Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/29

NË VEND TË NJË PARATHËNIE

Shefqet Dibrani



.

11 MINUTA PARA ORËS ‘00”, nuk është kumt, as lajm e as alarm. Këta minuta nuk janë thirrje, as apel, nuk janë as klithma për të zënë trenin e fundit, as këtë të fundit që iku edhe kësaj radhe.
Këta minuta nuk janë lebetitje, nuk janë as gërryerje, e as gërvishtje. Nuk janë gjëma e as dënesje për trenin që s’po vjen, e as për trenin që po ik, dhe atë që iku duke na lënë: në terr, në mjerim, tamam kështu siç jemi, që nuk duhej të ishim kështu siç po mbetëmi?!
Këta “11 Minuta” nuk kanë të bëjnë me proceset që po ndodhin, as për reformat zgjedhore që duhej të ndodhnin brenda LDK-së, të cilat nuk u bën ashtu siç duhej, ashtu siç e meritonte LDK-ja, dhe as ashtu qysh ne kemi dëshiruar.
Këta “11 Minuta” sado që kanë të bëjnë me të gjitha kutet që i theksuam më lartë, tamam si në një metaforë poetike që do t’i materializonte nocionet e përmendura më parë, pasi “minutat” shënojnë kohën e ikur kot së koti, shënojnë kohën e kotësisë së tash-me dhe reflektojnë në kohën e kotësisë që do të vijë.
Këta “11 Minuta para Orës ’00”, kanë të bëjnë me një korrespondencë reale në mes të një qytetari dhe të një Këshilltari Politik në Presidencën e Republikës së Kosovës. Dhe kjo korrespondencë shpjegon më së miri mentalitetin e institucionit më të lartë të një vendi, me injorimin që ai institucion ia ka bërë vazhdimisht popullit të vet, dhe me kulturën jodemokratike që ka udhëhequr këshilltari në fjalë.
Kërkojnë kthimin e Sejdiut

Skandalet e tilla turpërojnë secilin, po më shumë institucionet e vendit, veçmas Presidentin. Megjithatë te ne në Kosovë duhet të kalojnë edhe disa dekada deri sa të mësohen zyrtaret shtetëror të mos bëjnë gallata[1], e të sillen sipas rregullave të demokracisë, pra karshi normave morale e shtetërore që i ka një vend.
Letra shpjegon mjerimin intelektual të këshilltarit, mjerimin pedagogjik, nivelin krijues dhe sjelljen prepotente e tejet marroqe karshi qytetarit, pavarësisht nëse ai, a ky qytetar mund të jetë i rëndomtë, intelektual e madje edhe shkrimtar.
Këta “11 Minuta” kanë të bëjnë me prostitucionin shtetëror ndaj qytetarëve të vet, një prostitucion si në romanin “NJËMBËDHJETË MINUTA”[2] të shkrimtarit brazilian Paulo Coelho . Nëse romani i Paulo Coelho  ka rrëfyer historinë e Marias, “11 minutëshi Ynë” rrëfen historinë e institucionit kryesor të një vendi, përkatësisht PRESIDENCËN, se si prostituon qytetarin e vet?!.. Padyshim këtu është një rast i mirë për të parafrazuar një citat të këtij shkrimtari se unë Sh. D.: “Do të isha një hiç nëse nuk do të mendoja për LDK-në dhe Kosovën”[3].
Kjo histori e dhembshme ka të bëjë drejtpërdrejt me kulturën shtetërore të Kosovës duke qitur në pah moralin shtetformues dhe karakterin personal të zyrtarit.
Nga letra në fjalë do të kuptohet se shkresën e parë zyrtare në postin e Këshilltarit Presidencial dr. Ibrahim Berisha  e ka nisur keq, aq prapësht sa nuk shpjegohet, dhe kjo prapështi atë e ka shoqëruar deri në çastin kur është larguar bashkë me Presidentin Fatmir Sejdiu , për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Gjithsesi publikimi i kësaj letre ka edhe qëllimin për të shpjeguar se si Fatmir Sejdiu  në cilësinë e Presidentit të Kosovës nuk merakosej për sjelljet e liga të këshilltarëve të tij, në kohën kur në të dy rastet ka qenë informuar drejtpërdrejt, pasi letrat ishin të lidhura edhe me E. Mailin personal të Presidentit Sejdiu .
Në anën tjetër publikimi i kësaj letreje ka për qëllim për t’iu dhënë leksion këshilltarëve të tjerë që të mos keqpërdorin pozitën zyrtare, ashtu siç ka vepruar analisti, shkrimtari e poeti dhe publicisti prof. dr. Ibrahim Berisha , i cili është edhe “pedagog universitar”.
Dhe së treti publikimi i kësaj letre ka synim për ta regjistruar këtë letërkëmbim, si njëra nga korrespondencat më interesant në Kosovën e Liruar, (por e robëruar nga një mendje anadollake), e cila është bërë në mes Presidencës së Republikës së Kosovës, me një qytetar të mërguar, ani nëse ky qytetar është edhe shkrimtar.
Sado që zyrtari presidencial është përpjekur të mistifikohet, të hiqet mospërfillës, të nënçmojë dhe injorojë bashkëbiseduesin, ai e ka respektuar atë deri në përuljen më të mundshme, ngase për 15 shkronjat që kanë shprehur një mllef, një urrejtje, një injorim i dalë nga zyrat e Presidentit, ai ka dëshmuar një përulje të institucionit themelor në Kosovë, sepse Ai është përgjigjur ekzakt 24 orë pasi e ka marrë letrën, pikërisht në të njëjtën kohë, “11 Minuta para orës ‘00”, që d.m.th. ai ka treguar kujdes për t’ia qëlluar minutës kur autori i librit ia ka nisur letrën “11 Minuta para orës ‘00”, edhe nëse është koincidencë rasti, prapëseprapë letra duhet të regjistrohet si njëri nga letërkëmbimet më interesante në letrat kosovare, e shumë më pak “si mundësi e interpretimit”, me nuancat që simbolizojnë “kohën e paktë para orës ‘00”.
Megjithë këtë sqarim të nevojshëm nuk po pretendojmë ta mbyllim mundësinë e interpretimit të ngritur mbi dyshime edhe në këtë plan.


[1] Gallatë/-a –bisedë. Shakara, qyfyre me zë të lartë, (FJALOR I SHQIPES SË SOTME, Tiranë 1984, faqe 329).
[2] Paulo Coelho „NJËMBËDHJETË MINUTA“, roman, botoi „TOENA“, (përktheu Durim Taçe ), Tiranë 2004, (ISBN 99927 1 867 6).
[3] Paulo Coelho „Do të isha një hiç nëse nuk do të mendoja për dashurinë”. (Romani i cituar më parë, në kopertinë, pjesa e prapme).


 (Pjesë nga libri11 MINUTA PARA ORËS '00



http://de.academic.ru/pictures/dewiki/76/LDK-Logo2.pngShpresoja se këto shkrime do të shërbenin për reformat demokratike në LDK, pasi ishte planifikuar që ky libër të publikohej në fillim të nëntorit 2010, përkatësisht në prag të Kuvendit VII zgjedhor të LDK-së, i cili për shkak të rrethanave politike që u krijuan në Kosovë u mbajt më 7.11.2010.
Siç thamë, ngjarjet rrodhën ashtu si rrodhën, kurse libri mbet të publikohej më vonë. Dhe kjo “më vonë?!”, ishte pas përmbylljes së kapitullit “reformues?!”në LDK, veçmas pas zgjedhjeve nacionale që u mbajtën më 12 dhjetor 2010[1][2].




Libri 11 MINUTA PARA ORËS ‘00”, është sajuar nga shkrimet, reagimet, analizat dhe komentet që kanë pasur të bëjnë kryesisht me zhvillimet politike brenda LDK-së, që nga viti 1993 e gjerë në vitin 2010. Këto shkrime paraqesin një pjesë të angazhimit tim publik, përkatësisht janë komente e trajtesa që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe reformat partiake.
Jo rrallë janë shkruar me një ton të ashpër e mjaft kritik, duke shprehur revoltë e mospajtim me kahet e zhvillimit partiak të LDK-së, reforma këto që nuk u bën kurrë, ndonëse rrjedha e keqe brenda LDK-së këtë parti e ka katandisur duke e vënë në buzë të greminës.
Bota sot, 24 nëntor 1999.jpgLibri deri në një masë qartëson pikëpamjet e mia, ku do të shpreh revoltën qytetare për kursin negativ që ka ndjkur Kryesia Qendrore e LDK-së, sidomos kjo që erdhi në krye të Partisë në një kohë rrëmujë, po veçmas pas instalimit të Fatmir Sejdiut  kryetar i saj.
Sh. Dibrani: BOTA SOT, 24 nëntor 1999.
Zone de Texte: Sh. Dibrani: BOTA SOT, 24 nëntor 1999.

