.
Kurmin tim vesh mbretëria e natyrës,
Mes gjetheve që dridhen nëpër degë.
Barishtës shtrihem, më freskon një frymë,
Lule mimozat fijeflokun e artë prekën.
Në sheshpushimin mbi një lëndinë,
Nuk humbas ndjenjat,por e marr vetën.
Kapem pas tingullit të mjegullës së lehtë,
Ëndrrat e ëmbla verbojnë dritën e hënës.
Lulëkurora mbulon kokën,nga ty dorëmbret,
Mua nuri më ndriçon si qumështi i nënës.
Sytë e mi hapen me diellin e gjallëruar,
Drejt dashurisë tënde të pambaruar.


TË LUNDROJMË


Fymës tënde nuk ja vendos pritën,
E lëj tej e tej të më theri, rrëmojë,
Nuk lejoj,rrugët tona të humbin dritën,
Hyjmë në anijen që rreptëvala e shpojë.
I mbaj të hapura të ndjenjës lehtëvela,
Zjarrin e shpirtit mbaj në të miat duar,
Mishëruar një me TY,pres të bëj vepra,
Eja në detin tim, krahror praruar.
Zgjas dorën time mes furlanit e stuhisë,
Të mbështjell me shkëndija e forcëdritë,
Përndezim flakën e ngrohtë të mbretërisë
Me ngjyra të safirta, ngjyrojmë jetë të dytë.
Të tanishmen,të ardhmen ta lartësojmë
Në flakën e festave të arratisemi, të lundrojmë!


GDHENDJA E DORËGJYSHES


Perënditë e kryqëzuara rrugëve ku thahet bari,
Të cunguara marrëzisht nga duart e shkreta,
Braktisur në gurorët e lagur ku shuhet zjarri,
Parashputa bënë lutje, më thoni, ku u treta?
Veprat e mbretërimit të kohës vrasin e flasin,
Dyert e arkës mbetën të mbyllura,u gozhduan,
Kohët e kullave të stërgjyshërve më thërrasin,
Buzëqeshja e veshjes bëhet më e lodhur, harruam?..
Kujtimet e zhveshura i mbulova me rrezeditë,
Figura e zbukuruar e vashave shëmbëllente,
Shpalos kujtimin e përjetshëm mbi breznitë
Tek i gëzohem solemnitetit që mbërthente.
Të gjitha rrezet të shkrira mbi vashat këmbëlehta
Tek vallezonim Dasmen e Madhe Shqiptare,
Aty gdhendet e dorëgjyshes mbi vek vepra,
E praruar për veshjen më të vjeter Kombëtare.
Shpirti i paraprirë të radhiste cdo gjë nën dritë
Krahasonte vallëtaret me të ndritshmet hyjnit.

POEZI QË PËRÇON SHTRIRJEN SINTETIZUESE TË IDESË DHE TÊ MESAZHIT POETIK


Angjelina Krasniqi-Bardhaj lindi ne Peje me 10 shkurt 1968.Ka te kryer Fakultetin Elektroteknike ne Prishtine.Jeton dhe vepron ne Bochum te Gjermanise.


Tingujt mallëngjyes, poezi, botoi Shtëpia botuese ADA, Tiranë 2012.



Krijuesja, Angjelina Krasniqi – Bardhaj, e cila jeton dhe vepron në diasporë, përkatësisht në Gjermani, këtyre ditëve lexuesve u ka dhuruar librin e saj të titulluar: “Tingujt mallëngjyes”, ku nëpërmjet këtij vëllimi poetik ka paralajmëruar talentin dhe prirjet që ka për këtë fushë të letërsisë, po ashtu edhe mundësitë krijuese të saj.



Vargu i kësaj krijueseje, në përmbledhjen e poezive “Tingujt mallëngjyes”, është një varg nga aspekti motivor qëndron mjaft i rrahur në letërsinë shqipe, i cili ngërthen një frymëmarrje të gjerë dhe shumë të thellësishme. Shqetësimet dhe emocionet që e përshkojnë gjithë poezinë e saj janë shumë të theksuara dhe dalin në sipërfaqe shumë qartë. Nga ama e frymëzimit të saj buron ai delli i fuqishëm poetik, që trand botën shpirtërore të poetes; shpërthen si një erupsion i vrullshëm mbi atë guall të mbërthyer në aortën e atij zjarri frymëzues. Me fjalë të tjera, Bardhaj, shpalon një notes voluminoz të botës së saj; shpalos një libër të madh të një bote interesante me plot trazime të brendshme; e ndjen dhe e lexon thellë atë duke gërmuar nga shumë kënde të tjera mistike, të cilat qëndrojnë në thellësi të qenies shpirtërore të krijueses.



Krijuesja Krasniqi, vargun e saj e ka begatuar me metafora dhe figura të tjera stilistike që edhe më shumë e begatojnë këtë varg dhe i japin një natyrshmëri të thellë poetike, nëpërmjet të cilave vargut të kësaj krijueseje edhe më shumë i japin shpirt dritësie dhe jetë. Krijuesja Bardhaj, me dashje, gjithsesi, përpiqet të jetë e tillë në varg, në shtjellimin e fenomeneve, si në pikëpamje të ideve dhe të tematikës duke ngritur edhe më lartë vargun e saj në planin e figuracionit, të strukturës dhe të mjeteve të tjera të shprehjes.



Libri i autores Bardhaj, Tingujt mallëngjyes”, është i ndarë në tre cikle, Dardania ime, Tingujt mallëngjyes dhe Këshillat e Nënës, që ngërthejnë një koncept unikat përmbajtjesor.



Në poezitë e këtyre kapitujve të librit “Tingujt mallëngjyes” të autores Bardhaj vërejmë një individualitet poetik mjaft të stabilizuar, konstrukte leksiko-figurative të një natyre poetike mjaft impulsive, karakteristikë në poezi të këtij rrafshi. Në dukje na bën përshtypje që kemi të bëjmë me një poezi të thjeshtë, mirëpo në esencë me një poezi mjaft të bukur, me plot shprehje figurative, ku frymon në mënyrë të veçantë shpirti njerëzor dhe i pavdekshëm i njeriut tonë.



Nëse gjykojmë dhe vlerësojmë sipas titujve, simboleve dhe figurave poetike (që hasim në poezitë e këtij vëllimi poetik), atëherë mund të thuhet se krijuesja Bardhi është shoqëruar njësoj me atdheun e saj, përkatësisht vendlindjen e saj, po ashtu, edhe si me të kaluarën tonë historike, edhe me bashkëkohësinë, me ç’rast e kaluara dhe e tashmja e përbëjnë palcin poetik të saj. Lirisht mund të konstatojmë se kjo krijuese, pothuajse në secilin varg ka dhënë nga një situatë poetike-jetësore-historike. E kjo do të thotë se ajo e ka pasqyruar shumëvlershmërinë e këtij akti jetësor. Prandaj, edhe vetë titujt e cikleve, po ashtu edhe titujt e poezive, me vendosmëri pasqyrojnë konceptin mbi aktualizimin poetik. Kjo poezi, sikur pasqyron dhe vlerëson situatat që ngërthehen brenda aktualizimit poetik.



Kapitulli i parë i këtij vëllimi poetik, Dardania ime, hapet pikërisht me një poezi po me të njëjtin titull, siç e përmban edhe ky kapitull, pra Dardania ime, një poezi që me të gjitha elementet arrin konceptin e ndërtimit të saj, ku krijuesja për Kosovën, ose më mirë Dardaninë Antike, si trualli i bekuar dhe pjesë shpirtërisht e pandarë e Shqipërisë etnike, “kërkon me shekuj një ëndërr të dëlir”.



Dardania ime,

Mendim i këndshëm,

Ngushëllim për jetën dhe për mua...

Lumturia ime, gëzimet be mia!

Por ti ngrihesh përballë botës,

Në furtunat dhe dhimbjes së kohës,

Dhe nga stresi i pazakontë, përgjumësh,

Në një ëndërr tjetër të dhimbshme përkundesh! (Poezia Dardania ime, fq. 9.



Ndërkaq te poezia tjetër që pason pas kësaj e titulluar, “Zgjohu shqiptar”, autorja kërkon një zgjim të brendshëm kombëtar dhe, siç shprehet autorja, citoj:



Të bashkuar dhe unik mynxyrën ta kthejmë në festë,/ të vemi në Krujë Gjergjin ta zgjojmë e madhërojmë/ Fundin e humnerës së vrerosur në tokën e njomë e flakem, pavarësinë sot e festojmë!



Si rëndom gjithë krijuesit tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë, mallin dhe brengën për vendlindjen e kanë si ndjesinë më të fuqishme që sëmbon shpirtin e tyre dhe shprush reminishencën, duke u bazuar në ndjenjën se gjeografia e vendlindjes ndërton edhe gjeografinë e mendjes dhe të frymëzimit.



Një zë i mekur, i trazuar në mendjen time,

U këndon të bukurave që lashë në vendlindje.

Pas hapave të gjyshit ecja për te i vjetri bli,

Fjalët e urta i merrja me vete si një kuti.

Ktheheshim te kullat, te i gdhenduri oxhak,

Që ngrohte jo vetëm shpirtin, por edhe damarët me gjak.



(Poezia, Malli i vendlindjes, fq. 21.



