Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/16

Berisha: "Himnit të Flamurit t'i rikthehet strofa e Zotit"


Berisha: "Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë, se Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë. Dashuria për kombin buron nga fryma e Zotit".
"Për 100-Vjetorin e Pavarësisë ngritjen e një monumenti kushtuar dëshmorëve të Kombit, që ranë në Kosovë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën, Berisha tha se, Pavarësinë do ta festonim si një trup gjysmë i paralizuar."







Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të Komitetit për 100-Vjetorin e Pavarësisë ka kërkuar kthimin e Himnit Kombëtar në formën e tij të plotë. E të rikthehet pikërisht strofa ku shqiptarët apelojnë Zotin, pasi në vlerësimin e Berishës Zoti dhe Kombi janë një dhe të pandarë.

“Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë, se Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë. Dashuria për kombin buron nga fryma e Zotit, ndaj duhet të shihen modalitetet se si të kthehet kjo strofë. Himni duhet të kthehet në variantin e tij të plotë, siç e shkruajti Aleksandër Drenova”, deklaroi Kryeministri Berisha.

Duke vënë theksin se të rënët e kombit duhet të nderohen kudo në trojet shqiptare, kryeministri i vendit, Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Komitetit për 100-Vjetorin e Pavarësisë ngritjen e një monumenti kushtuar dëshmorëve të Kombit, që ranë në Kosovë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën, Berisha tha se, Pavarësinë do ta festonim si një trup gjysmë i paralizuar.

“Kjo luftë ishte një luftë, e cila e bashkoi kombin në traditën më të mirë të tij në përpjekjen për çlirim, për të përballuar spastrimin etnik dhe dëbimet masive të shqiptarëve nga Kosova dhe kjo duhet të bëhet element monumental në nderimin e vet. Është shumë e rëndësishme që të rënët e kombit duhet të nderohen kudo. Pavarësisht se kanë rënë në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës apo trojeve tjera shqiptare. Ky 100-Vjetor të na shërbejë si një thirrje për një vështrim tërësor të të gjithë sakrificës së shqiptarëve për dinjitet. Është e domosdoshme të rikonceptohet në interesin më të mirë të unitetit kombëtar sakrifica kombëtare, që ka qenë e jashtëzakonshme dhe s`mund të mbyllet në banesën e harresës apo të mbetet lokale. Liria kombëtare është një dhe e pandarë”, tha Kryeministri.

Në këtë kontekst, kreu i qeverisë nënvizoi dhe mbajtjen e dy aktiviteteve shumë të rëndësishme në Kosovë gjatë ditës së nesërme, konkretisht vendosja e shtatores së Ali Ibrës në Gjakovë dhe të Isa Boletinit në Deçan, gjatë të cilave Berisha do të jetë i pranishëm edhe vetë.

Izraeli fiton betejën për dorëshkrimet e pabotuara të Kafkës




Një koleksion ende i paparë i shkrimeve të Franc Kafkës, të fshehura për katër dekada në një apartament në Tel Aviv do të bëhen publike dhe do të transferohen në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në bazë të një vendimi gjyqësor, njofton agjencia e lajmeve Reuters. 

Dokumentet qenë mbajtur nga Eva Hoffe dhe Ruth Wiesler, dy motrat të cilat luftuan në një rast të gjatë katër vjeçar, në të cilin pretendonin se ato ishin trashëgimtare legale të dokumenteve, të cilat i morën nga nëna e tyre, Esther Hoffe, sekretarja dhe  mikja e ngushtë Kafkës si dhe nga Max Brodi.

Por, gjykata vendosi se Brodi, kishte urdhëruar me vullnetin e tij se shumica e dokumenteve që ai ia kishte dhënë sekretares, duhet të shkonin në një arkiv publik.

Kritikët besojnë se dokumentet mund të përfshijnë dorëshkrimet e Brodit, që do të mund të hidhnin dritë mbi jetën e Kafkës dhe kohën e kaluar në Pragë.

“Procesi”, “Kështjella” dhe “Amerika” janë veprat e Kafkës të botuara pas vdekjes së tij, pasi që Brodi, që është edhe biografi i tij, ka injoruar testamentin e shkrimtarit hebre të lindur në Pragë, që të gjitha dorëshkrimet e papublikuara të digjeshin.

