Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/08/28

Lugina e Preshevës, “zorrë qorre” e Kosovës

Në kohën kur qeveria në Prishtinë ka pranuar të negociojë me Beogradin edhe për çështjet politike, në Luginën e Preshevës janë shtuar zërat politikë që në kuadër të këtyre negociatave të shtrohet edhe çështja e tri komunave të banuara me shqiptarë në jug të Serbisë.
UCMPB

Pasi që supozohet se njëra nga temat e bisedimeve Prishtinë-Beograd do të jetë veriu i Kosovës, respektivisht statusi i komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat janë të banuara me shumicë serbe, edhe lidershipi politik në Luginë të Preshevës kërkon që statusi i tyre të zgjidhjet në korrelacion me komunat e veriut.


Ish-kryetar i Bujanocit, njëherësh kryetar i PVD-së në këtë qytet, Shaip Kamberi, e konsideron të domosdoshme që në kuadër të këtyre negociatave të shtrohet për zgjidhje çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.



Ai për albinfo.ch tha se nuk guxon të krijohen standarde të dyfishta, për serbët në Kosovë të tjera standarde, e për shqiptarët në Luginën të tjera. “Nëse lejohen standardet e dyfishta, atëherë në Ballkan nuk do të ketë stabilitet afatgjatë”, tha Kamberi, ish-përfaqësues i grupit negociator shqiptar në konfliktin e vitit 2001.
“Ky është treni i fundit në të cilën duhet të zgjidhjet çështja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, konsideron për albinfo.ch Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.



Ai tha se për një dekadë nga Prishtina e Tirana Lugina është harruar. “Kemi mbetur si zorrë qorre”, tha ai. Beqiri tha se në rajonin e banuar me shqiptarë në Serbi është prezent xhandarmëria serbe, e cila, sipas tij, ua kufizon lirinë e lëvizjes, ndërsa është administrata serbe ajo që ua mohon të drejtat elementare të jetës si pakicë.




“Kërkojmë që në kuadër të delegacionit të Prishtinës të jetë edhe përfaqësuesi i Luginës”, tha ai. Edhe në Prishtinë, ndërkaq janë shtuar zërat që po kërkojnë përfshirjen e Luginës në dialogun me Serbinë. Ishte kryeparlamentari Jakup Krasniqi i cili tha se nëse veriu hyn në negociata si çështje e veçantë, Prishtina zyrtare duhet të kërkojë që edhe Lugina e Preshevës të jetë aty.
Analisti politik nga Lugina e Preshevës, Belgzim Kamberi, që njëherësh drejton edhe Këshillin për të Drejtat e Njeriut në këtë rajon, është më pak optimist në këtët drejtim. Ai tha se nuk është momenti i duhur që çështja e Luginës të diskutohet në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd.
Kamberi tha se mënyra se si zhvillohen këto bisedime janë të dëmshme si për Kosovën, ashtu edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Ato janë të orientuara vetëm për çështjen e Kosovës dhe nuk bisedohet edhe për Serbinë. Në këtë kornizë që zhvillohen është iluzore të priten bisedime të mirëfillta për Luginën e Preshevës”, konsideron Kamberi. Problemi shqiptaro-serb, sipas tij, kërkon domosdoshmërish edhe përfshirjen e Shqipërisë në proces.
“Në çështjen e Luginës Prishtina zyrtare, me sjelljen e saj, çdo ditë e më tepër i përngjan Serbisë së viteve ’90-a, që braktisi serbët e Kroacisë, në momentin që nuk i duheshin më pushtetit në Beograd’, tha ai.
Pavarësisht nëse çështja e shqiptarëve në PMB zgjidhjet bashkë me çështjen e veriut, ky problem kërkon zgjidhje të përhershme. “Qeveria e Kosovës nuk ka mundësi të krijojë politika të tilla, pa harruar edhe mungesën e kapaciteteve, kredibilitetit dhe vullnetit politik për t’i trajtuar çështjet e shqiptarëve jashtë territorit administrativ të Kosovës”, konsideron Kamberi.
Ndryshe, siç është thënë disa herë në opinion, komunat e Luginës së Preshevës deri para disa dekadave kanë qenë pjesë integrale e Kosovës, ndërsa ishin integruar në Serbi në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Mega-delegacioni i Kosovës në SHBA


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, dhe gjashtë ministra të tij, do të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit shtator, për të marrë pjesë në gala ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC).
Sipas një njoftimi të lëshuar nga NAAC, në gala ceremoninë, që do të mbahet më 21 shtator në Gottham Hall në New York, do të marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Sipas njoftimit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidentja Jahjaga, edhe presidenti Nishani, sikur edhe kryeministri Hashim Thaçi, si dhe gjashtë anëtarët e kabinetit të tij: zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, si dhe ministri i FSK-së, Agim Çeku.

Nga Shqipëria, përveç presidentit Nishani, të konfirmuar janë edhe dy ambasadorët që punojnë në SHBA – ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi, dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferid Hoxha.
Nga Maqedonia do të marrin pjesë dy zëvendëskryeministra shqiptarë të Qeverisë në Shkup, Teuta Arifi dhe Musa Xhaferri.

Sipas njoftimit, del se delegacioni nga Kosova është më i madhi, ndërsa nuk dihet saktë se sa këshilltarë e bashkëpunëtorë tjerë do t’i shoqërojnë presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi dhe gjashtë ministrat e tij.
Gala ceremonia vjetore e çmimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan mbahet çdo vit, ndërsa sipas organizatorit çmimet nderojnë liderët e dalluar nga Ballkani dhe mbarë bota.

Vitin e kaluar, çmimi “Hands of Hope” i është dhënë ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, ndërsa ishte nderuar edhe ambasadori i ndjerë amerikan, Richard Holbrooke. Edhe vitin e kaluar ndër pjesëmarrësit ishin presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, si dhe pjesëtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës.
Ende nuk është bërë publike se kush janë laureatët e sivjetmë të çmimeve të NAAC, në ueb-faqen e organizatorit tashmë ka nisur regjistrimi për pjesëmarrje në këtë ngjarje për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në gala mbrëmjen.

