Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/07

Udhëtim me romanin “Sytë e gështenjave të egra”




Nga : Entela SAFETI – KASI


Udhëtim me romanin “Sytë e gështenjave të egra”

Vepër ekzistenicaliste që fillon prej burimit, ku njeriu i natyrës, si bir i saj në misionin e tij, në jetë, kthehet në mal, të njehësohet me atë në shkëmb, për tu prehur përfundimisht në arkëmortin e tij dhe prej asgjësimit të lëndës ti japë jetë lules së gurit. Ky roman në leximin e tij shtron disa pyetje të cilave do ti përgjigjmi me radhë, përmes leximit të tekstit letrar, duke “e lexuar këtë vepër ashtu si shkrimtari mund të lexonte veprën e vet” Francine Prose, shkrimtare amerikane, ka një libër me ese dhe kritika të titulluar: ”Reading like a Writer”[2] , një ndër librat më të vlerësuar nga New York times. Në kritikën e re, Tomas Eliot do të shprehej: “Letërsia më shpëton prej emocioneve dhe personalitetit”, e me këtë rast do të theksoja se shpëtimi prej personalitetit si fjalë çelës, ka diçka më tepër se çlirimi prej personalitetit.Si vjen ky shpëtim prej personalitetit dhe lirisë në veprën e Sadik Bejkos, në tekstin letrar të kësaj vepre ekzistencialiste, postmoderne, kur lënda rrjedh si një lumë i përbotshëm që ka filluar prej burimit, nga pika e vetme, ku janë shtresuar në bosht, kujtesa, meditimi dhe përshkrimi, si një projeksion shumëdimensional i vetvetes dhe qënies njerëzore, ku bota e autorit të dorëshkrimeve është përmbysur? Rjedha e lumit, ndjehet në këtë vepër letrare duke u gërshetuar me ngjarjet të cilat rrokullisen njëra pas tjetërs në një mënyrë rrethore, e në një sfond të tillë realist ato qëndrojnë në kujtesë si meditim, si përshkrim dhe kujtimi qëndron atje i lëvizshëm aspak i ngrirë, ndërsa sfondi është një çështje metafizike e perceptimit të botës dhe vetë jetës, është mjedisi në të cilin ka ndodhur dhe ndodh gjithçka.Gjithçka përjetësohet aty në mënyrën më të thjeshtë, dhe dëshmon mungesën e një lugine ku duhet të ndërtohet qyteti në mënyrë fillestare, sepse në thelb është asgjesuar nga mjedisi ajo që ne e quajmë ‘Cultura anima’, e një shoqërie e cila ka rënë në izolim, diktaturë.Këtu, në këtë mjedis, mali dhe deti si mite mbeten në sfondin e fuqisë mistike sepse e tillë është rrjedhja e ngarjeve. Pasi në luginën e lumit që nis nga malet për tu zbrazur në detin e munguar, që në fillesë ndjehet vetmia, mungesa e lirisë së ndëshkuar, dënimi i saj ku “as tingulli as fjala” nuk janë të lira, në Shqipërinë e diktaturës, dhe pikërisht në vitet 1971 në ngjarjen e famshme të festivalit të 11-të në RTVSH, pas të cilit, artistët u dërguan përveçse në internë – nëse do të sillnim në kujtesë Ovidin, nën tokë, nëse do të kujtonim të ekzekutuarit,dhe nën barkun e nëntokës, në miniera ku vdekja të shoqëronte hap pas hapi nëse do ti referoheshim vetë jetës së autorit të kësaj vepre.
Shpëtimi prej vetvetes në kompozicionin e veprës letrare.
Romani ka kompozicionin e një vepre ekzistenciale- surealiste në sfondin e së cilës ti si lexues përfshihesh në botën e një kohe tjetër duke u ndjerë si pjesë e asaj bote dhe ngjarje që ka ngrirë aty në përjetësi të një dëshmie që trondit. A nuk është kjo një gjetje universale, ku për herë të parë preket arsyeja e kulluar, e pashkelur, e pastër, jashtë çdo arsyetimi praktik të një rasti tjetër, ku për një vepër tërësisht biografike, autori do të rrëfente tekstin pa i shpëtuar skemës klasike të romanit biografik? Në këtë vepër asgjë e tillë nuk ndodh. Nëse do të ndalonim tek piktura, ngjizja estetike që të përcjell kjo vepër së pari është e tillë sikur të jesh përballë botës së ideve në përjetësimin e një kohe të përmbysur prej holokaustit dhe luftërave te shek. XX, shekull ky i ideologjive, ku qënia transformohet në pafundësi përjetimesh. Fillimi i kësaj lloj vepre në art, e paprovuar më parë të tërheq deri në unifikimin absolut me ngjarjen, ku mendimi bashkohet me përjetimin dhe të duket se për një çast a në shumicën e çasteve dhe ti mund të kesh qenë a do të kesh qenë diku, dikur në atë sfond? Po sikur? Faulkner[3], novelisti amerikan i vlerësuar me Nobel për veprën e tij letrare, në tekstet e të cilit lehtësia e rrëfimit sjell ide madhështore, do të shprehej kështu, në fjalimin e tij për nder të ceremonisë së Akademisë së Nobelit: “Uria e dikujt për kurora lavdie na bën të mos pranojmë shkrimtarin universal”.
Ç’ndodh në sytë e gështenjave të egra?
Ai bën gjetjen, që në kodifikimin e titullit poetik, duke u shmangur gjetjeve të arsyeshme dhe klisheve, duke e vendosur lëndën në mjedisin shqiptar të Shqipërisë të postdiktaturës, me një lehtësi të papërballueshme dhe paralajmëron mospërballimin e qënies, e cila do të vijë në një vepër arti, të cilën shkruesi ia ofron marrësit, sikur të ketë dërguar një mesazh, tronditës.
“Duke u marrë me botimin e katër librave me dokumente, më ka dalë nami se jam specialist në këtë fushë, dhe nga kjo më zënë derën shumë njerëz, të moshuar, gra, e të rinj që kërkojnë t’iu bëj një libër për të shkuarën e familjes a të dashurve të tjerë që nuk janë më. Më venë përpara dosje me gjithfarë dokumentash arkivorë, fotokopje nga procese gjyqësore, fotokopje me kujtime të të ndjerëve, fotokopje hipotekash a pronash”. (fq3) Autori e vazhdon këtë rrëfim, duke vendosur si rrëfimtar një profesor shqiptar të lodhur e xhepa shpuar, i cili i ka rënë pash më pash mjedisit të rënduar social-kulturor-politik dhe ekonomik të shoqërisë shqiptare në tranzicion ku janë tronditur vlerat, ku kanë humbur faret e orientimit edhe roli i intelektualit është deformuar si pasojë e krizës morale e cila është njehësuar më mjedisin dhe fatin njerëzor. Madje edhe letërsia dhe libri, e kanë humbur peshën e vet, pesha e tij tashmë është tjetërsuar nën proceset e fabikimit të autorëve dhe librave. A nuk na sjell Sadik Bejko në kujtesë Servantesin me idenë e Don Kishotit[4] se letërsia nuk është aspak e lehtë. Dyshues për këtë realitet, ai sjell një element tjetër, si vargje folk, elementët krua, përrua dhe shkrua, përroi si e kundërta e kroit dhe shkrimi si një dëshmi e dijes njerëzore, si testament dhe në këto kushte rastësia e takon me njerëz të panjohur që i lenë në dorë një dorëshkrim (testament) një dosje të rradhës, e cila ofrohet si një dhuratë, që duhet të botohet, ku autori duhet të vërë emrin e tij, jo atë të shkruesit.A nuk ndodh kështu me shkruesit e librave të religjionit. Një gjetje e shkëlqyer. Dikush duhet të shkruajë si libër, fjalën e fshehur të dikujt që nuk është i dukshëm mes njerzve, por i shkrirë ndër ta ose përmbi ata. I cili mund të jetë edhe një prej tyre.Në dilemë, ai vendos të lexojë dosjen, pastaj merr një vendim “Ja tani po e botoj” (fq6).Elementët e kompozicionit të veprës i nënshtrohen dorës së stërvitur ku imagjinata në lirinë e saj udhëhiqet prej intelektit.
Elemente të stilit
Ngrehina e veprës ndërtohet duke iu referuar minimalisht tre pikave mbi të cilat ndërtohet çdo lloj ndërtese, e në këtë rast bëhet fjalë për, rrëfimin, meditimin dhe kujtesën. I gjithë ky ndërtim kalon nëpër përfytyrimin e here-pas-hershëm të fatit të personazheve, të marra nga realiteti, apo të sjella në një mjedis sureal të parafytyruar. I gjithë ky projeksion kalon nëpër rrugën e mundimeve, apo Golgotën ku njeriut i duhet të mbartë fatalitetin e tij mbi shpinë, pasi çdo njeri këtu është lindur me një fat të përcaktuar prej një fuqie jashtë njerëzores, pra jashtë tij. Në këtë fat, ku harmonia është e vështirë të ekzistojë, në rrafshin social dhe njerëzor na ndërtohen dy trekëndsha me kulmet të përmbysura duke na sjellë në kujtesë përfytyrimin e Yllit të Davidit[5], simbol ky për dijen kultorologjike të hebrenjve. ç’harmoni mund të ketë në mardhëniet e njeriu me veten, botën dhe dikë përmbi atë, të gjendur në natyrë a religjion?
