ME SHKAS: KAH PO NA ÇOJNE JARANAT BACA ADEM!

NGA ZEF PERGEGA





Thellë në palcën e eshtrave të martirizimit, të lidhura strall në prushin e dheut të bardhë të tokës tone, çeli petale lulja e bukur e lirisë.
Kur një popull nuk e mbron lirinë me drejtësi dhe këngën e shpirtit dhe nuk e ngjyen ate me gjakun e martireve, udha e tij është e deshtur dhe gropa e greminës është fundi i tij. Respekti dhe mirënjohja ndaj gjakut të derdhur nuk është një buçetë me lule për ditën e deshmoreve, as përthyerja pak e kurrizit me një minut jo të plotë me heshtje, as pamja e fytyrës së vrazhdë në bronx të zyrtarit, sikur babën dikush ia ka vrarë, as ngritja e një pllake përkujtimore apo vënja e emrit të një rruge a shkolle.


Eshtë diç me tepër jaran! Eshtë çurja në fund e amanetit të tyre!. Sepse deshmorët nuk u flijuan për spaleta e yje lavdi mbi ta, as për kolltuk parlamentari dhe as për parti. Ishte i kthjellët si loti kumti i brëndshëm, ku leviz qeliza e gurit dardan!
Ti baca Adem kë qenë prej perëndisë në anën e malit dhe me shikimin tënd vizionar përtej mizorisë së armikut shoven, ke parë një re baroti me gjarpërime, që si një shami e zezë kërkoi t’ia zinte sytë Dardanisë tënde dhe helmin ta shprazte mbi llogorët e tokës e t’ia digjte lekurën. E krisma jote e parë e mori në shënjë dhe i’a këputi kokën.

E di se e ke marrë vesh pak vonë, baca Adem, se kështu e kanë lajmetaret e sotëm të rremë që sytë ia kanë nxjerrë të vertetës së flurudhës që qëlloi korbat dhe ende pa mbledhur mirë gëzhojat nga fëmijët e Prekazit e t’i shkrinin në këmbana për kushtrime të reja, ca llogoras shkundën kapotat dhe u nisen me turr. Turrin me hap të gjatë, duke shkel edhe varre edhe kocka, si njerëz të uritur për këmbë karrikesh me lugë në brez të babzitur, pa qenë kurrën e kurrës të përtypur!
Rrugës, kur rrokulliseshin shpatesh i ndërruan kostumet pa ditur marken që i kishte prerë dhe pa matur masen hodhën çantën e shpinës bukë thatë dhe grabitën valixhen e diplomatit, pa ditur së ç’shkresa e vendime u kishin shkruar për të firmosur pa mbaruar lufta. Gjithë ora e re ku ua caktuan vendet u lidh me kollare të kuqe. Nata e zjarreve ndjeu t’kurrje dhe në flakën e vobektë të saj xhezvja e tamlit të fëmijëve u ftoh. Nata e korbave e ka kaluar urën e Drenicës me valëvitjen e flamurit të strukturave paralele, duke shkelur mbi gjakun e lirisë së kosovarit dhe idealit tënd, pasha bukën baca Adem!

HEROJTE NUK VDESIN KURRE -ATA JANE TE SKALITUR TE GJALLE NE ZEMRAT TONA

Baca Adem! Dikush që bën një foto para bustit tënd nuk mund të quhet trim dhe atdhetar! Kam ndodhur një ditë në festën e pavarësisë së Kosovës në Detroit, që u zhvillua në disa restaurante të Amerikës me bollek dhe sallatë mburrjësh. Kur u këndua hymni i Amerikës gjaku me vloj në dammar, mishi mu rrënqeth dhe fijet e flokut mu ngritën përpjetë.