Aktualiteti i kësaj poezie është mbështetur në angazhimin permanent të krijueses për aktualizimin e figurave të ndritura letrare, kulturore, e kombëtare, si të Fan S. Nolit, Azem Shkrelit etj., që nëpër etapa dhe kohë kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën tonë letrare, por edhe kombëtare. Këto poezi – figura kanë jo vetëm domethënien e vet simbolike, por edhe vlera shumë të rëndësishme estetike, e të tjera.



Edhe poezitë të kapitullit vijues, Tingujt mallëngjyes, janë poezi pothuajse të të njëjtës frymë me një brumosje të thellë në pikëpamje estetike dhe stilistike. Retorika poetike, metaforat dhe figuracionet janë jashtëzakonisht të kapërthyer aty ku edhe e kanë vendin, prandaj edhe poezitë na dalin të një vlere të veçantë. Këtu poezia me titull “Tingujt mallëngjyes”, nga e cila është marrë edhe kapitulli edhe vetë titulli i këtij vëllimi poetik, është një poezi shumë e fuqishme dhe që ngërthen nj filozofi të thellë. Tingujt mallëngjyes që personifikojnë një kapitull të caktuar jetësor, sikur e ngrehin në piedestal amën e frymëzimit dhe mesazhin poetik të vargut, që janë vargje të shkaktuara me nga një brendi shpirtërore të trazuar, të mbërthyer me vuajtje, mallëngjim etj.



Violina notat lart kishte hapur,

Qëndronte vajtueshëm e hapur.

Diçka sikur rrinte dhe priste,

Që këngën me mall të vadiste.

Ajo pritje, ishte si vegim,

Që shkaktonte vuajtje, mallëngjim... (Poezia Tingujt mallëngjyes, fq. 55).



Po me të njëjtën oktavë shprehëse poetike janë edhe poezitë të tjera që pasojnë, si Gërmim në mendje, Nuse në kurbet, Ikja nga vetvetja, Në këtë shekull, Feja nuk ndan, Mos jam unë, Fantazma etj.



Figura e nënës, siç shprehen rilindësit tanë “Perëndeshës së botës”, është një figurë që mjaft dendur gjendet e shprehur edhe në vargun e kësaj krijueseje. Mbi këtë motiv autorja ka ndërtuar disa poezi, si Këshillat e nënës, nga është nxjerrë edhe kapitulli i fundit të këtij vëllimi poetik, pastaj Xeherore ari, Nënë etj. Në kuadër të këtij kapitulli ndeshi edhe poezi që autorja ju kushton fëmijëve të saj, ku edhe me një motiv të tillë, përkatësisht me poezinë “Me thërret aroma e tokës”, që u kushton pikërisht fëmijëve, autorja përmbyll kopertinat e librit:



Sot, o fëmijë, me ju dua të ndërtoj, uluni pranë,

Përveç jush në këtë vend dritë që shndrit nuk kam.

Në prehrin tim si djep u nanurisa, u përmenda,

Mu bëfshi fjalëmbël si të bardhët pëllumba.

Mos lejoni shpirti im të hyjë në botën e zhgënjimit,

Mundësojeni largimin tim të ngjitet drejt hyjnimit.

Atje ku lotin e gjakut kam pirë dhe fshirë me krenari

Atje, o fëmijët e mi!... Atje dua të prehem,

Atje edhe në varr NJERI do të ndjehem!... (Fq. 96).



Në fund lirisht mund të konstatojmë se krijuesja Angjelina Krasniqi – Bardhaj përmes librit poetik, “Tingujt mallëngjyes”, në botën letrare ka sjellë një varg të bukur poetik duke përçuar vlera të mirëfillta ideoartistike dhe mesazhe shumë të qëndrueshme që do t’i qëndrojnë kohërave. Te poezia e Bardhajt hasim një shkrirje shpirtërore dhe idenë e sakrificës sublimuese, një poezi që përçon shtrirjen sintetizuese te idesë dhe të një mesazhi poetik.



Krijueses Angjelina Krasniqi-Bardhaj i uroj rrugëtim të mbarë në botën e librit.



Shkelzen Haradinaj


Nga Raimonda Maleçka

Shkelzen Haradinaj



Kangë dhimbje është loti i nanës
që kraharorin kaq kohë ia lag,
Ah, sikur dhe njëherë i biri i saj të vijë,
S’ndalet monolog i nanës nga mëngjesi
në mbrëmje,
E i mat ditët e pritjes me kujtimet e të
birit fëmijë.

Dhe një ditë nuk ndal mall e dhimbje e saj,
Jetë e të birit rrjedh nëpër mallëngjimin
e heshtur,
I shkon anë e m’anështëpis së vjetër,
E vazhdon dhimbja “rrugën” në rroba
zie veshur.



Kangë vajtimi asht dhimbja e motrës
për vëllanë,
Në pritjen e tij të pamundur asht ba qyqe,
Ku, ku, si zogu i dhimbjes nëpër bjeshkë
e shkretina,
Dhe motra e luftëtarit kështu, s’mund
të qe ndryshe.


E n’shtrat rinorë me petka dasme e gëzimi
i kujtohet trimi,
Rritë në dhe të huaj a nën sytë e hasmit të zi,
Ah, sikur të ishte sot, këtu para meje e nanës,
Veç i gëzuem do të ishte për ne dhe vetëm ai.

E asht baladë djali e vllau për motrën,
N’gjokset e shtrenjta i shtrëngon mungesa
e vllaut e djalit,
Merreni këtë këngë e vereni në gojën
e rapsodit,
Ta këndojë në odë, në dasëm, në mort,
në fushë a në vetminë e malit.

Trazohet za i vjetër i burrnisë shqiptare
anës oxhakut,
Konak, po konak ka pasë përherë dera
e shqiptarëve,
Dhe pse dhimbja për djalin lëmsh në
grykë i rrin babait,
Një rudhë tjetër në ballë ia ka msye
si shenë e të vrarëve.

E nga thellinat e derës së shpisë e kah moti,
Fillojnë e vijnë të rënët, burrat, trimat
e martirët me radhë,
S’ka dert pse oda e madhe mbushet me
bjeshkë e ura lumejsh,
Kuvend ka për të gjithë sido me ardhë.


Ramush Haradinaj sot arrin nga Haga në Prishtinë

E pra, erdhën të vjetër e tr ri kur deshën
nana, motra e babai,
Lot në sytë e nanës, kangë vajtimi motra,
e rrudhë të re babai,
Mos thoni se nuk erdha, unë në ju jam,
Dhe pse ndoshta ndonjë ditë mungon vëllai.

Gusht-2012 Raimonda Maleçka

2012-08-09

Historiani grek Nikolas Stavros: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.




PROF.DR.ESHREF YMERI

Historiani grek Nikolas Stavros:“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.

(Citohet sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor 2004. Citatin e mësipërm zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të lartpërmendur.)

Kjo deklaratë e historianit shovinist grek, jo rastësisht m’u kujtuar pikërisht ditën e hënë, më 06 gusht 2012, kur, përmes mjeteve të informimit masiv, mësova se Partia Socialiste, e privatizuar që prej gati shtatë vjetësh prej zotit Edi Rama, nuk e dha pëlqimin për votimin e ligjit për heqjen e imunitetit për deputetët dhe të gjithë nëpunësit e lartë të shtetit. Në këto kushte, Kryeministri Berisha deklaroi se aprovimin e ligjit për heqjen e imunitetit, do t’ia lërë në dorë popullit, për ta thënë fjalën e vet përmes një referendumi mbarëpopullor. Mendoj se zoti Berisha bëri shumë mirë që për këtë problem kaq madhor, kërkoi që fjalën e fundit ta thotë vetë populli.