Në vitin 1939 Brod iku nga nazistët, duke marrë trenin e fundit nga Praga me një valixhe të letrave të Kafkës nën krahun e tij.

Pas vdekjes së Brodit në Izrael në vitin 1968, arkivi iu kalua Esther Hoffes.

Suksesi i studiueses së informatikës

Ajo është pedagoge e informatikës në Universitetin Politeknik në Darmshtat të Gjermanisë ku ajo drejton laboratorin shkencor për inxhinierinë e programeve dhe për gjuhët e programimit




Me planifikimin për të ardhur në Gjermani në vitin 1989 për mbrojtjen e temës së doktoraturës, nis edhe rruga e karrierës së Mira Mezinit, në atë kohë pedagoge në Universitetin e Tiranës, dega Informatikë. Trazirat që nisën në ato vite bënë që ëndrrat e saj të shuheshin shpejt pas anulimit të të gjitha bursave për studime jashtë shtetit për shkak të situatës politike.|Por Mira me iniciativën e saj kontakton drejtuesin e qendrës informatike të Universitetit të Siegen-it që e kishte njohur gjatë një vizite të tij në Universitetin e Tiranës e më pas edhe me profesorin që do ta drejtonte në dhënien e doktoraturës. Kështu në fund të shtatorit 1989 ajo u gjend në Gjermani, në Qendrën e Informatikës në Siegen, dhe këtu e ka zanafillën e ardhmja e saj ambicioze. Fillimisht katër muaj, pastaj një vit e kështu me radhë projekte dhe titulli Doktore e Shkencave inxhinierike. Pas kësaj vijon një periudhë si Profesore në Universitetin Northeasten në Boston të SHBA-së dhe që prej vitit 2002 ajo është Profesore dhe drejtuese katedre në fakultetin e informatikës në Universitetin Politeknik të Darmshtatit, në atë kohë Profesorja e parë femër dhe më e reja në moshë në këtë fakultet.
Pak fat në fillim dhe vullnet në vijim ajo realizon ëndrrat
Vajza nga Tirana që kishte studiuar për informatikë në kryeqytetin e Shqipërisë diktatoriale nuk e fsheh faktin se jo pak, atë e kishte ndihmuar edhe fati: “Njohja menjëherë e diplomës shqiptare nga autoritetet gjermane ishte vërtet fat, pasi më pas procedurat ndryshuan. Por fat ishte edhe profesori i doktoraturës, i cili më ftoi në shtëpinë e tij dhe më trajtonte si vajzën e tij. Kjo më ndihmoi shumë në atë fillim të vështirë dhe pa përvojë”. E mirëpritur në punën, që nisi në Qendrën Informatike të Siegenit, Mira filloi të përballonte më lehtë sfidat që kishte përpara. Për punën e saj shkencore dhe hulumtimet e bëra në fushën e informatikës në Universitetin Teknik të Darmshtatit, ajo ka fituar dy herë çmimin “IBM Eclipse Innovation Award”, duke u renditur ndër pesë fituesit gjermanë të këtij çmimi. Përmes këtij çmimi, koncerni kompjuterik IBM promovon shkencëtarët që pasurojnë me ide të reja teoritë, metodat dhe mjetet për rritjen e prodhimtarisë në programimin e softwarit.
Puna e saj shkencore vlerësohet nga koncerni IBM
 Inxhinierja Mezini është autore dhe bashkautore e disa librave shkencorë për informatikën në gjuhën gjermane dhe angleze e respektuar në komunitetin internacional shkencor në fushën e saj, ka drejtuar disa konferenca dhe shoqata ndërkombëtare shkencore. Ajo është zëvendësdekane dhe dekane e ardhshme e Fakultetit të Informatikës dhe në bordin drejtues të dy institucioneve shkencore. Rruga e saj e suksesshme do të përballonte edhe një sfidë tjetër të saj, atë të të qenit nënë e një vajze. Ishte pikërisht vullneti dhe dëshira e Mirës që të bënte realitet edhe këtë ëndërr: “Kam pasur mendimin se nuk do t'i përballoja dot, prandaj u bëra mama pak më vonë, se sa duhej të isha bërë. Megjithatë tani që jam bërë mama them që gjërat me një vullnet gjithmonë arrihen.”
 Emri: Mira Mezini 
Vendbanimi: Darmshtat, Gjermani
Shkollimi: Universiteti i Tiranës
 Profesioni: Pedagoge e informatikës pranë Universitetit Teknik, Darmshtat
Jeta: Inxhinierja Mezini është autore dhe bashkëautore e disa librave shkencorë për informatikë në gjuhën gjermane dhe angleze. Sot Mirën, që e quan fat që ka ardhur në Gjermani dhe jeton mes gjermanëve, nuk e pengon fakti që është shqiptare, sepse “vetë arritjet, puna ime më bëjnë të jem krenare, edhe pse në Gjermani ka ende njerëz që kanë imazh jo të mirë për vendin tonë”, thotë ajo. Kanë kaluar më shumë se dy dekada në Gjermani, dhe Mira përsëri e kthen kokën pas duke ndjekur nga afër auditorin e Tiranës, kolegët e saj në këtë degë. „Më vjen keq që atje mungojnë punët kërkimore shkencore dhe që mungojnë kushtet e mirëfillta për pedagogët dhe studentët e kësaj dege dhe mbi të gjitha respekti i shoqërisë së sotme shqiptare për edukimin dhe punën shkencore. Mungon kreativiteti i studentëve dhe dëshira për të bërë një mësim më aktiv". Mësimdhënia në gjuhë të huaj është një sfidë për Mirën. Por ajo e adhuron profesionin e saj, faktin që punon mes të rinjve, studentëve dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të etur për dije dhe për të "ndryshuar botën", konfrontimi i vazhdueshëm me ide të reja, me projekte kërkimore shkencore që kërkojnë ta mbash trurin gjithmonë në aktivitet, thotë ajo. Për projektet e saj në të ardhmen, ekspertja për informatikë, Mira Mezini nuk e përjashton edhe rrugën e komercializimit. 