Sipas formës së regjistrimit, çmimi për një person është prej 350 dollarë, që siguron vetëm hyrjen dhe ulësen në një prej tavolinave ordinere për darkë, deri në 1000 dollarë, që siguron ulësen në njërën prej tavolinave kryesore të darkës, biletën për VIP koktejin, si dhe fotografimin me laureatët e çmimeve.

NAAC është organizatë jofitimprurëse e dedikuar për avokim për shqiptarët dhe promovim të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan, duke nxitur politikat demokratike, promovuar respektimin për të drejtat e njeriut, dhe duke zbatuar programe edukative dhe zhvillimore. NAAC përgjithësisht është konsideruar gjatë viteve si zëri i shqiptarëve në Washington.

Kërcënohen ish-pjesëtarët e UÇK-së



Përveç projekt-ligjit të VMRO-DPMNE-së që anashkalon luftëtarët shqiptarë nga të drejtat e veçanta që parashihen vetëm për ushtarët maqedonas, veteranët e UÇK-së në Maqedoni po ballafaqohen edhe me provokime të tjera.
Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Besim Hoda, tha se policia dhe autoritetet kufitare për disa muaj me radhë janë duke provokuar dhe kërcënuar atë por edhe pjesëtarët e tjerë të kësaj organizate.
“Një nga pjesëtarët tanë, duke kaluar kufirin është ndaluar për disa orë në pikën kufitare të Jazhincës dhe është kërcënuar se, pavarësisht se për ku lëvizin pjesëtarët tanë, nëse nuk janë të dëgjueshëm mund të marrin plumb në kokë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, qoftë në Maqedoni. Sepse shërbimet e Maqedonisë janë gjoja shumë të organizuara dhe armikun e ndjekin në çdo hap”, ka deklaruar Hoda.
Sipas tij, një veprim i tillë po ndodh edhe me bashkatdhetarët që punojnë jashtë shtetit, të cilët sa herë që shoqërohen me veteranët, ndalohen nga organet e policisë dhe pyeten për veprimet e organizatës.
Duke folur për projekt-ligjin problematik të VMRO-DPMNE-së që ka shkaktuar krizë në koalicionin qeveritar, Hoda tha se për shqiptarët është e papranueshme që të miratohet një ligj ku UÇK kualifikohet si organizatë ekstremiste dhe terroriste.
Ai ftoi zyrtarët e BDI-së që të angazhohen më tepër për të ndërprerë këtë fushatë nënçmuese të palës maqedonase kundër luftëtarëve shqiptarë.
“Ka ardhur koha që Ali Ahmeti të ndërgjegjësohet për punën që ka bërë dhe besoj që një njeri të cilit i atribuohet një sakrificë e tillë e madhe, lufta në Kosovë, lufta në Maqedoni, nuk mund të sillet në mënyrën siç po e shohim tani. Është koha që politikanët shqiptarë në Maqedoni të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë gjakun e dëshmorëve të rënë në të gjitha luftërat”, ka thënë Hoda.
Fushata kundër UÇK-së nisi pas përkuljes së ministrit të Mbrotjes Fatmir Besimi, para një qendre memoriale të UÇK-së. Pas këtij akti, kryeministri Gruevski e quajti UÇK-në një organizatë ekstremiste, ndërsa partia e tij dorëzoi projekt-ligjin për të drejta të veçanta vetëm për ushtarët maqedonas pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001.
Të gjitha këto ngjarje kanë tensionuar raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar dhe nuk përjashtohet mundësia për rënien e qeverisë.

Besa shqiptare në një film hebre

Sa njerëz do të jepnin jetën e tyre për një të huaj? Pyetja universale, përgjigjia shumë e thjeshtë; Shqiptaret do ta bënin! Ky është boshti i një dokumentari i "Besa- The Promise", Besa si Kod, por dhe si virtyt, ne formen e një zemre të mirë shqiptare që sakrifikohet për tjetrin.



CNN ndalet tek ky film që bëri jehonë në festivalin e filmit hebre në "San Francisko" që nisi më 19 korrik dhe përfundoi më 6 gusht 2012.

Norman Gershman

      Norman Gershman

“Besa” u shndërrua në misionin e fotografit hebreo-amerikan Norman Gershman. Fotot e mbledhura në Shqipëri, ai i përdori në librin ku mbështet filmi; "Besa, Muslimanët që shpëtuan Hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore".
Lime BallaLime Balla
Filmi nisi në 2007 dhe është rrugëtimi i dy burrave, Gershmanit dhe Rexhep Hoxhës, një muslimani shqiptar. Rexhepi, me ndihmën e Normanit çon deri në fund besën që i dha i ati familjes hebreje, të cilën e shpëtoi gjatë Holokaustit; t’i kthejë asaj librat e shenjtë të lutjeve të lëna në shtëpinë e tyre. Nga Bullgaria mbërrijnë në Izrael. Megjithëse i besimit musliman, Rexhep Hoxha ndjehej pjesë e kësaj familje hebreje.

Gershman bisedoi edhe me Leka Zogun e Parë, për vendimin e mbreti të vetëm musliman në Europë, siç shkruan ai, për t’i hapur kufijtë hebrenjve në vitin 1938, kur kjo mund të ndizte zemëratën e nazistëve kundër Shqipërisë.
From left to right: Hamid Veseli, Xhemal VeseliFrom left to right: Hamid Veseli, Xhemal Veseli
Leka Zogu i Pare ishte përgjigjur; sepse e ndjente që nuk ishte njerëzore ajo që bënë gjermanët dhe e ndjeu t’i hapte një rrugë. Sipas Yad Vashem, muzeut izraelit, apo siç njihet ndryshe arkiva më e madhe e Holokaustit në botë, nuk ka asnjë rast të vetëm të shqiptarëve, që i tradhëtuan familjet hebreje për t’ia dorëzuar nazistëve.
Johana Neuman e mbijetuar e Holokaustit, një prej personazheve të filmit, tregon për CNN se mbërriti në Shqipëri nga Gjermania, bashkë me familjen dhe asokohe ishte vetëm 8 vjeç.
Merushe KadiuMerushe Kadiu
"Unë dua të nënvizoj faktin se çdo shqiptar, apo çdokush që ndiqej nga gjermanët nëse fshihte një hebre, jeta e tij dhe ajo e familjes së tij ishte në rrezik. Ata e bënë dhe ishte e pabesueshme. Nuk mund të theksohet mjaftueshëm se çfarë bënë shqiptarët. Besa ishte pa dyshim pjesë e kulturës që vjen nga Kanuni, udhërrëfyesi i tyre moral", thotë Johanna Neumann.