          Nikolas Stavros

Tani besoj se të gjithë duhet të jemi të bindur se imuniteti i shpifur i deputetëve dhe i mbarë “patricëve” të politikës shqiptare, një ditë të bukur, që nuk do të jetë e largët, do të hiqet. Por para se të arrihet deri në atë ditë, shqiptarët e thjeshtë shtrojnë një pyetje të patëkeq:
Po kush e përfshiu në kushtetutë (të cilën zoti Abdi Baleta, me shumë të drejtë, këtu e shumë vite të shkuara, e ka pas etiketuar “pushtetutë”) atë nenin e mallkuar të imunitetit? Dihet që kushtetuta që kemi në fuqi, u hartua jo nga specialistë konstitucionalistë. Ajo u hartua nga dy individë që nuk e dinin se ku binte me adresë konstitucionalizmi. Për më tepër, këshillëtar për hartimin e asaj kushtetute, u caktua një jurist nga radhët e shovinizmit grekomadh, i cili sot është katandisur në grekoleckaman. Për më tepër, ajo kushtetutë, e cila, për atë nen që përmban për imunitetin, nuk meriton ta shkruash me shkronjë të madhe, qe vepër tërësisht e Partisë Socialiste, se vetëm elektorati i saj e votoi, kurse krahu i djathtë i politikës shqiptare e bojkotoi.
Me përfshirjen në kushtetutë të nenit për imunitetin e deputetëve dhe të krejt nëpunësisë së lartë shtetërore, Partia Socialiste, mbarë strukturat e larta të shtetit shqiptar, i vendosi mbi popullin, duke i shndërruar këto struktura në “kështjella” të paprekshme nga ana e kigjit. Kjo ishte një ndarje skandaloze e popullit të thjeshtë nga nëpunësia e lartë shtetërore. Pikërisht për shkak të atij neni famëkeq, populli shqiptar, deri sot e kësaj dite, nuk ka parë në bankën e të akuzuarve asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë gjyqtar, asnjë prokuror, se të gjithë këta i ka mbrojtur dhe vazhdon t’i mbrojë “koraca” e imunitetit.
Neni i mallkuar i imunitetit në kushtetutë, dëshmon se Partia Socialiste ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë një praktikë të pastër enveriste në ndërtimin e raporteve mes popullit dhe strukturave të larta shtetërore. Edhe Enveri kishte hedhur parullën “ç’do populli, bën partia, ç’thotë partia, bën populli”. Pra, populli gjoja mund të shprehte dëshira, por ai ishte i detyruar të bënte atë që i thoshte partia. Rrjedhimisht, partia kishte të drejtë për të vendosur për gjithçka.
Kur shqiptari i thjeshtë dëgjon dhe lexon se në demokracinë amerikane (për të cilën përgjërohen aq shumë politikanët tanë!!!) askush nuk ka imunitet dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë, ai pyet me dëshpërim: po kur do të jenë të gjithë të barabartë para ligjit në Shqipëri? Kongresisti amerikan Trafikant, që ishte për vizitë në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të vitit 2005, kur u kthye në atdhe, përfundoi me hekura në duar dhe u dënua me dy vjet burg. Para do kohësh, për shkelje të ligjit, përfundoi në burg edhe ish-guvernatori i Indianës.
Neni për imunitetin qe përfshirë në kushtetutë, me qëllim që t’i mbronte politikanët nga të gjitha paudhësitë dhe madje nga të gjitha krimet e tyre në dëm të interesave kombëtare.
Politikanët shqiptarë nuk e pyetën popullin e vet dhe le më pastaj të vilnin edhe mendimin e tij për shumë probleme me rëndësi kombëtare. Nuk u pyet populli shqiptar për ardhjen e Janullatosit në krye të kishës ortodokse, e cila, siç ka deklaruar historiani shovinist grek, që prej ditës që Janullatosi shkeli në Shqipëri, nuk është më shqiptare, ajo funksionon si një filial i kishës shoviniste greke.
Politikanët shqiptarë nuk e pyetën popullin e vet për lejen që i dhanë guvernatorit faktik të Greqisë në Shqipëri me emrin Janullatos, dhe Athinës zyrtare, për ngritjen e varrezave, e memorialeve dhe të manastireve në nderim të ushtarëve agresorë grekë, për të cilët shovinizmi grekoleckaman u kujtua pas gati shtatëdhjetë vjetësh. Me lejimin e ngritjes së këtyre objekteve të shpifura që kanë ndotur territorin e Shqipërisë së Jugut, politikanët e sotëm shqiptarë kanë kryer një akt të rëndë që bie era tradhti kombëtare dhe breznive të ardhme u kanë lënë mbi shpatulla kryerjen e një misioni të rëndë për pastrimin e saj nga “duhma” e varrezave greke.
Politikanët shqiptarë, kryesisht përfaqësuesit e krahut demokratikas, nuk e kanë pyetur popullin e vet për vendimin tradhtar që morën në parlament për kufirin detar me Greqinë, në dëm të interesave tona kombëtare. Për këtë çështje, Gjykata Kushtetusese e tha fjalën e vet përfundimisht. Prandaj rishqyrtimi i kësaj çështjeje, sipas orekseve absurde të një Samarasi, do të tingëllonte si një akt i përsëritur tradhtie kombëtare. Po ashtu, demokratikasit nuk e kanë pyetur popullin shqiptar për vendimin që morën për importimin e plehurinave të Evropës drejt territorit tonë, a thua se Shqipëria na qenka një kazan i madh plehrash, ku Evropa kërkuaka të derdhë “të vjellurat” e veta. Madje kërkesës së shoqërisë civile për zhvillimin e një referendumi kundër importimit të plehrave, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve s’ia vuri veshin dhe e shtyu për në vitin 2014.
Nisma e zotit Berisha për referendumin duhet përshëndetur, por në referendum duhet të hidhet një sahat e më parë edhe kërkesa e Atë Nikolla Markut, përfaqësuesit të vërtetë të Kishës së Pavarur Ortodokse Shqiptare, për largimin e Janullatosit nga Shqipëria. Nëse Janullatosi nuk do të largohet nga Shqipëria, atëherë atë mbarë shqiptarët kanë për ta parë pranë Presidentit dhe Kryeministrit të vendit në tribunën e festimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Prania e Janullatosit në atë tribunë do të jetë një fyerje e rëndë për mbarë martirët e ortodoksisë shqiptare, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, Anastas Kullurioti, Atë Stath Melani etj., të cilët na i vrau helmi dhe thika greke, Prania e Janullatosit në atë tribunë do të jetë një fyerje e rëndë për figurën e Fan Nolit, themeluesit të Kishës së Pavarur Ortodokse Shqiptare, do të jetë një fyerje e rëndë për figurën e mbretit Zog, mbrojtësit të shkëlqyer të pavarësisë së kësaj kishe, i cili, me guximin e një burri shteti, i tregoi vendin Patriarkanës së Stambollit.
Mendoj se të gjithë shqiptarët e ndershëm e kanë përshëndetur shpirtërisht Aleancën Kuq e Zi për qëndrimin që po mban për mbrojtjen e kufirit detar me Greqinë dhe vendosjen e një shiriti të kuq prej zotit Kreshnik Spahiu, siç e pamë në mjetet e informimit pamor. Por të habit fakti që Aleanca Kuq e Zi dhe Kryetari i saj, zoti Kreshnik Spahiu, deri tani nuk e kanë prekur fare çështjen e pushtimit të kreut të kishës ortodokse prej Janullatosit që këtu e njëzet e një vjet më parë. Për më tepër, deri tani, Aleanca Kuq e Zi nuk ka kërkuar publikisht largimin e Janullatosit nga Shqipëria.
Aleanca Kuq e Zi, gjithashtu, është e bindur që ngritja e varrezave të ushtarëve agresorë grekë në jug të Shqipërisë, është vepër e Janullatosit, si pararoja e shovinizmit grekoleckaman në Tiranë. Por deri tani kjo Aleancë nuk ka shprehur kurrfarë qëndrimi për këto varreza. Vallë të ketë arritur Janullatosi që edhe Aleancës Kuq e Zi t’ia ketë zënë kokën me derë, si gjithë politikanëve të tjerë?
Le të shpresojmë që kjo Aleancë ta thotë fjalën e vet për këto dy çështje, në mënyrë që të mos katandiset si politikanët veteranë të të dy krahëve të politikës, të cilët para Janullatosit e bëjnë kurrizin si pikëpyetje, çka të kujton skenën e qëndrimit të skllavit para agait.

Santa Barbara, Kaliforni
08 gusht 2012



Aleksandri i Madh

Aleksandri i Madh (në greqisht: Μέγας Αλέξανδρος) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisë, ishte mbret i Maqedonasve dhe Grek i lashtë. Epoka e Aleksandrit përbën gur themeli për mbretërit që vijuan dhe shënon fundin e lashtësisë klasike. Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (në shek IV p.e.r). Aleksandri lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Prindërit e tij ishin mbreti i Maqedonisë Filipi II dhe nëna e tij princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Historia ka treguar se Filipi II, ishte një komandant, diplomat dhe politikan shumë i zoti. Në përgjithësi ishte njeri korrekt por jo rrallë herë shfaqte shenja dhune dhe pasione të egra. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.


Aleksandri III, i madhi

Mbret i Maqedonisë, Egjemon i Ligës Helenike, Shah i Persisë, Faraon i Egjyptit
BattleofIssus333BC-mosaic-detail1.jpg
Aleksandri duke ndeshur me mbretin persian Dari III. Nga Mozeiku i Aleksandrit, nga PompeiNapoli, Museo Archeologico Nazionale.
Mbretërimi336 para.K.-323 para.K.
Lindur më20 Korrik 356 p.e.s.
PelaMaqedonia e lashtë
Vdekur më10 Qershor 323 p.e.s.
Babiloni
PredeçesoriFilipi II
MbasardhësiAleksander IV
BurriRoxana i Bactria
Stateira e Persisë
IssueAleksandri IV
I jatiFilipi II
E jëmaOlimpia i Epirit

Aleksandri lindi në Korrik të 356 p.e.r në Pela, kryeqyteti shtetit Maqedonas. Gjeneologjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë greke. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.
Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh. Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.
Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.
Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t'i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.
Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar - Bukefalin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm. Dikush prej tyre donte t'a shalonte. Por Bukefali u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar. -Për Zojsin (Zeusin)! - i thirri atëherë Filipi Dimaratit, - kali që më fale është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund t'a zbusë. Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t'i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte. Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar. -Aleksandër!, - i thirri Filipi, - Mos o bir! Kij mendjen! Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t'i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj! -Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, - shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese. Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha: - Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat. Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t'i vërtetonte. Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.

Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht, ashtu siç bënë edhe shumë shqiptarë të kulturuar njëzet e dy shekuj më vonë. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, përgjegjësit e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë. Dy prej tyre ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën.
Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet. Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit. Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës. Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes - këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij.
Aleksandri i Madh kishte mësues filozofin e dijetarin e madh me origjinë ilire të lashtësisë – Aristotelin, në shqip: aristokrat Telin, i cili Lekës së Madh ia mësoi retorikën, letërsinë, mjekësinë dhe filozofinë. Filipi II-, mbreti i Makedhonisë illire - babai i Lekës së Madh, e autorizoi dijetarin më të madh të botës antike, filozofin e madh – Aristo Telin, që të ia mësoië, arsimojë dhe edukojë – Lekën e ri. Leka i Madh, ishte nxënësi i AristoTelit – po në cilën gjuhë mësoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), përveçse në hqkipen skolastike illire. Aristo Teli = Zoti Teli (zotëri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri i tij, si symbolizim linguistiko-filozofik – Tel – mendje tel – mendjehollë –i mënçuri.
Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë. Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për "Iliadën", të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit. Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori: "Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetojë mësuesit tim" Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: "Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë".

Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t'u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Helladën dhe në vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t'u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur. Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t'ua mbathte këmbëve që të shpëtonte. Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t'u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t'i digjnin. Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër.
Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë. Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. .
Pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndëra më vonë pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren (sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët). Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 Qershor 323 para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në nje banket (gosti) te organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit, pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në 13 Qershor 323 para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të vdiste e pyetën se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.” Aleksandri i Madh në moshën 20 vjeç bëhet Mbret i Maqedonisë. Ngutej të luftonte dhe të fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti në të gjashtëmbëdhjetë vjetët e tij. Kishte mbaruar studimet pranë Aristotelit, kur Filipi iku për një fushatë të madhe në Propontidë dhe e la pas si mëkëmbës, mbret të shtetit maqedon. Krerët e Medëve, një fisi të Thrakës, kur morën vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetën rastin të ngrinin krye. Aleksandri, në krye të ushtrisë që kishte mbetur në Pellë, marshoi drejt tyre për të qetësuar gjendjen, dhe fitoi betejën.

Ishte vetëm 20 vjeç dhe në zemër kishte një lakmi të pamatë për pushtet dhe famë. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua në armë dhe politikë të përgjithshme nga i ati, me një inteligjencë dhe energji të paparë, krijoi një Perandori Botërore. Sapo hip në fron ai rikonfirmon të drejtat që gëzonte më parë i ati, Komandant Suprem i ushtrisë. Kështu që ai kërkon tu demonstrojë menjëherë popujve të nënshtruar se vdekja e babait të tij, Filip II, nuk e kishte dobësuar forcën e Maqedonisë. Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Pastaj iu desh të shtypte kryengritjet kalimtare në Iliri, që nga Piluri, afër Korçës, deri në veri në Danub. Bashkëpunimi me Molosët ishte i siguruar në saje të lidhjeve amësore. Mirëpo, me hypjen e tij në fron, armiku i betuar i të atit, Demosteni, formoi sërish një lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersËt që të hidheshin në luftë kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri marshoi për në Greqi. Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njëri prej tyre, mirëpo, nga frika e zemërimit të mbretit, ai i braktisi të tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shumë nga grekët dhe veçanërisht athinasit, mbetën kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo, Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë.
Aleksandri i Madh – Komandant Suprem Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollos për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë.

Menjëherë pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famëshme, shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë. Shumë tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte ishtë se “jeton dhe mbretëron.”

Figura e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parrojtur dhe me nje kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e gjeneratës së tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim inspirimi për shumë artist; të cilët nuk hezituan ta gjallëronin nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë qëndrore mitin e tij
- “Sikandar” (1941)
- “Alexander the Great”(1956)
- “Sikandar-e-Azam” (1965)
- “Alexander” (2004)
Përveç të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.

Emri i Aleksandrit të Madh ka padyshim disa veçori që duhen vu re. Ky emër nuk është përdorë nga helenët para kohës së Aleksandrit që do të thotë se ata e morën këtë emër nga ilirët. Tre personat e parë që kanë përdorë këtë emër janë, Paridi - princ i Trojës, Aleksandri i Epirit, dhe i treti Aleksandri i Madh. Asnjëri nga këta nuk ishte helen, kështuqë së paku emri e ka zanafillën tek dardanët. Dhe së treti, Paridi dhe Aleksandri i Madh, sipas të dhënave para se të lindnin, nënat e tyre kishin parë ëndërra që profetizonin ardhmërinë e këtyre dy heronjve, dhe pjesa e dytë e emrit ngjan më së shumti me "ándërr". Ky është një emër që ia "dhuruam" gjithë botës, se edhe sot përdoret si nga bota e krishtene edhe ajo islame me modifikime të ndryshme. Për zbërthimin e kuptimit të emrit - Aleksandër, ka disa varianta, të cilat të përbashkët kanë emrin – Andërr. Fare e lehtë, po e shqyrtojmë emrin e tij, i cili vjen nga pellazgjishtja e Homerit. Tek Iliada, Homeri thotë se mbreti Priam (Prij + jam, Jam ai që prij) kishte një vajzë me emrin Kasandra, e cila parashikonte të ardhmen dhe kur do të lindte djali, e ëma pa një ëndërr, në të cilën vajza parashikoi që ai do të shkatërronte gjithë botën n luftërat. Dhe meqë kjo ishte një ëndërr e keqe, djalit ia vunë emrin Aleksandër. Pra, Aleksandër - a lig andër, është ëndërr e ligë, e keqe. Pra, emri i tij jep më qartë që ai vinte jo vetëm nga familje me prejardhje pellazge (paraardhësit e Ilirëve), por edhe që emri i tij shqipërohet vetëm me Shqipen e sotme dhe me asnjë gjuhë tjetër në botë, pavarësisht varianteve të ndryshme dhe pavarësisht se s’dihet se cila prej tyre është e saktë. Etimologjikisht emri Aleksandër rrjedh nga gjuha shqipe që do të thotë: Leka a në andër, ose më ndryshe: Leka është në ëndërr, për shkak se ai kishte ëndërr pushtimin e botës. Lekë është baza e emrit Aleksandër, ndërsa Aleksandër është mbiemër i formuar nga një tog fjalësh shqipe. Më vonë, emri Aleksandër është greqizuar. Por, kurrsesi nuk i është humbur kuptimi që ka në gjuhën shqipe. Vlen të përmendet se në disa fshatra arbëreshe akoma ekziston toponimi Leksandër që i përgjigjet mjaft mirë etimologjisë që përshkruam më sipër. Një tjetër supozim për etimologjinë e emrit Aleksandër është: A le si në andërr për shkak se nëna e tij, Myrtali (Olimbia)) shpeshherë kishte parë në ëndërr se do të sillte në këtë botë një djalë që do ta ndryshonte epokën. Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i Madh quhej Meriamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjypt, ku thuhej në një citim “Meryamun setepenra Aleksandros” (Meriamuni i mbiquajtur Aleksandër). Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike.
Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit gegë: MER-JAM-UN. Sot, e gjithë popullsia shqiptare e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. 1. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë: LEKA ËSHTË BURRË. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: ALEKS, SANDËR, LEKSANDËR, LEKË = ALEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin Arbëreshë dhe në Greqi me emrin Arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdorin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me llagapet e tyre. Më vonë llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. 2. Një variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËRR. Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËRR. Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËRR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studimi të bërë në vitin 2001 për këtë ishull është zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga Shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRRA) banohet nga 90% e popullsisë që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin ARVANITË. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët A + LEKA + ANDËR (A=Asht, pra: ASHT LEKA (NË) ANDËR(R). 3. Varianti i tretë i emrit Aleksandër ndoshta mund të zbërthehet në këtë formë: A = Asht, LE = Lind, KS = Si, ANDER = Andër, që ka kuptimin: Asht Le Si Andër(gëgërisht) dhe Është Lindur Si Ëndërr (toskërisht), do thotë se, Meriamuni është i bukur si ëndërr, a le si andër e bukur, është lindur si një ëndërr e bukur. Kështu tri variantet e kuptimit të emrit ALEKSANDËR na japin tre emra kuptimplotë: 1. A LEKA BURRË (ANDRO)=LEKA ËSHTË BURRË, 2. A LEKA NË ANDER=LEKA ËSHTË NË ËNDËRR dhe 3. A LE (K)SI ANDER=ËSHTË LINDUR SI ËNDËRR. Cili nga këto tri variante është i vërteti? Apo ekzistojnë dhe variante tjera? Askush nuk mundet të thotë me siguri të plotë, por që emri Aleksandër është me përmbajtje pellazgo-ilire dhe si rrjedhim i kësaj është emër shqiptar, këtë askush nuk mundet ta mohojë, as të huajtë, dhe as shqiptarët e luhatshëm e mendjelehtë.

Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve. Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli.
Dijetari i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 p.e.s.), në serinë prej 17 vëllimesh, të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan: “Shqiptarët dhe Maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”. Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar veprën madhore mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966. Në hyrjen e këtij libri shkruhet: “Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”. Lou Giaffo, shkruan: “Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret. Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.” Mary Edith Durham, shkruan: “Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.” Henry Fanshawe Tozer, shkruan: “Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pashë Tepelena. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote...” George Gordon N. Byron, pohon se: Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri. Wadham Peacock, shkruan: “Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut. Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë. Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit. Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.” George Fred Williams, shkruan: “Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.” Fletcher Pratt, shkruan: “...grekët shpesh i mohuan atij emrërtimin si grek dhe ai ishte gjithmonë i ndërgjegjshëm për gjakun ilir; tashmë në interes të kulturës greke ai kishte përmbysur armiqtë e Greqisë dhe fitoi perandorinë e gjithë botës që njihej. Zeus-Amon ishte zoti i diellit; gjithçka i ishte kushtuar shkëlqimit të tij dhe Aleksandri e konceptoi si detyrë që t’ua shpinte të gjithëve.” Rebeca West, shkruan: “Aleksandri i Madh kishte princeshë ilire për gjyshe e për nënë dhe ai e babi i tij luftuan në beteja të mëdha kundër vendit të tyre. ...Iliria e mbajti kokën lart ndërmjet fuqive lindore me të cilat Roma nuk u barazua kurrë në finesë dhe shkëlqim; Aleksandri i Madh, krah të cilit çdo roman duket një mediokër, ishte në tre të katërtat e tij një ilir; dhe pasi ilirët u pushtuan, ata prodhuan shumë burra, të cilët duke ndërhyrë në punët e Romës, bënë që të duken të vegjël të gjithë bashkëmoshatarët me vendlindje Italinë.” Lewis Vance Cummings, shkruan: “Legjitimiteti i Aleksandrit u vu në dyshim nga Filipi dhe atje kishte edhe shumë shovinistë në atë tokë që e qesëndisnin si biri i Olimpias, një gjysëm barabar, duke shpërfillur se u vinte për mbarë, të thonin se edhe Filipi vetë dhe dy mbretër para tij ishin gjithashtu bij grashë ilire.” Konrad Bercovici, shkruan: “Është më shumë se e mundur se Aleksandri i Maqedonisë ishte me origjinë shqiptare.” George H Blakeslee dhe G. Stanley Hall, shkruajnë: “Shqiptarët kanë një histori heroike, por të pakumtuar (të pa zbuluar, të pashpallur). Ata i kanë dhënë botës Aleksandrin e Madh dhe Krispin, kryeministrin e parë të Italisë. Të dy këta burra janë me origjinë shqiptare. Heroi kombëtar i madh, megjithatë, është Skënderbeu, i cili në shekullin e XV shkatërroi ushtritë turke të cilat pushtuan Shqipërinë. Përgjatë kohës që ai jetoi, Shqipëria ishte e pavarur. Por pas vdekjes së tij, Turqia ristabilizoi sundimin e saj shtypës dhe me përjashtim të një Ilirie të pjesëshme në Shqipërinë jugore, siguruar në shek.XVIII nga Ali Pashë Tepelena, shqiptarët vazhduan të ekzistojnë nën sundimin e sulltanit”. Edhe pse të dhënat për Aleksandrin e Maqedonisë janë filtruar prej bizantinëve, megjithatë, nëse Leka i Madh do të ishte grek, atëhere atij do t’i kishte ngelur emri “Aleksandri i Greqisë”, e jo Aleksandri i Maqedonisë.

Referenca

Fragment nga libri: Shefki Ollomani - LEKA I MADH (Aleksandri i Maqedonisë), botoi SHGB "SHKUPI", Shkup - Mars 2010


Alesandri i madh: Grek apo Ilir?


Edmir Perdja


Alesandri i madh: Grek apo Ilir? Rendesia e te vertetes per ceshtjen kombetare Shqiptare.

BattleofIssus333BC-mosaic-detail1.jpg
Si mbrohet historia mbi 4000 vjecare kur vete koncepti i historise nuk egziston? Si e mbron nje komb historine e tij, kur civilizime te ndryshme vene dore ne esencen e jetes se ketij kombi, dhe sejcili prej tyre perpiqet te lere nje shenje ne ate zone te njerezimit? Mos valle e shkruan ne gure? Sigurisht, por pllakat e gurit thyhen kur keshtjellat bien. Mos valle e shkruan ne leter? Sigurisht, por letrat digjen kur bibliotekat digjen. Atehere si e ruan? Pergjigja eshte ne gjuhen e kombit.

Cdo fjale e nje gjuhe, ashtu si cdo mbiemer i nje njeriu, tregon nje histori. Dhe do jete ndermjet gjuhes, asaj te Ilireve dhe Shqiptareve te sotem, qe une do te shpjegoj pse Alesandri i Madh eshte Pellazgo-Ilir. Iliret per Shqiptaret, jane si Romaket per Italianet.
Ishte nje kohe kur burrat ishin burra dhe kur nderi dhe e vertate mbizoteronin. Ishte nje kohe kur historia, qe vjen nga fjala ne Latinisht “eis storia” dhe qe ne shqip do te thote “perralla e tij”, bazohej ne ngjarje te verteta dhe jo ne “perrallen e tij”.



Per te treguar qe Alesandri i madh eshte Ilir, une do te shpjegoj se cfare do te thote emri Macedon, cfare do te thote emri i kryeqytetit te Macedonve te lashte, cfare do te thote emri i mbretit Filip dhe pse e mori kete emer. Gjithashtu une do te shpjegoj se cfare do te thote dielli ne flamurin e mbreterise te Macedonve dhe ne fund, cfare do te thote emri i Alesanderit te madh.

Cfare do te thote Macedon?


Nje romak do te shqiptonte fjalen Mazedon si Macedon. Kjo eshte sepse “z” pas nje zanoreje ne italisht, shqiptohet si “c” ne Shqip. Kete e shohim ne gjuhen Italiane sot, tek fjalet zio ose zia, te cilat ne Shqip do tingullonin si cio ose cia. Kur Romaket latinizuan cdo pjese te perandorise, ato u munduan ne pjesen me te madhe qe te ruanin tingullin e fjaleve dhe kuptohet qe shtuan edhe prapashtesat “nia”, “ia” ose “ian” ne fund te emrit te cdo vendi. Arsyeja qe une po perdor Romen dhe Latinishten si pikenisje eshte sepse hartat dhe toponimet qe ne kemi sot jane hartuar, ose te pakten mbijetojne ato qe jane hartuar, gjate perandorise Romake.

Macedon eshte i vetmi emer ne rajon qe eshte ruajtur qe ne kohet Ilire dhe eshte emer i pandryshuar i zones. Le te shikojme se cfare do te thote Mazedon ne Shqip.


Nese e ndajme fjalen Mazedon ne Maz – e – don, eshte e lehte te shikojme qe behet fjale per Mazin – pjellen e peles. Maz eshte ne dialektin geg. Ne dialektin toske, Maz eshte Mez. Pjesa tjeter e fjales eshte “ e don” me theksin tek o-ja. E don ne shqipen e sotme letrare eshte “e tone” pra peremri pronor veta e trete, numri shumes. Keshtu qe kuptimi i plote i emrit te Macedonve te lashte ne shqip eshte “Mazat tone” (Maz e Don).
Nese pyesim nje Grek se cfare eshte etimologjia e Macedon (etimologjia eshte kuptimi ose rrenja e nje fjale), ato japin nje pergjigje te tille: Fjala eshte ne Greqisht qe e perkthyer ne Shqip do te thote “Malesoret” ose “Te Gjatet”.

Kjo mund te vertetohet tek fjalori etimologjik ne internet (www.etymonline.com) dhe duke kerkuar per Macedon. Ketu shihet qe Greket e perdorin kete si nje pershkrim i paraqitjes te ketyre njerezve. Ne nje fare menyre, kjo na jep te kuptojme qe Macedonet ishin ndryshe nga Grekerit pasi kishin tipare fiziko-kulturore dhe gjeografike te ndryshme me Greket. Ja pse Macedonet quhen malesore.


Sipas librit ne Anglisht te Wheeler, Benjamin Ide, 1854, botuar ne New York ne vitin 1900 nga G.P. Putnam's sons, me titull “Alexander the Great; the merging of East and West in universal history”, ne faqen 171, paragrafi i dyte tregon qe: “vargje malore te medhaja ndajne Ilirine nga Thesalia.” Kjo tregon qe ne syte e Grekeve Macedonet vinin nga malet, dmth Iliria.

Ja cfare thote autori perseri rreth organizimit te shoqerise Macedone. Keto te dhena merren nga i njejti liber ne faqen 9, paragrafi i dyte, rreshti 16: “Shteti (Macedon) perbehej nga grupe familjare dhe fise te pandara ne klasa dhe rengje (shoqerore). Mbreterimi (Prirja ose Udheheqja), i takonte gjithmone nje dhe te njejtes familje (shtepi), por rregulla te perhershme dhe te qarta trashegimie brenda familjes nuk ishin plotesisht te themeluara. Mosha vetem, nuk i shte e mjaftueshme per te vendosur zgjedhjen midis princave. Ne rremujen qe pothuajse gjithmone vinte pas vdekjes se nje mbreti, ishin forca, sfidimi, dhe aftesite udheheqese ato qe pohonin te drejten natyrore te mbreterimit.”A nuk jane keto rregullat dhe zakonet kanunore tona rreth shtepise se nderit te nje fshati? Kuptohet qe rregullat kanunore qe kemi sot jane me te evoluara.

Cfare do te thote emri i kryeqytetit te Macedonve te Lashte?

