Duke folur për vizitën e tij të parë në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vlerësoi se kjo vizitë në radhë të parë ka të bëjë me “çështjen e respektit të bashkëkombësve tanë që jetojnë në Kosovë”.
Po ashtu ai tha se, po aq e rëndësishme është kjo vizitë, e cila “do të shprehë të gjithë mirënjohjen dhe nderimin për përpjekjet e bëra për shumë e shumë vite dhe kohë nga qytetarët e Kosovës për arritjen e standardeve të lirisë”.
Gjithashtu Nishani tha se qytetarët e Kosovës po japin kontributet për tërë rajonin në kontekstin e paqes, të stabilitetit, të bashkëpunimit dhe të zhvillimit.
“Dhe Kosova është një nga kontribuueset e rëndësishme sot në rajonin e Ballkanit ndaj për mua do të jetë një moment për të shprehur të gjithë nderimin dhe vlerësimin tim në emër të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ndaj këtyre përpjekjeve, ndaj këtyre arritjeve dhe ndaj këtyre kontributeve që qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës, vetë Republika e Kosovës kanë arritur dhe po japin në tërë këtë sens bashkëpunimi, i cili në fund të fundit është rruga e vetme.
Është rruga e vetme për çdo vend, për çdo shoqëri dhe për çdo komb për të ecur në të”, theksoi Presidenti Nishani në një intervistë për Televizionin Klan të Tiranës.
Bujar Nishani ka lindur me 29 Shtator 1966 në Durrës. Eshtë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Brendshëm.
Bujar Nishani është i martuar me Znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani.
Edukimi
1988 Akademia Ushtarake "Skënderbej"
2004 Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik; Instituti i Gjuhëve të Huaja,
1996 San Antonio Teksas, USA; studimet pasuniversitare, Kaliforni (ShBA);
2004 Master për Studime Europiane
Veprimtaria profesionale
Profesioni Jurist.
1988 Pedagog, Akademia Ushtarake Skënderbej;
1993 Ministria e Mbrojtjes, marrëdhëniet me jashtë;
1994 Ministria e Jashtme, marrëdhëniet me NATO-n;
1996 Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;
1997 në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë; Bordi i Institutit "Goethe".
Veprimtaria Politike
2001 Sekretar i Përgjithshëm, dega PD-së, Tiranë
2003 Anëtar i Këshillit Bashkiak, Tiranë
2004 Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
2005 Anëtar i Kryesisë së PD-së.
Anëtarësime
Grupi parlamentar: PD
Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Sekretar