Misioni i tanishëm i fotografit, Norman Gershman është t’ua rrëfejë të rinjve amerikanë në shkollat e mesme konceptin e besës. "Besa është një mesazh për botën, thotë ai, për vëllazëri dhe dhembshuri për të gjithë ata njerëz në nevoje dhe që u përket vetëm shqiptarëve".


Norman H. Gershman embarked on his career as a photographer at a relatively late age. He studied with and was influenced by the works of the photographers Ansel Adams, Roman Vishniac and Arnold Newman, as well as under the tutelage of Cornell Capa, the founder and director of the International Center of Photography in New York. Ultimately, Gershman developed a personal style focusing on portraiture, in which he lends a personal touch emphasizing the special personality of the subject.
For four years Gershman focused on photographing Muslim families who rescued Jews during the Holocaust, converging between two seemingly opposed worlds.
Norman Gershman’s works are to be found in a variety of public collections, including the International Center of Photography, New York; the Brooklyn Museum; the Aspen Museum of Art and a number of galleries in Russia.
Gershman lives and works in Aspen, Colorado.



Besim and Aishe Kadiu

My father said that the Germans would have to kill his family before he would let them kill our Jewish guests.
We lived in the village of Kavajë. In 1940, for a short time, our family sheltered two Greek Jews from the Italian fascists. Their names were Jakov and Sandra Batino, and they were brother and sister. They came to us from Tirana. Their father had been interned in a camp by the Italians. Later, in 1944, both Jakov and Sandra again sought shelter with us, fearful of the Nazis. Another family took their parents into hiding.
Sandra, Jakov and I were close friends. We all lived in the same bedroom. I remember we cut a hole in the bars of our rear bedroom window so they could escape if the Germans discovered that they were hiding with us. We were constantly watching for German patrols. When the Germans began house-to-house searches, looking for Jews, my father took Jakov and Sandra to a remote village. We then supplied them with all their needs until the liberation. There was a great celebration in Kavajë. I remember the telegram we received from Jakov and Sandra and the joy of liberation. Soon they left for Tirana and then for Israel.
I have so many wonderful letters and pictures from Israel. In 1992, I was invited there to receive the Righteous Among the Nations award on behalf of my family, and for a time I was the head of the Albanian-Israeli Friendship Association. Those years were fearful, but friendship overcame all fear.
Story as told by Merushe Kadiu (daughter of Besim and Aishe Kadiu)
On July 21, 1992, Yad Vashem recognized Besim Kadiu, and his wife, Aishe Kadiu, as Righteous Among the Nations.

Brothers Hamid and Xhemal Veseli

Our parents were devout Muslims and believed, as we do, that “every knock on the door is a blessing from God”. We never took any money from our Jewish guests. All persons are from God. Besa exists in every Albanian soul.
Our deceased brother Refik was the first to be honored in Albania as Righteous Among the Nations by Yad Vashem. Now we both have been given the same honor for sheltering the family of Joseph Ben Joseph as well as the Mandil family. Under the Italian occupation, Joseph worked for me (Hamid) in my clothing shop and Moshe Mandil worked in our brother Refik’s photography studio. Both families were refugees from Yugoslavia.
With the coming of the German occupation in 1943, both Jewish families were moved to our family home in Krujë. Xhemal walked the parents night and day for 36 hours to reach our family home. We dressed them as villagers. Two days later we transported the children to Krujë. During the day we hid the adults in a cave in the mountains near our village. The children played with other children in the village. The entire neighborhood knew we were sheltering Jews. There were other Jewish families that were being sheltered. One day the Germans were conducting a house-to-house search looking for a lost gun. They never found the gun and executed the soldier who lost it. We sheltered the Jews for nine months, until liberation. We lost all contact with the Ben Joseph family. They left for Yugoslavia too early, and we fear that the retreating Germans may have killed them. The Mandil family also left for their home in Yugoslavia. Our brother Refik visited them after the war, and studied photography with Moshe. The Mandil family subsequently immigrated to Israel.
Four times we Albanians opened our doors. First to the Greeks during the famine of World War I, then to the Italian soldiers stranded in our country after their surrender to the Allies, then the Jews during the German occupation and most recently to the Albanian refugees from Kosovo fleeing the Serbs. Only the Jews showed their gratitude.
Story as told by Hamid Veseli and Xhemal Veseli
On May 23, 2004, Yad Vashem recognized the brothers, Hamid and Xhemal Veseli, as Righteous Among the Nations.


Destan and Lime Balla




All of us villagers were Muslims. We were sheltering God’s children under our Besa.
I was born in 1910. In 1943, at the time of Ramadan, seventeen people from Tirana came to our village of Shengjergji. They were all escaping from the Germans. At first I didn’t know they were Jews. We divided them amongst the villagers. We took in three brothers by the name of Lazar.
We were poor - we didn’t even have a dining table - but we never allowed them to pay for the food or shelter. I went into the forest to chop wood and haul water. We grew vegetables in our garden so we all had plenty to eat. The Jews were sheltered in our village for fifteen months. We dressed them all as farmers, like us. Even the local police knew that the villagers were sheltering Jews. I remember they spoke many different languages.
In December of 1944 the Jews left for Priština, where a nephew of ours, who was a partisan, helped them. After that we lost all contact with the Lazar brothers. It was not until 1990, forty-five years later, that Sollomon and Mordehaj Lazar made contact with us from Israel.
Story as told by Lime Balla
On October 4, 1992, Yad Vashem recognized Destan Balla, and his wife, Lime Balla, as Righteous Among the Nations






Bujar Nishani - President i Shqipërisë


Duke folur për vizitën e tij të parë në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vlerësoi se kjo vizitë në radhë të parë ka të bëjë me “çështjen e respektit të bashkëkombësve tanë që jetojnë në Kosovë”.

Po ashtu ai tha se, po aq e rëndësishme është kjo vizitë, e cila “do të shprehë të gjithë mirënjohjen dhe nderimin për përpjekjet e bëra për shumë e shumë vite dhe kohë nga qytetarët e Kosovës për arritjen e standardeve të lirisë”.