Që nga shkrimi analitik “A DO TA KAPËRCEJË LDK-ja YLBERIN”[2][3], shkruar më 15 maj 2000, (për një tubim të Nëndegës së LDK-së në Bernë, me porosinë e z. Hajdar Sadrija , i cili për një kohë të gjatë ishte edhe kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër), ku në cilësinë e njohësit të zhvillimeve politike, bëra publike pikëpamjet e mia, duke shprehur papajtueshmërinë me mënyrën e udhëheqjes që bënte Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila që pas mbarimit të luftës kurrë nuk qe në gjendje të reformohet, dhe të marrë fatin e Kosovës nën udhëheqjen e vet, dhe as të bëjë politikë të mirëfilltë karshi zhvillimeve politike që bëheshin në Kosovë, në kohën kur pritej e besohej se vetëm filozofia politike e LDK-së do ta shpjerë Kosovën në një realitet të ri[3][4].
Shkrimi, përkatësisht analiza në fjalë mbetet aktuale jo vetëm sot e kësaj dite, por deri sa të bëhen reformat e njëmendta, dhe gjerë atëherë kur kjo parti të dalë nga kolapsi dhe amullia politike.
Një syth tjetër i kushtohej Presidencës dhe Kryetarit të Partisë z. Fatmir Sejdiu [4][5], analiza këto të publikuar vetëm pak muaj para se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të jepte mendimin e saj se Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu  ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese[5][6]. Sepse në kulturën politike shqiptare ekziston një lloj “meritokracie që qëndron në themelet e demokracisë. Meritokracia është një mjet i panjohur tek ne shqiptarët, prandaj ekziston kjo kulturë e përhapur e shkeljes së ligjit, duke u fshehur pas imunitetit”[6][7]E fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite Kosova nuk ndërtoi sistemin e një shteti kushtetues.[7][8]
Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e detyroi Sejdiun  të jepte dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës, kurse më vonë ai do ta humbë edhe postin e kryetarit të LDK-së[8][9].Edhe këto shkrime rezultuan të sakta, por që kanë determinuar fajtorin me emër e mbiemër, për dëmin që ua shkaktoi proceseve demokratike, veçmas LDK-së s’ka asnjë dyshim.
Kapitull më vete janë reagimet dhe trajtesat për sjelljen kontraverse të dr. Bujar Bukoshit[9][10]dhe të dr. Isa Mustafës . I pari politikani më pa principe që nga themelimi i LDK-së, njeriu më manipulues dhe më përmbysës i të gjitha vlerave demokratike që kultivonte kjo parti në Kosovë. Jo vetëm kaq Bukoshi  mbetet personaliteti më i keq, që i ka shkaktuar dëme kolosale LDK-së. Ai është përgjegjësi nr. 1 për përçarjen e Faktorit Ushtarak edhe në kohë lufte. Ndërsa Isa Mustafa  është tipi i intelektualit më dinak, i cili mund të transformohet në pesëdhjetë fytyra e në pesëdhjetë mënyra për të arrit qëllimin e tij. Por në rastin e LDK-së, Isa Mustafa  mund të llogaritet fajtori më përgjegjës për rikthimin e strukturave të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë brenda kësaj partie.
Sado që mund të supozohet për reforma që do t’i bënte ai, unë për vete jam skeptik, pasi ai tërë jetën e tij, (sidomos për të gjallë të dr. Ibrahim Rugovës ), ka qenë krah i djathtë i Bujar Bukoshit  me të cilin kanë investuar para e mund për ta dobësuar e shkatërruar LDK-në. Pra, ai është njeriu që ka mundur t’u përshtatet më së miri të gjitha regjimeve pushtuese dhe përsëri ka dalë i paprekshëm, dhe madje i privilegjuar, për të ardhur po aq i paprekshëm edhe në postin e kryetarit të LDK-së[10][11].
Në anën tjetër Bujar Bukoshi  mbetet edhe zyrtari më i korruptuar dhe shkelësi më i madh i të gjitha ligjeve dhe rregullave shtetërore e kushtetuese të një vendi. Ai është shpërdoruesi më i madh i buxhetit të shtetit. Ai bashkë me Isa Mustafën  kanë privatizuar paratë e shtetit në Fonde Private (UFORK)[11][12], ku flitet për disa qindra miliona marka gjermane të cilat nuk kanë qenë pasuri e tyre, por që i kanë investuar sipas tekeve dhe qejfeve, dhe mbase në dëm të LDK-së dhe Kosovës në përgjithësi, nuk ka asnjë dyshim.
Tashmë mund të shtrohet pyetja për lulëzimet e bizneseve të pafundme që kontrollojnë këto dy personalitete, ku i kanë rrënjët?! Por, për t’u bërë paradoksi edhe më tragjik e gjithë kjo ka ndodhur para syve të ndërkombëtarëve, para syve të shtetit, dhe para syve të popullit me të cilin tashmë po tallen këta dy zotërinj.
Në anën tjetër dikush nga ky popull u ka duartrokitur, të tjerë u kanë shkuar prapa dhe disa sish janë bërë pjesë e krimeve ekonomike duke i dobësuar hallkat partiake e shtetërore të një vendi që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian.
Sipas kësaj logjike që ka ndjekur binomi Bukoshi &Mustafa secili kryeministër paska të drejtë buxhetin shtetëror ta shndërroj në Fonde private dhe ato para t’i mbajë për vete dhe të investojë aty ku ua do loçka, aty ku ua merr mendja.
Nëse kjo logjikë do të praktikohej edhe në shtetet më të mëdha, shtetet më të zhvilluara, buxhetet e tyre shtetërore nuk do të ishin kaq të fuqishme, dhe nuk do të trashëgonin gjë, sepse sipas binomit Bukoshi &Mustafa  secili kryeministër i Kosovës paska të drejtë tërë buxhetin e shtetit që është grumbulluar gjatë mandatit të tij ta kthejë në fonde private dhe ta administrojnë ashtu siç duan, ashtu siç bënë ata, ashtu siç bëri edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave dr. Isa Mustafa [12][13] në kohën e Bujar Bukoshit,  me paratë e shtetit dhe me djersën e mërgimtarëve.
Një pjesë e këtyre trajtesave kanë të bëjnë me propagandën dhe informimin, hallkë kjo për LDK-në mjaftë e ligsht, anemike dhe jofunksionale. Janë marrë edhe disa shkrime si“Flamuri i Kosovës”, “Futurizmi fetar....”, “QIK-u në...” e tjera që kanë të bëjnë pikërisht me veprime e fenomene ku pjesërisht a tërësisht fajtore është edhe Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila vetëm ka heshtur, është bërë tejet anemike duke lejuar që disa procese të marrin kahe ashtu siç nuk duhej ta merrnin.
Jam shumë i vetëdijshëm se natyra e këtyre kritikave zakonisht nuk dëshirohen të kuptohen drejt, dhe nuk durohen aq lehtë, përkundrazi në shoqërinë kosovare fjala e drejtpërdrejtë të futë në armiqësi edhe brenda partisë. Ndoshta janë këto arsye pse jam detyruar që në një kapitull më vete, të sjellë dëshmi për tagrin që kam paguar për angazhimin tim në LDK[13][14], dhe gjithë kjo ka ndodhur në kohë krizash, në kohë të pista që kalonte Kosova dhe Kombi ynë në përgjithësi, atëherë kur pjesa dërmuese e këtyre pasanikëve dhe profiterëve të LDK-së bënin punën e djallit, unë kam folur e kam shkruar e kritikuar aq shumë sa nuk mund të përfshihen ato shkrime me një korpus të tërë të “Librave për LDK-në” që do të nisin pikërisht me këtë botim, për të pasqyruar më mirë, së pari zhvillimet e brendshme partiake, e pastaj për të pasqyruar më saktë edhe një varg aktivitetesh e veprimtarish që kanë të bëjnë me LDK-në dhe me zhvillimet politike në Kosovë.
Për mua si veprimtar i LDK-së dhe si autor publik, çmimi ishte tepër i lartë, dhe fal Zotit i kam përballuar me dinjitet. Por dhuna dhe terrori nuk ishin të njëllojta, të njëtrajtshme, ato nisin që nga nënçmimet e deri te dhuna fizike, veçmas torturat psikike që i bënin kundër meje strukturat parapolitike që pretendonin një lloj integralizmi jugosllav, apo ato me koncepte antidemokratike që triumfuan në Kosovën e paslufte, veçmas ato që shtireshin si institucionaliste të komanduara nga eskorta e dr. Bujar Bukoshit  dhe ajo e dr. Isa Mustafës që morën kohëve të fundit “Kalanë e LDK-së nga brenda”[14][15], dhe ky “pushtim” ndodhi falë injorantëve dhe lakenjve të cilët që prej vitesh po i dimërojnë dimrat, e po i mrizojnë verat në Kryesinë Qendrore të LDK-së, duke u pasuruar në mënyrë marramendëse[15][16]dhe duke iu shmangur konceptit nacional dhe paqësor që e ka udhëhequr dr. Ibrahim Rugova.
Them me përgjegjësi se as dhuna fizike, as humbjet familjare, as shkatërrimet materiale që rënduan për vitet të tëra mbi shpatullat e autorit, nuk ishin të mjaftueshme për këta sehirxhinj, por do të nisin edhe një inkuizicion juridik të llojit të vet dhe madje në një gjykatë ndërkombëtare[16][17]. Shkas do të bëhet shkrimi “NJË ÇELËSAR QË DO TË BËHET PISAR”[17][18], kundër palaço gazetarit Enver Robelli [18][19] i cili duke shkelur mirësinë dhe besën, do të nisë një fushatë të egër diskriminuese, madje duke mos zgjedhur rrugë e as mënyra për të lënduar personalitetin e individit e intelektualit, po më shumë për të cenuar personalitetin e mikut që i ndihmoi në fillimet e tija, vetëm pse ky ishte veprimtar i LDK-së.
Kjo kastë proletarësh duke mos zgjedhur rrugë e mjete, dhe sidomos pse kishin deficite morale, e kapacitete intelektuale për t’u përballur me të vërtetën, do të iniciojnë një proces gjyqësor pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih të Zvicrës, duke shpresuar se edhe drejtësinë dhe demokracinë zvicerane do ta instrumentalizojnë ashtu siç patën bërë me sistemin e kalbur juridik serb e jugosllav. Ata bën përpjekje të më pengonin në misionin tim fisnik, ku përmesLDK-së e bëja në shërbim të Kosovës.
Në atë proces të gjatë e maratonik ka qenë drejtpërdrejtë e implikuar kompania“KOHA”[19][20] e udhëhequr nga Veton Surroi (atëherë bashkë me Baton Haxhiun ku patën siguruar deklarata me shkrim nga Baton Haxhiu  në emër të kompanisë në fjalë, Agim Mala[20][21], drejtor i gazetës “JAVA SHQIPTARE”, Abdullah Zeneli [21][22] në emër të Shtëpisë Botuese “BUZUKU  në Prishtinë dhe me një deklaratë me shkrim u solidarizua me këtë grup edhe poeti e gazetari mjaftë kontradiktor Shaip Beqiri [22][23] i cili jeton në Zvicër, të cilët në saje të përkthimit joprofesional dhe me tendencë që e pat bërë Hans Joachim Lanksch[23][24] bën që ky proces kundër meje të zgjas për plotë 5 vite, dhe falë Zotit dhe njerëzve të mirë autori i këtij libri do të shpëtoj me faqe të bardhë. Por pa arritur ta zbulojë alibinë e heshtjes që bën gazetat dhe mediet e tjera elektronike, si dhe pa diskutuar kurrë Kryesia eLDK-së e cila ishte mirë e informuar.
Libri mbyllet me dy krijime poetike, (njëra elegji e tjetra poemë[24][25]), kushtuar dr.Ibrahim Rugovës  dhe me dy punime shkencore për të dëshmuar bindjen dhe njohjen e gjithanshme në të mirë të LDK-së, për të dëshmuar njohjet politike dhe njohjen e kultit të sakrificës që e ka ndjekur Lëvizja Paqësore dhe dr. Ibrahim Rugova , lëvizje kjo që i ka sjellë Kosovës më së shumti rezultate. Kurse në anën tjetër lexuesit për t’i shpjeguar “mllefin?!” i cili nuk bëhet nga urrejtja por nga dëshpërimi i thellë për të gjitha devijimet politike që janë bërë në kurrizin dhe konceptin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sado që jam përpjekur, dhe sado që jam munduar që këto shkrime e komente t’i shoqëroj me një vullnet pozitiv, si një lloj protonizmi[25][26], nuk jam i sigurt sa ia kam dalë, gjithmonë e kurdoherë, pasi në këtë teori thuhet se: “Protonizëm, në kuptimin më të thjeshtë, do të thotë të shkruash rreth një vepre letrare apo artistike me qëllim pozitiv, i shtyrë nga dashamirësia jo nga vreri”[26][27]Në këtë pikë, ndonëse jo si vepër letrare, por diçka edhe më shumë, dhe kjo është tamam një “Vepër Nacionale”, për të cilën kurdoherë jam përpjekur dhe kam pasur një vullnet pozitiv, jo i mbytur nga vreri, por nga vullneti i mirë për t’i shërbyer pozitivisht Kosovës e LDK-së, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pavarësisht nga të metat që mund t’i shoqërojnë këto komente, mendoj se libri paraqet një kurs politik, një koncept të pandryshuar, që kam ndjekur që nga dita e anëtarësimit nëLDK. Ndërsa kritikat përkitazi me zhvillimet e brendshme politike kanë qenë të vazhdueshme, duke ruajtur një vizion të qartë që nga fillimi e gjer më sot.
Pasaktësitë a lëndimet e mundshme kanë të bëjnë më shumë me çastin dhe rastin kur janë shkruar, me mllefin që ka ekzistuar në ato çaste, por jo si një platformë e drejtuar ndaj individit, kushdo që të jetë ai, ndaj shoqërisë sonë që po prosperon drejt së ardhmes së saj demokratike, e ruana Zot të më shoqërojë ndonjë vrer kundër LDK-së në veçanti, dhe Kosovës në përgjithësi. Gjithmonë edhe në politikë jam përpjekur të krijoj një koncept ashtu siç ia kam arritur deri diku edhe në letërsi, tamam siç e ka potencuar për vepren time Flori Bruqi , i cili cilëson se Autori i këtij libri „i prezantohet lexuesit në formë të kompletuar dhe gjithsesi me prirje për një koncept letrar, duke përfshirë mbi 120 vepra letrare, me qindra emra krijuesish e me shum shënime bibliografike”[27][28].
Megjithatë sipas këtyre zhvillimeve që kanë ndodhur në LDK, sipas këtyre devijimeve, dhe duke u bazuar në humbjet e njëpasnjëshme që ka pësuar LDK-ja në disa palë zgjedhje, struktura udhëheqëse e LDK-së duhej të shkonte komplet, dhe Isa Mustafa  të mos vinte në kreun e LDK-së. Sepse Kryesia Qendrore e LDK-së duhej të plotësohej me njerëz të mendjes e dijes, e jo me asistentët e Fatmir Sejdiut , Isa Mustafës  dhe të Sabri Hamitit .
Edhe kësaj radhe LDK-ja, nuk qe në gjendje të dëshmojë se e do Kosovën, nuk qe në gjendje të reformohet dhe të largohet nga bagazhi i së kaluarës, të mos lejojë ikjen e emrave që sado kudo kanë bërë shumë për LDK-në[28][29]. Përkundrazi LDK-ja shpërbleu humbësit, solli në krye një militant të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë siç është treguar Isa Mustafa  qysh në qeverinë e Jusuf Zejnullahut [29][30] dhe ai do ta shkëpus edhe atë fije nervi, atë fije peri, atë pakë shpresë, dhe do ta lëndon, për aq sa do të mundet edhe krenarinë që kishin njerëzit e LDK-së për vijën rugoviane dhe proceset demokratike që po kalonte Kosova.
Isa Mustafa  është instaluar si një despot për t’i mbrojtur pikëpamjet komuniste dhe interesat e një grupi që tashmë e kanë rënduar zullumin ekonomik mbi Kosovën. Pa asnjë dyshim Isa Mustafa  do t’ia prishë palcën kurrizore[30][31] veprimit demokratik të LDK-së,dhe kemi droje në të se do të instalon sojin e tij në instituciont e brishta demokratike të Prishtinës, dhe përgjithësisht edhe të Kosovës.
Vetëm “Partitë e shëndosha” do të prodhojnë një udhëheqje të shëndoshë dhe të aftë për t’i drejtuar institucionet shtetërore, dhe për ta zhvilluar Kosovën ashtu si duhet, ashtu si ajo e meriton, jo klanet e grupet e involvuara në krimin ekonomik dhe krimin njerëzor[31][32].
Por LDK-ja as kësaj radhe nuk u dëshmua se është e zonja që t’i zhvillojë proceset e brendshme partiake, pa le ato të nivelit shtetëror, për çka ka nevojë Kosova, dhe e ardhmja e saj.
E këtë mendim më së mirë e tregoi edhe verdikti i popullit i cili nuk u mashtrua nga reformat e rrejshme që i inskenuan dr. Fatmir Sejdiu me klanin e tij, dhe natyrisht edhe me ndikimin  e akademik Sabri Hamiti,  të cilët, sikur ia qitën pelikorin e vdekjes “Frymës Rugoviane” në LDK.
Zvicër, 25 tetor 2010.