Miti i detit në veprën e Sadik Bejkos.
Qyteti i Lushnjës si pikë gjeografike pra ky qytet industrial por edhe rural, pa male, një ultësirë gjeografike, e vendos autorin në dilemë në rrëfimin e tij. Një stacion i zhurmshëm treni, një pluhur dhe vapë e padurueshme, dhe një ide fillesatare shkrepëtin në trurin e tij: Nëna aty është pret, në fshat, ndërsa deti është larg si një ëndërr e gatshme për tu pushtuar prej dashurisë dhe pasionit, në shmangje nga realiteti. Nëna, është një realitet i dijshëm, i sigurt, ndrësa deti një tjetër mister ende i pazbuluar.Kur i afrohet detit, Ai qesh nga lumturia,ai shndrrohet në një njeri tjetër, në dikë tjetër ose në dikush tjetër. Ai nuk e ka njohur këtë natyrë të vetën më parë, ose ai e ka kufizuar veten nga kjo natyrë e tij e brendshme e cila shpërthen në hapësirën e pamatë.” Jam vetëm gjëja që nuk jam e që nuk duhet të jem”- frazë kjo që na kujton Samuel Becketin[6], dhe kjo fjali kaq deklarative kushtëzon udhëtimin e brendshëm të qënies e cila niset drejt lirisë, ku nuk ka asnjë arsye për ta përmbajtur në kufij a korniza.Kështu rrjedh rrëfimi me një lehtësi të jashtzakonshme, i sjellë në stilin e rrëfimit psikologjik, të llojit të tekstit krejtësisht modern, ku Anonimi fillon të artikulojë dyshimet, i udhëhequr nga intelekti i njeriut i cili ka aftësi të jashtzakonshme për ti vendosur kufij arsyes praktike, sepse tashmë çdo qëllim i tij është jashtë praktikes dhe është kështu një lëndë që ai e sheh të qartë, të pastër të kulluar.Nëse i referohemi Kafkës[7]-tek Metamorfoza,personazhi i tij zgjohet kandër një mëngjes,dhe babai i jep një goditje- ndërsa Anonimi ynë shndërrohet në kurrgjë – asgjë, dhe ka ikur prej nënës. Nëna aty e pret! Kjo dije e thellë e shfaqur,si ikje nga bota, dhe nëse heqim parelele midis personazhit të Kamy- Mersoil-të cilit vdekja e nënës nuk i dhemb, Anonimi i Sadik Bejkos ndjek ëndrrën, sepse nëna aty është pret. Nëna nuk dhemb sa ëndrra,sepse edhe deti e uji aty është, i pafundëm, por janë ashtu të paprekur. Si vegim i përjetshëm por që ai e do dhe ka frike se mos nuk e mbërrin kurrë në jetën e tij. Nëna aty është, pret! – Deti aty është, pret! Poetit, pjellës së erës, trishtues, kukturu pa plane, rastësia mund ti ofrojë fatin ose fatalitetin.I trullosur dhe i ngazellyer që nuk ekziston në mënyrë fikse, pas njëqind apo mijëra vjetësh ishte në Sarandë.
Deti si mit dhe realitet
Deti në dijen fillestare të njeriut si përpjekje për ta kuptuar sjell edhe mitin e tij, deti të përpin, deti është i panjohur, deti është i pamatë, deti është i thellë, e keqja mund të vijë prej detit.Odiseu është në det, Uliksi është në det, Bajlozi është në det, Circet janë në det, koralet janë në det, natyra e fundosur është në det!Edhe përmbytja nga uji ka erdhur, edhe në bibël, Noe u gjend në det me varkën për të shpëtuar fisin dhe familjen, botën dhe gjithçka. Po në det, ka qënë edhe Moisiu kur i priu popullit të vet! Prej detit jane kryer zbulimet, tokat e reja dhe vetë bota!Në det, atij i kujtohet jeta e tij, ëndrrat: të punonte në Tiranë,të bënte një libër, të dashuronte një grua. Në Tiranë ishte, librin e kishte gati, po më pas? Në det ai takon dashurinë, e cila shfaqet në fillim si pjesë e detit, e vajza aty është, si një natyrë e vdekur, si e mermertë, si nenon, si një kushtëzim ekzistencal tërësisht ekstrem. E padepërtueshme, e heshtur përgjithmonë. Një qetësi që të tremb!
Dashuria
Ajo është aty si diçka mitike, mistike dhe antike, ka diçka hyjnore, e cila e bën anonimin t’i afrohet. Kanë lindur interesimet e para për atë që i duket e paprekur, e paparë, e kulluar. Pastaj ngjizet ndjenja e dashurisë, “mendjet njerëzore, të gjallët, një diçka përtej nesh, ajo… ai magnet që po na ftonte të afroheshim, dhe ta zgjeronin të dy bashkë kafshatën e dashurisë, të jetës, e të vuajtes”?Kush është kjo femër në rrëfimin e Anonimit të Sadik.Bejkos? Një vajzë valësh! Një mit, një legjendë? Kjo vajzë ka një lidhje më të errtën? Me të palejueshmen: “Vetëvrasja është e ndaluar”. Vajza mund të heshtë përgjithmonë, ajo mbart një gjëmë në kujtesën e saj, psiqika e saj është e tronditur. Vajza është një tabu! “- Njohje në plazh, pastaj dashuri, pastaj ajo që bëhet personazhi më i rëndësishëm i dorëshkrimit dhe mbeten vetëm ata të dy, Ajo dhe Anonimi.
Ata të dy në kthimin tek Mali si mit dhe si realitet
Përballë njëri-tjetrit me të shkuarën mbi shpinë me një udhëtim në kujtimet e fëmijërisë të secilit, fëmijëri në dy botë gati të njëjta, ku guri dhe mali prej të cilëve kanë ikur në këtë takim të madhërishëm, universal u kthehen me të vërtetën e tyre si nyja që bashkon botën në një asht të vetëm, ku kryqëzohen fati dhe fataliteti. “Mbase unë nuk isha as më shumë dhe as më pak veçse… kjo nyja ime. Duke u përsëritur shpesh e më shpesh ajo, që të varem prej saj, nuk dija më se ku mbaronte vetja ime e se ku fillonte ajo, nyja në trungun tim”.(fq 19) Ky rrëfim, ky tekst psikologjik, mendimesh që ngre pyetje, e rivendos edhe njëherë lidhjen me malin, me të parët, me gjyshin, atin, nënën, rrënjët, kur njeriu dëshirohet t’i largohet mitit, ngrehinës zakonore tashmë të unifikuar me sintaksën e kodit, sintezën lakonike të jetës si formë, dhe përkundër këtyre që thonë ja: - ai dëshiron të bëhet mësues, të shkollohet, të dijë dhe bën 16 km rrugë që 11-vjeç. Deti është përtej, aty larg edhe ëndrra, por ëndrra pritet në mes, sepse një rregull ushtarak, -ushtria- dhe një tjetër element mitik- si lëvizje mitike- demi, vendosen në shpinën e tij si një kod, i një kumti të vështirë, kumt që e ndjek si ndëshkim, i përjetshëm. -“Jeta ime një dem i egër zemërak turfullonte dhe turfullonte, dhe fjala e urtë “Puno e paso” ashtu kot së koti’- sintaksa e ligjit të pashkruar, kodet të proverbës me të cilin je lindur aty me genetikën tënde ne atë njësi, unitet -gjeografik dhe social. Një doreheqje nga ëndrra, mund edhe të jetë e thjeshtë – sepse ai që vendoste ishte gjetkë, jashtë tij, dhe në këtë retorikë mendimesh ku analizohen pema e jetës me gjithë peshën e saj të papërballueshme ‘në tekstin si formë shprese vjen: “ Më mirë të mos bëja asgjë. Ishte Ai, Ishte ai, Vetëm Ai. Përfundimisht unë isha i shumëzuar me zero.” Si mistifikim vjen në metafizikën e ndërgjegjes ky koncept, “Ai diçka lobon, kryen, në një akt që atje larg, që drejton Rrotën e fatit”, dhe fati si tek antikët, tragjikët grekë, rivjen në shëkullin e XX, në një mjedis social politik të vështirë. E përbashkëta e miteve – ku pjesën hyjnore-të fshehtë dhe pikën e dobët, njerëzon (në këtë rast demi ka dy qime) pika e dobët, dhe këtë universalitet hyjnor ndodh edhe tragjedia, dmth: është tragjike që njeriu të mos jetë Zot i fatit të vet. Ku është ky Zot universal, mitik, antik, religjioz? Çndodh me këtë bir të Zotit, të lindur me një fatalitet? Ndërsa rrugët hapen gjithkund, aty përballë është deti, aty është edhe vajza e valëve -si dicka antike – dritë – jetë – lëng – dhe një histori fatale- Fataliteti kthehet edhe me dashurinë, sërisht, si mallkim. Ajo mbetet atje ndërsa ai niset drejt malit. “Prindërit e mi fshatarë më thonin dysho dhe vetëm dysho tek të tjerët. Në këtë botë s’ke për ta gjetur kurrë të drejtën. Mos i beso njeriu. Vetëm Perëndia është i drejtë”.Anonimi i rritur në të tillë mjedis sintetik proverbial bën një pershkrim të një jete të pafundme, mes enigmave të hapura dhe të pazgjidhura asnjëherë. “ - Zoti i drejtë- Koha e padrejtë. Ai shpik një Zot tjetër.Unë nuk di”