Nga spiker i lajmeve në Shqipëri, mjek në karrierë në Gjermani

Mjeku i ri Kreshnik Hajdari tregon eksperiencën e tij në Gjermani, përparësitë që gjen atje dhe çfarë i mungon nga Shqipëria. Ëndrra në sirtarë? Spiker lajmesh    















Eliana Xhani

Sëmundjet janë të njëjta në të gjithë botën. Ajo që ndryshon sot në mjekësi është mënyra e trajtimit të pacientit, kushtet e spitaleve dhe teknologjia që përdoret. Kjo gjë bën që mjekët ta kenë relativisht të lehtë të gjejnë një vend pune thuajse në çdo vend të botës, mjafton të njohin shumë mirë profesionin e tyre. Këtë gjë mendoi edhe 31-vjeçari Kreshink Hajdari, para se të mbërrinte në Gjermani për të bërë specializimin e tij. Ai ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 2005. Pas një stazhi pune për mjekësi familjeje në Spitalin e Lushnjës, qyteti i tij i lindjes, vendos për të bërë një hap më të sigurt drejt të ardhmes profesionale duke kryer një specializim në mjekësi të brendshme në spitalin “Sankt Elisabeth Krankenhaus” në qytetin e vogël të Gerolstein. “Ishte një sfidë e madhe për mua. I kam thënë vetes një gjë: Nëse njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë, mund ta bëj edhe unë. Duke qenë se këtu punohet më shumë se në Shqipëri mund të arrish shumë në një kohë shumë të shkurtër. Dëshiroja të praktikoja më shumë dhe të isha më i aftë profesionalisht”, tregon mjeku asistent Kreshnik Hajdari. Në planet e tij të mëparshme nuk kishte qenë asnjëherë Gjermania, por këshilla e një miku dhe informacioni se ishte një vend i lirë në spitalin “Sankt Elisabeth Krankenhaus” në Gerolstein, bëri që për 5 muaj të mësonte gjuhën gjermane me anë të një kursi intensiv dhe të aplikonte në internet. “Spitali u përgjigj menjëherë. Erdha për të bërë intervistën e punës dhe më pranuan. Pasi u ktheva në Shqipëri për të bërë procedurat e nevojshme për vizën e punës u ktheva sërish në Gerolstein, ku nxora lejen e profesionit dhe atë të qëndrimit. Fatmirësisht nuk ishte aq vështirë për shkak se këtu ka nevojë për mjekë”. Gjatë vizitës që i bëmë në ambientet e spitalit, mjeku shqiptar përshëndetej nga të gjithë kolegët e tij ose pacientët dhe komunikimi ishte i rrjedhshëm, por nuk ishte kështu fillimi. Mjeku i ri na tregoi se në ditët e para e kishte shumë të vështirë të komunikonte, sepse i mungonte praktika e gjuhës gjermane. Situatat e vështira tashmë kanë kaluar falë ndihmës së kolegëve, por natyrisht edhe mos ngurrimit të tij për të pyetur dhe për të mësuar gjëra të reja. “Në fillim kisha frikë se sa shpejt do të kapja ritmin e punës dhe se sa shpejt do mësoja si