[1][2] Zgjedhjet Nacionale 2010 në Kosovë: 14 Dhjetor 2010.

Më 12 Dhjetor (këtë të dielë) janë mbajtur zgjedhjet e para nacionale pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sipas KQZ-së (Komisionit Qendror Zgjedhor) në votime kanë dalë 47.80 % e kosovarëve me të drejtë vote. Kjo ndoshta është një përqindje jo aq e kënaqshme por mund të thuhet se ka qenë një ngritje në dalje, ndoshta për shkak të aktivizimit të dy partive të  reja: Vetëvendosje dhe Fryma e Re. Të gjitha partitë shqiptare, pjesëmarrëse në këto zgjedhje kanë deklaruar, një nga një, se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit "Vija të kuqe" nuk ka caktuar vetëm partia e  Behgjet Pacollit  e cila po pret vetëm certifikimin e këtyre zgjedhjeve nga KQZ-ja.

As LDK, as AAK – “Lista Dr. Ibrahim Rugova  dhe as Vetëvendosje nuk bëjnë koalicion qeverisës me PDK-në.
Komisioni Qendror Zgjedhor i ka shpallur rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve përmes një konference për shtyp:
Numri i fletëvotimeve te rregullta në kutinë e votimit : 743 892
PDK - 33.5 % (238959 vota)
LDK - 23.6 % (168120 vota)
Lëvizja Vetëvendosje! - 12.2 % (86924 vota)
AAK – “Lista Dr. Ibrahim Rugova
  - 10.8 % (76859 vota)
Koalicioni për Kosovë të Re - AKR - 7.1 % (50720 vota)
*LDD - 3.3 % (23337 vota)
*Fryma e Re - 2.2 % (15559 vota)
Të tjera - 7.3 %
* Nuk e kalojnë pragun zgjedhor prej 5 % dhe kështu nuk hyjnë në Parlament. 
Marrë nga: http://forum.top-channel.tv/viewtopic.php?p=810497
[2][3] Gazeta “BOTA SOT”, 16 maj 2000.
[3][4] Shefqet Dibrani „FILOZOFIA POLITIKE E LDK-së DO TA SHPJERË KOSOVËN NË NJË REALITET TË RI”, gazeta“BOTA SOT”, 24 nëntor 1999, faqe 3.
[4][5] Shih: KAPITULLI II. ose reformat në LDK, 1-15/2010.
[5][6] Gjykata Kushtetuese: PRESIDENTI SEJDIU  KA SHKELUR KUSHTETUTËN:
Prishtinë, 24 shtator – Në Rastin KI 47/10 "Naim Rrustemi  dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kundër Shkëlqesisë së tij, Fatmir Sejdiu , President i Republikës së Kosovës", Gjykata konstatoi, me shumicë votash,      se kërkesa e dorëzuar më 25 qershor 2010 është e pranueshme.
Gjykata gjithashtu konstatoi se ka shkelje serioze të Kushtetutës së Kosovës, respektivisht të nenit 88.2, nga Shkëlqesia e tij, Fatmir Sejdiu , duke mbajtur      njëkohësisht postin e Presidentit të Republikës dhe të kryetarit të partisë politikeLidhja Demokratike e Kosovës, thuhet në një njoftim zyrtar që e ka dërguar Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Vendimi është marrë me shumicë votash. Ndërkohë, pas këtij vendimi, priten zhvillime të rëndësishme, sido-mos në LDK, ku ka nisur gara zgjedhore. Formulës politike të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu , për ngrirjen e postit të kryetarit në LDK-së, duket se i janë përzier elementet, pasi që Kushtetuesja ka vërtetuar se ai ka shkelur Kushtetutën më këtë gjë. Shtatë nga nëntë gjyqtarë, sa ka kjo Gjykatë, kanë thënë “Po - Presidenti po shkel Kushtetutën”, derisa dy prej tyre kanë votuar kundër.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  ka thënë se paneli e ka     përfunduar rastin dhe se për këtë së pari njoftohet presidenti Sejdiu  dhe pastaj mediet. Sipas Kushtetutës së Kosovës, në nenin 91, ku flitet për shkarkimin e presidentit të Republikës, në pikën 1 të saj thuhet se Presidenti mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë, ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Për shkarkimin e tij nevojiten 2/3 e votave të deputetëve të Kosovës. Por, duket që presidentit Sejdiu  i është bërë shprehi shkelja e Kushtetutës, ngase ai e ka shkelur atë edhe në rastin e Qazim Qeskës ,   duke mos i shpallur zgjedhjet në Rahovec, edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar nga ministri i Pushteti Lokal 8 ditë pasi që Qeska kishte dhënë    dorëheqje. Burime të KTV-së insistojnë se vendimi që Rahoveci duhet të shkojë në zgjedhje tashmë është marrë nga Gjykata. Ky burimi i ka thënë KTV-së se më 14 të këtij muaji, MAPL-së i është thënë se duhet të përgatiten për t’ia marrë mandatin Qeskës  dhe për të shpallur zgjedhjet e reja, ngase Qeska  kishte shkelur ligjet për zgjedhjet lokale dhe ato qendrore, duke u kthyer në punë 47 ditë pas dorëheqjes.
[6][7] Faik Krasniqi “IMUNITETI I DUHET HEQUR TË GJITHË DEPUTETËVE TË PARLAMENTIT, MINISTRAVE DHE KRYEMINISTRIT”, marrë nga portali i inter-netit “Zemra shqiptare”, e shtune, 08.01.2011.
[7][8] Zef Ahmeti : “MENDIME MBI KUSHTETUTËN DHE SHTETIN“, botoi; „Misioni Katolik Shqiptar“, Zagreb 2005.(Kapitulli 1. Shteti kushtetues, faqe 17–24).
[8][9] Isa Mustafa , kryetar i ri i LDK-së: Prishtinë, 7 nëntor 2010; Isa Mustafa  është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, sot vendsën delegatët e Kuvendit VII Zgjedhor të LDK-së. Pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave, u vërtetua se për Isa Mustafën  votuan 235 delegatë, ndërsa për Fatmir Sejdiun  124.
[9][10] Blerim Shala  & Bardh Hamzaj : Intervistë me dr. Bujar Bukoshin , Kryeministër i Kosovës; “NË KOSOVË DO TË BIEN TË GJITHA MASKAT”, javorja “ZËRI”, 25 janar 1995, faqe 11–17.
[10][11] Dr. Rexhep Gjergji  dhe dr. Zejnullah Rrahmani : “PAVARËSINË E KOSOVËS A E MBRON MË KUSH?” «...Rrokullisja filloi kur Fatmir Sejdiu  u bë kryetar i Kosovës me mashtrime. Ai, me arrogancën e një stalinisti rroku fshesën e spastrimit dhe ndau partinë në dysh. I humbi zgjedhjet, por bëri koalicionin me Thaçin  dhe një natë para zgjedhjes së tyre e ndryshuan Kushtetutën. Gjykata kushtetuese e vlerësoi si shkelës të Kushtetutës dhe e detyroi të tërhiqej. Partinë ja morën miqtë e vet, me    të cilët bashkë kishin bërë jetë prej sheikësh në Prishtinë dhe nëpër hotelet e botës “duke u angazhuar për çështjen e shtetbërjes”. Miku që ia mori partinë nuk   ishte shquar për të mirë të Kosovës në vjeshtën e vitit 1988; madje as në     vitet ’90,…» Prishtinë, 1 prill 2011(Kosovapress).

Marrë nga: http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,124839

[11][12] UFORK (Unioni i Fondeve të Republikës së Kosovës). Sipas “Instituti Demokratik i Kosovës – Kosova Democratic Institute (KDI)”.
[12][13] Jusuf Buxhovi “Vendimi mbi emërimin e ministrit republikan për Ekonomi dhe Finanaca, i datës 19 tetor 1991”. Shih librin: Jusuf Buxhovi  “KTHESA HISTORIKE 2”, Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur, botoi Sh. B. “FAIK KONICA”, Prishtinë 2009, faqe 492. (ISBN 978-9951-06-258-9).
[13][14] Shih; “Kapitulli V“, brenda këtij libri.
[14][15] Krahaso: Isa Mustafa , kryetar i ri i LDK-së: Prishtinë, 07 nëntor 2010.
[15][16] Dr. Rexhep Gjergji  & dr. Zejnullah Rrahmani “TELASHET E NJË KOALICIONI NË LINDJE”Prishtinë, 9 janar 2008. (Kosovapress): “...A është sot Lidhja Demokra-tike e Kosovës parti konkurrente dhe e denjë qoftë për të bërë pushtet, qoftë për       të bërë opozitë të mirëfilltë në Kosovë? Përgjigja është e shkurtë: Jo. Se si e bëri pushtetin kjo garniturë zaptuese e LDK-së, këtë e tregon sot Kosova” http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,35957&PHPSESSID=8948bc8f1b30516785e9964991768e6a
- Dr. Zejnullah Rrahmani  & dr. Rexhep Gjergji UDHËHEQJA E LDK-së FAJTORE PËR KRIZËN E SAJ”, Floartpress, Prishtinë, 12 mars 2008. “Rrëmbimi dhe  mbajtja e pozitave partiake e shtetërore nga një grup individësh të LDK-së, që ka uzurpuar të gjitha funksionet, duke demonstruar qeverisjen e keqe në Kosovë,    modelin më të keq të korrupsionit e të shpërdorimit për qëllime personale. Ky grup njerëzish që nuk janë më shumë se 20 - 25 veta, janë në Kryesi të LDK-së, deputetë, ministra dhe anëtarë bordesh në kompanitë publike fitimprurëse të Kosovës”.

