ZEF PERGEGA:A PO E HAN HAGA YLLIN E MENGJEZIT TE KOSOVES?!



ZEF PERGEGA

Akuzat e dala nga katakombet e zeza të urrejtjes akademike dhe institucionale antikosovare që tash shtatë vjet kanë penalizuar yllin e mëngjezit të lirisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Çeshtja e tij është e veçantë, komplekse dhe kontraditore. Llogjika me e thjeshtë mund të arrijë në pytjen, se a po e han Haga yllin e shpresës kosovare që lindi nga qielli i dheut të tij për të mbrojtur popullin vet nga egërsia e bishave urale.


Pse është e veçantë?! Sepse Ramush Haradinaj, lideri i dorës së fortë, karizmatik në ide e veprime, arkitra i vlerave të shtetit ligjor, u dorëzua vullnetarisht në Hagë dhe nuk u fsheh si frikacak. Kjo ndodhi një herë kur ishte kryeministër i Kosovës, bash në vlugun kur ai po instalonte themelet e sigurta të shtetit të ri, kur po jepte shëmbullin se si duhej qeverisur vendi i tij dhe si duhej të funksiononte demokracia pluraliste, me 5 mars 2005 erdhi lajmi i zi që e detyroi të ndërpriste inisiativat e duarve të pastra, duke i hedhur baltë mbi dritën e syve me të pavërteta të provuara nga vetë Tribunali i Hagës. 

Herën e dytë në korrik të vitit 2010 Haradinaj ishte në opozitë në detyrën e kryetarit të partisë Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, i përkushtuar dhe i përcaktuar si subkjekt i djathtë i pluralizmit politik në përputhje me sublimin dhe aspiratën e heronjëve të llogorëve të luftës çlirimtare. E tash Haradinaj, pas shpinës së tij burgoset se specialistet e statusve të Veriut të Kosovës duan të realizojne atë ç’ka u rekomandojne bandat serbe e shqiptare që ia kanë zënë frymën, jo vetëm pavarësisë së Kosovës, por edhe kanë përdhosur gjakun e deshmorëve. Haradinaj nuk ka faj se nuk din të nderojë me grusht po din fort mirë të godasë në zemër çerdhet e korbave të ushqyera nga strukturat paralele me shina serbe.

Sa të pa vlerë po e paraqesin sumblimin e martirëve që ranë për tokën e Kosovës kolltukofagët që mbajnë kollare allafranga me nyje që tërhiqen liro-shterngo nga të huajt! Ka ndodhur në të tilla raste se ende pa u tharë gjaku trasheve të bëhet burim biznesi e fitimi për të eturit për pushtet!


Pse ështe kontraditor mbajtja pas hekurave të Haradinajt?! Heronjtë lirisë të një kombi nuk dalin me urdhëra e vendime aparatçikësh, as nga radhët e atyre që hije plumbi mbi vetull i kanë bërë kombit të tyre, Ata dalin nga gjiri i shpirtit të shtypur për të luftuar pushtuesin. Nje i tillë ështe edhe Haradinja që artin e luftës e mesoj në lekurën e dhimbjës kosovare, përballë terrorit dhe genocidit sllav. UCK-ja nuk doli nga ministria e mbrojtjës së Kosovës se ajo nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston, por ajo çeli agimin e lirisë dhe e pastroi tokën nga paramilitaret gjakatar. 


Kontradita qëndron ne faktin se për 37akauzat ndaj Haradinjat Tribunali e shpalli të pafajshëm. Nese vendimi i tyre nuk ishte i padrejtë atëhere duhej që ky trup gjykues të zevëndesohej me një tjetër dhe Haradinaj të lihej i lirë. Asnjë gjykatë nuk është hyjnore dhe as jashtë tokësore dhe mund të lëkundet nga termeti i interesave politike, klanore dhe i qëndrimeve të shtetëve nga vijnë këta gjyqtarë. 

Gjykata ndërkombëtare e Hagës duhej ti shpënzonte të gjitha energjitë ne mbledhjen e faktëve ne varrëzat masive të shqiptarëve të vrarë nga serbet, në listën e 1800 të zdukurve në kry të së cilës qëndron Ukshin Hoti e Fehmi Agani, ne 450 puset e mbushura me kufoma shqiptare. 

E si mund të mbushën krojet me gjak, zonja gjykatë?!. Po krojet janë burimi i jetës! Si mund të pijë fëmija gjak në vend të ujit?!

Në 3800 kullat e djegura dhe në rradhen e gjatë të largimeve me dhunë të një milion kosovareve për në shtetet fqinjë. Në vargonjtë e oxhakut të kullës kosovare, kur gjaksori i përmbindshëm serb hidhte në vorbën me ujë të nxehtë gjymtyrë fëmijesh dhe u thoshtë antarëve të familjës ta hanë për mish. Ku ka, o njerëz, gjykatë apo njeri që të mos i rrënqethet trupi kur dëgjon këtë mënxyrë?!