funksiononin gjërat, por falë ndihmës së stafit kjo frikë nuk ekziston më. Nuk ka bërryla nga kolegët. Ka një etikë pune që është shumë e mirë. Nuk ka nervozitet, nuk shkarkon asnjeri nervat mbi ty, madje as familjarët e pacientëve, ndryshe nga ç’ndodh në Shqipëri sepse kjo përbën stres për mjekun. Këtu është një ambient shumë i rehatshëm për të komunikuar dhe mbi të gjitha për të menduar më shumë për pacientin”. Jo vetëm sistemi i sigurimeve, por edhe infrastruktura e spitaleve dhe përgatitja akademike e stafit është shumë më e mirë se sa ajo që Kreshinku ka lënë në Shqipëri. Ai na tregon se në çdo spital të Gjermanisë gjen një profesor sepse shefat e pavionëve duhet të kenë titull akademik, ndërkohë në Shqipëri mjekët e mirë janë të përqendruar vetëm në Tiranë, ndërsa në rrethe ka mungesë të theksuar specialistësh. Por sipas tij, që edhe në Shqipëri të ketë një sistem shëndetësor tërësisht në shërbim të pacientit duhet të ndryshojnë dy gjëra: Mentaliteti i çdo mjeku, që duhet t’i shërbejë sa më mirë pacientit dhe jo ta shikojë si një profesion ku mund të bëjë para dhe duhet të ndryshojë totalisht skema e sigurimeve shëndetësore. “Kam ardhur në Gjermani me mendimin për t'u kthyer në Tiranë, pavarësisht se atje mund të ketë më shumë probleme. Më pëlqen të jetoj në Shqipëri, për të ndryshuar diçka atje dhe për t’u shërbyer pacientëve shqiptarë”.
Kreshniku është
 duke jetuar në Gerolstein me bashkëshorten e tij Donikën, por nëse krahason Tiranën me qytezën e vogël në Gjermani, ai na tregon se i mungon gjallëria e kryeqytetit shqiptar. Jo vetëm gjallëria, por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme për të: puna në media. Publiku në Shqipëri e ka parë si spiker lajmesh në televizione të ndryshme dhe shumë pak e dinë që ai është edhe një doktor. “Media është ëndrra në sirtar. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe do të dëshiroja ta vazhdoja. Tani jam i përqendruar tek mjekësia, por ndoshta në të ardhmen mund të bëj edhe një edicion lajmesh në televizionet gjermane.”

Edi Rama, i lidhur me Skënder Tufën

Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë për shtyp, ku tema kryesore dhe e vetme ishte ajo e ish-të përndjekurve politikë dhe greva e tyre e urisë. Edhe pse ish-të persekutuarit protestojnë e prononcohen në media me vite për problemet e tyre, akuza kryesore si organizatore e kësaj greve ra pa prova e fakte mbi kreun e PS-së, Edi Rama dhe u bë fakt i kryer lidhja e tij me koordinatorin e grevës së urisë, Skënder Tufa, ndërkohë që këtij të fundit i faktuan “i dënuar për shfrytëzim prostitucioni”.


