Kosova është përfshirë nga zjarret. Për këtë shqetësim nuk reagojnë vetëm partitë opozitare dhe organizatat vendore. Është edhe National Aeronautics and Space Administration -NASA ajo që jep imazhin e një fatkeqësie që po i ndodhë Kosovës.
Një foto e realizuar nga aparaturat moderne të agjencisë hapësinore National Aeronautics and Space Administration-NASA, është postuar në ueb-faqen e kësaj agjencie, ku Kosova shihet në flakë.
“Disa zjarre kanë shpërthyer në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e të cilat po paraqesin shumë rrezik”, thuhet në raportin e National Aeronautics and Space Administration- NASA-s. Zjarret në Kosovë janë të përshkruara me të kuqe.
http://www.nasa.gov/
KFOR: Qeveria nuk kërkoi ndihmë
Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR, ka hedhur poshtë pohimet e Ministrisë së Brendshme se ka kërkuar ndihmë nga ky mision për të luftuar zjarret që kanë shpërthyer gjithandej vendit.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Nowitzki, ka konfirmuar se asnjë kërkesë zyrtare nuk ka arritur në KFOR nga ana e Ministrisë së Brendshme. Sidoqoftë, edhe po të bëhej kërkesa, KFOR-i thotë se tashmë nuk i ka helikopterët e nevojshëm për shuarjen e zjarrit, siç i kishte vite më parë.
“Deri në ora 17 [të së martës] asnjë kërkesë zyrtare nuk ka arritur në KFOR nga ana e Ministrisë së Brendshme. Nuk kemi pranuar gjë. Ajo që kemi hasur është kërkesa nga komunat në baza rajonale, kur autoritetet janë takuar me ushtarët tanë,” ka thënë Uve Nowitzki, për GazetaJNK.
Përmes një komunikate dërguar medieve, MPB-ja kosovare ka shkruar se “në mungesë të pajisjeve të mjaftueshme të specializuara për shuarjen e zjarreve, ka kërkuar asistencë nga KFOR-i dhe vendet e rajonit.”
Komunikata ishte dërguar ditën e hënë, si një përgjigje ndaj akuzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila e ka kritikuar qeverinë se është treguar e paaftë për t`u përballuar më gjendjen e rëndë nga zjarret që kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në vise të ndryshme të vendit.
Por edhe nëse qeveria do t’i dërgonte një kërkesë formale për ndihmë nga KFOR-i, misioni paqeruajtës ka pak gjasa që t’i dalë në ndihmë, sepse krahas zvogëlimit të numrit të ushtarëve, janë reduktuar edhe kapacitetet e saj në makineri.
“Nga perspektiva jonë, është shumë e rëndësishme që publiku ta dijë se KFOR nuk ka më helikopterët e nevojshëm për shuarjen e zjarrit, siç i kishte [vite] më parë”, ka sqaruar Nowitzki.
Për këtë shqetësim nuk reagojnë vetëm partitë opozitare dhe organizatat vendore. Indeksonline ka raportuar se është edhe NASA ajo që jep imazhin e një fatkeqësie që po i ndodhë Kosovës.
Një foto e realizuar nga aparaturat moderne të agjencisë hapësinore NASA, është postuar në ueb-faqen e kësaj agjencie, ku Kosova shihet në flakë.
“Disa zjarre kanë shpërthyer në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e të cilat po paraqesin shumë rrezik”, thuhet në raportin e NASA-s.