Parardhësit dhe pasardhësit si cikël i përsëritur – mungesa e lirisë.
Po ajo, vajza e valëve, me fytyrë antike, që mbart në vetvete kumtin e gjëmës, është aty së bashku me misterin. Aty qëndron edhe mali si mit, guri si element, dhe këta janë dukshëm mjedisi i asaj, një mjedis urban prej guri. Dy botë që në element kanë malin dhe gurrin si të përbashkët, por dy mendësi të ndryshme, dy mentalitete të ndryshme. Ai që vjen prej një mali rural, baritor – mitik – zakonor – kodesh e besimesh për Anonimin dhe një Mal si sistem i një statuti urban, i një qyteti me kështjellë, zakone, shtëpi të gurta, si personazhe të një perandorie në shërbim të saj dhe vetvetes, një qytet i ftohtë, mjedis burrash të ikur, të vdekur dhe grash të gurta të ftohta, si shtëpitë e tyre në përballje midis dy botësh, mjedisesh, ku ata vendosen në qendër të vetë botës, ku për të ekzistuar më e pakta të duhet të përshtatesh duke hequr dorë nga vetvetja, duke e tërhqur vetveten në thellësi, për ta mbajtur aty si një peng! Poeti i Tiranës dhe mësuesja në N, takohen në letra, në dorëshkrime dhe shumë pak në realitet, kështu në takime të tilla të ralla ndodh ngjizja e një fëmije, e pasuar nga martesa në Zyrat e gjendjes civile “Edhe këtë, edhe martesen time, këtë fare të padëshirueshmen martesë timen” shkruan anonimi, si një i huaj në botën e dijes dhe aty kujtohet dasma e munguar,dasma e mohuar, pa krushq, sepse një vetëvrasje ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Kjo është koha, mjedisi i asaj, krijesës -antike- që ka mbetur në kujtesë dhe në krejt veten e saj me atin e vetëvrarë, dhe skenën e asaj që është akti i ndaluar. Kur ati heq dorë nga jeta, asgjëson jetën në sytë e fëmijës, duke përmbysur botën e fëmijës të vet. Bota në sytë e fëmijëve tashmë ka shtresuar ngjarje, prej të cilave kushtëzohet e ardhmja e personazheve të cilët nuk mund të shkëputen bashkëngjizjes apo bashkëlindjes në këtë fatalitet.
A është ky një libër i kujtesës individuale apo kolektive për Shqipërinë e diktaturës?
Kujtesa dhe çështjet e kujtesës janë tema të librave të asaj çka në botën letrare shqiptare janë emërtuar shpesh si libra të burgut, ose të ngjarjeve të kohës. Nëse do të studionim me vëmendje këtë roman, do të dallonim se si çështja e librit nuk është thjesht çështje e kujtesës kolektive apo individuale, por një rrëfim i asaj që quhet botë fizike, psiqike dhe shpirëtore, i Anonimit, heroit të këasj vepre letrare i cili ka jetuar diktaturën duke u ndëshkaur prej saj. Në vepër mungojnë me dashje rreth 40 vite ngjarje, dhe fati i personazhit mbetet pezull qoftë edhe duke u përfytyrar prej lexuesit, por kjo lënie pezull në mënyrë jo të rastësishme na ofron detajin e udhëtimit të qënies fizike, psiqike dhe shpirtërore në mjedisin tërësisht të prekëshëm, ku përfytyrimi, meditimi dhe përshkrimi i japin një dimension trashendnt veprës duke sjellë idenë e dashurisë për jetën dhe njeriun! Dashuria për jetën dhe njeriun në mjedisin e tronditur shqiptar të diktaturës dhe tranzicionit është si një çështje e njeriut me vetveten brenda dhe jashtë mejdisit, sepse të gjitha ngjarjet ndodhin atje, dhë në të gjithë këtë shpirti dhe psiqika e njeriut nuk munden të jetojnë të shkëputura nga njëra tjetra. Ai nuk bën analizë të kohës në rafshin social politik duke shpalosur ide politike, ai mediton vetveten në të gjitha kohët dke i kapërcyer kufijtë fizikë të botës së cilës i takon dhe duke sjellë shembuj nga dija e burimeve mitike, pagane, religjioze, nga historia e vëtë njerëzimit përmes shkrimeve të hershme, Kodeve të Hamurabit, paraletërsisë, librave të religjionit por edhe letërsisë botërore, na mbush me idenë madhështore: se gjëmat aty kanë qënë mes nesh, por në të gjithë këtë ne jemi njerëz, ndividë më një lëndë fizike, psiqike dhe shpirëtrore të caktuar, e në të gjithë këtë ne jemi njerëz, e misioni ynë është të jetojmë me gjithçka mbi shpinë.Detajet e shkëputura nga vepra e bëjnë edhe më të qartë këtë ide. Ëndrrat e tij në gjumin e tij.Udhëtimi në ëndrrën më të fortë, dëshirës për të jetuar. Për të jetuar pa hipotekuar një krim në ndërgjegjie, një krim real. Në këtë rast ai nuk i bën analizë krimeve të hipotekuara nga të tjerë, sepse shpirti dhe jeta në mendimet e tij janë të pasosur, që kur ai njehësohet me malin në fundin fizik të jetës, pasi ai na rrëfen se ka mundur të jetojë në gjithë këtë absurd ekzistencialist. Në këtë udhëitm të meditimit, përfytyrimit, rrëfimit, ai është mbushur me dije, është shkolluar, është dashuruar prej një gruaje, ka lindur fëmijë, ka ndërtuar në personalitet, dhe në gjithë këtë ka shkruar një vepër, tashmë si shpëtim prej personalitetit, duke qëndruar i ftohtë, duke mos u marrë me makinën e cila në ingranazhet e veta përtypi fatin e njerëzve dhe vetë njerëzit, dhe në këtë ingranazh ideologjik, janë njerëz ata që kanë vënë në punë makinën, e cila tashmë ka asgjësuar edhe vetveten edhe njerëzit e saj.
Ditët e fundit të një oborrtareje – si pritje estetike
Pas botimit të librit, titulli i sipërpërmendur, shënoi edhe një shkrim kritik për këtë vepër, pas promovimit që i’u bë librit fill pas botimit të tij nga PEN Albania editions[8], ku autori i veprës u laurua si shkrimtari i vitit. Gazeta të ndryshme e përcollën lajmin për këtë libër duke e trajtuar në mënyra të ndryshme ashtu si ato e kishin lexuar librin apo mesazhin e tij prej një prezantimi publik. Në këtë rast ky roman e theu heshtjen, dhe zuri vend në faqet e shtypit për kulturën dhe në ekranet e televizioneve publikë.Në fundin e librit arrihen dy moment kulminante – takimi me drejtoreshën e Radios, e cila ka jetuar botën e Manstirit të Parmës, në realitetin e rregullave të absurdit të pushtetit, dhe nga ana tjetër logjika e të dëshpëruarit;
”primitivi dëshpëruar, kur para syve bota i bëhet zi e mjegull, djeg e vret ç’t’i dalë para. Bën gjëma dhe pastaj shkon e i bie burgut me shkelm, i thotë burgut:hapu të futem”.fq 243
Ndërsa në krahun tjetër ka edhe njerëz si poeti sykaltër që tallen hapur: “na jepni dy ti fije eshtra që ti vemë si grada, na jepni dy ditë burg që ti vemë në ballë si vurata vuajtjeje”.fq 243
Po cili është fundi? Fundi nuk ekzisotn, njeriu është në jetën e pasosur, i kthyer në gjirin e natyrës, i njehësuar me malin, i shndërruar në lëndë të njehësuar me të dhe prej trupit të tij do të ushqehen lulet e gurit.
“ Mos e kishte lodhur vallë bota? Edhe po ta dija ku është ajo rrasë guri, këtij njeriu nuk do mund ti çoja lule te varri. Nuk ma bën zemra t’i çoj nga këto lulet që kultivojnë njerëzit. Le t’ia jepnin guri e dheu i malit. Ai kishte dashur të ishte pa një emër përsipër. Lulet e egra të malit le të lëkundeshin nga errërat përmbi të. Vetëm Lulet e gurit.” Fq.248
Kështu përmbyllet edhe romani, me paragrafin e tij të fundit, ku rivjen letërsia si art që na shpëton prej personalitetit, sikur do të përcaktonte Tomas Eliot në Kritikën e re.