Të dy këto emra, Edi Rama dhe Skënder Tufa janë përdorur në çdo rresht të deklaratës si më poshtë:

Edi Rama, i lidhur me Skënder Tufën

“Në kuadrin e Rilindjes së Bllokut, Edi Rama nën moton: ‘Fundërrina të të gjithë Shqipërisë bashkohuni për të përmbysur Sali Berishën!’, shpalli këto ditë publikisht aleancën e tij të fundit me trafikantin Skënder Tufa, arrestuar në vitin 2004 me akuzën ‘shfrytëzim prostitucioni’ dhe dënuar me vendim të formës së prerë 7 vite burg për veprimtarinë e tij kriminale. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, jo pa qëllim zgjodhi për aleancë të re të Rilindjes së tij dhe menaxhimin e grevës së urisë të një grupi të vogël të keqpërdorur pamëshirshëm prej tij, trafikantin Skënder Tufa, të dalë nga burgu pak kohë më parë, pasi vuajti dënimin. Zoti Rama zgjodhi trafikantin Tufa për menaxhimin e grevës së tij private së pari për t’ju dërguar një mesazh të qartë të gjithë trafikantëve në Shqipëri, se ai me moton: “Fundërrina të të gjithë Shqipërisë të bashkohemi kundër qeverisë së kryeministrit Sali Berisha”, e ka një moto kryesore në rrugën e tij të Rilindjes së premtuar. Zoti Rama zgjodhi trafikantin Tufa për menaxhimin e grevës si një akt hakmarrës, si një përpjekje për të diskretituar qëndresën heroike të të përndjekurve politikë kundër regjimit të etërve të tij.

Duke menaxhuar një grup të vogël të tyre me trafikantin Skënder Tufa, ai do që të paraqesë para qytetarëve dhe të rinjve shqiptarë, martirët e kalvarit hoxhist si njerëz të personifikuar nga kriminelë ordinerë, trafikantë të qenieve njerëzore. Partia Demokratike iu bën thirrje edhe një herë familjarëve të grevistëve: Mos lejoni që njerëzit tuaj të poshtërohen, duke u menaxhuar nga Edi Rama nëpërmjet aleatit të tij të ngushtë, Skënder Tufa.”

Më poshtë PD ka bërë përgjegjës Ramën për trajtimin e ish-të persekutuarve kur PS ka qenë në pushtte, edhe pse Edi Rama ishte thjesht kryetari i Bashkisë së Tiranës. “Partia Demokratike fton familjarët e viktimave të Edi Ramës dhe Skënder Tufës t’i shtrojnë pyetjen Edi Ramës: Pse 8 vjet në pushtet nxore nga burgu dhe shpërbleve me qindra milionë lekë xhelatët e të përndjekurve politikë të etërve tuaj, të dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit dhe nuk dhe asnjë qindarkë për dhjetëra mijëra martirë të gjallë të kalvarit të bllokmenëve hoxhistë që shpërbleve?”

PD: “Të persekutuarit, 103 mln dollarë nga PD”

Partia Demokratike sqaroi edhe një herë shqiptarët, se ajo ‘me vetëdije të plotë dhe në vlerësim maksimal të vuajtjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të martirëve të gjallë të kalvarit komunist, ka përcaktuar si normë dëmshpërblimi për ta normën ditore më të lartë se çdo vend tjetër ish- komunist’. Ajo i ka dhënë për këtë qëllim kësaj shtrese sa vijon: 103 milionë dollarë; 2 mijë e 200 apartamente banimi; 2 mijë e 751 fabrika e ndërmarrje, linja prodhimi dhe objekte të tjera, si dhe mbi 22 mijë të drejta studimi, bursa shkollimi ose pagesë e tarifave për hyrjen në universitet.

Dëmshpërblimi do t’u jepet në kohë

Partia Demokratike garantoi në deklaratë familjarët e viktimave të dyfishta të etërve dhe bijëve hoxhistë, se ajo është e vendosur, që në afatet e përcakuara ligjore të disburësojë plotësisht paratë e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, ndaj dhe të mos lejojnë, që neobllokmenët e rinj me në krye Edi Ramën, që dje shpërblyen me qindra milionë lekë xhelatët e tyre, t’i menaxhojnë sot njerëzit tyre me trafikantë si Skënder Tufa.

