Intervistoi: Ramiz DËRMAKU
Bota sot: z. Ahmet Ibrahimi: Cilat janë kriteret e piktorit?
Piktori i njohur kosovar Mr. Ahmet Ibrahimi nga Dardana është njëri ndër figurat e spikatuna të artit-pikturës në Kosovë e më gjërë. Ka lindur në fshatin Hogosht 21.10.1957, shkollën fillore dhe ate të mesme në Dardanë. Regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës pranë Fakultetit të Artit, dega e Pikturës, të cilen do ta kryej me afatë rekord. Më vonë do ta kryej edhe magjstraturën. Me punën e tij në pikturë ky i ka kaluar kufijt e trojeve shqipëtare dhe ngadal por sigurt po hyn në mesin e piktorëve europian: Se çka e shtyri të studjojë artin, kush ishte ai që i propozoi që ai të merret me artë, Si veprimtarë dhe punëtorë i palodhshëm i çështjes kombëtare, Ahmeti u maltretua, dhe u rrahë disa herë nga pushteti kriminel serbë, por ky burrë, ky intelektualë e ky atdhetar kurrë nuk e nderpreu aktivitetin kombëtarë. Qendrat kulturore, angazhimin e të rinjve dhe sprovat e sotme të kulturës shqiptare në Kosovë.
Mr. Ahmet Ibrahimi me një përvojë të gjatë ka një karierë të frytshme artistike. Ka hapur shumë ekspozita individuale dhe kolektive, Ekspozitën e parë personale e ka mbajtur në 1977 në Dardanë, Gjilan, Prishtinë- (1980), edhe pasë luftës ka mbajtur në Dardanë (2003 deri në 2010). Ahmet Ibrahimi- citon fjalët e Prof, Rexhep Ferri na thoshte: ”Kudo që të shkoni ju duhet të përfaqësoni kulturen e kombit ne formen dhe frymen autoktone se vetëm atëherë ke perfaqsuar drejt dhe si duhet. Atehere jeni ata qe duhet te jeni -ambasador të vertetë te ketij nenqielli!! Prishtinë, Prizren, e së fundi edhe në Gjermani, Itali e Zvicer, etj. Ai mendon se kultura shqiptare është ende e re dhe i duhet punë, ndërsa z. Ibrahimi është i mendimit se shqiptaret të kërkojnë identitetin e artit të tyre, fillimisht brenda qenies së tyre. Ide, kundër-ide, opinione përplasen dhe zhvillohen, por asnjëherë me ngritje zëri. Tek e fundit, Arti duhet të respektojë etikën. Dhe, kjo duket se është e mundur në këtë diskutim.... Ramiz Dërmaku
Ahmet Ibrahimi: Unë mendoj se tri janë: cilësia e punës, ndërsa e dyta duhej që ajo të mos ishte e rastësishme apo e veçuar por një përfaqësuese e një periudhe të artistit dhe e treta që të rrinte në këtë mozaik panoramor të artit shqiptar”.
Bota sot: Na tregoni në pika të shkurtëra kush është Ahmet Ibrahimi?
Ahmet Ibrahimi: I lindur në Hogosht të komunës së Dardanës, më 21.10.1957. Rrjedh nga një familje zejtare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. që e ka trashiguar me shekuj. Është piktor akademik, magjister i arteve figurative, punon dhe vepron në Dardanë. Është baba i katër fëmijve njëri nga ta gjithashtu piktor akademik (Arianiti) kurse e vajza (Donika) studente e vitit të tretë në Fakultetin e Arteve - muzikore; dy djemt e vegjël janë dymbëdhjetvjeqar (janë bineq Arti e Ardi, nxënës. Bashkëshortja e jetës Mirvetja gjithashtu mjeshtëre floktare dhe shtyllë kryesore, morale, ekonomike dhe njerëzore në jetën e familjes sonë…në momentet më të vështira posaqërisht gjatë luftës ka qenë përkrah meje dhe më ka mbështetë me krejt qenien, dhe ishte bartëse e të gjitha gjjërave, nodhive..,…
Bota sot: Nëse kthehemi pak prapa, në vitet e më hershme, si ka qenë fëmijëria juaj?