Gjithashtu Nishani tha se qytetarët e Kosovës po japin kontributet për tërë rajonin në kontekstin e paqes, të stabilitetit, të bashkëpunimit dhe të zhvillimit.

“Dhe Kosova është një nga kontribuueset e rëndësishme sot në rajonin e Ballkanit ndaj për mua do të jetë një moment për të shprehur të gjithë nderimin dhe vlerësimin tim në emër të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ndaj këtyre përpjekjeve, ndaj këtyre arritjeve dhe ndaj këtyre kontributeve që qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës, vetë Republika e Kosovës kanë arritur dhe po japin në tërë këtë sens bashkëpunimi, i cili në fund të fundit është rruga e vetme.

Është rruga e vetme për çdo vend, për çdo shoqëri dhe për çdo komb për të ecur në të”, theksoi Presidenti Nishani në një intervistë për Televizionin Klan të Tiranës.


Bujar Nishani ka lindur me 29 Shtator 1966 në Durrës. Eshtë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Brendshëm.

Bujar Nishani është i martuar me Znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani.

Edukimi
1988 Akademia Ushtarake "Skënderbej"
2004 Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik; Instituti i Gjuhëve të Huaja,
1996 San Antonio Teksas, USA; studimet pasuniversitare, Kaliforni (ShBA);
2004 Master për Studime Europiane

Veprimtaria profesionale
Profesioni Jurist.
1988 Pedagog, Akademia Ushtarake Skënderbej;
1993 Ministria e Mbrojtjes, marrëdhëniet me jashtë;
1994 Ministria e Jashtme, marrëdhëniet me NATO-n;
1996 Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;
1997 në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë; Bordi i Institutit "Goethe".
Veprimtaria Politike
2001 Sekretar i Përgjithshëm, dega PD-së, Tiranë
2003 Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë
2004 Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
2005 Anëtar i Kryesisë së PD-së.

Anëtarësime
Grupi parlamentar: PD
Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Sekretar

Intervistë ekskluzive me veprimtarin, Intelektualin, Profesorin, Piktorin dhe Magjistrin e Artit, z.Ahmet Ibrahimi



Intervistoi: Ramiz DËRMAKU


Bota sot: z. Ahmet Ibrahimi: Cilat janë kriteret e piktorit?


Krijuesit më elitarë të Kosovës numërojnë një mori arsyesh për çmimin e ulët me të cilin ata shesin artin e tyre. Prej standardit të ulët ekonomik deri te mungesa e vetëdijes për vlerën e artit, është rrethi i arsyeve që ata kanë krijuar. Një ditë të zakonshme ku dielli të përcllonte, të muajit gusht të këtij viti unë kërkova që ta bëjë një intervistë me Magjistrin e artit z. Ahmet Ibrahimi, ai kërkesën time e pranoi me kënaqësi. Pasi shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse me te, (filluam spontanisht bisedën për vitet kur ne ishim nxënës të gjimnazit. Minutat që pasojnë justifikojnë takimin tonë, të cilën e ndjek një intervistë për zhvillimin e artit e pikturës në Kosovë.
Piktur nga Ahmet Ibrahimi "Komandanti Legjendar Adem Jashari"
Piktur nga Ahmet Ibrahimi "Komandanti Legjendar Adem Jashari"
Piktori i njohur kosovar Mr. Ahmet Ibrahimi nga Dardana është njëri ndër figurat e spikatuna të artit-pikturës në Kosovë e më gjërë. Ka lindur në fshatin Hogosht 21.10.1957, shkollën fillore dhe ate të mesme në Dardanë. Regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës pranë Fakultetit të Artit, dega e Pikturës, të cilen do ta kryej me afatë rekord. Më vonë do ta kryej edhe magjstraturën. Me punën e tij në pikturë ky i ka kaluar kufijt e trojeve shqipëtare dhe ngadal por sigurt po hyn në mesin e piktorëve europian: Se çka e shtyri të studjojë artin, kush ishte ai që i propozoi që ai të merret me artë, Si veprimtarë dhe punëtorë i palodhshëm i çështjes kombëtare, Ahmeti u maltretua, dhe u rrahë disa herë nga pushteti kriminel serbë, por ky burrë, ky intelektualë e ky atdhetar kurrë nuk e nderpreu aktivitetin kombëtarë. Qendrat kulturore, angazhimin e të rinjve dhe sprovat e sotme të kulturës shqiptare në Kosovë.