-Prof. dr. Rexhep Gjergji  & Prof. dr. Zejnullah Rrahmani NJË DOKUMENT I HUQUR PËR REFORMIM TË LDK-së”,Kosovapress, Prishtinë, 11 qershor 2008.

http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,47166&PHPSESSID=56a79b022171b673bc04f9a040823f7f

-Dr. Zejnullah Rrahmani  & dr. Rexhep Gjergji “ZGJEDHJE LOKALE ME SHUMË TË PANJOHURA”, (Arkivi i autorit, pa datë).

-Dr. Rexhep Gjergji  dhe dr. Zejnullah Rrahmani : “PAVARËSINË E KOSOVËS A E MBRON MË KUSH?, Kosovapress,Prishtinë, 1 prill 2011.

http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,124839

[16][17] Gjykata e Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse).
[17][18] Shefqet Dibrani : “NJË ÇELËSAR QË DO TË BËHET PISAR”, Përkitazi me kafshimet e Enver Robellit  në komentin“LUFTA VAZHDON NË KOSOVË – KUVENDI I LDK-së NË ZVICËR”, (botuar në gazetën “KOHA Ditore” të 29 shtatorit 1998), botoi gazeta “BOTA SOT reviale“, 18 tetor 1998, faqe 13.
[18][19] Enver Robelli (njohës i shkëlqyer i gjuhës gjermane), është (ose të paktën ka qenë), gazetar profesionist në gazetën zvicerane “TAGESANZEIGER”, por thuaja askund nëpër internet nuk e gjejmë që ka shënuar biografinë e tij. Ndoshta s’ka çfarë të shihet, përveç shkollës profesionale të një metalgdhendësi     dhe njohjes së shkëlqyeshme të gjermanishtes, që me sa di, sikurse edhe   biografia e shefit të tij Veton Surroi (duhet të mbeten enigmatike dhe misterioze),     pasi bashkë me V. Surroin , përveç një talenti që kanë vënë në shërbim të prapështimit të Kosovës, nuk di me çfarë duhet vlerësuar punën e tyre    pozitive në shërbim të Kosovës. Megjithatë krejt për çështje higjienike nuk do të merremi kësaj radhe me të.
[19][20] Deklaratë me shkrim kundër Sh. Dibranit , e Gazetës “KOHA Ditore”, Fahu postar 202, 38000 Prishtinë, Kosovë,(datës 28 tetor 1998), deponuar pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz).(Bezirksgericht   Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse). (Dos. Nr. 3.1).
[20][21] Agim Mala : Deklaratë me shkrim kundër Sh. Dibranit (8.12.1998), deponuar pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih(Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirks-gericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse). (Dos. Nr. 5.1).
-Po ashtu Agim Mala  dëshmitar i radhës, Als Zeugeneinvernahme, dt. 25. 02. 2002, /11:15 Uhr. Gjykata e Qarkut në Cyrih(Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse).
[21][22] Abdullah Zeneli : Deklaratë me shkrim kundër Sh. Dibranit (7.12.1998),        në emër të Shtëpisë Botuese“BUZUKU  nga Prishtina, deponuar pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse). (Dos. Nr. 4.1).
[22][23] Shaip Beqiri : Deklaratë me shkrim, (7.12.1998), deponuar kundër Sh. Dibranit , pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih(Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirks-gericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse), (Dos. Nr. 6.1).
-Po ashtu Shaip Beqiri  dëshmitar i radhës: Als Zeugeneinvernahme, dt. 25.  Februar 2002, /13:00 Uhr. Gjykata e Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend:        Ehrverletzung durch die Presse).
Shih edhe këto shkrime:
-Shaip Beqiri “RRATHËT E SKUQUR TË ZOTIT RUGOVA ”, revista “EUROZËRI”, 19 dhjetor 1996, faqe 7 dhe 8.
-Shaip Beqiri “EKUILIBRISTI ME SHKOP TË ZJARRTË”, revista “EUROZËRI”, 20 mars 1998, faqe 12-17.
[23][24] Hans Joachim Lanksch , shih përkthimin e artikujve, dhe refuzimet e gjykatës, që mund të gjenden në Gjykatën e Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse).
[24][25] Shefqet Dibrani : “ËNDËRR E NJËJTË, TOKË TJETËR”, Podujevë 2007.
(ISBN 978-9951-8719-1-4).
[25][26] Gjekë Marinaj “PROTONIZMI: nga teoria në praktikë”, Vizione letrare, botoi Shtëpia Botuese “NACIONAL”, Tiranë 2010. (ISBN 978-99956-89-02-5).
- Flori Bruqi : “KRITIKA LETRARE NË POZITËN „STAND BY“, nga libri i po këtij autori „OLIMPI SHQIPTAR“, botoi „Rugova art“, Prishtinë 2009, faqe 283-284. (ISBN 978-9951-536-03-5).
[26][27] Gjekë Marinaj , vepra e cituar më lart. Shih, parathënien e librit: “PROTO-NIZMI SI VIZION LETRAR”, faqe 3.
[27][28] Flori Bruqi : “OLIMPI SHQIPTAR“, (Pikëpamje/ kritikë/ vlerësime/ poetikë…), botoi “RUGOVA ART“, Prishtinë 2009, shkrimi: „KRITIKA LETRARE NË POZITËN - STAND BY“, faqe 283-284, (ISBN 978-9951-536-03-5).
[29][30] Gazeta Express“NJERIU AKULL”, (Prishtinë, 08 nëntor 2010). Dr. Isa Mustafa  ishte Ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e fundit komuniste të   Kosovës, atë të drejtuar nga Jusuf Zejnullahu ”.
[30][31] JETA PAS DËMTIMIT TË PALCËS KURRIZORE: Dëmtimi i palcës kurrizore dëmton rrugët e komunikimit ndërmjet trurit dhe pjesëve të trupit. Varësisht nga shtrirja e dëmtimit dhe vendndodhja (lokalizimi) e tij në palcën kurrizore, do të rrjedhin pasoja serioze dhe të përhershme me shkallë dhe ashpërsi të ndryshme”. Nga kjo pasojë “gjymtyrët ose organet nuk funksionojnë si më pare“. “Dëmtimi i palcës kurrizore mund të paraqesë fillimin e ndryshimeve të shumta në të gjitha sferat e jetës”.
[31][32] Ardian Zejnaj JEMI NË EVROPË, TANI TË INTEGROHEMI NË BE”, 16 maj 2008. http://lajme.dervina.com/archive/8587-3986:508/Jemi-ne-Evrope-tani-te-integrohemi-ne-BE.htm

-Krahaso edhe: Abas Fejzullahi : KOSOVA DHE NE: VEPRIMTARIA ADMINISTRA-TIVO - CIVILE E UNMIK-ut 1999 - 2005”, (Referat me rastine 6-vjetorit të çlirimit    të Kosovës dhe administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, mbajtur në Tryezën e Rrumbullakët të BISHZ-së). Bernë, më 11 qershor 2005.

http://shqiperiaetnike.bravehost.com/Sh_E_2005/Sh_e_2_05.htm


2012/09/28

Erotizmi seksual dhe diç më tepër?...



"Çifteve u shkon mirë erotika, kur thonë se, kanë një seks si magjepsës ashtu edhe të përditshëm", thotë hulumtuesi gjerman i seksit Prof. Ulrich Clement, "dhe kur thonë: 'ajo që është e rëndomtë nuk na prish atë që është e pazakontë dhe ajo që është e pazakontë nuk na prish atë që është e rëndomtë". Ka cilësi edhe pas thënies: "Ekziston një jetë e përditshme erotike, e cila ka të bëjë me argëtim dhe me ndjenja, 'i përkasim njëri-tjetrit'." E rrezikshme do të ishte vetëm kur kjo gjë do ta shqetësonte çiftin. 

Por nuk mjafton vetëm kaq, duhet të ketë edhe sinqeritet - pasi seksualizmi është gjithnjë një ndër temat tabu. "Ndonjëherë çështja me të cilën kemi të bëjmë në terapi është: Burri thotë, 'në të vërtetë do të doja me gjithë qejf të kisha ndonjëherë seks të shkurtër që nuk kërkon mund, pa pasur nevojë për të çarë kokën për gruan'. Por ai nuk e bën këtë, pasi e din, se gruaja zor se mund ta pranonte. Kështu ai e mban këtë për vete dhe nuk e bën kurrë fjalë." Kështu, për të kërkuar me ngulm rekorde në shtrat i duhet shmangur njëherë mendimit se çfarë do të donte tjetri. 
Ndërkohë, njeriu nuk duhet ta lejojë aspak veten të veprojë i shtrënguar nga mjedisi i erotizuar, thotë hulumtuesi i seksit: "Është fjala për autenticitetin seksual: Duke mos u shfaqur pikërisht ashtu si partneri do të më kishte dashur - ose se si mendoj se duhet të jetë një burrë apo një grua -, por duke e shfaqur veten ashtu si jam, vetëm atëherë jam dikushi, si qenie seksuale." 