Lindje aksidentale




Nga : Alketa MAKSUTI


Dikur nëna i pat thënë: – Kur u ngjize , ti, në trupin tim, sikur ndjeva pak, po pak mërzitje. Dy fëmijë i kisha, dhe ardhja e një tjetri në jetë, kuptohet, shtonte vështirësitë e rritjes dhe përkujdesit.
Dialog me veten: – Hyra në jetën e prindërve të mi, me imponim, jo me dëshirë.
Cilësi e imja, nuk kam çfarë të ndryshoj. U ngjiza me këtë karakter. E kërkova vendin tim në mitrën e nënës , pa dëshirën e saj.e pushtova me forcë. E detyrova nënën time të më mbante brenda vetes.muajt rrodhën, isha gjithnjë ngrohtë e më ngrohtë brenda plaçentës të saj. Ashtu si çamarroke që isha rrotullohësha, përplasja duar dhe këmbë, ndërsa nëna më mbulonte më fjalë të ëmbëla dhe ledhatare, ndjeja dorën e saj, tek merrte rrahjet e zemrës time.Po si fëmijë i prapë që isha, nisa një revoltë brenda barkut të nënës time. Protestoja , nuk doja të dilja nga cipëza e ngrohtë, mbështjellëse e trupit tim. Doja të mbetesha aty, në shtratin tim të ngjizjes, përjetësisht.Doktorët u shqetësuan shumë nga revolta ime. Fëmija rrebel i detyroj të mblidheshin dhe të gjenin zgjidhje. U miratua vendimi i marr prej tyre.



Operacion ………………
Bota , ku do jetoja, nuk më përkiste mua.Ndjeja keqardhje për nënën time, po i shkaktoja dhimbje të padurueshme. Por më mirë mos vija në këtë jetë.Rrebelizmi im u shua. Bisturia mbi barkun e nënës, më nxorri jashtë botës time. U përplasa me llambat e sallës së operacionit. Qaja me të madhe, po uleria nga inati. Këmbë e duar lëvizja pa pushim dhe thirrjet e mia dëgjoheshin në tërë dhomën.Isha në një botë që nuk më përkiste mua.Kaluan muaj të tjerë në kjo botë e padëshirueshme, përmasat e mia rriteshin çdo ditë. Nëna përkujdesej për mua. Më ushqente me qumshtin e gjirit. Më vishte bukur, gjithnjë me të bardha. Isha bardhësia e saj. E ndjeja që më donte shumë. Çdo sekondë merrja dashurinë e saj.Ndodhi sërish rrebelim në dhomën time. Po këtë herë rrebeli nuk isha unë, po flakët. Ato përpinë krevatin tim, po më gllabëronin. Unë flija dhe nuk ndjeja asgjë. Tymi kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes time. E frymimi im po ngadalësohej.Në këtë moment duart e nënës time më rrëmbyen, ishin ato duar që protestuan fort, më rikthyen në këtë botë, e cila nuk më përkiste mua.Fëmija rrebel u rrit, me botën rrebele u përplas, vazhdon në rrebelizëm të jetojë……

Një roman kafkaesk nga Faruk Myrtaj


Nga : Astrit LULUSHI

Nga titulli, romani “Atdhe tjetër” (botimet Milosao, 2012), paralajmëron “ikjen”. Eshtë një prej librave që nëpërmjet titullit zgjon imagjinatën dhe më shumë akoma, “nëse ikja (është) pa ditur për çfarë, pa ditur për ku…” si sëmundje pa shkak, vuajtje pa qëllim. Kërkimin për “Atdhe tjetër”, Faruk Myrtaj e fillon më 1997 nga një aeroport i vogël – i vetmi me emrin e një gruaje të madhe shtatshkurtër; ‘Nënë Tereza’, – “Pse jo Aeroport i Mëshirës, ose Aeroporti i Keqardhjes?!” – që më shumë përcjell sesa pret.
Bëhet fjalë për ikjen fizike nga një atdhe për të cilin të thonë se “duhet t’a duash edhe kur të vret”, edhe kur iket nuk duhet harruar. Por “Atdhe tjetër” është më shumë, ku filozofohet ikja nga vetja – për në vetëvete – largim, ndarje, vetmi, dhe një farë zhgënjimi në fund, kur kuptohet se as nga vetja nuk iket.Ashtu gdhendur në mendim, “Atdhe tjetër” i ngjan orëve të Kafkës; rrëfen, lëshon piskamë – si pikturat e Munchit – kushtrim pa zë i ankthit të jetës së një populli – a njeriu të vetem në kufi midis dy shekujve .



 E rëndësishme për autorin është jo vetëm ana e jashtme e qenieve dhe gjërave, por edhe britmat e heshtura që atyre u dalin nga thellësia. Ashtu si Kafka që shkroi Metamorfozën pa qene nevoja të transformohej, apo shkroi për Amerikën pa shkelur kurrë në kontinentin e ri; “s’është e thënë të ikësh fizikisht. Njeriu ikën, ndryshëm. Si uji, ajri, drita, libri…” Por si mund të dihej kjo, kur Kafka prej vitesh kishte qenë autor i ndaluar? I ndaluar në atdheun e parë kishte qenë edhe Perendimi prandaj mes të ikurve lindi zhgënjimi; “Kam frikë se s’është Perëndimi yt ky…. As Ikja e Lindjes për në Perëndim s’më duket zgjidhje…askush…nuk ikën dot me të gjitha, nuk ikën dot i gjithi” – përkohësisht humbet – “si uji në rërën e shkretëtirës, për tu shfaqur sërish, në formën e ndonjë oazi”, shkruan Myrtaj në “Atdhe tjetër”. Të ndjehesh atje ku nuk je, është ndjenjë që romani “Atdhe tjetër” të bën të kuptosh se të vetmuarin; “Vetëm Frank, ai ka për ta ndjerë sinqerisht mungesën time….kurse miqtë e vendlindjes mund t’a merrnin heshtjen time si fshehje lumturie.”…Dhe duhet kohë, vetërrëmim, kalim provimesh të vështira, përvojë që njeriu të shtyhet në mendime të thella për të arritur në perfundime të tilla.