Ne Greqine veriore, ne lindje te Camerise, ndodhet krahina me emrin Macedon. Kryeqyteti i saj quhet Pela. Kuptimi i fjales eshte shume i lehte sepse eshte ne Shqip ku pela eshte kali femer, nena e Mazit.Ne hartat e sotme, Pela shkruhet “Pella” e cila nese lexohet ne Italisht, tingullon si Pela.
Para se te shkojme tek pika tjeter, do doja t’ju informoja qe mbreteria e lashte e Macedonve shtrihej nga Selaniku, gadishulli i Morese ose Peloponezi i sotem dhe shkonte deri ne Mat i cili ne lashtesi quhej “Emadhia” – E madhia. Gjurme te emrave te qyteteve Shqip qe egzistojne akoma ne krahinen Macedon te Greqise jane si p.sh. Veria qe ne Shqip eshte veriu, Pieria, qe ne Shqip eshte Pjerresia, qytet i cili ndodhet afer Malit te Olimpit dhe prane detit.

Cfare do te thote emri i mbretit Filip?

Babai i Alesandrit dhe mbreti i Macedonve te lashte quhej Filipi i II-te. Megjithese emri Filip eshte shume i perhapur ne Shqiperi dhe ne bote ai eshte ne Greqisht. Emri perbehet nga dy rrenje: Phil (Fil) dhe Hippos (hip) qe nga Greqishtja ne Shqip do te thote shok ose i dashur i kuajve. Perseri kjo duket si pershkrim ose nje nofke me shume se nje emer.


Greket pershkruanin te huajt ne baze te veprimeve qe benin ose nga menyra se si dukeshin. Mund ta shohim kete ne Iliaden e Homerit kur autori i referohet Hektorit, qe nga Greqishtja ne Shqip do te thote mbrojtes. Hektor nuk eshte emer por pershkrim. Hektori ishte ai qe mbronte Trojet gjate luftes ne Iliaden e Homerit. Pershkrimin mund ta shikojme edhe kur Greket i referohen Macedonve si malesoret apo te gjatet.


Fakti qe babai i Alesandrit ishte Filipi i II-te, tregon qe kishte nje Filip tjeter perpara tij, i cili ose ka themeluar mbreterine e Macedonve, ose ka qene i pari qe ka kontaktuar Greket. Arsyen qe mbretit te Macedonve iu dha nofka Filip (adhurues i kuajve) e gjejme tek emri ne Shqip i mbreterise Maz e Don dhe emri ne Shqip i kryeqytetit Pela. Dyshime qe Filipi II (babai i Alesandrit) nuk ishte gjak Grek, ka pasur edhe ne lashtesi kur ai hasi ne pengesa per te marre pjese ne lojrat Olimpike qe zhvilloheshin atehere. Vetem Greket mund te merrnin pjese ne to. Pyetja qe lind, duke patur parasysh keto te dhena, eshte: Nese Filip ishte nje nofke, cfare ishte emri qe iu dha mbretit te Macedonve (babait te Alesandrit) ne lindje?

Cfare do te thote Dielli i Macedoneve?


Illiret kishin dy kulte: ate te diellit ne veri dhe ate te gjarperit ne jug. Dielli quhej Hyllis dhe perfaqesonte perjetesine. Fjala Hyllis, ka ndryshuar me kohen si Hylli dhe ne Shqipen e sotme ne e gjejme ate si Ylli.

Cfare do te thote Alesander?

Ta ndajme fjalen ne kete menyre: A - le - s – ander. A-ja eshte nje shkurtim i fjales “Asht/Eshte” ne dialektin Gege. Le (e-ja e zgjatur), perseri ne dialektin Gege do te thote “lindur”. S –ja eshte nje shkurtim i fjales “si” dhe ne fund Ander eshte “Anderr” ne Gege ose “Enderr” ne toske. Keshtu qe emri Alesander ne Shqip do te thote “A le si Anderr” ose ne gjuhen letrate “ Eshte lindur si Enderr”.
Besohet qe Olimpia, nena e Alesandrit te madh, shikoi nje enderr kur konsumoi martesen me Filipin II-te (Babain e Alesandrit). Endrra ishte qe nje rrufe ra ne barkun e saj.


Ne ndeshemi me emrin Alesander ne nje vend tjeter te historise – tek Iliada e Homerit. Homeri i referohet Paridit ne Iliade me emrin Alesander. Pse emrin Alesander per Paridin? Kjo eshte sepse Hekuba – nena e Hektorit dhe e Paridit, gruaja e Priamit dhe mbreteresha e Trojeve, ashtu sikurse Olimpia nena e Alesandrit te madh, shikoi nje enderr. Endrra ishte qe Paridi do te sillte shkaterrimin e Trojeve te Ilionit.
Sic e shikojme te dy mbretereshat vendosen emrat e cunave te tyre nga endrrat qe kishin shikuar, dhe fakti qe te dyja i quajten me te njejtin emer tregon qe ato flisnin te njejten gjuhe – Shqip ose Ilirisht ne ate kohe.


Iliada eshte tregim rreth trojeve te Ilionit. Ilioni ishte nje koloni Ilire ne Azine e vogel. Emrat e personazheve te Trojeve te Ilionit qe Homeri pershkruan ne Iliade, jane tituj shoqerore ne Shqip dhe jo emra sic beson Homeri. Per te mbuluar Iliaden duhet nje shkrim tjeter pasi sasija e te dhenave eshte e madhe.
Nese pyesim Greket, cfare do te thote Aleksander ato e shpjegojne keshtu: Aleksander perbehet nga dy rrenje fjalesh Greke, Alexos dhe Ander qe ne Shqip do te thote mbrojtes i njerezve. Perseri Greket i referohen me shume nje pershkrimi ose titulli me shume se nje emri. Sic thashe me lart, Greket i pershkruanin te huajt nga veprimet qe benin, sic eshte pershembull rasti me Filipin, me Macedonet, dhe Hektorin. Fakti qe ka pasur nje “X” te vendosur te emri i Alesandrit (X tingullon si KS ne Shqip)sinjalizon nje tentative per te Greqizuar emrin. Ne fund te fundit Alesandri nuk njihet ne histori per mbrojtje, por per sulm. Ai pushtoi Greqine, Persine dhe gjithe boten e njohur nga njeriu ne ate kohe.
Nje dicka te fundit qe dua te mbuloj eshte Deti Jon. Ne hartat nderkombetare shkruhet Ion dhe ka prapashtesen Latine “ian” qe del Ionian. Ne shqip, i-ja pas nje zanoreje shqiptohet si j. Det Ion do te thote Deti i jone. Pyetja qe shtroj une, eshte: Kur eshte futur “J”-ja si bashtingellore ne alfabetin Shqip? Kjo eshte per gjuhetaret e Shqipes te pergjigjen.


Sic e shikojme, mbreteria (Mac e don) dhe deti (deti Ion) kane peremra pronore. Kjo sinjalizon dy gjera: Nje qe kjo ka qene menyra e emertimit te cilen e kemi akoma dhe sot ose dy qe ka pasur tentativa per aneksimin e ketyre trojeve qe ne kohen e Alesandrit te madh. Eshte interesante se si eshte quajtur edhe emri i kolonise ne trojet e Azise se vogel – Ilion – qe mund te ndahet ne Ili Ion, perseri me peremer pronor. Mbase Ili do te thote Ylli dhe emri i kolonise do te nenkuptonte Ylli i Jone. Ylli eshte kulti i Diellit qe simbolizon perjetesine.


Gjuha Shqipe si harte e historise Ilire


Duhet pasur shume kujdes me gjuhen Shqipe pasi ajo mund te na ndihmoje shume ne perkthimin dhe kuptimin e historise Ilire. Nuk eshte kjo e rendesishme thjeshte per te treguar lavdine e Ilireve, por eshte me se shumti per te siguruar ardhmerine e kombit, te identitetit Shqiptar dhe te gjuhes Shqipe.
Une nuk e kuptoj pse duhet te ndryshojne rregullat e drejtshkrimit te gjuhes ame dy here brenda nje brezi. Shqipja si gjuhe nuk ka ndryshuar aq shume sa te kete nevoje per rishikim te rregullave drejtshkrimore te saj. Nese keto rregulla ndryshojne atehere Shqiptareve dhe femijeve te tyre qe jetojne jashte kufijve te atdheut do ti duhet te mesojne edhe njehere drejtshkrimin. Nuk dihen efektet qe keto ndryshime do te kene ne te ardhmen e gjuhes. Nese vazhdojme te ndryshojme rregullat pa kriter dhe pa nevoje atehere ne rrezikojme humbjen njehere dhe pergjithmone te gjurmeve historike Ilire ne Shqipen e sotme.
Nuk mendoj qe eshte e rendesishme te ndryshohen rregullat e drejtshkrimit te Shqipes letrare, por cfare eshte e rendesishme eshte qe te dokumentohen qartesisht rregullat e dialekteve Gege, Arberesh dhe Arvanitase. Vetem keshtu ne mund te kuptojme efektin qe ka pasur koha tek gjuha ame dhe te krijojme nje ide rreth nevojave te rregullave drejtshkrimore ne te ardhmen.


Qellimi i ketij shkrimi?