Akti seksual arrin kulmin në orgazmën. Për njeriun nuk ka ndonjë përjetim më të fuqishëm dhe të thellë. Kjo e ashtuquajtur "pikë kulmore" shprehet midis të tjerash në tkurrje muskujsh dhe në dridhma, të cilat mund të kapin tërë trupin. Pas kësaj vjen një shtendosje e plotë. 
Ndjenjat e kënaqësisë, që përjetojmë gjatë orgazmës, prodhohen nga organet tona seksuale, muskulatura e të cilave tkurret në mënyrë ritmike. Mashkulli arrin si rregull tek derdhja e farës. Sperma çan përpara përmes uretrit me 20 kilometra në orë. Nëse edhe partnerja arrin në të njëjtin çast në orgazmë atëherë gjasa për të mbërritur në mbarsje është tepër e madhe; Pasi në këtë rast amëgoja pompon lëngun e farës me lëvizje ritmike thithëse për në an. 
Por meshkujt dhe femrat nuk arrijnë gjithnjë orgazmën njëkohësisht, gjë që mund të çojë në prishje qejfi; meshkujt vijnë në pikën kulmore mbas mesatarisht 7 minutash, femrat jo më përpara se 23 minutash. Femrat e përjetojnë fazën e orgazmës edhe më intensivisht se meshkujt. Kjo fazë mund të zgjasë tek to deri në një minutë - tek mashkulli vetëm disa çaste. Femrat munden në kundërshti me atë që ndodh me pjesën më të madhe të meshkujve, edhe të vijnë disa herë pas njëra-tjetrës në pikën kulmore. 
Edhe pse orgazma është pika kulmore gjatë kryerjes së seksit - ka edhe një fazë tjetër. Pasi trupi, më parë i grahur të punojë me rendiment të lartë, ka nevojë të marrë vehten: faza e sërishmarrjes apo pandjeshmërisë. Gjaku duhet të rishpërndahet sërish, pulsi dhe vlerat e trysnisë së gjakut ulen në nivele normale. Penisi shkrehet, dhe buzët e vaginës vijnë në madhësinë e tyre normale. Po ashtu ani çënjtet dhe zhvendoset për në vendin e tij të zakonshëm. 
Edhe këtu ka pjesë truri: Ai derdh hormonin "kënaqësivrasës" prolaktinë. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj tij se femrat. Organi i tyre seksual nuk është i ndikueshëm për një kohë të gjatë. Ndonjëherë mashkulli thjesht flë pas aktit seksual. Por të rinjve dhe të sapodashuruarve u mjafton një fazë e shkurtër marrje vete - kështu ata mund të fillojnë sërish nga "faza e parë"... 
Pas nxitjeve të fillimit, partnerët futen në fazën e dytë - të ashtuquajturën "fazë e pllajës". Ajo quhet kështu pasi ngacmimi tanimë i fuqishëm mbetet për një farë kohe në një lartësi të qëndrueshme, përpara se të kulmojë përfundimisht në orgazmë. Funksionet e trupit intensifikohen tani jashtëzakonisht - pulsi ynë dyfishohet në këtë fazë duke rrahur rreth 160 herë në minutë, trysnia e gjakut kërcen lart tek 200. Tendosja muskulore rritet, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe më e shpejtë. 
Mashkulli formon "pikëlën e kënaqësisë", një tajitje e kthjellët, që krijohet në zonën e prostatës dhe që mund të përmbajë një numër të vogël spermiesh. Tek femra ngushtohet e treta e jashtme e vaginës - në terminologji flitet për "manshetë orgazmike". Ajo mblidhet fort pas penisit të kallur brenda. Përmes lëvizjeve ritmike të fundit të barkut të mashkullit ushtrohen ngacmimet më të mëdha seksuale mbi klitorisin. 
Gjatë fazës së pllajës, pothuajse asnjë gjë që ndodh përqark nesh nuk na e largon mendjen. Kjo i shërben asaj që të arrihet të mblidhet energji për pikën kulmore të veprimit seksual. Sa më tepër të zgjasë "faza e pllajës" aq më e vrullshme përjetohet "faza e orgazmës" që pason. 
Seksi - për pjesën më të madhe të njerëzve gjëja më e këndshme shpërblyese në botë, për shkencëtarët një zinxhir reaksionesh biologjike. Ata e ndajnë kryerjen e seksit në katër faza. Përgjatë të parës, "fazës së ngacmimit", partnerët nxisin epshet përmes ledhatimesh, puthjesh apo përfytyrimesh seksuale. Sapo çifti ka "hyrë në temë", gjendet në "fazën e pllajës". Trupi bën gjithnjë e më tepër energji gati për të ngreitur etje seksuale. Sa më tepër të zgjasë "faza e pllajës" aq më e vrullshme përjetohet "faza e orgazmës" që pason: Ajo që ne përjetojmë si "pikën më kulmore", është një ngacmim i fortë shoqëruar nga një argëtim i mbaruar. 

Pas një përjetimi të tillë të vrullshëm, trupi ka nevojë për "fazën e pandjeshmërisë" për të marrë veten; pulsi, frymëmarrja, trysnia e gjakut normalizohen, organet gjinore shkrehen. Mirëpo ka ndryshime midis mashkullit dhe femrës. 
Pa nxitje, nuk ka seks. Prandaj e ashtuquajtura "paralojë" është kaq e rëndësishme për aktin e përbashkët. Përmes përkëdheljesh, puthjesh apo zhulatjesh, organet seksuale bëhen gati për marrëdhënien seksuale. Meshkujt mund të nxehen shumë shpejt; ngrehja e tyre është kundërveprimi trupor që të bien më tepër në sy në fazën e parë. Pjesët sfungjerore të penisit mbushen me gjak, përmes të cilit ai zmadhohet, drejtohet dhe bëhet i fortë. Penisi i ngrehur është mesatarisht 14,7 centimetra i gjatë. 
Ndërsa tek femrat, vagina bëhet e vlagët, përveç kësaj, buzët e saj fryhen dhe hapin hyrjen e vaginës. Të gjitha këto ecuri ndihmojnë që më vonë penisi të mundet të futet lehtë në vaginë.
Gjatë fazës së ngacmimit si tek mashkulli ashtu edhe tek femra njëkohësisht, truri përhap hormone të "mirëndjehurit" si dopaminë: Këto kujdesen që ne të ndjejmë kënaqësi dhe lumturi gjatë seksit. Pra erotika ngjet para së gjithash në kokë. Mjekët e universitetit Essen në Gjermani kanë zbuluar se femrat gjatë seksit vënë në të vërtetë në veprim më tepër rajone të trurit se meshkujt. Kështu tek to merr pjesë edhe truri i madh, i cili është përgjegjës për arsyetimin. Ndërsa tek mashkulli vihen në veprim vetëm hapësira primitive të trurit që gjenden ndërkaq edhe tek zvarranikët. 

Sipas një hetimi të bërë nga amerikanët 43% të grave nën 45 vjeç nuk u pëlqen seksi në gojë (oral). Prej këtyre 28% thonë se është krejt i papranueshëm. 
Por megjithatë një pjesë tjetër e grave nuk kanë asgjë kundër seksit oral - dhe 20 % të grave u shijon ky. 

Komentimi që i bëjnë shumë gra çështjes së mësipërme është pak a shumë i tillë: - "Unë mendoj se është një pjesë shumë e lezetshme e trupit të mashkullit. Dhe më pëlqen ndjenja që të jep drejtimi me anë të gjuhës sime të lezetit në tërë trupin e tij. Që e bëj atë të ndizet. Është një lloj shpallje e dashurisë". 
Shumë gra që kanë provuar seksin në gojë disa herë dhe kanë parë se çfarë është në gjendje të japë nisin ta vlerësojnë atë si diçka që jo vetëm i shton kënaqësinë partnerit të tyre mashkull po edhe atyre vetë. 
Pjesa më e madhe e meshkujve mendojnë se seksi oral është një ndër gjërat më të mira që ka në botë. Prandaj gruaja mund të kënaqë jashtëzakonisht partnerin e saj duke kryer me të atë lloj seksi ose mund ta bëjë të ndjehet i mërzitur në rastin e kundërt. Por kjo nuk do të thotë se gratë duhet të bëjnë patjetër ashtu si ç´don partneri i tyre. Sepse as për të nuk është ndonjë kënaqësi e madhe nëse mosdëshira pasqyrohet në fytyrën e tyre. Por duhet ta kenë të qartë se ai do të inatoset përherë e më tepër nëse partnerja nuk ia plotëson dëshirat. Dhe mund të arrihet deri aty sa marrëdhies t´i vijë fundi. Ndoshta mashkulli e përjeton mungesën e kryerjes së seksit oral si një mangësi e jetës së tij seksuale. 




"E turpshme" 

Por një pjesë e burrave mendojnë se seksi në gojë duhet bërë vetëm me laviret. Prostitutat tregojnë se disa burra vijnë tek to vetëm që t´ia thithin organin seksual mashkullor ose ndryshe të bëjnë atë që quhet "masazh francez" në mënyrë që e ëma e pasardhësve të tyre të mos ketë nevojë të detyrohet të bëjë diçka të tillë "të ndyrë". 
Por këta janë të paktë dhe seksi oral është diçka e natyrshme - dhe jo diçka mbi të cilën duhet të të vijë turp. 
Papërvojë dhe turp 

Shumë gra e kanë të vështirë me seksin në gojë sepse nuk e kanë provuar ndonjëherë. Aq më tepër nëse janë të mëdha në moshë. E akoma më tepër nëse partneri nuk përpiqet që t´ia largojë turpin gruas së tij, e as asaj ndoshta nuk i del vetë. 
Disa grave u ka ikur dëshira për këtë lloj seksi vetëm pse ndoshta ndonjëherë e kanë provuar dhe u ka lënë një shije të keqe. Shumë prej tyre mund t´ua kenë ngjeshur fytyrën pas legenit të kockave të mashkullit. Diçka që mund të japë ndjenjën sikur po të merret fryma apo të lë me frikën se mos do të të merret fryma. Prandaj këtij veprimi i duhet shmangur krejt. 
Bazuar në materialin e marrë nga revista suedeze "I Form" 

Nga një kërkim i bërë nga fabrikanti i kondomeve (Durex) është konstatuar që holandezët kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht 91 herë në vit. Holandezët zinin vendin e nëntë në listën botërore. Në vendin e parë ishin Francezët të cilët kishin marrëdhënie seksuale 141 herë në vit. Më pas vijonin amerikanët me 138 herë dhe në vendin e tretë ishin Rusët me 131 herë në vit. 

Në një kohë kur kafshët kryejnë aktin vetëm për t'u shumuar, seksi është për njerëzit edhe një formë argëtimi. Për njerëzit akti seksual është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për të pasur një lidhje të fortë dhe të shëndetëshme me partnerin. Njeriu ka disa periudha në jetën e tij ku dëshira për seks shtohet apo pakësohet. 
Zakonisht këto periudha kanë formën e dallgëve, pra edhe nëse ndonjëherë nuk do të keni dëshirë për të pasur marrëdhënie mos u mërzisni pasi do te jetë një situatë e përkohshme. 
Nevoja seksuale midis partnerëve nuk ecën gjithnjë paralelisht. Kjo gjë mund të sjellë probleme në lidhjen e tyre. 
Mos u besoni të afërmve apo shokëve të cilët ju thonë që kanë të paktën 3 herë në javë marrëdhënie me partnerin e tyre. Nga kërkime të ndryshme që janë zhvilluar është konstatuar që njerëzit kryejnë më rrallë aktin seksual se sa u tregojnë njerëzve të tjerë. Kështu rreth 40% e burrave midis moshës 18 dhe 45 vjeç kryejnë më pak se një herë ne 2 javë aktin seksual. 
Kini kujdes nga monotonia në shtrat. Rreziku më i madh në një marrëdhenie të gjatë seksuale është mërzitija dhe monotonia në shtrat . Monotonia si dhe irritimet e vogla të përditëshme të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në një situatë të tillë është mirë të krijohet dicka e re. Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë është kreativiteti i cili e mban lidhjen sa më të freskët. 
Faktorë të tjerë të cilët influencojnë negativisht dëshirën për të pasur marrëdhenie seksuale janë tek femrat: 
- frika për marrjen e ndonjë sëmundjeje gjatë aktit seksual 
- përdorimi i ilaçit kundër mbetjes shtatzënë (anti-conception). Disa lloje të tilla ilaçesh përbëhen nga një sasi e madhe progestoroni i cili ul dëshirën për të pasur marrëdhënie 
- pasja e një vagine të thatë 
Tek burrat faktorët negativë janë: 
- tensioni për të kryer aktin seksual sa më suksesshëm 
- përdorimi i tejkaluar i alkoholit 
Seksologët amerikanë Masters dhe Johnson konstatuan që 47% e femrave pas lindjes, të paktën për një periudhë prej 3 muajsh kanë pak dëshirë për të pasur marrëdhenie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar së kryeri aktin seksual. 
Seksi fillon në kokë. Por nuk ka një zonë të caktuar të trurit që është përgjegjëse për dëshirën seksuale. Ajo është një kombinim i ndezjes së disa pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për veprime të veçanta. Vetëm kur krijohet ky kombinim lindin dëshirat seksuale. 
Për rastin e mashkullit, seksi nuk është vetëm kënaqësi por edhe një lloj sporti për të stërvitur mendimet. 