Ahmet Ibrahimi: Si shumë familje Hogoshtase edhe për familjen tonë në Hogosht, nuk kishte jetë të rehatshme., sepse fshatarët jetonin nga bujqësia, ndersa zejtarët punonin agë e terrë vetëm për bukën e gojës .E mbaj mend që për një rrotë të drunjët qerri që e punonte Babai im në kundër vlerë fshatarët i jepnin grurë, miser, fasule, shalqinj, etj… e shpesh edhe s’ kishin me dhënë asgjë. Prandaj rrethanat e tilla të jetës së rëndë kan detyruar mbi tre qind familje të shpërngulen nga Hogoshti pëtr; në Gjilan, Prishtinë, Shkup dhe Dardanë, ku edhe ne jetojmë që nga vjeshta e vitit 1966. Ishte shumë vështirë vendlindjes t’ia kthesh shpinën por sjell kokën e sytë I mbushën lotë, këtë e dinë vetëm ai që e ka provuar.
Bota Sot: Çka ju shtyri që ju të studjoni Artin Figurativ?
Ahmet Ibrahimi: Çdo njeri që e fal ZOTI, është i lindur për ndonjë fushë veprimi mjeshtri, zeje, që mund ta tarnsformoj në të mira materjale dhe shpirtërore. Unë kam dasht dhe zgjedhë figuracionin ngjyrat dhe trajtat që i ka falë natyra, ato më kanë inspirue …E di se edhe te unë trashigimia ka luajt rol të madh stërgjyshi im, ai kishte qen mjeshter druri, pastaj babai im gjithashtu mjeshtër i njohur në za në këtë anë. Sigurisht edhe shkolla e bënë, rrugën. Mendoj mësimin, vullnetin e përkrahjen ma ka dhënë mësuesi im shumë i nderuar në Dardanë baca - gazetari - Daut Maliqi. Ai më ka dhënë kurajo të ruaj lirizmin dhe kolorin dramatike që e kam shprehur në punimet shkollore por edhe më vonë si krijus ri. Ai ka shkruar dhe perkrahë një piktor të ri dhe me perspektive… Edhe më vonë ka përcjellë punën time artistike, krijuse dhe arsimore E falenderoj nga zemra për mbështetjen e i uroj jetë të gjatë. Përndryshe, preokupimi I motivuar për njeriun me tiparet dhe karakterin, jetën e rëndë dramat, baticat e zbaticat dhe momentet tjera të jetës dhe shkallëzimin deri në legjendë gjithnjë jam munduar t’i materializoj për mes trajtave dhe formave artistike duke ju dhënë forcë figurative me kolor dramatik që zakonisht shprehen me ngjyra komplementar .. reflektimin shpirtëror ne trajtat dhe relefin e fytyrës.
Bota sot: Gjatë studimeve ju ishit student i dalluar si arritët këto suksese?
Ahmet Ibrahimi: Me shumë vështirësi arrita të regjistrohem në Akademin e Arteve, sepse në at kohë numri i studentëve ka qenë i kufizuar konkurenca ishte e madhe dhe pjesa dërmuese e studentëve vinin nga qytetet; Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Ferizaj e shumë rrallë nga qytetet tjera dhe kuptohet ndikimi ishte i madh nga ajo se kush kend e kishte me lidhje deri ne piramiden politike të atehershme, gati si tani!! Megjithatë ia dola disi dhe u regjistrova… se u pata përgadit shumë mirë; Kisha vizituar shumë galeri, muze të shumta dhe vende kulturo- historike nepër Europën lindore. Kur u bëra student i Akademisë ishte gëzim i madh për mua dhe familjen por edhe rrethin sepse mi njihnin ambiciet dhe talentin!
Bota sot: Gjatë studimeve dhe krijimtarise a ka pas vend edhe per aktivitete tjera?