Kafka – tek “Procesi” – flet nëpërmjet protagonistit Josef K. Myrtaj – tek “Atdhe tjetër” shprehet vetë për ankthin, zhgënjimin, vetminë, si njeri që jeton duke pritur gjykimin pa u informuar ndonjëherë për çfarë gjoja ka gabuar; “E tëra kjo është lojë, besomë mua” ka gjasa t’i jetë lutur Kafka personazhit të Procesit. “Do kalojë pak kohë dhe,…do t’i kujtosh duke qeshur këto orë….”, i thotë Myrtaj vetes në “Atdhe tjetër”. Lindur në Shqipëri me 1955, Faruk Myrtaj, njihet si shkrimtar e poet, ndërsa punoi edhe si gazetar e drejtues shtypi në pas-diktaturë, çka duket se i dha rastin të njihej me shumë politikanë e personalitete të artit, emrat e të cilëve i sjellë fiktivisht në roman. Myrtaj flet për shkrimtarin që “u dorëzua” në Paris; poetin me thinja të bukura; shkrimtarin brun; poetin e Bregut gjithmonë me cigaren në buzën e plasur dhe të birin që ia dënuan për agjitacion; apo për gruan e moshuar që mendonte se komunzmi nuk kishte qenë edhe aq i keq, megjithë vitet e shumta në burgje e internime që ajo kishte vuajtur nën diktaturë. Faruk Myrtaj jeton në Kanada që prej vitit 2003 kur u “vetë-mërgua” familjarisht. “Atdhe tjetër” – roman filozofik – mbështetet kryesisht në ngjarje e përvoja jetësore të autorit në këtë vend dhe tjetrin. Në libër, Myrtaj pasqyron luftrat e tij. Por si Kafka, tregon edhe në ç’mënyrë – vërtet ose artistikisht – njerëzit sajojnë, krijojnë, shpifin ngjarje që e shtyjnë tjetrin në luftra të brendshme.

Nostalgjia shkodrane apo Shkodrën e ka bekue Zoti...


Nga Kabil BUSHATI

1-Qyteti që po vdes në "gjumë"

Nëse do të jepej ndonjë rekord giness se cili qytet në botë, flën gjumë ma shumë, patjetër që në krye të toplistës do të renditej Shkodra. Asht nji qytet që bjen me fjetë heret, që në orën 22, përnjiheri me pula, dhe zgjohet kund nga ora dhetë e mëngjesit. Pjaca brilante që dikur krenohej Shkodra me të, "vdes"që në ora 21 dhe përveç policëve e posterave me fotografitë e deputetave, nuk sheh tjetër në rrugë. Qyteti bie me fjetë herët, nën zukatjen e mërzitëshme të mushkajave, dhe dritat fiken nji nga nji. Parruca, diku nga Ura Dervishbeg, mundohet të thyejë monotoninë, me dy tre lokale që qëndrojnë hapë deri kah ora 3 mbas mesnate.
Në mëngjes, kah ora 6, nëpër rrugë nuk shikon tjetër pos nja 30 grave që presin autobuzët për me fillue punë nëpër dy tre rrobaqepsitë e huaja. Zgjimi i qytetit fillon aty nga ora 8. 30 dhe dalengadale rrugët fillojnë me u mbushë në fillim me burra që vërshojnë nëpër kafenetë e shumta. Orari i tyre vijon deri kah ora 1 e drekës dhe masandej të ngopur me thashetheme politike, shamje, ngerrverre, gerrmerre e tym duhani, nisen gjithë kapadaillek kah shpija që të hajnë drekën e varfën që ju kanë pregaditun gratë.
Ndërsa gratë tanë ditën e kalojnë npëpër radhat e gjata të çertifikatave, asistencës sociale apo të tregut të Zdrales e Rusi. Si gjithnji të gjithë pa përjashtim kah ora 15 mbasdreke bijnë të flejnë më libër familjet. Rrijnë zgjuet vetëm macet e qentë shpijakë. Gjumi i mbasdrekes vijon deri në ora 19 për të vijuar me dalje në kafene apo ndjekeje filmash serialë. . .
Një herë në Shkodër e pyetën nji qytetar italjan se përse veriu i Italisë asht ma i pasun se jugu. Ai u pergjigj duke buzëqeshë:veriu asht ma i pasun sepse nuk flë gjumë në drekë siç flen jugu. . . Po kush e dënoi Shkodrën me "gjumë"?Kush ja bani këtë "aktakuzë" djallëzorë e vdekjeprurëse qytetit tim sa të rrijë ditë natë në gjumë apo tuj pa filma serialë?Ku asht Shkodra që çohej nga gjumi qysh në 3 mbas mesnate?Ku janë ata dugajxhitë e vjetër të cilët qysh nadje heret delnin me kova, gjygyma e lagca për me lagë sokakun?Ku janë ato gratë fisnike e varzat impozante që vraponin për në punë. Asht kthye në terminal, asgja nuk prodhon, vetëm konsumon. Ku janë ato rrugët e Shkodrës që vlonin nga njerzit tanë ditën e gjatë si dallgët e detit. O Zot, ça po ndodh me qytetin tem. . . asht kthye në sonnmambul. .
.
2-Delenda Karthago!. . .

Dy mijë vjet ma parë ishte në Senatin Romak nji prijës që thirrej Katoni Plaku, i cili çdo fjalim që mbante e mbyllte me këtë fraze latine që përdorëm për mestitull, që don me thanë:ta shkatërrojmë Kartagjenën. Si për çudi, mbas dy mijë vjetëve, nji prijës rozë që quhet Fatos Nano, ka tetë vjet që bërtet:ta shkatërrojmë Shkodrën. Me të nji ndryshim, ndërsa Katoni Plak bërtiste përpara Senatit publikisht, Fatosi ynë bërtet vetëm në mbledhjet e mbylluna të KPD-së së partisë së tij. Huji i tij dhe i tanë partisë së tij me metropolin e veriut asht i vjetër, por u ba ma evident pas revolucionit evgjito-spiuno-fshataro-komunist të vjetit 97. Në Shkodër në atë kohë, revolucionarët me e kuq nuk mundën me ngritë Komitetet e Shpetimit, sepse nuk patrën kërrçikë.

Shkodranët ua thyen turijt dhe ata dy tre kriminelë të liruem nga burgjet e hueja që i prune për me vra në Shkodër u asgjasuen ose u banë me ikë me bisht nder shalë. Shkodranët votuen bindshem për Partinë Demokratike. Ishin votat e Shkodrës ato që sollën në Parlament PD-në, në nji kohë që në Tiranë, kjo parti humbi 19:0. Dhe këtë Nanoja nuk ja fali asnjiherë Shkodrës pas ardhjes në pushtet.
Dy vjetët e parë të qeverisjes rozë, Shkodra jetoi vetëm me krisma armësh natën dhe me zhurma veturash pa targa ditën. U dogjen dhe u vodhen shumica e firmave të huaja duke qitë në rrugë të madhe me mjiera punetorë. Për 8 vjet radhazi Shkodra përjetoi vetëm netë të errëta, pa drita. U mbyllën dhe falimentuen me qindra biznese dhe varferia u ul kambekryq nëpër tryezat e shkodranëve.

Deri me 3 korrik 2005, kryeministri vijoi të bërtasë fjalët e Katonit Plak:ta shkatërrojmë Shkodrën. Por ai harroi se Shkodra nuk shkatërrohej, asht qyteti Feniks që ringrihet mbi hirin e vet. Më kujtohen thaniet e Krajl Nikollës, kuri i tha të birit Princit Danil kur nji pjesë e Shqipërisë së Veriut me Ulqi, Tivar, Hot e Grudë, Plavë e Guci, me vendim të Kongresit të Berlinit po i aneksoheshin Malit të Zi. Princi Danil i tha të Atit, Krajl Nikollës:''Baba, meqë na erdhi zogu në dorë, përse të mos kërkojmë të na japin edhe Shkodrën?Krajl Nikolla qeshi dhe ju përgjigj:"Po të marrim Shkodrën, pas dhetë vjetësh, do të na marrë Shkodra ne dhe nuk ka me pasë ma Mal të Zi. . . Shkodra asht gropë e madhe e të gllabëron. . .

3-Shkodrën e ka bekue Zoti

Tashma de fakto qeveria Nano-infinit ka ra. Na pastë marrë të keqen. Qeveria e re e Partisë Demokratike ka me u fokusue bindshëm ndaj metropolit të Veriut, pasi ky metropol pagoi nji haraç të rëndë duke kenë bastion i fuqishëm i bluve. Dhe Shkodrën e ka bekue Zoti. Dikur nji kronikan i njohun turk e pat krahasue deltën e Bunës me nji Bosfor të dytë.
Bile Divani Perandorak turk në fillim shekullin e XX-të kishte dhjetë projekte gjermane për thellimin dhe rigjenerimin e ketij lumi që pak kujt në botë Perëndia ja bani dhuratë si Shkodrës. Mos të harrojmë se mbarësia e këtij qyteti gjithnji ka fillue aty ku buron Buna, tek kambët e kalasë së lashtë aty ku kishte strehën Zoja e Këshillit të Mirë. A do të jetë në gjendje qeveria e re demokratike ta realizojë këtë ëndërr për ridimensionimin e Bunës. Pa dyshim që po, por jo me projekte diletantësh. Me projekte e fizibilitete teknicienësh vendas e të huej, tue thithë donacione e kredi partnerësh seriozë.
Shkodra ka disa prioritete ekonomike që me pak investimente financiare mund të rikuperohen dhe të shndrrohen në burime të pastra monetare, biles fitimprurëse. Po renditim disa syresh. Rrethi i Shkodrës para pak dekadave ka qenë i përmendur për prodhimin dhe industrializimin e duhanit. Me dhjetra mijëra hektarë kanë kenë sipërfaqet duhanore. Ka pasë në eficiencë nji Fermentim Duhani dhe nji Fabrike Cigaresh. Sot janë në konservim. Duan vetëm nji rinim teknollogjie dhe prodhimi të rifillojë, biles ta tejkalojë edhe atë të ma parshmin.