Truri rregullon edhe prodhimin e hormoneve seksuale. Shkencëtarët kanë zbuluar që edhe hormoni Prolaktinë rritet tepër gjatë seksit, si tek meshkujt edhe tek femrat. Deri tani dihej vetëm që ky hormon ndikon në krijimin e qumështit të nënës. Por duket të jetë i rëndësishëm edhe për orgazmën. Kështu meshkujt kanë nevojë për pushim pas arritjes së orgazmës pasi niveli i Prolaktinës është shtuar shumë në trupin e tyre. 
Bazuar në materialin e marrë nga kanali televiziv gjerman SAT 1 
Rezultatet e një studimi amerikan tregojnë se sperma ka të njëjtin ndikim gazmendsjellës sa edhe ilaçet që të sjellin në një gjendje të mirë shpirtërore 

U testuan përafërsisht 300 studente. Ato prej të cilave kishin marrëdhënie seksuale pa përdorur këllëfë, dukej qartë se rrokeshin më pak nga depresioni. 
Studiuesit pandehin se mos në lëndën themelore të derdhjes së mashkullit ka disa përbërës që luajnë një rol qetësues në gjendjen shpirtërore të grave. 
FLORI BRUQI

Engjëll SHEHU :Kush është i mençur është për vete te tij


Fantazma


U lodhen shume
duke shkruar
Nxjerrin ca emra
qe si kemi dëgjuar

zhgarravisin
e bëjnë sajime
shkruajnë emra
plot anonime

Shkruajnë për vete
dhe për fantazma
Te kalitur ne pune
nga pushka e kazma

Hiqen modeste
te persekutuar
Mburrjet e kota
s’kanë te mbaruara

Duan te duken
qe marrin vesh
Ti lexosh mire
pallavra do gjesh

Shkruajnë broçkulla
flasin për vargje
Ngatërrojnë dynjanë
e kërkojnë paqe

Kërkojnë mburrje
dhe servilizëm
Si ne kohen e tyre
kur bënin qilizme

Hiqen sikur dine
dhe marrin vesh
Vargjet qe shkruajnë
i bëjnë përshesh

Ruhuni nga mburrja
se është e keqe
Mos u gënjeni
me lepe peqe

Mbushur kudo
mjeran ka plot
S’janë te afte
s’jetojnë dot


30/09/2005

Bujqer e çobane

Bujqer e çobane

U prish dynjaja
u sulen ujqerit
Gjeneral u bene
te gjithë bujqrit

Po dhe te tjerë
qe ishin çoban
I morën gradat
gjë nuk lanë


U erdhi dita
u erdhi koha
Para i kisha
dot si njoha

I mbaja mëndë
ashtu si ishin
Ndaj kur i pash
serbes me flisnin

Bujqer e çoban
veshur pispillosur
Mburrnin njeritjetrin
flisnin te krekosur

Unë jam me shkolle
bërtiste çobani
Shok nuk kam
s’me gjendet dermani

Bujkut siu durua
dhe forte bërtiti
Dëgjoni o shok
befas ia priti


Shkolla e çobanit
ne maje te malit
Eshtë njësoj
si pordhët e kalit

Unë ne bujqësi
vërtet s’mësova
Por për mençuri
su lavdërova

Ndaj s’dua te mburrem
dhe s’mburr njeri
Kush është i mençur
është për vete te tij

Po jo çobani
qe mburr te tjerë
Kur do te flas
rri si dhjerë

Vet s’merr vesh
nuk ka haber
Do te duket
mburre te tjerë


Bene biografi
çirret berete
Na i nxori te gjithë
bujqerit poet

Bujqer e coban
te gjithë u graduan
Shkruajne per vete
çfare te duan


29/09/2005

Kolonizimi i ri Kosovës nga Serbia




Kush po kthehet aty?! Në emër të "kthimit të qëndrueshëm"po bëhet rikolonizimi i Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan, pra jo vetëm te prona e tyre.(05.10.06)



Shkruan Flori Bruqi

5.10.2006.


Në hartën e publikuar vitin e kaluar nga Lëvizja Vetëvendosja, me rrathë të zinj që kanë nga një X në mes, janë paraqitur zonat e banimit kolektiv në kuadër të kthimit të organizuar masiv të serbëve sipas planit të Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën.

Me ngjyrë të verdhë janë shënjuar vendbanimet ku përkrahet kthimi individual, ndërsa me ngjyrë të kuqe ato për kthim të organizuar e masiv të serbëve në Kosovë.

Vërehet se një zonë e banimit kolektiv është paraparë në afërsi të Graçanicës. Dihet që serbët nuk e kanë lëshuar Graçanicën as pas mbarimit të luftimeve.

Atëherë, kush po kthehet aty?! Në emër të ‘kthimit të qëndrueshëm’ po bëhet rikolonizimi i Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan, pra jo vetëm te prona e tyre

Në rastin e ndërtimit të banesave kolektive për kolonët e rinj serbë në Graçanicë, qëllimin e Serbisë po e realizon Kuvendi Komunal i Prishtinës me në krye me presidentin komunal, juristin Ismet Beqiri.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, me datën 21 shkurt të vitit 2006, ka përcaktuar lokacionin prej përafërsisht 54 ari, për ndërtimin e katër objekteve të tërësisë së përbashkët në qytezën buzë Prishtinës me emrin Graçanicë.

Kjo është bërë duke u thirrur në nenin 3.1b) të Rregullores 2000/45 që ka të bëjë me planifikimin urban dhe të fshatit dhe shfrytëzimin e tokës.

Pra, rregullorja për vetëqeverisjen e komunave përveç për decentralizim është treguar e përdorshme edhe për rikolonizimin (Tigrizimin dhe Leopardizimin me enklava serbe) të Kosovës.

Në vijim është paraqitur vendimi kolaboracionist i Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me këtë. Kliko këtu për të parë vendimin.

Shqiptaret (Kosovarët) nuk janë kundër minoriteteve (serbëve, turqve, kroatëve, romëve etj.), por ata janë decidivisht kundër leopradizimit-tigrizimit të Kosovës në enklava.

Një gjë e tillë do të lë shumë pasoja në hartën tigrizuese të Kosovës, kurse fajtorët janë të binjakëzuar (lexoni ndërkombëtarët dhe elefantët kosovarë)!

Deputeti i Parlamentit të Kosovës Nait Hasani, kohë më parë, kundërshtoi nenin 7.18 të Ligjit për trashëgimi kulturore, i cili pritet të miratohet këto ditë në seancë e ardhshme të Parlamentit të Kosovës.

Neni në fjalë (7.18) thotë:

“Nuk lejohet asnjë intervenim në tokë brenda zonës mbrojtëse në kuptimin e aktivitetit bujqësor duke përdorë parmendë ( plugun ) ose ndonjë mjet tjetër që mund të dëmtojë atë hapësirë pa një leje të shkruar nga institucioni kompetent.

Sipas deputetit Nait Hasani, ky nen shkel të drejtat e njeriut mbi pronën private etj.

Një nen i tillë është skandaloz. Fjala vjen çfarë do të bëjnë fshatarët e komunës së Deçanit, kur mbi 800 apo 900 hektarë tokë punuese, male etj. afër Manastirit të Deçanit nuk mund t’i punojnë tokat e tyre pronarët legjitimë pa një leje të veçantë. Në Kosovë, thotë ai, elefantët kanë “miratuar” që mbi 40 objekte të veçanta të kenë një mbrojtje të veçantë të trashëgimisë kulturore.

Rrezikshmëria për një luftë të re mes shqiptarëve dhe serbëve është e mundshme për shkak të këtij tigrizimi, po i paraprin edhe ardhja e rreth 1000 policëve të MUP-it serb në Kosovë …

Një gjë e tillë është shumë e rrezikshme që situata të dalë jashtë kontrollit, prandaj për një gjë të tillë do të ishte e udhës që Grupi i Kontaktit, OKB-ja dhe konkretisht NATO të jenë syçelë dhe shumë të matur në këto sprova të reja të dala nga Kushtetuta e re e (neo)komunistëve, radikalëve (lexo çetnikëve) dhe demokratëve serbë!