Ta shpënzonin në varret e 54 pjestarëve që mbajnë një mbiermer të lavdishëm Jasharaj, në varrët e tre vëllezërve Bytyci në Amerikë. Për këto e shumë të tjera duhej që Tribunali i Hagës ta pyeste organin e akuzës, nese ka mbetur ndopak humanizëm njerëzor në nervin e së drejtës! Madje ajo duhej që me mjetet e saj të mësonte nga burime speciale se si u formulua akuza dhe në cilën kuzhinë u pjek aq shpejt?!

Kompleksiteti i çeshtjes Haradinaj vjen edhe nga heshtja. Pse heshtin institucionet e Kosovës?! Pse pikërisht Haradinj shkoi para drejtësisë në momentin që po përgatitej për fushatën elektorale?!

Haradinaj shikohet si rival i papërballueshëm. Kur u shpall i lirë u prit si hero. Se hero i lirisë është, ndaj dhe populli i thuri këngë dhe heronjtë duhet të vendosen bash në krye të vendit. Pse heshtin qarqet intelektuale?! I ka mbërthyer frika e vendit të punës nga presioni i militantizmit. Nese mbrojnë ramushin mund të largohen nga detyra dhe të shesin banane apo cigare duhani në tregun fshatar të Prishtinës, por nëse e sulmojnë, përseri mund të kenë probleme në të ardhemen të pakten në opinionin publik. Në të dyja rastet intelektuali frikacak është i denueshem dhe në fund të fundit kjo reflekton gjëndjen e rëndë të demokracisë, fjalës së lirë dhe të vërtetës. 

Njerëz kurajozë, lëvizni pak atë ferrën e vogël mes jush dhe do të shikoni sa i madh paska qenë lepuri që na fle në bark!

Ç’bëjnë mediatikët?! Së pari publikisht pranohet se qëndrimi i Ramush Haradinajt para Tribunalit të Hagës është korrekt, burrëror, i urtë, i sinqertë, dhe i matur, duke treguar shkallën më të lartë të qytetarisë dhe kurajos civile të shqiptarit. Një pytje lind vetevetiu: “Cila është shkalla e rrezikshmërisë që mund të paraqesë ky lider në jetën shoqërore?! Asnjë rrezikshmeri dhe as më të voglin problem. 

Heshtja ndaj çeshtjes Haradinaj duhet kuptuar si rrugë e lirë e infeksionit që po injekton serbi në damarët e lirisë së Kosovës, jo vetëm nëpërmjet strukturave paralele në Veri, por nëpër strukturat e fshehta në aparatin shtetror, në shpirtin e revoltës së popullit dhe në klanet apo fiseve politike në mes të Prishtinës. 

Vijmë tek pytja se çfarë bëjnë pra njerëzit që merren me fjalën dhe misionin e saj të paprekshëm.?! Të krijohet përshtypja se ato nxjerrin krimba nën këmbët e urës së Mitrovicës për të zënë ndonjë peshk të vogël që ta paraqesin në kronikën e ditës si zërin e e fortë të një balene të madhe deti. Në vend që të kuptojnë se bash në çerdhen e krimbave i hedh rrënjët tradhëtia! Ata duhej ti mbushnin ekranet e televizioneve dhe të bënin filma artitik me dokumenta e dëshmi të gjalla për atë masakër antinjerëzore që bëri serbi në shekullin 21.

Po ç’dëshen serbet në malet tona, vallë?!
Se i terbonin plisat e bardhë!


Para se Kosova të fitonte pavarësinë në Universitenin An Arbur të Michiganit organizohet një konferencë me debat. Në njërën anë DioGuardi me bashkëshorten në mbrojtje të Kosovës dhe në anën tjetër një profesor serb i ndihmuar nga ish-ambasadori amerikan në Kanada. Kujtim Qafa dhe Mikel Demaj folën me temperament në mbrojtje te pavarësisë së Kosovës, Edhe mua në krah të tyre mu dha rasti ta kundërshtoja nga ana profesionale dhe njerëzore dokumentarin e profesorit serb, i cili gjithë fajin e luftës ia hidhte kosovarëve, duke i paraqitur ata si terroristë të popullësisë serbe. Ky dokumentar ishte shfaqur edhe në Bruksel e shtete të tjera te Europës.

Kur mbaroj konferenca një nga profesoret amerikan të këtij universiteti me pyeti:

“Pse ju shqiptaret flisni me zjarr dhe zë të lartë?! 
“Kjo ndodh sa herë kemi të drejtë”- i thashë 

“Po e dini ju se e drejta ka mik argumentin, faktin dhe proven! Ju nuk kishit bërë një dokumentar që të provonit të kundertën e asaj çka kishte bërë serbi!”

Besoj se ky fakt është i bollshëm për të kuptuar se media në Kosovë nuk po e luan rolin e pasqyrimit e dokumentimit të luftës, heroizmin e heronjëve dhe egërsinë e paramilitarizmit politik dhe ushtarak serb në tokën e tyre. Kështu ata do ta ndihmonin historinë dhe vellaun e tyre Ramush Haradinaj, i cili nuk ka ra po do të ngrihet me lart…

Neser kam një dëshirë, që e ka shumë kush në diasporë, të trokas në një derë ku lexohet “Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës”

Zef Pergega 


libri57@hotmail.com

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)