Po përse rrihet duarkryq. Sepse dikujt atje në Tiranë i ka leverdisë që me mbyllë fabrikat e duhanit në Shqipëri dhe me fillue importin me fqinjët, për llogari të mafias rajonale. Po të sheqosh Bursën Europjane, vëren se Maqdonia dh Mali i Zi përfaqsohen në këtë Bursë me dy dhe tre zera, ndersa vendi ynë jo. Me duhan është kuotuar Maqedonia dhe jo Shqiperia. Prandaj ne nuk na lejohet që të eksportojmë duhanin. Po kështu dhe me bakrin. Shkodra ka nji Uzinë Telash dhe nji Fabrikë Pasurimi të Bakrit (në Vau Dejës). Të dyjë në konservim apo në fillimet e nji joint venture të pa sigurtë.
Përsëri del barrierë Bursa Europjane. Shqiperia nuk është e kuotuar në këtë organizëm financiar me asnji metal, ndersa Mali i Zi përfaqësohet me aluminin. Përse?Në tregun e fruta perimeve të qytetit tonë domatet blihen me nga 10 lekë kilogrami, pjeshkat me nga njizet lekë dhe shalqini në këtë periullë me 8 lekë. Fshatarët nuk po nxjerrin as lekët e transportit për me pru mallin deri në qytet. As jonxhen e kalit të karrocës që ka prue produktet.
Mungon vetëm hapësira ekonomike që me ba rivlerësimin e mallit. Hekurudha nderkombëtare është, magazinat janë, firmat tregtare egzistojnë, mungon vetëm nji hapësirë që me e vu në lëvizje këtë ingranzh dhe ky mall mos me u shitë ma me dhjetë cent kilogrami por me nji dollar a euro në tregun transeuropjan. Ky treg prej Shkodret asht fare afër. Ndaj i kena thanë dhe i thona qeverisë së re demokratike dhe Berishës:në Europë kena me hy nga Hani i Hotit dhe jo nga Kakavija. Prandaj i kena thanë qeverisë së re:me sy nga Shkodra. . . dhe jo nga Athina. . . Shkodrën e ka bekue Zoti.

4-Nga Kroni i Kadukut tek bregu i Rrjollit

Në fillim të shekullit të XX-të, Hasan Efendi Kadukut, dentistit të vjetër të Shkodrës, i sëmuret bashkëshortja. Nuk la vend në Europë pa kërkuar sherim. Ma në fund, kur shkoi në vendet klimaterike të Zvicrrës, nji profesor i tha:kot jeni lodhë me ardhë deri këtu, malet e Zvicrës i ke në Theth dhe i tregoi hartën. Që ahere Hasan Efendija, me bashkëshorten erdhën në Thethin e virgjër, në atë klime të rradhë.
Në Theth edhe sot e kësaj dite, ka nji krue ndanë rrugës që quhet Kroni i Kadukut, që vazhdon të rrjedhë ujë brilant. Ne si gazetë disponojmë pasaportën e Hasan Efendi Kadukut i cili ka udhetuar pothuej në të gjitha shtetet europjane deri edhe në Rusi. . . Po sa zona klimaterike si Thethi ka rrethi i Shkodrës?Po përmëndim disa syresh si Boga me Okolin, Razma, Qafa e Bordolecit deri në Vermosh e po mbarojmë tek Krebajt në Tarabosh krejt afër Shkodrës.

Po plazhet në liqen e det si Shiroka deri në Zogaj dhe Velipoja që fillon në Pulaj e mbaron në Rrjoll. Janë plazhe të pa përsëritshme që me pak investime ma tepër infrastrukturore mund të kthehen në burime fitimi të pa llogaritshme nga turistët e ndryshëm. Le të marrim shëmbull nga Ulqini në Malin e Zi i cili çdo vit akomodon mbi gjysëm milioni turistë, pa përmëndë këtu Tivarin, Sutomoren e Budvën, të cilat lidhen me boten me det, me aeroporte gravitante, me hekurudhë dhe me rrugë magjistrale. Vetëm 25 kilometra rrugë magjistrale dhe nji port i vogel në Pulaj i duhen Velipojës që të vërshojnë me mijëra e mijëra turistë të huaj. Vetëm kështu ato mallrat bujqësore që përmëndëm në fillim të shkrimit nuk do të shiten më me 10 cent kilogrami, por do të perpunohen dhe riciklohen me 20 fishin e çmimit. Nga turizmi do të fitojnë të gjithë.
Sikur në çdo vit gjatë verës, nji gjysëm milioni turistë të vizitojnë vetëm dy orë Shkodrën dhe së paku të harxhojnë nga 20 dollarë mesatarisht, në tregun shkodran vetëm nga vizitorët do të hyjnë 10 milion dollarë në tre muaj verë. Nuk janë pak, për të zgjuar nga gjumi nji qytet si Shkodra me 130 mijë banorë. Por mbi gjithçka është rendi dhe qetësia që duhen rivendosë pa hezitim. Ja nji fakt kuptimplotë. Gjatë restaurimit të shtepisë së vjetër tregtare të Lukajve, miku i gazetes tonë Agron Luka, kur po prishte suvatë e shumta në mur, gjeti nji tabelë metalike që bënte fjalë se ajo shtepi ishte e siguruar që më vjetin 1831 në Trieste. E rivendosi.

Pothuaj të gjitha shtepite e vjetra shkodrane siguracionet kanë nji datim vjetor, atë të vjetit 1831, vit ky që përkon me me ikjen për në Ankara të Vezirit të Fundmë Bushatli, Mustafa Pashës. Kjo tregon që nga ky vit shkodranët nuk patën më rend dhe qetësi, ndaj u çuan me sigurue shtepijat. Që nga ky vit fillon asfiksia graduale e tregut të njohun shkodran, mos të harrojmë se Pazari i Vjetër i Shkodrës, vinte i dyti në perandorinë turke, pas atij të Stambollit. Nga Buna për në portin Venecjan gjatë sundimit pothuej shekullor të Bushatlijve, janë të dokumentuara eksportet e mijëra e mijëra tonë vaj ulliri, duhan, lëkurë, verëra etjerë.
E sot Shkodra ka tre pika kalimi kufiri me doganë të rregullt, në të ardhmen mund të shtohet edhe nji në Urën e Bunës për transportin liqenor.

5-Në vend të mbylljes, nji batutë nga Nexho Shabani

E ejte, ora 23. 30 e darkës. Shkodra ime flë gjumin e saj të detyruar. Edhe 20 ditë Shkodra bën "punën e detyruar"të gjumit të thellë. Ura Dervishbeg që lidhë Parrucën me Isa Boletinin buis ngadalë me baret e saj elegantë. Në Barin e Ri të Gazetës "Shkodra" kam xanë vend jashtë me disa miq. Papritun në rrugë çfaqet si Konti Drakula, Nexho Shabani, i cili asht mësue çdo natë vjen dhe merr krikllën me birrë Kaon nga unë, në këmbim të batutës së ditës. . Qetë-qetë zë vend në cepin e tavolinës, patjetër i lodhun nga replikat e fundit me Paulin Selimin, sepse Paulini ja thur vargjet dhe i ban batutat dhe Nexhoja si zakonisht ja "vjedh", prandej janë në grindje të vazhdueshme si SHBA me Irakun.
-Mirëmbrama o Ar-më drejtohet Nexhoja.
-Mirsevjen o Humoristi Mbarëkombëtar-i përgjigjem tue porositë kamarjerin me pru Kaonin e Nexhos.
-Nexho, dona prej tejet batutën e fundit paszgjedhore-i drejtohen miqtë. Nexhoja zgurdullon sytë që i shkelqejnë nën neonët e bardhë dhe tuj ju marrë goja fillon:
-Gjjjjatë 8 vjetëve që qeverisi Ffffatos Nanoja të gjithë shqiptarët patën nji portofol, edhe atë e kishte bashkëshortja e kkkkkryeministrit, Xhoana, ndersa kur ka qeverisë Pppppartija Demokratike nji herë e nji kohë, at'here kanë pasë edhe qent e rrugës portofol e jo ma njerëzit!!!