Piktur nga Ahmet Ibrahimi "Mulla Hasan Masurica"
Piktur nga Ahmet Ibrahimi "Mulla Hasan Masurica"
Mr. Ahmet Ibrahimi me një përvojë të gjatë ka një karierë të frytshme artistike. Ka hapur shumë ekspozita individuale dhe kolektive, Ekspozitën e parë personale e ka mbajtur në 1977 në Dardanë, Gjilan, Prishtinë- (1980), edhe pasë luftës ka mbajtur në Dardanë (2003 deri në 2010). Ahmet Ibrahimi- citon fjalët e Prof, Rexhep Ferri na thoshte: ”Kudo që të shkoni ju duhet të përfaqësoni kulturen e kombit ne formen dhe frymen autoktone se vetëm atëherë ke perfaqsuar drejt dhe si duhet. Atehere jeni ata qe duhet te jeni -ambasador të vertetë te ketij nenqielli!! Prishtinë, Prizren, e së fundi edhe në Gjermani, Itali e Zvicer, etj. Ai mendon se kultura shqiptare është ende e re dhe i duhet punë, ndërsa z. Ibrahimi është i mendimit se shqiptaret të kërkojnë identitetin e artit të tyre, fillimisht brenda qenies së tyre. Ide, kundër-ide, opinione përplasen dhe zhvillohen, por asnjëherë me ngritje zëri. Tek e fundit, Arti duhet të respektojë etikën. Dhe, kjo duket se është e mundur në këtë diskutim....
Ramiz Dërmaku
Ahmet Ibrahimi: Unë mendoj se tri janë: cilësia e punës, ndërsa e dyta duhej që ajo të mos ishte e rastësishme apo e veçuar por një përfaqësuese e një periudhe të artistit dhe e treta që të rrinte në këtë mozaik panoramor të artit shqiptar”.
Bota sot: Na tregoni në pika të shkurtëra kush është Ahmet Ibrahimi?
Ahmet Ibrahimi: I lindur në Hogosht të komunës së Dardanës, më 21.10.1957. Rrjedh nga një familje zejtare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. që e ka trashiguar me shekuj. Është piktor akademik, magjister i arteve figurative, punon dhe vepron në Dardanë. Është baba i katër fëmijve njëri nga ta gjithashtu piktor akademik (Arianiti) kurse e vajza (Donika) studente e vitit të tretë në Fakultetin e Arteve - muzikore; dy djemt e vegjël janë dymbëdhjetvjeqar (janë bineq Arti e Ardi, nxënës. Bashkëshortja e jetës Mirvetja gjithashtu mjeshtëre floktare dhe shtyllë kryesore, morale, ekonomike dhe njerëzore në jetën e familjes sonë…në momentet më të vështira posaqërisht gjatë luftës ka qenë përkrah meje dhe më ka mbështetë me krejt qenien, dhe ishte bartëse e të gjitha gjjërave, nodhive..,…
Bota sot: Nëse kthehemi pak prapa, në vitet e më hershme, si ka qenë fëmijëria juaj?
Ahmet Ibrahimi: Si shumë familje Hogoshtase edhe për familjen tonë në Hogosht, nuk kishte jetë të rehatshme., sepse fshatarët jetonin nga bujqësia, ndersa zejtarët punonin agë e terrë vetëm për bukën e gojës .E mbaj mend që për një rrotë të drunjët qerri që e punonte Babai im në kundër vlerë fshatarët i jepnin grurë, miser, fasule, shalqinj, etj… e shpesh edhe s’ kishin me dhënë asgjë. Prandaj rrethanat e tilla të jetës së rëndë kan detyruar mbi tre qind familje të shpërngulen nga Hogoshti pëtr; në Gjilan, Prishtinë, Shkup dhe Dardanë, ku edhe ne jetojmë që nga vjeshta e vitit 1966. Ishte shumë vështirë vendlindjes t’ia kthesh shpinën por sjell kokën e sytë I mbushën lotë, këtë e dinë vetëm ai që e ka provuar.
Bota Sot: Çka ju shtyri që ju të studjoni Artin Figurativ?
Ahmet Ibrahimi: Çdo njeri që e fal ZOTI, është i lindur për ndonjë fushë veprimi mjeshtri, zeje, që mund ta tarnsformoj në të mira materjale dhe shpirtërore. Unë kam dasht dhe zgjedhë figuracionin ngjyrat dhe trajtat që i ka falë natyra, ato më kanë inspirue …E di se edhe te unë trashigimia ka luajt rol të madh stërgjyshi im, ai kishte qen mjeshter druri, pastaj babai im gjithashtu mjeshtër i njohur në za në këtë anë. Sigurisht edhe shkolla e bënë, rrugën. Mendoj mësimin, vullnetin e përkrahjen ma ka dhënë mësuesi im shumë i nderuar në Dardanë baca - gazetari - Daut Maliqi. Ai më ka dhënë kurajo të ruaj lirizmin dhe kolorin dramatike që e kam shprehur në punimet shkollore por edhe më vonë si krijus ri. Ai ka shkruar dhe perkrahë një piktor të ri dhe me perspektive… Edhe më vonë ka përcjellë punën time artistike, krijuse dhe arsimore E falenderoj nga zemra për mbështetjen e i uroj jetë të gjatë. Përndryshe, preokupimi I motivuar për njeriun me tiparet dhe karakterin, jetën e rëndë dramat, baticat e zbaticat dhe momentet tjera të jetës dhe shkallëzimin deri në legjendë gjithnjë jam munduar t’i materializoj për mes trajtave dhe formave artistike duke ju dhënë forcë figurative me kolor dramatik që zakonisht shprehen me ngjyra komplementar .. reflektimin shpirtëror ne trajtat dhe relefin e fytyrës.
Bota sot: Gjatë studimeve ju ishit student i dalluar si arritët këto suksese?
Ahmet Ibrahimi: Me shumë vështirësi arrita të regjistrohem në Akademin e Arteve, sepse në at kohë numri i studentëve ka qenë i kufizuar konkurenca ishte e madhe dhe pjesa dërmuese e studentëve vinin nga qytetet; Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Ferizaj e shumë rrallë nga qytetet tjera dhe kuptohet ndikimi ishte i madh nga ajo se kush kend e kishte me lidhje deri ne piramiden politike të atehershme, gati si tani!! Megjithatë ia dola disi dhe u regjistrova… se u pata përgadit shumë mirë; Kisha vizituar shumë galeri, muze të shumta dhe vende kulturo- historike nepër Europën lindore. Kur u bëra student i Akademisë ishte gëzim i madh për mua dhe familjen por edhe rrethin sepse mi njihnin ambiciet dhe talentin!
Bota sot: Gjatë studimeve dhe krijimtarise a ka pas vend edhe per aktivitete tjera?
Ahmet Ibrahimi: Që nga ditët e para kur filluam ti mbajmë ligjeratat, teorike si dhe ushtrimet praktike, unë arrita ti befasoj si studentët, kolegët ponjashtu edhe profersorët. Kjo lëmi më flente në shpirt prandaj arrita të bëhem bursistë I universitetit, që jipej për studentët më të dalluar që kishin noten mesatare mbi 8.5. Isha në rrjedha të krijimtarisë punoja si ilustrator I gazetes së studentëve Bota e Re dhe Zërit të rinisë dhe në gazeten letrare Fjala. Punoja piktura portrete me porosi dhe punët shkonin mbarë. Motivacioni kryesor ishte arti dhe vlera artistike. Punën më të madhe e bëja të shtuneve dhe të dielave. Normalisht që kur realizon njeriu objektiva inspirohet që edhe tutje të vazhdoj e hap horizonte të krijimit. Ai gjatë punës takon njeh dhe lidh miqësi me njerëz të trevave të ndryshme por që hallkë kan artin krijimin humanizmin të bukuren. Gjatë studimeve kam takuar miq e shokë të anëve të ndryshme të trojeve shqiptare me shumicen edhe sot.