PD: Edi Rama, aleancë me trafikantin, Skënder Tufa. Koordinatori, thirrje qytetarëve: Dilni në protestë



Vajza e Gjergj Ndreces ne proteste
Partia Demokratike ka lëshuar sot akuza të forta në drejtim të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe koordinatorit të grevës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa.
Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi nga selia blu akuzoi Edi Ramën si ideator të grevës, duke shtuar se ai ka zgjedhur për të menaxhuar grevën, trafikantin, kriminelin Skënder Tufa, i cili sipas PD-së, është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg, për shfrytëzim prostitucioni.
“Në kuadrin e Rilindjes së bllokut Edi Rama nën moton: “Fundërrina të të gjithë Shqipërisë bashkohuni për të përmbysur Sali Berishen”, shpalli këto ditë publikisht Aleancën e tij të fundit me trafikantin Skënder Tufa, arrestuar në vitin 2004 me akuzën “Shfrytëzim prostitucioni” dhe dënuar me vendim të formës së prerë 7 vite burg për veprimtarinë e tij kriminale.”- thuhet ne deklaraten e PD-se.
Sipas PD-së, Rama ka zgjedhur për menaxhimin e grevës Tufën, si një akt hakmarrës, si një përpjekje për të diskretituar qëndresën heroike të të përndjekurve potitikë kundër regjimit të etërve të tij.
PD u ka bërë thirrje edhe njëherë familjarëve të grevistëve, që të mos lejojnë njerëzit e tyre që të poshtërohen duke u menaxhuar nga Edi Rama, duke shtuar se PD ka përcaktuar si normë dëmshperblimi për ta, normën ditore më të lartë se çdo vend tjetër ish- komunist.
Në përputhje me këtë përcaktim plotësisht të merituar ajo i ka dhënë për këtë qëllim kesaj shtrese sa vijon:
103 milionë Dollarë
2 mijë e 200 apartamente banimi,
2 mijë e 751 fabrika e ndërmarrje, linja prodhimi dhe objekte të   tjera si dhe mbi 22 mijë të drejta studimi, bursa shkollimi ose pagesë e tarifave për hyrjen në Universitet.
Ndërkaq, vajza e ish të përndjekurit politik, Gjergj Ndreca ka protestuar me mbështetjen e disa të rinjve, të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë.
“Ngrije kokën o popull. Ku është patriotizmi juaj, nuk është patriotizëm të brohorasësh nëpër stadiume për Shqipërinë, por të mbrosh familjen. Po ju vdesin bijtë tuaj, ngrije kokën o popull”-ishte thirrja e saj.
Koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të vijnë në vendin ku po mbahet greva, sepse sipas tij, kjo grevë po shkon drejt vdekjes së sigurtë. Ai bëri edhe njëherë apel për zgjidhje të çështjes me dialog dhe bisedime.
“Ne shprehim keqardhjen që përgjigja e shtetit ishte jo e drejtë. Ne kërkojmë sa më parë dialog, zgjidhje të problemit. Nëse do të vazhdohet kështu, nesër do të ketë zhvillimet të tjera.”- tha Tufa.

Rrëfimi i kasapit Shaban Norja : Muhamet Vata m’i sillte vetë vajzat









Histori që ngjajnë dhe që përsëriten, po jo fatet. Teksa përpiqesh të hetosh më tej si ka mundur ta përdhunojë Ajshe Vatën dhe motrën e saj, monstra 80-vjeçare nga “4 rrugët e Shijakut”, zbulon se ka qenë i ati që i linte vajzat të shkonin në shtëpinë e Shaban Norjes, atëherë kur ai e kishte të shoqen gjallë.

Për vite me radhë familjet Vata dhe Norja kishin hyrje-dalje. Babai i Ajshe Vatës, Muhameti, që sot i bie kokës me grushte për fatin e zi të të bijave dhe rolin e tij në të gjithë këtë histori, rezulton të kishte dhënë bekimin e tij për vajzat që shkonin në shtëpinë Shaban Norjes.