Ahmet Ibrahimi: Që nga ditët e para kur filluam ti mbajmë ligjeratat, teorike si dhe ushtrimet praktike, unë arrita ti befasoj si studentët, kolegët ponjashtu edhe profersorët. Kjo lëmi më flente në shpirt prandaj arrita të bëhem bursistë I universitetit, që jipej për studentët më të dalluar që kishin noten mesatare mbi 8.5. Isha në rrjedha të krijimtarisë punoja si ilustrator I gazetes së studentëve Bota e Re dhe Zërit të rinisë dhe në gazeten letrare Fjala. Punoja piktura portrete me porosi dhe punët shkonin mbarë. Motivacioni kryesor ishte arti dhe vlera artistike. Punën më të madhe e bëja të shtuneve dhe të dielave. Normalisht që kur realizon njeriu objektiva inspirohet që edhe tutje të vazhdoj e hap horizonte të krijimit. Ai gjatë punës takon njeh dhe lidh miqësi me njerëz të trevave të ndryshme por që hallkë kan artin krijimin humanizmin të bukuren. Gjatë studimeve kam takuar miq e shokë të anëve të ndryshme të trojeve shqiptare me shumicen edhe sot.
Shpërblimi më madh për mua është kur lind një vepër figurative.
Bota sot: Në kohën kur diplomuat në Dardanë dhe në përgjithësi a ka pas mungesë kuadri .., dhe si ju kan prit?
Ahmet Ibrahimi: Pasi mbarova studimet Redaksia e revistës Zëri i rinisë, më ofroi një vend pune illustrator dhe redactor teknik mirëpo unë nuk e pranova një se doja të jepja kontribut në vendim tim dhe e dyta kisha një porosi nga prof. Agush Beqiri që të punoja në Fabrikën e Pllakave të Qeramikës, si dizajner i modeleve në repartin e Qeramikës Dekorative .. Fatkeqësisht në fabriken e pllakave u refuzova me paragjykim se mundet me na indoktrinu puntorët….etj. Këte ma pat thane; inxh. Ilmi Dërmaku - Drejtor teknik i fabrikës. Zhgënjimi I rradhes ka qenë kur edhe se me konkurs isha pranuar në shkollë, Komiteti Komunal ma ndalon punën si i papërshtatshëm ideopolitikisht si pjesëmarrës I demostratave të 1981 dhe pas një muaji deri sa nuk e sigurova dëshmin me gjyq nuk munda t ia filloja punës. Kryesisht kam punuar por nën përcjellje dhe shantazhe të shumta të cilat me mund dhe vështërsi janë tejkalu.
Bota sot: Gjatë studimeve ju keni pasur mundesi të bashkëpunoni me shumë pedagog e mjeshtër të artit na tregoni raportet me ta gjatë studimeve?
Ahmet Ibrahimi: Pa dyshim mësimdhënësit kan kontribut të madh në ndërtimin e personalitetit krijues prandaj pashmangshëm njeriu gjatë ndertimit të tij në aspektin professional mundohet të ket një udhërrëfyes një mbështetje për kurajo dhe gjykime e keshilla creative sikur që më ka udhëzua akademik prof. Rexhep Ferri pastaj prof. Nebih Muriqi si dhe Xhevdet Xhafa Me profesoret e lartshënuar kam pas raporte shumë të shëndosha dhe fryma që kan pas ata gradualisht është bart tek unë duke reflektu në formën më të mire të mundshme në krijimtarinë si student dhe punën si krijues dhe personalitet. Prof. Rexhep Ferri na thoshte:” Kudo që të shkoni ju duhet të përfaqësoni kulturen e kombit ne formen dhe frymen autoktone se vetëm atëherë ke perfaqsuar drejt dhe si duhet. Atehere jeni ata qe duhet te jeni-ambasador të vertetë te ketij nenqielli!!
Bota sot: Z.Ahmet a ju kujtohet kur dhe ku keni mbajtur expoziten e pare individuale si krijues i ri?
Ahmet Ibrahimi: Pas dështimit në regjistrim në Akademi të Arteve u përkushtova në pergaditje per provim dhe thjesht arti ishte mbi të gjitha. I kisha mundesit materjale dhe forcen shpirtrore… punoja me vullnet krijova një opus prej 60 pikturave të cilat vendosa ti ekspozoj ne shtepin e rinise ne Dardane ne vitin 1977. Ishte manifestim i pare në qytet i artit vizuel ajo u prit mjaft mire. Ne librin e pershtypjeve te vizitoreve kisha lëvdata per guximin talentin dhe aftesit e të shprehurit figurativ. Komunikimi im me publikun artdashes u pasua dhe plotësua me intervista ne gazeten e perditshme Rilindja Radio Gjilani Radio Prishtina si shtepi te vetme informative.