Shpërblimi më madh për mua është kur lind një vepër figurative.
Bota sot: Në kohën kur diplomuat në Dardanë dhe në përgjithësi a ka pas mungesë kuadri .., dhe si ju kan prit?
Ahmet Ibrahimi: Pasi mbarova studimet Redaksia e revistës Zëri i rinisë, më ofroi një vend pune illustrator dhe redactor teknik mirëpo unë nuk e pranova një se doja të jepja kontribut në vendim tim dhe e dyta kisha një porosi nga prof. Agush Beqiri që të punoja në Fabrikën e Pllakave të Qeramikës, si dizajner i modeleve në repartin e Qeramikës Dekorative .. Fatkeqësisht në fabriken e pllakave u refuzova me paragjykim se mundet me na indoktrinu puntorët….etj. Këte ma pat thane; inxh. Ilmi Dërmaku - Drejtor teknik i fabrikës. Zhgënjimi I rradhes ka qenë kur edhe se me konkurs isha pranuar në shkollë, Komiteti Komunal ma ndalon punën si i papërshtatshëm ideopolitikisht si pjesëmarrës I demostratave të 1981 dhe pas një muaji deri sa nuk e sigurova dëshmin me gjyq nuk munda t ia filloja punës. Kryesisht kam punuar por nën përcjellje dhe shantazhe të shumta të cilat me mund dhe vështërsi janë tejkalu.
Bota sot: Gjatë studimeve ju keni pasur mundesi të bashkëpunoni me shumë pedagog e mjeshtër të artit na tregoni raportet me ta gjatë studimeve?
Ahmet Ibrahimi: Pa dyshim mësimdhënësit kan kontribut të madh në ndërtimin e personalitetit krijues prandaj pashmangshëm njeriu gjatë ndertimit të tij në aspektin professional mundohet të ket një udhërrëfyes një mbështetje për kurajo dhe gjykime e keshilla creative sikur që më ka udhëzua akademik prof. Rexhep Ferri pastaj prof. Nebih Muriqi si dhe Xhevdet Xhafa Me profesoret e lartshënuar kam pas raporte shumë të shëndosha dhe fryma që kan pas ata gradualisht është bart tek unë duke reflektu në formën më të mire të mundshme në krijimtarinë si student dhe punën si krijues dhe personalitet. Prof. Rexhep Ferri na thoshte:” Kudo që të shkoni ju duhet të përfaqësoni kulturen e kombit ne formen dhe frymen autoktone se vetëm atëherë ke perfaqsuar drejt dhe si duhet. Atehere jeni ata qe duhet te jeni-ambasador të vertetë te ketij nenqielli!!
Bota sot: Z.Ahmet a ju kujtohet kur dhe ku keni mbajtur expoziten e pare individuale si krijues i ri?
Ahmet Ibrahimi: Pas dështimit në regjistrim në Akademi të Arteve u përkushtova në pergaditje per provim dhe thjesht arti ishte mbi të gjitha. I kisha mundesit materjale dhe forcen shpirtrore… punoja me vullnet krijova një opus prej 60 pikturave të cilat vendosa ti ekspozoj ne shtepin e rinise ne Dardane ne vitin 1977. Ishte manifestim i pare në qytet i artit vizuel ajo u prit mjaft mire. Ne librin e pershtypjeve te vizitoreve kisha lëvdata per guximin talentin dhe aftesit e të shprehurit figurativ. Komunikimi im me publikun artdashes u pasua dhe plotësua me intervista ne gazeten e perditshme Rilindja Radio Gjilani Radio Prishtina si shtepi te vetme informative.
Kjo per mua ishte sprovë dhe sfidë e madhe sepse me dale në public është shpatë me dy teha edhe të japin kurajo edhe dekurajojnë, definitivisht provim public. Megjithate unë jam mbushur me energji dhe frymzim të ri dhe kam vazhduar të punoj panderpre.
Mundem me thane se rrallë shumë rrallë më ka ndodhur që një ditë të mos pikturoj. Pikturimi më jep energji është ushqim shpirtëror më fisnikëron dhe begaton…
Bota sot: Ju pos kryerjes së punëve si mësimdhënës, pastaj drejtorit, keni qenë activist i LDK-së, këtë e dëshmojn thirrjet e shpeshta ne biseda informative?
Ahmet Ibrahimi: Sikurse një pjesë e madhe e atdhetarëve ashtu edhe unë kam qenë pjesë e lëvizjes –Lidhjes Demokratike. Unë kam vepruar deri në ato momente kur kreu politik kishte objektiva fisnike kombëtare. Nga momentet kur interesin personal dhe materjal e vendosën para atij për të cilën janë dhanë edhe jetë unë nuk e kam ndi veten pjesë të kesaj levizje. Megjithate në LDK ka njerëz të mire dhe me shumë prej tyre kam raporte të mira kurse fatkeqsisht udhëhiqet nga njerëz që mirren me punë të ndyta karierist dhe pasardhes të LKJ prandaj edhe humbja e pushtetit ka qenë normale sa do që disa struktura kan pas në dispozicion grupe të hajnave të votave.
Pranda jnjeriu zhgënjehet sepse kemi punuar për një shoqëri ku do respektohen vlerat e njëmendëta E di se nuk ka qenë lehtë kur pritshmeria ne raport me shpresat dhe nevojat ka qenë e madhe .. mirepo ajo qka ka ndodhur e ndodh ende duke rrenu me qellim qdo gja te interesit public si ne culture arsim ndermarje shoqerore ekonomike eshte pa imagjinueshme prandaj jemi të dëshpruar sepse kjo nuk ka lidhje me vetëdije shtetëformuese dhe na ka sjellë në anarki e dhe degjenerim moral. Jemi vend ku hajnit po i thuhet i zoti dallavergjive i shkathëti shkelësit të ligjit zyrtari, maskarenjeve -deputeti etj etj…
Bota sot: Si po i afrohesh publikut me krijimtarinë tuaj artistike dhe mund të jetohet nga arti?
Ahmet Ibrahimi: Artisti aktivitet të veqant e ka paraqitjen te artdashesit që bëhet permes porosive, shitjes në Atelje apo expozimit në paraqitje publike ekspozita dhe aukcione shitëse. Unë i kam provuar këto dhe vazhdoj ti praktikoj.. Fatkeqësisht nuk kam mbajtur evidence por e di se kam punuar dhe shitur me qindra punime portrete dhe piktura tjera të cilat qendrojnë nëpër familje në Kosovë, Shqipëri Slloveni Kroaci Mal të Zi Irlandë Australi Gjermani, Zvicër, Angli SHBA e etj Vetëm në SHBA kam 22 vepra të shitura. Sa do që shes dhe punoj me porosi megjithate në kosovë artistët figurativ e as unë nuk mundemi me jetu nga arti - fatkeqsisht.
Bota sot: Ju pas luftes keni marr pjesë në expozita në kosovë dhe vende tjera na tregoni për pjesëmarrjen tuaj?
Ahmet Ibrahimi: Natyrisht nuk është e tëra në shitje, në para, edhe vlerësimi public e ka peshën e vet. Dy herë unë isha nderuar me çmimin e parë kam qenë i nderuar me qmimin e parë për picture në manifestimin Flaka e Janarit, në vitin 1997 dhe në vitin 2003. Shpërblimi i fundit ka ardhur si vlerësim për Ciklin e pikturave Thyerja e madhe që ka qenë reflekcion dhe përjetim e paraqitje të dramës dhe golgotes shqiptare të vitit 1999. Ky cikël ka lind me ngjarjen historike te Jasharajt në Prekaz. .Shprehja figurative te këto vepra ka qenë shumë ekspresive dhe dramatike sepse ashtu përjetohej me sfond gri (përhimt) granatime barot mortaja dhe shkatrrime gjak dhe shpresë e mbijetesë si feniksi. Këtë cikël shpresoj që ende ta pasuroj sepse lufta ka lënë kujtime dhe motive që nuk shlyhen dot.