Periudha e kësaj marrëdhënieje miqësore përkon me deklaratën e Shabanit për kryerjen e marrëdhënies së parë seksuale të dhunshme me të miturën Ajshe Vata dhe prishjen e miqësisë me Muhamet Vatën. Janë hetimet që kanë zbardhur plotësisht fillimin e historisë, si dhe deklarimet e të njohurve të dy familjeve. Në fund të viteve ‘90, fillim të vitit 2000 Muhamet Vata u vendos në fshatin Vëllazërim të Komunës Xhafzotaj në kërkim të një jete më të mirë.

Donte të linte pas fshatin e largët Surroj të Kukësit për t’u mundësuar fëmijëve të vet një jetë të re, më shumë mundësi për të tashmen dhe të ardhmen, një vendim që sot kur bën bilancin e këtyre viteve do të kishte dashur t’i kthehej pas, në emër të sigurisë dhe mbrojtjes së jetës e nderit të nëpërkëmbur në vendin ku u vendos dhe nga njeriu të cilit i besoi. Pak vite më parë mësoi se ai i kishte marrë nderin e njërës prej vajzave, që familja e burrit ia ktheu në shtëpi vetëm një ditë pas dasme. Atëherë vendosi të ndërpresë çdo marrëdhënie me Shaban Norjen.

U konfliktua keqazi me të, por nuk e denoncoi, pasi thellë brenda vetes Muhamet Vatën e brente ndërgjegjja që kishte kontribuar pa dashje në abuzimin seksual të së bijës duke ia dhënë si në një pjatë të artë të bijën. Asnjëherë nuk do të mendonte që maniaku seksual kishte bërë të njëjtën gjë dhe me vajzën tjetër, Ajshen tek e cila Muhameti kishte varur të gjitha shpresat për t’i dhënë edukim dhe të gjithë mbështetjen e mbrojtjen e tij. Ishte i përkushtuar ndaj saj dhe kujdesej duke e shoqëruar dhe vëzhguar në çdo lëvizje që ajo të mos pësonte të njëjtin fat si e motra nga ndonjë person tjetër abuzues.

Por e keqja kishte ndodhur dhe Muhameti e mori vesh vetëm pas kapjes së vrasësit nga policia. Familjarët e Vatës dhe banorë të tjerë të fshatit tregojnë se me të mbërritur në Durrës, Muhameti ngriti një shtëpi-barake aq sa për të futur kokën, si mijëra të ardhur të tjerë në zonat e Durrësit e Tiranës dhe më pas nisi të punojë fort për të ndërtuar një shtëpi të re dhe arritur mirëqenien për familjen e vet. Ai punoi si elektroauto dhe siguroi një emër të mirë si profesionist në zonë dhe të gjithë e njohin. Nisi të rimëkëmbej ekonomikisht aq sa bleu tokën dhe më pas ndërtoi së bashku me të vëllain një vilë të bukur trekatëshe që bie në sy në të gjithë zonën.

Në krye të rrugës që të çon në rrugën ku ndodhet vila dhe servisi i tij, pikërisht aty ku ngre krye tabela që reklamon biznesin e Muhamet Vatës si elektroauto ndodhet ndërtimi-njëdhomësh famëkeq ku plaku Norja qëndronte netëve me Ajshe Vatën, të cilën e detyronte të dilte nga shtëpia, atëherë kur i gjithë fshati shuante dritat dhe mbyllej në terrin e natës. Pikërisht në këtë ambient të lyer me të bardhë nga jashtë e të ndyrë nga brenda u gjetën dhe mjaft prova materiale që çuan në zbardhjen e autorësisë së krimit.

Reagimet e banorëve

Një ditë pas tronditjes së marrë nga lajmi për identitetin e vrasësit, njerëzit duken më të qetë për të folur dhe për t’i thirrur kujtesës në lidhje me protagonistët e kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Ata tregojnë lidhjen mes Muhamet Vatës dhe Shaban Norjes. Befasohesh kur dëgjon nga persona të ndryshëm në fshat se vajzat e Muhametit kur ishin më të vogla shkonin e qëndronin shpesh në shtëpinë e Norjes, madje ndonjëherë dhe flinin atje. Ai i merrte vajzat dhe me motorin me të cilin lëvizte zakonisht dhe i çonte në shtëpinë e vet te “Katër Rrugët e Shijakut” në mënyrë që ato të ndihmonin edhe të shoqen e tij në punët e shtëpisë.