"Brez pas brezi babë e djalë, Janë fajtorë pse janë shqiptarë" *

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Sc.Mehdi HYSENI


“SIMFONIA DHE KAKOFONIA” POLITIKO-SHTETËRORE E KISHËS ORTODOKSE SERBE KUNDËR PAVARËSISË SË KOSOVËS *

"Brez pas brezi babë e djalë, Janë fajtorë pse janë shqiptarë" *

Parapëlqehet që Uashingtoni zyrtar, OKB-ja, BE-ja etj., të mos e pranonjë në kurrfarë niveli të “bisedave politike” Artemijen në rolin e “emisarit special shtetèror” të Serbisë, sepse Kisha Serbe Ortodokse (edhe pse de facto, direkt dhe indirekt merret me politikë kinëse për mborjtjen e interesave nacionale dhe shtetërore) nuk e ka cilësinë e subjektivitetit juridik ndërkombëtar, të njohur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, e në anën tjetër, de jure nuk është kurrfarë subjekti a institucioni politik qeveritar i Serbisë, pot vetëm një institucion religjioz. Qëkur Kosova de facto dhe de jure është shkëputur nga Serbia gjenocidale (në saje të Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara,10 Qershor 2006) si rrjedhim i vendosjes së UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë e deri më sot ( Tetor 2006) Kisha Ortodkse Serbe me në krye peshkopin e saj vladika Artemije Radosavleviq nuk ka pushuar se renduri me propagandimin dhe me shpifjet e saj kundër shqiptarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të Kosovës. Pikërisht nga përzierja dhe nga infiltrimi politiko-propagandistik dhe religjioz i Kishës Ortodokse Serbe në “çështjen” e miniritetit serb në Kosovë, ( natyrisht me direktivat, me ndihmën dhe me bashkëpunimit të qeverisë së Beogradit), politikisht dhe juridikisht u kompromitua edhe administrata qeverisëse e UNMIK-ut, sepse që nga kryeadministratori i saj dr. Bernard Kushner e deri te i parafundit Soren J. Petersen, e cila, pa asnjë arsye bëri koncesione ndaj kërkesavae iracionale dhe ultimative të KOS-it, që t’i hapë dyerët e bashkëpunimit me Beogradin për “zgjidhjen e përbashkët” të problemit të inskenuar dhe të paqenë të drejtave të minoritetit Serb në Kosovë. Sa ishte me “bazë “ juridike ndërkombëtare dhe në “përputhje” me rregullat dhe me procedurën e deritashme të misioneve të këtilla paqësore të OKB-së, bashkëpunimi i UNBMIK-ut me Serbinë, këtë e provoi edhe “abdikimi” i parakohshëm nga funksioni i tyre i kryeadministratorëve të tij (Kushner, Hekerup, Holker, Petersen) si rrjedhim i drejtpërdrejt i ushtrimit të trysnisë politike shantazhiste dhe provokuese i KOS-it me në krye “kryeengjullin” e tij, vladika Artemije, i cili si atëherë, ashtu edhe sot instalimin e UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Kosovë e ka quajtur dhe, edhe tani e quan “akt piratesk të grabitjes së Kosovës nga Serbia”. Kjo, do të thotë se UNMIK-u dhe KFOR-i për Serbinë dhe serbët “janë okupatorë”. Mirëpo, ky fakt asapak nuk habit, sepse një kualifikim të këtillë të paqëndrueshëm antihuman dhe antiligjor, Serbia dhe gjithë serbët e kanë deklaruar m’u në ato çaste, kur NATO e bombardoi Serbinë, për shkak të agresionit të saj gjenocidal në Kosovë (Mars –Qershor 1999). Me një fjalë (pavarësisht nga politika tinëzare dhe e vardisjes e qeverisë dhe e kishës serbe për të përfituar aleatë të panatyrshëm të saj, si dhe kredi e investime të jashtme për t’u mëkëmbuir nga hiri i terrorit gjenocid shtetëror dhe kishtar i regjimit të Slobodan Milosheviqit), Amerika, NATO-ja, KFOR-i, UNMIKU, shqiptarët
dhe Shqipëria për Serbinë dhe për të gjithë serbët (si dhe për lobin çetniko-fashist serb në Amerikë, e kudo tjetër në botë) janë “armiq dhe okupatorë” as më pak, as më shumë. Në këtë kontekst, duhet të kuptohet edhe vizita në fillim të Tetorit të këtij viti e peshkopit Artemije që i bëri Uashingtonit. Si “ kryediplomati” serbomadh Artemije “e bindi” Uashingtonin që “t’ia mbyllë gojën” për pavarësinë e Kosovës(?!) - Çfarë rrene "për hava"(!) Këtë fushatë nacionaliste serbomadhe antishqiptare dhe kundër pavarësimit të Kosovës nga Serbia, qeveria e Beogradit me gjithë mekanizmat e saj shtetërorë, është duke e zhvilluar edhe përmes Kishës Ortodokse Serbe, sikurse në prag të ardhjes së “piemontit” të saj në pushtet, kriminelit Slobodan Milosheviq(1989). Këtë politikë të “thikës dytehëshe” kundër pavarësimit të Kosovës dhe të UÇK-së të Serbisë e provon edhe vizita e fundit e peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Artemije Radosavleviq, që i bëri Uashingtonit, të aranzhuar në bashkëpunim me lobin çetniko-fashist serb në Amerikë dhe me establishmentin qeveritar të Beogradit. Natyrisht, kjo nuk është hera e parë dhe, me siguri, nuk do të jetë as hera e fundit e Artemijes që ta vizitojë Uashington, sepse dihet që nga përfundimi i Kosovës nën administratën e jurisdiksionit ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK dhe KFOR), “kryediploamti” çetnik nacionalshovinist, Artemije së bashku me zjarrvënist e dikurshëm dhe të tashëm të Kosovës (1989-2006), të paktën nja 7 herë e ka vizituar Uashnogtonin. Politikisht, kjo do dëshmon rolin dhe rëndësinë e vazjdimësisë historike të “simfonisë” dhe të “kakofonisë” politike se Kisha Oretodokse Serbe (KOS) ka qenë dhe ende është leva kryesore e pushtetit shtetëror serb, si dhe një nga faktorët parësorë politikë në Kosovë. Pse peshkopi Artemije Radosavleviq dhe Kisha Ortodokse Serbe luajnë rolin e qeverisë dhe të shtetarëve e politikanëve serbë të Beogradit, kur dihet se KOS-i nuk është organizatë, as subjekt politik qeveritar serb, por insitucion religjioz, i cili nuk ka asnjë të drejtë të merret dhe të pëzihet në politikë dhe në çështje shtetërore. Ky paradoks juridiko-politik dhe qeveritar-kishtar religjoz është argumenti më ilustrativ se Serbia që nga krijimi i saj e deri më sot udhëheqet nga Kisha Ortodokse Serbe. Ky është i vetmi rast paradoksal në botë në kuptimin juridiko-politik të sistemit shtetëror ndërkombëtar. Se në çfarë stadi KOS-i është i përzierë në “simfoninë” dhe “kakofoninë” politike dhe propagandistike të shtetit të Serbisë, këtë e provon edhe koherenca historike e rolit të tij negativ politiko-propagandistik, shantazhist, sabotues dhe subversiv në Kosovë (jo vetëm brenda këtij shtatvjeçari, kur Kosova ndodhet nën mandatin e administrimit juridiko-ndërkombëtar, 1999-2006), qysh nga sundimi i Perandorisë Osmane e deri më sot. Për të gjithë plusat e politikës së Serbisë në projektet dhe në planet e saj pushtuese kolonialiste serbomëdha për të copëtuar integralen e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike, si dhe për t’i shfarosur shqiptarët në kuptimin idnividual dhe kolektiv, me qëllim të fundit, që para bote të justifikojë “origjinalitetin burimor-historiko-juridik” si titullar i ligjshëm i territoreve etnike shqiptare (së kendejmi edhe i Kosovës), meritat kryesore në kuptimin e negatives i përkasin Kishës Ortodokse Serbe me klerikët e saj gjenocidalë dhe fundamentalistë ortodoksë sllavë. Pse Artemije e ka zgjedhur pikërisht Uashingtonin për t’i akuzuar shqiptarët dhe Kosovën? Përgjigjja është tejet e thjeshtë dhe transparente, sepse dihet se Uashingtoni është faktori me peshë kryesore politike që do të vendosë për fatin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Qëllimi i vizitës së “diplomatëve” të KOS-it në Stejt Departamentit Amerikan Sipas Artemisë , qëllimi kryesor i vizitës së këtij delagacioni të KOS-it State Departamentit Amerikan “ka qenë që të kërkojë më shumë kohë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse ndërkohë po kemi mbështetje gjithnjë e më të madhe, kurse islamistët fashistë(aludim në shqiptarët e Kosovës në kuptimin provokues dhe etiketues përgjithësuar, jo vetëm të Kosovës – mh) janë duke e humbur atë. Këtë e dëshmon edhe reduktimi i listës së emrave të kongresmenëve, të cilët e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës”. (Glas Javnosti,04.10.2006). Nga përmbajtja e kësaj deklarate shihet se, Artemije ka kërkuar decidiviasaht që Amerika të heqë dorë nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës. Kjo kërkesë e Artemijes drejtuar përfaqësuesve të Senatit dhe të Kongresit nuk është kurrfarë “novus-i” politik as për diplomacinë e SHBA-së, as për atë shqiptare, por është vetëm një ripërsërtije papagalli e vazhdueshme e kërkesës së KOS-it dhe e qverisë serbe të Beogradit, që ta “bindë” Amerikën se Kosova patjetër duhet të ngelë “pronë e dikurshme” koloniale e Serbisë. Kjo kërkesë nuk është fare befasuese, por skansdaloze dhe pa kurrfarë baze etike, politike dhe juridike është ky kualifikim i propagandës antishqiptare të Artemijes, kur thotë se “serbët tanimë e kanë mbështetjen gjithnjë më të madhe të Amerikës, islamistët fashistë këtë e kanë humbur”?! Vërtet , aludimi konstatues arbitrar dhe vulgar i Artemijes, duke etiketuar, dhe duke shpifur në “stilin” e propagandës fashiste të Gebelsit të Adolf Hitlerit kinëse edhe shqiptarët e Kosovës “janë islamistë fashistë”, është për çdo gjykim si nga ana politikës zyrtare amerikane, ashtu edhe nga ana e politikës gjithëshqiptare anembanë Shqipërisë Etnike dhe në mbarë diasporën shqiptare kudo që ndodhet në botë ngase në mënyrë të kamufluar dhe indirekte, pa asnjë të drejtë dhe, pa asnjë argument të vlefshëm shqiptarët i ka quajtur “islamistë fashistë humbës”(!?) Përkundrazi, (duke mos harxhuar shumë fjalë), sepse serbomëdhënjtë kolonialistë e kuptojnë vetëm gjuhën e focës, e jo arsyen. Këtë e provoi edhe lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, si dhe ndërhyjra ushtarake e NATO-s në thyrjen e boshtit të kurrizit të makinerisë çetniko-fashiste-terroriste gjenocidale të soldateskës së Serbisë së kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq) agresorë fashistë dhe terroristë në dimensione ndërkombëtare janë Serbia, serbët dhe Kisha Ortodokse Serbe me në krye kryefashistin-vladika Artemije, që dekadën e fundme të shekullit XX(1992-1999) bashkërisht projektuan dhe zbatuan në terren tre agresione terroriste gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjë dhe Kosovës. Këtë e di fare mirë, edhe Amerika, edhe Evropa dhe tërë bota, sepse kjo barbari ataviste serbo-çenike ka ndodhur “rishtazi” e jo në “kohën e hirit” , të cilën politika zyrtare e qeverisë serbe dhe klerikët serbomëdhenj të KOS-it me në krye Artemijen, me çdo kusht po tentojnë ta eliminojnë jo vetëm nga mbammendja shqiptare, por edhe nga historia më e re e terrorizmit ndërkombëtar në fund të shekullit XX. Prandaj, si Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe politika zyrtare e Beogradit nuk ka nevojë shkojnë në Vjenë, në Bruksel, në Nju-Jork dhe në Uashington, që t’i akuzojnë shqiptarët për “islamizëm terrorist”, sepse historikisht, këtë fenomen të shëmtuar të botës civilizuese nuk e njeh as doktrina e as praktika e derisotme e shkencës dhe e politikës shqiptare. Këtë “vlerë pragmatike”, që në fund shekullin XX ka shkaktuar me qindra, mijëra viktima shqiptare, kroate dhe myslimane në Kosovë, në Kroaci dhe në Kosovë, vladika Artemije, duhet ta kërkojë, para së gjithash në “klubin” e stafit të Kishës Ortodokse Serbe dhe në institucionet dhe në organet e tjera kësdore shtetërore në Serbi, që janë ideatorët, iniciatorët, ekzekutuesit dhe bartësit kryesorë të terrorizmit gjenocidal, të fashizmit, të nacionalsocializmit, të fundamentalzimit dhe të radikaliuzmit ortodoks sllav jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë . Në këtë kontekst mjafton ta rikujtomë “kujetsën e shelyerë” të vladikës Artemije, se terrorizmi i ka rrënjët në Serbi dhe në paranojën kolektive antisemite serbe, jo në Kosovë, as në Shqipëri e as te shqiptarët se këta me shekuj (1842-2006) janë viktima të terrorizimit gjenocidal, të institucionalizuar shtetëror të Serbisë. Se vërtet, Serbia është “djepi” i terrorizmit vendor, rajonal dhe ndërkombëtar po përmendim vetëm nja tre raste më drastike të historisë së politikës dhe të praktikës së saj terroriste. Rasti i parë i aksionit terrorist serb në Bosnjë, ka qenë shkaktari kryesor i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore (1914). Serbia për shkak të ideologjisë së “porno nacionalizmit” serbomadh për pushtimin e territoreve kroate, shqiptare, hungarez etj., me qëllim që të krijojë Serbinë e Madhe, që nga Lufta e Parë Botërore e këtej ka organizuar fshehurazi dhe haptazi atentate terroriste me karakter politik. Së pari, aktin terrorist serb e kreu Gavrillo Princip në Sarajevë, më 28.VI.1914, duke e vrarë dukën austrohungarez, Franc Ferdinand. Së dyti, aktin terrorist e kreu Punisha Raçiq në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në Beograd, më 25 Maj 1928, duke e vrarë përfaqësuesin parlamentar politik kroat, Stjepan Radiq. Së treti, aktin terrorist e kryen “beretat e kuqe” speciale , të ashtuqujtura “Klani i Zemunit”, të cilat e vranë kryeministrin e qeverisë së Serbisë, Dr.Zoran Gjingjiq në Beograd, më 12 Mars 2003. Së katërti, aktin terrorist e kreu Mijajlo Mihajliviq, duke e therrur për vdekje ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ana Lind në Stoholm, më 10 Shtator 2003.
Së fundi, Serbia dhe serbët paranoidë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe me në krye Artemijen dhe me sekretarin e tij “igumanin” Simeon, me kryetarin e tyre, Boris Tadiq, me kryemnistrin e tyre, Vojislav Koshtunica, me ministrin e Jashtëm të tyre, Vuk Drashkoviq, së pari, duhet të vënë “gishtin në kokë” e t’i pastrojnë radhët e veta dhe Serbinë nga terrorizmi shtetëror dhe individal i “xhihadit” ortodoks serbomadh-sllav, e më pas kur të spastrohen nga kolera e terrorizmit vetjak gjenocidal, mund të shkojnë në Stejt Departamentin Amerikan për të depozituar dëshmi dhe dekomente të rreme dhe fallso se nëse Amerika ia njeh pavarësinë Kosovës, ajo më pas do të shndërrohet në një “shtet xhihad islamik”(!?) Ja, ky është “ndriçimi” dhe “jusitifikimi” “historiko-politik dhe juridik” i “engjullit” të zi, vladika Artemijes dhe i Kishës politike ortodokse serbe mbi të vërtetën e Kosovës, se po qe se ajo nesër do bëhet shtet më vete, ajo do të jetë një “shtet islam”?! – Kësaj teze propagandistike antishqiptare mund t’i ketë besuar vetëm politika riciklike shoviniste e Kishës Ortodokse Serbe(askush tjetër që është normal), e cila, njëherit edhe ka shpikur dhe trilluar këtë tezë famëkeqe në disfavor të pavarësisë së Kosovës, të cilën si KOS-i, si Qeveria, si Parlamenti i Serbisë, ende e konsiderojnë si “djep” dhe si “zemër” e tyre, edhe pse kjo de facto dhe de jure nuk është, dhe nuk do të jetë më kurrë nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Madhe. Në këtë kuptim, më 1 .10.2006, Parlamenti i Serbisë, miratoi edhe Kushtetutën e re, por me dispozitë të vjetër se “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”. Nxjerrja e kësaj Kushtetute srbe; nxjerrja jashtë nga rendi i ditës së shqyritimit të Projektrezolutës për pavarësinë e Kosovës nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(2.10.2006), vizita e delegacionit të KOS-it, i drejtuar nga Artemije në Uashington, sabotimi i bisedimeve serbo-shqiptare për Kosovën në Vjenë, si dhe kërkesa e gjithë spektrit politik (pozitë opozitë) dhe e Kishës Ortodokse Serbe etj, që emisari special ndërkombëtar i KS të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, të eliminohet nga misioni i ngarkuar për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, provojnë sheshit se kohëve të fundit paganda dhe diplomacia ersitike të Serbisë kanë ngritur “temperaturën politike” jo vetëm në sfondin e opinionit publik serb, por edhe në relacione ndërkombëtare, me qëllim që të “blejë kohën” për shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës në vitin e ardhshëm, gjë që kjo zvarritje e kohës aspak nuk i konvenon politikës shqiptare dhe asaj amerikane. Së këndejmi duhet të angazhohen makasimalisht që zgjidhja e statusit të Kosovës, të përfundoj brenda afatatit të përcaktuar të OKB-së, domethënë brenda këtij viti, pavarësishta nga ngxjerrja e Kushtetutës së re serbe, nga mbajtja e referendimit dhe organizimi i zgjedhjeve parlamanetare në Serbi gjatë këtij tremujori të vitit 2006, sepse asnjëra prej këtyre çështjeve nuk kanë të bëjnë me Kosovën dhe me shqiptarët, por vetëm me Serbinë dhe me serbët, me askë tjetër. Ajo është çështje e brendshme e Serbisë, jo e Kosovës, as e Amerikës e as Evropës.