Kjo per mua ishte sprovë dhe sfidë e madhe sepse me dale në public është shpatë me dy teha edhe të japin kurajo edhe dekurajojnë, definitivisht provim public. Megjithate unë jam mbushur me energji dhe frymzim të ri dhe kam vazhduar të punoj panderpre.
Mundem me thane se rrallë shumë rrallë më ka ndodhur që një ditë të mos pikturoj. Pikturimi më jep energji është ushqim shpirtëror më fisnikëron dhe begaton…
Bota sot: Ju pos kryerjes së punëve si mësimdhënës, pastaj drejtorit, keni qenë activist i LDK-së, këtë e dëshmojn thirrjet e shpeshta ne biseda informative?
Ahmet Ibrahimi: Sikurse një pjesë e madhe e atdhetarëve ashtu edhe unë kam qenë pjesë e lëvizjes –Lidhjes Demokratike. Unë kam vepruar deri në ato momente kur kreu politik kishte objektiva fisnike kombëtare. Nga momentet kur interesin personal dhe materjal e vendosën para atij për të cilën janë dhanë edhe jetë unë nuk e kam ndi veten pjesë të kesaj levizje. Megjithate në LDK ka njerëz të mire dhe me shumë prej tyre kam raporte të mira kurse fatkeqsisht udhëhiqet nga njerëz që mirren me punë të ndyta karierist dhe pasardhes të LKJ prandaj edhe humbja e pushtetit ka qenë normale sa do që disa struktura kan pas në dispozicion grupe të hajnave të votave.
Pranda jnjeriu zhgënjehet sepse kemi punuar për një shoqëri ku do respektohen vlerat e njëmendëta E di se nuk ka qenë lehtë kur pritshmeria ne raport me shpresat dhe nevojat ka qenë e madhe .. mirepo ajo qka ka ndodhur e ndodh ende duke rrenu me qellim qdo gja te interesit public si ne culture arsim ndermarje shoqerore ekonomike eshte pa imagjinueshme prandaj jemi të dëshpruar sepse kjo nuk ka lidhje me vetëdije shtetëformuese dhe na ka sjellë në anarki e dhe degjenerim moral. Jemi vend ku hajnit po i thuhet i zoti dallavergjive i shkathëti shkelësit të ligjit zyrtari, maskarenjeve -deputeti etj etj…
Bota sot: Si po i afrohesh publikut me krijimtarinë tuaj artistike dhe mund të jetohet nga arti?
Ahmet Ibrahimi: Artisti aktivitet të veqant e ka paraqitjen te artdashesit që bëhet permes porosive, shitjes në Atelje apo expozimit në paraqitje publike ekspozita dhe aukcione shitëse. Unë i kam provuar këto dhe vazhdoj ti praktikoj.. Fatkeqësisht nuk kam mbajtur evidence por e di se kam punuar dhe shitur me qindra punime portrete dhe piktura tjera të cilat qendrojnë nëpër familje në Kosovë, Shqipëri Slloveni Kroaci Mal të Zi Irlandë Australi Gjermani, Zvicër, Angli SHBA e etj Vetëm në SHBA kam 22 vepra të shitura. Sa do që shes dhe punoj me porosi megjithate në kosovë artistët figurativ e as unë nuk mundemi me jetu nga arti - fatkeqsisht.
Bota sot: Ju pas luftes keni marr pjesë në expozita në kosovë dhe vende tjera na tregoni për pjesëmarrjen tuaj?