Une nuk jam as historian dhe as gjuhetar, por nese shikohet historia e sotme nga nje pikpamje logjike, ajo nuk perputhet. Une jo pa qellim nuk kam prezantuar asnje argument te ri historik, por thjeshte kam lidhur disa pika qe hedhin dyshime ne vertetesine e asaj qe ne sot e quajme histori.
Ne si komb, na duhet te ngrejme zerin per ate cfare eshte e jona dhe ku ka pikenisje me te mire se te krenohemi me lavdine qe na kane lene te paret. Populli i jone nuk eshte akoma i lire, sepse njerezit tane mbahen peng, institucionet fetare tona mbahen peng, trojet dhe pronat tona vazhdojne te mbahen peng dhe se fundmi, historia dhe lavdia e komit tone mbahen peng.


I ftoj te gjithe akademiket dhe gjuhetaret Shqiptare te diskutojne argumentat qe jane dhene rreth Macedoneve te lashte. Vertetimi qe Macedonet e lashte ishin Pellazgo-Ilire eshte celesi qe hap kater porta: 1 – Camerine, 2 – Ceshtjen Shqiptare ne IRJM (Ish Republika Jugosllave e Maqedonise), 3 – Epirin (qe nuk egizton ne kohet pararomake) dhe 4 – Lavdine e Kombit. Argumenti politik i Greqise per Camerine dhe Macedonet e Lashte, eshter ndertuar mbi argumentin historik. Nese ne hedhim poshte argumentin historik, argumenti politik i Greqise bie vetvetiu. Jehona Shqiptare e shekullit te 21-te, ne prag te 100 vjetorit te pavarsise, duhet te jete shume me e larte se zhurma Sllavo-Greke.


Nuk eshte e mjaftueshme qe ne te marrim nje gjykim ne favor te kombit per ceshtjen Shqiptare ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, por cfare eshte e rendesishme eshte qe te zhbehen pasojat e 1913-tes. Pasojat nuk mund te zhbehet nese ne zgjedhim te qendrojme pasive.
Per kete, I lutem te gjithe Shqiptareve ane e mbane botes qe se bashku, te behemi ambasadore te kultures sone dhe te fillojme reklamimin e saj. Le te fillojme te perditesojme te gjitha enciklopedite ne internet rreth prejardhjes Pellazgo-Ilire te Macedonve te lashte, te Alesandrit te Madh, te Ilirise, Dardanise, dhe se fundmi te te gjithe perandoreve Ilire te Romes.


Le ti tregojme botes qe ishte Konstandini i Madh - gjak i Dardanise, djale i Ilirise, perandor i Romes dhe burre i dheut i Shqiptarise, ai qe i lejoi asaj fene e pare nen nje Zot – Krishterimin. Le ti tregojme botes qe ishte Justini – perandor Ilir i Romes ai qe i dha njerezimit kushtetuten dhe se fundmi le ti tregojme botes qe ishte Diokliti – perandor Ilir i Romes, gjak i Dalmacise, ai qe i dha asaj perandorine Bizante me te cilen Greket krenohen.
Le te sensibilizojme opinionin nderkombetar dhe institucionet ligjvenese ne cdo shtet te botes ku jetojne Shqiptare. Le ti tregojme atyre se cfare padrejtesie eshte bere ndaj kombit te Aleksandrit te Madh, Konstantit te Madh, Skenderbeut dhe Nene Terezes. Le ti kerkojme ligjvenesve qe te na mbeshtesin ne perpjekjet tona per te drejten tone, dhe nese Gjykata Nderkombetare e Drejtesise i kerkon atyre nje opinion, le ti bindim ato qe rregullimi i botes fillon me rregullimin e padrejtesise ndaj Shqiptareve.


Mbase shumica e tyre nuk ia kane idene se ku i bie Shqiperia, por per kete ne na duhet te behemi ambasadore te kombit dhe te kultures sone. Vetem duke punuar te gjithe se bashku ne mund te arrijme ate qe deshirojme dhe synojme.