*Autori asht botuesi i Gazetës "Shkodra"

Reportazh për gjakmarrjen


Croci sulle montagne di Trpoja, nord dell?Albania (Fotografie di Luigi Baldelli)

Gazeta prestigjioze italiane “Corriere della Sera” i kushton përsëri vëmendje fenomenit të gjakmarrjes shqiptare. Në një artikull me titull “Fëmijët e humbur shqiptarë, të murosur në shtëpi për t’u shpëtuar grindjeve”, gazeta përshkruan një panoramë të qartë të asaj çfarë ndodh në Shqipëri. Artikulli sjell protagonistë dhe personazhe të angazhuara në procesin e pajtimit të gjaqeve. Reportazhi nis me rrëfimin për dy vëllezër, 17 dhe 15 vjeç, të cilët e kanë kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën e tyre të ngujuar dhe nuk dalin prej mureve të shtëpisë as për të shkuar në shkollë.
Un bambino, di una famiglia sotto vendetta minacciata di morte, all?interno della sua casa in una cittadina nel nord dell?Albania.

Një izolim total, thuajse çnjerëzor që vjen pjesërisht edhe si pasojë e vendimmarrjes së prindërve për t’i limituar nga kontakti i parakohshëm me botën adulte, një komunitet veçanërisht i dhunshëm- shkruan “Corriere” online. La mano di un bambino la cui famiglia è sotto vendetta e minacciata di morte, nel nord dell?AlbaniaUna anziana donna albanese nel nord dell?Albania
Un cartello contro le vendette di sangue, all?interno di una scuola di Scutari

Gazeta raporton më tej se “nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar.
Le campagne sulle montagne di Tropoje, nel nord dell?Albania

Interno di una casa di campagna nel nord dell?Albania


Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malësorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe bagëtitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes.

Le campagne sulle montagne di Tropoja, nel nord dell?Albania
 Mbi të gjitha të paqes”. Nga viti 1991 e deri më sot janë me mijëra personat që janë vrarë, dhe të shumtë fëmijët të cilët si rezultat e ngujimit kanë mbetur analfabetë, thuhet më tej.

 Un uomo che si è riconciliato con la famiglia a cui aveva giurato vendetta, all?interno della sua casa

Reportazhi sjell në vëmendje Kanunin, i cili sipas gazetës mbulon me rregulla të gjitha aspektet e jetës, duke cituar se “gjaku duhet të paguhet me gjak”.

 Sokol Delja, anziano mediatore tra le famiglie in vendetta. Il suo ruolo è quello di riuscire a far accettare il perdono alle famiglie in lotta tra di loro e rinunciare per sempre alla vendetta
Një nga ndërmjetësuesit e pajtimit të gjaqeve, Aleksandër Kola, shprehet në reportazh se “gjatë viteve të diktaturës nuk ka pasur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar”.

Le campagne sulle montagne di Tropoja, nel nord dell?Albania

Kola është shprehur se në vend ka një harmoni të shkëlqyer mes besimeve fetare. Ndërsa një opinion tjetër i paraqitur në këtë reportazh është edhe ai i Luigji Milës, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit për Drejtësi dhe Paqe Shqiptare, i cili thotë se gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk është mjaftueshëm i fortë dhe për këtë arsye marrëdhëniet mes familjeve janë burimi kryesor i autoritetit.
 Una famiglia sulle montagne di Tropoja, nord dell?Albania

Helena e Tiranës

NGA: DRITAN HILA


Në një nga fjalimet e tij, Markezi, tregon se si një herë, kur ndodhej në Europë, merr në telefon presidentin e atëhershëm të Kolumbisë, Belisario Betancur. Për shkak të diferencës orare, në Kolumbi ishte tre e natës, dhe kur kujtohet, pa arritur t’i thotë oficerit të rojës të anulojë telefonatën, i del presidenti në linjë dhe e pyet se si ishte puna. Markezi i kërkon falje mikut të tij që e zgjoi nga gjumi, por Betancur, që është edhe vetë një letrar, iu përgjigj se, “nuk po flinte, por po lexonte një libër me poezi, deri në mëngjes kur do t’i fillonin prapë andrallat e shtetit dhe të shtypit”.
Jo shumë vende kanë fatin të qeverisen nga shkrimtarë. Një letrar, edhe në mos qoftë i zoti ta prosperojë vendin, është në gjendje t’i japë një fytyrë humane shtetit; është njeri, i cili di të sillet natyrshëm me shtetasit e tij; është krijesë, tek i cili ka lënë gjurmët e saj dija, dhe e ka bërë më të dhimbsur, nevoja për të kuptuar natyrën humane. E njëjta gjë mund të thuhej edhe për një mjek. Por ja që ky nuk paska qenë fati ynë, pasi ky që kemi, është problematik.
Shqiptarët, pësuan të premten torturën pamore të radhës, kur kryeministri, vizitoi panairin e librit. Nuk munguan skenat bajate populliste të Salës që donte të paguante, megjithëse ia ofronin librat falas. Bleu me shumicë libra të ilustruar fëmijësh, pasi është gjysh. Si dogmatik që është, megjithëse ishte mysafir në shtëpinë e tolerancës, shmangu stendën e shtëpisë botuese “Dudaj”, që kish botuar “Kurbanin” e Edi Ramës. Përfoli Ben Blushin. Pastaj, mori librin e Ismail Kadaresë. E në fund, refuzoi librin me kujtime të Helenës, duke shënuar një sjellje vulgare.
Në librin e saj, zonja Helena Kadare, shkruan kujtimet e jetës, në krah të burrit, i cili është njëkohësisht, edhe ndër shkrimtarët e mëdhenj të kohës sonë. Vetë Helena, është shkrimtare dhe përkthyese e zonja, e cila nëse do kish qenë jashtë hijes së bashkëshortit, do ishte edhe më e evidentuar në syrin e publikut. Por kjo ka qenë zgjidhja e saj, ashtu siç ka qenë vendimi për të përballuar trillet, zakonet dhe pasionet e një gjeniu. Të gjitha këto, i shkruan me elegancë në librin-rrëfim. Është tregim jashtë klisheve. Për ne shqiptarët që jemi mësuar të dëgjojmë nga njerëzit publikë llomotitje kallpe se, femra e parë që kanë puthur, dashuruar, dhe kurrë nuk e kanë tradhtuar, është gruaja e tyre, kujtimet e zonjës Kadare, janë një themel i zhanrit memuaristik. Ishte e kuptueshme, që kundër kësaj vepre emancipuese, do lëshoheshin gjithë llagëmxhinjtë e të sëmurët psikikë të letrave e publicistikës, që do gjuanin rastin, për të rënë në sy. Por rreshtimi krah tyre i kryeministrit, ishte diçka e ulët.
Me mosblerjen e librit, Sali Berisha, u rreshtua në krah të të gjithë fundamentalistëve dhe forcave shtypëse të femrës shqiptare. Gjysma e popullsisë shqiptare, është ende larg integrimit europian. Përjashto disa mijëra femra që jetojnë në qytete, qindra mijëra të tjera, janë shërbëtore të burrave, rrisin fëmijët, bëjnë nga dy punë, keqtrajtohen nga bashkëshortët e tyre, e nuk ndihmohen në gatim, pastrim apo ca më pak, në rritjen e tyre në karrierë. Në fshat, këtyre të mjerave, iu shtohen punë, të cilat në botën moderne as që mendohet më t’i bëjnë femrat, siç është kujdesja për kafshët, për kopshtin e zarzavateve, vaditjen apo mbushja e ujit. Ka njëqind vjet, që segmente të ndriçuara të shoqërisë shqiptare, përpiqen të emancipojnë këtë pjesë së saj. Por ja që në fund të njëqind vjetëve, kanë mbi kokë një kryeministër “taleban”, që emancipimin e ka vetëm fasadë. Ka në sjelljen e tij, vrer ndaj femrave të emancipuara. E kemi parë se si iu sulet me fjalor rrugaçësh opozitareve, duke iu shpifur me një fantazi perverse; si shan me fjalor ordiner, ato të cilat për shkak të detyrës e kanë kundërshtuar; ashtu siç është shenjë perversiteti, kur i detyron femrat të dalin dhe lexojnë nga tribunat e parlamentit apo të PD-së, fletë-rrufetë e tij mediokre. I poshtëron edhe kur duket se i përkrah, pasi në konceptin e tij, nuk ekziston partneriteti por pazari: “Unë të jap favore materiale dhe karrierë, ti do defeminilizohesh”. Femrat, edhe kur i ka nga krahu i tij, i përçudnon në qenien e tyre, duke i “salizuar”.
Ka në këtë urrejtje të tij, edhe lidhje me shkrimin. Është një dhunti shkrimi, të cilin ta fal Zoti. Si e tillë, nuk fitohet, sado të lexosh. Ka lexuar Berisha, mbase arka të tëra me libra, por ja që nuk kanë mundur ta pasurojnë. Rrinë kot librat në mendjen e tij, duke mos sjellë produkt të hajrit, përveçse trakteve luftarake që lexojnë zëdhënëset e tij. Duket kjo zili, jo vetëm në sjelljen ndaj zonjës Kadare, por ndaj gjithë atyre që shkruajnë. Vjell vrer, jo se është në gjendje ta kuptojë cilësinë e veprës së tyre, por sepse smira e shtyn që t’i shajë me fjalë mitingjesh. I ka inat ata që shkruajnë, pasi secili prej tyre ka kurajë të fiksojë mbi letër, botëkuptimin dhe kredon, të cilat nuk ka frikë që t’i deklarojë, dhe të ballafaqohet edhe në të ardhmen me të shkuarën e tij. Berisha nuk mundet të bëjë asgjë nga këto, pasi e vetmja kredo e tij, është etja për pushtet, për të cilin jetët e shqiptarëve, toka dhe pasuria e Shqipërisë, intrigat, vrasjet, janë të gjitha monedha për ta blerë apo mbajtur karrigen. Ndërsa komunikimin, si dhunti e njerëzve civilë, nuk e di se çfarë është.
Kronika e vizitës në panair, në pak minutat, dëshmoi se pavarësisht kostumeve, sa “taleban” është kryeministri ynë ndaj shkrimit dhe femrave. E ku ka një shoqëri moderne pa këto të dyja?