Kjo afri mes dy familjeve ka vijuar për vite me radhë, deri në momentin kur kthimi në shtëpi i së bijës nga njerëzit e burrit pak orë pas dasmës e ka zgjuar Muhametin, por jo aq sa ta denoncojë Norjen. Është konfliktuar me të për marrjen e virgjërisë së të bijës e cila është detyruar të nxjerrë emrin e plakut, vetëm kur familjarët e saj i kanë kërkuar me insistim kush ishte personi që i mori nderin, shkak që i turpëroi pasi ua ktheu vajzën në shtëpi.

Ashtu si me Ajshen dhe vajza tjetër ishte abuzuar seksualisht nga Shabani, atëherë kur vetë babai i lejonte të shkonin në shtëpinë e monstrës duke pasur besim të plotë tek ai dhe mosha e tij. Po plaku maniak e ka shpërdoruar keqazi besimin, ndërsa po hetohet nëse në dijeni për këto akte të turpshme ishte dhe i biri, i cili të dielën është deklaruar nga policia si person që ka bashkëpunuar për të mundësuar kontrollin e vendeve ku i ati fshihte sendet e tij.


Tërhiqet koka, familjarët në dyshim për ceremoninë

Koka e Ajshe Vatës është tërhequr nga morgu i spitalit nga gjyshi i saj. E vendosur në një arkivol të vogël, pjesa tjetër e trupit ka udhëtuar për t’u kthyer sërish në shtëpinë e saj, ndërsa mësohet se familjarët kanë vendosur ta varrosin pranë trupit, por nuk dihet ende nëse do të ketë ceremoni të tjera familjare përkujtimore për 18-vjeçaren.

Ndërkohë, raporti mjeko-ligjor ka dëshmuar se vrasja e viktimës ka ardhur si pasojë e të shtënës me armë zjarri. Në çastin që asaj i është prerë koka, ka qenë pa jetë dhe nuk e ka përjetuar këtë akt makabër, që sipas Norjes, ia kishte sugjeruar vetë atij për të vështirësuar identitetin e saj. Plumbi, sipas burime nga grupi hetimor, kishte dalje në syrin e majtë. Në trup vajzës iu gjetën veshje që i kishte dhuruar Shaban Norja, i cili ka deklaruar se pas dhunimit të parë seksual, vajza e vazhdoi me vullnetin e saj raportin me të, gjë që vazhdon të vihet në dyshim nga grupi hetimor i çështjes. Hetimi po tenton të zbardhë rolin e personave të tjerë, përfshirë dhe djalin e Shabanit, Nard Norjen, i cili mësohet se disa muaj më parë është kthyer në vend. Ai jeton bashkë me familjen në Itali.

Bëmat e 80-vjeçarit, mblidhen dëshmitë

Gra të tjera në fshat, mbi të dyzetat, duket sikur kërkojnë t’i dalin në mbrojtje të moshuarit. Thonë se Shabani ishte një burrë shumë i mirë dhe i gjindshëm. Ata nuk e kanë njohur kurrë për burrë të keq. E ndërsa i pyet nëse i ka dalë zëri në fshat për ngacmimin e grave, pranojnë se ishte ca qejfli. “Po kush burrë nuk është kur gjen…” shton një tjetër dhe largohet me shpejtësi kur pyetet nëse di ndonjë gjë konkrete. Muret e shtëpisë së tij në Katër rrugët e Shijakut dhe të njëdhomëshit prej betoni ndërtuar buzë rrugës, fare pranë postbllokut hekurudhor dhe shtëpisë së viktimës dinë shumë për historitë e tij, po muret nuk kanë gojë. Njerëzit po, prandaj vijojnë të mblidhen dëshmi mbi bëmat e 80-vjeçarit, po duke qenë të kujdesshëm të mospërbalten të tjera gra e vajza të dhunuara prej tij. Dyshimet në shumë familje të zonës gjithsesi janë ngritur.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...