10 vitet që ndryshuan CIA-n



10 vitet që ndryshuan CIA-n


Antonio Carlucci/L`Espresso
Fotoja mban daten e 22 janarit 2009. Barak Obama ndodhet prej vetem 48 oresh i ulur ne skrivanine e Dhomes Ovale te Shtepise se Bardhe, i rrethuar nga 16 gjenerale e admirale ne pension, te ftuar per te qene te pranishem ne firmosjen e nje urdhri ekzekutiv qe mbyll epoken Bush ne ceshtjet e terrorizmit, burgjeve sekrete, hetimeve te fshehta e torturave. Eshte akti i pare formal i Shtepise se Bardhe, ne pranine e atyre ushtarakeve qe ishin haptaz kunder metodave te administrates se meparshme: kerkohet te rifillohet nga baza krejt te ndryshme gjuetia ndaj Bin Ladenit, per “goditjen, cmontimin dhe mposhtjen” e Al Kaedes. Jane dashur dy vjet, tre muaj e nente dite qe presidenti i Shteteve te Bashkuara te shpallte eliminimin e Bin Ladenit, ne perfundim te nje sulmi rrufe ne token pakistaneze fale punes hetimore te CIA-s dhe kapaciteteve operacionale te Navy Seals.
Ate 22 janar filloi edhe procesi i riorganizimit te krejt inteligjences amerikane: Nje investim kaq i fuqishem ne njerez dhe mjete, saqe ne vitin e pare te presidences Obama, buxheti i 16 agjencive civile e ushtarake te spiunazhit kapi vleren 80.1 miliarde dollare, shifer kurre e arritur me pare, aq me teper ne kulmin e recesionit ekonomik. Ajo qe me shume se kushdo tjeter kishte nevoje per kurim, ishte Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, sherbimi i spiunazhit te jashtem amerikan, qe kishte akuzuar Al Kaeden per sulmin ndaj Kullave Binjake e pastaj ishte hedhur ne vijen e pare te luftes gjate presidences Bush, me porosine qe te sjelle sa me shpejt rezultate; duke pasur liri te plote veprimi, agjencia ishte ne qender te polemikave kombetare e nderkombetare lidhur me metodat e perdorura: Qe nga sekuestrimet e personave ne toke te huaj, tek burgjet sekrete, torturat ndaj te arrestuarve te dorezuar nga qeveri e sherbime te huaja policore…Dhe gjithmone, pa e kapur dot Bin Ladenin.
Barak Obama zgjodhi si shef te ri te CIA-s nje njeri qe nuk kishte patur kurre pervoje direkte per spiunazhin: Leon Paneta. Me plot 71 vite mbi shpine, nje karriere te gjate ne Kongres ne rradhet e demokrateve, ekspert aq i vleresuar i buxhetit, saqe u therrit nga Bill Klinton per drejtimin e stafit te Shtepise se Bardhe, Paneta u katapultua ne nje bote qe me siguri e kishte pare nga afer gjate viteve ne Uashington, por pa iu dashur te merrte vendime apo te drejtonte operacione. Me nje pamje prej profesori te rrepte por te drejte, nje punetor i palodhur, me prirje nga qendra e politikes (ne rini ishte republikan por u largua kur njerezit e Ricard Niksonit e kritikuan se ishte shume i fiksuar pas respektimit te te drejtave civile), ai e dinte se Obama e piketoi pikerisht per faktin se Paneta nuk kishte pasur me pare raporte me CIA-n, dhe per filozofine e tij: T’u vesh gjerave emrin qe kane dhe t’i perkufizosh situatat ashtu sic jane realisht.
Presidenti ishte i sigurt se Paneta do ta ndryshonte menyren e punes se agjencise te ketyre viteve te fundit: Thene ndryshe, kjo menyre i modifikonte te dhenat sipas deshirave te politikes (fjala vjen, faktet inekzistente qe justifikuan luften ndaj Sadam Huseinit), ne vend qe te mblidhte te dhena, te percaktonte shkallen e vertetesise se tyre, te ofronte parashikime dhe t’ja linte Kongresit dhe qeverise vleresimin dhe marrjen e vendimeve.
“Tortura eshte e paligjshme, imorale, e rrezikshme dhe joproduktive”, shkruante Paneta kur ne Shtepine e Bardhe ishte ende Bushi i ri. Tashme duhej te kalonte nga teoria ne praktike. Sigurisht, Barak Obama i kishte anulluar me nje firme te gjitha artificet juridike te shpikura nga marifetcinjte e Bushit dhe Dik Cenejt, qe donin te justifikonin torturat si “mbrojtje e Amerikes”. Por Panetes i duhej te takohej me njerezit e CIA-s, shume prej te cileve druheshin se mos perfundonin ne gjykate. Nuk ka qene e lehte, dhe as e thjeshte puna e drejtorit te 21-te te CIA-s, Paneta, ato muaj te pare ne krye te sherbimit. Dy detyra ishin te domosdoshme: Nevoja per te nderruar metodat e punes, dhe moscenimi i makines gjigande te spiunazhit teksa SHBA ishte e angazhuar ne dy luftra, perballe nevojes per t’i treguar botes se gjerat po ndryshonin. Dhe nuk kishte ide me te mire per ta deshmuar epoken e re, sesa vizita e Obames ne seline qendrore te CIA-s ne Langlej: Aty presidenti tha se torturat dhe burgjet secrete kishin qene nje gabim i madh, por shtoi se duhej shikuar perpara, pa mbajtur syte nga e kaluara.
Nuk shkoi gjithcka vaj; pati muaj me konflikte te ethshme dhe dilnin rregullisht ne drite. Si ne rastin kur sekretari i Drejtesise Erik Holder hapi hetime per torturat e CIA-s dhe per shkaterrimin e videove qe demonstronin keto tortura, duke caktuar nje prokuror; ky ishte i fundit i shume hetimeve qe u hapen nen presionin e organizatave per te drejtat e njeriut, apo me kerkesen e personave qe gabimisht kishin perfunduar ne duart e CIA-s. Paneta protestoi ndaj Holderit dhe fitoi, por Obama i doli kunder kur vendosi te publikoje memot qe parashikonin “hetuesi te ashpra”. Rrugetimi i shefit te agjencise, ashtu si ai i shefit te Shtepise se Bardhe, ato muaj ishte kontradiktor. Te gjithe e kuptonin se nese makina hetimore fokusohej tek agjentet, atehere do te ngrihej pyetja e pashmangshme, perse nuk japin llogari ata qe i moren keto vendime ne nivel politik, duke filluar nga Bush dhe Cenej.
Nga ana tjeter, krejt organizata u vu nen tension pas zgjedhjes politike te Shtepise se Bardhe, qe ne qender te problemit te vihej Afganistani. Per CIA-n, kjo nenkuptonte kryesisht ndjekjen dhe kapjen e njerezve te Al Kaedes. Ne vitin 2009 u hapen baza te reja operative dhe CIA nisi nje proces militarizimi, per shkak te zgjedhjes per perdorimin e avioneve pa pilot per gjurmimin dhe pastaj goditjen e bazave terroriste. Ekspozimi ne vije te pare i agjenteve te sherbimit, nuk kaloi pa pasoja: Shtate agjente u vrane nga ai qe kujtonin se ishte informator i tyre, ne momentin kur personi hyri ne bazen sekrete dhe hodhi veten ne ere (ne Afganistan). Nje goditje shume e rende, qe nga njera ane deshmoi nje veshtiresi te madhe ne kryerjen e spiunazhit duke perdorur popullsine vendase ose te infiltruarit, e qe nga ana tjeter detyroi agjencine te shtonte edhe me teper perdorimin e avioneve pa pilot.
Paneta hodhi njerezit e tij ne frontin e pare, edhe permes anullimit te disa kontratave qe CIA kishte nenshkruar me agjenci private qe operonin perkrah agjenteve ne Afganistan. Ai bashkepunoi ngushte me Kongresin kur, ne maj 2009, shpalli se kishte hedhur ne kosh nje plan sekret fantazmagorik qe ishte hartuar si film hollivudian aksioni: Parashikonte ngritjen e skuadrave te vrasesve te stervitur, qe do te dislokoheshin ne vende te ndryshme dhe pastaj do te hynin ne veprim per eliminuar terroristet.
Por nese disa rezultate te kesaj pune nisen te dukeshin qarte, ajo qe dominoi skenen e brendshme te aktiviteteve te CIA-s ishte nje perplasje e fuqishme mes njerezve qe Obama kishte zgjedhur per te mbikqyrur ceshtjet e sigurise kombetare. Paneta hyri ne konflikt te hapur me admiralin Denis Bler, shef i National Intelligence, zyra qe koordinonte veprimtarine e 16 agjencive amerikane te zbulimit. Bler e konsideronte nje kompetence te veten, zgjedhjen e perfaqesuesve te spiunazhit amerikan jashte vendit, nje prerogative qe historikisht e kryente CIA. Paneta u dergoi nje email gjithe agjenteve, ku urdheronte ta injoronin Blerin derisa te zgjidhej kjo ceshtje. Cka nenkuptonte shtrimin e problemit para presidentit. Per muaj te tere, perplasja vazhdoi nendheshem (thuhet se asokohe Paneta ishte gati te largohej nga detyra). Ne fund, Shtepia e Bardhe i dha te drejte dhe brenda nje muaji, ishte admirali Bler ai qe dha doreheqjen.
Presidenti nuk e ka thene kurre ate cka mendon realisht mbi veprimtarine e CIA-s. Nese pas operacionit per Bin Ladenin ai e lavderoi hapur sherbimin, gjate ketyre viteve ne detyre Obama e ka kritikuar gjithmone agjencine, sa here e ka pare te nevojshme. Kur nje djalosh nigerian deshtoi ne tentativen e tij per t’u hedhur ne ere bashke me avionin gjate fluturimit drejt Cikagos, Obama drejtoi gishtin kunder atyre qe “deshtuan ne mbledhjen e copave te informacionit qe ekzistonin, duke bere qe sikur sulmi te kryhej, sistemi te binte ne menyre katastrofale”. Pra Obama gjithnje e ka vene nen presion CIA-n, dhe e tregoi kete edhe 11 prillin e kaluar, kur ne nje takim ne Shtepine e Bardhe pohoi se CIA dhe agjencite e tjera nuk kishin qene ne gjendje te parashikonin asgje nga ngjarjet arabe, se pari ne Tuniz e pastaj ne Egjipt.
Kushedi nese Paneta, drejtori qe e mbylli epoken e Osama Bin Ladenit, nje dite do te shkruaje ndonje liber kujtimesh mbi pervojen e tij me CIA-n. Por kjo duket akoma dicka e pamundur, duke qene se Obama e transferoi ne Pentagon, si sekretari i ri i Mbrojtjes. Rrefimi tij do te sherbente edhe per te kuptuar nese ajo qe Paneta thoshte se qe filozofia e tij, u aplikua pastaj ne poltronen e shefit te CIA-s apo jo: “Ne demokracine tone, qeveriset ose permes kapacitetit udheheqes, ose i shtyre nga krizat. Ne qofte se ky kapacitet ekziston, vendi mund ta shmange ose ta kontrolloje krizen. Por nese udheheqja nuk eshte e afte t’i ndermarre ato rreziqe e sakrifica thelbesore per te qeverisur, te jeni te sigurte se do te jene krizat ato qe do na udheheqin dhe qeverisin”.

FBI, sa me spiunazh 

Problemi i CIA-s u zgjidh. Leon Paneta largohet drejt Pentagonit, ndersa nga Afganistani mberrin menjehere gjenerali David Petreus. Por Barak Obama ka nje problem urgjent per te zgjidhur ne fushen e sigurise: Emerimin e drejtorit te ri te Byrose Federale te Hetimeve, FBI, meqe 10 vitet e Robert Mylerit, i emeruar vec nje jave para sulmit te 11 shtatorit, jane duke mbaruar.
Gjate kesaj periudhe Mylerit iu njoh aftesia qe pervec kapacitetit te FBI-se per ndjekjen e krimineleve dhe zgjidhjen e ceshtjeve te renda, ai shtoi edhe shnderrimin e Byrose ne nje agjenci spiunazhi te brendshem per SHBA-ne. Duke zbuluar kesisoj te gjitha rastet e tentativave terroriste brenda vendit. Myler, te cilit revista Time i beri se fundi homazh me nje kopertine te titulluar “Gjuetari i terroristeve”, ja ka dale te kaloje pa incidente transferimin nga administrata e Bushit ne ate te Obames.
Prej shume javesh, nje grup pune i udhehequr nga zv.presidenti Bajden dhe prokurori i pergjithshem Erik Holder, po vlereson kandidaturat e mundshme. Kater jane emrat me te perfolur: Xhejms Komi, prokuror i Nju Jorkut dhe me pas zv.sekretar i Drejtesise, fitoi fame kur ne mars 2004 ngriti ne kembe gjithe prokurorine amerikane per te penguar pergjimet e paautorizuara nga gjykatat. Patrik FicXherald, prokuror ne Cikago, eshte autor i hetimit qe solli ne fajesimin dhe denimin e ish shefit te kabinetit te zv.presidentit Cenej, i akuzuar se dekonspiroi emrin e nje agjenteje sekrete te CIA-s pasi ajo deklaronte se Sadami nuk kishte arme te shkaterrimit ne mase. Emri tjeter eshte Rejmond Kelli, shef i policise se Nju Jorkut. Por edhe Ronald Nobell, ish shef i hetuesve te ministrise se Thesarit dhe sot ne Interpol.

Nesër publikohen emrat e spiunëve të tjerë



Nesër publikohen emrat e spiunëve të tjerë
Të premten do të publikohen emrat e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të shërbimeve sekrete në të kaluarën në Maqedoni.
Komisioni për lustrimin të hënën solli vendim dhe verifikoi vendimet lidhur me shpalljen e emrave të rinj të spiunëve, por publikimi do të ndodhë të premten.

Kryetari i Komisionit të lustrimit, Tome Axhiev deklaroi se emrat e dy funksionarëve aktual do të bëhen publike sipas procedurës ligjore që ditën e premten, pas kalimit treditor të afatit ligjor.

Jozyrtarisht mësohet se janë dy emra të ish-bashkëpunëtorëve, njëri prej të cilëve është këshilltar në këshillin e Bogovinës dhe kuadër i BDI-së, ndërsa tjetri nga radhët e VMRO-DPMNE në komunën e Gazi Babës. Komisioni i Lustrimit në bazë të ligjit të ri për lustrim deri tani ka publikuar emrat e 23 spiunëve, kryesisht të UDB-së në të kaluarën.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...