Ahmet Ibrahimi: Natyrisht nuk është e tëra në shitje, në para, edhe vlerësimi public e ka peshën e vet. Dy herë unë isha nderuar me çmimin e parë kam qenë i nderuar me qmimin e parë për picture në manifestimin Flaka e Janarit, në vitin 1997 dhe në vitin 2003. Shpërblimi i fundit ka ardhur si vlerësim për Ciklin e pikturave Thyerja e madhe që ka qenë reflekcion dhe përjetim e paraqitje të dramës dhe golgotes shqiptare të vitit 1999. Ky cikël ka lind me ngjarjen historike te Jasharajt në Prekaz. .Shprehja figurative te këto vepra ka qenë shumë ekspresive dhe dramatike sepse ashtu përjetohej me sfond gri (përhimt) granatime barot mortaja dhe shkatrrime gjak dhe shpresë e mbijetesë si feniksi. Këtë cikël shpresoj që ende ta pasuroj sepse lufta ka lënë kujtime dhe motive që nuk shlyhen dot.
Pas lufte kam pasur 8 (tetë) Expozita personale në shtëpinë e cultures Isa Kastrati për nderë të dites së Flamurit - 28 Nëntorit dhe manifestimin Flaka e Janarit- kurse kam marr pjese ne 15 expozita kolektive në Gjilan Prishtinë dhe Zvicer. Para lufte ne vitet e tetëdhjeta kam marr pjesë edhe në expozita kolektive në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd.
Bota sot: Na tregoni si përballet tërë at force energji guxim e atdhedashuri për të punuar e qëndruar për qështjen kombëtare?
Ahmet Ibrahimi: Dashurin për arsimimin, edukimin e kam të ngulitur thellë në qenijen time. Prandaj, shkollën e konsideroj themelin e shoqërisë. E kan thënë qysh heret se ç’farë është shkolla .., i tillë është shteti që në rrethanat e sotme dhe në rastin tonë do të komentohej se e kemi arsimim në rrëmujë e invalid sikurse shtetin invalid e kaotik. Prandaj nëse krahasohet fryma dhe mobilizimi i viteve të arsimimit para lufte me këto sot të kushteve larg më të mira zhgënjehet njeriu sepse pritshmëria ka qenë e madhe.
Kemi menduar se fajtor kujdestar dhe i vetëm është okupatori mirëpo na doli edhe një fajtor të cilin nuk po mundemi me largu. Për këtë na duhet mobilizim qytetar në mënyrë që maskarenjet dhe hajnat ordinerë të vullnetit të qytetarëve dhe të pasurive kombëtare ti flakim dhe ti hapim rrugë perfaqsimit demokratik të qytetarëve dhe vendosjen e shtetit të së drejtes.
Shantazhet dhe dhuna ndaj meje ka qenë prezente prej vitit 1981 deri dhjet ditë pa hy forcat e KFOR- it amerikan në Dardanë. Shumë here kam qenë në biseda ionformative dhe i shantazhuar e kërcenuar me jetë… Kujtimet janë të freskëta sepse rreziku ka qenë i madh. Më duket si sot me 16.mars të vitit 1999 pra 8 dite para bombardimeve në shkollën ku unë isha drejtor dhe kur gjendja ishte e rënde pushteti okupator na i mbushi një object shkollor me paramilitar -rezervista. Unë reagova ashpër tek Misioni Verifikues, qe e udhehiqte një officer amerikan dhe kërkoja me këmbëngulje që objekti sa më pare duhet liruar dhe se këta., pijaneca e këta kriminel po shtin frikë e tmerr tek nxënësit dhe edukatoret dhe po shkilet vrazhdë autonomia e shkollës… Unë isha ne dijeni se ata skishin mandat as të afrohen te ushtrija serbe mirepo une kerkoja me ngulm. Pas ndarjes nga ata dhe autoritetet serbe më ftoi ne seli te OSBE po i njejti me vone me takoi e më tha z.drejtor…, Ju dhe antaret e familjes suaj nëse keni pasaporta është ne të mirën e juaj të leshoni vendin për disa ditë.., ne do të ju afrojm deri tek kufiri në Han të Elezit. …Drejt me thane e mora seriozisht dhe frigë këtë këshillë dhe ndihmë por nunë kasha vendosur të vdesë në Kosovë. Ai kishte pas të drejt sepse pasi filluan bombardimet, filloi edhe loja e ndytë e armikut. Me 02.03.1999 ne ora 01 te natës kur ne ishim zgjuar dy makina me police-paramilitar hedhin dy granata dore per fat vetëm deme materjale. Pra këta kishin si qëllim të krijojnë frikë e panik tek shqiptrët që të lëshojn shtëpitë edhe në disa qe patëm mbetur. Ne ditën e fushatës vrastare 11.05.1999 kur ne disa fshatra te Dardan1s, vranë plagosen e rrahen me dhjetra fshatar dhe kur me ankth pritnim qe Qytetin ta lëshojm.., se shumica paten ngarkuar traktoret dhe automjetet për lëshim masiv. Mua, ne ato momente të ankthit se qdo te behet kur dezinformatat qarkullonin se dogjen Koretinin e Topanicen, dy polic serb .., me marrin pa më dhën rastë as të mbathem me pretekst se ju vyen të qilet objekti shkollor!!!
