2012-08-28

Lugina e Preshevës, “zorrë qorre” e Kosovës

Në kohën kur qeveria në Prishtinë ka pranuar të negociojë me Beogradin edhe për çështjet politike, në Luginën e Preshevës janë shtuar zërat politikë që në kuadër të këtyre negociatave të shtrohet edhe çështja e tri komunave të banuara me shqiptarë në jug të Serbisë.
UCMPB

Pasi që supozohet se njëra nga temat e bisedimeve Prishtinë-Beograd do të jetë veriu i Kosovës, respektivisht statusi i komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat janë të banuara me shumicë serbe, edhe lidershipi politik në Luginë të Preshevës kërkon që statusi i tyre të zgjidhjet në korrelacion me komunat e veriut.


Ish-kryetar i Bujanocit, njëherësh kryetar i PVD-së në këtë qytet, Shaip Kamberi, e konsideron të domosdoshme që në kuadër të këtyre negociatave të shtrohet për zgjidhje çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.



Ai për albinfo.ch tha se nuk guxon të krijohen standarde të dyfishta, për serbët në Kosovë të tjera standarde, e për shqiptarët në Luginën të tjera. “Nëse lejohen standardet e dyfishta, atëherë në Ballkan nuk do të ketë stabilitet afatgjatë”, tha Kamberi, ish-përfaqësues i grupit negociator shqiptar në konfliktin e vitit 2001.
“Ky është treni i fundit në të cilën duhet të zgjidhjet çështja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, konsideron për albinfo.ch Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.



Ai tha se për një dekadë nga Prishtina e Tirana Lugina është harruar. “Kemi mbetur si zorrë qorre”, tha ai. Beqiri tha se në rajonin e banuar me shqiptarë në Serbi është prezent xhandarmëria serbe, e cila, sipas tij, ua kufizon lirinë e lëvizjes, ndërsa është administrata serbe ajo që ua mohon të drejtat elementare të jetës si pakicë.




“Kërkojmë që në kuadër të delegacionit të Prishtinës të jetë edhe përfaqësuesi i Luginës”, tha ai. Edhe në Prishtinë, ndërkaq janë shtuar zërat që po kërkojnë përfshirjen e Luginës në dialogun me Serbinë. Ishte kryeparlamentari Jakup Krasniqi i cili tha se nëse veriu hyn në negociata si çështje e veçantë, Prishtina zyrtare duhet të kërkojë që edhe Lugina e Preshevës të jetë aty.
Analisti politik nga Lugina e Preshevës, Belgzim Kamberi, që njëherësh drejton edhe Këshillin për të Drejtat e Njeriut në këtë rajon, është më pak optimist në këtët drejtim. Ai tha se nuk është momenti i duhur që çështja e Luginës të diskutohet në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd.
Kamberi tha se mënyra se si zhvillohen këto bisedime janë të dëmshme si për Kosovën, ashtu edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Ato janë të orientuara vetëm për çështjen e Kosovës dhe nuk bisedohet edhe për Serbinë. Në këtë kornizë që zhvillohen është iluzore të priten bisedime të mirëfillta për Luginën e Preshevës”, konsideron Kamberi. Problemi shqiptaro-serb, sipas tij, kërkon domosdoshmërish edhe përfshirjen e Shqipërisë në proces.
“Në çështjen e Luginës Prishtina zyrtare, me sjelljen e saj, çdo ditë e më tepër i përngjan Serbisë së viteve ’90-a, që braktisi serbët e Kroacisë, në momentin që nuk i duheshin më pushtetit në Beograd’, tha ai.
Pavarësisht nëse çështja e shqiptarëve në PMB zgjidhjet bashkë me çështjen e veriut, ky problem kërkon zgjidhje të përhershme. “Qeveria e Kosovës nuk ka mundësi të krijojë politika të tilla, pa harruar edhe mungesën e kapaciteteve, kredibilitetit dhe vullnetit politik për t’i trajtuar çështjet e shqiptarëve jashtë territorit administrativ të Kosovës”, konsideron Kamberi.
Ndryshe, siç është thënë disa herë në opinion, komunat e Luginës së Preshevës deri para disa dekadave kanë qenë pjesë integrale e Kosovës, ndërsa ishin integruar në Serbi në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...