Pas lufte kam pasur 8 (tetë) Expozita personale në shtëpinë e cultures Isa Kastrati për nderë të dites së Flamurit - 28 Nëntorit dhe manifestimin Flaka e Janarit- kurse kam marr pjese ne 15 expozita kolektive në Gjilan Prishtinë dhe Zvicer. Para lufte ne vitet e tetëdhjeta kam marr pjesë edhe në expozita kolektive në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd.
Bota sot: Na tregoni si përballet tërë at force energji guxim e atdhedashuri për të punuar e qëndruar për qështjen kombëtare?
Ahmet Ibrahimi: Dashurin për arsimimin, edukimin e kam të ngulitur thellë në qenijen time. Prandaj, shkollën e konsideroj themelin e shoqërisë. E kan thënë qysh heret se ç’farë është shkolla .., i tillë është shteti që në rrethanat e sotme dhe në rastin tonë do të komentohej se e kemi arsimim në rrëmujë e invalid sikurse shtetin invalid e kaotik. Prandaj nëse krahasohet fryma dhe mobilizimi i viteve të arsimimit para lufte me këto sot të kushteve larg më të mira zhgënjehet njeriu sepse pritshmëria ka qenë e madhe. 
Kemi menduar se fajtor kujdestar dhe i vetëm është okupatori mirëpo na doli edhe një fajtor të cilin nuk po mundemi me largu. Për këtë na duhet mobilizim qytetar në mënyrë që maskarenjet dhe hajnat ordinerë të vullnetit të qytetarëve dhe të pasurive kombëtare ti flakim dhe ti hapim rrugë perfaqsimit demokratik të qytetarëve dhe vendosjen e shtetit të së drejtes.
Shantazhet dhe dhuna ndaj meje ka qenë prezente prej vitit 1981 deri dhjet ditë pa hy forcat e KFOR- it amerikan në Dardanë. Shumë here kam qenë në biseda ionformative dhe i shantazhuar e kërcenuar me jetë… Kujtimet janë të freskëta sepse rreziku ka qenë i madh. Më duket si sot me 16.mars të vitit 1999 pra 8 dite para bombardimeve në shkollën ku unë isha drejtor dhe kur gjendja ishte e rënde pushteti okupator na i mbushi një object shkollor me paramilitar -rezervista. Unë reagova ashpër tek Misioni Verifikues, qe e udhehiqte një officer amerikan dhe kërkoja me këmbëngulje që objekti sa më pare duhet liruar dhe se këta., pijaneca e këta kriminel po shtin frikë e tmerr tek nxënësit dhe edukatoret dhe po shkilet vrazhdë autonomia e shkollës… Unë isha ne dijeni se ata skishin mandat as të afrohen te ushtrija serbe mirepo une kerkoja me ngulm. Pas ndarjes nga ata dhe autoritetet serbe më ftoi ne seli te OSBE po i njejti me vone me takoi e më tha z.drejtor…, Ju dhe antaret e familjes suaj nëse keni pasaporta është ne të mirën e juaj të leshoni vendin për disa ditë.., ne do të ju afrojm deri tek kufiri në Han të Elezit. …Drejt me thane e mora seriozisht dhe frigë këtë këshillë dhe ndihmë por nunë kasha vendosur të vdesë në Kosovë. Ai kishte pas të drejt sepse pasi filluan bombardimet, filloi edhe loja e ndytë e armikut. Me 02.03.1999 ne ora 01 te natës kur ne ishim zgjuar dy makina me police-paramilitar hedhin dy granata dore per fat vetëm deme materjale. Pra këta kishin si qëllim të krijojnë frikë e panik tek shqiptrët që të lëshojn shtëpitë edhe në disa qe patëm mbetur. Ne ditën e fushatës vrastare 11.05.1999 kur ne disa fshatra te Dardan1s, vranë plagosen e rrahen me dhjetra fshatar dhe kur me ankth pritnim qe Qytetin ta lëshojm.., se shumica paten ngarkuar traktoret dhe automjetet për lëshim masiv. Mua, ne ato momente të ankthit se qdo te behet kur dezinformatat qarkullonin se dogjen Koretinin e Topanicen, dy polic serb .., me marrin pa më dhën rastë as të mbathem me pretekst se ju vyen të qilet objekti shkollor!!!
Më 08.06 1999. Në kohën kur të gjithë pritnim kapitulimin e okupatorit dhe ardhjen e lirisë ne mes dite vijn 7-paramilitar serb të maskuar shumica e tyre nën ndikim të alkoholit. Ata më kërkonin mua dhe pas ndrrimit të pak fjalëve më urdhërojn të dal jashta oborrit dhe të hyj në automjetin e tyre. Natyrisht që nuk pranoja aty afër meje ishte nëna dhe bashkëshortja ime duke më mbajt… Ata më shkëputin nga duart e nënës dhe gruas sime dhunshëm, duke dëgjuar britmat e vajzës me fusin në automjetin e tyre e me dërguan mbi trafostacionin te përroi i lagjes, duke sha dhe kërcënuar me automatic në fytë. Zoti ka dasht që të jetoj… Kjo që sot kemi është dhuratë nga Zoti, Dëshmorët, Martirët dhe Miqët tanë, fryma e humanizmit te popujve perendimor, posaqërisht atij Amerikan.
Bota sot: A keni kushte për të krijuar, dhe a ju ndihmon drejtoria për Kulturë?
Ahmet Ibrahimi: 
Artistit piktor i nevoiten kushtet specifike. Hapsira e njëfare izolimi në mënyre që ai të punoj qetë dhe mos te pengohet. Te rrallet te ne munden me kriju kushte komode per kete, prandaj ne boten e civilizuar shteti kujdeset sikur ne te kaluaren oborret e fisnikeve apo ato mbreterore, Unë aktualisht kam nji kethinë në shtëpi të vllaut kurse deri para tre muajve ne shtepin e Kultures ne hapsirat e projektuara enkas per piktor dhe aktivitete figurative kam shfrytzuar një atele ku ka arte fakte te trashigimise etnografike. Me marrëveshje me shkrim qe unë të shërbej edhe si skenograf për nevoja të kulturës pa pagese. Për këtë i jam mirënjohes Profesorit; Nexhat Rexha, prof. Nazim Maliqit dhe Muhamed Kallabës për mirëkuptimin ndaj artit dhe meje si krijus figurativ. Fatkeqësisht me insistimin dhe presionin që e kan bërë ndaj drejtorit të shtëpise së kiultures dhe drejtorit për kulture, Në shenje hakmarrje se kam kritikuar asë ne debat publik partin në pushtet menjëherë më është ndaluar puna në atele dhe të gjitha pikturat dhe mjetet me kan mbetura peng !!!. Kjo është e pa koment, si konkludim del se vetëm ata që vijn në pushtet me vota të vjedhura bëjnë këso marina: Ata janë shpirtëra të vdekur dhe trupa bosh pa përmbajtje …
Prandaj jo qe ndihmojnë me ndonji blerje pikture apo forme tjetër përkrahje por pengojnë e shantazhojn!!
Përndryshe jam në kosolidim të skicave materejalit e ideve për një ekspozitë për 100 vjetorin e shpalljes së Pavarsisë së Shqiperisë.
Mr. Ahmet Ibrahimi është ndër piktorët më të mirë prodhues që me një mjeshtri të madhe të fitueme ka lanë vepra që me dinjitet perfaqsojnë me saktësi Rilindjen Shqiptare, tue i përjetsue karakteristikat e saj në veprat e Tija historike, etnografike me një frymzim origjinal. Ka shumë vepra në vaj, karbon, lapsë, akuarel.
Mr. Ahmet Ibrahimi ështe një mjeshtër i papërsëritshem në punimet me lapsë, dhe karbon.