 Fuqia e dheut të butë të kësaj toke të bekuar mi dha hov gjunjëve dhe dorën e djathtë ma vuri mbi zemër. Hymni i flamurit i kënduar me zjarr mi solli të gjallë heronjtë pa bujë dhe zani im u bë një me zanin e tyre. Me pas u lajmerua hymni i shtetit të ri të Kosovës. Kërciten mikrofonat, si në betejen e Kosharës. Fjala e rastit ngriu në telin e korentit dhe yjet ranë prej flamurit. I kanë qepur me zor bacë! Një burrë i fortë kosovar me afrohet e me thotë: “Mos u ligështo, o shqipe, se këtë flamur e kemi të huaj e për të huaj!”
Rifat Jashari Rifat Jashari, brother of the Kosovan hero Adem Jashari, stands in front of the house of the Jashari family on February 15, 2008 in Prekaz, Kosovo, Serbia. Kosovo Liberation Army (KLA) leader Adem Jashari was among 45 members of his family killed in 1998 by Serbian security forces in Prekaz, 40 kilometres west of the Kosovo capital Pristina, igniting a full-blown rebel insurgency against Belgrade. These buildings have not been rebuilt, but serves instead as a memorial centre for the conflict.  Adem Jashari has become a symbol of resistance for Kosovo-Albanians who "Firenight of Prekez".

Rifat Jashari :E PO KU JEMI SOT?

Kur u shpall pavarësia e Kosovës, baca Adem, të gjithë brohoritem edhe ne këndej “Çoju baca Adem se u krye!” Dhe ti heshte. Ishe ngritur lart për të parë ç’farë po ndodhte edhe kur midis Prishtinës e ndamë tortën! Ajo bardhësi mbi tokën dardane nuk ishte majsa e tamlit të zanave të Kosovës! Po krem nga këshilli i Europës!

ATA NUK ISHIN VETEM-POPULLIN E KISHIN PAS 

Një shqiptar në New-York fluturoi në 37 vende të botës të prezantonte lirinë me flamur të ri. Me beso nuk ishte faj i tij se i mungonte shqipja. Ai aeroplanin e ktheu në shqipe, por në bord mungonte ministri i jashtëm i Kosovës, ndërsa ushtarët e Euleksit kishin do punë të vjetra etnike me arrestimin e Albinit prej kullës së baca Kurtit! Bre burrë i fortë asnjë nuk është bash ashtu hapur kundër prezencës ndërkombëtare, por po me duket se Kosova është kthyer në një koloni e UMNIK-ut dhe të Euleks-it!
Rifat Jashari Rifat Jashari, brother of the Kosovan hero Adem Jashari, stands in front of the house of the Jashari family on February 15, 2008 in Prekaz, Kosovo, Serbia. Kosovo Liberation Army (KLA) leader Adem Jashari was among 45 members of his family killed in 1998 by Serbian security forces in Prekaz, 40 kilometres west of the Kosovo capital Pristina, igniting a full-blown rebel insurgency against Belgrade. These buildings have not been rebuilt, but serves instead as a memorial centre for the conflict.  Adem Jashari has become a symbol of resistance for Kosovo-Albanians who "Firenight of Prekez".
RIFAT JASHARI:Bashkimi i popullit-bene fuqine

A mund të quhet shtet i lirë dhe i pavarur Kosova kur vellau me vella komunikon me doganë e duhet të pyes ushtarin e huaj edhe për dasëm! Kur nga portarja e çarë hyjnë e dalin derra e dosa çetnikësh?! A mund të quhet shtet i kosovareve kur ministri i jashtëm nuk mund të lobojë për miqësi e krushqi të reja? A mund të quhet shtet i të drejtës kur të drejtën e gjykon ushtari i Euleks-it?! Ç’farë denojnë dhe ç’farë gjykojnë gjykatat lokale?!


 KAH PO NA ÇOJNE JARANAT BACA ADEM!

Tash baca Adem kamerat e prodhura jashtë nuk japin lajme po batallje. Kjo ndosh baca Adem se urat që lidhi pushka jote janë dhënë me tendera. S’po duan bre bacë me ngrit një themel, siç e kishin JASHARET, por një pite klline, siç po e ngjeshin dhe po e pjekin serbo-komunitaret!


KESHTU ISHIM-KESHTU EDHE DO TE JEMI....

Tash që po flas me ty nga dritarja e hapur katër kanatash e kalasë së demokracisë Amerikane, po me kujtohet themeli në dritën e flakës së pushkës së ushtarit të lirisë.


Tiranë 1991:
Një prej fotografive dokumentare në të cilën
duket presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti Adem Jashari 



“…Unë ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre”



Heronjtë

Vdesin për Dheun e Atit

Gjaku i pastër për liri

Polirikanet

Sakrificat edhe famën

Në kupë u pijne për lavdi!

Çoju bacë nuk është kry!

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)