Muri paraqet një deklaratë politike dhe një barrierë fizike kundër një qeverie, të cilën nuk e njeh.

Një turmë njerëzish me vështrim kërkues, po qëndron në majë të gishtërinjve pranë mureve mbi dy metërshe. Në anën tjetër, një tendë e gjelbër balancon pistën e pabarabartë. Flamuri i Serbisë, kuq, kaltër e bardhë po fluturon në ajër. Brenda tendave, burra të moshës së mesme përcjellin lajmet me imazhe të një konfrontimi të dhunshëm mes ushtarëve dhe civilëve. Pjesa tjetër e tendës është e zbrazët, përveç një fëmije të vogël që vizaton me dorën e tij.

Për banorët lokalë, muri paraqet një deklaratë politike dhe një barrierë fizike kundër një qeverie, të cilën nuk e njeh. Tensionet po rriten këtu, në këtë rajon që po përballet me përçarjen më të keqe civile që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.
Mitrovica e Veriut të Kosovës, e ndarë etnikisht, është vend me një popullsi prej 60.000 serbësh. Rajoni malor është shndërruar në një nga enklavat e fundit serbe në Kosovë, që kur qeveria me shumicë shqiptarësh në Prishtinë, ka shpallur pavarësinë. Opinioni ndërkombëtar është ende i ndarë rreth ligjësisë së bazës për statusin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania bëjnë pjesë në 70 vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por, pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, së bashku me Kinën dhe Rusinë ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Derisa Prishtina e konsideron Veriun si pjesë të Kosovës, kjo zonë ende mbetet në kontroll të tërthortë nga Serbia, që nga lufta e vitit 1999. Monedha e shkëmbimit për ushqim dhe taksi është dinari serb, në kundërshtim me euron e përdorur në pjesën tjetër të Kosovës. Gjuha serbe, më tepër se ajo shqipe, është gjuhë ë përbashkët e kësaj pjese dhe institucionet publike si spitalet, janë të financuara nga sektori publik i Serbisë. Edhe pse e pakëndshme, për qeverinë e Kosovës, kjo situatë u kuptua si kompromis jozyrtar, i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në këtë rajon të paqëndrueshëm. Megjithatë, një vendim politik i marrë tre muaj më parë tani kërcënon të zbulojë këtë marrëveshje të brishtë paqeje. Problemet filluan kur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është vet subjekt i dyshimeve për trafikim të organeve, gjë që ai gjithmonë e ka mohuar, vendosi policë dhe doganierë kryesisht shqiptarë në pikat e kontrollit në Veri të Kosovës. Zoti Thaçi e arsyetoi këtë veprim, si të nevojshëm për të ndaluar hyrjen e mallrave nga Serbia, në përgjigje të ndalesës për mallra kosovare që ekziston në Serbi. Por kjo u interpretua ndryshe nga popullsia lokale, e cila e pa lëvizjen si një fyerje për liritë civile dhe një precedent, që do të rezultonte me paraqitjen e sundimit të shqiptarëve. Një turmë e fortë e përbërë prej 100 serbëve të zemëruar sulmuan dy pikat doganore, ku oficerët shqiptarë ishin vendosur, duke e vënë në zjarr njërën dhe vandalizuar tjetrën. Një polic shqiptar u vra. Veprime të shpejta diplomatike, e sollën këtë zonë nën kontroll sërish, por ka tre muaj që kur popullsia lokale ka zgjedhur një formë tjetër të protestës. Dhjetëra barriera janë ngritur, shumica e të cilave qëndrojnë në urën e Mitrovicës, e cila ndan veriun me serbë nga Jugu me shqiptarë. “Jam i gatshëm të vdes për këtë çështje”, ishin fjalët e një babai serb të tre fëmijëve, Brajan Vukqeviq, që po qëndronte afër barrikadave. “Nuk dua ta di nëse është dimër apo verë. Kemi zjarrin të na mbajë të ngrohtë dhe kemi zemrën për Serbinë dhe e tëra që ne po bëjmë këtu është mbrojtja e shtetit të Serbisë,” - ka thënë ai. “Çdo njeri në këtë botë, ka të drejtë të jetojë i lirë dhe ka të drejtë për paqe,”, - ka thënë Ljubisa Petroviq, 51-vjeçare. “Unë jam në gjendje të vdes për fëmijët e mi. Dua që ata të jetojnë në liri. Duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë 13 viteve të fundit, ne kemi vendosur të jetojnë në atdheun tonë. Ne nuk duam të jetojmë në një vend që është ndërtuar në fatkeqësinë e të tjerëve. Ne duam të jemi bashkë me Serbinë siç kemi qenë deri tani”. Megjithatë, trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë thonë se gjendja është e qëndrueshme. Prezenca e barrikadave nëpër rrugët kryesore të këtij rajoni, thonë ata, pengon qasjen e veturave të emergjencës dhe transportimin e mallrave. Javën e kaluar 40 civilë u raportuan të lënduar në një përleshje të dhunshme mes protestuesve serbe dhe trupave të NATO-s, derisa këta të fundit po mundoheshin të largonin barrikadat në Jagnjicë, jashtë Mitrovicës. Deklarata patriotike shihen në pothuajse çdo rrugë të Mitrovicës. Në fasadën e një dyqani afër barrikadës të urës, emblema e shqiponjës së Serbisë, është e vendosur nëpër mur. Përmbi të është silueta e një turme me krahë të hapura. Por, nuk janë vetëm serbët të shqetësuar. Popullsia lokale shqiptare që jeton si pakicë në veri, flasin për frikën e tyre.
Një shqiptar që ka folur të dielën në kushte anonimiteti, ka shpjeguar se ai e largon tabelën e regjistrimit kosovar nga vetura e tij kur udhëton për në Veri, në mënyrë që të parandalojë ndonjë sulm. Isak Beka, një 40-vjeçar nga Kosova, i cili punon në anën jugore të Mitrovicës, por që jeton në veri, thotë se liria e tij është gjithashtu e kufizuar. “Shqiptarët nuk priten mirë veri. Nuk mund të ngasim veturat të lirë. Nuk mund të shkojmë as nëpër kafene,” - thotë ai. Megjithatë, ndoshta gjenerata e re është ajo e cila mund të shërojë zënkat shumëvjeçare. Brenda tendave të protestuesve, vizatimet e fëmijëve varen nëpër mure. Tri fytyra të nacionaliteteve të ndryshme buzëqeshin nga fleta. Poshtë tyre, një zinxhir i figurave që mbajnë duart e njëra tjetrës, rrethon një imazh të vizatuar të globit.

Flori Bruqi

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...