EMËRTIMI “LUGINA E PRESHEVËS” – KONCEPT ANTISHQIPTAR



Shkruar nga Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Sipas onomasiologëve, emërvendi është tapia e një vendi. Madje, do të thosha, letërnjoftimi i një vendi në takimin e parë me të. Për këtë shkak akëcili pushtues në një vend, emërvendet i përshtat për gjuhën e tij, dhe njëkohësisht për të ardhmen e pronësisë së tij të pretenduar. Së këndejmi, të ardhme, së fundi të vonuar, kanë vetëm popujt e okupuar, të cilët nuk heqin dorë nga emërvendi - dëshmi e prekshme e tapisë së pronësisë. Kjo aftësi e rezistencës më shumë se akëcilit popull i ka munguar shqiptarit dhe veçanërisht bajraktarëve të këtij populli, të cilët, për interesa të tyre politike me synim të përjetshëm, janë treguar dhe tregohen, kurdoherë, shkurtëpamës dhe servilë para kërkesave dhe interesave të të huajve. Nuk mund të ta përdorë konceptin “klasë politike”, siç po përdoret në përditshmërinë tonë, sepse klasa politike ka afat të përdorimit që skadon pas akëcilit dështim të parë. Nuk ka dështim më të madh se të heqësh dorë nga emërvendi që dëshmon tapinë e pronësisë, siç ka ndodhur dhe po ndodhë aktualisht me heqjen e emërvendit “Kosovë Lindore” dhe futjen e konceptit me kuptim gjeografik “Luginë” përkatësisht “Luginë e Preshevës”.

Presheva

Se cila është rëndësia e emërvendit si tregues i pronësisë historike dhe etnike nuk kemi nevojë të bredhim nëpër përvojat e popujve të ndryshëm. Ndalemi vetëm në përvojën e pushtuesit serb të tokave shqiptare. Shumë vite para se Serbia të fitonte pavarësinë nga Perandoria Osmane, ish- Vilajetin e Kosovës, i cili kishte mbi 43 000km2 të pjesës qendrore të provincës romake të Dardanisë, nisi t’i quante “Stara Srbija”. Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit këtë koncept e zgjeroi deri në Adriatik, për tërë pjesën gege të Shqipërisë Etnike. Pas ricopëtimit të Shqipërisë më 1913, dhe gjatë periudhës së Jugosllavisë versajese, në vend të nocionit “Stara Srbija” u fut emërtimi “Južna Srbija”, por tashti ky koncept përfshinte vetëm pjesën shqiptare të aneksuar Serbisë. Në periudhën e Jugosllavisë avnojiste koncepti “Južna Srbija” u ngushtua vetëm për një pjesë të viseve të cilat Cfijiq i quante “Moravska dolina”. Ky territor tashti kapte rrafshlartën nga Vranja deri në kufirin me shtetin kominternist Maqedoni.

Në periudhën e ekzistimit të Vilajetit të Kosovës viset e Kosovës Lindore, quheshin, si edhe akëcila pjesë e Kosovës, me atributet nahi e kaza, të Leskocit apo Preshevës, në kohë të caktuar, por gjithmonë pjesë të Vilajetit të Kosovës. Konceptin Kosovë Lindore e hasim gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në observimet e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, përkatësisht për viset kufitare etnik juglindore të Shqipërisë. Në periudhën e Lëvizjes Gjithëpopullore të Unitetit Kombëtar Shqiptar përmes faljes së hasmërive, më 1990/92, koncepti “Kosovë Lindore” gjeti përtëritje veçanërisht në shkrimet afirmative për Lëvizjes së Pajtimit. Këso kohe këtë koncept e gjejmë të përvetësuar nga pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare dhe në shtyp. Mirëpo, në Referendumin për “Autonomi Politike e Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”, të marsit 1992, emërvendi “Kosovë Lindore” u mbivotua nga liderët e moderuar, siç do të thoshte Skënder Latifi, të cilët preferuan konceptin “shqiptarët e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Pra, “klasa politike” e këtyre viseve shqiptare etnike hoqi dorë nga koncepti “Kosovë Lindore”, hoqi dorë nga tapia e vendit, ndonëse kjo tapi tashti kishte gjetur vend në librat shkollor e studimor historiografikë, etnografikë e gjeografikë. Në janar të vitit 1995 doli nga shtypi libri: “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951”, të cilën autori, recensuesit dhe kritikët e kanë mbiquajtur “Tapia Shqiptare e Kosovës Lindore”. Ishte titulluar kështu për të vetmin qellim: Dëshmi e argumentuar e shqiptarësisë së vendit, e kultivuar dhe e fisnikëruar me gjakun shqiptar.

Një ekzemplar i kësaj dëshmie iu dhurua “liderit” Rizah Halimi, aso kohe kryetar partie e kryetar komune në Preshevë. Se si e priti ai, dhe partia e tij, këtë fitore të shkencës shqiptare të fituar me mund dhe me shumë sakrifica, në rrethana të aparteidit më të egër serb antishqiptar, mund të kuptohet edhe vetëm nga e dhëna e mëposhtme. Për shitje, anëtarëve të partisë së tij, e cila tregohej mullëza e shqiptarisë së “shqiptarëve të rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, iu lanë 32 ekzemplarë. Pas rreth dy vjetësh, kur autori i librit shkoi për t’i marrë lekët, për habinë e tij, zyrtari i partisë, një profesor i shkencave ekzakte, i thotë: “Librat nuk janë shitur, sepse këtu nuk shkojnë librat fetar...!” Që habia të jetë edhe më e madhe, paketat me libra fare nuk ishin hapur. U kuptua qartë se as ekzemplari i falur për Partinë nuk ishte lexuar, fare!?! Nuk duhet kuptuar këtë fakt si mllef personal të autorit. Të quhej ai libër “fetar” ishte më shumë se shkelje mbi gjakun e martirëve dhe të dëshmorëve të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore, e më gjerë, ishte mohim i tapisë shqiptare të Kosovës Lindore.

Nuk është më pak antishqiptar as koncepti “Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” që i ofrohej konceptit “shqiptarët e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Pra, edhe themeluesit e UÇPMB-së, ndonëse me pushkë në dorë, në male, në pozitë më të mirë se politikanët e moderuar, hoqën nga tapia shqiptare e vendit, nga dëshmia e prekshme e pronësisë që tregonte se pjesë e cilit vend, dhe të cilit komb, janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ky koncept Uçëpëbëmëist ndoshta ishte si alternativë për ta anashkaluar konceptin “Lugina e Preshevës” të cilin e përfoli, me gjasë, për të parën herë në arenën ndërkombëtare, sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Zonja Medlin Ollbrajt. Koncepti “Lugina e Preshevës” do të përligjësohet veçanërisht me Marrëveshjen e Konçulit, më 12 maj 2001, përkatësisht më 1 gusht 2002, me rastin e formimit të Këshillit Koordinues të Përfaqësuesve Politikë Shqiptarë të Luginës së Preshevës. Tashti vetëm mund të vajtojmë.

Nga kjo pasqyrë e shkurtër e lëvizjes së konceptit gjeopolitik të mësipërm del qartë se shqiptarët, pikërisht bajraktarët e tyre në rend të parë, kanë hequr dorë nga argumenti i prekshëm i tapisë së vendit. Koncepti “Kosovë Lindore” ngërthente në vete këtë tapi të pronësisë, kurse koncepti “Lugina e Preshevës” nuk tregon përkatësinë e tapisë. Ajo mund t’i takojë, dhe do t’i takojë atij vendi dhe atij kombi që është më i forti. Pra, mund ta posedojë Serbia, e cila përmes gojës së Nebojsha Çoviqit, ka nisur ta quaj “Jug Centralne Srbije”, por mund t’i takojë edhe Bullgarisë, aktualisht përmes Maqedonisë kominitenisto-amerino-evropiane. Duhet gjak tjetër që t’i rikthehet tapia e vendit amë, Kosovës, sepse liderët e saj politikë e luftarakë kanë hequr dorë nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare. Së këndejmi, edhe me një pezëm të humbësit, kumtesën time e titullova, doradorës, Emërtimi “Lugina e Preshevës” - koncept antishqiptar. Ky gabim është i pariparueshëm.

PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR



Vepra "Olimp shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e theksuam.Madje,kjo e tashmja:"Olimp shqiptar",në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",
"FLORIPRESS",Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës. Me sajimin e librit "olimp shqiptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare. Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,Abdullah Konushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Rajmonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,
krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…

Naim Kelmendi,shkrimtar nga Prishtina

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...