Dr.Ruki Kondaj promovoi në USHT librin “Sfidat e Farmaceutikës”


image


Në amfiteatrin e rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës kohë më parë u promovua libri “Sfidat e Farmaceutikës” të anëtares të Kryetares së shoqatës shqiptare-kanadeze, Dr. Ruki Kondaj.

Në fjalën e Tij, para studentëve dhe stafit akademik, rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, theksoi se promovimi i kësaj vepre, është një lajm i mirë për të gjithë studentët e Universitetit tonë, sidomos për studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.

Rektori vlerësoi lartë rolin e librave në formimin dhe reformimin e shoqërisë sonë, dhe para auditorit shkencor u shpreh “librat e kanë ndryshuar dhe përsosur shoqërinë me vlera të reja të dijes, prandaj me të drejtë thuhet, se ndër instrumentet e shumtë të njeriut, më i mahnitshmi dhe më reformatori është libri.

I vetëdijshëm për rëndësinë e veprimtarisë botuese dhe forcën progresive të saj, edhe Universiteti ynë angazhohet maksimalisht për të nxjerrë në dritë botime të reja të të gjitha fushave të nevojshme për studentët dhe kuadrin mësimdhënës” tha Rektori, Prof.dr. Vullnet Ameti.

Ai po ashtu vuri në dukje se përmes promovimeve të veprave të këtij niveli shkencor, ne jemi në hap me zhvillimet e reja që kanë përfshirë shkencën dhe botën e qytetëruar.

Në përfundim të fjalës së Tij, Rektori Prof. dr .Vullnet Ameti deklaroi se meritat u takojnë vetëm atyre që shkruajnë dhe krijojnë për mbarë shoqërinë, dhe me këtë rast doktoreshës Ruki Kondaj i shprehi mirënjohjen për kontributin e saj në fushën e farmaceutikës dhe shëndetësisë. Autorja e librit, Dr.Ruki Kondaj në fillim falënderoi udhëheqësinë e Universitetit për pritjen e ngrohtë, dhe më pas për pjesëmarrësit prezantoi në detaje Sistemin farmaceutik në Shqipëri në kontekstin bashkëkohor.

Nga prezantimi i saj, studentët dhe stafi akademik i USHT-së u njohën në detaje me hulumtimet studimore krahasuese të evidencës ekzistuese farmaceutike në botë me realitetin në Shqipëri dhe gjerë.

Në paraqitjen e hollësive, Dr. Ruki Kondaj solli tematikën dhe objektivin që përbëjnë problematikat më të mprehta të Sistemit Shëndetësor dhe Farmaceutikës në Shqipëri. Përndryshe, Ruki Kondaj është autore e një numri të madh publikimesh shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Është anëtare e disa shoqatave ndërkombëtare për shëndetësinë dhe farmaceutikën, dhe kontribuon në konferencat kombëtare e ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë në sektorin e farmacisë. Në promovimin e librit të lartpërmendur, morën pjesë edhe Këshilltari i Diasporës Shqiptare, Zekirja Aliu, Prorektori për arsim, Doc. dr. Fehari Ramadani, Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. dr. Arbër Çeliku, dekanë të fakulteteve, profesorë dhe studentë të USHT-së.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...