Më 08.06 1999. Në kohën kur të gjithë pritnim kapitulimin e okupatorit dhe ardhjen e lirisë ne mes dite vijn 7-paramilitar serb të maskuar shumica e tyre nën ndikim të alkoholit. Ata më kërkonin mua dhe pas ndrrimit të pak fjalëve më urdhërojn të dal jashta oborrit dhe të hyj në automjetin e tyre. Natyrisht që nuk pranoja aty afër meje ishte nëna dhe bashkëshortja ime duke më mbajt… Ata më shkëputin nga duart e nënës dhe gruas sime dhunshëm, duke dëgjuar britmat e vajzës me fusin në automjetin e tyre e me dërguan mbi trafostacionin te përroi i lagjes, duke sha dhe kërcënuar me automatic në fytë. Zoti ka dasht që të jetoj… Kjo që sot kemi është dhuratë nga Zoti, Dëshmorët, Martirët dhe Miqët tanë, fryma e humanizmit te popujve perendimor, posaqërisht atij Amerikan.
Bota sot: A keni kushte për të krijuar, dhe a ju ndihmon drejtoria për Kulturë?
Artistit piktor i nevoiten kushtet specifike. Hapsira e njëfare izolimi në mënyre që ai të punoj qetë dhe mos te pengohet. Te rrallet te ne munden me kriju kushte komode per kete, prandaj ne boten e civilizuar shteti kujdeset sikur ne te kaluaren oborret e fisnikeve apo ato mbreterore, Unë aktualisht kam nji kethinë në shtëpi të vllaut kurse deri para tre muajve ne shtepin e Kultures ne hapsirat e projektuara enkas per piktor dhe aktivitete figurative kam shfrytzuar një atele ku ka arte fakte te trashigimise etnografike. Me marrëveshje me shkrim qe unë të shërbej edhe si skenograf për nevoja të kulturës pa pagese. Për këtë i jam mirënjohes Profesorit; Nexhat Rexha, prof. Nazim Maliqit dhe Muhamed Kallabës për mirëkuptimin ndaj artit dhe meje si krijus figurativ. Fatkeqësisht me insistimin dhe presionin që e kan bërë ndaj drejtorit të shtëpise së kiultures dhe drejtorit për kulture, Në shenje hakmarrje se kam kritikuar asë ne debat publik partin në pushtet menjëherë më është ndaluar puna në atele dhe të gjitha pikturat dhe mjetet me kan mbetura peng !!!. Kjo është e pa koment, si konkludim del se vetëm ata që vijn në pushtet me vota të vjedhura bëjnë këso marina: Ata janë shpirtëra të vdekur dhe trupa bosh pa përmbajtje …
Prandaj jo qe ndihmojnë me ndonji blerje pikture apo forme tjetër përkrahje por pengojnë e shantazhojn!!
Përndryshe jam në kosolidim të skicave materejalit e ideve për një ekspozitë për 100 vjetorin e shpalljes së Pavarsisë së Shqiperisë.
Mr. Ahmet Ibrahimi është ndër piktorët më të mirë prodhues që me një mjeshtri të madhe të fitueme ka lanë vepra që me dinjitet perfaqsojnë me saktësi Rilindjen Shqiptare, tue i përjetsue karakteristikat e saj në veprat e Tija historike, etnografike me një frymzim origjinal. Ka shumë vepra në vaj, karbon, lapsë, akuarel.
Mr. Ahmet Ibrahimi ështe një mjeshtër i papërsëritshem në punimet me lapsë, dhe karbon.
No comments:
Post a Comment